Vjosa Osmani kundër Vjosa Osmanit
Tash nëpër foltoret gju më gju me popullin ish presidentja po e zbraz thesin me akuza kundër vetes së saj, Vjosa Osmanit.
Kështu e ka nis fushatën tuj luftu vetveten:
kur më 4 mars 2026 si Presidente e Republikës së Kosovës dërgoi në Kuvend propozimin e 2011 për zgjedhjen e presidentit me votim popullor;
kur si Presidente më 6 mars 2026 e shpërndau Parlamentin, duke tejkaluar kompetencat kushtetuese e sipas konstitucionalistëve duke shkelur Kushtetutēn e rrezikuar puç institucional coup d’État.
Lufta e Vjosa Osmanit kundër Vjosa Osmanit u vu re:
në afrimet e saj me Edi Ramën;
në konfesimet e saj për “bastisje të Zyrës së Presidentes nga Gjykata Speciale” me aleatin e krijuesit të Open Balkan;
në qendrimet e saj heshtëse kur Edi Rama sulmonte Gjykatën Speciale e krijuar me bekimin e SHBA dhe BE;
me pjesmarrjet e saj të panatyrshme sikur ia vinte re Berat Buzhala nëpër tubime, promovime e takime të PDK me aleatët e saj.
Prania e saj në OKB me Grenell dhe Gjuriç, pa një deklarim e shpjegim paraprak nga Zyra e Presidentes nëse ka patur dakordësi me qeverinë e Republikës së Kosovës përpara se ky takim të mbahej (me të cilin do të merrem veçan) është një tjetër atak i Vjosës kundra Vjosës.
Sikur edhe rikthimi i saj tek shtëpia e vjetër, ku pa dinjitet kërkon si kusht vendin e oxhakut, vendin e të zotit të shtëpisë, kur për 6 vjet e ka braktisur shtëpinë dhe ka bashkëqeverisur me kundërshtarët politikë të LDK,
Por sulmet ma fundosëse të Vjosës kundër Vjosës janë mllefet dhe pretendimet e saj kundër Albin Kurtit –
Këtu Vjosa e ka humbur autokontrollin krejt dhe ua garanton humbjen atyre që ia dhuruan prej iluzioneve të rrejshme në tabaka vendin e kryefamiljares politike!
Fushatën antiVjosë që krijoi shijen e keqe menjëherë Vjosa Osmani e ka nisur prej intervistës së parë të saj tek Cim Peka e në vijim me sulme e shpifje kundër Albin Kurtit me të cilin ajo deshi aq shumë të ribashkëqeveriste edhe 5 vjet të tjerë
Si asht e mundur që Vjosa Osmani deshi me bashkëqeverisë me atë Albin Kurtin që ndejti “me Lajçakun e Epstein e Vuçiq” nëpër zyrat e Brukselit, e që tash Vjosa Osmani kërkon hetim!
Le t’i dëgjojë Brukseli pretendimet e Vjosa Osmanit e le t’i japë Brukseli përgjigje Vjosa Osmanit!
Po ku ishte kjo Vjosa Osmani
që nuk i shpalosi këto pretendime dyshuese kundër Albin Kurtit gjatë mandatit kur ishte Presidentja e Gjashtë e Kosovës,
por përkundrazi kërkoi që të bashkëqeveriste me Albin Kurtin edhe një mandat tjetër presidencial, si Presidentja e Shtatë e Republikës së Kosovës!
Si një “binom suksesi”
Dhe këto pretendime të pështirta Vjosa Osmani na i shpërfaq pa etikë politike dhe pa edukatë shqiptare si përrenj lluce të mllefosjeve të saj veç kur Albin Kurti nuk e kandidoi për presidente!
Siç e shihni deri tash Albin Kurti nuk ka reaguar, duke treguar kulturë politike me ish aleaten e tij Vjosa Osmani,
ndërsa kjo e fundit që po kujton se s’po le gur e dru duke ia hedhë kundër Albinit,
në fakt s’po len gur e dru që s’po len pa ia hedh vetes së saj Vjosa Osmanit.