VOAL

VOAL

GJUHA – Poezi nga SLAVKO JANEVSKI

August 14, 2019
blank

Komentet

blank

Hugo Adolf BERNATZIK, në ditët e qershorit Pusi i Patanit(FK) dhe Stomi i Negles(FK)-1929- Nga NDUE HOTI

Te vegjlit e pelikaneve/desheve te detit perkdhelen,
ne shtepizen e vogel pas trupit, te ngrohte te prinderve te tyre,
pas pak duket se me te rriturit,
po “rrefejne” per ngjarjet e dites.

Pastaj ata vendosin,
njeri pas tjetrit sqepin e gjate,
mbi shpine dhe nata e tere,
fundoset ne imazhin e familjes,
se lumtur dhe bashkesise,
se ngushte.

Qetesia bie,
kenetat flene,
shtresa e reve ne kupen e qiellit,
u zhduk,
yjet shndrisin si perla te arta,
ne kadifen e e zeze te qiellit.

Disa lakuriqe nate turren,
ne nje fluturim te shpejte,
cafkat e nates bejne zhurme,
ne kalim e siper,
pervec kesaj,
cdo gje e gjalle,
nje enderr e heshtur,
e palevizshme.

Edhe une doja,
te mbyllja syte,
por mushkonjat depertonin,
nga cdo e care sado e vogel,
e velit qe kisha hedhur mbi sy,
e shendrrojne fytyren time,
ne nje forme te bucatun,
qe me me dhemb shume.

Kjo torture behet normale,
kaluan ore te tera,
me ne fund fresku lakjmeroi, lindjen e diellit.

Qysh ne oret e para te nadjes, degjova gugitje,
me pas dallova zogjte,
qe pushonin qetesisht,
njeri pas tjetrit,
si nje tufe patash .

Jashte ndodhet nje pelikan,
femer e rritur ,
me sa duket roja,
gjumi i saj i lehte u prish,
nga zhurmat e vogla,
dhe dyshuese,
ajo hodhi syte perreth.

Vetem kur detyra mbaron,
e bindur se nga larg,
nuk ka asnje rrezik,
kthehet me ngadale ne gjendjen,
e me parshme te qete.

Erresira fashitet,
nga drita e diellit,
me nje ze te lehte roja lajmeron, fillimin e dites se re.

Eksploratori i pelikanit Hugo,
ka zbritur ne fushen bregdetare,
ne Stomin e Neglave(FK),
ujin per te pire e mbush te Currili,
ne Pusin e Patanit afer grykes se Matit,
pikerisht atje,
ku eshte me veshtire,
krejtesisht prekese eshte,
sesi mikpritet europiani,
i cili paragjykohet nga populli ,
si nje i huaj fisnik.

I zoti i shtepise ofron,
me te miren,
ben me teper se mundesite,
te ngrenet luan ketu nje rol kryesor.

Kafja e zeze e pergatitur,
sipas menyres turke,
nuk duhet te mungoje,
bulmetrat jane te preferuar,
mund te shijosh kosin,
tamlin dhe tlyenin,
pjeserisht te perzier ne yndyr.

Mishi piqet ne helle dhe shijon shkelqyeshem,
specat djegsa ngrohin,
qiellzen e europioanit,
melcite dhe veshkat jane gjerat,
me te shijeshme,
koroniku, perpeqi, djathi i zier, pija kryesore rakia esht’.

Para se te filloi ngrenia,
me i vjetri uron: <<ju befte mire>!,
ndersa te tjeret pergjigjen:
<< ju lumshin duart>>!
Vendasi nuk e ze ne goje,
kete veshtiresi,
keto nuk jane te vogla,
ne gjithe kete fushe,
por mjaftohet me nje:
<<tungjatjeta>> !,
<<a je, si je>>?
<<a u lodhe>> ?.

Te marresh parasysh duhet,
kur viziton per nje ore,
nje shtepi,
aty do te behet me siguri,
ftese per te ngrene,
rrezik i shpeshte esht’,
te presesh dy ore per te ngrene, ndryshe, do te prekesh rende,
te zotin e shtepise.

Kurre nuk duhet ta refuzosh,
kasollen me te varfer po te jete,
nese te ka qelluar te ndalosh,
pa kthyer nje filxhan kafe,
ose qumesht.

Ky tipar karakteristik,
shume i kendshem,
do te lejonte disa,
t’i paragjykonin banoret ketu,
si altruiste,
ky iluzion zbutet shume shpejt,
kur i njeh ata nga afer.

Shtepite rralle jane me mure guri,
si ne Malsi,
shtepi provizore,
ketu nuk gjendet asgjekundi gur’,
duhet ta ndertojne,
shtepine provizore,
me nje thurje argjilore,
ky lloj ndertimi nuk zgjat shume ,
nevojitet me pak mund,
me derrasa, dy kateshe me derrasa, mbuluar me pullazina,
dritaret te vogla,
jane perseri.

Fshatarit te ultesires,
nuk i duhet te mundohet,
neper shtigje te ngushte,
rruget e tij nuk jane te mira,
dielli i thane ato,
i ben gjithe pluhur,
shiu me i paket i shendrron,
ne baltovine rreshqitese.

Keshtu bregdetari i fushes,
hipen mbi qerre dhe lekundet,
si ne nje anije mbi vale,
te dyja rrotat teper te medha,
te cilat rrotullohen,
rreth nje boshti druri te pa lyer,
renkojne si shpirtera mekatare,
ne ferr,
ne toke lene gjurme te thelle.

Qete zhyten,
ne detin e baltonvines,
cdo hap e bejne te fundosur,
deri ne gju,
mrekulli sesi keto kafshe,
durojne rruge kaq te gjata,
zotrojne kaq energji.

Vetem buajte ndjehen mire,
ne keneta te tilla,
kete e bejne me shume qejf,
stines se nxehte,
buallit i duhet te rrije,
gjithe diten ne uje,
lekuren e tij te zeze e mbulon,
nje shtrese e verdhe argjile,
gjendja e tij e brendeshme merr, hijen e nje qetesie filozofike,
megjithate ai,
nuk eshte shume paqesor,
per shkakun me te vogel kocinjt’,
luftojne me njeri-tjetrin,
ne lendine dhe ndeshin briret’

Ne mesnate me zgjoi njehere,
nje dem i kreshperuar,
i vjeter, si eger,
cadres ia kishte ngulur syte,
sic shikon dikush,
ate qe i takon,
dhe me nje goditje te brireve, grisi nje ane te tere te saj.

Por nuk i eci,
te me sulmonte mua,
pasi nje e shtene gjemoi,
ne veshet e tij,
iu desh te largohej,
per te mos u dukur me aty.

Po binte nje shi i stuhishem,
asnje njolle nuk dukej,
ne erresire,
mua me duhej te mjaftohesha,
me ngarkimin e aparateve,
dhe armeve,
te vendosja nuk mundesha,
te kerkoja ndonje shtepi,
aty prane passi ajo,
qe shqiptarve iu duket,
e natyrshme,
ne europianve na duket, vecanerisht naten,
teper e bezdishme:
ka atmosfere te keqe,
te renduar dhe keqberes,
te panumurt.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Hugo Adolf Bernatzik, lindur në Vjenë më 1897, i diplomuar si etnograf dhe fotograf, është themelues i disiplinës së Etnologjisësë Aplikuar. Kontaktet e para me shqiptarët i kishte që më 1914, në kohën kur Princ Vidi i dërguari i Fuqive të Mëdha kishte ardhur në Shqipëri për të vënë bazat e shtetit shqiptar. Në kohën e luftës së parë botërore ishte në Shqipëri në cilësinë e Oficerit të Amatës së Austrisë. Gjatë kohës që ishte në cilësinë e oficerit, ripërtëriu miqësitë që kishte krijuar me bijte e oficerëve shqiptarë, që kishin shërbyer në Gardën e truprojave të Sulltanit Abdyl Hamitit, gardë e përbërë kryesisht prej oficerëve shqiptar, të cilët me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar ishin kthyer për t’i shërbyer vendit të tyre.
Vetë Bernatzik do të shkruante se gjatë qëndrimit në Shqipëri kishte kaluar shumë ditë me shokët e fëmijërisë. I mahnitur siç duket nga bukurite natyrore dhe karakteri i njerëzve do të shprehej se nga koha e kontakteve të para nuk e kishte lënë të qetë dëshira për të vizituar Shqipërinë, deri sa përfundimisht në vitin 1929, i paisur me tendë fushimi, , me një barkë lundruese dhe një aparat fotografik realizon dëshirën e madhe të tij ”për ta njohur me themel atë vënd të veçantë dhe banorët e tij të guximshëm”. Ai do të shkruante se “shqiptarët janë popull me karakteristika të theksuara burrërore, të guximshëm, të ndershëm dhe mikpritës, tolerantë dhe bashkjetues, një popull që gjatë shekujve ka nxjerrë oficerë ndër më të mirët, burra shteti të njohur, nëpunës etj”. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri vizitoi Shkodrën, Krujën(Gjormin, Gurezin), Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Beratin, Voskopojën, Kënetën e Tërbufit dhe të Maliqit, Liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Gjurmoi ne vecanti faunen shqiptare, ne vecanti per te fotografuar pelikanin.
Të gjitha këto vende që vizitoi i fokusoi në aparatin fotografik dhe me përshkrime i botoi në një kapitull për Shqipërinë, Albanien-das Land des Schkipetaren(=Shqiperia vendi i shqiptareve).
Ne zonen e Gurezit/Fushkuqes eksploroi zonat me te thella bregdetare si ne anen jugore Neglat, Bregun e Gjapshit dhe ate veriperendimore Pusi i Patanit ne grykderdhje te Matit. Ne kete treve atij i ben pershtypje veshja e malsores se Nenshkodres dhe realizon te pakten kater fotografi si me poshte.

blank

Hugo Adolf BERNATZIK(1897-1970), eksplorator i pasionuar ndaj PELIKANIT(=Dashi i Detit).

blank

 

Nje grua me femijen e saj, Pusi i PATANIT, GUREZ-foto e H. A. Bernatzik, v.1929

 

 

blank

Moment i improvizuar kur martohet nje vajze, nga dy gra te nje shtepie nga PUSI i PATANIT, sipas deshires se fotografit austriak, H. A. Bernatzik.

 

blank

Gruaja nga PUSI i PATANIT, ne qender te fotos, gjurmohet nga fotografi H. A. Bernatzik, kur shkon ne nje nga te martat e fundit te qershorit v. 1929, ne kishen e Shen Ndues mbi qytetin e Lacit.

 

blank

Eksploratori i Pelikanve ka fotografuar nje bari ne breg te lumit Gjapsh(ne drejtim te Koder Reke. Ne zonen e Tiranes quhet lumi i Tiranes, ne zonen e Ishmit quhet lumi Ishem dhe ne grykderdhje afer Kepit te Rodonit, quhet lumi i Gjapshit). Fotografi duke krahasuar bariun me drurin, kerkon te tregoi lartesine e drurit.

 

 

blank

Pelikani i fotografuar nga eksploratori i faunes H. A. Bernatzik ne bregdetin e Gurezit/Fushkuqes ne v. 1929, quhet Dashi i Detit.

 

blank

Momenti i uljes se pelikanit eshte fotografuar pas nje sakrifice nga ana e fotografit austriak, duke pritur i fshehur per disa ore, ndoshta disa dit’.

blank

ALEANCA ME SHBA-të DHE BE-në PO E LULËZON SHQIPËRINË- Nga THANAS L. GJIKA

 

(Shënime udhëtimi, 24 korrik – 7 shtator 2023, pjesa e I)

Në korrik të këtij viti ndjehesha i dobët e shumë i merzitur. Kisha hyrë në të 80-at, kisha hartuar e botuar qindra artikuj studimorë, dhjetë libra me studime dy prej të cilë monografi pesëqindfaqshe, njëra kushtuar jetës e veprës së Heroit të Popullit Mihal Grameno dhe tjetra jetës e veprës së përhapësit të shquar të Krishtërimit – Shën Palit. Për to kishin dhënë vlerësime pozitive studiues të kualifikuar shqiptarë e amerikanë, por jo institucionet përkate të atdheut.

Bashkeshortja ime, Julia, bashkë me vajzën Ani dhe djalin Ergon, më sugjeruan duke më ndihmuar e financiarisht, që të bëja një vizitë të gjatë në Shqipëri. Kështu munda të vizitoja shumë qytete e fshatra rreth e rrotull atdheut. Pashë me vëmendje rrugët, ndërtesat, lokalet moderne, njerzit që dukeshin të ushqyer e veshur mirë. Shumë hotele e restorante lluksozë, vila e shtepi komode, objekte tregetie dhe industriale, plantacione me fruta, toka te mbjella, kope me dhën, dhi e lopë, koshere bletësh me shumicë, pyje të rigjeneruar, turistë të shumtë në bregdet e nëpër qytete e fshatra të ndryshëm…

Me një fjalë pashë dhe shijova realitetin konkret të Shqipërisë së Re, që ka lulëzuar pas virit 1992, kohë kur atdheu ynë është në aleancë me boten Perendimore Euro-Atlantike.

Duket qartë se gjatë 45 vjetëve që kaloi Shqipëria në aleancë me Botën Lindore Socialiste, populli punoi rëndë, por ecja ishte e ngadalshme, me shumë mundime e sakrifica, nën frikën e terrorit të partisë-shtet, e cila ndiqte parimin që i dha krijuesi i saj Miladin Popovici: “Partia duhet të luftojë armiqtë dhe kur nuk ka të tillë, t’i krijojë ata“.

Në këto 30 vjet Shqipëria, duke qenë në aleancë me ShBA-të dhe BE-në ka bërë transformime, të cilët mund t’i bënte jo më shpejt se në 300 vjet, po të vijonte nën drejtimin e partisë-shtet. Këtë ndryshim kolosal e pranojnë edhe ish-komunistët, por këta ia njohin si meritë Partisë Socialiste dhe jo aleancës me ShB-të e BE-në dhe nuk pushojnë se ankuari, se sistemi demokratik ka krime, korrupsion dhe fukarallek. Nuk duan t’ua kujtosh krimet dhe fukarallëkun e mbarë popullit të kohës kur ata ishin në pushtet. Nuk duan të kuptojnë se në botën Perëndimore ku sundon demokracia dhe shteti ligjor ka korrupsion, por ky korrupsion ka kapur disa individë, por jo sistemin, kurse në Shqipëri ku sundojnë pasardhësit e klanit komunist, korrupsioni ka kapur gjithë klasën sunduese, e cila do të mënjanohet pasi të vendoset ligji.

NË RESPEKT TË MËSUESIT SADIK LEKA DHE POETIT HAVZI NELA.

Kur jetoja në qytezën Lancaster MA isha njohur me dy të rinj kuksianë të zgjuar e punëtorë, Albert e Besim Leka. Të dy bashkë me nuset e tyre Eliamonda dhe Laureta na prisnin e na respektonin mua dhe Julian si prindërit e tyre. Kjo miqësi u forcua edhe më pasi erdhën edhe prindërit e tyre, Sadiku e Baftia dhe vëllezërit e tjerë Albani, Adriatiku e Klodi. Luanim shah, bilardo, shëtisnim bashkë, laheshim te pishina, bisedonim për të kaluarën në atdhe, etj. Te Sadiku dhe Barfia dhe djemtë e tyre njoha tipin model të malësorëve shqiptarë që dalloheshin për virtute, për edukatën tradicionale, që nuk ta jep shkolla por jeta. Të gjithë ishin të pashëm, të shëndetshëm, njëri më të mirë se tjetri. Mirëpo vitin e kaluar Sadikut iu përshpejtua pleqëria dhe brenda disa muajve u largua nga jeta. Bashkëshortja dhe djemtë e tij shkuan dhe e varrosën në fshatin e lindjes pranë nënës e vëllait të vet, si ua kishte lënë ai amanet.

Sivjet, zonja Baftie, Alberti e Besimi me nuset dhe Albani kishin vendosur të shkonin përsëri në Shqipëri për të përkujtuar njëvjetorin e ndarjes nga jeta të babait të tyre të dashur. Ky vendim më nxiti që ta shfrytëzoja rastin për të shprehur respektin tim për mikun e mirë, mësuesin e nderuar Sadik Leka. Të këtij mendimi kishin qenë edhe motra e Bafties, z-nja Mereme me bashkëshortin z. Bardhi Gjinollari dhe motra e Lauretës, z-nja Diona me bashkëshortin z. Lumtor Vrapi.

25 korrik u bashkuam të gjithë në fshatin Qinamakë të Kuksit, mbi cepin jugor të Liqenit të Kuksit. Aty kishin shkuar dhe dy vajzat e të ndjerit, mjekja Violeta Hoxha dhe infermjerja Aferdita Sinaj.

Varrezat e bukura të fshatit ishin vendosur midis pemëve në një faqe kodre të pyllëzuar. Pas fjalëve ngushëlluese dhe fotove të rastit, pjesëtarët u drejtuan te klubi i fshatit, ish-shkolla e dikurshme, ku i ndjeri kishte sherbyer si mesues e drejtor. Për respekt të babës, Albani dha kafe, raki e duhan për ne dhe të gjithë bashkëfshatarët që u ndodhën aty. Kurse dreka ceremoniale me mbi 150 pjesëmarrës u dha në një lokal të ri madhështor në qytetin e Kuksit. Një hotel-restorant i tillë nuk gjendet në Clinton MA, ku janë vendosur familjet Leka, ndoshta as në Worcester MA, ku jetoj unë, sepse amerikanët I japin më shumë rëndësi funksionit sesa paraqitjes.

Pasi Hoxha bëri lutjen e rastit, pjesëtarët nëpër tavolina filluan të tregonin episode nga jeta e puna e mesuesit Sadik Leka në fshatin e tij, e sidomos në Suroj, ku ishte drejtor i gjimnazit. Në atë kohë në Surroj kishte pasur tri shkolla të mesme: një gjimnaz të përgjithshëm, një gjimnaz nate dhe një gjimnaz profersional bujqësor. Sot ai fshat ështe braktisur, aty jetojne vetem dy a tri familje, kurse në Qinamakë jetojnë rreth 50 familje, të shpërndara në disa mëhallë, që shtrihen në një sipërfaqe te madhe. Ky fshat me pyje e toka të shumta që shtrihet nga maja e malit e deri poshtë te Liqeni, ka mundësi të zhvillojë blegtorinë dhe të industrializojë ujrat e pishme malore, që burojnë në disa vende.

Vellezërit Leka kanë toka afer bregut të liqenit dhe mendoj se pasi të përfundojë rruga Kukës- Bicaj-Skavicë dhe të jetë vënë në funksion aeroporti i ri që po ndërtohet në anën lindore të liqenit, kanë për të ndërtuar aty një vilë verimi. E ardhmja e ketij fshati dhe e krejt anëve të Liqenit të Kuksit është e lidhur me ndërtimin e hidrocentralit te Skavicës në rrethin e Dibrës, sepse liqeni i ri që do të krijohet aty do të sistemojë e disiplinojë nivelin e ujit të liqenit…

Mbas drekës Z. Abdulla Domi, kryetar i Qarkut të Kuksit, fis i z-njës Baftie Domi, u dha kafet e lamtumirës familjarëve të të ndjerit, mikut të tij Sadik dhe neve që kishim shkuar nga larg. Në orën 4:30 PM u nisëm për Tiranë plot emocione pozitive. Gjatë rrugës mendoja për faktin se sa mirë i respektoi familja e madhe Leka traditat shqiptare lidhur me respektimin që I bëhet të vdekurit. Mundimi dhe shpenzimet nuk merren parasysh, mjafton që respekti të kryhet si e meriton Ai.

blank

I paharuar qoftë kujtimi i babait, mësuesit e mikut të urtë Sadik LEKA!

TE FALEM HAVZI NELA, TY O POET MARTIR.

Gjatë shëtitjes në qytetin e Kuksit ndalova tek busti i poetit martir, guximtarit të rallë Havzi Nela (1934-1988), vendosur para shkollës që mabnte emrin e Tij. Në basoreljev ishin gdhendur katër rreshta nga një poezi e tij:

Thoni dritë ai kërkoi

E vetë dritë nuk pa me sy.

Thoni për njerëzinë këndoi

E për vete nuk jetoi!

Gjatë bisedave miku im Sadik Leka më kishte treguar se më datën 9 gusht të vitit 1988 ishin lajmëruar punonjësit e mësusit e rrethit të Kuksit të ndodheshin të nesërmen më 10 gusht në ora 10 AM para sheshit të qytetit për të parë ekzekutimin e tradhëtarit Havzi Nela. Por kur populli shkoi në ora 10 AM e gjeti të varrur kufomën e mësuesit dhe poetit rebel. Pushteti kishte frikë ta ekzekutonte para popullit këtë viktimë të tij, prandaj kishte porositur që akti të kryhej që në ora 2:00 e natës dhe kur të vinte populli të këputej litari e kufoma të tërrhiqej zvarrë lidhur pas një kamioni e pasi të vëtitej rreth qytetit për të ngjallur tmerr e frikë, të hidhej tek fusha e druve ku të mbulohej me plehra…

Me vrasje e varrje kishte filluar ai regjim, dhe ja një vit para rënies së murit të Berlinit, po kryente dënimin e tij të fundit, varrjen e një poeti disident…

blank

Havzi Nela, busti yt në Kukës rezaton dritë si monumenti i Bajram Currit në Tropojë.

Thanas L. Gjika
blank

AMI 2 VJEÇE SHKON NË ÇERDHE- Nga ALBERT HABAZAJ

Vjersha për fëmijë
Mbesës së vogël Amaris B. Habazaj, që sot ka ditëlindjen e mbush 2 vjeçe
Zemrat na u ngrohën
Dhe na ndezin këngën,
Malet lule hodhën
Dhe në valle këmbën.
.
Në gëzim me ne
Vijnë për ditëlindjen,
Me gaz e hare
Prapë në valle ngrihen.
.
Sot u bë e madhe
Plot 2 vjeçe mbushi,
Të na zërë në valle
Zgjat doçkat Amushi.
.
Si zogë nëpër këmbë
Me ne ngatërrohet,
Serioze, syrëndë
Te Perla ankohet.
.
Se ne e mërzitëm,
Pse-në ajo e di,
Në krahë pse s’e ngritëm
A tjetër çudi.
.
Ajo do vëmendje
Gjithë ditën e ditës,
Për ne, me shumë ëndje
Është syri i dritës.
.
Ami kolopuçe
Ka shkuar në çerdhe,
Zogjtë me vogëlushët
I thanë: Mirëse erdhe!
.
Me ta dorë më dorë
Më e kaltra ëndërr,
Bukuroshja e vogël
Princesha e ëmbël.
Vlorë, 23.09.2023
blank

Vajza të Çamërisë- Cikël poetik nga HAMIT TAKA

OH…

“O, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë”… – Migjeni

Oh, kam frikë, kam frikë ta them të vërtetën
Se fatin ma caktojnë ca burrështetas qeveritarë,
Ku s’ia vlen të jesh as i mënçur as i ndershëm
Gjersa ata gangot i kanë si këshilltarë…

Dhe mbisundon heshtja, kur s’guxojmë ne të flasim
Për partizimin që shkatërroi çdo vlerë shqiptare
Ku një deputet shitet e blihet për miliona euro
Dhe një votues për një thes miell a për pesë pare…

Oh, si ta kuptoj radikalizmin, banditizmin partiak
Pse ma përçmojnë mendimin, djersën e mundit,’
Kur në xhungël ndihet vetëm zëri i cubit injorant,
Dhe askush nuk druan e s’friket nga ora e fundit…

Dhe sa shumë flitet për destruktivizmin e tri feve,
Por jo, jo për talebanët e tmerrshëm partiakë,
Që rininë e degdisën nëpër botë e kafeneve,
Ku deshqiptarizohet, kriminalizohet e zhytet në batak…

Oh, sa e turpshme, trishtuese, poshtëruese
Hashtja juaj krijues, profesorë dhe akademikë!
A s’e dini ju sa i ndihmoni politikanët shkatërrues
Në kalbëzimin e vlerave, që ushqen plehun politik?

Oh, do të mbisundojë heshtja, gjersa ne të flasim,
Dhe mbi shpatulla do të na rëndojë guri i Sizifit,
Por do të vijë koha që ne njëzëri do të bërtasim
Dhe ju pangopës “nga sytë këmbë” atëherë do të ikni…

Oh, sa gjatë ëndërruam për një tjetër botë!
Shpresuam të ndalonim në limanin e ëndrrave
Po rrënja e vjetër në asnjë vend tjetër nuk gjethon
Veçse në tokën ku ka rrënjët dhe gjakun e zëmrave

NJË LETËR NËN DERË

Mbase unë sonte nuk do të vij
Ti fike dritën kur të biesh.
E di se shtrati të duket varr
Po sqetullat prapë ti mund t’i lyesh.

Mbase as nesër në portë s’do trokas,
Ti darkën mos e ler të shtruar
Dhe djalit, kur ta vësh në gjumë,
Përralla të frikshme mos t’i thuash.

Mbase papritur kaloj kufirin
Si një skllav i arratisur nga padroni
Dhe në tokë të huaj rrëshqas e bie
Buzë një gremine e buzë një honi.

Mbase i dehur në kabarera
Ndeshem keqas me një zezak a bjond,
Mbase diku në një skutë të errët
Pusi më zë një vagabond;

Mbase në një sofër të pa shtruar
Përtyp kotheren e urisë
A fillikat i vetëm në një tren
Rend mesnatës drejt lirisë;

Mban ky kurmi i mërgimtarit
Dhe qafë e tij si qafë e djallit…
Veç kudo qofsha, në parajsë a ferr
Unë sonte flë në shtrat të mallit.

VAJZAT ÇAME

Gjeshtër e lulëzuar buzë lumit duket
Shtati juaj i hedhur, vajza të Çamërisë
Në ujërat e gjolit nga zilia zanat futen
Kur në sy ju ndizet shkëndi e dashurisë;

Buzëqeshja juaj, e freskët e kristaltë
Me gurgullima krojesh djelmoshave u ngjan;
Borë e pastër duart, të bardha zambak,
Dy buzët kur puthin, të ëmbla koralë;

Një notë hyjnore puthja juaj e kulluar
Ajo të magjeps, të deh ajo aq shumë
Sytë tuaj të ndezur – dy yje flakëruar
Në dashuritë tuaja dikur humbisja unë;

Si gjeshtër që jepet nga era buzë lumit
Në valle dridheni, belhollat vajza came,
Djemve që joshen nga shikimet, parfumet
Fresk e tufane u bëni me çitjane…

blank

Recension i fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe të prof.dr. Eshref Ymerit- Nga Prof. dr. HAJRI SHEHU

Thonë që fjalorët janë librat më të mirë që mund të shkruhen për gjuhën. Sepse fjalorët janë fryt i një pune të ngulët për qëmtimin e njësive që do të përbëjnë korpusin e tij, punë e cila zgjat me vite e vite të tëra, në mos me dhjetëvjeçarë. I tillë është rasti edhe i “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe”, që po i vihet në dorë lexuesit, i cili e ka zanafillën gjysmë shekulli më parë, kur prof. Eshref Ymeri nisi punën për vjeljen e shprehjeve frazeologjike të gjuhës shqipe nga disa qindra vepra letrare, publicistike e politiko-shoqërore.
Ky është fjalori i pestë frazeologjik i prof. E. Ymerit. Katër të tjerët janë gjuhë e huaj – shqip (italisht-shqip – me bashkautorë, rusisht-shqip, anglisht-shqip e frëngjisht- shqip – ky i fundit me bashkautor). Të pesë fjalorët janë të mëdhenj. Në katër të parët, frazeologjia e shqipes ballafaqohet denjësisht me frazeologjinë e katër gjuhëve të mëdha botërore.
Në Fjalorin e tanishëm, shqipja “ballafaqohet” me vetveten – me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e variantësinë e saj të gjerë. Fjalori mund të vlerësohet denjësisht edhe si Fjalor frazeologjik sinonimik i gjuhës shqipe.
Një nga detyrat e gjuhësisë sonë është ngritja e kulturës gjuhësore të popullit. Fjalori i prof. Eshref Ymerit mendojmë se e përmbush më së miri këtë detyrë. Përdoruesi e ka rrugë të shtruar Fjalorin për të gjetur të gjitha grupet semantike – ato që kanë të bëjnë me tipare fizike a morale të njeriut, me veprime a mosveprime të njeriut, me veprime a punë të pamenduara të njeriut, me
marrëdhëniet ndërmjet njerëzve etj. Mjafton që përdoruesi i Fjalorit të shkojë te fjala bosht e frazeologjisë (p.sh., te zemër, te dërrasë, te masat etj.) dhe do të gjejë thesarin – të gjitha shprehjet – kryesisht sinonimike. Po t’i veçonim grupet semantike, do të kishim disa minifjalorë frazeologjikë. Për dashatarët e fjalëve të urta e të fjalëve fluturake Fjalori është udhërrëfyesi i duhur. Letërsia
artistike është zakonisht trualli ku gjejnë përdorim stilistik frazeologjitë a fjalët e urta, sepse në të ka vend më shumë roli shprehës i gjuhës. Natyrisht, kjo varet nga gjinia e veprës letrare, nga individualiteti i shkrimtarit, nga tipi i frazeologjisë etj. Dhe shkrimtarët kanë një ndihmëtar shumë të vyer te Fjalori frazeologjik i prof. Eshrefit. Po aq ndihmë ka edhe për publicistët.
Njësitë frazeologjike e fjalët e urta janë të rëndësishme jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si burim të dhënash shoqërore për kulturën materiale dhe shpirtërore të popullit. Për këtë arsye pasqyrimi i tyre në fjalorë është i vlefshëm edhe për folkloristin, etnografin e sociologun. Në Fjalor, përdoruesi do të gjejë mjaft frazeologji që kanë të bëjnë me mjeshtëri e zeje popullore, me festa popullore, me etnografizma (shih, p.sh., lulja e dasmës “degë lisi e zbukuruar me lule etj. që vihet mbi çatinë e shtëpisë si shenjë gëzimi a gazmendi kur merret nusja”) e festa popullore etj.
Në Fjalor përfshihen, siç u tha, edhe fjalë të urta. Shih në Fjalor: burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër; vër zemrën atje ku jep fjalën! kush u martua e s’u gëzua, s’bëhet lundra me dru marene. Edhe fjalët e urta konsiderohen mjet gjuhësor. Ato janë karakteristikë e gjuhës së gjallë bisedore. Klasifikimi i tyre tipologjik bëhet në gjuhësi e jo në folkloristikë, çka do të thotë se ato e kanë vendin në fjalor. Ndryshe nga njësitë frazeologjike, fjalët e urta kanë strukturë më konservative, domethënë, përgjithësisht ato funksionojnë në ligjërim me kontekste të caktuara sintaksore, pothuajse të pandryshueshme e të papërpunueshme. Stilistikisht, ato përdoren në mënyrë ballësore, domethënë, në të gjitha stilet funksionale (në letërsinë artistike, në publicistikë, në letërsinë shkencore-popullarizuese etj.).
Në Fjalor ka edhe fjalë fluturake (shih, p.sh., koha është pará/flori). Fjalët fluturake janë fakte ligjërimore me karakter përgjithësues – të drejtpërdrejtë ose të figurshëm. Janë modele letrare. Prandaj, ashtu si fjalët e urta, edhe ato e kanë vendin në fjalor.
Fjalori është filologjik. Jepet fjala bosht (me shkronja të mëdha) dhe pastaj njësia (a njësitë) frazeologjike me shpjegimin leksikografik. Tipologjikisht, Fjalori është diferencor (krahasimi bëhet me një fjalor të përgjithshëm shpjegues). Ai nuk shpjegon fjalët. Ai shpjegon frazeologjitë. Edhe brenda vetes, Fjalori është diferencor: Ai përfshin njësi frazeologjike aktive, domethënë, që janë të gjuhës së njësuar letrare shqipe. Në një fjalor frazeologjik, edhe renditja e njësive brenda vargut ka vlerën e vet. Ajo ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve të një njësie frazeologjike me njësi të tjera frazeologjike brenda sistemit të gjuhës. Në një fjalor frazeologjik, edhe shtypshkrimi ka vlera përdalluese. Prandaj Fjalori paraprihet nga një Hyrje, shkruar nga autori me kulturë leksikore, e cila i tregon përdoruesit ç’është ky Fjalor e si është ky Fjalor dhe si duhet përdorur ky Fjalor.

Njësia frazeologjike është njësi semantike funksionalisht e afërt me fjalën, por më e ndërlikuar se fjala. E ç’është atëherë njësia frazeologjike? Cili është vëllimi i saj? Deri ku shkojnë kufijtë e njësisë frazeologjike? Cili është roli i tyre komunikues- funksional? Cili është tipari i tyre stilistik? Si përdallohet shprehësia e tyre emocionale? Si përdallohen vargjet frazeologjike sipas rolit komunikues-funksional të njësive? Për këtë ka një koncept të ngushtë a shumë të ngushtë. Ka edhe një koncept të gjerë a shumë të gjerë. Autori ka anuar nga koncepti i gjerë. Shpjegimi i njësisë

frazeologjike në Fjalor bëhet sipas funksionit sintaksor. Sinonimet frazeologjike përdoren (në shpjegim) si plotësuese. Shih, p.sh. ta shet shkumën për ajkë dhe pastaj ta shet sapunin për djathë. Njëherësh, ato janë me vlerën që ka sinonimi si mjet gjuhësor. Sipas hierarkisë së tyre, sinonimi është edhe me vlerë stilistike. Krahaso ta shet shkumën për ajkë dhe të hedh (të shtie) trutë e gomarit. Kur njësia frazeologjike ka më shumë se një kuptim, përdoren numrat. Veçoria stilistike e njësisë jepet me shënime stilistikore (shak – me shaka, përb – me ngjyrim përbuzës etj.).
Veçoria ligjërimore është dhënë me shënimet libr -librore, bis – bisedore, thjeshtligj – e ligjërimit të thjeshtë etj. Në disa njësi frazeologjike që janë ndërkombëtarizma e lidhen me histori, personalitete historike, mitologji etj., jepet edhe shpjegim plotësues enciklopedik. Shih, p.sh., te ahur, Albion, ar etj. Për përdoruesin e Fjalorit ky shpjegim është shumë i këndshëm.
Duam të përveçojmë tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe që na vijnë në Fjalorin e prof. Eshref Ymerit. Ato janë: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe bashkë me to e brenda tyre – frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore. Autori ka qëmtuar e vjelë me kujdes e me dashuri të veçantë dhe ka krijuar një kartotekë vetjake vigane. Dhe kjo lëndë na vjen e përzgjedhur dhe e situr aq imët. Në Fjalor ka njësi frazeologjike me mbi 30 sinonime. Prandaj, siç u shprehëm më sipër, Fjalori mund të quhet mirëfilli Fjalor frazeologjik sinonimik i gjuhës shqipe. Sinonimia frazeologjike është pasuri e pakufishme për zhvillimin e sistemit stilistik të shqipes, sepse, sa më shumë njësi frazeologjike të ketë në përdorim, aq më

shumë ato mund të dallohen stilistikisht. Fjalori i prof. Eshrefit ia sjell shkrimtarit e publicistit këtë pasuri të renditur alfabetikisht. Variantet frazeologjike janë po aq pasuri e pakufishme e shqipes. Në Fjalor ka dhjetëra e dhjetëra variante frazeologjike. (Shih, p.sh., vetëm te fjala titull zavë/zavëz – një fjalë jo dhe aq e njohur). Pasuria e tyre është te mënyra e ndërtimit dhe e motivimit të njësisë frazeologjike, që vjen nëpërmjet ndryshimit të përbërësve kuptimorë (krahaso: të shtie në lak dhe të shtie në kllapë; të fut në ujë dhe të nxjerr pa lagur dhe të fut në lumë… dhe të fut në pus… dhe të fut në det). Dhe variantësia frazeologjike e shpëton shkrimtarin e publicistin nga monotonia ligjërimore. Siç dihet, pothuajse shumica e njësive frazeologjike janë popullore. Pse? Sepse për nga burimi janë krijime të popullit; për nga gjymtyrët përbërëse, janë fjalët e fondit themelor dhe fjalët më të zakonshme e më të njohura. Gjuha letrare “i zgjedh” njësitë leksikore e semantike (fjalët dhe kuptimet) krahinore popullore dhe merr e përvetëson ato që i sjellin vlera pozitive. Me njësitë frazeologjike e fjalët e urta puna është ndryshe:

Gjuha letrare i merr këto pa kufizime (sigurisht, pas një përpunimi drejtshqiptimor, drejtshkrimor e gramatikor). Bie fjala, pse të mos e marrë gjuha letrare frazeologjinë (me prejardhje krahinore) flet si miza në shytkë? Dhe sa më shumë njësi frazeologjike të ketë, aq më shumë shtohet sinonimia frazeologjike ose variantësia frazeologjike (ngaqë e njëjta frazeologji na vjen me gjymtyrë të ndryshme përbërëse) e siç u tha, aq më shumë zhvillohet sistemi stilistik i shqipes dhe aq më shumë mund të dallohen stilistikisht njësitë frazeologjike (krahaso: i ra hunda dhe i ra lafsha). Këtej vjen edhe një nga vlerat e frazeologjisë popullore e në këtë hulli, edhe e botimeve si ky Fjalor.
Profesor Eshrefi e njeh aq mirë ligjërimin popullor dhe na e sjell po aq mirë në Fjalor. Shumica e njësive frazeologjike, përveç kuptimit (leksikor) objektiv, kanë edhe ngjyrim shprehës-emocional. Ai është ngjyrim kuptimor plotësues dhe e shoqëron gjithnjë kuptimin (themelor) të njësisë frazeologjike. Madje, janë figurshmëria dhe shprehësia e njësisë frazeologjike ato që e fuqizojnë përdorimin e saj në gjuhë (krahaso: të ha me gjithë opinga). Fjalori na vë përpara tërë atë lëndë e gjithë ato sinonime për të parë e studiuar si ndodh përtëritja e ngjyrimit shprehës-emocional me përtëritjen e formës së brendshme të frazeologjisë.
Kemi përshtypjen që nuk janë studiuar shumë veçoritë stilistike të njësive frazeologjike të shqipes.
Ekzistenca në gjuhën letrare shqipe e njësive frazeologjike, ku vargu sinonimik shkon deri në dhjetë e më shumë njësi (në këtë Fjalor deri në 40), të cilat kanë edhe variante, krijon mundësi për zhvillimin e sistemit stilistik, sepse stilistika në fushën e togfjalëshave të qëndrueshëm nuk është gjë tjetër, veçse zgjedhje. Dhe sa më shumë njësi frazeologjike e variante frazeologjike të ketë në qarkullim, aq më shumë ato fitojnë dallime stilistike e aq më shumë ka vend për të zgjedhur. Dhe ky Fjalor na vë përpara aq shumë frazeologji sinonime e variante, tubuar leksikografikisht, të cilat me emocionalitetin, me shprehësinë dhe me mënyrën e tyre të përdorimit, na japin mundësi t’i studiojmë më shumë veçoritë stilistike të njësive frazeologjike të shqipes në ligjërimin bisedor, në publicistikë etj.

Fjalori është i madh. Dhe sa më i madh të jetë një fjalor frazeologjik, aq më i vështirë është shpjegimi, përcaktimi e përveçimi a tubimi i sinonimeve dhe i varianteve frazeologjike. Edhe t’i gjesh vend një njësie frazeologjike është e vështirë. Autori e ka bërë shumë mirë këtë punë. Sinonimet janë në vendin e vet. Secili variant është në vendin e vet. Renditja alfabetike është siç duhet. Prin fjala bosht e njësisë frazeologjike. Shpjegimet për kuptimin e njësive frazeologjike janë të sakta e të qarta. Dhe frazeologët kanë në Fjalor të gjithë tipat e frazeologjive. Leksikologët dhe leksikografët mund të shohin në Fjalor modelet strukturore-semantike te variantet e njësive frazeologjike, domethënë, siç u tha, te variantet që kanë semantikë të përbashkët dhe figurshmëri të njëjtë, por që kanë të ndryshme gjymtyrë të veçanta (tipi u dogj nga qulli/qumështi e i fryn kosit). Në këtë variantësi dhe, përgjithësisht, te frazeologjia e te ky Fjalor frazeologjik, dialektologu mund të zbulojë edhe bashkëmarrëdhëniet ndërkrahinore të njësive frazeologjike dhe të përcaktojë saktë arealet frazeologjike; etnografi – sende e dukuri; etimologu – etimologji të frazeologjive.

Fjalori është për të gjithë – për shkrimtarët dhe publicistët, për mësuesit dhe studentët – për të gjithë ata e ato që duan ta ngrenë më lart ligjërimin e tyre të folur e të shkruar. Fjalori na nxit për ta njohur më thellë pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe e sidomos të ligjërimit popullor. Ai na nxit fort ta gjurmojmë e ta mbledhim frazeologjinë popullore. Ai na nxit ta përvetësojmë
frazeologjinë e ta rritim kulturën tonë gjuhësore, edhe duke e zbukuruar të folurit tonë me përdorimin e frazeologjive.
Tiranë, qershor 2022
blank

Rënkimi i shkodës- Poezi nga YMER LLUGALIU

(Voal.ch i boton poezitë e lëna në dorëshkrim të studiuesit dhe disidentit llapjan .Ymer Adem Llugaliu,
i dënuar politik me shumë vite burgimi dhe izolimi nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës)
Gjëmon shkoda sonte
Uuuv, uuuv, uuuv
Gulçon quuf, gjuuuv….!
t’u e grith kurrizin
e lakuem të maleve,
me sytë e shpërlamë
errësirën depërton.
Ku po shkojmë vallë,
kjo rrangallë ku po na çon?
Asnji sekondë rrangalla
s’e pushon këtë rënkim,
sikur mban mbi supe
brengen, dhimbjen, trishtimin…
e shpirtit tim.
Yjet e shtanguna
nëpër shndritjen
e zbetë dhe të ftohët
nga larg më dërgojnë
Lamtumirë!
Pse i gëzohesha mëngjesit
me nuhat aromën
nder manushaqet vesëbiluer,
qenkam fajtuar.
Pse dita diellin
me imitue në shkëlqim,
paskam ba gabim.
Pse nga nji grimcë të zemrës,
Zjerm prometean,
E kam tfillue ndër fjalë,
tel elektrik
nder zemra njerëzore,
mbi këtë terrinë dogme
nga pak me shndrit,
paskam ba faj.
Rënko e mos pusho,
rënko moj rrangallë!
Shpirtin padrejtësia
si ranë e Saharës
në udhëtim po ma djeg.
Po ku duem me u ndal ?
-Në atë teposhtzë,
më tha shoferi dinak.
-Po këtu qenka gropë.
-Kujdes në ecje,
përbri asht nji shpellë,
blank

PETRO MARKO NË KLASËN TIME- Poezi nga NDUE HOTI

Mbresat ne mendjen time,
si gure ku une,
kam hedhur kembet e mia,
per te kaluar lumin e jetes,
vizita e tille ka mbetur,
e Petro Markos,
shoqeruar nga Kol Jakova,
vinin nga Tirana,
ne mars 1973,
ne klasen time,
nuk kam mbajtur ditar,
iu referova atij viti,
ne filluam mesimin,
ne shkollen e re,
kur per here te pare,
mbyllej nje cikel tetvjecar,
ne fshatit tim.
Deri atehere nxenesit,
pas fillores mundoheshin,
gjithe ajo rruge,
deri ne Gurez,
ku kishte 75 vjet shkolle shqipe, 23 vjet 7 vjecare.
Vizitoret hyne ne klase,
si dy mistere ishin,
per ne,
nuk kishim pare aq afer,
persona qe kishim pare vetem,
ne fotografi.
Dinim per jeten e tyre, virtualisht,
per librat e tyre,
kabineti i letersise,
ne kater muret e klases,
reklamonte te gjithe autoret,
shqiptar  te realizmit socialist, i mblidhnim nga revista,
Pionieri dhe i fusnim,
neper korniza,
t’i kishim parasysh.
Tjeter ishte t’i shikoje,
ne realitet,
te gjalle, prane vetes,
ne mes te klases,
dy shkrimtar dhe poete.
Prezantimi i tyre ndodhi,
nga mesuesi i letersise,
fjalen i pari,
mori Kol Jakova,
foli per sherbimin e tij,
si mesues ne Gurez,
ne kohen e mbretrise,
viti 1934,
burgosjen dhe perndjekjen,
ne Shkoder prej fashisteve, qendrimin ne ilegalitet,
ne Gurez, me 1940,
per “Fshati midis Ujrave”,
na beri me qesh,
kur tha se prifti i Gurezit,
per te treguar vjetersine,
e famullise se tij,
kishte gdhendur mbi nje gur,
kjo ishte komike,
emrin e vendit,
ne gjuhen latine “Gursosum”,
per te tjetersuar historine,
kjo ishte tragjike,
mbi vjetersine e vendit,
per ciftin e heronjve te romanit,
Preng Sherrin dhe Hanen e bukur,
ne Pyllin e Mashit,
e te tjera ngjarje,
nga trapi i Gurzit,
te trapi i Ishmit,
kalaja e Prezes.
Mandej i erdhi radha shkrimtarit,
Petro Markos te madh,
me origjine nga Himara,
lindur ne Dhermi,
vendlindja kishte ndikuar,
ne formimin e karakterit,
te shkrimtarit dhe poetit.
Deti nga perpara,
mali i Cikes nga mbrapa, prinderit,
gjyshja me ligjerimet e saj tragjike.
Jeta e Petro Markos,
kujtesë e rëndësishme kishte qene,
kombëtare dhe ndërkombëtare,
kishte parë e kishte prekur,
dy luftërat botërore:
një luftë e karakterit ndërkombëtar,
luftën e brigadave -1936,
internacionaliste në Spanjë,
kundër diktatorit Franko,
kishte prekur,
kishte qenë njëri nga vuajtësit,
e internimeve,
të egra në dhera të huaja, kryesisht në Itali,
(Ustika)-1942,
siç po na tregonte,
kishte shpëtuar në dy raste,
nga vdekja.
Ishte një personazh i rëndësishëm,
i memories së luftës më epike,
në historinë e njerëzimit,
bashkë me një avangardë shkrimtarësh,
më të mirët,
kishin përjetësuar atë luftë,
për jetën dhe lirinë,
në veprat e letërsisë,
së përbotshme,
“NO PASARAN”,
se si me tingllonte,
vete na e shpjegoi,
dhe një varg ngjarjesh të tjera,
të jetës së kombit,
të atdheut,
të tijat personale,
dhe të familjes,
të cilat vinin përmes,
asaj bisede,
mbreslenese po aq pedagogjike,
përmes shqisës,
estetike të një mesuesi,
të bashkbisedimit.
Tash i perpunoj ne mendjen time, mbresat e pashlyeshme,
ata floke kacurrela,
te ngatrruar,
njeheresh intrigues,
si nje mesazh trishtimi.
Ndihej nostalgjik,
mendonte për fatin e atdheut tone,
nuk mund te fliste,
ashtu me ne,
frenonte agjitacionin e tij,
si ai qe ngrihet nga shtrati,
në heshtje,
për një gotë ujë e pyet veten:
donte nuancat e gjelberta,
te detit,
te kaltren e qiellit, tejdukshmerine e ajrit,
te gjelberten e pyllit të vogël,
qe mbante mend dikur,
pranë shtëpisë se tij,
ku kishte luajtur,
si fëmijë,
ndoshta po i kujtohej tani,
ne te djathten time,
ne te majten e te tjerve?
nëse do të ishte në gjendje,
të rikthehej te zogjt’
e vendlindjes se tij,
vetem ata e dinin kush ishte Ai?
brenda ne klasen time,
po i cfaqej Dhermiu…
Vite me vone degjonim,
shkrimtari, poeti i madh,
ishte një person tjetër,
mundohej të rivlerësonte miqtë,
te luftes,
te burgjeve,
internimeve,
te femijerise,
nëse mungesa e tij,
kishte ndonjë vlerë sado pak?
A kishte ndonjë rëndësi?
pa ata dashuria e tij,
nuk kishte kuptim për asgjë,
në jetën e nje te vetmuari,
te nje te perndjekuri,
kishin denuar Jamarberin,
te birin,
po aq i talentuar,
per ridenimin e tij,
fatin dramatik te familjes,
mbresat tona nga ai takim.
blank

TASHJA  i HALIMIT – Tregim nga Përparim Hysi


E quanin NESHAT,por i thërrisnin TASHE dhe i mbeti kështu sot e kësaj dite. Me TASHEN jemi vërsnikë dhe nga i njëjti fshat: nga fshati PETOVË në rrethin e FIERIT. E shkruaj me të madhe PETOVË,jo se jam vet nga ai fshat, por ke pse të jesh krenar që je nga PETOVA. Aty e nja dyqind vite më parë,PETOVARAKËT (e shkruaj enkas me gërmë të madhe),groposën  të gjallë disa spahijë turq. Më tej, në PETOVË, qe PETOVARAKU,KRISTO KOROVESHI që,mbasi e hodhi në krahë ISMAIL QEMALIN,e vendosi në lundër dhe e hodhi matan lumit për në MUJALLI dhe për të vazhduar rrugën për në VLORË. Në vitet e pasçlirimit,PETOVA,pati  deputet në KUVENDIN POPULLOR, bashkëfshatarin FERRRIK DASHI. PETOVA në 50-vjet të”diktaturës së proletariatit” nuk pati asnjë të dënuar politik nga gjyqet e asaj kohe dhe asnjë familje nuk u shpall kulak. Kaq,pse jam krenar që jam nga PETOVA.
*     *    *
Pse po shkruaj për TASHEN?  Shkruaj për TASHEN,se ky,NESHATI alias TASHJA, ka sjell STALININ në SHQIPËRI?
E di që do më quani të lajthitur,por kini durim. Ka ndodhur aty,nja 5-6 vjet pasçlirimit. Dhe TASHJA jo vetëm e”sollli”,po unë e kam parë me këta dy sy. Ja se si ndodhi: Halimi atë ditë TASHEN e bëri synet. Synet por qe si dasëm:lojti qeni i kallajxhiut. Me saze dhe mbledhur gjithë fshati me mbi njëqind shtëpi.  Dreka,drekë që veç aty të ishe! Ne,fëmijtë,veç bënim sehir.Këngë e valle dhe rakia vu. Veç kish rregull.  Muhabeti apo daveti,kish një plak që komandonte.Komandat e tij qenë si ato të ushtarakëve.Do t’i zbatoje pa një e pa dy. Po afronte dreka dhe dikush ia tha këngës:” Një letër dërgoi Stallini dhe,ndërsa tjetri u bë gati t’ia mbante,kur lëshoi britmën,PLAKU i QOSHES,xha QAZIMI:-Ndalni çuna! GJemëni STALININ dhe shkoni dhe i thoni:- Kemi marrë urdhër nga xha QAZIMI nga PETOVA që të na urdhërosh në këtë”davet gëzimi”,se HALIMI po bën synet TASHEN! Nuk erdhi STALINI,nuk shtrohet dreka këtuna.
Xha QAZIM,foli pak si i trembur dikush,STALINI është në luftë dhe nuk vjen dot.
-More malumën,-iu hakërrua Xha QAZIMI,- kujt i tregon luftën tia,muana. Po RRAHMËNI im ka katër vejt që u kthye nga lufta.
-Por është larg e në Moskov,- ndërhyri një tjetër.
-More për ç’larg më flet ti,pse nuk e di una ku është MOSKOVI?Po një vrap pele është. Të niset MURATi i SULOS.të marri pelën “Kërre” të ESATIT dhe t’i bëj rixha Baba STALINIT. Në s’vjen,përcilluni me drekën dhe jargët vu nga rakia.
Kur dikujt i vajti mendja. E gjeta,- bërtiti me të madhe! Pashë SADIKUN e TARES që sapo u fut në shtëpi.Është polic, me musteqe,me rroba ushtarake dhe nuk ka xha Qazim që ta dallojë. Shkuan e morën SADIKUN dhe,sa dha ballë në derë, dikush e tundi xha QAZIMIN:- E sollëm xha QAZIM!
-Kë solllët,o çuna? Sollëm baba STALININ dhe Xha QAZIMI,sa e pa:-Ama erdhe,o baba Stalin?Të paçim sa malet!
Shtroni drekën çuna…
*      *      *
Unë aty prag viteve ’70-të të shekullit tjetër qeshë mësues në fshatin tim. Këta moshatarët e mi as nuk mendonin,se duke më folur nga dritarja,më”prishnin” mësimin. Dhe ja tek afrohet TASHJA,(pas ka qetë të mbrryer në qerre) fut kokën nga dritarja dhe e zbraz:- PAPI (kështu më thërresin të gjithë ata që më njohin) unë pa shkollë mbeta dhe po ngas qetë.Ti me shkollë dhe ke”qetë”aty në banka. Po unë qeve ua bëj bythën shoshë me hosten,kurse ti atyre”qeve” të tu u bën marshalla!!! Nxënësit sa dëgjuan atë”bythën shoshë” ranë përmbys me të qeshur dhe nuk kish mësues që t’ua priste të qeshurit. Atë orë mismi e mori dreqi.TASHJA “mësues” dhe unë ngava qetë e TASHES.
Eh,TASHJA! Qe i ndershëm dhe qe nga të rrallët në fshat që kish po shtëpinë e vjetër që i kish lënë Halimi. Të ardhurat në kooperativë sa vinin e bënin më poshtë dhe fshatarët,nga e keqja,vinin dorë në pronën e përbashkët.
Një ditë prej ditës dhe TASHJA që ishte aq i ndershëm,kish futur”shpirtin në gjynah”!!!
Gjithmonë nisesha shpejt nga shtë pia për në shkollë. Sado afër që e kisha shkollën(gati dykm).rrugën e bëja me  biçikletë. Kur mbrrita,gati në mes të rrugës,më ndaloi TASHJA. U takuam dhe,sa do ta pyesja për hallin që kishte,më tha:- PAPI kam një hall.Po fol,or mik,nëse ta zgjidh dot.
– U turpërova,- më tha:më zuri brigadieri me tri lakra foragjerë për lopën.Lopë nuk kam,por kam një shelege që e mbaj fshehur.
-Lëre,- i thashë unë, se flas unë me brigadierin.Jo,- më tha,- mbajti proces -verbal,firmosi dhe roja dhe do më çojnë në gjyq. Ik.- i thashë,-se do e rregulloj unë.
Por brigadieri as ma vari fare. Dëmtuar parcela me lakraforagjerë dhe TASHJA qe”kali që do shinte lëmin”. U  zura ngusht dhe frymën në FIER. I tregova gjykatsit (qe titullar) se si qëndronte “faji”  i mikut tim dhe  a kishte ndonjë”vjegë”pafajsie. E kam shumë mik dhe është më fukarai i fshatit.
Në mirëbesim,gjykatsi më tha:- A është i zoti të mos pranojë?
Me siguri,- i thashë.
Shkova dhe ia dhashë porosinë TASHES, Të nesërmen,mu tek “Këndi i kuq! i fshatit,u bë gjyqi për TASHEN që kish bërë”batërdinë” mbi pronën e përbashkët.
I pandehur NESHAT  TAFANI çohu dhe na trego si vodhe gjithë atë parcelë me lakra foragjerë! TASHJA as që luajti nga vendi.
-Çohu,-i tha një dashakeq,- se do ta kesh pisk punën.
Dhe u çua ashtu si një krejt pafajshëm dhe tha:-Brigadierit i kanë bërë sytë lyla.Të gjithë e dinë që unë nuk kam lopë dhe dënomëni sa të doni,por nuk jam una që vë dorë në pronën e përbashkët. E dënuan TASHEN,por ai nuk e vuri firmën në proces. Gjykatsi”titullar” tha:- Nuk është drejtësia popullore që të dënojë njerëz të pafajshëm. Dhe më erdhi mirë që TASHJA shpëtoi.
                                                      *     *     *
Kishte ardhur “demokracia” dhe aty nga viti 1997, vjen më takon TASHJA. Mbetur për ibret si çdo i ndershëm,erdhi enkas në shtëpinë time.
-Aman,- më tha,- ngaqë të shkon fjala,mos ma vesh djalin polic. TASHJA e dinte që unë isha me PD dhe qeshë deri kandidat për deputet.Sado që nuk fitova,por kredinë e kisha. Shkova në komisariat dhe ua parashtrova kërkesën time.
– Shiko,- më tha ai i kuadrit,-unë përbri do vë emrin tënd.
-Pa merak fare,- i thashë.
-Ore,-më thanë,- a është ndopak demokart ai miku yt?
– Si mos jetë demokrat?Ai ka bërë burg në kohën e Enverit,- dhashë garancinë unë.
Ika me mendje të mbledhur që,më së fundi, në shtëpinë e TASHES do futej një rrogë. E veshën djalin polic(se TASHJA kish bërë burg në kohën e Enverit dhe garancia qeshë unë!!! Por ashtu si ç e ka dardha bishtin prapa.kështu doii me”bisht” dhe  TASHJA. Vazhdonin ato”avazet e dikurshme”. Një punonjëc civil shkon dhe e gjen  TASHEN duke ruajtur lopën në një copë toke buzë xhades Fier-Lushnje.
E gjen dhe fillon ta testojë. Jo si është,ku është dhe pa ca llafeve kot së së koti,i thotë TASHHES:
-E mirë demokracia apo jo?
-Ëhë,- i thotë dyshueshënm TASHJA.
-Sot e kemi si festë,- testoi i dërguari.
-Ore,unë nuk di që të ketë festë sot,- tha TASHJA!
-Kemi festë,se vjen presidenti,SALI BERISHA,-tha i dërguari
Ore këtë quan festë ti që u bë batërdia në  fshat:kush qe më i fortë mori ç’i desh qejfi.Pastaj,ato repartet ushtarake dhe armët,unë ua dhashë banditëve.Kështu s’e ke TASHEN ti,or byrazer.
I “dërguarI” e shtoi e ca mllefin e TASHES dhe që të nesërmen më thirrën mua,garantuesin.-Pse me TASHEN merreni ju,qëkur bëri burgun,-u thashë,TASHJA nuk mbush shumë. Ngulmova dhe djali i TASHES dhe sot është plolic.
* ngjarjet janë krejt të vërteta.Emrat janë trllime dhe sa për burgun e TASHES është burg i vërtetë.Shërbente në një repart kufitar dhe,kur kapteri ia shpuri inatin mu në majë të hundës,TASHJA rrëmben një kokërr qepë dhe ia jep mu në sy.Bëri 6-muaj burg.
** sa mirë do jetë që ta lexojë dhe vërsniku im,TASHJA,se rron atje në PETOVËN time.
                                     Tiranë,21 shtator 2023
blank

Kalbësirë Poezi nga Elida Buçpapaj

dita atje
është mollë
e kalbur
pa shënjë
dielli portokall
i kalbur
prilli një pemë
ulliri e kalbur
në rrënjë

atje kalbësira
lëpihet
si akullore
puthet
gjuhë më gjuhë
e kopjohet
me seri
mutacionesh

ky është
universi
i këtij fshati
pa të mbjella
ngërthyer
brënda një skene
karakatine teatri
ku turma
mëma e tiranëve
tha Diogjeni
është prore
spektatore

në atë fshat
ka vetëm një rrugë
qorre
që e udhëheq
pafytyrësisht
kalbësia horre

nga atje ku
iket si vërshim
revolte

vetëm kockat e eshtrat
qendrojnë stoikë
as nuk kalben
as nuk kanë
nga të ikin

xixëllojat
lindin nga fosfori
i skeletëve
të varreve
tē ndriçojnē
ditēn errësirë
të çlirojnë turmat
humbëtirë
nga kalbësimi
lebetitës
i kalbjes kalbësirë

 

(Marrë nga libri poetik i Elida Buçpapajt Of-shaj, Onufri 2022)

blank

NGA PËRRALLAT E LASHTA TË KAZAKISTANIT- Plaku Kanbak- Përkth. Agim Xh. Dëshnica

Te një fshat, te një kasolle pranë liqenit, jetonte një plak i çuditshëm dhe i zgjuar. E quanin Abai, por njerëzit ia kishin ngjitur Kanbak, që do të thotë fluturak.
Plaku merrej vetëm me gjah e me peshkim. Mezi mbahej mbi tokë, se qenkej aq i lehtë, sa çdo erë e ngrinte lart, e merrte me vete dhe e shtynte tej.
Armiku më i prapë i tij ishte dhelpra dinake. Ajo ia nxinte jetën. Ia rrëmbente patjetër një peshk, edhe kur ai zinte vetëm dy. Ndaj, njëherë Kanbaku mendoi të ikte larg fshatit, larg dinakes vjedharake.
Mblodhi plaçkat, një shakull me gjizë, ca peshq të tharë në një torbë, i hodhi mbi shpinë dhe u nis për udhë.
Ecën një ditë, dy. Lodhja e mposhti. Atëhere i vuri plaçkat, bashkë me shakullin me gjizë e peshqit e tharë në një gropë. Por, kur u lirua nga ngarkesa e u bë i lehtë si gjithnjë, era e ngriti sipër tokës. Dhe, si u mërzit me plakun, e vërviti në një grykë mali, pranë këmbëve të një vigani, që mbante ndër duar dy kodra dhe i përplaste njërën me tjetrën.
-Nga vjen e ku shkon, o plakush? – e pyeti ai Kanbakun me një zë të trashë, që dukej sikur dilte nga ndonjë shpellë.
– Po ja, si të të them! Bota është e madhe dhe rrugë ka shumë. Kreshnikun e maleve më s’e pres. Do të bëhem vetë kreshnik! – ia priti me dinakëri Fluturaku.
-Oho! Ti, me sa po kuptoj, na qenke çudibërës! – tha vigani dhe qeshi me të madhe, sa malet nisën të shembeshin. – A ke dëshirë të matemi e të shohim se kush është më i fuqishëm, unë apo ti? Ndërkaq, ai shkuli një shkëmb, e hodhi gjer në gjysmë të qiellit dhe e priti si top të lehtë.
– Hë, plako, si t’u duk? Tashti radhën e ke ti. Pa na trego se ç’mund të bësh!
Kanbaku u frikësua, por veten nuk e dha. U kap pas një cope guri dy herë sa vetja. Pastaj vështroi i shqetësuar herë qiellin, herë tokën.
-Hë, de, pse vonohesh? Ç’pret! Hidhe! – thirri me padurim vigani.
Plaku vështroi sërish qiellin e tokën dhe tha:
-Kam frikë!
Viganit i shpërtheu përsëri një e qeshur e fortë sa u tundën malet. Por Kanbaku s’i vuri vesh. ia ktheu:
-Dëgjo këtu, dëgjo! Nëse këtë gur e hedh lart, qielli do të përmbyset dhe do të rrëzohet në tokë. Dhe nëse qiellin nuk e pres e nuk e mbaj dot mbi shpatullat e mia, do të bëhet hataja. Toka bashkë me detet do të përmbysen.
Vigani u tmerrua si as ndonjëherë. ia kapi dorën Fluturakut dhe iu lut:
-Aman, madhëri, lëre, mos! E pranoj fuqinë tënde. Mos e hidh gurin, se përndryshe mbaruam!
Kanbaku kuptoi se vigani qenkësh i trashë nga trutë! I tha:
-Mirë, mirë! Ec të nxjerrim tani të brendshmet e barkut të tokës, tek do të të tregoj unë!
Vigani kërceu dhe e goditi tokën me aq fuqi sa që u zhyt deri në gjunjë, po s’doli gjë. Kurse plaku vrapoi dhe e goditi tokën bash te vendi, ku kishte groposur gjizën dhe peshqit e tharë.
Vështroi me habi vigani se si dolën peshq në sipërfaqe.
“Ou! Me këtë plakush s’paska shaka! Ky bëka mrekullira! Iu dashka sjellë me përulje e nderim këtij!” – mendoi dhe iu nënshtrua urdhërave të Kanbakut.
Plaku në atë kohë tha:
-Për sot mjaft u mora me ty! Nesër, nëse ke shokë, eja tok me ta tek unë! Ta bëjmë ndonjë lojë tjetër!
Vigani u takua të nesërmen me dhelprën, i tregoi çudirat e plakut dhe i qau hallin për tmerrin e madh, që e kishte pushtuar prej tij.
-Po tashti, nga kështu? Pse vrapon, sa s’po thyhen qafën!?- e pyeti dhelpra.
-Për tek ai, de. Se i kam thënë që do të vete ta takoj. S’ma mban ta gënjej!
-Aha! E paske gjetur njeriun, nga duhet të kesh frikë! A nuk shkojmë të dy, se dua t’ia ndreq samarin?
-Po mirë, hajde! Dhe të shohim ç’do të bësh!
Kanbaku i pa për së largu dhe thirri:
-Ej, dhelpër! Ku je ti!? Gjyshi yt më ka shumë borxhe. Dhe yt atë po ashtu! Dua të m’i shlyesh ti, por të vish tek unë jo veç me një vigan, por me më shumë, se vetëm njëri s’më mjafton!
Dëgjoi vigani fjalët e plakut Kanbak, e kapi prej fyti dhelprën dhe iu hakërrua:
-Deshe të ma hidhje, hë!? Të më dorëzoje tek ai si dëmshpërblim për borxhet e gjyshit dhe të babait tënd, hë!?
Ai e kapi atë për bishti, e rrotulloi disa herë mbi kokë dhe e përplasi me fuqi tej lumit, në faqen thikë të një mali shkëmbor. Dhe ajo i lahu hesapet.
Ja, kështu shpëtoi plaku i zgjuar Kanbak nga armiqtë e vet, vigani mendjetrashë dhe dhelpra dinake.
Po e besuat, dijeni se është përrallë! Por, me që kuptohet lehtë se përrallë është, atëhere mos e besoni!
blank

ODISEJA E NJË PIKTORI NË PATOK(FK)- Poezi nga NDUE HOTI

(Hyneret e Ibrahim Kodres-femije ne Patok-1928).
E ndjente veten te <<tepert>>,
ne familjen e re te babait,
kush nuk po e donte,
keshtu u vu ne kerkim te nje familjeje tjeter,
 <<mikpritese>>.
Ne fillim u lidh me nje familje,
hungareze qe e miqsuar,
me nje familje gjermane,
kish ngrehur nje stabiliment,
sharrash,
kish marre me koncesion
edhe disa siperfaqe pyje,
shtruar po punonin per shpyllzimin,
e Shqiperise se Mesme e Veriore, lenda e pare zgjidhej prej tuxharve nga Gurezi,
pritej ne lloga,
e mandej dergohej,
ne Bremen, Bari, Trieste.
Nje grup tjeter italian’,
kryente nga zona tjeter e vendit,
gjithe ate pune,
prane qytetit te PATOKUT.
I kishin gjett nje pune:
te ruante disa lope qumeshti,
te huajt cfaqen ateher’ dashuri,
te madhe per djalin e vogel,
madje u perkujdesen shume per te.
Familja gjermane e grishte,
te hante ne tavolinen e tyre,
aty njohu  dy voglushe,
te hijeshme,
njera quhej Herna e tjetra Berta.
i bante me qesh’,
me pehlivanlleqet,
 me levizjet e shkathta.
I ati i pikasi nje dite,
lopcari po jepej si teper,
pas te bijave,
nje dite prej ditesh i kurdisi,
nje loje te cuditeshme…
Mori dy flete sallami,
ia ngjeshi ne faqe Bertes,
e cila ia kalonte te motres,
per nga nuri,
duke ndenjur serioz i thote
babai i shoqeve:
<< Ibrahim, ke leje nga une ta puthesh Berten>>.
Keshtu ai vuri ne prove,
shqiptarin e besimit muhamedan,
qe e ndalonte perdorimin e mishit te thiut.
Aty per aty shqiptari i vogel Ibrahim Murat Shaban Kodra,
ia ktheu:
<< Te kam rixha, po Ju keshtu hidhni balte mbi fene time>>!
Kur provokuesi degjoi keto,
u be prush ne fytyre,
te gjithe ia dhane te qeshures.
Zoti i erdhi ne ndihme,
e  cliroi nga turbullimi,
ku e kish hedhur ndrojtja.
Po perdornin nje gjuhe,
qe ngrihej mbi bazen e shqipes dhe gjermanishtes…
Ata kishin mesuar ndonje shprehje,
shqip,
ndersa ky pak fjale gjemanisht.
Nje here e ftuan ne nje restorant, te Mamurrasit,
ku gatuanin mjaft mire makarona,
ishte e para here qe shkonte,
ne goje dicka po shijonte,
guzhinen italiane…
Qelloi asaj dite nje zotri,
i cuditshem ,
qe vinte nga zona,
ku ishin italianet,
nga PATOKU.
Ai kish nje dyqan cikerrimash,
disi te vecante,
tok me to sherbente edhe kafe,
e ftoi te punonte me te.
Do te jesh buze detit-ia preu-
“Nga ty dua vetem te shperndash,  kafene”, si kamarier.
Pranoi me gjithe qef, u lumturua,
tregtari i cikerrimave,
i kishte premtuar,
se do ta regjistronte mandej,
ne shkolle, ne qytetin e tij.
Keshtu djalit po i zgjohej,
deshira per te ndejtur,
me moshataret e tij,
per te rrokur serish lapsat me ngjyra.
Ibrahimi i len shendetin,
familjes gjermane,
ia mbajti me zotrine e ri,
siper nje vagoni me trupa,
pas nje dekovili qe nxirrte avull,
ndaloi afer sharrave, ne Patok.
Punen e kamarjerit e kapi shpejt,
si te sherbente kafene turke,
ne dyqanin e tij,
dhe aty u njoh me druvare, sharrtare te shumte,
nga Gurezi, Golemja, Neglat.
Nje dite pronari i mprehu,
nje kale me shale ,
I ngjeshi me vete dy domixhan’,
e urdheroi te shkonte ne Gurez,
te dugaja qe dinte ai,
nje vrapkali prej aty,
te Ndue Gjoni sigurisht,
qe t’i mbushte me vere.
Kur zuni te kthehej,
udha i shkoi ters,
pasi i  mbushi domixhanat,
kur bani te kthehej nga erdhi,
anes Rreles,
ia preu udhen nje breshke.
Kafsha posa e pa u hasdis,
djali e humbi toruan:
Kali la rrugen,
me te katra ia mori pyllin,
rruge e pa rruge.
Kish te ngjare qe djali,
te sakatohej,
te mbaronte pas ndonje peme.
Djali e mblodhi veten,
u kap pas nje dege qe vecohej,
dhe e la kalin,
te shkonte per ku i kish fryre, djalli.
Djali si nje pehlivan,
qendroi varur ne degen e pemes,
duke ber’ sehir kalin,
e mallin e pronarit te tij.
Mandej me kambe udhen mori,
menjehere leshoi kushtrimin,
Dy a tri ore me pas kafsha u gjet,  domixhanat nuk dihej,
kishin shkuar me shendet.
Meseleja e papelqyer terhoqi,
vemendjen,
shtoi gazin e shume banorve,
ne Fushkuqe, deri ne Stomet e Bardha,
i bahej sikur ishte qesharak,
pak a shume sic kishte degjuar ne prralla,
si  Nastradini.
Ditet kalonin te Gjini i Fllugave,  ne dyqanin Cikerrima-Bar-Kafe,
klientet hidhnin romuze,
per <<hyneret>> e kamarierit,
te vogel.
Nje zotri ketu,
u josh shume pas tij,
e quante te qorrollisur,
kur mori vesh,
se nuk shkonte ne shkolle.
Kamarieri ia shkoqiti punen,
duke i thene:
zotria i kishte premtuar,
por doli se po e mbante,
vetem thjeshte si shegert.
“E po ateher”,
u hodh e i tha zotria i panjohur:
“Eja me mua ne Durres,
atje kam dhe familjen,
nenen, timeshoqe dhe nje djale,
moshatar me ty,
per cdo gje, kini njeri-tjetrin”.
As vete djali nuk e dinte,
shkakun e vertete,
qe fjalen dysh s’ia beri,
ndoshta do te kete qene joshja,
qe me beri me ate qytet,
deshira per te ndjekur shkollen,
nevoja per te gjetur,
gjirin familjar.
Pranoi prapozimin e atij zotrie,
me pas doli se qenkej drejtor,
i Doganes se Durresit,
fill’ ne ate qytet,
gjeti familjen e tij te dyte.
Shkollen fillore nisi,
tok me vellamin e tij te ri,
Ciftit tashme po i dukeshin,
dy cunat,
ndodhen te dy me te njejte emrin,
si te ishin gatuar,
ne te njejtin bark.
Djalit iu kujtuan lapsat me ngjyra, kur ia pat’ sjell per here te pare,
i ati, kapiten anije,
vijat e para ne shtepine e tij,
iu fut vizatimeve,
i pelqenin portretet,
te heronjve.
Portreti i babait te kombit shqiptar,
Gjergj Kastriotit, prijesit,
qe per njezet e pese vjet qerndroi, ne krye te nje ushtrie,
dhe i beri balle fuqise me te madhe te shekullit XV,
-Perandorise Osmane.
Me pas vizatovi Ismail Qemalin,
qe ngriti ne Vlore,
flamurin e Skenderbeut,
Vizatoi Naim Frasherin,
vjershetorin me ne ze,
Vizatoi Gjeniun Shqiptar,
At Gjergj Fishten,
Homerin e Lahutes.
Vizitoi limanin,
sodiste mberritjen e anijeve,
me direke te medhenj,
e terhiqnin pa mase marinaret, zonjat,
Ndaj zuri t’i vizatonte ato.
Nje italian qe kishte goxha,
nje dyqan per orendi shtepiake,
me vitrina te bollshme,
qe hapeshin mbi bulevardin,
kryesor te qytetit,
i propozoi nje dite te punonte,
para lokalit te tij,
portretet e klientave.
I gatiti per kete qellim,
nje kambalec, pelhurat, bojrat.
klientet i linin ndonje bakshish,
ky filloi te pelqente,
nuk ua kthente doren,
zotria po e perdorte,
qe te terhiqte vemendjen,
e kalimtarve,
piktori i vogel ish,
si nje vitrine e gjalle.
Portretet po i punonte me qef,
jo per para’
parate po ia ngrohnin xhepin,
Ma e madhe ishte kureshtja  ,
qe punimet e tij,
zgjonin te qytetaret.
Nuk kishte mesuar ende,
ndonje teknike te mirfillte,
mbeshtetej vetem te shpirti,
ishte nje talent i lindur,
nje parapregatitje e natyrshme,
qe sigurisht i jepte dore.
Me ne fund ia behu nje zotri,
me uniforme,
E vizatoi portretin e tij,
ia ngjyrosi,
Ky ishte kuestori i qytetit port, kesaj rradhe bakshishi,
qe me i majme.
Disa dite me pas,
mberriti ketu mbreti,
Me shpuren e Tij,
per pushimet verore,
ne vilen madheshtore ne koder,
me pamje nga deti.
Nje oficer nga shpura,
vizite i beri kuestorit ,
dhe aty pau portretin,
i bane pershtypje saktesia, ngjyrat, drita,
E cmoi ngjashmerine,
nje heresh mori vesh,
cila dore e kish punuar.
<<Autori eshte nje femi jetim,
ka braktisur shtepine,
ku jetonte me njerken,
qe nuk kujdesej per te,
kujdesej vetem per djalin e saj,
e ama i kishte vdekur me gjithe, foshnjen qe po lindtte,
kur ky ishte tre vjec>>
-iu pergjigj kuestori.
<<E paska prere natyra aftesine e tij per pikture,
ndaj lipset ta ndihmojme,
sido-kudo>>.
Zotria i shpures mori persiper,
te fliste me nenen e mbretit,
Kjo ishte e dhene pas artit.
Nje rrobaqepes i qepi,
nje kostum te mendafshte,
te cilin ia shleu,
duke i punuar portretin,
e te fejuares se tij,
ritrato nga nje fotografi.
Diten e caktuar per takim,
erdhi per ta marre nje zotri,
quhej Kalem.
Ne udhe e siper perpiqej,
t’i mesonte:
<<Degjo ketu mor cun,
kur te arrish,
perpara mbretneshes,
qasu te Ajo me trupin drejt,
more vesh?
Me nje perkulje te lehte,
do t’i puthesh doren,
mandej, bej prapa tre hapa,
pa u kthyer,
mbavesh se c’ ka per te thane”.
Ibrahimi i vogel miratonte me koke,
kjo do te thoshte, se i kishte te qarta te gjitha.
Por kur e cuan ne salle,
perpara Nanes Mbretneshe,
e leshoi zemra,
Si i puthi doren ,
djalli e dinte shkakun,
beri keshtu edhe me te tjeret,
qe e rrethonin…ua puthi te gjithve doren.
Ndonese humbi toruan,
ia doli mbane t’i vinte vesh,
fjaleve qe tha Nena Mbretneshe,
se e kishte vlersuar portretin,
qe i kishte realizuar kuestorit,
se tashme e dinte qe ishte jetim,
babai rrinte shume ne det,
ne Bari, Trieste,
se nga merzia,
ia kisha mbathur nga shtepia.
Ajo e mbylli:
se ish ne doren tij, te pranonte,
te ndiqte shkollen,
ne Tirane tok me dy princat e saj,
pas Liceut do ta nisnin ne Itali, per te studiuar ne Akademine e Arteve te Bukura.
Ate cast Kodra i Vogel qe do te behej nje piktor kubist,
i njohur ne gjithe Boten,
me zor nxori nga goja,
nje <<PO>> te mekur.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
V.O.: Piktori Ibrahim Kodra u lind ne Ishem, nga prinderit Murat e Xhixha Kodra, me 22 prill 1918. I ati dhe gjyshi qe ne fillim i mesuan shkronjat arabe sepse nuk kishin frekuentuar ende nje shkolle shqipe. Me fletoret, lapsat dhe ngjyrat qe i pruni nje here kur u kthye nga lundrimi, i ati marinar ne portin e Durresit, ai filloi te vizatoje. Nga shtepia vizatoi gjithcka qe e rrethonte, mali i Krujes, Pyjet e pa fundme deri ne Gurez, deti i kalter, etj.  Vaizatimet e para lane gjurme te thella ne femijerine e tij. Kur nisi te ndiqte shkollen fillore, mesuesit i ra ne sy deshira e tij dhe ishte cuditur se si nje ne ate moshe e ato kushte mizeriete vizatonte me aq saktesi.
Ndonese e ama, ne lulen e rinise, per me teper e papergatitur per te perballuardetyrat e nenes, ia doli te mekonte nje dashurite tille, qe nuk do te mund t’i harronte Ibrahimi i vogel. Qe prej asaj kohe, kur e ama e la jetim, te gjitha nenat me moshe te re , do te merrnin per te emrin e Xhixhes.
Pas shume peripecishe, nje odise e vertete rruga e jetes se Ibrahim Kodres, arrin te vazhdoje studimet ne Itali. Deri me v. 1967 ishte thjeshte nje qytetar shqiptar. Ne v. 1958, do te merrte pjese ne Bienalen e XXIX te VENECIAS, ishte ftuar per te perfaqsuar Shqiperine ne Panairin e Piktures bashkkohore ne Chiavari. Merrte pjese perkrah Picasso-s, Ruo-s, Matisso-s, Moddaliano-s, etj.  dhe ne kete fitoi me ne fund qytetarine italiane, nderkohe qe president  ishte Giuseppe Saragatti. Pas marrjes se pashaportes italiane Kodra filloi te hapte ekspozita me pikturat e tij edhe jashtshte Italise. Ka cele ekspozita ne Kosove dhe Shqiperi. Une e takova piktorin, para Galerise se Arteve te Shqiperise ne Tirane, ne krah i qendronte shkrimtari Visar Zhiti.
Piktori u nda nga jeta me 7 shkurt 2006.
blank
blank
blank

Send this to a friend