VOAL

VOAL

Qepa dhe hudhra reduktojnë rrezikun nga kanceri i gjirit

September 25, 2019

Komentet

Kriza e grave në moshën e mesme, si tejkalohet- Nga PROF. DR. KIM DRASA

 

 

A jeni ju duke pasur krizë të moshës së mesme?

A mundet ju të na tregoni: Çfarë ju po ndjeni? Ose nuk po ndjeni?

A jeni në një periudhë depresioni?

A jeni në periudhën e ardhjes graduale të Menopausës? Ose jeni në një tranzicion normal nga një fazë në një fazë tjetër pra nga Perimenopausa në Menopause? (lexoni artikullin tim Perimenopausa).

Kim Drasa (3)

(1) A ËSHTË KRIZA E MOSHËS SË MESME NJË MIT?

Për disa kohë, profesionistët e shëndetit mendor kanë debatuar nëse krizat e moshës së mesme janë reale. Termi “Kriza e mesme” mbi të gjitha, nuk është njohur si një diagnozë e shëndetit mendor. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve mund të tregojnë se cila është kriza e moshës mesme, një studim për kohë të gjatë zbuloi që pothuaj vetëm 26 të pranishëm kishin raportuar që kishin pasur një krizë, të tillë.

Nuk është problem se si ne e quajmë këtë periudhë, të jetës, por kjo është një periudhë e tejzgjatur *të keqardhjes dhe *pyetjeve midis 40-60 vite, të moshës dhe është afërsisht universale për të dyja gjinitë, së bashku. Studiuesit kanë njohur për dekada se lumturia jonë arrin në një pikë të ulët në të, përpara se të rimëkëmbet, ndërsa plakemi. Në fakt, grafikë të shumtë në formën U-je i hartojnë majat dhe luginat të kënaqësisë personale. Me studime të kohës duhet të përcaktojmë diferencimet midis grave dhe burrave, në jetën e mesme.

Kim Drasa (1)

(2) PRA, SI DUKET KRIZA E MOSHËS SË MESME TË GRAVE?

Ajo duket sikur po qan gjatë gjithë rrugës për në shtëpi, “nga largimi i fëmijës tënd nga universiteti”. Ajo duket sikur nuk po dini se çfarë po bëni. Duket si një ftesë që e ke hedhur në plehra, sepse nuk u bëtë, gjithçka që deshët të bëheni.

“Njësoj sikur zgjohesh në mesnatë si e *mbështjellë me shqetësimin financiar ose si *divorci ose si një *kujdestare e rraskapitur dhe një *bel (femre) që nuk e njihni”.

Kriza në mes të jetës, një herë, më parë, ka qenë përcaktuar në përputhje me normat gjinore. Gratë ishin të dis-orientuara dhe të zhgënjyera në lidhje me këtë ndryshim kurse burrat nga ndryshimet në karrierë. Ndërsa, gratë, më tepër, ndjekin karrierën dhe bëhen shtylla e familjes dhe ankesat e moshës së mesme janë zgjeruar, në diapazon. Llojet e krizës në moshën e mesme (midlife) varen sipas llojit të femrës që po e kalon këtë periudhë kritike, të moshës së vet.

3) ÇFARË SJELL KJO KRIZË PËR GRATË?

Nora Ephron (specialiste e kësaj fushe) ka thënë: “Ju nuk do të jeni më, kurrë, siç jeni, fikse, e pandryshueshme, përgjithmonë”.

Ne të gjithë ndryshojmë dhe kriza e moshës së mesme është evidente.

(a) A është kjo pjesërisht një proces fiziologjik?

Gjatë perimenopausës dhe menopausës (artikulli im, e keni në profilin tim, në fb), ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë drejt këtij problemi, madhorë. Në përputhje me doktorët e Mayo clinik, rrënja e nivelit të Estrogenit dhe Progesteronit mund të interferohet me *Gjumin; *Luhatje të moods (humori);*Reduktim të nivelit, të energjisë tuaj.

Menopausa mundet, gjithashtu, t’ju shkaktojë:*Humbje të memories;*Ankth;*Shtim në peshë dhe *Rrënje të interesit në bërjen e gjërave që ju kanë bërë të lumtur.

(b) A është pjesërisht emocionale?

Me kohë ju arrini në moshën e mesme. Ajo është koha, në aspektin, që ju keni kaluar eksperienca për disa trauma ose humbje. Gjithashtu, mund të keni kaluar *Vdekjen e ndonjë familjari;*Ndryshime, sinjfikante, në identitetin tuaj;*Divorce;*Abuzime emocionale ose fizike;*Episode të diskriminimit;*Humbje të fertilitetit (pamundësi me ngel shtatzënë);*Sindromin e foleve boshe dhe *Eksperienca të tjera që mund t’ju kenë lënë, juve, me një ndjenjë të vazhdueshme pikëllimi.

(c)A është ajo pjesërisht shoqërore?

Shoqëria jonë e fiksuar nga rinia nuk është, gjithmonë, e mirë për gratë në moshën e mesme, të jetës së tyre. Si shumë gra, ju mund të ndjeheni si të padukshme pasi ju arrini në moshën e mesme. Ju mund të ndjeheni në presion për të maskuar shenjat e moshës tuaj, në advance. Ju mund të jeni në vështirësi, nga këto simptoma, të kujdeseni për fëmijët e tuaj dhe të keni fuqi e dëshirë për t’u kujdesur për prindërit tuaj që janë në moshë të madhe. Ju mund të jeni, në vështirësi, për të zgjedhur midis kujdesit për fëmijët dhe karrierës që burrat tuaj që janë edhe ata në moshë të madhe. Gjithashtu, divorci ose hendeku i pagave mund të nënkuptojë që ju keni ankth, kronik, financiar.

Kim Drasa (2)

4) ÇFARË JU MUND TË BËNI RRETH KËSAJ KRIZE; TË MOSHËS SË MESME?

Në “Mësimin me ec në errësirë,” Barbara Brown Taylor kërkoi “Çfarë ndodh në qoftë se unë do të ndjek një nga frikat e mia, të mëdha, gjatë gjithë rrugës, në buzë të humnerës, merr frymë dhe vazhdo rrugën? A nuk ka ndonjë shans për t’u befasuar nga ajo që ndodhë atje?” Mosha e mesme mund të jetë mundësia më e mirë për ta zbuluar atë.

Në qoftë se shkencëtarët e skemës- Ue kanë të drejtë, gjendja e keqe e moshës së mesme mund të zgjidhet vetë, me kalimin e moshës. Por në qoftë se ju doni që ta kaloni sa më lehtë këtë pjesë të jetës duke mos pritur rritjen në moshë, pra mos të bëni asgjë për ta kaluar sa më lehtë komplikacionet e moshës mesme, këtu po ju paraqes disa opsione që ju mund t’i aplikoni dhe këto janë:

Fol me doktorin: Shumica e simptomave, me mbivendosje, të krizës të moshës së mesme që janë: *Depresioni; *Ankthi dhe *Balanca hormonale. Në qoftë se ju jeni duke kaluar *Moshën e mesme blu, doktori mund t’ju përshkruajë terapinë e rivendosjes hormonale (kujdes se kjo për mua është gabim); *Antidepresant ose mjekime *Kundra ankthit duke menduar se mund t’ju përmirësojë këto simptoma tronditëse.

Kim Drasa (4)

Fol me një terapist: Terapia cognitive,*Stërvitje për jetën ose një grup mjekimi që mund t’ju ndihmojë *Të punoni përmes pikëllimit,*Manaxhoni ankthin, dhe të planifikoni një mënyrë drejt *Përmbushjes më të madhe. Fol me mikeshat tuaja: Një studim në 2012 tregoi se sa dinë shumica e grave rreth eksperiencës se dorës së parë që ato mund ta kenë kaluar këto simptoma, të moshës së mesme. Mosha e mesme kalohet më lehtë në qoftë se ju jeni të rrethuara nga miq, të vërtetë dhe të ditur. Gratë me këto mikesha kanë një shans më të madh për t’i kaluar sa më lehtë këto shqetësime se sa gratë që nuk komunikojnë me mikesha. As pjesëtarët e familjes nuk e kanë impakt më të lartë se sa kanë mikeshat. Rilidhja me natyrën: Studimet kanë treguar që shpenzimi i kohës jashtë shtëpisë, bile edhe sikur për pak minuta, në ditë, mund të ngrejë moralin dhe t’ju përmirësojë konceptin tuaj për këto simptoma. *Qëndrimi në bregdet, *Banjo në pyll dhe *Eksperienca jashtë shtëpisë, të gjitha ju ndihmojnë të mposhtni mërzitjen dhe ankthin. Provoni mjetet e lejueshme në shtëpi dhe hani shëndetshëm: Këtu do ju them disa lajme të mira: Ju deri në këtë moshë nuk duhet të hani, kurrë, makarona dhe djathë, gjithmonë. Ju duhet të hani *Ushqime të mira, *Jeshillëqe me gjethe, *Fruta, *Zarzavate të të gjitha ngjyrave të Ylberit dhe *Proteina të varfra. Dieta juaj mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë dhe të ndjeheni më mirë (lexoni online artikullin tim: “Jetëgjatësia”). Melatonina dhe suplementet mund t’ju ndihmojë të keni një gjumë më të mirë dhe mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e ankthit.

– Mbaj shënim ato që ke realizuar: Jo vetëm fitoret, gradat shkencore ose titujt e punës. Shkruaj të gjitha:*Traumat që ju i keni mbijetuar, *Njerëzit që ju keni dashur , *Miqtë që ju keni shpëtuar, *Vendet që ju keni udhëtuar,*Vendet që ju keni qenë vullnetar, *Librat që keni lexuar, *Bimët që keni menaxhuar, jo me i vra. Dijeni se kjo periudhë gri nuk është e gjithë historia juaj. Merrni kohë për të nderuar të gjitha që ju keni bërë dhe keni qenë.

Hidhni hapa drejt një të ardhmeje të re: Novelisti George Eliot tha: “Ajo nuk është kurrë vonë me qenë çfarë ju mund të kishit qenë.” Merr kurse online, bëni disa kërkime për një novel, hap një kamion me ushqime ose bëj një fillim të ri. Ju nuk mund të rregulloni rrënjësisht familjen tuaj ose në karrierën tuaj për të bërë një ndryshim thelbësor, në lumturinë tuaj”.

· L e x o n i l i b r a q ë j u *inspirojnë,*fuqizojnë ose ju *motivojnë për të provuar një variant të ri.

KONKLUZIONET FINALE

1.”Kriza e moshës mesme” mund të ketë një emër tjetër, si për shembull: *Pikëllim, *Rraskapitje, *Ankthi që mund të ndikojnë tek njerëzit për një periudhë më të gjatë midis 40 deri 60 vjeç.

2. Origjina mund të jetë: *Fiziologjike, *Emocionale, *Sociale.

3. Absolutisht, zbatoni porositë që ju shkrova, më sipër, derisa ta kaloni këtë fazë tranzicionale që mos t’ju zgjasë pafundësisht si fatkeqësisht që po ndodh me tranziconin shqiptar (pra deri në fund të jetës).

4. Gratë e kalojnë këtë fazë të keqe, moshës mesme, sipas tipareve të femrës. Pra, jo të gjitha gratë e kalojnë njësoj.

5. Absolutisht, kjo ndodhë *Jo vetëm nga ndryshime në trupin e femrës por sepse *Shoqëria kërkon ndryshime që ju të jeni: *Të kujdeseni për veten, *Shtylla e familjes, *Mbretëresha e bukurisë dhe këto ti kesh, të gjitha, përnjëherë.

6. Absolutisht, kjo është e mjaftueshme për të bërë që dikush të dëshirojë të marrë “Tornadon” e parë, jashtë qytetit.

7 . Absolutisht, mos pranoni të merrni Estrogen edhe kur ja u jep gjinekologu sepse rrezikoni për kancer Mitre.

8 . Absolutisht, në krizën e moshës mesme fillojeni ditën me leximin e këtij artikulli dhe të gjitha femrat ta mbajnë në bibliotekën, e tyre.

Autori, Seksolog & Urolog
President A.U.S.A.
“Maksut Drasa”

/Gazeta Panorama 

Projekti – Shkencëtarët po përpiqen të rindërtojnë njerëzimin nga kodi i papërpunuar gjenetik

Dualiteti etik i zbulimeve shkencore nuk është një fenomen i ri. Shembulli më dramatik është, sigurisht, ndarja e atomit, e cila solli një burim të ri premtues të energjisë, por edhe armë shkatërruese në masë.

Një shembull më i vonshëm, interneti, ofroi një mënyrë të pashembullt për të pasur akses në të gjithë dijen njerëzore, por u shndërrua gjithashtu në një mjet të fuqishëm për përhapjen e dezinformatave masive. Tani, shkencëtarët po nisin një rrugëtim të ri shkencor, i cili mund të sjellë përfitime të paimagjinueshme për shëndetin e njeriut, por që njëkohësisht mund të sigurojë edhe mjete për shkatërrim të jashtëzakonshëm.

Do të sintetizojmë gjenomin njerëzor.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, Projekti i Gjenomit Njerëzor Sintetik (SynHG), i financuar nga Wellcome Trust, organizata më e madhe bamirëse mjekësore në botë (që ishte gjithashtu partnere në Projektin e Gjenomit Njerëzor të përfunduar në vitin 2003), do të bashkëpunojë me shkencëtarë nga universitetet e Cambridge, Kent, Manchester, Oxford dhe Imperial College London, për të ndërtuar mjetet themelore që nevojiten për të rindërtuar nga e para gjenomin njerëzor. Kjo është ndryshe nga redaktimi i gjeneve, që zakonisht përfshin ndryshime shumë më të vogla në ADN-në origjinale të një organizmi.

“Me përparimet e fundit teknologjike, projekti SynHG ndodhet në pararojë të një prej fushave më emocionuese të kërkimeve shkencore,” tha Michael Dunn nga Wellcome në një deklaratë për shtyp. “Duke krijuar mjetet dhe metodat e nevojshme për të sintetizuar një gjenom njerëzor, ne do t’u përgjigjemi pyetjeve mbi shëndetin dhe sëmundjet tona që sot as nuk mund t’i parashikojmë, duke transformuar kështu kuptimin tonë mbi jetën dhe mirëqenien.”

Në një intervistë për BBC, Julian Sale, anëtar i Institutit të Biologjisë Molekulare në Cambridge dhe pjesë e këtij studimi, u shpreh se një gjenom njerëzor sintetik mund të përmirësojë jetën e njerëzve ndërsa plaken. Ky fokus te cilësia e jetës në pleqëri, pra, përmirësimi i viteve që kemi në vend të thjesht zgjatjes së jetës, është një qasje që mjekët e kanë theksuar prej vitesh, dhe një gjenom sintetik mund të ndihmojë në trajtimin e shumë sëmundjeve që e dëmtojnë cilësinë e jetës në moshë të thyer.

Por pastaj vjen edhe ana tjetër e medaljes shkencore.

Ndërkohë që një gjenom sintetik mund të ndihmojë në krijimin e qelizave rezistente ndaj sëmundjeve, në riparimin e organeve të dëmtuara apo forcimin e sistemit imunitar, kjo teknologji mund të përdoret gjithashtu si një armë biologjike jashtëzakonisht efikase, nëse bie në duar të gabuara. Për këtë arsye, SynHG do të zhvillojë edhe programe në fushat e shkencave sociale, për të shqyrtuar ndikimet etike, ligjore dhe shoqërore të kësaj teknologjie.

“Xhindi doli jashtë shishes,” tha për BBC News shkencëtari i gjenetikës nga Universiteti i Edinburgut, Bill Earnshaw. “Mund të vendosim kufizime tani, por nëse ndonjë organizatë me akses në pajisjet e duhura vendos të fillojë sintetizimin e çfarëdo lloj organizmi, nuk mendoj se do të mund ta ndalonim.”

Në fakt, kur bëhet fjalë për biologjinë sintetike, gjeniu ka dalë nga shishja që prej kohësh. Në vitin 2002, shkencëtarë në SHBA arritën të sintetizonin për herë të parë një gjenom viral, dhe që nga ajo kohë, ata kanë shtuar kompleksitetin duke sintetizuar një bakter në vitin 2008 dhe një organizëm maja në 2017. Sigurisht, gjenomi njerëzor është shumë më i ndërlikuar sesa këto struktura sintetike më të thjeshta, prandaj shkencëtarët e projektit vlerësojnë se do të duhen dekada për ta përfunduar.

Shpresojmë që kjo të japë mjaftueshëm kohë për njerëzimin që të përballet siç duhet me pasojat e këtij përparimi dhe të sigurojë që të mos krijojmë gabimisht edhe një tjetër armë shkatërrimi në masë. / Popular Mechanics – Syri.net

Historia e encefalitit letargjik: Sëmundja e çuditshme e ‘gjumit të thellë’ që preku botën në fillim të shekullit të 20-të

Midis viteve 1910 dhe 1930, një epidemi e encefalitit letargjik (EL) u përhap në mbarë botën, duke prekur mbi 1 milion njerëz dhe duke shkaktuar rreth 500,000 vdekje.

Kjo sëmundje misterioze neurologjike i la të habitur mjekët, pasi të infektuarit shfaqnin një shumëllojshmëri simptomash, përfshirë lodhje ekstreme, çrregullime gjumi, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskulore, probleme me shikimin, ndryshime psikike dhe nganjëherë simptoma të ngjashme me sëmundjen e Parkinsonit. Ndërsa shumë viktima vdisnin nga dështimi respirator pas infektimit, disa të mbijetuar përjetonin fat shumë më të keq.

Disa nga të infektuarit me EL zhvillonin më vonë çrregullime të rënda neurologjike, si parkinsonizmi pas-encefalitik, dhe në rastet më ekstreme mbeteshin me fytyrë të palëvizshme, muskuj të ngurtësuar dhe paaftësi për të ndërvepruar në mënyrë normale me të tjerët, duke i lënë thuajse në një gjendje statuje, me mendjen ende aktive.

Duke qenë se përhapja e encefalitit letargjik ndodhi afërsisht në të njëjtën kohë me pandeminë e gripit spanjoll, studiuesit fillimisht menduan se mund të kishte një lidhje mes dy sëmundjeve, por kjo nuk u vërtetua kurrë. Shkaku i saktë i EL-së mbetet i panjohur edhe sot.

Edhe më e çuditshme është zhdukja e sëmundjes po aq misterioze sa dhe shfaqja e saj, me përjashtim të disa rasteve të izoluara.

Shfaqja e encefalitit letargjik

Image

Shfaqja e menjëhershme e EL-së ishte një nga misteret më të mëdha mjekësore të fillimit të shekullit të 20-të. Disa nga rastet e para u raportuan që në vitin 1916 (ose ndoshta edhe në 1915), por ishte në vitin 1917 që neurologu austriak Constantin von Economo identifikoi një model unik simptomash te pacientët në Vjenë. Në të njëjtën kohë, mjeku francez Jean-René Cruchet raportoi raste të ngjashme në Francë.

Pavarësisht ngjashmërive të simptomave, askush nuk ishte në gjendje të përcaktonte një shkak të përbashkët ose një metodë të caktuar transmetimi.

Në atë kohë, bota ishte ende në mes të Luftës së Parë Botërore. Dhe më pas, në periudhën pas luftës, pati edhe më shumë vdekje.

Në vitin 1918, gripi H1N1 i njohur si gripi spanjoll u përhap shpejt në mbarë planetin dhe preku më shumë se një të katërtën e popullsisë botërore. Kur rastet e EL-së nisën të shfaqeshin njëkohësisht, u mendua natyrshëm se ishte një efekt anësor i tmerrshëm i gripit. Por lidhja mes gripit spanjoll dhe EL-së nuk u provua kurrë.

Zbulimi i shkakut u bë edhe më i ndërlikuar, siç theksoi dr. Heidi Moawad për NeurologyLive, pasi pacientët nuk kishin të njëjtat simptoma apo të njëjtin nivel ashpërsie.

“Sipas literaturës mjekësore, rreth një e treta e pacientëve vdiqën nga insuficienca respiratore e shkaktuar nga mosfunksionimi neurologjik,” shpjegoi Moawad. “Dhe, ndërsa qindra mijëra pacientë vdiqën, kishte po aq që mbijetuan. Disa nga të mbijetuarit shfaqën pasoja parkinsoniane ose neuropsikiatrike të qëndrueshme.”

Për këtë arsye, u shqyrtua edhe një lidhje e mundshme mes sëmundjes së Parkinsonit dhe EL-së, por as kjo nuk u vërtetua. Të tjerë hodhën teori se EL-ja shkaktohej nga një gjendje autoimune ose një infeksion streptokok, por origjina e saktë e sëmundjes mbetet ende e panjohur.

Faktorët mjedisorë dhe shoqërorë si Lufta e Parë Botërore, hapësirat e mbipopulluara dhe udhëtimet globale mund të kenë ndikuar në përhapjen e sëmundjes, por jo në zbulimin e shkakut të saj të vërtetë.

Zbulimi i “sëmundjes së gjumit të thellë”

Image

Dr. Constantin von Economo nga Klinika Psikiatriko-Neurologjike e Universitetit të Vjenës ekzaminonte pacientë në fund të vitit 1916 që shfaqnin simptoma të çuditshme neurologjike. Sipas një artikulli të Oxford Academic nga Leslie A. Hoffman dhe Joel A. Vilensky, këta pacientë ishin shtruar në spital me diagnoza që varionin nga meningjiti te skleroza e shumëfishtë e deri te deliriumi.

Megjithatë, asnjë nga diagnozat nuk përputhej me saktësi me ndonjë sëmundje të njohur, dhe prania e një letargjie të dukshme te secili pacient sugjeronte një sëmundje të re. Von Economo besonte se kjo kërkonte përshkrimin e një sëmundjeje të re, të cilën e publikoi në një dorëshkrim në vitin 1917 me titullin Encephalitis Lethargica.

Një tjetër mjek, Jean-René Cruchet, kishte trajtuar raste të ngjashme në Francë në një spital ushtarak dhe publikoi përshkrimin e tij rreth të njëjtës kohë.

Studiuesit më vonë zbuluan se EL-ja paraqitej në dy faza, një akute dhe një kronike.

Studiuesi Paul Foley i përmblodhi këto faza (duke shtuar edhe një të tretë) në The Conversation, duke shpjeguar se në fazën e parë pacientët përjetonin parehati të përgjithshme, shikim të dyfishtë, përgjumje ekstreme dhe ndonjëherë ethe.

“Faza e dytë karakterizohej nga humbje e përqendrimit dhe e interesit për jetën, duke dhënë ndjesinë se pacienti nuk ishte më i njëjti njeri,” shkroi Foley. “Por kjo periudhë, që i ngjante sindromës së lodhjes kronike, ishte qetësia para stuhisë.”

Image

Pas një periudhe kohore, që mund të zgjaste nga disa ditë deri në dekada, disa pacientë zhvillonin parkinsonizëm pas-encefalitik (PEP), një fazë e tretë e mundshme, e pakthyeshme, që i linte të sëmurët të paaftë për gjithë jetën.

Disa pacientë e kaluan encefalitin letargjik që në fëmijëri. Nëse infektoheshin në moshën 5 deri në 10 vjeç, ata mund të zhvillonin më vonë ndryshime patologjike të karakterit që i afroheshin psikopatisë.

Fillimisht, kjo dukej si çrregullime të vëmendjes: shqetësim, paaftësi për t’u përqendruar, kapje pas të rriturve, etj. Por ndërsa fëmijët rriteshin, sjelljet e tyre impulsive mund të shndërroheshin në shpërthime të dhunshme, duke përbërë rrezik serioz për veten dhe të tjerët.

“Sjelljet e çrregullta përfshinin mizori ndaj kujtdo që i kundërshtonte; shkatërrim; gënjeshtra; dhe vetëlëndime, përfshirë, në një rast, nxjerrjen e syve,” shpjegon Paul Foley. “Kur arrinin në adoleshencë, këta pacientë shfaqnin seksualitet të papërshtatshëm dhe të tepruar, përfshirë edhe sulme seksuale pa marrë parasysh moshën apo gjininë.”

Ajo që e bënte situatën edhe më të çuditshme ishte fakti se këto sjellje të rrezikshme dukeshin të kryera thjesht nga nxitja impulsive dhe jo për ndonjë përfitim egoist. Pacientët shpesh shfaqnin pendesë të sinqertë për veprimet e tyre dhe thoshin se ishin ndjerë të detyruar t’i bënin ato. Fatkeqësisht, disa vazhduan të ndjekin këto impulse edhe në moshë madhore, derisa përfundimisht ranë viktimë e parkinsonizmit, i cili i futi në gjendjen e ngurtë, si statujë, një nga format më të rënda të encefalitit letargjik.

Me kalimin e kohës, këta pacientë të prekur rëndë humbnin çdo vullnet dhe ndjenjë lidhjeje emocionale. Muzika nuk i prekte më, edhe pse mund të vlerësonin aftësitë e një muzikanti. Edhe pse disa ndjenin empati, nuk ishin më në gjendje të shfaqnin ndjeshmëri. Mendja e tyre mbetej aktive, por ata nuk mund të ndërvepronin më me botën si dikur.

Për një kohë, dukej se shumë njerëz do të ishin të dënuar me këtë fat të tmerrshëm. Por pastaj, po aq papritur sa u përhap në mbarë botën, encefaliti letargjik filloi të zhdukej.

Çfarë ndodhi me encefalitin letargjik?

Image

Epidemia e EL-së arriti kulmin në fillim të viteve 1920, por deri në vitin 1927 rastet nisën të pakësoheshin. Sipas artikullit të Oxford Academic, një raport i vitit 1929 listonte rreth 80 trajtime që ishin provuar gjatë epidemisë, asnjëri prej të cilëve nuk rezultoi veçanërisht efektiv.

Në atë raport, një e treta e pacientëve që u prekën nga EL-ja vdiqën gjatë fazës akute, një e treta mbijetuan pa ndërlikime të mëtejshme, dhe e treta tjetër u bë viktimë e rënies neurologjike të mëvonshme.

Që nga viti 1940, janë raportuar vetëm rreth 80 raste të dokumentuara të EL-së në mbarë botën. Ka pasur disa suksese të pjesshme në trajtim, veçanërisht me ilaçin për Parkinsonin, Levodopa (ose L-DOPA), i përmendur në librin e famshëm të neurologut britanik Oliver Sacks, Awakenings. Ky libër frymëzoi filmin e vitit 1990, me Robert De Niro në rolin e pacientit që rigjallërohet pas dekadash dhe Robin Williams si mjeku që e ndihmon.

Image

Sacks e përshkroi gjendjen e pacientëve më të rëndë si “vullkane të shuar” që “shpërthyen në jetë” falë L-DOPA-s, por festimi i tij doli të ishte i nxituar. Në të vërtetë, L-DOPA ndihmoi pacientët me EL vetëm për disa muaj, pas së cilës ata përjetuan efekte anësore si tik nervor dhe paqëndrueshmëri emocionale.

Së fundmi, disa mjekë kanë sugjeruar se terapia elektrokonvulsive mund të jetë efektive për disa pacientë, por për shkak të mungesës së të dhënave dhe rezultateve të përziera, nuk mund të quhet kurë. Edhe sot, më shumë se një shekull pas shfaqjes së saj të parë, nuk ka kurë për encefalitin letargjik. As askush nuk mund të shpjegojë pse kjo sëmundje u shfaq dhe u zhduk në mënyrë kaq misterioze.

Deri më sot, epidemia e EL-së mbetet një nga misteret më të mëdha mjekësore të shekullit të 20-të, dhe disa frikësohen se mund të rikthehet përsëri një ditë.sn

Sezoni veror – Superfrutat e freskëta të qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.

Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.

Pjepri

Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.

Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zona që ka prurjet më të të mëdha të pjeprit, si edhe shalqirit është Divjaka.

Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.

Si ta zgjidhni?

Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.

Si ta ruani?

Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.

Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.

Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.

Pjeshkët, nektarinat

Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.

Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.

Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.

Si t’i zgjidhni?

Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.

Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.

Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.

Si t’i ruani?

Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.

Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.

Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.

Qershitë

Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.

Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.

Si t’i zgjidhni qershitë?

Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.

Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.

Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.

Si t’i ruajmë qershitë?

Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë./AgroWeb

Ekspertët – ‘Terapia e detit’/ Përfitimet e një dite në plazh shkojnë përtej vetëm argëtimit në diell

Me nisjen e plotë të udhëtimeve verore, shumë amerikanë kërkojnë diell dhe valë.

Përveçse shijojnë pushimin dhe relaksimin, vizitorët e plazhit përfitojnë edhe përfitimet për shëndetin mendor nga “terapia e detit.”

Thea Gallagher, PsyD, profesoreshë klinike e psikiatrisë në NYU Langone Health në Nju Jork, tha për Fox News Digital se “terapia e detit është një koncept real.”

“Plazhi mundëson kujdesin ndaj vetes dhe vëmendjen në momentin e tashëm sepse shikimi i oqeanit është një aktivitet i përsëritur dhe na lidh më shumë me momentin aktual duke na mbajtur të përqendruar,” tha Gallagher. Ajo shtoi, “Gjithashtu mund të jetë një arratisje nga jeta e ngarkuar dhe na lejon të shohim larg, që është relaksues dhe tërheqës.”

Gallagher tha se “terapia e detit” shpesh quhet thalassoterapi ose terapia e hapësirave të kaltëra. Ajo shfrytëzon vetitë shëruese të mjediseve bregdetare.

Lëvizja ritmike e ujit ndihmon në rregullimin e sistemit nervor dhe mbështet rivendosjen e kapaciteteve mendore.

“Të kaluarit kohë në plazh mund të ketë efekte të thella në mirëqenien mendore,” tha Gallagher.

Plazhi ndihmon në vëmendjen ndaj momentit të tashëm sepse lehtëson qëndrimin në moment kur shikon oqeanin, tha Thea Gallagher, PsyD, profesoreshë klinike e psikiatrisë në NYU Langone Health.

Ekspozimi në diell ndihmon trupin të prodhojë vitaminë D, e cila është thelbësore për shëndetin e kockave, funksionin imunitar dhe rregullimin e humorit, shtoi Gallagher.

Ekspertja e udhëtimeve Francesca Page nga Nju Jorku i tha Fox News Digital se “terapia e detit” nuk i është e re.

Ajo bëri një kruzë pas dimrit në Ishujt Virgjër Britanikë, tha Page. Përfitimet mund të përfshijnë reduktimin e stresit, ngritjen e humorit, rivendosjen kognitive dhe përmirësimin e gjumit, tha ajo.

Plazhi mund të ndihmojë vizitorët të rikuperohen nga lodhja mendore, duke nxitur rivendosjen e vëmendjes.

Gallagher tha se ekspozimi ndaj “jonëve negativë në ajrin e detit është lidhur me përmirësimin e humorit dhe uljen e simptomave të depresionit.”

Ekspertja e udhëtimeve Francesca Page tha se edhe thjesht lundrimi në ujë, pa u ulur në ishuj ose snorkeling, i dha asaj ndjesinë e duhur mendore dhe fizike.

Gallagher paralajmëroi se ka edhe disavantazhe të mundshme si djegia nga dielli, dehidratimi, ndotja, alergjitë dhe shqetësimet për sigurinë në ujë për të cilat njerëzit që kërkojnë “terapi deti” duhet të jenë të vetëdijshëm paraprakisht.

Ndërkohë që noti ka përfitime shtesë, thjesht të qenit pranë oqeanit duke ecur, dëgjuar valët ose thithur ajrin e detit mund të promovojë relaksimin, tha Gallagher.sn

Ndërgjegjësimi – ‘Së bashku shpëtojmë jetë’- Sot Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Sot shënohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, një ditë ndërkombëtare e dedikuar sensibilizimit për rëndësinë e dhurimit vullnetar dhe të sigurt të gjakut. Kjo ditë synon të nderojë të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën e vazhdueshme për gjak dhe produkte të gjakut në sistemet shëndetësore.

Miliona pacientë në të gjithë botën mbështeten në transfuzionet e gjakut sistematikisht; çdo pikë gjaku, çdo dhurim është një akt madhor në shërbim të jetës dhe të ardhmes.

Fokusi i Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut 2025, është: “Dhuroni gjak, jepni shpresë: Së bashku shpëtojmë jetë”.

Objektivat e fushatës sipas Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri:

Rritja e ndërgjegjësimit publik në lidhje me nevojën kritike për dhurime gjaku dhe plazme, dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve;

Inkurajimi i dhuruesve të rinj të gjakut (krahas atyre ekzistues) për të qenë koherent, duke ndihmuar në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm me gjak;

Nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve dhe promovimi nëpërmjet shembullit konkret i vlerave të solidaritetit dhe dhembshurisë;

Sensibilizimi dhe mobilizimi i qeverive dhe partnerëve të zhvillimit për të investuar dhe mbështetur programet kombëtare të gjakut, për të arritur akses universal në transfuzion të sigurt në të gjithë botën.

Rritja e ndërgjegjësimit global për nevojën për gjak të sigurt dhe produkte gjaku për transfuzion;

Mbështetja e shërbimeve kombëtare të transfuzionit të gjakut, organizatave të dhuruesve të gjakut dhe organizatave të tjera joqeveritare në forcimin dhe zgjerimin e programeve të tyre të dhurimit vullnetar; përforcimi i fushatave në çdo lloj niveli.

Nderim për mjeken e shquar FITRETE HARIZ SHALARI

Nderim per mjeken e shquar.
Nje nga mjeket me te shquara shqiptare profesoresha FITRETE HARIZ SHALARI,nga Fushebardha e Gjirokastres.Jane me mijra pacientet nga e gjithe Shqiperia qe kuroi,operoi dhe sheroi jo vetem me bisturine e saj po dhe me fjalen e zemres,ishte jo vetem mjekja e tyre por dhe nje shoqe ne rrugen e veshtire te luftes me semundjen.Per vite te tera si askush tjeter ne kembe dite e nate ne pavionin e ORL ne Qendren me te madhe Spitalore te Tiranes me vone dhe si shefja e ketij pavioni ka lene gjurme te pashlyeshme te te gjithe.Pedagoge e shkelqyer,autore tekstesh e monografish shkencore ishte ne majat e kesaj disipline nga me te veshtirat.Jeta e saj ishin pacientet,biblioteka,dashuria per njerezit qe i deshi aq shume dhe beri te pamunduren per tju shpetuar jeten,per tju kthyer buzeqeshjen.Figura e saj inspiruese eshte ne panteonin e arte te mjeksise shqiptare.Respekte pa fund per kete luftetare te paperseritshme ne mbrojtje te jetes njerezore!👏👏
Postuar nga: Gjirokastra Press

“Trupi dhe Shëndeti”, emisioni i rekordeve…- Nga ILIR TOPI

Në zhurmën e fushatës elektoral “Trupi dhe Shëndeti”, emisioni që ka si qëllim informimin dhe edukimin shëndetësor të shqiptarëve, i cili në datën 10 prill, mbushi plot 64 vjeç. Ndonjë i ri mund të pyes se çfarë ka të veçantë ky emision që iu dashka dedikuar një artikull, në një nga gazetat më të lexuara të vendit? “Trupi dhe Shëndeti” është shembull i përkushtimit, seriozitetit, besnikërisë, ndershmërisë dhe pasionit. Fjalë që nuk para i dëgjojmë shpesh në vendin tonë, apo jo? Në 64 vite janë ndërruar sistemet, kanë ardhur dhe kanë rënë nga pushteti parti, janë emëruar drejtorë të rinj të RTSH, janë hapur dhjetëra televizione private, interesat dhe mënyra e jetesës kanë ndryshuar, në fakt, pothuajse gjithçka, ka qenë në një proces transformimi, tranzicioni e megjithatë, emisioni mbeti po aty, në të njëjtin televizion, me të njëjtin qëllim. Një monument i gjallë ngritur në vitin 1961, i ruajtur me kujdes dhe dashuri deri më sot.

EMISIONI I REKORDEVE

“Trupi dhe Shëndeti” mban disa rekorde mbresëlënëse: është emisioni më jetëgjatë në Shqipëri dhe nga më jetëgjatët në botë. Madje, për sa u përket emisioneve me fokus mjekësinë, mban vendin e parë në të gjithë mediat botërore. Imagjinoni sa vite janë… Më shumë se gjysmë shekulli! 6 dekada! Një tjetër rekord i përket autorit dhe moderatorit të tij, dr.Flamur Topi, që më shumë se çdo koleg tjetër në botë ka mundur të drejtojë çdo javë, për 60 vite pa ndërprerje, të njëjtin emision, në të njëjtin kanal televiziv. Por më shumë se shifrat, është përmbajtja, ajo që u jep vlerë këtyre viteve.

Kur ka nisur “Trupi dhe Shëndeti”, burimet e informacionit nuk ishin kaq të shumta sa sot. Të informohesh për shëndetin përmes “Google” është një fenomen i viteve të fundit. Ndaj emisioni ka qenë një burim i pasur dijesh mjekësore për popullatën. Por edhe sot, në epokën digjitale, jo gjithçka që lexohet në ekranet e celularëve apo kompjuterave është shkencërisht e saktë, përkundrazi, shpeshherë jepen informacione të dëmshme për shëndetin. Prandaj një emision ku ftohen të flasin mjekët më të mirë të vendit dhe personalitete të mjekësisë botërore, i ndihmon njerëzit të dallojnë të vërtetat nga të dhënat e rreme

JO NJË RELIKE, POR NJË PRODUKT ENDE I VLEFSHËM

Dikush mund të mendojë se po shkruhet për një relike që i ka ardhur koha për t’u vënë në muze. Nga futja në treg e shumë televizioneve private dhe më pas e “Dr.Google”-it, mund të lindë pyetja “A e sheh ndokush këtë emision”? Në vendin tonë, pak flitet me evidence, por me përshtypje individuale, që bazohen në këndvështrime të ngushta dhe paragjykime të përhapura si: E reja është gjithmonë më e mirë se e vjetra, publiku i të rinjve është më i rëndësishëm se ai të moshuarve, gjithçka rrotullohet rreth Tiranës. Por kur bëhet fjalë për një emision shkencor, që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e njerëzve, përvoja dhe vazhdimësia janë një garanci besueshmërie.

Të moshuarit (750 mijë pensionistë), që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, kanë interesa të ndryshme nga të rinjtë. Ata janë më të lidhur me çështjet e shëndetit dhe shpesh më të shkëputur nga interneti. Për osteoporozën, gonartrozën, hipertensionin apo infarktin e miokardit nuk ka përse të ketë interes një 15 apo 20- vjeçar, por ky fakt nuk e zbeh rëndësinë e trajtimit të temave të tilla. Gjithçka nuk matet vetëm me audiencën e Tiranës. Emisioni shihet mjaft, përveç se në qendër edhe në periferi, në rrethe, në fshatra të humbura, ku pak televizione kanë mundur të shtrijnë sinjalin e tyre. Ndaj studimi i bërë nga Fakulteti i Gazetarisë vite më parë, drejtuar nga personalitete të shquara si Artan Fuga dhe Mark Marku, nuk më erdhi si surprizë. Në studim u mat shikueshmëria e Televizionit Publik Shqiptar dhe ajo dilte goxha e lartë. Rreth 30% e shqiptarëve e ndiqnin çdo ditë dhe në mes emisioneve të këtij televizioni, më i shikuari ishte “Trupi dhe Shëndeti”. Matësit e tjerë të audiencës janë kompani private dhe janë akuzuar se e matin shikueshmërinë në bazë të interesave të televizioneve private. RTSH fare padrejtësisht është nxjerrë sikur ka një audiencë të ulët se edhe televizionet lokale, aq sa dikur, dilte që finalja e Kampionatit Evropian të Futbollit, transmetuar asokohe nga RTSH, shihej nga një numër i papërfillshëm shikuesish e që shumica, gjoja, po shikonin një film të dorës së dytë në një televizion tjetër. Kam prirjen të besoj më shumë një punë të kryer nga Fakulteti i Gazetarisë se sa një kompani private që niset nga interesa të tjera.

EMISIONI SI NJË INSTITUCION MË VETE NË FUSHËN E SHËNDETIT PUBLIK

Të japësh informacion dhe të edukosh në të njëjtën kohë një numër mjaft të madh njerëzish, është e pamundur të bëhet me personel mjekësor dhe vullnetarë në terren. “Trupi dhe Shëndeti” ka folur për çdo lloj sëmundjeje, janë dhënë mesazhe mjaft të rëndësishme për shëndetin dhe jetën, është mbajtur publiku i informuar për teoritë dhe të dhënat më të fundit shkencore. Sa shoqata joqeveritare ka në Shqipëri që synojnë përkrahjen e grupeve më vulnerabël të shoqërisë? Përmes antenave të televizionit, informacioni u është përçuar të gjithëve pa dallime rajoni, arsimi, pasurie, etnie etj. dhe është dhënë në mënyrën më të thjeshtë e më të kuptueshme për të gjithë. Ndaj “Trupi dhe Shëndeti” ka bërë një punë që shoqatave do t’u duheshin fonde me miliona. Publiku nuk ka qenë gjithmonë marrës pasiv i informacionit.

Përmes rubrikës “Ju pyesni, ne përgjigjemi”, teleshikuesve u është dhënë mundësia të hyjnë drejtpërdrejtë në komunikim me mjekët përmes telefonatave, të cilat i solli për herë të parë si risi, pikërisht ky emision, që në sistemin e kaluar, në një kohë kur çdo program kontrollohej rreptësisht, ku edhe një shprehje e “papërshtatshme” mund të të kushtonte shumë. E si risi mund të listojmë edhe të tjera si edukimi seksual, edukimi shëndetësor për fëmijët, dokumentarë shkencorë mjekësorë, rubrika “Stres-antistres”, të reja nga mjekësia, aktualitet mjekësor etj., etj..

FLAMUR TOPI

Të drejtosh një emision për dekada me radhë kërkon një pasion të pashtershëm dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ndaj do të kish qenë e pamundur që “Trupi dhe Shëndeti” të zgjaste kaq gjatë, nëse nuk do të qe puna vetëmohuese e dr.Flamur Topit, i cili si asnjë tjetër në botë, drejtoi pa ndërprerje një emision, çdo javë, për 6 dekada. Madje, emisioni nuk u ndërpre as në vitin e errët 1997, kur godina e televizionit qe braktisur edhe nga forcat e rendit, që e kishin për detyrë mbrojtjen e tij.

U BËFSH 100 VJEÇ!

Nuk do të mund të matet kurrë me saktësi, sa sëmundje janë parandaluar, sa njerëz janë shëruar, apo sa jetë janë shpëtuar falë këtij emisioni. Por jam i bindur se janë shumë. Parandalimi është thelbi i mjekësisë moderne. Siç thotë shpesh dr. Flamuri: “Të ndalosh dikë të hidhet nga shkëmbi, është më e rëndësishme se sa t’ia kurosh plagët pasi është hedhur – nëse mbijeton”. Sigurisht që jo gjithçka lidhet me informimin dhe edukimin. Ka njerëz që sado i paralajmëron për rreziqet, përsëri do të sillen pa kujdes, por çdokush bën pjesën e vet në luftën me sëmundjet dhe vdekjen. “Trupi dhe Shëndeti” e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë misionin e tij. Si në çdo përvjetor të shënuar, i uroj emisionit: Gëzuar 64- vjetorin e ditëlindjes, “Trupi dhe Shëndeti”, u bëfsh 100 vjeç!

Autor dhe moderator i emisionit “Trupi dhe Shëndeti” që nga viti 2022

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?

Radio Evropa e Lirë

Reuters

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022.

Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar të mënyra të pazakonshme.

Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij.

Si diagnostikohet autizmi?

Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD), siç njihet autizmi me emër mjekësor, siç janë analizat gjaku apo skanimi i trurit në rëntgen. Në vend të tyre, diagnozat bëhen bazuar në vëzhgime dhe intervista.

Termi “spektër” pasqyron gamën e gjerë të manifestimeve të mundshme. Disa persona me ASD mund të kenë aftësi të mira për bisedë, ndërsa të tjerë mund të jenë jokomunikues. Disa mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, prekjes apo stimujve të tjerë. Të tjerë mund të kenë sjellje ose interesa të kufizuara apo të përsëritura. Disa mund të kenë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme, ndërsa të tjerë shumë pak ose fare.

Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për autizëm në muajt 18 dhe 24, kur shumica e tyre fillojnë të shfaqin simptoma. Megjithatë, mosha mesatare e diagnozës mbetet afër 4 vjeç në SHBA dhe 5 vjeç globalisht.

Sa i zakonshëm është autizmi?

Në vitin 2022, shkalla e diagnostikimit me autizëm te 8-vjeçarët në SHBA ishte 1 në 31, ose 3.2 për qind, nga 2.77 për qind në vitin 2020, 2.27 për qind në vitin 2018 dhe 0.66 për qind në vitin 2000, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Një studim në Angli në vitin 2021 gjeti se shkalla e autizmit te fëmijët atje u rrit në 1.76 për qind, nga 1.57 për qind në vitin 2009.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përhapja globale te fëmijët është 1 për qind, nga 0.62 për qind në 2012, me vërejtjen se shumë vende nuk kanë burime për t’i identifikuar dhe raportuar rastet.

Çka e shkakton autizmin?

Shkaqet e autizmit nuk janë të qarta.

Shkencëtarët mendojnë se karakteristikat neurologjike mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë, kur truri i fetusit është duke u formësuar. Studimet e lidhin autizmin me faktorë gjatë shtatzënisë, dhe disa kërkime sugjerojnë një lidhje me komplikimet gjatë lindjes dhe kohën e lindjes.

Faktorët gjenetikë përbëjnë rreth 80 për qind të rrezikut për zhvillimin e autizmit, sipas studimeve.

Një fushë kërkimi në rritje është epigjenetika – ndërveprimi midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Një teori sugjeron se ekspozimi i një gruaje ndaj ndotjes së ajrit ose substancave të dëmshme para ose gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një mutacion gjenetik që çon në autizëm te fëmija.

Variacionet gjenetike te disa persona me autizëm forcojnë provat për një komponent gjenetik. Disa çrregullime gjenetike të lidhura me rrezik më të lartë për autizëm përfshijnë sindromën Fragile X, kompleksin sklerozë tuberoz, sindromën Phelan-McDermid dhe sindromën Prader-Willi.

Faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë peshën shumë të ulët në lindje, verdhëzën te të porsalindurit, komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, probleme me florën bakteriale të zorrëve, çrregullime të sistemit imunitar, të pasurit një vëlla ose motër me autizëm, dhe faktorë prindërorë si mosha, obeziteti dhe diabeti.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy, Jr. dhe figura të tjera publike kanë promovuar një teori – në kundërshtim me provat shkencore – se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm.

Ideja rrjedh nga një studim i rrëzuar më parë i studiuesit britanik, Andrew Wakefield, në fund të viteve ‘90 që e lidhi rritjen rasteve me autizëm me përdorimin e madh të vaksinës së fruthit.

Asnjë studim serioz nuk ka gjetur lidhje midis autizmit dhe vaksinave apo përbërësve të tyre si timerosali apo formaldehidi. Shkalla e vaksinimit ka rënë ndërkohë që rastet me autizëm janë rritur.

Pse po rriten rastet me autizëm?

Studiuesit ia atribuojnë kryesisht rritjen e rasteve me autizëm skanimit më të madh dhe përfshirjes së një game më të gjerë sjelljesh në përkufizimin e çrregullimit. Historikisht, përkufizimi i autizmit përfshinte vetëm aftësi të kufizuara intelektuale të moderuara, deri në të rënda. Sot, mjekët njohin se format më të rënda përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të rasteve.

Në vitin 2013, ekspertët e shëndetit mendor kombinuan tri diagnoza të ndara – çrregullimi autistik, çrregullimi i Aspergerit dhe çrregullimi zhvillimor gjithëpërfshirës – nën ombrellën e çrregullimit të spektrit të autizmit.

Një studim i tetorit 2024 mbi të dhënat e sigurimeve shëndetësore në SHBA gjeti rritjet më të mëdha të diagnozave në grupe që më parë kishin norma të ulëta zbulimi, përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët nga disa grupe racore ose etnike.

Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se disa faktorë rreziku janë bërë më të zakonshëm, si lindja e parakohshme apo lindja nga prindër të moshuar.

Diagnozat e formave më të rënda të çrregullimit, të njohura si autizëm i thellë, nuk janë rritur ndjeshëm sa format më të lehta të autizmit, raportoi CDC.

Kennedy ka deklaruar, pa prova shkencore, se faktorët mjedisorë janë përgjegjës për rritjen e madhe të rasteve të autizmit dhe se ai planifikon të financojë hulumtime për t’i identifikuar ato.

A ka tretman?

Nuk ka tretman apo shërbim për autizmin. Megjithatë, ekspertët pajtohen se diagnoza e hershme është thelbësore. Ndërhyrjet mbështetëse – idealisht para moshës trevjeçare – janë vendimtare për përmirësimin e aftësive kognitive, sociale dhe të komunikimit.

Këto masa mund të përfshijnë terapi për të folurit, terapi profesionale, trajnime për t’u shoqëruar, terapi për integrimin ndijor, ndihma vizuale, rutina të strukturuara, plane arsimore individuale, terapi familjare dhe ofrim të një mjedisi të qetë dhe të parashikueshëm.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Mos harroni në mëngjes: në vend të kafes një gotë ujë të kripur…- Nga Alket Koroshi

Këto ditë, njerëzit kanë më pak ose aspak kohë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre të çmuar. Të gjithë dëshirojnë të bëjnë një jetë të shëndetshme, por askush nuk ka kohë t’i kushtojë vëmendje shëndetit të tij. Ka disa ilaçe shtëpiake që mund të përdoren çdo ditë. Njerëzit rrallë e dinë se ne kemi thesarin e natyrës me ndihmën e të cilit mund të mbrohemi nga sëmundje të ndryshme. Ajo ka të bëjë me gjërat më themelore në jetën tuaj – ujin. Nëse pini mjaftueshëm ujë, ai do të tregojë mrekullinë e tij brenda pak ditësh. Nëse konsumoni ujë me kripë në mëngjes, ai mund të mbajë larg sëmundje të ndryshme. Ky artikull eksploron disa përfitime të mahnitshme të pirjes së ujit të kripur në baza ditore.
1. Përmirëson tretjen
Nëse pini ujë të kripur çdo ditë në mëngjes, do të ndiheni të freskët edhe pse gjatë ditës. Ndihmon procesin e tretjes. Uji i kripur aktivizon acidin klorhidrik si dhe enzimat që tresin proteinat në trupin tuaj. Kjo ndihmon në zbërthimin e ushqimeve që hamë në grimca të thjeshta kur ato arrijnë në zorrë. Të gjitha proceset e bëjnë këtë më të lehtë për sistemin tretës për të tretur ushqimin. Gjithashtu, aktivizon enzimat e prodhuara nga mëlçia jonë, e cila lehtëson tretjen e ushqimeve. Pirja e ujit të kripur mban larg sëmundjet trupore si presioni i lartë i gjakut, sheqeri në gjak, obeziteti, etj.
2. Kocka të forta
Trupi ka nevojë për kalcium dhe minerale të cilat i nxjerr nga kockat. Kjo i bën kockat shumë të brishta. Mungesa e kalciumit kompensohet nga uji i kripur. Gjithashtu forcon kockat tuaja. Mineralet në ujin e kripur plotësojnë mungesën në trup dhe gjithashtu parandalojnë kockat të humbasin më tej kalciumin dhe mineralet.
3. E dobishme për problemet e lëkurës
Uji i kripës është shumë i dobishëm për shërimin efektiv të disa problemeve të lëkurës. Përmbajtja e squfurit në kripë ndihmon në trajtimin e akneve duke e bërë lëkurën të butë dhe të pastër. Pirja e ujit me kripë çdo ditë parandalon shumë infeksione, acarime, si dhe skuqje në lëkurën tuaj
4. I mirë për gjumë të shëndoshë
Nëse e keni shumë të vështirë të flini për shkak të stresit dhe ankthit, konsumoni ujë me kripë rregullisht për të lehtësuar të gjitha problemet. Vetitë e kripërave ndihmojnë në qetësimin e sistemit tuaj nervor. Përveç kësaj, kortizoli si dhe adrenalina ndikohen edhe nga mineralet. Hormonet quhen hormonet e stresit që pengojnë gjumin tuaj të shëndoshë.
5. Detoksifikon trupin
Mineralet në ujin e kripur funksionojnë si një detoksifikues për trupin. Vetia antibakteriale e kripës largon të gjitha bakteret e dëmshme nga trupi. Ndihmon trupin të heqë qafe substancat toksike të depozituara. Kjo ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme gjatë gjithë jetës.
Kjo është shumë e lehtë për t’u bërë. Merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe më pas shtoni një majë luge kripë në të. Mund të shtoni edhe disa pika limoni. Pirja e ujit në mëngjes pas zgjimit ju mban të shëndetshëm.

Dhjetë gjëra që duhet gjithmonë të bësh:

Dhjetë gjëra që duhet gjithmonë të bësh:
1.Bëj një dush. Edhe nëse nuk dëshiron dhe nëse je më rehat në krevat, ngrihu dhe bëj një dush. Do të çlirohesh nga gjithë energjia negative e mbledhur.
2.Vendos parfumin tënd më të mirë dhe mos harro buzëkuqin. Kjo do të të japë besim.
3.Përdor rrobat më të mira. Mos prit për një rast të rëndësishëm për të veshur atë që të bën të ndihesh mirë dhe në harmoni me gjëndjen tënde të brendshme.
4.Lërë shtëpinë tënde dhe dil, pavarësisht nëse nuk ke asnjë se kujt ti bësh vizitë.
Vëri zinxhirin qenit dhe dil jashtë. Nuk ke një qen?
Shumë mirë, merr një libër dhe shko në parkun më të afërt. Ose ulu në qetësi dhe beko kalimtarët.
5.Buzëqesh çdo ditë, pak nga pak, do t’a bësh pa e vënë re dhe do të ndihesh shumë më mirë. Dhe kush të rrethon do të ta kthejë me një buzëqeshje.
Është mënyra më e thjeshtë për t’a bërë ditën tënde më të bukur.
6.Bëju “kapriçioze” dhe delikate. Llastohu. Një dëshirë nuk do t’i bëjë keq askujt.
7.Duaje veten tënde! Duket e lehtë. Shikohu në pasqyrë me respekt dhe gëzim. Nëse nuk ke asgjë të mirë për t’i thënë vetes tënde, rri në heshtje.
Kujtohu se zëri yt i brendshëm po të flet dhe …foli vetes tënde me dashuri dhe me mirësi.
Nëse nuk mëson të respektosh peshën tënde të tepërt, gjatësinë, përmasat e gjoksit, strijat, celulitin, është e lehtë që dikush të përfundojë në privatësinë tënde.
8.Kujtohu se gjithçka kalon. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Lëri lotët e tu të bien por mos rri në dhimbje. Mos rri e ankoruar tek dhimbja. Nesër do të nisësh të shohësh se si, pavarësisht plagëve, do të shërohesh.
9.Largo nga jeta jote çdo person që të ka mërzitur ose të ka bërë të ndihesh keq. Mos u var plotësisht prej tyre dhe nëse ndikon në humorin tënd, mëso të thuash JO dhe dil nga rreshti.
10.Rri me ata që të bëjnë të ëndërrosh, që të shtyjnë të përmirësohesh, që shohin në ty magjinë që ke dhe që të bëjnë të lumtur.

NËSE I MERRNI RREGULLISHT KËTO BARNA, RRALLË DO TË SËMURENI

NËSE I MERRNI RREGULLISHT KËTO BARNA, RRALLË DO TË SËMURENI

 


Send this to a friend