VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi më 7 shtator

August 25, 2018
blank

Komentet

blank

Afera e inceneratorëve- Meta me akuza të forta: Po shmanget vëmendja

Në konferencën për shtyp të së premtes, presidenti Ilir Meta u ndal te çështja e borxhit, duke thënë se vendi rrezikohet seriozisht nga niveli i lartë i tij.

“Ulja e borxhit kërkon strategji, do të kërkonte mosmiratimin e PPP-ve të reja, që e kanë kërkuar dhe institucionet e mëdha financare si dhe moskrijimin e detyrimeve të tjera, përmirësimin e treguesve të ndërmarrjeve publike, sidomos të sektorit të energjisë. Duke vlerësuar situatën kritike ku ka arritur borxhi publik, për të parandaluar një humnerë, kërkoj nga Kuvendi një vlerësim sa më real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet e pritshme dhe të ardhshme të Shqipërisë,” tha Meta.

Ai nuk pranoi të komentonte gjerësisht çështjet politike të ditës, duke thënë se fokusi duhet mbetur te borxhi.

“Duhet të marrin seriozisht çështjen e borxhit, edhe faktorët që janë në opozitë, është një grup i caktuar në shtet që fsheh të vërtetat. Është dhe interes i një grupi oligarkësh që fitojnë shumë nga kjo situatë, por është një dramë në rritje për shumicën e shqiptarëve ndaj shikojini këta tregues me shumë qetësi ku jemi ne, ku janë të tjerët, rreth nesh, jo më larg. Është borxhi i qytetarëve të shqiptarëve dhe të mos përfundojmë pastaj të dalim në falimentim dhe të thoni pastaj e kishte fajin Meta”.

“Ka një spekulim për të shmangur vëmendjen nga gjithë këto çështje, nga afera e inceneratorëve, ku dhe një jurist i vitit të parë po t’i hetonte, do i kishte dhënë një goditje fatale korrupsionit për 50 vitet e ardhshme, që të mos guxonte njeri të bënte afera të tilla kaq të papërgjegjshme”. syri.net

blank

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës ( UGSHPD)kërkon lirimin e menjëhershëm të koleges turke Sedef Kabash

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës ( UGSHPD)kërkon lirimin e menjëhershëm të koleges turke Sedef Kabash. Në komunikatën për shtyp thuhet si më poshtë:

“Një gjykatë e Stambollit e ka refuzuar apelin kundër arrestimit të gazetares Sedef Kabaş, e cila u burgos në fundjavë për akuzën e “fyerjes” së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Më 24 janar, avokati Uğur Poyraz kërkoi lirimin e Kabaş, duke përmendur Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe Kushtetutën turke, njoftoi agjencia e lajmeve Demirören më 26 janar, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë të 28-të të Stambollit hodhi poshtë ankesën e avokatit, duke argumentuar se kishte “dyshim të fortë se krimi ishte kryer në mënyrë eksplicite në një formë të rëndë”.

Gazetarja e njohur turke Sedef Kabas u arrestua pasi citoi një fjalë të urtë në një kanal televiziv dhe median sociale, duke iu referuar një kau.“Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne e shohim se nuk është e vërtetë. Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet një hambar,” -ishte shprehja e thënë në kanalin Tele 1 nga gazetarja Sedef Kabas çka i kushtoi asaj arrestimin.

Me një karrierë të suksesshme 30 vjeçare, gazetarja Sedef Kabash, shumë e dashur për publikun turk, është e njohur edhe për mosnënshtrimin e saj ndaj censurës shtetërore. Ajo është burgosur më 2015 për artikujt e komentet e saj ndaj një skandali korrupsioni dhe më vonë është liruar nga akuzat.

Më 2019 ajo u akuzua për fyerje ndaj presidentit gjatë një emisioni televiziv dhe ishte dënuar 11 muaj me kusht.

Gazetarja Sedef Kabash përballet për herë të tretë me përpjekjet e shtetit për t’ia mbyllur gojë. Opinioni zyrtar i Turqisë e përshëndeti burgosjen e saj, ndërsa opozita dhe opinioni publik e dënuan këtë kundërveprim të regjimit ndaj gazetares së shquar dhe lufëtares së vendosur të fjalës së lirë. Të gjitha mediat botërore e pasqyruan lajmin, ndërsa mediat më të mëdha perëndimore e dënuan me forcë burgosjen e saj, përballjen e saj të dhunshme me makinerinë e censurës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës ( UGSHPD) i shpreh gjithë përkrahjen koleges turke Sedef Kabash, duke konstatuar me keqardhje politizimin e drejtësisë dhe kërkon nga autoritetet e Turqisë që të ndërpresin menjëherë burgosjen e gazetares, t’i japin fund çdo përndjekjeje të saj të mëtejshme dhe çdo dukurie të imponimit të censurës ndaj mediave të pavarura turke, ndaj mendimit të lirë dhe të fjalës së lirë, çka është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme në botën e Shekullit XXI”, përfundon komunikata për shtyp e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës ( UGSHPD).

blank

blank

‘Model i neveritshëm’, Meta reagon për sulmet kibernetike ndaj mediave kritike të qeverisë dhe bashkisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmet kibernetike ndaj sistemeve të disa prej mediave në Shqipëri. Meta e ka konsideruar këtë si një “model të neveritshëm” që përdorej kundër atyre mediave që kritikonin qeverinë dhe bashkinë e Tiranës.

Ai shtoi në reagimin e tij se këto lloj sjelljesh ndaj medias meritonin ndëshkim ligjor dhe më poshtë solli në vëmendje edhe raportet ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri.

REAGIMI I PLOTE

Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithëanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Ky model i neveritshëm i dhunimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, dhunës e shantazhit, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjeve dhe Konventave ku aderon vendi ynë, meriton nga drejtësia një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme ligjore.

Duke sjellë në vëmendje regresin vit pas viti të Shqipërisë në raport me lirinë e medias, pa garantimin e së cilës nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i ftoj organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve të mbështesin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë, të cilët si gjithmonë do të më kenë në krah në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe europianizimin e plotë të vendit.

Dhunimi në rritje i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Të gjithë të bashkohemi për lirinë e medias dhe të refuzojmë orkestruesit e dhunës dhe censurës! syri.net

blank

Vuajti torturat e komunizmit, ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

Humb jetën në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni. Për shume vite Dom Gjergj Simoni vuajti në burgjet e komunizmit bashkë me një pjesë të konsiderueshme të martirëve.

Dom Gjergj Simoni është i fundit, i cili ka përjetuar torturat e komunizmit.

Dom Gjergj Simoni është autor i shumë botimeve ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në fillim vitet 90 dom Gjergj Simoni është nder meshtarët e pare që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli. bw

blank

Presidenti Biden: Pushtimi rus në shkurt, mundësi e dukshme

VOA/Ken Bredemeier, Marrë nga Associated Press

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden paralajmëroi të enjten presidentin e Ukrainës se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt. Kremlini gjithashtu paraqiti një pamje të zymtë, duke thënë se shihte “pak vend për optimizëm” në zgjidhjen e krizës, kjo pasi SHBA-ja këtë javë, refuzoi sërisht kërkesat kryesore të Rusisë.

Zyrtarët rusë thanë se dialogu ishte ende i mundur për t’i dhënë fund krizës, por Presidenti Biden ofroi një paralajmërim të qartë mes shqetësimeve në rritje se Presidenti rus Vladimir Putin, do të japë dritën jeshile për një pushtim të territorit ukrainas, në një të ardhme jo shumë të largët.

Shtëpia e Bardhë tha se komentet e Presidentit Biden gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përforcuan shqetësimet që zyrtarët e administratës kanë shtruar prej kohësh.

Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt“, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne.

Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë për muaj të tërë“, shtoi ajo.

Rusia: Pak vend për optimizëm për lehtësimin e tensioneve

Më herët të enjten Rusia tha se kishte “pak vend për optimizëm” për zbutje të tensioneve në Evropën Lindore pasi siç thanë autoritetet e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e saj që Ukraina të mos lejohet të anëtarësohet në NATO dhe që Perëndimi të tërheqë trupat dhe armatimet nga vendet në kufi me Rusinë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se përgjigjja e SHBA-së ndaj kërkesave të saj “nuk ishte pozitive”, por shtoi se disa elementë të saj mund të çojnë në “fillimin e bisedimeve serioze për çështje dytësore”. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë kanë hedhur poshtë kërkesat kryesore të Moskës duke i quajtur ato si të papranueshme.

Diplomati i lartë i Kremlinit tha se zyrtarët do t’i paraqesin propozime Presidentit Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se Moska do të reagojë së shpejti, duke shtuar se “ka gjithmonë mundësi për të vazhduar dialogun. Është në interesin tonë dhe të amerikanëve“.

Zyrtarët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë zhvilluan bisedime të mërkurën në Paris dhe ranë dakord për një raund tjetër bisedimesh që do të mbahen në Berlin, në javën e dytë të muajit shkurt. Palët ranë dakord për një armëpushim zyrtar në Ukrainën lindore, sipas Dmitry Kozak, i dërguari i Kremlinit.

Ne kemi nevojë për një pauzë shtesë. Shpresojmë që ky proces të ketë rezultate brenda dy javësh“, tha ai.

Bisedimet e shkurtit do të zhvillohen në të njëjtin nivel diplomatik sikurse bisedimet e Parisit. Në rendin e ditës nuk është parashikuar ndonjë takim i nivelit të lartë mes krerëve të shteteve.

Asgjë nuk ka ndryshuar, ky është lajmi i keq“, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba. “Lajmi i mirë është se këshilltarët ranë dakord të takohen në Berlin pas dy javësh, që do të thotë se Rusia për dy javët e ardhshme, ka të ngjarë t’i qëndrojë rrugës diplomatike”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, që druhen se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën, vazhdojnë të protestojnë kundër grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit të saj me republikën e dikurshme sovjetike, megjithëse Moska thotë se nuk ka në plan të sulmojë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se dokumenti që SHBA-ja i dorëzoi Rusisë: “përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë- një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që Rusia ka ngritur, dhe propozimet tona për çështjet ku mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ndërsa përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë, vazhdimisht e ka paralajmëruar Rusinë se Perëndimi do të vendosë sanksione ekonomike të ashpra kundër saj, nëse sulmon Ukrainën.

Zoti Peskov tha se Presidentët Putin dhe Biden do të vendosin nëse duhet të zhvillojnë të tjera bisedime lidhur me ngërçin diplomatik të krijuar, pas dy telefonave të zhvilluara muajin e kaluar.

Zoti Kuleba tha se Kievi e kishte parë përgjigjen e SHBA-së drejtuar Rusisë, përpara se t’i dorëzohej Moskës.

Nuk kishte asnjë kundërshtim nga pala ukrainase“, tha zoti Kuleba. “Është e rëndësishme që SHBA-ja të mbetet në kontakt të ngushtë me Ukrainën, para dhe pas të gjitha kontakteve me Rusinë. Nuk ka vendime për Ukrainën, pa Ukrainën. Ky është rregulli i artë“, tha ai.

Një gjë me të cilën ra dakord edhe Sekretari Blinken. Në një postim në Twitter, ai shkruante: “Asgjë për Ukrainën, pa Ukrainën“.

Ndërsa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, shkëmbejnë kërkesa, të dyja palët kanë rritur përgatitjet ushtarake. Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake që përfshijnë njësi të motorizuara të këmbësorisë dhe artilerisë në Rusinë jugperëndimore, avionë luftarakë në Kaliningrad në detin Baltik, dhjetëra anije luftarake në detin e Zi dhe Arktik, si dhe avionë luftarakë rusë e parashutistë në Bjellorusi.

NATO, aleanca ushtarake perëndimore prej 30 vendesh, tha se po rrit praninë e saj në rajonin e detit Baltik dhe SHBA-ja ka vendosur në gjendje gatishmërie të lartë 8,500 trupa, të gatshëm për t’u dislokuar në Evropë si pjesë e një operacioni të NATO-s.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby tha se forcat amerikane që ndodhen aktualisht në Evropë, disa tashmë në gjendje gatishmërie të lartë, mund të mobilizohen gjithashtu “për të përforcuar praninë e aleatëve tanë të NATO-s, nëse ata do të kishin nevojë”.

Ne vazhdojmë të shohim, përfshirë në 24 orët e fundit, më shumë grumbullim të forcave luftarake nga rusët në pjesën perëndimore të vendit të tyre dhe në Bjellorusi“, u tha ai gazetarëve të enjten.

Zoti Kirby tha gjithashtu se SHBA-ja po përgatit ndihmë shtesë, për ushtrinë e Ukrainës, krahas asaj të dërguar gjatë ditëve të fundit.

Ne jemi vetëm në fillimin e një pakete krejtësisht të re të ndihmës”, tha ai, duke mos pranuar të ndajë detaje rreth përmbajtjes. “Ne po përpiqemi të shohim nëse mund t’i përshpejtojmë ato“, shtoi zoti Kirby.

Zoti Kuleba tha se Ukraina nuk po planifikon asnjë veprim ofensiv dhe se Kievi pret që përpjekjet diplomatike për të trajtuar krizën përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë të vazhdojnë.

Ne jemi të përkushtuar ndaj rrugës diplomatike dhe jemi të gatshëm të angazhohemi me Rusinë në nivele të ndryshme për të gjetur (një) zgjidhje diplomatike për konfliktin“, tha zoti Kuleba në një konferencë shtypi. “Megjithatë, nëse Rusia vendos të luftojë, ne do t’i përgjigjemi. Ky është vendi ynë dhe ne do ta mbrojmë atë”, tha ai.

blank

Të dhënat mbi kualitetin e jetës nga “Numbeo”: Shqipëria, e parafundit në Europë për shërbimet më të dobëta shëndetësore në botë

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maltën për shërbimet e dobëta në kujdesin shëndetësor sipas indeksit që ndërtoi data baza e të dhënave mbi kualitetin e jetës “Numbeo” për vitin 2022. Shqipëria u vlerësua me vetëm 50.5 pikë për cilësinë e shërbimeve dhe 87.9 pikë për shpenzimet me të cilat përballen qytetarët.

Kualiteti i shërbimeve në shëndetësi vlerësohet me një sistemin vlerësimi ku niveli i ulët tregon rezultatet të dobëta dhe vlerat e të larta cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore. Në rajon Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën, Kosova dhe Mali i Zi nuk ishin të përfshira në këtë indeks.

Në botë, Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Franca, Danimarka u renditën në krye të listës për vlera të larta të cilësisë së shërbimeve dhe shpenzimeve për shëndetësinë, ndërsa renditjen më të dobët e kishin, Venezuela, Bangladeshi (në fund të listës) dhe më tej Iraku, Azerbajxhani, Malta, Bjellorusia, Maroku, Egjipti, Nigeria, Kamboxhi.

“Numbeo” sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Nga të dhëna më të detajuara të indeksit në Shqipëri rezultoi se vlerësimin më të e lartë e kanë marrë afërsia gjeografike e shërbimeve shëndetësore me 66 pikë dhe aftësitë e doktorëve me 54,3 pikë, ndërkohë që pikët më të ulëta kanë marrë cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve.

Raporte dhe indekse të tjera të profilizuara gjithashtu kanë dhënë vlerësime të dobëta për sistemin shëndetësor shqiptar. Për të kuptuar gatishmërinë e sistemeve shëndetësore në Europë dhe në rajon gjatë pandemisë Covid-19, Banka Botërore bëri një vlerësim për të qartësuar kapacitetet për të përballuar situatën.

Banka Botërore vërejti se shpenzimet kombëtare për frymë për shëndetësinë në Ballkanin Perëndimor; në mbarë rajonin janë shumë më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian (BE). Në rajon, mungesën e fondeve për sistemet shëndetësore shpesh e vuajnë familjet, shpenzimet e drejtpërdrejta (nga xhepi) të të cilave janë të larta. Për shembull, për rajonin në tërësi kjo shkon nga 37 për qind në Serbi dhe në Malin e Zi, deri në 50 për qind në Shqipëri, në krahasim me 14,9 për qind në BE .

Shqipëria është një nga vendet që ka pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura si rrjedhojë e pandemisë së Covid-19. Të dhënat krahasuese të Eurostat dhe statistikave kombëtare rajonale tregojnë Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019. bw

blank

Blinken për REL: Rusia përballet me pasoja masive nëse vazhdon agresionin ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë intervistës për REL-in dhënë përmes Skype-it.

 

Mike Eckel

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia përballet me “pasoja masive” nëse zgjedh “rrugën e agresionit” me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës që të angazhohet në diplomaci për t’i dhënë fund krizës përgjatë kufirit me Ukrainën.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 27 janar, Blinken tha se Ushingtoni ende nuk e di se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit për Ukrainën, ose nëse kërkesat e tij për të rishkruar strukturën ekzistuese të sigurisë së Evropës.

“Unë mendoj se i vetmi person që mund të na tregojë se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit është presidenti [rus, Vladimir] Putin. Nuk mendoj se dikush tjetër e di. Dhe ai, në këtë pikë, mund të mos e di sepse çfarë ai ka bërë në të kaluarën, dhe atë që unë besoj se i nxit gjërat me mënyrën se si iu qaset atyre, është që të krijojë sa më shumë mundësi që të mundet. Dhe ata e udhëheqin gamën”, tha Blinken për REL-in.

Kryediplomati amerikan foli një ditë pasi Shtetet e Bashkuara zyrtarisht prezantuan përgjigjen e shkruar për ultimatumet e Rusisë, që u bën publike muajin e kaluar në formën e dy draft-traktateve.

Kërkesat ruse janë shoqëruar me dislokimin e mbi 100,000 trupave ruse në rajonet pranë kufijve të Ukrainës, ku janë vendosur disa prej pajisjeve më të sofistikuara ushtarake të Rusisë.

Dy dokumentet paraqesin një ristrukturim në shkallë të gjerë të strukturës së sigurisë së Evropës dhe në to bëhet thirrje për një moratorium mbi zgjerimin e NATO-s në ish-republikat sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina. Po ashtu, kërkohet edhe tërheqja e trupave dhe armëve nga lokacionet në lindje të Evropës para se aleanca ushtrake të bënte zgjerimin e parë të madh pas Luftës së Ftohtë më 1999.

Propozimet, që po ashtu bëjnë thirrje për kufizime të reja në vendosjen e armëve bërthamore në Evropë dhe çështje të tjera të ndërlidhura, janë pritur gjerësisht me mospajtim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

Diplomatët e SHBA-së, NATO-s, Rusisë dhe nga shtetet evropiane kanë zhvilluar tri runde të bisedimeve në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë më herët gjatë këtij muaji. Bisedimet kishin për qëllim shmangien e një pushtimi të shkallës së gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Përveç prezantimit të këtyre dy draft-propozimeve, diplomatët rusë kanë kërkuar përgjigje të shkruar nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

Më 26 janar, ambasadori amerikan në Moskë prezantoi në Ministrinë e Jashtme ruse përgjigjen e shkruar të Uashingtonit.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë përmbajtje kishte kjo përgjigje.

Megjithatë, zyrtarët rusë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, tentuan që të evitonin të komentonin për agjencitë e lajmeve ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putini e ka marrë përgjigjen e shkruar dhe do ta lexonte.

“Natyrisht, do të duhet një kohë për t’i analizuar. Të mos nxitohemi që të japim asnjë konkluzion”, citohet të ketë thënë Peskov nga agjencia e lajmeve TASS.

“E përsëris, le të mos nxitohemi në vlerësime”, tha ai për TASS. “Duhet kohë për t’u analizuar, dhe në fund, për presidentin tonë që të formulojë një pozicion të përshtatshëm. Le të shohim se si do të jetë”.

Në intervistën për REL-in, që u realizua përmes Skype nga Uashingtoni, Blinken minimizoi çdo divergjencë të mendimeve apo konkluzioneve ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës mbi seriozitetin e kërcënimit rus.

Në javët e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është shfaqur i mërzitur lidhur me paralajmërimet e forta të SHBA-së, dhe ai ka publikuar dy video, duke u bërë thirrje ukrainasve që të mos bëjnë panik.

Më herët gjatë kësaj jave, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve se “pushtimi ishte i pashmangshëm”.

“Presidenti Zelenskiy ka të drejtë. Askush nuk duhet të bëjë panik, dhe askush nuk po bën”, tha Blinken. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ia bërë të qartë Moskës se ka dy rrugë përpara: rrugën e diplomacisë dhe dialogut për të zgjidhur dallimet në mënyrë paqësore ose rrugën e agresionit, nëse është kjo që ajo e zgjedhë, do të pasojë pasoja masive”.

“Ne mund të shohim një grumbullim të forcave ruse në kufijtë e Ukrainës – në jug, lindje dhe veri – që është grumbullimi më i madh që prej vitit 2014. Dhe ne jemi të vetëdijshëm për planet për dyfishimin e atyre forcave, që mund të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër kohore, por edhe për përpjekjet për ta destabilizuar Ukrainën nga brenda”, tha ai.

“Ne do të duhet të bëjmë gjithçka që po bëjmë bazuar në fakte, bazuar në atë që ne po shohim, në mënyrë që të sigurohemi që ata të përgatiten për çdo mundësi. Ne po e bëjmë këtë në konsultim të ngushtë me Qeverinë e Ukrainës”.

 

Zyrtarët amerikanë kanë dhënë disa sinjale se cilat masa ndëshkuese ndaj Moskës janë duke u shqyrtuar: për shembull, largimi i Rusisë nga sistemi i transfereve bankare globale SWIFT, apo vendosja e një ndalimi të zgjeruar për eksportet e teknologjisë së lartë në Rusi. Shtëpia e Bardhë gjithashtu raportohet se ka diskutuar për rritjen e dislokimeve të trupave amerikane tek aleatët e NATO-s që janë afër kufirit rus.

Blinken nuk pranoi që të japë detaje se çfarë nënkuptonte me “pasojat masive”. Po ashtu ai nuk dha detaje lidhur me përgjigjet e shkruara të SHBA-së dhe tha se: “ne kemi dëgjuar shqetësimet që ata kanë ngritur. Ne kemi ndarë edhe shqetësimet tona të thella dhe të partnerëve tanë në mbarë Evropën”.

Midis ankesave në Kiev se nëse retorika e SHBA-së po ndikonte në ekonominë e Ukrainës – monedha kombëtare ukrainase, hryvnia ka rënë për 7 për qind që prej dhjetorit dhe jatë kësaj jave ra edhe më shumë. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të evakuoi disa prej familjarëve të diplomatëve në Ambasadën amerikane në Kiev, ndërkaq u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të bëjnë plane për t’u larguar nga vendi.

Vendimi për evakuim duket se i ka zënë në befasi zyrtarët ukrainas. Ministria e Jashtme ukrainase tha se vendimi për evakuim ishte “i parakohshëm”.

Në një takim virtual të organizuar nga Ambasada amerikane më 25 janar, qindra qytetarë amerikanë morën pjesë. Disa prej tyre kritikuan ambasadën, për siç thanë, mungesën e informacionit dhe mbështetjes në dritën e kërcënimit rus.

Por, në intervistën për REL-in, Blinken e mbrojti urdhrin për evakuim.

“Shumica e njerëzve që ne kemi kërkuar që të kthehen në shtëpi ishin familjarë, fëmijë”, tha ai. “Unë e mora këtë vendim si një hap të kujdesshëm, vetëm për t’u siguruar se nëse ndodh konflikt, dhe mund të ndodhë në një periudhë të shkurtër kohore, me pak paralajmërim, njerëzit të jenë larguar dhe të jenë të mbrojtur”, tha Blinken.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

Përgjigja e SHBA ndaj Rusisë, asnjë ndryshim për NATO-n apo Ukrainën

VOA

Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë kërkesat e Moskës lidhur me zgjerimin e NATO-s dhe tërheqjen e trupave nga Evropa Lindore si të panegociueshme, duke kërkuar nga Rusia që të tërheqë forcat e saj nga kufiri me Ukrainën. Uashingtoni i ka propozuar dialog Moskës për çështje si stërvitjet ushtarake, transparenca, dhe vendosja e raketave. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, sekretari Blinken e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj.

Ndërsa Rusia po vendos më shumë trupa dhe pajisje në Bjellorusi dhe në kufirin e saj me Ukrainën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë përgjigjen me shkrim Moskës, siç kishin premtuar.

“Përgjigja përcakton një rrugë serioze diplomatike përpara nëse Rusia zgjedh një rrugë të tillë. Dokumenti që kemi dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë, që minojnë sigurinë, jep një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që Rusia ka ngritur dhe propozimin tonë për zonat ku mund të jemi në gjendje të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha sekretari Blinken.

Blinken u pyet nëse kishte ndonjë lëshim për Rusinë në dokumentin lidhur me politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj të mundshëm, si Ukraina.

“Së pari, nuk ka asnjë ndryshim. Nuk do të ketë asnjë ndryshim”.

Të martën, presidenti Joe Biden tha se do të ishte i hapur për të sanksionuar personalisht presidentin rus Vladimir Putin nëse ai pushton Ukrainën. Të mërkurën, Sekretari Blinken e shtjelloi më tej këtë mundësi.

“Hapat që ne do të ndërmarrim, do të shkojnë drejtpërdrejt në gjërat për të cilat presidenti Putin interesohet më shumë, përfshirë aftësinë e Rusisë për t’u angazhuar ekonomikisht dhe financiarisht, mundësinë e saj për të zhvilluar teknologjinë për sektorë të tillë si mbrojtja dhe teknologjia e lartë. Siç tha presidenti, gjithçka është në tryezë dhe s’mund të them asgjë më shumë se kaq”, shtoi sekretari Blinken.

Kremlini tha të mërkurën se vendosja e sanksioneve personale ndaj Presidentit Putin nuk do të kishte asnjë efekt dhe do të ishte kundërproduktive në përpjekjet për të ulur tensionet mbi Ukrainën.

Por disa analistë nuk janë dakord. Ata thonë se shkëputja e Moskës nga sistemi SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën, mund të jetë përgjigja që Moska i trembet më shumë.

“Nëse Rusia përjashtohet nga sistemi SWIFT, siç bënë amerikanët me Iranin, kjo do ta kthejë ekonomikisht Rusinë në një epokë të errët. Kjo është një mundësi reale dhe është diçka që po diskutohet në Uashington. Dhe pastaj përtej kësaj, do të ishte krejtësisht e arsyeshme të bllokoheshin pasuritë e oligarkëve të Putinit, atyre që po mbajnë paratë e tij për të, duke i ngrirë ato në të gjithë botën”, thotë Bill Browder, themeluesi i Fushatës Globale Magnitsky.

Me njoftimin e Rusisë për stërvitje të reja ushtarake të mërkurën në rajonin e Rostovit në kufi me Ukrainën, një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë tha se një pushtim rus do të sillte sanksione që do të përfshinin kufizime të eksportit të pajisjeve të teknologjisë së lartë amerikane në sektorët e inteligjencës artificiale, informatikës kuantike dhe hapësirës ajrore.

blank

Presidenti Meta: Kjo poemë për Skënderbeun shumë shpejt do të jetë e detyrueshme për çdo fëmijë në këtë vend

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një premtim sot. Meta ka publikuar në “Facebook” poemën e poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, për të cilën jep fjalën se shumë shpejt do të jetë e detyrueshme për çdo fëmijë në këtë vend.

“Ju jap fjalën se shumë shpejt, kjo poemë e njërit prej poetëve më të mëdhenj amerikanë, Henry Wadsworth Longfellow, për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të jetë e detyrueshme për çdo fëmijë në këtë vend, si njëherë dhe një kohë.
Skënderbeu, siç ka thënë Noli i madh, do të mbetet përgjithmonë shqiptari më i gjallë ndër të gjallët!”, shkruan Meta.

Meta Fb

🇦🇱 SKËNDERBEU 🇦🇱
Lëfton luftën dhe fiton
Mbreti Ladisllav gjëmon,
Djek si Ferr, si vdekje pret
Ditën e Rushajevet,
Dhe nga fush’ e kuqe gjak
Ikën, rent përpara tij
E Muratit ushtëri
Që shpëtoj e s’ra në lak.
Kur u-ngrys e kur u-err,
Skënderbeu, nder, lavdi
I asqerit Osmanlli
Tok me Turqit krismën merr,
Si lëfton e si humbet
Ditën e Rushajevet.
Mbet e vdekur prapa tij
E Muratit ushtëri,
Kryerojtja udhën hap,
Praparojtja rent me vrap,
Dhe armiku gjakësor
Si me drapër grin e kor.
Po kujdes ay s’të ka
As për Bej as për Pasha,
Edhe natën tek’ po shkon
Yjt’ e fatit po shikon
Që i ndritnin n’udhëtim;
Edhe kalit tij i ra,
Nënëqeshi edhe tha:
“Është koha për gëzim”.
Mez’ i natës kur afroj,
Ikja e rreptë kur pushoj,
Një Qatip na vjen i Mbretit
Me myhyrin e Dovletit
Edhe tha me zëmërim:
“Njoll’ e parë t’u-vu sot
N’emër, o Gjergj Kastriot!
Pse kështu? Oh, mjerë ne!
Ushtërinë pse e le
Therrur fushës për vajtim?”
U-përgjeq Skënderi, e tha:
“Dergjen mbytur nëpër gjak.
Thembr’ e kalit i ka prak,
Po kështu e shkruar qe
Nga i Madhi Zot atje
Q’urdhëron çdo ushtëri.
Dhe ku kemi ne fuqi
Kur ngre dorën kundër nesh
Dhe na grryen si rrebesh?
“Lidheni, tha, me litar
Shkronjësin me kallamar!”
Dhe Qatipi tha: “Po ç’faj
Paskam bërë që Pashaj
M’a bën mua këtë gjë?”
U-përgjeq Skënderi e tha:
“Faj s’ke bërë asnonjë,
Po që të mos na shpëtosh,
Dhe të fshihesh e të shkosh,
Përandaj t’a bënj këtë.”
Tani shkrua-më një shkrim
-Dhe për fis e paç bekim!
Me myhyrin e Dovletit
Për Mytesarifn e Mbretit
Që mban Krujën, një qytet
Rreth me mur e me hendek,
Të m’a kthenjë gjën’ e atit
N’emrin e Sulltan Muratit;
Se çdo urdhër që të japë
Kurrë nukë merret prapë.
Dhe Qatipi u-krrus prej tmerrit
Dhe kështu i tha Skënderit:
“O Allah i math, i naltë,
Që të jemi hi e baltë!
Qysh t’i shkruanj këto shkrime
Kur e di që kokën time
Po m’a pret ay Dovlet?”
Shpejt ahere si një yll
Që këputet lark nga qjelli
Çpallet nga i arti myll
Një hanxhar me reze djelli
Dhe gjëmon Skënderi: “Shkruaj!”
Dhe Qatipi i tmerruar
Shkroj në dritën e drithmuar
Afër zjarrit, i dërmuar,
Flokë-bardhë, kokë-ngrirë,
Nga e ftohta i mërdhirë,
Zëmër-prerë, vdekje-grirë.
Dhe Skënderi prapë tha:
“Tani eja pas me mua
Se të mbetesh këtu s’dua
Do t’të kem si mik e vlla,
Gjithënjë do t’të nderonj
Me kujdes do t’të rrethonj
Sa të rrosh në këtë botë.”
U përgjeq Qatipi e thotë:
“Udha jonë këtu ndahet,
Shoqëria jonë s’mbahet.”
Pa mbaruar këtë fjalë
Një hanxhar i rëndë ra,
Kur s’ish afër asnjë tjatër
Dhe Qatipi po përmbyset
Si një gur që rrugulliset
Në liqen të zi dhe shket
Tatëpjetë dhe humbet;
Edhe rreth në qetësi
Asnjë pipëtim s’u-ndi
Përveç kalit Skënderbeut
Që përpjet’ u-hodh prej dheut.
Pastaj sulet si shigjeta
Me tre qint pothua veta
Nëpër lum’ e pyll e garth
Përmi malet Argjendar;
Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n’agullim
Pa kështjellën Ak-Hissar,
Krujën, ah atë qytet
Rreth me mur e me hendek,
Tek u-lint e tek u-rrit,
Yll mëngjezi mi të ndrit.
Dhe ahere trumbetarët
Brirëve t’argjëntë u bien
Edhe togje rreth i mblidhen
Turqit bashkë me Shqiptarët
Që dëgjuan atë thirrje.
Dhe kremtoj me miqt’ e tij
Dhe u-ngrohnë me dolli.
Dhe u thotë: “Miqt’ e mi,
Shihni fati ç’na dërgon,
Perëndia ç’na bekon!
Mbret Murati urdhëron
Mall’ i gjërë i tim-eti,
Vend’ i terë dhe qyteti
Të më jipen nga Dovleti.”
Dhe pastaj me salltanet,
Veshur armët si një mbret,
Shkon kaluar në kështjellë
Edhe hyn nga port’ e gjerë
Dhe pashajt që urdhëron
Përmi Kruj’ i dorëzon
Urdhërin e Murat Mbretit
Me myhyrin e Dovletit.
Dhe Pashaj, si heshti, tha:
“Lavdi pastë Perëndia,
Ja ku hiqem nga fuqia.
Merr-e vendin dhe qytetin;
Kush lëfton dot me kësmetin?”
Nga kështjella shpejt ka rënë
Flamuri me gjysmë-hënë
Edhe populli shikon
Që në vënt të tij valon
Flamur’ i Skënderit n’erë
Shkab’ e zezë me dy krerë.
Dhe një thirrje lart-u-ngrit,
Se çdo zëmër e çdo shpirt
U-mërzit nga Turku i lik,
Q’e kish bërë atë Krujë
Zi, murtajë dhe rrëmujë.
Ay zë me gas me bujë
Q’oshëtin nga brek në brek
Është: “Rrofsh, o Skanderbeg!”
Ja kështu Skënderi trim
Mori Krujën me rrëmbim;
Edhe lajma u-përhap
Si një flagë, si një zjarr
Q’i fryn era në behar
Dhe qytetet afër larg,
Thotë Ben Isa Ben Miri
Në Qitap, të tij fakiri
“Binin m’atë lehtësi
Që zë burri veshn’ e tij”.

bw

blank

Harta e re gjyqësore- 15 mijë avokatë “jashtë loje”, paralajmërojnë krizë në sistemin e drejtësisë

Harta e re gjyqësore, që parashikon shkrirjen e disa gjykatave në rrethe rrezikon të nxjerrë “jashtë loje” mijëra avokatë në Shqipëri.

Avokatët në qytetet kryesore të vendit e kanë kundërshtuar hartën e re të gjykatave dhe thonë se kjo do të largojë institucionin nga qytetarët dhe do të shtojë kostot e procesit duke e bërë më të vështirë gjetjen e drejtësisë.

Kundër kësaj nisme kanë dalë avokatët e Lushnjes, Shkodrës, Lezhës, Korçës e disa rretheve të tjera që preken nga kjo skemë e re. Një ditë më parë avokatët e Lushnjes paralajmëruan bojkot të punës së tyre, ndërsa më herët avokatë të tjerë kanë paralajmëruar pasoja të rënda për sistemin e drejtësisë.

Sipas tyre, projekti i ri shkel të drejtat e qytetarëve për akses në drejtësi dhe e zhyt sistemin në krizë, ndërsa shtojnë se skema e re nuk i shërben qytetarëve dhe i zhyt sistemin në vështirësi duke sjellë vështirësi financiare për qytetarët.

Ata shtojnë më tej se, kjo hartë e re është jo funksionale dhe largon qytetarin nga drejtësia. Po ashtu sipas tyre, sjell edhe kosto të larta sociale e ekonomike.

Avokatët Neshat Fana dhe Vladimir Meçi shpjegojnë pasojat e hartës së re gjyqësore

blank

I pyetur në lidhje me këtë çështje, avokati i njohur Neshat Fana deklaroi sot për “Gazeta Shqiptare” se ky projekt prek të gjithë avokatët nëpër rrethe të ndryshme të vendit, që nuk do të kenë gjykata.

“Janë gjithsej 15 mijë avokatë në Shqipëri, ku 90 për qind e tyre luftojnë për një rrogë 500 mijë lekëshe. Pjesa dërmuese e tyre pas shkrirjes së gjykatave do të ngelen pa punë. Vetëm Tirana nuk preket. Në kryeqytet ka avokatë profesionistë, dhe do u shtohet puna. Problemi është te mijëra avokatë që ushtrojnë profesionin e tyre nëpër rrethe”, tha Fana.

Ndërkohë, ai mori si shembull Sarandën për të ilustruar problematikën që krijohet në këto raste, kur avokatët e këtij qyteti do duhet, sipas hartës së re, që t’i ndjekin çështjet në Gjirokastër, dhe kjo për ta është kosto.

“Po marr si shembull Sarandën, ku janë 30-40 avokatë. Ata do të mbeten pa punë, pasi nëse do të shkojnë për të ndjekur çështjet në Gjirokastër, askush nuk i paguan për rrugën. Qytetarët në Gjirokastër do u drejtohen për ndihmë ligjore avokatëve në këtë rreth. E njëjta gjë është dhe për avokatët në rrethe të tjera. Avokatët duhet ta abondonojnë këtë projekt që i prek drejtpërdrejt në profesionin e tyre.”, deklaroi Fana.

blank

I kontaktuar në lidhje me këtë çështje, avokati i njohur Vladimir Meçi u shpreh se ky projekt ndan qytetarët në qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë dhe krijon shumë probleme për vetë shtetin si edhe për kolegët e tij avokatë nëpër rrethe. Sipas tij, drejtësia do të jetë efikase ku edhe qytetarët e thjeshtë të kenë akses në të.

“Reduktimi i Gjykatave të Rrethit dhe fuksionimi i vetëm një Gjykate Apeli me Hartën e re Gjyqësore, do të sjellë pasoja të rënda për qytetarët. Projekti i propozuar dhunon aksesin e barabartë të qytetarëve nëpër gjykata, pasi qytetarët e qyteteve të vogla që mbeten pa gjykatë, do u drejtohen rretheve. Ngritja e një Gjykate të vetme Apeli në Tiranë do të sjellë pasoja të rënda për qytetarët. Rrit kostot e shpenzimet e tyre, angazhimin e mbrojtësve dhe të policisë së burgjeve në kurriz të taksave të shtetit”, tha Meçi.

Sipas tij nuk është marrë parasysh problematika e madhe që u krijua nga përqëndrimi Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

“Ne kemi patur përvojë të hidhur me këtë gjykatë, ku ende ka dosje të viteve 2015-2016 që nuk janë shqyrtuar. Pastaj reduktimi i gjykatave, rrit numrin e çështjeve të mbartura, zvarritjen e dosjeve. Projekti i propozuar është një lëmsh i vërtetë”, deklaroi avokati Vladimir Meçi.

Konsultimet dhe diskutimet publike për hartën e re gjyqësore:

Në Tiranë, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë nisën muajin e kaluar një diskutim publik mbi hartën e re gjyqësore të vendit. Harta e re riorganizon institucionet e drejtësisë në 12 rrethe gjyqësore dhe vetëm një Prokurori Apeli.

Autoritetet pranuan se largimi i shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve prej reformës dhe vetingut ka futur në emergjencë gjithë sistemin gjyqësor, i cili është mbingarkuar nga mijëra procese të prapambetura.

Harta e re gjyqësore e Shqipërisë është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë që në shtator të vitit të kaluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por diskutimet nisën muaj më vonë.

Gjendja është edhe më e rëndë në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku sipas të dhënave zyrtare, mbipesha ka shkuar 3 mijë cështje për cdo gjyqtar, si dhe në Gjykatën e Apelit të Tiranës ku raporti është 2 mijë e 500 çështje për çdo gjyqtar.

Ngarkesa tashmë vazhdon prej vitesh, ndërsa kulmi ka arritur në Gjykatën e Lartë, ku presin të marrin zgjidhje mbi 35 mijë çështje.

Para se të dorëzohej në Ministri, projekti i hartës së re gjyqësore u këshillua në detaje me Këshillin e Europës, USAID, Euralius sipas standarteve europiane dhe sipër kërkesave të ligjit për pushtetin gjyqësor.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh gjatë prezantimit të kësaj harte se, reforma synon drejtësi cilësore dhe të shpejtë, ndërsa harta e re do ta afrojë më shumë gjykatën me qytetarët. Ai theksoi se harta do të zbatohet për 6 muaj dhe qeveria garanton zbatimin e plotë të hartës gjyqësore pas hyrjes së saj në fuqi.

Prej dy vjetësh Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rritur edhe kuotat e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, e cila furnizion sistemin me gjyqtarë të rinj, por kjo masë pritet të sjellë përmirësim në një periudhë 3-5 vjeçare në Gjykatat e Shkallës së Parë.

Si do të bëhet ndarja me hartën e re gjyqësore:

Sistemi i Drejtësisë do të ketë 12 gjykata të juridiksionit të përgjithshëm dhe 1 gjykatë Apeli në Tiranë, nëse propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor do të marrë miratimin në Këshillin e Ministrave. KLGJ në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë prezantoi riorganizim e hartës gjyqësore, duke propozuar që secili qark të ketë nga një gjykatë.

Kjo do të jetë harta e re, ku 10 Gjykata do të shkrihen. Përkatësisht, Gjykata e Matit, do të bëhet pjesë e Gjykatës së Dibrës. Gjykata e Kavajës dhe Krujës do të bashkohen në Durrës. Gjykata e Lushnjës do të shkojë në Fier. Ajo e Sarandës dhe Përmetit do të bëhen një me Gjirokastrën. Gjykata e Tropojës do të shkojë në Kukës.

Pogradeci do të jetë pjesë e Gjykatës së Korçës, Kurbini do zhvendoset në Lezhë dhe Gjykata e Pukës do të bashkohet me Shkodrën. Godinat ekzistuese do të jenë në funksion për të dhënë shërbime të tjera administrative.

Sipas të njëjtit propozim 5 Gjykata të Apelit do të mblidhen në Tiranë. Ndërkohë Gjykatat Administrative do të jenë dy, njëra në Tiranë dhe tjetra në Lushnjë. gsh

blank

Presidentja Vjosa Osmani: Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre

Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.
Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.
Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskiriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!
blank

Intervista – Ambasadori Hovenier flet bisedimet me Serbinë, Asociacionin, Gazpërçuesin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, mbrëmë ka dhënë intervistën e parë të tij që nga ardhja në Prishtinë, ku ka folur për çështjen e dialogut me Serbinë, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e gazsjellësin.

Hovenier tha se ardhja e tij në Prishtinë është indikator shtesë se ShBA-ja është e interesuar që dialogu të zhvillohet dhe ripërsëriti qëndrimin se ShBA-ja beson që dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai foli edhe për çështjen e Asociacionit dhe u shpreh se një Republika Srpska në Kosovë s’është e dobishme por ai shtoi se duhet të ketë Asociacion por se në çfarë forme duhet të themelohet i takon qeverisë së Kosovës.

Intervista e plotë:

(RTK): Z. Hovenier, është kënaqësi që ju kemi në emisionin tonë, RTK Prime.

Ambasadori Hovenier (AMB): Ju faleminderit shumë. Jam më se i lumtur që jam këtu.

RTK: Ju faleminderit edhe njëherë. Në ditët e para të punës suaj në Kosovë u takuat me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës? Cilat janë përshtypjet tuaja?

Ambasadori Hovenier: Ishte ditë dhe javë e parë e hatashme.  Së pari, më lejoni të them çfarë nderi është për mua personalisht — dhe për vendin tim – por, për mua që të vij këtu dhe të shërbej si ambasador amerikan në Kosovë. Siç mund ta dini, kam punuar në çështjet e Kosovës përgjatë karrierës dhe u ndjeva edhe i nderuar edhe i privilegjuar që u ktheva në këtë cilësi.

RTK: Ju e njihni Kosovën shumë mirë sepse keni qenë në Konferencën e Paqes në Rambuje dhe pastaj në negociatat për statusin final të Kosovës në Vjenë.  Si e shihni Kosovën pas kaq shumë vitesh?

Ambasadori Hovenier: Ka qenë privilegj. Siç e theksuat edhe ju, kam filluar të punoj në çështjen e Kosovës në fund të 1990-ve. Isha pjesë e delegacionit tonë në Rambuje, kam punuar me Marti Ahtisarin, si dhe kam punuar në çështjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Obama-s.  Dhe jam i mahnitur nga gjithë ky përparim. E kam thënë në disa mënyra të ndryshme, përfshirë edhe gjatë dëshmisë para Senatit, kur Senati po e shqyrtonte emërimin tim për të shërbyer si ambasador, që besoj se ajo që populli i Kosovës e ka arritur është e jashtëzakonshme.  Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme.  Ka ende punë për të bërë dhe kjo ishte pjesë e bisedave të mia me udhëheqjen gjatë ditëve të para, kur pata rastin që t’i dëgjoj prioritetet e tyre. Më vjen mirë që mund ta them se e ndjej që prioritetet tona janë shumë të përafërta dhe gjërat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë t’i arrijnë me dhe për Kosovën janë të njëjtat gjërat që ata duan ti arrijnë për vendin e tyre.

RTK: A ka ndodhur vërtetë një mrekulli siç e keni thënë, z. ambasador?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se është mrekulli. Nëse mendoni para 20 viteve dhe mendoni për statusin e kësaj pjese të botës dhe mendoni se çka po ndodh tani: një vend që është i pavarur dhe sovran, vend që po punon me mund për të përmirësuar ekonominë për qytetarët e saj, vend që ka krijuar institucione të sundimit të ligjit.  Ju e dini më mirë se unë, nëse i mendoni mundësitë që vetëm para pak viteve dikush i ka pasur për të qenë zyrtar i zbatimit të ligjit, gjykatës apo prokuror…  Shikoni se çka është e mundur tani, e shikoni sistemin e sundimit të ligjit, sistemin e zbatimit të ligjit apo forcat e sigurisë apo organizatat e shoqërisë civile dhe krejt çka kanë arritur.  Mendoj se është mrekulli.  Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara.  Ka ende punë për ta parë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e zënë vendin e saj të merituar si vend sovran dhe i pavarur që ofron shërbime për të gjithë qytetarët e saj.

RTK: Z. ambasador, para se të flasim për çështjet e tjera, dëshiroj t’ju pyes për referendumin në Serbi, i cili nuk u lejua të mbahet në Kosovë. Z. ambasador, përse kërkuat që të lejohet mbajtja e tij në Kosovë?

Ambasadori Hovenier: Siç e kemi thënë publikisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë besojnë që është e përshtatshme që qytetarët me të drejtë vote – në këtë rast në zgjedhjet e Serbisë – të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën për të bërë këtë.  Qartazi, këto janë çështje të ndjeshme në Kosovë dhe për vite, bashkësia ndërkombëtare ka punuar me autoritetet e atëhershme të Kosovës për të ardhur te një aranzhim që do të lejonte votimin në Kosovë të njerëzve me të drejtë vote në Serbi.  Ka pasur paksa keqkuptim se çka njëmend ka bërë Misioni i OSBE-së sepse në të vërtetë ata kanë organizuar apo lehtësuar zgjedhjet, jo vetëm duke i bartur fletëvotimet, por vërtetë duke siguruar mbajtje të rregullt të zgjedhjeve në mënyrë të tillë që ishte e pranueshme për qeverinë e atëhershme të Kosovës.  Megjithëkëtë, qëndrimi i SHBA-së për këtë është i qartë: Kosova është shtet sovran.  Kosova ka të drejtë të caktojë se me çfarë kushtesh mund të mbahen zgjedhjet e vendeve të tjera në territorin e Kosovës.  E kuptojmë dhe e mbështesim këtë. Patëm shpresuar që qeveria e Kosovës të vazhdonte me të njëjtin aranzhim, i cili ne nuk besonim që përbënte kërcënim për sovranitetin e vendit — kjo nuk është kontestuese dhe absolutisht është vërtetuar nga SHBA-ja dhe partnerët tanë — me shpresë që ata njerëz të lejoheshin të ushtronin mundësinë e tyre për të votuar edhe në zgjedhjet serbe.

RTK: Serbia do të mbajë zgjedhje në prill.  Cili do të jetë qëndrimi amerikan nëse kërkohet të lejohet mbajtja e tyre në Kosovë?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se qëndrimi amerikan do të vazhdojë të jetë ai që ka qenë: që do të duam të punojmë me qeverinë e Kosovës për të gjetur mundësinë, të pranueshëm për qeverinë e Kosovës, por që gjithashtu mundëson që individët në Kosovë të mund të votojnë nëse e kanë atë të drejtë.

RTK: Z. ambasador, keni thënë që do t’i përkushtoheni forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.  Si janë marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës momentalisht?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës momentalisht janë mjaft të mira.  Dua të them, siç e dini më mirë se unë, Kosova është ndoshta vendi më pro-amerikan në këtë pjesë të botës, nëse jo edhe në tërë botën.  Dhe në aspektin personal, kam pranuar vetëm shprehje të mirëseardhjes dhe vlerësimit prej që kam ardhur për të shërbyer si ambasador.  Kemi punë të rëndësishme për të bërë — së bashku.  Shtetet e Bashkuara ndjejnë shumë fuqishëm se procesi që Kosova gjithnjë e më shumë e zë vendin e saj duhet të shkojë përpara.  Qeveria dhe populli i Kosovës pajtohen me këtë.  Ne jemi të përkushtuar për të punuar me partnerët tanë kosovarë që kjo të ndodhë.  E mendoj se kjo gjë është ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie; kjo gjithashtu është shenjë e mirë për bashkëpunimin tonë.

RTK: Jeni ambasadori i parë i ShBA-së që mori pjesë në ceremoninë për masakrën në Reçak.  Çfarë porosie përçon kjo?

Ambasadori Hovenier: Mendova se ishte e rëndësishme të isha aty. Siç e përmenda në fjalimin tim, e mbaj në mend atë ngjarje mjaft mirë.  Atë kohë isha në misionin e OSBE-së si zyrtari përgjegjës për çështjet e Kosovës dhe për arsye të punës, isha në kontakt të ngushtë me Ëilliam Ëalker, një diplomat amerikan, që atë kohë kryesonte Misionin Verifikues të Kosovës të OSBE-së.  Prandaj, e mbaj në mend shumë mirë edhe ngjarjen edhe tmerrin e ambasadorit Ëalker se çfarë kishte parë.  Kur presidentja Osmani më pyeti nëse do të dëshiroja të merrja pjesë dhe të mbaja fjalim, përgjigja ime ishte e menjëhershme.  Shtetet e Bashkuara besojnë shumë fuqimisht se duhet ta shohim të kaluarën në mënyrë të qartë.  Unë dhe qeveria ime jemi të shqetësuar nga përpjekjet e disave që kërkojnë ta rishikojnë apo denigrojnë historinë, realitetin e asaj çfarë ka ndodhur.  Mendova se ishte çast i rëndësishëm për të vërtetuar si ne e kuptojmë atë çfarë ka ndodhur dhe çka do të thotë ajo.

RTK: Por ju e dini çka thotë udhëheqësia në Serbi për masakrën e Reçakut?

Ambasadori Hovenier: Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet e disave, por pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për atë çfarë ka ndodhur është e qartë dhe e bazuar në fakte.

RTK: Le të flasim për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse shumë njerëz në Kosovë ardhjen tuaj këtu e shohin si një hap përpara drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi.  A është reale që ta shohim ashtu?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se tashmë është bërë shumë punë dhe mendoj se ende mbetet shumë punë për të bërë.  Dhe po, mund ta merrni ardhjen time këtu si indikator shtesë për interesimin e SHBA-së për t’ju ndihmuar partnerëve tanë në Kosovë dhe për t’ju ndihmuar autoriteteve në Serbi për të arritur një marrëveshje për normalizim.  SHBA-ja beson se kjo duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.  Unë do të punoj për këtë. Mendoj se mund të shihni shenja që edhe partnerët tanë evropianë po bëjnë çdo përpjekje në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja për të arritur përparim.

RTK: Po thoni që edhe ju e keni të njëjtin qëllim për procesin e dialogut si BE-ja?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se e kemi pasur të njëjtin qëllim si BE-ja për këtë proces prej fillimit, e ai është që të shohim Kosovën duke e zënë vendin e vet në bashkësinë e vendeve.  Sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, këto çështje nuk janë në pyetje.  Ato janë të vendosura.

RTK: Për ShBA-në?

Ambasadori Hovenier: Do të thosha që këto janë fakte historike.  Kosova është shtet i pavarur.  Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është.  Kosova është shtet sovran.  Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është.  Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë.  Sfida në dialog është që të arrihet një aranzhim i tillë që të arrihet ky normalizim, kjo marrëveshje për normalizim [të marrëdhënieve] dhe siç e thashë, nga pikëpamja e SHBA-së, duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

RTK: Në Kosovë është vështirë që të besohet se mund të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së.  A ka ndonjë gjasë që të ketë Të dërguar të posaçëm të SHBA-ve në këtë proces?

Ambasadori Hovenier: Përgjigja ime për këtë do të ishte që ky është dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me shumë ndihmë nga të tjerët.  Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë aktive dhe në mbështetje të këtij dialogu.  Ne besojmë që është e duhur që lehtësohet nga BE-ja.  Kjo assesi nuk duhet të kuptohet si tërheqje të Amerikës nga roli udhëheqës.  Gjithashtu është pranim i realiteti që trajektorja afatgjatë e Serbisë dhe trajektorja afatgjatë e Kosovës janë në Evropë.  Ne besojmë që është e drejtë që BE-ja është lehtësuese e këtij dialogu meqenëse ka mundësinë që të ofrojë stimujt për të arritur te kjo marrëveshje për normalizim.

RTK: Shumë njerëz thonë se me juve këtu në Kosovë, z. Chris Hill në Beograd, Serbi dhe z. Eskobar për Ballkanin do të shohim dinamikë të re në këtë proces.

Ambasadori Hovenier: Mendoj se është e drejtë të thuhet që do të shihni… ka pasur angazhim të fuqishëm amerikan në të kaluarën, por mendoj gjithashtu mund të thuhet se do të shihni angazhim të fuqishëm amerikan tani.  Do të ishte vështirë të gjesh që di më shumë për këto çështje dhe historikun e këtyre çështjeve se sa Chris Hill-i.  Pres me padurim dhe shpresoj që Senati ta konfirmojë së shpejti.  Edhe unë kam ca përvojë, si dhe natyrisht me Gabe Escobar, i cili është emëruar I dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, keni dikë që ka përvojë të madhe – në rajon dhe si diplomat.  Duam ta çojmë këtë çështje përpara dhe mendoj se kemi qenë të qartë për këtë.

RTK: Por, një çështje e ndërlikuar është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.  Si mund të gjendet zgjidhje për këtë?

Ambasadori Hovenier: Kjo është një pyetje interesante dhe është çështje e pazgjidhur qe sa kohë në këtë bisedë.  Më kujtohet kur u përmend për herë të parë kjo çështje – nga koha e bisedimeve për status nën presidentin Ahtisari – dhe e pata nderin dhe kënaqësinë t’i udhëhiqja negociatat për aranzhimet që do të mbronin komunitetet etnike në Kosovë.  Pra, kjo u përmend për herë të parë atje, kjo ide që të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe.  Dhe nëse e shqyrtoni Shtojcën 3 të Planit të Ahtisaari, në të ka madje shenja për diçka të tillë, një lloj entiteti të komunave, të cilave iu jepen funksione shumë specifike përmes decentralizimit – më shumë kompetenca sesa që komunat zakonisht kanë për shkak të shqetësimit të disa komuniteteve të caktuara që dëshironin të kenë qeverisje në nivel lokal, që të kenë mundësi për t’u koordinuar, për t’i shkëmbyer praktikat më të mira, për të pasur trajnime të përbashkëta dhe për të shkëmbyer përvojat.  Çështja se çka do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës.  Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Sërpska tjetër.  Askush nuk është i interesuar për këtë.  Kjo nuk i ndihmon Kosovës.  Nuk është e dobishme.  Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit.  Dhe pika e fundit për këtë: Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe.  Siç e thashë ishte element (edhe pse jo me atë emër) në procesin e Ahtisarit dhe pastaj, natyrisht edhe në procesin e Brukselit dhe marrëveshja e Brukselit i referohet specifikisht asaj.  Qeveria ime vazhdon të mendojë – nuk po ju them asgjë të re – që presim që Qeveria e Kosovës t’i përmbahet zotimeve që i ka marrë.  Që do të thotë se ne besojmë se duhet të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe.  Por, siç e kemi thënë shumë herë, besoj madje edhe kolegu im Matt Palmer ju ka thënë pikërisht në këtë tryezë, ne nuk ju diktojmë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të jetë.  Ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës. Ka modele të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që të shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje.

RTK: Z. ambasador, cili është qëndrimi i tanishëm amerikan lidhur me Marrëveshjen e Uashingtonit, e nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë para ish-presidentit Trump?

Ambasadori Hovenier: Më vjen mirë që pyetët për këtë.  Kjo gjë u shtrua edhe gjatë dëgjimit për konfirmim në Senat kur senatori Johnson e shtroi pak a shumë të njëjtën pyetje dhe më vjen mirë që mund t’ju them atë që i thashë senatorit Johnson: kjo administratë vazhdon ta ketë qëndrimin se Zotimet e Uashingtonit ishin zotime të rëndësishme dhe presim që autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd t’i zbatojnë ato sa më shumë që munden.

RTK: Pra, po thoni që kjo marrëveshje duhet të zbatohet?

Ambasadori Hovenier: Po them që Zotimet e Uashingtonit ishin zotime të rëndësishme dhe aty ka gjëra të rëndësishme që duhet të kryhen.  Ka zotime për personat e zhdukur; ka zotime për kalimin e kufirit; ka zotime lidhur me tregtinë ndërkufitare. Ne besojmë se të gjitha këto do të ishin në dobi të Kosovës dhe të Serbisë.

RTK: Kohëve të fundit ka debate të shumta për Ballkanin e Hapur.  Cili është qëndrimi i ShBA-së për këtë projekt?  A duhet Kosova të jetë pjesë e tij?

Ambasadori Hovenier: Pra, kolegu im, Gabriel Escobar, Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tashmë ka folur publikisht për këtë.  Çka do të them unë është: Kosova është vend i rëndësishëm, por nuk është vendi më i madh, madje as në këtë rajon.  Dhe këshilla jonë për ca kohë ka qenë që çdo lloj aranzhimi që zvogëlon pengesat për tregti dhe lehtëson qarkullimin e lirshëm të mallrave dhe njerëzve është diçka që ia vlen të merret parasysh.  Nuk po i themi tamam Kosovës se cilat aranzhime institucionale janë më të mirat dhe si ta bëjnë këtë më së miri.  Por, i nxisim popullin e Kosovës dhe autoritetet kosovare që të jenë të hapura ndaj aranzhimeve që do të zvogëlonin pengesat në tregti dhe që do të lehtësonin qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve.

RTK: Debati tjetër i madh ka të bëjë me gaz-përçuesin amerikan. A e ka refuzuar Kosova këtë projekt të KSM-së?

Ambasadori Hovenier: Mendoj se kjo është ndoshta mënyra e gabuar për të karakterizuar atë që ka ndodhur. Ajo që do të thosha është se Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, MCC, ka një mënyrë shumë unike për të përkufizuar programet e saj të ndihmës së huaj.  Hyn në dialog me qeverinë, qeverinë nikoqire kudo që do të punojë dhe së bashku i identifikojnë prioritetet.  Ka afate kohore shumë të rrepta dhe proces shumë të ndërlikuar të miratimit. Dhe në fakt, ende po vazhdon procesi për të përkufizuar atë që quhet „Kompakt” i cili është programi i MCC-së që çon përpara.  Kishte afate mjaft të rrepta kur u shqyrtua gazi si një element i pjesës energjetike të programit „Kompakt” të MCC-së.  Kishte afate kohore mjaft të rrepta për të përcaktuar nëse do të mund të mbështetej apo jo gazi si një element i tij.  Qeveria e Kosovës – e cila me të drejtë po bën një studim mjaft të thellë dhe të kujdesshëm se si mund t’i kalojë më së miri burimet e saj të energjisë nga një sistem që mbështetet në dy termocentrale ndotëse me thëngjill të epokës jugosllave në një strukturë të shekullit XXI për të siguruar energji – qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon MCC-ja.  Kjo jo domosdoshmërish është dështim.  Jo domosdoshmërish është diçka që po kritikoj.  Thjeshtë është realiteti.  Mezi presim që qeveria e Kosovës të marrë disa vendime përfundimtare për strategjinë e saj energjetike.  Mirëpresim mundësinë që të mund ta mbështesim.  Në ndërkohë, puna e MCC-së duhej të vazhdonte.  Programi „Kompakt” i KSM-së, nëse miratohet, do të përmbajë ndihmë shumë të rëndësishme në mbështetje të infrastrukturës energjetike për Kosovën – për ta ndihmuar Kosovën që të ketë furnizim me energji që është i sigurt, i qëndrueshëm, bashkëkohor, i shek. XXI.

RTK: A e keni diskutuar këtë çështje me kryeministrin Kurti?

Ambasadori Hovenier: E kemi diskutuar strategjinë për energji dhe dëshirën e ShBA-së për ta ndihmuar për disa vendime shumë të vështira.  Për të ndihmuar në pozicionimin e Kosovës në të ardhmen me një furnizim më të mirë të energjisë.

RTK: Z. ambasador, sipas opinionit publik në Kosovë, pritet që përveç grupeve kriminale, lista e zezë e ShBA-së për Kosovën të përfshijë politikanë dhe ish-politikanë.  A janë këto pritje reale?

Ambasadori Hovenier: Pra, mendoj se po i referoheni vendimeve të qeverisë amerikane për të vënë sanksione specifike ndaj individëve të caktuar, përfshirë vendimet e fundit për sanksionimin e individëve të caktuar për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional.  Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike.  Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike.  I sanksionojmë njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve, pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional.  Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar transnacional do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë.  Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen.

RTK: Por, çka nëse ka politikanë apo ish-politikanë që janë përfshirë në këtë krim?

Ambasadori Hovenier: Epo, çështja nëse dikush ishte apo jo politikan është e parëndësishme përkitazi me atë nëse sanksionet mund të zbatohen ndaj tyre.  Pra, kushdo që ka qenë i përfshirë në krim të organizuar transnacional në nivel të tillë që plotëson pragun tonë për vendosjen e sanksioneve, duhet të shqetësohet.

RTK: Z. ambasador, të flasim pak për sistemin e drejtësisë. Vetingu pritet të kalojë së shpejti. A do të jetë ShBA-ja partnere në këtë dhe si e vlerësoni këtë proces?

Ambasadori Hovenier: Lidhur me vetingun?

RTK: Vetingun.

Ambasadori Hovenier: Po. Është çështje e ndërlikuar.  Unë do të them vetëm se është e duhur dhe e drejtë që kjo qeveri, si çdo qeveri nëpër botë, të sigurojë që autoritetet gjyqësore janë apolitike dhe nuk angazhohen në aktivitetet që do të ishin në kundërshtim me pritjet e komunitetit të tyre për sjelljen e zyrtarëve të gjyqësorit.  Ka standarde dhe udhëzues ndërkombëtarë për mënyrat më të mira si të bëhet kjo.  Këshilla jonë për qeverinë e Kosovës ka qenë që të shfrytëzojë zyrën e mirë të Këshillit të Venecias dhe të pranojë rekomandimet që i kanë dhënë para se të vazhdojë me veprimet – qofshin rregullative apo legjislative.  Të shfrytëzojnë përvojën, e cila do të sigurojë që korniza e punës dhe veprimet tuaja të përmbushin standardet në bazë të të cilave Kosova do të vlerësohet përderisa ndjek anëtarësimin eventual në BE. 

RTK: Dhe pyetja e fundit: Kosova ka arritur përparim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  Çka mendoni, sa ka përparuar Kosova në këtë?

Ambasadori Hovenier: Epo, shpresojmë që Kosova do të shkojë shumë përpara për këtë.  Korrupsioni është problem shumë i madh në këtë rajon dhe nëpër botë.  Dhe, Shtetet e Bashkuara, ne e kemi strategjinë tonë – presidenti Biden e ka shpallur strategjinë për luftimin e korrupsionit.  Jemi të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin si në Shtetet e Bashkuara, por edhe për t’i ndihmuar partnerët tanë anembanë botës për ta bërë të njëjtën gjë dhe mirëpresim zotimet e kësaj qeverie për tu marrë me këtë problem, i cili, natyrisht assesi nuk është unik për Kosovën.

RTK: Z. ambasador, ju faleminderit shumë për intervistën.

Ambasadori Hovenier: Ishte kënaqësi.  Ju faleminderit.


blank
blank
Send this to a friend