VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tërmet 4.8 ballë në Korçë, banorët në panik

By | July 31, 2019
blank

Komentet

blank

Berisha: Do të shpallesha non-grata për konspiracion, pasi ndalova projektin për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara mbështetësve të tij në Tiranë se vendimi për shpalljen e tij non-grata nuk është bazuar në asnjë provë apo fakt.

Ai zbuloi para tyre se do të shpallej non-grata për konspiracion, pasi ndaloi projektin për ndarjen e Kosovës.

“Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit dhe për afrimin e Shqipërisë me SHBA dhe BE, po damkoset pasi mafia e Sorosit dështoi të më dizenjojë non-grata për konspiracion kundër SHBA,” tha Berisha.

“Hashim Thaçi do bënte operacion territorin e Kosovës. Unë në fakt i kthehem dhe ia kundërshtoj me argumente, pa fyerje se kjo është zhbërje e Kosovës, se kjo bie në kundërshtim me çdo akt për pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ishte me dosje atje dhe atë dosje e kishin në dorë serbët. Pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin paraqitur projektin në të gjithë kancelaritë, duke thënë se janë dakord të gjithë. E tha edhe John Bolton, pse të kundërshtojmë një projekt që janë dakord të gjithë.

Ai ishte projekti për ndarjen e Kosovës. Rama dhe Thaçi donin të masakronin Kosovën”.

“Thaçi më kërkoi takim, unë i thashë se nuk ka takim dhe nuk lëshoj. Këtë moment këta e shfrytëzuan për të thënë se kjo është veprimtari konspirative e Berishës dhe kështu u futa në listën e sanksioneve, që sekretari Pompeo nuk do e pranonte kurrë dhe më pas erdhën këta”.

blank

Berisha: PD i humbi zgjedhjet, Basha duhej të dorëhiqej dy herë

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në takimin me demokratët në Tiranë, tha se PD ka humbur zgjedhjet dhe Lulzim Basha duhej të largohej.

“PD ka 8 vjet që ka humbur çdo aksion 100 përqind. Ka 8 vjet që përpara të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del zot. Ka 8 vite që ajo kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale. Kjo është PD në ditët e sotme.

PD humbi zgjedhjet e fundit, në të cilat Edi Rama vodhi, bleu dhe grabiti dy herë më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2017. Po prapë duhet t’ia themi vetes të vërtetën në sy. PD nuk i fitoi zgjedhjet. Unë nuk mund të them atë që nuk është.

Ditën e zgjedhjeve në darkë, pollsteri më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë se për kë votuan në PD. Vetëm një e pesta e tyre thoshin se kanë votuar për kryetarin. Të tjerët për PD-në.  E kundërta ishte në raport me partinë tjetër. Nuk mund të them që fituam se në këtë mënyrë nuk fitohet.

Humbe njëherë zgjedhjet, duhet të ikësh. Po humbe dy herë, duhet të ikësh dy herë,” tha Berisha.

Krahasuar me vitin 2013, PD ka marrë 74 mijë vota më pak, tha Berisha, duke thënë se PD në vitin 2001 arriti të faktojë manipulimet zgjedhore dhe mori mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kryetari i PD në vend që të merrej me këtë punë, u mor me karrigen,” tha Berisha.

blank

Berisha: Sot ditë e zezë, Edi Rama betohet kryeministër për herë të 3-të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PD-së.

Në nismën ‘Foltorja…’ ish-kryeministri Berisha tha se sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi betohet njeriu që shkatërroi vendin.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Sot betohet për herë të tretë njeriu që ndërtoi narko shtetin e parë në Europë. Sot është ditë mynxyre kombëtare në betimin për herë të 3 të Edi Ramës si kryeministër, pasi në 8 vite ka mjeruar shqiptarët.

Para 8 vitesh, shqiptarët merrnin pagat më të larta në Ballkan, ndërsa sot marrin 30% më pak se qytetarët e Kosovës.

Sot është ditë fatkeqësie pasi betohet njeriu që me PPP, vjedhje në tatime, taksa, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Ne jemi banorët e vendit të 2 më të korruptuar të botës. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, pas në parlament betohet njeriu që e shndërroi shqipërinë në delen e zezë të Europës.

Sot betohet njeriu që duke zbatuar politikat anti-kombëtare të Çubrilloviçit, të varfërisë, ç’punësimti të tyre, të mungesës së punës, lirisë, detyroi 520 mijë shqiptarë që të largohen nga Shqipëria në 5 vite.

Nga viti 2007-2011, qeveria e PD-së ja doli që të rritet popullsia e Shqipërisë dhe kjo është një arritje historike. Sot betohet njeriu që me politikat anti-shëndetësore, ç’njerëzore që ndoqi ndaj Covid, ka bërë që në statistën e Eurostat të jemi me vdekshmërinë mbi 250 %, më e larta në Europë.

Një komb, një vend zhvillohet, përparon, forcohet, i rritet autoriteti vetëm e vetëm kur drejtuesit, qytetarët mbrojnë interesin kombëtar.

Sot për kombin është një ditë e zezë sepse betohet në parlament një njeri që ka shndërruar Tiranën në një vasal të Beogradit, epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Ky argat i Vuçiçit, Procesit të Berlinit të ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel.

Në vitet 2011-2012 u hartua nga serbofilët Ballkani 6+2. Çfarë parashikonte ky projekt? Rilindjen e Jugosllavisë. Do të formohej, parlamenti, qeveria, banka të gjitha me qendër në Beograd. Pra do të formohej Jugosllavia. Konceptin nga fundi i vitit 2013 e mori kancelarja Angela Merkel. E çfarë bëri ajo. Ja hoqi të gjitha organet serbomadhisë.

Në atë kohë kishte një diskutim që me Ballkanin Perëndimor të mbaheshin partnerë, të ndihmoheshin, por jo të anëtarësoheshin. Por kancelarja mendonte ndryshe. 

Mini shengeni dhe Ballkani i Hapur nuk kishte asnjë qëllim tjetër, veç vendosjes së hegjemonisë serbe dhe eliminimin e shtetit të Kosovës.

80% e kontenierëve vijnë nga Kina dhe paguajnë taksa. Me marrëveshjen që duan këta, këta konteinerë do të shkojnë në Beograd dhe do të kthehen këtu pastaj pa asnjë taksë dhe tatim.

blank

Kurti në Shkup: Mbledhja midis dy qeverive tona, moment historik

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, ku u nënshkruan 11 marrëveshje e memorandume në fusha të ndryshme

Abdula Berisha   |16.09.2021
Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, kryeministri Zaev tha se mes dy vendeve zhvillohet një bashkëpunim i shkëlqyer, duke shtuar se mbledhja e përbashkët qeveritare është një impuls pozitiv për intensifikim të raporteve.

Zaev gjithashtu tha se për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar, si dhe u shpreh se intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

“Japim mbështetje të plotë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do të mbështesim zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët, marrëveshje për normalizim, marrëveshje që do të fuqizojë bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe gatishmëri për të ndarë eksperiencën në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Nga ana tjetër, Kurti e cilësoi mbledhjen e dy qeverive si “moment historik” në bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët e cila për neve është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore”, tha Kurti.

Ai theksoi se dy vendet deri tani kanë pasur 42 marrëveshje e memorandume të nënshkruara, duke shtuar se sot janë nënshkruar edhe 11 të tjera në fusha të ndryshme.

“Ndër to është edhe Memorandumi i Bashkëpunimit sipas të cilit do të formohet një komision i përbashkët për rrugën Prizren-Tetovë, një aks tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kurti.

Iniciativa “Ballkani i Hapur”

Dy kryeministrat u pyetën për iniciativën rajonale “Ballkani i hapur” ku bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, ndërsa në të nuk janë përfshirë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në lidhje me këtë, Kurti u shpreh se “për neve, e ardhmja është Bashkimi Evropian”.

“Bashkimi Evropian është fati ynë ndërkaq Evropa është kontinenti ynë. Andaj, edhe si Republikë e Kosovës, ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian, e të cilat janë nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Kurti.

Zaev pranoi se në lidhje me iniciativën “Ballkani i hapur” ka qëndrime të ndryshme me kryeministrin kosovar, por u shpreh se kjo nuk është pengesë në bashkëpunim.

“Unë vetëm do të them se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, i ndërton qëndrimet e saja dhe ne i respektojmë këto qëndrime”, tha Zaev, duke shtuar se beson se vendet e Ballkanit duhet të mbajnë dialogun dhe të arrijë marrëveshje.

Ai u shpreh se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër përpos anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe sipas tij, çdo marrëveshje dypalëshe apo rajonale bëhet për një të ardhme më të shpejtë dhe më efikase në BE.

Më herët gjatë ditës, Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të vizitës, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, u mbajt takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

blank

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Isuf Kadriu

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në Shkup në kuadër të seancës së përbashkët, kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi.

Të dyja vendet nënshkruan: Marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti në Shkup u prit me nderime të larta shtetërore.

blank

Pak orë para Foltores, Berisha mesazh demokratëve: Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha nis sot nga Tirana turin e takimeve apo siç e quan ai Foltore me demokratët për Partinë Demokratike.

Në orën 18:00, Berisha fillon takimet për nismën që ka ndërmarrë pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shkruan se nisma e tij është për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe të bashkuar.

 

STATUSI NGA SALI BERISHA
Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb

blank

Qeveria e Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti mbërrin në Shkup

Shkup

Qeveria e Republikës së Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Shkup për mbledhjen e parë të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve, të udhëhequra nga kryeministrat Zaev dhe Kurti, janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të agjendës për vizitën e Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, do të vijojë takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave, ku është paraparë nënshkrimi solemn i më shumë memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim.

Gjithashtu është paraparë të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media e kryeministrave Zaev dhe Kurti.

blank

Kurti: SHBA, partnere dhe aleate e pazëvëndësueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (majtë) dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett (djathtë).

Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm”, citohet të ketë thënë Kurti sipas një njoftimi për media nga zyra e tij.

Ai ka thënë se si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.

Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. rel

blank

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës -UGSHPD: Incidenti ndaj gazetarëve të Kosovës – thellim i fobisë së Ramës ndaj Kosovës & shtypit të lirë

Me sytë drejtuar tek vizita e lamtumirës e kancelares Angela Merkel në Tiranë, shqiptarët, në Ballkan dhe në Diasporë, u bënë dëshmitarë të incidentit të rëndë të Edi Ramës, i cili ua mbylli mikrofonin gazetarëve të Kosovës dhe nuk i lejoi të bëjnë pyetje në konferencën për media. Kryeministri i Shqipërisë, me një pabesi rrugaçërore, me një urrejtje të shprehur turpshëm dhe shëmtuar nga e gjithë qenia e tij fizike e pranishme, shkeli çdo rregull dhe normë në komunikimin me mediat në ngjarje të tilla. Gazetarët e Kosovës nuk ishin njoftuar paraprakisht se ata nuk mund të bënin asnjë pyetje dhe duhej t’iu ishin treguar arsyet për se atyre nuk iu lejohej të bëheshin pyetje. Ata shpresuan deri në sekondën e fundit se edhe atyre do t’iu jepej fjala në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Dhe, me shumë të drejtë, protestuan për qëndrimin e kreut të Tiranës zyrtare. Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e dënuar veprimin e papërgjegjshëm të Ramës, zbuloi se pyetja ndaj zonjës Merkel ishte që kancelarja gjermane të shprehej qartë ndaj nismës Rama-Vuçiç “Open Balkan”, në mënyrë që t’iu jepet fund keqinterpretimeve nga propaganda e qeverisë së Shqipërisë, ndërsa pyetja ndaj Ramës ishte: “Pse vazhdon ta mbrosh kaq shumë “Open Balkan”, si është e mundur?!” Kolegët shqiptarë të Kosovës u shprehën se pjesëmarrja e tyre në konferencën për media Merkel-Rama ishte plotësisht e ligjshme, ngaqë takimi i kancelares në Tiranë ishte multiltateral, me karakter rajonal, ishte një takim ku Kosova ishte një ndër temat qendrore të trajtuara. Ndaj, gazetarët me të drejtë kishin pyetje që ishin në interes të publikut të Kosovës lidhur me qasjen e zonjës Merkel karshi Kosovës por edhe qasjen e Ramës. Ata konstatuan me keqardhje të dukshme se Rama i ka shmangur në mënyrë të qëllimshme.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD – UPAJD) pajtohet plotësisht me konkluzionet e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovë se incidenti i 14 shtatorit në Tiranë e dëshmon raportin e Ramës me mediat. “Kjo që na ndodhi ne një ditë, iu ndodh gazetarëve të Shqipërisë përditë, sepse qeveria socialiste është një qeveri që nuk jep llogari, prandaj publiku mbetet i painformuar,” u shprehën kolegët shqiptarë të Kosovës. Incidenti i 14 shtatorit në konferencën për media Rama-Merkel është një ndër dëshmitë e panumërta të qëndrimeve armiqësore të Ramës dhe regjimit të tij antidemokratik ndaj lirisë së mediave. Ne kemi pritur që shoqatat e gazetarëve, shoqatat e mbrojtjes së fjalës së lirë e të mendimit të lirë, shoqëria civile, opozita në Shqipëri të mbanin qëndrim ndaj këtij incidenti. Është tejet skandaloz nënshtrimi pa kushte i tyre ndaj tiranisë sunduese.

Incidenti ndaj gazetarëve të Kosovës është shprehje e radhës e thellimit të fobisë së Ramës ndaj Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton qartë detyrimin që ka shteti i Shqipërisë ndaj çështjes kombëtare, ku çështja e Kosova është më vendimtarja. “Open Balkan” është kundërvënie e përbashkët e Tiranës dhe Beogradit ndaj proceseve të Kosovës. Është një nismë që çon në Moskë dhe jo në Bruksel.

Incidentin ndaj gazetarëve të Kosovës e dënoi edhe Federata Evropiane e Gazetarëve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës  iu bën thirrje të gjitha ndërgjegjeve të lira ta dënojnë këtë incident.

blank

(Video) Sopranoja e famshme Inva Mula, fituesja e Konkursit Plaçido Domingo nuk ka ftesë zyrtare në galanë ku është i ftuar nderi Maestro Domingo

Sopranoja me famë botërorë Inva Mula, Nderi i Kombit, fituesja e Konkursit të Plaçido Domingos në Paris,

bija e dy themeluesave të Teatrit të Opersa dhe Baletit Maestro Avni Mula dhe Sopranos Nina Mula, nuk ka patur ftesë zyrtare të mbrëmjes gala të operas ku është i ftuar i madhi Plaçido Domingo.

Inva Mula që ishte e pranishme në dekorimin Nderi i Kombit që iu bë Ilir Kernit nga presidenti i Republikës,

deklaroi se nuk do të jetë e pranishme në mbrëmjen gala të inaugurimit të rikonstruksionit të Teatrit,

jo se i mungonte dëshira, por sepse nuk ishte e ftuar as ajo dhe as Ilir Kerni.

Sopranoja e famshme pohon se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga drejtoresha artistike.

Por megjithatë thotë Inva mula, nuk ka rëndësi, rëndësi ka që Teatri i Operas të ketë një program dinjitoz dhe jo sikur e ka patur deri më tani, me qëllim që të jetë pararojë e shoqërisë tonë.

Më poshtë voal.ch po sjell videon.

 

blank

blank

Ambasadori Kosnett: SHBA luajti rol në prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se fakti që SHBA para një viti nuk pajtohej me disa politika të Qeverisë Kurti 1, ka pasur rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen.

Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur në pajtim më Kushtetutën e Kosovës.
“Qartazi, fakti që administrata e SHBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen.

Mendoj se kjo është e qartë. Njerëzit do të shkruajnë kohë të gjatë për këtë, por do ta theksoja se çdo gjë që ndodhi, ndodhi në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori shtoi se drejtuesit e vendit luajtën lojën afatgjatë.

“Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka thënë Kosnett.

Sipas tij, opozita tani po përpiqet të kthejë sa më shumë votues.
“E tani po e shohim qëndrimin e partive opozitare në Kosovë dhe më duket se LDK dhe PDK po e shqyrtojnë seriozisht çështjen se si t’i tërheqin votuesit.
P.sh. ata e panë që gratë dhe të rinjtë votuan për ndryshim; votuan për një qeveri, një koalicion që premtoi se do të ndërmerrte përpjekje serioze kundër korrupsionit”, shtoi më tej ai.

Lidhur me faktin se shumë herë politikanët në Kosovë etiketohen ai anti-amerikanë, ai ka thënë se pas kaq vitesh që shërben në Kosovë, nuk ka takuar ndonjë person që do e quante anti-amerikan.

“E kam vërejtur se dy kritikat më të mëdha, dy armët që njerëzit i përdorin kundër njëri-tjetrit janë akuzat se janë të korruptuar ose anti-amerikanë. Nuk e besoj që cilado parti politike është anti-amerikane dhe nuk mendoj se e kam takuar ndonjë person në këtë vend që do ta quaja anti-amerikan”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Kallxo.com


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend