Ata që janë në pushtet kanë frikë nga ndryshimet.
Ata që janë përmbysur ëndërrojnë ndryshime dhe punojnë për to.
Kurse vegjëlia rri në mes dhe paguan dëmet.
— Sokrati
Nëse ka një e vërtetë që ka udhëtuar pothuajse e pandryshuar nëpër shekuj, ajo është se lufta për pushtet rrallëherë pushon. Ndryshojnë emrat, flamujt, sistemet dhe sloganet, por mbetet i njëjti cikël: dikush përpiqet të ruajë pushtetin, dikush tjetër përpiqet ta marrë atë.
Mes tyre qëndron njeriu i zakonshëm.
Ai nuk zgjohet në mëngjes duke menduar për strategjitë e partive. Nuk fle duke llogaritur koalicionet. Nuk i kalon ditët duke ndërtuar pushtet. Ai zgjohet për të siguruar jetën, për të rritur fëmijët, për të mbajtur familjen, për të ruajtur dinjitetin.
Por pikërisht ai është ai që paguan më shumë.
Kur ekonomia dobësohet, ai e ndien i pari.
Kur çmimet rriten, ai shtrëngon rripin.
Kur institucionet dështojnë, ai pret në radhë.
Kur drejtësia vonon, ai humbet besimin.
Kur politika polarizohet, ai humbet qetësinë.
Pushteti dhe opozita shpesh paraqiten si kundërshtarë të përbetuar. Në skenë duken të ndarë nga gjithçka. Por nga këndvështrimi i qytetarit, nganjëherë ato duken si dy brigje të të njëjtit lumë: të zëna me njëra-tjetrën, ndërsa uji rrjedh mbi jetët e njerëzve.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Luginën e Preshevës, shqiptari i zakonshëm ka dëgjuar premtime për dekada. Ka dëgjuar fjalë për zhvillim, reforma, integrim, rilindje, ndryshim, transformim. Disa prej tyre kanë sjellë përmirësime reale. Të tjera kanë mbetur vetëm jehonë fjalësh.
Megjithatë, populli vazhdon të presë.
Pret një shkollë më të mirë për fëmijët.
Pret një spital ku njeriu të trajtohet me dinjitet.
Pret një gjykatë ku e drejta të mos ketë çmim.
Pret një administratë që shërben dhe nuk sundon.
Pret një treg pune ku suksesi të vijë nga aftësia dhe jo nga lidhja.
Kjo pritje nuk është thjesht ekonomike. Ajo është morale.
Sepse njeriu nuk ushqehet vetëm me bukë. Ai ushqehet edhe me ndjenjën se jeton në një vend ku ka vlerë, ku respektohet dhe ku e ardhmja nuk është një derë e mbyllur.
Ndoshta drama më e madhe shqiptare e dekadave të fundit nuk është varfëria, as mungesa e burimeve. Drama më e madhe është largimi i shpresës.
Kur një i ri largohet nga vendi i vet, ai nuk merr me vete vetëm valixhen. Ai merr me vete energjinë, dijen, ëndrrat dhe vitet e tij më të mira.
Kur largohet një mjek, largohet një pjesë e kujdesit të nesërm.
Kur largohet një mësues, largohet një pjesë e dijes së ardhshme.
Kur largohet një sipërmarrës, largohet një mundësi për punësim.
Kur largohet një student i shkëlqyer, largohet një mundësi për zhvillim.
Dhe kështu kombi humbet jo me zhurmë, por në heshtje.
Asnjë sirenë nuk bie.
Asnjë kambanë nuk lajmëron.
Vetëm aeroportet mbushen dhe fshatrat zbrazen.
Në këtë pikë duhet bërë një pyetje e vështirë:
A ekziston politika për qytetarin, apo qytetari për politikën?
Në teori, përgjigjja është e qartë. Në demokraci pushteti duhet të jetë shërbim. Funksioni i tij është të krijojë kushte që njeriu të jetojë më mirë, më lirë dhe më me dinjitet.
Por sa herë që pushteti fillon ta shohë veten si qëllim në vetvete, ai largohet nga misioni i tij.
Dhe sa herë që opozita e sheh ndryshimin vetëm si rrugë drejt pushtetit, ajo rrezikon të bëhet pasqyrë e asaj që kritikon.
Prandaj shoqëritë përparojnë vetëm kur lind një kulturë ku shteti është më i rëndësishëm se partia, ku institucioni është më i rëndësishëm se individi dhe ku interesi publik është më i rëndësishëm se fitorja politike.
Historia shqiptare është histori mbijetese.
Ky popull ka kaluar pushtime, perandori, ndarje kufijsh, luftëra, represione dhe tranzicione të gjata. Ka kaluar periudha kur gjithçka dukej e humbur dhe megjithatë ka gjetur forcë për të vazhduar.
Kjo është arsyeja pse shpresa nuk është luks për shqiptarët. Ajo është një formë mbijetese.
Por shpresa nuk mund të mbahet gjallë pafundësisht vetëm me fjalë.
Ajo ka nevojë për drejtësi.
Ka nevojë për meritë.
Ka nevojë për mundësi.
Ka nevojë për institucione që funksionojnë.
Ka nevojë për njerëz që mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë.
Në fund, pyetja nuk është se kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
As kush do të jetë në pushtet nesër.
Pyetja është më e thellë:
A do të arrijmë të ndërtojmë një shoqëri ku fëmijët të mos kenë nevojë të largohen për të ëndërruar?
Ku pleqtë të mos ndihen barrë?
Ku puna të vlerësohet?
Ku ligji të vlejë për të gjithë?
Ku politika të matet me shërbimin dhe jo me propagandën?
Sepse kur të vijë ajo ditë, formula e vjetër do të humbasë forcën e saj.
Atëherë pushteti nuk do të ketë frikë nga ndryshimi.
Opozita nuk do ta kërkojë ndryshimin vetëm për vete.
Dhe vegjëlia nuk do të paguajë më dëmet e betejave të të tjerëve.
Atëherë qytetari nuk do të jetë më spektator i historisë.
Do të jetë arsyeja pse historia shkruhet.
Vendi i Lekës,14.06.2026





Po Mr. Diplomat Shaban Murati,
Disa here cur diskutohej problem emrite kemi theksuare ne koments
Qe per per dhimin memrite duhet pyetet Edhe Shqiperia.
Sepse emri Macedonia ka ekzistyre Para se greket te vinin ne Balkans (VII bc).
Per ndryshe duhet veprojm si greqia qe ka dy shekuj te erryte ”time dark”,
ne te gjitha enciklopedite e bates thuhet ”Time Dark”(1200-800 B.C.para Krishtite,
Nje Seri ,toponimesh,oronimeshes,antroponimesh,teonimesh,etnonimesh,eponimesh,
nuke shpjegohen n gjuhen Greeke,por spjegohen ne gjuhen pellazgjike,-Thrako-Ilire-
Shqipja e sot me,”gjuhen zotit”,”thoti fliste shqip”, xhuzepe katapano,”mema e Gjuhve”.)
Sa do qe Kane fallsifikuare,ritushure,,pervetsuare
e asgjesure nuke Kane mundure te vertetojn qe Jane na ballkan.
Vetem ne shekullin e VII bc.Para lindies Krishtite BC:Marrim
vetem nje shembull,ne qofte se Aleksandra I Madh” Greet Alexander”
Po te ishe te grek?,pse do mesonte gjuhen greke.???
Edhe Perron e Epirit mundohe ta greqizojne???
Macedonia eshte toke ilire e banuare nga fiset ilire.
Per Emrin (eponimi) nuke duhet pyeture musafiri
(greku), duet Pyetet Autoktoni,-fiset IRIRE qe Kane
banuare e Jane AUTOKTONE.
“ILIRET”,Fiset,Trake,Epirote,
Ai vendi quhuej Paeonia-Paeonian.
Panonet dhe Painet Jane I njejti fise me
shtrirje te gjere (akad.E.Kocaqi)
Ne shqip shpjegohet
Maqedoni=maj,mbaj .,,mbashtroj,qe,dhi,
Maqedoni=c’fare done,?
Macedonin e permend Herodotus I cili thote :
“Race Maqedonase perfshin shume fise ,pra
perfshin shqiperin qendrore,dhe shqiperin perendimore
te banuara nga shqiptaret..me kufite jugore detin
Adriatic, me epirotet ne juga ne veri me Iliret p.
Macedonia eshte bashkim foisesh-Kryesisht epir,ilir.
Paionet Jane maqedonas,por pionet Jane ilire,atehere dhe
maqedonasite Jane iIlire.Maqedonasit ,Epirotet Jan fise te njejt
-Per bindje :
Sipas studimreve arkeologjike,andrpologjike,
paleontologjike,linguistike,historike,gjeografike
Gjeneza Maqedonise nga lashtsia ne diet e sotme
Vijone:
Mbreti pare maqedonas, Pelagoni,(aleati I
luftes trousers).
Dinastia e Maqedonise ze fill qe ne shekullin IX BC
Para lindjes Krishtite.
Mbreti p\are
KERAUNIN,(lX bc)
TRIMI,
PERDIKA,
ARGO,
FILIPI
AEROPI ,
ALKETA
Amynta,
Aleksandra I
PerdikaII
Arkelau
Amynta,III
Aleksandra II
Ptolemej
Pereira ^III
Filipi II
Aleksandri I Madh I Maqedonise
Aleksandra I IV
Demetri I
ANTIGNNI I,II
Demerit II
Filipi V
Perseus etj
Ne qofte se
sllavizohet emir, shuhet historian e popullit
Te asaj treve dhe e fqinjeve,dhe pervetsohete
NgA greket,cka nxine historian e gjith ketyre mbreterve,princave e
Kapitenve shumica me origjin shqiptar?
Pra duet gjith bacteria qeverit,politikanet,pushtetare shqiptar intelektualet
Te kundershtojn me force ket mbaeshtetje
Te pa drejte te greqise .
Pse Jo dhe Akademite e Shkencave te gjith shteteve ku ka shqiptar.
Eshte nje heshtje qe me vone kushon shtrejte.
Le te shpresojm qe ngelet emir Macedonia.
Fatbaedh Doci
Scientific Collaborator
New York
March 28,2018