Joe DioGuardit dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi mbështetës të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së saj në fillimin e kësaj jave më 24 Gusht, 2026 u bënë shtetas të Kosovës. Dekretin e nënshtetësisë e dha Znj. Albulena Haxhiu ushtruese e detyrës së presidentes. Vizita e DioGuardëve vjen në një periudhë kur situata politike dhe partitë politike në Kosovë ndodhen në një ngërç për zgjedhjen e Presidentit që prej pesë muajsh, por situata e paqëndrueshme ndjehet veçanërisht që prej vitit 2024. DioGuardi është shprehur se nuk do të largohet pa u zgjedhur Presidenti i Kosovës duke deklaruar fort rëndësinë e momentit historik që ajo po kalon:-“Jam këtu me Shirley-n për t’u siguruar që ju të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk zgjidhet deri atëherë, do të jeni në telashe të mëdha, sepse keni armiq në gatishmëri për të prishur balancën në Ballkan. Tani nuk është koha të flini në gjumë…” . Konsekuenca e tij për Çështjen Shqiptare lidhet që pas rënies së Murit të Berlinit në 1989 dhe ai së bashku me kongresmenin Tom Lantosh që fillimin e vitit 1990 në Shqipëri ndikuan në rilidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe ndoqën fillimet e ndryshimit të sistemit. Në fund të dhjetëvjeçarit Lufta e Kosovës, denoncimi i gjenocidit të Milosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës, Pavarësia në 2008, Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, janë parë të pandara nga qëndrimi parimor dhe kritik ndaj mbrojtjes së demokracisë, funksionimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit. Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri me fokus korrupsionin edhe mungesën e transparencës në sistem të qeverisjes së kryeministrit Rama dhe ka shprehur në fillim të muajit Korrik mbështetjen e lëvizjes qytetare duke shprehur edhe rëndësinë që kanë ato për vendin:-” rinia dhe shumica e popullit të Shqipërisë e kanë bërë të qartë se Shqipëria nuk është në shitje. Ata kanë humbur besimin te qeveria aktuale dhe nuk besojnë më se të njëjtët zyrtarë përgjegjës për gjendjen e tanishme janë në gjendje të sjellin reforma domethënëse. Ata po kërkojnë krijimin e një qeverie teknike të përkohshme, të përbërë nga profesionistë të respektuar dhe jopartiakë, e cila të udhëheqë vendin dhe ta përgatisë atë për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda një viti. Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe ekstremizmin në çdo formë, në mënyrë që kjo lëvizje të mbetet ajo që ka qenë që nga fillimi: një shprehje paqësore dhe demokratike e vullnetit të popullit. Gjithashtu, u kërkojmë me forcë organizatorëve të këtyre protestave të refuzojnë dhe të largojnë menjëherë çdo individ ose grup që ndjek agjenda të huaja ose ekstremiste dhe që mund të përpiqet të shfrytëzojë situatën për interesat e veta. Së fundi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë shqetësimet legjitime të popullit të Shqipërisë dhe të mbështesë të drejtën e tij për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të kërkuar ndryshim demokratik përmes mjeteve të ligjshme dhe jodhunshme“. Ndër të tjera ky mesazh i Bordit Drejtues të LQSHA, është një mesazh që vjen nga ajo pjesë e diasporës shqiptare që gjithmonë ka treguar se ka punuar për vendin. Marrë shkas nga ky subjekt dhe roli i rëndësishëm që ka ndërgjegjësimi kundër propagandës dhe mbrojtja e së vërtetës për të patur një qeverisje transparente dhe në shërbim të qytetarëve në vijim është një fragment arkivor nga një veprimtari patriotike dhe kulturore e mbajtur në qytetin e Usterit Masaçusets në Janar të vitit 2013.
(video-link https://youtu.be/ZM2gM2ifrDw )
Një dokument që ka aktualitetin e vet edhe sot.
Biblioteka e Usterit në Masaçusets, 26 Janar, 2013. Në kujtim të 545-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u bë njohja botimin më të ri “Rrethimi i Shkodrës”. I përkthyer në anglisht nga nënshtetasi amerikan David Hosaflook. Libri në latinisht i Marin Barletit më 1504 kopje në Vatikan, u përkthye në shqip nga Henrik Lacaj më 1962. Rreth 508 vjet më pas përkthimi nxori në dritë në gjuhën anglisht një vepër që i kujton “vetë historisë ndëshkimin nga harresa”. “Rrethimi i Shkodrës” është i pari libri-dramë i tillë në tokën amerikane. Përkthyesi David Hosaflook ka shënuar :-“Sot anglisht folësit mund të lexojnë për trimërinë shkodrane dhe për kurajën heroike që e mbrojti Evropën nga pushtimi turk për një dekadë pas vdekjes së Skënderbeut”. Organizatorët, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) dhe Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI njohjen e librit e përforcuan edhe me forcën e Rezolutës së Kongresit Amerikan mbi Skënderbeun më 2005 : “Duke pasur parasysh se populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut ndaloi rënien e Romës dhe të të tërë Italisë nën sundimin e Perandorisë Otomane, duke i hapur kështu rrugën Rilindjes italiane.
PËRKUJTIMORE E 545 VJETORIT TË SHKUARJES NË AMSHIM TË HEROI KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU. NJOHJA ME LIBRIN “THE SIEGE OF SHKODRA” TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”. Organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) dhe Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI. Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI e Usterit të Masaçusetsit nderoi ish-përfaqësuesin e Kongresit Amerikan Z .Joseph DioGuardi, Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), dhe Shirley Cloyes, Këshilltare për Çështjen Kombëtare në Ballkan (të LQSHA) me motivacion:”Për mbështetjen dhe ndihmën për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjen Kombëtare Shqiptare”. Realizuar nga Shekulli XXI-Arkiva, abm-studio, Janar 2013 Uster Masaçusets, 2013.
28 Gusht, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)