VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vendimi i Bashës ndaj Berishës, Doris Pack: Kryetari nuk respektoi statutin! Ja kush e shtyu…

By | November 30, 2021
blank

Komentet

blank

Ndahet nga jeta miku i pëllumbave, Monsieur Pigeon

VOAL – Xhuzepe, i pastrehi i njohur me origjinë italiane, i cili endej në qendër të Parisit i rrethuar gjithmonë nga pëllumbat, “miqtë e tij më të mirë”, u gjet i vdekur në furgonin që ishte shtëpia e tij. Ai ishte 76 vjeç.

Një ish-kontabilist që kishte rënë në gjendje të keqe, ai ishte bërë vagabond me kalimin e viteve: mjekër e gjatë, kurriz i përkulur dhe një numër i madh pëllumbash mbi supet, duart dhe kudo që ulej për t’i ushqyer.

Në lagjen Beaubourg ishte bërë një figurë e njohur, e dashur për shumë njerëz. Jeta e tij përqendrohet rreth “Monsieur Pigeon”, një dokumentar me regji të Antonio Prata, i cili u prezantua në Festivalin e 55-të të Filmit në Solothurn. rsi-eb

blank

Gjermani, ish-oficeri i inteligjencës së regjimit të Assad-it dënohet me burgim të përjetshëm

Këln

Gjykata e Lartë e Shtetit në Koblenz të Gjermanisë ka dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe vrasje Anwar Raslan, i cili ka punuar për inteligjencën në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i gjykatës lidhur me 58-vjeçarin Raslan mbart cilësinë si “i pari në botë lidhur me krimet e kryera me dorën e shtetit në Siri”.

Në këtë gjykim të cilin Prokuroria Federale e cilësoi si “procedimi i parë penal në botë kundër anëtarëve të regjimit të Assad-it për krime kundër njerëzimit” u dëgjuan më shumë se 80 dëshmitarë dhe viktima të torturës.

Raslan krahas krimeve kundër njerëzimit akuzohej për përdhunim, 58 vrasje dhe mbi 4 mijë tortura të kryera gjatë marrjes në pyetje në një burg në Damask gjatë luftës së brendshme në Siri për periudhën 2011 dhe 2012.

Pas punës për inteligjencën siriane, Raslan erdhi në Gjermani në vitin 2014 dhe në vitin 2019 ai u kap në Berlin. Në gjykim krahas 27 vrasjeve ai mori dënim edhe për krime të tjera si përdhunim dhe tortura.

Në fund të gjykimit që filloi më 23 prill të vitit 2020, Raslan u dënua me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe vrasje.

Ndërsa një tjetër i akuzuar në gjykim dhe i cili ka punuar për inteligjencën e Sirisë është edhe Eyad al-Gharib, i cili u dënua më 24 shkurt të vitit 2021 me 4.5 vite burg për shkak se ka ndihmuar në kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

blank

David Sassoli – IKU NJERIU, GAZETARI DHE POLITIKANI QË E DONIN TË GJITHË Nga Ndue Lazri

 

Më pëlqen ta kujtoj si atë ditë kur me daltë e me çekiç në dorë godiste mbi murin e Berlinit që po rrëzohej një herë e përgjithmonë. Apo atje në lindjen e largët mes njerëzve të dëmtuar nga tsunami. Ai ishte gjithnjë gazetar i frontit të parë e i tillë mbeti edhe kur ishte drejtues i TG1 në Rai. Gazetar i pakompromis, për të cilin mbi gjithçka vlenin realja, e vërteta, interesi i njerëzve të thjeshtë. Gjithë të tjerat ishin të dorës së dytë.

Sepse David Sassoli ishte mbi të gjitha njeri i thjeshtë, që i donte njerëzit dhe aspironte më të mirën për ta, njeri që me fjalën e tij dinte të luftonte ndarjet e të sillte bashkimin, të kontestonte luftën e të promovonte paqen, të shqelmonte të keqen e të vadiste të mirën. Sepse ai ishte kopshtar i së mirës. I pandryshueshëm në integritetin e tij si njeri mbeti edhe kur u fut në politikë, edhe kur u bë njeriu i institucioneve të rëndësishme të Europës, deri në detyrën e Presidentit të Parlamentit Europian.

Siç e kujtojnë shumë kolegë të tij, ai ishte i vetmi që dinte ta gjente gjuhën me të gjithë, që arrinte t’i ulte në tavolinë e të diskutonin e vendosnin për të mirën e përbashkët europiane e botërore. Ndaj edhe gëzonte stimën e respektin e të gjitha forcave politike të të gjitha ngjyrimeve.

Ai ishte simbol i mirësisë njerëzore. Roberto Benigni i intervistuar nga Sassoli kur po realizonte filmin “Pinoku” i tha që do donte që në filmin e tij të kishte si interpretues të roleve figura gazetarësh të RAIT. -Po mua cilin rol do më japësh?-e pyet Sassoli. Dhe Benigni, duke qeshur, i zgjedh figurën më njerëzore, Xhepeton.

Njerëzor dhe i drejtë deri në ditën e fundit. Në deklaratrën e tij të fundit në 13 dhejtorin e vitit të kaluar ai thoshte: Democracia është e vështirë të ndërtohet, por vritet me lehtësi. Mos ngrini mure kundër atyre që ikin nga luftrat, nga uria e të ftohtët, por ngrini mure midis morales dhe imorales, midis humanes dhe jo humanes”.

Ndaj edhe në ditën e ndarjes së tij nga jeta, përkrah mesazheve ngushëlluese nga personalitetet më të mëdha shtetërore e politike të të gjithë globit, spikasin miliona mesazhe të njerëzve të thjeshtë në thelb të të cilave tingëllonte: “Ti ishe presidenti ynë, presidenti i të gjithëve”.

Pushofsh në paqe, luftëtar i së mirës.

blank

Ndahet nga jeta presidenti i Parlamentit të BE-së, David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Sassoli ka vdekur më 11 janar në një spital në komunën Aviano të Italisë, ka thënë Cuillo.

Më 10 janar, Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtrirë në nj spital në Itali prej 26 dhjetorit.

Përmes një deklarate, është thënë se “shtrirja në spital ka qenë e domosdoshme për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”.

Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009.

Më 2019, ai është zgjedhur president i Parlamentit me bazë në Strasburg, pas propozimit të bërë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe grupi i demokratëve.

Mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij muaji, dhe ai nuk pritej që të kandidonte për një mandat të dytë. rel

blank

Italia mban zgjedhjet presidenciale më 24 janar

Presidenti italian, Sergio Mattarella.

 

Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar.

Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit.

Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali.

Deri tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht.

Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi.

Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.

Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat.

Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash.

Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në parlament dhe emërimi i ministrave.

Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt.

blank

Franca heq flamurin e BE-së nga Harku i Triumfit pas polemikave politike

Paris

Qeveria e Francës, nën kritikat e partive politike të krahut të djathtë, dje hoqi një flamur të madh evropian në Paris që synonte të festonte presidencën franceze me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Flamuri i madh në Harkun e Triumfit (Arc de Triomphe), si dhe flamujt tjerë në Kullën Eifel dhe Muzeun e Luvrit, shënuan kalimin e presidencës së BE-së tek Franca më 1 janar, por opozita euroskeptike ka bërë presion për një “Frexit” duke kundërshtuar ligjet e BE-së, ndërsa mund të shkaktojë probleme edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Polemika në më pak se 100 ditë nga zgjedhjet, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 10 prill, u ndez pasi disa liderë të krahut të djathtë dhe kandidatë presidencialë shprehën zemërim, duke akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Emmanuel Macron për fshirjen e identitetit francez dhe përbuzjen ndaj veteranëve, emrat e të cilëve janë të gdhendura në Portën Triumfale.

Megjithëse Macron ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se po kërkon mandat të dytë si president i vendit, presidenca gjashtëmujore e Francës në krye të Këshillit të BE-së ka të ngjarë të jetë një çështje fushate në të cilën shohin të përfitojnë kundërshtarët e tij.

Pasi tha se do ta çonte çështjen e flamurit në gjykatë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e quajti heqjen e flamurit në fundjavë një “fitore të madhe patriotike”.

Ministri i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili më herët pretendoi se flamuri do të qëndronte për disa ditë pasi u ngrit për herë të parë më 31 dhjetor, tha se ai u hoq sipas planit dhe mohoi që qeveria t’i ishte nënshtruar presionit politik. Duke folur rreth kësaj polemike për FranceInter News, ai fajësoi “patriotët e rremë”.

Ai shtoi se flamujt e tjerë të BE-së në kryeqytet do të mbeten.

blank

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq: “Ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”

Reagimi – ‘Shqiptarët vendosin vetë’/ Ambasadorja franceze kritikon ashpër ndërhyrjen e diplomatëve

“Ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”.

Kështu tha ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e pyetur për rolin dhe ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Pra janë dy gjëra njëkohësisht: ndërhyrja e të huajve nxitur nga dëshira e një shteti të ri të marrë konfirmin se po vepron mirë, dhe nga ana tjetër kritika ndaj kësaj ndërhyrjeje. Unë jam tepër e kujdesshme dhe ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, u shpreh Barsacq.

Ajo shtoi se ambasadorët duhet të shërbejnë shtetin e tyre në vendin ku e përfaqësojnë, dhe të shërbejnë më shumë si këshilltarë, sic parasheh misioni i tyre.

“Nuk duhet harrur për më tepër se një diplomat, edhe pse mund të flasë mirë gjuhën, të njohë historinë apo të informohet shumë, ai do të jetë përherë në sipërfaqe të realitetit të vendit, edhe pse përpiqeni pareshtur të thellohemi, por nuk i kemi të gjitha çelasat për të kuptuar. Kjo duhet mbajtur përherë para sysh, si dhe natyrisht Konventat e Vjenës”, tha ambasadorja franceze në intervistën për Euronews Albania.

blank

Italia regjistron mbi 140 mijë raste të reja me COVID-19

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 141.262 raste me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 141.262 rastet e reja numri i rasteve ka arritur në 6.266.939 ndërsa numri i pacientëve që trajtohen në kujdesin intensiv ka arritur në 1.297.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 111 persona duke e rritur numrin e viktimave në 137.513.

Dje në vend u shënuan 144.243 raste të reja, duke regjistruar shifrën më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020 e deri më tani.

Ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 5.107.729 me 20.432 të shëruar.

Fushata e vaksinimit masiv kundër COVID-19 filloi më 27 dhjetor 2020. Deri tani janë aplikuar 111.161.728 doza të vaksinës.

blank

(Video) Flet senatori italian, hartuesi i amendamentit të pensioneve për emigrantët shqiptarë: Kush këmbëngul gjatë, fiton!

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora e Ora News, senatori italian Tomaso Nannicini, hartues i amendamentit për njohjen e viteve të punës për emigrantët shqiptarë në Itali ka zbardhur detajet e këtij fondi special i cili është përfshirë në plan buxhetin e ardhshëm trevjeçare të qeverisë italiane 2022-2024.

Kur do të jetë aktiv ky fond, çfarë vlere ka, cilët emigrantë shqiptarë do të mund të përfitojnë, kur pritet  të nënshkruhet marrëveshja mes dy qeverive?

Alba Kepi: Senator ju jeni Kryetar i Komisionit Parlamentar për kontrollin e aktivitetit të enteve menaxhuese të detyrimeve mbi sigurimet shoqërore e asistencën sociale dhe hartues i amendamentit “Nannicini”, pra që mban emrin tuaj, e që ka të bëj me aprovimin në Senat të një fondi special për një marrëveshje mes Italisë e Shqipërisë mbi sigurimet shoqërore brenda buxhetit të ardhshëm trevjeçare.

Çfarë nënkupton aprovimi i këtij fondi hoc e cili është qëllimi i tij?

Senator Tomaso Nannicini: Së pari ky fond i sapo aprovuar në Senatin Italian nënkupton se pas vite e vite që flitej për këtë problem dhe në takime institucionale dypalëshe, të njihen   të drejtat e mohuara të punonjësve emigrantë shqiptarë që kanë derdhur sigurimet shoqërore në Itali, që kanë kontribuar e kanë sakrifikuar për ekonominë e këtij vendi e pa mundur që sakrifica e tyre të njihej si një e drejtë që i takon pensioni. E kjo vlen dhe për shtetasit italianë që kanë punuar në Shqipëri.

Më në fund kemi arritur në një rezultat të caktuar. E pika e parë e këtij rezultati është se ka një fond prej 20 milionë euro në buxhetin e shtetit italian që mund të financoj një marrëveshje dypalëshe mes dy vendeve, për të njohur kontributet e sigurimeve shoqërore e pra për njohjen e së drejtës së pensioneve.

Me këtë rezultat të arritur, kemi hequr alibinë që mbahej në këmbë prej vitesh se nuk ka parà, nuk ka fonde për arritjen e kësaj konvente. Me amendamentin e hartuar nga unë kemi më në fund në dispozicion 20 milionë euro nga buxheti italian për të arritur nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe.

Këto 20 milionë nuk janë zgjedhur rastësisht me këtë vlerë, por vijnë nga një listë e caktuar të drejtash në sigurimet shoqërore e që u duhen njohur personave që kanë derdhur kontributet në këto dy vende. Pra kemi një buxhet të caktuar që dy qeveritë duhet të bazohen për të arritur sa më parë marrëveshjen mes tyre.

E përbërësi i tretë është koha, është data e caktuar për aktivizimin e këtij fondi e që është 1 janari 2023. Brenda datës 31 dhjetor 2022, duhet gjetur rruga e përbashkët. Kemi tashmë të gjitha kushtet e duhura për të arritur këtë të drejtë të mohuar të emigrantëve, janë në dispozicion burimet financiare, është vullneti për të arritur këtë kërkesë e është një datë e paracaktuar, 1 janari 2023, dita që ky fond special për emigrantët shqiptarë të aktivizohet. Gjëja më e rëndë e që nuk duhet të ndodhë është që kjo marrëveshje të mos vonohet e këto burime financiare të vëna në shërbim të kësaj kërkese, të mos shkojnë dëm.  Prej vitesh shumë emigrantë që kanë derdhur sigurimet shoqërore si në Shqipëri e në Itali janë në pritje të së drejtës së tyre për t’ju njohur reciprokisht vitet e punës e paga e pensionit.

Alba Kepi: Senator ju flisni për një fond vjetor prej 20 milionë eurosh nga buxheti italian, por në amendamentin e aprovuar në dekret ligjin e buxhetit, janë përcaktuar vlera të tjera që ndryshojnë nga viti në vit. Në 2023 lexohet se ky fond duhet të jetë 7.6 milionë, në 2024, 9.8 milionë e më 2025 një tjetër vlerë deri më 2032 kur arrihet në atë c’ka ju konfirmuat, pra në rreth 20 milionë euro vjetore. Pse vlera e këtij fondi special për Shqipërinë ndryshon nga viti në viti?

Senatore Tomaso Nannicini: 20 milionë euro është vlera maksimale e në ekuilibër i këtij fondi, pra kur do të arrihet mbulimi total i kësaj kërkese. Është parashikuar nisja e aplikimeve me kuota të caktuara. Pra është në varësi të numrit të personave që kanë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore, kur i kanë derdhur e koha kur dalin në pension. Fillimisht ky fond do të jetë në dispozicion të atyre që janë në moshën e pensionit, e që përmbushin këtë të drejtë për shkak të sigurimeve shoqërore të mohuara. Më pas vit pas viti do të jenë persona të tjerë që do të mund të kenë pension më të lartë pasi tashmë do të kenë të tjera sigurime shoqërore që sot u njihen, ndërsa më parë jo. Pra vlera e ndryshme e në rritje e këtij fondi siç është përcaktuar në plan buxhetin italian, varet pasi janë breza të ndryshëm që dalin në pension, duke ndjekur një vazhdueshmëri.

Alba Kepi: Plot një vit më parë ju e prezantuat këtë amendament në Senatin Italian por për fat të keq nuk mundi të kaloj, pra nuk u votua nga shumica. Çfarë ndodhi kësaj here? Si ja dolët?

Senatore Tomaso Nannicini: Në Itali përdorim shprehjen “kush këmbëngul gjatë, fiton”. Duhet të insistosh sidomos kur ke objektiva të qarta e në këtë rast objektivi ynë qe mjaft i qartë, pra të njihej një e drejtë e mohuar. E nuk qe vetëm një punë parlamentare, politike, por dhe një mobilizim i gjithë komunitetit të emigrantëve shqiptarë. Kujtoj këtu peticionin e firmosur e lëshuar nga aktivistja Geri Ballo e firmosur nga më shumë se 14 mijë persona, gjithashtu takimet dypalëshe institucionale si ai i pak kohëve më parë mes kryeministrit italian Mario Draghi e kryeministrit shqiptar Rama që e vunë këtë problem në qendër të vëmendjes. Pra të gjitha këto përbërës bashkë, krijuan presionin e duhur që kësaj radhe amendamenti im të aprovohej e jam vërtetë mjaft i kënaqur.

Alba Kepi: Ky dekret ligj u aprovua fillimisht në Senatin Italian. Çfarë pritet të ndodh tani, cila është rruga adminsitrative e këtij amendamenti?

Senator Tomaso Nannicini: Nga ana e palës italiane ajo që pritet është të nis një tavolinë pune ndërministrore. Përcaktues është roli i ministrit të Punës e Çështjeve Sociale  Andrea Orlando i cili ndihmoj mjaft dhe në aprovimin e këtij amendamenti. Kjo tavolinë pune duhet të bëjë bashkë këtë Minsitri, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme e të përgatisin një buxhet të marrëveshjes dypalëshe në varësi të këtij fondi e që i duhet propozuar palës shqiptare. Më pas pritet të nisin takimet dypalëshe e uroj të bëhen sa më parë. Unë kam qenë personalisht pak kohë më parë në Shqipëri duke kërkuar të nxis që këto raporte bashkëpunimi mes dy vendeve të jenë sa më të shpejta. Së bashku me Ministrin Orlando do të ndjek nga afër këtë proces pasi nuk mjaftohemi vetëm duke vënë në dispozicon këtë fond , por kërkojmë që këto para të përdoren sa më shpejt e mirë për ata që u është mohuar për shumë vite e drejta për të pasur një pension. Pra do të nis rrugëtimi i një procesi për të hartuar modelin e marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve. E mbi të gjitha kemi një kohë të përcaktuar qartë; brenda 2022 kjo marrëveshje duhet firmosur.

Alba Kepi: Ndryshe çfarë mund të ndodh? Pra nëse nuk arrihet të nënshkruhet brenda afatit kohor 12 mujor të 2022?

Senatore Tomaso Nannicini: Cfarë mund të ndodh është e qartë. Emigrantët shqiptarë do të vazhdojnë të kenë të drejta të mohuara e para të shkuara dëm nga ana e palës italiane.

Do të jenë paratë e këtij fondi që nuk do të mund të përdoren. Pra do të kemi një situatë të dyfishtë pa sens politike e sociale.  Nuk dua as ta imagjinoj se nuk do të mund të arrihet kjo marrëveshje kësaj here. Kësaj here falë kushteve që kemi krijuar me anë të këtij amendamenti duhet të ja dalim.

Është e drejtë të japim informacione të qarta për ata që na dëgjojnë se kur do të mund të arrihen këto të drejta që emigrantët shqiptarë presin prej vitesh.

Pas rrugëtimit për arritjen e marrëveshjes për konvertimin e viteve të punës së emigrantëve mes dy vende, e që duhet kryer brenda vitit 2022, duhet nënshkruar dhe një marrëveshje teknike mes dy Instituteve të sigurimeve shoqërore në Shqipëri e në Itali. Pra ndoshta do të duhen të kalojnë dhe disa muaj të tjerë gjatë vitit 2023 për t’u njohur me detajet teknike. Por e rëndësishme është që hapat e bashkëpunimit të ecin shpejt e të drejtat të nënshkruhen.

Alba Kepi: Siç thatë dhe më sipër ky memorandum qe punë e një skuadre e cila u bazua në një listë llogaritjesh e të drejtash të munguar që vlejnë rreth 20 milionë euro në vit për të përmbyllur këtë kërkesë të emigrantëve shqiptarë. A keni një të dhënë se sa është numrin i shqiptarëve në Itali që do përfitojnë nga ky fond?

Senator Tomaso Nannicini: Janë disa qindra e disa  mijëra shqiptarë. Kjo vlerë vjen në rritje sepse vit pas viti do të jenë dhe shumë të tjerë që dalin në pension e që kanë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore në Itali e në Shqipëri. Pra është një numër që shkon në rritje.

Alba Kepi: Pas lajmit se ky amendament u aprovua në Senatin Italian, në redaksinë tonë ka pasur një interes të lartë nga emigrantë shqiptarë që kërkojnë të njihen më hollësisht me të drejtat që u takon. A ka limite ky amendament për ata emigrantë që kanë punuar shumë vite në Itali e janë kthyer në Shqipëri?

Senator Tomaso Nannicini: Jo nuk do të ketë limit, por për detajet teknike gjithçka mbetet në duart e qeverive që do të punojnë për hartimin e marrëveshjes. Por e përsëris zgjedhja e një shume të tillë nuk është e rastësishme, por me idenë e përmbushjes së kërkesës së numrit të personave që kanë derdhur sigurimet shoqërore në dy vendet.

Një marrëveshje të tillë Italia e ka kryer me më shumë se 40 vende jashtë Bashkimit Evropian e ishte pa sens që një marrëveshje e tillë të mungonte me Shqipërinë, një vend kaq pranë Italisë. Pra kjo vlerë e këtij fondi është bazuar dhe në eksperiencat që Italia ka pasur me këto vende por që e përsëris detajet teknike i takojnë marrëveshjes që do arrijnë qeveritë. Konkretisht kërkuam e arritëm me këtë amendament se kush ka derdhur sigurimet shoqërore që kanë prodhuar një të drejtë pensioni meritojnë t’u njihet kjo e drejtë.

Alba Kepi: Ju thatë se ky fond i përket jo vetëm shqiptarëve që kanë punuar e punojnë në Itali por dhe shtetasve italianë që punojnë në Shqipëri. A mund ta kuptojmë më qartë?

Senator Tomaso Nannicini: Po është një marrëveshje dypalëshe e vlen dhe për shtetasit italianë që kanë derdhur e derdhin kontributet shoqërore në Shqipëri. Nga këndvështrimi financiar kuptohet se nga ana e shtetit italian shpenzimi është më i lartë, e shpresoj që të ketë dhe nga ana shqiptare një mbulesë të shpejtë financiare.

Alba Kepi: Në komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Itali ekziston perceptimi se shteti shqiptar nuk është impenjuar sa duhet për hallin e tyre, duke i lënë gjithë këto vite pa një mbështetje institucionale. Ju sapo jeni kthyer nga Shqipëria, a ka ndryshuar kjo qasje e shtetit shqiptar ndaj këtij problemi?

Senatore Tomaso Nannicini: Unë në Shqipëri zhvillova një sërë takimesh politike e teknike e kuptova se pala shqiptare është gati për ta çuar deri në fund këtë çështje, Është e vërtetë u mbajt e bllokuar për shumë vite e shpresoj kësaj here t’ia dalim. Perceptova vetëdijen se duhet të gjejmë zgjidhjen e kësaj çështje.

Alba Kepi: Në amendamentin tuaj janë përfshirë dhe pensionet e invalidëve? A mund ta kuptojmë më qartë.

Senatore Tomaso Nannicini: Ky amendament përfshin të gjithë ata emigrantë që gjatë viteve të punës në Itali kanë derdhur sigurimet shoqërore qofshin invalidë ashtu dhe për ata emigrantë të aksidentuar në punë.

Alba Kepi: Ky draft ligj i buxhetit 2022-2024, i cili përmban dhe amendamentin Nannicini mbi fondin special të njohjes së të drejtës së pensionit dhe për emigrantët shqiptarë, u aprovua në Dhomën e Senatit Italian. E kur pritet të bëhet ligj?

Senatore Tomaso Nannicini: Pas dhomës së Senatit ky draft ligj u aprovua dhe në Dhomën e Deputetëve. Më pas do të publikohet në Fletoren Zyrtare e prej datës 1 janar 2022 hyn në fuqi, pra është ligj.

Ndërsa burimet financiare siç thashë do të aktivizohet më 1 janar 2023.

Alba Kepi:  Ju nënvizuat shumë herë rëndësinë e vitit 2022 për të përmbushur këtë të drejtë të emigrantëve shqiptarë. Çfarë na takon ne si komunitet të bëjmë?

Tomaso Nannicini: Ftoj komunitetin shqiptar të mobilozohet për të shtyrë realizmin e kësaj të drejte. Ta ndjekin hap pas hapi deri në firmosjen e saj dypalëshe. Personalisht do ta ndjek këtë proces e nëse ka vonesa të gjithë duhet të impenjohemi ta mbështesim deri në përfundimin e suksesshme të saj. 

Alba Kepi: Askush më mirë se ju nuk njeh këtë çështje. A do të jeni pjesë e tavolinave të punës?

Senatore Tomaso Nannicini: Marrëveshja i takon dy qeverive, por pa dyshim si detyrim parlamentar e hartues i këtij amendamenti do të jenë pranë ministrit Andrea Orlando gjatë përpilimit të kësaj marrëveshje. 

blank

Mbi 11 000 emigrantë kanë hyrë në Gjermani përmes Bjellorusisë më 2021

RFE/RL

Më shumë se 11,000 emigrantë ilegalë kanë hyrë në Gjermani këtë vit – përmes Polonisë – nga Bjellorusia, ka thënë policia gjermane më 27 dhjetor.

Bashkimi Evropian akuzon liderin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, se është duke marrë emigrantët nga Lindja e Mesme dhe është duke i shtyrë drejt kufijve me Poloninë dhe Letoninë e Lituaninë, në kuadër të një “sulmi hibrid” që shihet si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit.

Shumica e emigrantëve ilegalë synojnë të arrijnë në Gjermani, vend i cili ka rritur kontrollet kufitare me Poloninë në muajt e fundit.

Policia federale e Gjermanisë ka thënë përmes një deklarate se ka regjistruar 11,162 hyrje ilegale “të lidhura me Bjellorusinë” këtë vit, kryesisht në periudhën gusht-nëntor.

Policia ka thënë se aktualisht është duke rënë trendi i kalimeve ilegale të kufijve, pasi në dhjetor janë regjistruar 470 raste në krahasim me mbi 8,000 në tetor dhe nëntor.

Nën ligjin gjerman, migranët që aplikojnë për azil mund të qëndrojnë në këtë shtet derisa janë në pritje të analizimit të aplikacionit nga autoritetet.

Numri në rënie i migrantëve që kanë kaluar kufirin në dhjetor mund të jetë reflektim i ndryshimit të politikave ndaj Bjellorusisë, pasi regjimi i Lukashenkas është goditur me paketën e pestë të sanksioneve, të cilat kanë prekur edhe shtetet e treta, me qëllim të ndaljes së valës së migrantëve.

Autoritetet bjelloruse kanë pastruar kampet e migrantëve në kufij dhe kanë transferuar më shumë se 2,000 njerëz nëpër ambiente tjera.

Disa mijëra irakianë janë kthyer në vendin e tyre me aeroplanë, pas raportimeve se ata janë përballur me kërcënime dhe kushte të rënda nëpër kampe.

blank

Belgjikë, rreth gjysma e foshnjave të lindura vitin e kaluar me origjinë të huaj

Bruksel

Bëhet e ditur se 48 për qind e foshnjave të lindura në Belgjikë vitin e kaluar kishin nëna të huaja ose me prejardhje të huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Statistikave të Belgjikës (Statbel) ka publikuar të dhënat për lindjet në vend në vitin 2020.

Gjysma e lindjeve në vend vitin e kaluar ishin gra me origjinë belge. 25 për qind e lindjeve në Belgjikë janë kryer nga gra të huaja ndërsa 23 për qind nga shtetas belgë me origjinë të huaj.

Sipas kësaj, nënat e 48 për qind të foshnjave të lindura në Belgjikë ishin të huaja ose me origjinë të huaj.

Norma mesatare e lindshmërisë në vend u regjistrua si 1.54 fëmijë. Numri mesatar i fëmijëve në Belgjikë varionte sipas origjinës së nënës.

Ndërsa numri mesatar i fëmijëve është 1.38 për gratë me origjinë belge, kjo shifër ishte 1.58 për gratë belge me origjinë të huaj dhe 2.05 për shtetasit e vendeve të tjera.

Belgjika ka një popullsi totale prej rreth 11.6 milionë banorë. Sipas të dhënave 67.9 për qind e popullsisë së vendit janë belgë, 19.7 për qind janë belgë me origjinë të huaj ndërsa 12.4 për qind janë të huaj.

blank

Francë, mesazhi i parë në botë shitet për 107 mijë euro

Më 3 dhjetor të vitit 1992, inxhinieri i Vodafone, Neil Papworth i dërgoi një SMS drejtorit të atëhershëm të Vodafone, Richard Jarvis. Ai shkroi: “Gëzuar Krishtlindjet”

Mesazhi i parë i dërguar me celular gjeti blerës për 107 mijë euro në një ankand të mbajtur në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 3 dhjetor të vitit 1992, inxhinieri i Vodafone, Neil Papworth i dërgoi një SMS drejtorit të atëhershëm të Vodafone, Richard Jarvis. Ai shkroi: “Gëzuar Krishtlindjet”.

Të ardhurat nga Vodafone do t’i dhurohen Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).


blank
blank
Send this to a friend