Ata që janë në pushtet kanë frikë nga ndryshimet.
Ata që janë përmbysur ëndërrojnë ndryshime dhe punojnë për to.
Kurse vegjëlia rri në mes dhe paguan dëmet.
— Sokrati
Nëse ka një e vërtetë që ka udhëtuar pothuajse e pandryshuar nëpër shekuj, ajo është se lufta për pushtet rrallëherë pushon. Ndryshojnë emrat, flamujt, sistemet dhe sloganet, por mbetet i njëjti cikël: dikush përpiqet të ruajë pushtetin, dikush tjetër përpiqet ta marrë atë.
Mes tyre qëndron njeriu i zakonshëm.
Ai nuk zgjohet në mëngjes duke menduar për strategjitë e partive. Nuk fle duke llogaritur koalicionet. Nuk i kalon ditët duke ndërtuar pushtet. Ai zgjohet për të siguruar jetën, për të rritur fëmijët, për të mbajtur familjen, për të ruajtur dinjitetin.
Por pikërisht ai është ai që paguan më shumë.
Kur ekonomia dobësohet, ai e ndien i pari.
Kur çmimet rriten, ai shtrëngon rripin.
Kur institucionet dështojnë, ai pret në radhë.
Kur drejtësia vonon, ai humbet besimin.
Kur politika polarizohet, ai humbet qetësinë.
Pushteti dhe opozita shpesh paraqiten si kundërshtarë të përbetuar. Në skenë duken të ndarë nga gjithçka. Por nga këndvështrimi i qytetarit, nganjëherë ato duken si dy brigje të të njëjtit lumë: të zëna me njëra-tjetrën, ndërsa uji rrjedh mbi jetët e njerëzve.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Luginën e Preshevës, shqiptari i zakonshëm ka dëgjuar premtime për dekada. Ka dëgjuar fjalë për zhvillim, reforma, integrim, rilindje, ndryshim, transformim. Disa prej tyre kanë sjellë përmirësime reale. Të tjera kanë mbetur vetëm jehonë fjalësh.
Megjithatë, populli vazhdon të presë.
Pret një shkollë më të mirë për fëmijët.
Pret një spital ku njeriu të trajtohet me dinjitet.
Pret një gjykatë ku e drejta të mos ketë çmim.
Pret një administratë që shërben dhe nuk sundon.
Pret një treg pune ku suksesi të vijë nga aftësia dhe jo nga lidhja.
Kjo pritje nuk është thjesht ekonomike. Ajo është morale.
Sepse njeriu nuk ushqehet vetëm me bukë. Ai ushqehet edhe me ndjenjën se jeton në një vend ku ka vlerë, ku respektohet dhe ku e ardhmja nuk është një derë e mbyllur.
Ndoshta drama më e madhe shqiptare e dekadave të fundit nuk është varfëria, as mungesa e burimeve. Drama më e madhe është largimi i shpresës.
Kur një i ri largohet nga vendi i vet, ai nuk merr me vete vetëm valixhen. Ai merr me vete energjinë, dijen, ëndrrat dhe vitet e tij më të mira.
Kur largohet një mjek, largohet një pjesë e kujdesit të nesërm.
Kur largohet një mësues, largohet një pjesë e dijes së ardhshme.
Kur largohet një sipërmarrës, largohet një mundësi për punësim.
Kur largohet një student i shkëlqyer, largohet një mundësi për zhvillim.
Dhe kështu kombi humbet jo me zhurmë, por në heshtje.
Asnjë sirenë nuk bie.
Asnjë kambanë nuk lajmëron.
Vetëm aeroportet mbushen dhe fshatrat zbrazen.
Në këtë pikë duhet bërë një pyetje e vështirë:
A ekziston politika për qytetarin, apo qytetari për politikën?
Në teori, përgjigjja është e qartë. Në demokraci pushteti duhet të jetë shërbim. Funksioni i tij është të krijojë kushte që njeriu të jetojë më mirë, më lirë dhe më me dinjitet.
Por sa herë që pushteti fillon ta shohë veten si qëllim në vetvete, ai largohet nga misioni i tij.
Dhe sa herë që opozita e sheh ndryshimin vetëm si rrugë drejt pushtetit, ajo rrezikon të bëhet pasqyrë e asaj që kritikon.
Prandaj shoqëritë përparojnë vetëm kur lind një kulturë ku shteti është më i rëndësishëm se partia, ku institucioni është më i rëndësishëm se individi dhe ku interesi publik është më i rëndësishëm se fitorja politike.
Historia shqiptare është histori mbijetese.
Ky popull ka kaluar pushtime, perandori, ndarje kufijsh, luftëra, represione dhe tranzicione të gjata. Ka kaluar periudha kur gjithçka dukej e humbur dhe megjithatë ka gjetur forcë për të vazhduar.
Kjo është arsyeja pse shpresa nuk është luks për shqiptarët. Ajo është një formë mbijetese.
Por shpresa nuk mund të mbahet gjallë pafundësisht vetëm me fjalë.
Ajo ka nevojë për drejtësi.
Ka nevojë për meritë.
Ka nevojë për mundësi.
Ka nevojë për institucione që funksionojnë.
Ka nevojë për njerëz që mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë.
Në fund, pyetja nuk është se kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
As kush do të jetë në pushtet nesër.
Pyetja është më e thellë:
A do të arrijmë të ndërtojmë një shoqëri ku fëmijët të mos kenë nevojë të largohen për të ëndërruar?
Ku pleqtë të mos ndihen barrë?
Ku puna të vlerësohet?
Ku ligji të vlejë për të gjithë?
Ku politika të matet me shërbimin dhe jo me propagandën?
Sepse kur të vijë ajo ditë, formula e vjetër do të humbasë forcën e saj.
Atëherë pushteti nuk do të ketë frikë nga ndryshimi.
Opozita nuk do ta kërkojë ndryshimin vetëm për vete.
Dhe vegjëlia nuk do të paguajë më dëmet e betejave të të tjerëve.
Atëherë qytetari nuk do të jetë më spektator i historisë.
Do të jetë arsyeja pse historia shkruhet.
Vendi i Lekës,14.06.2026





Kure nje gazetaruce qe kerkon te beje edhe historianen , edhe propoganden , edhe analisten , edhe shantazhin edhe thirjen per permbysje te pushtetit me dhune , nene apologjine dhe demogogjine e te diturit e udheheqesit shpirterore e kulturor, qe me parate e ketije vendi me dizinformacionin e saje plote urejtje i ben njerzit armiq dhe tradhetare renues dhe shkatrues kure faktet flasin ndryshe , sikur te shije brenda urejtjes tende ne sekretet e shpirtit tend ne historite e dhimbeshme te se kaluares do te mjaftonte per te pushuar cdo armiqesi dhe dhe per te pare perpara , do te duhej me pake kohe per te bere nje gje te mire sesa per te spjeguar gjerat qe i ben aq keq. ketu kemi te bejme me njeriun e vogel ne kuptimin e plote te fjales te institucionit te fjales njeri. te gjitha keto qe thua jane vuajtje te tujat brenda vetes te cilat nuk kane nevoje per ndeshkim por per ndihme , ky eshte mesazhi qe jep shkrimi juaj, te ndihmohesh per te pare me dashuri .
kure flete per teater dhe i referohesh Athines ajo zone ne kohen kur flet quhej Gagari me 700 banore, kishte tempullin e Athinase Parthenonin ne Akropul qe i kushtohej Athinase , kryeqytet u be nga Oto mbreti gjerman ne vitin 1834 ku edhe per here te pare ra ne kontakt me gjuhen e bukur Shqipe dhe fustanellen tone te cilen e beri simbol kombetare te Greqise ti nuk je ne gjendje te spjegosh kulturen e mohuar te Ahrnaise , Morese , Spartes Korinthit etj dhe i ve nje emer qe ne ate kohe nuk ekzistonte Grek. Ndertesa teatri jone kombetare nuk ka asgje te perbashket me ata ndertime madheshtore te antikitetit, ndertesa e teatrit kombetare ne Tirane u ngrite nga nje kulture Fashiste per ti sherbyer regjimit jeteshkurter te fashizmit dhe ushtareve te tyre , boll simbole fashiste kemi lene te paprekeshme per te bere ndryshimet e kulturave te koherave , tani duhet te mendojme ndryshe ti trajtojme ndryshe te kene indetitetin e kultures sone si nje vazhdimesi historike si geni shpirterore i shqiptareve qe vjen nga thellsite e shekujve , dhe jo sic e koncepton ti me perjudhen komuniste sikur ne ate teater lindi kultura jene mbi themele fashiste dhe ne duhet te ruajme ate ndertese ato themele ti kujtojme perhere , jo zonje kultura jone eshte shume me e thelle dhe me e gjere me e bukur dhe me shume vlere, Nje teater i ri bashkohore i konceptuar nga arkitektura dhe ne hollet e brendeshme per siguruar ne lartesine e kohes lojen e aktoreve, dhe te plotesoje me element salle historike te kultures teatrale pa dyshim edhe vlerat e duhura nuk humbin vlersohen, me tekniken bashkohore i shikon ne 3D, si ne muzeun e Akropolit ne e ke pare .
Ndersa thirja jote antikushtetuese per permbysje pushteti me dhune eshte e denueshme dhe duhet te ndiqet penalisht po duhet drejtesi ne gjykim per mbrojtje kushtetuse dhe jo dera gjygjetare qe po i nxjere vitingu te pa vlere , vlera e tyre eshte pasuria qe i kane vjedhur ketije populli. faleminderit per mirekuptimin.
Ti o bir kurve i nenes parti dhe i klaneve me te egra antishqiptare mbron nje antishqiptar qe me kohe duhej te ishte pas hekurave bashke me vrroma qyrre te peshtira si sera e jite o kerrme e diktatures
ILIR NDRO EMRIN NUK E MERIRON KETE EMER EKZAKTESISHT TE SHKEN ANASTASIOS SE KY QEN BIR QENI QE MRON TI ESHTE VEGEL E ADASHIT TEND DHE MISIONI I KETIJ QEN BIR QENI ESHTE TA ZBRAZI SHQIPPERINE ME CDO MENYRE TAKSA SHITJE PRISHJE ETJ PRA NDRO EMRIN
Nuk duhet shembur teatri dhe pike.
Paragrafi i fundit thote gjithçka…
Elida je ni heroni shqiptare qdo shkrim e ban ne dobi te kombit shqipta te lumt