Marina Tsvetaeva (Марина Ивановна Цветаева, Moskë, 8 tetor 1892 – Elabuga, 31 gusht 1941) ishte një poete dhe shkrimtar ruse.
PËR KË SHKRUAJ
Jo për miliona, jo vetëm për një, jo vetëm për vete. Unë shkruaj për vëtë poezinë. Është ajo që shkruhet nëpërmjët meje. Për të arritur te tjerët apo te vetvetja ?
Këtu dallohen dy momente: gjatë krijimit e më pas. I pari: pa «përse?», gjithshka për « si ? »:“. I dyti, do ta përcaktoja një moment të përditshëm, praktik.Vepra është shkruar: ç`do të bëhet me të ? kujt do t’i shkojë?, kujt do t’ia shes ? Oh, nuk e fsheh se, me të mbaruar një vepër, pikëpyetja e fundit për mua është më e rëndësishme.
Dhe kështu dy herë: qoftë për sa i përket jëtës shpirtërore, qoftë për sa i përkët jetës së përditshme – poezia është dhënë, kush do ta marrë?
Pak fjalë për paratë dhe lavdinë. Të shkruash për para është diçka e ulët, të shkruash për lavdi – heroizëm. Këtu gjuha dhe mendimi i rëndomtë gabojnë. Të shkruash për çfarëdo gjëje që të mos jetë vetë vepra, është si të dënosh veprën në një ditë dhe mjaft. Kështu shkruhen e mbase kështu duhet të jenë shkruar kryeartikujt. Lavdia, paraja, triumfi i kësaj apo asaj ideje – çfarëdo objektiv i huaj në vepër, është fundi i saj. Kur shkruhet, vepra në vetvete ka në të njejtën kohë qëllimin e saj.
Pse shkruaj? Shkruaj sepse nuk mund të mos shkruaj. Pyetjes mbi qëllimin – përgjigje mbi shkakun. Dhe s’mund të jetë ndryshe.
Në vitin 1917-1922 nga pena ime ka dalë një libër i tërë me poezi të ashtëquajtura civile ( mbi vullnetarët e Bardhë) E kam shkruar unë këtë libër? Jo. Libri lindi. Për triumfin e idesë së vullnetarëve? Jo. Por në të, ideja e tyre triumfon. E frymëzuar prej idealit të luftëtarëve vullnetarë, e harrova menjëherë, që nga rreshti i parë, – kujtoja vetëm një varg dhe e takova pësëri, vetëm pasi vura pikën e fundit: kam takuar idealin e gjallë të vullnetarëve mishëruar pavarësisht nga vullneti im. Garanci e efekshmërisë së poezisë së – ashtëquajtur civile, është pikërisht mungesa e momentit civil gjatë procesit të shkrimit, individualiteti i momentit të pastër poetik.Të njënjta gjëra që kam thënë për ideologjinë, vlejnë edhe për momentin e dytë, atë praktik. Pasi të kem shkruar disa poezi, unë, mund t´i lexoj ato në një skenë dhe të fitoj famën ose vdekjen. Por, nëse mendoj kështu, ndërsa i vihem punës, s’do t’i shkruaja ose do t´i shkruaja në atë menyrë që ato s’do të meritonin as famë e as vdekje.
Dy momente: para realizimit dhe pas realizimit. Për këtë aludonte Pushkini në vargjet e tij për frymëzimin dhe dorëshkrimin dhe këtë mendimi i rëndomtë, s’do ta kuptojë kurrë.
Lavdia dhe paraja. Lavdia: ç´gjërësi – hapësirë – harmoni. Çfarë solemniteti. Ç´paqe.
Parja: ç’meskinitet – mjerim – turp – varfëri. Ç`plogësi. Ç’kotësi.
Po atëherë ç`dua, kur veprën e përfunduar e lë në këto, apo ato duar?
Para, miq dhe, sa më shumë që është e mundur.
Paratë janë mundësia ime që të vazhdoj të shkruaj. Lekët janë poezitë e mia të nesërme. Lekët janë çlirimi im nga botuasit, redaktorët, pronariët e shtëpisë, shitësit, mecenatët: liria ime dhe tavolina ime e punës. Lekët, prveç tavolinës sime të punës, janë akoma, peisazhi i veprave të mia, ajo Greqia që dëshiroja shumë kur shkruaja Tezeun dhe ajo Palestina që do të dëshiroj shumë, kur të shkruaj Saulin; piroskafët dhe trenat që çojnë në të gjitha vëndet, në të gjithë dhe përtej gjithë deteve.
Lekët janë mundësia jo vetëm për të shkruar akoma, por më mirë, për të mos marrë parapagime, për të mos rrokullisur ngjarjet, për të mos mbushur të çarat poetike me fjalë të rastit, për të mos ndejtur ulur me x apo y me shpresën se do të më botojë apo ”do të më rregullojnë” në ndonjë anë – lekët janë mundësia ime për rrugëdalje, zgjedhja ime.
Leket, më në fund – pika e tretë dhe më e rendësishme-janë mundësia ime për të shkruar më pak. Jo tri faqe në ditë, po tridhjetë rreshta*.
Lekët e mi janë, para së gjithash, fitorja jote, lexues!
*Është pika që më përket më pak se të gjitha: 1. nëse unë « ngutem që të jetoj dhe të dëgjoj », nuk kam pra asnjë ngutje të botoj, kështu, për shebull, që nga viti 1919 deri në vitin 1922, nuk kam botuar as edhe një libër; 2. nxitime i shpirtit s’do të thotë ende nxitim i penës: për pjesën Trimi që më akuzojnë se e kam shkruar ”vetëm me një frymë” kam punuar, ditë për ditë, pa u shkëputur fare nga tavolina, tre muaj. Për Minjkapsen ( gjashtë kapituj) gjashtë muaj: 3. pas çdo rreshti është «gjithë ajo që mundem në kufijtë e një date, ore»
Për «lehtësinë» e vargjeve të mia flasin minutat e mia.
Lavdia? ’«Është përshëndetja e një mase njërëzish që ju s’i njihni » ( fjalë të të ndierit Skrjabin, s’e di, nëse të vëteta apo të atribuara ) Në peshën e jetës së përditshme – nje barrë tjetër për t´u mbajtur. Lavdia është një pasojë, jo një qëllim. Të gjithë të mëdhënjtë, të etur për lavdi, në të vërtëtë, synonin vetëm pushtetin. Napoleoni po të kish dashur famën, s’do të kishte vuajtur shumë në Shen Elenë, më i përsosuri i piedestaleve. Në Shën Elenë Napoleoni vuante nga mungesa e pushtetit, jo nga mugesa e lavdisë. Këtej torturat e tij dhe dylbitë e tij.Lavdia është pasive, etja për pushtet – aktive. Lavdia shtirhet: «prehet mbi dafina ». Etja për pushtet shkon me kalë në gjueti të atyre dafinave. « Për lavdine e Frances dhe për pushtetin tim»- ja motoja e vërtetë e Napolonit e thënë me zemër të hapur. Që bota t’i bindet Francës dhe Franca mua. Lavdia e Napoleonit quhet pouvoir, ( pushtet.) Për lavdinë individuale, (fjalë boshe) ai, para së gjithash, njeri i veprimit, s’mendonte. I dhënë i tëri pas buçimës së turmës dhe llomotitjeve të poetëve, përbuzste tepër, qoftë turmën, qoftë poetët për ta bërë. Synimi i Napoleonit ishte pushteti, kurse lavdia – pasojë e pushtetit të fituar.
Te poeti – unë pranoj lavdinë, si formë të autopropagandës – me qëllim fitimi. Dhe kështu unë që personalisht përbuz çdo formë publiciteti, duartokras përmasat – edhe në këtë rast të pamasë – e Majakovskit. Kur nuk ka para, Majakovski, oganizon «sensecionin» e radhës («shpëlarje poetësh», «kasaphanë poeteshash», «Amerikat» etj.). Njërëzit vrapojnë për të marrë pjesë në«skandal» dhe derdhin lekë. Majakovskit, poet i madh, nuk e çan kokën as për lëvdatat as për fyerjet. E di vetë plotësisht sa vlen. Por për lekët – për ato po, i intereson shumë. Dhe autoreklama e tij, pikërisht, për vulgaritetin është shumë më e pastër sesa e papagallëve, majmunëve dhe haremi i Lord Bajronit që siç dihet, për lekë, s’kishte nevojë.
Shënim i nevojshëm: as Bajroni as Majalkovski s’e përdorin për lavdi lirën e vet poetike; për të dy – jeta e tyre private, llum. Bajroni do lavdinë? Blen një sarajë, shkon të banojë në shtëpinë e Rafaelit dhe, mbase, shkon në Greqi… Majakovski do lavdinë ? Vesh një bluzë të verdhë dhe zgjedh si sfond një gardh me hunj.
Qendrimet skandaloze në jetën private të një gjysmë të mirë poetësh, janë një proçes pastrimi i jetës tjetër : për të qenë të pastër atje .
Pis në jetë, i pastër në fletore. (E pastër : lexo – e zezë. Eshtë pikërisht e zeza e fletores pastërtia e ti.j
Zhurmë në jetë, në fletore – heshtje. (Edhe gjatë stuhisë oqeani të jepë përshtypjen e qetësisë. Edhe kur është i qetë, oqeani jep përshtypjen e punës. I pari – një vëzhgues në veprim. I dyti-një punëtor në pushim. Në çdo forcë ka bashkëprani qetësie dhe pune. Paqja që që na ngjall çdo forcë, është paqja që në vend të asaj force ne provojmë. Kështu është oqeani, Kështu është pylli. Po kështu është poeti. Çdo poet është nje oqean paqësor ).
Në këtë mënyrë përgënjeshtrohet qartë një vend i rëndomtë : se në poezi gjithshka është e lejueshme. Asgjë – pikërisht në poezi. Në jetën private – gjithshka
Parazitizmi i lavdisë. Kështu në mbretërinë e vegjitacionit, pushteti është lisi, lavdia – dredhëza. Në nbretërinë frymore lavdia është kurtizania që prehet mbi dafinat e luftëtarit. Shtojcë falas – dhe e këndshme.
Lavdia-njëlloj veshi i Dionizit-mbështetur në botë, një homerik «qu`en dira-t-on`?» Një lajthitje një gabim dëgjimi i maniakut ( Përzjerje manishë: ajo e madhështisë dhe ajo e persekocioni ). Dy shenbuj dashurie gjenuine të lavdisë: Neroni dhe Erostrati. Që të dy maniakë.
Ballafaqim me poetin. Erostrati për të glorifikuar emrin e vet djeg një tepull. Poeti, për të glorifikur tekpullin, djeg vetveten.
Lavdia më e lartë (eposi), domethënë, forca më e madhe është anonime.
Ka te Gëtja një Maksimë: « s’duhet shkruar asnjë rresht pa patur parasysh një milion lexues ».
Po, por s’duhet ngutur me këta miliona, s’është nevoja t’i shrëngosh në një dhjetëvjeçar të caktuar ose shekull.
«S’ do të duhej…» Por siç duket du (-hej ). Duket më shumë një recetë për të tjerët sesa për veten . Do të mjaftonte shëmbulli i shkëlqyer i vet Faustit i cili nuk u kuptua nga bashkëkohësit dhe që provohet të zbërthehet që prej njëqind vjetësh «Ich, der in Jahrtausenden lebe..», ( Unë jetoj në mijë vjeçarë. Gëte. Ekerman )
Ç’gjë të bukur ka lavdia? Tingullin e fjalës.
Komentet