Biznesi i ri i Met Gollakut dhe ortakut të tij, Xhemës, filloi të ecte mbarë. Tej parashikimeve, byrektorja, pastiçeria dhe pijetorja e tyre u bënë nga më të frekuentuarat e lagjes. Bile nami i mirë ishte përhapur deri në periferi të kryeqytetit. Pavarësisht fukarallëkut të madh, tregu kishte uri për produkte ushqimore të gatshme në atë fillim tranzicioni dhe blerësit shtoheshin dita-ditës. Byreqet dhe pastat shiteshin pa pushim. Për çdo sebep familjarët porosisnin torta tek pastiçeria e Metit. Gratë e lagjes ktheheshin nga puna të lodhura dhe drekën e ujdisnin me byreqe dhe ndonjë shishe dhallë. Pijetorja mbushej me pijanecë e të papunë, që kundërmonin erë alkoli dhe djerse. Sirtaret e banakëve mbusheshin me para. Fitimet ishin entuziaste. Edhe punonjësit ishin të kënaqur. Paguheshin mirë e rregullisht. Në darkë u jepnin me vete pasta, byreqe, dhallë… Verës, që ishte më “ hallexheshë”, ia mbushnin çantën. I doli nami Met Gollakut si bujar. “Kur ka qumësht evgjiti, lan edhe b…”, thoshte një punonjëse e moshuar nga Jugu. Ndërsa Fatmës, bashkëshortes së Metit, i doli nami si kurnace… “Më dhimbset malli dhe paraja. E kam nxjerrë me djersën e ballit. Kam hapur këmbët e kam pastruar haletë e grekëve. S’pushoja as të dielën”, i qahej Fatma të ëmës.
Një ditë të bukur, kur prurjet e klientëve ishin në apogjeun e vet, përveç konflikteve dhe sherreve me Xhemën, Fatma filloi të dyshonte. Shumë para hidheshin mbi banaqe, pak mbeteshin në arkë. Si i thonë, katatandisej kokoshi një thelë. Filloi t’u qëndronte mbi krye punëve dhe të shikonte me vëmëndje ç’bëhej me paratë e fituara nga biznesi. Pasi krijoi një bindje për vete, kërkoi një takim urgjent në zyrën plot salltanete të Metit.
-Do të largojmë të gjithë njerëzit tanë nga puna, do të rekrutojmë punonjës jashtë familjeve tona, – tha e vendosur, pa parashtruar shkaqet. Të dy ortakët shikuan njëri-tjetrin syshqyer, sikur t’u kishte rënë zjarri në saraje.
Meti u përtyp…
-Do të kemi kosto të lartë, moj Fatma, – tha i qetë.
-Do t’i largojmë dhe pikë. Këtu vidhet me thasë, jo me trasta. Qysh nesër njerëzit tanë të marrin rrogat e të ikin, – ia ktheu Fatma pa e vështruar në sy.
Dy ortakët, Meti dhe Xhema, të zënë në befasi, synuan një kompromis: mos t’i largonin të gjithë të afërmit e tyre. Debatuan, pa kërkuar e pa evidentuar asnjëri shkaqet. Më në fund Fatma e pranoi kompromisin, por me një kusht: të largoheshin motra e saj, motra e Metit dhe motra e Xhemës.
-Motrave do t’u nxjerrim një rrogë mujore. Le të merren me punët e shtëpisë, – tha prerazi Fatma.
Met Gollakut dhe Xhemës u iku zëri. Ata nuk mundën t’i rezistonin dot këtij sulmi. Xhema e kuptoi se Fatma e kishte zbuluar se motra e tij bënte kërdinë në mbrëmje kur mblidhte paratë. Por edhe motra e Metit po ndërtonte një shtëpi të re, pa patur të ardhura të tjera, veç rrogës së majme, që i paguante vëllai. U tha, u bë. Motrat i larguan nga biznesi i Met Gollakut.
Mirëpo, qëkur Fatma filloi të rëndohej nga shtatëzania dhe shkonte më rrallë në krye të punëve, biznesi mori tatëpjetën. Arka po zbrazej me furi. Met Gollaku, i dehur nga fitimet, filloi të dehej edhe me uiski e orgjira. Paret shkonin lumë për qiranë, që ngrihej muaj pas muaji, për rroba të shtrenjta, për makina luksoze, udhëtime e salltanete. Meti merrte Xhemën dhe i binte poshtë e lartë Shqipërisë. Iknin në Greqi, Turqi, Bullgari… E ku nuk shkonin, ku u thoshte mëndja. Nuk qëndronin më në krye të punës. Met Gollaku ua ngarkonte tavolinat VIP-ave me lloj-lloj asortimentesh. Partiakë të rëndësishëm, pushtetarë, biznesmenë, deri dhe ambasadorë të vendeve mike, iknin të tejngopur nga tavolinat e Metit. Ka ardhur koha e njeriut të tavolinës, thoshte Xhema. Në tavolina lidhen miqësitë, zgjerohet biznesi dhe tregu, gjëndet puna, hip shkallët e pushtetit dhe fitohet paraja…Deliri i Metit ishte të dukej më i pasuri dhe i pari i lagjes, ndërsa Xhema merrte rolin e të fortit të lagjes.
Xhema, si krahu i djathtë i Met Gollakut, ortak nga halli e jo nga malli, pasi shpesh i kishte shpëtuar jetën në ca punë të pista përtej detit, sigurisht, hiqte diçka në mbrëmje nga thesari i përbashkët. Bile Meti e kishte nuhatur se Xhema kishte do simpati për Fatmën… “Nga na doli ajo shtatëzani! Nuk ia rrasa dot këtij garipit”, thoshte me vete. Kishte kohë që mendonte për një bashkëshorte të tretë. Helbete, çdo gjë sipas rangut. Nuk ishte më Meti i dikurshëm me rrecka-pecka, kur nëpër të grisura i dukej mishi i mavijosur nga të ftohtit. Tani ishte, siç i pëlqente të thoshte, pezzo grosso. Edhe Xhema e kishte nuhatur qëllimin e ustait dhe e manipulonte më me dhelpëri se ustai atë, duke bërë rrush e kumbulla paratë e tij.
Kur biznesi po rrokullisej pa u përmbajtur dot më, Met Gollaku mendoi të largonte punonjëset një nga një. Fatma i sugjeroi Verën të parën.
-Ajo është më hallexhesha, – ia ktheu Meti. Fatma shfryu mushkëritë për të nxjerrë makthin jashtë. E dinte se Met Gollakut i këputej nepsi për kofshët e Verës, duke e ndjekur prapa kudo që ajo ulte mesin të pastronte mjediset e biznesit.
Hoqën një punonjëse të pastiçerisë. Pas një muaji u pa e nevojshme të pushohej edhe një punonjëse tjetër.
-Tani i erdhi ora Verës, – tha me vendosmëri Fatma.
-Jo, – e kundërshtoi Meti brutalisht.
“Ah, pusht, o pusht i pushtes!”, tha me vete Fatma dhe iku shumë e zemëruar. Hoqën një nga byrektorja.
U paraqit sërish nevoja për t’u larguar edhe një punonjëse tjetër.
– Tani do largohet Vera, do s’do ti,- i tha Fatma Metit.
– Vera do të mbetet e fundit. Mos e diskuto, – ia preu me thikë Meti.
-Atëherë largojmë Buqen, tha Fatma, duke skërmitur dhëmbët nga mllefi që kishte grumbulluar për të shoqin.
– Jo, është e imtë dhe lozonjare, e bën mirë shërbimin në pijetore. Di ta joshë klientin,- iu përgjigj Meti.
– Di të të joshë ty, se po të dinte të joshte klientët, nuk do të ishte katandisur në këtë derexhe pijetorja, – ia ktheu Fatma, sa me ironi aq edhe me mllef.
– Na duhet akoma, po “ku di dhia ç’është tagjia”, tha Meti mospërfillës dhe i hodhi një vështrim përbuzës te barku, ku mbante beben e tij. Por ai kishte bërë ç’është e mundur të përhapej opinioni se e kishte me Xhemën.
– Atëherë po largohem unë, – klithi Fatma dhe e përplasi në shesh një kanë me ujë, nga kishte pirë një gotë, se i ishte tharë goja nga stresi dhe shtatzania.
– Plasa me këtë xhelozinë tënde, qëkur kemi hapur biznesin, – bërtiti edhe Met Gollaku. Ndërkohë Fatma ia plasi të qarit nga nervozizmi. Punonjëseve u hipën drithmat kudo që ishin. E dinin se pas çdo sherri midis tyre, ishte një problem me biznesin dhe do të ikte njëra nga puna… “Tani e kam radhën unë”, thoshte secila.
Që nga ajo ditë Fatma nuk u duk më te lokalet. Nuk donte ta shikonte më me sy bashkëshortin, ndonëse merakosej dita-ditës për biznesin, ku kishte investuar djersën e saj. Një e më dy, i thoshte vjehrës dhe t’ëmës: “Më dhimbset malli dhe paraja. E kam nxjerrë me djersën e ballit. Kam hapur këmbët e kam pastruar haletë e grekëve. S’pushoja as të dielën”. Edhe Meti rrallë dukej në shtëpi.
Një ditë, pa pritur, Fatmën e morën në telefon nga spitali. “Eja sa më shpejt në spital!”. Me barkun në buzë, Fatma i hipi taksisë së parë që i doli në rrugë dhe mbriti në urgjencën e spitalit, e kapitur nga meraku dhe lodhja. Kur pa fashimin e kokës dhe hundën e sakatuar të Metit, lëshoi një klithmë: E mjera unë! Si të kanë bërë kështu , o Metziu! Iu hodh sipër me lot në sy, duke iu përgjëruar se do të shpenzonte gjithë fitimet e biznesit, se do ta çonte në spitalet më të mira, për ta shëruar. Edhe në Europë, po të qe nevoja. Veç bebit në bark, ajo ndihej krejt e boshatisur. Nuk kishte ndier ndonjë herë dhimbje aq të thellë. Për herë të parë, pas shumë vjetësh, kuptoi sa e donte Met Gollakun dhe sa i dobishëm ishte ai për të.
Mbritën e ëma e Metit, e ëma e Fatmës dhe motrat. Ato vunë kujën, kur panë Metin në atë gjëndje dëshpëruese dhe ngritën me kujdes Fatmën, e cila dukej shumë e dobësuar, gjë që ndikonte për keq mbi shtatëzaninë.
– Edhe ky stres i duhej vajzës sime, – tha e ëma e saj. Krushka, e ëma e Metit, e vështroi me përbuzje dhe hakërrim.
Pas pak Fatma e mori veten. Filloi të kërkonte me insistim se çfarë i kishte ndodhur Metit. Kush e kishte goditur në atë farë feje, sa ishte alivanosur dhe kishte humbur shumë gjak. Askush nuk po i tregonte. Të gjithë të pranishmit vështronin njëri-tjetrin.
– Na thoni çfarë i ka ndodhur, kush është ai trim, që e ka bërë kështu djalin tim! – urdhëroi nëna e Metit. Të pranishmit prapë nguronin.
– Folë, Xhemë, çfarë i ka ndodhur luanit tim, se të ka mbajtur familjen me bukë, – iu drejtua ajo ortakut të Metit.
– S’ma ka mbajtur Meti familjen me bukë. Unë e kam ndihmuar atë dhe i kam shpëtuar jetën. Gropën ia ka bërë Buqja. Ajo e qëlloi me shishe në kokë, sa desh ia ndau mëdysh. Shishja u thye dhe i preu hundën , – iu përgjigj Xhema nënës mosmirënjohëse të Met Gollakut.
Në çast mbriti policia, për të marrë dëshmitë. Në furgonin e policisë ishte dhe Buqja duarlidhur. “Ajo dëshmoi se Met Gollaku kishte kohë që e joshte për t’u martuar me të. Atë ditë kishte dashur ta dhunonte dhe ajo e goditi”, tregoi punonjësi që përgatiste mezet në pijetore.
Fatma lëshoi një piskamë dhe u alivanos. Duke rënë në këmbët e nënë së saj, tha nëpër dhëmbë:
– Pushti! Biznesi i ri i Met Gollakut dhe ortakut të tij, Xhemës, filloi të ecte mbarë. Tej parashikimeve, byrektorja, pastiçeria dhe pijetorja e tyre u bënë nga më të frekuentuarat e lagjes. Bile nami i mirë ishte përhapur deri në periferi të kryeqytetit. Pavarësisht fukarallëkut të madh, tregu kishte uri për produkte ushqimore të gatshme në atë fillim tranzicioni dhe blerësit shtoheshin dita-ditës. Byreqet dhe pastat shiteshin pa pushim. Për çdo sebep familjarët porosisnin torta tek pastiçeria e Metit. Gratë e lagjes ktheheshin nga puna të lodhura dhe drekën e ujdisnin me byreqe dhe ndonjë shishe dhallë. Pijetorja mbushej me pijanecë e të papunë, që kundërmonin erë alkoli dhe djerse. Sirtaret e banakëve mbusheshin me para. Fitimet ishin entuziaste. Edhe punonjësit ishin të kënaqur. Paguheshin mirë e rregullisht. Në darkë u jepnin me vete pasta, byreqe, dhallë… Verës, që ishte më “ hallexheshë”, ia mbushnin çantën. I doli nami Met Gollakut si bujar. “Kur ka qumësht evgjiti, lan edhe b…”, thoshte një punonjëse e moshuar nga Jugu. Ndërsa Fatmës, bashkëshortes së Metit, i doli nami si kurnace… “Më dhimbset malli dhe paraja. E kam nxjerrë me djersën e ballit. Kam hapur këmbët e kam pastruar haletë e grekëve. S’pushoja as të dielën”, i qahej Fatma të ëmës.
Një ditë të bukur, kur prurjet e klientëve ishin në apogjeun e vet, përveç konflikteve dhe sherreve me Xhemën, Fatma filloi të dyshonte. Shumë para hidheshin mbi banaqe, pak mbeteshin në arkë. Si i thonë, katatandisej kokoshi një thelë. Filloi t’u qëndronte mbi krye punëve dhe të shikonte me vëmëndje ç’bëhej me paratë e fituara nga biznesi. Pasi krijoi një bindje për vete, kërkoi një takim urgjent në zyrën plot salltanete të Metit.
-Do të largojmë të gjithë njerëzit tanë nga puna, do të rekrutojmë punonjës jashtë familjeve tona, – tha e vendosur, pa parashtruar shkaqet. Të dy ortakët shikuan njëri-tjetrin syshqyer, sikur t’u kishte rënë zjarri në saraje.
Meti u përtyp…
-Do të kemi kosto të lartë, moj Fatma, – tha i qetë.
-Do t’i largojmë dhe pikë. Këtu vidhet me thasë, jo me trasta. Qysh nesër njerëzit tanë të marrin rrogat e të ikin, – ia ktheu Fatma pa e vështruar në sy.
Dy ortakët, Meti dhe Xhema, të zënë në befasi, synuan një kompromis: mos t’i largonin të gjithë të afërmit e tyre. Debatuan, pa kërkuar e pa evidentuar asnjëri shkaqet. Më në fund Fatma e pranoi kompromisin, por me një kusht: të largoheshin motra e saj, motra e Metit dhe motra e Xhemës.
-Motrave do t’u nxjerrim një rrogë mujore. Le të merren me punët e shtëpisë, – tha prerazi Fatma.
Met Gollakut dhe Xhemës u iku zëri. Ata nuk mundën t’i rezistonin dot këtij sulmi. Xhema e kuptoi se Fatma e kishte zbuluar se motra e tij bënte kërdinë në mbrëmje kur mblidhte paratë. Por edhe motra e Metit po ndërtonte një shtëpi të re, pa patur të ardhura të tjera, veç rrogës së majme, që i paguante vëllai. U tha, u bë. Motrat i larguan nga biznesi i Met Gollakut.
Mirëpo, qëkur Fatma filloi të rëndohej nga shtatëzania dhe shkonte më rrallë në krye të punëve, biznesi mori tatëpjetën. Arka po zbrazej me furi. Met Gollaku, i dehur nga fitimet, filloi të dehej edhe me uiski e orgjira. Paret shkonin lumë për qiranë, që ngrihej muaj pas muaji, për rroba të shtrenjta, për makina luksoze, udhëtime e salltanete. Meti merrte Xhemën dhe i binte poshtë e lartë Shqipërisë. Iknin në Greqi, Turqi, Bullgari… E ku nuk shkonin, ku u thoshte mëndja. Nuk qëndronin më në krye të punës. Met Gollaku ua ngarkonte tavolinat VIP-ave me lloj-lloj asortimentesh. Partiakë të rëndësishëm, pushtetarë, biznesmenë, deri dhe ambasadorë të vendeve mike, iknin të tejngopur nga tavolinat e Metit. Ka ardhur koha e njeriut të tavolinës, thoshte Xhema. Në tavolina lidhen miqësitë, zgjerohet biznesi dhe tregu, gjëndet puna, hip shkallët e pushtetit dhe fitohet paraja…Deliri i Metit ishte të dukej më i pasuri dhe i pari i lagjes, ndërsa Xhema merrte rolin e të fortit të lagjes.
Xhema, si krahu i djathtë i Met Gollakut, ortak nga halli e jo nga malli, pasi shpesh i kishte shpëtuar jetën në ca punë të pista përtej detit, sigurisht, hiqte diçka në mbrëmje nga thesari i përbashkët. Bile Meti e kishte nuhatur se Xhema kishte do simpati për Fatmën… “Nga na doli ajo shtatëzani! Nuk ia rrasa dot këtij garipit”, thoshte me vete. Kishte kohë që mendonte për një bashkëshorte të tretë. Helbete, çdo gjë sipas rangut. Nuk ishte më Meti i dikurshëm me rrecka-pecka, kur nëpër të grisura i dukej mishi i mavijosur nga të ftohtit. Tani ishte, siç i pëlqente të thoshte, pezzo grosso. Edhe Xhema e kishte nuhatur qëllimin e ustait dhe e manipulonte më me dhelpëri se ustai atë, duke bërë rrush e kumbulla paratë e tij.
Kur biznesi po rrokullisej pa u përmbajtur dot më, Met Gollaku mendoi të largonte punonjëset një nga një. Fatma i sugjeroi Verën të parën.
-Ajo është më hallexhesha, – ia ktheu Meti. Fatma shfryu mushkëritë për të nxjerrë makthin jashtë. E dinte se Met Gollakut i këputej nepsi për kofshët e Verës, duke e ndjekur prapa kudo që ajo ulte mesin të pastronte mjediset e biznesit.
Hoqën një punonjëse të pastiçerisë. Pas një muaji u pa e nevojshme të pushohej edhe një punonjëse tjetër.
-Tani i erdhi ora Verës, – tha me vendosmëri Fatma.
-Jo, – e kundërshtoi Meti brutalisht.
“Ah, pusht, o pusht i pushtes!”, tha me vete Fatma dhe iku shumë e zemëruar. Hoqën një nga byrektorja.
U paraqit sërish nevoja për t’u larguar edhe një punonjëse tjetër.
– Tani do largohet Vera, do s’do ti,- i tha Fatma Metit.
– Vera do të mbetet e fundit. Mos e diskuto, – ia preu me thikë Meti.
-Atëherë largojmë Buqen, tha Fatma, duke skërmitur dhëmbët nga mllefi që kishte grumbulluar për të shoqin.
– Jo, është e imtë dhe lozonjare, e bën mirë shërbimin në pijetore. Di ta joshë klientin,- iu përgjigj Meti.
– Di të të joshë ty, se po të dinte të joshte klientët, nuk do të ishte katandisur në këtë derexhe pijetorja, – ia ktheu Fatma, sa me ironi aq edhe me mllef.
– Na duhet akoma, po “ku di dhia ç’është tagjia”, tha Meti mospërfillës dhe i hodhi një vështrim përbuzës te barku, ku mbante beben e tij. Por ai kishte bërë ç’është e mundur të përhapej opinioni se e kishte me Xhemën.
– Atëherë po largohem unë, – klithi Fatma dhe e përplasi në shesh një kanë me ujë, nga kishte pirë një gotë, se i ishte tharë goja nga stresi dhe shtatzania.
– Plasa me këtë xhelozinë tënde, qëkur kemi hapur biznesin, – bërtiti edhe Met Gollaku. Ndërkohë Fatma ia plasi të qarit nga nervozizmi. Punonjëseve u hipën drithmat kudo që ishin. E dinin se pas çdo sherri midis tyre, ishte një problem me biznesin dhe do të ikte njëra nga puna… “Tani e kam radhën unë”, thoshte secila.
Që nga ajo ditë Fatma nuk u duk më te lokalet. Nuk donte ta shikonte më me sy bashkëshortin, ndonëse merakosej dita-ditës për biznesin, ku kishte investuar djersën e saj. Një e më dy, i thoshte vjehrës dhe t’ëmës: “Më dhimbset malli dhe paraja. E kam nxjerrë me djersën e ballit. Kam hapur këmbët e kam pastruar haletë e grekëve. S’pushoja as të dielën”. Edhe Meti rrallë dukej në shtëpi.
Një ditë, pa pritur, Fatmën e morën në telefon nga spitali. “Eja sa më shpejt në spital!”. Me barkun në buzë, Fatma i hipi taksisë së parë që i doli në rrugë dhe mbriti në urgjencën e spitalit, e kapitur nga meraku dhe lodhja. Kur pa fashimin e kokës dhe hundën e sakatuar të Metit, lëshoi një klithmë: E mjera unë! Si të kanë bërë kështu , o Metziu! Iu hodh sipër me lot në sy, duke iu përgjëruar se do të shpenzonte gjithë fitimet e biznesit, se do ta çonte në spitalet më të mira, për ta shëruar. Edhe në Europë, po të qe nevoja. Veç bebit në bark, ajo ndihej krejt e boshatisur. Nuk kishte ndier ndonjë herë dhimbje aq të thellë. Për herë të parë, pas shumë vjetësh, kuptoi sa e donte Met Gollakun dhe sa i dobishëm ishte ai për të.
Mbritën e ëma e Metit, e ëma e Fatmës dhe motrat. Ato vunë kujën, kur panë Metin në atë gjëndje dëshpëruese dhe ngritën me kujdes Fatmën, e cila dukej shumë e dobësuar, gjë që ndikonte për keq mbi shtatëzaninë.
– Edhe ky stres i duhej vajzës sime, – tha e ëma e saj. Krushka, e ëma e Metit, e vështroi me përbuzje dhe hakërrim.
Pas pak Fatma e mori veten. Filloi të kërkonte me insistim se çfarë i kishte ndodhur Metit. Kush e kishte goditur në atë farë feje, sa ishte alivanosur dhe kishte humbur shumë gjak. Askush nuk po i tregonte. Të gjithë të pranishmit vështronin njëri-tjetrin.
– Na thoni çfarë i ka ndodhur, kush është ai trim, që e ka bërë kështu djalin tim! – urdhëroi nëna e Metit. Të pranishmit prapë nguronin.
– Folë, Xhemë, çfarë i ka ndodhur luanit tim, se të ka mbajtur familjen me bukë, – iu drejtua ajo ortakut të Metit.
– S’ma ka mbajtur Meti familjen me bukë. Unë e kam ndihmuar atë dhe i kam shpëtuar jetën. Gropën ia ka bërë Buqja. Ajo e qëlloi me shishe në kokë, sa desh ia ndau mëdysh. Shishja u thye dhe i preu hundën , – iu përgjigj Xhema nënës mosmirënjohëse të Met Gollakut.
Në çast mbriti policia, për të marrë dëshmitë. Në furgonin e policisë ishte dhe Buqja duarlidhur. “Ajo dëshmoi se Met Gollaku kishte kohë që e joshte për t’u martuar me të. Atë ditë kishte dashur ta dhunonte dhe ajo e goditi”, tregoi punonjësi që përgatiste mezet në pijetore.
Fatma lëshoi një piskamë dhe u alivanos. Duke rënë në këmbët e nënë së saj, tha nëpër dhëmbë:
– Pushti!
Komentet