VOAL

VOAL

Popullsia e komunitetit shqiptar në Itali në vitin 1901 – Nga Aurenc Bebja*, Francë

October 9, 2016
blank

Komentet

blank

Dëshmia e ish-të burgosurit politik: Kryetari i Degës i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…

Nga Reshat Kripa

Pjesa e dytë
-“Njerëzit që kurrë nuk e kanë njohur diktaturën dhe tiraninë, e kanë të lehtë të jepen pas retorikës për lirinë, duke harruar fare realitetin e thjeshtë e të tmerrshëm, të shtypjes së njëmendtë atje ku ekziston përnjëmend”.-
Giovani Sartori: “Edhe njëherë për teorinë e demokracisë”.

Robert Krasta e kishte bërë zakon që në çdo përvjetor të prindërve, të shkonte në varreza dhe të vendoste një tufë me lule, mbi varrin e tyre. Vështronte fotografinë e stamposur në porcelan dhe fillonte bisedën me ta. Këtë zakon, kishte kohë që e kishte bërë. Biseda sikur i qetësonte shpirtin. U tregonte për gjithçka kishte ndodhur në familje. Ndonjëherë, kur gjente vështirësi në ndonjë gjë, u kërkonte ndihmë atyre dhe i dukej sikur ata i përgjigjeshin. Ndoshta kjo, mund të ishte ndonjë hamendje e tij, megjithatë ai e besonte.

blank

Vijim

– Agron, nuk të shoh mirë sot, – i tha Lumtua, kur u shtrinë në shtrat, – Çfarë të mundon? Fytyra e jote nuk është si herët e tjera. Folmë. Mos më fshih asgjë.

 

– Lumto, ty nuk të fsheh gjë. Do të të shpjegoj gjithçka.

 

Jetën time, ose më mirë jetën tonë, e ka mbuluar një mjegull e errët. Një hije e zezë po sillet rrotull nesh. Ajo po përpiqet të na shpërfytyrojë. Si të veproj? Dua mendimin tënd.

blank

– E çfarë hije mund të mbulojë një kryeinxhinier si ti, apo një drejtoreshë si unë? A nuk jemi familje dëshmori? Përse u vra babai yt? A nuk u vra për këto ditë që ne gëzojmë sot?

 

– Po, e dashur, po. Por nuk qenka çdo gjë ashtu si mendon ti.

 

– Për besë, mos më mundo më tepër, më thuaj çfarë ka ndodhur?

– Takova kryetarin e Degës. Më kërkoi të bashkëpunoja për survejimin e Stefanit dhe Gjergjit. Me pak fjalë të shndërrohem në një spiun ordiner.

– Të survejosh Stefanin dhe Gjergjin? Po çfarë kanë me ta?

Ata janë njerëz të shkëlqyer. Ti më ke thënë se, edhe me detyrën janë shumë të rregullt.

– Sipas kryetarit, qenkan me përbërje të keqe politike dhe paskan filluar të pëshpërisin poshtë e lart, kundër pushtetit popullor.

– Po ti që je shokë i ngushtë me ta, a ke dëgjuar ndonjë pëshpërimë të tillë?

– Asnjëherë.

– Po atëherë, kur nuk kanë biseduar me ty që të kanë shokë të ngushtë, me cilin do të guxonin të bisedonin?

– Nuk e di. Kam një turbullirë në kokë. Të them të drejtën nuk e kuptoj këtë politikën që po ndjek vendi ynë. Të gjithë shikohen si armiq. Po mbushen njëzet e nëntë vjet nga mbarimi i Luftës dhe akoma flitet për patriotë dhe armiq. Me të gjithë shtetet e botës jemi prishur, a thua se vetëm ne paskemi patur të drejtë. Më duket vetja si, një manekin që e komandojnë të tjerët. Ndërsa unë dua të jem i pavarur. Dua të kem mendimin tim dhe ta shpreh atë lirshëm, pa patur frikë se mos më dëgjon kush.

Qëndroi në heshtje për disa minuta, sikur do të mendohej se çfarë të thoshte. Turbullira që kishte në kokë ia ngatërronte mendimet. Fjalët e kryetarit të Degës ia kishin prishur qetësinë e deri atëhershme.

– Shiko se çfarë shkruan filozofi Izajah Berlin në librin e tij “Idetë filozofike të shekullit të njëzet”, botuar pesë vjet më pare. Këtë libër ma solli Beni, që punon në ambasadën tonë atje.

U ngrit, shkoi tek etazheri dhe pasi mori librin, filloi ta lexojë:

“Dëshira ime si njeri është që jeta ime dhe vendimet e mia të varen vetëm nga unë. Dëshiroj të urdhërohem vetëm nga vullneti im dhe askujt tjetër. Dëshiroj të jem subjekt dhe jo objekt, të udhëhiqem nga arsyeja ime, nga synimet e mia të ndërgjegjshme. Dëshiroj të jem dikushi dhe jo askushi. Të jem veprues, të marrë vendime dhe jo të vendosin të tjerët, për mua. Të drejtojë vetveten dhe jo të jem nën veprimin e fuqive të jashtme natyrore apo njerëzore, si të isha send apo kafshë, apo në gjendjen e skllavit që, nuk është në gjendje të luajë rolin e tij si qenie njerëzore”.

Mbylli librin dhe e vendosi përsëri në etazher.

– Agron, zgjohu nga ëndrrat, – foli Lumturia. – Zbrit në tokë. Ato që po thua ti, ekzistojnë vetëm në përralla. Mos e torturo veten, me fantazira të tilla.

– Dëgjo Lumto! Kam nevojë të flas, por përveçse me ty, nuk guxoj me asnjë tjetër. As me Stefanin dhe Gjergjin. Dua të jem dikushi, por shoh se koha në të cilin jetojmë, nuk të lejon. Ajo kërkon që të gjithë qytetarët të jenë askushi. Jam intelektual. Kam personalitetin tim, dinjitetin tim. Sot kërkojnë të më zhveshin nga të gjitha këto. Si t’ia bëjë?

– E kush kërkoka të të zhveshi nga personaliteti yt?

– Çerberët, (në mitologjinë greke, qen me tre koka, që ruan portat e ferrit), djajtë e kohës tonë. Ata nuk na lejojnë të jetojmë. Nuk mund të pranojë që të spiunojë shokët e mi, më të mirë, vetëm e vetëm sepse, ata paskan fatin e keq të rrjedhin nga një familje që paska patur mendime të kundërta, me udhëheqësit e sotëm.

– Mjaft Agron, se më tmerrove! Përse i kujton sot këto gjëra të tmerrshme? Të keqen Lumtua, t’u bëfsha kurban, mos i bisedo me asnjë, se do na ndodhë ndonjë hata.

– Mos u tremb Lumto! I kam aq mend për ta kuptuar këtë, por t’i thashë se, nuk mund të duroja dot, pa i shfaqur ndjenjat e mia.

Nuk folën më. Mbyllën dritën, por asnjërin nuk e zinte gjumi. Secili mendonte me vete se, çfarë do të ndodhte në të ardhmen. Edhe Lumtua, edhe Agroni, po mendonin se cilën rrugë duhej të ndiqnin, për të përballuar atë hije të frikshme, që po u afrohej. Gjumi kishte fluturuar nga sytë e tyre.

– Lumto, mund të më bësh një çaj kamomil?

Agroni ndezi abazhurin dhe u ngrit ndenjur në shtrat.

– Mirë u kujtove, edhe unë kam nevojë të pi një çaj të tillë,

– tha Lumtua, duke u ngritur. – Ndoshta ai na qetëson.

I pinë çajet pa folur. Mendja e secilit prej tyre, kishte fluturuar larg, në botën e padukshme të ankthit, që ia bluante shpirtin dhimbshëm. Por zgjidhje, nuk i jepnin dot. Së fundi Lumtua foli:

– Dëgjo Agron, mblidhe mendjen! Çdo gjë do të shkojë më së miri. E pse duhet të trembemi? Familje e luftës jemi. Arsimin e duhur e kemi. Në punë jemi model. Atëhere pse duhet të sjellim ndër mend gjëra që, as nuk duhet t’i përfytyrojmë?! Do të shohësh se çdo gjë, do të shkojë si sahat. Eja të flemë tani se, nesër do të shkojmë në punë që me mëngjes.

– Mirë thua grua, ke të drejtë.

U shtrinë dhe pasi kaloi një farë kohe, i zuri gjumi, por krimbi i ankthit, nuk rreshti së brejturi shpirtrat e tyre edhe në atë gjysmë gjumë të plagosur.

– Babi, shiko si notoj, a nuk jam kampione? – thërriste Irida, duke qeshur me të madhe.

– Po, bija e babit, ti je kampione e vërtetë. Eja Lumto, se çupa do të kërcejë nga trampolina.

Të dy bashkonin duart, Irida hipte në to dhe kërcente në det duke thërritur:

– A e bëra mirë?

– Po, shumë mirë.

– Ta bëjmë dhe një herë tjetër.

Kështu vazhdonin gjithë ditën, në mes të gazit të vogëlushes që kishte një kënaqësi, pranë prindërve të saj. Ata e shikonin me adhurim. Ajo ndiente një krenari të madhe. I ati ishte kryeinxhinier, ndërsa e ëma, drejtore shkolle. Këto i jepnin një ndjenjë epërsie, mbi shoqet e tjera. Ishte pikërisht kjo ndjenjë që e ekzaltonte më tepër.

Mbasi u lodhën duke notuar, dolën në rërë dhe u shtrinë nën hijen e çadrës. Në drekë, u kthyen në shtëpi, ku nënë Gjyla, kishte përgatitur një drekë të shijshme.

– Gjyshe, – i tha vajza me pastërtinë e zemrës së saj, – pse nuk erdhe të më shikoje? Isha një kampione e vërtetë.

– Ti je kampionia e nënës, moj bijë, – i tha gjyshja.

Irida ishte vajza e vetme e familjes Canaj. Agroni me Lumturinë, ishin njohur rastësisht në Tiranë, në parkun “Rinia”. Ai sapo kishte mbaruar studimet dhe priste emërimin. Ajo vazhdonte universitetin e Tiranës, në fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë-Fizikë. Ishte në vitin e parë. U takuan rastësisht në park. Ajo diçka po kërkonte. Ai e pa dhe e pyeti:

– Ju ka humbur gjë?

– Unaza që më kishte dhuruar mami.

– E pse mërziteni, iu dhuroj unë një më të mirë.

Atë fjalë e tha pa vetëdije. As ai nuk e di se si i shpëtoi nga goja. Ajo u skuq pak dhe, duke e vështruar me dyshim, i tha:

– Faleminderit, po më mjafton ajo që më ka dhuruar mami.

U ulën të dy për ta kërkuar. Më në fund ai e gjeti prapa një kaçubeje dhe thirri:

– E gjeta, e gjeta!

– Faleminderit, jeni shumë i sjellshëm!

– Mund të njihemi? Agron Canaj.

– Lumturi Begonja.

– Shkojmë të hamë ndonjë akullore?

– Me kënaqësi, por do të paguaj unë. Mua më takon.

– Unë e thashë i pari ndaj më takon mua.

Qeshën të dy dhe u futën në një bar që ishte aty pranë. Ndenjtën më shumë se dy orë. Këtu dialogu u përqendrua në shijet e tyre estetike, për çudi, biseda nuk kishte të mbaruar. Kur u ndanë ai i tha:

– Kam dëshirë t’iu takoj përsëri.

– Të dielën e ardhshme, në orën dhjetë, në të njëjtin vend.

Ai nuk u nis për në qytetin e tij. Një forcë e pakuptueshme e tërhiqte të qëndronte ende atje. Takoheshin dhe bisedonin me orë të tëra. Edhe ajo ndjente që ky i ri, i pashëm dhe i sjellshëm e tërhiqte. Një ndjenjë e çuditshme, kishte filluar të lindte në zemrën e saj. Pas katër javësh, Agroni mori urdhrin e emërimit në Ndërmarrjen Elektrike të qytetit të tij. Duhej të nisej pa tjetër dhe të paraqitej në punë. Para ndarjes i tha:

– Lumto, ju dua! A do të bashkoni fatin tuaj me timin?

Ajo vetëm buzëqeshi dhe sytë e saj i thanë më shumë se “po“.

Aty nën hijen e plepave të parkut, shkëmbyen të puthurën e parë. Të nesërmen ai u nis për në qytetin e tij. Ajo e përcolli në stacionin e trenit.

– Mos më harroni! – i tha ai në çastin e ndarjes.

– Vetëm vdekja do të na ndajë! – desh t’i thoshte, por nuk foli. Dora e saj u shkri me dorën e tij.

Treni u nis dhe ai në dritare i dërgonte të puthurat. Pasi u diplomua ajo, u martuan. E emëruan drejtore në shkollën e mesme të qytetit. Pas një viti u lindi vajza, Irida. Lindja ishte e vështirë. Një komplikacion bëri që ndërhyrja e mjekëve të ishte vendimtare. Fëmija lindi i shëndetshëm dhe nëna shpëtoi për mrekulli. Por mjekët i këshilluan që të mos tentonin të lindnin fëmijë të tjerë, se paraqiste rrezik për jetën e nënës. Kështu që Irida, mbeti fëmija i vetëm i këtij çifti të ri

Mbrëmja po zbriste në qytet. Një fllad i lehtë fëshfërinte, duke freskuar mjedisin e përvëluar nga vapa e ditës së kaluar nën rrezet e nxehta të diellit. Agroni dhe Lumturia, qëndronin në verandën e kabinës, duke soditur perëndimin e diellit që, në atë moment po humbiste në anën tjetër të detit. Ishte me të vërtetë një pamje romantike.

Disa metra më poshtë në rërë, Irida bisedonte me një moshataren e saj, që e kishte njohur aty në plazh. I tregonin njëra-tjetrës ëndrrat e tyre. Nënë Gjyla, ishte ulur në një karrige tjetër dhe po lexonte një libër.

– Mama, çfarë libri po lexon? – e pyeti Agroni.

Ajo nuk foli, por i tregoi kopertinën. Ai lexoi: “Intrigë dhe

dashuri”.

– Të qenka kujtuar rinia sonte? – e ngacmoi Agroni.

– Eh, mor bir! Edhe unë kam qenë e re dikur.

E ëma ishte martuar sapo, kishte mbaruar shkollën ‘Normale’. Ishte një vajzë shumë e bukur, bukuri që binte në sy edhe tani që kishte hyrë në moshën e pleqërisë. Dy vjet pas martesës, kishte lindur Skënderi dhe mbas dy vitesh të tjerë, ai. Babai tyre ishte intelektual me mendime përparimtare.

Gjylon e trajtonte me dinjitet. Ajo ishte punësuar si mësuese në një shkollë të qytetit. Ai ushtarak i shquar. Kishte mbaruar studimet në Itali. Gjatë kohës së Mbretërisë, kishte shërbyer në Ushtrinë Kombëtare. Pushtimin e Shqipërisë e, kishte pritur me dhimbje. Ishte ndër të parët që u hodh në radhët e Frontit Nacionalçlirimtar. Ishte komandant batalioni. Në çdo betejë, në ballë të saj. Kështu ishte edhe atë ditë të zezë, kur ra dëshmor.

Agroni nuk e ngacmoi më tej. Nuk donte t’i lëndonte më tepër plagën e humbjes së të shoqit, me të cilin kishte kaluar një jetë për t’u patur zili dhe prej të cilit ishte ndarë, në moshën tridhjetetetë vjeçare. Por kujtimet e kishin pushtuar tashmë mendjen e nënë Gjylos. Ajo vazhdonte të fliste:

– A e mban mend Sabriun, djalin e gjitonit tonë? U vranë të dy në një ditë pranë e pranë. Para se të jepte frymën e fundit, yt atë ia la amanet shokut të tij, Syrjaut, që të dy kufomat, t’i sillnin në familje dhe t’i varrosnin përkrah njëri- tjetrit, ashtu siç kishin luftuar dhe Syrjau e mbajti premtimin që, i kishte dhënë tyt eti.

Afroi karrigen pranë asaj të të birit dhe, duke ulur zërin, tha me ngadalë;

– Syrjau nuk ishte në çetën e tij. Ai bënte pjesë në atë të nacionalistëve. Në atë kohë, nuk ishte hapur akoma vëllavrasja dhe të dy palët, luftonin së bashku. Ndonjëherë yt atë vinte në shtëpi, për një natë, fshehurazi nga fashistët. Në këto net më fliste edhe për nacionalistët. Kishte respekt për ta. Në mënyrë të veçantë, për komandantin e tyre. Edhe ai kishte studiuar në Itali, në akademinë ushtarake. Por më vonë këto marrëdhënie u përmbysën dhe shqiptarët filluan të vrasin njëri-tjetrin. Yt atë, nuk ishte më dhe më mirë që nuk i pa me sytë e tij këto gjëra se, me siguri, nuk do të ishte i një mendimi me veprime të tilla.

Pasi nxori një psherëtimë që i doli nga thellësia e shpirtit të saj, vazhdoi:

– Pas çlirimit, erdhën shokët e Partisë dhe më kërkuan që ta hiqja trupin e babait nga vendi ku ishte, pasi nuk mund të rrinin pranë e pranë një partizan, me një nacionalist. Unë kisha amanetin e tij dhe nuk pranova. Megjithatë ata hoqën kufomën e Sabriut dhe sot e kësaj dite, nuk e di ku e vendosën. Familjarët e të ndjerit, nuk patën kurajën të kërkonin kufomën e tij. Mua, nuk ma harruan këtë veprim. Kur u ndërtuan varrezat e dëshmorëve, tët atë, nuk e vendosën atje.

U ngrita dhe shkova në Tiranë tek shoku Enver. Nuk donin të më linin ta takoja. Por unë këmbëngula. E kisha vendosur. Është një histori më vete mënyra se si arrita të takohem me të. E pashë një ditë që po shkonte në këmbë për në zyrën e tij. I dola përpara. Rojet u munduan të më ndalonin. Ai i pa dhe thirri:

“Lejoheni”!

Ata u tërhoqën dhe unë e takova. I’u prezantova. E kishte njohur tim shoq. I tregova gjithçka. Më dëgjoi me vëmendje dhe urdhëroi që, trupi i tij të vendosej në Varrezat e Dëshmorëve. Kështu u bë.

Heshti. Asnjë nuk po fliste. Mënyra se si ajo e tregoi i preku të dy. Nënë Gjyla e kuptoi efektin që kishin bërë fjalët e saj dhe e penduar tha:

– Edhe unë budallaqja, ku e gjeta sonte të tregoj këtë histori? Hajde tani na bëni ndonjë muhabet tjetër, se këtu kemi ardhur për t’u dëfryer dhe jo për të treguar dokrra të tilla.

Në atë kohë po kalonin aty Besniku me Mirën, dy komshinjtë e kabinës pranë.

– Mirëmbrëma – thanë ata.

– Mirëmbrëma, urdhëroni të pimë diçka dhe të bisedojmë.

– Me kënaqësi.

U ulën në dy karriget që u serviri Lumtua. Nuk vonoi shumë dhe tavolina u mbush me gatime të ndryshme që ajo i përgatiti shpejt e shpejt. Agroni mori një shishe verë dhe duke e vendosur mbi tavolinë tha:

– Është verë Narte, trevjeçare.

Biseda kalonte sa nga njëra temë në tjetrën. Ai ishte saldator, ndërsa ajo elektriciste, por ishin të dy mjaft të përgatitur. Kishin dijeni të sakta, për shumë tema që nuk i përkisnin nivelit të arsimimit të tyre. Mundoheshin të mos mbeteshin prapa miqve të tyre intelektual. Me siguri, duhej të kishin lexuar shumë libra.

– Po fëmijët ku i keni? – pyeti Lumtua

Nuk mori përgjigje. Një heshtje pasoi fjalët e saj. Ajo u skuq se, iu duk që kishte gabuar në atë pyetje. Po ku ta dinte se çfarë mund të kishte ndodhur? Kishin apo nuk kishin fëmijë? Më në fund

Besniku foli:

– Edhe ne si juve, kemi vetëm një vajzë.

Përsëri heshtje. Dukej sikur ajo pyetje kishte prishur harmoninë e bisedës së deri atëhershme. Dukej sikur një diçka e padukshme, një hije e zezë, kishte dalë para tyre, për të penguar bisedën e lirë. Ndërkohë, ishin gati në mbarimin e shishes së dytë të verës dhe natyrisht ajo, kishte bërë efektin e saj. Pas një heshtje disi të gjatë, Besniku e theu atë:

– Më falni për këto që do u them. Ndoshta do të kishte qenë më mire, të mos kishim ardhur sonte këtu.

– Besnik! – foli Mira për t’i tërhequr vëmendjen.

– Mira më fal, por dua të jem i sinqertë me miqtë e rinj.

Gjithmonë kam qenë i sinqertë në marrëdhëniet me të tjerët dhe këtë natyrë nuk mund ta ndryshoj tani. Ndaj, o miq, dua t’iu them të vërtetën. Nuk e di nëse kjo e vërtetë do të ndikojë në marrëdhëniet tona. Nuk e di nëse bëmë mirë që erdhëm sonte këtu.

Heshti për disa çaste. Edhe të tjerët nuk flisnin. Prisnin të dëgjonin se çfarë do të thoshte. Kush ishte ajo e fshehtë që ai do të tregonte? Askush nuk mund ta merte me mend, se cila ishte arsyeja e shprehur në ato fjalë.

– Me siguri ju rridhni nga një familje me prejardhje të Luftës, – vazhdoi Besniku, ndaj ju kanë emëruar kryeinxhinier. Prandaj dua t’iu tregoj edhe unë, prejardhjen tonë. Nuk duam të jemi persona anonim që, kërkojnë të fshihen pas të tjerëve. E pra ne, i përkasim asaj që sot quhet shtresa e përmbysur. Unë rrjedh nga një familje e pasur tregtare, apo borgjeze siç e quajnë sot. Im gjysh, ka marrë pjesë në disa beteja të zhvilluara prej nacionalistëve, së bashku me ato të Frontit Nacionalçlirimtar. Pastaj erdhi ndarja.

Bashkëluftëtarët papritur, u kthyen në armiq me njëri-tjetrin.

U pushkatua në vitin 1945. Edhe im atë do kishte patur të njëjtin fat, por mundi të arratiset dhe mbylli sytë në dhe të huaj. Unë mbeta vetëm me nënën. Nuk dua të rrëfej jetën time se ajo, nuk mund të përshkruhet. Munda të mësoj mjeshtrin e saldatorit me të cilën jetoj. U martova me një vajzë po të shtresës time. Ajo e ka akoma të atin në burg. Lindëm vetëm një vajzë, ashtu si ju.

Ajo u rrit, u bë grua. Dashuroi një djalë. Ai ishte biri i vetëm i një funksionari të lartë. Një gjë e tillë na bëri që të mos e shihnim me sy të mirë këtë lidhje. I druheshim ndonjë të papriture. Por vajza këmbënguli. I ati i djalit, e ndaloi të birin të takonte vajzën. Por ata nuk u ndanë. Djali e kishte vendosur. Në fund babai, u detyrua të pranonte. Këtë e pagoi me uljen nga detyra. Por vuri një kusht, vajza nuk duhej të takohej më me ne. Kushti ishte shumë i rëndë, por u detyruam ta pranojmë.

Vajza kishte mbetur shtatzënë. U martuan dhe që nga ajo ditë pothuajse nuk shihemi më. Kontakti i vetëm është ndonjë letër apo takim fshehurazi. Ka lindur djalë, por ne e njohim fare pak. Tani pyes veten: Përse të trajtohemi në këtë mënyrë? Nuk e di nëse mund të kemi faj ne për ato që kanë menduar apo bërë prindërit tanë. Mos vallë ata morën mendimin tonë që, ishim akoma fëmijë? Dua edhe unë të studioj, por nuk më lejojnë. Dua të punoj i shpenguar, por përsëri nuk më lejojnë. Dua të jetoj i lirë, por edhe të jetoj nuk më lejojnë. Këtë logjikë nuk arrij ta kuptoj. Përse? Përse? Përse? /Memorie.al/

blank

“Në shtëpinë e tij në Durrës merrte fëmijë për kurse dhe u jepte cigare, çokollata e revista”- Historia e mësuesit grek që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit

Në vitin 1971, në qytetin e Durrësit u krye një arrestim i bujshëm i cili, shkaktoi tronditje në mbarë banorët e qytetit bregdetar. Ishte arrestuar Stathi Cehaef, mësuesi poliedrik, i shkollës së mesme të Muzikës “Mujo Ulqinaku”. Megjithëse arrestimi i tij u krye në mënyrë sekrete, nga organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës, edhe ata që pyeteshin rreth tij, porositeshin me përgjegjësi që; për ato probleme që ishin biseduar, të ruheshin në sekret të plotë.

Por përsëri në qytet u përfol se; ishte arrestuar një agjent i rrezikshëm, i cili përveç veprimtarisë së spiunazhit kundër vendit tonë, kishte punuar në mënyrë perspektive, për të kompromentuar dhe rekrutuar më pas të rinjtë, të cilët ai i afronte përmes formave të ndryshme komprometuese, me qëllim që kur të vinte momenti të, rekrutoheshin për llogari të shërbimeve sekrete të vendeve të Evropès Lindore.

Për këtë veprimtari, në hetuesi në Tiranë, sipas statistikave të dosjes hetimore, janë shoqëruar rreth 40 të rinj, të moshave 15 deri në 20 vjeç, nga qyteti i Durrësit, shumica ish-nxënës të tij. Agjenti i arrestuar, ishte Stathi Cehaef, i ardhur në Shqipëri në fund të viteve ’40-të nga Greqia, në kohën kur ndodhën të ashtuquajturat “Provokacionet e gushtit” 1949.

Stathi Cehaef, ishte lindur në Kallamata të Greqisë në vitin 1922. Ai ishte fëmijë i Kostandinit dhe Andronikës. Në rininë e tij, ai fillimisht punoi në një studio personale fotografie që i përkiste të atit të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas dëshmisë së dhënë nga ai vetë pas arrestimit, është rekrutuar nga Shërbimet Sekrete gjermane të Abwerit, gjatë kohës kur ai po ndiqte kurse të mësimit të gjuhës gjermane, të organizuara nga ky shërbim i Zbulimit Ushtarak të Gjermanisë naziste.
Dhe më pas, format e grumbullimit të informacionit prej tij kanë qenë pikërisht kurset me të rinjtë. Pas lufte, Stathi është marrë në bashkëpunim nga shërbimet e tjera, të cilat e “gjuajtën” atë, nga arkivat që u mbetën në duar. Ai, u rekrutua si agjent i shërbimeve partnere anglo-greke dhe, duke qenë mjaft i talentuar në gjuhët e huaja, një karakteristikë mjaft e lakmuar për një zbulues potencial, synohet të hidhet në bastionet lindore.

Për këtë në vitin 1949 përgatitet për ta dërguar në Shqipëri si agjent dhe prej këtej do të gjendej mundësia që të hidhej në Republikën Demokratike Gjermane, me perspektivë kalimin e tij në Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 1949, në periudhën e njohur si periudha e zhvillimit të “Provokacioneve greke të Gushtit” të këtij viti, ai vjen si ushtar grek dhe kur formacioni i tij ushtarak, sulmohet nga forcat tona, ai, sipas porosisë së dhënë, dorëzohet si rob lufte. Qëndron pak kohë në një kishë në zonat kufitare ku, i kishin grupuar robërit dhe me pas dërgohet në Lushnjë, ku ishte ngritur edhe kampi i grumbullimit të tyre.

Në periudhën kur ndodhej në Lushnjë, ai rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe dërgohet për t’u stërvitur në Nojë të Krujës, në fshehtësi të plotë, sipas kritereve të shërbimeve inteligjente të asaj periudhe, për t’u përgatitur si, agjent i Shqipërisë, me perspektive, për ta dërguar më pas si zbulues në Republikën Federale Gjermane.

Pas rekrutimit dhe stërvitjes, ai dërgohet si student i gjuhës ruse në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pikërisht kopertura e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i lejoi të vepronte për vite të tëra, i pa shqetësuar, për llogari të shërbimeve të tjera të huaja, në rolin e agjentit të shumëfishtë.

Poli-agjenti

Gjatë periudhës së mëvonshme, Cehaef, kontaktohet nga Zbulimet e Evropës Lindore dhe rekrutohet prej tyre, si agjent i shërbimeve sekrete sovjetike. Rekrutuesi i tij, sipas deponimit të Stathit ne hetuesi, është oficeri i shërbimit sekret gjermano-lindor Leopold Zajder. Për shkëmbimin e informacionit, ai mbahet në lidhje nga përfaqësuesi tregtar i Çekosllovakisë së asaj periudhe, Washek, që punonte si specialist i hekur-nikelit, në Ndërmarrjen Minerale të Eksportit, në portin ë Durrësit, ‘MINERALIMPEKS’.

Ndërkohë, sipas dëshmisë së tij dhe të informacionit të Zbulimit Shqiptar, shërbimet sovjetike, e kishin kaluar atë në dispozicion te Qendrës së Zbulimit që, e zhvillonte veprimtarinë e vet për llogari të Komandës së Traktatit të Varshavës.

Rekrutimi i të rinjve 

Stathi, ndërkohë ishte stabilizuar si profesor në shkollën e muzikës. Ai ishte mjaft i talentuar dhe zotëronte njohuri të gjuhëve të huaja. Stathi zotëronte 7 gjuhë, ndërsa kishte njohuri në rreth 22 të tjera. Gjuha e fundit që ai po mësonte, para arrestimit, ishte gjuha kineze. Stathi Cehaef, deponoi pas arrestimit se, sipas porosive të dhëna nga shërbimet lindore, ai mbante lidhje me të rinjtë dhe i përpunonte nëpërmjet komprometimit, me sende të ndryshme që, në atë kohë ishin tabu në vendin tonë, për të krijuar me pas kushte, për t’i rekrutuar nga shërbimet përkatëse.

Në bazë të porosive të dhëna nga “Qendra” për punën perspektive me të rinjtë, Stathi mblidhte në banesën e tij, një dhomë në katin e 4-të të një pallati në Durrës (që njihet si pallati i Dovanëve), të rinj të moshave nga 15 deri 20 vjeç, me pretekstin e kurseve të ndryshme, që zhvillonte me ta. U servirte atyre pije të huaja si Whisky, Campari, Martini e të tjera, apo cigare të markave Marlboro, Pall Mall, Dunhill etj., që në atë kohë ishin të ndaluara në vendin tonë. Gjithashtu i tregonte revista të ndryshme, deri te ato pornografike, që ndaloheshin me ligjin e asaj kohe.

Numri i të rinjve të cilët frekuentonin kurset muzikore dhe ato të gjuhëve të huaja të Stathit, ka qenë relativisht i lartë, por hetuesia, për shkak të bujës së madhe që kishte shkaktuar në popull kjo ngjarje, nuk i mori të gjithë në pyetje, por është mjaftuar vetëm me, hartimin e listave të tyre të marra nga deponimet e Stathit, si dhe listën e paraqitur nga pyetjet e të rinjve rreth tij, lista të cilat janë inkuadruar me pas që të dyja, në dosjen hetimore të Cehaefit.

Një pjesë e tyre, kanë dalë si dëshmitarë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Në dosje gjithashtu, përshkruhet sesi Stathi Cehaef, kishte krijuar lidhje me mësues, intelektualë të ndryshëm, mjekë, dhe së bashku, zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist. Gjithashtu, ai kishte një aktivitet të gjatë kontrabande, me çekët, polakët dhe mallrat që i merrte ,i shiste në Durrës .

Tregimi i një ish-nxënësi të Stathit

Luan Jaupi, tashmë 69 vjeç, ka qenë një nga nxënësit e Stathit në ato vite. Ai tregon se, ishte regjistruar në kursin e kitarës në Pallat të Kulturës, kurs të cilin e drejtonte Stathi Cehaef. Jaupi, ka dëshmuar në gjyqin e zhvilluar ndaj mësuesit të tij dhe lidhur me këtë, ai na njeh me intervistën e tij, që po e publikojmë të plotë në këtë shkrim.

Zoti Jaupi, kur dhe si e keni njohur Stathin?

Stathin, e kam e njohur në vitin 1970. Në atë kohë vendosa të mësoja kitarën dhe u regjistrova në kursin e Stathit në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” këtu në Durrës. Ai drejtonte kursin e kitarës dhe mandolinës. Isha 16 vjeç në atë kohë. Ai dinte të luante në të gjitha instrumentet, piano, violinë, kitarë etj.

Veç tyre, ai njihte shkëlqyeshëm një numër të madh gjuhësh të huaja e, për këtë arsye, drejtonte edhe kurse për mësimin e tyre. Unë u regjistrova në gjuhën Esperanto. Këtë kurs, ai e drejtonte në shtëpinë e tij që, ishte një dhomë e vogël, në një pallat në qytetin e Durrësit. Ai kishte lidhje me punonjës të huaj, kryesisht nga vendet e Lindjes, si: çekë, polakë dhe gjermano-lindorë, të cilët ishin vendosur në Durrës, për aktivitete ekonomike, në bazë të marrëveshjeve që vendi ynë kishte me vendet e tyre.

Prej tyre, ai siguronte pije, cigare, çokollata, çamçakëzë e të tjera sende, që mungonin në vendin tonë në atë kohë. Gjithashtu po prej tyre ai siguronte edhe revista ku bënin pjesë edhe revistat pornografike që pëlqeheshin nga të rinjtë. Ai ishte i abonuar edhe në një numër revistash shqiptare të asaj kohe si: ”Ylli”, “Në Shërbim të Popullit”, “Shkenca dhe Jeta” etj. Unë si koleksionues që jam, i blija krejtësisht numrat e ndonjë reviste, të të gjithë vitit. Ai dinte të fitonte para.

Pijet, cigaret, revistat, etj., jua servirte të rinjve, kur ata shkonin të ndiqnin kurset në banesën e tij. Duke qenë një ndër nxënësit e tij, kujtoj sesi i prisnim me gërshërë nga revistat pornografike, fotot e femrave lakuriqe dhe jua tregonim fshehtazi shokëve tanë. Më vonë, mësova se kjo ishte strategji e tij, për të rekrutuar të rinj, me qëllim spiunazhi.

Në vitin 1971, Stathi u arrestua nga organet e Sigurimit të Shtetit. Së bashku me të, u arrestuan edhe Mark dhe Terezina Dema, burrë e grua. Në gjyq, ata dolën ne vitin 1972. Unë u thirra në atë proces, me cilësinë e dëshmitarit, pasi kisha blerë prej tij, disa mallra të huaja.

Më konkretisht, pata blerë prej tij, një radio dore të markës “Cosmos M”. Radion, ma sekuestruan në Degën e Brendshme, duke menduar se mund të shërbente, si radio-transmetuese por, pas disa muajve, ma kthyen sepse, rezultoi se ishte radio e thjeshtë. Pata blerë gjithashtu prej tij, një ventilator zyre. Nuk dëshmova për revistat porno dhe pijet e cigaret e huaja, megjithëse Sigurimi, i kishte marrë vesh këto gjëra, nga të tjera burime, gjë që u reflektuan edhe në akuzën e ngritur ndaj tij.

Gjykimi i Stathit

Në korrik të vitit 1972, ka nisur procesi gjyqësor ndaj Stathi Cehaef. Trupa gjyqësore përbëhej nga: Kryetar Arzen Leskoviku dhe anëtarë Sopot Rustemi dhe Pashk Baçja. Hetues, ishte Llambi Gjoni. Në këtë proces, dëshmuan rreth 17 të rinj. Organet kompetente të asaj kohe, kishin në dispozicion, listën e plotë të dëshmitarëve në hetuesi, si dhe në gjyq, ashtu si dhe listën e të rinjve, kandidatë për rekrutim, të cilën Cehaefi, e kishte paraqitur për miratim. Nga ky gjyq, Stathi Cehaef u dënua me 25 vjet burg, me akuzën për:

– Spiunazh
– Agjitacion e propagandë në bashkëpunim me persona të tjerë.
– Kontrabandë
– Pornografi

Në periudhën e burgimit, ai nuk është keqtrajtuar në hetuesi. Policë shërbimi, por edhe të burgosur, kanë deklaruar se kur erdhi një periudhë kohe, në burgun e Degës së Punëve të Brendshme në Durrës, për të gatuhej në mënyrë të veçantë. Atij i dërgohej ushqim special. Madje, mbahej nën kontrollin e mjekut për arsye se, ishte i sëmurë me diabet, luks që nuk e kishin të burgosurit e tjerë.

Kujtimet e një ish-oficeri të Sigurimit, për Stathin

Rreth veprimtarisë së Stathit, një ish-oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar të Zbulimit, me përvojë disavjeçare pune kundër shërbimeve të huaja, në sektorin e Turizmit, ka hedhur në letër disa kujtime, të cilat sjellin edhe disa nga metodat e ndjekura, për ta vënë nën kontroll, aktivitetin e tij armiqësor kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.

Ai shprehet se; Stathi Cehaef, ka qenë një nga agjentët më të spikatur të fuqive të huaja që, kanë zhvilluar veprimtari të suksesshme në vendin tonë. Ai kujton se, për të grumbulluar të rinjtë, Stathi, shfrytëzonte autoritetin e madh që kishin mësuesit e asaj periudhe, tek nxënësit dhe prindërit. Aktet që u konstatuan më vonë, kanë qenë produkt i këtij mirëbesimi, pasi prindërit, nuk shqetësoheshin nga shoqëria e nxënësit me një mësues.

Ish-Oficeri tregon se, shenjen e parë të dyshimit për Stathi Cefaefin, organet e Kundërzbulimit Shqiptar (Sigurimi i Shtetit), e morën nga një prind, i cili denoncoi faktin se, mësuesi kishte filluar të interesohej, mbi transportin që zhvillonin anijet e Flotës Tregtare. Personi që denoncoi, K.XH. kishte qenë oficer, komisar i një grupimi baterish kundërajrore dhe me pas, kishte kaluar në Flotën Tregtare. Menjëherë, sapo i biri i kishte treguar se çfarë kishte biseduar me mësuesin e të rinjve, ai kërkoi takim, me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme dhe e denoncoi mësuesin.

“Denoncimi, – kujton ish-oficeri tashmë në pension, – u ruajt i fshehtë dhe që atëherë, Cehaefi u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë. Gjatë kësaj periudhe ai u ndoq, u fotografua dhe u incizua. Atij i u dokumentuan takimet agjenturore edhe me polakët, çekët, etj. Shkëmbimin e informacionit e bënin në shkallën e brendshme të ish PTT-së 5-katëshe të asaj periudhe, të Durrësit. Njëri ulej, tjetri ngjitej dhe në shkallë, kur nuk kishte asnjë njeri, shkëmbenin zarfet”.

Në stafin e afërt të tij, me kombinacion, u fut edhe një agjent i Sigurimit te Shtetit. Me pas, ai u përpunua edhe me dy të tjerë, babë e bijë. “Kur u arrestua Stathi, hetuesia kërkonte që të merrte në pyetje agjentin me të bijën, por duke qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, u desh ndërhyrja e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit, shokut Iljaz Reka, -kujton ish-oficeri Shërbimeve Sekrete, – me qëllim që të lejohej pyetja dhe me pas ballafaqimi hetimor, para të cilit Stathi, me gjithë inteligjencën që e karakterizonte, mbeti i zbuluar”. “Një periudhë kohe ai u nënvleftësua nga punonjësit e Sigurimit, duke menduar se, ishte njeriu i tyre, më pas ishte ai që i nënvleftësoi ata, se sa të aftë ishin, dhe nga kjo pësoi disfatë”, shkruan ish-oficeri.

Arrestimi 

Stathi u arrestua më 5 nëntor, 3 ditë para festës së themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, pasi kishte arritur në organet e Shërbimeve Sekrete, (sigurimi i Shtetit), një e dhënë se po organizohej diçka me rastin e festës…! Nga të gjitha ato kurse që ai kishte organizuar, me të rinjtë, na bëri përshtypje në kontrollin e banesës, fakti se ai, si vegël pune në shtëpi, kishte pasur vetëm një violinë…! Dhe një broshurë në përkthim e sipër, mbi jetën e Rikard Sorges.

Ish-oficeri i Shërbimeve Sekrete, kujton se, Stahi ishte mjaft i zgjuar dhe i studionte njerëzit shumë mire, përpara se të gjente pikat e tyre të dobëta. Një violinisti shumë të talentuar, i kishte premtuar që, ta dërgonte për studime në Francë, por kjo nuk u arrit sepse, informacioni mbi ç’kërkonte ai, kishte ardhur paraprakisht dhe kjo e dogji atë, pasi nuk u fut në listë fare.

Për dikë tjetër, interesohej t’i dilte e drejta e studimit, madje edhe shpenzonte për t’i ndihmuar të rinjtë në nevojë. Interesimi kryesor i tij, mbetej njohja me fëmijë të oficerëve dhe kuadrove kryesore, me perspektiva studimi dhe karriere. Ai kishte krijuar lidhje, deri me fëmijë të njerëzve që bënin pjesë në shtresat e larta të nomenklaturës komuniste.

Fundi i agjentit

Stathi, ka vdekur në vitin 1978 në burgun e Ballshit, gjatë periudhës kur ai punonte në bibliotekën e këtij burgu dhe merrej me përkthimin e literaturës profesionale, nga shërbimet e huaja, për Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë…! Raporti mjeko-ligjor, përcakton si shkakun e vdekjes, një atak kardiak, por ky është edhe misteri i fundit i spiunit që, shumëkush mund ta dëshironte të vdekur…!

Ai mbeti agjenti më i përfolur në Durrës, për metodat e komprometimit që ka përdorur me të rinjtë. Në këndvështrimin e oficerëve të Shërbimeve Sekrete Shqiptare që, janë marrë me aktivitetin e tij armiqësor, kundër vendit tonë, mbetet një agjent nga më të suksesshmit që, kanë pasur veprimtari spiunazhi në Shqipëri. Atëherë u tha se: Stathi u varros brenda burgut, por nuk përjashtohet mundësia që, ai të jetë shkëmbyer me ndonjë agjent që, i interesonte vendit tonë e, që mbahej nga shërbimet e vendeve fqinje…! Memorie.al

blank

Nga Aleksandri i Madh te Xhengiz Khan- Nëntë udhëheqësit e lashtë që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Analet e historisë janë të mbushura me tregime mbi udhëheqës të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë botë, duke diktuar e ngjarjeve njerëzore përmes veprimeve, vendimeve dhe vizioneve të tyre. Nga pushtuesit që ndërtuan perandori të mëdha tek shtetarët që sollën paqe dhe stabilitet në kombet e tyre, këta udhëheqës të lashtë ishin arkitektët e kohës së tyre, duke lënë pas një trashëgimi që ka rezistuar për shekuj me radhë. Ja cilët janë 9 prej tyre:

1. Aleksandri i Madh, Mbreti i Maqedonisë
I lindur në vitin 356 Para Krishtit Aleksandri lindi nga Filipi II Mbreti i Maqedonisë dhe Olimpias, një princeshë nga Epiri. U ngjit në fron në moshën 20 vjeçare pas vrasjes së të atit. Krijoi një aleancë me mbretëritë e tjera greke, dhe nisi luftën ndaj armikut të vjetër të Greqisë, Persisë.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, Aleksandri pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur. Pasi mundi persët dhe pushtoi kryeqytetin e tyre, Persepolis, nisi të realizonte ëndrrën e tij, një perandori kozmopolite që shtrihej nga lindja në perëndim. Por nuk e realizoi dot pasi vdiq në moshën 33-vjeçare nga një sëmundje misterioze. Gjithsesi mbretërimi i tij solli përhapjen e kulturës greke në mbarë botën. Sukseset e tij ndikuan në rrjedhën e filozofisë, shkencës dhe letërsisë për shekujt e ardhshëm.

 

2. Jul Çezari dhe vdekja e Republikës Romake
I lindur në vitin 100 Para Krishtit, Jul Cezari është një nga figurat më të famshme dhe më mendikim në historinë e lashtë romake. Ai luajti një rol kryesor në ngjarjet që çuan në rënien e Republikës Romake dhe lindjen e Perandorisë Romake. Çezari ishte para së gjithash një udhëheqës i madh ushtarak.

Karriera e tij përfshinte një seri fitoresh mahnitëse, si pushtimin e Galisë (Franca e sotme) dhe humbjen e armikut të tij, Pompeit (një udhëheqës ushtarak rival). Ai luajti një rol kyç në formimin e Triumviratit të Parë, një aleancë e fuqishme politike që përbëhej nga ai, Pompeudhe Krasi.

Kur aleanca u shpërbë, Çezari u kthye në Romë në vitin 44 dhe u bë një diktator i përjetshëm. Por sundimi i tij nuk zgjati shumë. Më 15 mars të po atij viti, u vra nga një grup senatorësh që kishin frikë se Çezari ishte bërë shumë i fuqishëm. Vdekja e tij e zhyti Romën në krizë. Pas një serie luftëra civile, në krye të perandorisë u ngjit Oktaviani (djali i birësuar i Çezarit).

blank

 

3. August Çezari, Perandori i Parë i Romës
U ngjit në pushtet pas vrasjes së Jul Çezarit. Në luftërat civile që pasuan ai mundi rivalin e tij kryesor, Mark Antoni, dhe u bë sundimtari i padiskutueshëm i Romës. E konsolidoi pozitën e tij duke siguruar besnikërinë e ushtrisë, reformuar sistemin ligjor dhe vendosur një sistem klientësh që siguronte mbështetjen e elitave.

Këto reforma e bënë Romën një perandori e qëndrueshme dhe e begatë, të cilën bota nuk e kishte parë kurrë më parë. Augusti drejtoi një program të madh ndërtimesh që e transformuan qytetin e Romës në kryeqytetin kulturor të botës antike. Sistemi i tij i qeverisjes dhe i administratës u bë modeli për sundimin e perandorëve të mëvonshëm.

blank

4. Qin Shi Huang, njeriu i parë që bashkoi Kinën
I lindur në vitin 259 Para Erës Sonë, Qin Shi Huang u ngjit në fronin e shtetit Qin në moshën 13-vjeçare, pas vdekjes së babait të tij. Ai nisi të konsolidonte pushtetin e tij duke i shtypur fraksionet rivale brenda mbretërisë dhe krijuar një burokraci të centralizuar. Më pas filloi të pushtojë 6 mbretëritë e tjera dhe u bë perandori i parë që bashkoi Kinën.

Ai shfuqizoi feudalizmin dhe i zëvendësoi zyrtarët që trashëgonin postin me ata që e fitonin atë sipas meritave. Më pas drejtoi një seri projektesh ambicioze si Muri i Madh i Kinës dhe një kanal që lidhte lumenjtë Jance dhe Perl. Po ashtu ndërtoi shumë rrugë, reformoi prerjen e monedhave dhe e rishpërndau tek fshatarët pjesën më të madhe të tokës së mbretërisë.

Por nga tjetër, ishte një lider brutal që shtypte me dhunë të gjitha format e mospajtimit. Ishte përgjegjës për djegien e librave, ekzekutimin e dijetarëve, dhe u bë gjithnjë e më i fiksuar pas mbajtjes së pushtetit. Pinte mërkur për të jetuar përgjithmonë, dhe ndërtoi ushtrinë e terrakotave me qëllim që t’i shërbente atij përgjithmonë.

5. Ashoka i Madh: Promovuesi i Paqes dhe tolerancës në Indi
Sundoi mbi Perandorinë Mauria në vitet 268-232 Para Krishtit. E nisi mbretërimin e tij me një periudhë brutale pushtimesh, që e zgjeruan territorin e Maurias në pjesën më të madhe të nën–kontinentit Indian. Ajo periudhë kulmoi me fitoren e tij në Betejës e Kalingas në vitin 261.

Por numri i madh i të vrarëve e nxiti Ashokan të reflektonte thellë. Ai përqafoi menjëherë Budizmin dhe hoqi dorë nga dhuna dhe agresioni. Zbatoi një sërë politikash që synonin promovimin e harmonisë sociale dhe kulturore si dhe mësimeve të Budës. Dekretet e tij përfshinin tolerancën ndaj feve të tjera, promovimin e mirëqenies sociale dhe vënien e theksit tek mos-përdorimi i dhunës dhe dhembshuria.

6. Kleopatra VII, faraonia e fundit e Egjiptit
E famshme për bukurinë dhe zgjuarsinë e saj në politikë, ajo sundoi në vitet 51-30 Para Krishtit. Mbretërimi i saj u karakterizua nga politika e saj e jashtme ambicioze, e cila u fokusua tek një aleance strategjike me Jul Çezarin e Romës. Të dy u takuan në vitin 48, u dashuruan dhe sollën në jetë një djalë, Çezarionin. Kur u vra Çezari, Kleopatra lidhi në aleancë me Mark Antonin. Por ky u mund nga Oktavian Augusti në vitin 30. Kleopatra dhe Antoni kryen vetëvrasje. Egjipti u pushtua nga Augusti dhe u shndërrua në një provincë të Romës.

7. Xhengiz Khan: Themeluesi i Perandorisë Mongole
Lindi në vitin 1162, dhe në fillim njihej me emrin Temuxhin. Më vonë u bë themeluesi i Perandorisë Mongole, perandorisë më të madhe që ka parë ndonjëherë bota. Këtë e arriti duke bashkuar disa fise mongole nën udhëheqjen e tij, dhe përmes pushtimeve që patën sukses falë strategjive të tij të shkëlqyera.

Nën drejtimin e tij, ushtria mongole u bë e famshme për shpejtësinë e rrufeshme, disiplinën e rreptë dhe brutalitetin. Por veç kësaj, ai ishte i njohur edhe për tolerancën e tij fetare dhe mbështetjen ndaj tregtisë. Kur vdiq në vitin 1227, perandoria u nda midis djemve dhe nipërve të tij. Perandoria e tij pati një ndikim të madh duke lehtësuar përhapjen e kulturës, fesë dhe teknologjisë në Azi dhe Evropë.

8. Hatshepsut, Faraoneshae dytë grua
Hatshepsut ishte gruaja, vajza dhe motra e një mbreti. Por Egjipti kishte ligje dhe tradita të rrepta që e ndalonin sundimin e grave. Ndaj për t’u ngjitur në front Hatshepsut përdori dinakërinë e saj politike, prejardhjen mbretërore dhe ndikimin fetar. Pasi mori pushtetin nisi zbatimin e projekteve të mëdha ndërtimore që synonin legjitimimin e sundimit të saj.

Asnjë sundimtar para saj, nuk zbatoi aq shumë projekte ndërtimore sa ajo. Për të paguar për to, riktheu rrugët e vjetra tregtare dhe kreu disa pushtime në shtetet fqinje.

9. Budica, mbretëresha luftëtare
Ishte mbretëresha e fisit kelt Iceni, e famshme për udhëheqjen e popullit të saj kundër romakëve. Kur vdiq bashkëshorti, ai dorëzoi mbretërinë e tij të vogël Romës me shpresënse ajo do t’i lejonte popullit të tij një formë pavarësie. Por romakët e shtypën brutalisht popullsinë kelte.

Kjo sjellje e frymëzoi Budicën të udhëheqë rebelimin e popullit të saj Iceni dhe fqinjëve të tyre kundër Romës. Ushtritë e saj pushtuan Kolçesterin dhe shkatërruan Legjionin XIX. Ushtria e saj përparoi duke plaçkitur vendbanimet romake, dhe duke i detyruan zyrtarët romakë të arratiseshin në Londinium (Londra e sotme). Fatkeqësisht, suksesi i saj ishte jetëshkurtër. Romakët u hakmorën në një betejë në periferi të Londrës. Budica refuzoi të tërhiqej. Ajo i udhëhoqi rebelët e saj në betejë dhe vdiq gjatë betejës ose diku më pas. /ancient origins – bota.al/

blank

Vendimi i gjykatës së Rrëshenit për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit: I pandehuri Gjet Kadeli me disa të dënuar të tjerë nga më kryesorët e aktivët

Nga Gjet Kadeli

Pjesa e nëntëmbëdhjetët
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze (dosja formulare e përpunimit me 433 faqe dhe ajo hetimore e gjyqësore me 632 faqe) në ngarkim të Gjet Kadelit, me origjinë nga fshati Bulshar i Oroshit të Mirditës dhe me banim në Bushnesh e Mamurras të Kurbinit, ish – i burgosur politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, i cili kaloi plot 16 vjet në kampet dhe burgjet komuniste, si në Spaç, Burrel, etj.

Siç do të shohim nga dokumentet që ndodhen në dosjen në ngarkim të Gjet Kadelit, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, survejimi dhe ndjekja ndaj tij, ka filluar që në vitin 1957, kur ai ishte në moshën 17 vjeçare, me raport-informacionin e oficerit të Sigurimit të Shtetit, Fahri Kraja, (në bazë të të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Dylli i Bardhë”, me miratimin e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Krujës, nënkolonel Muhedin Kërxhalliu), ka vazhduar më pas edhe gjatë periudhës që ai ndodhej në kampe dhe burgje, si në Spaç, ku pas revoltës së majit vitit 1973, Gjeta u ridënua, pasi ishte ideatori kryesor për ngritjen e flamurit pa yllin komunist, duke vijuar më pas në burgun e Burrelit, me raport-informacionet e Punëtorit Operativ, Piro Nuredini, etj., për bisedat e Gjetës me të dënuarit e tjerë të atij burgu, si: Pjetër Arbnori, Daut Gumeni, Abdulla Sallaku, Spartak Ngjela, Avni Aliko, Luan Burimi, Çaush Çoku, Kapllan Resuli, Bardhosh Gjonzeneli, Bashkim Shehu, etj.

Survejimi dhe ndjekja ndaj Gjet Kadelit, ka vijuar edhe pas daljes nga burgu në vitin 1987, duke vazhduar deri në janarin e 1991-it, me shembjen e regjimit komunist, kur dosja e tij u mbyll përfundimisht duke u arshivuar në arshivën sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Po kështu, një vend të rëndësishëm në dosjet e në fjalë, zë edhe korrespodenca me letra e Gjetës dhe familjes së tij, me babanë e tyre, Pjetër Kadeli, ish-ushtarak i Monarkisë së Zogut, i cili pasi kishte shpërthyer qelitë e burgut të Degës së Brendshme të Rrëshenit më 28 korrik 1950, qëndroi disa kohë në male në arrati, e më pas në vitin 1951, u kthye fshehurazi në Mirditë, mori dhe djalin e tij, Gjonin dhe u arratis në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku qëndroi si emigrant politik, deri në fillimin e viteve ’90-të, kur u kthye përgjithmonë në Shqipëri.

blank

 

Gjatë kësaj periudhe kohe gati 35 vjeçare që, Gjet Kadeli është ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit, ndaj tij janë angazhuar dhe aktivizuar plot 33 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që kanë dhënë raportet e tyre, duke filluar nga “Dylli i bardhë” në 1957-ën, e deri te “Dallëndyshja e Malit” në 1990-ën, të cilat, do të pasqyrohen të gjitha të plota, ashtu siç ndodhen në dosjet përkatëse.

blank

 

Vijim

Dokumenti me vendimin e gjykatës së rrethit të Mirditës, për të dënuarit e kampit-burg të Spaçit, që organizuan dhe morën pjesë në revoltën e 22 majit të vitit 1973, ku Gjet Kadeli, figuron i pari në listë

blank

 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

blank

 

GJYKATA POPULLORE E RRETHIT Nr. 39 i Vendimit

blank

 

MIRDITË Datë 25.7.1973

Nr.39 i Regj. Themeltar.

VENDIM

“NË EMËR TË POPULLIT”

Gjykata Popullore e rrethit Mirditë e përbërë prej:

Kryetarit të seancës gjyqësore Filip Lako

Ndihmës gjyqtarit Pjetër Nikolli

Ndihmës gjyqtarit Nikoll Gjoni

Të asistuar prej sekretarit Sadik Mema, me pjesëmarrjen e prokurorit të rrethit Zef Deda, në datat 23, 24 e 25 korrik 1973, shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale Nr. 39 që u përket të pandehurve:

GJET KADELI, i biri i Pjetrit dhe i Mrikës, lindur në katundin Bulshar të Mirditës dhe banues në Mamurras, i datë lindjes 7 Qershor 1942, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me gjendje punëtor, me profesion marangoz, me arsim 7 vjeçar, i martuar me 5 fëmijë, pa parti, i dënuar nga gjykata e rrethit Krujë, me 10 vjet heqje lirie, me vendimin Nr.90 datë 24.11.1972 në bazë të neneve 73/I dhe 273/II të K.Penal. Vuan dënimin në kampin e riedukimit Nr. 303 në Spaç.
NAPOLON KALECI i biri i Muntazit dhe i Shenikos, lindur më 20.1.1938 në Starje të Kolonjës, banues po aty, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, me gjendje shoqërore punëtor, me profesion murator, i pa martuar, pa parti, me arsim të mesëm, i dënuar nga gjykata e Qarkut Korçë, me vendimin Nr.4 datë 21.1.1966 me 14 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë, në bazë të neneve 64,10,14,73/1 të K.Penal: Vuan dënimin në kampin e riedukimit Nr. 303 Spaç.
XHEMAL BALI, i biri i Madanit dhe i Hatixhes, lindur më 20.3.1936 në katundin Vervë të Konispolit, banues po aty, me origjinë fshatar i varfër, me gjendje punëtor, me arsim 2 të mesme, pa partit, martuar me 2 fëmijë, i dënuar me 17 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë, konfiskimin e pasurisë në bazë të nenit 64,10 e 13 të K.Penal, me vendimin Nr. 41 datë 8.7.1961, të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës dhe gjatë vuajtjes të dënimit, është dënuar edhe me 10 vjet të tjera heqje lirie, në bazë të nenit 73/1 të K.Penal, me aplikimin e nenit 49 të K.Penal, dënuar me 17 vjet heqje lirie nga gjykata e rrethit të Elbasanit, me vendimin Nr.18 datë 27.10.1967, vuan dënimin në kampin e riedukimit Nr.303 Spaç.
FERIT AVDULLARI, i biri i Maliqit dhe i Pikos, lindur më 1925 në fshatin Lin të Pogradecit, banues po aty, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me gjendje punëtor, pa parti, me arsim fillor, i pa martuar, dënuar 5 herë (një herë për grabitje, 2 herë për vjedhje, 1 herë për goditje të personit zyrtar dhe herën e fundit, dënuar me 6 vjet heqje lirie në bazë të nenit 73/1 të K.P. me vendimin Nr. 39 datë 29.7.1971 në gjykatën e rrethit Pogradec), vuan dënimin në kampin e riedukimit Nr. 303 Spaç.
BARDHYL FEJZULLARI, i biri i Tajarit dhe i Barijes, lindur në 20.9.1945 në katundin Dushar të rrethit të Korçës dhe banues në Pogradec, me origjinë fshatar i mesëm, me gjendje punëtor, me profesion arsimtar, pa parti, i pa martuar, me arsim 2 klasë të mesme, i dënuar me 10 vjet heqje lirie në bazë të nenit 64/10 të K.P., me vendimin Nr.37 datë 29.12.1966, të Gjykatës së Qarkut Korçë, vuan dënimin në kampin e riedukimit Nr.303 Spaç.
SOTIRAQ SIMAKU, i biri i Mitit dhe i Aspasisë, lindur në 25.10.1946 në katundin Dardhë të Korçës dhe banues në katundin Boboshticë të Korçës, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me gjendje punëtor, me profesion agronom i mesëm, me arsim të mesëm, pa parti, i pa martuar, i dënuar me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë, në bazë të nenit 64 e 10, 14 të K.P. me vendim Nr.16 datë 28.7.1966 të gjykatës së Qarkut Korçë, vuan dënimin në kampin e riedukimit Nr. 303 Spaç.
HYSEN XHANI, i biri i Avdylit dhe i Nurijes, lindur në Tiranë më 6.2.1955, banues po aty, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me gjendje punëtor, me profesion bojaxhi, me arsim 7 vjeçar, pa parti, i pa martuar, i dënuar me 6 vjet heqje lirie në bazë të nenit 73/1 i K.P. me vendimin Nr.228 datë 12.11.1970 të gjykatës të rrethit Tiranë, vuan dënimin në kampin e riedukimit Nr.303 Spaç.
Të gjithë të pandehurit, të akuzuar se kanë marrë pjesë në një organizatë kundër pushtetit popullor, duke kryer sabotim dhe agjitacion dhe propagandë, që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda, krime këto që parashikohen nga nenet 27,73/II në kombinim me nenit 76 të K.P.

Gjykata, pasi shqyrtoi materialet e hetuesisë, provat e administruara gjatë gjykimit, pasi dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurve: Gjet Kadeli, Napolon Kaleci, Xhemal Bali, Ferit Avdullari, Bardhyl Fejzullari, Sotir Simaku dhe Hysen Xhani dhe në bazë të nenit 72 në kombinim me nenin 76 të K.Penal të dënohen:

Gjet Kadeli me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Napolon Kaleci, me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Xhemal Bali, me 14 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Ferit Avdullai, me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Bardhyl Fejzullari me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Sotiraq Xhani, me 12 vjet vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Hysen Xhani, me 12 vjet vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Deklarimin fajtor të të pandehurve Gjet Kadeli, Napolon Kaleci, Xhemal Bali, Ferit Avdullari, Bardhyl Fejzullari, Sotiraq Simaku dhe Hysen Xhani dhe në bazë të nenit 73/II të K.P. në kombinim me nenin 76 e 26 të K.P. të dënohen:

Gjet Kadeli, me 11 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Napolon Kaleci, me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Xhemal Bali, me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Ferir Avdullari, me 11 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Bardhyl Fejzullari, me 11 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Sotiraq Simaku, me 11 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Hysen Xhani, me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3vjet kohë.
Përfundimisht në bazë të neneve 48 e 49 të K.P. të dënohen:

Gjet Kadeli, me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Napolon Kaleci, me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Xhemal Bali, me 16 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Ferit Avdullari, me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Hysen Xhani, me vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Gjykata, mbasi dëgjoi edhe fjalën e fundit të të pandehurve të cilët kërkuan:

Gjet Kadeli: mëshirë
Napolon Kaleci: mëshirë
Xhemal Bali: drejtësi
Ferit Avdullari: drejtësi
Bardhyl Fejzullari: drejtësi
Sotiraq Siamku: mëshirë
Hysen Xhani: pafajësi
V Ë R E N:

Të pandehurit, janë dënuar për krime kundër shtetit dhe vuajnë dënimin në kampin e riedukimit Nr.303 Spaç.

Nga hetuesi dhe nga provat e administruara gjatë gjykimit, rezultoi se; në datën 21,22 dhe 23 maj 1973, në kampin e riedukimit në Spaç, nga disa të dënuar që e treguan edhe një herë armiqësinë e tyre kundra pushtetit popullor dhe rendit socialist, shpërtheu një revolt e hapur.

Gjatë revoltës, u hodhën parulla me gojë dhe me shkrim, me një tendencë të theksuar armiqësore, si: “Poshtë komunizmi”, “Ja vdekje, ja liri”, “Nuk punojmë”, “Rroftë Shqipëria e Lirë” etj. I u bënë thirrje ushtarëve që të bashkohen me të dënuarit, që të drejtojnë armët kundra komandës, dhe mbas çdo parulle armiqësore, ata bërtisnin “Urra”. Jo vetëm kaq, por ata ngritën edhe një flamur, në katin e tretë të apartamentit, si simbol të veprimtarisë së tyre armiqësore.

Kundrejt këtyre të dënuarve pjesëmarrës në këtë revolt kundër revolucionare, mbas rivendosjes të rendit u muarën masa ndëshkimore duke u gjykuar dhe dënuar si armiq të pushtetit popullor dhe të rendit socialist.Të pandehurit, gjithashtu kanë qenë pjesëmarrës në këtë revolt.

Kështu i pandehuri Gjet Kadeli, së bashku edhe me disa të dënuar të tjerë nga më kryesorët dhe më aktivët, ka bashkëpunuar dhe ka ngritur flamurin në kamp. Kështu ai, ka bashkëpunuar me Luan Burimin, Bedri Çokun, Demir Pojanin, Feti Kumanakun, të cilët janë dënuar për këto krime. I pandehuri Gjet Kadeli, është dënuar edhe një herë për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe nga dënimi i dhënë. i ka mbetur pa vuajtur edhe 9 vjet e 5 muaj heqje lirie.

Të pandehurit Bardhyl Fejzollari, Napolon Kaleci e Sotiraq Simaku, kanë hedhur dhe pasuar parulla armiqësore kundër pushtetit popullor dhe rendit socialist. Ata janë shprehur hapur jo vetëm me këto parulla armiqësore, por edhe për të mos punuar në galeri, në minierën e Spaçit. Këta të pandehur, gjatë revoltës, janë treguar të lëvizshëm dhe disa herë kanë qëndruar pranë atyre të dënuarve që ishin nga më kryesorët dhe më aktivët në këtë revolt armiqësore.

I pandehuri Bardhyl Fejzullari, ka qenë dënuar edhe më parë për krimin kundër shtetit (për tentativë arratisje). Nga dënimi i dhënë i kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet e 8 ditë. Gjatë gjykimit ky i pandehur u tregua i sinqertë dhe i penduar për krimet e kryera.

I pandehuri Sotiraq Simaku, gjithashtu u tregua i penduar dhe i sinqertë. Nga dënimi i dhënë i kanë mbetur pa vuajtur edhe 2 vjet e 23 ditë. Ai ka qenë dënuar për tentativë arratisje. Dolli nga gjykimi se; ky i pandehur mori pjesë në revolt vetëm në ditën e parë, kurse në ditët e tjera ai ka qëndruar pasivë.

I pandehuri Napolon Koleci, është dënuar më parë për tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë. Nga dënimi i dhënë, i ka mbetur pa vuajtur edhe 5 vjet e 8 muaj.

Nga provat e administruara gjatë gjykimit, doli se, i pandehuri Ferit Avdullai, ka pasur parullat armiqësore. Përveç kësaj, ai ka përkrahur mendimin për përdorimin e forcës dhe të akteve violente, në drejtim të stendave të emulacionit, punonjësve të zyrës teknike dhe dyqanit të kampit. I dënuar 5 herë, 4 herë për krime ordinere, e një herë për agjitacion e propagandë kundër pushtetit. Nga dënimi i dhënë, i mbetën për të vuajtur edhe 4 vjet, 1 muaj e 10 ditë heqje lirie.

I pandehuri Xhemal Bali, ka pasuar me parullat armiqësore, me fjalët e veprimet e tij ka treguar armiqësinë kundër pushtetit popullor e rendit socialist. Ka kërcënuar të dënuarit që punonin në Zyrën Teknike, për të mos komunikuar me komandën dhe forcat e saj që po mundoheshin të rivendosnin rregullin. Dënuar 2 herë për krime kundër shtetit, një herë për tentativë arratisje dhe një herë parë agjitacion e propagandë. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur pa vuajtur edhe 11 vjet e 1 muaj heqje lirie.

I pandehuri Hysen Xhani, gjithashtu ka shprehur fjalë armiqësore gjatë ditëve të revoltës, kur autoritetet e kampit kërkonin rivendosjen e rregullit. Ka pasur parullat armiqësore kundra pushtetit popullor dhe rendit socialist. Dënuar për agjitacion e propagandë. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet, 1 muaj e 14 ditë heqje lirie.

Fajësia e të pandehurit, u provua nga dëshmitë e dëshmitarëve: Preng Volaj, Hilmi Freskina, Zenel Balliu, Muhamed Kosovrasti, Naim Pashaj, Feti Kumanaku, Thanas Theodhoraqi, Idajet Vesho e me pohimin e disa nga të pandehurit.

Veprat formojnë krimet e parashikuara nga nenet 72 e 73 paragrafi i dytë, në kombinim me nenin 76 të K.Penal.

Në provat e administruara gjatë gjykimit, se dhe nga proçeset e mëparshme gjyqësore, kundra pjesëmarrësve të tjerë në këtë revolt, në të cilën në mënyrë të pa shkëputur morën pjesë edhe të pandehurit, dolli se qëllimi i tyre ishte, nga njëra anë krijimi i çrregullimeve në kamp, paralizimi me anë të çfarëdo mjeti i veprimtarisë udhëheqëse të komandës të kampit, dhe nga ana tjetër, paralizimi i punës në minierë, për të minuar planin ekonomik të shtetit.

Nga gjykimi, dolli e qartë se gjatë ditëve të revoltës, elementët armiq, praktikisht u organizuan, u caktuan elementët drejtues të revoltës, u përcaktuan objektivat e veprimtarisë armiqësore që, u bënë të qarta si nga parullat me shkrim edhe me gojë dhe që përfundimisht, synonin rrëzimin e pushtetit popullor. U shkatërruan objektet e propagandës në kamp, u paralizua për 3 ditë me radhë prodhimi në minierë, duke i shkaktuar një dëm të rëndësishëm shtetit, krim ky i parashikuar nga neni 72 në kombinim me nenin 76 të K.Penal.

Rezultoi gjithashtu se, të pandehurit për të arritur objektivat e tyre armiqësore, kanë bërë agjitacion e propagandë në mënyrë të hapët, duke hedhur parulla me përmbajtje armiqësore kundër pushtetit popullor dhe kundër rendit socialist, krim ky që parashikohet nga neni 73/II i K.Penal.

Në caktimin e masave të dënimit, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprave të kryera, pasojat e ardhura prej tyre personalitetin e të pandehurve si origjinën shoqërore, shkallën e pjesëmarrjes në krim, që për rastin konkret për të pandehurit në gjykim ka qenë më i vigël se sa i të dënuarve të tjerë që u gjykuan e dënuan për të njëjtat krime. Gjithashtu për secilin të pandehur gjykata ka parasysh qëndrimin në punë në kamp, disiplinën, qëndrimin në hetuesi dhe në gjyq si edhe të gjitha rrethanat e tjera… /Memorie.al/

blank

Kur Sigurimi ndiqte edhe adoleshentët, si kontrolloheshin nga agjentët “Çapkëni”, “Sirena”, “Vigjëlenti”

Dikush e kishte pasur babanë tregtar. Dikush, ishte “me prejardhje armiqësore”. Gjithçka vlente si arsye që të rinj, ende në moshë gjimnazi, të viheshin në kontroll nga Sigurimi dhe, me shenjën më të vogël, të çoheshin pas hekurave.

Raportet e Sigurimit në zonën e Përmetit flasin sesi një rrjet agjentësh si “Çapkëni”, “Sirena” “Vigjëlenti” etj. kontrollonin të rinjtë e familjeve “reaksionare”. Dhe megjithëse nuk kishte zbuluar asnjë vagabondazh, krim apo veprimtari armiqësore, Sigurimi mbetej i shqetësuar sepse nuk kishte rekrutuar asnjë bashkëpunëtor nga gjimnazistët.

blank

blank

 

Sigurimi
Sigurimi

Nga Xhafer Sadiku

blank

blank

 

Të rinjtë e familjeve që regjimi i shpalli të padëshiruara dhe armike, krahas kontrollit që u bënin organizatat e masave, i nënshtroheshin edhe kontrollit agjenturial-operativ të sigurimit të shtetit. Në radhët e rinisë me “prejardhje armiqësore”, sipas raporteve të sigurimit, kategorizoheshin, “elementët e deklasuar të shtresave të larta e të mesme, kulakë e çifligarë, ata që kanë prindërit të pushkatuar, t’arratisur, burgosur, internuar, si edhe elementët me pikëpamje revizioniste e anti-parti dhe personat me qëndrim e moral antisocialist”. Numri i tyre ndryshonte nga koha në kohë, varësisht nga politika që ndiqte regjimi në jetën e brendshme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

blank

 

 

blank

 

Më 1958, në drejtim të rinisë që nuk frekuentonte shkollën e mesme, sigurimi kishte regjistruar në kontingjente 36 veta, nga të cilët 16 në qytet, ndërsa 20 të tjerë nga të rinjtë e fshatit, si bij kulakësh dhe familje të tjera të prekura nga pushteti. Këtu nuk përfshiheshin të rinjtë që sigurimi i kishte implikuar në drejtime të tjera si p.sh. ballist etj..

blank

 

Sipas raporteve të sigurimit, gjatë atij viti kishte pasur një aktivitet më të theksuar armiqësor nga ana e të rinjve, ku përveç propagandës ishin arratisur për në Greqi dy të rinj nga katundi Strëmbec. Një tjetër i ri, Ilia Minella nga katundi Çarshovë, tentoi të arratisej, por u kap dhe u dënua me 12 vjet burg.

blank

 

Në fund të atij viti, sigurimi vuri në përpunim të rinjtë Gjergj Avram Prifti dhe Berti Gore. Në fakt, ata nuk kishin bërë asgjë, por familjet e tyre kishin qenë të pasura. Kështu, për Gjergj Priftin, sigurimi shkruante se ishte nga shtresë e pasur, babai i tij kishte qenë tregtar, ndërsa për Berti Goren, se rridhte nga një familje borgjeze dhe se i ati i tij kishte qenë farmacist.

blank

 

Sektori i sigurimit kërkonte aprovimin e organit epror për përpunimin aktiv të tyre duke theksuar se “Gjergj Prifti si element që rrjedh nga një shtresë borgjeze, kohët e fundit ka qenë në lëvizje, ka krijuar një rreth shoqëror me të rinj që vijnë nga këto shtresa si Berti Gorën, Vangjush Poplin, Vangjush Angjelin, Piro Kosovën e tjerë…”.

blank

 

Në raportet e sigurimit lexohet: “Me qenë se në drejtim të këtij sektori nuk kemi as një të dhënë të saktë, të merret në studim masa e të rinjve në qendrat e punës, masën e të rinjve që grumbullohen në shtëpinë e kulturës, të papunët dhe nga kjo masë të nxirren të rinjtë me përbërje të keqe, vagabond e tjerë dhe të krijohet një evidencë e plotë e kontingjentit të Rinisë”.

blank

 

Në drejtim të këtij kontingjenti të merren këto masa:

-Në drejtim të elementit kryesor të grumbullohen të dhëna biografike, dorëshkrimet e tyre që nevojiten.
-Të rekrutohen tre bashkëpunëtorë nga masa e të rinjve, dy në qytetin e Përmetit dhe një në qytetin e Këlcyrës.

Në planin e punës të seksionit të sigurimit për vitin 1959, në drejtim të rinisë, u caktoheshin detyra punëtorëve operativë për të krijuar evidence për të rinjtë nga familjet e ish-kuadrove të ballit dhe të organizatave të tjera të supozuara nga sigurimi i shtetit, ku përcaktoheshin këto masa:

Të bëhet shkallëzimi i tyre dhe për elementin kryesor të merren masa për ta vënë ndën kontroll agjentural, duke rekrutuar bashkëpunëtorë nga radhët e tyre.

-Kujdes të veçantë do t’i kushtohet zbulimit të formave dhe metodave që përdor elementi armik për të kompromentuar element të rinj dhe për t’I hedhur ata kundër pushtetit. Për këtë:

1) Të analizohen grindjet dhe përçarjet në katundet Rodenj, Shelq, Bënjë, Çarshovë, Strëmbec etj. ku elementë të rinj zhvillojnë aktivitet kundër kooperativave bujqësore dhe luftojnë kundër kryesive dhe udhëheqësve të kooperativës, të dalë shkaktari që i shtyn këta të rinj dhe të merren masa agjenturalo-operative në drejtim të tyre.

2) Të studiohen të rinjtë Qamil Kamani, Ali Sakollari, Hyqmet Sakollari dhe Aki Sakollari…

3) Të drejtohet B.P. “Oratori” dhe “Xhuleta” në drejtim të rrethit që kish krijuar Lime Shehu në Këlcyrë, sot në burg, për të parë si reagon ky rreth elementësh dhe në qoftë se do të aktivizohet të merren masa për t’i përçarë duke vënë ndën kontroll elementin kryesor.

4) Të drejtohet B.P. “Bujku” dhe “Sopoti” për të kontrolluar të rinjtë Grigor Haxhi dhe Anesti Dode nga Çarçova dhe në qoftë se kanë përsëri tendencë për arratisje të vihen menjëherë në përpunim”.

Sigurimi kërkonte të mbante nën kontroll të rinjtë që punonin sharrëxhinj në zona të ndryshme të vendit. Në planin e sigurimit për atë vit, theksohej:

Të merren në analizë të rinjtë e katundeve Strëmbec, Pëllumbar, Draçovë, Zhepë, Kanikol dhe Çarçovë, të cilët lëvizin poshtë e lart për punë. Të bëhet shkallëzimi i tyre dhe elementi që paraqit interes të merr ndën kontroll agjenturial. Në radhët e këtyre elementëve të rekrutohen 3 B.P.


Të aktivizohet më mirë agjentura në drejtim të të rinjve të qytetit të Përmetit që vijnë nga shtresa me influencë reaksionare, bij tregtarësh dhe vagabond. Përveç B.P. “Sirena” dhe Ekonomisti” të drejtohen edhe B.P. “Çapkëni” dhe “Vigjëlenti”. Të ndiqet me kujdes rrethi shoqëror i formuar në këtë qytet nga Gjergj Prifti, Vangjel Popli, Piro Nanaj, etj. Të merren masa për të mos e lënë të aktivizohet kundër pushtetit…

Të aktivizohet agjentura në shkollën e mesme për të kontrolluar më mirë aktivitetin e mundshëm, të rekrutohet edhe një b.p. tjetër.

Punëtorët operativë të zonave u ngarkuan me detyrë të bënin seleksionimin e tyre dhe të krijonin një evidencë të rinisë reaksionare me gjithë materialet përkatëse dhe të punohej për grumbullimin e të dhënave biografike për këtë kontingjent.

Kontrolli agjentural i të rinjve nga familjet “reaksionare” u intensifikua në vitet që do të vinin.

Në vitin pasardhës sigurimi rekrutoi bashkëpunëtorë të rinj në Përmet, Këlcyrë e Ballabn. Në drejtim të rinisë “reaksionare”, drejtoi agjenturën e sprovuar të sektorëve të tjerë.

…Në qytetin e Përmetit, sipas sigurimit, kishte elementë me përbërje mjaft të keqe, për të cilët vinte në dukje se: “nuk dimë asgjë për ta, për arsye se mungon agjentura në drejtim të tyre”.

Me gjithë kontrollin agjenturor dhe të vijës së masave, për të rinjtë e regjistruar si kontingjente armike, sigurimi nuk kishte të dhëna “për veprimtari armiqësore dhe për shfaqje të huaja amorale”. Por shqetësimi i sigurimit ishte tjetër: “Megjithëse deri tani për qytetin tonë nuk është problem as vagabondazhi, as vjedhja, as ndonjë veprimtari tjetër e huaj dhe armiqësore, por fakti që si në shkollat e mesme dhe në qendrat e punës dhe ato të administratës nuk kemi asnjë b.p. nga radhët e rinisë”.

Për të mbajtur nën kontroll të rinjtë, u ngarkua me detyrë punëtori operativ të bënte rekrutime nga radhët e tyre.

Marrë nga libri “Skenarë të përgjakur (Përmeti 1943-1990)” i autorit Xhafer Sadiku, botim i ISKK./Kujto.al/

blank

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi kur ishte në qeli u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”, historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

Nga Shpendi Topallaj
Ndër vitet e gjata që kanë kaluar qysh kurse u ndërtua, ajo shtëpia e thjeshtë në fund të bulevardit të Durrësit, mu përballë derës kryesore të Portit, ka parë shumë histori të çuditshme. Por më interesantja, dua të besoj se ka qenë ajo që ka ngjarë brenda mureve të saj. Këtu ka banuar qysh nga fillimi një familje e nderuar, që kishte një djalë që quhej Xhoxh Koçi. Të shumtë janë ata që e kanë njohur atë burrë të gjatë e të pashëm, që dilte shpesh mbi murin rrethues të avllisë së vogël, që ishte ngjitur me shkallët e gurta që çonin në katin e dytë.

Kur Xhoxhi ishte i ri, ishte shumë i dhënë pas peshkimit. Aso kohe, peshk kishte plot si deti ashtu edhe tregu por kënaqësia e këtyre tipave, ishte kur e kapnin atë vetë. Bëheshin tre a katër shokë dhe në orën e caktuar, pasi merrnin ndonjë trastë, grepat, kallamat e krimbat që i mblidhte ai, që jetonte sipër në kodër, uleshin në rërën e bregut dhe prisnin me durim. Mirëpo një ditë, si për bela, ai djali i kodrës, nuk solli krimba, por një kallëp dinamiti, fitil zjarr përcjellës dhe një kapsollë detonatorë.

– Do na hapësh ndonjë punë – i tha Xhoxhi. – Ça flet o burrë! Kjo për pesë minuta mbush gjithë lagjen me peshk. Pa ç’pa Xhoxhi dhe ashtu si me përtesë u bashkua me shokët. U larguan pak nga vendi i zakonshëm, që të mos i shihnin dhe ai që e solli atë kallëp dinamiti i cili e kishte kryer shërbimin ushtarak dhe e njihte mënyrën e përdorimit të tij, pasi e përgatiti, e ndezi me cigare fitilin dhe e flaku tutje në det. U bë një zhurmë e madhe dhe u ngritën disa dallgë si rrathë koncentrikë, që u përhapën gjithandej. S`kaloi shumë dhe kur gjithçka u qetësua, peshqit filluan të dalin në sipërfaqe me barkun e bardhë lart.

Djemtë kërcyen përpjetë nga kënaqësia, por edhe u ndjenë mirë, kur vunë re se nuk i kishte parë kush. Zunë të mbushnin trastat me shpejtësi dhe t’i nxirrnin në breg. Aty nuk e zgjatën shumë, dhe duke folur e duke qeshur, me trastat në kurriz, morën rrugën e kthimit. Mirëpo, ishin gëzuar para kohe, pasi dikush i kishte parë dhe i kishte raportuar në Degën e Punëve të Brendshme.

blank

Mbas dite vonë, në derën e shtëpisë së Xhoxhit, trokiti një polic që njihej, pasi ishte i plotfuqishmi i lagjes. Ai kërkoi Xhoxhin i cili sapo ishte kthyer nga shpërndarja e peshkut nëpër komshinj dhe i tha të vinte me të, se kishin për të sqaruar diçka në zyrë. E ëma që po merrej me skuqjen e qefullit për darkë, doli dhe e pyeti policin se përse po e merrnin të birin.

 

– Do kthehet shpejt – u përgjigj ai dhe të dy u drejtuan nga Rajoni i Policisë. Rrugës, thuajse nuk folën fare, por Xhoxhit ku nuk i shkonte mendja: “Mos kam folur gjëkund me ndonjërin për gjëra që s`duhet? Mundet të më kenë parë kur takova ata dy marinarët polakë. Po unë s`u thashë gjë atyre. Le që as më pyetën për ndonjë gjë të dyshimtë. Donin të dinin se ku kishte ndonjë birrari. Apo do të më vënë ndonjë detyrë ata të sigurimit. Edhe kjo më duhet.

 

”Kur mbërritën në korridorin e madh e të ndriçuar keq të Rajonit, polici pasi ju paraqit oficerit të rojës, një togeri të cilit rripi krahaqafë i varej poshtë barkut, i tha se: – Ky është ai djali. Xhoxhi, aty për aty, nuk e kapi kuptimin e këtyre fjalëve, por kur ai oficeri i shëndoshë urdhëroi një vartësin e tij, edhe ai me shiritin e kuq në krah, që ta shpinte në birucë e kuptoi se puna nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Këtë e mësoi më mirë, kur në atë birucë të qelbur që kutërbonte era myk, pa shokët e tij të peshkimit.

 

– Të thashë për atë dreq dinamiti… Ja tani, hajde duro këta. Ti e di se është e kundra-ligjshme. Ne s`ishim keq… – Mos e merr kështu, mor burrë. – ja ktheu shoku. – Çdo na bëjnë? Sikur u mbarua peshku i detit. Do na qortojnë, dhe kaq! Dhe vërtetë këtë bindje patën djemtë, derisa i nxorën në gjyq. E morën lehtë dhe si me shpërfillje. Dhe ai që dukej se nuk donte t’ja dinte nga e gjithë kjo, ishte Xhoxhi.

 

Ai, kishte ca muaj që frekuentonte një kurs anglishteje. Atje dikush i kishte thënë që për t`u dhënë fjalëve të kësaj gjuhe theksin e duhur, duhej të shtrembëronte pak gojën. Dhe Xhoxhi, ca si me shaka e ca si për t`u tallur, zuri t`u përgjigjej pyetjeve të prokurorit dhe gjykatësit me theks anglez. Ata, teksa e dëgjonin ashtu me atë gojën e çuar mënjanë, dhe duke pandehur se po i tallte, e morën inat dhe duke ditur se edhe nga ana biografike, ai e kishte një cen, pa ja zgjatur shumë e dënuan me dy vjet burg.

 

Të tjerët, me biografi të mirë, me kondicionel, pasi edhe u ndjenë fajtorë dhe të penduar. – Po kjo pikë e zezë – tha me vete Xhoxhi. – Edhe për peshkun që hëngri lagjja, duhet të dënohem. Helm e vrer u bënë ata të familjes, kur Xhoxhin e dërguan për ta vuajtur dënimin në burgun e artizanatit në Tiranë. Natyrisht që u dhimbsej djali, por edhe turpi si turpi. – Bo, bo, ç’na gjeti – thoshte e ëma. – Djali si azgan, do mbesë dhe pa martuar, se kush e merr atë, që ka qenë burgjeve. Ose shumë, shumë do gjendet ndonjë hallexheshë… Xhoxhi nga ana e tij, nga që s`gjente arsye tjetër, qortonte veten: – Ç’t’u desh theksi anglez o trap!

Në këtë burg e vuanin dënimin ata, që i quanin të dënuar për krime ordinere. Veç punës, shpesh dhe në ndërtim pallatesh, nuk kishte as tortura dhe as keqtrajtime. Pastaj, Xhoxhi ishte i shoqërueshëm dhe këtu me shokët kalonte mirë. Por burgu si burgu. Sidoqoftë izolim ishte i mbyllur në hekura dhe i ruajtur nga roja të armatosura aty në katin e parë të atij burgu. Kështu që do mërzitej se s`bën. Dhe koha sikur nuk ecte fare. Një ditë u kujtua se në Shtëpinë e Pionierit kishte ndjekur rrethin e morsit. Në dhomën e tij ishte një tub që askush nuk e dinte përse shërbente. Ky tub ngjitej lart në katin e dytë ku qëndronin gratë e burgosura. Edhe ato e vuanin dënimin po në atë godinë, por burrat nuk i kishin parë kurrë.

Xhoxhi u tha shokëve të dhomës se mundohej të lidhej me ndonjërën, si për të kaluar kohën, duke trokitur sipas rregullave të alfabetit mors. – Kushedi, ndonjëra mund të kuptojë – u tha. Dhe nisi nga puna. Godiste tek ai tub dhe e trokitura ngjitej lart. Pas ca kohe, për habinë e tij, dikush po përgjigjej në të njëjtën mënyrë.

Natyrisht pyetja e parë: – Kush je.

Dhe përgjigja erdhi: – Jam filania, nga familja Toptani.

Pastaj vijuan pyetjet: – Ku ke mësuar alfabetin mors? – Pse je dënuar?

Përgjigja: – Kur isha në shtatëvjeçare, veja në rrethin e ndërlidhjes, por në shkollën e mesme më ofendonin si bijë e një familje të pasur, që ata e kuptonin: armike. Dhashë, dhashë e nuk durova dot. Ju ktheva: – Ikni mor lebër të ndyrë. U bëtë ju o trashamanë të më shani mua. Çobenjtë e dreqit. E më tej: – Gabova që u thashë kështu, por e humba arsyen. Dhe ata të gjykatës më dhanë tre vjet, gjysmën e dënimit, për shkak të moshës.

Edhe Xhoxhi, nga ana e tij, në vazhdim të këtyre shkëmbimeve, sqaroi fatin e tij, ashtu siç kishte ngjarë. Ky komunikim u përsërit ditë, javë e muaj të tërë, derisa një ditë Xhoxhi edhe pse këtë vajzë nuk e kishte parë asnjëherë, ndjeu se po e dashuronte. Ai kishte parasysh faktin se ajo qe dënuar pse ruajti dinjitetin e saj, vinte nga një familje e shquar dhe ishte me kulturë. Dhe mbi të gjitha e sinqertë në ato që thoshte. Ndaj, gjithmonë me atë morsin e tyre, i pohoi dashurinë e tij dhe propozimin që të bëhej gruaja e tij. Ajo gati ishte e përgatitur shpirtërisht për këtë. Zemra i thoshte se po lidhej me një njeri të mirë, faji i vetëm i të cilit ,ishte se kishte gjuajtur ca peshq në mënyrë të gabuar dhe kishte përdorur një theks të pa duruar nga gjyqtarët. Por mbi të gjitha, ajo e dinte tani se ai qe dënuar më shumë se paskej si dhe ajo, një cen në biografi, pra për atë famëkeqen luftë klasash. – Do ta bisedoj me familjen, kur të vinë në takim – ju përgjigj vajza.

Dhe ashtu bëri. Ata, kur e dëgjuan, gati nuk e besuan. Por pastaj, duke menduar se tani e bija do ta kishte më të vështirë të ngrinte familjen e saj, e dhanë pëlqimin, duke arsyetuar se fundja afër, në Durrës do të ishte. U lumturua Xhoxhi kur ajo i tha se edhe ata janë dakord. Gjithë atë natë nuk fjeti nga kënaqësia. Edhe shokëve të dhomës ua tha, sido që ata diçka kishin kuptuar qysh më parë. E dinin se ai kishte bërë dikur shaka me atë theksin anglez, por ishte i ndershëm dhe me të tilla gjëra nuk luante. Kur afroi koha e lirimit të Xhoxhit, ndërkohë që vajza kishte edhe nja tre muaj për ta kryer, i tha se ditën që ajo do të dilte, do ta priste te dera e jashtme e burgut. –

Nuk e di si më përfytyron por që të më njohësh, do shohësh një djalë të gjatë. Vetë Xhoxhi, kur doli nga burgu dhe ua tregoi lidhjen e tij me një vajzë të panjohur në burg, ata në fillim qeshën. Pastaj duke parë vendosmërinë e tij dhe se nga cila familje vinte, por edhe arsyen qesharake pse ishte dënuar, e uruan Xhoxhin. Dhe nuk kishin gabuar, ashtu sikurse nuk kishte gabuar as vetë Xhoxhi, i cili kaloi me atë vajzë një jetë të lumtur. Ajo ishte e bukur e mbi të gjitha shumë e sjellshme. Kur dilnin nga ajo dera buzë bulevardit, ku dikur kishte trokitur ai polici, të gjithë i admironin. Lindën dhe rritën pesë fëmijë, njëri më i mirë se tjetri. Nga ana e tij Xhoxhi, nuk doli kurrë për të gjuajtur peshk, por gjithmonë u thoshte shokëve se çdo e keqe e ka dhe një të mirë./Memorie.al/

blank

25 mars 1948 – Shqipëria e Britania firmosin Marrëveshje, adresojnë çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit në Hagë- Nga Artur Meçollari

25 mars 1948 – Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën Marrëveshjen e Veçantë duke adresuar çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit në Hagë.
Marrëveshja e Veçantë është hapi vendimtar drejtë drejtësisë në Hagë.
Mbas shumë kundërshtive në OKB në 25 mars 1948, Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën Marrëveshjen e Veçantë duke adresuar çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit të 22 tetorit 1946 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke i parashtruar kësaj gjykate dy pyetje.
👉Pyetja nr. 1: A është Shqipëria përgjegjëse në përputhje me të drejtë nndërkombëtare për shpërthimet e ndodhura në datën 22 tetor 1946 në ujërat shqiptare, dhe a ka detyrimin të paguaj kompensim për dëmet e shkaktuara?
👉Pyetja nr. 2: Sipas të drejtës ndërkombëtare, a ka dhunuar Britania e Madhe sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet veprimeve të Marinës së saj në ujërat e Shqipërisë, sëpari në datën e shpërthimit në 22 tetor 1946 dhe së dyti në 12 dhe 13 nëntor 1946 dhe a ka ndonjë detyrim për të përmbushur?
Shqipëria nuk kishte asnjë detyrim për të shkuar në Hagë, pasi nuk ishte anëtare e OKB-së. Por, Britania e Madhe, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kishte bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë në OKB. Shqipëris asnjëherë nuk e pranoi se kishte minuar Kanalin e Korfuzit. Britania e akuzonte Shqipërinë, por nuk kishte prova. Gjyqi nuk mundi ta provojë.
Por, sot është e provuar se minimi i Kanalit të Korfuzit është bërë nga Marina Ushtarake Jugosllave më 19 shtator 1946 me leje të Qeverisë së Shqipërisë. Gjithësesi, ky fakt nuk e ndryshon vlerësimin tim se Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Incidentin e Kanalit të Korfuzit, si vendimi i parë i saj, nuk ishte një vendim i drejtë dhe këtë e kam trajtuar në librin tim “Incidenti i Kanslit të Korfuzit: drejtësi e anuar”, të vitit 2009.
Në 9 ptill 1949 Gjykats Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mbështetur në dy pyetjet e Marrëveshjes së Veçantë të 25 marsit 1948, konsideroi fsjtore Shqipërinë për Incidentin e Ksnslit të Korfuzit dhe morri vendimin si më poshtë:
👉A) Në lidhje me pyetjen e parë të Marrëveshjes së Veçantë të datës 25 Mars 1948:
A është Shqipëria përgjegjëse në përputhje me të drejtë nndërkombëtare për shpërthimet e ndodhura në datën 22 tetor 1946 në ujërat shqiptare, dhe a ka detyrimin të paguaj kompensim për dëmet e shkaktuara?
1. Me 11 vota pro dhe 4 kundër trupi gjykues vendosi: Republika Popullore e Shqipërisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare është përgjegjëse për shpërthimet e ndodhura në datën 22 Tetor 1946 në detin territorial të Shqipërisë, si dhe për dëmet dhe humbjet njerëzore të shkaktuara;
2. Me 10 vota pro dhe 6 kundër trupi gjykues vendosi: paraqet rezerva për shqyrtimin e vlerësimit të masës së kompensimit dhe rregulloi proçedurat për këtë çështje me një urdhër të nxjerrë po sot;
👉B) Në lidhje me pyetjen e dytë të Marrëveshjes së Veçantë Veçantë të datës 25 Mars 1948:
Sipas të drejtës ndërkombëtare, a ka dhunuar Britania e Madhe sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet veprimeve të Marinës së saj në ujërat e Shqipërisë, sëpari në datën e shpërthimit në 22 tetor 1946 dhe së dyti në 12 dhe 13 nëntor 1946 dhe a ka ndonjë detyrim për të përmbushur?
1. Me 14 vota pro dhe 2 kundër trupi gjykues vendosi: Mbretëria e Bashkuar nuk e dhunoi sovranitetin e Republikës Popullore të Shqipërisë me veprimet e Marinës Britanike në detin territorial të Shqipërisë në datën 22 Tetor 1946;
2. Me unanimitet (16 vota pro) trupi gjykues vendosi: me veprimet e Marinës Britanike gjatë operacionit të datës 12-13 Nëntor 1946 në detin territorial të Shqipërisë, Britania e Madhe ka dhunuar sovranitetin e Republikës Popullore të Shqipërisë, dhe se ky deklarim i Trupit Gjykues përbën përmbushjen e pranueshme të detyrimeve.
blank
blank
blank

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, iu vu një e tillë profesorit të fizikës, lejonte në orën e mësimit vajza me minifunde dhe…”, dëshmia e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

Nga Uvil Zajmi
Nëse ndiqje modën, shihje kanale të huaja televizive, mund të përfundoje “gazi i botës”, nëpër sheshe publike, në qendrat e qyteteve, ku ishin tabelat e Emulacionit Socialist. Ka qenë një nga format e kohës, të kritikoje në mënyrë puplike një person, një individ, një familjar, një nxënës, pedagog, mjek, deri edhe një kolektiv. E para ishte me bodecin, pastaj me fletë-rrufetë deri me gazeta e murit.

Por cili ishte ndryshimi midis bodecit e fletërrufeve dhe si e kujton Bujar Kapexhiu, artisti i njohur shumëdimensional, atë proces sa kurioz. aq kërcënues, ngacmues, i rrezikshëm e me pasoja për individin.

blank

 

Z. Kapexhiu, çfarë kuptimi ka bodeci?
Kur në majë të hostenit, kështu quhet një shkop i gjatë, ku vendoset një thumb hekuri, që përdoret për të ngarë qetë, ose kuajt. Aplikohet edhe për thënie figurative, si p.sh.: e shpoi me bodec, kur e thumbon tjetrin, ose në rastet për të nxitur e shtyrë dikë që, nuk lëviz për të kryer një punë.

blank

 

Ju si artist, në veçanti i karikaturës, si e kujton “Bodecin”?
Më pëlqente, e kisha me qejf se më tërhiqnin, më argëtonin karikaturat e Bodecit, pasi çdo person që e kritikonin, e bënin edhe karikaturë. Në mjaft raste, ajo shoqërohet edhe më një koment thumbues, pak humor…!

blank

Një nga epitetet negative që përdorej shumë asokohe ishte “gagarel”, ç’kuptim ka?
Bëhej fjalë për ata djem që visheshin në mënyrë moderne, flokët me brilantinë, pantallonat e ngushta tub e, këpucët me majë. Çdo të hënë, shihje në stendën e Bodecit këta tipa të Tiranës, ilustruar me karikaturë. Kujtoj edhe disa vargje shoqëruese: “Gagareli trup batalli/ gagareli karnavali/ me tre okë brilantinë/ lyen flokët për shkëlqim”.

blank

 

Po një femër, dilte në bodec?
Sigurisht, bodeci nuk bënte dallim. Vajzat, gratë që ndiqnin modën, edhe ato ishin protagoniste, që pasi “evidentoheshin” për tendencat, i nxirrnin në bodec.

blank

 

Më thatë, edhe qejflinjtë e këpucëve me majë, ishin në majën e bodecit?
Ata ishin të jashtëzakonshëm. Midis tyre ishte një garë, kush i kishte këpucët më majën më të gjatë. Këpucët me porosi, apo që i vinin nga jashtë, ishin 2-3 numra më të mëdha nga maja, që më kalimin e kohës, ajo deformohej e ngrihej përpjetë.

blank

 

Ku ishte stenda e bodecit në Tiranë?
Te “Rruga e Barrikadave”, te reklamat e kinemasë në qendër të tyre, përballë ish-Muzeut të Luftës, me përmasa të mëdha, mbuluar me xham, nuk mund të hiqej dhe një javë qëndronte aty. Karikaturat, i realizonin artistët e kohës, profesionistët e angazhuar edhe në revistën “Hosteni”.

blank

 

Nga erdhi ai stil kritik?
Nuk mund të them si u gjet ai model, erdhi apo jo nga vendet socialiste apo tipike shqiptare e ideuar nga individë shqiptarë. Nuk e kam ndeshur, dëgjuar edhe më vonë një praktikë të tillë kritike publike. në shtete të tjera, por në Shqipëri, ka qenë intensive deri në mes vitet 1960-’70-të.

blank

 

Janë vite kur, funksiononte edhe “Gazeta e Murit”…
Kudo në Tiranë e qytete të tjera, aplikohej “Gazeta e Murit”, një tjetër formë kritike qytetare. Në stendat në qytet, ndërmarrjet, trajtoheshin çështje aktualiteti, deri njoftime, krijime letrare, por edhe karikatura të nxënësve, studentëve, njerëzve të ndryshëm, deri edhe kooperativistë etj., që për motive nga më të ndryshmet, ndër to, mosrealizime normash, të planeve etj. Edhe në shkolla, kishte “Gazetë Muri”.

Për çfarë shërbente në shkollë, një e tillë?
Kujtoj se në shkollë të mesme, në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, në vitet ’60-të, unë bëja karikaturat, shkrimtari, në atë kohë profesori i Letërsisë, Gjegj Vlashi, bënte vjershat. Përveç gazetës, funksiononte edhe radiofonia e shkollës. Në pushimin e madh, unë lexoja shkrimet kritike që botoheshin në “Gazetën e Murit”, shoqëruar me vjersha humori. Deri edhe në shtëpi, është përdorur “Gazeta e Murit”?

Si ka mundësi, e vërtetë?
Po, sigurisht, edhe komik ky fakt. Kujtoj një familje intelektuale, me funksione të larta shtetërore, kishin krijuar në shtëpinë e tyre, pra, në apartament, ku banonin “Gazetën e Murit”. Aty familjarët kritikonin njëri-tjetrin, por mos plotësimin e detyrave familjare ditore. Janë kohë, mentalitete, që ndikonin edhe në këtë drejtim.

Por, bodeci ishte dhe mbetej ai kryesori?
Bodeci i Tiranës kishte edhe më “kualitete”, një kryeqytet i tërë që e ndiqte dhe vëmendja ishte më e madhe. Edhe personazhet ishin më publikë, figura karizmatike të kohës. Njerëz që e prisnin me interes, kuriozitet të madh ditën e hënë, sidomos kur aty ishte ekspozuar një njeri i njohur, që kishte shoqëri, miqësi, të madhe. Në Tiranën e atyre viteve, bodeci u kthye në një ritual javor e, të gjithë lajmëronin njëri-tjetrin, për të parë bodecin.

Cilët ishin “personazhe” që dilnin më shpesh në “bodec”?
Në bodec, dilnin “zullumqarët”, hajdutë, keqbërës, grindavecë, por më shumë ata që, reflektonin shije dhe tendenca perëndimore, me veshje ndryshe, model këpucësh, stil modern, një këmishë me ngjyra e lule etj., që nuk pëlqeheshin nga vija politike, organizatat e Bashkimeve Profesionale të Rinisë, Lagjet, Komiteti i Partisë etj. Dhe personi vendosej në bodec, si një model jo i përshtatshëm për shoqërinë, që duhej kritikuar, jo si shembull pozitiv, madje që nuk duhej imituar, por dënuar. “Ja ky i bodecit”, thoshin njerëzit. Një komunikim publik i përjavshëm, që në mjaft raste, shërbente si vend argëtimi.

Ishte karikatura e shoqëruar edhe me vargje me humor?
Krahas karikaturës së personit, ajo shoqërohej edhe me tekst, fjali, vargje humori. Edhe sot, kujtoj personazhet, gjithmonë në qendër të bodecit, midis tyre një mikun tonë, një orëndreqës i traditës, nga më të njohurit, i pakrahasueshëm, i paharruar, unikal për brezat, shumë modern për kohën, por jo për bodecin.

Kur lindën fletë-rrufetë?
Fletë-rrufetë, u shfaqën në fillim të 1967-ës, bashkë me Revolucionin Kulturor Kinez, që u përcoll edhe në Shqipëri. Ato u bënë agresive pas fjalimit të Enver Hoxhës, kundër shfaqjeve të huaja kryesisht, por që prekën artin, sportin, industrinë, kulturën, spitale, institucione, shkolla, universitete, çdo sektor të jetës personale, kolektive, deri edhe sportistë etj., etj.

Cili ishte ndryshimi, midis bodecit dhe fletë-rrufeve?
Së pari në kohë, periudha të ndryshme. Dalja në bodec, ka nisur në fillim të viteve ’50-të dhe filloi të humbiste nga mes vitet ’60-’70-të, kur filluan dhe u shfaqën fletë-rrufetë. Edhe si përmbajtje, formë: Të dyja kishin qëllim kritikën, dënimin publik, por bodeci, kishte vetëm individin, fletë-rrufetë, individin gjithashtu, por edhe kritikën kolektive.

Ishin më të ashpra se bodeci?
Në bodec, personi i dalë shoqërohej edhe me një karikaturë të tij e pak humor, siç tregova. Ndërsa fletë-rrufetë jo, kishin vetëm kritikën. Në raste të veçanta edhe me ndonjë karikaturë. Ndryshe nga bodeci, që nuk kërkonte përgjigje, te fletërrufetë kur njeriu i kritikuar me emër, duhej doemos të përgjigjej në formë autokritike. Edhe bodeci kritikonte me emër personin, por bodeci kishte vetëm një stendë të mbyllur me xham, ndërsa fletë-rrufetë, vendoseshin në stenda të hapura, me thumba, në qendër ose zonat e populluara, posaçërisht për to.

Ato ishin të formateve të mëdha e të kontrolluara. Çdo ndërmarrje, institucion, spital, shkollë, kishte stendën e “Emulacionit”, “Vend afishimi për fletë-rrufetë”, “Zëri i Masës” etj., ku mund të vendosej fletë-rrufeja. Nga frika, individi i kritikuar nuk e hiqte, por ka pasur edhe raste sporadike, që edhe e grisnin apo e hiqnin fare.

Ku ka qenë vendet e njohura të fletë-rrufeve në Tiranë?
Në Tiranë, në qendër, përballë hyrjes së Bankës Qendrore, pranë taksive, stacionit të autobusit të Bankë-Kinostudio. Ngjitur me të, ishte një termometër i madh meteorologjik. Një tjetër gjigante, ishte te “21 Dhjetori”, si pikë e rëndësishme e populluar e kryeqytetit, tabela e “Emulacioni Socialist”, ku një hapësire të madhe, zinin fletë-rrufetë. Po kështu, në Laprakë, Kinostudio, Kombinat, Kamëz e, në gjithë qytetet e tjera të vendit. Përdorej kartoni dhe ato përpiloheshin e shkruheshin nga njerëz të ndryshëm, me një shkrim jo të mirë, mungonte ana estetike, një formë primitive…!

Më treguat se ndër të parët e kritikuar, ka qenë një mësues gjimnazi?
Një profesor fizike në një gjimnaz të Tiranës, që lejonte vajzat të shkonin në klasë me minifunde, nëse nuk gaboj. Ai them ka qenë i pari që është kritikuar me fletë-rrufe, se bëri bujë. Kam dëgjuar që jeton dhe ndodhet jashtë Shqipërisë. E goditën rëndë, vetëm për këtë fakt, e mendoni çfarë situate ju krijua në shkollë, familje, lagje, kudo.

Si formulohej një fletë-rrufe?
Në krye të stendës, vendosej fraza shabllon e marrë nga një fjalim i Enver Hoxhës, ku thuhej: “Çdo kush, më germa të mëdha dhe pa frikë, të shkruajë se çfarë mendon ai, për punën dhe për njerëzit…”! Ky citat i “shokut Enver”, ishte taksativ në çdo qendër emulacioni apo stendat e fletë-rrufeve që ndodheshin në çdo qytet të Shqipërisë së asaj kohe. Pastaj, vazhdonte hyrja standarde: “Drejtuar shokut…”!

Dhe kryeradhë: “Përse ju shoku…”, “Ju pyesim juve…”, e në mbyllje: “Presim përgjigje deri më datë…”. Përshëndetje revolucionare, Kolektivi i Ndërmarrjes, Organizata e Rinisë… apo kush e kritikonte. Deri edhe artistë, futbollistë, klube apo persona për tifozllëk të sëmurë në stadium, kanë qenë objekt i kritikave. “Përse ju shoku… shfaqni tifozllëk të sëmurë…”. Dhe në mbyllje: “Një grup tifozësh…”, etj.

Po përgjigjet ne fletë-rrufeve, si ishin?!
Ajo ishte pjesa më komike. I kritikuari, apo çdo subjekt tjetër, ishte i detyruar të reagonte brenda afatit kohor që e kushtëzonte fletë-rrufeja, madje duke e falënderuar atë. Kujtoj disa fraza: “Përgjigje” dhe poshtë saj: “Unë… pasi lexova materialet e Partisë… e kuptoj gabimin… pranoj kritikat etj., … e dënoj veten time… premtoj se do bëj kthesë dhe nuk do e përsëris më etj.”! Përgjigjja e shkruar me dorë e në karton, vendosej afër fletë-rrufesë. Kur sipas fletë-rrufeistëve, autokritika nuk ishte bindëse, shkëmbimet “Fletë-rrufe – Përgjigje” vijonin pa fund, deri kur sipas tyre, ia kishin arritur qëllimit.

Keni ndonjë eksperiencë personale?
Jo. Por ajo atmosfera, ai detaj, nuk u ka shpëtuar as artistëve të kohës. Skenaristi Skënder Plasari e ka vendosur te filmi “Kapedani”, kur Xha Beqos, i bënë fletë-rrufe në fshat, duke e kritikuar. Pra, me anë të një fletë-rrufeje, edhe plaku mund të kritikohej. Kishte njerëz që refuzonin të jepnin përgjigje, por e mendonin çfarë pasojash kishte. Ose, kujtoj gjithashtu një fletë-rrufe ku, një burrë kritikohej se bashkëjetonte me dy gra.

Dhe, ai iu përgjigj: “Fletërrufe, moj fletërrufe, ju jap dy t’vjetra, më jepni një t’re”. Pati jehonë të madhe, se nuk ndodhte që dikush, të tallej me fletë-rrufenë, pra me autorët e saj.

Kryesisht, cili ishte fenomeni që goditej më shumë?
Më shumë goditeshin dëmtuesit e pronës socialiste, por edhe lufta ndaj shfaqjeve të huaja, dhe forca për të ndaluar çdo shenjë apo tentativë e, tendencë të tillë. Mbajtja e flokëve të gjata, veshja ekstravagante, pantallonat kauboj, qëndrimet në grupe, deri edhe për antenat e televizorit, kush ndiqte kanalet e dëgjonte radiot e huaja, lexonte libra të huaj, për paraqitje të dobët në mësime, mosrealizime normash, problem pune, mungesa në shkollë, etj., etj., etj.

Janë vitet kur kanë dalë e shpërthyer grupet e rinisë, që të ndalonin në rrugë apo kudo, nëse të shihnin si një modë-ndjekës, veçanërisht në plazh, stadium, por edhe në universitete, ndërmarrje etj. Ishte një proces ku, angazhoheshin mjaft segmente shtetërore, si organizata e masave, duke filluar nga ato të Rinisë, Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, organizata e gruas, ajo e veteranëve të Luftës, deri tek ajo e pionierit. /Memorie.al/

blank

Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin: Mehmet Shehu më tha se në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit

Nga Florenc Bakillari
Pjesa e katërt
-Historia e rrallë e fshatarit nga Kalivaçi i Tepelenës që, pasi u vetë shpall si oficer i Sigurimit, u paraqit si i dërguari special i Kadri Hazbiut, në Degët e Punëve të Brendshme në Shkodër dhe Durrë.-

Xhaferr Kanani, personazhi i rrallë, në rrëfimin e tij për aventurën tejet të rrezikshme që ai ndërmori në vitin 1960, atë të vetëshpallurit oficer i Sigurimit të Shtetit dhe më pas të prezantimin me “kolegët” në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe atë të Durrësit. Edhe pas gati pesë dekadash nga ajo kohë, ai çuditej për mungesën e vigjilencës atje, pikërisht në strofkën, ku thureshin planet për arrestimet, torturat, persekutimet, burgosjet e internimet e dhjetëra shkodranëve.

Xhaferri do të befasohej nga prezantimi dhe pritja e ngrohtë që i bënë drejtuesit më të lartë të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, duke filluar na kryetari, kolonel Feçor Shehun, shefi i Policisë, kolonel Skënder Vinçani, shefi i Sigurimit, nënkolonel Hysen Hoxhati, etj. Pasi u bë i njohur në Shkodër, ai vendosi të vazhdonte lojën e tij të rrezikshme edhe në qytetin e Durrësit.

Shkodra do t’i jepte Xhaferr Kananit, majorit të rremë, kënaqësinë e shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu, i cili vizitoi qytetin verior, në verën e vitit 1960, ndërsa, Durrësi, shoqërimin e Enver Hoxhës, gjatë përcjelljes që kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, i shoqëruar nga pjesa më e madhe e anëtarëve të Byrosë Politike, kishin ardhur në qytetin bregdetar për të përcjellë, Moris Torezin, kreun e Partisë Komuniste të Francës, pas vizitës disa ditore që ai kishte bërë në vendin tonë.

 

Historinë e “inspektimit të tij, si i dërguar special i ministrit Kadri Hazbiu” në Shkodër dhe Durrës, janë përshkruar me detaje dhe hollësira nga vetë personazhi i shkrimit tonë, Xhaferr Kanani, në këtë intervistë të tij të gjatë, që do publikohet në disa numra.

blank

 

Vijim

blank

 

Z. Kanani, përse Kadri Hazbiu, ju kërkoi të mos nxirrni emra oficerësh?
Për mua personalisht Kadri Hazbiu ishte një burrë i zgjuar, psikolog, i pastër në shpirt, pra një njeri i jashtëzakonshëm. Ai e pa mirë qëllimin e aventurës sime dhe në të nuk gjeti dashakeqësi apo lidhje agjenturore, në dëm të vendit tim. Sipas tij, e gjithë kjo histori, lindi nga mungesa e vigjilencës në Degët e Shkodrës dhe të Durrësit. Për mua, të dy drejtuesit e këtyre Degëve, më shumë shihnin fustanet e grave, sesa bënin detyrën, ndaj dhe kishin bërë ndalime e arrestime të njerëzve të pafajshëm. Më kujtohen shumë raste kur, Degët e tyre kishin arrestuar disa njerëz, për gjëra krejt të kota. Madje ata i keqtrajtonin, deri në humbje ndjenjash. Këto gjëra ia kisha thënë edhe Feçorit, edhe Kopi Nikos, madje në ndonjë rast, me këtë të fundit edhe kam replikuar si të isha vërtet i dërguari special i Kadri Hazbiut.

blank

 

A ka marrë kontakte me ju ndonjë anëtar i Byrosë Politike?
Aventura ime nuk kishte si të mbetej një diskutim vetëm në linjë shtetërore, këtë e dinë shumë bashkëkohës të mi. Dua të shprehem për një takim interesant me Hysni Kapon. Aty nga fundi i tetorit të vitit 1960. Ndërsa qëndroja në birucë, vjen nënkolonel Besim Selita dhe më mori me vete në zyrën e tij. Aty pashë të ishin vendosur përballë njeri-tjetrit dy grupe. Në njërën anë qëndronte Hysni Kapo me të tjerë, funksionare të lartë të PPSH-së, si: Manush Myftiu, Foto Çami, Rrapo Dervishi dhe në krahun tjetër, Kadri Hazbiu me vartësit e tij, si: Mihallaq Ziçishti, Rexhep Kolli, Qazim Kondi, Xhule Çiraku.

blank

 

Të dyja grupet, sapo hyra, i drejtuan vështrimet nga unë. Pas pak nisen edhe pyetjet. Në krahun e Hysniut, shënimet i mbante Foto Çami, ndërsa nga ana e Kadriut, Llambi Peçini. Hysniu nisi të më pyeste rreth veprimtarisë sime. Ai më tha se do të ndërronim rolet dhe do t’i tregoja për aktivitetin tim, pra do të thosha arsyet, pse isha marrë me Ministrinë e Brendshme se, isha bërë edhe problem i madh. Pyetja e parë ishte se, përse e kisha bërë, sipas tij, gjithë këtë rrëmujë në dy nga Degët e Punëve të Brendshme në Shkodër dhe në Durrës. I thashë se, e gjitha kishte nisur si një aventurë rinore, pra për një vajzë, pasi ajo më kishte pëlqyer shumë.

blank

 

Hysniu vijoi me pyetjen tjetër, nëse isha fejuar me vajzën. I’u përgjigja me një po të avashtë, madje i thashë se, fejesën e kisha bërë që në mars. Ai menjëherë më tha se, tani ishte tetor. U ndal te sqarimi i rrethanës së njohjes time me vajzën dhe disa të dhëna rreth saj. Unë gjithnjë jepja përgjigje të sinqertë, ashtu siç edhe kishte ndodhur në të vërtetë. Pasi mësoi rreth kësaj çështjeje, Hysni Kapo, deshi të dinte arsyet pse isha përzier në Degët e Punëve të Brendshme dhe pse kisha ndërhyrë, për të nxjerrë nga burgu të ndaluarit. Pra njeriu me më pushtet partiak në atë kohë, pas Enver Hoxhës, kërkonte të dinte përse unë u kisha dhënë mendim për të liruar persona të panjohur kapterëve dhe oficerëve në Degët e Punëve të Brendshme, në Durrës dhe në Shkodër.

Paske pasur bisedë të gjatë me Hysni Kapon?
Me të bisedova, sigurisht në prani të të tjerëve, rreth 2-3 orë. Pasi mbaroi me këto pyetje, ai më kërkoi të dinte rreth marrëdhënieve të mia me të huajt, që pushonin në Plazhin e Durrësit dhe aludonte për marrëdhënie të ngushta të miat, sidomos me gjermanët. Këtu mbeta ngushtë dhe i thashë se ishim një me zero. “Ku e merr ushtaraku uniformën, kur është bujtës, se e mbajë veten bujtës? Se ti i mësove këto gjëra. Po ti, pse e more në Durrës uniformën”?! – më pyeti përsëri Hysni Kapo.

I thashë Hysniut se, shefin e Prapavijës e kisha gënjyer, duke i thënë se kisha një stof në Tiranë, të cilën do ta qepja për uniformën time. Por deri në qepjen e saj, i kërkova të më jepte një gradë uniforme, dhe ai ma dha. Unë nuk ia çova kurrë copën Basri Bedinit, pasi nuk kisha ku ta gjeja. Kur i sqarova mënyrën se si u justifikova për të marrë uniformën, ai nuk duroi dhe më tha se, ishim bërë dy me zero. E njëjta situatë u krijua edhe kur më pyeti për armatimin. Njësoj, kisha gënjyer edhe për armën. Shefit të armatimit të Degës së Brendshme të Durrësit, i kisha thënë se, zotëroja një pistoletë sovjetike, tejet të rëndë dhe kërkova një më të lehtë.

Ata më dhanë një “Beretë” italiane pa fishekë, të cilën nuk e përdora kurrë. “Dëgjo Xhaferr Kanani, nga trimëria je i fortë. Kjo që ke bërë ti, dy gjëra ka. Sikur ajo që kishe bërë të ishte në funksion të shtetit, do të ishe dy herë hero, ndërsa po të ishe arratisur jashtë Shqipërisë, shërbimet e huaja, kundërshtare me politikën shqiptare, do të më kishin bërë roman dhe film, për mënyrën se si ia kishe hedhur Sigurimit të Shtetit. Ne, këta të Sigurimit, i kemi quajtur sykaltër, por dolën symbyllur. I kemi çuar të studiojnë nga 5 vjet në Bashkimin Sovjetik, ndërsa ti, ua hodhe për pesë minuta. Nuk mund ta quajmë vigjilencë këtë”, më tha Hysni Kapo.

Si përfundoi biseda me Hysni Kapon?
Hysniu, bisedonte me mua dhe njëkohësisht vështronte me inat nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, që kishte përballë. Kur nuk kishte me pyetje për të bërë, Hysniu i’u drejtua atyre që rrinin në krah të Kadri Hazbiut. “Dëgjoni këtu, të vijë një njeri i thjeshtë si Xhaferr Kanani, të hyjë në Bllok të Udhëheqjes, të mbaje konferenca, të lirojë të burgosur, të urdhërojë ushtarakë, të japë mendime, të mësojë sekrete, nuk është parë në asnjë vend tjetër. Kjo është e gjitha paaftësia e drejtuesve të Degës së Shkodrës dhe Durrësit, të cilët u lanë të mashtroheshin nga një njeri anonim, që nuk kishte asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit.

Imagjinoni sikur Kanani të ishte një njeri i futur nga agjenturat e huaja, për të mësuar sekretet dhe dobësitë tona. Për këtë, do të mbahet përgjegjësi deri më një dhe askush nuk do t’i shpëtojë analizës dhe ndëshkimit”, – tha Hysniu. Pas këtyre fjalëve, u ngrit në këmbë më dha dorën dhe më tha: “Këtu ku je ti, duhet të ishin këta dhe ti, ‘major Xhaferri’, ke vetëm një faj. Pse nuk m’i hodhe në Bunë, Feçor Shehun me shokët e tij, ndërsa në molin e Durrësit Kopi Nikon dhe kompani”?!

A ju solli kjo probleme gjatë kohës që pyeteshit në hetuesi?
Po, më kanë renduar. Gjatë procesit tim hetimor, me një interesim të veçantë për marrëdhëniet e mia, sidomos me gjermanët, të cilat i respektoja si turistë për të dhënë të kuptonin se, vendi ynë dhe njerëzit tanë,ishin mikpritës. Akuzatorët e mi, donin të dinin se pse shoqërohesha, çfarë bisedoja, pasi mendonin se unë kisha bërë në plan për t’u arratisur në Gjermani. Mbaj mend një rast në Durrës, kur kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Kopi Niko, më tha se turistët e huaj, veçanërisht gjermanët, e kishin ekzagjeruar ca me ato veshjet e tyre të shkurtra, çka binte ndesh me realitetin socialist, që kërkonte të impononte regjimin e asaj kohe.

Kolonel Niko, më tha se në disa raste, u kishte thënë policëve që gjatë larjes së rrugëve me ujë, me makinat e ndërmarrjes së Komunales, të spërkatnin me ujë edhe të huajt, veçanërisht femrat. Por unë e kundërshtova menjëherë dhe i thashë ta ndërpriste këtë metodë absurde dhe fëmijërore. Kjo në hetuesi, m’u mor si bazë për ngritjen e akuzës, vënie në shërbim të agjenturave të huaja. Më thoshin se unë, nën keqardhjen për gjermanët, fshija bashkëpunimin me to. Madje, më thoshin se në këtë vazhdë, u dilja kundër edhe eprorëve të Degës së Durrësit, që kishin marrë udhëzime për veprimet që kryenin.

Ruani ndonjë kujtim të veçantë në marrëdhëniet tuaja me të huajt?
Shumë turistë që vinin në Durrës, qëndronin në hotelin “Adriatik”. Më kujtohet se përkthyesi i tyre, quhej Fatmir Belishova. Një ditë, Fatmiri dhe Shaban Kokomanin, më thanë se një mjeke hungareze, kërkonte leje nga Dega e Punëve të Brendshme, për të vizituar e vetme, jo në grup, Gjirokastrën, Sarandën, Pogradecin dhe Shkodrën. Bashkëkohësit e mi, e dinë se turistët i bënin vizitat në grup dhe asnjëherë vetëm, për më tepër kjo e fundit, nuk lejohej. Ekzistonte frika në atë kohë se mes turistëve, mund të kishte agjentë, të cilët kërkonin të merrnin informacione dhe vizitat turistike, ishin rasti më i mirë për të realizuar qëllimet e tyre.

Atëhere mendova se do të ishte mirë që, të fusja në lojë shefin e pasaportave, kapitenin Izet Gjergjova, i cili vuante nga një sëmundje e stomakut. I thashë këtij të fundit se, hungarezja ishte mjeke dhe mund t’i bënte një vizitë në shkëmbim të lejes nga Dega e Brendshme, për të shkuar në katër qytete e pashoqëruar. Kështu u veprua. E siguruam lejen dhe turistja hungareze mbeti mjaft e kënaqur. Por e gjithë kjo histori mua m’u kthye kundër. Gjatë muajve në hetuesi, m’u drejtuan me dhjetëra pyetje që, synonin të mësonin se përse unë e kisha ndihmuar mjeken hungareze, të shkonte e pashoqëruar në qytetet që dëshironte të vizitonte, kur urdhri thoshte të kundërtën!

Kur turistët e huaj largoheshin, ju i mbanit lidhjet me to?
Çuditërisht, edhe pasi kishin ikur, turistët gjermane, hungarezë dhe polakë më dërgonin letra në hotelin “Adriatik” në adresën time. Unë isha i detyruar t’u ktheja përgjigje, por ngaqë nuk dija gjermanisht, thërrisja gjithmonë përkthyesin, i cili m’i qëndiste bukur. Në letra, u shpjegoja gjithçka që kishte ndodhur pas ikjes se tyre dhe veçanërisht arritjet e vendit tonë. Kur erdhi puna në hetuesi, të gjithë letërkëmbimin, ma quajtën si lidhje agjenturore, me shërbimet e huaja dhe kërkonin emra konkretë, detyrat që më kishin dhënë, si dhe bashkëpunëtorët që kisha në veprimtari.

Si dëshmitarë, ata pyetën përkthyes Nusretin nga Gjirokastra, i cili riprodhoi në mënyrë perfekte të gjitha bisedat që unë kisha bërë në prezencë të tij me të huajt si dhe gjithçka që më kishin shkruar turistët nga vendi i tyre, si dhe përgjigjet që u kisha dërguar unë, nëpërmjet Nusretit. Dëshmia e këtij njeriu, ishte pikënisja për heqjen e akuzës që më bënin, se isha agjent i shërbimeve të huaja.

A e besoi Sigurimi i Shtetit dëshminë e përkthyesit e cila, ju hiqte nga supet një akuzë të rëndë?
Nuk e besuan plotësisht, por kjo shërbeu për të vendosur paraprakisht, rrëzimin e akuzës për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe vënie në shërbim të agjenturave të huaja. Sigurimi i Shtetit, për të vërtetuar gjithçka rreth letërkëmbimit tim me gjermanët dhe fotot që kisha bërë me to, dërgoi në Gjermani, gjeneral Zoi Themelin, një oficer madhor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe dhe gjeneral Nevzat Haznedarin, një person kyç, në hallkat e Sigurimit të Shtetit.

Ata ndenjën jo pak në Gjermani dhe kur erdhën, u thanë eprorëve të tyre të Ministrisë së Brendshme se, nuk kishin arritur të gjenin asnjë gjurmë të lidhjeve të mia, me shërbimet e huaja, ndaj e shikonin të arsyeshme, të mos akuzohesha në mënyrë krejt të pabazë pasi, kjo do të më kushtonte deri jetën, pasi dënimi ishte vetëm një, pushkatimi.

Historia juaj i detyroi drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, të merrnin masa dhe të ndëshkonin shumë njerëz. A besoni se ju e rrezikuat në një farë mënyre krenarinë e Sigurimit të Shtetit?

Historia ime, ishte një aventure që u shërbeu klaneve në Ministrinë e Brendshme, për të goditur njeri-tjetrin. Unë u përdora vetëm si shembull, për të bërë spastrimet e radhës, sidomos në radhët e njerëzve që kishin ardhur nga Lufta dhe ishte mjaft e vështirë, t’i largoje. Di që, ka pasur një qarkore ku përcaktoheshin masat për rritjen e vigjilencës. Kjo qarkore, u është dërguar të gjitha reparteve, që ishin në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Sy kaltrit e Sigurimit, kishin dështuar me mua dhe unë në një farë mënyre, kisha shërbyer edhe si njësi matëse për të vlerësuar vigjilencën, aq shumë të proklamuar, nga partia e asaj kohe. Madje, mesa mësova më vonë, pasi dola nga burgu, historia ime, ishte kthyer në një leksion të veçantë, për të gjithë ata që do të kryenin shkollën e Ministrisë së Brendshme.

Studentët mësonin se vigjilenca duhej të ishte mjaft e fortë dhe të mos besoje pa provuar çdo gjë vetë dhe si shembull pedagoget merrnin historinë time. Ata thoshin se, një i ri nga fshati mashtroi, për tetë muaj me radhë, me dhjetëra kuadro dhe oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme. Me disa nga ata, që mësuan historinë si leksion në shkollën e Ministrisë, u takova në rrethana të rastësishme, në vitet ’90-të dhe më rrëfyen gjithçka.

Përfunduan hetimet dhe i kishte ardhur radha procesit të gjykimit. Si e kujtoni tani, pas gati 60 vjetësh, gjyqin tuaj?
Në fakt, e vetmja gjë që e bën të mbajtshëm mend atë gjyq, ishte fakti që ai u zhvillua me dyer të mbyllura, për të mos dalë gjoja sekreti, i asaj që kishte ndodhur me Sigurimin e Shtetit, por fjala kishte marrë dhenë. Po ashtu edhe mënyra e zhvillimit të këtij procesi, që nuk ishte gjë tjetër, veç një komedie që luhej me personazhe reale, ishte një arsye më shumë për ta mbajtur mend. Gjyqi im, u bë në Durrës, pasi aty gjoja kisha konsumuar edhe veprën penale.

Më morën të prangosur nga dhoma e izolimit të Drejtorisë së Sigurimit të Tiranës dhe më çuan në qytetin bregdetar. Në gjyq, morën pjesë ushtarakët e Degës së Punëve të Brendshme të Durrësit dhe disa juristë të rinj që, sapo kishin përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës. Ky gjykim ishte intensiv, sepse u mbyll brenda dy ditëve. Gjyqtarët vazhdonin të më pyesnin rreth veprimeve të mia, gjatë kohës që isha vetëshpallur oficer i Sigurimit. Mbaj mend se, kreu i Trupit Gjykues, nuk më thirri asnjëherë i pandehur, por vetëm në emër.

Ai e kuptonte se gjithçka kishte ndodhur si rezultat i mungesës se vigjilencës të oficerëve të Degëve të Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe Durrësit dhe unë, isha thjesht një i ri aventurier, por që kisha luajtur gabimisht, në strofullën e intrigave. Pra ai, nuk kishte çfarë të më bënte, ishte i detyruar të zhvillonte gjykimin tim dhe madje, të më jepte dënimin në bazë të pretencës që kishte dhënë prokurori, dënim i cili, nuk ishte pak. Aty erdhën të dëshmonin edhe disa dëshmitarë, të cilët krijuan nga replikat me mua, një situatë komike, e cila zor se do të harrohet nga pjesëmarrësit në gjyq, por gjithçka mund të lexohet edhe në proces-verbalin e mbajtur gjatë gjykimit.

Gjithmonë në kohën kur më kërkoheshin sqarime, pas dëshmive të “viktimave” të mia, i prisja ato me humor, pasi e dija dhe fundin e gjykimit. Pas seancës së pare, më morën dhe më çuan në Degën e Punëve të Brendshme të Durrësit. Kolonel Skënder Kosova dhe nja dy shoqërues të tjerë, më çuan te birucat që ishin shtruar me dërrasë, pas urdhrit që kisha dhënë kur isha “major” i vetëshpallur. Edhe dita e dytë, ishte një kopjo e së parës dhe në fund, vendimi i gjykatës, ishte dënim me 14 vjet burg. Pas marrjes së vendimit, më sollën në Tiranë. Këtu më futën në burg me të tjerët, por nuk doja të qëndroja aty.

Pse donit të largoheshit nga Burgu i Tiranës?
Të gjithëve u erdhi keq për dënimin që mora. Këtë, ma shprehu pjesa dërrmuese e atyre që më vizituan gjatë hetimit dhe pas tij. Vetë Kadri Hazbiu, kishte ndërhyrë që unë ta vuaja dënimin në Burgun e Artizanatit në Tiranë, për të mos pasur kontakte me të burgosur politikë, por, unë kisha vendosur të shkoja në Burgun e Bulqizës. Kjo nuk ishte vetëm dëshirë, por ka pas një histori.

Në kohën që isha në hetuesi dhe më morën në pyetje Hysni Kapo e Kadri Hazbiu, me grupin e oficerëve madhorë të Ministrisë së Brendshme, ishte edhe kolonel Hazbi Lamçe, që në atë kohë, ishte drejtor i Burgut të Bulqizës. Ai më kishte thënë, pak pasi ikën të tjerët, se kur të më dënonin, të kërkoja që dënimin ta vuaja në Bulqizë, sepse ai, do të më trajtonte mirë. Ashtu bëra dhe unë, paraqita kërkesën që të më çonin në Bulqizë. Ndërkohë që isha në Burgun e Tiranës, një toger nga Skrapari, më thotë që të çohesha se, më kërkonte në takim, një i madh më pushtet.

Cili ishte ky person me pushtet që ju vizitoi pas dënimit?
Unë u befasova kur togeri, më tha se kishte ardhur për vizitë në Burgun e Artizanatit në Tiranë, kryeministri Mehmet Shehu dhe kishte pyetur për mua. Pas kësaj, autoritetet e burgut urdhëruan të më sillnin në takim me Shehun. E pyeta togerin se; ç’punë kishte kryeministri me mua? Unë isha një nga të dënuarit e atij burgu. Ai më tha se, kishte urdhër të më shoqëronte deri në zyrën ku ishte Mehmet Shehu dhe nuk dinte asgjë më tepër. Shkova tërë kureshtje të mësoja se, çfarë donte të bisedonte me mua një njeri si Mehmet Shehu.

Ai ishte i shoqëruar nga një numër i madh oficerësh, si: Beqir Balluku, gjeneral Halim Xhelo, kolonel Qamil Mane dhe shumë të tjerë. Sapo më pa Qamil Mane, i thotë Mehmetit: “Shoku kryeministër, ka ardhur majori”. Ai iu përgjigj: “Cili major, ai i Kalivaçit”?! “Po”, – ia kthen përgjigjen kolonel Mane. Kryeministri më jep dorën dhe më pyet për shëndetin dhe se si po kaloja në burg. I thashë se, isha mirë. “Po hë, më tha, çfarë i bërë ato gradat tona, majori i Kalivaçit? Paçavure”? “Jo, i thashë, unë i doja, ndaj edhe i vendosa”. “Po mire, të dënuan”? – vazhdoi kryeministri.

“Po”, – ia prita unë. “Po nuk ju erdhi turp?” – ironizoi ai. “Turp të kenë ata që të dënuan, se në vendin tënd, këtu në burg, tani duhet të ishin ata që t’i i mashtrove”. Kryeministri, më tha që të mos mërzitesha dhe më porositi që, të mos ua tregoja të burgosurve të tjerë historinë time, pasi, mes tyre mund të kishte edhe nga ata që ishin armiq të pushtetit dhe mund ta përdornin për keq, atë çka kishte ndodhur me mua. Për fatin tim të keq, të gjithë të burgosurit, e kishin mësuar historinë time. Kryeministri u largua dhe pak kohë më pas edhe unë, më kërkesën time, u transferova në Bulqizë.

Si vijoi fati juaj në Bulqizë? A e mbajti fjalën kolonel Lamçe?
Kur mbërrita në Bulqizë, vura re që të gjithë e dinin se kush isha nga qarkorja që u kishte dërguar Ministria e Brendshme. Mbaj mend se, disa oficerë dhe kapterë, më vinin dhe më kërcënonin me pretekstin se, u kisha marrë më qafë shokët dhe u krijua një situatë e vështirë për mua. Por komandanti i Burgut, Hazbi Lamçe, ndërhyri duke sqaruar edhe një herë problemin tim. Më pas, më lanë në punën time, si kamerier në mensën e të burgosurve, por ata që më kishin inat, filluan ta ngrinin në mbledhjen e partisë, lehtësinë që më ishte bërë mua.

Pas kësaj më çmuan të punoj në galeri, por unë paraqita një ankesë te drejtuesit e lartë të shtetit të asaj kohe. Kështu më kthyen përsëri të punoja mbi tokë. Isha magazinier i ushqimit dhe veshmbathjes në burg, deri në fund të dënimit tim. Gjatë kohës që isha në burg, kam pasur edhe takime të tjera interesante me njerëz me pushtet asaj kohe, të cilët ishin kureshtarë, të dinin historinë time. Po ashtu edhe nga banorë të Bulqizës, kisha kërkesa për takime, pasi ata mësuan gjithçka rreth historisë sime dhe donin të më njihnin nga afër. /Memorie.al/

blank

Agime Pipa, një simbol qëndrese – Vuajtjet e grave në komunizëm Nga Fatbardha Mulleti Saraçi

 

Diktatura komuniste burgosi mijëra gra në Shqipëri, duke i trajtuar në mënyrë çnjerëzore, të mbyllura për muaj me radhë në biruca, pa asnjë kusht higjienik, të pambrojtura nga dhuna që hetuesit zgjidhnin të ushtronin, çfarë, në disa raste, bëri që ato të humbnin arsyen, siç është rasti i Barbara Orgockës. Por ka dhe nga ato, që pas daljes nga burgu e pas rrëzimit të diktaturës, me një kujtesë të mprehtë, kanë dëshmuar vuajtjet në biruca dhe kampe. Një nga ato është mësuesja Agime Pipa, që i ka shkruar ose i ka treguar në intervista këto kujtime.

Në një intervistë dhënë Fatbardha Mulleti Saraçit, Agime Pipa ka treguar sesi përndjekja e nisur me arrestimin, nuk iu nda gjithë jetës. Në këtë rrëfim, ajo nuk flet vetëm për vuajtjet e një gruaje në burgjet e diktaturës. Flet dhe për një nënë që vuante jashtë tyre, për të bijën, apo dhe grave të tjera, siç ishin motrat e saj që iu dënuan burrat dhe iu duhej të përballonin mjerimin ku regjimi i zhyti me dhunë, duke i pushuar nga puna e duke mos iu dhënë triska ushqimi.

 

Agime Pipa Aranitasi lindi në vitin 1924 në qytetin e Shkodrës, por origjina e prindërve të saj është nga Libohova e Gjirokastrës, prej ku familja e tyre ishte shpërngulur prej kohësh për në qytetin verior. Dy prindërit e Agimes, babai Seit Pipa, farmacist dhe Fatimja, shtëpiake, rritën dhe edukuan shtatë fëmijë, gjashtë vajza dhe një djalë. Dy motrat e mëdha mbaruan Institutin “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, ndërsa të voglat, Fiqireti, Gjyli, Sinja dhe vëllai, Luani, ndoqën gjimnazin e shtetit në Shkodër. Agimja, e treta ndër vajza, mbaroi shkollën fillore si dhe katër klasë në shkollën e mesme “Donika Kastrioti” të qytetit të Shkodrës. Katër vitet e gjimnazit i ndoqi në Institutin Femëror të Tiranës, i quajtur atëherë Instituti “Nëna e Skënderbeut” në degën e liceut klasik. Ajo ishte me rezultate shumë të mira, aspironte të ndiqte universitetin por aspirata për shkollën e lartë nuk u realizua, sepse e ndoqi një tjetër fat…!

Ajo do të hynte pak më vonë në një shkollë tjetër, të errët, të thellë, të përgjakshme…! Agimja s’ishte implikuar ndonjëherë me komunistët në punët e tyre, duke kuptuar mirë qysh atëherë, se ku synonin ata dhe mbase për komunizmin, ajo kish dëgjuar kushërinjtë e saj të afërm, vëllezërit Myzafer e Arshi Pipa. Veç kësaj, ajo kishte lexuar artikuj e libra, që tregonin për komunizmin në Rusi dhe Revolucionin e Tetorit që e përgjaku atë vend.

Ishin ato libra që i hapën sytë e i treguan se ç’e priste në të ardhmen edhe vendin tonë, në vitet që do të pasonin. Në vitin 1945-‘46, Agimja u emërua arsimtare në dy shkolla fillore në qytetin e Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, ajo me një zell të jashtëzakonshëm është përpjekur mjaft, për edukimin e fëmijëve, duke bashkëpunuar me nxënësit me lexime librash, si dhe në përpilimin e botimin e një reviste “Burimi” për të vegjlit, ku ajo bënte punën e redaktores.

Në mbledhjet e arsimit ajo ka mbrojtur me këmbëngulje individualitetin e nxënësit, që rrezikohej të ndrydhej, të dëmtohej nga teknika tendencioze, në hartimet e lëndëve shoqërore, të asaj kohe. Po atëherë e drejta, e vërteta s’kuptohej ose keqkuptohej, shtrembërohej, falsifikohej. Individi konsiderohej vegël, makinë për të zbatuar udhëzimet që vinin nga lart.

Nisur nga qëndrimi i saj dhe biografia e familjes, në atë kohë, njerëzit e Sigurimit të Shtetit, filluan e survejonin atë ashtu siç mbikëqyrnin çdo intelektual, që nuk bashkëpunonte me ta. Ajo nuk u thye nga presionet e tyre duke u qëndruar me shumë dinjitet, ashtu si gjithë rrethit i saj familjar, të cilët ishin mbrujtur e edukuar me një kulturë perëndimore, pasi shumë prej tyre kishin studiuar jashtë.

Në Kryengritjen e Postribës me 12 shtator 1946, Agimja u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe ajo ishte e para vajzë, në burgun komunist të qytetit, me akuzën “për agjitacion e propaganda kundra pushtetit popullor”. Ajo qëndroi një vit e gjysmë në hetuesi, në dhomat bashkë me burrat, ose në gjendje izolimi. Në birucën me ujë të Degës së Brendshme të Shkodrës, pa asnjë shtroje, ajo vinte për jastëk strajcën ku kishte bukën e gojës dhe nën brinjë, këpucët me taban gome.

Mbas sa e sa seancash pyetjesh, nga oficerët e zellshëm të asaj Dege të Brendshme, ku shumica e tyre ishin përzgjedhur për shkak të indoktrinimit të tejskajshëm dhe karakterit të tyre kriminal, të cilët përdorën edhe korrentin elektrik, duke ja vënë në veshët e saj.

Në përfundim të procesit hetimor (me hetues Pjerin Kçira), gjyqi ndaj saj u zhvillua brenda Burgut të Kishës së Fretërve, pa pas fare avokat, ashtu siç e kërkonte ligji.

Në përfundim, kërkesa e Prokurorit ishte për ta dënuar me dhjetë vjet burgim, por Gjykata, duke parë se ndaj saj nuk kishte prova, vendosi për katër vjet, dënim të cilin ajo e kreu deri në fund, me vuajtje, por me qetësinë shpirtërore, (duke mbrojtur të vërtetën), pa marrë në qafë njeri, duke mohuar çdo implikim me të tjerët.

“Po ato monstra, – shprehej Agimja, – s’më dënuan për katër vjet, por për të gjithë jetën, pasi mbas lirimit nga burgu, në një survejim të vazhdueshme, na priste lufta për “ekzistencë”. Lidhur me këtë, Agimja vazhdonte rrëfimin e saj, duke u shprehur: “Kur u ktheva në shtëpi, familjen e gjeta në mjerim të madh.

Dy burrat e motrave, Ibrahim Dibra dhe Tefik Bekteshi, ishin në burgje. Motrat e mia shumë të vlerësuara më parë, ishin përjashtuar nga të gjitha shkollat, ishin të papuna, pa triska buke e ushqimi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në të njëjtën kohë na kërkonin të paguanim “tatim jetik” siç quhej dhe ne kemi jetuar me punën e dorës.

Mbas kaq vitesh, kur i kujtoj se me sa durim e qendrës përballova ato vuajtje mizore, të burgut të Shkodrës, më shkon mendja tek nëna, që me motrat dhe vëllain, jetuan kalvarin tim, me vështirësitë ekstreme. Nëna ime s’iu nda dyerve të burgjeve, si për mua, ashtu edhe për Myzaferin, kushëririn tonë, që kishte qëndruar në Shkodër, pranë zyrës së tij avokatore.

Duke e parë shpesh tek dera e Degës së Punëve të Brendshme, me plaçka, ata të Sigurimit të Shtetit, mbasi kishin kryer krimin e zhdukjes fizike të Myzaferit, e thërrisnin nanë Fatimen, për t’ia konfirmuar zyrtarisht versionin e vrasjes, që ishte “për tentativë arratisjeje prej burgu”.

Me altruizmin që e karakterizonte gjithmonë gjatë gjithë jetës së saj, kjo nanë më doli përpara, si figurë madhore e si pikë referimi i virtyteve të larta.

Në momentet më të vështira, ime më ishte forcë e mbështetje, ishte shembull durimi dhe vetëmohimi. E pyes veten: ç’dhimbje do ta ketë therë shpirtin e saj, kur rrugës policët që do të më çonin nga një burg në tjetrin, e shtynë që të mos i afrohej së bijës, që po e shihte jashtë skëterrës mbas një viti.

Sa lot do të ketë derdhur, kur pa fundin tim, me një vrimë sa një kopsë, të thurur me fijet e flokëve të mi, ç’nënë heroinë paska qenë për me përballu me guxim, fatkeqësitë e terrorit komunist, që ra mbi fëmijët e saj?!

Mbas daljes nga burgu, u izolova në shtëpi, isha nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjentëve të Sigurimit të Shtetit, (që në burgje na thoshin se do t’i kishim më afër se këmishën e trupit, kurdo e kudo), kur isha jashtë mureve të burgut, kisha preokupacionin e vetëm, për të ndihmuar familjen për t’ia shpërblyer sakrificat dhe për të siguruar jetesën.

E kthyem shtëpinë në një punishte të vogël rrobaqepësie, punonim me kujdes, se na befasojshin kontrollet. Në kondita të tilla m’u duk krejt normale kur vendosa të martohesha me Mit’hat Aranitasin, intelektual i njohur, i cili mbas burgut, u internua në Çermë të Lushnjes.

E njëjta atmosferë lufte për mbijetesë, ndofta më e egër, por isha e lumtur që e doja atë, ishte njeri shumë i mirë. Bashkë me vajzën tonë të vetme Odetën, filluam pas Çermës, periudhën 30-vjeçare të dëbimit në Dushk.

Punova punëtore në bujqësi derisa dola në pension, bashkë me burrin Mit’hatin, i cili ndërkohë vazhdoi paralel edhe punën intelektuale. Jetuam në baraka, vuajtëm ankthin e fatit të fëmijës, presionet e vazhdueshme nga pushteti i diktaturës së proletariatit.

Por moralisht nuk u thyem kurrë. Aktualisht jetojmë pranë dhëndrit e vajzës në Tiranë, këtu vdiq dhe im shoq, ndërsa unë vazhdoj të banoj pranë tyre, në pritje te sistemimit nga shteti”.

Këtu mbaroi biseda ime me znj. Agime Pipa Aranitasi dhe teksa flisnim, unë dalloja qartë në fytyrën e saj vuajtjet dhe dhimbje, të cilat dukeshin sikur ishin të vulosura fort aty. Një vuajtje e gjatë, gati sa e tërë jeta e saj. Sytë e saj tregonin pak gëzim e, shumë vuajtje e dhimbje. Drama e një jete prej martireje të vërtetë. Po kur bisedoja me të, nga ata sy të përmbajtur, rrëzëllente një dritë plot ëmbëlsi, butësi e shpresë, që të ngrohte zemrën.

Shënim: Agime Pipa mbylli sytë në maj të vitit 2001. Fatbardha Saraçi Mulleti e ka botuar jetën e saj në librin “Dhimbja 2”, i cili bën pjesë në ciklin “Femrat shkodrane, të burgosurat politike të diktaturës komuniste”.

 

blank

Dëshmia e ish-ushtarakut për Pasha-Limanin më 1960: Kur ishin shtuar kontradiktat me rusët, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste u ngrit një marinar sovjetik…

Nga Gëzim Llojdia
Ushtari në Bazën Detare të Orikut, na e bëri me dorë. – D.m.th.; hyni në Bazën Detare të Pashalimanit. Kjo të gjithëve turistëve vendas dhe disa të huajve, u kujton skenat e filmit shqiptar: ”Ballë për ballë” që përshkruan çarjen e madhe në dimrin e vitit ’61. Si roman ”Dimri i madh”, përmbante më tepër vlerë historike dhe artistike. Turistët më kishin pyetur ku gjendeshin skenat e atij filmi. Nga porta e hyrjes deri në Orik, rruga tregonte shumë. Hyrja për në Orikun antik, dikur ka pasur një port hekuri, lyer me ngjyrë kafe. Shkolla e instruksionit, fusha e sportit dhe disa hekura në portin e jashtëm të Orikut, përpara godinave të shkollës së instruksionit, ishin disa shenja të mbetura nga xhirimi i filmit.

Në të majtë të zyrës, janë rreth 5 objekte arkeologjike të cilat, ishin ekspozuar nga gjetjet e bëra në vitet 1958-‘59 pas gërmimeve të para, nga ekspedita shqiptaro-sovjetike, e drejtuar nga Dhimosten Budina dhe Kabilina, kur ekspedita e parë nisi të gërmojë në Orik, ishin kthyer përmbys, të rrëzuara në mëshirë të fatit. Një arsye është sepse këto objekte, i mblodhën nga godinat ushtarake. Ushtarakët ishin kujdesur që këto objekte, të mos humbitnin dhe pasi kishin vënë ushtarët t’i lyenin me gëlqere të bardhë, i kishin vendosur përpara godinave për zbukurim. Aso kohe, me kovën e një skrepi me shumë kujdes, i sollëm përpara godinës, për t’u bërë pjesë e vendit nga ku ishin larguar, duke i ekspozuara përpara asaj.

Aty radhë-radhë vendoseshin automobilat, ata vinin për të vizituar Orikun, qytetin antik në Adriatik, për të cilin flet vet Cezari. Porti i përmendur prej Cezarit, është lokalizuar në lagunën 2.2 km. të gjatë dhe 1.2 km të gjerë, e cila ka formën e një trekëndëshi me bazë të drejtuar nga deti. Prej tij ajo ndahet nga një rrip ranor, në perëndim të cilin shkruan historia gjendet kodra e qytetit. Në ekstremin perëndimor po sipas kësaj kronike, bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin. Në brendësi të lagunës, nën “pasqyrën e ujit”, shihen gjurmët e një muri 1.80 m. të gjerë, i cili lidhet me dy brigjet e saj.

Kemi të bëjmë me një bankinë për akostimin e anijeve e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunës në këtë vend, arrinte rreth 200 m. gjatësi. Oriku u ndërtua si port, që do të thotë urë lidhëse, për përtej e përkëtej, mes andej e këtej. Një qytet, port i vogël, në këmbë të Akrokerauneve ,(vargmali i rrufeve që fillojnë në Karaburun, vijojnë me majën Qorre, Pogonicën, majën e Shëndelliut 1404 m., Gjinikën – Qeparo, Dobrat -Kudhës). Është përmendur me këtë emërtim, nga autorët:(Hecat Fr 75 ap Steph B. sv;….. Herodi IX 92;.. Scyl P. 10;. Polyb vii 19;. Scymn 440;.. BEST Ad Dion 321;. Orikon, Ptol iii 14 § 2;…. Plin III 262).

 

Që kur në Orik, u vendos baza detare, rëndësia e këtij porti u pa se ishte tepër strategjike.

 

Prishja me rusët, solli ngjarjet në vitet ’60-të, që përshkruan mediumet e botës. Rreth këtyre ngjarjeve, bënë fjalë edhe filmi shqiptar: “Ballë për ballë”. Koha kur xhirimi në celuloid bëhej edhe në bazën e Pashalimanit, dikur quhej Orik, u përkiste fund viteve ’70-të,(1979). Sa realistë ishte një film artistik kushtuar një ngjarje historike e tregojnë ata, që kanë përjetuar ditët e atij dimri të vitit ‘61.

Sidoqoftë, filmi ishte një krijim artistik dhe duke njohur edhe kohën dhe propagandën e saj, duhet thënë se dozat e shtuara nuk e ngritën në një nivel më të lartë filmin. Sigurisht, që ai mbetej një krijim artistik në fund të fundit. Lidhur me këtë, na tregonte dikur, Stefan Miho ish-nënoficer që ka shërbyer për vite me radhë në atë bazë ushtarake detare.

blank

Zoti Miho, si ishte gjendja në bazën detare të Pashalimanit në vitet 60-të?
Vollodjan, që ne e respektonim si mikun e shtëpisë, por edhe si oficer, një ditë erdhi me një motor “Java” në pune i krekosur. Zbriti dhe na bëri përshtypje mënyra e qethjes se tij! Ai ishte i gjatë me një trup atleti, lozte shumë volejboll dhe basketboll, ishte biond, me pak flokë, por i qethur bollaboks. Oficerët rusë qetheshin lart nga mbrapa dhe nuk mbanin favorite. Vollodja, kishte lënë favorite dhe ne na u duk atë ditë i huaj, mendjemadh e liberal, i kapardisur me motor, ndryshe nga oficerët e tjerë, që vinin me një autobus nga Orikumi. Ai hyri në kabinet dhe doli jashtë e takoi Abedinin. Diçka po i thoshte me këmbë e me duar. Nuk mund të kuptonim gjë. Por Abedini, si shqiptar që ishte, njihej si i drejtë dhe i prerë, nuk bënte pas. Kësaj radhë, e pashë sikur e kishte disi pisk punën dhe s’kishte se çfarë t’i thoshte. Pas kësaj, ngjarjet rrodhën aq shpejt, saqë njerëzit filluan të ç’orientohen.

blank

Ç’ndodhi pra më pasë?
Atë pasdite, laborantet e klasave morën urdhër të hiqnin nga korridori i kabineteve, portretin mural të pikturuar të Hurshovit. I gjori Hrushov, me një të rënë të sqeparit, u bë copa e çika dhe shkoi në plehra! Më erdhi keq për punën, që kishte bërë piktori i silurit, i talentuari Jorgji Gjikopulli. Urdhri ishte dhënë nga lart. Kjo gjë u bë në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e efektivit, vetëm me asistimin e komandantit të togës, Selim Stepa.

Portreti i copëtuar i Nikita Hrushovit, përfundoi në kazanin e lloshrave! Të nesërmen, protesta ishte sa e madhe aq edhe qesharake, por edhe tinëzare, sepse veprimi u bë natën në fshehtësi dhe pa qenë marinarët e personeli sovjetik! Megjithatë, ata nuk kishin ndërmend të merreshin me aventurat tona dhe bënë mirë se u shmang edhe mundësia e ndonjë konflikti të armatosur. Me sa duket, kishin porosi nga eprorët e tyre. Portreti ishte larguar.

Vollodja, i bënte presion Abedinit, i cili sa e kishte marrë detyrën mbasi udhëheqja lart, pas arrestimit të Teme Sejkos, kishte marrë masat dhe krahas goditjes, që i bëri “grupit armiqësor dhe demaskimit” ndërmjet “gjyqit” në mënyrë të hapur para gjithë efektivit të Flotës, bëri dhe lëvizjet vertikale dhe horizontale të kuadrit, që të mos kishte asnjë tronditje në Flotë. Çdo gjë do të bëhej sipas parashikimeve të udhëheqjes dhe pa incidente. Atë ditë, Vollodja po i kërkonte llogari Abedinit për heqjen e portretit të Hrushovit nga kabineti dhe Abedini iu përgjigjej se: Në vend të tij, do të vendosej portreti i Stalinit të madh! Pas këtij shpjegimi, Vollodja u xhindos. Shtrëngoi dhëmbët dhe i tha: – “Ne kemi një qëllim të nxjerrim specialiste për Flotën, se çfarë bëjnë partitë tona, nuk na intereson shumë. Ne jemi ushtarake dhe kemi këtë detyrë”. –“Bravo Vollodja! Larg ushtria nga politika”, i thamë ne!

Një gjë është e sigurt: Hrushovi aplikoi dhe ndoqi një politike ndryshe nga paraardhësit e tij, si në aspektin e brendshëm, ashtu dhe ne aspektin e jashtëm. Vollodja ishte i përgatitur, me kulturë dhe kishte mbaruar dy akademi ushtarake. Abedini i ndodhur ngushtë në përgjigje i thotë: “Kanjeshno tavarish Vollodjat”. Heshtja pllakosi dhe secili shkoi në pozicionet e veta.

Vollodja shkoi të zhvillonte mbledhjen e mëngjesit nën drejtimin e Smirnovit, instruktorit të motoristëve, për të cilin ruaj konsideratat e mija më të larta, për thjeshtësinë, mënyrën e komunikimit me ne dhe ruajtjen e ekuilibrit, pasi më duket se ai ishte në mbështetje të plotë të partisë sonë, bile mendoj se mund të ishte dhe stalinist. Ai jo vetëm mbante qëndrime të mira me oficerët tanë dhe sidomos me instruktorin shqiptar, Jeton Baruti, i cili shkrihej me kapiten Smirnovin dhe bashkëpunonte me të, në të gjitha aspektet, por edhe se nuk lejoi incidente midis dy etniteteve në shkollë.

Ka pasur incidente të tjera?
Një nga masat ushtarake të marra pas kësaj, ishte fillimi i një aventure. Çdo darkë, ç’montonim nga klasa e artiljereve mitralozin e modelit 14.5 mm., e merrnim atë në krahë dhe ngjiteshim në majën e kodrës, afër me godinën e burgut. E montonim e mbushnim me kaseta me fishekë dhe qëndronim në gatishmëri, në luftë kundër armikut, që kishim përballë, bazës ruse të Katenlinkovit, ku në përbërjen e saj ishin baza e madhe dhe tetë nëndetëseve. Vet kjo bazë, mbante në kuvertën e saj armatime të kalibrave të rëndë, ku një predhë e topave të saj të binte në shkollë, do të nxirrte ujë të zi. Por ja që ne stërviteshim, për t’i bërë ballë këtij: “Elefanti rusë”.

Përkushtimi qe i madh. Në mëngjes, mbasi kishim ndenjur gjatë gjithë natës të veshur e pa gjumë, gati për luftë e çmontonim mitralozin e merrnim atë përsëri në krahë dhe e çonim në klasë, e montonin dhe kur vinte Vollodja, e gjente bazën materiale mësimore, gati për mësim. Kjo gjë vazhdoi për pesëmbëdhjetë ditë e pesëmbëdhjetë net rresht, deri sa u larguan sovjetikët nga Baza e Pashalimanit! Kjo detyrë na u besua ne marinarëve dhe nënoficerëve të shërbimit të detyrueshëm, ku disa ishin artiljerë të rinj. Ajo ishte një periudhe prove për ne, e cila u kalua me sukses. Kuadrot sovjetike, të detyruar nga masat e marra nga ana jonë dhe porosive të eprorëve të tyre, u bënë “qengja”. Pranë nesh kishte përfaqësues të Komitetit Qendror, të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët porosisnin vazhdimisht: “Ruhuni nga provokimet”.

Cili ishte incidenti që krijoi zhurmë në bazë?
Asnjëherë nuk mbaj mend të na kenë provokuar, rusët në atë kohë në shkollë, me përjashtim të një rasti kur shoferi i autobusit sovjetik, u përplas një ditë me një marinar, i cili herët në mëngjes kishte dalë me një karroce dore të mbushur me mbeturina, dhe i doli para shoferit, i cili mbasi e shmangu aksidentin, doli nga xhadeja dhe shkoi në buzë të detit pa problem, por që nga pala e jonë u bë e madhe. Me Vollodjën, bënim herë pas here biseda të lira si shokë. Ai vazhdimisht, na tregonte për instruktorin tonë, i cili qe martuar me një vajzë të vogël në moshë. Instruktori ynë ishte 15 vjet me i madh se ajo dhe Vollodja më thoshte: “Stefan, çe ka atë grua? Ajo duket si vajza e tij”!

Kështu ishte atëherë, oficerët e marinës, merrnin gratë më të bukura, sepse vajzat e mira thoshin; ose oficer ose inxhinier, por sidomos oficerët e marinës. ishin të lakmueshëm. Ndryshe nga Shkolla e Specialiteteve, Ofiçina e Silurave, e ndërtuar pranë asaj Mekanike të riparimit, 100 m. larg bregut te detit, shërbente për përgatitjen dhe furnizimin me silurë me ajër dhe akustikë të nëndetëseve. Përshtypje të veçantë kur u paraqita në detyrën e re, ishte se në hyrje të ofiçinës qëndronin dy roje, të kombësive e nënshtetësive të ndryshme, njëri sovjetik dhe tjetri shqiptar.

Të dy, të armatosur. Ata nuk lejonin ,që marinarët të hynin brenda pa lejen e eproreve. Stërvitja ishte ndërprerë. Roja sovjetike qëndronte nga e majta e derës me “Kallashnikov” në gjoks, kurse roja shqiptare, djathtas me “Karabinë” pranë këmbës armë me qëndrim serioz, gjithashtu në detyrën e rojës. I gjithë efektivi marinar shqiptaro-sovjetik, qëndronte mbi ofiçinë, në biseda të lira. Askush nuk do ta besoj pasi ka parë filmin, mirëpo e vërteta është disi ndryshe.

Filmi “Ballë për ballë”, është ndërtuar nga romani i Kadaresë mbi ngjarjet e viteve ’60-të në bazën e Pashalimanit, sa realistë është filmi?

Vërejta se politizimi i ngjarjeve të kohës aty, ishte më i vogël se në shkollë. Ata loznin e qeshnin, kënaqeshin, që nuk punonin. Njëra palë, tani e tutje, do të bëhej zot i mjeteve luftarake dhe tjetra gëzonte se do të largohej nga Shqipëria e, do të kthehej në vendin e vet. Gjuha e komunikimit midis marinarëve, ishte në lartësinë e nevojshme, kjo falë marrëdhënieve të mira e miqësore, që ekzistonin ndërmjet dy eprorëve kryesore të ofiçinës, kapiten Smirnovit dhe shefit të ofiçinës, Velo Azemit, i cili kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik. Madje, aty ai edhe u martua me një vendase, lindi dhe një djalë me të, por që nuk e la qeveria sovjetike të largohej për ta marrë me vete për në Shqipëri, kur u bënë shkëputjet përfundimtare.

Smirnovi, disa herë e siguroi Velon se nga ai nuk do t’i vinte asnjë gjë e keqe dhe nuk do të prekte asgjë, si nga armatimi, ashtu dhe nga literatura përkatëse. Me sa di unë, kur vajta, gjeta gjithçka që nevojitej. Si tekstet për përgatitjen paraprake dhe përfundimtare të silurëve, librat mbi proceset teknologjike për riparimet e lehta dhe të mesme të tyre e, deri tek literatura përkatëse për aparaturat elektronike.

Filmi “Ballë për ballë, për mendimin tim, është i politizuar, dhe s’ka se si të mos jetë i tillë, se i shërbeu kohës dhe regjimit për momentin, për të mbajtur gjallë opinionin luftarak të detareve dhe kuadrove, por edhe më gjerë, sepse ne kishim një armik tjetër, krahas atij amerikan edhe atë sovjetik. Në film flitet se është bërë sabotazh, duke vjedhur disa ndezës të silurëve akustike, gjë që më duket diçka e pakuptimtë, për ta quajtur sabotazh, nga ana e tyre në Ofiçinën e silurëve, sepse ajo depo, ruhej dhe kontrollohej nga rojet e marinarëve shqiptare.

Megjithatë për momentin le ta pranojmë si një gjë të tillë dhe në qoftë se është bërë ajo, mund të bëhej në masë të madhe. Mjaftonte të merreshin dy tre arka dhe te gjitha silurat akustike, do të dilnin jashtë gatishmërisë, qofshin këto edhe detonatorë të minave KMD 1000. Në qoftë se është bërë, ajo mund të jetë bërë nga njerëz të rëndomte dhe pa aktivitet, thjesht për t’i bërë keq ndonjë shoku, por kurën e kurës, sabotimi të jetë koordinuar nga kapiten Smirnovi, apo i kurdisur nga shteti sovjetik. Më pas në krye të një grupi specialistesh, Skender Sulku shkoi në Kinë, për të marrë detonatorë të silurëve akustike dhe të minave KMD-1000, silurë, të cilat më vonë nuk di pse dolën jashtë armatimit. Ato u zëvendësuan me silurët elektrike.

Dëshmia e ish-nënoficerit, Stefan Miho: “Ja përse kryeministri shqiptar, Mehmet Shehu, erdhi në Pashaliman”?
Nga Shkolla nuk u shkëputa, por veja here pas herë dhe takohesha me shokë të vjetër e të rinj, që vinin atje. Fill mbas Kongresit të IV-të të Partisë, Enver Hoxha doli hapur kundër Hrushovit dhe në Mars të vitit 1961, vjen në Bazën Detare të Pashalimanit, Kryeministri i vendit Mehmet Shehu. Në atë kohë, efektivi sovjetik po përgatitej për t’u larguar. Ai erdhi për të zbërthyer direktivat e Kongresit të Partisë, për t’u dhënë një mësim të mirë sovjetikëve, për të qetësuar gjakrat, që sa ishin ndezur midis dy identiteteve, ruse e shqiptare, për t’i dhënë zemër efektivit tonë, se asgjë nuk do të ndodhte midis nesh, dhe se miqësia, do të vazhdonte si më parë.

Divergjenca do të kishte midis dy partive, ku e para partia jonë qëndronte fort në pozita të shëndosha të marksizëm-leninizmit, kurse e dyta, kishte rrëshqitur në revizionizëm. Nikita Hrushovi, ishte pajtuar me Titon, kreun e revizionizmit ndërkombëtar, kishte zbutur qëndrimin me amerikanet, të cilët në atë kohë e kishin detyruar të tërhiqte nga deti i Karaibeve raketat e destinuara për Kubën, dhe të tjera pehlivanllëqe të Hrushovit, të cilat u quajtën si zbutje e papranueshme nga partia e jonë, në planin ndërkombëtar të luftës së klasave, kurse në planin ideologjik, ajo e quajti largim nga parimet e marksiste-leniniste.

Tashmë koka e këtij revizionizmi, nuk do te ishte më Titua dhe as Jugosllavia, por Bashkimi Sovjetik, pra një e gjashta e botës, koka dhe udhëheqja e Kampit Socialist. Udhëheqja e partisë sonë në vend, që të binte në ujdi bëri të kundërtën. Ajo për parimet sakrifikoi miqësinë me ta, marrëveshjet civile dhe ushtarake, në dëmin e një populli të vuajtur e të vogël siç ishte vendi ynë, vetëm e vetëm për të mos shkelur parimet.

Por le të kthehemi tek Mehmet Shehu, i cili erdhi dhe hyri në sallën e kino-klubit të repartit, kapaciteti i të cilit i kalonte të shtatëqind vendet. Ai ishte mbushur plot e përplot me kuadro e marinarë, ku iu bë një pritje madhështore. Efektivi shqiptar, kishte shkuar në kino-klub më herët dhe kishte zënë vend, që nga fillimi e deri në fund të sallës, duke lënë nëpër rreshta disa vende bosh, për efektivin ushtarak sovjetik të Brigadës së Nëndetëseve. Ndryshe nga herët e tjera, ku rreshtat e para ishin të rezervuara dhe liheshin bosh për vëllezërit e mëdhenj, oficerët dhe marinarët sovjetik, kjo gjë nuk kish ndodhur në këtë rast.

Sovjetiket erdhën të organizuar për të marrë pjesë në këtë mbledhje, por zunë vendet bosh midis rreshtave, së bashku me marinarët dhe kuadrot shqiptare. E pazakontë kjo pritje për ta, por të detyruar, u ulën midis shqiptareve se, fundja fundit, miq ishim! Kur hyri Mehmet Shehu dhe u ngjit për në tribunë me një paraqitje pothuajse ushtarake, të gjithë u ngritën në këmbë dhe shpërthyen në brohoritje për partinë dhe shokun Enver. Ovacionet nuk kishin të mbaruar. Deshën, s’deshën sovjetikët, të detyruar edhe nga bërrylat e marinarëve shqiptare, ngriheshin e duartrokisnin edhe ata së bashku me ne.

Paraqitja e Mehmet Shehut në sallë, ngjalli nostalgjinë e figurës së Stalinit, aq sa një marinar rus, nga turma u dëgjua të bërtiste: “Oc blot kak Stalina, dhe i rrodhën lotët nga sytë”. Ai ishte gjeorgjian dhe dashuria e tij për Stalinin, ishte e madhe. Mehmeti atëherë e elektrizoi sallën me fjalimin e tij të famshëm, ku midis të tjerash theksoi: “Kush ka jetuar në një krevat me Titon, të nesërmen ai është mbarsur me revizionizëm! Kush ka ngrenë në një çanak me të, ai është ushqyer me revizionizmin e tij! -përkthyesi u mundua, por vet Mehmeti, e mori fjalën rusisht:

“Përktheje mirë”! Më vonë, ai vazhdoi: “Partia e jonë as nuk ka jetuar dhe as nuk ka ngrënë në një çanak me Titon, por ka qëndruar dhe do të qëndrojë fort në llogoren e marksizëm-leninizmit”.

Jehona e atij fjalimi u dha efektivave zemër dhe optimizëm se asgjë nuk kishte për të ndodhur në të ardhmen, përkundrazi Shqipëria me ndarjen përfundimtare me Bashkimin Sovjetik do të shpëtonte nga një panterë e zezë e botës sllavo-komuniste. Ajo synonte për ta bërë pronë të saj Bazën Detare të Pashalimanit.

Në maj, plasi incidenti i flamurit, i cili bëri bujë, të madhe, ku një detar sovjetik, ngriti flamurin e vet në Bazën Lundruese, ndërsa detari jonë, që e pa, i preu cimen dhe sherri u zgjidh, duke u ngritur të dy flamurët njëherësh, pranë njëri-tjetrit. Nuk pati më mosmarrëveshje midis efektivave. Bisedimet u zhvilluan midis ekspertëve të dyja vendeve, ku aty ka pasur edhe përplasje dhe sigurisht, që janë thënë shumë gjëra që ne nuk i dimë.

Rusët, nuk e kishin të lehtë të përballeshin me ne se mbi kokat e tyre, në Karaburun, kodrat e Orikumit, Sazanit e bregdetit të Vlorës, qëndronte artileria bregdetare, gati për çdo gjë, prandaj ata pranuan tërheqjen nga baza pa kushte. Largimi sovjetikeve nga Pashalimani në atë dimër, i veshur dhe frustruar me stofin artistik, duket krejt i ndryshëm nga realiteti dhe pasojat.

Me ikjen e sovjetikeve, jeta dalëngadalë u normalizua. Largimi i tyre nga Baza e Vlorës, ishte e justifikuar, sepse ata e kishin përmbushur misionin e vet. Efektivat e nëndetëseve i kishin dhënë detyrat e tyre kryesore të luftimit, në praninë e këshilltarëve sovjetikë, po kështu ofiçina e silurëve dhe shkolla e instruksionit, efektivat e tyre kishin marrë në dorëzim gjithë teknikën mësimore dhe luftarake dhe vazhdonin që ta përdornin atë me sukses. Në shenje hakmarrje, rusët tërhoqën tetë nëndetëse dhe bazën e Katelnikovit që, ishte pjesë përbërëse e armatimit te Traktatit të Varshavës.

Me disa anije tregtare ata morën edhe familjet e oficerëve, të përcjellë miqësisht, siç e ka zakon shqiptari, tepër korrektë. Ata u larguan, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Lart, shumë gjëra janë thënë të politizuara se, përcjellja e tyre ishte e ftohtë. Ata ikën, por ne mbetëm si të thuash jetime, para një teknike sa e vjetër në përdorim, aq edhe e re për ne, të cilën nuk e kishim parë ndonjëherë. E vjetër, sepse teknika luftarake që ngeli, kërkonte riparime të lehta, të mesme dhe kapitale, problem ky që u shfaq menjëherë sa ikën rusët, por dhe e re për ne, se eksperienca jonë, në përdorimin e mirëmbajtjen e anijeve, ishte e pakët.

Në ofiçinën e silurëve, shumë shpejtë i reduktuam silurët akustike. Mungonte eksperienca teorike dhe praktike për përgatitjen e tyre, dhe meqenëse ishim të pajisur me silurët më të vjetra elektrike të vitit 1946, u futën ato në përdorim për furnizimin e nëndetëseve, në aparatet e pasme të tyre. Ato ishin të fuqishme, por të pamanovrueshme për gjetjen e objektit dhe plasja e tyre, bëhej vetëm me anën e kontaktit, ndryshe nga silurët akustike, që shpërthente nëpërmjet fushës magnetike, por edhe me anën e kontaktit, gjithashtu, ajo e kërkonte objektin. Ky për ne në ofiçinën e silurës, ishte dështimi i parë për silurat akustike. Këtu u ndje edhe mungesa e parë e specialistëve sovjetikë.

Marinari Tonin Fishta nga Shkodra, ishte i përgatitur dhe sa herë që do të vinte puna, që do të dorëzonim silurët akustike në nëndetëse, ne marinarët, çoku bënim edhe zhurmë dhe Tonini me atë karakterin e tij impulsiv, nxehej dhe rrëmbente ndonjë çelës dhe e përplaste në tokë, në momentin e përgatitjes përfundimtare të silurës akustike, ku kërkohej qetësi e madhe për të kontrolluar sinjalet, që ajo i jepte gjatë lëvizjes për në objekt. Tonini kënaqej kur teknika akustike, në përfundim jepte provat e dëshiruara. Atëherë thoshte: “Tash merreni, ju rruat. Hajt ma faqen e bardhë, mos bëni ma zhurmë kur punojmë. A më dëgjon”?

Ai ishte teknik i mirë. Në bateritë e silurëve, një specialist me përvoje ishte nënoficer Nasip Xhuvani. Me kompresorët Dk 2, për prodhimin e ajrit, ishte Selman Alia. Ai jepte e merrte me ta dhe kur nuk i ecte puna thërriste oficer Tafil Maliqin, i cili ishte bërë mjeshtër i këtyre kompresorëve, që prodhonin më shumë se 200 kg/cm2 ajër. Tek silurët me ajër, shërbenin nënoficerët: Dino Nanaj, Bashkim Shehu dhe Pet Petushi. Me largimin e Toninit, u largua edhe “truri elektronik” i silurëve akustike. Nuk kishte marinar që ta zëvendësonte Toninin.

Ramadan Gerzena, që e zëvendësoi, nuk mundi të vazhdonte si Tonini, dhe silurët akustike pothuajse ngelën të vdekura. Atyre u bëhej vetëm shërbimi dhe asgjë më tepër. Lirimi i Toninit, krijoi një boshllëk për silurët akustike, megjithatë puna vazhdonte ashtu siç e thamë me lart. Që t’i jepje zgjidhje këtij problemi, duhej përkthyer literatura sovjetike. Inxhinier Kujtim Peci, një nga kuadrot më të mirë të Brigadës, iu fut punës për përkthimin dhe vënien në funksionim të aparaturave akustike, por e la atë përgjysmë dhe nuk di përse ndodhi një gjë e tillë. Më vonë, do t’i mateshim punëve së bashku me marinarët, duke realizuar edhe qitje te suksesshme me to.

Në 4 qershor 1961, Enver Hoxha, do të vinte në Bazën Detare të Pashalimanit dhe do të vuloste përfundimisht shkëputjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik dhe gjithë Europa Lindore, që ishte nën varësinë e rusëve. Gjatë vizitës në bazë, Enver Hoxha përgëzoi efektivin, për qëndresën e tyre në mbështetje të strategjisë së partisë, njoftoi për shkëputjen përfundimtare politiko-ushtarake nga Moska, u dha zemër efektivit dhe gjithë popullit shqiptar se, asgjë nuk do të ndodhte nga shkëputja ushtarake me Bashkimin Sovjetik. /Memorie.al/

blank

Çfarë autonomie ka Tiroli i Jugut që po përmendet si model për asociacionin në Kosovë?

Kosova dhe Serbia arritën të shtunën një marrëveshje, ndonëse pa nënshkrim, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Tanimë, top diplomatët ndërkombëtarë po kërkojnë nga Kosova që të nisë “menjëherë” formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Megjithatë, asociacioni nuk përmendet në mënyrë eksplicite në Marrëveshje, por Neni 10 i saj kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurse, neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, ndërkaq, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Javën e kaluar, Miroslav Lajçak ishte sqaruar nga Beogradi për 15 modelet evropiane që ekzistojnë për të drejtat e pakicave nacionale e të cilat si dokument ia kishte dorëzuar më 9 mars në Prishtinë, kryeministrit Albin Kurti.

Sipas të dërguarit të BE-së për dialog, Asociacioni duhet të krijohet në bazë të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë gjatë viteve 2013 dhe përkatësisht 2015.

Ndërkohë sot, kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg, duke folur rreth Asociacionit, ka përmendur rastin e Tirolit Jugor.

“Ky është një vend që ka filluar të ekzistojë në vitin 1918, kur shembull një ministër francez, tha ‘Austria është ajo që mbetet’. Është një vend që ka pasur ndryshimet më të mëdha dhe sot jemi një nga vendet më të pasura ku njerëzit janë krenarë për gjithçka që është arritur. Shikoni Tirolin Jugor. Ka shembuj pozitivë dhe Austria është një prej tyre”, tha ai, gjatë një takimi me homolugun e tij serb, Ivica Daçiq.

Mes tjerash, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e kishte parë si zgjidhje një “non-paper“-in që ishte publikuar vitin e kaluar e që parasheh – ndër tjerash – themelimin e një “distrikti autonom të Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.

Sipas këtij plani, “Distrikti Autonom i Kosovës Veriore” do ta kishte guvernatorin e saj në Qeverinë e Kosovës.

Kjo dukej se i kishte pëlqyer Viola von Cramonit, teksa shtonte se “Distrikti Autonom i Kosovës Veriore”, që përmendej në atë dokument, mund t’i zgjidhë problemet midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke pretenduar kështu, ajo e kishte bërë një krahasim me Tirolin Jugor në Itali.

“Ajo që propozohet në atë dokument [non-paper] duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë. Mund të jetë një model i suksesshëm, por duhet të jetë i personalizuar duke marrë specifikat e situatës në Kosovë. Të presim e të shohim, por unë i ftoj diplomacitë evropiane të rrisin shkallën e koordinimit për të evituar çdo keqkuptim”, pati thënë ajo.

Si është Tirolit Jugor në Itali?
Tiroli Jugor dikur ishte pjesë e perandorisë së gjerë Austro-Hungareze. Ai u aneksua nga Italia më 1918. Me gjithë përpjekjen e kryeministrit italian të asaj kohe, Benito Mussolinit për ta “italianizuar” zonën duke ndaluar gjermanishten dhe duke shtyrë fjalorin dhe kulturën italiane, vendasit kanë luftuar për lirinë e tyre edhe përmes sulmeve terroriste.

Aty, italishtfolësit janë pakicë. Letërnjoftimet e qytetarëve janë të ndryshme nga ato të Italisë; janë të gjelbra dhe të shkruara në italisht dhe gjermanisht. Flamuri lokal është kuq e bardhë me një shqiponjë perandorake të stilit austriak në mes.

Shkollat ​​janë të ndara sipas gjuhës amtare në mënyrë që fëmijët të rriten në botë të ndara. Kjo ka çuar në probleme integrimi midis komuniteteve të ndryshme.

Por kalimi i shumë viteve nga mosmarrëveshjet ka bërë që shumë prindër në atë rajon t’i nxisin fëmijët e tyre ta kryejnë shkollën e mesme gjermane, më pas shkollën e mesme italiane, në mënyrë që t’i mësojnë të dy gjuhët.

Shpërndarja e punëve publike bazohet në një sistem të rreptë të kuotave që merr parasysh përkatësinë etnike sipas regjistrimit.

Marrëveshja Mussolini-Hitler për Tirolin Jugor
Diktatori gjerman, Adolf Hitler kurrë nuk pretendoi ndonjë pjesë të Tirolit Jugor, as para aleancës me diktatorin italian, Benito Mussolinin, duke e pranuar pjesën gjermane të Tirolit Jugor si një zotërim të përhershëm të Italisë.

Në vitin 1939, të dy diktatorët për të zgjidhur ndonjë mosmarrëveshje të mëvonshme u morën vesh t’ia jepnin popullsisë gjermanfolëse një zgjedhje në Marrëveshjen e Opsionit të Tirolit Jugor: ata mund të emigronin në Gjermaninë fqinje (përfshirë Austrinë e aneksuar) ose të qëndronin në Itali dhe të pranonin italianizimin e plotë.

Popullsia e Tirolit Jugor ishte thellësisht e ndarë. Ata që donin të qëndronin (Dableiber) u dënuan si tradhtarë; ata që u larguan (Optanten), shumica, u konsideruan si nazistë. Kishte një plan për ta zhvendosur Optanten në Krime (të aneksuar në Gjermaninë e Madhe), por shumica u zhvendosën në Poloninë Perëndimore të aneksuar nga Gjermania, ku u dëbuan ose u vranë pas luftës. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kjo marrëveshje u zbatua vetëm pjesërisht.

Në vitin 1939, Mussolini vendosi ta ndërtonte një Mur Alpin, një fortifikim ushtarak për ta mbrojtur kufirin tokësor verior të Italisë.

Marrëveshja e parë austro-italiane
Ndërsa aleatët e fuqishëm të Italisë kishin vendosur që krahina të mbetet pjesë e Italisë, Italia dhe Austria negociuan një marrëveshje më 1946, duke i njohur të drejtat e pakicës gjermane. Kjo çoi në krijimin e rajonit Trentino-Alto Adige. Gjermanishtja dhe italishtja u bënë të dyja gjuhë zyrtare dhe arsimi në gjuhën gjermane ishte i lejuar. Por meqenëse italianët ishin shumicë në rajon, vetëqeverisja e pakicës gjermane ishte e pamundur.

Së bashku me mbërritjen e emigrantëve të rinj italishtfolës, kjo çoi në pakënaqësi të forta midis Tirolit të Jugut, e cila kulmoi me akte terroriste të kryera nga Befreiungsausschuss Südtirol (BAS – Komiteti për çlirimin e Tirolit të Jugut). Në fazën e parë u shënjestruan vetëm ndërtesat publike dhe monumentet fashiste.

Çështja e Tirolit të Jugut u bë problem ndërkombëtar. Meqenëse zbatimi i marrëveshjes së pasluftës nuk u pa si i kënaqshëm nga qeveria austriake, çështja u bë shkak i fërkimeve të rëndësishme me Italinë dhe u mor përsipër nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 1960. Një raund i ri negociatash u zhvillua më 1961, të cilat rezultuan të pasuksesshme.

Marrëveshja e dytë
Përfundimisht, opinioni ndërkombëtar (sidomos austriak) e bënë qeverinë italiane ta konsideronte një “urdhër të dytë ligjor” dhe të negocionte një paketë reformash që prodhuan “Statutin e Autonomisë”. Marrëveshja e re u nënshkrua më 1969 nga Kurt Waldheim për Austrinë dhe Aldo Moro për Italinë. Ajo përcaktoi se mosmarrëveshjet në Tirolin e Jugut do të paraqiteshin për zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, se krahina do të merrte një autonomi më të madhe brenda Italisë dhe se Austria nuk do të ndërhynte në punët e brendshme të Tirolit të Jugut. Marrëveshja qe gjerësisht e kënaqshme dhe tensionet separatiste shpejt u lehtësuan.

Statusi i ri autonom, i dhënë nga 1972 e tutje, ka rezultuar në një nivel të konsiderueshëm të vetëqeverisjes, gjithashtu për shkak të burimeve të mëdha financiare të provincës së Bolzano / Bozen, duke mbajtur pothuajse 90% të të gjitha taksave. U deshën edhe 20 vjet të tjera që reformat të zbatoheshin plotësisht, e fundit më 1992. Pas një debati në Parlament, Vjena e deklaroi mosmarrëveshjen të mbyllur. Më 18 qershor 1992, lirimi u nënshkrua nga Italia dhe Austria në New York, përpara ndërtesës së Kombeve të Bashkuara.

Sot, Tiroli Jugor është paqësor dhe provinca më e pasur italiane, duke gëzuar një shkallë të lartë të autonomisë. Ajo ka marrëdhënie të forta me shtetin austriak, veçanërisht që nga hyrja e Austrisë në vitin 1995 në Bashkimin Evropian, e cila ka çuar në një monedhë të përbashkët dhe një zhdukje de facto të kufijve.

I gjithë rajoni historik i Tirolit, që përfshin shtetin austriak të Tirolit formon një Euroregjion, një rajon i bashkëpunimit të intensifikuar ndërkufitar brenda BE-së, i quajtur “Tirol-Tirol Jugor-Trentino”, dhe është krijuar një parlament i përbashkët, megjithëse me kompetenca të kufizuara.

Në kohën e aneksimit, Tiroli i Jugut ishte i banuar nga një shumicë e madhe gjermanofolëse. Sipas regjistrimit të vitit 1910, i cili renditi katër grupe sipas gjuhës së tyre të folur, zona ishte e banuar nga rreth 89% gjermanishtfolës , 2.9% italisht dhe folës të gjuhëve të tjera të Perandorisë Austriake.


Send this to a friend