Sot violonçelisti Gjergj Antoniu, muzikanti par excellence do të festonte 75 vjetorin.
Koncertist karriere me një intensitet befasues koncertesh për kohën, ngriti peshë zemrat e spektatorit dhe u bë legjenda e jetës muzikore shqiptare. Për 35 vite rresht interpretoi në 91 koncerte, krye-vepra të literaturës muzikore botërore dhe pothuajse gjithë veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Por…
Në një ditë shtatori të vitit 2012, trupi i tij s’mundi dot t’i rezistonte më sëmundjes fatale, që e mori në një moshë relativisht të re, 63 vjeç.
Sa shumë projekte koncertesh mbetën pezull, sa ëndrra i mbetën pa u realizuar, sa vepra bashkëkohore të blera kohët e fundit edhe pse kurohej për disa vite në Greqi, Ai nuk mundi dot t’i jepte zë me talentin e tij të përveçëm e të pazakontë në mjedisin shqiptar por dhe jo vetëm.
I admiruar nga muzikantët dhe publiku, i vlerësuar me superlativa prej kritikës profesionale në shumicën e rasteve, me të njëjtin respekt edhe u përcoll në banesën e fundtit në atë 29 shtator…
Kur arkëmorti la prapa derën e Universitetit të Arteve, kortezhi instiktivisht e vuri në mes të dy rreshtave dhe po aq instiktivisht heshtja e rëndë u thye nga një duartrokitje e ndrojtur, që vetëm pas disa sekondave u shumëfishua nga të gjithë, me të njëjtin zell të përherëshëm. Për dijen time ishte rasti i parë i një reagimi të tillë dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.
Ishin këto duartrokitjet e fundit që i dhanë kolegët instrumentist, të cilët s’linin rast pa u shprehur në media për vlerat e tij, ishin kompozitorët që shumicën e krijimeve për violonçel ia dedikuan Atij e njëkohshëm e konsideruan frymëzues e konsulent profesional, ishin duartrokitjet e fundit të studentëve që do ju mungonte dashamirësia e urtësia e sugjerimeve profesionale, por dhe rreptësia në plotësimin e kërkesave dhe jo vetëm violonçelistët, por të gjithë studentët e tjerë, që përfituan nga kultura e tij dhe që me përkushtim dhe pasion kurrë nuk ia kurseu bashkëbisedimet për faktorët që siguronin cilësinë e interpretimeve. Ishin duartrokitjet e familjarëve të pakët, që koha i kishte rralluar, të cilët për dekada, madje që fëmijë i kishte bërë krenar.
Nga talenti i tij kanë marrë jetë 75 vepra të letërsisë botërore muzikore, 52 vepra të kompozitorëve shqiptarë, 14 vepra të transkriptuara, 9 vepra të muzikës së dhomës. Gjithësej150, prej të cilave një numër i konsiderueshëm i përcolli në skenat tona për herë të parë duke dhënë modelin e perceptimit dhe interpretimit artistik si Ai.
Muzikant i sojmë me fantazi krijuese dhe imagjinate të pasur që pas procesit rigoroz të njohjes, duke realizuar ekzekutime perfekte tekniko-profesionale ndjente misionin t’i përcillte vlerat estetike të veprës përmes prizmit të tij shpirtëror e intelektual.
“Çdo harresë është e dëmshme, por ajo mbi artin, tempujt e tij dhe dishepujt, është e pafalshme” (P. Kabo)
I paharruar kontributi.
(Të dhënat faktike janë nxjerrë nga studimi monografik “ Gjergj Antoniu Një jetë me violonçel”).nga ku po shkëpusim një fragment të karakteristikave të individualitetit.
Qendrimi krijues
Vepra artistike në të në cilën merr trajtë objektive vullneti krijues i kompozitorit, talenti dhe ndjeshmëria subjektive e tij ndaj ideve muzikore , imponohet si një skemë e përgjithshme për muzikantin interpret. Mbajtja e qendrimit realist dhe shprehja me vërtetësi realizon korrektësinë e ekzekutimit , domosdoshmëri edhe kjo e përgjithshme. Vetëm mënyra e përjetimit intelektual dhe shpirtëror të instrumentistit e bën atë variant të përveçëm. Në këtë kuptim, termi interpretim e presupozon , ekzekutimin ndërkohë ai sa është i dallueshëm aq mban edhe varësi lidhjesh me ekzekutimin, si simbiozë e vërtetësisë me individualitetin. Zbatimi me korrektësi i partiturës shfaqet si tipar i ekzekutimit të pastër, interpretimi është mëvetësi e qenësishme, është bazim i shpirtit drejtuar nga intelekti, është përveç sakësisë një vetdhurim plot pasion. Në të gjendet hapësira për të shprehur interpreti qendrimin subjektiv krijues. Në bashkëveprim me lirinë e shprehjes, ky qendrim ndihet në trajtat e ndjeshmërisë e nuancimet shpirtërore individuale, në perceptimin intelektual e artistik, e bëhet i dukshëm në karakterin improvizativ të lojës.
Improvizimi, kur plekset me rreptësinë e formës të çdo detaji e të parashtruar në veprën konkrete krijon në intepretim variantin e përveçm indivdual.
Në librin “Poetika Muzikore” në kapitullin mbi ekzekutimin Stravisnky pohon: “Eshtë e drejtë dhe e natyrshme t’i kërkojmë edhe interpretit nënshkrimin dhe kulturën që i kërkojmë krijuesit. Sepse që të dy do të gjejnë në to lirinë në plotësinë e saj të skajshme dhe në fund të fundit edhe nëse jo përnjëherej , suksesin e vërtetë, shpërblimin e ligjshëm të interpretëve, të cilët në shpalosjen e virtuzitetit të tyre më të shkëlqyer ruajnë atë modesti dhe atë vet përmbajtje të shprehjes që është vula e artistëve të sojmë” (fq. 87)
Natyrisht së bashku me lexuesin e vëmendshëm, biem në sintoni tek pranojmë që në këtë përkufizim të Stravinskit përfaqësohet më së miri edhe Gjergj Antoniu….
Tërë hapësira tingëlluese e veprës në interpretimin e tij vjen te dëgjuesi si refleks i vetëndjerë artistik, në lirinë e shprehjes e qendrimin krijues, dhe kjo padyshim ndihet jo vetëm në raport me literaturën shqiptare, por dhe me atë botërore ………
I.Dema ,12 Prill 2024
PÉRVEÇE REFORMAT ADMINISTRATIF MBRETI PROMOVOJÉ EMANCIPIONIN E FEMRAVE QE PATEN DREJTEN E VOTES PER PARE FEMNAT FRANCEZE.
Me pabesi dhe me vrasje e mori pushtetin dhe duke vjedhure pasurin dhe kombin e la duhet te denohej para popullit shqiptare turp per kete tradhetare
Or anonymous ik te enver-qeni ose te ed rama drogaxhia:kelysh komunist,Rrnoft Mbreti Zog per jet.
Anonymous.
Nee shqiptaret nuk jemi dakortesuar ,asnjehere ,me vehten tone ,Po keshtu edhe me pushtetet ,une besoj qe jemi katandisur deri ketu ku jemi sot , per shkak te injorances , dhe cmires ,percmimit ndaj figurave ,asgjë nuk kemi bere deri me sot per tu emancipuar SI komb…… vetem kemi ditur mire te shesim lekuren tone shume lire …..
Kam pas rast të bisedoj me sa njerz eminent Shqipëtarë ku Lart madhnisë së Tij Mbretit Të Shqipëtarëve Ahmet Zogu ka qenë figura ma e madhe krah për krah me Skenderbeun i cili formoj shtetin modern dhe ngriti Shqipërinë në rangun e Komunueltit dhe siguroj pamvarsin në mes ujqërve fashist Sllavë.
Por mjerisht patriarkana Oktodokse Sllave e joshi Fanoli dhe bani Revolucionin e Qershorit dhe ndëseu ujqërit Fashist Greko,Serbo Bullgar dhe largoj Mbretin e neruem Ahmet Zogu të aratiset në Jugosllavi, dhe këtu ishte koa e madhe që rrall lind ndër shqipëtarët diti ta mashtroj Jugosllavin e jo ti nënshtrohet tue besue në strategjin e Tij premtimet do ti marrë era se koha asht me çlirue Shqipërin me ndihmen e armiqëve E këtu I KEMI BORQ MBAR KOMBI QË MBRETI E NDRISHMI I SHQIPËTARËVE MERITON TË NGRITET NË PIEDESTAL PËR MIRËNJOHJE E LAVDIE!