Shqiptarët të deshën.
Ti je kroate dhe shqiptarët i duan kroatët.
Shqiptarët kanë lidhje të forta me kroatët.
Shqiptarët e kanë Mikun e tyre Stipe Mesiç, e kanë Mikeshën e tyre Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Dhe me këtë predispozitë shpirtërore të mikpritën!
Aq më tepër, kur fole për shtet të së drejtës, për drejtësi, për viktimat e komunizmit, për korrupsion, peshq të mëdhenj etj. Tema të nxehta të cilat, tani që po ikën, janë transformuar në tema përcëlluese, pra, nxehtësia është rritur dhe ka arritur gradën kulmore.
Ti ushqeve për një kohë shpresën e shtetit të së drejtës, të drejtësisë dhe shqiptarët ishin me ty!
Ishin me ty deri sa kuptuan sa ajo që ti ushqeve tek ata ishte një iluzion!
Ti po ikën dhe shqiptarët nuk po të thonë “mirupafshim” sepse në këtë hark kohor Shqipëria është fundosur edhe më thellë!
Nuk do ta shkruaja këtë opinion sot, por po reagoj ndaj qëndrimit tënd të papërgjegjshëm dje përpara kamerave!
Dje të pashë nëpër kronikat televizive. I kishe vënë vetes në fytyrë një maskë buzëqeshje për të kamufluar të vërtetën. Ti nuk je aktore. Dhe, duke mos qenë aktore, maska nxirrte në pah buzëqeshjen tënde fake, si fakenews-et!
Megjithatë në daljen tënde në prag të largimit, shqiptarëve ua kishe borxh t’ua thoshe të vërtetën lakuriqe, sepse nuk ka dy të vërteta rreth negociatave të Shqipërisë për sa i përket qershorit të vititi 2018.
A u hapën negociatat për Shqipërinë për vitin 2018?
Po apo jo?
Jo!
Ti duhet të thoje të vërtetën dhe përse BE nuk ia hapi Shqipërisë dyert e negociatave!
Franca nuk e nëpërkëmb faktin e rritjes së fluksit të refugjatëve me prejardhje nga Shqipëria dhe përmes kufirit shqiptar; Hollanda nuk i toleron bandat shqiptare të trafikut të drogës; paçka se Gjermania mendon se ka bërë deal me Edi Ramën për ta kthyer Shqipërinë dhe Libinë në një kamp gjigand refugjatësh ndërsa BE-ja të forcojë policinë në kufijtë shtetërorë të BE-së!
Deputeti gjerman Johann Wadephul tha për Radion DW se qeveria shqiptare ka bërë deal për refugjatët, Edi Rama e përgënjeshtron! Dhe vijon ping pong përgjënjeshtrimesh!
Po shqiptarët nuk janë dele, as lejfena! As nuk kanë koeficientin e inteligjencies më të ulët se ti, zonja Vlahutin!
Ka disa muaj që në Shqipëri është zhvleftësuar “Euro”, deviza monetare e BE-së, ndërsa para disa ditësh u kapën 3-4 milionë Euro që futeshin kontrabandë!
Dmth zhvleftësimi i Euros në Shqipëri lidhet me futjen e parasë kriminale!
Kur ka me muaj të tërë rënie të vleftës të Euros, do të thotë se ka prej muajsh që në Shqipëri rikthehet paraja kriminale, që të investohet nga krimi i organizuar kudo!
Kur them kudo dmth në të gjitha fushat, ndërtim, blerje vote, politikanësh etj. etj!
A është kështu apo nuk është?
Në Shqipërinë që nuk ka fabrika, nuk ka turizëm, ku ekonomia kapitaliste dhe tregu i lirë janë inekzistentë se nuk ka shtet ligjor, ka tonelata me pare kriminale, tonelata me Euro që përdoren nga krimi i organizuar dhe rrezikojnë sigurinë kombëtare të vendit!
A nuk është kështu apo jo?
Po apo jo zonja Vlahutin?!
Po nëse ka me muaj apo me vite që në Shqipëri futet para e inkriminuar dhe kapet vetëm një herë, do të thotë se ata që fusnin paranë e krimit, kanë patur garanci dhe mbrojtje nga policia dhe organet e mbrojtjes të rendit publik.
Dy alternativa ka: ose kriminelët kanë patur garanci nga policia ose policia është treguar e paaftë.
Por nisur nga fakti se dy ministrat e brendshëm të Shqipërisë janë të implikuar në mënyra të tërthorta me mafien, çdokush ka të drejtë të besojë variantin e parë, se paret kriminale futen pasi kanë mbrojtjen e shtetit!
Po ti, zonja Vlahutin, cilin variant beson?
Se çfarë beson, varet nga ndërgjegjia dhe integriteti jot.
Por ti ua ke borxh shqiptarëve që të flasësh pa maska, sepse sikur të thashë ti nuk je aktore dhe maska jote duket fare fallco.
BE flet për reformë zgjedhore në Shqipëri dhe aty nuk është bërë asgjë,
po zyra e BE-së në Tiranë çfarë ka bërë,
përse nuk ka sensibilizuar opinionin publik! Pa reformë zgjedhore, ku do të shkojë Shqipëria!
Ti, zonja Vlahutin, je konformuar me politikën dhe me qeverisjen e Tiranës ?
Unë mendoj se po!
E pashë dje konformimin tënd me qeverinë e Edi Ramës, kur dole përpara kamerave, kur ishe e detyruar që t’ua thoshe shqiptarëve të vërtetën dhe i bishtnove!
Shqiptarëve u dalin dhe u teprojnë fushatat demagogjike trushplarëse të kryeministrit të Shqipërisë, për të kamufluar shtypjen që ai i bën popullit përmes diktaturës të varfërisë, mungesës së shtetit të së drejtës dhe krimit të organizuar!
Ishte detyra jote në prag të ikjes, t’ua thoshe shqiptarëve të vërtetën, u hapën apo jo negociatat për Shqipërinë nga BE për vitin 2018?
Nuk ishte kompetenca jote të flisje për 2019. Ti nuk je magjistare. Po të jesh magjistare, përse nuk e ndryshove këtë realitet që mbretëron në Shqipëri, që i lë shqiptarët jashtë BE.
I kujt është faji: i qeverisë, politikës apo popullit!
Kjo është e vërteta që ti e kamuflove!
Që ti nuk e the .
Përse nuk e shqiptove të vërtetën zonja Vlahutin?
Kishe frikë?
Nga kush ? Nga Edi Rama ?
Se të ka korruptuar?
Pa mendo gazetarët shqiptarë se në çfarë pozite ndodhen kur vjen puna për të shqiptuar të vërtetën, kur ti që je një zyrtare e lartë e BE i vidhesh asaj!
Ti, zonja Vlahutin, e kishe obligim ta thoshe të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, thjesht, troç dhe shqip, pa maska dhe pa kamuflazh!
Sepse për këtë paguhesh nga BE!
Sa e ke rrogën a mund t’jua tregosh shqipërtarëve?!
Në krahasim me një pensionist shqiptar që paguhet me 100 Euro në muaj, sa qindra herë merr në muaj më tepër se 600 mijë pensionistët e mjerë shqiptarë ?
Po përse paguhesh aq shumë? Më thuaj çfarë bëre ?
Prandaj them se portreti yt i bukur, kur shqiptarët të thanë mirë se ardhjen, tani në largimin tënd është shkrirë si kripa në ujë!
Populli nuk e pi dot ujin me kripë!
Se nuk pihet!
i zoti e nxjer gomare nga balta e kroatet jane ilire e jo sllave evropes beja te vqarte se sundimtaret e shqiperise i ka vene ultra orthodoksia greko serbe qe eshte anti evropiane e anti amerikane e pro ruse e keta qena punojne per llogari te tyre
Po nese iken Romana Vllahutin kush do ta beje zedhënësen e Edi Ramës?
Ajo ka dhënë një kontribut të shkuar për ” Rilindjen”?
Kjo flokekuqja eshte nje qelbesire e korruptuar ne kazanin e “rilindjes” Vafte ne djall dhe mallkimet tona i rafshin mbi koke!
Liria e internetit rrezikohet nga censura pas 5 korrikut 2018
Nji lajm i trishtueshëm nga Banda e kryesis të BE
Pas takimit sipas propozimit të Xhorxh/George Shvarz/Soros me Merkelin, Makron dhe Presdientin e BE – Zhan Klaud Junker (Jean-Claude Juncker) u vendosë të pengohen qytetarët të përdorin internetin sipas interesave të tyne duke vendos sistemin e shoqërive diktatorjale komuniste si ndalimin nëinformacjonet dhe vendosjen e informacjoneve në internet sepse popujt jan zgjue, po bashkpunojn dhe në solidaritet po ja pengojn projektet antinjerzore, antipopullore të klubit mazon antinjerzor të BE-s për interesa okulte të nji projekti global antinjerzor!
Të dashtun lexues!
Më 5 korrik 2018, Parlamenti Europian do të vendosë nëse do të përshpejtojë miratimin e direktivës për të drejtën e autorit. Kjo direktivë, nëse shpallet, do të kufizojë ndjeshëm lirinë e internetit.
Në vend të përditësimit të ligjeve mbi të drejtën e autorit në Europë, për të nxitë pjesëmarrjen e të gjithëve në shoqërinë e informacionit, kërcënon lirinë në internet dhe krijon pengesa për të hyrë në Rrjet duke imponue barriera, filtra dhe kufizime të reja. Nëse propozimi miratohet, mund të jetë e pamujtun të ndash një artikull gazete në rrjetet sociale ose ta gjesh hapsina në një motor kërkimi. Vetë Wikipedia do të rrezikonte, paralizën, të mbyllet..
Propozimi ashtë ba i njohun tashmë me mosmiratimin e fortë e mbi 70 shkencëtarve të kompjuterit, duke përfshirë krijuesin e web – Tim Berners-Lee, 169 akademike, 145 organizata që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, lirisë së shtypit, kërkimit shkencor dhe industria kompjuterike dhe Fondacioni Wikimedia.
Për këto arsye, komuniteti italian i Wikipedies ka vendosë të errësojë të gjitha faqet e enciklopedisë. Ne duem të vazhdojmë të ofrojmë një enciklopedi të lirë, të hapun, bashkëpunuese me përmbajtje të verifikueshme. Prandaj kërkojmë nga të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian që të refuzojnë tekstin aktual të direktivës dhe të rihapin debatin duke shqyrtue shumë propozime të shoqatave të Wikimedias, duke fillue me hekjen e artikujve 11 dhe 13, si dhe zgjanimin e lirisë së panoramës për të gjithë BE-në dhe mbrojtjen e domenit publik.
Koment;
Kta kryegangstera qi krijuen klubin e BE-s apo UE me taksat e europjanve po mega-pasunohen dhe po shtojn vorfninë, qi mbahet me dhun policore dhe politike duke kufizue gradualisht Lirin e Fjalës. Popujt nuk i pranojn zinxhirët e skllavnis, kan fillue me i demaskue merkelen-shurra, makaronin, zorrën sorosin/shvarzc – zhelet e tiranës qi jan të BE me anë të internetit. Me ligjin qi miraton ne 5 korrik 2018 BE-ja dhunohet Fjala e Lirë me ligjin e Çensurimit sikur në vendet diktatorjale komuniste. Pra kryesia e BE-s jan nji klubë bollshevikësh, qi po kolektivizojnë kontinentin ma demokratik Europën! Keni rast edhe sot të flisni të lirshëm për mafjen kanibale të BE-s! Kot nuk përsërit refrenin kob-zeze kryefeudali i Tiranës; Pritni, pritni! Akoma s’keni pa gjë akoma o taksa-pagues-popull! Ditë dhe vite ma të zeza kan me ju ardh!