VOAL

VOAL

DASMA PRINCORE, NJI NGJARJE DHE PASURI KOMBËTARE, E PANGJASHME DHE E PAPËRSERITSHME – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

 
1.
Fort, deri në tepri e shpeshti pa cak, po flitet nga dikushët apo nga askushët për Dasmen e Princit Leka II Zogu, duke i dhënë ngjyra politike neokomuniste, duke tregue dashakeqësi njerëzore, cinizëm sallonesh e telefonash të aristokratëve të vjetër e të rinj të këtij vendi të lashtë shqiptar, etj.
Askush nuk thotë se nuk duhet të bahen vrejtje, qoftë dhe për dasëm të tillë të 8 tetorit 2016, të kësaj Dasme Princore, pasi për çdo dasëm mbi Tokë e në këtë Botë ka dhe gjenden vrejtje gjithfaresh, gjithqysh.
Çështja shtrohet krejt ndryshe, qartë. Edhe me këtë event kombëtar shqiptar të tregohemi e të dëshmohemi Shqiptar të Vërtetë, Kombëtar.
Kjo për faktin shqiptar e planetar se kur monarkët – për arsye të ndryshme –  janë rrëzue nga Froni Mbretëror kanë gjetë strehim politik e status diplomatik, mbështetje për rikthim në Fron, kryesisht në vende demokratike të botës, po dhe në ato komuniste.
 Kjo ka ngjarë me Ahmet Zog I – Mbret i Shqiptarëve në  Francë, Angli, Egjypt, etj.; me Leka I Zogu – Princ e Mbret i  Shqiptarëve në Francë, Spanjë e në Afrikën e Jugut e në Shqipëri; me Princin Leka II Zogu në Afrikën e Jugut dhe në Shqipëri. Kjo ka ngjarë dhe me Mbretin e Afganistanit Mohamed Sahir Shah, që mbretëroi më 1933-1973 dhe pas rrëzimit nga Froni shkoi në Itali (1973-2002). Të tillë shembuj bota ka plot. Botës i duhen të tilla raste. Mbreti i Afganistanit, me kërkesë të ndërkombëtarëve e të kombit të vet u rikhtye në vendin e tij në moshë të thyer, më 2002, si një figurë unifikuese për vendin e tij dhe u thirr në gjallje të vet “Baba i Kombit”. Edhe Mbreti Leka I Zogu, me kërkesë e miratim të ndërkombëtarëve, Mbreti Husein i Jordanisë, Presidenti Amerikan Bill Klinton, etj., e me pëlqim zyrtar të Shqiptarëve – Presidentit Sali Berisha, e të tjerë, u rikthye në Shqipëri në vitin 1997, si faktor paqeje e uniteti kombëtar shqiptar në ngjarjet e Rebelimit ’97-tës, etj., ndërkohë në qeverisjen e socialistëve iu dha “Status Diplomatik” Familjes Mbretërore Shqiptare. Pra, dhe Princit Trashëgimtar Leka I Zogu.
Pse ndodh kjo? Familjet Mbretërore shihen si pasuri botërore, si nji trashëgimi brezanike botërore, si nji histori e pasur e botës. Njëherash, shihen dhe si pasuri kombëtare për secilin shtet që kanë pasë monarki e monarkë, si Shqipëria.
Pra, dhe Familja Mbretërore Shqiptare, nga koha e pashallarëve të saj, nga Mbreti Zog I e dekteri tek Princi Leka II Zogu, janë nji pasuri kombëtare. Kemi të bajmë me disa nga Simbolet e Kombit Shqiptar.
E tillë është dhe mbetet dhe Dasma Princore e 8 tetorit 2016. Si nji Ngjarje Kombëtare Shqiptare. Si nji Pasuri Kombëtare Shqiptare.
 
            2.
Nji dasmë si e Princit Leka nuk mund ta bante askush në tokën shqiptare. Sado mjete monetare të kishte në xhepa e me çeqe. Edhe po të ishte miliarder. 
Kjo për nji fakt madhor, të veçantë: Ishte Dasma e nji Princi shqiptar të Kunorës – Leka II Zogu. Pra, ishte nji Dasëm Princore. E kishte nji fytyrë Monarkiste, Mbretërore. E kishte nji gjak të vetin – të kaltër.
Pra, si e tillë, ishte nji “Dasëm e Pangjashme”.
 
 
3.
Kjo Dasëm ishte e Papërseritshme. Risore. “Giness” shqiptar.
Ndodhte për herë të parë që nga Mesjeta e Vonë, prejce nga Epoka Skënderbegiane, që nji Princ i Kunorës të martohej në tokën e tij. E, ky ishte Leka II Zogu – Princi Trashëgimtar i Kunorës, sipas Kushtetutës famëmadhe të 1928-tës. Pra, i vetmi trashëgimtar genetik, i Fronit.
E, pas 500 shekujsh, kemi Dasmen e Princit Leka, të paren Dasëm Princore në Shqipërinë Etnike, Natyrale, të coptueme në gjashtë shtete ballkanike. E, kjo, është Dasma e Princit Leka II Zogu.
Dihet se Ahmet Zogu i Parë u martue më 1938 me konteshen hungareze Geraldina, kur Ai ishte në Fron, Mbret i Shqiptarëve. Pasardhësi i Tij, Princi Leka I Zogu, u kurorëzue më 15 prill 1961 si “Mbret i Shqiptarëve”, u martue në Mërgim, më 10 tetor 1975, në Madrid të Spanjës. Vetëm Princ Leka II Zogu u martue në Atdheun e tij, me statusin zyrtar “Princ”. Edhe në Gjendje Civile të Tiranës, metropolit shqiptar, sipas aktit zyrtar publik të 8 tetorit 2016, sipas pohimit të kryebashkiakut aktual republikan e socialist, ai do të njihet nga të gjithë si “Princ Leka ZOGU”.
Kjo Dasma e Princit Leka II Zogu ishte Dasma e parë Princore Shqiptare e Mijëvjeçarit të Tretë. Dhe nga ky fakt: kjo mbetet “Dasëm e Papërseritshme”.
Shqipërisë Etnike do i duhet ende kohë të presin nji Dasëm tjetër të tillë:  Dasëm Princore. Ndaj, dhe në këtë fakt, kjo Dasma e Princit Leka II Zogu, derisa sa të vijë Martesa e Trashëgimtarit të Tij të Kunorës, mbetet e tillë: “Dasëm e Papërseritshme”.
 
 
4.
Në rast se do të kishte ndokush vërejtje për këtë Dasëm Princore të 8 tetorit 2016, nji ndër të paktit a të shumtit kritizerë do të ishja dhe unë, pasi pavarësisht nga përkushtime e kontribute disa dekadore monarkiste e legaliste, nuk kisha Ftesë nga Oborri Mbretëror, nga Komisioni Organizator, për të marrë pjesë në këtë event panshqiptar, me vlera kombëtare.
Po, unë, pavarësisht nga kjo mos kujtesë, nga ky “divorcim”, nuk mund t’ia lejoja vetes të kundërsulmoja Monarkinë Shqiptare, Familjen Mbretërore, Dasmen Princërore, që të dilja jashtë parimeve e normave ndërkombëtare diplomatike, të mos e shoh dje, sot e nesër Familjen Mbretërore Shqiptare si Pasuri Kombëtare Shqiptare, të mos e shoh këtë Dasëm Princore si Ngjarje Kombëtare Shqiptare (deri dhe Ndërkombëtare); të mos e konceptoj e trajtoj këtë Dasëm Princore si  Të Pangjashme, Të Papërseritshme.
 
Ramiz LUSHAJ
 
Tiranë, 15 tetor 2016

Ngjela: E dija që Lul Basha imiton një femër. Grida Duma: Shih atë avokaten ti…

Avokati Spartak Ngjela është përplasur edhe me Grida Dumën në studion e “Opinion”. Ai pasi dëgjoi fjalën e Dumës, ironizoi duke thënë: “E dija që Lulzim Basha imitonte një femër, ja imiton këtë”, ka thënë ai.

Më pas, kur ai ka folur për kanabisin dhe që atë e mbjellin fshatarët, Duma i është kundërvënë duke thënë se deklaratat e tij ishin të papranueshme. Ajo madje i ka kujtuar avokatit edhe një avokate seksi që ai “ka në partinë e tij”.

Ngjela sherr me Markun në TV: Po ik o tani, s’do bëj bisedë kafeje me ty!

Avokati Spartak Ngjela dhe profesori Mark Marku janë ndeshur në një debat të nxehtë në studion “Opinion” të Blendi Fevziut.

Marku ka nisur të kritikojë qeverisjen e Ramës dhe aty ka ndërhyrë avokat Ngjela. Këta nisur të replikojnë me njëri-tjetrin, deri sa profesori i ka thënë avokatit: “Po ik o tani, se s’do bëj bisedë kafeje me ty”.

Bushati: Athina pranon se Greqia zyrtarisht është në luftë me Shqipërinë

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati konfirmon se formalisht në Greqi është në fuqi një ligj lufte, që edhe vetë Athina e ka njohur përmes një letre dërguar Tiranës vite më parë.

“Ligji i luftës nuk është një çështje e ezauruar as me traktatin e miqësisë në vitin 1995 dhe as me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Pala shqiptare i ka kërkuar qeverisë greke që të shprehet për këtë çështje dhe ka marrë një letër që konfirmon se dy vendet janë formalisht në luftë”, ka thënë Bushati.

Ai sqaroi se ky ligj ka efekte të drejtpërdrejta mbi çështjet pronësore dhe një sërë efektesh të tjera zinxhir që lidhen me të.

Më tej, ministri Bushati ka mohuar se qeveria e sotshme për shkak të koalicioni me PDIU ka një marrëdhënie të ngrira me Greqinë.

Sipas tij, mazhoranca e sotme ka marrëdhënie intensive në të gjitha nivelet, ndryshe nga qeveria e shkuar e cila sipas ministrit, në dy vitet e fundit të mandatit nuk pati asnjë komunikim me qeverinë greke.

Duke iu referuar vizitës së kreut të kuvendit, Ilir Meta në Greqi dhe reagimet e deputetëve të PDIU pas kësaj vizite, Bushati u shpreh se secili nga të dy politikanët ka mbajtur pozicionin e vet sa i përket çështjes çame; Shpëtim Idrizi si kryetar i një partie që këtë çështje e ka të qenësishme, ndërsa Meta shkoi në Greqi si kryetar i Kuvendit dhe mbajti qëndrim nga kjo pozitë.

Princi Leka II: Jemi jashtezakonisht mirenjohes dhe te nderuar qe na vizituan dhe ndane gezimin tone

Voal – Elia dhe une jemi vertete te prekur nga mbeshtetja dhe dashuria qe kemi patur gjate dhe pas dasmes sone. Jemi jashtezakonisht mirenjohes dhe te nderuar qe na vizituan dhe ndane gezimin tone kaq shume Familje Mbreterore, familjare te afert dhe te larget, miq dhe dashamires, te cilet kaluan bashke me ne nje aventure te paharrueshme ne Shqiperi. Jemi krenare qe mundem te promovonim vendin tone te bukur, traditat tona, kulturen dhe shpirtin kombetar.

Deshirojme te falenderojme njerezit e jashtezakonshem dhe patriote qe ndihmuan ne suksesin e Dasmes Mbreterore Shqiptare:

Falenderojme Fondacionin Culture Europe I cili beri aq shume per suksesin e kesaj dasme, dhe konsolidoi miqesine e natyrshme te Shqiperise me Francen. Nje falenderim I vecante per Z. Julien Roche I cili mbeshteti kete dasem ne te gjithe hapat e ndertimit te saj, qe nga dita qe vendosem daten ne France, e deri me 8 tetor 2016.

Falenderojme mikeshen tone Znj. Sadije Berisha qe ndihmoi dhe asistoi kete dasem me mish e me shpirt, pa pushuar asnje sekond. Ajo ishte per ne nga fillimi ne fund, me energjine dhe vizionin e saj, me shume se nje mikeshe, nje moter e vertete per Elian dhe mua.

Falenderim special per Roger Lundgren dhe punen e tij me akreditimet e mediave nderkombetare, duke na dhene mundesine te prezantojme me se miri nderkombetarisht Shqiperine tone te bukur.

Falenderojme mikun tone Sulejman Gjana I cili ndihmoi me koordinimin dhe organizimin.

Falenderojme miqte tane Z. Beniamin Bakalli, Znj. Eriona Hanku dhe Z. Meshar Kamberi se bashku me skuadrat perkatese per asistimin ne mikpritjen dhe shoqerimin e te ftuarve tane te nderuar.

Deshirojme te shprehim mirenjohjen tone te thelle per institucionet e vendit tone te cilat na mbeshteten ne ndertimin dhe finalizimin e dasmes sone.

Falenderojme Kryeministrin dhe zyren e tij per te gjithe lehtesite qe na mundesuan.
Nje falenderim I vecante shkon per Kryetarin e Bashkise Z. Erion Veliaj dhe te gjithe ekipin e Bashkise Tirane qe u bashkuan dhe ndihmuar realisht duke bere me te miren, ne menyre qe vendi yne te prezantohet me dinjitet.
Falenderojme Ministrine e Jashtme dhe te Mbrojtjes per bashkepunimin frytdhenes.

Kjo dasem nuk do te kishte patur impaktin nderkombetar qe pati nese nuk do te ishin mbledhur rreth nesh njerez te talentuar, dashamires dhe profesioniste. Kur gjerat behen me dashuri dhe pergjegjesi, nuk mund te mos jene te suksesshme.

Alketa dhe skuadra e Class Events u treguan te gatshem, te palodhur dhe profesioniste. Shija e tyre e rafinuar ne detaje, sidomos ne kompozimet e mrekullueshme te buqetave dhe luleve nga mikesha jone Frida,solli nje arome te vecante dhe standart elitar. Bashkarisht sollem ne Shqiperi stilin dhe konceptin e nje Dasme Mbreterore: elegance, estetike, modesti dhe ne asnje moment ekstravagance.

Dreka e pergatitur nga duart e arta te mikeshes sone Znj. Blerina Kasemi dhe Era Catering u be me nje passion dhe pune kerkimore te vecante ne specialitetetet e te gjitha trevave shqiptare. Nje falenderim I vecante per ekipi e Eres I cili punoi ne Rezidence me nje profesionalizem te spikatur, korrektesi absolute, duke mikpritur mbi 800 te ftuar ashtu sic I ka hije Shqiptarit te prese miq! Nje experience e paharrueshme! Te falenderoj e dashur Olisa Porodini!

Darka e pergatitur nga Mrizi I Zanave ishte gjithashtu nje sukses ne prezantimin e shijeve qe I kane rrenjet ne vendin tone. Miku yne I shtrenjte Z. Altin Prenga e kuptoi me se miri qellimin tone per te prezantuar shijet tradicionale ne nje forme europiane gourmet. Falenderojme ekipin e Mrizit qe punuan me passion dhe packah lodhjes dhe ngarkeses, permbushen me se miri rolin e tyre.

Falenderojme mikun tone te shtrenjte Z. Krenar Xhaferri dhe Pastarella per gatimet e tyre te shijshme gjate festimeve tona!

Nje falenderim I vecante per te emblen Ana Lucia dhe Pastelito. Kjo vajze tejet e talentuar krijoi torten e dasmes, me shije te mrekullueshme, bazuar ne embelsirat arbereshe me baze kungulli. Torta u prezantua mbi nje platforme te vecante te sjelle me elegance nga Angio-décor.

Vleresimet tona gjithashtu per ruajtjen e te ftuarve tane nga Hoxha Security ne menyren me profesionale te mundshme!

Deshirojme te permendim dy mikeshate vecanta, Znj. Blerina Kllokoqi Rugova per fustanin e mrekullueshem te nuserise qe vazhdon te beje xhiron e mediave nderkombetare, si edhe Znj. Flora Suldashi per fustanin elegant dhe dinjitoz te pritjes ne residence, qe sot gjendet ne albumet e qindra te ftuarve.

Falenderim per mikeshen tone te shtrenjte Njomeza Luci e cila punoi dhe qendisi kepucet e nuses!

Falenderojme perzemersisht mikun tone te shtrenjte Z. Avni Delvina, I cili per disa jave rradhazi shkroi te gjitha ftesat me kaligrafine e tij te vecante, duke I kthyer ne nje kujtim te personalizuar dhe te vyer.

Deshirojme te falenderojme miqte tane te dashur qe realizuan endrat tona per nje dasem Shqiptare:

Magjia e dasmes ishte muzika dhe vallet tradicionale shqiptare dhe per kete falenderojme perzemersisht mikun tone te shtrenjte Z. Azgan Haklaj, I cili beri bashke te gjitha grupet e kengetareve dhe valltareve nga te gjitha trevat tona si Shqiperia, Kosova, Cameria, Mali I Zi dhe Maqedonia. Te gjithe bashke, me kostumet tradicionale te krahinave te ndryshme, I dhate jete dites sone!

Falenderojme per performancen e paharrueshme te muzikes moderne shqiptare miqte tane te Keli Band, vecanerisht mikun tone te vjeter dhe shtrenjte Z. Brikel Guga, kengetaren e mrekullueshme e cila na nderoi me prezencen dhe performance e saj Znj. Vikena Kamenica, kengetaret e talentuara Kemela Islami dhe Marsela Cibukaj. Ju I dhate sharm dites sone.

Falenderojme muzikantin e mrekullueshem Z. Alban Pengili per tingujt e paharruar te violines qe magjepsen darken tone. Te falenderojme qe performove kaq bukur repertorin tone kombetar.

Falenderojme Z. Altin Babameto dhe banden qe ekzekutoi Himnin Mbreteror, duke sjelle ne memorie tingujt qe percollen martesen e gjysherve te mi, Mbretit Zog dhe Mbretereshes Geraldine.

Deshirojme te falenderojme Korin e Liceut Jordan Misja per dashurine me te cilen te gjithe se bashku kenduan himnin kombetar!

Falenderojme Ekzonen dhe banden e saj, si edhe Dj Cool qe ndezen atmosferen e festes sone.

Falenderojme mikeshen tone te shtrenjte Znj. Edlira Sula per te gjithe punen e saj me qendisjet e pecetave, kostumet tradicionale shqiptare te shoqerueseve te nuses, si edhe stafit te sherbimit. Te gjitha keto I dhane bukuri dhe krenari dasmes sone shqiptare.

Deshirojme te falenderojme mikun tone te shtrenjte Z. Enklajd Malo per mbeshtetjen e tij te vecante.

Falenderojme mikun tone Z. Agim Kraja per mbeshtetjen e vecante. Z. isuf Neli per mbeshtetjen e vecante.

Deshirojme te falenderojme Z. Edi Topi se bashku me ekipin e kameramaneve te palodhur dhe te papertuar.

Deshirojme te falenderojme kompanine Prosound per te gjithe kujdesin qe treguan ne ndricim dhe audio, duke e bere atmosferen e dasmes perrallore.

Deshirojme te falenderojme ngrohtesisht fotografet zyrtare te dasmes sone, Z. Eduard Pagria dhe Z.Roland Balla.

Nje falenderim special per Znj. Ema Coku e cilat u kujdes per qendismat e sotopjatave me stemen e Familjes Mbreterore Shqiptare. Faleminderit per mbeshtetjen dhe energjine positive!

Deshirojme te falenderojme sponsored tane:

Fondation Culture Europe, Ruinart, Kantina Bardha, Birra Korca, Frutomania, Garden Line, Napoleon, Byshanasa, Steens Herrmode, AB Stjarntryck, Blerina Kllokoqi Rugova, Victoria Kliniken, Flora S, Pastelitos, Pastarella, Tradita Popullore

Faleminderit Media Shqiptare, keni qene te mrekullueshem ne pasqyrimin e dasmes!

Faleminderit Hotel Plaza, Rogner, Xheko Imperial dhe Sheraton qe mikpritet te ftuarit tane!

Se fundmi por jo nga rendesia, falenderojme te gjithe miqte tane te shtrenjte qe na kane dhuruar kaq shume dashuri, mbashtetje, dhe energji positive! Kjo energji na ka dhene te dyve nje gezim te pafund!

Falenderojme shume edhe te gjithe ata miq virtual te rrjeteve sociale te cilet na kane uruar dhe vazhdojne te na urojne, duke u bere pjese e gezimit tone!

Faleminderit miq! Faleminderit te gjitheve! Faleminderit qe nepermjet kesaj dasme, I bete nder vendit tone, qe e meriton kete vemendje positive nga e gjithe bota!

 

princi1

Aleati i Putinit emërohet konsull nderi i Serbisë në Rusi

Tomislav Nikoliq dhe Gennady Timchenko

Serbia ka emëruar Gennady Timchenko, një miliarder që është aleat i presidentit rus Vladimir Putin, si konsul nderi në Shën Petersburg.

Timochenko është shfaqur përkrahë presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, në hapjen e konsulatës së nderit në Rusi.

“Do të jetë kënaqësia ime që të ndihmojë Rusinë dhe Serbinë që të gjejnë fusha për bashkëpunim”, ka thënë Timchenko gjatë ceremonisë hapëse të kësaj konsulate.

Statusi i konsulit të nderit është më shumë post ceremonial dhe nuk ka imunitet diplomatik.

Timchenko është në listën e personave ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Berisha: “Në Tiranë ka hyrë ‘Krokodili’, droga me benzinë që të kalb organet e trupit”

TIRANE- Një ditë pas publikimit të një videoje nga emisioni investigativ ‘Stop’ ku tregohej sesa e lehtë është të gjenden lloje të ndryshme drogash në lokalet e Tiranës, ku ndër më të rrezikshmet është edhe ajo e quajtur “Krokodili”, ka reaguar sot edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Më anë një mesazhi që i ka dërguar një qytetar dixhital, Berisha thekson se nga kjo lloj droge vinë të dhëna tronditëse, pasi sipas tij ajo të kalb organet e trupit. Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Stop” publikoi një video-investigim, ku kamerierët e lokaleve u thonin klinetëve, se ishte e mundur që në këto lokale të gjendeshin të gjitha llojet e drogave.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetari dixhital informon:
Te dhena tronditese per llojet e drogave qe perdoren ne lokalet e Tiranes nder to droga vdekjeprurese Krokodil qe u njoftua ne emisionin Stop te TV Klan. sb
“Pershendetje Z.Berisha
Mbrem u dha nje kamera e fshehur tek emisioni STOP, ne nje lokal ne tirane qe shisnin drogra te ndryshme por ma zuri veshin njera qe quhet Krokodil. Une kam pare emisione ne france te bera ne rusi per kete lloj droge .Dhe nese ka ceshtje neser per tu diskutuar ne parlament eshte kjo sepse eshte nje droge qe kur e fillon diten e pare pas 2 vitesh je i vdekur prandaj e ka emrin keshtu sepse lekura ne fillim mer ngjyren e gjelber pastaj kalbet dhe sulmon organet e trupit. Kjo lloj droge behet me perzierjen e medikamenteve me benzinen dhe injektohet sapo behet perzierja. Perdoret ne shtet e varfera sepse nje doze kushton maksimumi 5 euro. Prandaj ju kerkoj qe te mereni seriozisht me kete ceshtje sepse cdo lloj droge eshte e keqe po kjo eshte e tmerrshme .Ta mari vesh Saje Qorri e Edvini se nuk ka vetem hashash tani po kan fut dhe drogen me te keqe ne glob.
FALEMINDERIT”

Në Shqipëri kremtohet “Dita e Hashures”

Selinë e Kryegjyshatës në Tiranë me rastin e “Ditës së Hashures” e kanë vizituar personalitete të larta shtetërore, si ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues të trupit diplomatik

TIRANË – Myslimanët bektashianë sot në të gjithë Shqipërinë kremtojnë “Ditën e Ashures”, ku është organizuar edhe një ceremoni e veçantë në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ceremonia ka filluar me fjalën e Kryegjyshit Botëror të bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ndërsa më pas besimtarët dhe të pranishmit e tjerë kanë vazhduar ritet fetare, duke vizituar ambientet e selisë së Kryegjyshatës për të shijuar ashuren e përgatitur me rastin e kësaj dite.

Selinë e Kryegjyshatës në Tiranë me rastin e “Ditës së Hashures” e kanë vizituar personalitete të larta shtetërore, si ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Besimtarët e shumtë që vijnë nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, por edhe jashtë saj vizitojnë edhe Faltoren Qendrore të Komunitetit Bektashi (Odeoni).

Origjina e festës nis nga Iraku, në përkujtim të nipit të profetit Muhammed, Imam Huseini. Dita e Hashures është dita e fundit e Matemit, ku në Shqipëri kjo ditë përkujtimore nga bektashinjtë kremtohet në ditën e dhjetë të tij. Kjo periudhë kohore nënkupton për besimtarët bektashinj zi, në kujtim të të rënëve në Qerbela.

Gjatë regjimit komunist kremtimi i “Ditës së Hashures” ishte i ndaluar, por filloi përsëri të shënohet pas vitit 1990, duke u vazhduar si traditë pa ndërprerë. aa

Kontributi i Klerit Françeskan në krijimin e Shqipnisë: ”Per fè e per atdhè, e bâj dèken si me lè !”

Voal – HERMESNEWS – Lidhja e Prizrenit dhe Kongresi i Manastirit: Lidhja Shqiptare e Prizrenit kjè nji përgjegje esenciale kryekrejet e burrave ma n’zâ shqiptarë ndaj vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit që gjymtonte tanësinë territoriale të Shqipnisë, po ashtu edhe një përgjegje në “anteprima” e Kongresit të Berlinit që nuk goditi kurrgja në favor të Shqipnisë, por përkundrazi veç shkà e damtoi mâ shumë kurrizin e saj gjeografik të lënduem n’mote prej ndeshtrashave historike. Në këtë tervesë atdhetare fretënt s’mund t’ishin kund tjetër veç se kâmbëkryq me patriotët pjesëmarrës, kù nji pjesë e mirë e këtyne të fundit ishin besimtarë të famullive të tyne, bajraktari i Shkrelit Marash Vata, Çun Mula i Hotit, Dodë Preçi i Kastratit, Mar Lula i Shalës, Gjeto Gega i Shllakut e të tjerë, të gjithë të organizuem a priori prej fretënve me marrë pjesë në lamën atdhetare ku i lypte nevoja dhe e mira e Kombit. Rreth kësaj mendësie formative atdhetare, At’ Camillo Libardi – në librin e tij me titull “Misionari shqiptar në fushë t’betejës” dokumenton ftesën që françeskani Albert Gracchi ipeshkëv i Pultit u bân burrave të maleve që t’bashkohen e të mbrojnë vëndin e tyne – shkruen: “Komiteti i Lidhjes Shqiptare per mprojtjen e atdheut ka dergue disa burra nder këto male, per me mbledhë ka nji luftar per shpì e me u bashkue sa ma parë në lamën e luftës, në mënyrë që të gjithë Shqiptarët, kristjan e muhamedan, të prapojnë ushtrine anmike. E za per detyre me u kshillue ta kini fort per zemer tansinë e atdheut tuej. Zoti e atdheu jane gjâ e shejte. Per keta sdo të na dhimbet jeta.Gjaku ynë do të derdhet për ta kurdo ta lypi nevoja. Pra mos u zhburrnoni në këtë rasë kaq me randësi. Bashkonju si burrat me vllazent e juej në mprojtje t’atdheut kundra të huejit, e tue kenë të gjithë të bashkuem kini me kenë të sigurt se Zoti i Fitoreve ka me kene me ju. Gajretni e bani me dite Botës se nder dèj tuej rrjedhe se rrjedhe gjaku i burrave te parve tuej aq ne zà”.

[Camillo Libardi ofm, “Il missionario albanese sul campo di battaglia” ]: Ky apel na vetëdijëson se sa për zemer e kishin fretënt çâshtjen e atdheut, e se si ato tuj mos lanë mànet meshtarinë e tynë, – dimensioni kostitutiv i ekzistencës sëtyne, prej ku nxjerrnin forcën dhe energjitë e nevojshme për veprim – ishin njisue me të gjitha kategoritë sociale të k

ohës; me eruditët, patriotët, gjuhtarët, diplomatët, gazetarët aq sa, ishin të gatshëm kurdoherë të flijoheshin në altarin e atdheut per idealet e shêjta të lirisë, gjuhës, besimit e perparimit. Në këtë lamë veprimi, në vertetësi të gjakut të fratit që shkoj rrëkaje per Fe e per Atdhe n’shekuj (khr. Nekrologun e Provincës Françeskane Shqiptare perpilue prej At’ Marjan Preles, fretënt që vjerren n’hù në Pazar të Shkodres), kohë mâ vonë, Fishta në vehten e parë do të personalizonte të tanë sivllaznit e tij e do t’shkruente: “Edhe un frati tham t’ verteten, me mysliman e bâj fli veten, varem n’krrabë, lidhem n’vargoj, e Shqypninë nuk e lshoj” ose “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”. Kurse n’hak të Lidhjes së Prizrenit, që e përqukon me kangën omonime, ndër të tjera ven n’pàh ndergjegjen e lindun kombëtare të katolikut të maleve: Se ti, pasha at Sh’Marrabé! Sá per t’ dalun zot un vendit, Me m’qortue nevojë nuk ké. Pse, se â zânun kjo Shqypní, Un kam ndêjë me pushkë per faqe, E per vend e per lirí, Kam rá pré, kam bâmun gjaqe. Kam shkue jeten si bishë malit, Zdathë e zdeshë edhë pá ngrânë; Por as Mbretit, por as Krajlit ,Tungiatjeta s’i kam thânë. Un kam ruejtë gjûhen shqyptare; Un kam mbajtë doke e kanû, E as per pare e as per timare, Gjak e t’ Parë s’i kam mohue. Prandej, Shkjau me pasë per t’msý, E me dalë kndej kah Shqypnija, Si po thonë se ká vû sý, Ká me u ndeshë, po m’ armë të mija, M’ armë të Lekve e t’Dukagjinit, Qi, me ndihmë të Perendís, Kan m’i a thye pleqnín Berlinit, Kan m’i a pshtue lirín Shqypnís.

Fretent kaq fort e kishin n’gjak fatin e atdheut saqë me shpirtin e tynë të sakrifikimit kishin ènde edhe dishepujt e tynë; me ju pergjegje thirrjes së atdheut në çdo dekik kjoftë edhe -siç theksojnë rreshtat e mâsiperm- tuj ndejt zdathë, zdeshë e pa ngranë. Posë këtyne besimtarve të gatuem shpirtnisht e kombtarisht në magjën e fretënve, nuk duhet të lamë në harresë edhe kontributin monumental të dy fretënve italian misionar në Shqipni, Pader Pjerbattista Grumelli që kjè vetë i pranishëm në LP dhe që ndhihmoi popullin e Gjakovës me largue Maxhar Pashën dhe Mons Dario Bucciareli-n që vdiq ipeshkëv po n’at vjetë n’Prizren e që pat shkrue edhe nji gramatikë në shqip që as sot e kësaj dite s’i dihet fundi [Khr. “Hylli Drites”, Viti 2012, fq. 95]. Te dy këta bìj t’urdhnit serafik përtej ndihmës konkrete shpirtnore e materiale që dhanë n’terren, vazhdimisht ndërmjetësuen për token arbnore me qarkoret e tyne drejtue Fuqive të Mëdha në mbrojtje të popullit dhe të tanësisë së tokave shqiptare. Mènjihere mbas këtij organizimi kombëtar, fretënt nuk ndejtën tuj shtì rruza n’pé, por iu përveshën punës njashtu si gjithmonë, vazhduen me organizimin e qelizave të vogla atdhetare në zonat ku shërbenin, me qarkoret në arenën nderkombëtare dhe me shkrimet në gjuhën shqipe me qëllim me formue pashaportën e identitetit gjuhësor të shqiptarit, identitet ky që ka me këne nji ndër kërkesat themelore të memorandumit të Greçes. Në krijimin autonomisë gjuhësore, që âsht gur themelit për pamvarsinë e çdo populli, veprat e fretënve patën nji jehonë shpërthyesë në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Mund të lakojmë emnat e: P.Leonardo de Martino da Greci që përktheu “Mundimet e Jezu Krishtit” të P. Metastazit dhe botoi poezitë e veta në vëllimin “L’arpa di un italo-albanese”, Venedik 1881, poezi të përshpirtshme dhe patriotike, me të cilat i siguroi vedit pavdekësi në letërsinë Shqipe. Shkroi dramën pastorale “Natë Këshëndellash” çfaqë në Shkodër në vj. 1880. Kje ndër dramat e para shqipe.

P. Camillo Libardi da Levico per 40 vjet misionar në Shosh të Dukagjinit, përkrahës i lëvizjeve për liri dhe organizues i popullit të Veriut në luftën kundër batalioneve ushtarake të Shefqet Turgut Pashës. Përktheu shqip, “Pesmdhet biseda të Shën Leonardit”, Shkodër 1900, dhe botoi katër libra tjerë historikë mbi Shqipni.

P. Francesco Melchiori da Breno, ndërtues i kishës në Gjuhadol – Shkodër dhe arqipeshkëv në Durrës, shkruen doracakun per Terciarë “Sullet e rregullat e III Urdhën”, Shkodër 1896. P. Fabian Barcata nga Tiroli, misionar në Shqipni prej vjetit 1896-1908. Ka shkrue disa romane me tematikë nga jeta sociale shqiptare, në gjuhën gjermane, sikurse: “Kumbona e Thyeme”, “Gjaku i falun”, “Lule” e të tjera qe s’po i lakoj për efekt hapsine. P. Lovro Mihaçeviq nga Bosnia, per 10 vjet edukator e drejtor i kolegjës së Troshanit dhe Provincial nga vj. 1906-09, shkruen kujtimet e tij nepër tokën tonë me titull “Nëpër Shqipni”, dhe “Shenjime nga Historia Shqiptare” plot ndjesi e dashni per popullin e vuejtun Shqiptar ( per mâ shumë shif veprat e At’ Vinçenc Malaj). Prà siç shifet kjartë, rrezulton se kurrnjì vehtje morale në Shqipni nuk mund të paraqesë vepra mâ shumë e mâ në shèj në lamen shpirtnore, kulturore dhe kombëtare se Françeskanet.

Ky mundë e kjo djersë n’favor të pergatitjes së themeleve ku në 1912 do të ngrihej kulla e pamvarsisë, do t’u kunorzonte vendosmënisht më 1908 me Kongresin e Manastirit. Në atë Kongres – siç mirë e dimë – merrnin pjesë katolikë, muslimanë e ortodoksë, patriot të pushkës e njerz të pendës, të grishun prej atdheut me misionin e mirëpërcaktuem: për formimin e statutit epistemologjik të gjuhës shqipe dhe për të dlirunit e saj nga të gjitha rrymat e hueja ndikuese. Në ketë mbledhje të gjithë njizanit, falë edhe ndërhymjes shumë të çmueshme të atdhetarit fort të nderuem, hoxhë Ibrahim Efendiut zgjodhën si kryetar të komisionit të alfabetit, kolosin e letrave shqipe, nxânësin e fretënve të naltpermendun, At’ Gjergj Fishtën që bashkë me krejt anëtarët e tjerë të komisionit patën meriten e veçantë të krijimit dhe promovimit aty e andej të ketij alfabeti që na e mësojme edhe sot e kësaj dite neper shkollat tona. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë Shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nânkupton mosnënshtrimin kjoftë ndaj otomanëve e kjoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime me shkrue gjuhën shqipe me alfabetin latin që përdoret deri më ditët tona.

“Ata, të mendshëm e të urtë, megjithësè anësuen e vendosën alfabetin latin me shkrimjen e dy bashkëtingëlloreve aty ku latinishtja s’kishte zânet tona (ll, sh, th, dh, nj, rr, zh, xh, gj) s’i ndaluen alfabetet tjera në përdorim, si atë të Agimit, as të Stambollit. Këto, dalëngadalë, i përjashtoi populli vetë dhe përvoja e kohës, aq sa sot s’i bjen në mend kujë me kthye dalë” (P. Daniel Gjeçaj, intervistë për revistën “Zani i Shna Ndout”, Tuz). Në ketë pështaf librash të çmueshëm të shkruem në vite të ndryshme si nga autorë klerikë po ashtu edhe laikë të asaj kohet e per me ardhë deri te autorët e sotëm Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., del ashiqare se merita të mëdha për bashkimin e të tre alfabeteve kâ pasë klubi “Bashkimi”, kurse si individ i veçantë meritë unikale kà pasë -per antonomazi- Homeri i Shqipnisë. Kjo vërehet mà s’mirit kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhun që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”.

Ja si e pershkruen Fishta këtë episod: “Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vertët shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim. U terbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës? Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I? Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona. Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…

– Aferim! P.Gjergj!… Aferim të kjoftë, bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!… Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishten e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot-për të mirën e popullit shqiptar neser… Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të ishte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos. Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shtrejt në jëtë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue e kur u ktheva më tha :Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë!… Por Shqypnija nuk mund të bahej ndrysh”… [ LM, me parathanie të Pader Zef Pllumit, BF., 2010.]

Me fjalët e tij, në punimet e këtij Kongresi, tregoi që nuk kish ardhë me përça por me bashkue, se nuk kishte ardhe me i mbajtë pajën perendimit e as latinit, grekut e as sllavit por me i vnue themelet i herë e mire gjuhes amtare. E nuk ishte gjâ aspak e rastit kur kleriku musliman Ibrahim Efendiu në prani të të gjithë të pranishmëve del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën. I nderuemi Ibrahim Efendiu e kishte kuptue mire peshen e fjalëve e shpirtin e Fratit dhe po shifte në të atdhetarin e vërtetë që nuk luftonte per interesat vetjake e të familjes religjoze që i përkiste por per t’ mirën, perparimin dhe bashkimin e popullit t’vet. Kjo kjè Shpallja e Parë e Pamvarsisë.

1.2 -Ngritja e Flamurit n’bjeshkë t’ Deçiçit prej Dedë Gjo’ Lulit dhe Françeskanëve në 1911 dhe valvitja e dytë n’fusha t’Vlonës në 1912: Ngallënjimit të naltpërmendun me karakter kombëtar i shtohet edhe “qershia mbi tortë”, ngritja e flamurit n’Deçiç të Malcisë s’Madhe në v.1911. Kreshniku i permendun Dedë Gjo’ Luli i Hotit bashkë me burrat orëmdhâj të Dukagjinit e të Shkodres n’kajde t’pendës e t’pushkës e kryen këtë akt sublim per shlirimin e Kombit nga thundra e hershme e Otomanëve. Ky kjè flamuri i Lirisë dhe i bashkimit, i gjuhës shqipe dhe i pamvarsisë, kjè flamuri që tundi themelet 500 vjeçare e që i dhâ me kuptue Evropes se Shqipnia nuk qëndron mâ nân hyqmin e kurrnji pushtuesit.

Kryengritja e fillimit të dekadës së dytë të shek. XX, i tregoi Europës, se kishte ardhë koha të shkundej nga soditja indiferente, qi i bënte ngjarjeve në trungun e vjetër të Europës Juglindore, në trajtimin e çeshtjeve shqiptare, paralajmëroi fuqitë e ndryshme ballkanike, që ëndrronin një coptim midis tyre të Turqisë europiane, se trojet abërore nuk do të ishin nji kafshatë e lehtë për t’u gëlltitë nga orekset e tyre të pangopshme [khr. R.Gurakuqi, “Shqiperia” 1911-1914].

Famullitarët e zonës kryengritëse ishin 6 françeskan, barì shpirtnuer fort të dashtun prej popullit edhe njiheresh pishtar të pamvarësisë, Pater Karl Prennushi i Vuksanlekajve, Lorenc Mitroviç i Bajzës, Mati Prennushi i Kastratit, Sebastjan Hila i Rapshës, Bonaventurë Gjekaj i Grudës, dhe pader Luigj Bushati famullitari i Traboinit, bashkë me ta në organizimin e maleve kryengritëse kjèn edhe P.Luigj Kataneo, Dom Luigj Bumçi dhe Dom Ndre Mjeda. Kurse arqipeshkvi i Shkodres Emzot Jak Sarreqi ishte ndèr figurat kryesore shqiptare që u perfshì me mish e shpirt për ngritjen në kâmbë të opinionit evropjan në arenen nderkombëtare, e që u angazhue në mardhjanjet diplomatike me Vatikanin, me shtetet e tjera evropjane dhe me moderimin e bisedimeve me qeverinë turke që në atë kohë ishte drejt dekadencës së plotë. Ai, që herët, në një interviste dhënë dy korrespondenteve të dy gazetave europjane, asaj italiane “Il corriere d’Italia” dhe asaj Londineze “The times”, me dt 27 maj 1911, pytjes se çfare kërkojnë shqiptarët, u ishte pergjigjur shkurt dhe prerë : “ AUTONOMINE. Tashmë jemi lodhur nga sundimi…(turk) (Idem., fq 212).

N’kët kohë, n’krah tjetër të maleve t’veriut françeskani At’ Bernardin Llupi famullitar i Nikaj – Merturit, atdhetar i shquem organizonte vazhdimisht patriotët e famullisë së tij që t’i dilnin zot tokës dhe fesë së tyne e t’i bânin ballë me shka t’mundshin pushtuesit. Por perveç klerit katolik, françeskanëve, vllazenve mysliman duhet të vlersohet edhe ndihma që shteti austriak dhe aj italian i dhânë kryengritësve shqiptar e që realisht ndikuen fuqimisht në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të shqiptarve në të gjitha drejtimet.Me angazhimin e Ettore Ferrari-t, kryetar i partisë Republikane, në Rromë u formue Comitato italiano pro Albania, ndèrsa në Napoli Comitato italo-albanese pro Albania. Veprimtaria e këtyne komiteteve kishte si qellim mbledhjen e ndihmave në favor të kryengritësve, në organizimin e tubimeve politike dhe në sensibilizimin e vullnetarve që të merrnin pjesë fuqimisht në kryengritje për të fitue lirinë e tyne. N’krah tjetetër si kunderpergjegje e këtyne veprimtarive në fronte të ndryshme të shqiptarve, pushtetarët turk në heshtje dhe me dinakëri u orvateshin pa prà që me anë të disa letrave të publikueme këtu e aty në fshehtësi të rrënin sidomos myslimanët e Shkodres me qellimin per të shtì ngatërresë mes tyne dhe katolikëve, prà per me krijue percamje n’mes t’popullit, por këtë objektiv kurr nuk mbërriten me e rrealizue edhe pse bânen shumë tentativa, sepse myslimanët kishin lidhje gjakut me malcorët dhe sepse prijësit katolik biseduen fshehtas me prijësit shqiptar mysliman. Edhe të gjithë u ndërgjegjësuen se duhet të bashkëpunonin së bashku për të drejtat e shqiptarve dhe për nji Shqipni të pamvarun.

Si klerikët françeskan po ashtu edhe ato dioçezan ju drejtuen disa herësh arqidukës Franc Ferdinand të perandorisë austro-hungareze po ashtu edhe Selisë së Shêjte – Propagandës Fide që të mbështetnin popullsinë e maleve dhe që t’iu gjindëshin ngiat forcave kryengritëse. Bashkëbiseduen pà frikë me përfaqësuesit e ndryshëm turk dhe ndèr të tjerë edhe me Shefqet Dergut Pashen e Saddredin Beun, por gjithmonë pà rrezultat, nuk u përkue asnjiherë në nji marrveshje të mirfilltë. Malcorët e etun për liri donin që qeveria t’u plotësonte disa kërkesa që kishin bâ në formën e memorandumit, e ky dokument u ligjue me ëmnin “Libri i Kuq” (kishte kopertinen e kuqe). Ndèr të tjera “ ky liber permbante edhe disa pika që Luigj Gurakuqi i kishte pergatitun për të gjithë Shqipninë” (Luigj Bumçi, “ Nga kujtimet e mija”., HD, v.1944, nr. 5, fq. 16). Malcorët për me mbërritë kërkesat e tyne u detyruen që të mbledheshin disa herash në sofren e bisedimeve edhe me qeveritarët turq, e nji ndër ato mbledhje kjè ajo e Triepshit ku në ndêr të malcorve foli Marash Uci e nder të tjera theksoj: “që të thomë të drejtën qeveria e Stambollit nuk ka asnji të drejtë mbi Malësinë të cilin në këtë kongres ja kish lanë Malit të Zi. Kena kënë ne që me armët tona kemi ndalue Malin e Zi të pushtojë Malet tona.

Por prap mas dò kohet mas mbledhjes së Triepshit ministri turk Saddredin Beu i çfaqi dëshiren Arqipeshkvit per me u takue me krenët e Malcisë. Ja si e pershkruen Luigj Bumci takimin “erdh ministri, e malcoret ishin mbledhë në nji odë të nji shpis në Podgoricë per me u pa me ministrin, ku e percolla un si drogoman qi me pat shënjue Arqipeshkvi. Ishin n’at odë, për shka me bje ndër mend: Dede Gjo Luli, Dedë Nika i Grudës e disa të tjerë. Para se me hi Mnistri, shkova te malcort e u thaçe qi të dàshin nji ndër ta qi të flitte n’emen të të gjithëve. Dànë Dedë Gjo Lulin. Si hime në odë Ministri u fal me ta e u thotë: Zotni kam ardhë prej Cetinjet me u pa. Dede Gjo Luli po i pergjegjet: S’na ka pasë marrë malli për ty. Mue m’u dote me i a perkthye. Si u ulem e ndejem po i thotë ministri: “ Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjo Luli nuk e la me mbarue, e me i here i tha: Mos na përmend Mbretin pse skemi pune me te. Aj as nuk na njef as nuk i di punet tona. Por ju që vini mbas Mbretit jeni te tana hajna e me na fike, e ju e rreni si per ne si per te tjeret. Pra aj nuk ka shka na fale. Atbotë Ministri sillet kah une e më thotë: Po pyeti kta Zotni at librin qi kta permendin a e duen per vedi a për të gjithë Shqipnin? Dede Gjo Luli aj pergjegji: Ato pika qi jane n’at librin e kuq i dona ma parë për veti, mandej per Shqipnine mbarë. Ministri, i cili gjatë këtij kuvendi nuk kishtë mujte me majtë gjakftoftesisnë u çue mjaft idhnueshem e me tha: thueju se s’kam me ardhe ma me i pa. Dede Gjo Luli po i pergjegjet s’na ka pasë marrë malli per ty. Kështu mbaroi ky kuvend pa kurrfarë kënaqësi si pat fillue.

Në 1915 Deda ndëroj jetë e kaloj në amshim e eshtent e tij pushuen në vorrin e kishës së fretenve në Shkoder, po në të njâjtin vorr kù pushuen edhe eshtnat e Fishtës në 1940 (kronisti i parë i epopes së 1911), e me shumë keqardhje e me shume dashni u percuell me lutje e me “Requiem aeternam” prej françeskanëve e prej njì pjesët të shkodranve e të malcorve të tij. Por pushteti i eger dhe anti perparimtar komunist, eshtnat e tij bashkë me ata të Fishtes e të shumë martirve katolik i treti në rrjedhën e lumit Kirë.

“Pash, o Pash, t’ rrnoft bajraku, Ndigjo Deden ç’asht kah flet:

Për pa rrjedh der n’sylah gjaku, Knjazi vendin tem s’e shklet!

Ah! Qe prep don t’na dajn copa! Prep mendimi i par asht ngjall!

Por ta marr vesht tan Europa: Ded Gjo’Luli prap asht gjall!”

Kurse i ndjemi prof. dr. Simon Pepa në lidhje me këtë çashtje pohon: “Dhe është për të ardhur keq se kjo luftë, këta heronj dhe vetë kryetrimi Ded Gjo’Luli për vjet e vjet u lanë në harresë. Lufta dhe ngritja e Flamurit në Deçiç, përmendej sa me thanë, emri i heroit vetëm sa citohej. Dhe ajo që është rrënqethëse është fakti se mjaft nga nipat e stërnipat e Ded Gjon Lulit, si dhe mjaft klerikë që morën pjesë me mendje e penë në përpjekje për çlirim u masakruan në mënyrë të tmerrshme. Ata hynë në rrugën e mundimeve tamam si në ferrin e Dantes (Simon Pepa: “Gjurmime kulturore”, Shkodër, 2000, fq.224)”. Heroizmin e fatosit të lirisë, plaku i Vlonës Ismail Bej Qemali, gjatë vizitës qi i bâni ky i fundit në Vlonë (mas shpalljes së Pamvarsisë me 28 nantor 1912), do t’a perkufizonte : ‘Dedë Gjo’ Luli pushk e ngrehun për Shqipnin’. Shkrimtari, folkloristi At’ Donat Kurti Ofm, në përkujtim të 50-të shkollës së njohun françeskane thotë:

“N’at dit (6 prill 1911) Shqyptari njimend mushi mushknit me frymët’liris e brittë n’zemer t’vet: “Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh në ket mnyrë Flamurit t’Shqypnis të ngrehun me guxim e trimni, po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit në Bratile t’Deçiqit”.

Po sot Dedë Gjò Luli a âsht gjallë si n’rreshtin e fundit të poezisë së naltpermendun? Pse fotografia e tij nuk âsht krah për krah me atë të I.Qemalit në institucionet qeveritare shqiptare? Pse ngjarjet e 1911 nuk studjohen sot në tekstet shkollore si ato të 1912? Këto janë pyetje që nuk kanë nevojë për pergjegje shkencore se janë vetë të tilla, por janë nji stimul per rreflektimin personal të çdo shqiptari që e kà perzemer historinë e vërtetë të popullit tonë.Kjo kjè Shpallja e Dytë e Pammvarsisë.

L. Prizrenit, K. i Manastirit, kryengritjet e shqiptarve në Kosovë me Isa Boletinin, Shaban Binakun, Rrustem Kabashin, e në viset e tjera shqiptare në vitet 1910/12, ngritja e flamurit në Deçiç, rrevoltat në Bregun e Mates, në trojet e Dukagjinit, në krahinen e Mirditës, në qytetet e jugut, ngritja e zânit në arenen nderkombëtare ishin një shkëndi shumë e madhe pararendëse dhe vendimtare e Shpalljes së Pamvarsisë më 28 Nandor 1912.

Karl Gurakuqi, dishmitar i asaj kohë, në kujtimet e tij kà përcaktue se kryengritja e vjetit 1912 , ishte vetëm vazhdimi i një kryengritjeje mâ të hershme: “Shqipnia gjindet gjithnji nën pushtimin turk, por ka gjasë se do t’a këpusi qafen. Në Ballkan vlon kazani. Malcorët e Mbishkodrës me Ded Gjo’ Lulin në krye, e kishin nisë kryengritjen kundra Turkut në Malësi dhe në malet e Dukagjinit, qysh në vjetin 1910, dhe, me ndërpremje të vogla, po zgjatej tash dy vjet e po përhapej anë e m’anë Shqipnisë. Malcorët e Bregut të Matës, me Dëdë Cokun e me të vëllanë e këtij, Gjeton, me Llesh Nikë Dakën si kryetar, në vjetin 1912, në fillim, simbas shëmbullit të Malcise së Madhe së Veriut rrokën armët dhe iu ranë ushtris turke në Lezhe e n’afërsit e tija, tue i shkaktue humbje të mëdhaja. Stambolli filloj me u dridhë, se Shqipnia po i dilte dore [R.Gurakuqi,fq. 426].

Në këtë kontekst e një rândesie të veçantë âsht një intervistë botue në gazetën vjeneze “Zeit” nga kryetari i Mirditës Prenk Bib Doda, i cili gjindej në këtë kohë në Vjenë në kuadrin e pjesmarrjes së tij në “Kongresin Eukaristik” të organizuem nga Kisha Katolike. Simas tij, situata në Shqipni ishte shumë e tensionueme dhe shumë serioze. Shqiptarët kerkojnë pamvarësi nga pushtetarët e ndryshëm truk edhe nga ujqit grabitqar malazez.Ata kerkojnë autonominë, si katolikët po ashtu edhe muhamedanët janë të bindun dhe janë të bashkuem për mbërritjen e këtij qëllimi. Po ashtu shumë i randësishëm âsht edhe organizimi i shqiptarve të Bukureshtit të drejtuem prej Luigj Gurakuqit dhe Ismail Qemalit per me u ardhë në ndihmë shqiptarve kryengritës. Në vazhdimin e këtij ritmi ndikoj pozitivisht për Shqipninë, fillimi i sulmeve të shteteve ballanike kundrejt turkut, për dobësimin e tij në të gjitha drejtimet.

Të gjithë këto elementë nâ tregojnë se Pamvarsinë e Shqipnisë në 1912 nuk e pruni vetëm aktiviteti shumë dimensional i fretenve, as trimnia e Dedë Gjò Lulit, as dëshira e Ismail Qemalit, as gjenialiteti i Luigj Gurakuqit e as puna e palodhshme e Dom Nikolle Kaçorrit por u gdhënd falë sakrificës së të gjithe atyne trimave e diplomatëve katolik, ortodoks dhe muhamedan, atyne populli shqiptar duhet me ju falë nderës e me i perkujtue n’foltore t’adheut e emnat e tyne me i shkrue me germa argjandit n’pëlhuren e kuqë të flamurit kombëtar. Pmvarësia e 1912 nuk kjè kurrgja tjeter veç se Unifikimi i Dy Pamvarsivë të Mapërparshme. Luigj Gurakuqi, në një shkrim perkujtimor qe bân në nderë të kesaj ngjarje themelore për kombin tonë në Paris, – e që asht nji ftese shume aktuale qe i pergjegjet Shqipnisë së 2015- , na fton sot e kësaj dite të rrëmojmë ndërgjegjen e të njipërnjisohena me vuejtjet aktuale të popullit tonë e po ashtu të shtiem vaden e historisë n’hullinin e vet të vërtete:

“E Kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë pra per ne të gjithë, jo vetëm nji ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes s’onë. Në këtë ditë duhet të vëme të gjithë dorën në zëmër e të pyesim vetën t’onë ndë a kemi bamun gjithkund e gjithmonë detyrën qe kishim përpara Atdheut. T’i tregojmë pà turp e t’i njohim fajet t’ona, te harrojmë hidhnimet e anmiqësitë qi na ndajnë, t’i japim vllaznisht dorën njani tjetrit e të betohemi mbi besën e gjyshave t’anë se sot e mbrapa do të përpiqemi për të miren e Atdheut, për lulzimin e komit, për nderimin e flamurit t’anë (Revista “Kuvendi”, Rromë, 30 Nantor 1919). Historiani austriak Dr.Gr.Ulhorn tue njoftë mirë historinë tonë, i bindun për punën e çmueshme e të vazhdushme në shekuj të fretenve në shërbim të vlerave të popullit tonë pohon se: “Françeskanët prandej janë, nderohen e mbahen porsi Etent e Vërtetë të Popullit Shqiptar e të gjithë kanë uzdajë të plotë në Ta” ( HD.,1940).

Videoskandali i Shukri Xhelilit: Dua të të fus më shpejt në dorë, jam mprehur (dosja e prokurorisë)

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ish-kreun e Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili dhe ka çuar dosjen e tij në gjykatë me akuzën për korrupsion pasiv.

Në dosjen hetimore dalin detaje nga skandali seksual, ku Xhelili u filmua duke i kërkuar marrëdhënie seksuale një vajze në kërkim të një vendi pune.

 

DOSJA E PROKURORISE:

Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal kanë rezultuar të  provuara rrethanat e faktit si më poshtë:

Në datën 12.05.2016, në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora News”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.

Më konkretisht, ka rezultuar se në muajin Janar dhe Shkurt të vitit 2016 shtetasja A.A, me banim në Dibër, ka bërë përpjekje nëpërmjet formave të komunikimit në rrjetin social Facebook dhe më pas me anë të telefonit celular, për të marrë kontakte me të pandehurin Shukri Xhelili, Kryetar i Bashkisë Dibër, të cilit i ka prezantuar kërkesën për mundësinë e punësimit në ndonjë vënd pune pranë Bashkisë ose në vend pune tjetër. 

I pandehuri Shukri Xhelili, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër fillimisht është takuar me A. dhe i ka prezantuar faktin se nuk kishte vënde të lira pune, por në vijim do e kishte parasysh kërkesën e A. duke i kërkuar asaj të mbanin kontakte me anë të rrjetit social Facebook si dhe me anë të telefonit celular.  

Pas disa takimesh, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë i ka kërkuar Anisës që të kishte një marrëdhënie intime kundrejt mundësisë për gjetjen e një vëndi pune, në Bashkinë Dibër, duke e kushtëzuar punësimin e shtetases A. A. vetëm nëse ajo pranonte të kishte një marrëdhënie intime me të pandehurin Shukri Xhelili.  

Shtetasja A. e gjëndur para kësaj situate, ka regjistruar bisedat me Kryetarin e Bashkisë Dibër dhe e ka pranuar kushtin por që këtë favor seksual ta pranonte pasi të punësohej. 

I pandehuri Shukri Xhelili, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, me vendimin me Nr.25, datë 26.02.2016, ka vendosur emërimin e shtetases A. në detyrën e magazinieres pranë Qëndrës Kulturore, në Bashkinë Dibër. Vendimi i emërimit të shtetases A. në pozicionin e mësipërm është marrë pa u kryer më parë ndonjë procedurë emërimi si dhe njëkohësisht pa u paraqitur ndonjë dokumentacion nga shtetasja A.  

Në datën 26.02.2016 shtetasja A. është takuar me të pandehurin Shukri Xhelili në zyrën e këtij të fundit dhe ka rregjistruar bisedën e kryer midis tyre. Në këtë takim i pandehuri Shukri Xhelili ka nënshkruar vendimin e emërimit në punë dhe njëkohësisht i ka kërkuar shtetases A. që të dilnin së bashku atë ditë, se ishte përgatitur për atë ditë pasi kështu e kishin lënë, se ishte mprehur, se kishte një farë padurimi, se akoma nuk e kishte futur në dorë, se akoma nuk kishte pasur marrëdhënie intime. Nga ana tjetër, shtetasja A. i ka thënë se do të takoheshin ditën e hënë dhe se nuk po e gënjente.

I pandehuri Shukri Xhelili ka vijuar kërkesën e tij ndaj A. për të kryer marrëdhënie intime, duke i premtuar se në vijim mund t’i gjënte një vend pune më të mirë por gjithnjë nëse ajo do kryente më parë marrëdhënie intime. 

Pas një sërë takimesh i pandehuri Shukri Xhelili me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka lënë takim me A. në Tiranë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve intime, kundrejt vëndit të punës që i kishte ofruar më parë Anisës dhe mundësisë në rregullimin e një vëndi tjetër më të mirë pune.

Në këtë mënyrë, në datën 13.04.2016 i pandehuri Shukri Xhelili është takuar me A. në Tiranë dhe pasi e ka marrë në automjetin e tij kanë shkuar në një hotel me qëllim për të kryer marrëdhënie intime. Pasi kanë shkuar në një nga hotelet e qytetit të Tiranës, i pandehuri Shukri Xhelili ka kryer veprime të drejtëpërdrejta dhe ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me A. e cila duke gjetur justifikime, ka mundur të dalë nga dhoma dhe të largohet nga hoteli, pa kryer marrëdhënie seksuale, megjithë insistimin e të pandehurit Shukri Xhelili. 

Shtetasja A. ka rregjistruar me një telefon celular dhe me një pajisje videorregjistruese bisedat dhe veprimet e kryera nga ana e të pandehurit Shukri Xhelili. Gjatë hetimeve paraprake janë bërë kërkimet e nevojshme për të gjetur telefonin konkret celular dhe pajisjen videorregjistruese me anë të të cilave shtetasja A. ka rregjistruar bisedat dhe veprimet e kryera nga i pandehuri Shukri Xhelili. Është kryer sekuestrimi i pajisjes video rregjistruese por nuk është është bërë e mundur sekuestrimi i telefonit celular pasi shtetasja A. nuk e ka më në përdorim aparatin celular me anë të të cilit ka kryer 

Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka kërkuar drejtëpërdrejtë nga shtetasja Anisa Alla përfitime të parregullta, konkretisht ka kërkuar përfitime dhe favore seksuale nga kjo shtetase, me qëllim për ta emëruar këtë të fundit si punonjëse në Bashkinë Dibër, si dhe me qëllim për ta sistemuar në një vënd më të mirë pune në të ardhmen.

Kërkesa për përfitime të karakterit seksual e të pandehurit Shukri Xhelili ka qënë si kusht që shtetasja Anisa Alla të punësohej në Bashkinë Dibër dhe të emërohej më pas në ndonjë pozicion tjetër më të mirë. Përfitimet e parregullta të karakterit seksual përfshihen tërësisht në anën objektive të nenit 260 të K.Penal, dispozitë e cila parashikon në përmbajtjen e saj “çdo lloj përfitimi të parregullt”, ku përfshihen si përfitimet materiale, përfitimet seksuale si dhe çdo lloj tjetër përfitim i parregullt.

Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili ka konsumuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i Kodit Penal.

I pyetur në lidhje me akuzën në ngarkim të tij i pandehuri Shukri Xhelili nuk e ka pranuar atë duke pretenduar se nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e tij, pretendime këto që nuk qëndrojnë dhe vijnë në kundërshtim me burimet e provave të administruara gjatë hetimeve paraprake, nga te cilat provohet plotesisht fajesia e te pandehurit per vepren penale qe eshte akuzuar.

Prezantohet plani i përgjithshëm vendor i Tiranës

Ai u shpreh se brenda vitit të parë të mandatit mbyllet ky plan, ndërsa në tre vitet e tjera do të bëhet implementimi i tij

TIRANË- Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Bashkia e Tiranës sot është prezantuar plani i përgjithshëm vendor i kryeqytetit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij gjatë këtij prezantimi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky vit ka qenë një vit intensiv punimesh.

Ai u shpreh se brenda vitit të parë të mandatit mbyllet ky plan, ndërsa në tre vitet e tjera do të bëhet implementimi i tij.

erionvvvv

“Ka qenë një vit rekord pune, një vit shumë intensiv. Edhe pse Tirana është qyteti më i madh, më vjen mirë që jemi të parët që e mbyllim planin urbanistik. Do të vazhdojmë me kalimin e planit në Këshillin Bashkiak gjatë muajit nëntor. Ky vit mbyll historinë e planit në vitin tonë të parë dhe pastaj tre vitet e tjera të punojmë për implementimin. Ne kemi realizuar rreth 100 dëgjesa publike, 3 të mëdha në nivel ekspertësh. Më vjen mirë që e mbyllim këtu tek Piramida e asaj që është metaforë e asaj që është qyteti”, theksoi Veliaj në fjalën e tij.

Qëllimi i këtij plani urbanistik, sipas kryebashkiakut Veliaj është tërheqja e banorëve të zonave të tjera urbane të Shqipërisë, drejt jetesës në kryeqytet. Sipas tij do të përdoren formula të reja për cilësinë e ndërtimeve. Gjithahstu sipas planit Bashkia e Tiranës parashikon një plan të ri për banesat sociale. aa

Më 9 tetor 2016 Papa Françesku shpalli Kardinal Dom Ernest Troshanin

Voal – Sot në lutjen e Engjëllit të Tenzot në orën 12.00 në Romë, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj, ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin, për dëshminë e jetës së tij të krishterë.

Dom Ernest Troshani është i vetmi prift në të gjithë listën, që shpallet Kardinal për ta nderuar. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papa Franceskut vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit. Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt dhe përlotja e Papës, në takim me Kardinalin e dytë shqiptar, pas Dom Ernest Koliqit. Ky është një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se Dom Ernest Troshani nuk merr pjesë në konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.

Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Ernest Koliqi, edhe ai i shpallur kardinal prej Gjon Palit II, për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin. Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.
Vlerësimi i klerit shqiptar të përndjekur gjate komunizmit është shenja se ky kler i ka dhënë shumë Kishës katolike universale, sidomos me martirizimin e tij gjatë komunizmit.

Pastrim parash: Bosit 22-vjeçar i bllokohen 9 apartamente në Durrës

Gjykata e Durrësit i ka sekuestruar 9 apartamente një 22-vjeçari nga Durrësi, pasi dyshohet se ky është i përfshirë në një skemë të pastrimit të parave.

22-vjeçari Arlind Kalaja zotëron 9 apartamente në bulevardin kryesor të qytetit me vlerë prej 260 mijë eurosh.

Mirëpo, ai nuk ka asnjë burim të justifikuar të ardhurash. Sipas hetimeve, dyshohet se ai dhe i ati i tij, i kanë siguruar paratë me punë të pista në Itali.

HETIMET

Fillimisht, hetimit ndaj shtetasve Kalaja ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, në muajin Prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare.

Më tej, hetimi iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po zhvillon hetime në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Fatmir Kalaja ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është proceduar për vepra penale vjedhje, vrasje me dashje, pezullim të patentës për drejtim mjeti.

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet se të gjitha këto pasuri të paluajtshme (9 apartamente me vlerë të deklaruar në kontrata rreth 260 mijë euro) dyshohet se janë fituar nga personi i hetuar Arlind Kalaja, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e pastrimit të parave, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i babait të tij të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

Dyshimet e transmetuara nga shteti italian mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, blerja e këtyre apartamenteve në një kohë shumë të shkurtër brenda dy muajve të vitit 2014 (shtator – tetor 2014, si dhe çmimet e shitblerjes nën vlerën reale të sendeve (sipas shënimeve në kartelat e pasurisë dhe në deklaratat noteriale, konstatohet lehtësisht që të gjithë apartamentet e blera nga Arlind Kalaja, janë përftuar me gjysmën e çmimit real të tyre), ka ndikuar në realizimin e veprimtarisë kriminale për të cilën dyshohet Arlind Kalaja.

Mungesa e të ardhurave të ligjshme (duke mos patur asnjë aktivitet ekonomik në Shqipëri, shumat e parave që kanë qarkulluar në banka, në format e kreditimit dhe debitimit), moshën e re të Arlind Kalasë, vetëm 20 vjeç në kohën e përfitimit të pasurive, shtojnë dyshimet mbi burimin e të ardhurave të të dyshuarit Arlind dhe babait të tij, të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

Rritje e ndjeshme e sipërfaqeve me marijuanë

Në Shqipëri fenomeni i kultivimit të marijuanës mbetet shqetësues. Shifrat e publikuara sot nga policia shqiptare në përfundim të misionit të monitorimit nga ajri nga ana e Guardia Di Finanza-s italiane tregojnë se sipërfaqet e zbuluara janë gati 5-fishuar, ndërsa numri i bimëve të asgjësuara ka arritur mbi 2.4 milionë

Përtej debateve politike mbi fenomenin e kultivimit të marijuanës, fakt është se përhapja e saj është në nivele shqetësuese. Goditja që ju dha në vitin 2014 Lazaratit, fshat që ishte kthyer në simbol të marijuanës, edhe për gati paprekshmërinë e tij, pritej të pasohej nga një frenim i aktivitetit të kultivimit të cannabis sativas. Në vitin 2013 vetëm sipërfaqja e mbjellë në Lazarat llogaritej të ishte 319 hektarë. Dy vjet më pas, kur ky fshat ishte fshirë nga harta e marijuanës, sipërfaqja ishte 44,7 hektarë, ndërsa këtë vit mbi 213 hektarë.

Ndonëse policia thotë se ajo ka rritur goditjen e saj, dhe se këtë vit avioni i specializuar i Guardia di Finanza-s italiane fluturoi 16 orë më shumë dhe mbi një sipërfaqe më të madhe, afërsisht në 17 përqind të territorit, rezultatet edhe nga shifrat e larta të bimëve të asgjësuara, mbi 2milion e 400 mijë të tilla, nuk flasin për një frenim të fenomenit.

Madje trafikantët kanë nisur të përdorin dhe fara të reja: “Këtë vit është evidentuar një bimë narkotike me një cikël më të shkurtër, 45-50 ditëshe e cila rezulton te jetë mbjellë na afërsisht 70 përqind të sipërfaqes, por me një efektshmëri të prodhimit të bimës më të ulët se ajo klasike”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i policisë shqiptare Haki Çako. Ai tha se janë 400 autorë të identifikuar dhe se në pranga kanë përfunduar 248 persona. Ndërsa në ndërhyrjet e saj, policia ka angazhuar 8900 forca policie dhe mbi 2600 mjete të cilat janë shoqëruar dhe me një kosto prej mbi 520 milion lekësh, afro 4 milion dollarësh.

Përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s italiane vlerësuan angazhimin e policisë shqiptare dhe bashkëpunimin me ta, duke sugjeruar që për vitin e ardhshëm: “fushata e fluturimeve ajrore të vijojë. Ajo të nisë që në muajin maj e jo në qershor, si dhe të shihet mundësia e pjesmarrjes në operacionet e asgjësimit të bimëve dhe të vëzhguesve të huaj nga vendet partnere”, tha Jeselito Minuto, Drejtor i qendrës operative të Guardia di Finanza-s italiane.

Pak pas publikimit të të dhënave, kreu i opozitës Lulzim Basha i cilësoi ato si alarmante, duke drejtuar sërish gishtin e përgjegjësisë nga qeveria: “Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë brenda në organizatën më të madhe të drogës që është vetë qeveria. Këta janë Al Kaponët e drogës.Droga e 5-fishuar në territor është pra vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës. Sot Saimir Tahiri duhet të ishte një ministër i shkarkuar”.

Përmes një statusi në Facebook, ministri i Brendshëm Siamir Tahiri, duke ju kundërpërgjigjur akuzave, solli në vëmendje të dhënat e viteve kur në pushtet ishin të djathtëtme 0 përqind sipas të tij të zonave të shkatërruara nga policia në 2012 dhe me vetëm 7,5 përqind në 2013. “Dje Shqipëria kishte një problem të pazgjidhur me kultivimn e marijuanës, ndërsa sot një problem që po merr zgjidhje” shkroi ai në një status në Facebook.

FBI amerikane në Tiranë për Byronë Kombëtare të Hetimit

Një agjent i Zyrës Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara (FBI) do të vijë në Tiranë për të mbikëqyrur punën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, miratimi i së cilës u votua sot nga Kuvendi, pas një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.

Partia Demokratike, siç kishte bërë të ditur më parë, e dha votën e saj vetëm për ligjin për ngritjen e strukturave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, të quajtura SPAK.

Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBI-­së amerikane.

Në fakt dhe anëtarët e saj do të trajnohen pranë Akademisë së FBI-­së.

Sipas “Zërit të Amerikës”, pjesëtarët e BKH­së do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen dhe testit të së vërtetës.

“Një agjent i FBI­-së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikëqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë”, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”.

Parlamenti votoi edhe për 4 ligjet e tjera, të cilat parashikojnë ngritjen e një sërë strukturash të reja dhe zëvendësimin e institucioneve ekzistuese, të cilat shkrihen.

Por ato kaluan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita braktisi sallën pas miratimit të SPAK-­ut.

BABAI IM…. – Nga GRETA AZEM MËSHI*

*Greta Mëshi, vajza e policit nga Hasi, Azem MESHI, “Dëshmor i Atdheut”, vrarë nga nji bandë kriminale në qershor 1999 në Tiranë –
Gjithmonë e kam pasur të vështirë të flas për babain tim. Ndoshta sepse jam një person që nuk mund t’i shpreh ndjenjat lehtë. Nuk arrij të kujtoj asgjë nga ai; nuk kujtoj dot tingullin e zërit të tij, mënyrën si qeshte, gëzimin që unë provoja kur ai më përqafonte.. nuk kujtoj dot asgjë.
Të gjithë më thonë se ishte njeri i mirë, i dashur, bënte shumë për të tjerët; dhe unë do të doja shumë ta kisha njohur këtë pjesë të tij.
“Çdo mbrëmje kur kthehej nga puna të sillte çokollata e të zgjonte nga gjumi sepse donte të të përqafonte e të të thoshtë sa shumë të donte.” – më thotë mamaja ime. Sa do të doja ta kisha atë kujtim, do ta ruaja me shumë dashuri në zemrën time. Por nuk e kam, e vetmja gjë që mund të bëj është ta imagjinoj.
Isha shumë e vogël kur im atë u nda nga jeta, dy vjeç e gjysëm për të qenë e saktë, nuk arrita të shijoj asnjë moment me të e këtë gjë e kam peng. Do të doja shumë të kisha shëtitur me të nëpër Shqipëri e pse jo dhe nëpër botë, të më shoqëronte ai në ditën e parë të shkollës, të gëzohej për mua sepse isha nxënëse e shkëlqyer, të më shikonte teksa rritesha e të më mbështeste kur shkova në gjimnaz e në universitet, të më thoshte se sa krenar ishte për mua kur më lavdëronin mësueset e pedagogët… por ai nuk jetoi dot ta bënte këtë gjë.. e nuk do jetë me mua kur unë të arrij gjëra akoma më mëdha në jetë. Babai im nuk do jetë krah meje kur unë të diplomohem apo kur unë të bëhem gazetare e famshme; e kjo gjë më trishton shumë.
Teksa po rregulloja biblotekën një ditë, gjeta nje fletë A4 që kishte vite që rrinte në një cep. Ishte shkruar në bojë të gjelbër, me një titull rozë. U kujtova për të. Ishte ndër “punimet” e para që kam bërë në Word, ndoshta kur kam qenë në klasë të pestë.
Shkrimi titullohej “Më mungon babi im”, dhe ishte ky:Në çdo cep të shtëpisë time unë mbaj fotografitë e babait tim; por ajo e varur në murin e sallonit duket sikur më ndjek, sikur më flet dhe më thotë: “Sa qenke rritur vajza ime e bukur.” Ah, sikur të isha një magjistare e zonja si në përralla e t’i jepja jetë kësaj fotografie… të dëgjoja zërin e babit tim, të merrja një përqafim nga ai, një puthje që më ka munguar qëkur isha foshnje. Do të doja të ndaja më të gëzimet dhe shqetësimet e mia. Do t’i tregoja rezultatet e mira në mësime dhe sytë e tij do të shkëlqenin nga gëzimi. Do të shëtisja me të e do t’i thoja shoqeve: “Edhe unë e kam një baba si të gjitha ju.” Duke parë fotografitë nga sytë më pikojnë lotë. Lotë trishtimi e lotë malli. Babi im nderohet nga miq e kolegë… por mua do të vazhdojë të më mungojë pafundësisht. – Ky ishte shkrimi i gjelbër, nën titullin rozë.
Pak nga pak po arrij të plotësoj ëndrrat e mia në jetë. Por një ëndërr nuk do arrij ta realizoj kurrë… nuk do shoh dot buzëqeshjen e babit tim kur unë do t’i them suksesin tim të radhës, e kjo gjë më dhemb në shpirt.
Por unë e di që ai është pranë meje kudo, ai është engjëlli im mbrojtës e në çdo hap që unë hedh, ai është aty duke më mbështetur, duke më brohoritur, e duke u ndjerë krenar për vogëlushen e tij që po rritet.
Nga Greta Azem Meshi.
Tirane me, 05/09/2016

Tiranë: Gjendje e rëndë në burgje, dhunë dhe mbipopullim

OSBE dhe Avokati i Popullit shprehën sot shqetësimin e tyre lidhur me mbipopullimin problematik në burgjet shqiptare, si një gjendje që kërcënon të drejtat e njeriut.

Edhe pse u hapën dy burgje të reja, mbipopullimi i burgjeve mbeti afro 25 për qind, thuhet në Raportin e Avokatit të Popullit për Parandalimin e Torturës për vitin 2015.

Zyrtarët pohuan se hapja e një burgu në Shkodër do ta zgjidhë problemin e mbipopullimit, por kjo mbetet për t’u parë.

Avokati i Popullit Igli Totozani thotë se gangrena e mbipopullimit në burgje ka ardhur si pasojë e një politike tepër të gabuar, ndryshimi i të cilës është kërkuar shpesh.

Dhe kjo, sipas tij, është vetëm një pjesë e vogël e shkeljes së të drejtave njerëzore në Shqipëri.

OSBE e ka ngritur si një shqetësim të veçantë trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor, sepse sipas ligjeve vendase dhe atyre ndërkombëtare, ata duhet të mjekohen jashtë burgjeve.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Robert Uilton thotë se mbipopullimi problematik i burgjeve është një çështje urgjente, një sfidë që mund të zgjidhet me një politikë të re penale, që synon parandalimin e krimit dhe ri-integrimit social të të dënuarve.

OSBE kërkoi madje ngritjen e një spitali të ri për personat me probleme të shëndetit mendor që kanë kryer krime.

Avokati i Popullit kërkoi mbylljen e burgut të Krujës, si institucion pa standarte, dhe raportoi dhunë, torturë e keqtrajtime në burgje, si dhe shkelje flagrante në trajtimin e personave me mjekim të detyruar.

Raporti i Avokatit të Popullit për Parandalimin e Torturës përfshin raste dhune dhe vështirësi të tjera në burgje, paraburgime dhe në komisariate policie, qendra të hapura apo të mbyllura dhe spitale psikiatrike.

Aty theksohet se ndodh shpesh që policët ndihmojnë njëri-tjetrin për të mbuluar veprimet e paligjshme të kolegëve,

Kur mbulojnë keqtrajtimet e të dënuarit, apo arrestuarit, theksohet në raport, ata duhet të kenë pengesa në karrierë, sepse dhuna dhe tortura janë shkelje të rënda të të drejtave njerëzore.

B. Mustafa kërkon largimin e S. Berishës – “Merkel i tha Kohlit: Ik nga partia”

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, sugjeron që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mënjanojë influencën e Sali Berishës në vendimmarrjen e partisë.

 

Në një bisedë me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, Mustafaj kërkon që Basha të ndjekë modelin që Kancelarja Angela Merkel zgjodhi me paraardhësin e saj, shkruan “Panorama”.

“Unë besoj se ka qenë shumë e vështirë të drejtosh Partinë Demokratike në këtë periudhë. Ka qenë shumë e vështirë për arsye të ekzistencës së Sali Berishës. Unë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, publikisht kam kërkuar që të zgjatet tranzicioni dhe të filloj një garë brenda Partisë Demokratike. Të fillonte një garë e vërtetë, le të ishte 6 muaj, pasi PD-ja do të drejtohej nga një triumvirat i caktuar. Unë besoj që Basha do të fitonte, por gara do të ishte stërvitja e domosdoshme që ai ta merrte me një siguri më të lartë në vetvete drejtimin e Partisë Demokratike. Duke e marrë me një siguri më të madhe do të arrinte t’i tregonte kufirin Sali Berishës. Në shkrimet e mia kam thënë se ajo që Basha duhet të bënte me Berishën, duhet të ishte ajo që bëri Merkel me Kohl. Merkel ishte një produkt shumë më laboratorik i Helmut Kohl, sesa Basha i Berishës, sepse Merkel, një femër nga Gjermania Lindore të merrte CDU-në, partinë konservatore më të madhe në Europë, mund të kalonte vetëm duke ia dhënë çelësat Helmut Kohl. Ai e bëri. Në fund të fjalës së parë të saj, ajo i tha Kohl-it: Nuk ke më punë në parti!”- thotw Mustafaj.

Sipas tij, kjo eshtë e njëjtë me atë që thotë Frojdi “të vrasësh babain”.

“Basha duhet ta bënte këtë gjë. Basha për shumë arsye nuk e ka bërë publikisht këtë dhe e gjithë lufta që i bëhet nga kundërshtarët, i bëhet për këtë arsye”- shton Mustafaj.

Gjatë rrëfimit të tij, ish-ministri ka shpjeguar edhe dilemat brenda vetes për të zgjedhur mes shkrimtarit dhe politikanit.

Mustafaj shpjegon se, ndonëse ka pasur dhe vijon të ketë ftesë për të qenë pjesë e politikës aktive në PD, vendimi i tij është që për aq kohë sa nuk e ndien sa duhet politikën, të mos jetë pjesë e saj.

Në rrëfimin e tij, Mustafaj ka sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes së tij, marrëdhënien me Berishën dhe ftesën e Fatos Nanos për të qenë ministër i tij.

PANORAMA

Deklaratë e Grupit të Lobimit: Jemi kundër çdo projekti që eleminon tunelin e Qafë Murrizit

 

Një këshillë për Kryeministrin dhe Faruk Kabën sa s’është vonë

 

1 Tetor 2016

Pas zgjedhjeve në Dibër, Kryeministri Edi Rama dhe aktorë të tjerë, inxhinierë dhe specialistë të ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, kanë dhënë opinione që bien ndesh me njëra -tjetrën.

Në vëmë re në këto deklarata një rrezik që i kanoset standardit të ndërtimit të Rrugë së Arbrit dhe me këtë rast do të donim t’i vinim në dukje për publikun.

Nga njëra ana kemi deklaratat e Kryeministrit, i cili thekson se “fitorja e Bashkisë së Dibrës është një besim i madh për të bërë shumë më tepër për Dibrën. Dhe ne do të bëjmë për Dibrën më shumë se çfarë bënë të tjerët në 20 e ca vite të marra së bashku”.

Në një postim në Facebook Edi Rama shkruan: “Ne i kemi borxhe Dibrës në këto tre vite, duke filluar nga rruga e Arbrit! E cila është një borxh i vjetër e i mbartur qeveri më qeveri ndaj dibranëve, por ne duhet ta nisim me patjetër brenda këtij viti të fundit të mandatit tonë!”

Por ndërkohë që Edi Rama lëshon deklarata shumë premtuese për Dibrën, nga ana tjetër kemi propozime që cënojnë standardin e Rrugës së Arbrit, propozime të cilat shkojnë kundër deklaratave të Kryeministrit.

Duke pasur parasysh se edhe në të shkuarën mes premtimeve dhe realizimeve faktike ka pasur deformime të mëdha, dëshirojmë të vëmë në dukje për publikun çështjen e rreziku të humbjes përfundimisht të standardeve në ndërtimin e rrugës.

Ndërkohë që mbështesim përpjekjet e Kryeministrit (përpjekje që akoma mbeten ri-premtime) për ndërtimin e rrugës së shumëpritur nga dibranët dhe të gjithë shqiptarët, dëshirojmë të theksojmë se propozimet e ripërsëritura gjatë këtij viti të Inxhinier Faruk Kabës, bien ndesh me interesat e qytetarëve të Dibrës për një rrugë me standarde bashkëkohore, më kryesorja e të cilave është siguria e përdoruesve të rrugës.

Propozimi i Kabës, i botuar në gazetën Panorama [1] dhe në disa portale [2], është “ndërtimi paraprakisht i një bypass-i në vend të tunelit të Murrizit”. Kaba e argumenton këtë me shkurtimin e buxheteve të nevojshme financiare, afatin e ndërtimit e realizimit të veprës, si dhe hapjen e rrugës në 15-18 muaj.

Ky opinion i Kabës vjen i ripërsëritur pas tre muajsh, kur me një shkrim të ngjashëm në gazetën Mapo [3] dhe gazetën “Rruga e Arbërit” [4] iu kundërvu ministrit Haxhinasto. Edhe në atë shkrim Kaba hodhi idenë e ndërtimit të një bypass-i në vend të tunelit.

Ne dëshirojmë të theksojmë se jemi kundër çdo projekti që eliminon tunelin e Qafë Murrizit. Tentativa për eliminimin e tunelit përbën ‘grushtin’ e fundit për ndalimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit sipas standardeve ndërkombëtare dhe qëllimit kryesor të saj për të shërbyer njëkohësisht si një ‘urë’ që do të lidhë jo vetëm Dibrën me kryeqytetin, por edhe të afrojë Shkupin me Tiranën.

Ne dëshirojmë të theksojmë edhe njëherë se projektet e deritanishme të zbatimit dhe puna në terren për Rrugën e Arbrit kanë qenë jashtë këtyre standardeve.

Media dhe specialistë të infrastrukturës kanë theksuar me të drejtë çdo shmangie që i është bërë deri tani rrugës nga projektet fillestare. Rruga Bulqizë-Ura e Çerenecit, për shembull, aktualisht është krejt ndryshe nga projektet fillestare, pasi është ndërtuar mbi segmentin e vjetër të rrugës dhe nuk ka asnjë standard sigurie. Ndërsa rruga nga Qyteti i ri i Bulqizës drejt tunelit të Qafë-Buallit pësoi ndryshime që na çojnë në dyshime për veprime korruptive. Dhe së fundi, tuneli i Qafë-Buallit ndryshoi krejtësisht projekt dhe u ndërtua në një pozicion krejt të papërshtatshëm, duke cënuar rëndë sigurinë në rrugë.

Ne kemi marrë informacione koefidenciale që theksojnë se “qeveria Shqiptare po shikon mundësinë e ndërtimit të rrugës me buxhetin e shtetit ose me fonde të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”.

Nuk është detyra jonë të këshillojmë qeverinë shqiptare se si ajo do t’i gjejë fondet e mjaftueshme. Ajo që ne e konsiderojmë si detyrë tonën dhe përgjegjësi qytetare është të ngremë zërin që këto 27 km rrugë të mbetura t’i japin frymëmarrje rrugës në rritjen e qarkullimit në vitet e ardhshme. Përdryshe, çdo akrobaci nga politikanë dhe personel teknike të papërgjegjshëm do të rezultojë në rrëzimin përfundimisht të ëndrrës për një rrugë me standarde ndërkombëtare, e cila garanton sigurinë e përdoruesve dhe integron shqiptarët e harruar në Shqiperi dhe Maqedoni.

Ne do ta mbështesim qeverinë shqiptare që të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e burimeve të financimit dhe kompani ndërtuese serioze brenda e jashtë vendit, me qëllim që sa më parë të fillojnë punimet në rrugë.

Kryeministri e lexoi fitoren e Bashkisë së Dibrës “si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve”. Ndaj i kërkojmë Rames që me të njëjtin besim dhe detyrim të angazhohet maksimalisht që të mos rrezikohen standardet e ndërtimit të rrugës.

Ne shpresojmë se simbolika e marrjes seriozisht të kësaj çështje do të jenë fillimi i punimeve në Tunelin e Qafë Murrizës. Çdo nisje punimesh në vend tjetër para zgjedhjeve të ardhshme do të jetë një veprim i gabuar në interes të vendit, pavarësisht se qeveria mund ta interpretojë si një mbajtje premtimi. Tani për tani premtimi i kësaj qeverie se “Rrugë e Arbrit do të ndërtohet brenda këtij mandati” është një premtim i pambajtur.

[1] http://www.panorama.com.al/faruk-kaba-projekt-per-rrugen-e-arbrit-pa-tunel-por-qeveria-e-refuzoi/

[2] http://www.dritare.net/2016/09/11/inxhinieri-kaba-ministria-e-transporteve-kerkoi-financues-pa-pasur-projekt-per-rrugen-e-arbrit/1

[3] http://www.mapo.al/2016/06/genjeshtra-per-rrugen-e-arberit/1

[4] Gazeta ‘Rruga e Arbërit’, nr. 122, f. 6, qershor 2016

PD-ja e dërgon nesër Vettingun në Gjykatën Kushtetuese

TIRANE– Partia Demokratike do të dërgojë nesër në gjykatën Kushtetuese ligjin për ‘Vettingun’, i cili u miratua në Kuvend më 30 gusht pa konsensusin e opozitës.

Sipas PD-së, verifikimi për ‘Vettingun’ do të bëhet nga njerëz të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit prishi konsensusin e arritur mes dy partive më 21 korrik.

Dhori Kule: Shullazi a u porosit nga brenda universitetit për të na kërcënuar?

Një dyshim i ri që pritet të rihap debatin për çështjen e kërcënimit ndaj dy zyrtarëve të Universitetit të Tiranës. Dhori Kule ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen e 14 dhe 15 prillit të këtij viti ku ai si rektor i universitetit te Tiranës në atë kohë dhe kandidati për rektor Mynyr Koni u kërcënuan për t’u larguar nga gara për zgjedhjen e rektorit të ri.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Kule e cilësoi çështjen të mbyllur sepse pati mbështetjen e institucioneve për sigurinë e garës dhe kjo solli edhe rikthimin e profesor Konit në garë.

Por dhjetëra pyetjeve të bëra gjatë emisionit lidhur me këtë ngjarje Kule iu përgjigj duke bërë vetë dy pyetje që sipas tij edhe pse kanë kaluar 6 muaj nuk ua di përgjigjet.

E para është: A ka patur porositës nga universiteti kërcënuesi i tij dhe i profesor Konit dhe e dyta: nëse brenda strukturave akademike ka patur interes që të realizohej ky kërcënim?

Kule shtoi se këto dy pyetje e vazhdojnë ta shqetësojnë ende edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë dekani aktual i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës tregoi se çështja penale ende vazhdon të jetë në hetim nga ana e prokurorisë dhe se ai ka deponuar përpara grupit hetimor të gjithë ngjarjen në të cilën ai u kërcënua.

“Besoj se finalja e këtij hetimi do të zgjidhë gjithçka dhe se kjo tashmë është një ngjarje e tejkaluar. Lidhur me raportet e politikës në këtë ngjarje apo përfshirjen e politikanëve në këtë histori Kule tha: Politikës do t’i bëjë mirë të ketë pedagogë pjesë të saj por vetë pedagogët nuk duhet të sjellin politikën në universitete.

Kërcënimi ndaj Dhori Kules, atëherë Rektor i UT dhe kandidatit për rektor Mynyr Koni, u bë publik fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha që ngriti gishtin e akuzës ndaj Emiljano Shullazit, një emër i njohur i botës së krimit por që i kishte shpëtuar disa herë drejtësisë.

Ngjarja u shoqërua me deklarata të shumta politike, akuza dhe kundërakuza, ndërsa Shullazi dhe miqtë e tij u arrestuan për kërcënimin dhe më pas edhe me akuzën për gjobëvënie. Ndërsa vetë UT pranoi kërcënimin pa dhënë emra. Sipas UT, kërcënimet kanë patur për qëllim tërheqjen nga gara, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të kandidatit Mynyr Koni, ndërsa u bë edhe denoncimi.

Thaçi shkon para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë, por pritet me protesta (fotot)

Në parulla shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, “Tradhtia i paraprin korrupsionit”, apo “Kufiri mes nesh është Jugosllavia”

TIRANE- Një grup të rinjsh janë përpjekur të tërheqin vëmendjen nga ceremonia e zhvilluar para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vendosën kurora me lule.

Teksa kryhej ceremonia, një grup i vogël të rinjsh qëndronin pranë shtatores duke mbajtur në duar disa parulla ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, “Tradhtia i paraprin korrupsionit”, apo “Kufiri mes nesh është Jugosllavia”.

“Ceremoninë e nderimit të memorialit të Adem Jasharit në Tiranë nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë përpjekur ta prishin një grup i vogël të rinjsh që supozohet që ishin përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. Mësohet se katër apo pesë studentë me fishkëllima kanë provuar të zhvendosin vëmendjen nga nderimet para memorialit”, thuhet nga të pranishmit në aktivitet.

Policia nuk ka ndërhyrë dhe ceremonia ka përfunduar normalisht, ndërsa protestuesit janë larguar menjëherë pas saj.

prottir2

Zyrtari i burgjeve: Ja kë ndoshta takoi Spartak Braho

Deputeti Spartak Braho ka hyrë në Burgun 302 për të takuar një të paraburgosur që ndodhet aty.

Përgjegjësi i Sallës Operative dhe Emergjencave në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Gëzim Fejzollari, është zyrtari që monitoron çdo lëvizje në të gjitha burgjet e vendit.

Gazetari Artan Hoxha kishte thënë se një deputet takoi një të paraburgosur në burgun 302, një personazh shumë i njohur që ndodhet në një proces për vrasje të policëve dhe që mund të kenë biseduar në lidhje me kërcënimet që i ishin bërë kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Zyrtari i lartë i Drejtorisë së Burgjeve konfirmon vizitën në paraburgimin e Burgut 302 në kryeqytet, të kryetarit të Komisonit Parlamentar të Sigurisë dhe deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. Fejzollari tregon edhe emrin e të paraburgosurit që ka takuar deputeti.

“Me sa kam informacion, ka takuar të paraburgosurin Iljaz Labi. Ai është i paraburgosur si gjithë të tjerët dhe nuk gëzon ndonjë status të veçantë nga pikëpamja ligjore”, thotë Fejzollari.

Sipas Fejzollarit, nuk ka asnjë urdhër të Prokurorisë që i paraburgosuri në fjalë të ndalohet të takohet me persona të tjerë.

“Nuk ka urdhra të tillë! Është si të gjithë të paraburgosurit e tjerë”, thotë ai.

Fejzollari shpjegon se ka një ligj që liston edhe zyrtarët apo personat që kanë të drejtë të futen në ambientet e paraburgimit ose burgimit pa leje të posaçme nga autoritetet.

“Në nenin 43 të ligjit në fjalë, përcaktohet qartë kush janë personat që lejohen të futen në ambientet e paraburgimit dhe burgimit. Konkretisht janë: Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e gjykatave dhe prokurorët”, sqaron Fejzollari.

Takime të ketyre zyrtarëve me të dënuar ose të paraburgosur, kanë si parakusht një deklarim formal me titullarin e institucionit mbi qëllimet e takimit.

/ Top Channel

Denoncon mjeku: Shihni simptomat e pacientëve të mi që punojnë në arat e kanabisit në Tiranë

Droga është kthyer në një pjesë të rutinës ndoshta të shumë shqiptarëve. Disa e mbjellin, disa e asgjësojnë, disa shkruajnë për të, por ajo që dihet është se së fundmi kanabisi ka zënë një pjesë të mirë të hapësirës së çdo shqiptari.

Një denoncim skandaloz vjen nga Kamza, nga mjeku Mhill Gecaj, i cili ka rrëfyer se disa të mitur janë mjekuar tek ai për shkak të efekteve anësore nga puna me hashashin, duke përfshirë alergjitë. (në foto dora e një prej pacientëve)

Ai ka publikuar edhe bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka deklaruar mjekut se punon në përpunimin e hashashit në Tiranë. Doktori në fjalë siguron se vendi ku ndodh përpunimi nuk është larg në malësitë e Tiranës por 3 km në vijë ajrore nga qendra.

“Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit Alergjik! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë ‘punoj në lule’. Çfarë lulesh i thashë?
‘Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët’- tha- nga 12 orë’. ‘Për të nxjerrë bukën e gojës!’ T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova! ‘Po në përpunim të hashashit o doktor’ tha! Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!”, shkruan mjeku.

mjeku-mhill-gecaj-fb

Greqia, e para investitore, Italia e katërta

Edhe pse ndodhet në një krizë të thellë prej 8 vjetësh, Greqia vazhdon të mbetet investitori më i madh i huaj në ekonominë shqiptare. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë vlera e aseteve që kompanitë greke zotërojnë në ekonominë shqiptare ishte 1 miliardë e 253 milionë euro, ose sa 24 përqind e totalit të investimeve të huaja në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve që kompanitë e huaja kanë realizuar ndër vite në Shqipëri është 5 miliardë e 229 milionë euro dhe dominimi i kompanive greke duket i pasfidueshëm për shkak të diferencës së madhe me vendet e tjera.

Sipas Bankës, pas Greqisë investitori i dytë më i madh në Shqipëri është Holanda me 753 milionë euro, ose sa 14.5 përqind e totalit të investimeve të huaja direkte. Kanadaja renditet në vendin e tretë me 645 milionë euro, ndërsa Italia dikur investitori i huaj më i madh në Shqipëri tashmë ka zbritur në vendin e katërt.

Sipas statistikave, aktualisht vlera e aseteve të zotëruara nga kompanitë italiane në Shqipëri është 555 milionë euro, ose sa 10.6 përqind e totalit të kapitalit që ka ardhur nga jashtë.

Por cilët janë sektorët kryesorë ku ka shkuar kapitali i huaj? Vendin e parë e zë industria e telekomunikacionit, në të cilën janë investuar 1 miliardë e 249 milionë euro. Pas komunikacionit, vjen sektori financiar dhe ai i sigurimeve me 869 milionë euro dhe në vendin e tretë renditen investimet në sektorin e energjisë elektrike, pra hidrocentralet me 705 milionë euro.

Të dhënat tregojnë pas zbehjes së naftës, ai i energjisë elektrike është shndërruar sektori që po mban lart ritmin e investimeve të huaja në Shqipëri. Në tremujorin e dytë mbi 58 përqind e investimeve totale nga jashtë ishin pikërisht në sektorin e energjisë elektrike, ku pjesën më të madhe e ka patur Kaskada e Devollit.

Tahiri: Raportin e drogës e sajoi gazeta e Kokëdhimës

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar raportin sekret për kanabisin të publikuar sot në media. Në një deklaratë, Policia e Shtetit thotë se lajmi i publikuar sot në gazetën “Shekulli” ku flitej për dy drejtorë policie baxhanakë me njeri-tjetrin të implikuar në trafikun e drogës, është tërësisht sajesë dhe se fsheh pas interesa politike e kriminale.

“Lidhur me lajmin e publikuar në Gazetën “Shekulli” e më pas marrë nga disa media, mbi ekzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe një sajesë e qëllimshme për të cenuar integritetin e policisë dhe punën e saj.
Theksojmë se është një lajm tërësisht i gënjeshtërt, për raporte të fabrikuara nga redaksi që kanë si synim vetëm përbaltjen e punës së policisë. Një raport i tillë nuk ka ekzistuar kurrë e as ekziston.
Ky lajm i fabrikuar ‎mbi ekzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh mbrapa interesa personale, politike dhe kriminale”, deklaron Policia e Shtetit.

Në reagim thuhet më tej se rezultatet kundër drogës dhe paligjshmërisë dëshmojnë vullnetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë luftë.
“Nga ana tjetër, besimi i partnerëve ndërkombëtarë te Policia e Shtetit rikonfirmohet pas çdo operacioni të përbashkët antitrafik. Ky besim është maksimal, falë rezultateve të përbashkëta dhe intensitetit ‎të punës për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit. Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar, duke i bërë thirrje të mos raportojë lajme të pavërteta e të sajuara që kanë për qëllim vetëm ‎keqinformimin e publikut. Policia e Shtetit bën me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujtdo që prodhon, fabrikon dhe sajon shpifje të cilat synojnë prishjen e imazhit të policisë dhe të vendit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Plehërisht korrekt – Nga EDMOND TUPJA

Zhurmë e madhe po bëhet në të gjitha mediet, por edhe në kafene, bare, restorante, madje edhe nëpër familje e kudo gjetiu, midis shqiptarëve lidhur me ligjin e plehrave apo të mbetjeve për t’u importuar, trajtuar e ricikluar në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike. Të enjten e shkuar në darkë, i ftuar nga zoti Blendi Fevziu në emisionin e përjavshëm “Opinion”, zoti Kryeministër u përpoq jo vetëm racionalisht, por edhe emocionalisht, të bindte shikueset dhe shikuesit se ligji në fjalë do t’i sigurojë mirëqenie dhe vetëm mirëqenie popullit tmerrësisht të shtangur shqiptar.

Tek e dëgjoja me vëmendje dhe gjakftohtësi, nuk e di se si m’u kujtua slogani optimist “Zoti e do Shqipërinë” dhe, për një çast, ama vetëm një dhe asnjë grimë më shumë, pandeha se Zoti kishte gisht e dorë në vendimin e qeverisë Rama për të mohuar atë që kreu i saj kishte deklaruar tre vjet më parë se “Në Shqipëri nuk do të vijnë plehra/ mbetje as sot, as nesër”, madje mendova që, pse jo, ardhja e plehrave/mbetjeve midis nesh, ishte, në fund të fund, një dhuratë e Perëndisë, d.m.th. e Qeverisë. Kjo dhuratë na bëhet pikërisht në një kohë kur atdheu ynë fatkeq po zbrazet nga truri dhe forca e tij e gjallë nëpërmjet emigracionit, por këtu nuk ka asgjë për t’u habitur: A nuk thuhet se Zoti të jep me njërën dorë atë që ta merr me dorën tjetër?

Gjithsesi, ndonjë mendjembrapshtë mund të kërkojë të dijë se sa duar ka Zoti dhe se, duke bërë zhonglerin, mund të na japë dhuratën e gabuar. Në këtë rast, duke qenë se thuhet “vox populi, vox Dei”, dopiogjashta i mbetet në dorë Qeverisë, që përfaqëson, në njëfarë mënyre, mbarë popullin, i cili e konsideron atë si Perëndi. Nëse e kam kuptuar siç duhet zotin Kryeministër gjatë intervistës së tij, plehrat apo mbetjet qenkan vlerë, madje një vlerë e zyrtarizuar në Bursë, çka, rrjedhimisht, do të thotë se riciklimi i tyre mund të jetë burim të ardhurash, gjë që e provuaka ngutja entuziaste e vendeve afrikane, madje edhe e Malit të Zi dhe e Maqedonisë fqinjë, për t’i importuar, trajtuar e ricikluar ato; për pasojë fatlume, ekonomia shqiptare do të bëjë një hop gjigant përpara, do të hapen shumë vende pune (me siguri 300 mijë, pse jo?), do të rritet mirëqenia dhe jetëgjatësia e shqiptarëve (me siguri ngaqë tërë shërbimet mjekësore do të jenë falas jo vetëm për qytetarët e Republikës tmerrësisht demokratike të Shqipërisë, por edhe për gjithë diasporën tonë).

Po të ndjekim, pra, këtë logjikë kryeministrore, i bie që, në qoftë se dikush na cilëson si pleh ose si plehrë, kjo nuk qenka më sharje, përkundrazi, kjo përbëka një vlerësim të lartë dhe ne, me këtë rast mallëngjyes, duhet të valëvitim flamurin e krenarisë kombëtare dhe nuk duhet të habitemi assesi nëse, një ditë të bukur, mësojmë që dikush nga ne shpallet, për shembull, “Plehrë e Kombit”, “Plehrë e Popullit”, “Plehrë e Partisë”, “Plehrë e Bashkisë”, “Plehrë e Merituar” etj., etj. Në emisionin e lartpërmendur të së enjtes së shkuar, mungonin, të paktën sipas meje, vetëm tri pyetje nga ana e zotit Blendi Fevziu, të cilat po ia drejtoj unë, krejt modestisht, gati-gati me druajtje, zotit Kryeministër: Çfarë do të bëhet në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike me plehrat e grumbulluara prej vitesh në ndërgjegjen kutërbuese e një numri të caktuar shqiptarësh të racës homo politicus, sidomos kur ata kacavirren në fikun e pushtetit dhe refuzojnë të zbresin që andej? A mund të riciklohen këto lloj plehrash?

Nëse po, ku, brenda ose jashtë shtetit, në mos, përtej planetit tonë? Së fundi, dje, tek i jepja dorën e fundit këtij shkrimi, nuk e mora vesh se si më erdhi në mendje fjala “brumbull”, prandaj nxitova të hapja “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) ku, për habinë time, mësova se brumbulli na qenka një “kandërr e zezë a e murrme, me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron në plehra”, por habia ime u shndërrua në tronditje kur, po aty, një radhë më poshtë, syri më zuri proverbin “Kush shkon pas brumbullit, në pleh do të vejë”. Gjithsesi, pas pak e mblodha veten, sepse, ç’është e vërteta, ky proverb tingëllon plehërisht korrekt në Shqipërinë tonë tmerrësisht demoplehkratike.

Asambleja socialiste, 4 porositë e fshehta të Gramoz Ruçit

Përpara 174 anëtarëve të Asamblesë së PS-së, dy ishin protagonistët e vetëm të mbledhjes: Edi Rama dhe Gramoz Ruçi.

Ndryshe nga herët e tjera që i gjithë sekretariati ulej në podium bashkë me kryetarin, në këtë mbledhje Edi Rama kishte marrë përkrah vetes vetëm Gramoz Ruçin.

Në sallë, mungoi siç pritej Ben Blushi, i cili një ditë më parë kishte deklaruar ndarjen nga PS, por edhe dy përkrahëset kryesore të tij brenda grupit parlamentar, si Mimoza Hafizi dhe Arta Dade. Pas fjalës së Edi Ramës që zuri kohën kryesore të takimit, vijoi mbledhja me dyer të mbyllura. Shqiptarja.com ka siguruar bisedën e plotë në vijim të mbledhjes, ku i vetmi që ka folur ka qenë Gramoz Ruçi.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka kaluar menjëherë në votim të gjitha vendimet, të cilat janë miratuar në unanimitet, dhe më pas u ka dhënë të deleguarve 4 porosi për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen elektorale.

Fjala e plotë e Ruçit në mbledhjen e mbyllur

Gramoz Ruçi: Duke filluar nga kjo mbledhje e Asamblesë, nën udhëzimet e Kryesisë së Partisë, do të bëhen zgjedhjet e sekretarëve organizativë. Do të bëhet shumë kujdes që të mos ketë bashki që të ngelet pa sekretar për organizimin dhe administrimin e partisë. Bazuar në numrin e ZAZ që ka bashkia, do të caktohet dhe numri i sekretarëve që do të ketë bashkia. Në numrin e sekretarëve që do të ketë PS në bashki, do të mbahen parasysh veçanërisht: përbërja intelektuale, shoqërore dhe qytetare. Ajo që duhet të them, është se zgjedhja e sekretarëve duhet parapërgatitur së bashku me delegatët e bashkisë që janë pjesë e kësaj asambleje, deputetët, të deleguarit e kryesisë e po keni nevojë edhe tek ne më lart. Ky është problemi i parë.

Problemi i dytë, kryetarët e 61 degëve, nga e hëna do të jenë në detyrë funksionale me rrogë nga partia dhe do të ndjekin të gjithë problematikat që ka partia. Sigurisht do jenë të ndarë në disa kategori shpërblimi i tyre. Kategoria e parë është Tirana që është një territor shumë i madh. Kategoria tjetër do të jenë disa bashki që kanë deri në dy ZAZ dhe kategoria tjetër bashkitë me një ZAZ.

Problemi i tretë që kam, është se brenda këtij muaji do të përcaktohet koordinatorët elektoralë. Do të kemi koordinator elektoral për çdo bashki, pastaj koordinator për çdo ZAZ (zonë e administrimit zgjedhor) atje ku bashkia ka më shumë se një ZAZ, koordinator elektoral për çdo njësi administrative, dhe koordinator elektoral për çdo qendër votimi. Thashë që caktimi i sekretarëve është shumë i rëndësishëm, por kjo është akoma edhe më e rëndësishme. I gjithë ky proces që do të kryet nga anëtarët e asamblesë, deputetët dhe të deleguarit e kryesisë, do të udhëhiqet nga Sekretarja e Koordinimit Elektoral.

Problemi tjetër është problemi i dokumentacionit në parti. Një pjesë është duke punuar, një pjesë e ka përfunduar dokumenti i anëtarësisë së partisë, i cili duhet t’i vendoset në dispozicion të kryetarit të partisë. Kjo do të shërbejë në radhë të parë për të plotësuar regjistrin elektronik të procesit. Me pak fjalë, për t’i dhënë fund çdo lloj efektiviteti në parti. Kjo, edhe për të vazhduar aksionin për pranimet e reja në parti. Po ashtu, për të miratuar dhe grumbulluar kuotizacionin e anëtarësisë, sipas kësaj tabele që miratuam. Të gjithë kryetarët e degëve të rrinë, të tjerëve faleminderit.

Tiranë, u zhvillua protesta kundër importit të mbetjeve

Protestuesit fillimisht u mblodhën pranë Parkut “Rinia”, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndaluar përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

TIRANË – Përfaqësuesit e shoqërisë civile, qytetarë dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit organizuan sot përsëri një protestë në Tiranë për të kundërshtuar ndryshimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Protestuesit fillimisht janë mbledhur pranë Parkut “Rinia”, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndaluar përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

Gjatë protestës aktivistët kanë mbajtur fjalime duke kundërshtuar miratimin e ndryshimeve ligjore për importimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë. Gjithashtu ata i kanë kërkuar presidentit të vendit, Bujar Nishani, që mos ta dekretojë ligjin e ndryshuar.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur miratimin e një ligji të tillë, duke u shprehur se është i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicieve të vendit për një Shqipëri të pastër.

Më 22 shtator të këtij viti Kuvendi i Shqipërisë, miratoi ndryshimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Sipas ndryshimeve të reja, në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria.

Në ligj është vendosur se organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.

Por nga ana tjetër shoqëria civile kërkon ndalimin e importimit e mbetjeve në Shqipëri, me arsyetimin se kjo nismë nuk kontribuon për ekonominë e vendit dhe shkakton ndotjen e mjedisit pavarësisht mekanizmave të kontrollit në pikat kufitare.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile gjithashtu pretendojnë se në ndryshimet ligjore për importin e mbetjeve, nuk përcaktohet një listë shteruese për mbetjet që do të importohen në Shqipëri.

Sipas qeverisë shqiptare, industria ricikluese krijon biznese të reja si ato që lidhen me transportin, përpunimin dhe shitjen e materialeve të ricikluara, si dhe kompani që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të prodhuara me materiale të ricikluara. aa

Forcohet fronti i grave anti-Blushi në PS

Largimi i deputetit Ben Blushi nga PS-ja përmes një letre të hapur drejtuar atyre që i cilësonte socialistët e riciklueshëm u pasua me reagime në radhët e socialistëve.

Pas mesazhit të Sekretares së Rinisë, Elisa Spiropali, sot Blushit i është përgjjgjur edhe deputetja Blerina Gjylameti.

Postimi i Gjylametit në FB

Blushi! E lexova edhe unë letrën tënde fyese për ne që paskemi ndotur dorën tënde kur ta paskemi dhënë dorën tonë. Në fakt, duke qenë se nuk e mbaj mend të më kesh dhënë ndonjëherë dorën, mund të ndjehesha mirë personalisht kur lexova atë letër çedukuese për çdo nxënës.

Por s’kam si ndjehem mire kur mendoj për gjithë të tjerët që kanë pasur privilegjin të të japin dorën ty. Që siç e dinë të gjithë nuk di t’i japësh askujt dorën njerëzisht! Aq sa u bëre barcaletë në Elbasan, që shkoje laje duart sa herë takoje ndonjë nga të varfrit që ke marrë përsipër të përfaqësosh sa herë ngre dorën kundër qeverisë dhe PS, që kur nuk u bëre ministër.

Në fakt kur nuk të njihja dhe s’kisha pasur fatkeqësinë të të dëgjoja se me çfarë gjuhe të rëndomtë flet me njerëzit kur s’ke kamerat përpara, çoç më dukeshe. Po kur të njoha dhe provova vetë në lëkurë, ofendimet e tua skandaloze, kuptova edhe sa i lehtë je në gjykimet e tua që i shet gjithë pompozitet.

Kuptova që ti s’merr vesh nga asgjë që merr përsipër të gjykosh jashtë fushës së profesionit tënd. S’e kam për librat sepse s’të kam lexuar asnjë të them të drejtën, pasi në atë pak kohë të lirë që më mbetet lexoj letërsi të miratuar botërisht si cilësore. Po e kam për llafollogjinë tënde politike që është një fukarallëk i madh.

Kam tre vjet që dëgjoj dënglat e tua në parlament dhe habitem me cektësinë dhe hipokrizinë tënde. Di të them që ti je një llafazan pa asnjë ide tjetër të madhe në kokë përveç delirit tënd të madhështisë.

Blush, ti je një nga njerëzit që je privilegjuar përherë në PS, pa sakrifikuar asgjë për të dhe kolegët e tu. Ku ishe ti Blush, në grevën e urisë? Ku ishe ti Blush, në betejën për votën e lire? Ku ishe ti, në 21 janar? Ti gjithmonë je fshehur. Nuk ke dale kurrë në krye të aksioneve të socialistëve, të protestave, por ke qenë përherë i pari në përfitime.

Ai kazan, ku ti fut kolegët, është vendi ku ti herë pas here ke nevojë të kthjellohesh e të kuptosh se ke fituar me të padrejtë në këtë parti, prej 20 vjetësh. E meqë e ke me qejf riciklimin, po të them që mbetesh hipokrit dhe egoist i pariciklueshem!

Ikja jote nga PS dhe mënyra si ike, duke sharë e ofenduar njerëzit që deri dje kishe delirin se mund t’i udhëhiqje, janë pasqyra më e mirë që u ke dhënë njerëzve për të parë se sa njeri i vogël je! Rrugë të mbarë Blushi dhe kujdes dorën tani që vendose të luftosh hapur për plehrat. Shyqyr që me firmën e asaj dore, s’na i solle dot në Shqipëri kur ishe ministër.

Sot protesta qytetare para Kryeministrisë kundër importit të plehrave

Qytetarët të ftuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave do të protestojnë sot kundër ligjit të miratuar që lejon importin e mbetjeve.

 

Protesta është njoftuar të nisë paraditen e sotme, në orën 11:00. Një ditë më parë, organizuesit njoftuan se në orën 11:00, nga Monumenti i Pavarësisë nis protesta qytetare, e cila do të vijojë drejt Kryeministrisë.

protesta1

Ata theksuan se qëllimi i kësaj proteste është të tregojnë me forcën e zërit të qytetarëve kundërshtinë ndaj importit të mbetjeve.

protesta

“Ne do të kundërshtojmë ligjin për importin e mbetjeve. Jemi të hapur për të gjithë ata që e ndiejnë shqetësimin e situatës së rëndë ekologjike në vendin tonë”- thanë ata.

Protesta erdhi si një ‘revoltë’ fill pas miratimit të ligjit në Kuvend, ndërkohë që opozita ka deklaruar se od të jetë në mbështetje të protestuesve në këtë përballje, sipas Bashës, jo për kauzë politike, por si detyrim qytetar.

Prokuroria speciale, konsensus PS-PD

Në Shqipëri Komisioni i Reformës në Drejtësi ka mbyllur shqyrtimin e një pakete projektligjesh emergjente për zbatimin e Reformës, pas atij për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Mes tyre është dhe projektligji për strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të cilën u arrit dhe dakortësia mes shumicës dhe opozitës

Të enjten e ardhshme, parlamenti shqiptar pritet të votojë mbi paketën e 6 projektligjeve që vënë në jetë Reformën në Drejtësi. Komisioni i Reformës përmbylli sot punën për to, ndërkohë që njëri prej ligjeve bazë ai për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mori miratimin e parlamentit disa javë më parë dhe tanimë ka hyrë në fuqi.

Për anëtaren e Komisionit të Reformës, socialisten Vasilika Hysi, tanimë mbetet vetëm zbatimi duke nisur me ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen: “Unë do të doja të theksoja se tani nuk ka më pengesa që Reforma të nisë të zbatohet, pra të fillojnë të funksionojnë të gjitha hapat e parashikuar në Kushtetutë”

Opozita u rikthye sot në Komision pasi kishte refuzuar praninë në diskutimin e disa prej projektligjeve të paketës, nw shenjw proteste pwr mosmarrjen nw konsideratw tw proporzimeve tw saj. Përfaqësuesit demokratw, dolën sot të kënaqur, duke qenë se siç u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi vërejtjet e tyre për aspekte antikushtetuese, sipas tij, të projekligjit për strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u përfshinë falë ndërhyjes të ekspertit të misionit amerikan OPDAT: “Pas një beteje dy tre javore, kjo u mbyll me sukses. Të gjitha çështjet që opozita ngriti u pranuan dhe sot janë të përfshira në ligjin e SPAK-ut. Komisioni e pranoi këtë ligjdhe mund të themi që është një sukses i madh për luftën kundër korrupsionit”.

Vërejtjet e opozitës kishin të bënin kryesisht me mekanizmat e përzgjedhjes së anëtarëve tw prokurorisë dhe gjykatës së posaçme si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pjesë e këtij projektligji, i cili në këtë mënyrë mori pëlqimin e të dyja palëve

Dërgimi i paketës në parlament është paraprirë dhe nga vendimi i qeverisë dy ditë më parë e cila miratoi 1,8 miliard lekë ose afërsisht 14 milion e gjysëm dollarë në mbështetetje të reformës, për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionimin e institucioneve që do të ngrihen rishtazi

Rama – Topallit: si rrije te karriget me kunjë në stadium? Dhe batutat e tjera të kryeministrit

“Pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat”. Kështu iu drejtua sot kryeministri Edi Rama, paraardhësit të tij, Sali Berisha, teksa mban fjalën në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e së enjtes.

 

Ndërkohë që ishte duke replikuar me deputeten demokrate Jorida Tabaku, të cilën e ka akuzuar se flet kot, në sallë ka hyrë Berisha.

“Sali, po të prisja ty që vija te plehrat, se pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat. Tani që erdhe do kalojmë te plehrat se ti je kompetenti për punë plehrash”-iu drejtua Rama.

Për Tabakun

E dëgjoj me kuriozitet recitimin e zonjës parafolëse dhe më mahnit aftësia për të folur kot, serioziteti që zonja përgatitet për të folur kot dhe më mahnit këmbëngulja në këtë mision të pamundur kotësie, i referohet forumit ekonomik botëror që është larg të qeni i influencueshëm nga ne dhe flet kot. Forumi nxjerr një raport ku vlerëson Shqipërinë duke renditur 13 vende më lart se një vit më parë.

Për kryebashkiaken e Shkodrës

Dëgjova zonjën, kishte bërë një llogari bashkitë e djathta, bashkitë e majta, nuk di ku e fut Shkodrën po di që investimet e programit tonë në Shkodër janë më shumë se në gjithë vendin. ka një llogari, se bashkia e Shkodrës nuk është kryetarja e bashkisë e as buxheti që menaxhon ajo, por e qytetarëve dhe nëse në Shkodër kemi investuar stadiumin, muzeun e Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë para që i shkojnë Shkodrës, ama e kam thënë dhe e përsëris nëse kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe bashkia nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze dhe ti përgjigjen me standarde kërkesave të programit të rilindjes urbane, më vjen keq por nuk i mbështesim dot.

Për Palokën

Kur PD-në e udhëhiqte ai që e udhëheq edhe sot, por atëherë ishte me kohë të plotë, ti (Paloka) me këta që e përfaqësoni, ju ishit në rreshtin e katërt. Se si dolët në rreshtin e parë nuk e di. Por këtë e kupton populli dhe sa herë shkoni përballë tij, aq herë do ngelni në klasë.

Për Berishën

Je bërë si ai që ngatërronte vitet kur ishte në fund të komunikimeve, lëre 74 Sali, se aty je i pakonkurueshëm se ke qenë aktiv në luftën kundër shfaqjeve të huaja, s’të kam pyetur që për festivalin e 11 ishe pro apo kundër, se për folklorikun e di që ishte pro.

Nuk më lë, më ndërhyn, ai është opozita, të tjerët janë shoqëruesit.

Për Nokën

Flamur ti nuk je te shoqëruesit je te badigardët, je një nivel më lart, je në detyrë vazhdo lufto me hijen tënde.

Për Topallin

Jozefina është familje që ka dalë edhe në fotografi te Marubi, qoftë edhe vetëm për këtë fakt Jozefina duhet ta dinte se ca thesari ishte, dhe nuk duhet ta linte në mes të lagështirës. Por nuk ka rëndësi, dinastia Marubi ka muze europian dhe muzeu është në Shkodër.

S’po të kujtoj Stadiumin, si ke mujt me nejt te tribuna vip ku edhe ato karrige që ishin ishin si trekëndësha dhe kishin dhe një kunjë, si ke ndenjur se di, po stadiumin e bënë, ulesh si vip që je

Edhe thuj Voltans ta bëjë atë që i takon, sheshin para stadiumit e jo të mbajë ofiçina. Sheshin e financojmë ne,  edhe teatri Migjeni është pjesë e saj, edhe aty edhe Saliu nuk e di pse ska bërë gjë se dikur i recitonte poezitë e Migjenit.

Berisha: Pendohem për vendimin e 2013: Plehrat janë helm

Ish-Kryeminstri Sali Berisha duke folur nga foltorja e Parlamentit deklaroi se ka reflektuar për vendimin që mori në 2013 për importin e plehrave. “E kuptova në 2014 kur doganat shqiptare në kundërshtim flagrant me ligjin importuan 335 mijë ton mbetje. Unë personalisht nuk besoj se do të importohen vetëm mbetje të gjelbërta. Kam një rishqyrtim të qendrimit tim. Kam reflektuar, është helm, është pleh…”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, diverktivat e fundit të BE-së për Shqipërinë janë që të ndahen plehrat në origjinë. “Ekspertë europianë më të mirë e kanë bërë raportin për 2016. Ata janë kategorikisht kundër landfilleve dhe importit të plehrave”, tha Berisha.

Më tej, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës, Berisha u shpreh se “ky njeri ka alternativë vetëm drogën, plehun, helmin, prostitucioin”. Më tej Berisha citoi gjithë deklaratat e Ramës në 2013 kur ishte në opozitë.

Duke u kthyer tek situata aktuale dhe miratimi i ligjit nga mazhoranca e majtë, ai tha se “4 milionë euro rryshfet ka marrë me valixhe si dorë e parë ky avokati i plehut”. Sipas Berishës, në Elbasan është bërë një akt supermafioz me pasoja të rrezikshme ku janë depozituar

Reagon Shpëtim Idrizi: Hahn i dha shuplakë nacionalizmit grek, përgjigjja e Athinës si e ‘të fortit të lagjes’

TIRANE- Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke, e cila deklaron se “Çështja Çame” nuk ekziston dhe si e tillë nuk është pranuar të negociohet mes dy qeverive greke dhe asaj shqiptare.

Duke e cilësuar këtë qëndrim të qeverisë greke, si një “përgjigje të të fortit të lagjes”, Idrizi thekson se kjo deklaratë tregon për një arrogancë aspak të pranueshme.

“Keqardhje e madhe për një vend të BE-së, e vendin e Aristotelit. Reagimi i MJ greke më ngjan si përgjigja e të fortit të lagjes e arrogancë e papranueshme e groteske. I keqardhur për Qeverine e sotme Greke që me detyron të them që është njesuar e mbron krimet e bandave vrastare të Napolon Zervës. E ftoj Qeverinë Greke të distancohet nga krimet kundër njerezimit e kompleksi i Makbethit.

Deklarata e Komisionerit Han është një shuplakë për nacionalizmin grek vërteton se çështja çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut. Çështja çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistoj qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë. Deklarata e BE përforcon qëndrimin e kahershëm të PDIU dhe Shoqatës Çamëria se integrimi evropian i Shqipërisë dhe zgjidhja e çështjes çame janë e njëjta rrugë, pasi vetë çështja çame është çështje të drejtash evropiane. PDIU inkurajon qeverinë shqiptare të vijojë në rrugën e drejtë, atdhetare dhe humane të zgjidhjes së çështjes çame, duke e ndërkombëtarizuar atë, siç tashmë pranon edhe Bashkimi Evropian”, u shpreh Idrizi.

Një ditë më parë, Komisioni Europian njohu paketën e qeverisë shqiptare për çështjet e hapur me Greqinë, mes tyre edhe çështjen çame.

Arben Derhemi e “ringjall” At Zef Pllumin

NGA FATMIRA NIKOLLI

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që se kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët”. Këto radhë të Ismail Kadaresë, Arben Derhemi i lexon para gazetarëve në një nga sallat e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, ndërsa prezanton monodramën “Rrno për me tregue”, mbështetur në veprën me të njëjtin titull të At Zef Pllumit. Teksti është përzgjedhur nga Bashkim Hoxha, ndërsa vepra vjen me regji të Milto Kutalit dhe nën interpretimin e aktorit Arben Derhemi. Shfaqja është në datën 30 shtator.

PËR MARTIRËT
Konferencën para mediave e hapi sekretari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, i cili tha dje para mediave se: “Zoti na ka bekuar shumë gjatë këtij viti. Papa shpalli Nënë Terezën shenjte, ndërsa me 5 nëntor shpallen të lum 38 martirë”. Në fjalën e tij, monsinjor Frendo shtoi se ka pasur shumë më tepër, por janë zgjedhur këta, sepse me martirizimin e tyre tregohet urrejtja e regjimit ndaj besimit katolik. “Enver Hoxha kishte një urrejtje në mënyrë të veçantë për kishën katolike. Unë kam lexuar fjalimet më 1984. Ai ka folur për luftën kundër besimit dhe kundër katolikëve”, tha Frendo, mandej citoi Hoxhën të ketë thënë “Hierarkët katolikë ishin pa atdhe, vareshin nga Vatikani. Ata ishin të shkolluar me disiplinë të hekurt me metoda që t’i dredhonin shtypjes dhe në aleancë me regjimin reaksionar…”.

Sipas monsinjor Frendos kjo pjesë e fjalës së Hoxhës kundër kishës katolike tregon gjithçka. Ai mandej solli në vëmendje martirët që vdiqën në tortura. “Pasnesër në katedrale ka këtë shfaqje që flet për këta martirë, bazuar në tregimin e At Zef Pllumit”. Në vijim, regjisori Milto Kutali falënderoi për mbështetjen Monsinjor Frendon, i cili sipas tij “ka nderuar në sipërmarrjen tonë për të realizuar një premierë absolute me Arben Derhemin. Për 1 orë e pesë minuta do sjellim një realitet tjetër. Ishte ngulmim i yni që kjo shfaqje të jepet në katedrale.

Shfaqja ka të bëjë me një konstante dominante që përshkon librinnjerëzit duhet të gjejnë komunikimin. Unë kam vënë në skenë Ioneskon, por kur kam lexuar At Zef Pllumin falë nismës së përzgjedhjes së dramaturgut Bashkim Hoxha dhe Arbenit që ishte këmbëngulës kam kuptuar diçka tjetër”. Kutali tha se dëshiron që shfaqja të vihet në gjithë Shqipërinë. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Kuvendin Françeskan që ka pritur në muajin maj dhe i ka ndihmuar që vepra të vijë e plotë dhe e saktë.

ASKUSH NUK KËRKOI FALJE

Arben Derhemi ndjehet i kënaqur nga puna që ka bërë me “Rrno për me tregu.” Për të vlerësuar veprën e At Zef Pllumit, ai citon Ismail Kadarenë, mandej thotë se vepra do të hapë debat të gjerë “nëse shoqëria mendon me kokën e vet. Ngjarjet e fundit tregojnë se shoqëria e ka të vështirë… Shoqëria ku jetojmë e do rrisim fëmijët tanë. Kjo pjesë është ndryshe nga veprat e tjera që kam interpretuar. Unë jam rebel, sanguin por shfaqja është mbajtur në kuadrin e gjetjes së komunikimit me njerëzit, kafshët e bimët”. Derhemi shtoi se pjesa të mbush emocionalisht dhe se nuk kanë dashur të shkojmë drejt të zezës e tmerrit që kanë përjetuar martirët.

“Kemi shkuar te njerëzit që e gjejnë të bukurën edhe ne skëterrën e 50 viteve. At Zef Pllumi thotë diku: Nuk e di a është liri e vërtetë ajo atje jashtë. Edhe pse jashtë ata asnjëherë s’kanë qenë të lirë”. Në këtë pikë Milto Kutali tha se askush nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. “Edhe pse me kontributin tonë modest nuk mund të kalojmë pa u ndjerë. Ndikimi i shfaqjes do të jetë. Diku-diku do të ndodhë që fajtorët të dëgjojnë. Kaq vite pasi At Zef Pllumi doli nga burgu, vijon të ndodhë e njëjta dramë e madhe. Njerëzit nuk janë të çliruar të komunikojnë. Pjesa hap debat. Ne e vëmë shfaqjen në kishë, ne shkojmë aty ku njerëzit shkojnë, në institucionet e besimit”. Ndërkaq, bisedat janë bërë me institucione të ndryshme fetare.

“Do jemi edhe në institucione të besimeve të tjera. At Zef Pllumi ka pasur miqtë më të mirë në burg dy myslimanë”, tha Kutali në përgjigje të pyetjes, pse një shfaqje vjen vetëm në kishë, a mundet kjo të mbajë larg spektatorin e besimeve të tjera. “Ne i mendojmë priftërinjtë si t’i ketë sjellë Zoti. Në vizitën në Kuvendin Françeskan, ne kuptuam se At Zef Pllumi ka qenë shumë normal. Ne e kemi mbajtur veprën në boshtin e urtësisë së njerëzve që vuajtën në tortura e megjithatë gjetën një urë komunikimi me Zotin. At Zef Pllumi na mëson të themi: Pse silleni kështu zotëri- jo po bëni gabim zotëri”, tha Derhemi, teksa tregonte përgatitjen për veprën.

PËR ATDHE E FE
Katolikët shqiptarët, françeskanë e jezuitë, në luftën e tyre për shtet e liri, kanë pasur parasysh gjithnjë frazën e artë për “Atme e fe”. Dje para mediave, monsinjor Frendo tha se “Unë personalisht jam shumë kundër fjalës së Pashko Vasës: Feja e shqiptarëve është shqiptaria. Nuk jam dakord, sepse një fjalë e tillë, tregon se shqiptarët janë më shumë nacionalistë se popujt e tjerë. Nuk besoj se është ashtu. Kjo do të thotë se shqiptarët janë më pak besimtarë se popujt e tjerë, por as kjo nuk është e vërtetë.

Unë them se kjo bashkëjetesë, mund të shpjegohet se kemi pasur fat që këtu në Shqipëri politikanët shqiptarë nuk kanë manipuluar fenë për qëllime politike. Nuk kemi pasur asnjë Milosheviç dhe asnjë që ka përdorur besimin për qëllime politike. Por, kjo është edhe në sajë të besimeve të liderëve. Të gjithë liderët e besimeve të ndryshme në Shqipëri kanë qenë shumë afër-njëri-tjetrit. Këtë e kemi trashëguar deri më sot, dhe shpresoj që të vazhdojmë të jetojmë në këtë harmoni”.

Banka Botërore – Rritja ekonomike e Shqipërisë forcohet më 2016

Në prezantimin e edicionit të 10-të nga seria e raporteve për gjendjen e ekonomive në Evropën Juglindore (Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi) me titull “Rritje e qëndrueshme në kushte në rreziqe gjithnjë e më të mëdha”, u deklarua se “ekonomia viteve të fundit në Evropën Juglindore është në rritje dhe normat e larta të papunësisë kanë filluar të ulen”.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në nivel rajonal në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi pritet të arrijë 2,7 përqind në vitin 2016, nga 2,2 përqind që ishte vitin 2015. Rritje mesatare pritet të vazhdojë edhe në vitin 2017 dhe 2018.

Rritja ekonomike në vitin 2016 në Shqipëri pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind sa ishte në 2015. Sipas raportit, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet në vitin 2016, duke i hapur rrugën rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë.

Baza e kësaj rritjeje ishte Serbia, ku rritja ekonomike nga 0,7 përqind e vitit të kaluar, si pasojë e përmbytjeve të vitit 2014, arriti deri në 2,5 përqind këtë vit. Në shumë vende të rajonit rritja reflektoi në vendet e punës. Në gjysmën e parë të vitit 2016, punësimi në Serbi u rrit me 4,7 përqind dhe në Shqipëri me 6,7 përqind.

Ndërsa, në krahasim prej vendeve tjera të rajonit, rritja ekonomike në Maqedoni pritet të ngadalësohet dhe të arrijë në nivelin prej 2 përqind, në ndikim të rënies së investimeve. “Pasiguria politike në Maqedoni ndikoi në investimet, e cila e çoi vendin në rritje të reduktuar dhe në kundërshtim me trendin rajonal”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Ekonomist i zyrës së Bankës Botërore në Shkup, Bojan Shimbov, tha se rritja e cila është me e ulët në krahasim me vitin e kaluar ende është një nivel i rritjes së respektuar në Evropa, por shtoi se pritjet për vitin 2017 dhe 2018 janë pozitive, veçanërisht pas zgjidhjes së çështjes së zgjedhjeve.

“Ka një ngadalësim shqetësues me investimet e huaja në periudhën e fundit. Kjo është një vërejtje dhe tjetra është deficiti fiskal i cili vazhdon të rritet dhe ka implikime për borxhin publik. Ne jemi përfaqësues kur një ekonomi e vogël huazon para që të mund të investojnë. Nuk ka asgjë të keqe me huamarrjen, por është e rëndësishme se si përdoren këto burime”, deklaroi Shimbov.

Përveç Maqedonisë, rritje më të ulët ekonomike krahasuar me vitin e kaluar ka pasur edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa Mali i Zi pritet të ketë rritje ekonomike të njëjtë sikurse vitin e kaluar, 3,2 përqind.

Kosova në vitin 2015 ishte me një rritje ekonomike 3,9 përqind, këtë vit pritet të jetë 3,6 përqind, për shkak të numrit të lartë të papunësisë, kurse Bosnje dhe Hercegovina në vitin 2015 regjistroi rritje me 3,0 përqind, këtë vit pritet të jetë me 2,8 përqind.aa

Aktiviteti ushtarak në Shqipëri, Rusia – OSBE-së: Duam informacione

Rusia ka kërkuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), të kryejë monitorime ushtarake në Shqipëri dhe Kroaci.

 

Në një raportim të agjencisë Sputnik, shkruhet se Rusia kërkon që ekspertë të saj të vizitojnë bazat ushtarake në vendin tonë, të kenë mundësi të informohen për aktivitetet ushtarake, të marrin informacion për njësitë në zonat specifike dhe formacioniet dhe si të jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake që kryen vendi ynë.

Agjencia, i referohet deklarimit të bërë nga Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

Sipas tij, “inspektimi kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në një zonë të caktuar ose për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak në një zonë ku duhet bërë deklarimi paraprak’.

“Zona e monitoruar do jetë 12 mijë kilometër katror në Shqipëri dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci”, tha ai.

Importi i mbetjeve, Basha: Po shohim mundësinë e referendumit

Kreu i opozitës thirrje presidentit të mos dekretojë ligjin. Kryeministri Rama takon përfaqësuesit e shoqatës së Ricikluesve: Me këtë çështje po spekulohet

Në Shqipëri opozita tha sot se po sheh mundësinë për të bërë një kërkesë për referendum kundër ndryshimeve ligjore të miratuara të enjten e shkuar në parlament, vetëm me votat e shumicës së majtë, të cilat mundësojnë importin e mbetjeve urbane me qëllim riciklimi. “Do të shikojmë të gjithë hapësirën kushtetuese dhe rolin që deputetët tanë mund të luajnë brenda kësaj hapësire kushtetuese, për t’i dhënë qytetarëve një mundësi për tu shprehur. Sepse zëri i qytetarëve në këtë çështje duhet dhe do të dëgjohet.Ndaj për këtë qëllim ne po studiojmë edhe ushtrimin e të drejtës tonë, të drejtës parlamentare për të kërkuar Kuvendit që të miratojë një referendum për ndalimin e importit të plehrave. Kërkesë që kërkon nismën e 28 deputetëve dhe pastaj miratimin e parlamentit”, tha zoti Basha.

Por kërkesa duket më shumë një lëvizje politike për t mbajtur gjallë debatin e ndezur që ka provokuar miratimi i importit të mbetjeve, pasi kërkesa për referendum kërkon miratimin me dy të tretat e parlamentit. Udhëheqësi i opozitës tha se do t’i kërkohet presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin dhe ta kthejë atë sërish në parlament. “Do të bëjmë gjithçka që grupi ynë parlamentar ka në dorë për të penguar kalimin e këtij ligji për herë të dytë”, u shpreh zoti Basha, i cili ju rikthye akuzave sipas të cilave pas miratimit të këtij ligji qënrojnë interesa të errëta. “Sot në Shqipëri qeveria nuk garanton dot as cilësinë e produkteve ushqimore që importon. Ndërkohë nga ana tjetër në shumë vende, fqinje dhe të huaja kanë një situatë emergjente në lidhje me mbetjet e rrezikshme dhe të parrezikshme dhe ka interesa të mëdha për të larguar mbetjet nga këto vende drejt vendeve të tjera. Kjo do të thotë që me miratimin e këtij ligji Shqipëria është kthyer drejtpërdrejtë në shënjestër të të gjithëve për të sjellë plehra këtu, mbetje të rrezikshme dhe të parrezikshme, përfshi këtu shënjestrën e grupeve kriminale ndërkombëtare, asaj që njihet si mafia ndërkombëtare e plehrave”, u shpreh zoti Basha.

Po sot kryeministri Edi Rama, i cili është vënë në shenjestër të kritikave, për riaktivizimin e një ligji të cilin shumica e tij e shfuqizoi tre vjet më parë, organizoi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve. Ai ritheksoi sërish qëndrimin e tij se “ligji që ne anuluam ishte një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklueshme; së dyti lejonte liçencimin e çdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh; së treti, aplikohej në një kontekst krejtësisht të paqëndrueshëm”, tha zoti Rama, sipas të cilit “Ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim në raport me industrinë e riciklimit. Ligji i ri, i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbra dhe t’i importojnë ato. Ky është thelbi. Gjithë të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion krejtësisht të natyrshëm dhe krejtësisht të kuptueshëm në publik lidhur me këtë temë”.

Ambjentalistët dhe shumë përfaqësuesë të shoqërisë civile janë shprehur kundër në mënyrë kategorike duke njoftuar se do të kërkojnë sërish një referendum për këtë çështje, siç bënë dhe disa vite më parë kur e fituan këtë të drejtë. Referendumi kundër importit të mbetjeve ishte parashikuar të mbahej në dhjetor të 2013, por ai u anullua pasi në tetor të po atij viti, qeveria e majtë e porsaardhur në pushtet i shfuqizoi nenet që lejonin futjen nga jashtë të mbetjeve.

Arvizu në zyrën e Metës: Vlerësoj miratimin e reformës në drejtësi me konsensus

TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim ish-ambasadorin e SHBA në vendin tonë Aleksander Arvizu, në detyrën e Zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe kreu aktual i delegacionit të SHBA, Donald Lu, u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Arvizu në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke veçuar këtu mbështetjen në realizimin e reformës në drejtësi përmes misionit OPDAT, puna e të cilit vlerësohet si kyçe përgjatë gjithë etapave të reformës.

Në këtë kuadër u shpreh mirënjohja edhe për misionet e tjerë amerikanë në Shqipëri si ICITAP, i cili kontribuon përmes programeve trajnuese të hetimeve kriminale duke forcuar kapacitetet shqiptare në fushën e korrupsionit, krimit transnacional dhe terrorizmit.

Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, Alexander Arvizu vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit Meta luajti në fazat përmbyllëse të votimit në parlament të kësaj reforme.

Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar gjithnjë për formula që i shërbejnë bashkëpunimit politik mes palëve në interes të përshpejtimit të kësaj reforme madhore të rëndësishme për Shqipërinë.

Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të besueshëm politik dhe institucional për zbatimin me efikasitet të reformimit të tërë sistemit të drejtësisë.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën euro-atlantike të Shqipërisë.


Send this to a friend