Rosemary Kennedy, fëmija i tretë dhe vajza e parë e Rose dhe Joseph P. Kennedy, lindi në mesin e epidemisë së grupit spanjoll, në shtator të vitit 1918.
Rose shqetësohej për faktin se gripi mund të prekte beben, por shqetësimi kryesor duhej të ishte diçka tjetër.
Mjeku që do priste lindjen e fëmijës po vonohej, ndërsa asaj i kishin nisur dhimbjet e lindjes.
Infermierja e pranishme vendosi të presin mjekun, duke e detyruar Rose të mbyllë këmbët dhe të mos shtyjë.
Kur ajo nuk ia doli, infermierja vendosi dorën tek koka e bebes dhe e mbajti ashtu derisa erdhi dr. Good.
Rose e kuptoi se fëmija e saj i tretë ishte ndryshe.
Rosemary, e quajtur edhe Rosie, ishte e bukur, por rrallë qante.
Në një libër të publikuar së fundmi, të titulluar “Një Kennedy e humbur”, nga Elizabeth Koehler-Pentacoff, thuhet se veprimet e infermieres e privuan beben nga oksigjeni në kohën kritike.
Në kujtimet e saj, Rose shkruante: “Ajo ishte e avashtë në gjithçka dhe dukej sikur disa gjëra nuk do i mësonte kurrë”.
Rosemary u dërgua në një shkollë publike, të quajtur Edward Devotion.
Atje ajo kishte vështirësi në mësimin e gjërave bazike. Nuk ndërvepronte mirë me shokët, ndërsa adhuronte vëllezërit e saj, Jack and Joe, që i blinin shumë gjëra.
Në moshën shtatë vjeç, ajo nuk mund të kthehej më në shkollë.
Joe Kennedy u konsultua me kreun e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Harvardit dhe ata bënë disa testime tek Rosie dhe konkluduan se ishte e sëmurë mendore dhe sugjeruan shtrimin në klinikë.
Nëna e saj u shokua.
“Si çdo nënë, isha lutur që fëmija im të ishte normal dhe i shëndetshëm”.
Megjithatë vajza rritej e lumtur dhe plot jetë dhe nuk u shtrua në spital.
Prindërit vendosën që ta edukojnë në shtëpi.
Në moshën 13 vjeç, prindërit vendosën që murgeshat të kujdesen për të bijën dhe e dërguan në një konventë.
Si shpërblim, ata u ndërtuan aty një fushë tenisi.
Aftësitë e Rosemary nuk u ngritën shumë, por ajo ishte një adoleshente e lumtur.
Kur u kthye sërish në shtëpi, donte që të dilte njësoj si vëllezërit dhe motrat.
E mërzitur nga mbikëqyrja konstante, ajo nisi të dilte tinëz.
Kur u kap, shpërthimi i saj ishte i jashtëzakonshëm dhe i dhunshëm.
Joe u caktua ambasador i SHBA në Angli në vitin 1938.
Kur Rosemary dhe e motra, Kathleen mbërritën në Angli, takuan mbretin dhe mbretëreshën.
Rosemary shkëlqente, duke eklipsuar bukurinë e të motrës.
Kur u kthye në shtëpi, familja ishte sërish e shqetësuar pasi ajo kishte nisur të dilte dhe të takonte meshkuj në taverna.
Ajo donte lirinë e saj, kurse shpërthimet emocionale iu diagnostikuan si epilepsi.
Joe Kennedy ishte i shqetësuar. Atij i vinte turp dhe druhej se kjo gjendje e vajzës do ndikonte tek ambiciet e tij politike dhe të djemve.
Ai kishte lexuar për një procedurë të re: lobotomia pre-frontale, e cila premtonte një trajtim përfundimtar.
Në nëntor të vitit 1941, pa i thënë familjes, ai e dërgoi vajzën të vizitohej nga një neurolog i quajtur Walter Freeman.
Ai tha se vajza vuante nga depresioni dhe se një procedurë e re neurokirurgjike, e quajtur lobotomia pre-frontale, do e shëronte plotësisht, duke e bërë një vajzë të lumtur dhe të përmbajtur.
Joe dha miratimin e tij për procedurën.
Ishte dita më e keqe në jetën e Rosemary.
Freeman nuk ishte kirurg, por një profesor, leksionet e të cilit ishin të mbushura me fantazi dhe horror.
Freeman e përshkruan kështu operacionin: “U futëm në majën e kokës, mendoj se ajo ishte zgjuar. I dhamë një qetësues të lehtë. I bëmë një prerje kirurgjikale në tru përmes kafkës. Ishte në pjesën e përparme. Bëmë një prerje të vogël, jo më shumë se një inç”.
Kur Rosemary nuk po këndonte më “Zoti e bekoftë Amerikën”, ata e lanë masakrën.
Rosemary u dërgua në një spital privat psikiatrik në Nju Jork.
Familja nuk e vizitoi kurrë.
Joe nuk i tha askujt për procedurën mjekësore që kishte aprovuar. Ai gënjeu gruan dhe i tha se Rosie ishte bërë më keq dhe mjekët kishin sugjeruar shtrimin në spital, pa vizitorë.
Trajtimi barbar nuk ia hoqi shpërthimet e zemërimit dhe ajo u bë më keq.
Në vitin 1949, kur mësoi se Rosie ishte abuzuar seksualisht, Joe e largoi prej andej në një azil për të sëmurit mendorë.
Atje mësoi të rregullonte krevatin, të luante golf në miniaturë dhe ecte rregullisht.
I pëlqente të flirtonte me meshkujt, nuk u fliste vajzave.
Rosie vdiq në janar të vitit 2005. Një murgeshë i qëndronte pranë arkivolit.
Kur e pyetën murgeshën se çfarë problemi kishte Rosemary, ajo tha: “Besoj se ishte si unë. Kishte probleme me leximin, si unë. Më quanin tip që mëson avash”.
Marrë nga Mapo
Komentet