Po e nis duke sqaruar kompetencat që Kushtetuta e Republikës së Kosovës i jep shumicës dhe opozitës – në sistemin demokratik që garanton shtetin e së drejtës, po kur deputetët e Kuvendit në funksion të pluralizmit politik duhet të kenë përgjegjshmërinë e Safeguard – Samaritanëve të rendit kushtetues dhe shtetit,
Sipas Kushtetutës së Kosovës, kandidatin për president e propozon një parti ose grup deputetësh me të paktën 30 firma:
AAK me 5.5% me 6 deputetë e vetme nuk e propozon dot kandidatin për president/e. Nuk ia lejon Kushtetuta.
PDK 20% me 22 deputetë e vetme nuk ka fuqi kushtetuese të propozojë kanditatin për president/e
LDK 13% me 15 deputetë nuk ka fuqi kushtetuese të propozojë kandidatin për president/e
Ndërsa VV me 51% dhe me 57 deputetë kish fuqinë kushtetuese ta kandidonte presidentin/en – pra në respekt të plotë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
VV me fuqinë e votës e votonte presidentin/ten sepse bashkë me pakicat jo serbe i bëheshin 67 vota.
Opozita duhej veç të ishte e pranishme për kuorum. Përgjegjshmëria minimale.
Edhe kur u tha Kurti jepini kandidatët tuaj, PDK, AAK dhe LDK mund t’i bënin bashkë e pra nuk i bënë 30 firma,
por edhe sikur t’i kishin me konsensus politik të tre partive tre kandidatë të tyre
këta tre kandidatë nuk mund të kalonin dot me votat e opozitës 6+15+22= 43 – pra duhej t’i votonte VV.
Eksplicitivisht dhe qartë Kushtetuta e Republikës Kosovës ia ndal dhe nuk ia jep të drejtën opozitës të kandidojë presidentin.
Albin Kurti i kërkoi opozitës tre kandidatë përfaqësues dhe unifikues por jo politikë – sepse asnjëra parti e opozitës nuk i kishte 30 firma dhe po ashtu nuk kishin bërë asnjë aleancë parazgjedhore.
Atëher’ VV bëri një lëshim të madh, për hir të interesit kombëtar I ftoi:
1. Propozoi të bashkëqeverisnin me humbësit – LDK i ofroi dy mundësi: a. nënkryeministrin, 4 portofole ministrore, përfshi ministrin e jashtëm ose b. kryeparlamentarin – PDK i ofroi a. kryeparlamentarin.
Shikoni se çfarë zemërgjerësie!
Nuk pranuan! Refuzuan! Kërkuan zgjedhje!
2.Atëherë VV i propozoi opozitës të jepte tre kandidatët e saj unifikues, por jo politikë.
Refuzuan, bojkotuan. Kërkuan zgjedhje!
Me këto tregues mund të thuhet me plot gojën se kjo opozitë është rrezik për rendin kushtetues.
Ndërsa ngërçi i kuorumit duhet të analizohet deri në instancat më të larta ndërkombëtare të juridiksionit.
Sepse nëse Kushtetuta e Kosovës nuk i jep të drejtë partive opozitare të propozojnë kandidatë pa patur 30 firma – por edhe sikur t’i kenë nuk mund të zgjidhet asnjë kandidat i opozitës pa votën e shumicës –
Kjo Kushtetutë e çon në zgjedhje një maxhorancë së cilës i jep fuqi kushtetuese edhe për ta kandiduar, edhe për ta votuar kandidatin për president/e – por që kërkon kuorum nga një opozitë që e njëjta Kushtetutë nuk i jep asnjë të drejtë.
Dhe opozita zgjedh bojkotin dhe zgjedhjet.
Kjo situatë duhet të zgjidhet, por e qartë si drita e diellit është se obstruksionizmi i opozitës vë në rrezik rendin kushtetues.
Opozita e Kosovës, të cilën e bojkotoi Sovrani për keqqeverisjen 20 vjeçare, nuk mund të përdorë si Shpatë Demokleu kartën e zgjedhjeve me shpresë të lodhjes së elektoratit dhe humbjes së durimit si dhe duke e adresuar fajin tek maxhoranca, kur fajtori është vetë opozita.