VOAL

VOAL

Deklarata befasuese e gazetarit: Belinda Balluku më ka joshur me shifra të majme për të më mbyllur gojën!

Gazetari dhe drejtuesi i Timoni.al, Almer Toska ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa akuzoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndaj të cilës SPAK ka nisur një hetim, i ka ofruar shuma të majme për të ‘mbyllur’ gojën përballë denoncimeve të tij publike.

I ftuar në programin e drekës në News24, përballë gazetares Ola Bruko, Toska tha se ka qenë vetë Balluku dhe njerëz të saj që i kanë ofruar shuma të mëdha, por që ai s’i ka pranuar, ndërsa shtoi se mund të kapnin vlerat e 1 apo 2 apartamenteve.

“E kam nisur këtë betejë mediatike ndaj Ballukut, për asnjë arsye personale. Gjyshi i Belinda Ballukut ka qenë i internuara në zona e Roskovecit. O Beqir Balluku dil andej nga pambuku. Ia përmendin atë si bejte. Ajo u hakmor për zonën tonë. Vuri një termocentral që i solli dëm zonës, duke i çuar energjinë Greqisë. Me një aferë, shkatërroi zonën bujqësore. Ajo shkeli banorë të tërë për arsye përfitimi, në kurriz të tyre dhe në të mirë të Greqisë. Belinda Balluku, pasi mori vendimin për të shkatërruar zonën më bujqësore të Rroskovecit. Nisa të nxjerr akuza. Shumë media dhe një pjesë e opozitës është bërë zëri i Ballukut. Për mua Balluku, s’kam asnjë interes personal, më është afruar dhe më ka joshuar, njerëz të saj, pazare të paimagjinueshme. Shuma të majme, që mund të sigurohej familja. Shifra të majme, 1 apo 2 apartamente. Të tjerët janë në Pazar me Ballukun. Jam Almer Toska dhe bëj betejë me vija të kuqe përballë Ballukut. S’po merrem me jetën private të Ballukut, por me jetën publike të saj. Do të merrem deri në fund.”, tha ai. bw

“Prokurori për rastin ‘Balluku’, po kërcënohet!”, gazetari tregon prapaskenat: Rama e telefonoi nga celulari i Manjës dhe…

Gazetari Almer Toska, drejtues i Timoni.al ka treguar prapaskenat për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK. Përballë gazetares Ola Bruko në News24, ai foli për një telefonatë që kryeministri Edi Rama ka bërë me prokurorin e çështjes, Dritan Premçi, përmes telefonit të Ulsi Manjës.

Ai tha e prokurori po kërcënohet.

“Dritan Premçi nuk ka pranuar të shpallë urdhër-arrestin, u kap në befasi. Ai mori kërcënime nga familja e tij. Balluku dhe njerëz të saj i kanë bërë kërcënime. Se di nëse mund ta përballojë këtë presion dhe kërcënime që po përballon Premçi, siç po bën Duamni. Premçit, bravo i qoftë, është kurajoz. Ai po heton dhe po përballet me presione. Premçi është telefonuar nga Edi Rama. E di bisedën telefonike, që Rama ka folur me Premçin përmes telefonit të Ulsi Manjës. E ka pyetur; çfarë ke në atë dosje për Ballukun. Ai i ka thënë; ato që ti di dhe ato fakte që di për aferat. Rama i ka kërkuar që të shtyhet masa pas zgjedhjeve në Tiranë. Rama ka pasur një telefonatë me zonjën Balluku, ku i ka thënë nëse del lajmi, duhet të japësh dorëheqje. Ajo i ka thënë; Unë s’jam Erion Veliaj. Balluku e di eksperiencë dhe çfarë i ndodhi Veliajt.”, tha ai.bw

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

Personi që shihni në këtë foto është Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Siç dallohet qartë nga pamjet e siguruara, Totaj shfaqet në momentin kur hyn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Fotoja, e verifikuar nga VNA tregon qartësisht se bashkëshorti i ministres ka hyrë në godinën e institucionit të drejtësisë speciale.

Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK mbeten ende të paqarta. Deri më tani, nuk ka një komunikatë zyrtare nga prokuroria për natyrën e thirrjes apo ndonjë procedim konkret ku mund të jetë përfshirë.

Totaj, bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit dhe aktualisht ministres së Jashtme, është një figurë që rrallë shfaqet publikisht, çka e bën edhe më domethënëse praninë e tij në institucionin e hetimeve të posaçme. Standard

Vendimi- Vdekja e Doriana Hakës, pas 11 vitesh prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.

Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit ti pezullohet licenca për 5 vite, duke mos patur mundësi të ushtrojë profesionin.

Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.

Me 10 nëntor kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të  paraqesin argumentat e tyre të mbrojtjes dhe pas më shumë se një dekade sorollatjesh në dyert e drejtësisë shqiptare prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe verdiktin  e drejtësisë. Familja e të ndjerës akuzon mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës. bw

“Pro Senatit, të ulet numri i deputetëve”, Berisha tregon kushtin e PD për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se është dakord, duke iu referuar diskutimeve të pritshme për Reformën Zgjedhore që numri i deputetëve të ulet në Parlament pasi sipas tij, duhet të ketë një dhomë më të lartë, siç është Senati.

Nga ana tjetër, sa i takon reformës territoriale, Berisha tha se numri i bashkive duhet të jetë më i madh, nga 61 që janë aktualisht.

“Është 25-30 vite me parë që vendi të bëhet me dy dhoma. Dy dhoma Senatin dhe Parlamentin. Unë jam dakord me këtë variant. Por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si frenues atëherë i bën mirë vendit.

Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë, ka të tjera që se kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për Bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës.

Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka”, tha Berisha. bw

VIDEO- “Partia ime është Berati!” – Kandidati i pavarur i bashkisë së Beratit Pavlo Shkarpa

 

Kandidati i pavarur i bashkisë së qytetit te Beratit Pavlo Shkarpa.

“Berati është motivi, kujtimi i çdo dite, dhe arsyeja pse hyra në këtë betejë.
Unë nuk kërkoj pushtet, kërkoj t’i shërbej qytetit tim me gjithë përvojën dhe dashurinë që kam për të.
Partia ime është Berati!🇦🇱
Sepse Berati është më shumë se një vend është familja jonë e madhe.
Voto Pavlo Shkarpa 🗳️✅për një bashki që dëgjon, punon dhe mban fjalën!👌
“Partia ime është Berati!” Pavlo Shkarpa

Dje duhej të paraqitej në SPAK, Belinda Balluku kthehet në Shqipëri një ditë më pas dhe prezanton Liburn Aliun drejtor të Portit të Durrësit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka refuzuar të paraqitet ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme, pas fletëthirrjes që i kërkonte të ishte dje para prokurorëve të posaçëm.

Ajo u justifikua me axhendën e ngjeshur duke deklaruar se nuk mund të paraqitej pasi ishte jashtë vendit.

Ndërkohë sot Balluku ishte në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.

 

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Pas refuzimit për t’u paraqitur ditën e hënë, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një fletëthirrje të dytë ku i kërkohet zv/kryeministres që të shkojë para hetuesve ditën e premte.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. bw

BIRN: Beteja ‘e pjesshme’ elektorale për 5 bashkitë e vendit

Në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor dhe kryetarët e rinj do të qëndrojnë në detyrë për gati 1 vit e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2026.

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi të dielën emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki të vendit të mbetura vakante pas dorëheqjeve të kryetarëve, ndërsa Tirana vijon të jetë pezull deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ligjmërinë e shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion.

Në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor dhe kryetarët e rinj do të qëndrojnë në detyrë për gati 1 vit e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2026.

Pesë bashkitë drejtoheshin më parë nga Partia Socialiste dhe tre prej tyre mbetën vakante pasi kryebashkiakët Agron Malaj në Mat, Ervin Demo në Berat dhe Tërmet Peçi në Tepelenë dhanë dorëheqjen për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen, ndërsa ai i Cërrikut, Andi Salla u emërua ministër i Bujqësisë në kabinetin e “Ramës”.

Për shkak të afateve të ngutshme kohore për regjistrimet në KQZ, fushata zyrtare është vetëm një javë dhe nis më 1 nëntor, pavarësisht se kandidatët e kanë nisur fushatën e tyre.

Në garë janë kandidatë të Partisë Socialiste, që vijnë kryesisht nga një karrierë politike lokale dhe në administratën lokale të qyteteve ku kandidojnë, ndërsa opozita dhe Partia Demokratike kanë preferuar të mos kandidojnë emra politikë në këto zgjedhje, duke mbështetur kandidatë të pavarur.

Në Bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste kandidon me Brunilda Mersinin, mjeke në profesion dhe ish-drejtuese e Spitalit Rajonal të Vlorës. Për të kandiduar, Mersini dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që fitoi në zgjedhjet e 11 majit.

Përballë saj është kandidati i pavarur Dionis Sota, një sipërmarrës dhe drejtues i shoqatës turistike rajonale “Arta”. Sota mbështetet nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.

KQZ nuk e regjistroi kandidatin e tretë, Gjergji Nika si të pavarur, pasi nuk kishte ndjekur procedurën e propozimit nëpërmjet një Komiteti Nismëtar.

Në Berat, socialistët i besojnë kryetarit aktual të komanduar të bashkisë, Ervin Ceca, i cili ka shërbyer dhe si kryetar i këshillit bashkiak. Përballë tij garon biznesmeni Pavlo Shkarpa i regjistruar si kandidat i pavarur dhe që mbështetet nga opozita.

Në Mat, PS i ka besuar kandidatutën Altin Bonjit, drejtues në administratë vendore dhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Por socialistët futen të ndarë në fushatën e shkurtër për bashkinë, pasi në garë kandidon si e pavarur edhe Suzana Pasha, me karrierë politike në degën e PS-së si kryetare e forumit të gruas.

Demokratët nga ana tjetër mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika.

Në Cërrik, socialistët propozojnë Florenc Dokën po ashtu me eksperiencë të gjatë administrative në nivel vendor dhe bashki, ndërsa përballë ka dy kandidatë nga opozita, kandidatin e pavarur që mbështetet nga demokratët, Amarildo Hoxha me profesion mjek dhe Eligert Himën si kandidat i “Shqipëria Bëhet”.

Në Tepelenë, socialistët garojnë me ish-kreun e Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa demokratët mbështesin kandidatin e pavarur, Gabriel Guma, një 26 vjeçar arkitekt me profesion.

Për monitoruesit e zgjedhjeve, votimet e 9 nëntorit nuk pritet të sjellin ndonjë suprizë në drejtimin e këtyre bashkive.

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN-it se “nuk i shoh dot si zgjedhje, por si riemërime, përsa kohë që në këto bashki të vogla ka mbetur shumë pak mandat”. Sipas tij, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje do të kenë gjithashtu pak gjë në dorë, pasi këshillat i kontrollon mazhoranca dhe mbetet “vetëm një buxhet për t’u miratuar”.

Xhemollari sheh me shqetësim ajo që ndodh me kryetarët e bashkive që japin dorëheqjen nga mandati, duke shkaktuar kosto shtesë për qytetarët.

“Për mua janë shqetësuese transferimet tek ekzekutivi ose nga bashkitë drejt parlamentit, të cilat prodhojne kosto për administratën zgjedhore e për rrjedhojë për buxhetin e shtetit,” tha Xhemollari./ Reporter.al

Fletëthirrja e dytë për Belinda Ballukun, zvkryeministrja duhet të paraqitet në SPAK ditën e premte, e shoqëruar me avokat

Zv.kryeministrja Belinda Balluku refuzoi që të shkonte në SPAK si person në hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Por mësohet se ndaj saj është dërguar një tjetër fletëthirrje, ku i kërkohet që së bashku me një avokat të paraqitet ditën e premte në Prokurorinë e Posaçme.

 

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Ndërkohë ditën e djeshme, gazetarja Klodiana Lala tha se përmes avokatit të saj, Balluku ka dërguar një shkresë zyrtare, duke kërkuar caktimin e një date tjetër për t’u përballur me hetuesit e posaçëm.

“Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të paraqitet për t’u pyetur,” deklaroi Lala.

Koordinator i programit ekonomik të PD, Dorian Teliti, ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku. I ftuar në Log, ai tha se SPAK duhet të bëj pezullim të pozicionit të saj të punës, pasi e ka kompetencë të veten.

“Balluku të paktën deri të premten duhet të japi dorëheqjen, pasi po akuzohet për afera korruptive nga SPAK nga një institucion që ende po e heton. A ka mundësi ministri në detyrë, zv.kryeministrja në detyrë, jo vetëm për çështje që janë avancuar por dhe për ato që janë hapur, të fusë duar në manipulimin dhe zhdukjen provave?

Në rast se nuk jep dorëheqje, SPAK duhet të bëj një tjetër veprim të premten, të bëj pezullim të pozicionit të punës, e ka kompetencë të veten. Të paktën pezullim. Në rast se shikohet që ndërhyjë, lëvizjet dhe hapat që ndikojnë në procedurat që po hetohet, ka edhe masa të tjera”, tha Teliti.

Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre. Panorama

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.

Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.

Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.

Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.

Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.

Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.

Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.

Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.

Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.

Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.

Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.

Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.

Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.

Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./ Monitor

Altin Dumani: Institucionet shtetërore nuk referojnë raste korrupsioni!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend për rezultatet e institucionit gjatë vitit 2024 dhe problematikat e hasura.


Ai bëri një bilanc të pasurive të sekuestruara nga SPAK, por theksoi se edhe pse ka një përmirësim të luftës kundër korrupsionit, institucionet vetë ende kanë numra të ulëta në referimin e rasteve abuzive.

“Mbetet i ulët numri i referimeve nga institucionet publike për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha Dumani mes të tjerash.

Më tej ai dha edhe shifrat nga goditja e krimit dhe korrupsionit përgjatë vitit 2024, ku nënvizoi se janë sekuestruar rreth 37 mln euro. Ai foli edhe për hetimet dhe sekuestrimin e pasurive në kriptovaluta nga krimi i organizuar, duke krijuar edhe portofol dixhital.

“SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK. Ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Kështu, vlera e pasurive të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale. Krahasuar gjithashtu me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (rreth 65,5 milion euro në vitin 2024 kundrejt rreth 41 milion euro në vitin 2023)”, tha ai.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, renditi edhe shifrat e perceptimit të korrupsionit në indekset ndërkombëtare, duke deklaruar se Shqipëria është vlerësuar me 42 pikë në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë.

“Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK”, tha ai. gsh

*****

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës. • Dumani u pyet nga demokratja Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj. • Në përgjigje kreu i SPAK tha se plot 71 persona janë në sitën e SPAK për 3 inceneratorët, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, të cilat janë ende në hetim. • Lidhur me Veliajn, Dumani tha se hetimet nuk kanë përfunduar ende dhe po vijojnë, ndërsa për Ahmetajn tha se është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë. • Dumani tha se asnjë person nuk është i paprekshëm, madje as kryeministri Rama. • Sa i takon punës së SPAK në vitin që lamë pas, Dumani tha se janë sekuestruar pasuri me vlerë 6.5 mln euro. •Gjithashtu Dumani u pyet nga demokratja, Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetime për persona të lidhur me krimin e organizuar që marrin koncensione. • Në përgjigje, Dumani tha se SPAK ka nisur procedime lidhur me këta persona dhe shtoi se trendi i ekstradimeve, për shqiptarë që arrestohen jashtë vendit, është në rritje nga të gjitha vendet e Europës. •Kreu i SPAK u shpreh më tej se patronazhimi në Shqipëri nuk është krim dhe ata nuk mund t’i hetojnë. •Po ashtu Dumani u pyet edhe për dosjen Aruba, por u shpreh se nuk ka asnjë koment për këtë çështje. •Në lidhje me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit nga Belinda Balluku qe hetohet nga SPAK

Aliu kishte dhënë dorëheqjen më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

DURRËS– Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Burime për media bëjnë të ditur se vendimi për emërimin e tij është firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke i besuar Aliut drejtimin e një prej nyjeve më të rëndësishme detare në vend.

Aliu kishte dhënë dorëheqjen më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një reagim gjatë verës, ai kishte kontestuar zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit, duke theksuar se ky zhvillim ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij nga kabineti qeveritar.

Nderkohe Belinda Balluku eshte thirrur per hetime nga SPAK

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat. Klodiana Lala: Nëse refuzon herën e dytë, Prokuroria e Posaçme kërkon që të vijë me forcë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo  do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se zonja Balluku nuk është parë që të hyjë në ambientet e SPAK, dhe burimet thonë se ajo nuk do të paraqitet ditën e sotme. Ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit. Në kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë. Por nëse zonja Balluku do të refuzojë që të paraqitet në SPAK, ligji e përcakton se duhet të thirret me forcë, përmes futjes në lojë të policisë.

“Belinda Balluku është zyrtarisht nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, për rastin e tunelit të Llogarasë. Hetimet kanë derivuar nga dosja e Evis Berberit. Në pranverë të këtij viti u arrestua Evis Berberi për disa akuza, ndër to edhe atë për korrupsion. Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u sekuestrua celulari i tij, bashkëshortes dhe i përdorur më herët nga çifti. Janë gjetur të dhëna ku zbulohet se Balluku është e përfshirë në abuzime me tenderat. Në momentin kur zonjës Balluku do t’i komunikohet akuza, SPAK do të ketë edhe njoftim zyrtar për këtë çështje”, tha më tej gazetarja Klodiana Lala.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. bw

Gazment Bardhi: Për të mos u paraqitur sot në SPAK, Belinda Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është thirrur sot zyrtarisht nga SPAK-u në kuadër të procedimeve për “shkelje të barazisë në tendera”.

 

Fletëthirrja mban firmën e prokurorit Dritan Prençi përmes së cilës Ballukut i specifikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati, një element ky që tregon se mund të përballet me komunikim akuze penale.

Por kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi dje Ballukun se po përpiqet të shmangë paraqitjen në SPAK, ku pritet të njihet me akuzat penale që rëndojnë mbi të. Sipas Bardhit, Balluku ka “sajuar një vizitë zyrtare në Bullgari”.

Postimi i Bardhit: 

Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:

– Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;

– Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;

– Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe

– Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë.

Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpëra se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK! Panorama

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat. Numri 2 i Qeverisë nën hetim për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo  do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. bw

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: Raporti OSBE/ODIHR-it anashkalon problemin, që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet

 

Ekrem Spahiu: Raporti OSBE/ODIHR-it anashkalon problemin, që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet. Nuk shkruhet se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit.

Deklaratë për mediat

Më në fund, pas pesë muaj e gjysëm doli raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh shqetësimin e saj, se OSBE/ODIHR si përherë çertifikoi zgjedhjet, ku ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as të besueshme dhe as të pranuara nga konkuruesit.

Nga ky raport, të fituar si gjithmonë dolën dy partitë kryesore që kanë përgjegjësinë e plotë për regresin e paimagjinuar që ka pësuar procesi zgjedhor në Shqipëri nga zgjedhja në zgjedhje. Të humbur janë shqiptarët dhe demokracia se nga mosrespektimi i votës burojnë të gjitha krizat në vendit tonë.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” si subjekt me identitet të qartë kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, në mënyrë të vazhdueshme prioritet kryesor ka patur Reformen Zgjedhore me katër shtyllat e saj:

Barazia e votes, me një sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale

Lista të hapura

Votim dhe numërim elektronik

Vota e diasporës

Të gjitha këto i kemi bërë të ditura dhe të qarta në Parlament e jashtë tij, te institucionet shtetërore që janë të ngarkuara ligjërisht për zgjedhjet, te ndërkombëtarët e në veçanti te OSBE, si shqetësim madhorë për demokracinë.

Raporti në thelb nuk ka lidhje me realitetin real shqiptar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Shqipëri. Raporti e cilëson proçesin zgjedhor me defekte të vogla, por nuk shkruan gjë për brutalitetin e pushtetit dhe gjithë shtetit. Nuk shkruhet se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit. Nuk e përmend dyfishimin e administratës para ditës së votimeve.

Kalon në mënyrë sipërfaqësore infrastrukturën qeveritare të patronazhimit, përdorimin kriminal të paligjshëm të të dhënave personale nga pushteti, angazhimin e bandave në zgjedhje fenomen që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Raporti anashkalon problemin që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet.

Sapo doli raporti, dy partitë kryesore janë shumë të kënaqura me raportin dhe e pranojnë si shumë të mirë atë. Në të njëjten ditë kur doli raporti, të buzëqeshur deklaruan dakordësinë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të ketë për detyrë hartimin e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Raporti i OSBE/ODIHR-it në rekomandimet e sajë, janë po ato shqetësime që LZHK i ngritur në vazhdimësi dhe ua ka thënë po këtyre vëzhguesve para zgjedhjeve të 11 majit.
Rekomandimet më të rëndësishme janë:

Transformimi i sistemit tërësisht me lista të hapura apo ndryshimi i gjithë sistemit.
Administrim jo më me komisioner politik të zgjedhjeve.
Transparencë dhe forcim i mbikëqyrjes së shpenzimeve të fushatës.
Shqetësimi ynë është se OSBE/ODIHR, deri më tani nuk ka insistuar në zbatimin e rekomandimeve të veta dhe prandaj kemi mbërritur në këtë situatë për zgjedhjet në Shqipëri.
Të shpresojmë se rekomandimet e fundit të zbatohen për zgjedhjet e ardhshme.

Tiranë, më 25.10.2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Je aktor dhe prestigjator! Merr 140 mln euro për incenetarorë që s’ekzistojnë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 tetorit, Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm në podcastin “Flasim” ku tha se “këneta” duke iu referuar opozitës, ishte aq në hall sa kishte kandidatuar një aktor, që kishte bërë të qeshnin edhe Kongresin e PS duke imituar vetë Ramën.

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, thuhet në reagimin e Binajt.

Deklarata e Ramës:
Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt.
Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike.
Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.
Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë.
Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030

bw

“Balluku është person në hetim, e ka marrë fletëthirrjen”, gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë të hënën në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me autore Nisida Tufën ku u pyet për lajmin më të fundit, thirrjen në SPAK të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Lala deklaroi se mban përgjegjësi të plotë për atë që ka raportuar, pasi sipas saj fletëthirrja për Ballukun ka shkuar që në fillim të kësaj jave, por mbetet për t’u parë nëse ajo do të paraqitet të hënën e kësaj jave që vjen, më 27 tetor, e shoqëruar nga avokati i saj.

“Në këtë fletëthirrje prokurorët e posaçëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe t’ja bëjë të qartë se zonja Balluku është zyrtarisht në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe të gjitha gjasat janë që nëse ajo do të paraqitet, mundësitë janë që jo, por zonja Balluku do të njihet me akuzat penale zyrtare”, tha Lala.

 

Klodiana Lala: Në drejtim të zonjë Balluku dhe në adresë të MIE është nisur të martën një fletëthirrje dhe ka mbërritur në zyrën e zonjë Balluku. Këto fletëthirrje dërgohen me korrierë specialë që marrin dhe firmën.

Në këtë fletëthirrje prokurorët e posacëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe tja bëjë të qartë se zonja Balluku është zyrtarisht në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe të gjitha gjasat janë që nëse ajo do të paraqitet, mundësitë janë që jo, por zonja Balluku do të njihet me akuzat penale zyrtare.

Dueht të sqaroj për të mos patur konfuzion, nuk ka statusin e të pandehurës, por është person në hetim dhe zonja Balluku është zv/kryeministrja e dytë që hyn në përballje me SPAK pas Ahmetajt që është në arrati për disa akuza të rënda, ndër të cilat për korrupsion.

“Duhet një shkundje e të gjithë shoqërisë”, Salianji bën thirrje për protesta: Opozita të vrasë frikën dhe të nisë përballjen me Ramën

Ervin Salianji i bën thirrje opozitës për të nisur protestat me qëllim largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Marrja nën hetim e Belinda Ballukut, tha Salianji, duhet t’i shërbejë PD-së dhe opozitës në tërësi për të organizuar protesta të fuqishme.

“Edhe ky rast duhet të shërbejë që opozita të organizojë protesta të fuqishme, për të treguar që kjo nuk mund të normalizohet dhe as të pranohet. Duhet një shkundje e të gjithë shoqërisë, e të gjithë apatisë së shoqërisë që të reagojë për këto situata”, tha Salianji.

Ai tha se shoqëria duhet të zgjohet nga apatia, ndërsa shtoi se detyra e opozitës është të vrasë frikën dhe të nisë përballjen me Edi Ramën.

“Opozita duhet të frymëzojë për të vrarë frikën dhe të jetë opozita dhe të gjithë drejtuesit e saj në ballë të kësaj përballje me Edi Ramën”, vijoi ai.

Pjesë nga intervista e Salianjit

Nisida Tufa: Nuk është se ka një frymë për të protestuar…

Ervin Salianji: Besoj se ka një frymë revolte tek qytetarët dhe këtë e ndjej në çdo takim.

Nisida Tufa: Por jo për të kthyer besim tek opozita…

Ervin Salianji: Nuk po them të dalin për t’i dhënë besim opozitës. Vjedhja nuk i bëhet vetëm opozitës, PD-së, por vjedhja e fondeve publike i bëhet çdo qytetari, padrejtësia i ndodh çdo qytetari, përdorimi i institucioneve publike për interesin personal të Edi Ramës i ndodh çdo qytetari. Nëse në të kaluarën ka ndodhur që nuk ka patur reagim, ose ka patur reagim nga shtëpia, duhet që të gjithë qytetarët të mblidhen para institucioneve për të larguar Edi Ramën. Nuk po qeveris me besim apo program, por përmes frikës. Bën burgosje politike, e kam provuar vetë, bën goditje për interesa politike dhe ju e keni provuar vetë kur nuk i nënshtrohesh linjës editoriale që do Edi Rama dhe i jep mundësi publikut, siç ka ndodhur me grupin tuaj mediatik ai vendos tritolin, vendos gjobat, shkon në absurditete ku persona që duhet të jenë të izoluar për shkak të rrezikshmërisë siç janë drejtuesit e tatimeve në këtë vend, kanë guximin që të vendosin gjoba për një godinë e cila e ka parë e gjithë Shqipëria që është shembur para 3 vitesh dhe kërkojnë tatim. Nuk ka ndonjë ndryshim Edi Rama që vret institucione në këtë vend me ata rrugeçërit në rrugë që vrasin “pse më pe shtrembët”? A duhet të ketë reagim të shoqërisë? Besoj se po. Revoltë ka. Opozita duhet të frymëzojë për të vrarë frikën dhe të jetë opozita dhe të gjithë drejtuesit e saj në ballë të kësaj përballje me Edi Ramën.

Balluku thirret në SPAK, Shehaj mesazh Ramës: Po t’i arrestojnë të gjithë. Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arresojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai.

Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij. bw

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, Rama reagon për DW: Drejtësia bën punën e vet

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i speficikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati.

Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”.

Gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue, kreu i qeverisë është shprehur:

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”. bw

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki. Dje mbaronte dhe koha e vënë në dispozicion nga KQZ për kandidatët në këtë garë.

Kanë depozituar dokumetacion kandidimi:

1.Bashkia Vlorë, propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota;
2.Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini;
3.Bashkia Berat, propozuar nga zgjedhësit Pavlo Shkarpa;
4.Bashkia Berat propozuar nga Partia Socialiste z. Ervin Ceca;
5.Bashkia Cërrik, propozuar nga Partia Socialiste z. Florenc Doka;
6.Bashkia Cërrik, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” z. Eligert Hima;
7.Bashkia Cërrik, propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha;
8.Bashkia Mat, propozuar nga Partia Socialiste z. Altin Bojni;
9.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit z. Eduart Brahilika;
10.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit zj. Suzana Pasha;
11.Bashkia Tepelenë, propozuar nga zgjedhësit, z. Gabriel Guma;
12.Bashkia Tepelenë, propozuar nga Partia Socialiste z. Gramoz Sako.

DEBATI I PLOTË- “Po i japim mesazh të gabuar votuesve tanë”, Berisha kritika në grupin e PD: Kurrë s’do pranojmë nënshtrimin, ndryshe kot shkojmë në Kuvend

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, një dite më parë, është shoqëruar nga polemikat mes deputetëve demokratë lidhur me strategjinë që do të ndjekë opozita në sallën e Kuvendit.

Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur debatet me dyer të mbyllura.

Një pjesë e deputetëve demokratë propozojnë reagime më radikale në sallën e Kuvendit ndaj asaj që ata e quajnë cenim të të drejtave të opozitës nga ana e mazhorancës, duke iu referuar incidenteve të fundit të cilat kulmuan në përplasje të forta me kryeparlamentarin Niko Peleshi.

Por ka edhe nga ata që e vënë theksin tek përmbajtja dhe kontrollimi i emocioneve.

Nga ana tjetër, kreu demokrat Sali Berisha duket kritik në qëndrimet e tij ndaj opozitarëve duke theksuar se mënyra se si po sillen deputetët e PD, po dërgon mesazhin e gabuar tek votuesit.

“Secili prej nesh ka karakterin dhe emocionin e tij, por një gjë duhet të bashkojë secilin opozitar: Respekti për Rregulloren e Kuvendit. Në 35 vite deputetët kanë prezantuar pyetjet. Precedenti parlamentar është ligj dhe nuk mund të ndryshohet sipas qejfit nga krimineli Taulant Balla. Ushtari i bandave që na udhëzon ne si opozitë se si duhet të sillemi. Kush është ai kriminel të na mohojë ne të drejtat që opozita i ka fituar në 35 vjet. Jo zotërinj deputetë, rrugë tjetër përveç reagimit ne nuk kemi. Kush thotë të nënshtrohemi presionit të kriminelëve në qeveri, që ata mbyllkan seancën pa lejuar debat, i jep mesazhin më të gabuar votuesve tanë. Kurrë nuk mund të pranojë opozita nënshtrimin, ndryshe kot që shkojmë në Kuvend. Asgjë më shumë sesa na njeh rregullorja nuk kemi kërkuar, kurrë asnjeherë. Por ato që na jep rregullorja ne nuk i lëshojmë. Janë pjesë e misiomit tonë. Po si mund të ngrihet një kukull Kryetar Kuvendi dhe ti përgjigjet çdo kërkesë perverse të një krimineli si Taulant Balla”, është shprehur Berisha.

Pjesë nga debatet në grupin e PD 

Gazment Bardhi: Fillojmë me rendin e ditës. Siç ju kam njoftuar ka seancë të hënën dhe të enjten këtë javë. Në nisje të seancës janë për votim dy vendimet për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale. Administrata e Kuvendit sapo më ka dërguar tekstin e rishikuar për të dyja komisionet, ku shoh se janë reflektuar të gjitha amemdamentet tona të dorezuara javën e shkuar. Komisionet do jenë me barazi, bashkëkryetar dhe vendime konsensuale. Do kërkohet edhe ekspertiza e OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Komisionin e Venecias. Nëse mazhoranca i qëndron versionit të ripunuar nga administrata e Kuvendit, ne votojmë Pro.

Ndërkohe të hënën ka raportimin 5 institucionet e drejtësisë. Fillojmë me Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP. Rezolutat e mazhorancës nuk i votojmë, janë të njëanëshme. Ndërkohe deputetët do të bëjnë pyetje, dhe më pas kemi kohën për diskutime nga 2 orë e 30 min për çdo institucion. Edhe në këtë seancë ata do të vazhdojnë me provokimin kundër Rregullores për të mos na lejuar ti prezantojmë pyetjet, siç vepruan seancën e kaluar. Të ndalemi këtu fillimisht për të diskutuar sesi duhet të veprojmë. Për mua është e papranueshme që ne të nënshtrohemi ndaj sjelljes së tyre, por dua të dëgjoj mendimin e grupit.

Tomorr Alizoti: Unë nuk jam radikal, besoj askush prej nesh në këtë grup. Por nuk besoj se rruga që duhet të ndjekim është të nënshtrohemi ndaj tyre. Ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje, kemi të drejtë të flasim. Nëse na hiqen këto ne e kemi me detyrim reagimin, mos nënshtrimit, sepse po vritet thelbi i parlamentarizmit. Ata smund të na tregojnë ne sesi duhet të flasim, sesi duhet të vishemi. Sa sa respekt ka Edi Rama për Kuvendin e tregon me pjesëmarrjen në Kuvend. Ne jemi deputetë të opozitës, duke mbrojtur të drejtat tona mbrojmë parlamentarizmin. Unë nuk e mirëkuptoj dot askënd që thotë të mos reagojmë se pastaj ata na lenë të flasim. Fasadë në Kuvend ne nuk bëhemi dot. Duhet reagim, madje i fortë, që të gjithë të mësojnë që Shqipëria ska parlamentarizëm. Heshtja jonë është bashkëfajësi me ta në vrasjen e pluralizmit.

Belind Këlliçi: Unë mendoj se duhet të ruajmë një balancë mes reagimit dhe nevojës për të folur. Edhe unë nuk jam që të nënshtrohemi, por të gjejmë një zgjidhje sesi arrihet kjo pa humbur mundësinë për të folur.

Tomorr Alizoti: Më mirë të mos lenë të flasin sesa të nënshtrohemi. Ata po përpiqen që muajin e parë të na marrin hapësirën tonë. Kjo është e patolerueshme.

Luçiano Boçi: Edhe unë mendoj që nuk duhet të nënshtroheni dhe duhet të ruajme koherencën në qëndrimet tona. S’mund të ketë seancë nëse deputetët nuk lejohen të bëjnë pyetje. Nuk mund dhe nuk duhet t’i ikim këtij qëndrimi. Ndryshe dorëzohemi dhe mandatet tona janë të pavlera. Kryeministri shpërfill Kuvendin, Ministrat shpërfillin Kuvendin, atëherë çfarë vlere kanë mandatet tona ku nuk ushtrojmë dot kontroll parlamentar. Unë jam që ne duhet të jemi solidar me njëri-tjetrin mbi të gjitha dhe të mbështesim njëri tjetrin.

Flamur Noka: Miq, ne jemi deputetë të opozitës dhe opozita ka disa të drejta që ne nuk i lëshojmë kurrë. Një rregull që vepron prej 35 vitesh në Parlament nuk mund të na diktojë Niko Peleshi dhe Taulant Balla një gjë ndryshe tani. Ne jemi ne Kuvend për betejë, jo për nënshtrim. Kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro, dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje, për rezistencë, për betejë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa janë të drejtat tona. Të drejtat tona do ti mbrojmë. Nuk nënshtrohemi. Kush ka frikë nga përballja, dëshiron të nënshtrohet, të vazhdojë por kjo ska asnjë lidhje me opozitarizmin.

Klevis Balliu: Mendoj që nuk duhet ta lejojmë që ata të na heqin të drejtat që na njeh rregullorja. Kush është Taulant Balla të na tregojë ne sesi duhet të flasim dhe se çfarë duhet të pyesim. Pyetjet nuk lexohen, prezantohen për publikun dhe atë e bën deputeti. Në çdo seancë sajojnë një provokim të ri. Nëse e leshojmë tani bëhemi fasadë në Kuvend, dhe Edi Rama këtë do një opozitë fasadë në Kuvend.

Luan Baçi: Edhe unë nuk jam për nënshtrim, por duhet të jemi më të kujdesshëm. Duhet të jemi më pak emocionalë.

Sali Berisha: Secili prej nesh ka karakterin dhe emocionin e tij, por një gjë duhet të bashkojë secilin opozitar: Respekti për Rregulloren e Kuvendit. Në 35 vite deputetët kanë prezantuar pyetjet. Precedenti parlamentar është ligj dhe nuk mund të ndryshohet sipas qejfit nga krimineli Taulant Balla, ushtari i bandave që na udhëzon ne si opozitë sesi duhet të sillemi. Kush është ai kriminel të na mohojë ne të drejtat që opozita i ka fituar në 35 vjet. Jo zotërinj deputetë, rrugë tjetër përveç reagimit ne nuk kemi. Kush thotë të nënshtrohemi presionit të kriminelëve në qeveri, që ata mbyllkan seancën pa lejuar debat, i jep mesazhin më të gabuar votuesve tanë. Kurrë nuk mund të pranojë opozita nënshtrimin, ndryshe kot që shkojmë në Kuvend. Asgjë më shumë sesa na njeh rregullorja nuk kemi kërkuar, kurrë asnjeherë. Por ato që na jep rregullorja ne nuk i lëshojmë. Janë pjesë e misiomit tonë. Po si mund të ngrihet një kukull Kryetar Kuvendi dhe ti përgjigjet çdo kërkesë pervese të një krimineli si Taulant Balla. Asnjë nga seancat nuk është prishur për shkak të opozitës. Nëse opozita ka si qëllim të prish seancat, të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit, atë e shpall publikisht dhe e kemi bërë Legjislaturën tjetër. Në këto seanca asnjë qëllim të tillë nuk kemi patur, ata kanë provokuar dhe prishur seancat plenare. Përgjegjësinë për funksionimin normal të Kuvendit e ka mazhoranca, jo opozita. Mazhoranca duhet të respektojë opozitën, të respektojë Rregullon. Është detyrë e Kryetarit të Grupit që të reagojë sa herë që kriminelët në pushtet i mohojnë një të drejtë një deputeti të opozitës. Nëse kryetari nuk e bën këtë nuk është në lartësinë e besimit tonë. Prandaj kryetari i grupit ka bërë atë që ka për detyrë ky grup, të mbrojë Rregulloren e Kuvendit. Ndryshe ne jemi një opozitë fasadë në Kuvend dhe kjo smund të ndodh kurrë. Do Niko Peleshi të paralizojë Kuvendin, ta bëjë, por nuk është Kryetar Kuvendi, është një mjeran i marrë peng. Prandaj reagimi është rruga e vetme kur shkelet Rregullorja apo kur opozitës i mohohet një e drejtë që e gëzon 35 vjet. Ne duam normalitet por të vërtetë me Rregullore të respektuar. Normaliteti me Rregullore të shkelut është i rremë, është fasadë dhe ne nuk mund ta pranojmë kurrë.

Gazment Bardhi: Mirë atëherë meqenëse nuk ka mendim kundër, ky është qëndrimi i grupit. Pikë e fundit e rendit të ditës janë problemet e zgjedhësve, ju lutem ngrini shqetësime të zonave tuaja.

“Nuk kishte idiotësi më të madhe elektorale”, Mediu: Opozita humbi 9 mandate për shkak të heqjes së koalicioneve

“Opozita humbi 9 mandate nga formula e zgjedhjeve”. Kështu u shpreh kreu i PR, Fatmir Mediu në programin e drekës në News24 me Ola Bruko, duke analizuar atë që pritet nga komisioni i posaçëm i reformës elektorale, ngritja e të cilit është dakordësuar tanimë mes mazhorancës dhe opozitës.

Sistemi i cili është në fuqi, shtoi Mediu, i solli koalicionit opozitar në zgjedhjet e 11 majit, 9 mandate më pak, kjo për shkak të heqjes së koalicioneve.

Mediu tregoi në mënyrë të detajuar se si PD dhe partitë aleate mund të maksimizonin rezultatin ditën e zgjedhjeve.

Fatmir Mediu: Ne kemi humbur 9 deputetë. Pyetja e parë që shtrohet është si mund t’i kem këta 9 deputetë pjesë dhe sa kam e sa mund të shtoj që të fitoj zgjedhjet.

Ajo që u shkatërrua në 2017 ishte për shkak të mos kuptimit në PD, u bë një reformë zgjedhore skandaloze e imponuar nga Edi Rama pas marrëveshjes ku u tha që të gjitha partitë do të jenë nën logon e PD. Nuk kishte idiotësi më të madhe elektorale. Do të thotë që të gjitha ato mundësi elektorale që kishte PR, PAA apo partitë e tjera nulizoheshin. Në 2009, 2013 koncepti i bashkëpunimit opozitar ishte jo vetëm koalicioni, por përfshirja e disa drejtuesve në listat e PD në mënyrë që këta të maksimalizonin votat e listave në qarqe. Edi Rama jo pa qëllim në 2020, ndryshoi Kushtetutën në mënyrë skandaloze duke hequr koalicionet. Po të ishim në koalicion këto 9 mandate do të ishin dhe do të kishte një unifikim më të mirë të forcave opozitare. Nëse do të ishte ai sistem atëherë ne do të kishim 140 kandidatë të PD, 140 të PR, 140 të PAA, mbi 1400 kandidatë pra, 1400 aktivistë që do të punonin për të ruajtur votat. Këtu do të ruhej vota, sepse ai që kandidon vetë do të luftojë me këdo kriminelë e patronazhistë, për të mbrojtur votën.

9 mandate u humbën për shkak të formulës që u përdor. bw

Shkelje e barazisë në tendera- Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi. Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022.

Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate. bw

Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri- DW: Turistët polakë kërkojnë zhdëmtim

Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar.

 

SHQIPËRI- Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojnë zhdëmtim të plotë pushuesit që prenotojnë paketa turistike all inclusive, kur nuk përmbushen standardet dhe pushimet kthehen në makth?

Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar.

Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg.

Hotel me pesë yje dhe me zhurmë ndërtimesh

Procesi kishte të bënte me pushues polak, që kishin prenotuar një paketë all inclusive në një hotel me pesë yje në Shqipëri. Sapo ata mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve. Punimet e shembjes së objektit zgjatën katër ditë.

Gjithashtu pushuesve u duhej të prisnin në radhë të gjata për ushqimin dhe pasditeve ishte hequr nga lista oferta e mëparshme një vakt i ndërmjetëm. Në tri ditët e fundit të pushimit në të njëjtin objekt filluan punime ndërtimi për zgjerimin e hotelit.

Odiseja juridike në kërkim të zhdëmtimit

Nga një gjykatë në Poloni pushuesit kërkuan zhdëmtim dhe kthimin e pagesës. Gjykata polake iu drejtua Luksemburgut. Tani Gjykata Europiane konstaton, se zhdëmtimi me kthimin e plotë të pagesës së pushuesve është në përputhje me ligjin e BE-së.

Por operatori turistik nuk mund të dënohet me gjobitje për dëmin. Po ashtu nuk mund të ngrihet pretendim për zhdëmtim, kur në mes është një palë e tretë përgjegjëse për mangësitë dhe nëse ato as nuk kanë mundur të parashikohen dhe as nuk mund të shmangeshin, argumentojnë gjyqtarët e Luksemburgut.

Tani gjykata kombëtare në Poloni duhet të sqarojë, nëse operatori turistik apo menaxhuesi i hotelit kanë qenë të informuar për procedurën e autoriteteve që dhanë urdhërin për shembjen në objekt. Në këtë rast operatori turistik nuk mund të lirohet nga detyrimi për zhdëmtim kundrejt pushuesve. Rasti konkret do të vlerësohet tani nga një gjykatë në Poloni./DW

“Do e çoj deri në Strasburg”, Aulon Kalaja: Kodi Zgjedhor duhet hedhur në plehra! Bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare

Aulon Kalaja, në një deklaratë për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se nëse Kodi aktual Zgjedhor bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare pasi nuk i mundëson kandidatit të drejtën e ankimimit, por ia njeh subjektit politik.

Ai u shpreh se ka shpresë që kjo çështje do të marrë zgjidhje në Kushtetuese, por nëse kjo nuk ndodh, do të ndjekë hapat e radhës dhe do të shkojë në Strasburg.

“Shteti duhet t’i ofroje kandidatëve proces të rregullt ankimimi.
Kodi ynë Zgjedhor bie ndesh me konventat pasi të drejtën e kanë subjektet politike.
Jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më është bërë, GJK duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më por duhet që një kandidat tjetër ta ketë këtë armë. Jam këtu për të shfuqizuar nenin që pamundëson ankimimin për kandidatët, Kodi Zgjedhor aktual duhet të hidhet në plehra sa i përket kësaj çështje.
Hapi i radhës do të jetë Gjykata e Strasburgut, por mendoj se kjo çështje do të zgjidhet këtu”, tha ai. bw

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki, ngelëm vetëm…”- Florjan Binaj vijon takimet me qytetarët në Tiranë: E ke votën nga ne

Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre përmes votës. Gjatë daljes së djeshme, nuk kanë munguar momentet spontante dhe shprehjet e mbështetjes nga kalimtarët.

 

Në një moment, pranë një maceje, Binaj u ndal për të folur rreth rëndësisë së mbrojtjes së kafshëve dhe ndjeshmërisë ndaj mjedisit. Teksa ai bashkëbisedonte, një qytetar iu afrua për një foto, e shoqëruar me thirrjen: “Votoni Florin.”

Mbështetja ka ardhur edhe nga të rinjtë, të cilët e kanë përshëndetur gjatë ecjes me fjalët: “E ke votën nga ne!”

Ndërsa në takimet me banorët në terren, qytetarët kanë ndarë edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre u shpreh se fëmijët i janë larguar jashtë vendit, duke kërkuar zgjidhje dhe duke theksuar se ndryshimi nis me votën. “Djalin e kam në Austri, edhe vajza do më iki, duhet të bëjmë diçka, ngelëm vetëm”, i thotë një grua. “Duhet me u bo bashkë”,-i përgjigjet Binaj. Panorama

ODIHR publikon pas 5 muajsh raportin përfundimtar: Zgjedhje konkuruese por të pabarabarta, maxhoranca shkeli 4500 here Kodin Zgjedhor, patronazhimi, presioni dhe krimi e ndihmuan

Nga Dosja.al

• OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. • Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtetit që ka. • Më tej bëhet me dije se në këto zgjedhje, nënpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja. • Akuza për presion dhe intimidim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votusit. • Sipas OSBE-s kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta dhe në disa raste ka pasur intimidim ndaj tyre. • Në raport, theksohet se Partia Socialiste ka falur gjobat vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt te votuesit. • Po ashtu OSBE, shkruan se në këto zgjedhje, pasi pretendime për presion dhe intimidim. • Ndërkohë që OSBE deklaron se përdorimi i rrjetit të patronazhimit nga PS-ja bie ndesh me standardet ndërkombëtare. • Më tej bëhet me dije se në këto zgjedhje, nënpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja. • Akuza për presion dhe intimidim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votusit. • OSBE thekson gjithashtu se kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta. • Më tej në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka falur gjobat vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt te votuesit. • OSBE, shkruan se në këto zgjedhje, pasi pretendime për presion dhe intimidim. Ndërkohë që OSBE deklaron se përdorimi i rrjetit të patronazhimit nga PS-ja bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport thuhet se gara ishte e pabarabartë dhe se opozita kandidonte përballë partisë shtet.

Sipas OSBE-s qeveria e Edi Ramës organizoi plot 4522 evente me ndikim elektoral. Por sipas raportit, KQZ ndaloi vetëm 18 prej tyre.

Pjesë nga raporti:

Për më tepër, në periudhën katër mujore para ditës së zgjedhjeve, institucionet publike dhe entitetet shtetërore duhet të raportojnë çdo aktivitet publik pranë KQZ-së së paktën pesë ditë më parë. KQZ-ja mund të ndalojë disa evente nëse ato konsiderohen si një përdorim i mundshëm i burimeve shtetërore, të cilat nuk mund të raportohen më pas në media.

Nga 4.522 evente zyrtare të regjistruara gjatë kësaj periudhe, KQZ-ja ndaloi vetëm 18, duke ngjallur dyshime mbi kapacitetin e saj për të shqyrtuar të gjitha dorëzimet dhe interpretimin e saj të ngushtë të ligjit. Megjithëse shumë nga këto aktivitete formalisht përputheshin me dispozitat ligjore, volumi i tyre krijoi mundësi fushate për të zgjedhurin aktual, veçanërisht përmes institucioneve në nivel lokal në rajone ku zyrtarë të lartë qeveritarë shërbenin si koordinatorë politikë të PS-së.

Përdorimi i gjerë i këtyre aktiviteteve publike për qëllime elektorale forcoi më tej avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe e fshiu kufirin midis shtetit dhe partisë, në kundërshtim me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990.

 

KQZ

TIRANË-  OSBE/ODIHR publikoi sot raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport theksohet se KQZ duhet të hetojë burimet financiare dhe të krijohet një tavan për shpenzimet e fushatës. Raporti gjithashu nënvizon se ndryshimet ligjore të vitit 2025 përjashtuan shpenzimet e kandidatëve nga kufijtë e shpenzimeve të partive, pa vendosur një tavan të veçantë për kandidatët.

Pjesë nga raporti:

Financimi i fushatave rregullohet kryesisht nga Kodi Zgjedhor dhe Ligji për Partitë Politike. Pavarësisht disa ndryshimeve të fundit, që nga viti 2020 nuk janë miratuar reforma gjithëpërfshirëse. Korniza aktuale nuk është efektive, duke dëmtuar transparencën e financimit të fushatave dhe barazinë e mundësive për partitë dhe garuesit. Partitë politike mund të financojnë fushatat nga fondet publike dhe private, duke përfshirë fondet e tyre, kreditë bankare dhe donacionet nga qytetarët dhe personat juridikë vendas. Rekomandimi i ODIHR-it për zgjerimin e financimit publik për kandidatët e pavarur nuk u zbatua.

Megjithatë, ligjit i mungojnë udhëzime të qarta se çfarë lloj aktivitetesh parazgjedhore përbëjnë shpenzime fushate dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe sanksioneve të mundshme, duke mos arritur praktikat e mira ndërkombëtare. Në përputhje me praktikat e mira, ligji duhet të përcaktojë qartë se cilat aktivitete parazgjedhore përbëjnë shpenzime fushate, duke siguruar që ato i nënshtrohen raportimit, mbikëqyrjes dhe sanksioneve të mundshme. Tavanti aktual i shpenzimeve për një parti ose koalicion është 326,456,950 lekë (rreth 3.3 milionë euro). Ndryshimet ligjore të vitit 2025 përjashtuan shpenzimet e kandidatëve nga kufijtë e shpenzimeve të partive, pa vendosur një tavan të veçantë për kandidatët.

Kjo paqartësi ligjore mund t’u lejojë partive dhe koalicioneve të anashkalojnë kufijtë e shpenzimeve, duke ndikuar në transparencë dhe llogaridhënie dhe duke lejuar një avantazh joproporcional për partitë më të mëdha. Për të siguruar një fushë loje të barabartë, kuadri ligjor duhet të përfshijë gjithashtu një tavan të arsyeshëm për shpenzimet e fushatës për kandidatët që kandidojnë në listat e partive ose koalicioneve. Shpenzimet e fushatës për aktivitetet online duhet të përfshihen në limitin e përgjithshëm të shpenzimeve dhe të raportohen, pasi ligji kërkon raportimin e të gjitha shpenzimeve të fushatës. Megjithatë, fushatat online, reklamat politike të paguara në platformat e rrjeteve sociale dhe shpenzimet e palëve të treta janë të parregulluara, duke mundësuar përdorimin e pakontrolluar të fondeve në fushatë.

 

Meta dhe Berisha

TIRANË- OSBE/ODIHR publikoi sot raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport është përmendur edhe burgosja e liderëve të Opozitës, ku nxitën disa protesta. Raporti thekson gjithashtu se protestat ishin gjithashtu një reagim ndaj disa arrestimeve dhe hetimeve me profil të lartë që lidhen me opozitën, të cilat disa i konsideruan të motivuara politikisht.

Pjesë nga raporti:

Në tetor 2024, ish-Presidenti Ilir Meta, lider i Partisë së Lirisë (PL), u arrestua mbi akuza për korrupsion. Muajin pasues, masat e arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës – të cilat ishin në fuqi që nga dhjetori 2023 – u revokuan, megjithëse ai pret gjykimin për akuzat e korrupsionit. U zhvilluan disa protesta të udhëhequra nga PD në fund të vitit 2024 dhe fillim të vitit 2025, të nxitura nga shqetësimet për perceptimin e shkatërrimit të institucioneve demokratike, akuza për korrupsion qeveritar dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore.

Për më tepër, PD kërkoi krijimin e një qeverie kujdestare për të mbikëqyrur zgjedhjet parlamentare. Protestat ishin gjithashtu një reagim ndaj disa arrestimeve dhe hetimeve me profil të lartë që lidhen me opozitën, të cilat disa i konsideruan të motivuara politikisht./Dosja.al

 

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR publikoi sot raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport janë përmendur edhe përplasjet verbale mes kryetarëve të partive politike. Kryetarët e partive politike gjatë fushatës përdorën terma si “buf kënete”, krijesa kënete”, “Antikrisht”, “përbindësh” dhe “narkodiktaturë”.

Pjesë nga raporti:

Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”. Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, akuzoi Adriatik Lapajn, kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, se kishte përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat. Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të medias, z. Lapaj ngriti një padi për shpifje./Dosja.al

 

Edi Rama

TIRANË-  OSBE/ODIHR publikoi sot raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend, ku përmendet edhe ndalimi i TikTok nga Kryeministri Edi Rama. Po ashtu në raport nënvizohet se pjesëmarrësit në garë e shfrytëzuan në mënyrë aktive Facebook dhe Instagram, ndërsa ndalimi i TikTok nga qeveria, që hyri në fuqi më 6 mars 2025, kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për të bërë fushatë.

Pjesë nga raporti:

Fushata në rrjetet sociale nuk ishte e rregulluar me ligj dhe asnjë autoritet nuk ishte ngarkuar për ta monitoruar atë. Megjithëse shumica e partive politike kishin nënshkruar një Kod Sjelljeje për Fushatat Digjitale, disa subjekte përhapën përmbajtje përçarëse ose manipuluese, ndërsa llogari të palëve të treta dyshohet se përdorën veprimtari të koordinuar të rreme në platformat online për të amplifikuar sulmet ndaj opozitës.

Pjesëmarrësit në garë e shfrytëzuan në mënyrë aktive Facebook dhe Instagram, ndërsa ndalimi i TikTok nga qeveria, që hyri në fuqi më 6 mars 2025, kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për të bërë fushatë. Megjithëse KQZ-ja konstatoi shkelje në postimet e institucioneve publike, ajo i ndërpreu hetimet në disa raste, dhe përpjekjet e saj të përgjithshme për monitorim mbetën të kufizuara në fushëveprim dhe efektivitet.

 

Foto Ilustruese

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport theksohe se ODIHR mori akuza se votuesit frikësoheshin nga hakmarrja për pjesëmarrje në aktivitete të partive opozitare, si dhe raste intimidimi ndaj kandidatëve të opozitës dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet. Raporti thekson gjithashy se gjatë fushatës u vunë re disa akuza për blerje votash dhe u hapën hetime në 37 raste.

Pjesë nga raporti:

ODIHR mori raporte të shumta për presion mbi punonjësit lokalë nga drejtuesit e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e PS-së. Edhe pse PS organizoi disa aktivitete fushate të drejtuara ndaj grave, u ngritën shqetësime se disa pjesëmarrës ishin udhëzuar nga punëdhënësit e tyre në sektorin publik të merrnin pjesë. Shumë nga interlokutorët e ODIHR shprehën shqetësime për ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke akuzuar se premtimet për punësim të ardhshëm në sektorin publik, favore administrative, përfitime sociale dhe leje përdoreshin si mjet për sigurimin e votave.

Për më tepër, ODIHR mori gjithashtu akuza se votuesit frikësoheshin nga hakmarrja për pjesëmarrje në aktivitete të partive opozitare, si dhe raste intimidimi ndaj kandidatëve të opozitës dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet. Disa interlokutorë deklaruan se komunitetet e cenueshme ishin veçanërisht të ekspozuara ndaj presionit nga autoritetet publike për të votuar për PS-në. Praktikat e tilla nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare që kërkojnë që votuesit të jenë të lirë nga ndikimi ose detyrimi i padrejtë. Gjatë fushatës u vunë re disa akuza për blerje votash, dhe u hapën hetime në 37 raste. Disa interlokutorë të ODIHR EOM akuzuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet e krimit të organizuar intimidonin dhe kërcënonin votuesit dhe, herë pas here, kandidatët.

 

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport thuhet se edhe pse konkurrentët zhvilluan fushatë lirshëm dhe votuesit kishin zgjedhje midis alternativave politike, fusha e lojës ishte e pabarabartë, me partinë në pushtet që përfitonte nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi institucional.

Raporti thekson gjithashtu se kufiri mes partisë dhe pushtetit u shkri, u shkel ligji dhe dokumenti i Kopenhagenit. Po ashtu raporti thekson se KQZ mund të ndalojë disa ngjarje që konsiderohen si përdorim i mundshëm i burimeve shtetërore, të cilat pastaj nuk mund të raportohen në media.

Pjesë nga Raporti:

Edhe pse konkurrentët zhvilluan fushatë lirshëm dhe votuesit kishin zgjedhje midis alternativave politike, fusha e lojës ishte e pabarabartë, me partinë në pushtet që përfitonte nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi institucional. Ligji ndalon përdorimin e burimeve të shtetit për fushata, por lejon kandidatët të kryejnë detyrat e tyre zyrtare gjatë fushatës. Pak para dhe gjatë periudhës së fushatës, ministrat dhe kryeministri morën pjesë në ngjarje zyrtare, kryen inspektime të objekteve, promovuan dhe nisën projekte investimi dhe infrastrukture, duke kontribuar në avantazhin e partisë në pushtet, dhe herë pas here duke bërë fushatë në mënyrë të hapur.  Për më tepër, disa ngjarje me shkallë të gjerë gjatë periudhës së fushatës u përdorën për të forcuar imazhin publik të partisë në pushtet. Ligji ndalon propozim ose miratim të ligjeve që u japin përfitime segmenteve të caktuara të popullsisë brenda katër muajve para ditës së zgjedhjeve.

Edhe pse ky ndalim u respektua formalisht, disa politika të miratuara para këtij periudhe sollën shpërndarje përfitimesh për disa grupe votuesish gjatë periudhës zgjedhore, përfshirë një bonus të veçantë për pensionistët. Më 9 maj, Këshilli i Ministrave zbaton një ligj të dhjetorit 2024, duke hequr gjobat e vendosura midis 2015 dhe 2024 për disa ndërtime të paautorizuara, mosrespektim të kufizimeve COVID-19 dhe për prodhuesit bujqësorë dhe blegtorë, me qëllimin e dukshëm të ndikimit mbi votuesit. Për më tepër, në katër muajt para ditës së zgjedhjeve, institucionet publike dhe entitetet shtetërore duhet të raportojnë çdo aktivitet publik te KQZ-ja të paktën pesë ditë më parë. KQZ mund të ndalojë disa ngjarje që konsiderohen si përdorim i mundshëm i burimeve shtetërore, të cilat pastaj nuk mund të raportohen në media.

Nga 4,522 ngjarjet zyrtare të regjistruara gjatë kësaj periudhe, KQZ ndaloi vetëm 18, duke ngjallur dyshime mbi kapacitetin e saj për të shqyrtuar të gjitha dorëzimet dhe mbi interpretimin e saj të ngushtë të ligjit. Edhe pse shumë nga këto aktivitete përputheshin formalisht me dispozitat ligjore, volumi i tyre krijoi mundësi fushate për të zgjedhurin në pushtet, veçanërisht përmes institucioneve lokale në rajone ku zyrtarët e lartë qeveritarë shërbenin si koordinatorë politikë të SP-së. Përdorimi i gjerë i këtyre aktiviteteve publike për qëllime zgjedhore forcoi më tej avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe shkrirjen e kufirit midis shtetit dhe partisë, në kundërshtim me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990.

 

SPAK

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport është përmendur edhe Task Forca e krijuar mes Prokurorisë së Posaçme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në raport theksohet se mekanizmi i ri i koordinimit (SPAK–KQZ–Prokuroria) u vlerësua si një zhvillim pozitiv me efekt parandalues ndaj krimeve zgjedhore. Në raport nënvizohet gjithashtu se efikasiteti i policisë në trajtimin e veprave penale u vu në dyshim.

Pjesë nga raporti:

SPAK-u ka juridiksion mbi rastet e korrupsionit zgjedhor që kanë të bëjnë me kategori të zyrtarëve të lartë publikë ose krimin e organizua. Për herë të parë, SPAK-u ngriti një task forcë hetimore dhe një platformë online për raportimin e veprave penale zgjedhore. Deri më 10 maj, nga 138 raportime për pretendime për krime zgjedhore janë nisur 39 procedime penale, shumica e të cilave kanë të bëjnë me akuza për korrupsion pasiv dhe aktiv. Konkretisht, SPAK-u ka nisur tetë procedime ex officio.

Bashkëpunimi midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në një protokoll ndërinstitucional mundësoi shkëmbimin e informacioneve lidhur me krimet zgjedhore, përcaktimin e prioriteteve dhe u vlerësua përgjithësisht pozitivisht nga bashkëbiseduesit e ODIHR-it. SPAK-u perceptohej përgjithësisht si një institucion i besuar nga bashkëbiseduesit e MNVZ-së dhe si institucion që mund edhe të kishte një efekt frenues. Megjithatë, disa bashkëbisedues ngritën shqetësime lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e veprave penale të lidhura me zgjedhjet edhe kur ato lidheshin me rrjete të krimit të organizuar./Dosja.al

 

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport thuhet se Partia Socialiste mori më shumë mbulim nga mediat dhe ndërhyrja e gjerë nga pronarët e mediave në autonominë editoriale, bashkë me autocensurën mes gazetarëve, ndikon negativisht në informacionet që i vihen në dispozicion publikut. Më tej theksohet se mbulimi editorial i lajmeve zëvendësohet shpesh nga materiale të përgatitura nga organet qeveritare, duke cenuar integritetin editorial.

Pjesë nga raporti

Pavarësia, shumëllojshmëria dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të zgjedhësve cenohen nga fakti që shumica e mediave varen nga financime jotransparente të interesave politike dhe interesave të biznesit, duke u mbështetur shpesh tek kontratat qeveritare. Përqendrimi i pronësisë së medias e cenon edhe më shumë pluralizmin e burimeve informative, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të MVZ-së së ODIHR-it, fakti që disa prej agjencive të rëndësishme të marketingut zotërohen nga interesa politike cenon shpërndarjen e drejtë të të ardhurave nga reklamat, ndërkohë që mungesa e matjeve të besueshme të audiencës nuk lejon shpërndarjen transparente dhe të përgjegjshme të reklamave publike.

Shumica dërrmuese e organeve mediatike perceptohen si mbështetëse të PS-së në pushtet. Transmetuesi publik, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) nuk konsiderohet se gëzon audiencë të madhe, dhe procedura bipartizane e emërimit të organeve drejtuese si të RTSH-së, ashtu edhe të Autoritetit Audio-vizual Media (AMA) nuk garanton pavarësinë e tyre de facto. Ndërhyrja e gjerë nga pronarët e mediave në autonominë editoriale, bashkë me autocensurën mes gazetarëve, ndikon negativisht në informacionet që i vihen në dispozicion publikut. Përveç kësaj, gazetarët ekspozohen në mënyrë të përsëritur ndaj sulmeve verbale dhe, hera-herës edhe fizike, nga
zyrtarët publikë.Gjithashtu, gazetarët raportojnë për akses në rënie tek përfaqësuesit e qeverisë, përfshirë edhe Kryeministrin, dhe për zvogëlim të numrit të konferencave për shtyp të organizuara, si dhe për moslejim të gazetarëve në disa raste në aktivitete, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Mbulimi editorial i lajmeve zëvendësohet shpesh nga materiale të përgatitura nga organet qeveritare, duke cenuar integritetin editorial. Agjencia e Medias dhe Informacionit (AMI), në varësi të Kryeministrisë, i centralizon dhe filtron informacionet e nxjerra rreth qeverisë dhe institucioneve publik. Disa organe mediatike të financuara nga shoqëria civile dhe nga donatorët ofrojnë gazetari investigative dhe në interes të publikut, por janë prekur nga shkurtimet së fundmi të fondeve ndërkombëtare. Monitorimi i MVZ-së së ODIHR-it tregoi se në dy stacionet televizive të monitoruara, PS-ja mori më shumë mbulim të fushatës në edicionet informative sesa PD-ja – ASHM.
85 Në RTSH, A2 CNN, Top Channel dhe TV Klan, PS-ja mori përkatësisht 45, 46, 48 dhe 57 për qind, ndërsa PD- ASHM mori 41, 48, 45 dhe 43 për qind.

Mbulimi, në 83 për qind të rasteve ishte me ton neutral ose pozitiv. Asnjë prej subjekteve të tjera nuk mori më shumë se 5 për qind të mbulimit në ndonjë prej stacioneve televizive të monitoruara. Megjithëse disa programe debati u transmetuan rregullisht, ato nuk sollën kandidatë shumë të njohur apo drejtues partish nga parti të ndryshme. RTSH-ja përmbushi detyrimin e saj ligjor të ofrimit të minutazhit falas subjekteve zgjedhore. Reklama politike me pagesë në televizion u blenë vetëm nga dy partitë dominuese. Përfundimisht, mjedisi i kufizuar mediatik dhe mosrespektimi në mirëbesim i parashikimeve ligjore, bëri që zgjedhësve t’u mohohej informimi i pavarur, i shumëllojshëm dhe solid lidhur me garën zgjedhore./Dosja.al

 

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport sqarohet se duhet parandaluar keqpërdorimi i funksioneve publike dhe burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Më tej në raport theksohet se pamjet e përgjithshme nga partitë politike ose qeveritarët duhet të etiketohen në mënyrë të tillë si reklamat politike dhe për këtë arsye të ndalohen nga lajmet dhe programet e tjera editoriale.

Rekomandimet prioritare:

1. Për të adresuar rekomandimet e pazgjidhura të ODIHR-it, si dhe paqartësitë dhe mospërputhjet e ndryshme, kuadri ligjor zgjedhor duhet të reformohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

2. Për të siguruar stabilitetin e administratës zgjedhore, duhet t’i kushtohet vëmendje depolitizimit të procedurës së emërimit të administratës zgjedhore të nivelit më të ulët, duke kufizuar gjithashtu zëvendësimet arbitrare dhe të minutës së fundit të anëtarëve të komisionit për të siguruar trajnim të përshtatshëm dhe në kohë për të gjithë anëtarët.

3. Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e Ekipeve të Numërimit të Votave, KQZ-ja duhet të ndërmarrë seanca trajnimi specifike mbi procedurat e numërimit, të zhvillojë një kurrikul trajnimi të standardizuar, duke përfshirë manuale dhe fletë informacioni të lehta për t’u kuptuar mbi procesin e numërimit.

4. Përpjekjet për edukimin e votuesve mbi votimin elektronik duhet të intensifikohen me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të votuesve mbi procedurat e votimit elektronik dhe sigurimin që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të votojnë në mënyrë të pavarur.

5. Për të hequr çdo paqartësi në legjislacion në lidhje me fushatën, përdorimi i burimeve administrative për qëllime zgjedhore duhet të ndalohet që nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

6. Për të siguruar kushte të barabarta loje, autoritetet duhet të marrin masa për të parandaluar keqpërdorimin e detyrës dhe të burimeve shtetërore. Sanksione proporcionale dhe bindëse duhet të vendosen shpejt kundër shkeljeve të tilla.

7. Në me praktikat e mira, duhet të përcaktojë qartë se cilat aktivitete parazgjedhore kryejnë aktivitete të fushatës, duke siguruar që ato të nënshtrohen raportimit, mundësive dhe sanksioneve të mëdha.

8. Pamjet e përgjithshme nga partitë politike ose qeveritarët duhet të etiketohen në mënyrë të tillë si reklamat politike dhe për këtë arsye të ndalohen nga lajmet dhe programet e tjera editoriale. Duhet të merren masa efektive për të adresuar shkeljet dhe ato duhet të zbatohen në kohën e duhur.

 

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka falur gjobat vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt te votuesit.

Po ashtu OSBE, shkruan se në këto zgjedhje, pasi pretendime për presion dhe intimidim. Ndërkohë që OSBE deklaron se përdorimi i rrjetit të patronazhimit nga PS-ja bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

Pjesë nga raporti:

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.

Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike./Dosja.al

 

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtet që ka.

Më tej bëhet me dije se në këto zgjedhje, nënpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja. Akuza për presion dhe intimidim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votusit. Në fund OSBE thekson se kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta.

Pjesë nga raporti:

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se u përballën me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.

 

OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtet që ka.

Më tej bëhet me dije se në këto zgjedhje, nënpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja. Akuza për presion dhe intimidim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votusit. Sipas OSBE-s kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta dhe në disa raste ka pasur intimidim ndaj tyre.

Në raport, theksohet se Partia Socialiste ka falur gjobat vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt te votuesit.  Po ashtu OSBE, shkruan se në këto zgjedhje, pasi pretendime për presion dhe intimidim. Ndërkohë që OSBE deklaron se përdorimi i rrjetit të patronazhimit nga PS-ja bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

RAPORTI I PLOTË: 

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u
mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Megjithatë,
kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se u
përballën me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse
dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë,
pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve
organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.

Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga garuesit amplifikoi diskursin e fortë konfrontues dhe asnjë autoritet nuk u caktua për të identifikuar përmbajtjen manipuluese të dëmshme. Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim pozitiv, por nevojitet zbatim i mëtejshëm për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme lidhur me praktikat e gabuara zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e organizuar mirë, por pati shpesh mosrespektim të procedurave dhe procesi u karakterizua nga një numër incidentesh intimidimi të zgjedhësve dhe ndikimit tek ta, si dhe mangësi gjatë numërimit të votave lidhur me procedurat dhe transparencën.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mjaftueshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nga nevoja e vazhdueshme për një reformë të gjerë zgjedhore përmes konsultimeve publike gjithëpërfshirëse. Mangësitë dhe paqartësitë e vërejtura zvogëlojnë qartësinë e kuadrit ligjor dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e frymës dhe germës së ligjit. Ndonëse disa rekomandime të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës janë adresuar, shumica e rekomandimeve të bëra prej kohësh, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, raportimin e ndërmjetëm mbi financimin e fushatës, dhe sigurimin e një klime të favorshme mediatike, si dhe me heqjen e përgjegjësisë penale për shpifjen, nuk janë adresuar, duke treguar mungesë të vullnetit politik për reforma gjithëpërfshirëse.

Parlamenti zgjidhet përmes një sistemi të modifikuar zgjedhor me lista të mbyllura dhe lista preferenciale të kandidatëve, i cili u miratua para këtyre zgjedhjeve. Sipas disa partive më të vogla, ky sistem favorizon dy partitë më të mëdha dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u dhënë mundësi drejtuesve të partive që të vazhdojnë të ruajnë një kontroll domethënës mbi përfaqësimin parlamentar, pjesërisht për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme të partive. Pavarësisht këtyre argumenteve që disa prej këtyre partive paraqitën para Gjykatës Kushtetuese, Gjykata vendosi që ky sistem është kushtetues.

Në përgjithësi, përgatitjet teknike për zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë efiçente, transparente, sipas afateve të vendosura dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Megjithatë, disa aktorë i perceptuan si të politizuar disa anëtarë të KQZ-së. Mbledhjet e KQZ-së ishin të hapura për vëzhguesit dhe u transmetuan drejtpërdrejt.

Sfidat në organizimin e votimit jashtë vendit ishin të konsiderueshme dhe u vunë re disa probleme me dërgimin me postë të fletëve të votimit; megjithatë, procesi u menaxhua përgjithësisht mirë. Komisionet e niveleve më të ulëta e menaxhuan procesin në mënyrë efiçente dhe transparente, pavarësisht disa ndërprerjeve të shkaktuara nga zëvendësimi me vonesë i anëtarëve të caktuar nga partitë politike, sidomos anëtarëve të qendrave të votimit në ditët para zgjedhjeve. KQZ-ja bëri përpjekje të përmirësonte akesueshmërinë në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara, por në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit raportuan disa probleme me aksesueshmërinë në disa qendra.

Shqipëria vazhdon të përdorë teknologjinë në zgjedhje përmes përdorimit të identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe pilotimit të votimit elektronik. Votimi elektronik u zhvillua në dy zona, kurse identifikimi biometrik u përdor në të gjitha qendrat e votimit. Duke ndjekur praktikën e mirë zgjedhore, KQZ-ja reduktoi varësinë nga ofruesi i pajisjeve të identifikimit biometrik dhe votimit elektronik dhe përdorimi i teknologjisë u dokumentua dhe menaxhua si duhet në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme. Partitë politike dhe media patën akses të plotë për të vëzhguar funksionimin e pajisjeve të identifikimit dhe votimit elektronik, por KQZ-ja nuk publikoi informacion lidhur me testimet e sigurisë, duke përfshirë qëllimin dhe metodat e përdorura në këto testime. Bashkëbiseduesit e MVZ-së së ODIHR-it shprehën përgjithësisht besim te teknologjia, por pati edhe shqetësime të shprehura lidhur me këtë kryesisht nga opozita.

Në regjistrin e zgjedhjeve ishin 3.7 milion zgjedhës, duke përfshirë 245,935 zgjedhës të regjistruar jashtë vendit për të votuar me postë. Subjektet zgjedhore kishin të drejtën të kërkonin kopjen e plotë të listës së zgjedhësve, gjë që rriti transparencën e procesit të regjistrimit të zgjedhësve, pavarësisht nga shqetësimet që kjo mund të krijojë lidhur me privatësinë e të dhënave. Zgjedhësve iu dhanë mundësi të mjaftueshme për të rishikuar informacionin në listën e zgjedhësve, si fizikisht, ashtu edhe online. Sa i përket votimit nga jashtë vendit, pavarësisht nga fushata e zgjeruar e KQZ-së për informimin e zgjedhësve dhe vendimi për të pranuar dokumente shqiptare biometrike të identifikimit, të cilave u kishte kaluar afati i vlefshmërisë, rreth 41,000 kërkesa për regjistrim u desh të refuzoheshin për shkak të mosparaqitjes së një dokumenti të përshtatshëm që vërtetonte vendbanimin e kërkuesit.

Në përgjithësi, procesi i regjistrimit të zgjedhësve ishte transparent, listat e zgjedhësve u konsiderua gjithëpërfshirëse dhe përgjithësisht të sakta, dhe zgjerimi i të drejtës për të votuar për të mundësuar edhe votimin jashtë vendit, shënuan një hap përpara drejt pjesëmarrjes më të madhe në zgjedhje. KQZ-ja regjistroi tetë parti dhe tre koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi 2,046 kandidatë gjithsej në një proces gjithëpërfshirës. Verifikimi i kandidatëve çoi në heqjen e 16 prej tyre për shkak të rekordeve kriminale, gjë që në asnjë rast nuk u kontestua dhe partitë patën mundësinë t’i zëvendësonin.

Detyrimi ligjor i subjekteve zgjedhore për të dorëzuar lista të plota kandidatësh, të hapura dhe të mbyllura, për të gjitha zonat zgjedhore në të gjithë vendin ndikoi në mundësinë e tyre për të garuar. Në përgjithësi, fushata ishte e qetë, por pavarësisht nga kjo, u karakterizua nga një diskurs konfrontues dhe polarizues, veçanërisht online dhe sidomos mes dy partive politike kryesore dhe drejtuesve të tyre. Kandidatët, në shumicën e rasteve, ishin në gjendje ta zhvillonin fushatën lirisht, por mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.

Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike./Dosja.al

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar.

Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.

Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste. bw

Berisha paralajmëron protesta: Qeveria teknike nuk vjen vetë, do e imponojmë me zërin e fuqishëm të qytetarëve në rrugë e sheshe

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe përgatitje për protesta, duke theksuar se një qeveri teknike nuk mund të imponohet pa një presion të fuqishëm qytetar.


Ne nje konference me gazetaret ai tha se kërkesa për qeveri teknike ekziston, por nënvizoi se pa një mobilizim masa në rrugë dhe sheshe një qeveri e tillë nuk do të formohet.

“Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk e krijon vetë, po nuk e imponove vetë. Prandaj shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë për votën e lirë. Qeveri teknik ne kërkojmë, por të jeni të sigurt se pa zërin tonë të fuqishëm në rrugët dhe sheshet e këtij vendi ajo nuk krijohet. Ne duhet të ngrihemi dhe do ngrihemi. Kjo nuk ka diskutim”, tha kreu i PD-se. gsh

Ja rekomandimet e OSBE-ODIHR nisur nga zgjedhjet e 11 majit

 

REKOMANDIME:

1. Për të adresuar rekomandimet e pazgjidhura të ODIHR-it, si dhe paqartësitë dhe mospërputhjet e ndryshme, kuadri ligjor zgjedhor duhet të reformohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një procesi konsultues gjithëpërfshirës shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare.

2. Për të garantuar stabilitetin e administratës zgjedhore, duhet të merret në konsideratë depolitizimi i procedurës së emërimit të administratës zgjedhore në nivelet më të ulëta, si dhe kufizimi i zëvendësimeve arbitrare dhe në momentet e fundit të anëtarëve të komisioneve, në mënyrë që të sigurohet trajnim i duhur dhe në kohë për të gjithë anëtarët.

3. Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e Ekipeve të Numërimit të Fletëve të Votimit, KQZ-ja duhet të zhvillojë seanca specifike trajnimi mbi procedurat e numërimit, të hartojë një kurrikulë trajnimi të standardizuar, që të përfshijë manuale dhe fletë informuese të kuptueshme për procesin e numërimit.

4. Përpjekjet për edukimin e votuesve mbi votimin elektronik (e-voting) duhet të intensifikohen, me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të votuesve për procedurat e votimit elektronik dhe në sigurimin që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të votojnë në mënyrë të pavarur.

5. Për të eliminuar paqartësitë në legjislacion në lidhje me fushatën zgjedhore, përdorimi i burimeve administrative për qëllime elektorale duhet të ndalohet nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit.

6. Për të garantuar kushte të barabarta gare, autoritetet duhet të marrin masa për të parandaluar keqpërdorimin e funksioneve publike dhe burimeve shtetërore. Duhet të vendosen sanksione proporcionale dhe dekurajuese, të cilat të zbatohen në mënyrë të shpejtë ndaj shkeljeve të tilla.

7. Në përputhje me praktikat e mira, ligji duhet të përcaktojë qartë se cilat aktivitete parazgjedhore përbëjnë shpenzime fushate, duke siguruar që ato të jenë subjekt i raportimit të duhur, mbikëqyrjes dhe sanksioneve të mundshme.

8. Materialet audiovizive të përgatitura nga partitë politike ose autoritetet qeveritare duhet të etiketohen qartë si reklama politike dhe për këtë arsye të ndalohen nga programet e lajmeve dhe ato editoriale. Duhet të ekzistojnë masa efektive për adresimin e shkeljeve, të cilat të zbatohen në kohë.

Dekorimi i ish-drejtuesit të kohës së komunizmit, Gjergji Velo në Lushnjë provokon kundërshti të forta! Korreshi e Spahia: Persekutor, internoi familje të tëra

 

LUSHNJË– Një vendim i Këshillit Bashkiak të Lushnjës për të dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” Gjergji Velon, një ish-drejtues në periudhën e sistemit komunist ka nxitur reagime të forta nga bota e politikës, por jo vetëm. Vendimi për dhënien e titullit qytetar nderi është më marrë më datë 19 tetor me firmë të kryebashkiakes Eriselda Sefa, ndërsa në relacion thuhet se propozimi u bë nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, dega Lushnjë, pasi Velo ka kontribuar në zhvillimin e qytetit.

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi pyet se si mund t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” njerëzve që kanë firmosur për të persekutuar dhe internuar familje të tëra vetëm se nuk e duruan diktaturën. Të tmerrshme e quan ligjëvnësi demokrat, në një kohë kur e gjithë bota dënon krimet e komunizmit. Në një tjetër postim, ai shkroi se i është drejtuar me shkresë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për pastërtinë e figurës së Velos.

“E kam urryer Komunizmin që fëmijë pasi shikoja babanë tim tek vuante se sorollopi komunist nuk i dha një të drejtë studimi se e kishte xhaxhanë Ballist. Përpos pronave që na morën dhe shtëpive që na prishen. Sot më e rënda do duhet t’i shpjegoj fëmijëve të mi se mamaja e tyre e lindur në internim, që zgjati për 39 vite për familjen e saj që nuk gjen eshtrat e Gjyshit të saj të vrarë në hetuesi duhet të durojë të Glorifikohet persekutori. Tmerr që s’merr fund kurrë!

Po si mund të ndodhë kjo? Si mund të jepet qytetar nderi njerëzve që kanë firmosur për të persekutuar dhe internuar familje të tëra vetëm e vetëm se nuk e duruan diktaturën. Po si keni fytyrë ta bëni këtë kur e gjithë bota dënon krimet e komunizmit. Ju jeni të njëjtë me ata që sot u jepni tituj nderi, ju jeni po të njëjtët persekutorë si ata, veproni si ata vetëm se s’jan me Pardhine tuaj”, shkruan Korreshi.

Në një tjetër reagim, nga Fondacioni Kujto thuhet se Gjergj Velo në cilësinë e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës, gjatë periudhës së diktaturës, ka firmosur internime dhe dëbime famëkeqe në Grabian dhe në zona të tjera të Lushnjës. Fondacioni Kujto shkruan se vendimi për shpalljen e tij “Qytetar Nderi” edhe me ceremoni zyrtare, përbën një fyerje të rëndë ndaj kujtimit të qindra familjeve të internuara dhe të gjithë atyre që vuajtën persekutimin politik në këtë qytet.

“Fondacioni Kujto shpreh indinjatën e thellë për vendimin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” z. Gjergj Velos, personit që gjatë periudhës së diktaturës komuniste, në cilësinë e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, ka firmosur internime dhe dëbime famëkeqe në Grabian dhe në zona të tjera të Lushnjës.

Ky vendim, i shoqëruar me ceremoni zyrtare në prani të kryetares së bashkisë dhe disa deputetëve, përbën një fyerje të rëndë ndaj kujtimit të qindra familjeve të internuara dhe të gjithë atyre që vuajtën persekutimin politik në këtë qytet.

Siç e dëshmojnë dokumentet e kohës Gjergj Velo ka qenë në vitet 1983-1989 kryetar i Komitetit ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit Lushnjë. Në këtë cilësi propozonte edhe internimet për komisionin qendror në Tiranë.

Si i devotshëm, nuk ka mbledhur as komisionin vendor, por i ka propozuar drejtpërdrejt. Nderimi i autorëve të krimit, vetëm pak ditë pas ndjesës publike që Kuvendi i Shqipërisë kërkoi për permendjen e diktatorit Enver Hoxha si figure kombëtare, është një akt i papranueshëm që bie ndesh me vlerat demokratike dhe me përpjekjet për të ndërtuar një kulturë të kujtesës dhe drejtësisë historike. Fondacioni Kujto kërkon tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi të padrejtë dhe rikthimin e dinjitetit të qytetit të Lushnjës, qytetit të vuajtjes, të qëndresës dhe të kujtesës”, shkruan Fondacioni Kujto.

 

Edhe deputeti Bardh Spahia thotë se shpallja e një persekutori “Qytetar Nderi” është një tentativë për të çnderuar një qytet dhe mbarë shoqërinë. Spahia shkruan se glorifikimi i figurave të regjimit komunist nuk është kujtesë historike, por fyerje ndaj çdo njeriu të pushkatuar dhe internuar.

“Shpallja “Qytetar Nderi” i persekutorit injorant e barbar, Gjergj Velo, në Lushnje, një tentativë të ç’nderojë një qytet dhe mbarë shoqërinë. Nëse një shoqëri fillon të nderojë persekutorët e djeshëm, ajo shkel mbi viktimat e saj. Glorifikimi i figurave të regjimit komunist nuk është kujtesë historike, është fyerje ndaj çdo njeriu të pushkatuar, të torturuar, persekutuar apo internuar për liri. Është një ofendim për çdo viktimë të djeshme por dhe për çdo njeri të lirë sot!

Një komb që ngre në piedestal kriminelët e vet politikë, rrezikon të humbasë shpirtin dhe dinjitetin. Le ta themi qartë: nuk ka paqe me të kaluarën pa drejtësi. Nuk ka pajtim pa pendesë, nuk ka të ardhme të lirë pa e thënë të vërtetën për krimet e diktaturës. Respekt dhe mirënjohje përjetë për viktimat, përbuzje për persekutorët. Shqipëria nuk ndërtohet mbi harresë, por mbi kujtesë dhe të vërtetën”, shkruan Spahia.

 

Pas reagimeve të forta se u nderua një persekutor, ka pasur edhe një reagim nga Këshilli Bashkiak i Lushnjës, i cili thotë se i janë drejtuar me shkresë Autoritetit  për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe i ka konfirmuar pastërtinë e figurës për Gjergji Velon.

“Nisur nga interesi i opinionit publik dhe ai mediatik, por edhe qëndrimet e disa aktoreve politik në lidhje me vendimin e datës 29 shtator 2025 të Këshillit Bashkiak Lushnjë për të nderuar me titullin “Qytetar Nderi” të Lushnjës, z.Gjergj Velo, sqarojmë se vendimi me shumicë  votash në Këshillin Bashkiak (kanë votuar kundër vetëm 2 Këshilltare Bashkiak) është marrë në fund të një procesi ku janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore.

Veç motivacionit për të nderuar z.Gjergj Velo për të gjithë angazhimin dhe kontributin e tij në zhvillimin urban të qytetit të Lushnjës, bashkia Lushnjë sikurse edhe në disa raste të tjera, i është drejtuar me një kërkesë për informacion në datë 9 tetor 2024 Autoritetit  për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në lidhje me verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatin e propozuar për marrjen e titullit të nderit, z.Gjergj Velo.  Në përgjigjen zyrtare të kthyer më 27 nëntor 2024, “Autoriteti” konfirmoi pas verifikimit, pastërtinë e figurës së kandidatit të propozuar për titullin “Qytetar Nderi”.

Propozimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për z.Gjergj Velo u bë nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, dega Lushnjë, si dhe u mbështet nga bashkia Lushnjë. Propozimi kaloi me 4 vota pro dhe 1 kundër në Komisionin Këshillor për dhënien e Titujve te Nderit, ndërsa në Këshillin Bashkiak Lushnjë, në mbledhjen e datës 29 shtator 2025, propozimi u miratua me 21 vota pro dhe 2 kundër.

Këshilli Bashkiak Lushnjë në funksion të llogaridhënies dhe transparencës së plotë me publikun është i hapur në dhënien e informacionit të plotë dhe zbardhjen e procesverbaleve të mbledhjeve në punën e Komisioneve të Këshillit Bashkiak dhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak gjithashtu,  institucione që kanë kryer funksionet e veta me rigorozitet dhe në përputhje të plote me rregulloret dhe dispozitat ligjore”, shkruan Këshilli Bashkiak i Lushnjës.

Shkarkimi i Veliajt, Halit Valteri: Ishte vendim politik! Aderojmë në PS dhe duhet t’i përmbahemi linjës së organit më të lartë

Kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, Halit Valteri, ka komentuar në “Oponencë” shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një vendim politik dhe jo një akt që lidhet me fajësinë e tij.

 

Valteri është një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që  dha votën për shkarkimin e Veliajt.

Ai theksoi se vendimi për shkarkimin është marrë nga organet më të larta të PS-së dhe anëtarët e partisë duhet t’i përmbahen kësaj linje dhe kjo nuk ka lidhje me hetimet ndaj tij.

Halit Valteri: Shkarkim i Veliajt që është bërë në këshillin bashkiak është një vendim politik. Dhe ne të gjithë jemi anëtarë të PS. Asnjëri nga ne nuk beson në fajësinë e Veliajt, atë e vendos gjykata. Veliaj ka një betejë për të bërë me drejtësinë, dhe për ti vërtetuar drejtësisë që është i pafajshëm. Është Apeli, Gjykata e Lartë dhe Strasburgu që dhe aty mendoj që do shkojë.

Vendimi politik në një subjekt politik, ku ti aderron, dhe kush aderron në atë parti duhet ti përmbahet një linje se çfarë ka vendosur organi më i lartë. Nuk është punë morali pjesa e votimi. Nuk ka lidhje që ne tradhëtuam ne i hapëm rrugë drejtësisë, që ne nuk e mbajmë Veliajn në postin e Bashkisë. Ndoshta mund të dali nesër sepse për një nga arsyet pse mbahet në burgim, duke qenë në funskion të kryabashkiakut mund të prishë provat. Panorama

Aeroporti i Vlorës – Berisha publikon dokumentin: Balluku firmosi për kalimin e aksioneve te Pacolli!

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar gjatë një konference shtypi në selinë blu dokumentin që tregon se kush ka firmosur për kalimin e aksioneve të aeroportit të Vlorës tek Pacolli.

“Balluku firmosi për kalimin e aksioneve te Pacolli!”. “Çdokush mund të dyshojë se këto aksione janë të Ramës dhe Lubisë”, tha kreu demokrat.

Berisha: Përpiqen jo Bexheti, jo Valoni, jo Valoni, jo Bexheti.

Ç’punë kanë ata?

Shtylla e zezë e korrupsionit është garancia që është dhënë nga Lubi Balluku, e papërmbajtur në hajnitë dhe vjedhjet e saj.

Dhe që mbrohet nga Skapi i partisë.

Ja ku është…

Kjo është e vërteta.

Prandaj dhe këta, të gjithië janë vërsulur gjoja në grindjen që ka Bexheti me Valonin.

Po në qoftë se ata kanë grindje, le t’i zgjidhin. Janë qytetarë privatë ata.

Pra, janë interesa kriminale të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës dhe dhëndrit të Lubi Ballukut, djalit të Sadri Abazit.

Po, ka marrë kushërirën e parë të Lubisë.

U garantoj se mënyra se si po e trajtojnë këta, nuk po hyj fare se kush ka të drejtë prej këtyre të dyve, absolutisht, sepse unë jam i lirë nga ky problem sepse e kam denoncuar i pari si një aferë të tmerrshme korruptive.

Tani shoh që në qoftë se në djegësin e Tiranës u vodhën paratë dhe nuk u hodh një tullë, në aeroportin e Vlorës janë premtuar 140 milionë euro, edhe sikur një avion të vetëm të mos ulet në pistën e tij gjatë 10 viteve të para.

Se është me rrezik.

Atëherë kjo ka një gjë shumë të thjeshtë, në qoftë se nuk duan të vjedhin, nuk ndërtohet aeroport me 100 milionë euro, ndërtohet aeroport me 15 milionë euro.

Fillohet, shtohen pasagjerët, shtohet pista, shtohet mjedisi.

Shtohen çarterat e mëdhenj, zgjatet pista.

Kjo praktikë është ndjekur me Rinasin dhe e kanë ndjekur privatët këtë praktikë.

E kishin gjermanët, e ndoqën, nga gjermanët e morën kinezët, po këtë bënë. Nga kinezët, e morën shqiptarët, po këtë bënë.

Tani ku fle lepuri?

Ua them unë.

Çfarë ka ndodhur?

Lubia, jo vetëm firmos kontratën për një siguri 140 milionë, por Lubia një vit mbrapa firmos transferimin, ja ku e keni zëvendëskryeministre dhe ministre.

Firmos kalimin e aksioneve nga kompania turke, e cila është kompani me ekspertizën në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa të cilën aeroporti nuk ndërtohej. Pra firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Construction.

Që në këtë moment, tenderi rrëzohet.

Shtyllë kryesore e tenderit nuk ishte Mabco Construction sepse nuk kishte asnjë eksperiencë, por kishte kompania turke që ishte ndërtuese dhe menaxhuese aeroportesh.

Dhe, një numër kompanish të tjera që u paraqitën në tender, por që nuk kishin ekspertizën e kompanisë turke, u përjashtuan.

Tani, kompania me ekspertizë u thotë mirupafshim dhe Lubia firmos për kalimin e aksioneve tek Pacolli.

Tani, çdo shqiptar absolute të dyshojë se ato aksione janë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.

Dhe këtu mund të jetë, kjo do hetim të gjithanshëm, shkaku i angazhimit kaq intensiv të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës e me radhë në një aferë që në pamje është një aferë midis dy ortakëve. Pa lidhje me shtetin.

Image

“Për të rinjtë, prindërit dhe të moshuarit”- Florjan Binaj: Kandidoj që Tirana të mos zhvillohet më për interesat e pushtetit që e shohin si pronë private

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Florjan Binaj ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takime të zhvilluar në rrugët e kryeqytetit me qytetarë.

“Unë kandidoj që Tirana të zhvillohet për të rinjtë, për prindërit, për të moshuarit. Jo për interesat e pushtetit që e shohin qytetin si pronë private!”, shprehet ai në fillimin e videos.


Binaj shpalli kandidaturën më 5 tetor, pas vendimit për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruante se vendimin për të kandiduar e kanë marrë nisur nga nevoja që Tirana ka për t’u drejtuar nga një figurë që nuk vjen nga partitë politike, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e tij nëse merr mjaftueshëm vota nga qytetarët dhe të drejtojë Tiranën për 2 vitet e ardhshme.

“Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë. Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera. Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve.
Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.
Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!
Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen”, shkruante Binaj. bw

Kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Dionis Sota: Më shohin si figurë që ekuilibron opozitën! Sapo shpalla kandidaturën më mori në telefon…

I ftuar në Programin e Drekës në News24, ishte sot I ftuar Dionis Sota, kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale në Vlorë.

Sota e ka quajtur kandidimin një sakrificë, pasi nëse vendos të hysh në garë, duhet të investohesh dhe në fund të garës të dalësh me kokën lart.

“Kandidimi është sakrificë sepse të jesh lidership duhet të japësh maksimumin, në peshore janë reputacioni dhe emri im. Impenjon jo vetëm veten por edhe familjen, në fund të garës duhet të jesh më ballin lart”, tha ai.

Ai ka zbuluar se vetëm pak orë pasi ka shpallur kandidaturën është kontaktuar nga Adriatik Lapaj kreu i “Shqipëria Bëhet”, ku i ka ofruar mbështetjen e partisë së tij, ndërsa tha se është kontaktuar edhe nga drejtuesit lokalë të PD në Vlorë, të cilët sipas tij e shohin si një kandidaturë unifikuese të opozitës.

“Pak orë pasi shpalla kandidaturën Adriatik Lapaj më mori në telefon dhe më tha që kryesia kishte vendosur të më mbështeste, më pyeti nëse isha I bindur t’i shkoja deri në fund kësaj gare. Unë nuk kam nisur asgjë për ta lënë në gjysmë. Kjo është një nisëm shumë serioze. Pak ditë më pas u kontaktova nga drejtuesit lokalë të PD pasi më thanë se më shihnin si figura ekuilibruese e opozitës.
Politika dhe fitorja është aritmetikë, por shpesh në ekuacion futet dhe fryma që krijohet”, tha ai.

Apeli i GJKKO urdhëron që SPAK të hetojë kryebashkiaken e Lushnjes, Eriselda Sefa! Ja për çfarë akuzohet zyrtarja

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.


Vendimi vjen pas një kallëzimi të bërë nga qytetari, Altin Haxhiu, i cili pretendon se Sefa dhe Këshilli Bashkiak i Lushnjes kanë kryer shkelje në procedurën e dhënies me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, konkretisht një ambient në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Apeli i GJKKO e ka marrë vendimin për të urdhëruar SPAK per hetimine  zyrtares socialiste më datë 30 shtator.

Fillimisht, SPAK kishte vendosur të pushojë çështjen, vendim që u miratua edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë. Megjithatë, ankesa e qytetarit në Apel ka ndryshuar rrjedhën e hetimeve, duke detyruar institucionin të rihapë çështjen.

Sipas kallëzuesit, në dokumentacionin zyrtar ka pasur falsifikime, përfshirë procesverbalet e dëgjesave publike dhe projektin për dhënien me qira të ambientit në fjalë. Hetimet janë tashmë në fazën fillestare dhe pritet të hedhin dritë mbi veprimet e pretenduara të paligjshme nga ana e kryebashkiakes socialiste.

Njoftimi i gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.

– Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve.

U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45.

Zgjedhjet për Tiranën- Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. Në takim janë bërë bashkë demokratë dhe emra të cilët u propozuan nga partitë e tjera, për postin e kryebashkiakut.

Barbara Doda, përfaqësuesja e partisë ‘Mundësia’ ishte pjesë e takimit. Kujtojmë se kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj fillimisht u shpreh se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt. Në takim nuk ka munguar as kandidati i propozuar nga ‘Mundësia’, politologu Ermal Hasimja, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Binajt.

Ilir Alimehmeti, përfaqësuesi i PD dhe një nga negociatorët kryesorë për gjetjen e kandidatit të përbashkët të opozitës, ishte pjesë e takimit. Kujtojmë se vetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga një konferencë për shtyp ka njoftuar se ndër kandidatët e propozuar nga drejtues dhe personalitete të PD, është vendosur të mbështesin së bashku aktorin dhe aktivistin Florian Binaj. bw


Send this to a friend