Më 30 dhjetor 1865 lindi shkrimtari nobelist anglez Rudyard Kipling
Natyrshëm,duke bërë një analogji me këtë DITURAK të madh ,si SOKRATI,fliozof imadh.i Greqisë së lashtë, kam përdorur një metaforë të hiperbolizuar,se e vetmja gjë i gjan SOKRATIT,se të gjithë(me përjashtim të njërit),nuk kanë lënë gjë me shkrim. SOKRATI(460- 399 pra KRISHTIT) nuk la qoftë dhe një libër të shkruar dhe,megjithatë. të thënat e tij, kanë mbëritur përmjet nxënësit të tij,PLATONIT. PLATONI e përcolli me lot në sy,fundin tragjik (piu kupën me helm),të MËSUESIT të tij,aq të dashur dhe,po aq të ditur.
*
Tek do t’i njohë lexuesit me “SOKRATËT e mi”,dua t’u them:-Janë të vërteta ato që ka thënë POETI BORGES nga ARGJENTINA:”Vdes një njeri,vdes një bibliotekë”. Të diturit lënë prapa porosi që,ashtu si busulla që tegon Veriun, po ashtu duhet të lexojmë nëpër rreshtat e tyre. Ja dhe një DITURAK tjetër i madh: ky është AKADEMIKU SHQIPTAR GJOVALIN GJADRI(1899-1974).Ky e ka lënë me shkrim: “Të vdekurit kanë një ndikim të madh tek ne. E gjithë kultura e ka zanafillën tek ata.”*
Shtator i vitit 1959. Unë sapo kam dalë mësues dhe.krahas detyrës si mësues, duhet të bëj historikun e fshatit. Takoj më të moshuarin e fshatit. XHa ZARIK GJONIN. Ndërsa nxjerr blokun e shënimeve,Xha ZARIKU filloi: “… babai im ngordhi!!!” Unë riosh, kërcej përpjetë dhe i them:” Ore xha ZARIK,çështë ajo fjalë,se “ngordhi” themi për kafshët. Dhe Xha ZARIKU, pa e prishur terezinë fare,më tha:” Në MYZEQE,kur vdes nga uria,thuhet:” Ngordhi”. ndaj u kam thënë çunave të mi dhe”tjarëve”:” GJete kokërrbereqeti në rrugë,mos e shkel me këmbë,po fute në xhep,se të lipset nesër. SE mund të kesh lekë,por nuk ka mall(bereqet) për ta blerë.Malli është më i shtrenjtë se leku.*Fundshkurti në vitin 1960. Qe i butë jo si dimër dhe bajamet,kumbullat dhe pjeshkët mbuluar me lule. Ballë për ballë me xha SPIRO KOMININ. MIrëmëngjes Xha SPIRO, -Mirëmëngjes,dhaskal! Xha SPIRO,- thashë unë,- erdhi pranvera.- Ku e pe? – Po, ja,- i thashë unë,kanë çelur pemët me radhë.
-Digjo xhixhan këtuja,dhaskal:- Pemët janë si njerëzit. Ca të zgjuar,ca të avashëm. -Po ç’hyjnë pemët tek zgjuarësia?-kërceva unë Ja,- ta them una:këto që kanë çelur,para kohe,u ngjajnë atyre”cucave” që endin”pajën” msheftas.Janë”budallaçka”. Dhaskal,ngule në mendje:- Pranvera vjen,kur çelë driza dhe mërqinja!!! *(mërqinja ose hide apo xinxife)*
Për të shkuar në shkollën ku jepja mësim,gjithmonë përdorja një rrugë,për t’i rënë më shkurt dhe gjithmonë buzë rrugës hasja një plak që ruante delet e tij. Një ditë prej ditësh,plaku më ndaloi. Isha duke u kthyer nga shkolla në shtëpi,plaku më tha:-Dhaskal, vjen të bëjmë pak muhabet me xhixhan. Pasi u takuam,u ula dhe i thashë:- Ku e di ti që jam dhaskal?
– Ore delet ruaj,por nga sytë shoh dhe vetëm ti kalon me çantë me libra në dorë. Por unë do të bëj një pyetje. Urdhëro,- i thashë.
– Dhaskal,kë do më shumë ti?
-Dua nënën!
-Nënën,ë?-shpotiti ai. Me demek,ti xhaxha një copë bari je dhe nuk di gja tjatër.-Nënën,ngulmova unë. Ju,shkollarët,-tha me të qeshur,hiqeni sikur i dini të tëra. Digjo këtë xhixhan këtuja,se si shkon dashuria e ropit. Natyrshëm që e lashë të lirshëm xhixhan. Dhe ja seç më tha xhixhai. ” Kur je i vogël,nënën do,se ajo të jep gji dhe kujdeset për ty si për sytë e ballit. Rritesh,sidozot ti,o dhaskal,zë të djersitë musteqja dhe sa hasë ndonjë”zogëz” fillon e do atë.Martohesh.do gruan. Bëhesh me fëmijë,do fëmijët. Bëhesh gjysh kështu si una,do fëmijët e fëmijëve.Këta janë mjaltë mbi mjaltë. Mbaroi dhe,pasi më hodhi duarët në qafë,tha:- Tani urdhëro me shëndet dhe,kur të plakesh kështu si una, kujtohe këtë xhixhan. U plaka dhe fjalët e xhaxhait janë aq të vërteta,sa,po ta gjeja gjallë, do t’ia puthja atë kokë aq të mençme.
*
FIER 1970. Po pi një kafe me LLAZAR DOKO;muzikant profesionist në Shtëpinë e Kulturës në FIER. Tek gjerbnim kafenë.LLAZARI po më fliste për diçka dhe unë po e dëgjoja me interes. Për çudi,miku im, bërtiti:- NDAL!
-Ç’pate?- pyeta unë i shqetësuar:
– Ti nuk më do,- u ankua ai.
-Po si nuk të dua?- kundërshtova unë.
-Ti nuk më do,se nuk po më k u n d ë r s h t o n !!!!*
FIER,aty mesviteve ’70-të. SI kolektiv (nja 20 mësues e mësuese) isha në një gosti tek një kolegu ynë. Veç nesh,kolegu,kish ftuar të afërm apo miq dhe,siç mbaj mend, rretjth 30 vete,nja katër orë të mira,ha pi,këndo dhe muhabete,pa doganë. Siç vura re, vetëm një burrë me një kokë të madhe si shpellë,as që e hapi gojën fare. I shkreti ky,-thashë me vete-,duhet të jetë budalla. Kur po i jepnim fund muhabetit.sekush po fliste.si,:jo por interesi kshtu apo ashtu… kur”kokëshpella” foli:- Çfarë thatë ju për interesin? Digjoni këtë”Çiçon ” këtuja:- Kur lindi ropi që i thonë rop,de: pa një si”malukat” përpara. U zu ngusht.Çfarë t’i them? Çfarë t’i them? Dhe mbërriti:” Mirëmëngjes,o interes! Ka lindur para ropit interesi dhe nuk vdes kurrë.
Ore,- bërttita unë,- katër orë dhe nuk fole një fjalë dhe unë të mora për budalla,por ti ma paske kokën plot,prandaj më lër të ta puth atë kokë.Dhe e putha.
Ka ndodhur në 2 mars 1967. Bëhej ajo ngjarje që në shtypin e kohës,me gërma kapitale,u quajt”Kuvendi i dytë”(historik) duke bërë analogji me 2 marsin 1444,KUVENDIN e LEZHËS që mbajti SKËNDERBEU. Ky i dyti bëhej në mbështetje të fjalës së 6 shkurtit 1967 të Enver Hoxhës kundër fesë dhe klerikëve. Qeshë një nga”lektorët”(fola në emër të ushtrisë se qeshë ushtar në Shëngjin).
Shumë shekuj ka pritur Kosova dardane
që Adem Jashari fatin e atdheut të tij ta
vështroj, përmes grykës së pushkës dhe
nevojës për ribashkimin me Shqipërinë.
Por, para s´e fitorja jonë të jetë e plotë
secili të japë atë që i duhet Kosovës,
Kosovë e pushkës dhe e kryengritjeve
liria jonë sot ka emrin, Republikë, andaj
qetësohuni. Ç´farë na duhet në këtë çast,
për t´iu prirë dardanëve të zemëruar nga
shtypja dhe poshtërimi serb e pushtimi.
Kohë e së vërtetë për lirinë tonë jemi ne,
u fliste trimave të UÇK-së Adem Jashari,
i fliste pushkës së tij me sy qiellor, fama
do të ecë sa ne do të kemi fuqi dhe gjak,
që Kosova të jetë zonjë e fatit të vendit.
Atdheu ynë i copëtuar nga fqinjët tanë
i ndarë në katër molla të gjakut: në gegë,
toskë, çamë dhe albanë është kauza jonë
kauza për një gjuhë dhe flamur shqiptar!
–
Atdhe Geci
VOAL- Një shkrimtar, filozof dhe dramaturg i Iluminizmit, Gotthold Ephraim Lessing lindi më 22 janar 1729 në Kamenz, një fshat i vogël me rreth tre mijë banorë në Saksoni, i pari nga dymbëdhjetë fëmijë: babai i tij, Johan, ishte pastor dhe teolog. Pasi studioi autorë grekë dhe latinë në gjimnazin Meissen, duke marrë diplomën një vit më herët, ai ndoqi kurse mjekësie dhe teologjie në Universitetin e Leipzigut, qendra kryesore tregtare e Gjermanisë. I apasionuar pas librave dhe teatrit, ai vuri në skenë shfaqjen e tij të parë, “Dijetari i Ri”, në moshën vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç: një satirë kundër studiuesve me të cilët shoqërohej shpesh. I kujtuar në shtëpi për shkak të lidhjes së tij me Christlob Mylius, një kushëri i tij i lirshëm që ishte spinozist, ai u detyrua të ikte në Berlin kur kompania teatrale e Neuber, për të cilën ai ishte garant, u detyrua të shpërbëhej për shkak të falimentimit.
Pasi takoi Volterin, Gotthold punoi, duke filluar nga viti 1751, në “Berliner Privilegierten Zeitung” si redaktor dhe recensues. Në vitet në vijim, ai pati mundësinë të takohej dhe të kultivonte marrëdhënie me Johann Georg Sulzer, Friedrich Nicolai, Karl Wilhelm Ramler dhe Ewald Christian von Kleist. Këto ishin vite të prodhimit të vazhdueshëm letrar: pas “Hebrenjve” dhe “Samuel Henzi” në vitin 1749, ai shkroi “Kritikën e të Robëruarve të Plautit” në vitin 1750 dhe “Papa, një Metafizik” disa vjet më vonë. Një eksponent prestigjioz i Iluminizmit Gjerman, Lessing iu përkushtua vazhdimisht temës së kërkimit, të cilën e konsideronte superiore ndaj thjesht posedimit të së vërtetës. I konsideruar si një mendimtar (përpara kohës) i vetëdijes së sapofituar të borgjezisë për pushtetin e saj shoqëror, ai përqafoi një qëndrim iluminist kundër dogmës: të gjitha njohuritë e reja duhet të vihen në pikëpyetje dhe të korrigjohen në prani të përvojave dhe kontributeve të reja.
Duke u miqësuar me Moses Mendelssohn-in, ai u kthye në Leipzig në vitin 1755, përpara se të shoqëronte Johann Gottfried Winkler-in në Francë, Angli dhe Holandë. Megjithatë, këto udhëtime arsimore u ndërprenë kur Lufta Shtatëvjeçare i detyroi ata të vendoseshin në Amsterdam. Pasi takoi Conrad Ekhof-in, Friedrich Gottlieb Klopstock-un dhe Johann Wilhelm Gleim-in, Lessing u kthye në Berlin në vitin 1758, ku krijoi “Briefe, die neuste Literatur betreffend”, një revistë letrare e themeluar në bashkëpunim me Mendelssohn-in dhe Nicolai-n. Midis viteve 1760 dhe 1765, Lessing shërbeu si sekretar i Gjeneral Tauentzien-it në Breslau, ndërsa në fund të viteve 1760 ai u punësua si këshilltar dhe dramaturg në Teatrin Kombëtar të Hamburgut, përpara se të detyrohej të mbyllej në vitin 1769 për shkak të problemeve financiare.
Në Hamburg, Gotthold-i takoi Johann Melchior Goeze-n dhe Carl Philipp Emanuel Bach-un, por mbi të gjitha, Eva Koenig-un, një grua të martuar që më vonë do të bëhej gruaja e tij. Ndërkohë, Lessing iu përkushtua edhe eseve mbi kritikën estetike. Në vitin 1766, për shembull, në “Mbi Laokoonin: Mbi kufijtë e pikturës dhe poezisë”, ai theksoi ndryshimet midis poezisë dhe pikturës: e para vepron në kohë, e dyta në hapësirë. Prandaj, në kundërshtim me Winckelmann-in, ai analizoi konceptet estetike, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me një përshkrim fizik të veprës së artit, por edhe me kontekstualizimin e tyre filozofik. Duke kritikuar imitimin e pikturave nudo franceze dhe teoritë letrare të Johann Christoph Gottsched, ai mbështeti, në “Dramaturgjinë e Hamburgut”, një kthim në kriteret teatrale të Aristotelit.
Duke u bërë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Berlinit, në vitin 1770 Lessing punoi si bibliotekar i Dukës Augustus në Wolfenbuettel, një fshat i vogël ku zbuloi “Schedula diversarum artium”, një vepër të hershme mesjetare nga Theophilus Presbyter, të cilën e botoi nën titullin e ri “Pikturë me vaj nga Theophilus Presbyter”. Punësimi i tij si bibliotekar përfundoi në vitin 1775, kur ai udhëtoi për në Dresden, Berlin, Leipzig dhe Pragë. Duke ndjekur Evën (e cila që atëherë ishte bërë e ve dhe kështu ishte e lirë t’ia kthente dashurinë), ai udhëtoi për në Itali si shoqërues i Princit Leopold të Brunswick-ut, duke vizituar qytetet e Napolit, Milanos, Romës, Torinos, Gjenovës, Firences dhe Venedikut. Pas një ndalese të shkurtër në Korsikë, ai u martua me Evën në tetor 1776; në prag të Krishtlindjeve të vitit pasardhës, ajo i lindi një djalë, i cili, megjithatë, vdiq të nesërmen. Lindja rezultoi tragjike: disa ditë më vonë, vdiq edhe Eva Koenig.
Në vitet në vijim, Gotthold Ephraim Lessing shkroi, ndër të tjera, “Leibniz mbi Ndëshkimin e Përjetshëm”, “Apologji në Mbrojtje të Adhuruesve Racionalë të Zotit”, “Emst dhe Falck: Dialogje për Masonët” dhe “Nathan i Urti”. Nga viti 1779 e tutje, gjendja shëndetësore e Lessing u përkeqësua progresivisht: ai vdiq më 15 shkurt 1781 në Braunschweig, ndërsa ishte për vizitë te një mik./Elida Buçpapaj
Ah,kjo “DITË e DASHURISË”! Të vë flatra,të vë krahë!
Zë përcille pleqërisë( si të rinjtë,të bësh sevda)
Kur shoh çiftet që po puthen,se festojnë SHËN VALENTININ
Unë,si plak,gati “sëmurem”(e zë “gripi” Përparimin?!!!)
Ç’është kështu,i madhi ZOT?Ku u gjend kjo çiltërsi?
Vallë,a duroj dot?Sos jam gur,po jam, njeri.
Ja,tek vjen,një symëshqerre,që kërkon të gjejë”çair”
Mendja ime kapëcyer,dua të”ha” qelepir.
Ka një sy të madh filxhan,një qepallë të gjatë me bisht
Zë e ndizet imixhan dhe dua të”digjem dashurisht”
Buza e saj,e tëra lëng dhe nxjerrë gjuhën e lëpin
Mua koka ma bën “tëng”,se dhe mendja u bë”tym”
Kuluvar i rri gjiri,tjetra e ka nxjerrë çipllak
Mua për gjirin me del syri,edhe mbeta me gojëhaptë.
Po afrohet,po afrohet (më duket më kërkon në “mejdan”?!!!)
Sa po vjen e po”zmadhohet”,gati të bëhem “kurban”.
Shih si është? Është si një lulemali e të mbushë me aromë
Tash tek unë,u kthye”djalli”(ku di ç’bën një “demon”)
Kështu ndodh me pak fjalë, lulemalin e mbërthej
Epo unë,tani jam”djall”(edhe “qejfin” ia dëftej)
KASTRIOT KOTONI
Sejfulla Malëshova nën pseudonimin Lame Kodra, lindi në vitin 1900, në Malëshovë të Përmetit. Në moshën 24-vjeçare shkroi në organe të ndryshme të shtypit, i njohur me emrin Lame Kodra.
Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Romë, ku edhe krijoi shoqërinë “Shpresa e Atdheut” dhe botoi një revistë me po të njëjtin emër si organ i kësaj shoqërie. Më 1924, ai bëhet sekretar i përgjithshëm i qeverisë Nolit. Me riardhjen e Zogut në pushtet, ikën drejt Moskës në cilësinë e anëtarit të delegacionit të Kominternit. Merr pjesë aktive në Luftën Nacional-Çlirimtare.
Pas lufte gjendet si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe merr përsipër organizimin e Kongresit të parë të Shkrimtarëve të Shqipërisë. Më pas merr funksionin e ministrit të Arsimit dhe për bindjet e tija politike burgoset dhe internohet në Ballsh dhe në Fier, plot 20 vjet. Vdes në vetmi, më 1971 në qytetin e Fierit, si internuar. Që nga koha kur hodhi hapat e para për të shprehur bindjet e tij, ai shkroi për anët sociale që e mundonin popullin shqiptar dhe u bë përçues i ideve të majta. Në qëndrimin patriotik të çështjes së atdheut në kohën e pushtimit fashist ai denoncoi truket e politikanëve shqiptarë, të cilët përballë interesave të atdheut vunë interesat e tyre personale dhe arritën të gjunjëzohen në bashkëpunimin me pushtuesit nazifashist të vendit. Në tematikën e autorit përfshihen edhe interesat e larta që kishte ai për artin dhe kulturën. Ai ishte përkthyes i Gëtes, Nekrasovit dhe shumë shkrimtarëve të tjerë të nivelit botëror.
PËRÇUES I SË MAJTËS
Sejfullai ishte një nga shkruesit e programit të “Shoqërisë Bashkimi” në numrin e parë të saj në 8 korrik të vitit 1924. Pika e parë në programin e saj ishte forcimi i propagandës për “Bashkimin” dhe rrënjosjen e ndjenjës kombëtare. Për të arritur një demokraci të vërtetë duhet luftë kundër shtresëzimeve të thella shoqërore. Pika e dytë është lufta në çdo rast kundër gjithë abuzimeve dhe akraballëkut. Pika e tretë e programit tonë është propaganda e gjerë dhe e fortë për reformën agrare.
Shpëtimi i Shtetit varet kryesisht prej përmirësimit të gjendjes ekonomike të popullit dhe jo prej ligjeve të mira, qetësisë shembullore, as prej administrimit të drejtë, të cilët janë vetëm mjete për të arritur qëllimin. Populli shqiptar është një popull bujk. Një pjesë e tij do të mund të shpëtojë nga mjerimi me anë të masave të brendshme të qeverisë për hyrjen e kapitalit, që kësisoj të mund të krijohen posibilitete për punë dhe burime fitimi. Por shumica e popullit do të mund të ikë nga zgjedha e shtetit nga kriza ekonomike me reforma agrare.
Më 1924, kur Vlora ziente në zjarrin e revolucionit, borgjezia shqiptare mbi varrin e Avni Rustemit u betua se do të zgjidhte, bashkë me të tjerat edhe çështjen agrare. Me këtë flamur në dorë ajo thërriti punëtorë dhe fshatarë, kundër bejlerëve dhe kundër imperializmit serb. Po kur erdhi puna që u përzu agjenti i serbëve Ahmet Zogu, borgjezia shqiptare mori vetë fuqinë në dorë dhe nuk i mbajti premtimet për të cilat u betuan në Vlorë. Borgjezia jonë e përçarë, e dobët u tremb nga revolucioni, kur erdhi koha për të marrë masa konkrete revolucionare. Ne nuk jemi për reforma agrare, po për revolucionin agrar, shkruan më 1 prill tek “Liria e Kombëtare” Lame Kodra.
PUSHTIMI I VENDIT
Në një artikull tjetër botuar në gazetën “Bashkimi” më 21 mars të vitit 1945 me titull “Logjika e Tradhtisë”, Sejfulla Malëshova shtjellon ndër të tjera këtë ide – “Kur shkeli Italia fashiste Shqipërinë dhe regjimin i Zogut mori fund, ata që sot janë përpara gjyqit të popullit u bënë miq të regjimit fashist, të Xhirove, Melolnëve, Jakomonëve, Parianëve, Dalmacove dhe armiq të tërbuar të Zogut dhe të regjimit të tij. Kur filloi të perëndonte ylli i Italisë fashiste, ata filluan të bëhen “anti-italianë të matur”, duke mbajtur natyrisht pozitat dhe kulltukët dhe duke vazhduar bashkëpunimin e tyre me okupatorin italian.
Disa organizuan çeta, që bënin një luftë demonstrative kundër ushtrisë italiane dhe një luftë efektive kundër lëvizjes çlirimtare në Shqipëri. Kur pastaj fashizmi italian theu qafën dhe ushtria gjermane shkeli Shqipërinë, ata që kishin qenë kuestorë, prefektë dhe ministra të Viktor Emanuelit të III u bënë miq të Hausdingut, të Von Sheigerit me shokë, miq të Komandës Gjermane, Gestapos dhe “armiq të tërbuar të italianëve”. Me fjalë të tjera ka qenë gjithnjë me ata që vijnë dhe “kundër” atyre që ikin, me ata që e shtypnin popullin “kundër” atyre që e kishin shtypur, po që nuk ishin më në gjendje të shtypnin. Të gjithë i mbajnë mend sofizmat dhe demagogjinë e poshtër të këtyre zotërinjve mbi ndryshimin në mes të okupacionit italian dhe të okupacionit gjerman në Shqipëri: sofizmat e poshtra mbi neutralitetin, indipendencën dhe mbi “gjermanin që nuk është okupator”.
Të gjithë i mbajnë mend klithmat e tyre histerike jo vetëm kundër italianëve fashist, por kundër edhe atyre italianëve që luftonin krah për krah me ne. Të gjithë e mbajnë mend se si bërtisnin këta zotërinj kundër Zogut, atëherë kur Zogu iku nga Shqipëria. Po të gjithë e dimë sot se po këta zotërinj u mblodhën të gjithë nën flamurin e Zogut dhe të “Legalitetit” më 1944, kur pas flamurit të Perandorisë fashiste kish rënë edhe flamuri i “Ballit Kombëtar”.
Vetë Midhat Frashëri u jep urdhra çetave të “Ballit Kombëtar” dhe organizatave të “Ballit” të nderojnë ala zogiste. Vetë Rexhep Mitrovica që kishte qenë 15 vjet në mërgim “kundër Zogut dhe ish kthyer me ushtrinë italiane për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi zogist bënte në prill 1944 apologjinë e këtij regjimi. Si shpjegohet, shkruan ndër të tjera Sejfulla Malëshova: Gjithë kjo inkoherencë? A ka një logjikë në këtë mes? Po; një logjikë. Është logjika që lidh regjimin e Zogut me okupacionin e Shqipërisë, logjika që lidh Italinë fashiste me Gjermaninë e Hitlerit, logjika që lidh të gjitha forcat reaksionare, të gjitha forcat antikombëtare dhe antipopullore. Është logjika e atyre që duan të sundojnë me çdo kusht mbi kurrizin e popullit. Është logjika e atyre që nuk mund të mbahen në fuqi pa ndihmën e të huajve, pa ndihmën e okupatorit, pa shkelur interesat e larta të popullit dhe të kombit të tyre. Është logjika e tradhtisë.
STILI I TRADHTISË
Në gazetën “Bashkimi” më 29 mars të vitit 1945, ndër të tjera Sejfulla Malëshova thekson: Ata që sot po i gjykon populli dhe shokët e tyre që do të kapë e do t’i gjykojë nesër, kanë qenë fashistë jo vetëm nga politika e tyre, nga parullat e dala nga arsenali i Goebblesit, po edhe nga metodat, nga stili i tyre. Ata kanë folur për indipendencë dhe neutralitet të Shqipërisë, në një kohë kur Shqipëria ishte fund e krye në mëshirën e okupatorit, kur të gjitha forcat politike ushtarake të qeverive kuislinge ishin nën urdhrat e komandës gjermane dhe Gestapos.
Ata kanë folur për ‘terror e ‘vëllavrasje’ nga ana e Lëvizjes Nacional-çlirimtare, në një kohë kur ata organizonin bashkë me okupatorin gjerman ofensiva ushtarake për të shtypur ushtrinë tonë heroike, në një kohë kur ata ngrinin terrorin në sistem, përgatisnin 4 shkurtin e 28 shkurtin, në një kohë kur gjithë politika e tyre ishte një politikë sistematike për të provokuar vëllavrasjen në Shqipëri. Provokacione që po i bëjnë kundër vendit tonë ca gazeta reaksionare të Greqisë janë tipike nga kjo anë. Në një kohë kur bandat reaksionare në Greqi po grabisin, po ndjekin, po masakrojnë për të dytën herë me metoda fashiste vëllezërit tanë përtej kufirit, çakejtë e Selanikut e të Korfuzit po çirren e po bërtasin për masakër, grabitje transferime nga Jugu në Veri që gjoja qeveria jonë bën në kurriz të “grekëve” të Shqipërisë. Këlyshët e reaksionit fashist e profashist, kudo qofshin, kanë të gjithë një qëllim të shtypin popullin e vendit të tyre dhe së bashku gjithë popujt e botës. Prandaj ata kanë edhe një fytyrë, një stil. Është stili i tradhtisë!
Një temë tjetër me interes paraqet koncepti i Sejfullait për çështjet e kulturës, ai është shprehur për qëndrimin që duhet të mbajnë intelektualët në një shtet demokratik, për lidhjet kulturore me gjithë botën demokratike e progresive. Për Sejfullain, artisti dhe poeti duhet të jenë, përpara çdo gjëje tjetër qytetarë të mirë të lidhur me jetën e popullit të tyre. Kjo është e domosdoshme për ta edhe si artistë, pse inspirimi dhe forca krijuese nuk mund të dalin vetëm nga rrethi i ngushtë i jetës individuale të artistit, por ky duhet pa reshtur t’i nxjerrë nga burimi i pasosur i realitetit të jashtëm dhe, në radhë të parë nga jeta e popullit.
Kam dëgjuar, psh., se në disa rrethe ka tendenca që Faik Konica dhe Fishta të fshihen fare nga defteri. Është e vërtetë se Faik Konica që më 1925 e tëhu ka përkrahur regjimin e Zogut dhe ka qenë në kampin e reaksionit. Është e vërtetë se Fishta ka qenë anëtar i Akademisë në kohën e okupacionit fashist. Po është e vërtetë dhe kjo që veprat e Faik Konicës dhe të Fishtës janë lidhur ngushtë me Rilindjen e Shqipërisë. Faik Konica, Fan Noli dhe Fishta janë fytyrat më të mëdha të Shqipërisë në fushën e kulturës. Bashkë me Kostandin Kristoforidhin dhe Naim Frashërin ata janë lëvronjësit e mëdhenj të gjuhës shqipe, janë ata që kanë ngritur gjuhën shqipe në dinjitetin e një gjuhe letrare. Ky është një kontribut i madh që kanë dhënë këta në jetën e popullit dhe kombit shqiptar, dhe këtë kontribut ne me të drejtë e quajmë pjesë e pandarë të trashëgimisë tonë nacionale, të pasurisë sonë kulturore.
POEZI E LAME KODRËS MË 1939
SI E DUA SHQIPËRINË
S’kam çiflig e s’kam pallate,
S ’kam dyqan me katër kate
Por e dua Shqipërinë
Për një stan në Trebeshinë,
Për një shkarpë e për një gur,
Për kasollen mi Selishte
Për dy ara në Zallishte,
Për një lopë e një gomar,
Për një Balo, një manar.
Unë e dua Shqipërinë
Si bari dhe si fshatar,
Unë e dua Shqipërinë
Për tërfilin mi lëndinë,
Për një vajzë gjeraqinë,
Dhe për ujët që buron
Nga një shkëmb e gurgullon
Nëpër lisat gjethe-shumë,
Edhe zbret përposh në lumë.
Unë e dua Shqipërinë
Për një lule trëndelinë.
Për një zok që fluturon,
Për bilbilin që këndon
N’ ato ferra e në ato hije
Këngë malli e dashurie.
Unë e dua Shqipërinë
Si poet i dhëmshëruar.
Unë e dua Shqipërinë
Që nga Korça në Vraninë,
Ku del bujku që me natë
Me parmëndë dhe me shatë,
Mbjell e korr me diell, me hënë
Dhe s’ka bukë për të ngrënë
Ku nallbani e samarxhiu,
Kërrusen ditë e kërrusen natë,
Që të hanë bukë thatë,
Ku hamalli nëpër skela
Ngarkon hekur e varela,
Këmbë-zbathur, bythë çjerrë
Punon vetë për të tjerë.
Unë e dua Shqipërinë
Që nga Shkupi e në Janinë,
Ku një popull derë-zi
Heq e vuan robëri,
Unë e dua Shqipërinë
Si poet i dhëmshëruar.
Unë e dua Shqipërinë
Si një revolucionar.
/Gazeta Panorama
VOAL- Viti 1861 shënoi një pikë kthese për Rusinë – dhe më gjerë. Reformat e Car Aleksandër II Romanov çuan, ndër të tjera, në çlirimin e miliona fshatarëve nga skllavëria shekullore, duke sjellë me vete pasoja shkatërruese që patën pasoja pozitive në të gjithë kontinentin evropian. Po atë vit, më 12 shkurt, në Shën Petersburg, lindi Lquar, një grua që, sikur e ndikuar nga energjia shpërthyese e kohës, do të transformonte jetën e shumë prej intelektualëve më të mëdhenj të shekullit.
Vajza e vetme e gjashtë fëmijëve të Gustavit, një gjeneral në ushtrinë Romanov, dhe Louise Wilm, vajzës së një industrialisti, që në moshë të vogël, Lou shfaqi një inteligjencë të gjallë dhe të ndjeshme dhe një personalitet të pavarur dhe rebel. Ajo e përfundoi arsimin e saj të hershëm privatisht, pjesërisht falë mësimeve të Hendrik Gillot, një pastor luteran. Në moshën 19 vjeç, vajza kishte fituar tashmë një arsim të gjerë humanist dhe kishte filluar të shkruante, duke hedhur themelet për një karrierë të ardhshme si shkrimtare. E bukur, e rafinuar dhe e sigurt në vetvete, Lou rrezatonte një sharm diskret dhe intensiv që e magjepsi Hendrikun, aq sa ai u dashurua marrëzisht me të, duke ia prishur martesën për t’i propozuar martesë. Por ajo nuk ia ktheu ndjenjat dhe e refuzoi. Për arsye shëndetësore (vuante nga tuberkulozi), ajo u largua për në Zyrih në shtator 1880, por duke e gjetur të pasuksesshme, dy vjet më vonë zgjodhi Italinë e ngrohtë, duke u vendosur në Romë.
Dhe ishte këtu që figura e Lou von Salomé filloi të shpalosej në aspektet e saj të shumta dhe komplekse, të cilat do ta shihnin atë, herë pas here, si një shkrimtare të talentuar; një psikoanaliste dhe një eksperte të mprehtë të psikologjisë mashkullore; një frymëzim për mendjet e mëdha; një dashnore të dëlirë dhe pa paragjykime deri në moshën 36 vjeç; Pasionante, erotike, por edhe një eksperimentuese e ftohtë e impulseve seksuale, më vonë; një femme fatale për të gjithë burrat që bien në kontakt me të. Shkrimtari dhe filozofi gjerman Paul Rée e takon atë nëpërmjet mikeshës së tyre të përbashkët Malwida von Meysenbug: të dy zbulojnë një ndjenjë të përbashkët që i shtyn të jetojnë së bashku. Ndërsa për të kjo bazohet thjesht në interesin intelektual, për të është fillimi i një dashurie serioze. Si Meysenbug ashtu edhe vetë Rée, miq të Friedrich Nietzsche-s, në korrespondencën e tyre flasin për Lou-në me filozofin e madh gjerman dhe për ngjashmërinë e pikëpamjeve të tyre filozofike përkatëse, duke e ftuar atë në Romë. Nietzsche është i intriguar dhe vendos ta pranojë ftesën.
Kur të dy takohen, ai – i goditur dhe i frymëzuar nga vizioni – raporton se thërret: “Nga cilët yje jemi bashkuar këtu?” Përfshirja intensive dhe e ndërsjellë që Lou dhe Paul kishin përjetuar tashmë shtrihet tek Friedrich, i cili bashkohet me ta në rregullimet e tyre të jetesës, duke rënë viktimë e sharmit të saj. I dashuruar pa shpresë, Nietzsche vazhdimisht i kërkon asaj të martohet me të, por më kot. Të dy mendimtarët, si të gjithë burrat që Lou takon në jetën e saj, e keqinterpretojnë tërheqjen e saj të thjeshtë intelektuale si kënaqësi sentimentale. Dy vjet më vonë, Nietzsche, i dekurajuar, e braktis partneritetin dhe, i zhytur në dhimbjen e dashurisë, por edhe i forcuar nga mësimet e nxjerra nga ajo përvojë, fillon të shkruajë veprën e tij më ikonike, “Kështu foli Zarathustra”.
Lou dhe Pauli vazhdojnë bashkëjetesën e tyre të ndërlikuar për tre vjet të tjerë, gjatë të cilëve ajo vazhdon të pretendojë viktima pothuajse pa e ditur: psikologu dhe filozofi gjerman Hermann Ebbinghaus, një pararendës i “psikologjisë eksperimentale”, i propozon asaj; sociologu gjerman Ferdinand Tönnies, themelues dhe president i Shoqërisë Sociologjike Gjermane, e ndoqi pa mëshirë. Në vitin 1886, ajo takoi orientalistin gjerman Friedrich Carl Andreas, burrin i cili, pas një tentative vetëvrasjeje për hir të saj, e bindi të martohej me të. Ajo ishte 26 vjeç, ai ishte 41 vjeç, por do të ishte një bashkim thjesht platonik, pasi Lou nuk ndjente tërheqje erotike ndaj burrit të saj. Të dy nuk do të ndaheshin kurrë, megjithëse ajo vazhdoi të jetonte jetën e saj emocionale dhe seksuale lirisht.
Në vitin 1889, në Berlin u themelua Freie Bühne, një shoqatë artistike që mbështeste teatrin avangardë pa kufizime dhe censurë. Lou von Salomé, i cili u bashkua me entuziazëm, takoi, ndër të tjerë, shkrimtarin natyralist dhe fituesin e ardhshëm të Çmimit Nobel për Letërsi, Gerhart Hauptmann, i cili u bë admiruesi i saj i zjarrtë dhe që më vonë do të merrte frymëzim prej saj për dramën e tij autobiografike “Shpirtra të Vetmuar”, botuar në vitin 1891. Dy vjet më vonë, ajo takoi Friedreich Pineles, një mjek vjenez, me të cilin filloi një lidhje me ndërprerje dhe me të cilin më në fund iu dha seksualisht për herë të parë. Të dy u ndanë përfundimisht pasi ajo abortoi aksidentalisht pasi mbeti shtatzënë në vitin 1902.
Poeti dhe dramaturgu austriak i ri, por tashmë premtues, Rainer Maria Rilke, të cilin ai e takoi me pushime në Wolfratshausen në vitin 1897, gjatë një ndërprerjeje të përkohshme në marrëdhënien e tij me Pineles, gjithashtu gëzoi favorin e saj, përpara se të braktisej katër vjet më vonë. Gjithashtu, në vazhdën e pasionit emocional dhe bashkimit intim shpirtëror që e lidhi atë me Lou-në, dhe që do të vazhdonte në vitet në vijim, Rilke shkroi “Fletoret e Malte Laurids Brigge” dhe “Elegjitë e Duino-s”. Ndërkohë, në vitin 1901, Paul Rèe, i cili nuk e kishte parë atë për pesë vjet, u gjet i mbytur në lumin Inn në Zvicër, ndoshta – thuhej – i përbërë nga vetëvrasje për dashurinë e saj. Në vitin 1904, dramaturgu Frank Wedekind botoi “Lulu”, një tragjedi e famshme e përbërë nga “Shpirti i Tokës” dhe “Kutia e Pandorës”, në të cilën protagonistja shfaqet si një femme fatale; Për shumë njerëz, personazhi “Lulù” nuk është askush tjetër përveç Lou Salome, e lindur në imagjinatën e autores pas një refuzimi të pamëshirshëm të propozimeve të tij në një miqësi të pamëshirshme që kulmoi me një ndërhyrje të fshehtë në dhomën e saj të hotelit.
Një studente e apasionuar pas psikologjisë gjatë gjithë jetës, zbulimi i teorive të Sigmund Freud ishte një zbulesë e vërtetë: në vitin 1911, pasi mori pjesë në Kongresin e Tretë Psikoanalitik në Weimar, ajo iu bashkua grupit të punës të mjeshtrit të madh, duke kontribuar gjithashtu në revistën e tij “Imago” me shkrime dhe poema mbi seksualitetin. Dhe madje edhe Freud i madh u mahnit nga Lou: “Ata që ishin më afër saj u impresionuan më shumë nga pastërtia dhe harmonia e qenies së saj dhe u mahnitën se si çdo dobësi femërore, dhe ndoshta edhe shumica e dobësive njerëzore, mbeti e huaj për të, ose ishte kapërcyer prej saj gjatë jetës së saj.” Kështu shkroi Ati i Psikoanalizës, pasi e kishte njohur thellë në një marrëdhënie që ka të ngjarë të evoluonte përtej miqësisë. Të dy vazhduan të shkëmbenin letra të përzemërta në vitet që pasuan.
Gjithashtu brenda Shoqërisë Psikoanalitike, në vitin 1912, ajo takoi Viktor Tausk, një psikiatër dhe psikoanalist sllovak, me të cilin filloi një marrëdhënie romantike që do të ngjallte armiqësi të fortë nga ana e Freudit. Tausk kreu vetëvrasje në vitin 1919, në moshën vetëm 40 vjeç, për një sërë arsyesh komplekse, përfshirë disa sentimentale. Duke iu afruar të gjashtëdhjetave, jeta e trazuar dashurore e Lou-së më në fund gjeti pak paqe: me bashkëshortin e saj Andreas në krah, ajo iu përkushtua profesionit të saj si psikoanaliste deri në vitin 1937, vitin e vdekjes së saj në shtëpinë e saj në Göttingen më 5 shkurt, në moshën 76 vjeç. Kështu përfundon jeta e jashtëzakonshme e një gruaje e cila, larg të qenit – siç mund të duket – sipërfaqësore dhe e qetë, përfaqësonte për mendjet më të ndriçuara të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë një far edhe më ndriçues, një shpërndarëse të papërmbajtshme mësimesh jete. Një feministe “ante litteram”, si dhe një nënë, shoqe e besuar dhe e dashur e aftë për ndjenjat më fisnike, e ndjeshme vetëm ndaj sharmit të inteligjencës, ajo ishte në gjendje të depërtonte në shpirtrat më të thellë të burrave me të cilët shoqërohej, duke i drejtuar ndjeshmëritë e tyre drejt shprehjeve më të larta intelektuale dhe artistike. Autore veprash letrare dhe esesh shkencore, e njohur edhe si Lou Andreas-Salomé, (Frojdi ende shkruan për të: “…personaliteti i saj mbeti në hije. Ishte jashtëzakonisht modeste dhe diskrete. Nuk fliste kurrë për prodhimin e saj poetik dhe letrar. E dinte qartë se ku gjenden vlerat autentike të jetës…”), citojmë këtu biografitë e Nietzsche-s (1894) dhe Rainer Maria Rilke-s (1928), si dhe antologjinë “Erotic Matter” që mbledh shumë artikuj mbi seksualitetin femëror./Elida Bupapaj
Gazeta austriake: Shtohet presioni ndaj Ramës, opozita do protestojë sërish më 20 shkurt
“Dorëheqja” e Agaçit, Ramës i rrëzohet “mburoja” e fundit. Njerëzit “që braktisën” kryeministrin
Flamuri i Kosovës në Çikago, miqësia e përjetshme me Amerikën- Nga Skënder Karaçica
Konferenca e Munihut: Merz bën thirrje për “ringjalljen” e besimit transatlantik
VIDEO- Jusuf Buxhovi: Historia jonë është e viktimave! Përse drejtësia në Kosovë dështoi për 20 e sa vjet që ta parandalojë Hagën! Të ngremë lart UÇK por nuk duhet t’i harrojmë viktimat në Kosovë!
VIDEO/ Miti i Orfeut, arkeologia Lida Miraj ngre alarmin: Po degradohet nën themelet e një shtëpie në Durrës
Dokumentet- Studiuesi denoncon kreun e ri të AKSHI-t për plagjiaturë: Igli Tafa copy-paste punimin e doktoraturës
Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’, mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale
Arkivi i Voal.ch- GËNJESHTRAT SI DËSHIRA- Nga MAUREEN DOWD, New York Times- Përktheu Elida Buçpapaj
Irani dhe Rusia ‘fryjnë muskujt’ përballë SHBA-ve, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në detin e Omanit
Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi flasin sot para Gjykatës- Çfarë pritet të ndodhë sot në Hagë, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse
Jusuf Buxhovi: Historia institucionale e Shqipërisë shërbehet nga historiografia serbomadhe
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet