Ishte vjeshtë me shi , vetëtima,
bubullima e krisma rrufeshë, kur Rakitiçi
me mercenarë, kullën e gurtë shkëmb
mbi shkëmb , – rrethojnë, për ta shemb…
Burrat dibranë t’i zinin rob në këtë tubim,
që do mirrej vendimi historik, flamurin
dhe Kullën, t’i Mbronin me çdo Çmim.
Kur plumbat breshëri, goditën kullën e gurtë,
ku valvitej flamuri i Skënderit me shqiponjën
dykrenare, dhe tymi e flaka muret përzhitën,
Tre mentarë e gjashtë trima dibranë, zjarrit zjarr
i dhanë në gojë, krism’ e armëve nuk pushoi…
Nëntë ditë e nëntë netë, kulla e gurtë
si keshtjellë, nuk u ep . Drini i Zi fryhet
e buçet, valët ngrihen shkulma- shkulma
të kërleshura . Malet e Korabit sokëllijnë…
Sinjalin marrin dibranët, rrokin armët
për flamur e për liri të luftojnë. Hëna natën
lëshon dritë, udhën trimave u tregon…
Turren serbët të ndërkryem:
ca me plumba, ca me bomba
me granada ca të tjerë….
për të hedhur kullën n’erë….
Kull’ e Gurtë e dibranit
Rri më këmbë e nuk Digjet, flakë
për flakë trimat Përgjigjen,
si luaj krifshë ngritur, midis
flakësh s’u përzhitën, rreptë
luftojnë dhe qëndrojnë –
për Flamur e Troje t’ Veta
nuk u dhimset as dhe Jeta….
Zien përbrenda Rakitiçi, turfullon
i zhgënjyer nga të vetët…Mercenarët
kërcënon dhe urdhëron : Me armë
në dorë, ngritur rmë kënbë, qëlloni
si luftetaret e vdekjes, brenda kullës
të hyni, me dhëmbë, rebelët t’i shqyeni…
Dibranët si gjithnji
në gadishmëri, i pritën sebët
siç pritet armiku
me plumb në lule të ballit:
Nga sharapolli, rreptë
luftojnë: Iliriani Leka e Skënderi;
nga dritaret e portat: Arbëri, Dardani
Isa e Çlirimi, shpërthejnë bombat….
Komandant Rakiticit,
Koka po i çahet zemra po i pëlcet :
Nëntë burreca të stromës e të dhogës,
po na bëjnë të hyjmë në të sëmës…
Pëthëu….pështynë mërcenarët, mbi fytyrat,
e tyre, bien stërkalat…Pas një rrotullimi mjeran,
rreh token me këmbë, me grushta kokën godet….
dhe vrik jep udherin tragjik: Me bidona vajguri ,
kulla të digjet, dibranët në hell të piqen…
Përpara edepsëza!… ulurinë Rakitiçi –
bir kurvash e kurvarësh, kopila që s’njihni
as babanë… Përpara për luftim, rrufe që djeg,
kthim prapa nuk ka, plumbi u pret….
Me thonj shqyjuani kraharorët,
zemrat t’jua hani, kafkat thyjuani
e hidhuani qenërve rrugaçë…
Kështu…dibranëve u themi pa frikë
mos i zemrëroni Perënditë! Zotër
në këto troje do jemi ne, sa të ketë
Dritë e Diell përmbi Dhe!….
Po… pse s’po ndihen krismat
e armëve të trimave dibranë?!
As zë s’dëgjohet, as lëvizje s’shihet !…
Në Kullën e Gurtë Heshtja ka Rënë …
Vallë kanë mbaruar fishekët? Mos
pagjumësia i kapiti, a u sosën
uhqimet e uria i këputi? Apo nga bidonat
me vajguri të serbëve, u tremb guximi
e trimëria u shua si kandili kur s’ka vaj?!…
Jo, thotë Plaku i Urtë i Odës Dibrane.
Me tespij ne duar mendmet i tjerr hollë
e tjetër gjë mendon: “Jo kushdo
dibranët i kupton… Pa njohur kodin
e të folurit nënmutaf,- i humbur del kushdo,
në çdo situatë, debat, luftë, a shtrëngatë….
***
Pas heshtjes… sa erdhi dekiku, i pritur…
Një plumb- fishekzjarr , nga brenda kullës
fluturoi në hapsirë, – jashtkullës krismat
e armëve ndezën flakë mjedisin përrreth,
Thirrjet “A Besa-Besë”nga qindra mijëra dibranë..
bënë të dridhenmalet e të tundej & toka nënkëmbë….
Në panik, sërbët, gjithë frikë e tmerr,
– kur panë mjedisin rrethuar, pa asnjë
shtegkalimi, ia mbathën nga kulla
e flamurit, armët hodhën përtokë
menjeherë… Të rrënqethur vdekjen
menduan… & jetën e përtejme në Ferr….
Me lotë në sy luten mercenarët: Amani,
mos na vrisni,…Armët, tonat s’janë
të Dërzhavës janë…. Komandant Rakitiçi,
zhgul mjekrën me duar te lidhura, pastaj
fort, fort Kokën godit…në Pellgun
e gjakut të vet …Bie …më …s’u Ngrit…
***
Valvitet Mbi Kullën e Gurtë të Lirisë,
Flamuri i Skënderit Nga Oda Dibrane
Mentari kumton: “Kur Populli Ngrihet
m’ Kamë, Dridhet çdo Pushtues e Tiran.
Fundi tragjik, si i komandantit Rakitiç……
Te lumte mendja e arte e lapsi flori ! Respekte dajosh !