VOAL

VOAL

VIDEO – Masakrat në Kosovë, habit këshilltari i Ramës: Nuk ka pse dënohen serbët pas 20 vitesh

April 26, 2020
blank
13 Comments
  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Turp…..

  • author avatar
    Fatmir 2 years ago Reply

    Turpe per ket tradhtare

    • author avatar
      Anonymous 2 years ago Reply

      Ky ashte puro serb

  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    More ti je nji kriminel qe duhesh te denohedh nga populli me denimin me te lart qe egziston more shpiun i flliqt

  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    cope mishi me dy sy

  • author avatar
    Aldo 2 years ago Reply

    Aaaa kta do vra si shkijet po rrac muti qe asht bash me krejt kta ceveritart qe jan perkrah kti legeni

  • author avatar
    Besnik 2 years ago Reply

    Është për të ardhur keq,por la shqipëtarë midis shqipëtarëve që janë më armiq se sa sërbët dhe se sa grekët.
    Dhe këta armiq,jemi i vetmi komb në botë që i mbajmë në pushtet.
    një ish sekretar i përgjithshëm i O.K.B.së më duket se quhej Hans Ditrih Gensher,kur u zbulua që kishte qënë gjeneral i Hitlerit u dënua pas 40-vjetësh dhe ishteSekretar i Përgjithshëm i O.K B.-së.
    Këta njerëz duhen dënuar për tradhëti kombëtare.

  • author avatar
    mondi 2 years ago Reply

    Ky PLEH -PLEHU bashke me edi ramen jane njesoj.

  • author avatar
    Arjan 2 years ago Reply

    Ti do var per llape ndyrsin

Komentet

blank

Të gjithë politikanët e paskrupullt ua kalojnë pushtetin po njëri tjetrit Nga Maurice Joly Shkëputi e përktheu nga frengjishtja Ervina Toptani

Një politikan i aftë, gjakatar, pa asnjë ndjenjë atdhedashurie, kombëtare e humane, e dini çfarë bën për të marrë pushtetin ose për ta mbajtur atë?
Mbështetet tek populli, kjo është abc-ja e çdo uzurpatori të pushtetit.
Eshtë forca e verbër që të jep mundësinë të bësh gjithçka pa u ndërshkuar, është autoriteti, është emri që mbulon çdo gjë që ky politikan apo prijës partiak ka bërë në të kaluarën e tij të errët e të përgjakshme.
Populli, kur ka rënë prè e qeverisjes që ka sjellë shkatërrim ekonomik, juridik e intelektual është i zënë në kurth e për të dalë nga kjo gjendje dëshpëruese është i aftë të rikthejë në pushtet çdo gjakatar që e ka poshtëruar e dhunuar më parë, vetëm për të shpëtuar nga gjendja ku ndodhet.
E tashmja zëvendëson njëherësh të shkuarën e të ardhmen!
Të gjithë politikanët e paskrupullt ua kalojnë pushtetin po njëri tjetrit. Ata aderojnë në parti të ndryshme politike, janë kundërshtarë politikë të njëri tjetrit për sy e faqe por janë faqe e njëjtë e së njëjtës medalje.
Kështu në dekada sigurojnë pandërshkueshmërinë e tyre, mbrojnë pasuritë e vjedhura të shoshoqit e garantojnë pushtet të përhershëm nëpërmjet rotacionit një herë njëri në fuqi e pastaj tjetri. E rëndësishme është të mos dalin forca të reja politike të pakontrolluara prej tyre por vetëm flluska të tilla të sajuara po prej tyre.
Populli do të mbetet peng i tyre përgjithmonë duke besuar se askush tjetër nuk është i aftë të sjellë liri, drejtësi e begati përveç atyre që tashmë njeh, por që realisht janë xhelatët e popullit. Kjo u ndodh vetëm popujve të cilëve ua kanë zhbërë kujtesën kombëtare e bashkë me të dhe atë politike, diktatorët e prijësit e mëparshëm.
Diktatorët e rinj e gjejnë terrenin të gatshëm e të pastruar më së miri për mbretërimin e tyre të përhershëm.
Libri “Dialog në ferr ndërmjet Makiavelit dhe Monteskiesë”
Autori – Maurice Joly
botuar në 1865, Bruksel
Shkëputi e përktheu nga frengjishtja
Ervina Toptani
blank

2 korrik 1990: Goditja e titanëve gjyslakuriq! – Nga Artan Fuga

Nuk mund të harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tirana, por edhe të ardhur nga e gjithë Shqipëria, pasi ishin mbledhur gradualisht në rrugët kryesore të Tiranës, çanë muret dhe gardhet rrethuese të ambasadave të huaja në Shqipëri dhe u instaluan atje. Kërkonin mbrojtje dhe mbështetje për t’u larguar nga vendi në botën e lirë!

Nuk besoj se ka ngjarje më të rëndësishme sesa ajo, në këto tre dekada, dhe ka arsye të mëdha se përse lihet në harresë, pothuajse. Ishte ditët kur Tirana kishte vapë si sot, zhvillohej kampionati europian i futbollit, dhe nuk dihej se mijëra e mijëra banesa ushtonin nga thirrjet dhe brohoritjet: për golat apo për çdo goditje që këta djem titanë, të vuajtur, të papunë në të shumtën e herës, ose me profesione të rënda fizike, tronditnin kordonin policor duke kapërcyer në zonën e ndaluar. Ishte dita kur Kuvendi I Kosovës shpallte pavarësinë juridike në Millosheviçin. Kosova shpallte Pavarësinë, Shqipëria shpallte lirinë në rrugët e saj.

Ata rrinin shpesh ulur në trotuare e bordure rrugës, sidomos te shkallët e Pallatit të Kulturës, në lulishte. Mbaj mend se një pjesë e madhe nga vapa dhe ankthi, vendosmëria që u ziente përbrenda, kishin hequr këmisha e kanotiere dhe qëndronin në mes të Diellit me gjokset lakuriq. I kishin vendosur gjoksin historisë.

I kam në kujtesë si titanë, titanë që dhanë goditjen dhe ikën!

Pa dyshim një nga pesë a gjashtë ngjarjet që kanë përcaktuar historinë e Shqipërisë në shekullin e njëzet dhe njëzetenjë. Kur Lenini në nëntor të 1917 për hesapet e tij, u thoshte të revoltuarve, jemi në një ditë ku çdo orë mund të ndryshojë historinë e shekullit tone, duke kujtuar ata djem, titanë, them se ata në 24 orë ndryshuan të gjithë historinë e Shqipërisë për shekujt që do të vinë. E gërryen historinë në drejtimin e duhur, dhe ikën!

Normalisht që në mitingun pas ikjes së atyre titanëve propaganda do të mblidhte burokratë zyrash, militantë në shesh dhe do t’i quante : Jashtëqitja e kombit! Kështu e kanë propagandat e ndyra: Heronjtë i bëjnë keqbërës dhe keqbërësit i bëjnë heronj! Maskarenjtë i bëjnë të ndershëm dhe të ndershmit budallenj! Ky është heroizmi i titanëve. Ata nuk u prangosën nga epitetet e propagandës të diktaturës! Përpara se të çanin gardhet e oborreve të ambasadave, ata kishin çarë rrethimin propagandistik në kokën e tyre! Kishin vendosur : Ja të lirë, ja të vdekur!

Çfarë nuk i quajtën! Pooooo, shumica e tyre ishin pa ndonjë shkollim të veçantë, pa diploma universitare, jo intelektualë, ndofta me nivel kulturor nën mesataren! Por, çfarë rëndësie ka kjo kur titani bën histori.

Titanët nuk merren me libra e fletorka!

Propagandat i kanë rrënjosur në kokë njerëzve se historinë e bëjnë intelektualët! Një e pavërtetë e lemerishme. Historinë e kanë bërë gjithmonë ata që në momentin e duhur, kanë dhënë goditjen fatale të shkuarës! Ndofta që edhe bukurshkrim nuk bënin dot, nuk zgjidhnin dot një ekuacion të gradës së dytë, nuk dinin një vjershë përmendësh! Janë ata, shkruan Niçja, që e ndjejnë të parët rrënimin, vuajtjen, janë ata që duke mos pasur më çfarë të humbin, japin goditjen fatale të keqes!

Çfarë bënin intelektualët? Intelektuali bën shumë gjëra të tjera shumë të rëndësishme, por mos kërkoni të jetë titan! Intelektualët janë para ngjarjes, ose pas ngjarjes, por jo në ngjarje. Intelektualët heshtëm atë ditë. Të gjithë si popull heshtëm për turp. Është ditë turpi gjithashtu!

Kur presidenti Ramiz Alia, që udhëhoqi me mjeshtri, atë tranzicion të vështirë, i vetëm pothuajse, brenda dilemave, pamundësive, hezitimeve, ndofta edhe gabimeve të tij, oh, sa të kuptueshme, i papërsëritshëm nga askush tjetër në dekadat e më pasme, me inteligjencë dhe qartësi mendimi që mund ta kishte vetëm ai në ato kohë, pyeti intelektualë se : A e donin pluralizmin politik? Pati që paturpësisht bënë të habiturin: “Nuk kuptojmë! Cfarë është ky pluralizmi politik?”

Ta tregoj unë pluralizmin politik – duket sikur tha Titani në rrugë, ja me këtë kamionin riportabël ta tregoj se çfarë është?

Pa folur fare!

Nuk u përgjigj njeri. Njësoj si Presidenti që turmat e brohorisnin në atë kohë, edhe të majtë edhe të djathtë, t’i kishte pyetur intelektualët: E doni lirinë politike? Dhe intelektualët t’i përgjigjeshin: Liria? Çfarë është kjo liria! Nuk kuptojmë!

Titanët nuk erdhën kot vërdallë nëpër Tiranë, nuk u çorën kot e më kot rrugës së Kavajës, rrugës së Durrësit dhe gjetiu! Ata dini ta bënin komunikimin politik më mirë se kushdo tjetër më pas! Me akte të zgjuara dhe të thjeshta çanë gardhet e ambasadave dhe u thanë : Po dorëzohemi te ju! Tani tregoni se çfarë dini të bëni! Ne e bëmë Tonën, Juaja fillon tani!

Ata u arratisën duke qëndruar në Tiranë! Çfarë akti i zgjuar politik! Ata, të thjeshtët, treguan me veprime që “pushteti popullor” i asaj kohe, mund të ishte popullor, por jo i popullit. Me një të rënë prej titani me gjokset lakuriqe të rreshkura nga dielli, pa pikë dhjami, ata hodhën tej dogmat e propagandës të kohës!

Pa llafe, me gjuhën e trupit!

Titanët nuk janë fjalamanë, ata flasin me veprat e tyre!

Goditja e tyre prej titani kishte një dhunë humane brenda! Çfarë domethënë? Ata ishin të fuqishëm dhe si ortek merrnin përpara çdo gjë. Ushtruan forcë ndaj mureve dhe hekurave sepse askush tjetër nuk mund t’u dilte përpara. Ata po bënin një akt lirie prandaj as policët, as ushtarët me lopata xheniere në sup, të lodhur e rraskapitur, nuk kishin asnjë dëshirë t’u rezistonin. Njerëzit e thjeshtë që përdoreshin si mish për top nga aparatet e dhunës ishin me ta. Kur policia dhe ushtria bashkohet me rebelët titanë, atëherë asnjë regjim nuk reziston dot. Atëherë ka fuqi, por nuk ka dhunë që të dëmtojë dikë. Është një nga ngjarjet me furi fizike më të madhe të historisë së Shqipërisë, por pa dhunë të ushtruar mbi njerëz që të shkaktonte viktima, veç ndonjë rasti sporadik, fatkeqësisht!

Ata kishin kalkuluar gjithçka që me një goditje titanësh gjyslakuriq të thyenin zinxhirët e propagandës, fasadës, dhe të dhunës policore.

Kjo ngjarje e 2 korrikut ishte spontane sado që nuk përjashtohet që dikush ta kishte frymëzuar dhe orientuar. Nuk ka pikë rëndësi nëse dikush organizon, rëndësi ka a ndjekin apo jo masat. Ata nuk i sillte aty një fjalë në vesh, kur populli nuk do, thirre sa të duash, ai nuk vjen. Kur ndjen se çasti është, titani nuk ndalet!

Forcë e qetë, e padhunshme! E padhunshme sepse shumë e fortë fizikisht, masivisht, mendërisht, shpirtërisht!

Për mua 2 korriku është revolta e titanëve, e popullit, pa i ulur asgjë 11 dhjetorit, ky i fundit nga rëndësia nuk krahasohet me të parin. 2 korriku është vala e popullit që merr përpara shtypjen, poshtërimin, skllavërinë, 11 dhjetori ishte pothuajse një ngjarje e negociuar, e rëndësishme, nën presionin popullor, por, e mirëkuptuar edhe nga pushteti!

2 korriku ishte goditja e titanëve gjyslakuriq!

Kërkuan ta ulin forcën e popullit për liri më pas! Ku janë këta titanë? Këtë pyetje e bëjnë ata që nuk e njohin as historinë e popujve, as filozofinë e historisë së popujve.

Titanët ikën pasi dhanë goditjen. Kjo ishte aq heroike sa edhe fatale. Kështu e kanë popujt! Nuk zgërdhihen nëpër salla kuvendesh, aeroportesh, leksionesh, fletoresh që vetëquhen media. Titanët godasin njëherë në senet, ngrihen, godasin, hapin rrugën!  Titanët zgjohen rrallë. Si popujt. Kush abuzon me këtë energji e paguan shtrenjtë, sepse titanët e lodhur nga energjia e jashtëzakonshme e çastit historik, të lodhur, bien të flenë për një farë kohe. Të presësh çdo ditë nga titanët është njësoj si të presësh që një hidrocentral të prodhojë energji elektrike, ndërkohë që uji pasi ka çarë digën është derdhur fushave!

Do kohën e vet të rimblidhet!

Ajo ishte një goditje prej titanësh që është akti i vetëm revolucionar në origjinë të shpirtit të popullit për liri, pas tij vijnë delegacionet, marrëveshjet, artikujt, reportazhet, letrat kredenciale, qeveritë e një tufë aktesh të vogla lilipute para zgjimit të Titanëve.

Goditën dhe ikën!

Bosh e keni terrenin, u duk, sikur thanë, në jeni të përgjegjshëm tani vazhdoni në përditshmëri atë që ju takon të bëni, nëse jo: jeni liliputë të gjorë, të ndarë në sundues, dhe në të sunduar, por të dy palët liliputë!

blank

Gazetari: Rama ka firmosur vetë që burri i Olta Xhaçkës të përfitojë si investitor strategjik

Gazetari Osman Stafa thotë se kryeministri Edi Rama ka firmosur vetë që bashkëshorti i Olta Xhaçkës të bëhet investitor strategjik.

Sipas tij, Rama nuk shqetësohet përballë këtij skandali, madje po e mbron publikisht ministren.

“Kryeministri Rama ka firmosur vetë që bashkëshorti i zonjës Xhaçka të përfitojë si investitor strategjik. Dhe si pasojë (thotë ligji), çdo pasuri që vendoset mes dy bashkëshortëve ajo ndahet në vlerë të barabartë. Pra, si pasojë e resortit që do të ndërtohet, investitori strategjik do marrë më përdorim edhe plazhin (hapësirë publike) duke paguar taksa në Bashkinë Himarë.

Pra, nga kjo hapësirë publike (plazhi), do fitohen të ardhura, që i përfitojnë investitorët, konkretisht burrë e grua, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, thotë ligji.

Përballë këtij skandali, Rama nuk shqetësohet, madje mbron publikisht ministren, duke e pasur atë edhe në krah. Pse? Sepse abuzimi, korrupsioni, është kthyer në rrugë dhe në standard.

Tani s’po i fshehin më, nën emra të personave të tjerë, tani po dalin hapur. Sepse e kanë kuptuar që asgjë nuk i gjen. E kanë kuptuar që askujt si bëhet vonë që dikush po përfiton nga pasuria publike, edhe kur është deputet e ministër. Sepse në Shqipëri ta bëjnë me gisht, që “iiiiiiii deputet e ministër dhe nuk vodhën gjë”.

E ç’bën Rama? U mbyll gojën gazetarëve.

Duhet reagim. Nuk vazhdohet më kështu.

Ose të jetojmë “internimet” e kohë moderne, duke na censuruar fjalën,” shkruan Stafa.

syri.net

blank

PËRSE PUTINI DUHET T’A HUMBASË LUFTËN N’UKRAINË SIMBAS JONATHAN LITTELL-it – Përktheu Eugjen Merlika

 

Prej një farë kohe dëgjohet të përsëritet prej shumë kujt një refren shumë I rrezikshëm: ukrainasit po e teprojnë, NATO rrezikon shumë, më mirë të mendojmë për inflaksionin, duhet të mbajmë parasysh Putinin. Formulimi më i hapur vjen nga goja e Henry Kissinger, i cili muajin e shkuar në Davos pohoi se Ukraina duhet të pranojë të lëshojë pjesë të territorit të saj, nëse nuk dëshiron që të rrezikohet “një luftë e re (e NATO-s) kundër Rusisë”.
Në Gjermani, ku qeveria e Olaf Scholz-it tërheq këmbët zvarrë në dhënien e armëve të premtuara Ukrainës, një pjesë e klasës politike duket e bindur se zgjidhja e vartësisë energjitike të Vëndit kundrejt Rusisë nuk është ajo e shkëputjes , një herë e përgjithmonë, e në mënyrë të dhimbëshme, por ajo e të nbyllurit sy e të kthimit dalë ngadalë për të kënaqur komoditetet e tyre të rrezikuar. Emmanuel Macron, nga ana e tij është vënë në krye të këtij tarafi: “Nuk duhet të poshtërohet Rusia”, ka theksuar së fundi, më parë se të merrte trenin për Kyiv. Çfarë gabimi tragjik! E çfarë shenjë dobësie e mungese vështrimi strategjik, që Vladimir Putini nuk do të ngurojë për asnjë çast t’a shfrytëzojë me të gjithë mjetet që zotëron. Simbas asaj që i deklaronte një miliarder rus, i afërt me Kremlinin, gazetares britanike Cattherine Belton, Putini “është i bindur se shpejt Perëndimi do të lodhet…. e që me, kalimin e kohës, fitorja do të jetë e tij”.
Për të shpejtuar kapitullimin tonë, Putini nuk nguron të përdorë të gjithë mjetet që ka në dorë: trysninë më të madhe mbi furnizimet e gazit e të naftës, nëpërmjet prerjesh mjeshtërisht të mbarështuara, destabilizim të Ballkanit e kërcënim për mungesën e grurit që shpejt do të shfaqet në një katastrofë njerëzore n’Afrikë, me rrezikun e një tjetër vale të re mërguese. Për të mos folur, natyrisht, për gogolin bërthamor, që është i gatshëm gjithmonë t’a valëvisë, sikur t’ishte i gatshëm të tërhiqte gjithë botën, përfshirë Rusinë, drejt asgjësimit, kur janë në lojë ambicjet e tij dhe mbijetesa e tij vetiake.

ILUZIONE E GËNJESHTRA

Mbasi ka kaluar befasia fillestare, e shkaktuar nga kundërveprimi i shpejtë e i bashkërenduar përballë mësymjes së Ukrainës, sot Putini synon përsëri tek kohët e gjata, tek dasitë ndërmjet Vëndeve evropiane, por veçanërisht mbi dobësinë tonë e mbi paftësinë tonë të plotë, së paku në Evropën Perëndimore, për të depërtuar në përfytyresën perandorake ruse. Për Putinin, por edhe për ministrin e tij, Lavrov, gënjeshtra është në zemrën e formimit të tij dhe përfaqëson një mjet të natyrshëm të punës. Bashkëbisedimi nuk vlen për tjetër gjë veçse për të bërë të ecin përpara ushtarët, më parë se të kthehet në fuqinë mizore në çastin e duhur. Një bisedim ose një marrëveshje – si ajo e Minskut në 2015, që duhej t’i kishte dhënë fund kundërshtisë në Donbas – nuk është tjetër veçse një kurth për të ngrirë një pushtim, në pritje të një çasti të përshtatëshëm për të kaluar në pushtime të rinj. Kështu funksionon. Vetëm të përfytyrohet, siç bën Kissingeri, se mund të kthehet në gjëndjen para luftës është një çmënduri e mirëfilltë. Të mendohet se mund të bindet Putini të ulet në një tryezë bisedimesh në mirëbesim e që të jetë i gatshëm të respektojë (qoftë edhe për njëherë!) termat e marrëveshjes, është një hamëndje krejtësisht qesharake. Nëse nuk do të ishim treguar aq të pafuqishëm, aq të frikësuar, aq të verbër, nëse do të kishim armatosur Ukrainën që nga 2015, ose të kishim dërguar trupa të NATO-s në territorin e saj, qoftë edhe me titullin e këshilltarëve ushtarakë, kurrë Putini – që kupton vetëm një ligj të vetëm, atë të më të fuqishmit – nuk do të ishte futur në këtë luftë. Nëse do t’i lihet të korrë qoftë edhe një dobi sado të vogël nga lufta në zhvillim, nuk do të bëjmë tjetër veçse të vendosim parakushtet për të ardhëshmen.

TURPI EVROPIAN

Të mirëpresim me kënaqësi ndërrimin e mendimit të Macronit e të Scholzit, që më së fundi kanë kuptuar se nuk mund të pengojnë kandidaturën ukrainase në Bashkimin Evropian. Ndërkaq mbetet fakti se iluzionet e shpresat e kota kundrejt Putinit është vështirë se vdesin. Prej dhjetëvjeçarësh tashmë një pjesë e Evropës, duke filluar nga Gjermania, i ka besuar sigurinë e saj energjitike Moskës, duke mos mbajtur parasysh bekueshëm paralajmërimet e shkencëtarëve mbi klimën dhe duke hedhur poshtë çdo porosi për të lënë mbas krahëve lëndët e djegëshme. Sa kohë e shpërdoruar, e gjitha në dobi të Rusisë. Që nga fillimi i luftës, Rusia ka arkëtuar 93 miliardë euro nga eksportimi i gazit e i naftës, të marra kryesisht nga Bashkimi evropian. Shifra është e barabartë me dy herë e gjysëm 37 miliardët që Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Ukrainës. Tani shkulim flokët sepse çmimet në stacionet e naftës i kalojnë dy eurot për litër e mundohemi të gjejmë rrugëdalje. Është një turp, një skandal. Dhe në Ukrainë benzina kushton shtrenjtë dhe rradhët para stacioneve të furnizimit janë bërë të pafundme. Por asnjë nuk ankohet. Ajo që kërkojnë ukrainasit nuk është karburanti me çmim të ulët, por armë e municione për të përzënë mësyemësit, për të shliruar qytetet e tyre e për të rimarrë territoret e tyre. Kanë të drejtë. Me mësymjen e Ukrainës Putini përmbysi fushën e shahut të rendit të përgjithshhëm të vendosur më 1945. në mbasluftën e dytë: është naive të shpresohet se mund të ngjiten përsëri copat e thyera. Përpara botës Putini e bashkëpuntorët e tij hungërojnë pa pushim, është mënyra e tyre e të vepruarit, por ndërmjet tyre studiojnë me vëmëndje raportet e forcave për të shfrytëzuar ftohtësisht pasojat.
Kur ukrainasit, në sajë të qëndresës së tyre këmbëngulëse, kanë ndaluar sulmin rus mbi Kiev, Putini ka tërhequr trupat, duke zbuluar para botës të gjithë tmerrin e kryer nga ushtria e tij “e çlirimit” mbi civilët e Buchas, Motyzhynit e sa e sa qyteteve të tjera. Kur Mikolaivi u ngrit për të ndaluar sulmin që vinte nga Krimeja në drejtim të Odesës, Putini u detyrua të heqë dorë për çastin nga synimi i tij për të përvehtësuar portin e njohur në Detin e Zi. Tashti, më së fundi i vetëdijshëm për dobësitë e ushtrisë së tij të stërvitur keq e të brejtur nga korrupsioni, përballë forcave ukrainase të mbifrymëzuara e të pajisura nga Perëndimi, përqëndron gjithë përpjekjet mbi Donbasin, duke përdorur aviacionin dhe artilerinë e rëndë për të rrëzuar për tokë të gjithë qytetet, njëri mbas tjetrit: e vetmja mënyrë që i mbetet për të bërë luftën. Por edhe këtu ai duhet të ndalohet, përfundimisht e të përzihet. Premtimi amerikan e britanik për të furnizuar hedhëse raketash me rreze të gjatë veprimi përfaqëson hapin e parë në drejtimin e duhur. Por duhet bërë shumë më tepër. Putini është një njeri i shekullit të njëzetenjëjtë, që ka shpërthyer një luftë të shekullit të njëzetë për t’arritur synime të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Për të që, që sot krahasohet me Pjetrin e Madh, bashkëngjitja e plotë e Ukrainës është një çështje qenësore që s’ka aspak të bëjë me paditë e kllapishme të tij kundër NATO-s. Për të Ukraina nuk duhet të jetë më, pikë. Nuk do të jetë asnjë lëshim, asnjë hapje diplomatike, asnjë kompromis “i arsyeshëm” nga ana e jonë, që t’a pengojnë të sendërtojë synimet e tij, ose që të shpëtojë tërësinë territoriale, politike dhe ekonomike të Ukrainës, ose të s’ardhmes së saj evropiane. T’i kërkohet Ukrainës të lëshojë armët e të trajtojë një Minsk 3, 4 ose 5, do të thotë të përgatitet terreni për një mësyemje të re të Ukrainës mbs ndonjë viti, duke i lejuar Putinit kohën e nevojshme për të riorganizuar ushtrinë e tij e për të grumbulluar përsëri njerëz, armë e municione. E nëse vdes ndërkaq, por regjimi mbijeton, pasuessi i tij do t’i ndjekë gjurmët e tij.
Më 9 maj në Strasburg, Emmanuel Macroni, duke hamendësuar negociata të mundëshme me Rusinë, ka kujtuar traktatin e Versajës që në 1918, me poshtërimin e Gjermanisë, “kishte shkretuar rrugën e paqes”. Qe sigurisht e vërtetë kundrejt Republikës së Weimarit, që përfaqësoi një përpjekje të guximëshme demokratike. Por Macroni, me sa duket, nuk ka kuptuar deri në fund çastin historik që po jetojmë tani. Nëse ka patur një 1918 për Moskën, ai ka qënë 1991. Në vazhdim, si në Gjermani mbas dështimit të Weimarit në vitet Tridhjetë, pushteti fashist e revanshist, për më tepër thellësisht i korruptuar u ngulit përfundimisht në Rusi, duke përvehtësuar gjithë ekonominë e Vëndit në dobi krejtësisht të tij, duke i dhënë beleg botës demokratike dhe rendit mbi të cilin është themeluar paqeja dhe siguria e jonë e përbashkët. Sot nuk është më 1918, por 1939. E si për Rajhun e Tretë të Hitlerit, ecja drejt paqes, shpejt a vonë do të kërkojë përmbysjen e përgjithëshme të regjimit të Putinit, që nuk i përgjigjet më Rusisë e popullit të saj, për inat të asaj që mendon “Perëndimi kolektiv”. Vetëm një Rusi e lirë, demokratike dhe e qeverisur nga qytetarët e saj, jo nga një klikë mafioze e dehur nga ideale mesianike, mund të rihyjë në kuvendin e kombeve dhe të bëhet një antar i bashkësisë perëndimore plotësisht, siç kanë arritur të bëhen , mbas 1945, Gjermania dhe Japonia.

THYERJA E NEVOJSHME

Për polakët, Vëndet balltike dhe Vëndet e Evropës qëndrore, ky shllim është aq i dukshëm sa që nuk humbin rast për t’a ripohuar me të gjithë forcat e tyre. Amerikanët e kanë kuptuar më së fundi, e veprojnë në këtë drejtim në marrëveshje me britanikët. Dhe vetë finlandezët e suedezët kanë braktisur nga mbrëmja në mëngjez, 80 vite asnjanësie për të kërkuar strehë nën çadrën e NATO-s, siguria e tyre e vetme përballë piksynimeve të çmëndura të regjimit rus. Ndërsa n’Evropën perëndimore, qeveritarët tanë, prej kohësh robër të ideologjive të tyre, të zhytur në përtacinë intelektuale e në kapitjen morale të shtëna nga një paqe shumë e gjatë, duken përjetësisht të tunduar nga kompromisi. Kompromisi është shpesh i nevojshëm, por në këtë gjëndje do të ishte një katastrofë për ëndrrën evropiane dhe nuk do të sillte asgjë tjetër veç se të nxitëte ambicjet e Putinit. Vetëm thyerja ushtarake e plotë e forcave ruse n’Ukrainë mund t’i kthejë një pamje sigurie kontinentit. E vetëm mbi bazën e një mundjeje të Rusisë mund të bisedohet në tryeza e të nënëshkruhen marrëveshje që do të kenë ndonjë farë mundësie të zbuloheshin jetëgjata. Pa një fitore të qartë e të pastër të Ukrainës, e gjithë diplomacia nuk do të prodhojë tjetër veç lloqesh të kota, ose kapitullimin. “Nuk duhet poshtëruar Rusia”. Prej njëzet vitesh nga kjo anë, sa më shumë bëhen akrobaci për të kënaqur Rusinë, ose së paku për të mbarështuar marrëdhëniet me Vëndin, aq më shumë Putini padit Perëndimin se don t’a poshtërojë, pikërisht ai që din t’a përpunojë poshtërimin e bashkëbiseduesve të tij si një shkencë të saktë. Është me të vërtetë e habitëshme prirja për t’i u huajtur lojës së tij mjerane. Në të vërtetë Putini poshtërohet vetvetiu, me dëshirën e tij për t’u ulur ndërmjet të mëdhenjve të botës, pa respektuar as rregullat më parake; duke përçmuar e dhunuar të drejtat e popujve kur i leverdis atij, siç është parë në Çeçeni, në Gjeorgji, në Siri, e sot n’Ukrainë; duke shpërthyer një luftë me një ushtri të tretur, të paaftë, të vjetëruar e për më shumë të plaçkitur e të urtësuar nga gjeneralët e tij. Nëse me të vërtetë ka inatin me neve, nëse e ka deri në vdekje, ne nuk jemi aspak të detyruar t’i kërkojmë falje: kemi detyrë t’i japim një mësim të mirë e t’a dërgojmë në vëndin e vet, nje vënd që e ka zgjedhur me vullnetin e tij.

“Corriere della Sera” , 22 qershor 2022 Përktheu Eugjen Merlika

blank

ITALIANËT, PAQJA DHE HESHTJET MBI KRIMET E MOSKËS – Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA – Përktheu Eugjen Merlika

 

A do të gjindet shpejt a vonë n’Itali ndonjëri, i gatshëm për të harxhuar emrin e tij, duke quajtur disa gjëra me emrin e tyre? A do të gjindet gjithashtu, shpejt e vonë, ndonjë intelektual mendimtar, ndonjë aktor I njohur apo akademik, ndonjë kishtar i lartë, i njohur nga kronikat ose së paku ndonjë drejtues i bisedave televizive, i gatshëm për të folur qartë e për të thënë se ajo që autoritetet ruse janë duke kryer në Ukrainë, është diçka që para së sotmes vetëm Hitleri e Stalini kishin guxuar t’a bënin. Nuk flas për luftën që Putini ka shpërthyer më 24 shkurt. Lufta, dihet, është një punë e ndyrë në të cilën nuk shkohet për së holli. Janë të shenjta orvajtjet për t’I dhënë ndonjë rregull, natyrisht, por duhet t’I përulemi faktit se, më të shumtën e herëve, këta rregulla lënë kohën që gjejnë. Asgjë dhe askush, përshëmbull, nuk do të jenë në gjëndje t’I ndalojnë një ndërluftuesi përdorimin e një arme t’ashtuquajtur “të ndaluar” (si bombat bistak rrushi që rusët në fakt I hedhin me lehtësinë më të madhe) përveç frikës se edhe kundërshtari mund të përdorë të njëjtën armë kundër atij.
Por këtu bëhet fjalë për gjëra të ndryshme, që me luftën, me ndeshjet ndërmjet luftëtarëve, nuk kanë të bëjnë fare. Këtu bëhet fjalë për dhjetra e dhjetra rastesh të vrasjeve për hakmarrje të civilëve ukrainas të paarmatosur, jashtë çdo lloj ndeshjeje ushtarake në veprim. Të zhdukjeve n’asgjë (pra të vrasjeve të hamendësuara) të autoriteteve vendore të qyteteve ukrainase, të pushtuara me forcë nga Moska. Për një orvajtje të egër e rrënjësore shkombëtarizimi të gjithë territoreve të pushtuara, në bazë të librave në gjuhën ukrainase të ndaluar e të shkatërruar, për ndalimin e arsimimit në shkolla simbas programeve të zbatuara deri tani, të heqjes së të gjitha mjeteve të komunikimit (radio, Tv, telefoni) e lidhje interneti që nuk janë ato ruse. E së fundi bëhet fjalë – për një mizori të papërfytyrueshme, të neveritëshme për çdo shpirt njerëzir – shpërnguljen në Rusi, nuk kuptohet se me çfarë qëllimi (thjesht për t’i hequr armikut fuqitë e s’ardhmes? Për t’i “riedukuar” Për t’i birësuar?) të mijra e mijra (dikush thotë se janë treqind mijë) fëmijëve ukrainas. Mbani parasysh: për secilin prej këtyre veprimeve të kryer nga autoritetet ruse ka shumë lajme të vërtetuar me hollësi, shumë prova të mbledhura në terren, shumë dëshmi të drejtpërdrejta, për të mundur të lindëte ndonjë dyshim i arsyeshëm mbi atë që është e dhëna qëndrore: në territoret e Ukrainës që pushton, Moska po vë në veprim një politikë të llojit gjenocidar që synon të fshijë në të vërtetë identitetin kombëtar t’atij populli. Një politikë krejtësisht e ngjajshme me atë që Gjermania zbatoi, për shëmbull, gjatë Luftës së Dytë botërore, në pjesën e Polonisë së pushtuar që ajo dëshëronte t’a bashkëngjiste. A nuk ka edhe sot Putini të njëjtin qëllim?
Mirë, por nëse kjo është e vërtetë, duhet thënë haptas, me zë të lartë e të fuqishëm se është e kotë, madje qesharake, që një Vënd të shpalosë në të gjithë rastet kujtesën e saj kundërfashiste, të kremtojë çdo vit “ditën e kujtesës” dhe “ditën e kujtimit”, të mos pushojë së kujtuari në çdo rast fajet e atij që kundër poshtërsive të totalitarizmit, tetëdhjetë vite më parë, “duhej të fliste por nuk foli”, për të vërejtur ndërkaq një heshtje thelbësore mbi atë që po ndodh në anët e Donbasit e rreth tyre.
Po, siç e keni kuptuar,ai Vënd është Italia. Jemi ne: Si është e mundur që biseda jonë publike, por edhe ajo kulturore e fetare (sigurisht, edhe ajo kulturore e fetare), e mësuar të frekuentojë të drejtat njerëzore, solidaritetin, drejtësinë, parapëlqen të flasë për “paqen”, por në fakt prej javësh vazhdon të mos thotë asgjë rreth krimeve që në shkallë të gjërë Rusia po kryen në Ukrainë? E vetmja shpresë për t’i ndaluar ata është ndërkaq që të flitet, që të flitet shumë (në mënyrë që, ndërmjet të tjerash, Shkëlqesia e Tij ambasadori Razov të njoftojë mjaftueshëm qeverinë e tij) e ndoshta të mos mjaftohet vetëm në të folur. Por madje edhe për t’uruar që organet e drejtësisë ndërkombëtare të punojnë më shumë për të mbledhur prova dhe emra të kriminelëve të dyshuar rusë, të përgjegjësve rusë, për t’i zvarrisur nesër në gjykim, siç ndodhi tetëdhjetë vite më parë në një qytet gjerman që të gjithë e dijmë si quhej.

“Corriere della Sera”, 25 qershor 2022 Përktheu Eugjen Merlika

blank

NJË PRESIDENT I RRITUR NGA PARTIA SI KASTRAVEC SERASH, SI DEPUTETËT E DIKURSHËM TË DUSHKUT Nga Ilir Hysa

Për të mirën e vendit tonë të dashur, do të duhej të shpresonim që mendimet e errëta që na sillen rrotull si re të zeza provohen të gabuara, por manovrat e ditëve të fundit në Tiranë konfirmojnë se skepticizmi është jo vetëm i nevojshëm por edhe i domosdoshëm. Klasa jonë politike nuk ka të ndalur me çudirat e saj, dhe apatia jonë e ndihmon atë të vazhdojë në rrugën e saj. Ne po ndjehemi të pafuqishëm të ndryshojmë diçka por së paku le të kuptojmë çfarë po ndodh në Tiranë me sagën e pështirë të zgjedhjes së Presidentit të vendit.
Tre raundet e para të zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë u dogjën pa asnjë kandidat dhe asnjë lloj votimi. Kuptohet që përgjegjësinë kryesore e ka shumica qeverisëse socialiste. Pelivanllëqet e liderit socialist në Kuvend u provuan si manovra për të blerë kohë dhe jo si përpjekje serioze për të zgjedhur kreun e shtetit në tre raundet e para. Ndërkohë, problemet që po përjeton opozita shtojnë edhe një shtresë të re në kaosin e përzier me totalitarizëm, të dyja tipare të dëmshme për një Shqipëri demokratike.
Në raundin e katërt, kandidati i vetëm i propozuar nga Partia Socisliste për President të Shqipërisë (praktikisht Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë) Bajram Begaj mund të jetë engjël, dhe debati rreth figurës së tij mund të jetë i kotë, por problemi me zgjedhjen kësisoj qëndron gjetkë, ai qëndron tek procesi: Qasja sekrete e procesit përbën një lloj çmendurie, po është çmenduri, pavarësisht se gjëra të tilla normalizohen shpesh në Shqipërinë tonë të rraskapitur nga poshtërsitë e pafundme. Është absurd fakti që sot në mëngjes diku rreth 99% e shqiptarëve nuk e njihnin z. Begaj, ndërsa nesër ai do të zgjidhet në raudin e katërt të votimit (i cili kërkon shumicë të thjeshtë votash nga 71 deputetë dhe të cilat shumica qeverisëse i ka) President i Shqipërisë. Por si mund të pretendohet që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit kur populli nuk e njeh, kur Presidenti jo vetëm që nuk është figurë e dashur dhe e respektuar por mund të ketë edhe probleme të panjohura nga qytetarët?! Si mund të ngjitet ai aq lart në piramidën e shtetit shqiptar kur nuk i nënshtrohet një periudhe të konsiderueshme njohjeje dhe pastaj të votohet, idealisht nga populli.
Kështu funksionon një demokraci.
Por qasja e shpalosur nga socialistët nuk ka asnjë tipar të përbashkët as me demokracinë dhe as me unitetin. E para provohet lehtë. Sikurse e tha Kryeministri Rama, emri i z. Begaj u vendos pas diskutimeve të fundit mes socialistëve (lexo: që Rama i diktoi grupit dhe askush nuk deshi të kundërshtojë, pa qenë nevoja, të madhin e të shpallet armik). Po me zarfat e mëparëshme çfarë u bë?
A nuk ishin ato vetëm pjesë e një farse?! Po për unitetin çfarë duhet thënë?! Uniteti bazohet në vlerat e përbashkëta, por si mund të gjykohen ato vlera tek një individ i panjohur?! Por çfarë problemesh janë krijuar si rezultat?! Ka disa të tilla.
Së pari, ka një problem institucional. Qasja e publikuar konfirmon shëmtinë e të zgjedhurit të Presidentit nga partia, jo nga Kuvendi. Kjo është e papranueshme për një vend anëtar të NATOs, i cili gjithashtu pret ti hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Së dyti, Shqipëria nuk e njeh z. Begaj. Për shembull, po sikur akuzat se z. Begaj ka përvetësuar në rrugë korruptive prona të ushtrisë të jenë të vërteta?! A do të përfaqësonte ky individ unitetin e popullit?! Apo atë të hajnave?!
Së treti, ka edhe një problem tjetër institucional: Fakti që z. Begaj nuk po fiton një betejë parlamentare ndaj kandidatëve të tjerë e vendos atë në pozicion inferior ndaj Kryeministrit Rama. Kushdo që ka patur mundësi të shohë bisedën e shkurtër mes Ramës dhe Begajt në Zyrën e Kryeministrit krijon përshtypjen se Begajt po i jepet portofol ministri në Qeverinë Rama, jo sikur atij po i besohej të katapultohej në krye të shtetit. Në ato pak fjali që formuloi për të falenderuar Ramën dhe për të vënë në pah rëndësinë e detyrës që e pret, Begaj foli çiltërsisht si një i emëruar i Kryeministrit, jo si triumfator legjitim i një procesi demokratik. Pra, institucionet nuk mund të konsiderohen demokratike kur ato plotësohen me individë që fillojnë punën nga pozita inferioriteti.
Pra, a do të jetë Begaj i prirë të përplaset me Ramën kur ia dikton përmbushja e detyrave të Presidentit të Republikës?!
Së fundmi, ka një problem tjetër imazhi: Si do të mundet një individ i panjohur, i dalë nga një proces i dështuar, të bindë shqiptarët se ai qëndron mbi politikën?! Koha do t’a provojë nëse 55 vjeçari Begaj do të mundet, por mos i quani skeptikët të çmendur! Fundja, skepticizmi është i pashmangshëm kur dikush, qoftë edhe me shumë vlera, del para shqiptarëve, në një rol kaq të rëndësishëm, si kastravec serash, sikurse dolën dikur deputetët e Dushkut, Lushnje.
blank

Po heshtëm, shndërrohemi dhe ne në mafiozë! Nga Alba Kepi

Në vitin 2021 operacionet e mbikqyrjes ajrore të territorit shqiptar, nga Guardia di Finanza kanë identifikuar në atë pak sipërfaqe të vëzhguar rreth 98 mijë rrënjë kanabis.

Në vitin 2020, operacionet e GDF italiane kishin identifikuar rreth 66 mijë bimë të tilla.

Rreth 30 mijë rrënje kanabis më shumë pra jane regjistruar, që kanë prodhuar miliona euro më shumë për mafian shqiptare të marijiuanës e për pushtetin e mafias që e toleron o bashkëpunon.

Më 2022, pra pak javë pas një raporti të tillë negativ, qeveria shqiptare kërkon legalizimin e kanbisit, e pak ditë më parë raporti ndërkombëtar na rendi ndër shtatë vendet prodhueset më të mëdha të kanabisit të paligjshëm në botë

Pas një propozimi (apo vendimi e vështitë të kuptosh kur transparenca shkon deri në derën e zyrës së pushtetit) të pajustifikuar, nga ana e qeverisë shqiptare vjen veç hesthje!

Heshtje që shpesh është përdorur si strategji politike për të na vënë përballë një akti të kryer e të vulosur.

“Heshtja është mafia”, e ky sllogan që vjen nga një vend si Italia ku ky fenomen shekullor ka historinë e tij dramatike, nuk është një retorike, pasi sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë të luftoj këtë heshtje!

Po heshtëm, shndërrohemi dhe ne në mafiozë!

Mafiozë që favorizojmë pushtetin e mafias për të shkatërruar, shpërfytyruar këtë vend, kanabizuar, betonizuar qytetet tona e mbi të gjitha për te fuqizuar pasurinë mafioze.

Heshtja është politika mafioze për të hartuar ligje, marrë vendime e vulosur politika pa u marr vesh, pa u dëgjuar e respektuar zgjedhja e popullit.

“Si mund të evitosh të flasësh për shtetin kur duhet të flasësh për mafian”, pyeste dikur Giovanni Falcone.

E pra nëse ekspertët ndërkombëtar të departamenteve të antimafias, konsiderojnë sot mafian shqiptare, si një nga mafiet më të zhvilluara të botës, më të rrezikshme e me një fuqi kriminale, menaxhuese e financiare unike me seli-bazë në vend origjinën Shqipëri, shteti e pushteti shqiptar është përgjegjësi i parë i këtij imazhi negativ ndaj vendin tonë.

Nëse plantacionet e paligjshme të kanabisit janë rritur në Shqipëri (në atë pak teritor të vezhguar) përgjegjësia është e shtetit dhe pushtetit.

Nëse raportet botërore theksojnë e nënvizojnë se paratë e drogës, mafia shqiptare i investon në Shqipëri, përgjegjësia është e shtetit e pushteti.

Nëse raportet e ekspertëve apelojnë për një korrupsion të lartë institucional, përgjegjësia është e shtetit dhe e pushtetit.

Heshtja e shtetit dhe pushtetit shqiptar ndaj këtyre sinjalizimeve i bën vec bashkëfajtor, që po me heshtje orientojnë politikën e tyre për të harruar.

U harrua propozimi i kanabisit?!
U harrua propozimi i amnistisë fiskale të risqeve të paligjshmërisë 2 milionë euro?!
U harruan skandalet e politikanëve të përfshirë në aferat e tenderimeve publike!?
U harruan emrat e pushtetarëve e të familjarëve të tyre të përfshirë në dosjet hetimore?!
U harruan emrat e kriminelëve, politikanëve të shpallur në kërkim e të kapur pëtej Adriatikut si turistë të lirë e të përfshirë në listat e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, e që po të lirë trafikonin, apo kërkonin azil politik në një vend të botës.

Hesht politika e pushtetit pasi janë bërë palë me mafian!

Hrdht dhe media pasi ka pranuar censurën duke u shantazhuar e brenda pak oresh gjithcka mbi gjithcka qe ka “perfshire emrat e fuqishem’ zhduket e gdhihet!
Po heshtem te gjithe cdo ndodh me kete vend?
Ne kete foto jam ne Bruksel ku kthehem pas dy vitesh dramatike pandemie.
E gjeta te mbushur me kanabis shop, por bosh nga klientet,.
Te rinjte kishin populluar sheshet e rruget e qytetit!
Belgjika e Shqiperia jane pamundesisht te krahasueshme!

Se pari ligjet denojne fort perdoruesit e kanabisit per qellime tragikimi, demojne fort kush per motive oerdinale perdor kanabis me THC mbi 0.3% e kush rrit mbi nje rrenje kanabis!

Ne Shqiperi? Sipas raporteve boterore, kanabisi shqiptar ks THC nder me te lartit ne bote e ata qe rrisin jo 1 vazo, por mbi 1000 rrenje jane bere biznesmene!

Ka qe thone se jane bere dhe politikane!

Jo liberalizimit te kanabisit ne Shqiperi per te justifikuar heshtjen mafioze ndaj rritjes se plantacioneve me droge e parate e ketij biznesi ilegal qe po mbyt ekonomine e sipermarrjen e ndershme shqiptare!
Jo legalizimit te tymit poshte urave, shkalle pallatesh e oborre shkollash te te rinjve shqiptare te trullosur nga kana e vartes ne rritje te saj e te drogave te renda!

blank

Behxhet Bici: Biseda e fundit me Xhevdet Bajrajn

Me Xhevdetin u bënë vite që njihemi. Ishte Fadil Bajraj, vëllai i Xhevdetit, që u bë sebep diku në fillim të viteve 2000 që na pat njoftuar.

Vitet kalonin dhe miqësia me Xhevdën, siç e thërrisja unë, rritej.

Kur e pata lexuar librin e Vladimir Arsenieviqit “ Ditar i luftës në Kosovë”, ku personazh kryesor i librit ishte Xhevdeti, larg më dukej ta takoja Xhevdetin sepse në atë libër flitej për vuajtjet që ka përjetuar Xhevdeti gjatë periudhës së luftës 1998-1999.

Për ata që nuk e dinë, Arsenieviqi, shkrimtar i njohur në Serbi, kishte ikur nga Serbia dhe ishte strehuar në Meksiko City.

Pasi doli disi në Maqedoni, në vitin 1999, Xhevdetit i vjen një ofertë nga një shoqatë ndërkombëtare se a pranonte të shkonte në Meksikë dhe i thonë se mund ta kesh një fqinj serb, Vladimir Arsenieviqin.

Xhevdeti pranon dhe shkon në Meksikë.

Njihet me Vladimirin dhe si rezultat i bashkëbisedimit del një libër me autor Vladimir Arsenieviqin “Meksiko – Ditar lufte”.

Pas pak vitesh, Vladimiri kthehet në Beograd, kurse Xhevdeti do ta ndërtojë jetën në Meksikë, duke u bërë profesor universiteti, ku ligjëron poezinë.

Vitet ecnin, Xhevdeti shkruante. Shkruante e shkruante. Më shumë nga mërzia sesa nga gëzimi.

Në poezitë e Xhevdetit gjendet Kosova, prindërit dhe vend të veçantë zinte vëllai i madh, Fadil Bajraj, përkthyes i njohur.

Aq shumë kemi biseda me Xhevdetin, saqë po të kisha talent një libër do ta bëja.

Ndodhte që deri një orë bisedonim në celular.

Pos në Meksikë, librat e Xhevdetit u botuan edhe në disa gjuhë të tjera si anglisht, spanjisht, finlandisht, serbisht etj.

Një ditë, sikur miq të mirë që ishim, kur i pa 2-3 tituj të botuar nga “Botime Koliqi”, aq i pëlqyen saqë më tha: “Shpresoj nuk më del shpirti pa ma botuar ti një libër”.

Aq keq e ndjeva veten saqë i thashë.

Xhevdë, këto ditë do të shkoj në Tiranë te botuesi Bujar Hudhri, i cili cilësinë e librit e ka pikë të dobët.

Shkova te Bujari dhe biseduam.

I thashë “Ose me ‘Botime Koliqi’ ose me ‘Onufri’, dua ta botosh një libër nga Xhevdet Bajraj.

Bujari, pa menduar dy herë, më tha: “Ore Behxhet, pa më thënë ti unë kam dashur ta botoj Xhevdetin, por nuk kisha kontakt me të”.

Madje m’i përmendi edhe titujt e disa librave të Xhevdetit që i kishte lexuar.

Kur i tregova Xhevdetit që kjo puna e botimit të librit te ‘Onufri’ është punë e kryer, nuk mund ta besonte.

Ditët vazhdonin, komunikimi me Xhevdën vazhdonte.

“Jam duke punuar në materialin që do t’ia dërgoj Bujarit”, më thoshte.

Para një periudhe disajavore i shkruaja por nuk kisha përgjigje.

Idenë nuk e kisha por mendoja se është duke punuar me studentë sepse më tregonte shpesh edhe për punën që po e bënte në Meksikë.

Më kishte thënë se do të vinte në Panairin e Librit në Prishtinë. Gjatë kohës së mbajtjes së panairit ia dërgova një mesazh.

“Xhevdet, pse nuk dole në panair të Prishtinës?”

“Jam diagnostikuar me kancer në kokë,” më tha.

U trondita por u mundova ta inkurajoj.

Askujt nuk ia tregova këtë, me shpresë se do ta tejkalonte.

Pos me Bujar Hudhrin biseduam se si do të bëhet puna e librit se Xhevdeti është i sëmurë.

Bujari më tha se akoma nuk ia ka dërguar materialin Xhevdeti.

E bëmë një foto me Bujarin dhe ia dërgova Xhevdetit dhe në humor i them: “Plako, jemi në pritje të librit”.

“Behxhet, po mundohem, po aq i sëmurë jam sa nuk po arrij t’ia dërgoj.”

Para pesë ditëve biseduam për herë të fundit me Xhevdën dhe e pyeta si është me shëndet.

“I bëra 62 vjet. Nuk e kam gjatë.”

“Lëre Xhevdë mos u tall,” i thashë. “Për Panairin e Librit në Tiranë do të botohet libri dhe do jesh yll i panairit.”

“I hope,” më tha.

“Plus asaj, që do të shkojmë në Koliq ta hamë një qengj,” i thashë.

“Po më pëlqen ideja,” ma ktheu ai.

Këto ishin fjalët e fundit me Xhevdën.

blank

Globalizmi në këndvështrimin gjeopolitik – Nga Ervina Toptani

Çfarë është globalizmi? Cili është kuptimi strategjik i tij?

Globalizmi që jetojmë ne sot nuk është gjë tjetër veçse kontrolli i hapësirës detare e oqeanike nga ana e SHBA. Në thelb globalizimi është i gjithi i përqëndruar në këtë pikë. Përse është kështu? Sepse në kohët e sotme, në vitin 2022 e jo 100 vjet më parë, 90 për qind e mallrave që lëvizin nëpër botë udhëtojnë nëpërmjet rrugëve detare. Dhe është evidente se kush kontrollon hapësirën detare e oqeanike ku udhëton 90 për qind e mallrave të botës, praktikisht e gjithë tregtia ndërkombëtare, ka krijuar dhe tregun e vetëm global. Shtetet e Bashkuara e arritën këtë me përfundimin e Luftës së Ftohtë, kur pasi mundën Bashkimin Sovjetik u kthyen në superfuqinë numër një të botës, duke fituar kontrollin absolut të të gjithë hapësirës detare e oqeanike botërore. Kështu e menduan mirë të krijojnë një treg të vetëm botëror.

Le të kthehemi një hap prapa në kohë. Ekziston paragjykimi përsa i takon globalizmit se nëse e marrim në konsideratë në prizmin jo strategjik, jo gjeopolitik ky fenomen rezulton i pastudiuar me hollësi. Ne, njerëzit mendojmë se shumicën e kohës jemi të aftë të bëjmë gjëra të shkëlqyera, jetojmë mirë sidomos në kohën e internetit e rrjeteve sociale, fotografojmë pjatat e ushqimit e i nxjerrim në faqet respektive, shkruajmë gjëra të bukura kur biem në dashuri apo përdorim fatkeqësinë e të tjerëve për të bërë shkrime që prekin qindra e ndjehemi se kështu jemi bërë më humanë. Të gjitha këto i jetojmë si gjëra të mrekullueshme që na japin kënaqësi. Nga ana tjetër jemi të bindur se dhe globalizmi është diçka e tillë, si rrjetet sociale, me historik të ri por që ne e njohim mirë çfarë është e kaq mjafton.

Vetëm së fundmi është folur për të, por nëse i referohemi historisë dhe e shohim me syrin e studiuesit, në të vërtetë ka pasur disa raste të ngjashme të mëparshme në histori që ia kanë shtruar rrugën globalizmit të sotëm. Gjithçka e ka fillesën tek historia, ajo vetëm përsëritet me ndryshimet e rastit sipas kohës e hapësirës. Njëra prej tyre në kuptimin teknik që është dhe e para, është “Pax Romana”, globalizmi fillestar “par excellence”. Në atë kohë mjaftonte deti Mesdhe që ishte dhe deti më i rëndësishëm i planetit për kohën, mjaftonte të kontrollohej ai për të krijuar globalizmin e kohës. Kur romakët mundën në fund të Luftës së Tretë Punike kartagjenasit dhe morën kontrollin e plotë të detit Mesdhe krijuan globalizmin me të gjithë efektet e tij në kuptimin teknik. D.m.th. u bënë dominues të rrugëve detare ku lundronin mallrat e nëpërmjet tyre krijuan një treg të vetëm të mallrave që e menaxhonin ata. Pas romakëve ishin britanikët ata që krijuan globalizmin në kuptimin gjeografik, “Pax Britannica” e shprehur në latinisht. Në fakt vetë termi i përdorur në gjuhën latine “Pax Romana”, “Pax Britannica” e “Pax Americana” tregon sa e hershme ka qenë qenësia e globalizmit në histori, duke dëshmuar vazhdimësi, që është në fakt e kundërta e diçkaje të re e pa histori siç e mendojmë ne sot globalizmin pak a shumë.

Në atë epokë britanikët duke pasur kontrollin e të gjithë deteve e oqeaneve nëpërmjet marinës së tyre të shkëlqyer, krijuan globalizmin e parë të fuqishëm në historinë botërore. Kjo ndodhi në mes të shekullit të 19-të në periudhën e njohur si “Epoka Viktoriane”. Anijet e mallrave nuk lëvizin në ujëra detare e oqeanike pa plan të detajuar e të mirëmenduar, sepse gjithçka bazohet mbi buxhetin, shpenzim-fitimin e reduktimin sa më të madh të jetë e mundur të shpenzimeve. Studiohen rrugët më të shkurta detare për të shpenzuar sa më pak e për të mbërritur më shpejt. Të gjithë këto rrugë detare kontrollohen nga superfuqitë.

Në botën njërëzore që zakonisht dominohet nga kaosi, që pëson ndryshime të vazhdueshme, ku bëhen luftra e shkaktohen sëmundje a pandemic, e ku siguria është pothuajse zero në çdo aspekt, ka diçka që nuk ndryshon asnjëherë e vazhdon me të njëjtin ritëm e rregull si gjithmonë, ky është kontrolli i hapësirës detare e oqeanike nga ana e amerikanëve. Kjo është e pandryshueshme tashmë të paktën prej disa dhjetëveçarësh.

Ata që janë edhe më të rëndësishëm se sa rrugët detare në përgjithësi, janë rrathët e shënuar në ngjyrë blu nëpër hartat specifike që nënkuptojnë ngushticat. Në fakt të gjithë e dinë se sado e fuqishme të jetë një superfuqi nuk ka asnjë mundësi fizike të kontrollojë teknikisht në plot kuptimin e fjalës milje për milje e kilometër për kilometër detet apo oqeanet e pafund. Kjo është absolutisht e pamundur, por SHBA kontollojnë pikat kyçe të pasazheve të detyrueshme, aty ku anijet e kanë të domosdoshme të kalojnë, tek ngushticat, kanalet si ai: i Suezit, Gjibraltarit, Bab-el-Mandeb, Malakës, Panamasë, Hormuzit, etj, të gjitha ngushticat nëpërmjet të cilave është i detyrueshëm kalimi i anijeve të mallrave. Dhe në lëmin e superfuqisë Shtetet e Bashkuara mund t`i pengojnë kalimin çdo lloj anijeje që kanë dëshirë ata si atyre tregtare po ashtu dhe ushtarake, të gjithave në planet, pa përjashtuar askënd.

Superfuqia detare amerikane është e pamposhtur ende sot. Sepse SHBA si në rastin e çdo globalizmi në histori, romak e britanik, janë talasokratikë, pra janë potencë thelbësisht detare. D.m.th. amerikanët e shohin botën nga deti e oqeani dhe gjykojnë të tjerët nëpërmjet kësaj aftësie, fuqisë detare. Përse është kaq e rëndësishme për çdo superfuqi botërore që të ketë fuqi të madhe detare? Sepse flasim për avantazhin strategjik “par excellence”. Së pari infrastruktura detare është ajo që ka qenë e nuk është e nevojshme të ndërtohet një e re, deti ka qenë aty e aty do të mbetet. Duhet të dish ta lundrosh e të kesh flotën e duhur për të qenë superfuqi, por infrastruktura në thelb është ekzistuese.

Në planin thellësisht ushtarak të kontrollosh detin do të thotë të mbytësh çdo lloj armiku që vjen nëpërmjet detit madje t`i ndalosh atij edhe daljen prej shtëpisë, t`i kthejë kurrizin detit prej frikës. “Frika prej detit” është një temë që i takon të gjithë qytetërimeve të mëdha e superfuqive të rëndësishme jo vetëm në fazat e tyre embrionale, por që shpesh iu ka përcaktuar dhe fatin. Britanikët e kanë krijuar globalizmin dhe era e tyre e fuqisë përfundoi pas Luftës së Parë Botërore. Ata u bënë potencë detare kur nuk ishin aspak të tillë. U bënë në shekullin e 16-të me sforco çnjerëzore sepse pasazhi nga potencë tokësore në potencë detare është diçka tmerrësisht e vështirë që kërkon energji të jashtëzakonshme dhe sforco gati gati mizore. Atëherë britanikët ose më mirë anglezët u shndërruan në superfuqi detare pasi kishin frikë se mund të sulmoheshin përsëri nga armiqtë e kontinentit europian.

Sulmet ndaj Britanisë prej kontinentit europian kanë qenë një konstante e historisë angleze deri në atë pikë sa të ndikojë fuqishëm dhe tek gramatika (e gjuhës). Pushtimi nomad i Anglisë ndikoi shumë tek gramatika e gjuhës angleze, aq sa i detyroi anglezët të vendosnin përdorimin e mbiemrit pas emrit (në gjuhën e vjetër angleze kjo praktikë nuk ka qenë e tillë). Pra nga deti britanikëve u erdhën nomadët që ndikuan fuqishëm deri dhe mbi gramatikën e gjuhës. Kur ndikohet gramatika e kuptojmë të gjithë se mizoria është maksimale.

Pra kush kontrollon rrugët detare e oqeanike mund të krijojë jo vetëm tregun global siç kanë bërë amerikanët por të dominojnë planetin sepse kanë në duart e tyre instrumentin më të aftë e më të qenësishëm. Kjo është pika e vetme e rëndësisë së veçantë që nuk ndryshon asnjëherë në lidhje me gjithçka jo vetëm me globalizmin, fuqia detare.

Globalizmi nuk ka të bëjë fare me tregtinë e lirë siç përdoret ndonjëherë si narrativë. Tregtia e lirë në fakt as ka ekzistuar e as do të ekzistojë ndonjëherë, është thjesht ideologji e pastër. Të gjithë vendet e planetit aplikojnë taksa e detyrime mbi njëri tjetrin në forma e mënyra të ndryshme, të gjithë pa përjashtuar askënd. Ata që i aplikojnë pak më pak janë ata që kanë në dorë të gjithë sistemin, amerikanët, siç kanë bërë dikur dhe romakët apo britanikët përpara tyre. Sepse për të krijuar varësi tek të tjerët këto vende importojnë mallrat e tyre në sasi tepër të mëdha duke krijuar kështu varësinë e të tjerëve dhe fizikisht i dorëzojnë monedhën e tyre në dorë si monedhë shkëmbimi të mallrave në fushën e tregtisë e cila kthehet shumëfish po në xhepat e tyre.

Sigurisht që ka nga ata që kjo gjë nuk u pëlqen aspak. Ky dikushi në kohën e sotme për shembull është Kina e cila nuk është ende superfuqi detare, e aq më pak talasokraci. Kina ka bërë diçka shumë interesante, ka marrë përsipër të sfidojë SHBA duke promovuar kundërglobalizmin që e kanë quajtur “Rrugët e Mëndafshit“. Një fetë e madhe e PIL-it të Kinës, 90 përqind të mallrave të saj eksportohen në rrugë detare që kontrollohen ekskluzivisht nga amerikanët dhe është e qartë se ajo është ende nën ndikimin e tyre të kontrollit e fuqisë, sado që kohët e fundit Kina ka ecur me ritme galopantë përpara edhe në ndërtimin e flotës së saj detare. Ajo është gjithnjë në ofensivë me SHBA e deti në vetvete na jep të kuptojmë se cilat janë raportet e forcës ndërmjet këtyre dy superfuqive botërore.

Nuk janë kinezët që pengojnë amerikanët në Gjirin e Meksikës por janë amerikanët që pengojnë kizenët në Tajvan, kjo është diferenca ndërmjet dy superfuqive. Kina mendon që nëpërmjet korridoreve të “Rrugëve të Mëndafshit” të sfidojë Amerikën e globalizmin e saj me rrugë tokësore. Ajo po ndërton infrastrukturë tokësore që të kalojnë prej brigjeve të saj deri në Gjermani vetëm nëpërmjet rrugëve tokësore sikurse dhe në vendet që nuk kanë ndonjë zhvillim apo shkëlqim të madh në ditët e sotme të Azisë Qendrore, por që premtojnë për ndryshim në të ardhmen, sepse Kina duke mos kontrolluar dot hapësirën detare provon të kontrollojë hapësirën e tërë tokësore.

Këta janë raportet e forcës dhe balancës ndërmjet këtyre dy superfuqive të sotme. Kina kur mendon për fuqinë detare ka mundësi vetëm të ndërtojë porte në Oqeanin Indian e nëpërmjet tij të mund të mbërrijë në Mesdhe. Ka blerë ndërkohë portin e Pireut në Greqi e dëshiron shumë të ketë mundësi ta bëjë këtë edhe me portin e Triestes në Itali.

Globalizmi do të përfundojë kur amerikanët të mos kenë më aftësinë apo forcën për të kontrolluar të gjitha hapësirat detare e oqeanike të planetit. Meqë prekëm tangent dhe Kinën e cila ka bërë progres të shkëlqyer si në zhvillimin e hapësirës tokësore po ashtu dhe në ndërtime e financime të jashtëzakonshme edhe në flotën e saj që vazhdon të ndërtohet çdo ditë e më shumë, ajo do të ketë njëfarë peshe në këtë aspekt ditën që do të ketë mundësi të kontrollojë të paktën një det për llogari të saj duke ia hequr nga kontrolli amerikanëve. Kur të ndodhë kjo, globalizmi nuk do të jetë më ky që njohim sot, mund të jetë me disa “pronarë”, me përqindje të ndryshme përfitimi ose vetë Amerika do të dëshirojë që globalizmi të marrë një kthesë nëpërmjet ndarjes së hapësirës detare-oqeanike ndërmjet disa superfuqive botërore.

Ajo që ka rëndësi në thelb është se sa herë të kemi të bëjnë me çeshtje mbi globalizmin nuk duhet të humbasim në konotacione ideologjike apo të tregtisë së lirë, por asaj se çfarë ndodh me hapësirën detare. Vetëm deti na tregon sot e në të ardhmen se në cilën pikë është globalizmi, si e sa do të vazhdojë ai.

©Ervina Toptani

blank

Venecia, për të hyrë do të paguani që nga 16 janari 2023

E mbytur nga turizmi masiv

Testi i platformës së rezervimit do të nisë nga 1 gushti. Një paradhënie e mirë do të garantojë zbritje në transport, të cilat nga shtatori do të rriten: 9,50 për vaporetton

 

VOAL- Nga 16 janari 2023, për të hyrë në Venecia do të duhet të paguani një tarifë aksesi, pavarësisht nga mjetet e transportit me të cilat do të mbërrini në qytetin historik. Masa e shpallur sot, e premte, është pjesë e sistemit më të gjerë me të cilin administrata komunale kërkon të rregullojë flukset turistike në Serenissima, të “mbytur” nga numri i madh i vizitorëve. Njoftimi u bë nga këshilltarja e turizmit Simone Venturini, ndërsa buxheti Michele Zuin saktësoi se një limit kapaciteti nuk duhet të lexohet si mbyllje.

Zemra e sistemit është një platformë shumëgjuhëshe, përmes së cilës mund të rezervoni aksesin tuaj duke marrë titullin për të kaluar kontrollet, për shembull në formën e një kodi QR. Rezervimi më herët do të rezultojë në një tarifë më të ulët. Kostoja në përgjithësi do të varet nga sezoni, dita, periudha kohore, numri i rezervimeve të mbërritura tashmë në portal dhe paradhënie në rezervim. Do të përfshihet afërsisht midis 3 dhe 10 euro.

Do të jetë një alternativë ndaj taksës turistike: do të përjashtohen nga taksa e re ata që paguajnë këtë të fundit ndërsa flenë në qytet, si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët, të lindur në Venecia, fëmijët nën gjashtë vjeç dhe një sërë kategorish të tjera.

Testimi i parë i risisë do të nisë tashmë në 1 gusht të këtij viti, por do të shkëputet nga pagesa e kontributit. Megjithatë, do të ketë një avantazh për ata që lëvizin paraprakisht, në formën e uljeve në parkim dhe në vaporetto duke filluar nga shtatori, kur tarifat e transportit në lagunë do të rriten: bileta turistike, për shembull, do të shkojë nga ora 7.50. deri në 9, 50 euro. rsi-eb

blank

Më shumë se gjysma e investimeve kineze në Evropë janë në Ballkanin Perëndimor

Aneta Duroviq

Moszhvillimi ekonomik dhe reduktimi i kapaciteteve demokratike, si dhe qasja e rezervuar dhe prania e pamjaftueshme e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, i kanë mundësuar Kinës që të pozicionohet si një faktor i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

Kjo u vlerësua në prezantimin e studimit të Qendrës Forenzike Digjitale (DFC) mbi praninë dhe ndikimin e Kinës në rajon.

Analiza nxjerr përfundimin se Ballkani përfaqëson një trampolinë dhe një urë për vendosjen e pranisë së rëndësishme ekonomike kineze në Evropë.

Theksohet se ndikimi më i fortë i Kinës është i dukshëm në Serbi dhe se Mali i Zi është një nga tetë vendet më të rrezikuara me prezencë kineze.

Kina ka nisur fuqishëm të investojë në Maqedoninë e Veriut, por nuk ka arritur të mbajë ndikim të rëndësishëm.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Sërpska, është i pranishëm një numër i madh i investimeve kineze në infrastrukturë.

Shteti i vetëm që ka shënuar rënie të investimeve kineze është Shqipëria.

Sipas të dhënave që kanë dalë nga studimi, më shumë se gjysma e investimeve të kompanive kineze në Evropë, janë të vendosura pikërisht në Ballkanin Perëndimor.

Ndikimi i pushtimit rus në Ukrainë

Megjithatë, analiza e DFC-së saktëson se veprimi kinez në rajonin e Ballkanit Perëndimor u vështirësua pas pushtimit rus të Ukrainës, sepse ajo luftë bashkoi vendet e BE-së dhe forcoi partneritetin e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, kjo situatë dhe bashkëpunimi me NATO-n do t’ia vështirësojë Kinës arritjen e synimeve afatgjata në Evropë.

Ambasadorja e Malit të Zi, Milica Pejanoviq – Gjurishiq nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi. vlerësoi se agresioni rus kundër Ukrainës testoi fuqinë dhe kufizimet e partneritetit kinez-rus.

“Edhe pse të dy vendet kundërshtojnë rendin ndërkombëtar, Pekini angazhohet për një sistem të ndryshuar, por të qëndrueshëm, ndërsa Moska zyrtare këmbëngul për përmbysjen e tij agresive”.

“I ngarkuari me punë i Ambasadës amerikane në Mal të Zi, Chris Carber, vlerësoi se Kinës i përshtatet paqëndrueshmëria në botë, me qëllim ndryshimin e rendit ndërkombëtar”.

“Kina është i vetmi vend që synon të riformësojë rendin ndërkombëtar dhe fuqinë gjithnjë në rritje ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta bërë këtë”, tha Carber.

Nga investimet kineze në Mal të Zi, ai vuri në dukje ndërtimin e seksionit të parë të autostradës Tivar-Bolare dhe rindërtimin ekologjik të termocentralit në Pljevlje.

“Duke qenë se Mali i Zi mëton të tërheqë investime të huaja, duhet të kemi parasysh se klima e tij e hapur e investimeve, ndjeshmëria ekonomike ndaj goditjeve të jashtme dhe borxhi i madh ndaj Kinës do të përbëjnë rreziqe të konsiderueshme”, vlerësoi Carber.

Ai theksoi se themelet e rendit ndërkombëtar përballen me sfidë të vazhdueshme për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka pasoja në të gjithë botën, pavarësisht se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e arriti asnjë nga qëllimet strategjike.

“Në vend që të shkatërronte Ukrainën e pavarur, ai e forcoi atë. Në vend se të ndante NATO-n, ai e bashkoi. Në vend se të tregonte fuqinë e Rusisë, ai e dobësoi. Duke synuar që të dobësojë rendin ndërkombëtar, ai i bashkoi vendet për ta mbrojtur atë”.

Ngritja e Kinës, sfidë për SHBA-në dhe BE-në

Milica Pejanoviq – Gjurishiq nga Aleanca Atlantike tha se Kina, me përpjekjet e saj për të riformësuar rendin aktual botëror, ka ambicie të bëhet fuqi udhëheqëse globale, gjë që është sfidë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Është një shtet që nuk ndan të njëjtat vlera demokratike dhe që mbyt të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

Pejanoviq – Gjurishiq theksoi se themelet e veprimit kinez, veçanërisht në Ballkan, janë të pranishme përmes iniciativës globale “Brezi dhe rruga”, si dhe forumit “16 + 1” (16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe Kina).

“Në thelb, këto janë përpjekje për të riformësuar rendin aktual botëror, që është i bazuar në konceptin e demokracisë liberale, në drejtim të përshtatjes me qëllimet kombëtare dhe interesat strategjike të Kinës”, tha ajo.

Krahas pranisë ekonomike, siç konstaton ajo, Kina kërkon të forcojë praninë e saj nëpërmjet bashkëpunimit politik me vendet e Ballkanit.

Mungesa e transparencës në Serbi

Sipas analistit kryesor të Qendrës digjitale ligjore, Milan Jovanoviq, bashkëpunimi i Kinës me Serbinë realizohet përmes investimeve, kredive, kulturës dhe arsimit, si dhe sektorit të sigurisë.

Falë mbështetjes së drejtpërdrejtë nga politikanët dhe mediat, Kina është prezantuar si partneri më i rëndësishëm strategjik i Serbisë.

Në dekadën e fundit, në Serbi janë identifikuar të paktën 61 projekte, në faza të ndryshme të përfundimit nga autorë kinezë ose në bashkëpunim me ta, vlera e të cilave është të paktën 18.7 miliardë euro.

Sipas Jovanoviqit, mungesa e transparencës është diçka që i karakterizon pothuajse të gjitha projektet kineze në Serbi.

“Angazhimi politik i Beogradit ndaj Kinës ka mundësuar që ndikimi ekonomik, si mjeti kryesor i veprimit kinez, të lulëzojë në atë vend”.

Mali i Zi në rrezik

Sipas raportit të Qendrës për zhvillim global, Mali i Zi është në mesin e tetë vendeve më të rrezikuara me praninë kineze, tha Jovanoviq, duke saktësuar se në këtë mënyrë ajo radhitet me shtetet si Laosi, Mongolia, Taxhikistani, Kirgistani dhe Pakistani.

Në shtatë vjetët e fundit, tha Jovanoviq, vëllimi i pjesëmarrjes së kapitalit nga vendet me regjime autoritare hibride është rritur, ndërkaq është shënuar rënie e dukshme e investimeve nga vendet demokratike dhe perëndimore.

Sipas DFC-së, marrëveshja për kredi me bankën shtetërore kineze, prej gati një miliard eurosh, ka shkaktuar polemika të shumta për shkak të mostransparencës.
DFC-ja thekson se Mali i Zi, si vend kandidat për anëtarësim në BE, për shkak të institucioneve të dobëta dhe të politizuara, për Kinën paraqiste mundësinë për t’u pozicionuar në një vend strategjik të rëndësishëm me port dhe qasje në tregun e BE-së.

“Si një anëtar i ri i NATO-s, me një kapacitet relativisht të dobët institucional, Mali i Zi është një objektiv ideal strategjik për zgjerimin e ndikimit kinez në Evropë”, thuhet në raportin e DFC-së.

Bosnjë e Hercegovina e dyta për nga rëndësia e projekteve të Pekinit

Së bashku me Serbinë, Bosnjë e Hercegovina është vendi i dytë, në të cilin Kina ka pasur ndikimin më të rëndësishëm ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor. DFC ka identifikuar 29 projekte kineze, me vlerë mbi pesë miliardë euro, nga të cilat një numër i madh investimesh në sektorët e energjisë dhe transportit janë në Republikën Sërpska.

“Lidhja politike dhe ekonomike midis Republikës Sërpska dhe Kinës është logjike, duke pasur parasysh se situata politike në Serbi po kalon drejtpërdrejt në Republikën Sërpska”, thuhet në studimin e DFC-së.

Sipas DFC-së, këto projekte, ashtu sikurse edhe projektet kineze në Serbi, monitorohen për mostransparencë dhe për praktika të mundshme të korrupsionit.

Kina e kufizuar në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri

Kina ka filluar të investojë fuqishëm edhe në Maqedoninë e Veriut dhe vlera e 15 projekteve atje është gati 655 milionë euro. Projektet e tjera kineze në Maqedoninë e Veriut janë kryesisht donacione në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Sipas DFC-së, Shqipëria është një nga vendet e pakta në rajon me rënie të investimeve kineze në pesë vjetët e fundit.

DFC-ja vlerëson se niveli i kredisë së ofruar nga Kina mund të arrijë në 18 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në Mal të Zi, 12 për qind në Serbi, 10 për qind në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtatë për qind të BPV-së në Maqedoninë e Veriut.

DFC-ja arrin në përfundimin se plani i ri ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 3.2 miliardë eurosh, është përgjigje e mirë ndaj depërtimit të Kinës në rajon. Megjithatë, dilema mbetet nëse ai plan do të sigurojë një stimul të mjaftueshëm dhe do të inkurajojë shtetet që të përmbahen plotësisht nga partneritetet më të rrezikshme me palët e treta.

Përgatiti: Bekim Bislimi
blank

Kosova nuk është Bantustani jugo-afrikan! – Prof.Dr.Mehdi HYENI

BROMETRI DIPLOMATIK

 

*** Kosova nuk është Bantustani i Edi Ramës, as i Vuçiqit e as i “pëllumbave socialistë”, të cilët e vizituan SPS-in e Slobodan Milosheviqit në vitet ’90, kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit. Dhe, për ata “pëllumba” proserbë Kosova nuk ka më nevojë, sepse qysh para 30 vitesh e patën tradhtuar Kosovën, duke e lënë në flakën dhe në zjarrin e gjenocidit serbomadh (1989-1999).

 

*** Nëse “Ballkani i Hapur” është vetëm organizatë ekonomike dhe tregtare, atëherë pse tandemi Vuçiq-Rama nuk i ftojnë të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e ligjshëm shqiptarë të Preshevës, të Bujanocit dhe Medevegjës, shqiptarët e Çamërisë dhe shqiptarët e Malit të Zi ?

-Është gënjeshtër e madhe, propagandë e ndyrë serbomadhe, të thuhet dhe të ngulmohet nga tradhtarët, nga spiunët dhe na agjenturat kusilinge të Beogradit dhe të Moskës, se gjoja “Ballkani i Hapur” paska vetëm “karakter ekonomik”. Përkundrazi, dhe, para së gjithsh “Ballkani i Hapur” ka karakter të thellë politiko-diplomatik, sepse vetëm kjo formulë fatkeqe Rama-Vuçiq, do të mund ta shpëtonte Serbinë, që kurrë të mos e njihte Republikën e pavrur dhe sovrane të Kosovës. Ky është objektivi kryesor gjeopolitik dhe gjeostrategjik i Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, jo zhvillimi dhe “lumturimi” ekonomik i Kosovës.

 

Kur të tradhton vëllai i madh (Edi Rama), e djeg zjarri vëllain e vogl(Albin Kurtin) dhe tërë Shqipërinë Etnike !

Këtë po e kërkon Vuçiqi nga Edia Rama, që ky me çdo kusht ta mashtrojë vëllain e vogël, Albin Kurti, ndryshe, Serbia dot nuk do ia arrijë, që në Kosovën e pavarur shqiptare ta rikthejë sovranitetin kolonial të saj (1912-1999).

Prandaj, në këtë pikëvëhtrim nuk duhet t’u lejohet hapësirë për debat “pëllumbave” dhe “laraskave” të zeza proserbe as në Shqipëri e as në Kosovë, që të “shesin mend”, se gjoja Kosova, duhte të hyjë në “Ballkanin e Hapur”! Kjo është tradhti, fund e kyre tradhti ndaj Kosovës së Shqipërisë Etnike!

Ndaj këtë strategji vizionare neokolonialiste të Serbisë ndaj Kosovës, po e ilustrojmë me këtë vlerësim të peshuar dhe objektiv të analisitit të shquar politik dhe patriot shqiptar, Andi Bushati nga Tirana, i cili në një panel me titull “OPEN’ të “24news”, të drejtuar Eni Vasili, më 8 qershor 2022, me të drejtë konstatoi pse Kosova nuk ka hyrë dhe, nuk do të hyjë në “Ballkanin e Hapur”.

Të lumtë Andi Bushati, shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnnike, analistë dhe mbështetës të tillë u nevojitën, jo lahpuza e “derëbederë” , të cilët qe 30 vjet po “kakarisen” duke e mbrojtur Serbinë gjenocidale, jo Kosovën e viktimizuar shqiptare me mbi “8.100” të masakruar, të zhdukur me mbi “1647”, me “22000” gra të dhunuara dhe me mbi “1 milion” shqiptarë të dëbuar nga Serbia gjenocidale (1989-1999).

Andi Bushati: “Albin Kurtin e izoloi vëllai i madh, i ulur në një tavolinë me Vuçiqin”:

“Albin Kurti do të merrte pjesë në një treg të përbashkët, sikur të ishte i mbikëqyrur nga BE-ja. Ndryshe, jo. Këtë nuk e kanë pranuar as Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, as Ramush Haradinaj etj. Është shumë punë e vështirë për një lider të Kosovës, të hyjë në një projekt rajonal, kur e di që shoku-vëllai i vet kryesor e ka partner armikun e Kosovës. Ky është një projekt Rama-Vuçiq. Ndonëse Edi Rama sipas Kushtetutës e ka për detyrë, që të mbrojë interesat e shqiptarëve, ky duhet të ishte në krah të Kosovës. Po çfarë ka bërë Edi Rama për këto 2 vjet? – (1) e ka akuzuar Ksovën pëe ngecjen e Dialogut të Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës; (2) Ka fajësuar Ramush Haradinajn prapë në raport të Kosovës me Serbinë; (3) Nuk pranoi një minimale, që të votojë për gjenocidin serb në Kosovë, që e kanë bërë të gjitha parlamentet e rajonit. Pra, prezenca e Albin Kurtit në atë tavolinë do e çonte përçarjen Tiranë-Prishtinë nga një tavolinë shqiptare në një tavolinë ballkanike. Ne do të bëheshim gazi i botës në sy të gjithë Ballkant, sepse kemi dy qeveri me qëndrime diametralisht të kundërta për këtë çështje. Unë mendoj se, për të gjitha këto arsye, Rama bën keq që po vazhdon Projektin e Vuçiqit….” (OPEN/ Deputeti i PS përplaset me Harxhin për Ballkanin e Hapur. Bushati: Moska e do rajonin e çarë).

OPEN/ Deputeti i PS përplaset me Harxhin për Ballkanin e Hapur. Bushati:…

 

 

Edi Rama po gabon që po përzihet në punë të Kosovës!

Ngase Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që vendimet për fatin e tij qoftë të politikës së brendshme apo asaj të jashtme, i miratojnë përfaqësueist legjitimë të ppullit përmes institucioneve legale dhe kushtetuese të saj, siç janë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Prandaj, këshillohet Edi Rama, që të mos ndërhyjë në çështje të brendshme të Kosovës, sepse përpjekjet e tilla janë të dënueshme sispas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Fundja, kushdo le të hyjë në “Ballkanin e Hapur”, qoftë me Edi Ramën, qoftë m Vuçiqin , qoftë dreqi e i biri, por lidershipi i Kosovës(Vjosa Osmani, pesidente, Albin Kurti, kryeministër, Glauk Knjufca, kryeparlamentar) nuk e kanë një të drejtë të tillë ligjore, as kushtetuese e as të së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se Kosova ende nuk është e rrumbullakësuar në kuptimin juridik ndërkombëtar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe, si anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Duhet t’u shpejgojmë “hajvanëve” të Aristotelit, spiunëve, agjentëve dhe vasalëve të Beogradit, të Moskës, të Athinës, të Sofjes, të Podgoricës…etj., se Kosova nuk mund të jetë anëtare e “Ballkanit të Hapur” të tandemit Vuçiq-Rama, sepse nuk është shtet i barabartë me Serbinë, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë Veriore. Kjo është pengesa kryesore ligjore, pavarësisht nga qëllimet mashtruese, manipuluese, tinzare dhe perfide të Vuçiqit dhe Ramës, që Kosovën ta fusin me çdo kush në paktin e tyre, sepse këto e do Vuçiqi, duke qenë se Beogradi nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran Kosovën.

Prandaj, Vuçiqi ( një antidemocrat i keq) si stërnip i zgjuar e dinak i ish-kyeministrit serb Nikola Pashiq ( ), ia ka “hedhur” për detyrë mikut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, që së bashku me “xhuxhët” e tij partiakë (në qeveri dhe në kuvend), të llomotisin dhe të bëjnë propaganda të ndyrë lobuese tek shqiptarët në Kosovë, që ta bindin udhëheqjen e tyre (Vjosën, Albinin dhe Glaukun) për të hyrë në paktin serbomadh “Ballkani i Hapur”. Por, kjo s’ka për të ndodhur kurrë përderisa Kosova të mos njihet de fakto dhe de jure nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran, ashtu siç është shpallur më 17 shkurt 2008, që e njohën mbi 100 shtete të OKB-së me Amerikën në krye.

Të gjithë ata që nuk e njohin historinë e lashtë, të mesjetës, historinë e re, si dhe historinë më të re bashkëkohore të saj, nuk e ndjejnë as në zemër e as në shpirt, duke qenë se e konsiderojnë si tokë të huaj, të largët, ashtu sikurse Bantustanin në Afrikën e Jugut.

Pavarësisht se, qe 30 vjet kemi shkelur në demokracinë kapitaliste, shqiptarëve, atyre qoftë “me shkollë”, qoftë “pa shkollë” nuk u lejohet që të debatojnë për statusin dhe për gjendjen e sotme të Kosovës, ashtu sikurse presidenti serb Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq, Aleksandër Vulin, Kisha Ortodokse Serbe, si dhe propaganda e masmediave serbe të Beogradit, duke e konsideruar Kosovën si “plaçkë koloniale” të tyre, ashtu sikurse në shekullin e kaluar XX (1912-1999).


Send this to a friend