Mes pakënaqësisë me ndërkombëtarët dhe të një kaosi të mirëfilltë mendor, por me urrejtje edhe pse nga distanca kryeministri Rama e ka përcjellë në mënyrën më vulgare dhe me të shëmtuar zhvillimin e protestës se qytetarëve të 20 Shkurtit, 2026. Kjo protestë e cila ishte edhe një përkujtimore e përvjetorit te 35-te të rrëzimit të simbolit të diktatorit Hoxha dhe diktaturës komuniste, si atëherë kur Rama e humbi protagonizmin historik edhe sot e përfaqësoi si mbështetës ideologjik të globalizmi të sotëm të elitave antidemokratike. Këtë rradhë si kryeministër Rama nuk mungoi të bënte nxitjen dhe provokimin institucional përmes lajmeve të Ministrisë së Brendshme kur edhe pa filluar protesta thuhej se: -” “Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk merr përsipër mbarëvajtjen e tubimeve, duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar gjatë dy protestave të kaluara të organizuara nga Partia Demokratike.”
Ky pozicionim që në fillim konfrontues i shtetit lidhet sa me frikën po aq edhe me provokimin që shteti ushtron mbi popullsinë e pakënaqur nga qeverisja. Ju mund të kujtoni 20 Shkurtin e 2025-ës, kur plot një vit më parë kryeministri pushtoi sheshin me 6000 punonjës të administratës shtetërore pikërisht tre muaj para zgjedhjeve të 11 Majit për t’ju kundërvënë drejtësisë me rastin e arrestit të kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe pikërisht për të rrëmbyer datën simbolike të rënies së diktaturës.
Por a ka ndryshuar kjo qeverisje edhe pas një viti kur edhe pse me më shumë numra në Kuvendin e Shqipërisë ndjehet më e përkushtuar për korrupsion, propagandë dhe lajme të rreme?
Këtë ta jep trefytyrësia e ATSH në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe frëngjisht.
“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”*, “Lorsque la mort pousse la sauvagerie jusqu’à la porte de la mosquée…”*, një lajm të cilin seksioni anglisht ende nuk e ka përpunuar, kuptohet mirë se cilësimi me fjalën qenërinë* nga ana e kryeministrit, diçiturë që vendoset mbi në foto gjatë hedhjes së fishekzjarrëve nga protestuesit ndaj gazit dhe topave të ujit të policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë, bëhet i qëllimshëm dhe fyes. Sado i figurshëm të hiqet Rama, fjala në shqip ‘qenëri’, jep kuptimin e tërësisë së njerëzve të këqij e të pabesë apo tufë qensh. Shqiptarët që nuk e votojnë dhe nuk e duan Ramën dhe që protestojnë janë për të shpesh qentë që i lehin karvanit ose jashtëderdhjet edhe kur protestojnë regjimin e tij të korruptuar dhe kriminal.
Për interes të ngjarjes me protestën e thirrur nga një front më i gjerë opozitar dhe me mijëra pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë sikurse edhe kryeqytetit Tiranës, mediat e huaja me shumë ilustrime fotografike dhe video kanë mundur të përcjellin në mbarë botën jo vetëm një titull për protestën me përplasje rreth tre orë pas fjalimeve ku protestuesit ndeshen me forcat policisë nën goditjet e topave të ujit, gazit lotsjellës në kundërpërgjigje të fishekzjarrëve dhe shisheve molotov, pikërisht se ngrenë zërin e qëndresës kundër përvetësimit të parave publike dhe pasurive kombëtare nga korrupsioni i anëtarëve të lartë të qeverisë që janë kthyer njëkohësisht në pengesë për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë në institucionet kryesore dhe administratën shtetërore.
Përleshjet me policinë kanë rezultuar në incidente si dhe shoqërimin e mbi 30 personave në komisariate të policisë dhe gjithashtu ka patur të lënduar nga goditjet dhe asfiksimi prej gazit lotsjellës të cilët janë drejtuar për kujdes shëndetësor në qendrat spitalore në rastet më të shumta me automjete private, pasi autoambulancat nuk i janë përgjigjur në kohë emergjencave.
Megjithëse nga selia e PD drejtues të protestës dhe kryetari i saj Berisha falenderuan pjesëmarrësit për qëndresën në një protestë të cilësuar fillimisht paqësore, ulja e tensioneve për t’u shpërndarë deri në një grumbullim të ri ende nuk është bërë e ditur.
Në të vërtetë 23 Shkurti duket si një ditë e afërt kur presioni i brendëshëm i protestave dhe ai i izolimit ndërkombëtar i lidhur me korrupsionin dhe drejtësinë do të peshojnë në Kuvendin e Shqipërisë mandatin e zv/kryeministres Balluku ndaj të cilës Rama po bën mbrojtjen hapur të korrupsionit të qeverisjes së tij.
Fjalori i Ramës dhe gjuha e urrejtjes janë një tjetër tipar dallues që po i përgatisin atij fundin e pashmangshëm.
_____________
* ATSH 20 Shkurt-Kur vdekja e shtyn egërsinë deri në derën e xhamisë…
* ATSH 20 Shkurt- la mort pousse la sauvagerie jusqu’à la porte de la mosquée…
*qenëri -tërësia e njerëzve të këqij e të pabesë, tufë qensh.
20 Shkurt, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)