VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHQIPTARË, MOS KINI FRIKË NGA IDENTITETI JUAJ – Nga Frank Shkreli

By | July 22, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Zoti FRANK SHKRELI, Atdhetar i nderuar!

Komentet

ZEMËRIMI KUNDREJT QEVERIVE BASHKON BOTËN MBARË – Nga JAN BREMMER – E përktheu Eugjen Merlika

 

Nuk ka drejtësi në këtë botë dhe nuk ka asgjë të re në këtë pohim. Risia qëndron në zemërimin popullor kundër padrejtësisë, që ka shpërthyer gjithandej me aq shpejtësi e shpeshtësi sa të krijojë kryengritje që nuk japin shenja qetësimi. Në muajt e fundit kundërshtimet kanë përshkuar një numur të madh Vendesh, si të pasur ashtu edhe të varfër, e të çdo lloj shifre politike, që nga demokracitë e qëndrueshme deri tek regjimet më shtypës.

Arsyeja e zëmërimit është përceptimi i përhapur se politika vazhdon të veprojë gjithmonë e sidoqoftë për interesat e elitave, duke kapërxyer ata të popullit. Në Vendet në zhvillim ndodhin rregullisht shfaqje protestash e me plot arsye. Popullsitë janë të shtrënguara të durojnë vështirësitë e shkaktuara nga paaftësia e qeverive për të siguruar shërbimet më themelore dhe mungesa e institucioneve politike të përparuara lejon që aktorë jo tradicionalë – në më të shumtën e rasteve vetë protestuesit – priren të bëjnë të lëkundet gjilpëra e peshores.

Javët e fundit Egjypti ka parë të rrjeshtohen nëpër rrugë grumbullimet më të mëdha të njerëzve që nga koha e Pranverës arabe, të nxitura nga paditë për korrupsion kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi dhe ushtarakëve, e për më tepër të acaruar nga reformat ekonomike që, nga një anë kanë pakësuar ndihmat e nga tjetra kanë ngritur taksat për më të varfërit e Vendit. Në Liban, një “taksë whatsapp” mbi lidhjet online, ka bërë të shpërthejnë protestat, të cilat shpejt janë kalëruar nga të tjera përshpagime ekonomike e politike, duke detyruar së fundi të japë dorëheqjen kryeministri Saad Hariri. N’Irak kryetari i Këshillit Adel Abdul Mahdi nuk po e kalon shumë më mirë se sa kryeministri libanez: Vendi është bërë tym e flakë nga duart e qytetarëve të dëshpëruar nga niveli i lartë i papunësisë dhe cilësisë shumë të keqe të infrastrukturave e shërbimeve.

Në Ekuador, vendimi i presidentit Lenin Moreno për të hequr ndihmat tradicionale për karburantet shënoi javë protestash mbi të gjithë gamën e kërkesave shoqërore, që e detyruan presidentin të kthehet mbrapsht, një ngjarje që u prit si një fitore nga manifestuesit, por që në të vërtetë përfaqëson një humbje për disiplinën taksore të Vendit.

Historikisht, protestat janë më pak të efektëshme në Vendet më të pasura, jo vetëm pse janë në dorë të lobby-ve, por edhe sepse shtresat e popullsisë më me ndikim mund t’i lejojnë vetes luksin të presin zgjedhjet e ardhëshme, për t’u besuar atyre pakënaqësitë e tyre politike. Megjithatë, gjithënjë e më shpesh, kabinat zgjedhore nuk arrijnë të jenë në gjëndje të shërbejnë si valvola të shfryrjes së dufit të pritjeve të pambajtura parasysh nga politika.

Në Kili shkëndija që i vuri flakën çrregullimeve në njërin ndër Vendet më të pasura e më të qëndrueshme të Amerikës Latine, qe një shtesë prej 3 % të çmimit të biletave të metropolitanës, të vendosur nga Sebastian Pinera. N’atë çast njerëzit u grumbulluan nëpër sheshe për të protestuar edhe kundër pensioneve të pamjaftueshme dhe vlerës së lartë të shërbimeve të bazës, si shëndetësia dhe telefonët. Manifestuesit ndezën edhe zjarre në disa rrugë. Dëshpërimi i shpirtërave arriti kulmin kur qeveria vuri në përdorim ushtrinë me paisje kundër kryengritjes, në një Vend me një histori të gjatë diktature ushtarake mbas shpine si Kili.

Një vit më parë, lëvizjet e jelek verdhëve në Francë arritën të paralizojnë pothuajse krejtësisht Parisin e, megjithëse vala e protestave në një shkallë të gjërë është sosur, reforma e ardhëshme e pensioneve dhe përvjetori i revoltave rrezikojnë të bëjnë të shpërthejë përsëri pakënaqësia. Në Spanjë verdikti i fundit i Gjykatës së lartë për t’u dhënë dënime të gjata me burg drejtuesve katalanë që kishin shpallur referendumin për pavarësinë më 2017 dhe kishin bërë kërkesën për ndarje, ka shkaktuar protesta masive që ndërlikojnë votimet e kësaj fund jave, nga të cilat është frika të mos dalë një fitues i qartë.

Ndërkaq në cepin tjetër të botës, protestat vazhdojnë pa pushim në Hong Kong për të njëzetedytën javë rrjesht, duke mbjellë pështjellim e shqetësim në qëndrat e pushtetit të njërës nga ekonomitë kryesore globale. Nga të gjitha protestat në zhvillim sot, pikërisht ato të Hong Kongut duket se përfaqësojnë rrezikun më të vogël për qeverinë e tyre dhe – tërthoras – për Pekinin, i cili i lejon vetes luksin të presë me qetësi fundin e kundështivet.

Prej këtej vjen pyetja themelore: në këto ditë pakënaqësie të përhapur e zhgënjimi politik, a mbetet ende demokracia forma më e mirë e qeverisjes për të parë në t’ardhmen? Nëse demokracia ka lulëzuar në dhjetëvjeçarët e fundit, kjo ka qënë e mundur në sajë të ndihmesës gjithënjë e më të madhe të  qytetarëve në prodhimtarinë ekonomike (një nga pasojat kryesore të dorës së dytë të globalizimit), që ka ndihmuar dhe zgjeruar pjesëmarrjen e tyre në proçeset politike. Por sot globalizimi është në tërheqje dhe teknologjia ka filluar të zëvendësojë fuqinë puntore e do të vazhdojë t’a bëjë për shumë vite që vijnë.

Është një çështje mbi të cilën duhet të vazhdojmë të pyesim veten, edhe se është ende shumë shpejt për të thënë se ditët më të mira të demokracisë tashmë ndodhen mbrapa shpatullave tona. Dhe globalizimi ka shënuar suksese tepër të rëndësishme për t’a parë të dënuar në një theqafje pa shpresë. Kur mblidhen gjithë këto probleme strukturore në një ekonomi globale në fazë ngadalësimi, bëhet akoma më e vështirë për qeveritë të kënaqë kërkesat e ligjëshme të qytetarëve të tyre për vitet e ardhëshme. Nëse ka diçka që bashkon mbarë botën më 2019, është zemërimi kundër qeverive: kjo duhet t’i bëjë të mendojnë seriozisht sa qeveritë ashtu edhe popujt, që sot ngrihen për t’i kundështuar.

 

“Corriere della Sera”, 10 nëndor 2019        E përktheu Eugjen Merlika

Koha dhe hapësira…. (Algjebra dhe gjeometria e yjeve…) – Nga AGRON SHABANI

 

Koha dhe hapësira janë të sakta, por të pakufijshme ose infinitive. Shkenctarët ose ekspertët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të astronomisë (astrofizikës), fizikës teorike, fizikës, kimisë ose biologjisë stelare ose astronomike, të sistemëve të ndryshme diellore (stelare) ose intergalaktike dhe kështu me radhë, janë të bindur mbi prezencën ose ekzistencën e jetës dhe civilizimëve të ndryshme intelegjente ose superintelegjente në gjithësinë (universin) ose galaksinë tonë, ku sistemët ose civilizimët e ndryshme jashtëtokësore ose ekzointelegjente, ndoshta mund të jenë një mijë, njëqind mijë ose një milion herë, më të zhvilluara dhe më të avansuara ose sofistikuara, se sa sistemi ose civilizimi intelegjent në globin ose planetin tonë.
Se këndejmi, sipas hipotezave ose teorive të ndryshme të gravitetit (gravitacionit), kuantitetit, magnetitetit, kohezionit, relativitetit, singularitetit etj., “mbretëria e posaçme” e kohës dhe hapësirës në gjithësinë (universin) ose galaksinë tonë, ndodhèt e ngritur ose krijuar dikund para 13. 8 miliard vitève. Ndèrkaq, 2/3 e gjithësisë ose galaksisë tonè thuhet se janë të mbështjellura ose mbuluara nga materia e errët ose materia e zezë të përkthyer në antimaterie e cila siç dihet, akoma është e panjohur ose e pazbuluar (e paeksploruar) për shkencën dhe teknikën.
Kjo lë të nënkuptohen edhe tezat, hipotezat ose teoritë e ndryshme shkencore ose konspirative sipas të të cilave: Jeta e mundshme intelegjente së bashku me zhvillimin, qenien, materien, prezencen ose ekzistencen eventuale tè jetès intelegjente në planetët ose galaksitë tjera, ndoshta janë të ngritura dhe përbëra nga një formë, strukturë (subtancë) dhe materie tjetër, të panjohura deri me sot për shkencën dhe civilizimin tonë. Gjegjësisht, nga antimateria. Alienët ose jashtëtokësorët, ndoshta ecin (vijnë) ose levizin drejt nesh ose planetës sonë me formulat ose shpejtësinë marramendëse të errësirës ose antimateries plus (+) shpejtèsinè e dritès na katror ose kub? Kush e di?!
Shpejtësia e dritës është 299.792.485 km/h, lartësia e dritës është 100 kilometra, dielli është largë nga toka 149.6O milion kilometra, për të arritur në tokë, dritës së diellit i nevojitë afro 8 minuta, 1 vit drite nënkupton 9 bilion ose 9 miliard kilometra.
Toka ose Planeta jonë ndodhët në zonën më të përshtatshme ose habitable të sistemit tonë diellor ku nuk ështe as shumë nxehtë si në Afërditë (Venerë) ku temperaturat arrijnë edhe në 5OO gradë celzius dhe as shumë ftohtë ni në Uran, Neptun, Saturn ose Jupiter. Jupiteri dhe Saturni janë planetët më të mëdha në sistemin tonë diellor të cilët me fuqinë e tyre centrifugale ose gravitative, i mbrojnë Tokën dhe planetët tjera nga sulmet ose goditjet masive të meteroidëve, asteroidëve, kometëve, planetèvve nomade dhe trupave tjera qiellore, interstelare ose galaktike.
Se këndejmi, me qindra mijëra galaksi, me miliarda yje ose sisteme diellore, interstelare ose galaktike, me biliarda planete etj…Ky është kosmosi ose universi për të cilin Nikolla Teslla dikur u shpreh dikur se është i saktë, por i pafund. Për të shtuar se :”një mendim ose studim i thellë shkencorë ose metodologjikë, jo vetëm tokën ose planetin tonë, por mund t’i vëjë në levizje edhe planetët dhe sistemet tjera interstelare ose galaktike.
Ndryshe nga kjo, në pamundësi të vazhdueshme ose sistematike për të parë, kuptuar dhe vështruar së i tërë ky univers i mrekullueshëm dhe i pafund së bashku me jetën tonë në tokë, nuk janë ngritur dhe krijuar rastësisht, na duken argumenti më i fuqishëm dhe kryesorë për të shpresuar dhe besuar se nuk jemi vetëm në gjithësinë ose universin e pafund.
Ndonëse, planetiin tonè sè bashku me yjet dhe galaksitè e panumërta në qiellin ose horizontin (universin) e pafund , sipas teorive ose hipotezave të ndryshme kuantive, konspirative ose hipotetike, ndoshta i mbron nga rrezet gama ose ultraviolete si dhe nga kolizionet ose përplasjet e ndryshme, pikërisht materia e errët ose materia e zezë për shkak të sasisë dhe gravitacionit të saj elektromagnetik etj. Dy të tretat (2/3) e gjithësisë ose universit tonë, ndodhën të përbëra nga materia e errët ose materia e zezë. Aty janë edhe “black hol’s” ose “schwarze lochs” (vrimat e zeza) gjithandej gjithësisë dhe galaksisë sone që vazhdojnë të paraqesin një enigmë ose dilemë të madhe për astrofizikën dhe shkencat tjera në këtë drejtim.
Ndaj, ku dhe kur kanë filluar koha dhe hapësira, gjithashtu ndodhën në agjendën e studimëve, analizave dhe hulumtimëve të njohura shkencore ose metofologjike. Kjo për faktin se pa fillim nuk ka ka fund ose mbarim, pa fund (mbarim) nuk ka fillim, pa shpëbërje, nuk ka ribërje ose përbërje etj.

Pak “fantazi shkencore”!

Alienët ose jashtëtokësorë (ufot) sipas ufologëve ose hulumtuesve të tjerë të sistemëve ose civilizimëve tjera intelegjente ose superintelegjente në galaksinë ose universin tonë, thuhet se atëbotë i kishin detyruar amerikanët t’i ndërprisnin luftërat ose bombardimet e tyre masive në Kore dhe Vietnam për shkak të asaj se disa herë kishin qenë të sulmuar dhe paralajmëruar nga “ufotë” ose “alienët e përsosur” dhe superintelegjent që u kishin shkaktuar humbje dhe avari të thellë marinës detare dhe asaj ajrore të SHBA-s në disa raste! (Thonè kèshtu ufologèt)
Ndërkohë që edhe gjatë etapave ose periudhave të mdryshme fluide dhe dramatike të ish “luftës së ftohtë ” dhe përplasjeve ose konfrontimëve të ndryshke bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit (BRSS-SHBA etj): Roli dhe misioni i “ufove” ose”alienëve” thuhët të këtë qenë krucial ose ambivalent.
Sidoqoftë, për t’i njohur ose kuptuar më mirë procesët ose fenomenët e ndryshme kosmike, planetare, interstelare ose intergalaktive, përveç ligjëve ose teorive të njohura të termodinamikës, akustikës, statikës, magnetikës, fizikës, astrofizikës etj. Duhet njohur, lëxuar, deshifruar (detektuar) dhe kuptuar edhe algjebrën dhe gjeometrinë e yjeve së bashku me renditjen ose konstelacionin e tyre në gjithësinë (hapësirën) ose universin e pafund.
“Bota ose planeti ynë, është Institucion mendorë ose intelegjent i gjithësisë ose universit tonë. “, do thoshte dikur Göetheja.
Ndaj, kush është “gjeniu” ose “arkitekti kryesorë i gjithësisë ose universit tonë? Kjo është dilema.

“Mini Shengeni” ballkanik është dalje në det e Serbisë përmes Shqipërisë – Nga Aurel Dasareti*

 

Sipas Artit Luftarak, qasja më e mirë për veprim në luftën kundër kundërshtarit të dobët (siç është Shqipëria në raport me Serbinë), është të marrësh një shtet paprekur. Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive. Prandaj, nuk befasohem për “Shengenin” e binjakëve serbomëdhenj Rama-Vuçiç.

***

Mënyra se si e shoh unë

Shqiptarët i meritojnë politik-bërësit që i kanë, përndryshe përveç tjerash nuk do të lejonin asnjë këlysh të trajtojë atdheun tonë të përbashkët si me qenë pronë private e tij. Ky gënjeshtar kronik e i pabesë që punon të shtyj Shqipërinë nën Serbo-sllavi, e bën këtë sepse nuk mërzitet për reagimet e plogështa të shqiptarëve servil, apo “idiotë të dobishëm” që në trojet tona të sakatuara i kemi me tepricë.

***

Pushtimi serb i Shqipërisë – zgjati nga nëntori 1912 deri në 25 tetor 1913. Serbia synonte të dilte në det, gjë që e konsideronte si një operacion strategjik. Trupat serbo-çetnike pushtuan të gjitha pjesët veriore të Shqipërisë përveç Shkodrës. Pra, pjesën më të madhe të Shqipërisë kontinentale dhe pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar të Adriatikut, duke formuar “Rrethin e Durrësit”.

Të gjitha shtetet fqinje akoma kanë, në një masë më të madhe ose më të vogël, pretendime në zonat me popullsi shqiptarësh autokton. Pretendimet e Serbisë, përveç të ashtuquajturave “Serbia e vjetër” d.m.th. Sanxhaku, Maqedonia, Kosova, përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme londineze së bashku me bregdetin e saj Adriatik, sidomos portin e Durrësit, që i mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë detare me gjithë botën, fuqizimin masiv të saj. Serbia përherë ka thirrur “të drejtat historike” për të justifikuar këto pretendime.

Planet për dalje në det të Serbisë përmes Shqipërisë kanë qenë të pranishme me shekuj në politikën serbe (dhe nuk do të vdesin kurrë). Argumentet për to u paraqitën nga politikanë, historianë, priftërinj sllavo-ortodoks, ushtarakë dhe intelektualë serbë, me parullën:

“Për t`i krijuar Atdheut tonë (Serbisë) dalje në detin Adriatik!”.

Jovan Cvijic (1865-1927), gjeograf serb. President i Akademisë Mbretërore Serbe dhe Rektori i Universitetit të Beogradit propagandonte se me vendimet e Kongresit të Berlinit, “Serbia është një vend i rrethuar” dhe kinse serbët janë “njerëz të burgosur”, dhe se Serbia patjetër të dalë në det për të fituar pavarësinë. Në ndjekjen e kësaj politike, ai pis-milet në vitet 1912-1913 mbrojti të “drejtën” e Serbisë për okupimin e pjesës veriore të Shqipërisë:

„Për shkak të pavarësisë së saj ekonomike, Serbia duhet (patjetër) të ketë hyrje në detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit Arban (shqiptar): qoftë duke pushtuar territorin qoftë duke fituar të drejta ekonomike dhe komunikuese në atë zonë. Kjo do të thotë, pra, marrjes të një zone që me të vërtetë nga aspekti etnografik është e huaj, por të tillë që patjetër të merret (përvetësohet) për interesa veçanërisht të rëndësishme ekonomike, pikërisht për shkak të nevojës jetësore“.

***

I kuptoj pushtuesit gjakatarë, por jo disa megaloman shakaxhinj shqipfolës, të cilët shprehin një miratim dhe mirënjohje të përzemërta për  “Mini-Shengenin” ballkanik. Që faktikisht do të rezultonte me:

Rilindjen e “Rrethit të Durrësit”, daljen në det të Serbisë. Vetëvrasjen e Albani-së, zhdukjen e Dardanisë dhe gjithë shqiptarisë. 

***

Arti i luftërave

Teoria ushtarake bazohet shkencërisht në mbledhjen dhe analizimin e njohurive për përdorimin e forcës ushtarake për të shpjeguar dhe kuptuar luftën, dhe se si lufta mund të ndihmojë në arritjen e objektivave të përgjithshme politike në një mënyrë efikase dhe të përshtatshme. Teoria ushtarake është një fushë e gjerë studimi që përfshin analizën e luftës, natyrën e luftës, sistemin ushtarak dhe shoqërinë, organizimin, vendosjen, mbështetjen dhe udhëheqjen e forcave të armatosura, strategjinë ushtarake, operacionet dhe taktikat. Teoria ushtarake fiton njohuri dhe mbivendoset me lëndë të tilla si psikologjia e sjelljes, shkenca politike, sociologjia dhe ekonomia.

Filozofi Grek Heraklit (500 vjet p.e.s) deklaroi se lufta është burimi i të gjitha gjërave. Ka të ngjarë që lufta, në një masë më të madhe se çdo faktor tjetër i vetëm, ka ndihmuar në formimin e regjimeve dhe shteteve, ka shkaktuar krijimin dhe shkatërrimin e regjimeve dhe shteteve, dhe ka qenë një nxitje për përparime madhështore teknologjike. Marrja e njohurive në teorinë ushtarake është gjithashtu një burim i rëndësishëm si për të kuptuar historinë, për rritjen dhe rënien e regjimeve dhe shteteve dhe për mënyrën sesi shteti në kohën tonë mund të ruajë më së miri interesat e tij të sigurisë në kohë paqeje.

Përpjekjet e para për të sistematizuar njohuritë e luftës me qëllimin për të fituar atë luftën tjetër, i gjejmë në Kinë, disa qindra vjet para epokës sonë. “Arti i Luftërave”, nga një autor kinez, u përkthye për herë të parë në një gjuhë evropiane në fillim të shekullit të 18-të dhe që prej asaj kohe ka qenë i arritshëm dhe i ndikuar nga mendimtarët ushtarakë. Theksi është vendosur në manovrat e luftës dhe befasi. Shpejtësia është thelbi në të gjitha luftërat. Bëhet fjalë për përfitimin e mungesës së gatishmërisë së armikut, avancimin atje ku ai e pret më pak dhe goditjen, aty ku ai është më pak i përgatitur.

Ideali është fitorja pa gjakderdhje. Qasja më e mirë e veprimit është të marrësh një shtet paprekur. Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive (saktësisht si me zbulimin e “Mini-Shengenit” ballkanik).

Aty gjithashtu theksohet kompleksiteti i luftës (grup sendesh, dukurish të lidhura-përbëra në mënyrë të ndërlikuar) dhe mungesa e parashikueshmërisë për shkak të natyrës së saj të bashkëveprimit midis dy aktorëve. Prandaj arti i luftërave nuk është subjekt i rregullave të sakta.

Në “Artin e Luftës” gjejmë formulimin e parë të parimit të Shërbimit Ushtarak: Një organizatë e ngritur nga qeveria, e financuar dhe e pajisur nga qytetarët. Lidhur ngushtë me shërbimin ushtarak është kërkesa për monopolin e shtetit për luftë dhe dhunë. Luftërat nuk duhet të zhvillohen nga “persona privatë”, nga fisnikët ose nga “kontraktuesit e luftës”. Fitoret eventuale të një lufte duhet të bien mbi shtetin; pra, i takojnë ose i përkasin shtetit e jo individëve (sidomos jo “gjeneralëve” teneqexhinj, samarxhinj me shkollë fillore të Kosovës, që tani thirren për t`u intervistuar në Hagë). Luftërat nuk duhet të jenë në vartësi të logjikës politike të shteteve dhe sistemeve shtetërore, as logjikës komerciale të tregjeve, as trillimeve (tekave), mundësive ose nevojave të individëve.

***

Serbët-rusët kanë blerë tashmë shumë prona të paligjshme, sidomos banesa në bregdetin tonë. Kur prindërit shqipfolës me një çmim prej 300-400 euro i shesin vajzat e tyre si skllevër seksi te pleqtë serb, pse të mos i shesin edhe tokat tona?!

Se kush e si e qysh e sa i mrekullueshëm dhe miqësor ndaj nesh është “populli qiellor” i vetëshpallur serb, dhe çka ishte dhe kush do të jetë “Jugosllavia e Re” e dinë më mirë vetëm shqiptarët e ish Jugosllavisë që 100 vjet u masakruan nga çetnikët.

Akoma nuk kemi mësuar asgjë nga historia, prandaj mund të na përsëritet nëse nuk zgjohemi menjëherë dhe të reagojmë së bashku. Nuk e marrim me seriozitet sepse nuk e kuptojmë ideologjinë e pavdekshme naziste ekspansioniste të Serbisë, domethënë institucionalizimin (“sekret”) të kërkesave për zgjerimin e mëtejshëm të kufirit të shtetit të tyre. Qoftë me “korrigjim të kufirit”…

(1912) Përshëndetje nga bregdeti serb (Durrësi), poster i propagandës serbe.

***

Kriminelët pas timonit – Anija fundoset

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Rrënjët e thella të Prontomafisë – Nga Xhafer Shatri

 

Partia Demokratike, të cilës shumë më tepër i shkon emri Partia e Cubave të Kosovës (PCK), që në themelimin e saj është konceptuar si Organizatë kriminale; qëllimi i së cilës ishte marrja e pushtetit me çdo kusht e pa zgjedhur mjete dhe jo mirëqeverisja e Kosovën, por sundimi i saj.

Praktikat e këtij sundimi tashmë janë të njohura gjithandej dhe të ndëshkuara në zgjedhjet e fundit.

Krahas strukturës organizative legale, pra të dukshsme, PCK e ka prej vitesh edhe një strukturë tjetër të fshehtë, të përbërë nga 150 “poverenikë” të përzgjedhur, të cilët janë të infiltruar në çdo cep, mjedis dhe institucion të Kosovës. Rroga minimale për çdonjërin prej këtyre jeniçerëve është së paku 1000 euro në muaj.

Detyrat e këtij batalioni të fshehtë janë: krijimi i një opinioni të favorshëm për PCP-në, demonizimi i kundërshtarëve politikë dhe sidomos diagnostifikimi i gjendjes në terren. Falë këtij reparti shikist, Kreu i Prontomafisë e dinte prej kohësh se zgjedhjet e 6 tetorit janë fundi i pushtetit të saj.

Për këtë arsye strategjia e Prontomafisë në këto zgjedhje ishte që t’i evitojë me çdo kusht rezultatet katastrofike. Prandaj u përdorën të gjitha format; strajcat me euro, shantazhi, vjedhja etj., për ta evituar zezonën. Rasti i Runikut, ku u vodhën, në pikë të ditës, 400 fletëvotime është vetëm maja e Aisbergut.

Falë kësaj veprimtarie antikushtetuese Partia e Cubave të Kosovës arrijti që të mos lejojë që humbja në zgjedhje të kthehet në përmbysje.

Në këtë vijë ishte keqadministrimi i qëllimshëm i zgjedhjeve, në mënyrë që të relativizohet fitorja bindëse e Lëvizjes Vetëvendosje…

Apo edhe vendimi i sotëm i PZAP-it, i cili ka për qëllim futjen me çdo kusht në Kuvend të bishtave të Prontomafisë dhe pengimin e krijimit të shpejtë e pa kushtëzime të Qeverisë së re.

Fundi i Shtetit! Ku e gjen guximin Ardian Dvorani? – Nga Ermal Mulosmani

 

Dje Presidenti i Republikës dekretoi anëtaren e radhës së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin. Vetëm para dy ditësh Kuvendi miratoi me 105 vota dy anëtare të tjera të saj, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Përpara një muaji Presidenti kishte emëruar edhe Besnik Muçin dhe gjithçka në pamje të parë duket në rrjedhën më normale të mundshme, palët që emërojnë anëtarët e Gjykatës së re po shfaqin një vullnet të lavdërueshëm për t’iu përgjigjur në kohë vullnetit ndërkombëtar por edhe opinionit publik për një emërim sa më të shpejtë dhe zhbllokim të punës së Gjykatës themelore në funksionimin normal të shtetit.

Presidenti i Republikës ka konflikt interesi me Gjykatën Kushtetuese, kjo është një gjë fare e qartë. Sapo të ngrihet kjo Gjykatë, çështja më e ndjeshme dhe e shpejtë që do të gjykojë do të jetë: “A e ka shkelur  Kushtetutën e Shqipërisë Presidenti i Republikës  dhe a vlen vendimi i Parlamentit për shkarkimin e tij”. Nisur nga kjo premisë, emërimi i anëtarëve të kësaj Gjykate nga Ilir Meta paraqet konflikt të pastër interesi. Atëherë çfarë bëhet në këto raste? Si t’ia heqim mundësinë Ilir Metës për të emëruar anëtarët e preferuar të Kushtetutës?!

Fare thjesht, duke e shkelur Kushtetutën!

Atij i çojmë dy lista me nga tre kandidatë, secilët nga kandidaturat e dërguara të preferuar të maxhorancës dhe ai të zgjedhë kë të dojë. Ia çojmë të dyja listat së bashku, në të njëjtën ditë dhe presim se çfarë do të bëjë. Kushtetuta thotë krejt të kundërtën:

Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Në të vërtetë Ilir Meta e emëroi anëtarin e parë të Gjykatës vetëm 6 ditë pasi lista me tre kandidatë i mbërriti në zyrën e tij. Besnik Muçi u emërua me 16 Tetor 2019 ndërkohë që lista mbërriti me 10 Tetor duke përgënjeshtruar kështu opinionin që Presdienti do ta sabotojë emërimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse ai kishte 30 ditë në dispozicion mori vetëm 6 prej tyre.

Tashmë ishte radha e Parlamentit të miratonte anëtarin e radhës. Nëse Parlamenti do të zgjidhte kandidatin e radhës, atëherë, lista që do të mbërrinte te Presdienti do të rishqyrtohej pasi do hiqej anëtari i sapozgjedhur nga Parlamenti. Ky fakt çonte ujë në burimin e Presidentit pasi do të përfshihej në listën e re Marsida Xhaferllari, e renditura e katërta. Atëherë si t’ia bëjmë që të mos e lëmë Presidentin të zgjedhë?

Në këtë moment futet Ardian Dvorani, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi militant që nuk pyet për Kushtetutë. Me dorën e tij ai i dërgon në të njëjtën ditë, pra me 10 Tetor 2016, Presidentit të Republikës, dy lista me nga 3 anëtarë prej nga ky i fundit do të zgjidhte dy anëtarët e tij. Ndërkohë, Parlamentit i dërgon po dy lista me nga tre kandidatë por të distancuar në kohë, me datën 14 Tetor. Pra 4 ditë më vonë. Ishte llogaritur që sapo afati 30 ditor i Presidentit të mbyllet(data 10 Nëntor), Parlamenti mblidhet me urgjencë dhe zgjedh kandidaturat e tij. A thua nuk mund ta bënte këtë punë nga data 14 Tetor deri me 10 Nëntor. Ishte një lojë diabolike!

Presidenti u vu përpara faktit: Nëse do i zgjidhte të dy anëtarët e Gjykatës menjëherë, do i thoshin po vazhdon shkeljet e Kushtetutës, nëse zgjedh vetëm njërin,(siç thotë Kushtetuta), atëherë, me mbarimin e afatit 30 ditor do ia bënin fakt emërimin e Arta Vorpsit që automatikisht merr emërimin nga mosshprehja e Presidentit.

Dhe ashtu u bë. Të nesërmen e mbarimit të afatit të Presdientit u mblodh me urgjencë Parlamenti dhe emëroi jo  një siç thotë Kushtetuta por dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese! Pra e shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën, për këtë nuk ka nevojë të jesh jurist ta kuptosh, mjafton të lexosh ligjin kushtetues 76/2016, nenin 179 pika 2 të tij. Kjo shkelje e Kushtetutës u bë me bekimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që vrapuan ta përgëzonin vendimin e Parlamentit.

Është e qartë që vendimi i Parlamentit ishte nxitur nga këto dy institucione madhore për fatet e Shqipërisë. Kushtetuta në këtë rast është një copë letër e panevojshme. Sejmenët e pushtetit në studio televizive filluan të bënin avokatinë e shkeljes së Kushtetutës me po të njëjtin zell që kanë bërë mbrojtjen e saj. Ilir Meta duhej vizatuar si armiku i Gjykatës Kushtetuese, i Reformës në Drejtësi, delja e zezë e Amerikës dhe përparimit të Shqipërisë.

Kjo mënyrë zgjedhjeje, në shkelje të hapur të Kushtetutës, me bekimin e Amerikës dhe Bashkimit Evropian është një paralajmërim i qartë i asaj çfarë do të ndodhë më pas. Sipas gjitha gjasave, Presidenti i Republikës do të shkarkohet nga kjo Gjykatë. Më në fund, Edi Rama do t’i ketë të gjitha pushtetet, pa asnjë kufizim.

Me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kjo ka rëndësi të thuhet. Pas kësaj jo Astirianët e ngratë por edhe çdo shqiptar duhet të matet mirë kur të flasë për Kryeministrin. Ai është i lidhur me ata lart, ku pyet Ai për ne tokësorët…/ Gazeta Express/

KARSHILLËK (turq.) DËSHMORËSH EDHE NË VITIN 2019 – Nga SAIMIR LOLJA

 

Vetëm dëshmorët që kanë firmën e sllavo-komunizmit janë “dëshmorë të çlirimit”?

Vetëm dëshmorët që kanë firmën e sllavo-komunizmit janë dëshmorët për Shqipërinë?

Për shembull, rreshteri Mujo Ulqinaku dhe shumë të tjerë ushtarë e xhandarë shqiptarë janë vrarë në luftimet kundër ushtrisë italiane më 7-11 Prill 1939. Italianët humbët 80 ushtarë; janë vrarë edhe shqiptarë duke luftuar kundër tyre.

A ka patur dëshmorë të tjerë shqiptarë që janë vrarë duke luftuar pushtuesin gjatë shekullit XX? Sepse ka patur shqiptarë që janë vrarë duke luftuar ushtritë jugosllave apo greke pas vitit 1912 dhe atë italiane në Vlonë më 1920. Edhe francezët, edhe austriakët, edhe serbët, edhe grekët, edhe italianët nuk hynë me lejen shqiptare para dhe gjate Luftës së Parë Botërore.

Po ata shqiptarë që në shekullin XX janë vrarë duke luftuar pushtuesin jugosllav dhe grek në trojet e pushtuara matanë kufijve shtetërorë të tanishëm?

SHENGENI BALLKANIK–KËRCËNIM NDAJ INTERESAVE KOMBËTARE – Nga Frank Shkreli

 

Jemi në vigjilje të 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.  Është kjo ditë e Nëntorit që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kryesisht pranohet nga të gjithë si e tillë: një ditë që kujton gëzim kur Shqipëria pas më shumë se 500-vjetësh u bë e pavarur.  Na bën të mendojmë gjithashtu edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet sot Shqipëria dhe Shqiptarët dhe më në fund na jep shpresa guximtare se shqiptari do të merret vesh me shqiptarin, me dorë në zemër, dhe në bashkpunim me njëri tjetrin, për përvjetore më të mira të pavarësisë së shqiptarëve në të ardhmen.

 

Nëntori solli pavarësinë për Shqipërinë, por fatkeqsisht Nëntori për Shqiptarët njihet gjithashtu edhe si muaji i datave jo aq të famëshme komuniste: e revolucionit bolshevik rus me 7 nëntor dhe dita e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, me ndihmën e pa kursyer të sllavo-komunistëve jugosllavë, si dhe data të tjera të këtij lloji.  Javën që kaloi, Nentorit iu shtua edhe një datë tjetër që mund të jetë aq fatëkeqe për shqiptarët, një datë që mund të ketë të njëjtat pasoja të dëmshme për Kombin shqiptar, ashtu siç kanë pasur datat e lartpërmendura.  Kryeministri i Shqipërisë, Z. Rama, Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Z. Zaev dhe dhe protagonisti kryesor i i kësaj nisme anti-shqiptare, Presidenti serb, Z. Vuçiq njoftuan të ashtuquajturin shëngen ballkanik, sipas tyre, “për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave,” ndërkohë që Kosova refuzoi të merrte pjesë, duke shkaktuar një përçarje të atyre që, natyrshëm, duhej të ishin interesat e përbashkëta kombëtare të shqiptarëve, pra të Shqipërisë dhe të Kosovës, për një nisëm të tillë.  Në vend që të kemi një integrim më të madh midis shqiptarëve të dy shteteve tona shqiptare, Kryeministri i Shqipërisë duket se preferon një integrim më të madh me sllavët e jugut, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mos marrë parasyshë interesat dhe vullentin e Kosovës, në veçanti.

 

Udhëheqsit politikë dhe shoqëria e Kosovës, në përgjithësi, kanë reaguar ashpër ndaj kësaj iniciative të Beogradit dhe janë shprehur kundër, në përmasa dërmuese.  Kombi shqiptar nuk kishte nevojë, për një nismë të tillë e cila shkaktoi një valë tjetër përçarjesh në gjirin e tij, në këtë moment të historisë së vet.  Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës që do të harmonizonin forcat më të shëndosha të Kombit, jo vetëm anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe në diasporë dhe jo për udhëheqës që hapin plagë të reja në vargun e tragjedive të rrethanave tepër të vështira historike për shqiptarët.  Ndërmarrje të tilla siç është “shengeni ballkanik” me miratimin e Beogradit – dhe me mbeshtjen e heshtur të Moskës – nuk bëjnë asgjë tjetër veçse prekin palcin më të brishtë të bërthamës së shqiptarizmit.  Kjo nismë është e ngutëshme dhe në kohë të gabuar, përsa u përket e interesave shqiptare.  Kryeministri shqiptar duhet të heq dorë nga kjo nismë ose të distancohet, ashtu siç bëri edhe Mali i Zi.  Nuk mund të ketë një shëngen të tillë, pa njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në një nismë të tillë, megjithse e gjithë kjo ide më duket absurde.  Kjo është një kurthë e Serbisë me qëllim të rritjes së influencës ruse në Ballkanin perëndimor.

 

Zgjidhja e problemeve me të cilat përballen sot shqiptarët dhe fqinjtë e tyre nuk është gjendur kurrë, ekskluzivisht, në Beograd dhe as nuk zgjidhen ato sfida pa pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve në Ballkan!   Mos njohja e Kosovës si shtet nga Serbia, i thotë ndal shengenit ballkanik!   Merru vesh me vëllain tënd më së pari, Z. Kryeministër.  Anulloje ose të pakën shtyje takimin e radhës së trojkës së “shengenit ballkanik” të 21 nëntorit në Durrës.  Sidomos përballë propagandës së përditshme ndërkombëtare serbe kundër Republikës së Kosovës edhe në nivel ndërkombëtar.  Mediat serbe njoftojnë se në takimin e djeshëm në Paris me Presidentin e Francës Macron dhe me Presidentin e Kosovës, Thaçi, Vuçiqi u mburr me fushatën e Serbisë kundër Kosovës duke thënë se edhe 10-shtete të tjera po presin të marrin vendimin për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, si rezultat i fushatës serbe kundër Kosovës.  Ky po kërkon integrim të llojit “shengen” në Ballkan dhe kryeministri Rama i beson këtij?

 

  1. Kryeministër, të lutem mos i shto kalendarit të muajit të Nëntorit edhe një datë tjetër fatzezë për Kombin shqiptar, atë të themelimit të “shengenit ballkanik”, duke ndarë dhe përçarë edhe njëherë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova kërkojnë dhe presin prej teje dhe prej udhëheqësve të tjerë shqiptarë – anë e mbanë trojeve shqiptare — ndihmë për bashkimin e forcave në radhhët e shqiptarëve, e jo për përçarjen e tyre. Është një zë ky i dy shteteve tona që përcjellë porositë e dëshmorve të Kombit të të gjitha kohërave, e sidomos të atyre heronjve të ditëve tona që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.  Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, përcjellin sot edhe zërin e të parëve që lanë trashëgimi gjuhën traditat dhe zakonet, në bazë të cilave ruhet emri Shqiptar anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në botë.   Është një zë, që i thotë ndal kësaj nisme — ai i vajit të nënave dhe të motrave të cilave u janë shterrur tanimë lotët duke qajtë mbi mijëra varre të renëve në luftën e fundit në Kosovë dhe gjatë gjithë historisë.

 

Shqipëria dhe Kosova presin prej jush që në vigjilje të Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë, t’i drejtoni njëri tjetrit –shqiptari-shqiptarit — në Tiranë dhe në Prishtinë –një ftesë dhe një urim për bashkim dhe jo për përçarje midis shqiptarëve, si më poshtë:

 

“E vërtetë lum vëlla, që atdheu ynë i vogël po vjen duke u përplasur me rryma vigane ngjarjesh që, jo vetëm, veprimtaria jonë e ka shumë zor t’i përballi, por edhe mendja me shumë vështirsi mund t’i kuptojë.  Eja këtu afër meje.  Kemi qëlluar të vegjël e kemi shumë nevojë të grumbullohemi bri për bri, që të mos lejojmë duhin të na përpijë ndër gjiret e veta të furishme.  Vetëm duke rreshtuar dërrasat e krahërorve tanë, mund t’ia ndalojmë hovin shkulmit të rrëmbyeshëm që do të zhgulë me kulm e me themel, jo vetëm trojet shqiptare, por edhe traditat që në to kanë lëshuar rrenjët jetike.  Eja të punojmë e të luftojmë së bashku kundër armikut të përbashkët.  Eja të ngadhnjejmë ose të vdesim së bashku…Premtoftë Perëndia që edhe sot të mblidhen të gjithë krerët e njohur shqiptarë –pa mungesën e asnjërit — me atë zemër e me ato mend që i zbardhën faqet fisit tonë në mbledhjen e Lezhës me 1444, të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 dhe të Vlorës, më 1912.  Çasti historik sot ka të njëjtën rëndësi.  Paçin edhe krerët e sotëm të fisit, të njëjtën zotësi!” (Autori i panjohur, botuar në “Albanie Libre”.)

 

Ishte kjo thirrja dhe urimi i një autori pa emër, me rastin e Ditës së Pavarësisë në vitin 1950, por aktuale edhe sot, ashtu siç ishte edhe gjatë shekullit të kaluar.  Shpresoj që këtë 28 Nëntor të Pavarësisë së Shqipërisë, përballë sprovave dhe sfidave me të cilat po përballet aktualisht Kombi Shqiptar, që në radhët e udhëheqësve të sotëm shqiptarë, të mbizotërojë ndjenja e thjeshtë e interesit kombëtar, e mjaftueshme për të shpërndarë këto re të zeza që po kërcënojnë horizontin e trojeve shqiptare.  Nuk mund të ketë “shengen ballkanik” pa paqë të vërtetë në Ballkan, sidomos midis shqiptarëve dhe serbëve, pa reciprocitet dhe pa njohje dypalëshe midis Serbisë dhe Kosovës.  Nuk mund të ketë integrim ballkanik me një paqë të brishtë midis dy vendeve, një paqe që vazhdimisht po kërcënohet nga armatimi i Serbisë nga Rusia dhe nga përpjekjet e Moskës për të influencuar politikën dhe ekonominë e vendeve të Ballkanit Perendimor, qoftë edhe nepërmjet “shengenit ballkanik”.  Nuk luhet me interesat kombëtare, në këtë mënyrë!  Vetëm paqa e vërtetë midis dy popujve dhe demokracia, sigurojnë jo vetëm përparimin ekonomik dhe politik kombëtar, por edhe sigurinë rajonale që, eventualisht, edhe mund të çojë në një integrim më të madh, sidomos ekonomik, të vendeve të Ballkanit, por eventualisht, në kuadër të integrimit të vërtetë, politik, ekonomik  dhe ushtarak të tyre, në organizmat euro-atlantike dhe të sigurisë afatgjatë që ofron një integrim i tillë i vërtetë për vendet anëtare.

A po i delegon Shqipëria sovranitet Serbisë? – Nga SHABAN MURATI

Gjëra të çuditshme po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Në datën 10 nëntor presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas minisamitit trepalësh në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe me kryeministrin e Shqipërisë, njoftoi se do të shkonte në Paris dhe do të takonte presidentin francez Makron për t’i kërkuar mbështetje për projektin e tij të “zonës së përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore” dhe deklaroi tekstualisht: “Me lejen e Ramës dhe të Zaevit, unë do t’i kërkoj Makronit gjërat, që për ata të dy janë të rëndësishme, dhe gjithashtu çfarë është e rëndësishme për mua dhe do t’i kërkoj mbështetje për këtë projekt”.

Është e habitshme në kufijtë e skandalit që kryeministri i Shqipërisë ka ngarkuar dhe i ka dhënë mandat presidentit të Serbisë t’i paraqesë presidentit të Francës çështjet dhe kërkesat e rëndësishme për Shqipërinë. Është e habitëshme për disa arsye:

Së pari, që presidenti i Serbisë do t’i flasë presidentit të Francës në emër të Shqipërisë. Një tagër, që nuk ia ka dhënë as Kushtetuta e Shqipërisë dhe as parlamenti i Shqipërisë.

Së dyti, Shqipëria është shtet i pavarur, që ka marrëdhënie diplomatike me Francën që nga viti 1945, që kanë ambasada në kryeqytetet e tyre respektive dhe që çdo vit shkëmbejnë vizita zyrtarësh të lartë në kryeqytetet përkatëse dhe marrin pjesë në forumet e larta europiane, atlantike e rajonale, ku krerët e shteteve dhe të qeverive kanë rastin të takohen rregullisht çdo vit.

Së treti, Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s, dhe në bazë të nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s të dy shtetet tona janë të detyruar të luftojnë për njeri-tjetrin në rast sulmi nga një palë e tretë, përshembull nga Rusia. Befas Shqipëria, shtet anëtar i NATO-s, për t’i transmetuar presidentit të Francës çështjet e rëndësishme të anëtarit të NATO-s me emrin Shqipëri, i jep mandat presidentit të një shteti si Serbia, e cila e ka të ndaluar me ligj hyrjen në NATO, dhe e cila çdo vit celebron një ditë zyrtare anti NATO.

Së katërti, presidenti i Serbisë me mandatin zyrtar, që i ka dhënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut për t’i përfaqësuar te presidenti francez, përuron dhe sanksionon rolin e tij si lider i bllokut të ri ekonomiko-politik, të sapo krijuar në Novi Sad, me emrin “zona e përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore”.

Ajo, që është për të vënë duart në kokë, është fakti që presidenti i Serbisë nuk po shkonte për vizitë dypalëshe në Francë, por për të marrë pjesë në “Forumin e Paqes” të organizuar në 11-13 nëntor në Paris, ku është ftuar edhe Shqipëria, dhe merr pjesë presidenti i Republikës, Ilir Meta. Është lehtë të imagjinohet habia e presidentit francez, kur dëgjon që kërkesat e Shqipërisë qeveria e Shqipërisë i ka ngarkuar presidentit të Serbisë t’ia paraqesë atij, në një kohë që në Paris po atë ditë ndodhet presidenti i Shqipërisë.

Na vjen apo nuk na vjen mirë ta pranojmë, Serbia me këtë mandat shqiptar përfaqësimi shfaqet me një rol të ri të protektorit të Shqipërisë, të cilin vetë qeveria shqiptare e ka autorizuar të bëjë tratativa me kryetarë shtetesh të huaja për çështje të rëndësishme të Shqipërisë. Me apo pa dëshirë qeveria e Shqipërisë i ka deleguar Serbisë sovranitet në një fushë jetike dhe për një atribut jetik të shtetit shqiptar, siç është politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pra menjëherë pas minisamitit të dytë në Ohër të bllokut të ri ekonomiko-politik ballkaniko-perëndimor të udhëhequr nga Serbia, shfaqet asimetria e funksionimit të këtij blloku, i cili meqë është nismë dhe projekt i presidentit të Serbisë, do të drejtohet nga Beogradi dhe nga Vuçiçi si lider rajonal. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që kanë pranuar rolin e vasalit, do të kënaqen duke patur nga një aheng diplomatik serb në Durrës apo në Ohër. Burime të MPJ të Shqipërisë thonë se edhe draftet e dokumenteve të minisamiteve i përgatit dhe i paraqet diplomacia serbe. Serbia pritet të udhëheqë bllokun e ri ballkaniko-perëndimor jo vetëm për çështjet e këtij blloku, por edhe në arenën ndërkombëtare, për çështje që u takojnë individualisht dy shteteve të tjera anëtare.

Në këtë mënyrë, menjëherë pas dalldive falso të firmosjes së dokumenteve themeluese të mikrosamitit ballkaniko-perëndimor, Shqipëria po hyn në rrugën e humbjes së sovranitetit. A është ky sinjali i vetëm i rrokullisjes së sovranitetit dhe pavarësisë politike të shtetit? JO.

Në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi se Serbia do të hapë së shpejti një pikëkalim kufitar të integruar me Maqedoninë Veriut, dhe njoftoi gjithashtu se pikëkalime të tilla kufitare të integruara Serbia do të ndërtojë edhe me Shqipërinë dhe me Bosnjë-Hercegovinën. Kam pritur me ankth disa muaj që njëra apo tjetra zyrë e lartë shtetërore në Tiranë të sqaronte apo të përgënjeshtronte njoftimin e kryeministres së Serbisë për ndërtimin e pikëkalimit të përbashkët të integruar kufitar midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk pipëtiu kush. Kam pyetur autoritete diplomatike shqiptare lidhur me këtë njoftim bombë, por ata nuk kishin asnjë dijeni se çfarë po ndodh në tunelin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.

Njoftimin e krijimit të pikës së përbashkët kufitare të integruar midis Serbisë dhe Shqipërisë e dha kryeministrja e Serbisë dhe jo ndonjë tabloid apo portal trotuaresh. Kjo do të thotë që kryeministrja e Serbisë ka dalë me një njoftim zyrtar pasi janë zhvilluar tratativa për çështjen në nivelet më të larta me qeverinë e Shqipërisë. A e din kryeministrja e Serbisë se midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk ka kufij të përbashkët dhe se është absurde të flasësh për pika kalimi të përbashkëta të integruara midis dy shteteve jokufitare? A e din kryeministrja e Serbisë se midis Serbisë dhe Shqipërisë shtrihet një shtet tjetër që quhet Kosovë, dhe i cili ka kufij shtetërorë me Serbinë? Natyrisht i di, por ajo nuk po shprehte opinione për kufijtë, por po jepte njoftimin zyrtar se Serbia do të ndërtojë pikëkalimi të përbashkët të integruar kufitar me Shqipërinë.

Dikush nga nivelet më të larta të Shqipërisë duhet t’i ketë ofruar qeverisë serbe gatishmërinë për të ndërtuar pika kalimi kufitar të integruara midis Shqipërisë dhe Serbisë, përderisa ajo del publikisht dhe e njofton si fakt të kryer se do të ndërtohen, dhe përderisa Tirana zyrtare nuk e përgënjeshtron për muaj me radhë. Nuk përbën habi që kryeministrja nacionaliste e Serbisë nuk i njeh kufijtë shtetërorë të Kosovës me Serbinë dhe as shtetin e pavarur të Kosovës, dhe i ngul kufijtë shtetërorë të Serbisë në kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Çështja qëndron te guximi i saj që të shpallë ndërtimin nga Serbia dhe Shqipëria të pikave të kalimit kufitar të integruara midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe qeveria e Shqipërisë të heshtë dhe as të mos sqarojë popullin dhe kombin se si është e vërteta, pa le më të protestojë, që është një folje që nuk e njohin rajatë. Në mungesë të reagimit të gjatë disamujor të qeverisë së Shqipërisë dhe kur ajo me vetëmohim internacionalist po futet në një bllok ekonomiko-politik të ri ballkaniko-perëndimor nën udhëheqjen e Serbisë, natyrshëm lind dyshimi se cedime të prapaskenshme mund t’i jenë bërë qeverisë serbe lidhur me statusin e kufijve shtetërorë. Nëse marrim të mirëqenë njoftimin e kryeministres serbe, kjo do të thotë që i është deleguar Serbisë e drejta e kufirit shtetëror me Shqipërinë dhe është fshirë kufiri shtetëror i Kosovës me Shqipërinë dhe me Serbinë, dhe është fshirë edhe vetë Kosova si shtet i pavarur.

Nëse i shtohet këtyre provave të dhimbshme edhe mjerimi që Tirana po hyn në një bllok të ri ekonomiko-politik nën udhëheqjen e Serbisë, në një kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe po lufton ta zhbëjë atë, atëherë konturohet një situatë tragjike e humbjes graduale të sovranitetit të shtetit shqiptar dhe të kombit shqiptar. Ndaj veproi me përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare Kosova, që refuzoi të bashkohej me këtë bllok serb, që sanksionon statusin e saj kolonial si provincë e Serbisë.

Deri tani të gjitha organizatat rajonale të krijuara në Ballkan pas shembjes së komunizmit, që nga SEECP e deri te “Ballkan 6” e “Procesi i Berlinit”, kanë patur si bosht lidhjen e vendeve të rajonit me integrimin europian dhe anëtarësimin në BE. Blloku i ri i krijuar nga Serbia nuk ka asnjë lidhje me integrimin europian, por është alternativa serbe dhe ruse si kundërvënie ndaj integrimit europian. Është rruga e hegjemonisë serbe në bllokun e ri. Ndaj entuziazmi i presidentit serb shkon në kulme euforike si në 10 nëntor, kur ai shpall që “nuk ka asgjë më të mirë të krijuar në Ballkan në 30 vitet e fundit se sa mini Shengeni”, duke zhvleftësuar me lapsin nacionalist serb si shembjen e komunizmit, ashtu dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO të vendeve të rajonit. Qëllimet e këtij blloku të ri ekonomiko-politik të Serbisë i përkufizon saktë presidentja e Këshillit të Dhomave të Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, ekspertja e ekonomisë, Danela Arsovska, kur deklaron: ”Nën pretekstin se asosiacioni ekonomik është i rëndësishëm po përkrahet një izolim i ri, ku Beogradi do të udhëheqë Shkupin dhe Tiranën. Për Serbinë ne kemi një pozicion të shkëlqyer gjeostrategjik dhe është e rëndësishme për Serbinë të ketë hyrje në Greqi dhe në portet shqiptare. Projekti është hyrje në një sistem të mbyllur të tre shteteve, në vend që të integrohen në BE. Sikur ne nuk ishim mjaftueshëm të izoluar në një geto të Ballkanit Perëndimor, dhe tani ne do të izolojmë vetveten në një format edhe më të vogël “mini Shengen”. Një mini Shengen për Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, është një ide që duhet hedhur poshtë para se të lindë”.

Një nga efektet e para të këtij blloku të ri ekonomiko-politik të udhëhequr nga Serbia është humbja graduale e sovranitetit të dy shteteve pjesëmarrëse. Është e kuptueshme për Maqedoninë e Veriut, e cila që në aktin themelor të krijimit të saj në referendumin për pavarësinë në shtator 1991 ka votuar që të bashkohet në të ardhmen me një aleancë të shteteve jugosllave dhe e ka bazën ligjore të bashkimit në një bllok të ri ish-jugosllav të udhëhequr nga Serbia. Por ç’punë ka Shqipëria me një aleancë të shteteve jugosllave apo me “rikrijimin e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”, sikurse e ka pohuar vetë presidenti serb Vuçiç në deklaratën e tij të famshme të 6 prillit 2017 në mediat amerikane sapo u zgjodh president? Po qeveria e Shqipërisë çfarë baze ligjore ka që po futet në një bllok ekonomiko-politik të udhëhequr nga Serbia dhe që po i delegon Serbisë sovranitet në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë? Ka qenë një kohë që Shqipëria ishte vasale e Serbisë në vitet 1944-1948, siç ka qenë një kohë që ishte vasale e Rusisë në vitet 1948-1961, dhe Tito e Hrushovi flitnin në arenën ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.

Tekstet shkollore na thonë se ajo kohë ka perënduar dhe ka mbetur pas krahëve, sepse Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s. Por befas shohim në vitin 2019 që presidenti i Serbisë i deleguar nga qeveria e Shqipërisë do t’i flasë presidentit të Francës në emër të Shqipërisë. Është një situatë tragjike, ku aq shumë përshtaten vargjet e mikut tim të shquar dhe poetit nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, Xhevahir Spahiu: “Qaj moj Shqipëri, ulëri moj e gjorë!”.

Don Kishoti i Tiranës ia ofron Shqipërinë Serbisë! – Nga Gani Mehmetaj

Është hera e dytë brenda tetëdhjetë vjetësh që zyrtarët shqiptarë bëjnë përpjekje ta fusin Shqipërinë në Serbi. Një herë ishte Enver Hoxha ai që e luti Josip Broz Titon ta pranonte Shqipërinë në Jugosllavi, përkatësisht në Serbi  të zgjeruar, por rrethanat ndërkombëtare e penguan këtë krim. Herën e dytë ishte Edi Rama, ai që shkoi jo një herë, por katër herë në Beograd, Novi Sad, Nish e së fundi në Ohër që ta luste Vuçiqin ta pranonte Shqipërinë në Serbi. E tërhoqën zvarrë edhe sllavin e Maqedonisë Zaevin. A do ta pengoj dikush krimin për herë të dytë, apo këtu do të vuloset fati i kombit tonë?  Edhe kur Enver Hoxha donte ta shkrinte Shqipërinë në Serbi, edhe kur nipi i tij Edi Rama po përpiqet ta bënte të njëjtën gjë, e shpërfillen Dardaninë, madje shkelen mbi interesat e bashkëkombësve të tyre, duke mos ua pranuar asnjë pavarësi vendimmarrje a përfaqësimi. Për ta Dardania nuk ishte fare, Dardania u del para sysh kur duan të shesin përralla patriotike për budallenj.

Enver Hoxha kur ia kërkoi Titos bashkimin me Jugosllavinë shkeli mbi gjakun e 50.000 shqiptarëve të vrarë nga ushtria e policia e Josip Broz Titos. Edi Ram shkeli mbi gjakun e 12.000 shqiptarëve të vrarë nga ushtria e policia e Milosheviqit dhe trashëgimtarit të tij- Vuçqit, ashtu sikurse nuk i përfilli as 20.000 gra të përdhunuara. Edhe në kohën e Enverit zyrtarët shqiptarë nuk reaguan, nacionalistët e kreu i intelektualëve shqiptarë e paguan me kokë kundërshtimin e tyre. Reagimi i shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë kësaj herë, kam përshtypjen ( qofsha i gabuara) është i flashkët, ndërsa në kohën kur Enver Hoxha po e mbërthente shtetin në diktaturë, intelektualët shqiptarë reaguan më me vendosmëri. Dikur shkrimtari i madh Mitrush Kuteli, që ishte më i vendosuri kundër shkrirjes së Shqipërisë në Serbi (Jugosllavi), gati e pagoi me kokë kundërshtimin e tij,  e varrosën të gjallë, ishte rastësia që e shpëtoi nga vdekja.

Sot kur takimet e kreu të shtetit shqiptar me kreun e shtetit serb për bashkimin shqiptaro-serb janë intensifikuar, Dardania, shteti i dytë shqiptar është në gjendje lufte me Serbinë. Rrjedhimisht  edhe shteti i parë shqiptar do të duhej të ishte në luftë me Serbinë. Por ndodh e kundërta, shteti i parë shqiptar po kalon muajin e mjaltit me Serbinë.

Është në rregull kjo diplomaci struci? Ç’ është ky nxitim i Don Kishotit të Tiranës, që t’i kthejë rrjedhat shoqërore prapa? Kush qëndron pas tij? Lobi i fuqishëm serb në Tiranë? Rusët e ri fuqizuar në shtetin shqiptar? Kush është Sanço Panço e kush Dylqinja e Tobozës në këtë mes, sepse me Don Kishotin gjithnjë janë Sanço Panço, Rosinanti dhe një gomar mbi gomar. Do të shkriheshim gazit me Don Kishotin e Tiranës që i do aq shumë serbët , ashtu sikurse shkrihemi gazit sa herë e lexojmë Doni Kishotin e Servantesin , sikur Don Kishoti i Tiranës të mos bëhej i rrezikshëm për shtetin shqiptar, sikur të mos bëhej i pamëshirshëm për interesat strategjike të shtetit të Dardanisë.

Por ne i kemi fajet. I dha hapësirë e mundësi veprimi Don Kishotit të rrezikshëm nga Tirana kasta jonë shtetërore diletante, e paarsimuara dhe e paaftë, me dosje kriminale. I dhanë hapësirë zyrtarët qyqarë, që Don Kishoti nga Tirana i ka në grusht, herë tallet me ta, herë i fyen, herë i kërcënon e pështyn.

Kështu, shteti ynë i pa kokë  ia çeli rrugën diplomacisë së papërgjegjshme shqiptare që të na përfaqësoj pa na pyetur dhe pa i përfillur  interesat tona. I dhamë hapësirë kryeministrit që e bëri Shqipërinë vazale të Turqisë, që e bëri jugun poligon për shovinistët e tërbuar grekë, që e bëri rrëmujë shtetin shqiptar, që e shkëputi Shqipërinë nga Evropa.

A qëndron prapa kryeministrit të papërgjegjshëm edhe shteti shqiptar? Apo ai e ka uzurpuar shtetin shqiptar?  Kush e pengon presidentin të reagoj ndaj një veprimi si të kohës së Enverit? Kush e pengon opozitën shqiptare të jetë më e zëshme kundër shkrirjes së Shqipërisë në Serbi? Pse nuk organizojnë demonstrata masive në Shqipëri e në Dardani për të mbrojtur interesat kombëtare.

Nga SHBA: Nji mësim thelbësor i demokracisë liberale – Nga SAMI REPISHTI, PHD*

 

Sot, zyrtarët publikë mbrojnë Republikën Amerikane! Ky asht nji shembull  i shkëlqyeshëm i patriotizmit të vërtetë! Diplomatët e Departamentit të Shtetit marrin udhëheqjen e kësaj lëvizjeje rezistence. Presidenti Trump ka vendos me quejt “deep state” (nji shtet i padukshëm) si nji “kabala” antidemokratike dhe ndjenjakeqe e andrrave të tija në gjumin e përçartë.

Asgja nuk ashtë ma larg nga e vërteta. Aksioni i të gjithë atyne që flasin hapun mbi të vërtetën, ashtu si e kanë përjetue ata e jo për kënaqësinë “maniakale” të Presidentit, janë nji koleksion zyrtarësh të naltë publikë dhe patriotë- diplomatë të karrierës, shkencëtarë, zyrtarë të shërbimeve informative e të tjerë- që korrupsionit dhe administratës korruptuese i kanë thanë me guxim nji “JO” të vendosun, i janë përgjigj detyrës së tyne qytetare me mbrojtë interesat jo të nji udhëheqësi të veçantë, por interesave të përgjithshme të popullit dhe republikes amerikane.

Ambasadorët Fiona Hill dhe Marie Jovanovich, diplomati Michael McKinley, koloneli Alexander Windman, ambasadori William B. Taylor dhe tani se fundi ambasadori Gordon D.Sondland, si dhe “the whistle-blower”, personi që zbuloi i pari të vërteten dhe justifikoi hetimin dhe akuzën për nji “Impeachment Inquiry” (hetime për akuzën)- që kur këta persona konstatuen se ka diçka të dyshimtë, ata folën haptas për publikun. Amerikanët kanë nji shprehje kardinale: “Talk Truth to the Power, with no Fear or Favor!” (Fol të drejtën para pushtetarëve, pa frikë ose favorizim!).

Pikësynimi i tyne nuk ka qenë me rrëzue Presidentin Trump nga pushteti presidencial, të nxitun nga shpërdorimet e Presidentit. Shembulli i tyne na tregon se ata që refuzojnë me qëndrue në heshtje para impulseve ma të këqija të Presidentit cilësohen si heronj dhe meritojnë mirënjohjen publike. Kongresisti Adam Schiff, që kryeson hetimet, përshëndetet nga masat si “a current american hero” (nji hero amerikan i ditëve tona). Për hir të ruejtjes së kombit amerikan nga rreziqet e jashtme dhe të brendshme, i bahet thirrje publikut amerikan që patriotë të tjerë të dalin publikisht dhe të shkatërrojnë konspiracionin e heshtjes zyrtare, si dhe të nji segmenti të Partisë Republikane të grumbulluem për rreth Presidentit. Opinioni publik amerikan ndjek me vëmendje zhvillimin e procedurave të Dhomës së Përfaqësuesve, që përgatit me kujdes dhe respekt për Kushtetutën, frymën dhe shkrimin e saj, artikujt e akuzës publike për aktet joligjore dhe shkeljen e Kushtetutës amerikane nga Presidenti.

Më 30 tetor 2019, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Zonja Nancy Pelosi, paraqiti solemnisht dhe publikisht akuzën kundër veprimeve të Presidentit Trump- akuzë e njohun si “Impeachment inquiry”. “Akuza” u aprovue me shumicë votash, 234 pro dhe 186 kundër. Hetimet që vijojnë do të drejtohen nga kongresisti Adam Schiff, kryetar i Komisionit për çështje të “intelligences” (zbulimit).

Bota akademike amerikane asht përfshi në diskutimet dhe dialogun e ashpër dhe të hapun me këtë rast të jashtëzakonshëm. Nji nga shkrimet që ka trajtue në nivel të nalt akademik “problemin” e krijuem nga Presidenti, ashte shkrimi editorial në “New York Times” (10 tetor 2019, f.A 27): “Dhe tani jemi në krizë kushtetuese”, i nënshkruem nga profesor Noah Feldman, pedagog i së Drejtës Kushtetuese (Harward Univ.) dhe ekspert i problemeve kushtetuese.

Paraqesim këtu të përkthyem në gjuhën shqipe disertacionin e tij.

Na mendojmë se nji lexim i kujdesshëm i këtij shkrimi asht nji përvojë ndërtuese dhe nji orientim drejtues për të gjithë; sidomos për kuadrot e edukuese, ai ashtë udhërrëfyes. (SR).

DHE TANI JEMI NË KRIZË KUSHTETUESE

Noah Feldman*

“Me dy degët e pushtetit, në nji përplasje kokë më kokë, kryetari i Gjykatës Supreme ka mundësi që të ndërhyjë”. (Noah Feldman).

Për të parën herë, që nga data kur Presidenti Richard Nixon refuzoi me dorëzue kasetat magnetofonike të Shtëpisë së Bardhë, SHBA-të përballohen me nji krizë kushtetuese reale.

Sigurisht, Donald Trump tashma ka krijue nji krizë kushtetuese në Présidencë, me abuzim të pushtetit që gëzon nga zyra e tij, me qenë se ka ushtrue presion mbi nji qeveri të huej, me kërkesën që ajo qeveri të fillojë hetimet rreth veprimtarisë së rivalit tij politik, Joseph (Joe) Biden. Por ky akt i vetëm nuk mund të përcaktohet si nji krizë kushtetuese, sepse Kushtetuta parashikon nji përgjigje kur asht rasti i abuzimit të pushtetit të zyrës: impeachment (akuzë).

Tashti që Presidenti Trump ka lajmërue – me anë të nji letre të firmueme nga avokati i tij, Pat Cipollone- se ai (Presidenti) nuk do të bashkëpunojë në asnji mënyrë me hetimet për “impeachment” që kanë fillue në Dhomën e Përfaqësuesve, na nuk kemi vetëm nji krizë të Presidencës. Këtu kemi të bajmë me nji thyemje të strukturës themelore të qeverisë sipas Kushtetutës. Dhe asht ky fakt, që na sjell në nji krizë kushtetuese.

Nji krizë kushtetuese ekziston kur plotësohen dy kondita:

E para, na përballohemi me nji situatë, për të cilën Kushtetuta nuk parashikon nji përgjigje të qartë dhe definitive për këtë problem të qeverisjes.

E dyta, aktorët politikë, konflikti i të cilëve krijon problemin, duket se po avancojnë kushtet e tyne të veprimit deri në pikën e fundit.

Kambëngulja e Presidentit Trump për mosbashkëpunim me Dhomën e Përfaqësuesve në hetimin e “impeachment” (akuzës) u përshtatet këtyne dy konditave. E para, Kushtetuta nuk na tregon se çfarë do të ngjasë nëse Dhoma përpiqet me ushtrue pushtetin e saj kushtetues për mbikëqyrjen në hetimin e Presidentit dhe vetë Presidenti refuzon plotësisht autoritetin kushtetues të Dhomës. Kongresi ka autoritet me kërkue që Presidenti t’i bindet rregullores, por nuk ka autoritet me dërgue Policinë në Shtëpinë e Bardhë me zbatue urdhnin e saj (subpoena) (nën kërcënimin e dënimit).

Mund të themi se sipas Kushtetutës, Dhoma e Përfaqësuesve mund të justifikojë akuzën kundër Presidentit me faktin se ai refuzon me bashkëpunue në “impeachment inquiry”(hetimet mbi akuzën). Prapëseprapë, si duket z. Trump llogarit se nuk asht aq e thjeshtë apo e kënaqshme për Dhomën me vazhdue rrugën për “akuzën” pa nji hetim të fakteve. “Abuzimi” i nji Presidenti, që refuzon me marrë pjesë në hetimin e akuzës, asht pak a shumë nji “meta-impeachment” (përtej përkufizimit të akuzës). Sepse i jep mundësi z. Trump me argumentue se “akuza” asht jo e ligjshme, me qenë se nuk asht mbështet mbi nji hetim.

Kjo na sjell te pika e dytë, d.m.th se asnjeni nga dy aktorët kryesorë nuk asht i prirun me u tërheq. E vetmja ndërmarrje që mbetet për Dhomën asht me kalue nji rezolutë, që autorizon formalisht “hetimin e akuzës” (impeachment inquiry)- nji qëndrim që nuk asht marrë ma parë dhe që këshilltari legal i Shtëpisë së Bardhë e përshkruente në letrën e tij si nji arsye me konsiderue hetimin e tanishëm “i pashembullt”. (Shënim: Kjo rezolutë u votue më 30 tetor 2019,SR). Kalimi i nji rezolute të këtillë mund të jetë nji ide e mirë për Dhomën e Përfaqësuesve. Por nuk do të cilësohej si nji taktikë tërheqjeje.

Letra e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, megjithatë jep sinjalet e forta që konfirmojnë se z. Trump nuk mund të fillojë bashkëpunimin, edhe në qoftë se Dhoma kalon nji rezolutë me autorizue hetimin e akuzës. Letra paraqet nji numër argumentesh të pavarura, se akuza e tanishme asht jokushtetuese dhe e paligjshme dhe se ky gjykim vlen, supozohet, dhe aktivizohet edhe nëse Dhoma kalon nji rezolutë, e cila autorizon hetimin e akuzës.

Le të thèmi se z. Trump nuk ndryshon qëndrim; atëherë jemi dëshmitarë të nji ballafaqimi të plotë në mes të Dhomës dhe Presidentit, pa asnji zgjidhje të mundshme të situatës.

Kur dy degët e qeverisjes janë ngurrëzue në pozitat e tyne, ka gjithmonë mundësi që dega e tretë e qeverisjes të ndërhyjë, me qëllim që të ndihmojë zgjidhjen. Në këtë rast kemi të bajmë me gjykatore dhe Gjykata Supreme asht logjikisht kandidati i preferuem për këtë rol. Të gjetun para nji situate ku refuzimi presidencial nuk pranon me zbatue “subpoenas”. Dhoma ka mundësi me kërkue përmbarimin gjyqësor të “subpoenas”. Si nji problem i së drejtës kushtetuese të zakonshme, ka pak dyshim se argumentet e Dhomës para Gjykatës do të ishin shumë ma të forta se cilido argument i paraqitun nga këshilltari legal i Presidentit, z. Cipollone, në letrën e tij. Nga pikëpamja e doktrinës kushtetuese, asht në pozita të stabilizueme dhe Kongresi mund të dërgojë “subpoena” për çdo vendim legjislativ të vlefshëm. Kushtetuta i jep Dhomës të drejtën me akuzue. Nji “hetim i akuzës” asht, për këtë arsye, nji iniciativë e vlefshme për qëllimin që synon sipas Kushtetutës- dhe “subpoena”-t që rrjedhin nga procesi i “akuzës” duhet të zbatohen nga gjykatat.

Presidenti ka mundësi të ushtrojë “executive privilege” (privilegj ekzekutiv që gëzon si shef i shtetit SR.) në rastet e dokumenteve të veçanta dhe konfidenciale. Reklamime të tilla për privilègje mund të analizohen nga gjykatat në bazë të precedentëve kushtetues që ekzistojnë. Nuk ka precedentë në doktrinën kushtetuese, megjithatë, që përkrah refuzimin e plotë të Presidentit me u bindë “subpoena”-ve, pavarësisht privilegjeve ekzekutive.

Akoma ma me randësi, letra e z. Cipollone paraqet Presidentin si gjykatës me përcaktue nëse hetimi konstitucional në rastin e nji “impeachment” (akuzë) asht kushtetues apo jo. Qartazi, nji qëndrim i këtillë nuk mund të jete i drejtë. Jo vetëm që ky qëndrim shkel parimin e ndamjes së pushtetit, por edhe nuk mund të vërë Presidentin si kontrollues përfundimtar të procesit të “impeachment”.

Tue pase parasysh dobësinë ekstreme të argumenteve të z. Trump, ka mundësi që gjykatat e ulëta e federale të marrin kahun e Dhomës. Me shkue në Gjykatën Supreme, megjithatë, asht gjithmonë si nji “lojë e fatit”. Katër anëtarët me prirje ma shumë liberale, pa dyshim që do të merrshin krahun e Dhomës. Nga katër anëtarët e tjerë, me prirje ma shumë konservatore, dy të tjerë që janë emnue nga z. Trump, do të viheshin në nji situatë të vështirë.

Po të marrim parasysh dobësinë e argumenteve të z. Trump, ka mundësi me parapa se ata do të merrshin nji qëndrim, se pushteti i degës gjyqësore duhet të abstenojë në rastin e nji konflikti në mes dy degëve të tjera të pushtetit – nji mënyrë me evitue marrjen e nji qëndrimi, që do të mundësonte efektivisht marrjen e nji qëndrimi, që do të ishte nji fitore për z. Trump.

Në nji situatë të tillë, balanca e forcave mbetet në duert e kryetarit të Gjykatës Supreme, z. John Roberts, i cili asht nji konservator judiciar, por mbi të gjitha kërkon mbrojtjen e Gjykatës nga paraqitja si organ partizan. Këtu problemi asht se nuk shihet asnji rrugëdalje tjetër për Gjykatën Supreme me zgjidhë krizën, pa lanë përshtypjen se po merret nji anim në këtë ballafaqim politik.

Çfarë mund të ndodhë? Nji vlerësim/ hamendje asht se kryetari i Gjykatës Supreme, z, John Roberts, i mbështetun me shpatulla për muri, do të ngrihet me mbrojt nji precedent judicial të qartë, i cili thotë se Gjykata do të zbatojë “subpoena”- t e vlefshme kongresiste.

Por nji vlerësim/hamendje e këtillë nuk asht nji siguri kushtetuese. Dhe, në nji krizë kushtetuese, nji siguri e këtillë asht ajo që ka nevoje sot Republika (amerikane).

*Autori asht qytetar amerikan, me kombësi shqiptare. Voton demokrat.

Sërish mbi rolin dhe misionin e elitës intelektuale dhe politike…. – Nga AGRON SHABANI

E kam (kemi) cekur shpesherë se filozofia, politologjia ose shkenca dhe kultura janë mendimi dhe obligimi superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vezhgues të zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike etj. Ndërkaq, politikanët ose liderët e ndryshëm institucional dhe funksional, mund të jenë (mosjenè) ndjekës, vëzhgues ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të një shteti ose kombi. Madje, edhe garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive etj.

Së kendejmi, liderët ose politikanët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, policore dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose “heronj” që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, konceptët, profesionin, karierën, popullin (kombin) dhe shtetin e tyre, por edhe anëtar të shtresave, qarqëve ose elitave të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një kombit apo të një shteti.
U mor vesh se kur zhduken shkenctarët, krijuesit, artistët, kulturologë, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të njohur shkencor, intelektual, kulturor, politik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes. Ndërkaq, nëse zhduket, vdes, largohet, suprimohet ose eliminohet një lider ose politikan i lartë, nuk është fundi i botës. Me rëndësi janë marëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e njohura në mes njerëzvve të pasur ose industrialistëve me elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.

Filozofia Politike:

Siç dihet, filozofia politike është degë ose një disiplinë e posaçme e filozofisë së përgjithshme e cila në forma dhe menyra të ndryshme abstrakte, skematike, strukturale, organike, evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike, paradigmatike dhe të tjera i ka për qëllim studimet dhe analizat e thella (të gjithëmbarshme) të ideve, konceptëve, teorive, formulimëve dhe argumentëve të njohura shkencore ose metodologjike me anë të të cilave ngritet, krijohet dhe formohet ose formulohet mendimi dhe nocioni i njohur shkencor ose politik mbi popullin (kombin) shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Ndërkaq, debatët, idetë, konceptët, tezat, antitezat, sintezat, formulat dhe teoritë e njohura rreth fjalës, nocionit, substratit, antinomit ose antonimit të njohur ‘politik’, ‘politikë’ ose ‘politike’: Me gjasë sikur paraqesin njëren prej sfidave dhe preokupimëve (provokimëve) me të rëndësishme ose kryesore në kuadrin e përgjithshëm të filozofisë politike dhe asaj analitike.
Ndonëse, në kontekstin ose dimenzionin e gjërë të fjalës, me nocionin e mesipërm ‘politike’ ose ‘ politikë’, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi (pushteti) politik së bashku me rendin kushtetetues ose juridik si dhe institucionet e njohura shtetërore, qeveritare ose politike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. Ndaj, mu për këtë shkak, të shumëta (shumëfishta) dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike.

Se këndejmi, filozofia politike dhe ajo analitike si praktikë e përgjithshme dhe teori, filllojnë të bëhen të rëndësishme, funksionale, aksionale dhe tepër valide mu në atë moment kur qeniet ose krijesat e njohura njerëzore ose qytetare, respektivisht, shoqëria e gjere njerëzore ose qytetare, fillojnë t´i përceptojnë, akceptojnë, konceptojnë dhe anticipojnë vetvetën dhe organizimin e tyre global, universal ose kolektivë si diçka të rëndësishme, të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike, rekonstruktive, funksionale, aksionale, impulsive, energjike, dinamike etj. Mbase si një diçka që ka (kanë) shpirtë, sens, intuitë, kuptim, logjikë, potencial, moral, motive, ideale, vizione, forcë ( fuqi) dhe enërgji të mjaftueshme kretative dhe pozitive për t´i levizuar dhe çuar gjërat përpara në kuptimin e njohur evolutivë, empirikë ose koherent të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. Dhe, jo si dikur kur njerëzit ose shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare, vazhdonin t´i ndjenin, përceptonin, konceptonin dhe definonin vetvetën ose organizminin e tyre individual dhe kolektivë në kontekste ose relacione të ndryshme mesjetare, klasike dhe të tjera. Përkatësisht, si pjesë, gjymtyrë, organe ose stacione të natyrshme, të palevizshme ose statistike të një “rendi” ose sistemi të pandryshuar natyrorë ose ordinarë.

Për me tepër ndërkaq, në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të trendëve, zhvillimëve, standardëve dhe procesëve të njohura hektike, furioze, turbulente, eklektike dhe tepër sfiduese ose dinamike në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit: Përveç të të ashtuquajtures forcës ose fuqisë së njohur dhe të garantuar ligjore, ekzekutive, organizative, institucionale, konstitucionale, fizike, organike ,gjeografike, historike, politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike etj. Shteti, qeveria, parlamenti ose institucionet e njohura të shtetit dhe shoqërisë, gjithnjë sipas filozofisë së lartëpërmendur politike dhe analitike, në radhë të parë janë në funksion të identifikimit, detektimit (deshifrimit), shquarjes, enkodimit, periodizimit, ravijezimit, konturimit, eksplorimit, performimit, konvencionalizimit, artikulimit, afirmimit dhe në fund-realizimit praktik dhe teorik të nevojave, kërkesave, aspiratave, interesave, idealeve dhe vizionëve të gjithëmbarshme individuale ose kolektive të njeriut, popullit (kombit),shtetit dhe shoqërisë. Të gjitha këto së bashku në funksion të organizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm (global ose universal) të shtetëve ose shoqerive të ndryshme përkatëse ose respektive. Duke e vërë theksin këtu në teorinë dhe praktikën e përgjithshme shkencore ose filozofike mbi organizimin dhe funksionimin e preferuar avangard dhe pozitivist të shtetit dhe shoqërisë së sotme njerëzore ose qytetare. Respektivisht, mekanizmave ose institucionëve të njohura shteterore, qeveritare, parlamentare, politike etj. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, sociofetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shoqatat ose organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike, gazetat (mediet) ose institucionet e njohura kulturore dhe informative dhe të tjera.
Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, me tepër do mund të quhej (definohej), konceptohej dhe përceptohej si syzim, bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim, amplifikim dhe unifikim (konvencionalizim) ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të sotme në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, arsimore, lulturore, industriale, teknologjike, tregtare, ekonomike etj. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave esenciale ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Përse ( pse) kjo ? Sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar përndryshe edhe si “feminizëm shkencor”, si ” fat i përgjithshëm” ( global ose kolektivë) , si manifest i ri shkencor, humanist dhe pozitivist, si inkarmin të përgjithshëm satisfaktivë dhe ataraksionist të njeriut si ‘cityoen’ ose ‘burgeros’ modern ose bashkëkohorë, si simbol dhe reaksion të logjikshëm dhe të ndërgjegjëshem ose racional-ndaj arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës e kështu me radhë: Filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqerinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, fluid, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik i zhvillimëve, procesëve, trendëve, standardëve, raportëve, marëdhëniëve, referimëve, interferimëve ose konstelacioneve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “tregun global” të vlerave, resursëve dhe kapitalit të njohur nacional dhe internacional etj.

Ndryshe nga kjo, bazat ose themelët e njohura të filozofisë së përgjithshme moderne ose bashkohore mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqërin(t)ë e sotme njerëzore ose qytetare, në të shumtën e rastëve ndodhën të ndërlidhura ose të ndërvarura me parimet, premisat ose principet e njohura etike, shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, me “ideologjinë e re” shkencore, kulturore, industriale, teknologjike, konjukturale, manufakturale, ekonomike etj., të paraqitura ose prezantuara në menyrë lucide dhe tepër suplementare ose akribike në kuader të veprës se njohur filozofike me titull ” Principia Etichae” të filozofit të shquar anglez (britanik ), D. Muhr etj. Pa i harruar këtu edhe veprat e njohura shkencore ose filozofike të njohura të Bertrand Raselit etj. Në instancë të fundit, filozofia e njohur politike ose analitike, jo rrallë ka njohur edhe ndajshtesa, parashtesa , ngjyra, simbole, mesazhe, piketa, etiketa ose epitete të ndryshme si ” Filozofia Linguistike”, “Filozofia Diskursive”, “Filozofia e Oksfordit”, “Filozofia e Kembrixhit”(Filozofia Britanike), “Filozofia Amerikane”, “Filozofia Gjermane”, ” Filozofia Franceze”, Filozofia Italiane etj.

Ndaj, çdo njohuri, ideal, vizion ose dituri e lartë mbi shtetin dhe shoqërinë, sipas filozofisë politike, lindin ose fillojnë nga dialogu dhe dyshimi. Për të përfunduar në bindje dhe besim të plotë individual dhe kolektivë. Duke i nënkuptuar këtu dialogun dhe dyshimin e paraqitur ose prezantuar atëbotë në menyrë lapidare dhe emblematike nga filozofët e lashtë grek. Për të vazhduar me konsenzusin dhe kompromisin e preferuar shtetëror, nacional dhe politik në mes strukturave, superstrukturave (elitave), prominecave ose par-exelencave të ndryshme politike, ekonomike, industriale, teknologjike, intelektuale, kulturore, shkencore ose akademike dhe kështu me radhë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe proviniencat ose remishencat e ndryshme konjukturale, nomenklaturale, manufaktuare etj.

Në anën tjetër ndërkaq, në prizmin e mesipërm shkencor ose filozofik të marëdhëniëve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, jo rrallë vlenë edhe maksima ose formula e njohur e Artur Schoppenhauerit dhe Tomas Kuhnit sipas të së së cilës ” ata që janë miq ose aleat me të gjithë, nuk janë miq as aleat të askujt.”. Për të mos thënë këtu, armiq me të gjithë!? Sidoqoftë, gjithnjë sipas filozofisë filotike, asnjëherë nuk është e tepërt ose inflatore, nëse flasim, mendojmë ose gjykojmë dy-tre herë për çështje dhe aspekte të larta shtetërore, nacionale, politike, historike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera. Kjo në radhë të parë pë faktin se të flasim, debatojmë, dialogojmë dhe mendojmë, kemi të drejtë gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të vendosim ose të nënshkruajmë, vetëm njëherë! Duke menduar në të të ashtuquajturin ” demarkacionin kufitar” të Kosovës me Malin e Zi, ” asociacionin e pavarur të komunave serbe ” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, revidimin ose korigjimin e kufinjve etj.

Do shtuar në vazhdim se marëdhëniet ose raportet e sotme botërore ose ndërkombtare, jo rrallë u ngjajnë marëdhënieve ose raporteve të njohura në mes dashurisë dhe urrejtjes. Për të mos thënë këtu atyre marëdhënieve ose raportëve të brishta martesore ose bashkëshortore ku pas çdo dite ose nate, çdo mengjes duhet ngritur ose krijuar marëdhënie ose raporte të reja për natën ose ditën tjetër martesore ose bashkëshortore. Ndaj, të njohësh dhe respektosh vetvetën tënde së bashku me të kaluarën ose historinë e përgjithshme të familjes, kombit dhe atdheut të tënd si dhe t´i nderosh dhe respektosh miqtë ose aleatët e njohur natyror dhe historik, ky është çelësi ose kjo është formula kryesore e filozofisë politike.

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme individuale dhe kolektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë jashtë ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk na duhen. Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial dhe kështu me radhë në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik.
Aty i kemi edhe ideologjinë ose kauzalitetin e lartë shtetror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik, gjeografik dhe kështu me radhë së bashku me besimin, intuitën, refleksionet (reflerktimet) ,parandjenjat, përjetimet dhe interpretimet e njohura gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, metafizike, transcendentale, teomaterialiste, antropologjike dhe të tjera të fenomenëve ose “dukurive të larta” natyrore ose mbinatyrore që kanë të bëjnë me kultizmin dhe okultizmin, gjegjësisht, me kultin e njohur të individit ose personalitetit dhe që kërkojnë studime, analiza, anamneza, ekzamiinime dhe elaborime të thella fetare, psikologjike, antropologjike, sociologjike, filozofike etj.

Detyra e një intelektuali ose kritiku dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, instotucionale, konstituciinale ose politike, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të pushtetit nga administrimi, të kulturës institucionale, konstitucionale ose politike nga qytetërimi, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ishin ose ekzistonin fare. Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar dhe glorifikuar shtetrore, nacionale ose politike nè përbërjen e se cilës premtimi i saj për lumturi, drejtèsi dhe barazi, mund të realizohet vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture nè kuptimin e gjërë tè fjalës.
Ndërkohë, varësia e saj nga rrethanat materiale të shoqërisë ekzistuese dhe të atyre të së kaluarës, ndikon në frustracionin ose negacionin e këtij realizimi. Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar (edhe egalitar) të kulturës shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj., do duhej të vendoseshin ose profilizohëshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike. Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës, do duhej t’i kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
Në këtë prizëm, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e shumtë, shkaqet, faktorët, indikatorët dhe predikatorët determinant ose paradigmatik të krizave ose fatkeqësive të ndryshme individuale dhe kolektive, i kanë gjetur dhe zbuluar të koncepti i arsyes instrumentale, iracionale dhe subjektive. ! Mbase, si armiq ose kujdèrshtar tè luminizmit i cili do duhej të përshtaste ose adaptonte njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Domethënë do duhej të ishte një proces çmitizues. Por, ai prodhoi të kundërtën e tij: një mitizim të ri , më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari, atë të arsyes instrumentale ose arsyes subjektive. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritik. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe politike” në raport me përthithjen e kulturës, reduktimin dhe monodimensionalitetin saj e cila shihet si rrjedhim ose ‘aneks’ i një administrimi negativ nga ana e autoritetit dhe totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së fitimit, me mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë së re industriale dhe teknologjike. Duke i përshtatur ose adaptuar në këtë kuader edhe format ose metodat e ndryshme të borgjezisë në momentet e “shkëlqimit” dhe luksit të saj më të madh. Ndërkohë që një politikë ose filozofi e tillë politike, bëri që shtetin, popullin (kombin) ose shoqërinë moderne ose bashkohore, t’ i vënte ose vendoste përballë një galimatiasi ose mish-mashi tè fragmentarizuar dhe determinuar pa asnjë lidhje politike, organike, sindikaliste, koherente ose empirike me njeri-tjetrin, ku populli (kombi) shtetit dhe pushteti ose autoritetët e shtetit, nuk mund të përceptohen dhe anticipohen si një tërësi unike, koherente dhe harmonike.
Ndaj, edhe rasti i politikës së njohur shqiptare ose kosovare, doli tè ishte një shembull ose “model” i keq, se si fetishizmi, nihilizmi, mazohizmi, hedonizmi, dogmatizmi dhe sektashizmi, cojnë në një degradim ose regresion të pëgjithshem ku populli ose qytetarët janë të programuar ose detyruar të pranojnë një politikë pa sens, pa takt, pa kuptim si dhe pa një zhvillim koherent, aparent dhe transparent. E cila në rastin konkret paraqet një “kohësi hapësinore dhe gjeopolitike” e cila i ngjason gjithëmonë tè njejtès ose identikes (vetvetès) dhe e cila kontribuon në mënyrë të “përsosur” në përforcimin e “status quo-së politike” si një fat tè paevitueshëm individual dhe kolektiv. Zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër në politikën moderne ose bashoohorr, është në të vërtetë recidiv, “revizion” ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar në tërësinë e tij.
Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar që qeveria ose pushteti i ri kosovar nën Albun Kurtin, t’i sherbejnë shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e tyre. Sidomos në kuptimin e institucionalizimit dhe rifaktorizmin ose ridefinimit të mendimit politik, shkencorë ose kritiko-metodologjik për t’u kthyer nè institucion ose instancë të lartë morale, intelektuale dhe profesionale. Dhe, jo në një mekanizem ose “institucion”që e redukton, prejudikon, determinon dhe e bën të mundur privatizmin, fosilizimin, instrumentalizimin, relativizimin dhe përthithjen ose shitjen e tyre si konsum politik ose vlerë shkëmbimi nëpërmes komerciializimit dhe privatizimit të vet vet shkemcës, kulturës dhe kritikës.
Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.

SHKRIMTARËT SHQIPTARË KËTA DISHEPUJ TË BRAKTISUR – Nga VASIL TABAKU

 

Qeveria godet VLERAT dhe ngre ANTIVLERAT me militante, nje qeveri e korruptuar me trafiqe droge dhe krimi.Inteligjiencia e vertete eshte e papune dhe e braktisur, e goditur dhe e neperkembur ne menyren me fyese dhe poshteruese. Demagogjia e Edi Rames eshte shendrruar ne menyre mbijetese e kesaj qeverie deshtake dhe neokomuniste…

Të lënë në hije, te papërfillur, të braktisur tërësisht, shkrimtarët shqiptarë, heshtin brenda madhështisë së tyre të pamatë, fisnikë, dinjitoz dhe stoikë…Ata nuk përfaqësohen në këtë vend nga asgjë serioze dhe gjithëpërfshirëse, nga ndonjë organizëm serioz apo instancë zyrtare…Ata janë lënë kështu për afro njëzet vjet të këtij tranzicioni pafund. Askush nuk interesohet apo tregon vëmëndje qoftë edhe minimale për këta korifej të mëndimit dhe letrave shqipë, për këta demiurgë madheështorë me shpirt te madh e të mrekullueshëm që cdo ditë flijohen pak e nga pak pëer Atdheun, për Cështjen Shqiptare, për të bukurën dhe artin, për letërsinë kombëtare…Ata ashtu të pafjalë, me një buzëqeshje proverbiale plotë dinjitet dhe mirësi njerzore, enden nëpër Tiranë dhe rrethe, ta pavlerësuar, të papërfillur dhe të lënë pasdore nga ca zyrtarë mediokër, cinikë, shpirtëzinjë dhe përbuzës të shkrimtarëve, këtyre gjigandëve të mëndimit dhe artit të fjalës që me librat e tyre, tentojnë t’i japin dritë shpirtit njerzor dhe të ngrenë në lartësitë e vlerave bashkëkohore letrat shqipe me të vetmen ambicje njerzore për të thënë se Shqipëria është pjesë e thesareve të Kulturës Botërore dhe ka kontribute të cmuara në vepra letrare që kalojnë kufijtë dhe shëndrrohen në vepra të vlerësuara maksimalisht dhe të përkthyera në dhjetra gjuhë të Botës… Një libër më shumë eshtë një pasuri e vërtetë dhe që nënkupton dritë, dashuri, kulturë dhe mëncuri, por padyyshim që u trishtova shumë…përurimet e librave në Tiranë por edhe kudo nëpër Shqipëri bëhen nëpër locale dhe reastorante, sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër, asnjë alternativë dhe asnjë interesim nga ana e Ministrisë së Kulturës si I vetmi istitucion përgjegjës për librin dhe shkrimtarët e lënë në harrëesë dhe të papërfillur.Në Shqipëri është më I përfillur një domateshitës apo gjithfarë tregëtarëucësh se një artistë, piktorë, skulptorë shkrimtarë , poetë dhe krijues arti.A do të ketë ndonjëherë sadopak interesim nga shteti dhe institucionet përkatëse për krijuesit?! A do të ket ambjente së paku dinjitoze për të përuruar veprat e shkrimtarëve shqiptarë? A do të ketë ndonjëherë në Shqipëri një vlerësim I merituar për shkrimtarët dhe krijuesit e artit në përgjithësi?!
Shkrimtarët shqiptarë që me disa qindarka në xhepat e zbrazët, ulen në kafene dhe meditojnë se…valllë a do të bëhët ndonjëherë ky vend? A do të eci përpara Shqipëria ? A do të ket dikur një vlerësim për mundin dhe punën e tyre prej galere…? Dhe në fund të fundit…a do të jenë ata të përfaqësuar diku dhe të ken dinjitet, vlera dhe nderimin e merituar…? Ndoshta. Dikur…Mbase, një ditë…Këta mjeshtra të fjalës dhe mendimit do të meritojnë atë që I mohohet padrejtësisht , ndërsa përballë tyre kapardisen kokoroshët shtetarë me kostume firmato dhe vetura luksoze…që në fund të fundit këtij vendi të mjeruar jo vetëm që nuk I dhanë asgjë por përkundrazi e kanë plackitur barbarisht gjer në dhimbje. Ndërsa ata Shkrimtarët me xhepat boshë dhe paga qesharake, apo edhe më keq të papunë…kalojnë para nesh me veprat e tyre madhore mbi shpinë si Hamejtë më të lavdishëm dhe më të shquar të Kombit me kontribute të cmuara qe do t’iu mbeten shekujve…