Në dy senaca plenare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen kornizë ushtarake me Turqinë.
Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kishe mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.
Sipas ligjit në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.
Sipas Qeverisë së Kosovës, marrëveshja me Turqinë parasheh bashkëpunim, ndër të tjera, në operacione paqeruajtëse, humanitare dhe kundër terrorizmit.
“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare kundër terrorizmit e të tjera”, tha ministri i Bujqësisë, Faton Peci, derisa e arsyetoi marrëveshjen në mungesë të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Dy prej marrëveshjeve ndërkombëtare nuk morën mbështetjen e nevojshme të deputetëve gjatë seancave plenare të 16 majit: Traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, si dhe Marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
Me përkrahjen e deputetëve nga partitë opozitare, u arrit miratimi, ndër të tjera, edhe i Ligjit për ratifikimin e “amendamentit 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.
Ligjvënësit mbështetën edhe marrëveshjen me me Bankën Evropiane për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj.
Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo marrëveshje arrin vlerën prej 20 milionë eurove.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi Ligjin për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e përkohshëm.
Deputetët miratuan edhe Ligjin për marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimit Evropian në atë që quhet Programi i tregut të vetëm.
Në seancën e 16 majit, u miratua edhe Marrëveshja ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim.
Subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovosës bëri të ditur më 15 maj se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm një ditë pasi kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Marrëveshjet ndërkombëtare arrijnë vlerën e 300 milionë eurove, ka thënë më herët ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Në seancën e së enjtes, që është vazhdim i asaj që është mbajtur më 2 maj, në rend dite ishte edhe votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit.
Me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, votimi u shty për një seancë tjetër meqë sipas tyre “rezoluta nuk është e plotë”.
“Kërkojmë më tepër kohë për [harmonizimin e qëndrimeve] për plotësimin e rezolutës”, tha shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. REL
Ndjejmë keqardhje për këtë ndalim të pa drejtë që i është bërë Z. Haradinaj, dhe i dëshirojmë lirim sa më të shpejtë. Poashtu i kisha dëshiruar që herave tjera Z. Haradinaj dhe të gjithë të tjerët duhet të jenë më syqel dhe ti nuhasin me kohë këto gjëra. E ti zotëri i këtij artikulli, që ja paske fut kot si ” Kau Palës” me këta rreshtat e tu po shifet qartë, madje dhe shkrim tendencioz dhe me qëllime të pa denja për Kosovën. Uroj që kjo të shërbejë si këshillë për ty, dhe të has në mirkuptim për lexuesit.
Pse a VV nuk eshte per ligjin e sheriatit aaaa? Partit tjera ku jane? Cila e ngritti zerin kunder vehabizmit ne Kosove? Pse keto parti lejuan ndertimin e qindra xhamijave edhe ate naten? Cfare dobie ka pasur Kombi shqiptar nga feja e turkut qe me dhune na ka imponuar? Gjeje vetem nje te mire apo dobi qe Kombi shqiptar ka pasur nga feja Islame dhe thuaje boterisht.