Sot violonçelisti Gjergj Antoniu, muzikanti par excellence do të festonte 75 vjetorin.
Koncertist karriere me një intensitet befasues koncertesh për kohën, ngriti peshë zemrat e spektatorit dhe u bë legjenda e jetës muzikore shqiptare. Për 35 vite rresht interpretoi në 91 koncerte, krye-vepra të literaturës muzikore botërore dhe pothuajse gjithë veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Por…
Në një ditë shtatori të vitit 2012, trupi i tij s’mundi dot t’i rezistonte më sëmundjes fatale, që e mori në një moshë relativisht të re, 63 vjeç.
Sa shumë projekte koncertesh mbetën pezull, sa ëndrra i mbetën pa u realizuar, sa vepra bashkëkohore të blera kohët e fundit edhe pse kurohej për disa vite në Greqi, Ai nuk mundi dot t’i jepte zë me talentin e tij të përveçëm e të pazakontë në mjedisin shqiptar por dhe jo vetëm.
I admiruar nga muzikantët dhe publiku, i vlerësuar me superlativa prej kritikës profesionale në shumicën e rasteve, me të njëjtin respekt edhe u përcoll në banesën e fundtit në atë 29 shtator…
Kur arkëmorti la prapa derën e Universitetit të Arteve, kortezhi instiktivisht e vuri në mes të dy rreshtave dhe po aq instiktivisht heshtja e rëndë u thye nga një duartrokitje e ndrojtur, që vetëm pas disa sekondave u shumëfishua nga të gjithë, me të njëjtin zell të përherëshëm. Për dijen time ishte rasti i parë i një reagimi të tillë dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.
Ishin këto duartrokitjet e fundit që i dhanë kolegët instrumentist, të cilët s’linin rast pa u shprehur në media për vlerat e tij, ishin kompozitorët që shumicën e krijimeve për violonçel ia dedikuan Atij e njëkohshëm e konsideruan frymëzues e konsulent profesional, ishin duartrokitjet e fundit të studentëve që do ju mungonte dashamirësia e urtësia e sugjerimeve profesionale, por dhe rreptësia në plotësimin e kërkesave dhe jo vetëm violonçelistët, por të gjithë studentët e tjerë, që përfituan nga kultura e tij dhe që me përkushtim dhe pasion kurrë nuk ia kurseu bashkëbisedimet për faktorët që siguronin cilësinë e interpretimeve. Ishin duartrokitjet e familjarëve të pakët, që koha i kishte rralluar, të cilët për dekada, madje që fëmijë i kishte bërë krenar.
Nga talenti i tij kanë marrë jetë 75 vepra të letërsisë botërore muzikore, 52 vepra të kompozitorëve shqiptarë, 14 vepra të transkriptuara, 9 vepra të muzikës së dhomës. Gjithësej150, prej të cilave një numër i konsiderueshëm i përcolli në skenat tona për herë të parë duke dhënë modelin e perceptimit dhe interpretimit artistik si Ai.
Muzikant i sojmë me fantazi krijuese dhe imagjinate të pasur që pas procesit rigoroz të njohjes, duke realizuar ekzekutime perfekte tekniko-profesionale ndjente misionin t’i përcillte vlerat estetike të veprës përmes prizmit të tij shpirtëror e intelektual.
“Çdo harresë është e dëmshme, por ajo mbi artin, tempujt e tij dhe dishepujt, është e pafalshme” (P. Kabo)
I paharruar kontributi.
(Të dhënat faktike janë nxjerrë nga studimi monografik “ Gjergj Antoniu Një jetë me violonçel”).nga ku po shkëpusim një fragment të karakteristikave të individualitetit.
Qendrimi krijues
Vepra artistike në të në cilën merr trajtë objektive vullneti krijues i kompozitorit, talenti dhe ndjeshmëria subjektive e tij ndaj ideve muzikore , imponohet si një skemë e përgjithshme për muzikantin interpret. Mbajtja e qendrimit realist dhe shprehja me vërtetësi realizon korrektësinë e ekzekutimit , domosdoshmëri edhe kjo e përgjithshme. Vetëm mënyra e përjetimit intelektual dhe shpirtëror të instrumentistit e bën atë variant të përveçëm. Në këtë kuptim, termi interpretim e presupozon , ekzekutimin ndërkohë ai sa është i dallueshëm aq mban edhe varësi lidhjesh me ekzekutimin, si simbiozë e vërtetësisë me individualitetin. Zbatimi me korrektësi i partiturës shfaqet si tipar i ekzekutimit të pastër, interpretimi është mëvetësi e qenësishme, është bazim i shpirtit drejtuar nga intelekti, është përveç sakësisë një vetdhurim plot pasion. Në të gjendet hapësira për të shprehur interpreti qendrimin subjektiv krijues. Në bashkëveprim me lirinë e shprehjes, ky qendrim ndihet në trajtat e ndjeshmërisë e nuancimet shpirtërore individuale, në perceptimin intelektual e artistik, e bëhet i dukshëm në karakterin improvizativ të lojës.
Improvizimi, kur plekset me rreptësinë e formës të çdo detaji e të parashtruar në veprën konkrete krijon në intepretim variantin e përveçm indivdual.
Në librin “Poetika Muzikore” në kapitullin mbi ekzekutimin Stravisnky pohon: “Eshtë e drejtë dhe e natyrshme t’i kërkojmë edhe interpretit nënshkrimin dhe kulturën që i kërkojmë krijuesit. Sepse që të dy do të gjejnë në to lirinë në plotësinë e saj të skajshme dhe në fund të fundit edhe nëse jo përnjëherej , suksesin e vërtetë, shpërblimin e ligjshëm të interpretëve, të cilët në shpalosjen e virtuzitetit të tyre më të shkëlqyer ruajnë atë modesti dhe atë vet përmbajtje të shprehjes që është vula e artistëve të sojmë” (fq. 87)
Natyrisht së bashku me lexuesin e vëmendshëm, biem në sintoni tek pranojmë që në këtë përkufizim të Stravinskit përfaqësohet më së miri edhe Gjergj Antoniu….
Tërë hapësira tingëlluese e veprës në interpretimin e tij vjen te dëgjuesi si refleks i vetëndjerë artistik, në lirinë e shprehjes e qendrimin krijues, dhe kjo padyshim ndihet jo vetëm në raport me literaturën shqiptare, por dhe me atë botërore ………
I.Dema ,12 Prill 2024
Shqiptaret e Maqedonise ne at kohe emertoheshin me emra sllave.PERANDORIA BIZANTINE ne at kohe ne Maqedoni qeveriste me Sllavet dhe fenomeni ishte qe Shqiptarve te ju humbej identiteti ,shkaku se ishin vendas edhe nuk pajtoheshin me Perandorine Bizantine.Te dhenat gjinden ne Arhivat Otomane.Shum shkrime jane gjetur.
Vojsave e fisit te fisme , e Triballeve te Pollogut eshte shqiptare, i njerez te mire. Po kush thote qe jane sllave? A nuk do e potenconte nje gje te tille, Barleti, po te kishte qene sllave?! E c’kuptojne me sllave, disa kur thone se ishte sllave? Po a nukjane shqiptare edhe sot ortodokset e Pollogut ne Maqedoni? Po a nukishte Maqedonia arberore- sheiptare atehere?!
Pollogu edhe sot e kesaj dite eshte gati 100% shqiptarë,kurse
fshati Gradec ,me krenari deklaron per prejardhjen e Vojsaves.
https://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&source=images&cd=&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwi7staekuvYAhVMblAKHbQuAGIQjhwIBQ&url=http%3A%2F%2Fwww.kohajone.com%2F2017%2F10%2F16%2Fmirdita-vendorigjina-e-kastrioteve%2F&psig=AOvVaw0DrGt5KVjI5KCfP6CdOgSY&ust=1516695783434219
Nena e Gjergj Kastriotit Skenderbeu eshte Shqiptare,u lind ne Gradec afer Tetoves ne Makedoni,eshte bija e princit te Pollogut,malesore.
Shkova nga Gothenburgu në Shkup me Aeroplan. Pasi zbritëm, në Aeroport brenda e pash Statujen e Aleksandrit të Madh, një maqedon diku 65 vjeq e fotografonte sa mundëte, e pyeta Anglisht pse po e fotografon, ma ktheu ky është hero Maqedon, menhëherë e pyeta por, a janë Maqedonët Sllav? Po tha, unë ok. Por, sipas fakteve të historisë këmba e parë e Sllavëve në Iliri-Ballkan ka hyrë në mes të viteve 600-700 të erës sonë a ështè ashtu e pyeta ma ktheu Po, unë po e pyes ky Alesandri i Madh nëse është Sllav ky paska ardhur 700 vjet para Sllavëve tjerë ne Iliri-Ballkan Poashtu i thash se e Ëma e ti Olimpia a nuk ka qene Ilire-Shqipëtare? Filloi të më shiqoi si Hut dhe filloj të shaj të gjithë Historianët falsifikatorë Maqedon e kuptoja shumë mirë por, unë prap e pyeta qka po thu dhe pse po bertet tha nuk e kam me ty dye i hidhruar i bërë tym, shkoj. A nuk mjafton kjo që Greqia e detyroj ti hjek të gjitha Statutë e Lekës së Madh dge të ua nderroj emrin e Autorrugës dhe të gjitha rrugëve dhe Aeroportit? Kur flasim për Nënen E Gjergj Kastriotit edhe sot ne kemi Shqipëtarë vlkezët tanët që mbajbë emra Sllav por, ti thuash se nuk je Shqipëtarë është në gjendje të vret. Iu lutem lexoni këtë dhe e shifni të vërteten WAS NAPOLEONE BONAPARTE ALBANIAN aty do te lexoni nga Feanqezi Prof Dr. I Historise që ka studiuar vetëm për prejardhëjen e njerzëve më të njohur në Hustori për Napoleone Bonaparten edhe për Aleksandrin e Madh dhe shumë gjëra tjera e Sa për Lekën e Madh ai thot se Grekët RREJNË për të. Iu përshëndes nga Suedia e cila tani më i ka faktet nga be se kush dhe qfarë prejardhëje kombi ka Si për Napoleone Bonaparten si për Skenderbeun si për Aleksabdin e Madh .
Ne edhe sot e kësaj dite kemi shumë mbiemra shqipëtarë në Maqedoni që përfundojnë me Ovski të iu themi se janë Sllavë të mvesin në fyt edhe në Mal të Zi kemi sa të duash sidomis Mbiemra si Markovic ( Marku) etj etj dhe po të iu themi se janë Sllav të mbesin ne fyt. Edhe në Kosovë deri vonë diku kah viti 1950 ka oasyr plot Mbiemra që kan përfundyar ne Viq por, 100% janë Shqipëtarë e mis të flasim për Luginën e Preshevës my dhëndrri im e ja pasur deri vonë mbiemrin Beqiroviq. Kroacia, Serrbia, Mali I Zi, Maqedonia dhe Greqia gjithëmonë janë munduar ti asimilojnë Shqipëtarët në të gjitha format. Por, ëshrë fat i mirë që Suedia i pranon vetëm faktet e vërtetuara dhe unë kam ghetur fakte që janë vërtetuar se ne Shqipëtarët jemi të parët në Iliri(Ballkan) dhe ate 40 mijë vjet para të gjithë popujeve të tjerë të Ilirisë(Ballkani).
Iu lutem lexoni për Prof. Dr. Aleksander Stipqeviq që jeton dhe vepron Në Zagreb të Kroacisë dhe ti thuash se Nëna e Skënderbiut ka qenë Sllave ështe baraz posi ti thuash Aleksander Stipqeviqit ti je Serb apo Kroat, ofronu deri në Zarë ë Kroacisë dhe quaje ndonjë Arbanas Sllav apo Kroat pamvarësishtë që pa fajin e tyre kanë emra dhe Mbiemra Sllav dhe Kroat atëherë do të shifish reagimi e tyre.
Iu lutem lexoni edhe për ARIANIT KOMNENI dmth për të Baballakun e Ghergj Kastriotit