—–
U zhgënjeva nga Vetja
se nuk realizova Vetëveten
ashtu si ëndërroja të Isha.
U zhgënjeva nga Perëndia
se m’i mori Prindërit e mi
në Parajsë, sapo kishin mbushur
të dyzetat e më lanë jetim,
në adoleshencë. Nuk arritën
të më jepnin gjithëdashurinë,
ashtu s’i nuk munda t’jua jepja
as unë. As fjalën urtake të plotë,
prej tyre se mora dot.
U zhgënjeva,
nga Njerëzit e Kuq ! Na thanë
se do hanim me Lugë Floriri
e prej nesh do arratisej Mjerimi…
Lugën e Drujtë na dhanë;
rropatej ajo, në vorbën me groshë
mbi sofrën e pishtë, të gjente
dy-tre kokrra e, me lëngun e hollë,
të bëja përshesh, një copëz
bukë thekri, (thekur në prush)
por stamaku kurrë nuk u mbush…
Të Kuqtë majë Fronit më të Lartë
si Aktorë klasikogjantë në tribuna,
veshur me beze të kuqe & me Yllin
e kuq me pesë cepa, Deklamonin
për Mirëqenie e Barazi. Zërin
e ngritnin lart në kupë të qiellit,
për Liri, Demokraci dhe Drejtesi…
C’ ëndërra të bukura magjike
për njerëzit që prisnin Ditë
të bardha, të gëzuara e jeshile,
të paqta, me harmoni & begati!…
Por, pa u davaritur Tymnaja
e Luftës Fashisto-Naziste,
Komunistët Stalinistë Shqiptarë
burgosën Kundërshtarët politikë
dhe shumë Klerikë: Disave ju morën
jetën me Plumb; te Tjerëve me litarë
ne shtyllat e larta te Vdekjes, Varë.
Pasurinë & Floririn ua rrëmbyen
tregtarëve, fashatëve u dhuroj
tokat e pronarëve , sipas modelit
të bolshevikut, mustaqekuqit STALIN…
,
Zhgënjim. Zhgënjim. Zhgënjim.
Oh, i mjeri, .populli im Fatzi !
Nga Diktatura në Neodiktaturë,
zvarrritesh për Mbijetesë.
Trashëgimia e Keqe e të Kuqve
Përsëritet si Gjëmë e Zezë.
“KryeRilindasi” –
Trashëgiminë e babait shpirtëror ,
Diktatorit Gjeni i së Keqes Enver.-
e Pasuron me Forma të reja,
të Piramidës së krimit, të Shtetit policor;
-të Korrupsionit e hajnisë, Lidhjur me
banda e banditë, me drogmenë,
e vrasës me pagesë. Gjithçka blihet
e shitet me të pistat para…Politikanët
e deputetët, bëjnë jetë prrallore,
– në grahmat e fundit populli fukara
pa të ardhuara as edhe per varrim…
Zhgënji. Zhgënjim. Zhgënjim
Një tragjedi komike makabre, luhet Sot
ne skenen e Jetes Skëterrë; Turmat Kope
me entusiazëm e brohori,- Duartrokasin
Njeriun e gjatë Antinjeëzor e të pa Fe,
Sa duart kallo u kanë zënë, në kurthin e duartrokamave kanë rënë….Ndërsa Shumica
e Njerëzve, në Depression, ndonëse
përjetojnë Rrëshqitjen teposhtes , të Vetes & Atdheut, Heshtin.Të ngrihen si uragan për Liri
e për Vatan – Skanë Guxim.
Zhgënim..Zhgënjim. Zhgënnjim.
Një mulla Urrejtjeje ,
si llavë vullkanike përbrenda më vlon,
ashtu si 75 % e të varfërve në Atdheut tone.
Ta kisha grushtin çelik do goditsha pa mëshirë
Shkaktarët e Krizave, të Fortët e Gangsterë
që bëjnë krushqi me banditë, banda, kriminelë.
Bijtë e Njerëzve të Kuq,
që nuk dënojnë krimet e baballarëve,
me dy Grushta të rëndë do i goditsha fort.
Ndërsa me Topuz, do hidhja Nokdaun
për tokë, Ata që punojnë nën rrogoz a mbi
rrogoz, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve…,
o Njërëz, që Vuani të zitë
e ullirit nën thundrën e Katilit.
Sëbashku, Si trimi mbi trima
Gjergj Elez Alia, te Qëllojmë
mbi të Cmendurin për Pushtet
që po Cmend dhe Popullin e vet ;
mbi Sadisti pa shpirt -.Ta detyrojmë
të Ik, një orë e më parfë,Vrasësin
e Shpresës së Rinisë, për një Jetë
më të mire, me Liri, Mirëqenie
dhe Drejtësi, për Njerëzit dhe
të Bukurën e Dhëeut Shqipëri!
Si ish-pedagog,
Rinisë studentore i Kumtoj:
Zjarrin që ke përbrenda, – Ndize Pishtar Drite.!
Zgjoje prej gjumit a frike, Popullin dele e dash.
Me Vizion të Ri dhe guxim të guximshëm,kundër
Neodiktaturës, Shpërthe Furishëm & me intelektualë
e personalitete të shquar (të papolitizuar). Ndërtoni nje Sistem të Ri demokratik për të gjithë, pa Prijësa të Cmendur politikë, psikopatë, demon e e sadist, – të Fitojë Kauza për Liri, Mireqenie & Drejtësi.
Që :
ZHGËNJIMI TË MOS PËRSËRTET PËRSËRI.
Komentet