VOAL

VOAL

1965/Sigurimi: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim sikur është bashkëpunëtor i Sigurimit” Nga Kastriot Dervishi

July 10, 2020
blank
1 Comments
  • author avatar
    Qemal Grushti 2 years ago Reply

    Faleminderit zotri Kastrioti!
    Ju flisni me fakte, ndërsa shoku erion tare, shoku i edvin ramës realizon skenare nga Parisi, për të përbaltë korifejt e kulturës shqiptare me hetime!
    O taroç! Gërmo, gërmo Taroç, se aty do gjesh rrashtën e të vdekurve të atyre që të financojnë e të frymzojnë! Ti je shërbëtor i parave dhe i të huajve. Faktet e Zotri Kastriotit i çmonton ato kinse fakte shpifse e denigruese të modelit sllavo-komunist kundër kulturës gege!
    Harroje se jemi një komb; Jugë e Veri me gjak e me histori, pa njeri-tjetrin s’do të kishim Shqipëri, o antishqiptar i lindur!

Komentet

blank

Dëshmia nga SHBA e të arratisurit më ’85: Si i zbuloi Sigurimi poezitë kundër regjimit në shtëpinë time…

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

Prolog
Lexues të dashur!
Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është e zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

blank

 

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantasia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

blank

 

blank

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrtuaj për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha.

blank

 

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës “të shëmtuar”.

blank

 

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim.

blank

 

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

blank

 

Kaso Hoxha.

blank

 

Llavrio, Greqi 1985

Jeta në fshatin Markat të Sarandës dhe arrestimi nga Sigurimi i Shtetit

E enjte 21 qershor 1973

Ora 5 e mëngjesit, gjumin ma prishi e bërtitura e tellalit të fshatit. Nëna që ishte në oborr, i’u përgjigj: – Ai i tha: “Kasua, para se të shkoj në punë, të paraqitet në zyrën e Këshillit”. Nuk prita të vinte nëna të më zgjonte si zakonisht që më përkëdhelte, më lutej te koka të ngrihesha se vinte orari i punës në këtë orë të mëngjesit. Mua më dilte me zor gjumi në këtë orë të mëngjesit, në stinën e verës. E ndeja veten të lodhur nga puna e rëndë.

Ishte fushata e korrjes së grurit, gjithë kooperativa e fillonte punën pa dalë dielli dhe ktheheshin në shtëpi kur errësohej, pasi shumë herë Partia e fshatit, jepte urdhër që fshatarët të flinin në fushë, për të punuar deri në orët e vona të natës. Mundim, lodhje, varfëri. Njerëzit punonin vetëm për një copë kafshatë. Luljeta time, bija e madhja, tre vjeç, u ngrit e llahtarisur nga gjumi. Ajo qante, kërkonte gjyshen që e donte aq shumë, sepse edhe gjyshja e donte shumë atë.

Kur lindi Luljeta, fatkeqësisht Mejdies, nuk i erdhi qumështi në lindje për të ushqyer foshnjën, qumësht lope nuk kishim për ta ushqyer, se lopët na i morri kooperativa dhe në dyqanin e fshatit, nuk gjeje as qumësht të konservuar. Nëna e merrte në dorë foshnjën që s’pushonte së qari, dhe shkonte derë më derë në ato shtëpi ku kish nëna me fëmijë në gji, e u lutej t’ja ushqenin foshnjën që po vdiste nga uria. Nebahetja e Leskos, shumë herë kur kthehej nga puna, trokiste në portë që t’i nxirrte nëna foshnjën për ta ushqyer, para se të ushqente fëmijët e saj. Nëna i jepte një mijë urata kësaj xhanan gruaje, e po aq të puthura, para se të ndaheshin. Luljeta qante aq shumë, Mejdijeja nuk çante kokën se qante foshnja e uritur, se ajo s’kishte haber nga rritja e fëmijëve, se ishte për vete foshnje, sa kishte mbushur të 17 vjeçët. Nëna merrej gjithë ditën me Luljetën, për ta pushuar së qari, nëna e gënjente foshnjen duke i vënë në gojë gjirin e saj tashmë të tharë dhe të rreshkur nga pleqëria. Për çudi, pas disa javëve, në gjirin e plakës filloi të rrjedhë qumësht. Habitej fshati për këtë mrekulli dhe fat të Luljetës, tani gjyshja ishte dhë nënë për atë. (Në këtë kohë unë isha ushtar).

(Tani le të kthehem tek rrëfimi i kësaj dite, duke uruar që të mos i humbim durimin lexuesit, por për shpjegime të tilla them se janë të nëvojshme, për karakterin që ka libri).

Duke qarë, Luljeta zbriste shkallët, kërkonte gjyshen, më kërkonte edhe mua. Nëna hyri me vrap brenda, e rrëmbeu në dorë, e përkëdhelte dhe duke e puthuar, e pyeste se çfar kishte që qante. Ajo nuk pushonte, përmes dënesave thosh: “Babai, babi”.

Duke veshur këmishën, dola në derë të mantos, (nga lodhja, atë natë u shtriva për pak në krevat të babait, i cili kishte vdekur pak muaj më parë dhe më zuri gjumi duke biseduar me nënën, asaj i erdhi keq dhe nuk më luajti që andej), nuk di pse më bëri nervoz e qara gjithë xërxëllimë e Luljetës. E shava, po deri atë ditë nuk e kisha rrahur ndonjëherë duke i thënë: “Palaço, pusho”! Ajo më vështronte e trembur, mesiguri ndonjë ëndërr të frikshme kishte parë, por foshnja nuk ishte në gjëndje ta rrëfente. “Mos më shaj vajzën’, m’u kanos nëna, ‘ik se të duan në zyrë të Këshillit”, tha ajo e tronditur dhe e shqetësuar, sepse e dinte që në atë zyrë nuk të kërkonin për të mirë. Në këtë zyrë jepje llogari, ose paguaje.

Para se të dilja, nëna m’u lut që të pija një gotë me qumësht, që e kishte vënë në shkallë e më pyeti se mos kisha bërë ndonjë zarar në kooperativë dhe unë si përgjigjie i tunda kokën në shenjë pohimi. Një parandjenjë ogurzezë kishe pllakosur tërë qënjen time. Medijeja kishe ikur që pa zbardhur dita, në punë, sepse ajo punonte në transportimin e dengjeve të grurit për tek makina shirëse. Kjo punë bëhej herët në mëngjes, për arsye se kashta ishte e butë nga vesa, dhe nuk dërmohej gjatë transportit. Në manzato (quhen në zonën tonë dhomat në katin përdhes të shtëpive shumëkatëshe) ndën vatër, karshi derës, ishte djepi i Nderimes, vajzës tjetër që sapo kishte mbushur gjashtë muaj.

Ajo ishte zgjuar nga britmat e Luljetës. Buskat e saj të shëndosha ngjyrë trendafili, sytë e mëdhenj, i jepnin pamjen e një kukulle. E doja këtë foshnje, ndjeja kënaqësi, ç’lodhesha kur lozja me to, dashuria ime ishte e barabartë, si për njërën, ashtu dhe për tjetrën (unë u bëra që 18 vjeç baba), nuk e mbajta vesh nënën që të pija gotën e qumshtit, por ju afrova djepit, rashë në gjunjë e përkëdhela Nderimen nën gushë, e putha, por ajo nuk reagoi si zakonisht që të qeshte dhe të lozte me mua. Tek po dilja nga dera, ajo ngriti duart lart, u mundua që të thoshte diçka, duke nxjerrë disa rrokje dhe tinguj pakuptim. Kur kalova pragun e derës, ajo filloi me sa fuqi kishte: “Ba, ba, Ba, ba”, ishte e para fjalë që kishte mësuar, ndoshta këtë mëngjes, kjo fjalë për Nderimen, kish kuptimin edhe “lamtumirë”!

Dola në oborr, për çudi, macja ime e dashur, që më priste te porta çdo mbrëmje kur kthehesha nga puna, dhe më përcillte çdo mëngjes me përkëdhelje, këtë mëngjes ishte e shqetësuar! Ajo mjaullinte pakuptim, e fërkova për ta qetësuar macen time, por ajo nuk e pushoi mjaullimën e saj vajtuese. Nëna qëndronte në prag të derës me Luljetën në dorë. Pulat që sapo i kishte lëshuar nëna nga koteci, mblidhnin thërrimet e bukës që u kishte hedhur mbi pllakat e oborrit. Pula time e zezë nuk hante, ajo ishte ngjitur në një degë të fikut, rrinte si e bubunjasur, sikur të ishte e sëmurë. Kjo ishte pula time sepse e gjeta në një pyll larg fshatit, me siguri do i kish shpëtuar dhelpërës, ose bufit, ajo ishte bërë si e egër, më nxorri ca punë për ta zënë.

Fshatarët u habitën me gjahun tim të asaj dite. Nëna e mbajti ca ditë të lidhur, ajo u zbut shumë shpejt. Pula ime, kur më pa që dola në oborr, këndoi sikur të ishte gjel, shenjë e keqe, shenjë ogurzezë. Nëna më foli që ta trëmbja të pushonte, por unë nuk ia prisha qetësinë, nuk munda ta ndaloja se çfar ndodhte. Gjithashtu, gomarica, krijesë e urtë dhe e bindur, e mbante kokën ulur në tokë, nga goja lëshonte jargë, sikur të kishte ngrenë helm. E pieta nënën, që çfar kishte gomari që rrinte me kokën ulur, nëna ngriti supet, ajo i kuptonte këto shenja ogurzeza, por s’ja qaste zëmra t’i shprehte.

E mbylla portën e madhe të oborrit, morra rrugën që të shpie në qëndër të fshatit. Rrugë gjithë gurë, gjithë kakërdhi, gjithë bagla gomerësh dhe kuajsh. Rrugë aq e dashur, këmbët e mija të zbathura kishin shkelur me mijra herë mbi çdo centimetër të kësaj rruge dhe mbi çdo gurë. Rrugë plot gjallëri, rrugë e blegërimave, e të qeshurave, e të qarave, e halleve, e mundimeve, gjithshka për mua tek kjo rrugë shkonte. E doja këtë rrugë, ashtu siç kishte qenë dikur, më parë. Fshatarët të lodhur, të përgjumur, pasi u kishin mjelë atë pikë qumështi, po i nxirrin bagëtitë nga kalibet, ahuret, për tek çobani i fshatit. U hapja rrugën bagëtive, fëmijët që i shoqëronin bagëtitë, më përshëndesnin. Unë ecja dhe mëndja më punonte se për çfar mund të më donin në zyrën e Këshillit! Isha i sigurt që nuk kisha bërë ndonjë dëm në koopertativë, as që të isha grindur apo ofenduar ndonjë kuadër.

Një ditë më parë, punoja pas makinës korrëse në fushën e quajtur “Selihak”. Nuk e di pse më privilegjoi brigadieri tim, Shamet Kapo, apo këtë e bënë që të më kishin më mirë nën kontroll. Drekën, e hëngrëm me motrën time, Bardhën, ulur në ledh të arës, nën rrezet përvëluese të diellit të qershorit. Vazua me thartirë (dhallë), që më kishte vënë nëna në trastë, ishte prishur dhe bërë si hirrë. Motra m’u lut që të haja të gjithë copën e byrekut me spinaq, që kishte ajo për drekë, por unë e refuzova, e hëngra copën e bukës thatë.

Dy “Xhip”-sa të Degës së Punëve të Brendshme shkonin në xhade në drejtim të fshatit, duke ngritur një re pluhuri mbrapa.

“Ç’kërkojnë këta qafir”?! pyeti motra duke mos e hequr vështrimin nga reja e pluhurit që kishin shkaktuar xhipsat e zinj të Degës Punëve të Brendshme.
“Ai është profesioni i tyre”, i thashë motrës. Tek po ecja rrugës për në qëndër të fshatit, mendja më shkoi tek xhipsat që pashë një ditë më parë. Diçka është kurdisur mendova, vetkuptohet diçka e keqe. Kur arrita tek pllaka e nanë Abos, dërras plotë kujtime për vegjëlinë. Kjo dërrasë e gurtë mblidhte fëmijët e dy lagjeve, loznim, rrëshqisnim mbi këtë pllakë të pjerrët, saqë pantallonat i bënim copë, çdo darkë nëna kur kthehej nga puna, më arrnonte pantallonat duke vënë nga një arrnë të re, mbi të vjetrën.
Qëndrova në krye të kësaj pllake nga ku duket sheshi përpara dyqaneve, në qendër të fshatit. Dy “Xhip”-sat e zinj ishin parkuar në këtë shesh gjithë gur, pesë polic me rroba ngjyrë blu të errët, patrullojnë veç e veç, që nga sheshi deri lart shkallëve që të çojnë në shtëpinë e kulturës, pranë të cilës në të dy krahët ndodhen zyrat, ajo e Këshillit, e Kryesisë, e Llogarisë dhe ajo e Partisë.

Fshatarët nxitojnë për në punë me drapërin dhe torbën e bukës në krah, ndaleshin të frikësuar kur shihnin këtë skenë shtet rrethimi, disa ndërronin rrugë, disa që s’çanin kokën i binin mes për mesi këtij shtetrrethimi.

E hodha vështrimin rreth e rrotull, vura re se policët nuk ishin vetëm, në distance, në qoshe të rrugëve lart nga bregu dhe nëpër baçe, patrullonin njerëz të Partisë të armatosur. Nafiz Agako, sekretari i Partisë të fshatit, Zijadin Kakaci, Duro Murataj, të cilët ecin paralel me mua duke e ngushtuar rrethimin. Tani e kisha të qartë se gjithçka ishte kundër meje. Në momente të tilla kritike, secili kërkon t’i shpëtojë rrezikut, por për mua tani ishte tepër vonë për të bërë tentativë.

E mblodha veten, e bëra zemrën gur duke thënë me vete: “Kaso, veç skllavërisë, nuk humb asgjë, ç’ka për të ndodhur, të ndodh, shko përpara”!

Ecja në drejtim të zyrës Këshillit. Vështrimi i policëve, i njerëzve të Partisë të armatosur, ishte nga unë, vështrim bishash të cilat prisnin viktimën e tyre të futej në kurth. Nuk e di, apo mu duk mua sikur natyra, fshati, dhe gjithçka kishte ndërruar këtë mëngjes, të 21 qershorit 1973.

Trokita në derë të zyrës së Këshillit: “hyr” – foli Kryetari i Këshillit, Rexho, zërin e të cilit e njihja ashtu siç njeh i zoti të lehurat e qenit të tij. Ky njeri, është personazhi më negative në jetën e fshatit tim. Nuk jam në gjëndje të bëj portretin e këtij njeriu, të përshkruaj karakterin e këtij tipi negativ, nuk ma qas ndërgjegja që nga goja dhe pena ime të dalin banalitete, por mund të them këtë: që ky njeri urrehej nga gjithë fshat. Veç funksionit si Kryetar Këshilli, ky ishte dhe brigadier. Ua plaste shpirtin anëtarëve të brigadës. Metri i tij ishte 10-15 cm. më i madh, hante në kalem dhe zigj nga djersa, mundi, i fshatarëve. Mjer ata fshatar që kishin fatin e keq të ishin në brigadë të tij, shumë nga të cilët në darkë ktheheshin në shtëpi pa ditë pune. Ky dinsez vet shkruante, vet vuloste.

E hapa derën, ngritur në këmbë përpara tavolinës, priste Kryetari i Këshillit, kurse pranë dritares që shihte nga dyqanet, i ulur në karrike, ishte një burrë i shëndoshë me mustaqe të zeza pis e gjyslyqe dielli, të cilat dukej se i jepnin “prestigj” dhe rëndësi personit të tij, në këtë zonë të pa qytetruar e të varfër. Vështrimin e kish përqëndruar në qëndër të fshatit. Mbi tavolinë, një çantë e zezë, gjysëm e hapur, ku dukeshin disa dosje dhe një palë hekura, të lëna aty ndoshta me qëllim. Qetë – qetë, sa hyra brenda i përshëndes.

“Mirmëngjes”, ma ktheu Kryetari i Këshillit, kurse burri që ishte ulur, i cili kërkonte t’i jepte akoma rëndësi vetes së tij, as që e hoqi vështrimin andej ku e kishte. Me një mënyrë tepër pompoze, gjithë delikatesë, e hodhi këmbën mbi këmbë, mori cigaren që pothuaj ishte djegur në takatuke, e shkundi hirin, e thithi nja dy – tre here duke nxjerrë tymin nga goja me stil. Në të gjitha këto veprime, u mundua të imitojë dedektivat e filmave policesk.
“Përse më keni thirrur…”, ky nuk arriti ta mbarojë fjalën, hapet dera, brenda hyri Punëtori Operativ i Sigurimit të zonës, një burrë mesatar, zeshkan, i cili rrinte gjithmonë i veshur civil. Ndërkohë, burri i madh, i ulur pranë dritares, u rrotullua, hoqi gjyslyqet për të parë më mirë, duke i bërë me shenjë Kryetarit të Këshillit të dilte.
“Po, të deshëm pak” – vazhdoi ky fjalën e lënë përgjysëm nga Kryetari i Këshillit. Buzët e këtij njeriu ishin të kuqe flakë, zverku i tij gjithë pala dhjami, barku tij i madh, flisnin për një jetë të mirë, tepër të rehatshme të këtij burri, që s’njihja.
“Ti je Kaso Hoxha”? – Pyeti rëndë.
“Po”, – ju përgjigja.
“Cilin ke shok”? – Vazhdoi
“Për çfar shokë” e ke fjalën”?
“Dua të të them”, – vazhdoi ai, “se nëqoftëse ndodh diçka, apo arratiset ndonjëri, ta dish se rëndon mbi kurrizin tënd, pra të na thuash për gjithçka që din pa humbur kohë”.
“Shok dhe miq kam gjithë fshatin zotëri, a mund të më thuash se cili je? Kur nuk ju kam parë”.
“Hee!… Ashtu?… Nuk do të flasësh, mos u bëj merak do më njohësh mire”,
I bëre xurxull nga inati, nxorri nga çanta një dosje me kapak të hirtë, e vuri përpara meje.

“Firmose këtë!” – urdhëroi gjithë inat.
“Eshtë vendim i lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm (Dhori Panariti) për arrestimin tuaj, akuzoheni për veprimtari armiqësore kundra Partisë dhe pushtetit popullor”, – përfundoi duke më zgjatur një laps që ta firmosja.
“Jo! Zotëri! – unë nuk firmos vdekjen time, më kërkojnë fëmijët, ata kanë nevojë për mua, unë i dua ata, kam detyrime si gjithë prindërit ndaj familjes. Ti me atë firmë që kërkon të vë unë, ti nuk më vret vetëm mua, por gjithë familjen time, gjithë farefisin tim” – kundërshtova unë.
“More lëri ato ti, po të doje nuk i kundërviheshe politikës së Partisë palo armik! Do firmosësh apo jo? S’kam kohë të merrem me ty!” – Bërtiti Halit K. dhe damarët e qafës i ishin fryrë nga nervozizmi. (Halit K., hetuesi i Degës Punëve të Brendëshme).
“Armik i qelbur!” – shau me zë të lartë duke i dalë copra pështyme bashkë me fjalët.
“Po zotëri, një nga ne të dy është armik i Popullit!” – e kundërshtova, duke mos i marrë parasysh se do ta paguaja me jetën time.
“Pusho, mbylle gojën, do të thyej brinjët!” – ulëriti, duke u afruar me orvatje që të më godiste. Unë nuk luajta nga vëndi ku qëndroja në këmbë, e vështroja këtë fytyrë të ndyrë me urrejtje, këtë “bishë” që tani ishte tepër vonë t’i shpëtoja thonjëve të tij e këtyre egërsirave të tjera pa shpirt.
Kujtoja këshillat e motrave Vito dhe Bardha, që gjithnjë më thoshin: “Mos Kaso, aman mos fol, mos shkruaj, këta të kalbin në burg”. Unë nuk i mbaja vesh as motrat, as prindërit. Nuk pajtohesha me skllavërinë, me mjerimin tim, me fukarallëkun e popullit tim, s’kisha ç’të humbja veç zheleve që më vareshin në trup.

“Lidhe qenin!” – urdhëroi, Operativi i Sigurimit që rrinte në këmbë pas derës, i gatshëm për të zbatuar urdhërat e eprorit të tij. Ai nxorri hekurat nga çanta e zezë, të dy “bishat” më mbërthyen nga duart, m’i përdrodhën me sa fuqi që kishin, duke i kthyer nga mbrapa shpine, më futën hekurat duke i shtrënguar deri në vidhën e fundit. Pas pak duart m’u mpinë, sepse qarkullimi i gjakut u ndërpre. Dhembja ishte e pa durueshme, por zemra ime ishte më hekur, se hekurat e tyre.
“Çfar ke në shtëpi, ndonjë gjë të ndaluar?” – pyeti bark- madhi. Unë nuk ja dija emrin këtij njeriu, por kisha dëgjuar se Hetuesa të Sigurimit ishin Niko Zh., Halit K.
“Për çfar gjëje të ndaluar e ke fjalën?” – pyeta dhe mendja më shkoi tek ato pak shkrime në vargje, që përmbledhjen e kish quajtur: “Vite të rinj, ditë të zeza”. Aty mblidhja shkrime gjatë ditës dhe në darkë i hidhja në fletoren e madhe, këtë fletore e fshihja në një vrimë të fshehtë në dollapin tim, ku as nëna, as gruaja ime, nuk e dinin. Në qoftëse këta do ta gjenin, mua më priste vdekja. Të gjitha vargjet, pothuaj kishin karakter politik.
Sidomos vargjet “Të urrej” dhe “Kënga e kazmaxhiut”, tek të tjerat ndjehej vetëm sarkazëm për regjimin. Para disa muajve, dikush më vodhi dhe bllokun e shënimeve, nuk isha i sigurt 100%, por dija se atë ditë që e humba atë bllok me shënime, pranë kisha Haki Fuatin, djalë i tetos time. Në bllok kishte pak shkrime që shprehnin urrejtje për Partinë e Enverit, duke thurur lavdi Grupit të Teme Sejkos dhe Tahir Demit. Këto materiale ishin të mjaftueshme për të më varur.

“Mos ke armë ose materiale të tjera, do jetë më e lehtë për ty të na tregosh, para se ti gjejmë ne!” – vazhdoi bark- madhi. /Memorie.al
Vijon nesër

blank

“’Frojdin’ e fsheha nën kapakët e librit të ‘Shokut Enver’”, ish-i burgosuri rrëfen nga SHBA: Dy profesorët që më mësuan gjuhët e huaja në Spaç

Publikohen disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Memorie.al sjell historinë e trishtë dhe të dhimbëshme të Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

 

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

                                                 Prolog

                                          Lexues të dashur!

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

blank

 

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

blank

 

blank

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

blank

 

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: Të shëmtuar.

blank

 

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim!

blank

 

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

blank

 

Kaso Hoxha.

blank

 

Llavrio, Greqi 1985

                                               Vijim

Zeqiri me Hajriun ishin punëtor të mirë, djersa u kullonte rrëke, megjithëse i kishin hequr rrobat gjysëm lakuriq në këtë nxehtësi më tepër se 40 gradë, kur ata e pastruan, Hidajeti filloi të vendosë trupat e përgatitura. Na kishin mbetur akoma dhe tre orë për të vendosur trupat dhe të bënte vrimat e minave. Hidajeti më jepta disa këshilla tepër të vlefshme dhe më tha: “Mundohu të fillosh bërjen e brimave më parë se të tjerët!” ‘Për ç’arsye e pyeta unë’? “Sepse bie presioni i ajrit dhe ti do të rrish me orë të tëra mbi ‘Martel”, (pistoletë ajri) m’a ktheu.

Dhe me të vërtetë, sa të hapësh dhe mbyllësh sytë, Hidajeti i vendosi trupat, mori pistoletën për hapjen e vrimave dhe për një gjysëm ore i mbaroi. Vrimat duhet të ishin më tepër se 60 cm., përndryshe policët që vendosnin minat nuk i pranonin. Hidajeti e mbaroi ciklin e punës një orë para afatit. Ai më çoi në një vend në galeri ku dilte shumë ujë, ujë me acid, jo i mirë për të pirë dhe ne lamë pak sytë e fytyrën e pluhërosur. Nga Galeria duhej të dilnim jashtë në orën 7 të mëngjesit, po në këtë kohë turni i parë do hynte në galeri.

Nata e parë në punë në galeri

Polici, Mark Marku, priste tek dera e galerisë, pasi ne duhet të rreshtoheshin dhe të numëroheshin para se të hynim në burg. Grupi i Hidajetit doli i pari nga galeria. Polici më pyeti: “Si të duket puna, nesër je vetëm”? “Do mundohem të realizojë ciklin”, i’a ktheva. Ndërkohë, del Sherifi, që unë nuk e njoha fare nga pluhuri i zi që i mbulonte fytyrën. Ai m’u afrua dhe unë u tremba, pasi dukej si një njeri me ngjyrë. “Kurajo Kasem”, më pëshpëriti ngadalë për të mos e dëgjuar polici.

Sherifin nuk e dekurajoi puna e rëndë e galerisë, ai qëndroi shpirtërisht i fortë, i pa thyeshëm. Unë s’isha gabim, këtë e vërtetoi koha.

Në rresht duhet të ecnim dy e nga dy, të mbajtur prej dore. Hymë në burg ku kishim vetëm 5 minuta të drejtë të bënim banjë. Sidoqoftë nata e parë nuk m’u duk tepër e vështirë.

Erdhi e diela, ditë pushimi për të gjithë, të dielën ndroheshin turnet, kush ishte turni i tretë do të kthehej turni i parë, dhe kush ishte turni i pare, do të kthehej i dytë. Në të tre zonat punonin më tepër se 400 të burgosur. Kështu që brigada jonë që ishte turni i tretë të hënën, zgjimi bëhej në orën 6 të mëngjesit.

Që në mëngjes të dielën dhoma u mbush me të burgosur, shumica kureshtar për këngëtarin e dëgjuar në Shqipëri, ku disa kërkonin që Sherifi të këndonte një nga këngët e tij. Më tepër e nxiste një i burgosur që e quanin Hysen Xhani, të cilit për shkurt i flisnim “Loçe”. Ky, për t’i hequr ndrojtjen Sherifit, filloi të këndojë në frengjisht dhe na impresionoi të gjithëve, edhe vetë Sherifin. Por kjo nuk zgjati shumë, pasi polici Prenk Rrapi, erdhi dhe e shpërndau turmën.

Më vonë, po atë ditë, Hyseni erdhi përsëri, pasi donte aq shumë të shpenzonte kohë me Sherifin. Ai na tregoi gjithë dramën e jetës së tij, si ishte dënuar përsëri, si pjesmarës i Revoltës që ndodhi më 21 maj 1973, duke na dhënë kurajo se: “ka edhe më keq”! Më vonë, shokë të tjerë më treguan hollësisht se çfar ndodhi në ato tre ditë të majit. Shumë të burgosur trembeshin të flisnin pas ngjarjeve të Majit. Gjithë burgu kishte një rregjim të rreptë.

Nikoll Marku, një i burgosurt i vjetër, nga Puka, kishte një bagazh të tërë me ngjarje nga jeta e tij nëpër burgje. Në “Kaushin” tonë, gjithnjë kishte qetësi, të gjithë të burgosurit merreshin me diçka: dikush lexonte, dikush i shkruante letër familjes, dikush arrnonte rrobat e grisura. Aty këtu, qetësinë e këtij “Kaushi”, e prishte kolla e të burgosurve, një kollë e dalë thellë nga mushkritë, gjithë pluhur, kollë që të burgosurit nxirrin gjak e qelb, prej mushkrimeve të sëmura. Rrija e mendoja mbi dyshekun tim për familjen time. Nuk kisha asnjë lajm.

Sipas rregullores së burgut, kishim të drejtë të shkruanim dy letra në muaj, të cilat duhet t’i linim të hapura, pasi ato kalonin në kontrollin dhe çensurën e policisë. Mendova të shkruaja një copë letër nënos, me dy fjalë dhe gruas sime, Mejdies. Por nuk kisha as laps, as letër dhe as zarf. E pyeta Nikoll Markun, nëse mund të më ndihmonte, pasi ai ishte i burgosur i vjetër. Ai me kënaqësi më ofroi letrën, lapsin dhe zarfin, duke më pyetur se çfarë të afërmish kam lënë pas. I thashë se lashë gruan, dy fëmijë të vegjël,(tre vjeç dhe gjashtë muaj), nënën dhe dy motra të martuara. Nikolla u habit: “Kaq i ri dhe i martuar me dy fëmimijë”?! pyeti ai përsëri: “Po” – ja ktheva. “Nëna më martoi 18 vjeç”. Kurioziteti e shtyu Nikollën të më bënte një varg pyetjesh dhe unë i tregova shkurt, gjithë dramën e jetës sime. Ai u mallëngjye dhe më rrahu shpatullat duke më thënë: “Kurajo Kasëm. Dhëmbja juaj është e njëllojtë me të gjithë ata që sheh mbyllur në këtë kamp”. “Shkruaji diçka nënos të mbajë shpresat gjallë”, vazhdoi Marku.

Unë u treta në mendime, çfar t’i shkruaja nënos? Çfar t’i shkruaja, Mejdijes?! Ato s’dinin gjë për mua dhe unë nuk dija asgjë se çfarë kishte ndodhur pas arrestimit tim. Nëna, kurrën e kurrës nuk e hedh fëmijën e saj poshtë, por bashkëshortja është ndryshe! Pjesa më e madhe e të burgosurve ishin të brakstisur nga shokët e tyre të jetës!

Letra që i shkrova nënos sime, të m’i bënte hallall vuajtjet që u shkaktova!

Ndoshta një fat i tillë më priste dhe mua. Kështu që para se të ndodhte, duhej t’i thosha Mejdos, të priste lidhjet martesore, për të qenë e lirë nga unë. Fillova me letrën e nënos. Viti 1973 ishte në mbarim dhe shpejt vinte viti i ri 1974. Nuk dija se çfar të shkruaja. E shkrova dhe e rishkrova disa herë. Më në fund vendosa të shkruaja kështu:

                                              E dashur Nanë

Kaluan gjashtë muaj nga dita që u ndamë. Nuk e di, je gjallë, a e vdekur?! Vetëm di një gjë: se meraku të mundon, e nata e përjetëshme e ka mbuluar atë kasolle të varfër. Do të lutem shumë, mos të marrësh inat me mua, se ika dhe të lashë.

Kurrë nuk ma qaste zemra një gjë të tillë, që t’u shkaktoja aq shumë vuajte dhe lot. Ti nuk e meritoje atë, as ajo vajzë e re.

As ato foshnja të pafajëshme, por kështu ndodhi! Tek e shkuara, nuk ka më kthim. Ti rro, ashtu siç mund të rrosh, e di që do vdesësh me brengë në zëmër, pra ma bëj hallall, o nana ime.

Sa për atë vajzë të re, thuaj të ikë larg, ta harroj atë që ndodhi, le të fillojë një jetë të re. Sa për ato foshnja, le t’i marrë Jetimorja. Kështu nanë, nuk dua të lëndoj më plagët.

S’kam pse e zgjas më këtë letër. Tani unë jam shumë larg, vëndin e quajn, Spaç, në rreth të Mirditës. Nuk dua që ti të marrësh rrugën dhe të vish këtu për të më takuar. Harroje?! E pamundur! Kaq!

Të uroj për vitin e ri, që të të sjell më pak lodhje, më pak hidhërim, më pak lot.

 Qofshi mirë

     Kasua

Letra që i shkrova gruas sime, ku i kërkoja të fillonte jetën nga e para

                                        E dashur Mejdie

 Është hidhërim i madh sa s’thuhet që ndodhi kështu. Kurrë nuk ma qaste zëmra, që të të shkaktoja një hidhërim kaq të madh. Ndoshta profecitë e babait tënd u bënë realitet, kjo është e vërtetë, që jeta tënde u nxi, atë mëngjes qershori. Keq më vjen, sa s’thuhet për ato dy foshnja që bashkë sollëm në jetë, më dhëmb shumë, po tani jam larg, ndoshta për jetë të jetëve. Desha të lutem, të largohesh, ti nuk ke pse të lidhësh jetën me një njeri, që s’dihet se do të ekzistojë. Ti je e re dhe ndoshta të pret fat më i mirë. Kaq!

 Qofsh me fat! Lamtumirë….

              Kasua

E nisa letrën ditën tjetër, me shpresë se do të merrja ndonjë përgjigjie! Letra ishte dy faqe, aq sa lejonte rregullorja. Shkrova pak fjalë për nënon dhe pak fjalë për Mejdon. Nuk përmënda as motrat dhe as të afërmit në atë letra, pasi nuk doja t’u hapja telashe. E kisha të qartë se bëhej luftë e ashpër klasore nga organet e qeverisë.

Si më lindi ideja e arratisjes që në fillim të dënimit?!

Tani unë duhet të përqëndrohesha, të bëja një plan, për jetën time në burg. Në ishte e mundur që t’i shpëtoja këtij xhenhemi. Instikti më thoshte (ndoshta kjo, nga trauma që pësova), mos të kisha më besim tek njeri. Ky sindrom, është një sëmundje psikologjike e emëruar “Socialo-fobia”, që do të thotë: “Frika e njeriut, ndaj njerëzve të tjerë”. Këtë ma diagnostikuan më vonë, dy shokë të burgosur që ishin mjekë, si Nuri Sallaku dhe Vasil Zoga.

Le të kthehemi tek ajo që fillova të mendoja, se çfar përgatitjesh duhet të bëja, në rast se unë një ditë do dilja i gjallë nga ky varr i thellë, mijra metra ndën mal!

Shumë shokë më jepnin kurajo: “Kaso, je i ri. Ky burg është shkollë e mirë për ty”, e të tjera. Shumë herë, rrija dhe vrisja mëndjen, nëse unë dilja i gjallë nga burgu, do ishte e pamundur që unë të rroja në atë shoqëri. Kështu më shkoi në mëndje, arratisja nga ky vënd, të shkoja aty ku ishin kushërinjtë e mij, në SHBA-ës. Këtë ide, duhej ta mbaja të fshehtë thellë në zërmën time. Unë isha i paformuar politikisht, ideollogjikisht, shokët e mi ishin intelektualë me shkolla të larta, mjekë, inxhinierë, profesora të degëve të ndryshme, kjo më nxiti që të kërkoja ndihmë për edukim.

Dhe në të vërtetë, nuk më mungoi, ata ishin gati. Vendosa që të mësoja një gjuhë të huaj, me zell të madh, fillova të merrja mesime në anglisht nga profesor Ziso Vangjeli i cili nuk përtonte, por unë hasja vështirësi, sepse nuk e dija gramatikën e shqipes dhe kush nuk e njeh gjuhën e nënës me gramatikë, e ka të vështirë që të mësoj një gjuhë të huaj.

Dy profesorët e burgosur që më mësuan gjuhët e huaja!

Atëhere, çfarë bëra?! I kërkova mikut tim të ngushtë, doktor Vasil Zogës, nëse ishte e mundur që të më gjentë të gjitha tekstet, që nga shkolla fillore, deri në gjimnaz, të gramatikës së gjuhës shqipe. Në ndihmë më erdhën, jo vetëm Vasili, por dhe shokë bashkëvuajtës të tjerë. Doktor Nuri Sallaku, me të cilin luaja dhe shah, Idriz Alluni, një tjetër profesor, disa bashkëpatriotë nga ana ime, si: Xhemal Bali, Urim Arapi, Nazmi Veshi, Raimond Sejko, Hasan Bajo dhe shumë të tjerë. Këta më gjenin çfardo librash që kërkoja.

Të burgosurit e vjetër, kishin një bibliotekë të pasur, që i fshehnin në kashtën e dyshekëve. Megjithëqë shpenzonin shumë kohë duke ndenjtur në rresht, (ky ishte dënim nga Ministria e Punëve të Brendëshme) që të mos na linin fare kohë të lirë, Megjithatë, unë gjeja pak kohë të lirë që të lexoja dhe studjoja çdo libër që më binte në dorë. Më morri pak kohë që të lexoja, Gramatikën e Gjuhës Shqipe. Tani ishte tepër e lehtë për mua, të kuptoja gjuhën angleze dhe gjuhën italiane, të cilat i studioja në të njëjtën kohë.

Porofesor, Ziso Vangjeli, i cili kishte studjuar në vëndet perendimore, habitej me përparimin tim, që në një kohë fare të shkurtër, të lexoja në origjinal, vepra të Shekspirit, Hamletit, (“Rome e Zhuljeta”, “Mbreti Lir”,”Parajsa e humbur” e John Milton). Gjithashtu në anën tjetër, përparoja në gjuhën italiane, pasi profesor Idriz Alluni, më mësoi në një kohë rekord, gjithë gramatikën e gjuhës italiane, pasi kur kupton një gjuhë të huaj, është shumë më e lehtë të mësosh të tjerat. Më ra në dorë vepra e Dantes (Ferri), në më pak se dy javë, e lexova të gjithë. Ndërkohë, e kisha kthyer vështrimin në gjuhën greke. Kristo… në qelinë e Sarandës, më mësoi të shkruaja gërmat e alfabetit grek, më ndihmoi aq shumë, saqë unë lexoja gazetën “Llajko Vima”, pasi kjo gazetë vinte në burg, se disa minoritarë abonoheshin.

Kisha shokë nga Saranda dhe Gjirokastra që më donin dhe më respektonin. Respekt të veçantë tregonte, Dhimitër Maçango, nga Krone, fshat afër Urës së Bistricës, ky burrë i urtë, i dashur, bujar nga zëmra, i dënuar rëndë, ishte mësuesi im dhe shok i punës në galeri. Gjithashtu dua të kujtoj, Kristo Ndricon, nga fshati Krioner i Dropullit, i dënuar me dhjetë vjet burg. E kisha shok pune dhe kisha shumë besim tek ai njeri. Një tjetër mik i ngushtë, Lluka Bonjaku, nga Himara e Vlorës. Lluka ishte tepër konservator me të burgosurit, nuk fliste shumë, por mua më ndihmoi shumë, për mësimin e gjuhës greke.

Mbi popullimi i burgut të Spaçit, pas dënimit të “Grupit të Beqir Ballukut”!

Viti 1974 erdhi me shumë të papritura. Të burgosurit ishin të entuziasmuar për krizën që kishte mbërthyer regjimin e Enverit. Kur qeveria ishte në krizë, do të thotë që për të burgosurit politikë, ngjallet shpresa e lirisë. Enver Hoxha në Pleniumin e tij të V-të, likujdoi “Grupin puçist të Beqir Ballukut”, duke pushkatuar vetë Beqirin, Petrit Dumen dhe Hito Çakon. Këta ishin ushtarakë, që drejtonin ushtrinë e Enverit. Me dhjetra oficerë të lartë u arrestuan dhe u dënuam me dënime të mëdha.

Burgu i Sapçit “u fry” jashtë mase, dhe nuk po merrte më. Në një “Kaush” (dhomë) jetonim më tepër se 55 të burgosur. Shumica në kamp ishin të pa punë, sepse kapaciteti i minierës ishte vetëm për 600 puntorë. Nga njëra anë nuk më vinte keq për këta njerëz, që i kishin shërbyer diktatorit me fanatizëm, për afërsisht 40 vjet, por nga ana tjetër ndjeja mëshirë, mëshirë edhe për armiqtë e mi. Nuk më çukiste shpirti që të kisha ndjenjën e urrejtjes për çdo krijesë që Zoti i ka dhënë jetë. Të urreja krijesat e Zotit, do të thoshte, të urreja atë vetë. Unë kërkoja të gjeja shkakun e asaj vuajtjeje, diku gjetkë, ndoshta tek ideologjia që kishte molepsur gjysmën e botës.

U njoha me Vladimri Ballukun, (djalin e Beqirit) dhe Xhevat Alibalin (oficer i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes). Kisha lexuar librin e tij të përkthyer “Kështu ka ndodhur”, të një autori rus. Gjithashtu u njoha me Drago Isufin, një tjetër oficer i lartë. Më tepër i afrohesha këtyre njerëzve nga kurioziteti, për të mësuar se çfar po ndodh brënda “folesë së grenxave”. Duke mësuar të vërtetën se kush ishte diktatori, bëri që në shpirtin tim të ngjallej shpresa e lirisë, jo vetëm për mua, por për të gjithë popullin.

Enver Hoxha, pasi ekzekutoi gjeneralët e ushtrisë, spastroi një tjetër “grup sabotator” në ekonomi, duke u vënë fajin këtyre, për krizën e rëndë ekonomike. Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi dhe Kiço Ngjela, duke përfishirë dhe dhjetra inxhinierë, të tjerë të dënuar me burgime të rënda. Shumica erdhën në Spaç. U njoha me Nuredin Skraparin, Protoko Muratin, Beqir Aliajn, e shumë të tjerë. E kaloja kohën e lirë duke lexuar libra, çfarëdo libri që më binte në dorë.

Ndërkohë që vazhdoja të studioja tre gjuhë të huaja. Doktor Vasil Zoga, më jepte mësime në Mjekësi, tepër interesante. Jo vetëm e studiova “Manualin e diagnozave dhe terapisë”, por, e konceptova dhe e asimilova fjalë për fjalë. Doktor Vasili nuk ishte vetëm mësuesi im, por edhe shoku im më i ngushtë. Unë kisha besim tek ky njeri, dhe ai më besonte mua, bisedonim për çdo gjë pa nguruar. Policia ishte trefishuar brënda në kamp. Na kontrollonin çdo 15-20 minuta se çfarë bënim në kaush, se çfarë lexonim, etj.

Si e fsheha “Frojdin” në kapakët e librit të Enver Hoxhës!

Ishte kategorikisht e ndaluar që të mësoje gjuhë të huaj! Në qoftë se ata të kapnin duke lexuar libra në gjuhë të huaj, jo vetëm e merrnin librin, por dënoheshe në birucë deri në 30 ditë. Kështu ndodhi një ditë tek po lexoja në krevatin tim, policia erdhi befasisht, pasi me siguri ndonjë spiun kishte raportuar se: “Kasemi studion gjuhë të huaja”. Unë në dorë kisha një vepër të Enver Hoxhës, vetëm kapakët, pasi brënda fshihja librin “Teoria e Analizës Psiqike” të Zigmun Frojdit. Libër i ndaluar ky në burg.

Kështu bëja gjithmonë për të maskuar librat e ndaluar. Këta kapakë të verpës së Enver Hoxhës, m’i dha Dr. Vasil Zoga. Ai pasi i bleui, i hodhi në koshin e plehrave veprën dhe mbajti vetëm kapakët. Kur policët shikonin që unë lexoja veprat e “shokut Enver”, ata nuk bënin kontroll krevatit. Por këtu qëndronet puna, sepse dikush kishte raportuar. Unë isha në katin e dytë dhe ai më urdhëroi që të zbrisja poshtë. Unë zbrita me “librin e Enverit” në dorë të mbyllur.

Polici, pa kapakët e kuq dhe nuk u interesua që të shihte librin nga brënda. Ai u ngjit te krevati dhe lëvizi dyshekun me kashtë në anën tjetër. Polici Pjetër Koka, gjeti disa shënime dhe dorëshkrime në gjuhën italiane të xha Idriz Allunit, që nishin në gramatikën e kësaj gjuhe. Ai i mori të gjitha shënimet dhe më urdhëroi të shkoja tek zyra e oficerit të rojes. Fatmirësisht nuk më kërkoi t’i jepja librin me kapak të kuq, sepse dënimi do të ishte më i rëndë, nëse do të mësonin që brënda veprave të “shokut Enver”, fshihja libra të tjerë. I’a dhashë librin një shoku që kisha besim. Ky ishte Bardhosh Gjonzeneli nga Vlora. I thashë që ta fshihte librin sa më shpejt që të ishte e mundur.

E ndoqa policin dhe ai më nxori lart tek zyra e oficerit të rojes. Pjetër Koka, dorëzoi shënimet e gjetura, duke i thënë “I gjeta këto nën dyshekun e tij, por pashë se i dënuari lexon veprat e shokut Enver”, mbaroi polici duke u munduar që të më lehtësonte dënimin me izolim. Oficeri që e quanin Andon Jovani, më pa me vëmëndje dhe pasi u mendua pak, më tha: “Bën shumë mirë që lexon veprat e shokut Enver, por përse mban shënime në gjuhë të huaj në krevat”?! Për t’u justifikuar, i thashë: “I gjeta tek koshi i plehrave dhe i mora”, u përgjigja i frikësuar. “I gjete, apo t’i ka shkruar ndonjë i burgosur”, pyeti përsëri oficeri. /Memorie.al

blank

“Që të identifikohet shkrimi i letrës me përmbajtje armiqësore të gjetur në Markat, ajo t’i jepet B.P.”- Relacioni i Sigurimit në Sarandë, maj 1972

Pjesa e dytë

Publikon  një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

 

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Novruz Haxhiu dhe Shefi i Seksionit të I-rë, Halit Kardhashi, i aprovuar nga Zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Skënder Dhroso, mbi planin e masave agjenturalo-operative,  për zbulimin e autorit të letrës anonime “me përmbajtje armiqësore”, të gjetur në qendër të fshatit Markat

blank

 

 APROVOHET                                                                                   “SEKRET”

blank

 

blank

Zv / Kryetari Degës P. Brendshme                                                   Ekzemplar Nr.___

blank

 

SKËNDER DHROSO                                                                      Sarandë, më 24.V.1972

blank

 

blank

 

PLAN MASASH AGJENTURALO OPERATIVE PËR ZBULIMIN E AUTORIT TË NJË LETRE ANONIME ME PËRMBAJTJE ARMIQËSORE TË GJETUR NË KATUNDIN MARKAT

blank

 

Në datën 20 Maj 1972, në qendër të katundit Markat, u gjet nga qytetari Haki Myrto, një letër anonime me përmbajtje armiqësore, e cila ndërmjet të tjerash, bën thirrje për organizimin kundër pushtetit, shan udhëheqjen e Partisë dhe Shtetit etj.

blank

 

Për të arritur në zbulimin e autorit të kësaj letre dhe rrjedhimisht edhe të veprimtarisë armiqësore që zhvillohet në katundin Markat, ku mund të fshihet dora e Zbulimit Grek, mendojmë të marrim këto masa agjenturalo – operative:

  1. Letra me përmbajtje armiqësore ti kalohet ekspertit kriminalist, i cili ta shumfishojë atë dhe paralel me këtë veprim:
  • Të përcaktojë paraprakisht, dialektin e autorit të letrës.
  • Arsimin dhe shkallën e kulturës të personit që ka shkruar letrën.
  • Nga çfarë blloku është letra anonime dhe hollësi të tjera që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorit të letrës.

Kryejnë Novruz Haxhiu dhe Janul Pani deri më datën 25 Maj 1972. Kontrollon H. Kardhashi.

  1. Të përpilohet relacioni mbi rrethanat e gjetjes dhe përmbajtjen e letrës anonime dhe t’i dërgohet Degës VIII-të, Drejtorisë I-rë.
  • Me qenë se nga përmbajtja e letrës del, që aty duhet të ketë veprimtari të organizuar në favor të Zbulimit Grek, për këtë situatë të njoftohet dhe Dega I-rë, duke i dërguar edhe asaj në kopje të relacionit.

Kryen H. Kardhashi deri në 24.V.72, kontrollon, S. Dhroso

  1. Të hapet fashikulli i kërkimit për autorin e letrës dhe të përpilohet vendimi përkatës, të grumbullohen e vendosen në fashikull të gjitha materialet e grumbulluara gjer tani, duke përfshirë edhe ato të shkrimeve të tre fëmijëve.

Kryen Novruz Haxhiu, deri në datën 25.V.1972, kontrollon Halit Kardhashi

  1. Për të krijuar një ide më të qartë lidhur me rrethanat e gjetjes së letrës, do të merret edhe një herë kontakt me qytetarin Haki Myrto, të cilit t’i kërkohen hollësira në lidhje me këtë, të përcaktojë personat që kanë qenë në qendër të fshatit në kohën që ka shkuar ai dhe ka gjetur letrën.
  • Me qenë se Hakiu ka vënë në dijeni për gjetjen e kësaj letre edhe babanë e tij Fuat Myrto, i cili sipas Hakiut, ka qenë në atë kohë në qendër të fshatit, të merret kontakt me ata dhe pasi t’i flitet për të mos i treguar njeriu tjetër për këtë çështje, të pyetet për personat që kanë qenë në atë kohë para klubit, me qëllim kjo që të studiojmë këta element dhe të bëjmë shkallëzimin e tyre.

Kryen Halit Kardhashi dhe Novruz Haxhiu, deri më 5.VI.1972 kontrollon, S. Dhroso.

  1. Për të përcaktuar për afërsisht kohën që është hedhur letram.th., në mbrëmjen e datës 19, apo në mëngjesin e datës 20 Maj:
  • Gjatë takimeve që do të organizohen me Haki e Fuat Myrton, si dhe përgjegjësin e sektorit Rexhep Rexhon, do t’u kërkohen sqarime në se letra ka qenë e lagur në kohën që është gjetur, apo në gjendje normale, mbasi po të ketë se është hedhur në mbrëmjen e datës 19, letra me siguri duhet të ishte e zbutur, nga vesa që bie natën.
  • Me qenë se në mbrëmjen e datës 19 Maj, ka pasë shfaq filmi në katundin Markat, nëpërmjet personit që ka shitur biletat apo dhe personave të tjerë, të arrijmë të përcaktojmë sa më tepër që të jetë e mundur, personat që kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit, duke insistuar në mënyrë të veçantë në përpunimet dhe kontigjentët.

Kryen Halit Kardhashi dhe N. Haxhiu, deri në 10.VI.1972, kontrollon S.Dhroso.

  1. Për të përcaktuar personat që kanë lëvizur rreth zyrave të sektorit në mbrëmjen e datës 19, apo në mëngjesin e 20 Majit, do të merret kontakt me rojën e sektorit që është dhe komunist, si dhe me telefonistin që kryen detyrën e dezhurnit natën.
  • Të studiojmë mundësitë e organizimit të një bisede me shitësen e klubit ____________________   e cila mund të ndihmojë, në identifikimin e personave, që kanë dalë herët në qendër të fshatit, gjatë datave të shënuara më lart.

Kryen H. Kardhashi e N. Haxhiu deri në 10.VI.1972, kontrollon S.____

  1. Të merret kontakt me B.p. “Margaritari”, “Teli” dhe “Sokoli”, në katundin Markat, si dhe “Vetëtima” në katundin Ninat dhe gjatë takimeve, krahas detyrave të tjera, të sinjalizohen për letrën, që është gjetur, por pa ekspozuar përmbajtjen e saj, duke marrë shkas nga parullat që janë shkruar nga fëmijët po në këtë katund dhe të drejtohen në ata persona që kanë dhënë, ose te të tjerët, për të cilët mund të dyshohet se janë autorë të kësaj letre.
  • Në fazën e dytë, veçanërisht B.p. “Teli” dhe “Margaritari”, do t’u jepet letra për njohje, mbasi kanë mundësi që të ndihmojnë në identifikimin e shkrimit.

Kryen N.Haxhiu e H.Kardhashi, deri në  20.VI.1972, Kon. S. Dh.

  1. B.p. ”Margaritari” i cili është shitës në dyqanin e artikujve të përzier në katundin Markat, do t’i kërkohet të na japë sqarime në se, ka pasë në shitje blloqe të vegjël shënimi, lloji i letrës së këtyre blloqeve dhe mundësisht personat që mund të kenë blerë të tillë. Në rast se do të ketë gjenden të tilla blloqe, do t’i merret një copë për të bërë krahasimin me letrën e shkrojtur.

Kryen N. Haxhiu, deri në 5.VI.1972, i kontrollon H. Kardhashi.

  1. Nga sa del në letër, dialekti që përdor autori është çamërishtja, kështu që mundësitë më të mëdha janë që ai të jetë vendas, nga radhët e elementit armik:
  • Të nxirren dhe evidentohen në një listë të vetme të gjithë kontingjentet nga katundet Markat, Ninat dhe Janjar, kudo që ndodhen dhe të studiohen një nga një. Gjatë këtij studimi të mbahen parasysh këto çështje: rrezikshmëria që paraqet personi, mbështetur në biografinë dhe të dhënat që mund të kemi në drejtim të secilit, lloji i propagandës armiqësore që mund të ketë zhvilluar, arrestimin dhe shkallën e kulturës që ka, etj.
  • Për objektet e përpunimit apo për ata në kontroll operativ 2/B që janë nga katundi Markat, të studiohen materialet e tyre, për të parë nëse ka ngjashmëri propaganda që mund të kenë zhvilluar kundër pushtetit, me ato shprehje që ngrihen në letër.
  • Të studiohen relacionet e propagandës armiqësore për vitin 1972 dhe në vazhdim për këtë vit, me qëllim që të shikojmë nëse ka shprehje të ngjashme me ato të letrës anonime dhe mandej, po qe se do të ketë të tilla, të gjendet personi që e ka zhvilluar atë nëpërmjet materialeve që disponojnë punëtorët operativ.

Kryen N. Haxhiu, deri në 10.VI.192, kontrollon H. Karadhashi

  1. Për të mundur që të përcaktojmë për afërsisht rrethin e personave që kanë shkruar letrën anonime, të zgjidhen disa persona në katundin Markat, Ninat dhe Janjar, të cilët të njihen me letrën, me qëllim që të japin ndonjë mendim për personin që mund të ketë shkruar letrën? Këta persona të jenë nga ata, që për vetë detyrën që kryejnë në fshatra, kanë kontakt me fshatarët, si: shefa llogarie, arkëtare, brigadier etj.

Kryen H. Kardhashi e N. Haxhiu, deri në 15.VI.1972, kont. S. Dhroso

  1. Për të arritur në zbulimin e autorit të letrës nëpërmjet krahasimit të shkrimeve, do të merren këto masa:
  • Do të shikohen kërkesat e ndryshme me shkrim që mund të jetë bërë në fshat nga persona të ndryshëm dhe që mund të ruhen akoma, si në katundin Markat, apo dhe Ninat e Janjar.
  • Të merret kontakt me Kryetarin e Kooperativës Bujqësore Konispolit, për të studiuar mundësitë e organizimit të ndonjë kombinacioni për të hedhur në dorë sa më shumë dorëshkrime, kjo mund të bëhet në rrugë të ndryshme, duke ju dhënë urdhër sektorëve të ndryshme, për të bërë kërkesa me shkrim nga anëtarët e kooperativës, për ndonjë problem të caktuar etj.
  • Me qenë se pothuaj pjesa dërmuese e personave që marrin pjesë si rezervistë, janë të inkuadruar në kompaninë e Markatit, me ndihmën e shokëve të Sigurimit Repartit 1099, ta studiojnë mundësitë që ekzistojnë për të marrë nga zboristat, dorëshkrimet e tyre, me ndonjë pretekst të justifikuar.

Kryen Halit Kardhashi dhe N. Haxhiu, deri në datën 20.VI.1972, kontrollon S. Dhroso.

  1. Për të verifikuar personat që mund të kenë blloqe të vegjël shënimesh në katundet Markat, Ninat dhe Janjar, të bisedohet me Kryetarin e Kooperativës Konispolit, për të studiuar mundësitë e organizimit të ndonjë mbledhje sidomos në katundin Markat, ku pjesëmarrësit do të porositen të mbajnë shënime për problemin që do të diskutohet. Në këtë mbledhje të kihen parasysh që të merren sa më shumë persona, nga kontingjentet tona.

Kryen H. Kardhashi e N. Haxhiu, deri në 25.V.1972, kont. S. Dhrosos

  1. Gjatë javës së fundit që u gjet letra, në katundin Markat ka shkuar dhe qëndruar tre katër ditë, i quajturi Ylli Bilali, djali i ish agjentit të Zbulimit Grek, Haxhi Bilali, ndërsa në datën 19 Maj, ka shkuar i quajturi Eqerem Ziguri, po na Markati, djali i gruas së Haxhi Bilalit, ky i fundit ditën e dielë, datë 21.V.1972, ka qëndruar në qendër të fshatit, kështu që ka mundësi se autorë të letrës, mund të jenë dhe personat e lart përmendur. Përsa sipër, nëpërmjet Drejtorisë Ndërmarrjes Minierës Kripës, të hedhim në dorë dorëshkrimet e Ylli Bilalit dhe Eqerem Zigurit, për të bërë krahasimin me letrën.

Kryen H. Kardhashi, N.Haxhiu e F. Llallo, deri në 10.V.1972 kontrollon S. Dhroso.

  1. Me qenë se në datën 9 Maj, në katundin Markat janë gjetur të shkruara në disa pllaka guri parulla me përmbajtje armiqësore, që sipas verifikimit të bërë janë shkruar nga tre vajza të shkollës fillore, por që këto mund të jenë të shtyra dhe nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të dy rastet, të kenë lidhje me njëra tjetrën. Lidhur me sa sipër do të veprohet në këtë mënyrë:
  • Do të merret përsëri kontakt me Drejtoreshën e shkollës dhe mësuesit që kanë këto nxënëse, për t’ju ngarkuar detyrë që të vazhdojnë punën me këto nxënëse, për të sqaruar deri në fund arsyet dhe rrethanat në të cilat kanë shkruar vajzat këto parulla.
  • Megjithëse prindërit e këtyre fëmijëve, në përgjithësi janë me qëndrim të mirë dhe nuk disponojmë ndonjë material, të organizohet në biseda me ta, të porositen për të punuar me fëmijët e tyre dhe të na japin sqarimet e nevojshme se, çfarë i ka shtyrë ato për të shkruar parulla të tilla!

Kryen H. Kardhashi, N. Haxhiu, deri në 25.VI.1972, kontrollon S. Dhroso.

  1. Për të arritur në zbulimin e autorit të letrës anonime, të njihen me këtë letër të gjithë Punëtorët Operativ të Degës, të cilët të porositën që në punën e tyre të përditshme me agjenturën, të kenë parasysh propagandën armiqësore që zhvillon elementi armik, në se do të ketë aspekte të natyrës që përmban letra në fjalë, etj. Kujdes të tregohet veçanërisht në zonën e Konispolit dhe Karroqit, të cilat kanë lidhje me katundin Markat.

Kryejnë Punëtorët Operativ, në vazhdim, kontrollojnë Shefat e Seksioneve.

Ky plan të analizohet në datën 30 qershor dhe në varësi me situatën që do të krijohet, të merren masa të më tejshme. Memorie.al

Punëtori Operativ                                                                      Shefi Seksionit I-rë

Novruz Haxhiu                                                                             Halit Kardhashi

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

blank

Hasan Prishtina letër Ministrisë së Jashtme britanike më 1921: Serbët për dy vjet kanë vrarë 22 mijë shqiptarë

Fitim Salihu ka shpërndarë një letër të Hasan Prishtinës, të shkruar më 1921 në kohën kur ai ishte krytar i Komitetit të Kosovës, drejtuar ministrisë së jashtme të Britanisë ku informonte për krimet makabre serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë.

Salihu ka shpërndarë letrën e Prishtinës, në 89 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka shkruar këto rreshta në postimin e tij në rrjete sociale.

“Hasan Prishtina, kryetar i Komitetit të Kosovës (KMKK), i dërgoi një telegram Ministrisë së Jashtme Britanike – të cilin e gjeta në Arkivin e Shqipërisë – ku informonte për krimet serbe në Kosovë, Dibër dhe Lumë në periudhën 1918-1920. Prishtina pohoi se në dy vitet e para të pas Luftës së Madhe, serbët kishin vrarë rreth 22 mijë shqiptarë, kishin djegur 169 fshatra dhe kishin plaçkitur 4769 shtëpi. Vetëm në Dibër e Lumë, për tri ditë në gusht të vitit 1920, serbët vranë 250 shqiptarë dhe dogjën 7800 shtëpi”, shkruan Salihu.

“Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933, 89 vjet më parë. Ai ishte ndër udhëheqësit e luftës çlirimtare kundër Perandorisë Otomane, kur një pjesë e madhe e elitës shqiptare kishte ndjenja pro-osmane. Më vonë, Hasan Prishtina ishte ndër themeluesit e shtetit të pavarur shqiptar dhe ndër të paktët që nuk pushuan së përkushtuari për çlirimin e shqiptarëve nën pushtimin serb, duke ofruar ndihmë politike dhe ushtarake, si dhe bursa studimi për të rinjtë shqiptarë”, shtoi ai.Express

blank

Kapllan Resuli nga burgu i Tiranës: Shoku Enver, më merrni nën mbrojtje, në arrestimin tim mund të ketë gisht UDB

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1971, ku ndodhet një letër e shkrimtarit Kapllan Resuli me origjinë nga Ulqini, dërguar nga burgu i Tiranës (Reparti 313), ku ai ndodhej i arrestuar, në adresë të sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, si dhe korrespodenca e kabinetit të Enver Hoxhës, me sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo (që mbulonte në rrugë partie organet e “Diktaturës së Proletariatit) dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, lidhur me letrën e dërguar nga Kapllan Resuli, i cili pasi i bënte një biografi të shkurtër të jetës së tij, i lutej udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, që të shikohej problem i tij, pasi ai ishte i pafajshëm dhe në arrestimin e dënimin e tij, me siguri kishte gisht UDB-ja, jugosllave.

Lidhur me këtë, në letrën e tij midis të tjerash, emigranti kosovar, Kapllan Resuli, shkruan: “Çështja ma nuk pret. Prandaj po Ju drejtohem që të më merrni në mbrojtjen Tuej personale, të anuloni procesin gjyqësor dhe të caktoni një komision, për rishqyrtimin e çështjes sime. Po Ju drejtohem me këtë lutje e me bindje se në trajtimin që më asht ba, në intrigën që asht kurdis kundër meje, mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës Shqipërisë. Edhe njëherë po e përsëris se jam i pafajshëm dhe se për këtë gja, jam në gjendje të parashtroj edhe prova të pakontestueshme. Dëshiroj që të vazhdoj punën time si shkrimtar në gjirin e kombit shqiptar dhe nën flamurin e Partisë së Punës të Shqipërisë”.

Shkresa përcjellëse e aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, dërguar Hysni Kapos, me një përmbledhje të problemeve që ngre Kapllan Resuli, në letrën dërguar Enver Hoxhës

Shokut Hysni

Reparti 313 Tiranë

Kërkon të merret nën mbrojtje nga shoku Enver e të shkarkohet nga akuza që i kanë ngritur. Ndodhet i arrestuar dhe i është dorëzuar akuza për të dalë në gjyq. Si arrestimin dhe akuzën, i quan të padrejta e pa asnjë bazë. Thotë se s’ka kryer asnjë krim dhe se ato që i atribuohen, janë intriga të kurdisura.

Lutet të caktohet një komision të rishqyrtojë çështjen e tij e do të dali ashtu si mendon ai. Thotë se dënimi i tij do të ketë pasoja për shtetin shqiptar e sidomos për çështjen kosovare. Mendon se në këtë çështje të kurdisur do të ketë gisht UDB-ja.

 (Shënimi i Hysni Kapos)

Shoku Enver nuk merret me çështje të të burgosurve.

Letra t’i jepet për ta parë shokut Kadri dhe të mbesë në arshiva pa i dhënë përgjigje. Meqenëse çështjen e tij e kanë organet e drejtësisë dhe ta ndjekin ato deri në fund të sqarojnë të vërtetën.

Hysni Kapo

20/V/1971

Letra e Kapllan Resulit e shkruar prej tij gjatë kohës që ishte në hetuesi në burgun e Tiranës, dërguar personalisht Enver Hoxhës, ku ai i lutet që të shikohet çështja e tij, pasi është i pafajshëm

Sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH-së

 Shokut Enver Hoxha

                      Tiranë
Lutje
I nënshkruari Kapllan Resulli, shkrimtar kosovar nga Ulqini, i arratisur nga Jugosllavia në R.P. të Shqipërisë në vitin 1960, si emigrant politik, i martuar me dy fëmijë të vegjël që tani kanë mbet jetimë se jam i arrestuem në burgun Nr.313 të Tiranës, ju parashtroj këtë lutje si vijon:

Pardje hetuesi më dorëzoi akt-akuzën dhe kështu m’u bë e qartë se organet e pushtetit dashkan me më nxjerrë në gjyq.

Jam i pafajshëm, se edhe ato gabime që mund të kem, nuk kanë karakterin e ndonjë veprimtaria armiqësore, por janë rezultat i një trajtimi jo të drejtë që më asht ba që nga dita e ardhjes në R.P. të Shqipënisë, janë rezultat i provokimeve të vazhdueshme, të një intrige monstruoze që asht kurdis kundra meje dhe të nxitjeve të hapura që më janë ba për të ba gabime edhe ma të randa, faje që unë fatmirësisht nuk i kam ba, tue pas besim te Partia dhe tue shpresua se një ditë Partia do të vejë dorë në këtë trajtim që po më bahet dhe do të më marrë nën mbrojtjen e saj.

Çështja ma nuk pret. Prandej po Ju drejtohem që të më merrni në mbrojtjen Tuej personale, të anulloni procesin gjyqësor dhe të caktoni një komision për rishqyrtimin e çështjes sime.

Po Ju drejtohem me këtë lutje e me bindje se në trajtimin që më asht ba, në intrigën që asht kurdis kundër meje, mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës Shqipërisë.

Edhe njëherë po e përsëris se jam i pafajshëm dhe se për këtë gja jam në gjendje të parashtroj edhe prova të pakontestueshme.

Dëshiroj që të vazhdoj punën time si shkrimtar në gjirin e kombit shqiptar dhe nën flamurin e Partisë së Punës të Shqipërisë.

Kujdesi Juej për mue do të më bajë të mundun këtë gja, kurse dënimi i pamerituem që po pregaditen me më dhanë mbas gjithë atyne vuejtjeve, sakrificave dhe të atij kontributi që i dhashë kombit e atdheut shqiptar, Partisë së Punës të Shqipërisë, do të më shkatërrojë familjen dhe do të më marrë në qafë jo vetëm mue, por edhe ata dy fëmijë të mitun, Arbenin dhe Arbanën.

Nga ana tjetër dënimi i pamerituem do të ketë pasoja të damëshme edhe për kombin e atdheun shqiptar, edhe për Partinë, e veçanërisht për çështjen e Kosovës. Unë nuk e dëshiroj këtë gja, prandaj edhe po ju drejtohem me këtë lutje.

Me shpresë dhe me nderime

Tiranë, më 6.V.1971               

Kapllan Resuli

Shkrimtari kosovar

Shkresa përcjellëse e kabinetit të Hysni Kapos në Komitetin Qendror të PPSh-së, dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, lidhur me letrën e Kapllan Resulit dhe shënimi i sekretares së ministrit, Vangjelo Sotiriadhi

PARTIA E PUNËS SHQIPERISE

KOMITETI QENDROR

Nr. K 96/1 Prot.

Tiranë, më 26/5/1971

LANDA:  Dërgohet letra e Kapllan Resuli

MINISTRISË SE PUNËVE TE BRENDSHME (Shokut Kadri Hazbiu)

TIRANE

Me porosi të shokut Hysni Kapo ju dërgojmë për të parë letrën që i drejton shokut Enver i quajturi Kapllan Resuli.

Pasi të mbaroni punë, letra të kthehet pa i dhënë përgjigje të interesuarit.

E NGARKUAR ME PUNËN E LETRAVE DHE ANKESAVE

Vangjelo Sotiriadhi

Shoku Kadri e pa dhe e ktheu letrën.

blank

blank

Le Matin (1914)- Intervista me Turhan Pashën dhe Filip Nogën pas Këshillit të Ministrave në lidhje me kryengritjen kundër Princ Vidit

Turhan Pashë Përmeti (1846 – 1927) dhe Filip Noga (1868 – 1917)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Gusht 2022

 

“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 3 qershorit 1914, në ballinë dhe faqe n°2, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj me Turhan Pashën (kryeministër) dhe Filip Nogën (Ministër financash) në lidhje me kryengritjen asokohe kundër Princ Vidit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Shtatëqind malësorë zbarkojnë në Durrës

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Durrës, 1 qershor. — Shkresë nga korrespondenti special i “Le Matin”. — Sot zbarkuan këtu 700 malësorë, të marrë nga 10.000 burrat që Prenk Bib Doda mblodhi në Lezhë.

 

Kontigjenti përfshin myslimanë dhe të krishterë, por këta të fundit përbëjnë shumicën dërrmuese. Fillimisht, ky kontigjent duhej të përbëhej nga 250 të krishterë dhe 250 myslimanë, por për shkak të numrit të kërkesave, ishte e nevojshme të rritej përmasa dhe të modifikohej proporcioni i elementëve të tij përbërës.

 

Ardhja e kësaj force të armatosur këtu bën mjaft bujë, sepse nëse nga njëra anë shton garnizonin dhe kontribuon në sigurimin e mbrojtjes së qytetit, nga ana tjetër ka frikë se do të rrisë rrëmujën midis kryengritësve.

 

Efekti i parë i këtij zbarkimi ishte rikthimi i besimit te partia nacionaliste, e cila prej disa ditësh ishte mjaft e demoralizuar.

 

Doja të mësoja nga goja e vetë kryetarit të këshillit (kryeministrit) arsyen dhe shtrirjen e kësaj thirrjeje ndaj kontingjenteve të Prenk Bib Dodës. Unë arrita të takoj Turhan Pashën në fund të Këshillit të Ministrave. Me dashamirësinë e tij të zakonshme, ai më shpjegoi pikëpamjet e tij dhe synimet e qeverisë si më poshtë.

 

— Princi dhe kryeqyteti i tij u gjetën prej disa ditësh në mëshirën e një lëvizjeje sulmuese të kryengritësve. Mbrojtësit u reduktuan në rreth 200 burra. Unë nuk përfshij në këtë numër marinarët që ruajnë legatat dhe pallatin, sepse ata janë të destinuar ekskluzivisht për mbrojtjen e jetës së princit.

 

Kjo situatë nuk mund të vazhdonte. Prandaj ne duhej të ishim në gjendje sa më shpejt të ishte e mundur për të ndërtuar një garnizon të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e Durrësit. Mirëpo, duke qenë se trupat nuk krijohen brenda një dite, ne u detyruam të merrnim ata që kishim në dorë dhe morëm 700 burra nga kontingjentet e ngritura në Lezhë nga Prenk Bib Doda.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

A nuk keni frikë, Shkëlqesi, se ardhja e tyre do të interpretohet nga kryengritësit si një masë agresive që vërteton dëshirën tuaj për t’i sulmuar ata? Bisedimet po vazhdojnë dhe ngazëllimi që zbarkimi i kësaj force do të shkaktojë te kryengritësit mund të dëmtojë rezultatin e këtyre negociatave.

 

Ne sollëm vetëm 700 burra, por mund të thërrisnim disa mijëra. A nuk është ky vëzhgim i thjeshtë provë se ne po ndjekim një qëllim mbrojtës dhe jo sulmues ? Çdo qeveri ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të sigurojë sigurinë e saj dhe mbrojtjen e atyre që i janë besnikë. Për më tepër, nesër ose pasnesër, anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit do të diskutojnë me krerët e kryengritësve për përgjigjen që do t’i jepet ankesave të këtyre të fundit dhe mund t’ju them se të gjitha kërkesat e tyre të arsyeshme do të plotësohen.

 

Por nëse ata nuk janë të kënaqur me këtë, do të ketë një luftë civile ?

 

— Ju mund të jeni të sigurt dhe mund të pohoni se çdo gjë që mund të bëhet nëpërmjet rrugës së pajtimit, ne do ta bëjmë. Unë jam mysliman, ashtu si dy kolegë të mi të kabinetit, ndërsa tre të tjerë janë të krishterë. Z. Noga, Ministër i Financave, mund t’ju tregojë se sa të vendosur jemi për të shmangur çdo konflikt fetar në Shqipëri dhe për të garantuar lirinë e plotë të adhurimit (besimit) për të gjithë.

 

  1. Noga, i cili ishte i pranishëm në takimin tonë, më dha këtë siguri, duke shtuar :

 

Unë isha ai që shkoi në Lezhë për të negociuar ardhjen e këtyre shtatëqind burrave. Unë u thashë atyre :

 

“Disa nga vëllezërit tuaj kanë dalë jashtë rrugës. Në një moment lajthitjeje dhe nën ndikimin e këshillave të këqija, ata sulmuan princin. Ai duhet mbrojtur, por ne dëshirojmë të shmangim një luftë vëllavrasëse dhe shpresojmë që së shpejti të gjithë të jeni të bashkuar.”

 

Ju siguroj se ata i kuptuan ndjenjat e mia dhe nuk ushqejnë armiqësi kundër kryengritësve.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Por nëse përpjekjet tuaja dështojnë, nëse i gjithë pajtimi është i pamundur, çfarë do të bëni ?

 

Atë që do të bënte çdo qeveri, u përgjigj Turhan Pasha. Nuk mund të lejojmë që pesë apo gjashtë mijë të pakënaqur, dhe të pakënaqur pa motiv, të pengojnë zhvillimin e të gjithë vendit. Shkodra dhe Vlora janë duke vuajtur nga situata aktuale, madje edhe disa rajone thjesht myslimane po protestojnë kundër qëndrimit të kryengritësve.

 

E kuptova, megjithëse ministri nuk ma tha zyrtarisht, se në pamundësi të një marrëveshjeje, rebelët do të ndaloheshin nëpërmjet forcës.

 

Prandaj, ne jemi ndoshta në prag të një lufte civile. Më shumë se kurrë është e dëshirueshme që fuqitë të bien dakord dhe të dërgojnë kontigjente ndërkombëtare në Durrës; Princi, Turhan pasha, kreu i qeverisë dhe anëtarët e komisionit të kontrollit kërkojnë këtë dërgesë. Edhe Italia është në favor të saj. Vetëm një masë e tillë mund t’i sigurojë princit dhe qeverisë pavarësinë e dëshiruar, sepse nëse dy ditë më parë princi ishte në mëshirën e kryengritësve, sot ai e gjen veten në fakt rob të mbrojtësve të tij.

 

Malësorët, duke u konsideruar si një forcë e thjeshtë policie, u vendosën nën urdhrat e kolonelit holandez Tomson, komandant i vendit. Zgjedhja e kolonelit është e shkëlqyer, por prania këtu e gjeneralit De Veer, eprorit të tij hierarkik, paraqet një shqetësim të madh, sepse gjenerali e ka të vështirë të heqë dorë për të mos ndërhyrë në aktet e kolonelit Tomson, fryma e iniciativës së të cilit pengohet, nëse jo asgjësohet.

 

Prania e njëkohshme e gjeneralit dhe kolonelit është bërë e pamundur, por princi nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me këtë, dhe kjo është për të ardhur keq.

 

Komisioni i Kontrollit ka porositur mëngjesin e sotëm një xhandar që të shkonte dhe t’u kërkonte kryengritësve që të vendosnin për vendin e mbledhjes së radhës. Këta e kanë vendosur në Shijak për nesër ose pasnesër në mëngjes.

 

Komisioni, pasi protestoi kundër pranisë në xhandarmëri të një ish-oficeri gjerman, baronit Gunpenberg, ky i fundit aplikoi menjëherë për nënshtetësinë shqiptare.

blank

1913- Kur gazeta franceze botonte një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Gusht 2022

 

“Excelsior” ka botuar, të entjen e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë :

 

  1. Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.

 

  1. Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.

 

  1. Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.

 

  1. Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.

 

  1. Z. Fan Noli, prift ortodoks.

 

  1. Z. Hilë Mosi.

 

  1. Z. Masar bej Toptani.

 

 

blank

DOKUMENTAR- Çfarë u fsheh në tragjedinë e Himarës, zbardhen fakte tronditëse. Mesazhi rrëqethës i gjyshit të Jonadës!

“Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qendronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm. E frikshme, por kjo është Shqipëria sot! Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze. Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën. Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.”

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rende.

 

Por çfarë thanë për ngjarjen në deklaratat zyrtare policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore AMP?! Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes. Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP.

Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes. Por si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarë veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme.

Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës.

Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘ Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjar. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”.

“Dikush mori vajzën në krah, i hodhi një peshqir mbi trup”, rrëfimi tronditës i dëshmitarit që pa skenën e rëndë të vrasjes së Jonadës: Autori ishte i vetëdijshëm, tepër i qetë, i thirrëm, por…

“Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qendronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm. E frikshme, por kjo është Shqipëria sot! Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze. Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën. Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

 

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.”

blank

 

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

blank

 

blank

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rëndë.

blank

 

Rrëfimi tronditës i dëshmitarit: Një skaf u afrua në bregdet, ku aty po laheshin shumë pushues, skafi u ankorua në breg duke shpërfillur të gjithë pushuesit që ishin në breg dhe në det. Aty mori disa persona dhe më pas bëri një lëvizje shumë të shpejt, të beftë pas, pak metra, duke u munduar që helikat e skafit mos t’i takonin në gurë, dhe në atë moment pushuesit u alarmuan, shumë njerëz i bërtitën skafistit që të ndalonte, momenti i dytë ishte kur autori tentoi dhe e nxori skafin me një lëvizje shumë të fuqishme motorike paralel me bregun e detit, aty pamë shumë njerëz të cilët ishin në det, le të themi u ndikuan nga kjo lëvizje, u alarmuan edhe më shumë.

blank

 

Pamë që babi i vajzës u godit nga skafi, ku shihnim kokën e tij që u fut poshtë skafit, edhe pse ne të gjithë si pushues bërtitëm, munduam ta ndalonim autorin, autori na shpërfilli të gjithë ne, nuk denjoi të na përgjigjej ose të bënte një veprim ku mund ta kishte parandaluar këtë tragjedi.

blank

 

Autori me këtë dalje paralele me bregun, merr drejtimin e skafit për nga jugu, i dha më shumë gaz për t’u nisur nga bregu dhe në atë moment pamë tek pjesa e helikave të motorit shumë gjak…

blank

 

Në atë moment u alarmuan të gjithë, i thamë, i bërtitëm autorit të ndalonte, ai tentoi të ikte edhe pasi e pa këtë skenë, me vetëdije të plotë, autori ishte i qetë, nuk pamë ndonjë ndryshim në sjelljen e tij, gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe të gjithë ne shkuam të kapnim skafin dhe me duart tona e tërhoqëm atë në breg.

blank

 

Në atë moment pamë dhe trupin e vajzës që e kishte nxjerr dikush, trupi i vajzës ishte i copëtuar nga helikat e skafit, dikush i hodhi peshqir sipër trupit të aj… ishte një situatë shumë shumë e rëndë”, tregon dëshmitari okular.

“Përse kishte armë me vete?”, eksperti i sigurisë mbi tragjedinë e Himarës: Ja çfarë nuk u bë siç duhet në mbledhjen dhe administrimin e provave

Igli Çelmeta  |

Tragjedia që i mori jetën një vogëlusheje në Himarë, ka tronditur opinionin publik , ndërsa jep një pasqyrim më të qartë të asaj se si është gjendja në vend tonë, sa i përket sigurisë së qytetarëve dhe për më tepër në plazhe.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur në lidhje me procedurat të cilat duhet të ishin ndjekur që në momentin e ndodhjes së krimit dhe shkeljet që mund të jenë bërë në administrimin e provave.

Fatjon Softa: Ishte një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur opinioni publik dhe ka rritur forcën e reagimit civil, sepse shteti dhe institucionet shtetërore nuk reagojnë, përfshirë edhe Policinë e Shtetit që ka në misionin e saj ruajtjen de sigurinë e parandalimin e ngjarjeve.

 

Së pari është ruajtja e vendit të ngjarjes, rrethimi i ambientit, mosprishja e provave që janë baza kryesore e hetimit, marrja e dëshmitarëve dhe plotësimi i dokumentacionit si fotografik,. intervistat dhe dëshmitë e të pranishmëve dhe gjurmët.

Kjo është baza për hetimin, nëse ne ndryshojmë në vendin e ngjarjes disa elementë, atëherë për çfarë hetimi do të bëhet. Është si një kampion që merr, kur nuk ke marrë të duhurin mund të bësh shumë analiza por rezultati del i ndryshëm. nëse prova pra është marrë mbi bazë shkencore të paanshme pra të mos nisemi nga fakti që ishte oficer policie, do të kishim një zbardhje më të mirë të ngjarjes në mënyrë që jo thjeshtë të dënohet autori por të dalë përgjegjësia.

 

Ndodh ndonjëherë që elementë të policisë apo strukturave të policisë tuten kur thonë që është një oficer policie sepse faktorë ndoshta psikologjikë ose nuk janë mësuar se edhe me kolegun do të merresh. Nëse ka ndodhur një krim pavarësisht si i bërë me dashje apo jo, ai është vrasës.

blankPastaj është drejtësia që e vendos, ti bën detyrën tënde që nga bllokimi, ruajtja siguria kontrolli ruajtja e provave sepse ke përgjegjësi ligjore dhe penale edhe vetë si drejtues policie apo grup hetimor.

blankÇdo provë që mund të manipulosh apo ndryshosh, çdo provë që sjell një ndryshim rezultati është vepër penale. Nuk mund të tutesh se përballë ke një titullar policie. Mund të jetë edhe ministër, mund ti ndodhë gjithkujt. Duhet të ndodhë e kundërta, personi me kostum duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm. Nuk duhet të largohet, duhet të japë ndihmën e parë, duhet të kërkojë ndjesë dhe të kuptojë dhimbjen e çdo reagim të personave edhe prindërit e tij.
Sigurisht duhet të njoftonte vetë policinë të thoshte jam këtu bëra këtë gjë dhe jam i përgjegjshëm për këtë që kam bërë.

blank

 

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Fatjon Softa: Në të gjitha rastet që ka ngjarje të rënda si edhe kjo me vrasje në të gjithë rastet duhet prokurori të jepte edhe kontrollin si të mjetit edhe të banesës sepse është në normalitetin e një hetimi për të qenë më i plotë.

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Fatjon Softa: Çdo gjë që gjendet në vendin e ngjarjes sekuestrohet. Çdo gjë duhet të mbahet deri në momentin që ka mbaruar hetimi dhe ka marrë një konkluzion edhe nga organet e prokurorisë. Pra duhet të mbahej. Ndodh një ngjarje dhe personit i mbahet telefoni. Jo më çantën mjetet që ka pasur me vete, armën e përdorur, ishte e shërbimit apo jo, edhe sikur të jetë e shërbimit arma dhe sendet personale që kanë qenë në atë vend në vendin e ngjarjes mbahen të sekuestruara deri sa të mbarojë hetimi i plotë. Kjo është një shkelje e hetimit nëse nuk ka ndodhur. Përse ke armë? Ka disa pikëpyetje që e bëjnë edhe më të dyshimtë përse personi mbante armë në mjetin e tij lundrues, sepse të lëvizi nga një breg në tjetrin arma është e panevojshme për tu marrë, plus është e palejuar të kesh armë në plazh.

(BalkanWeb)

blank

VDES  MBAS   TORTURASH  IMZOT  FRANO  GJURAJ – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr. 55. Zamak i Flamurit Kastriotit…

 

IMZ. FRANO GJURAJ

(1893 – 1947)

 

Në një dishmi të mesës së Tij Lizabeta Gjuraj Ljarja, shpjegohet persa vijon: “Kur erdhi si Prift nga Austria, i vetmi kujtim i Tij ishte një orë xhepi me figurën e Krishtit, që e kishte sjellë prej andej dhe që e ruente me kujdesin ma të madh, si edhe librat e shumtë që i merrte me vedi, kudo që shkonte.

Mbasi e nxorën nga hetuesia, erdhi në shtëpi në një gjendje shumë të randë shndetsore, fizikisht i dërmuem, i trembun, nuk donte të takonte ma njeri.

Kur trokiste dera trembej se mos po vijshin me e marrë prap.

Vdiq menjëherë, mbas dy muejsh. N’ atë kohë thuhej se ka kenë në listen e klerikve që janë helmue.” (Dr. P.Pepa, Tragjedia dhe Lavdia e Klerit, I,)

Imzot Frano Gjuraj ishte nga një familje e njoftun Shkodrane, i lemë në këte qytet në 1893 nga prindët Jak’ e Luçia Gjuraj, tek Arra e Madhe. Ndersa një vlla i madh i Tij Gjoni, deri në 1937 ishte perkthyes në legaten franceze.

Ndersa Frani ishte shumë i rij kur i dedikohet rrugës së Meshtarisë, atëherë kur studjonte në seminarin Jezuit të Shkodres. Vazhdon studimet n’ Austri, n’ Insbruck, ku thotë edhe Meshen e Parë atje. Kishte lidhje fisnore me Imz. Pjeter Gjuraj (1873 – 1939), personalitet i njohun i klerit katolik n’ Shkoder.

Don Frano porsa u kthye nga Austria, ka sherbye si famullitar në Xhajt, Pult – Dukagjin, ku ka lanë mresa të pashlyeshme nder ato krahina malore. Asht respektue per formimin e Tij kulturor, mbasi zotnonte mirë disa gjuhë të hueja, per të cilat kishte dhe një pasuni të madhe librash të vetit personal.

Shugurohet Ipeshkëv në Shkoder, tue fillue njëherit edhe “Udhen e Kryqit” në Famullinë e vet, e cila dhunohet ashtusi të gjitha tjerat në vitin 1947, nga Sigurimi i shtetit terrorist i Ever Hoxhës, i cili kishte kthye të gjithë vendin tue fillue nga Alpet e Veriut e deri poshtë në kufi me Greqinë: “Një Kalvar i vertetë”, ku nuk mungonin as xhullijtë dhe as Kryqzimet e perditëshme!

Në momentet e arrestimit të Imzot Frano Gjuraj, sigurimi i shtetit i merr të gjithë librat dhe fjalorët, i shkatrron ditarët aq me vlerë dhe askush nuk di asnjëherë perfundimin e tyne, ashtusi nder famullitë tjera ku hynin ata, që në të gjitha kohët silleshin si bishat e egra me cilindo njeri të kulturuem.

I kerkohej mohimi i Zotit, po qendrimi i Tij nuk perkulej. E sollen në heuesi të Shkodres, ku masakrat e bame në “Burgun e Kishës së Fretenve” nga Elez Mesi me shokët e tij, edhe sot janë të panjohuna nga shumë kush. E lente me ditë të tana pa ngranë dhe kur e mesa i shkonte me ushqime, Elezi  tue u qeshë i thonte para se me ata ushqime të ngopte zagart e sigurimit: “Jam tue të mbajtë axhen si edhin në drrasë!”, dhe mbas tre muejsh aty në ate hetuesi e lirojnë per me vdekë në shtëpi, ku mbas dy muejsh dha Shpirtë. 

Vllazen e Motra të Shqipnisë së vertetë!

Klerikët katolik Shqiptar, jo vetem torturoheshin mizorisht po, as nuk ju mungonin gozhdimet e vazhdueshme vetem se, nuk pranonin me mohue n’ asnjë moment as Zotin dhe, as Krishtin, perkundrazi thirrnin me sa forcë që kishin: Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Shqipnia!

Asht e vertetë se shumë nga Klerikët Katolik Shqiptar, sot nuk kanë as Vorr dhe as një Shenjë tek koka. Sigurisht, as nuk bahej fjalë per një ceremoni të thjeshtë Vorrimi. Shumica jo vetem u vrane pa asnjë faj, po edhe u zhdukën Trupat e Tyne, në mënyren ma të mnershme dhe të pabesueshme edhe sot.

Mbi gropat e Tyne pa Emna, u vendosën të gjitha mjetet per me zhdukë aty të gjitha gjurmët e mundëshme të ruejtjes së vendvorrimeve, tue ndertue mbi Ata Gropa pa Emna, edhe shtëpia per agjentat besnikë të sigurimit. Tue

lexue këta pak rreshta ka edhe prej atyne që fillojnë me dyshue, po pjesa e madhe nuk i beson ato ngjarje që bishat e sigurimit shtetit komunist, kanë ba mbi trupat e intelektualve dhe të klerit katolik Shqiptar në Shek. XX-të.

Mbi të gjitha mbizotnonte urrejtja Fetare e pakufi! Kishte kafshë hetuesa që nuk ngopeshin as me gjak dhe as me mish njeriu, e pse? Vetem se viktima e pafaj kishte mbarue shkollat Perëndimore, zotnonte gjuhë të hueja dhe, Ai Njeri, deklaronte haptas se: “Populli Shqiptar asht besimtar i Zotit!”.

Per bishat e sigurimit të shtetit ishte e pabesueshme se tue perfundue një a dy universitete jashtë Atdheut, Ata Shqiptarë, jo vetem formoheshin nga një kulturë e vjeter Europjane, po ajo që ishte e papranueshme prej tyne ishte mënyra e mirëkuptimit ndermjet Besimeve Fetare, kerkesa e tyne kryesore ishte zhdukja e fanatizmin fetar e perçamja që filloi me dominue shtetin. Ja pra, të gjitha “arritjet e sotme të “Rilindjes së komunistit Edvin Rama”, sot janë realizim i Asaj “Udhë Kryqi” nga 1941, që janë mendue nga komunizmi.

Po. mos harroni se edhe para 1989 vjetësh Krishti kishte një Vorr! Pasuesit e Tij njëditë mbi Ata Gropa pa Emna, do të shohin me sytë e Tyne, tue lulzue ma të bukur se asnjëherë, pikrisht tek Ata stomije t’harrueme nen ferra: Zamakët e bardhë si bora të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

            Melbourne, 12 Gusht 2022.

blank

25 vite nga vdekja e Lady Dianës- Hetime dhe dëshmi të pa publikuara më parë, ja çfarë do të shihet në dokumentarin e ri për Princeshën e Walesit

Princi William dhe Princi Harry nuk janë informuar në lidhje me një dokumentar me katër seri që do të publikohet në 25 vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana më 31 gusht

Dokumentari i cili titullohet “Hetimi për Dianën: Vdekja në Paris” do të trajtohet si një procedurë policore dhe mjeko-ligjore dhe do të eksplorojë se si individë të fuqishëm, shtypi dhe interneti krijuan dhe nxitën teoritë konspirative që mposhtën faktet dhe vënë në pikëpyetje vetë natyrën e të vërtetës.

Daily Mail raportoi se se Duka i Kembrixhit, 40 vjeç, dhe Duka i Sussex-it, 37 vjeç, nuk janë konsultuar për programin, ose nuk iu është shfaqur paraprakisht një pjesë e asaj që do të transmetohet.
Princesha ishte 36 vjeçe kur vdiq në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht të vitit 1997.

Vdekja e saj ka vazhduar të tërheqë teori konspirative gjatë dekadave.

“Investigating Diana: Death in Paris” do të rrëfejë hetimet e dyfishta për incidentin – i pari nga Brigada Franceze Criminelle në vitin 1997, dhe i dyti nga Policia Metropolitane në vitin 2004.

Ai do të shfaqë intervista me detektivë nga të dyja forcat, disa prej tyre që flasin publikisht për herë të parë.

Dokumentari do të shqyrtojë gjithashtu “kërkesën e pangopur të publikut për përgjigje, e cila nxiti interesin e paprecedentë të shtypit dhe përhapjen e dhomave të bisedave në internet, ku spekulimet mbi ‘shkakun e vërtetë’ të vdekjes së Dianës u bënë një nga ndjesitë e para virale të internetit të hershëm”.

Regjia e dokumentarit është realizuar nga Will Jessop dhe Barnaby Pell dhe në tërësi dokumentari është prodhim i Sandpaper Films.

“Ky ishte një dokument vërtet i rëndësishëm për t’u bërë – jo vetëm sepse shpresojmë se do të pushojë teoritë e konspiracionit që vazhdojnë të errësojnë të vërtetën e asaj që ndodhi në tunelin e Almës atë natë – por sepse historia është një dritare në botën e sotme, ku teoritë e konspiracionit nuk qëndrojnë më në qoshet e errëta të internetit, por janë përhapur dhe në fakt shtyhen nga njerëz në pozita të pushtetit real”, tha Henry Singer, producent ekzekutiv për Sandpaper Films.

Ndërsa, Shaminder Nahal, kreu i redaktorit specialist faktik dhe porositës në kanalin Channel 4, tha se kjo seri jashtëzakonisht bindëse eksploron në detaje mjekoligjore atë që ndodhi në hetimet pas vdekjes së Princeshës Diana.

“Histori që nuk ishte vetëm një tragjedi për familjet e përfshira, por edhe një fenomen masiv në internet. Në fund seriali shtron pyetje të thella për veten si shoqëri dhe natyrën e së vërtetës”, tha ai.

Një tjetër dokumentar që përshkruan jetën e Dianës, i titulluar “The Princess”, do të transmetohet këtë muaj pasi tërhoqi polemika për përfshirjen e pamjeve nga intervista e saj e vitit 1995.bw

blank

GJAKOSJA  E  ZALLIT  KIRIT – Nga Fritz RADOVANI

 

GJAKOSJA  E  ZALLIT  KIRIT 

15 GUSHT 1945, ORA 5.

            ZALLI  I  KIRIT  I  ZI  SI  FUTA

                                    AH I ZI GUSHT SI FUTA E MALIT…

ME KERKUE LOT ME KAMBË T’ KALIT

                                    NJI PIKË S’ QET NANA E NDUE PALIT !

 

DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI,vjeç 23, nga Shkodra, ishte i

biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës.

Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare. Heroizmi i dy djelmëve Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti  heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë të perjetëshme.

Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.

***

“V.F.L.P.

Proçes- verbal

I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,

●Ndue Mirash Pali dhe Caf  Meti, nga Shkodra.

Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:

Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!blank

NDUE  PALI
(1922 – 1945)

Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!             Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!

            Të fala familjes.                                Prokuror  (Aranit Çela) d.v.”

Me 2 Nandor 1945, Diten e të Shuemve, familjarët e gjashtë të vramve, u kishin ndertue vorret me gurë të bardhë, rrethue në cigare dhe foto. Tek kokat e vorrave qendronin Nanat e Tyne dhe t’ aferm. Kur po i shikonim ata vorre nga ora 16 mbasdreke, filluene krizma armësh. Zbriten nga një kamjon xhullijt e Sigurimit per me i shkatrrue vorrezat. Nanat merthyen per gjokset e veta fotot, të cilat u thyen nga shtjelmat e vrastarve që kanë vetem knaqësin e dhunimit dhe të shkatrrimit të Atyne vendeve të Shejta.

Ne fëmijtë ikem me vrap, tue ruejt në kujtesë barbarizmin komunist.

●Po sot, si asht ai vend ku kalben vetem të pushkatuem me aprovimin e kriminelave Ever Hoxha e Ramiz Alia, po edhe të dënuem nga terroristi Aranit Çela, mbi 2000 vetë, per të cilët, vazhdon me u shperblye nga organet kriminale të “Republikës së rilindur” neokomuniste e, jo vetem pasuesit e tij po një tubë tradhëtarësh e vrastarësh drogaxhijë, që thonë me paturpësi se i ka grumbullue “Ballkani i hapur” katerkapakësh në një gropë të zezë gjakbasish. E fatkeqsisht, pa asnjë shpresë shpetimi!

Thonë se: “Historia edhe persëritet !” Nuk asht me u çuditë per shka po shohim e po ndigjojmë perditë e pernatë nga kryexhelati i atij vend.

Këte e vertetojnë Zallishtat e lumejve t’ Gjakut rreth e perqark Shkodres!

Po, mos harroni se, as Herojt në Shkoder nuk marohen kurr!

            Melbourne, 10 Gusht 2022.

blank

PЁRTEJ MJEGULLЁS SЁ HISTORISЁ ( SOTIR GJIKA dhe familja e tij) Nga Eugjen Merlika

Ishte mbrëmja e 2 marsit të vitit 1925. Në restorantin Cavour të Barit Luigj Gurakuqi po darkonte me dy shokë të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do të shkoj tek Sotiri, mbasi i kam premtuar një kukull vajzës së tij. Sotiri ishte një mik i tij, bashkatdhetar, por që kishte nënështetësinë italiane mbasi ishte martuar me një vajzë të Vendit.
Gurakuqi, ai burrë i hijshëm e zemërmadh, nuk arriti t’i çonte kukullën e premtuar Elenës katërvjeçare, mbasi plumbi i zi i Baltjon Stambollës i këputi jetën aqë të vyer për Shqipërinë. Në varrimin e tij duhej të fliste miku Sotir Gjika. Por edhe ai ishte i sëmurë e i pamundur të dilte nga shtëpia. Në emër të tij foli e shoqia, Anxhela Kuarta, gruaja besnike që i qëndroi pranë deri në fund e që e mbylli jetën e saj vetëm me kujtimin e tij.
Sotir Gjika ishte një njeri mjaft i njohur në Bari. Shkruante për gazetën lokale dhe Il Messaggero të Romës. Shtëpia e tij ishte vendi ku mërgimtarët politikë shqiptarë ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Ishin të mirëpritur n’atë shtëpi Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja, Gjovalin Kamsi, Stavro Vinjau e të tjerë personalitete që kishin zgjedhur mërgimin natën e Krishtlindjeve 1924, kur Fan Noli dhe përvoja e tij “revolucionare” u arkivuan nga historia.
Sotir Gjika nuk quhej emigrant politik. Në politikën aktive ishte angazhuar pak e për pak kohë, por ishte një publiçist. Fusha e veprimtarisë së tij thithte ushqimin pikërisht nga politika, sidomos në vitet e para mbas pavarësisë, kur fatet e Shqipërisë ishin bërë monedhë këmbimi e fqinjëve dhe e Fuqive të Mëdha. Ai ishte lindur më 10 tetor 1889 në fshatin Shtikë të Kolonjës, vendi ku të parët e tij, në fillim të shekullit 17, kishin qëndruar mbas ikjes prej Spanjës së largët e qëndrimit të përkohshëm në Vendet e Ulta e në Gjermani. Nëna e tij, Lena, mbetet shpejt e ve me dy djem për të rritur. Kushtet e jetesës ishin të vështira në Kolonjën e kohës së Turqisë dhe varfërisë i bëhej ballë vetëm nëpërmjet mërgimit. Jugorët ishin më shumë të prirur për të kërkuar një jetë tjetër, mes shumë peripecish e të panjohurash, në botën e madhe që fillonte në Greqinë apo Turqinë e afërt e kishte si piksynim Amerikën, prej nga shumë shqiptarë mbanin familjet e lëna në Vendin e tyre.
Vëllezërit Gjika u larguan nga Shtika për të mos u kthyer më në të. Pa mbushur ende njëzet vitet Sotiri u largua nga fshati, nga nëna e tij, me një dhimbje të madhe në zemër. Udhëtoi drejt Misirit, ku kishte farefis që e pritën. Më pas u stabilizua në Kartum të Sudanit, ku punoi disa kohë. Me kursimet e asaj pune dhe një ndihmë të vëllait, që ishte ngulur në Boston të SHBA kaloi oqeanin dhe u bashkua me vëllanë. Të dy së bashku hapën një dyqan ushqimesh e shquheshin për ndihmën e vazhdueshme që i jepnin Shoqërisë “Besa-Besë”, Federatës panshqiptare “Vatra” dhe Kishës Autoqefale Shqiptare. Ishin vite pune intensive në shërbim të çështjes kombëtare, por edhe në drejtim të formimit intelektual. Sotiri nuk kishte vazhduar studimet e larta, por ishte një autodidakt me vullnet të çeliktë, me parime të shëndosha e të forta.
Erdhi viti 1912. Tek të gjithë shqiptarët lindi ideja se aspirata e ushqyer nga breza të tërë, në shekuj të gjatë robërie, ajo e lirisë dhe e Shtetit shqiptar të pavarur, po i afrohej sendërtimit. Kjo ide i vu flatra Sotir Gjikës dhe bëri t’i japë fund përvojës amerikane e të kthehet në Evropë. Erdhi në Itali, në Milano, ku mori pjesë në Komitetin italo – shqiptar, të krijuar aty e që kishte si qëllim të ndihmonte çështjen kombëtare. Si i dërguar i atij Komiteti mori pjesë në Kongresin e Triestes, që i dha “bekimin” nismës historike të Ismail Qemalit e të Luigj Gurakuqit për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.
Pavarësia solli edhe një rrahje të ashpër mendimesh në klasën politike e në shoqërinë patriarkale shqiptare të kohës. Problemi që shtrohej me forcë në mjediset politike e shoqërore të Shqipërisë së pavarur ishte rruga që duhej të merrte Vendi. Një pjesë e mirë e klasës drejtuese përbëhej nga ish funksionarë të Perandorisë Turke, të lidhur si mendësi e si kulturë me botën e Lindjes dhe ligjet e saj. Një pjesë tjetër ishte e prirur nga Perëndimi, nga kultura evropiane e synonte të fuste Shqipërinë në rrugën e qytetërimit Perëndimor, duke i vënë një kufi të qartë ndikimit turk mbi Shtetin e ri shqiptar. Në këtë pjesë intelektualësh, përkrahës të përvojave e kulturës politike Perëndimore, rreshtohej edhe Sotir Gjika i cili, më 1913, me t’u njohur entiteti i Shqipërisë së pavarur nga Konferenca e Ambasadorëvë në Londër, erdhi në Vlorë. Ishte kaq shumë entuziast për t’ardhmen evropiane të Shqipërisë saqë u angazhua me të gjitha forcat në dobi të Princ Wiedit si Mbret i Shqipërisë. Po të përforcohej figura dhe roli i tij përmbi të gjitha palët në panoramën e larmishme të jetës politike e administrative të Shqipërisë, po të ishte më konkrete dhe e prekëshme prania e favorshme e Evropës në fatet e saj, do të ishte kjo një fletë garancie për të ardhmen e Vendit.
Në mars 1914 Sotir Gjika me armë në dorë luftoi në Rashbull, në krah të Kolonel Tomsonit, kundër rebelëve esadistë e qamilistë, që kërkonin të rikthenin “dovletin e babës”, pra Turqinë e Sulltanëve. Në ballë të luftës ai plagoset së bashku me të tjerë e shpëtohet nga ndërhyrja energjike e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdhà, duke u nisur për kurime n’Itali. Pjesëmarrja në luftën e rinisë kombëtariste, në mbështetje të Mbretit të caktuar nga Evropa, u shpërblye me një medalje që Ai i dhuroi, në shenjë mirënjohjeje, në të cilën ishte shënuar data 26 mars. Ishte pranvera 1914, pragu i fillimit të luftës së parë botërore dhe i njërës nga periudhat më të vështira edhe për Shtetin e ri shqiptar. Ai, me mëndje e zemër pranë Atdheut të trazuar, do të fillonte në Itali një jetë të re, atë të gazetarit, nëpërmjet së cilës do të jepte një ndihmesë themelore në dobì të çështjes shqiptare.
6 gushti i vitit 1914 ishte një ditë e shënuar për Sotir Gjikën, ajo e hyrjes në botën e madhe të gazetarisë, konkretisht në redaktimin e një “faqe gazete shqiptare” në organin e përditshëm të Barit “Corriere delle Puglie”, që më vonë bëhet “La gazzetta del mezzogiorno”. Në të vërtetë ai e kishte nisur më herët atë rrugë me shkrime në organe të shtypit shqiptar jashtë Atdheut si “Liri e Shqipërisë” e Sofjes, “Atdheu” i Kostancës apo “Dielli” i SHBA, në të cilat kishte botuar artikuj duke filluar që nga viti 1911. Bashkëpunimin me gazetën italiane e ka dhuratë nga kapiten Kastoldi, adjutant i Princ Wiedit, të cilin e kishte njohur gjatë aktivizimit politik e ushtarak në Shqipëri. Kastoldi, i dashuruar edhe ai me çështjen shqiptare, mendon t’i shërbejë asaj me botimin e një faqeje gazete, kushtuar problemeve të saj. Sotiri i ri e pa përvojën e duhur u prit mirë e u inkurajua nga gazetarët e njohur Kasano e Axarita, të cilët i mësuan artin e gazetarisë, duke e ndihmuar aqë sa, në pak kohë, të bëhej nga përfaqësuesit më të shquar shqiptarë në atë fushë.
“ Me gjithë qi shtypej në nji atmosferë jo aq të favorëshme për Fatin e Shqipnìs e coptueme si mbas Traktatit të msheftë të Londonit (1915), nenshkrue prej Beslidhunve, ajo “faqe” dhe ajo “pendë” nuk pushuen tue trumbetue anë e kand të botës, të drejtën e Shqipnìs për kufijt etnikë kundra idhevet t’interesuemve e vendimeve grabitëse të Beslidhunve. Nuk kursej me artikuj t’ashprë jo vetëm anmiqt e Shqipnìs, por edhe miqët kur interesat kundërshtoheshin me ato t’Atdheut.” shkruan Gjovalin Kamsi në artikullin “Sotir Gjika” të botuar në gazetën “Vullneti i Popullit” më 24 tetor 1930.
Në një festë të organizuar në Romë në vitin 1916 gazetari i ri njihet me një vajzë të re nga jugu i Italisë. Vajza quhej Anxhela Kuarta e i përkiste një familjeje të njohur aristokrate në Leçe. Nga kjo familje kishte dalë juristi i njohur Oronco Kuarta, Kryetar i Gjykatës së lartë të Italisë. Në atë festë vajza shoqëronte këngëtarin e madh lirik me origjinë shqiptare Tito Skipa e këndontë bashkë me të, mbasi kishte një zë mjaft të bukur. Qe një dashuri e fortë, dashuri me shikimin e parë, dashuri që mbeti e tillë deri në çastet e fundit të jetës së tyre të përbashkët që, fatkeqësisht, qe e shkurtër e nuk i kaloi të dhjetë vitet.
Vajza ishte me origjinë nga Celio Mesiatiko dhe familja e saj kishte monopolin e kultivimit të duhanit për të gjithë krahinën. Kishte studjuar në një shkollë pedagogjike e ishte diplomuar për mësuese. Martesa qe e shpejtë e mbas saj erdhi transferimi në Romë, në rrugën Salaria, ku Sotiri do të fillonte botimin e gazetës Kuvendi, që u bë në pak kohë tribuna e çështjes shqiptare në Itali. Gazeta pa dritën në vitet 1918-1920, në një kohë që gazetari bashkëpunonte edhe me organin romak “Lajmëtari” (Il messaggero), për të cilin shpesh shkonte edhe me shërbime jashtë Italisë. Puna e Sotir Gjikës n’ata vite ishte e një intensiteti e dobie të veçantë. Gazeta kishte në listën e bashkëpuntorëve të saj firma nga më të njohurat e publiçistikës shqiptare e arbëreshë të kohës si drejtori i fletores “La nazione albanese” Anselmo Lorecchio, profesor Zef Skiroi, avokat Kozmo Serembe, doktor Agostino Ribeko, Françesko Argondica, Kol Mëllazi, Mustafa Asim Kruja, Lec Kurti, Kolë Kamsi, Kostaq Cipo, Milto Sotir Gurra, Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Kostandin Kote, Visarion Dodani etj.
Nga pala italiane gazeta mbështetej në shkrimet e Federconit, të Kastoldit, Axaritës, Korrado Xolit, Prof. Benedeto de Lukës, Filipo Naldit. Antonio Baldaçit, Sofia Mashit, Rozalia Adamit etj. Gazeta u bë një urë lidhjeje mes Italisë e Shqipërisë, mes dy popujve e dy kulturave. Drejtori i saj, që tashmë kishte nënshtetësinë italiane, punonte fort në drejtim të forcimit të miqësisë mes dy Vendeve. Sotir Gjika i besonte idesë se Shqipëria duhej të mbështetej në rrugën e saj tek ndihma e Italisë, se asnjë Vend tjetër i madh në Perëndim nuk kishte interesa që të vepronin në dobi të Vendit tonë sa ç’kishte Italia. Kushtet gjeografike e historia e shkuar të çonin në këtë rrugë. Ishte ky një nga motivet zotëruese të rrahjes së mendimeve që, gjatë gjithë këtij shekulli të të qënit të Shtetit shqiptar të pavarur, ka përcaktuar mjaft ngjarje e personazhe të jetës politike.
Në largësi kohe e në një botë që ka ndryshuar shumë në formën e në përbërësit e saj mund të jepet sot një gjykim më i ftohtë, i urtë e pa pasion mbi thelbin e polemikave e të vetë tezës së shumë rrahur, pa rënë në prehrin e demonizimeve, siç është bërë shpesh në të kaluarën. Mendoj se duhet mbajtur parasysh një gjë: të gjithë ata burra, që diskutonin me pasion strategjitë e Shqipërisë në periudha të ndryshme të gjysmës së parë të qindvjetit të shkuar, kishin mendime e këndvështrime të ndryshme. Megjithatë ata të gjithë kishin një qëllim të përbashkët, mbarëvajtjen e përparimin e Shqipërisë. Si të tillë ata të gjithë e meritojnë sot mirënjohjen dhe respektin e Kombit.
Sotir Gjika i besoi shumë e punoi për miqësinë italo-shqiptare edhe në ata çaste kur veprime politike të njërës apo të tjetrës palë e dëmtonin atë. Gazeta Kuvendi u bë tribuna e atyre ideve, ashtu siç ishte tribunë e çështjes shqiptare, në mbrojtje të tërësisë tokësore e të identitetit kombëtar në kohë të vështira gjatë e mbas luftës së parë botërore, kur rreziqet ishin me të vërtetë serioze e të mëdha. Duke i lënë fjalën përsëri Gjovalin Kamsit, në lidhje me Kuvendin, mësojmë se:
“Për frymën qi u jipte gjallní, për bashkpunimin me êmnat mâ të shquem e të përmêndun të gazetarìs italjane e të nacionalizmës shqiptare qi i siguroi, ay organ, i vogël në fillim, u rrit e muer nji êmën e nji randësì ndër qarqe politike ndërkombtare, qi kaloi përtej shpresave.”
Në këto vite veprimtarie të ethëshme në fushën e gazetarisë Sotir Gjika ka dhe kënaqësitë në jetën familiare. Bashkëshortia i dhuron dy fëmijë që ai i pagëzon Aleksandër dhe Elena. Emri i djalit kujtonte mbretin e madh të Maqedonisë, që kishte gjak ilir nga nëna e tij, ndërsa emri i vajzës ringjallte atë të nënës por edhe të një përfaqësueseje në zë të fisit të tij, që kishte shtrirë praninë e tij deri në Rumani, princeshës Elena Gjika (Dora d’Istria). Fëmijët u lindën në Romë e më pas u rritën e u shkolluan në Bari, ku familja u kthye mbas mbylljes së gazetës Kuvendi, në fundin e vitit 1920.
Atëhere çështja shqiptare u quajt e stabilizuar dhe Qeveria italiane ndërpreu fondet, mbasi e pa të panevojshme vazhdimin e botimit të gazetës. Duke mbajtur parasysh faktin e financimit të Kuvendit nga Qeveria italiane, gazetari nga Shtika u detyrua të përballojë edhe insinuatat ose kritikat që, madje edhe nga shokë të tij, pësoi ai në drejtim të ruajtjes së pavarësisë së gjykimit, objektivitetit dhe mbrojtjes së interesave të Kombit shqiptar nga ana e gazetës. Ja si shprehet ai vetë në lidhje me këtë problem:
“Unë e mejtova thellë këtë gjë, para se t’a nisëshe. Eca me filosofì objektive… Peshova mirë më parë nevojët e mëdha që kishte çështja e jonë të njihej në botë dhe të mburrehej, pastaj peshova dëmet e fitimet që mund t’i vijshin çështjes kombtare nga një gazetë e botuar me fonde të huaja: fitimet m’u duknë të mëdha. Iu përvesha pra punës, pa vështruar rrotull, pa përfillur gjendjen e vështirë në të cillën vullnetarisht e vinja veten”.
Drejtori i Kuvendit ishte një gazetar atdhetar, i vetëdijshëm për brishtësinë e çastit historik të Atdheut të tij. Kultura dhe përvoja në fushën e gazetarisë i kishin mësuar se “pushteti i katërt” ishte shpesh përcaktues edhe në vendime me peshë historike të diplomacisë apo të politikës. Qëllimi i tij bëhet njohja dhe propagandimi i çështjes shqiptare në Italì e n’Evropë, shpalosia e arsyeve dhe të drejtave të kombit të fundit në Ballkan që kishte dalë më vete, dënimi i intrigave e përbetimeve që kryheshin në shpinën e tij. Për këtë i duhej një tribunë dhe njerëz t’aftë që, nga sheshi i saj, t’i flisnin opinionit publik evropian e t’a bindnin atë në vërtetësinë e argumentave e në drejtësinë e kërkesave. I epet kjo mundësi me një gazetë që mund të dilte në Romë, kryeqyteti “lente”, nëpërmjet së cilës Evropa vështron Shqipërinë, e që mund të financohej nga Qeveria e këtij Vendi. E dinte që ky fakt nuk tingëllonte mirë, që i shpalosej një shqyrtimi radiografik nga ana e një opinioni tepër kërkues, herë herë i ashpër e i njëanshëm, që ishte gati të njolloste për hiçgjë. Por nuk stepet, interesi i Atdheut ishte më i fortë dhe e shtyu përpara në shmangien e ngurimeve edhe nëse rrezikonte diçka në planin vetiak.
U fut me pasion në punën për gazetën, duke thithur bashkëpunimin e firmave nga më të njohurat e gazetarisë shqiptare e italiane, me piksynimin e qartë e të vendosur për të paraqitur në dritën e vërtetë çështjen shqiptare, sidomos në lidhje me punimet e Konferencës së Versajës, e për të dhënë ndihmesën e plotë në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë e Italisë. Janë pikërisht dy motivet zotëruese të mendimit politik të drejtorit të Kuvendit që edhe titullin e organit e mori nga e shkuara e bashkatdhetarëve të tij që, në dallgët e furtunave të historisë, kishin gjetur forcën e qëndresës në ato mbledhje burrash të cilat pagëzoheshin “Kuvendet e Arbërit”.
Çështja kombëtare dhe marredhëniet italo-shqiptare përbënin një binom që frymëzonte shkrimet, të cilët mbushnin faqet e gazetës. Në ata shkrime nuk ka përunjësi, kompleks të të voglit e të varfërit që shtrin dorën për lëmoshë. Miqësia konceptohej ashtu si në malet e Shqipërisë, miku vihet në krye të vendit por nuk bëhet kurrë zot shtëpie. Kuvendi nuk kursen fshikullimin për politikën e gabuar të Qeverive italiane në drejtim të Shqipërisë. Kjo ishte përgjigja më e mirë që Sotir Gjika mund t’u epte atyre që shpreheshin se po e mbante gazetën me paratë e italianëve.
Në çastet e krizave mes dy Vendeve, siç ishin marrëveshja italo-greke (Titoni-Venizellos) më 29 korrik 1919 dhe Lufta e Vlorës, qëndrimi i Kuvendit ishte në anën e Shqipërisë. Kjo jo vetëm për ndjenjat e forta atdhetare të drejtorit Gjika e bashkëpuntorëve të tij, por edhe për hir të objektivitetit historik e të së drejtës së natyrëshme të çështjes shqiptare. Ja si shprehet drejtori i Kuvendit me rastin e nënëshkrimit të Protokollit të Tiranës më 2 gusht 1920, mbas luftës së Vlorës të udhëhequr nga Qazim Koculi:
“Ngjarja e Vlonës qe shkaktue nga njerës të cilët e treguan me punë se qenë shum ma të vegjël se rangu i rëndë dhe delikat që patën marrë persipër; për pesë vjet e ca mbajtën Shqipërinë të çkputur me zemër nga Italija, dhe aqë fort të çkputur sa i vij mendja njeriut të thosh e të besonte se një erë e tërbuar ua kishte marrë mendjen fare burrave të Shtetit q’e drejtuan fatin e Italis së madhe që pas vdekjes së Di Sangiuliano e gjer ditën q’u kthye përsëri në pushtet Giovanni Giolitti. Shqipërija dhe Italija e gjetën tani mendjen, e gjetën prap udhën e mbarë, dhe posa q’e gjeten, kësaj udhë doemos do t’ecin, të dyja bashkë kundrejt orizonteve të rinj e kundrejt të pastajmes së re. Që kësaj udhe fatale kishin për të dalë një ditë Italija me Shqipërinë ne s’kemi dyshuar kurrë: e tregon puna jonë e gjashtë vjetvet gazetarije n’Itali. Besimin t’onë të fortë se Italia dhe Shqipëria n’Adriatik e në Ballkan s’mundin veçse të rrojnë njera për tjetrën, s’e tundi kurrë politika e keqe e Consultës faqe Vendit t’onë, s’e tundën dot tendencat e paarësyeshme të ca qarqeve shqiptare faqe punës s’onë fjesht patriotike, fjesht shqiptare. Erdhi pra, aqë shpejt sa s’pandehej, dita e triumfit, vëllazërimit të dy popujvet. Vepra jonë zuri vendin e saj: ne s’paskemi punuar më kot.”
Këto fjali, kjo pjesëz e një prej shkrimeve të shumta të Kuvendit, dëshmojnë katërcipërisht se cili ishte boshti qëndror i botkuptimit të gazetarit të njohur kolonjar, cilat ishin bindjet politike të tij, cilat ishin kriteret e vlerësimit të ngjarjeve e problemeve, cili ishte lejtmotivi i veprimtarisë së tij publiçistike, cili ishte vizioni i së ardhmes dhe përfytyresa strategjike e marredhënieve mes dy brigjeve t’Adriatikut. Ai i mbeti besnik deri në fund të jetës këtij vizioni dhe nuk pati fatin të shihte furtunat, baticat e zbaticat që historia e marredhënieve italo-shqiptare do të rezervonte në dhjetëvjeçarët e mëvonshëm.
Me mbylljen e Kuvendit, në tetor 1920, veprimtaria publiçistike e Sotir Gjikës, drejt për drejt në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, nuk ka më tribunën e vet. Ai vazhdoi të shkruajë tek Messaggero dhe La gazzetta del Mezzogiorno, por edhe në fletore shqiptare si Agimi etj. Më pas familja kthehet në Bari ku ai e vazhdoi punën në gazetën e qytetit.
Më 27 gusht 1923 u vra në rrugën Janinë – Sarandë gjenerali italian Enriko Telini, kryetar i komisionit ndërkombëtar për përcaktimin e kufirit shqiparo-grek. Vrasja u krye nga grekët dhe pati një jehonë të madhe në shtypin evropian. Sotir Gjika u dërgua nga gazeta në të cilën punonte, “Il messaggero”, në vend për të hetuar mbi autorët e vrasjes. Atje u sëmur dhe që atëhere shëndeti i tij mori të tatëpjetën. Megjithëse kishte një fizik të fuqishëm, sëmundja e pashërueshme në pak kohë e rrëzoi në shtrat. Ishin këta vitet më të vështira të jetës së gazetarit tashmë të njohur në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Ai ishte i vetëdijshëm për fundin tragjik të parakohshëm, drejt të cilit ishte nisur pa kthim. Pranë tij ishin gruaja e re dhe dy fëmijët e vegjël. E mundonte mendimi se ata do të mbeteshin pa asnjë mbështetje e pa asnjë pasuri për të përballuar jetesën. Me rrogën e tij të vogël si gazetar ai kishte mundur vetëm të përballonte kërkesat e jetesës, por nuk kishte mundur të vinte asgjë mënjanë. Tepër bujar prej natyre, gjatë jetës së tij nuk ishte kursyer kurrë të ndihmonte, shpesh herë edhe jashtë fuqive të tij, shokët e miqtë që gjëndeshin në vështirësi. Ai i bënte këto të mira dhe i hidhte gjithmonë mbas krahëve, pa i bërë të njohura. Ja çfarë shkruan Gjovalin Kamsi që ka njohur nga afër gazetarin atdhetar:
“….Sa e sa kanë qenë të mirat e tija që dihen e nuk dihen, sa herë ai të papasunve dhe të pasunve u ka vjeftë, dhe askush s’e ka dijtë. Sot ndoshta nuk e kujtojnë kohën kur Sotiri u ka qenë vëlla e përmbi vëlla.
Atdhetar i flaktë, burr i drejtë, i pathyeshëm. Bindte çdo kundërshtar të idheve të tija. Kryefjala e tij ish:”me i shërbye atdheut me besë e me nderë”. Rastet qi ati nuk i kanë mungue dhe kanë qenë të shumta, të mëdhaja, do t’a kishin ba pasanik sikur të kishte dashtë por ai nuk e përlyente êmnin ndër vepra qi nuk ishin ma se të ndershme. Kush guxoi t’i premtojë ( dhe ishte në kohë kuer smundja e marrun në krye të detyrës si gazetar për zbulimin e vrasësve të Gjeneral Tellini-t po e përkulte at lis, pse vdiq më 12 prill 1927 në vetmin e nji bjeshke) nji jetë begatije jo të vorfën si ai kalonte me at rrogë të vogël gazetari, vetëm sikur të vente pendën e vet në shërbim të nji çashtjeje qi i kundërshtonte me besën e tij, me idealin nacjonal i pat përgjegjë: “Ma parë më thehen duert se thej besën t’eme. Do të vdes i vobekët, por due të vdes me nderë. Fmija do të trashëgojë prej meje vobekësin, e dij mirë, por nji êmën të jetuem me nderë. E për kaq jam krenar”.
Mbas testamentit politik, që mbështetej në vizionin strategjik të një Shqipërie që do të ecte në rrugën e saj të rimëkëmbjes e të përparimit në sajë të marredhënieve të ngushta e miqësore me Italinë, kemi testamentin e tij moral, në të cilin fjalët “Besë” e “Nder” janë shkruar me të madhe e janë tabu të pakapërcyeshme edhe me çmimin e jetës. Kanë kaluar pak dhjetëvjeçarë nga koha kur personalitete të një shtati të tillë moral përfaqësonin Vendin tonë në fushat e ndryshme të jetës shoqërore, politike, kulturale. E na duket se jemi vite dritë larg nga realiteti i një Vendi që ze një nga vendet e para në botë për nga niveli i paligjshmërisë e i korrupsionit. Çuditërisht, me gjithë përparimin e bërë në këta dhjetëvjeçarë në fushat e ndryshme të jetës ekonomike apo kulturore, hasim një rënie të theksuar përsa i përket moralizimit të jetës publike. Kjo ka aryet e veta të ndryshme, por më duket se një prej tyre është edhe errësimi që, për një gjysëm shekulli, regjimi komunist u bëri figurave të shquara të historisë shqiptare të shekullit të shkuar, që do të ishin, në sajë të integritetit të tyre moral e atdhetar, pika riferimi dhe fenerë ndriçues për formimin dhe edukimin e shqiptarëve.
Sotir Gjika mbylli sytë, siç u tha më sipër, më 12 prill 1927, në një vend kurimi e u varros në Verona në moshën 38 vjeçare. Familja e tij vazhdoi jetën në vështirësi ekonomike. Gruaja e ve, në moshën 35 vjeçare, e lidhi jetën e saj me rritjen e shkollimin e dy fëmijëve e me kujtimin e burrit që e deshi dhe e respektoi për cilësitë e tija morale e intelektuale. Punoi në profesionin e saj të mësueses e me rrogën e saj çoi përpara familjen. U desh të kërkonte ndërhyrjen e Kryeministrit Musolini për të patur nga një gjysëm pensioni për dy fëmijët e saj. Ata u rritën e u shkolluan duke kryer universitetin, djali për mjekësi e vajza për letërsi. Djali mbeti në Vendin e lindjes dhe krijoi familjen e tij. Vajza do të vinte në Shqipëri si nuse e djalit të njërit prej miqve më të ngushtë të babait të saj, të Mustafa Krujës.
U mundova të përshkruaj shkurtimisht, me sa kisha mundësi jetën e një gazetari atdhetar, me një ndihmesë të rëndësishme në dobi të çështjes shqiptare në disa nga çastet më delikate të historisë së saj. Në vitin 1934 banorët e fshatit të lindjes i kishin vënë emrin e tij, emrin e njeriut më të shquar që nxorën, shkollës fillore. Historia zyrtare e “akademistëve” të regjimit komunist e tashti vonë, edhe fjalori enciklopedik i Z. Robert Elsie, e injoruan plotësisht, duke krijuar një “borxh nderi” që Shqipëria i mbetet njërit prej bijve të saj të shquar. Do të lahej ky “borxh” duke nxjerrë në dritë punën e tij, duke grumbulluar e botuar shkrimet e tij, duke i dhënë vendin e merituar në historinë e publiçistikës shqiptare, që më duket se është “jetimja” e lënë mënjanë nga vëmëndja e kulturës dhe historiografisë sonë.
Për gati një gjysëm shekulli diktatura komuniste i mbuloi me mjegull e me baltë shumë vlera të kulturës e të traditës së shqiptarëve. Koha e re, në cilësinë e arkeologut, duhet t’i zbulojë e t’i rivendosë në vendin që meritojnë. Është kjo një nga detyrat kryesore që kultura jonë, në veçanti brezi i ri i studjuesve, duhet të plotësojnë, në dobi të imazhit të Vendit e në respektimin e së vërtetës historike.
Maj 2006

Marrë nga vëllimi “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011


Send this to a friend