VOAL

VOAL

31 janar 1925 Asambleja Kushtetuese shpall Tiranen Kryeqytetin e Shqiperise. Sot 31 janar 2022! Nga Alba Kepi

January 31, 2022
blank

Komentet

blank

Politikanë serbë, të gatshëm të marrin mandatet në parlamentin e Kosovës pas largimit të ‘Listës Serbe’

Prishtinë – Përfaqësuesit e subjekteve politike nga radhët e komunitetit serb që morën pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë shprehen të gatshëm për të marrë mandatet parlamentare të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Në prononcime për redaksinë serbe të Radio Kosovës ata shprehen se është e nevojshme që serbët të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament.

Politikanët serbë shprehen të gatshëm që t’i pranojnë mandatet në Kuvendin  e Kosovës, pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe.

Rada Trajkoviq, kandidate e Iniciativës Qytetare “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, në  një prononcim për redaksinë serbe të Radio Kosovës thotë se serbët duhet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe për këtë arsye shpreh gatishmërinë që ta pranojë mandatin e deputetes nëse i besohet.

“Do të ishte mirë që ata të zënë vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës, duke më përfshirë edhe mua në mesin e tyre, që kuvendi të mos jetë pa serbë, gjë, që për mua është një problem i madh. Është në të njëjtën kohë një mbështetje për ata për të cilët askush nuk flet, që janë serbët e harruar në komunat e tjera të Kosovës”, tha ajo.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, mendon se është e nevojshme që serbët të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sepse është një nga mekanizmat për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komunitetit  serb.

“Ne besojmë se e vetmja mënyrë se si mund të përpiqemi t’i mbrojmë serbët dhe veçanërisht serbët e jugut, për të cilët nuk është folur fare në muajt e fundit është të luftojmë me mjetet që kemi në dispozicion. Këto janë mjete që mund të sigurohen përmes institucioneve të Kosovës në mënyrë të rregulluar me ligj”, tha ai.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në komunat në veri të Kosovës, Rashiq tha se nuk ka përgjigje për këtë pyetje.

Dhjetë anëtarë të Listës Serbe, një ministër në qeveri dhe të gjithë kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, në fillim të javës së kaluar kanë  dorëzuar dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës dhe në institucionet e tjera, në shenjë proteste kundër vendimit  të  Qeverisë së Kosovës  në lidhje me regjistrimin e automjeteve nga targat ilegale në RKS.

blank

Giorgia Meloni në krye të Italisë

VOAL- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u betua në Quirinale përpara Presidentit të Republikës Sergio Mattarella: lindi zyrtarisht qeveria e re, e para në Itali e udhëhequr nga një grua. Pas Melonit, të gjithë ministrat e rinj u betuan me radhë.

Ndër anëtarët e qeverisë së parë të legjislaturës së re, nga Lega Nord  nënkryeministër Matteo Salvini, emëruar gjithashtu Ministër për Infrastrukturat dhe nga Forza Italia, Antonio Tajani, i cili bëhet kreu i ri i Farnesina (Ministrisë së Punëve të Jashtme). Ndër 24 ministrat (6 gra) 9 vijnë nga Vëllezërit e Italisë, ndërsa 5 nga Forza Italia dhe Lega. Giorgia Meloni ka vendosur gjithashtu të ketë pesë ministrave “teknikë”: Andrea Abodi (për Politikat e Sportit dhe Rinisë), Matteo Piantedosi (I brendshëm), Marina Calderone (Puna dhe Politikat Sociale), Gennaro Sangiuliano (Trashëgimia Kulturore) dhe Orazio Schillaci (Shëndetësia).

Pas ceremonisë së betimit në Quirinale, kryeministrja e re  mori urime nga liderë të ndryshëm politikë, përfshirë presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e cila shkroi në Twitter se “ajo është e gatshme dhe e lumtur të punojë së bashku me qeverinë e re italiane në një mënyrë konstruktive për t’iu përgjigjur sfidave që na presin”. rsi-eb

blank

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë”, Berisha i përgjigjet Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas një statusi të këtij të fundit, i cili u shpreh: “Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës kundër Kosovës”.

Berisha tha se ky është akti i një burracaku që fshihet pas hijes së vet .

“Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100 përqind dakord me këtë. Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Rama. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë.
Nëse presidenti i një vendi u arrestua pothuajse në avion, që nuk ka ndodhur kurrë, në mënyrën më të pamerituar, kjo ndodhi për shkak të fushatës anti-gjykatë të Ramës dhe Baton Stanishiçit. Absolutisht, qëndrimi më i keq që mund t’u bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, është fushata e çmendur e Edi Ramës, gjoja po i ndihmoj, por po i dëmton në palcë. Kjo me të gjitha, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare. Është interpretuar si presion politik, gjë që e hedhin me neveri në Europën Perëndimore. Nëse do t’i ndihmojë, të caktojë një fond dhe të marrë avokatët më të mirë dhe t’i dërgojë në sallë. Por Edi Rama po përkeqëson gjendjen e tyre para trupit gjykues në Hagë. Unë në radhë të parë jam kosovar. Kurse Edi Rama po bën gjithçka për interesat e tij personale. Kosova ishte në prag të anëtarësimit, Rama kishte disa mënyra më efiçente që të lobonte për këtë anëtarësim”, tha Berisha.

MË POSHTË REAGIMI I RAMES NË TWITTER:

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…

blank

Pse raketat e Rusisë në Ukrainë kanë ndikim të kufizuar?

Një makinë në flakë si pasojë e sulmit me raketa të Rusisë në Ukrainë më 10 tetor 2022.

RFE/RL

Reuters

Sulmet më të mëdha ajrore të Rusisë kundër Ukrainës – prej nisjes së luftës – kanë lënë të vdekur të paktën 19 persona më 10 tetor, dhe kanë kthyer mijëra ukrainas nëpër bodrume dhe streha të sigurta.

Sulmet, po ashtu, kanë lënë pa rrymë qindra qyteza dhe fshatra.

Sulmet – të cilat Perëndimi i ka konsideruar si të qëllimshme ndaj civilëve – janë përshëndetur nga besnikët e Moskës dhe janë konsideruar si pikë kthese e madje demonstrim i vendosmërisë së Rusisë në atë që Kremlini e konsideron “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

 

Mirëpo analistët ushtarakë të Perëndimit kanë thënë se sulmet kanë pasur koston e vet, sepse kanë pakësuar numrin e raketave ruse me rreze të gjatë, nuk kanë goditur asnjë shënjestër ushtarake dhe nuk kanë ndryshuar rrjedhën e luftës që po zhvillohet keq për Moskën.

“Rusisë i mungojnë raketat për të kryer shpesh sulme të llojit të tillë, dhe janë duke iu harxhuar rezervat derisa, në anën tjetër, ukrainasit janë duke pretenduar sukses të madh në shkatërrimin e disa raketave sa kanë qenë ende në ajër”, ka shkruar Lawrence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës.

“Prandaj, kjo nuk është strategji e re për të fituar luftën, por zemërim i një sociopati”.

Si po përshkruhen sulmet në Rusi?

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka përshkruar sulmet si përgjigje ndaj atyre që i ka konsideruar sulme terroriste nga Ukraina, duke përfshirë aty shpërthimin e 8 tetorit në Urën e Krimesë – të vetmen që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

 

Moska e ka aneksuar këtë Gadishull më 2014 dhe ndërkohë e ka ndërtuar urën.

Besnikët e Moskës i kanë kërkuar me javë të tëra presidentit rus, Vladimir Putin, që të përshkallëzojë konfliktin dhe shumë të tjerë i kanë përshëndetur sulmet e 10 tetorit.

Ramzan Kadyrov, besniku i Putinit, njëherësh lider i rajonit rus të Çeçenisë, ka thënë se është 100 për qind mbrapa strategjisë.

Ai madje ka bërë thirrje së fundi që disa komandantë ushtarakë të shkarkohen.

Margarita Simonyan, udhëheqëse e kanalit televiziv shtetëror rus, RT, ka thënë se Moska ka qenë duke e pritur kohën perfekte për të demonstruar fuqinë e saj.

Duke cituar një proverb, ajo ka thënë se “një rus i përgatit kuajt e tij ngadalë, por i drejton ata shpejt”.

Dmitry Medvedev, zëvendës-udhëheqës i Këshillit të Putinit për Siguri, ka thënë se Rusia tani do të mund të zgjerojë objektivat e saj.

“Synimi i veprimeve tona në të ardhmen, sipas meje, duhet të jetë shpërbërja e regjimit politik të Ukrainës”.

A mund të përsërisë Rusia këto veprime?

Ukraina ka thënë se Rusia ka lëshuar të hënën 83 raketa lundruese, po ia ka rrëzuar të paktën 43 prej tyre.

Moska ka thënë se ka nisur më shumë se 70 raketa dhe të gjitha shënjestrat janë goditur.

Të dyja palët kanë thënë se sulmi ka qenë i shkallës së gjerë, dhe i paparë prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.

Secila raketë, Kalibr vlerësohet se kushton më shumë se 6.5 milionë dollarë, çka nënkupton se Moska ka nisur në ajër raketa në vlerë të gati gjysmë miliardi dollarëve brenda një dite.

Analistët perëndimorë nuk kanë të dhëna të sakta sa raketa i kanë mbetur Rusisë, mirëpo sugjerojnë se sasitë janë të kufizuara.

Në korrik të këtij viti, Joseph Dempsey dhe Douglas Barrie nga Insituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, kanë thënë se Rusia është duke rritur numrin e raketave të nisura nga toka për të goditur shënjestrat e saj.

Kjo gjë “sugjeron se Moska duhet të grumbullojë me kujdes numrin e raketave lundruese që i kanë mbetur dhe t’i menaxhojë ato, po ashtu, me kujdes”, kanë shkruar ata.

A mund ta mbrojë Ukraina veten?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sigurimi i mbrojtjes ajrore përbën prioritetin e parë për Ukrainën.

Liderët perëndimorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden kanë premtuar më shumë sisteme, ndonëse dorëzimi i tyre merr kohë.

Ukraina tani varet nga sistemet për mbrojtje ajrore të periudhës sovjetike, sikurse S-300.

Uashingtoni ka premtuar muaj më parë se do të dërgojë në Ukrainë sistemin e sofistikuar NASAMS, mirëpo në shtator ka thënë se dorëzimi do të vonohet edhe për të paktën dy muaj.

Në praktikë, ekspertët ushtarakë kanë thënë se Ukraina mund të mos mbrojë kurrë gjithë territorin tokësor nga sulmet që kanë shënjestra me prioritet të ulët.

Ukraina është shteti i dytë më i madh në Evropë, pas Rusisë.

Sistemet ajrore, sikurse sistemet raketore amerikane Patriot, janë të dizajnuara për të mbrojtur shënjestrat specifike dhe me prioritet të lartë.

Sisteme tjera mund të ofrojnë mbrojtje më të gjerë, mirëpo në zona më të vogla, siç janë sistemet izraelite “Kupola e hekurt”, të cilat mbrojnë një shtet që mund të jetë 20 herë më i vogël sesa Ukraina.

“Kjo do të thotë se ashtu siç ka qenë e vështirë që të ndalim Saddamin nga lansimi i SCUD, dhe pavarësisht sa duam t’i ndihmojmë Ukrainës, parandalimi total i krimeve të luftës së Putinit, mbetet sfidë dhe fatkeqësisht aty përfshihen edhe sulmet me raketa ndaj civilëve”, ka thënë Mark Hertling, ish-komandant i forcave tokësore amerikane në Evropë.

Megjithatë, sulmet e 10 tetorit tregojnë se Ukraina është larg të qenit e pambrojtur.

Ndonëse pretendimet e Kievit se ka rrëzuar më shumë se gjysmën e raketave, nuk mund të verifikohen plotësisht, Rusia nuk ka goditur shënjestrat me peshën më të madhe, sikurse ndërtesat e udhëheqësisë në kryeqytet, të cilat ka mundësi të jenë të mbrojtura.

Çka tash?

Rusia ende përballet me problemet e njëjta strategjike që ka pasur para sulmeve të 10 tetorit: forcat ushtarake të demoralizuara dhe të armatosura keq, të ndara nëpër territore të mëdha në vijën e frontit.

Furnizimet po ashtu janë të cenueshme ndaj sulmeve ukrainase.

Avantazhi fillestar i Rusisë, mbi të gjitha fuqia e artilerisë së saj, ia ka mundësuar shkatërrimin dhe pushtimin e qyteteve ukrainase në periudhën maj-korrik.

Mirëpo prej muajit shtator, forcat e pajisura me artileri nuk janë treguar të mira për mbrojtje të territorit të pushtuar nga njësitet ukrainase që sa shkojnë e pajisen më mirë.

Moska nuk e ka nën kontroll hapësirën ajrore të Ukrainës, diçka që do t’ia mundësonte sulmet intensive me aeroplanë dhe helikopterë.

Sulme të tilla ia kanë mundësuar mposhtjen e rebelëve në Siri dhe Çeçeni.

Ben Hodges, një tjetër ish-komandant për forcat tokësore amerikane në Evropë, ka thënë se pavarësisht sulmeve të 10 tetorit, Ukraina ende duket se ka “momentum të pakthyeshëm” në fushëbetejë.

“Sistemi rus i logjistikës është i dërrmuar dhe asnjë rus nuk dëshiron të përfshihet në luftën e Putinit në Ukrainë”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Lulet nga Majakovski Nga Elektra Haxhia

 

…historia më prekëse në jetën e tij ka ngjarë në Paris, kur ra në dashuri me Tatjana Jakovlevën.

Ndërmjet tyre nuk kishte asgjë të përbashkët dhe s’kishte se si. Emigrantes ruse, elegante dhe të rafinuar, të edukuar me Pushkinin dhe Tjutçevin, as që i hynin në sy vargjet e këputura, të vrazhda, të plumbta e të copëtuara të poetit sovjetik në modë, të atij ‘akullthyesi’ nga Vendi i Sovjetëve.

Ajo nuk pranonte asnjë nga fjalët e tij, as ato nga jeta reale. I shfrenuar, i tërbuar, kokëkrisur, ai e trembte vajzën me pasionin e tij të papërmbajtur. Tatjanën nuk e prekte as besnikëria e tij prej qenushi. Nuk e mikloi as lavdia e tij. Zemra e saj mbeti indiferente.

Dhe Majakovski shkoi në Moskë i vetëm. Kjo dashuri e shpërthyer në çast nuk qe e thënë të realizohej. Prej kësaj dashurie atij i mbeti pikëllimi i fshehtë, neve – poezia magjike Letër Tatjana Jakovlevës, dhe asaj i mbetën lulet. Apo, më mirë, LULET.

Të gjithë honorarët për aktivitetet në Paris Vladimir Majakovski i depozitoi në një bankë për llogari të një firme të mirënjohur lulesh me një kusht të vetëm, që disa herë në javë Tatjana Jakovlelës t’i çonin një buqetë me lulet më të bukura e më të veçanta, si hortensa, manushaqe te Parmës, tulipanë të zinj, trëndafila çaji, orkide, astra, krizantema etj.

Firma pariziane me emër solid i kryente me përpikëri porositë e klientit kokëkrisur dhe qysh atëherë, pavarësisht nga stina dhe nga moti, vit pas viti në derën e Tatjana Jakovlevës do të trokitnin shpërndarësit e luleve me buqeta fantastike dhe me një frazë të vetme: ‘ Nga Majakovski’.

Ai mbylli sytë në vitet tridhjetë. Ky lajm e tronditi Tatjanën si një goditje me forcë të beftë. Tanimë ajo qe mësuar që ai t’i ndërfutej në jetë, qe mësuar se ai jeton diku dhe i dërgon lule.

Ata nuk shiheshin me njeri-tjetrin, por fakti që ishte gjallë njeriu që e donte aq fort, ndikonte në gjithë çka ndodhte me të: edhe hëna ashtu ndikon në shkallë të ndryshme tek çdo gjallesë mbi tokë vetëm nga që i sillet rrotull. Pas kësaj që ndodhi, ajo nuk e përfytyronte si do të jetonte pa atë dashuri të çmendur, të shkrirë në lule.

Mirëpo, në porosinë që poeti i dashuruar i kishte lënë firmës së luleve, nuk kishte as edhe një fjalë për vdekjen. Të nesërmen, te pragu i derës së saj u faneps shpërndarësi i luleve me të njëjtën buqetë e me të njëjtat fjalë: ‘Nga Majakovski’.

Thonë se dashuria e madhe është më e fortë se vdekja, po jo kushdo arrin ta mishërojë këtë thënie në jetën reale.

Vladimir Majakovski e arriti.

Lulet asaj ia çuan në vitin 30, kur ai vdiq, edhe në vitin 40, kur e kishin harruar.

Në vitet e Luftës Botërore, në Parisin e pushtuar nga gjermanët, ajo mbeti gjallë vetëm se shiste në bulevard ato buqeta luksoze. Çdo lule mbante fjalën ‘të dua’ ndaj fjalët e dashurisë së tij e shpëtuan gruan prej vdekjes nga uria, për disa vite me radhë.

Pastaj trupat aleate çliruan Parisin, pastaj ajo, bashkë me të gjithë qau nga gëzimi, kur rusët hynë në Berlin. Dhe buqetat vazhdonin t’i vinin e t’i vinin… Shpërndarësit rriteshin e rriteshin në sytë e saj. Në këmbim të të parëve vinin te rinj dhe këta të rinj tanimë e dinin se po bëhen pjesë e një historie të madhe dashurie. Dhe ata e shqiptonin atë fjalë, duke vënë buzën në gaz, me një buzëqeshje prej komplotisti, si fjalëkalimi që të hap portat e përjetësisë: ‘Nga Majakovski’.

Lulet nga Majakovski atëbotë ishin bërë një histori pariziane…

Këtë ndodhi inxhinieri sovjetik Arkadi Ryvlin e kishte dëgjuar nga e ëma, kur ishte i ri dhe kurdoherë ëndërronte të dinte vazhdimin e saj. Në vitet shtatëdhjetë ai mundi të vizitojë Parisin. Tatjana Jakovleva ishte akoma gjallë (ajo vdiq në vitin 1991) dhe e priti me kënaqësi bashkëpatriotin e saj. Ata të dy biseduan gjatë për gjithçka në botë me filxhanin e çajit e ëmbëlsirat përpara.

Në këtë shtëpi të rehatshme lulet ishin gjithandej – si për të mos i ngrënë hakun legjendës, ndaj dhe mysafirit i vinte zor ta pyeste atë zonjë flokëthinjur e me hije mbretërore për një aventurë të viteve të rinisë, i dukej jo e udhës. Por në një moment nuk e mbajti dot veten dhe e pyeti, a është e vërtetë ajo që thonë, sikur lulet e Majakovskit e paskan shpëtuar atë në kohën e luftës?

Mos është kjo një përrallë e bukur? Është e mundur që kaq vite me radhë …

– Pijeni çajin, – iu përgjegj Tatjana, – pijeni çajin. Ju nuk keni ngut, apo jo?

Dhe në këtë çast ra zilja.

Ai kurrë ndonjëherë në jetë nuk kishte parë një buqetë kaq madhështore, prapa së cilës thuajse nuk dukej koka e shpërndarësit, një buqetë me krizantema të arta japoneze, që shëmbëllenin me mpiksje diellore. E pas kësaj tufe mrekullie që shndriste në diell, zëri i shpërndarësit shqiptoi: “Nga Majakovski”.

Nga Elektra Haxhia

blank

ZAMAK I FLAMURIT GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT- Nga Fritz RADOVANI

 

blank

Ishte shpata dhe ajo perkrenare që perjetsuen në Trojet tona Ilire emnin Shqiptar. Ishin Shqiptarët që pa iu tutë syni nuk kanë kursye gjakun e vet, me shkrue Epopenë e Pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Janë edhe sot gurët e Kështjellave heroike Shqiptare të daltuem me tehun e shpatave të Atyne Burrave trima, që per Lirinë e Atdheut vdiqën si me lé per Idealin e naltë: “Atdhé e Fé”!
Janë mburojet e pathyeshme ku u perplasen luftat ma të rrebta e ma mizore që ka njohë historia ynë, per me thye dhe me mposhtë Trimin e pashoq të Kështjellës së Krujës sonë Heroike.
Janë Trojet tona të njomuna me gjakun e Atdhetarëve, të pathamë edhe sot!
Janë gurrat e lumejëve, të prrojeve, e janë edhe shpellat e errta të maleve tona ku edhe sot, gurgullojnë vijat e pashterrshme të Gjakut të Shqiptarëve, e prap sot, nuk thirren “kufijë” të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit!
Janë shtatoret e Trimit të Krujës, të ngrituna nder Shtetet ma të njoftuna të globit, e prap ka nga tradhëtarët tanë që kerkojnë me e mohue historinë!
Janë pasuesit e Atij Burri që me shpaten e vet, i tha otomanëve: “Ndal! E jo, ma ndej!”, dhe, po prap mbi gjurmët e Tij, Shqiptarët vazhduen luften per mbrojtjen e Lirisë së trojeve tona, e kur ua kerkoi Atdheu, per Até dhane edhe jeten. E pra, nuk janë aq pak sa me u “harrue”, ose ma keq…
E ku janë Vorret e Tyne të bekueme!?
Ku janë Emnat e luftarëve të asaj historie Shqiptare plot lavdi e dafina?!
Jo bré, kështu! Të mos e shuejmë Gjakun e Tyne me “harresë”, apo me një “vrasje” të dytë edhe ma mizore se e para!
Per ké dha jeten Gjergj Kastrioti?! Per ké dha jeten Dedë Gjo’ Luli?!
Per ké dha jeten Shqiptari i Bjeshkëve të Nêmuna, i Maleve t’ Hotit, Grudës, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë, Vorio Epirit?!
E Shteti Shqiptar, prej kujt mori jetë?! – Askush nuk di me tregue!
Per ké dha jeten Prekë Cali!? Per ké dha jeten Trimi i Hotit Gjelosh Luli?!
E Zalli i Kirit pranë Rrëmajit “heshtë” ku, gurtë e tij janë të skuqun nga një Gjak i freskët dhe i paster i derdhun në mengjesin e një epoke gjakatare, të ardhun naten per hanë e groposë aty nga sherbëtorët e sllavokomunizmit, gjithnjë të etshëm dhe t’uritun si ujqit e para pesëqindvjetëve, që erdhën nga pyjet e Kaukazit, si t’ ishin bash vllavrasësit e katilit Ever Hoxha.
Ku janë bré, trojet e harrueme të Atyne Trimave që në vitin 1911 trandën Stambollin, e sot Emnat e Tyne nuk i gjenë as nder librat e shkollave?!
Kush mundet me mohue Emnat e Atdhetarëve tanë që gati mbas 500 vjetësh, i thanë turqëve e malazezëve “shporruni këndej” në Hot dhe në Memorandumin e Gerçës, e sot këta Emna nuk permenden fare tue fillue nga Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Palok Traboini, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Col Dedi i Selcës Këlmendit, Tomë Nika i Shkrelit, Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Martin Preka i Shkrelit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas, Bash Bajrami, Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. Memorandumi pat jehonë në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë. (Marrë nga Revista L.E.K.A. 1937).

Të pranishem aty ishin edhe Klerikët Katolik Shqiptar të atyne krahinave, tue fillue nga i zoti i shtëpisë At Mati Prennushi, organizator i këtij takimi me Ipeshkvijtë e njohun Imzot Luigj Bumçi e Imzot Lazer Mjedja, që kanë ndihmue edhe në përgatitjen e tekstit.
Aprovimi ishte marrë edhe nga Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. Ishin aty të pranishem Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Kiri e Pamvarësi.
Memorandumi ju dorzue perfaqsuesit turk në Cetinë me 25 qershor 1911 nga Këta Perfaqesues të Kuvendit: Ded Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod  Preçi (Kastrat),Prekë Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder). Nga Kujtimet e Imz. Luigj Bumçit kemi një dokument me randësi që tregon se kur “Perfaqsuesi” turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Dedë Gjo’ Lulin se, “a i dueni për vete a për gjithë Shqipninë pikat e “Librit të Kuq”?
– I Madhi prijës i Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjo’ Luli i ishte pergjegjë: “Ato pika që janë në Librin e kuq  i dona ma parë për vedi, e mandej, për Shqipninë  mbarë!” E fjala mori dheun.
Sot, pjesa ma e madhe e Këtyne Emnave të nderuem nuk zehen me gojë!
Fatkeqsisht mohohen veprat e Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Bajram Currit e të sa e sa Herojë dhe Heroinave Shqiptare, që nderuen me veprat e veta të pavdekëshme Emnin e Gjergj Kastriotit.
***
Me daten 17 Janar 1468, Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë. Mendohet se asht varrosë në Kishen Katedrale të Shen Kollit, që ishte ma e madhja e atij vend e rindertueme prej Tij. Besniku i Tij Imzot Pal Engjëlli, nga historianët tregohet se ndodhej në Romë, ku me të mërrijtun lajmi i vdekjes së Prijsit të Arbënisë atje, Gjergj Kastriotit, u nis për Shqipni “per me marrë nga e veja dhe i biri i Skenderbeut të drejten e mbrojtjes, me garnizone venedikase, të Krujes e të kështjellave tjera.” (Fan. S. Noli, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” fq. 148)Ma vonë iku dhe e veja Donika e Gjoni, në Mbretninë e Napolit per mos me u kthye ma!
Në vitin 1478, “dhjetë vjet më vonë, kur pushtuan Lezhen, turqit hapën dhe varrin e tij, që të merrnin copëra të kockave të tija, si hajmali.” (F.S.Noli.)
Sebeliku na informon se “valle vajzash shqiptare, midis buçitjes së betejës dhe zhurmës së armëve barbare, mblidheshin rregullisht çdo tetë ditë mbi kështjellat, ku kishte mbretëruar Skenderbeu, për t’i kënduar hymne Herojt të tyre të vdekur.” (F.S.Noli, fq. 149)
Iku Imzot Pal Engjëlli, iku e veja Donika dhe i biri Gjon Kastrioti, ikën gjeneralë, klerikë e laikë nga Arbënia, ikën e vazhdojnë me ikë edhe sot. Kam lexue dhe jam interesue edhe per shkrime që nuk njihen endè në Shqipni, të dijetarëve dhe shkencëtarëve Fan S. Noli, At Athanas Gegaj, At Marin Sirdani, Milan Shufflay, At Zef Valentini S.J., At Gjergj Fishta, At Justin Rrota, At Daniel Gjeçaj, Prof. Zef Mirdita, Prof. Aurel Plasari e deri tek At Konrrad Gjolaj, dhe nuk kam mujtë me gjetë askund të shkrueme: “Tue dijtë të gjithë çka kam permendë ma siper se kur turqit do të pushtonin Lezhen, puna e parë e tyne do t’ ishte me shkatrrue kulm e themel Kishen Katedrale të Shen Kollit, si asht e mujtun që askush nuk shpjegon se çka u mendue dhe si asht veprue me Eshtnat e Heroit tonë Gjergj Kastrioti, per mos me i lanë me u dhunue nga turqit?!”
Emni i Gjergj Kastriotit asht Emni ma i Shejtë e ma i bekuemi per Shqiptar! Ai vazhdon me kenë i gjallë edhe sot në boten e perjetëshme t’ Atdheut të vet, në boten e pavdekshme të Shpirtit Atdhetar Shqiptar.
E bashkë me Gjergj Kastriotin sot janë edhe Zamakët e bardhë të Flamurit Tij të lavdishem Kuq i Zi, të cilët dhane jeten per “Atdhe, Fé e Perparim”!

AT GJERGJ FISHTA: çOHI T’ DEKUN

blank
Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra,
Pse Perendija s’ ka me u lanë me u thye.
T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra
E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.
Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,
N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!
E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,
Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli
Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –
Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë
E nami i sajë per jetë u trashigoftë!
Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri
E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë me mal me vrri
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!
(Pjesë nga “Lirikat”, botue në vitin 1941)

AT PJETER MËSHKALLA S.J. KA THANË:

blank
At PJETER MËSHKALLA S.J.

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.
Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar.
Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po.
Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova. Ai më ra një shputë dhe unë rashë përtokë.., m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorën Tande!
Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush prej tyne me dorë!”.
Sa shumë Zamakë të bardhë të Flamurit Kastriotit kishte kjo Shqipni!!
Melbourne, 2022.

blank

IMZOT   LAZER  SHELDIJA – Nga Fritz RADOVANI

 

 


Pjesa Nr. 61, Zamak i Flamurit Kastriotit …

blank

IMZ.LAZER SHELDIJA

(1928 – 1988)

 

Lazer Kol Sheldija asht le në Sheldijë të Shkodres në 1928. Asht kenë në grupin e pare të nxanësve të Don Alfons Trackit. Dhe mandej ishte mësues nga krahina e Malësisë së Madhe, prej ku kaloi në Jugosllavi mbas 1944 dhe mandej kaloi n’Itali. Atje ka krye studimet e nalta teologjike dhe filozofike dhe Shugurohet meshtar në Romë. Në vitin 1960 emnohet në Brazil, ku ka sherbye per 10 vjetë deri në vitin 1972. Prej vitit 1972 transferohet në USA, në qytetin New York, deri në vitin 1988, ku sherbimet i ban anglisht-shqip. Gjithnjë ruen në zemer dashuninë per Ardhe, tue u largue gjithmonë nga të gjitha ndikimet jugosllave. Flitet per majtjen e një ditari me vlerë, po per fundin e tij mbas vdekjes nuk ka ende burime të sigurta.

Ka shkrue materiale me vlerë historike per Martirët e Kishës Katolike në Shqipni, në vitin 1967, dhe në “Buletinin Katolik Shqiptar”, që asht botue asokohe nga Gjon Sinishta, ku Don Lazri perdori pseudonimin Mark Kolaj. Pseudonimin e perdori per mos me pasë pasoja nga komunistët n’ Atdhe, ku kishte edhe krejt Fisin e vet, nen shtypjen barbare të Sigurimit të shtetit.

Asht nder klerikët e nderuem dhe të paharrueshem per ndihmat që i ka dhanë Shqiptarve që arratiseshin dhe nuk kishin asnjë njeri në Amerikë.

Asht nder rastet e veçanta që disa shqiptarë t’ arratisun kur Ky ishte në Bronx dhe New York, të cilët u mundue me të gjitha mjetet me i ndihmue materialisht, tue kerkue edhe vende pune, shkolla e banesa per ta. Mërrijti me marrë në qelen e Tij edhe tre t’ arratisun nga Shqipnia në 1988.

Një ngjarje jo vetem e mnershme po edhe e trishtueshme me u mendue.

Ishin tre refugjat nga Veriu, njeni prej tyne ishte prej Shkodret, që kishte shkue në qelen e Don Lazrit per me lypë  ndihmë. Në Shtatorin e vitit 1988, këta të tre shkojnë rishtas per ndihmë, dhe një natë krejt pabesisht, në disa rrethana misterioze vrasin bamirsin e vet meshtarin Don Lazer Sheldija.

Fillimisht mendohet se ngjarja lidhet me vjedhjen e qelës së Don Lazrit. Por fakti i këtij krimi të shemtuem vertetohet se asht organizue nga Sigurimi i shtetit komunist të Tiranës, i cili i tregoi Botës se, “ujku ndrron qimen po, asnjëherë vesin”! Dhe, asnjëherë ky akt tradhëtar i barbarizmit komunist nuk do të ndryshojnë nga veprat barbare të “rilindjes së tiranit Edi Rama!”

Po t’ ishte vetem akt vjedhje të hollash, vrasja mbyllej prej tyne vetem me “mbushjen e xhepave”, po jo me vepra të pandigjueme mbi një trup të pafajshem kleriku, që vetem u mundue me i ba mirë atyne agjentave.

Kujtoj  asokohe shumë mirë sesa me vështirsi besohej nga njerzit atje, një akt krejt i pabesueshem i vrasjes së një bamirsi, “me urdhën nga lartë!”.

Ishte vetem nderhymja e Nanë Terezes në Gjykaten Amerikane, që i shpetoi vrastarët nga karriga elektrike. Vetem që ata mos me mbetë në “Histori”!

Sot, ne jemi para një fakti që verteton njenin prej krimeve të pafalshme që Shqiptari, ka krye kundrejt një Kleriku Katolik Shqiptar ashtu si gjithnjë Sigurimi shtetit barbar komunist në Shqipni, ka krye me disa mija vetë prej Atyne Atdhetarve tanë, që sot nuk kanë as Vorre dhe asnjë Shenjë tek koka.

Rinia Shqiptare sot, ka një detyrim të Pashlyeshem ndaj të gjithë Atyne të Pavdekshemve Atdhetarë, që rane nën shpaten e diktatorit tiran dhe të njohun si kriminel e tradhëtar i Atdheut, vrastarit ordiner Ever Hoxha, të pasuesit skile Ramiz Alia dhe kobres së shqiptarve Nexhmije Hoxha.

Heshtja sot asht vetem mjet me fshij krimet e atyne vrastarve, që ndersa Shekuj nuk do të harrohen per gjakun e derdhun e të pafaj të Shqiptarve!

Lumej Gjaku kanë rrjellë prej 1944 nga Bjeshkët e Nemuna të Veriut!

Asht vazhdue vllavrasja e pamëshirshme per vite e vite nder të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë, vetem si e si me zhdukë tiparet Burrnore t’ Atyne krahinave që sakrifikuene aq shumë per Atdheun e vet Shqipni.

A e dini o Vllazen e Motra Shqiptarë, se Historia e vertetë dhe e saktë sot, jo vetem nuk asht e shkrueme, po asht e fallsifikueme dhe e tjetersueme tue fillue nga aktet ma të vjetra e heroike e deri tek ma të rejat? Ajo që ngjet në Trojet Shqiptare, asht e pakrahasueshme me asnjë nga vendet e Europës!

Dhe, arsyeja kryesore sot asht fshimja e Emnave të Nderuem të At Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Don Nikoll Kaçorrit, Imzot Luigj Bumçit, Arshi Pipës, Imz. Frano Gjinit, At Mati Prennushit, Abatit Mirditës e të sa e sa të tjerve që krahas Burrave të Hotit e të Grudës, të primë nga i Madhi Ded Gjo’ Luli, shkruene me Gjakun e Tyne Historinë e Lavdishme të Shqipnisë së Lirë! Vazhdimsia në gjurmët e turpit të mbas 1944, ka vetem një emen në Histori: Tradhëti! E ajo “tradhëti”, sot ka dalë haptas perfushë n’Atdhe!

E, Populli Shqiptar sot, duhet të kujdeset Perjetsisht, me ruejtë të paprekun në Malet tona Visaret e Shtrenjta të Atyne Shkambijve të lamë me Gjak:

Ata Zamakë të Bardhë e të Bukur të Flamurit Kuq’e Zi të Heroit Kombtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

            Melbourne, 29 Gusht 2022.

blank

Kurti: Nuk mund të ketë një rend ndryshe në veri e ndryshe në pjesën tjetër të Kosovës

VOA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se Serbia panevojshëm dhe krejt artificialisht është duke përshkallëzuar retorikën dhe veprimet në fushën e sigurisë, ndërsa po kërcënon qytetarët serbë për të penguar integrimin e tyre.

Ai i bëri këto komente gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës ku foli për herë të parë lidhur me bisedimet e javës ë kaluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, por pa përparim drejt një zgjidhjeje për çështjen e reciprocitetit për dokumentet e identifikimit dhe targave të automjeteve, që çuan në tensione në fillim të këtij muaji.

Presidenti serb akuzoi Kosovën për refuzimin e çdo kompromisi ndërsa theksoi se qëllimi i vetëm i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova.

Kryeministri Kurti tha sot se “pala serbe pa nevojshëm dhe krejt artificialisht është duke eskaluar sikurse retorikën ashtu edhe veprimet në fushën e sigurisë, kjo bashkë me kërcënimet e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës që duan të mbështesin vendimet legjitime të Republikës së Kosovës. Si e tillë, kjo përbën cenim të drejtpërdrejtë, si të sigurisë nacionale ashtu edhe të rajonit në tërësi. Mendoj se këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsinë në negociata, duke kërcënuar Bashkimin Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Mbretërinë e Bashkuar, me tensione në të ardhmen. Kërcënimet me largim eventual të qytetarëve tanë të minoritetit serb nga institucionet e Kosovës përbëjnë dominim të narrativës së kriminelëve si Milan Radoiçiç e jo të atyre që integrimin e shohin si opsionin primar”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se gjatë bisedimeve në Bruksel, pala serbe nuk ka pasur angazhim dhe propozime konkrete.

“Në rastin më të mirë mund të thuhet se ka pasur kushtëzime për trajtim asimetrik brenda marrëveshjeve ekzistuese. Marrëveshja e lirisë së lëvizjes nuk bazohet në etni apo gjini por në vendin e qëndrimit, si e tillë ajo nuk bën dallim në mes të qytetarëve në veri apo jug të Kosovës”, tha ai duke nënvizuar se ka pasur propozim që të rikthehen targat e automjeteve me akronimin KS, neutrale ndaj statusit politik të Kosovës.

“Natyrisht nuk mund të promovojmë një rend të ndryshëm për një pjesë të territorit që do të kujdeseshim siç kërkon pala serbe për vazhdimin e prezencës e Serbisë në Kosovë apo që akomodojnë kërkesat e grupeve kriminale të cilat e synojnë dëmtimin e shtetit të Kosovës, kjo nuk është e mundur”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se në takimin e 18 gushtit ka paraqitur një propozim me gjashtë pika për mënyrën se si do të duhej të duket marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai tha se propozimi i tij përfshin njohjen e ndërsjellë, përballjen me të kaluarën, bashkëpunimin në të ardhmen, trajtimin e pakicave dhe rishikimin e marrëveshjeve të deritashme.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për të siguruar përparim drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tensionet në terren, të cilat pasuan reagimet serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit mbi përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë këtë javë në Prishtinë dhe në Beograd në kuadër të këtyre përpjekjeve.

blank

Magelani Bedri Alimehmeti Nga Edison Ypi

Librat shkruhen edhe me gjak, me plumba, me bomba, me tela me gjëmba. Por mjetet e zakonshme me të cilat mund të shkruhet një libër janë; me penë, me laps, me stilograf, me stilolaps, me kompjuter. Arsyet për të cilat shkruhet një libër mund të jenë; sepse do të shpallësh luftën, do ta pushtosh botën, do të skllavërosh njerëzit. Por arsyet normale pse shkruhet një libër janë; obligimi qytetar dhe atdhetar, për një Femër, për kënaqsi intelektuale, për qef, për interes të Kombit, për interes të vetes.
Libri “Broduej i Tiranës” dedikuar rrugës së famshme në Tiranë dhe autori Bedri Alimehmeti, nuk kanë lidhje me përcaktimet e mësipërme. Si mjet dhe arsye për me shkru atë libër autori ka përdorur një gjë të vetme; Dashurinë e pafundme që ushqen për vendin e vet, qytetin e vet, jetën e vet.
Në ndryshim nga gjithë autorët e tjerë që kanë shkruar libra për të dëshmuar një periudhë kohore, Bedri Alimehmeti nuk sjell në rrëfimet e veta prova, dëshmi, dokumenta. Sensitivit Bedri Alimehmeti nuk i duhen dukumentat dhe dëshmirat. I mjaftojnë ndjeshmëria, dashuria, pasioni, përvoja. Pa sforcime të bezdisëshme, pa artifica të lodhëshme, pa aagjë të tepërt, Brodueji i Bedri Alimehmetit, si i dalë nga thellësia e shpirtit të tij, është i besueshëm dhe shterrues vetvetiu.
Autenticiteti i përmbajtjes dhe origjinaliteti i formës e bëjnë këtë libër aq të afërt dhe të ngrohtë sa lexuesi prek qiellin; qytetin prej tullash, asfalti, betoni, e ndjen si prej mishi, gjaku, kocke.
Aq të shumta janë faktet, aq cilësore dhe bindëse janë interpretimet, aq të qarta dhe të sakta janë detajet, dromcat, emrat, mbiemrat, datat, rrethanat, sa duket sikur tironci Bedri Alimehmeti menien e ka kompjutër, sytë kamera, veshët mikrofon.
Aq i vërtetë, aq autentik, aq bio, është ky libër, sa kur autori rrëfen për bisedat e veta, të vijnë të gjalla në memorie bisedat e tua, shetitjet e tij të kujtojnë shetitjet e tua, zborri i tij është edhe zborri yt, leximet e tij janë edhe leximet e tua, muzika që ka dëgjuar ai është muzika që dëgjoje ti.
Tek Brodueji i Bedri Alimehmetit të kalojnë para sysh gjithçka e atyre viteve; nga ngjarjet e rëndësishme planetare tek përditshmëria e një kryeqyteti që megjithse lëngon nën një diktaturë shtazarake, përpiqet dhe ja arrin të mbetet gjallë falë mundimeve dhe sakrificave të njerëzve të ndjeshëm si Bedri Alimehmeti.
Gjithçka që ndodh në atë libër është përcjellë aq mjeshtërisht dhe dhemshurisht sa lexuesi e ndjen aq thellë dhe tronditet aq tepër sa i bëhet të besojë se Brodueji i famshëm më tepër se i Tiranës ka qënë i Bedri Alimehmetit.
Bedri Alimehmeti është i vetmi autor që ja ka arrit të bëjë një libër të mrekullueshëm për një nga periudhat më intensive të historisë së diktaturës pa thënë gjys fjalë të keqe për askend. Si ja ka arrit Alimehmeti kësaj mrekullie në vendin ku shpifjja dhe përgojimi ishin dhe janë po aq jetike sa frymëmarrja, një Zot e di.
Në Broduejin e Bedri Alimehmetit ka lapsuse. Por nuk janë fare problem, nuk të dekurajojnë aspak. Përkundrazi, janë të këndëshme. Ta shtojnë simpatinë për autorin. Ta forcojnë besueshmërinë për autenticitetin e rrëfimit.
Bedri Alimehmeti i Broduejit përmend pafund emra të njohur ose më pak të njohur të kohës. Por asnjë konfident. Duket e pabesueshme. Por është e thjeshtë. Nuk ka pas një të dytë si Bedriu, ose të përafërt. Hypersensibiliteti e ka pengu Alimehmetin të kishte të ngjajshëm.
Shetitja nga Hotel Vjosa te Rruga e Barrikadave, pastaj djathtas, rretheqark Pazarit të Vjetër për me ardh përsëri te Vjosa, kjo shetitje e quajtur “Magelançe”, është një kryevepër më vete që Bedri Alimehmeti e jep me përpikmëri llaftarisëse dhe bukuri rrënqethëse që të le pa fjalë dhe pa frymë.
Duke na rrëfyer për librat që lexonim, femrat që pëlqenim, muzikat që dëgjonim, frikërat që kishim, rreziqet që kalonim, libri mahnitës i Bedri Alimehmetit njëkohësisht edhe eksplorator edhe kronikan, edhe Magelan edhe Pigafetta, është më i plotë dhe më i vërtetë se të gjithë së bashku mijëra librat, filmat, fictionet, propagandat, që kanë rrahur të bëjnë të njëjtën gjë, me rezultatet katastrofike që dihen.
Libri i Magelanit Bedri është absolutisht një kryevepër e tillë që çdo shqiptar që ka në gjoks një zemër që rreh duhet ta lexojë.
Libri i Magelanit Alimehmeti është aq prekës sa duket si i skalitur nga një njeri që di të shkruaj, për të bërë të lotojnë ata që dinë të lexojnë.
Duke i ra rretheqark Tiranës së asaj kohe nëpër detet, oqeanet, ngushticat, Tokat e Zjarrta të saj, Magelani Bedri Alimehmeti zbuloi se Diktatura ishte e rrumbullakët, por jo e përsosur, sidomos jo e pamposhtur.
“Brodueji i Tiranës” nga Bedri Alimehmeti është një libër-himn për papërkulshmërinë e njerëzve që dinjitetin e kanë më të rëndësishëm se banaliteti i rehative të përditshmërisë, në rrethanat më çnjerëzore dhe më të pashpresa gjejnë forcën, këpusin zinxhirët, zbardhin errësirën, nuk e lejojnë vdekjen ta mposhti Jetën.
Përfytyro mbresat e librit më të bukur dhe më prekës që ke lexuar. Shumzoi me dhjetë derisa të lagen sytë. Aq e bukur dhe mallëngjyese është kjo kryevepër nga Bedri Alimehmeti./5.08.2019
blank

HOROSKOPI E DIEL 21 GUSHT 2022

Dashi
Kjo është një kohë e rëndësishme për të reflektuar mbi veten dhe qëllimet tuaja. Ju ndodheni në një pikë kritike tani në aspektin profesional. Përfundoni ciklet e vjetra në mënyrë që të fillojnë ato të reja.

Demi
Sot do të filloni një fazë afatgjatë në të cilën është e rëndësishme të mbroni pasuritë dhe burimet që keni, në vend që të bëheni lakmitarë dhe të dilni për të pushtuar më shumë. Gjatë kësaj dite duhet të jeni më mirënjohës për atë që keni.

Binjakët
Fërkimi që keni pasur me dikë ose ndonjë organizatë gjatë katër javëve të fundit po shuhet. Marrëdhëniet tuaja do të kalojnë në një mënyrë më neutrale dhe të ndjeshme, duke lejuar një komunikim shumë më të qartë mes jush.

 

Gaforrja
Ju nuk mund të ëndërronit një ditë më të mirë për t’u marrë me të gjitha problemet e vogla në jetën tuaj të përditshme. Kujdesuni për gjërat e vogla. Do të duhet më pak kohë nga sa mendoni! Në punë do ju nevojitet më shumë përqendrim.

 

Luani
Ndoshta nuk mund ta besoni, por është koha për t’i thënë lamtumirë qëndrimit tuaj të ngurtë. Një kënaqësi e vogël mes gjithë atij serioziteti dhe përgjegjësie nuk do t’ju bëjë asnjë dëm. Kjo ditë mund t’ju ndihmojë të ndryshoni këndvështrimin tuaj për jetën.

 

Virgjëresha
Çfarëdo që të jetë, engjëlli juaj mbrojtës është gjithmonë pranë jush. Ndoshta ju dëshironi të filloni diçka të re në jetën tuaj, si lëvizja ose ndryshimi i stilit të jetës. Për momentin ju mund të bëni gjithçka që dëshironi të bëni. Gjithçka do të funksionojë mirë!

Peshorja

A keni menduar ndonjëherë të shkruani ose të punoni për një kompani në të cilën mund të përdorni aftësitë tuaja të shkëlqyera të komunikimit, Eshtë koha t’i tregoni botës se keni një dhuratë dhe se njerëzit mund të mbështeten tek ju për të bërë një punë të shkëlqyeshme.

Akrepi
Nëse keni menduar të jetoni diku tjetër, sot do t’ju shtyjë të dëshironi të largoheni shumë nga vendi ku jetoni tani. Një lëvizje e tillë mund të ketë pasoja për situatën tuaj të punës ose jetën familjare. Mund të jetë koha për të menduar seriozisht për atë që ju pengon.

Shigjetari
Ju keni një ditë të mrekullueshme përpara. Gjithçka do të funksionojë si orë. Deri në fund të ditës, do të keni ende energji për të bërë diçka argëtuese me mbrëmjen tuaj. Eshtë një ditë e mrekullueshme për aktivitetet në grup.

Bricjapi
Mund të keni marrë një lajm të keq në lidhje me financat tuaja. Kjo është ndoshta dita më e mirë që mund të kërkoni nga i gjithë muaji për t’u marrë me këto probleme. Nëse doni të dilni nga kjo situatë si fitues, mund të jetë e nevojshme t’i qaseni gjërave nga një kënd tjetër. Jini të sigurt se gjërat ndoshta do të funksionojnë mirë.

Ujori
Sot është një ditë relativisht e qetë që me siguri do t’ju pëlqejë. Ju madje mund të merrni dhurata nga familja dhe miqtë si shenja të vlerësimit ose dashurisë së tyre për ju. Eshtë thelbësore për ju që të jeni një mik i mirë.

Peshqit
Të gjithë e dinë që asgjë nuk mund t’ju ndalojë kur jeni të vendosur të bëni diçka. Për sa kohë që njerëzit e tjerë janë në anën tuaj sot, do të habiteni nga të gjitha gjërat që mund të arrini. Ju mund të keni nevojë për ndihmën e njerëzve të tjerë për t’i bërë gjërat e nevojshme.

blank

PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN… Nga Visar Zhiti

Ka njerëz që ikin nga kjo jetë me pikëllimin e atyre që i deshën dhe i duan deri sa të jenë, duke lenë dritën e tyre, por, ja, që nuk përbëjnë lajm, nuk shkruajnë gazetat, nuk thonë gjë televizionet, sepse jetuan modestisht, punuan pa zhurmë, me përkushtim ndaj familjes, fëmijëve gjithë nder dhe me virtyte.

Edhe pse në anonimat, jeta jo vetëm që do të ishte e zbrazët pa ta, por ata janë dhe vetë vlera njerëzore e jetës.

Kështu po bisedonim ne, që e kemi njohur zonjën Shpresa Agaj, që ndërroi jetë në këtë 7 gusht në një spital afër shtëpisë së saj, në Bloomingdale, në rrethinat e Chicago-s. Jemi mbledhur për shpirtin e saj, ka lule dhe qirinj po flasim me zë të ulët për të, por me ngrohtësi dhe përdëllim duke parë fotografi të saj e duke përsjellë kujtime,

Ishte ashtu siç ka dhe emrin, Shpresa. Me mirësi me dritë. shpesh të trishtë, por të vërtetë.

Bashkëshortja e shoqja e një burri të nderuar, Maliq Agaj, që po ashtu dhe ai, me ato virtyte dhe heshtje. Punëtor gjithë jetën. Që nga viti 1998 ikën nga Vlora dhe mërguan për në SHBA, që të ishin bashkë me fëmijët e tyre. Por familjet e tyre kanë histori, nga ato që janë pjesë e historisë së përbashkët, e historisë së re të Shqipërisë.

SHPRESA

është e bija e Dane Zdravës, lindi në Berat në vitin 1938 dhe aty u shkollua, por nuk mund të merrte dot studimet e larta, sepse…

Babai i saj, sot “Qytetar Nderi” i Beratit, i dekoruar me Medaljen “Nënë Tereza”, ka qenë i dënuar politik dy herë me burg të rëndë në diktaturën enveriste. Pse? Sepse Dane Zdrava kishte studiuar në Itali, kishte mbaruar Akademinë Navale në Napoli, ishte biznesmen me të parët, ai solli kombajnat e para në Myzeqe, ngriti centralet e parë, hapi kinemanë e parë në Berat, edhe dyqanin e parë të modes në Tiranë, deputet i Parlamentiti shqiptar në 1943, bamires i shquar, prenotonte sallat deri dhe në Romë, ku shkrimtarja Musine Kokalari do të zhvillonte takimet me lexuesin e do të fliste për Shqipërinë. Edhe pajën e martesës ua bënte ai vajzave të shokëve dhe miqëve që nuk mundnin, madje dhe fitimtarëve, që u futën në Tiranë me ato uniformat e reja e të pastra, ai i kishte paguar. Dhe ata e burgosën me të parët. E çuan në kënetën e Vloçishtit, ku ishin të burgosur dhe shkrimtarët Mitrush Kuteli e Arshi Pipa, etj, etj.

Mbas daljes nga burgu rriti me përkujdesje dhe urtësi fëmijët e vet, Shpresën e bukur dhe tre djemtë pas saj. që ta ndjenin persekutimin sa më pak, vetëm nga jashtë, jo nga brenda.

Pastaj erdhi një djalë nga Vlora, që kërkoi dorën e vajzës së tij. Po cili ishte ky?

MALO

e thërrasin, ka vërtet qëndresë dhe durim mali, e quajnë Maliq Agaj, i biri i Shero Eminit, i cili bashkë me djalin e madh, Ago Agajn do të merrnin pjesë në Luftën e Vlorës të 1920 dhe do të mbështesnin dhe Kongresin e Lushnjës. Familje nacionalitësh, arsimdashësish, Agoja do të diplomohej në Austri për inxhineri agrare, do të bëhej prefekt në Mitrovicë në Kosovë dhe minister i bujqësisë dhe regjimi i ri komunist do ta dënonte me vdekje, por ai, bashkë me vëllain tjetër e kushërinj të tjerë mërguan në SHBA, dhe iu përkushtuan çështjeve atdhetare, Agoja shkruajti libra historie, botonte artikuj në “Dielli” deri sa mbylli sytë.

Maliq Agaj mbeti në Vlorë, të mbante nënën e të kujdesej për motrat, për nipër e mbesa dhe do të përndiqej gjithë jetën, nuk do t’i jepeshin kurrë ato që quheshin “triska fronti”, që veçonin nga të tjerët për keq, do të punonte ku të mundëte, punëtor krahu, në ndërtim, por do të ishte mjeshtër si saldator.

Shpresa me Maliqin ngritën një shtëpi plot dashuri në kohën e mjerimit të madh. Por kishin atë frymë besimi dhe force si një amanet të të parëve të tyre. Maliqi made gdhëndi vetë dhe një raft librash, i blinte të gjithë librat e reja, përkthime nga letersia botëore dhe kishte piktura në shtëpi të miqve të tij piktorë. Shokë të tij do ishin dhe shkrimtarët, patjetër ata të persekutuarit.

Shpresa e bukur, me buzëqeshjen të patretur, iu përvesh punëve të rënda në bujqësi, në ullishten e Vlorës, dimër, verë me çizme nëpër baltë, punonin kanaleve dhe mblidhnin ullinj për shtetin me duart e enjtura.

Rritën tre fëmijë, dy vajza si yje, të shkëlqyera në shkollë dhe në rrugë, të pastra në veshje dhe sjellje.

Shpresa mori dhe një makinë qepëse, është dhe sot në reliket e shtëpisë dhe qepte, këmisha e fustane, sajonte me copat mrekullira, atje vinin, thjeshtësia përzihej me elegancën, moda me të pranueshmen, të gjithë do të vinin për të qepur te ajo. Fëmijëve të tyre nuk u mungonte asgjë, falë duarve të arta të prindërve, dashurisë së tyre, të meritës që ditën të ishin nënë e devotshme dhe baba me dinjitet.

Kur doli nga burgu poeti Kudret Kokoshi, i diplomuar në Itali, Shpresa me Maliqin e ftonin në shtëpi, që t’u jepte fëmijëve mësime italishteje. Me gjithëse nuk do të lejoheshin të shkonin në shkolla të larta, me “biografi të keqe”, u vinë letra nga Amerika, pako nga xhallarët e arratisur.

Brengat, shqetësimet e tyre, padrejtësitë jashtë, sherret, kurrë nuk lejuan që t’i ndjenin dhe fëmijët e tyre, përkundrazi ata panë vetëm harmoni e mirëkuptim e dashuri, me shpresën se gjerat do të bëhen me mirë.

BASHKË PËRHERË

Dhe erdhi koha e ndryshimeve të mëdha, perandoria komuniste po binte, në Shqipëri nisën protestat e fillimit të viteve ’90. Shkodra kërkonte të shkulte bustin e Stalinit nga piedestali, ndërsa në Vlorë gratë e persekutuara u futën në grevë urie. Mes tyre ishte dhe Shpresa Agaj, qëndrestare, kurajoze dhe zonjë. Megjithëse shqiptarët në grevë urie kishin qenë gjithmonë…

Me fundin e diktaturës, Shpresa dhe Maliqi dolën ne pension, qenë rropatur gjithë jetën, por pensioni ishte i pakët. I martuan fëmijët, po ndjenin gëzimin e të bërit gjyshe e gjysh dhe i mësonin nipërit e mbesat të dhuronin e të buzëqeshnin, i ushqenin, luanin me ta.

Pas zhgënjimeve jo të pakta dhe vitit vrastar ‘97, edhe ata ikën, mërguan në SHBA, të ishin bashkë me fëmijët e tyre, krenarë madje, kishin tani dhe ç’të trashëgonin ata, por mbi të gjitha, bashkë me dashurinë, dinjitetin e jetës. U bënë nështesa amerikanë, por flamurin e Shqipërisë e mbajtën gjithmonë pranë atij të SHBA-së. Krijuan miqësi të reja, me shqiptarë nga të gjitha trevat, nga

Maqedonia e Kosova e nga Çamëria, por shqetësimet për atdheun nuk i ndanë nga vetja kurrë. As librat shqip.

Po rinoheshin. Maliqi kishte vuajtur nga shëndeti, sidomos nga stomaku, edhe Shpresa nga tensioni dhe ëntja e këmbëve, I fryheshin, pasojat nga punërat e rënda në diktaturë, por këtu patën përkujdesin më të madh.

Dilnin në kopshtin veror në shtëpinë e bukur, ulur në poltrona mes blerimeve, pemëve dhe luleve të shumta, me kafenë që ua silltnin në tryezë, bisedonin me orë të tëra, lexonin të dy, shkonin në dhomën e tyre, hapnin televizorin, ndiqnin emisonet e Tiranës, flisnin në telefon, shikonin fb, diskutonin me miq, shkonin në Atdhe, por duke u moshuar, duke i pakësuar të gjitha. Vetëm dashurinë dhe merakun jo.

Sapo u kthyen nga vizita e fundit në atdhe. Të lodhur, por të mbushur. Shpresa me këmbët e nxira, por me zemrën e bardhë, qe çmallur me shtëpinë e saj në Durrës dhe Maliqi i gjallëruar nga takimet në Vlorën e tij.

Dhe pa u ankurar kurrë, kurrë, pa ia zbrazur ndokujt dhimbjet e veta, madje as fëmijëve, Shpresa mbylli sytë si për t’u shplodhur në mesditën e së dielës, shpirti i saj mori rrugët qiellore me Maliqin e saj te kryet, duke i shtrënguar dorën dhe fëmijët e pikëlluar.

Pafund po vërshojnë mesazhet nga kudo, nga Amerika e Atdheu, nga Kanadaja e nga Europa, nga arbëreshë, etj, dhe nuk është vetëm lehtësia e mrekullueshme e komunikimit elektronik sot, por dhe mrekullia e zemrave njerëzore, Shpresa duke ikur vetë, ngjalli bisedat e mira, njerëzit po kujtojnë vlera e virtyte, e mira, e urta, e dashura, zemërbardha, po thonë, e kujtojnë si teta Shpresa, kur vinin në shtëpinë e saj, edhe në kohën e krizave, ndante ushqimin me ne, ishim të dobëta dhe na ushqente bashkë me çupat e veta, e paharruara, zonjë e nderuar, shkruan një tjetër, heroinë, ngushëllime familjes, që i shërbeu si askush, qoftë e parajsës, do ta kujtojmë fisnikërinë e saj, urtësinë e mirësinë, thekson prapë një tjetër, Shpresa e mirë, njerëz të tillë rrezatojnë dhe pas ikjes, etj, etj.

Po bashkëshorti, Maliqi i saj, mbas 60 vjetesh me të, duket sikur dridhet nga e ftohta e vetmisë. Donte ai të ikte i pari, po punët e Zotit, nuk i di askush. Po Shpresa ka lënë aq ngrohtësi dhe aq vetvete dhe aq siguri për shokun e jetës, babain e fëmijëve të saj. Ata, duke qenë vetë familjarë, e dinë dhe e ndjejnë babain, dashurinë e patjetërsueshme, të patundëshme të tij, se pasuria e vërtetë është familja e mirë, dashuria e saj dhe ky është amaneti i vërtetë i që na vjen nga nënat..

Lutjet për shpirtin e Shpresës vazhdojnë.

POROSIA

Dhe ky është shkaku i këtij shkrimi, përshpirtje për të thjeshtën dhe virtytin, për një grua me ato veti që duhet t’i kenë të gjitha së brendshmi, se është tjetër gjë të shquarit dhe lavdia, kryeministre, presidente, yll kinemaje a mode, deputete, super e pasur, drejtoreshë a çdo profesion, etj, etj, sot kujtuam Shpresën, e zakonshme si jeta e saj, që nuk e mposhtën përndjekjet dhe vuajtjet, por dhe begatia e mëvonshme, as lumturia, jo nuk e tjetërsuan, qendroi me fuqinë instiktive dhe të madhërishme të gruas, bashkëshorte dhe nënë.

Nuk kam njohur njeri me aq edukatë, shkruante një tjetër më së fundmi. Dhe ajo edukatën nuk e kishte të mësuar, por karakter. Pa thënë asgjë, as emrin e saj, madje duke ikur përgjithmonë, u kujtoi të gjithëve të gjitha këto, që nuk përbëjnë lajm, për të cilat s’ka kamera e intervista, gazetat nuk do të shkruajnë, por përtej këtyre, urtësisht dhe pa zhurmë Shpresa dha shpresë për mirësi dhe nder dhe virtyte (…nuk na duhet një demokraci pa virtyte, na mësonte Papa Vojtila…), për të vërtetën e të jetuarit vetëm me to. Prandaj dhe mbetet zonjë e nderuar dhe grua e bukur.

Në foto poshtë: Zonja Shpresa me bashkëshortin e saj Maliq Agaj

 

 

blank blank blank

blank

“E shkuam dheun me sitë”- Shalli dhe plumbi që u mori jetën, ekspozohen sendet personale të Genc Lekës e Vilson Blloshmit

Sende personale të poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi janë ekspozuar në Hollin e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të komunizmit.

Shalli dhe ora e dorës së Vilson Blloshmit, një dorëshkrim i Genc Lekës dhe një plumb i gjetur në vendekzekutimin e tyre, u shfaqën në 45 vjetorin e vrasjes së tyre nga regjimi, ndërsa vëllai tregon detajet.

“Sot ndajmë me ju, dhimbjen 45- vjeçare të vrasjes së dy djemve. Njëri u vra 36 vjeç- Genc Leka, ndërsa tjetri, vëllai im Vilsoni ishte 29 vjeç. Kam gjetur plumbin. E kemi shkuar dheun në sitë dhe mes dy kokave gjetëm këtë plumb. Ishte pranë kokave të tyre, ku kishte vetëm gurë, dhe kjo do të thotë që i kanë thyer dhe pastaj i kanë vrarë”, tha vëllai i Vilson Blloshmit, Bedriu.

Procesi ndaj poetëve që vinin nga familje kundërshtare të regjimit, nisi në maj të vitit 1975 ndërsa ata u ekzekutuan më 1977, ndërsa ekspozita shfaq gjithë procesin sipas studiueses Armanda Hysa.

“Përmes fotove merrni informacion për rininë, procesin hetimor, gjyqësor, vendimin e ekzekutimit, vendin e ekzekutimin dhe varrosjes e gjetjen e tyre”, tha studiuesja.Të ekzekutuar që më 1977, eshtrat e dy poetëve që u akuzuan për sabotim ekonomik e agjitacion e propagandë duke bërë që të analizoheshin edhe dorëshkrimet e tyre, u gjetën vetëm më 1994 nga familja duke ju dhënë më në fund një varr.
(BalkanWeb)


Send this to a friend