VOAL

VOAL

Refugjatët afganë kërkojnë azil në Shqipëri

Grupe të refugjatëve që hyjnë nga Greqia në Shqipëri kanë nisur të kërkojnë azil pranë autoriteteve shqiptare. Sipas burimeve policore shqiptare 21 refugjatë afganë që u bllokuan në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës, në kufi me Greqinë, pak ditë më parë i janë drejtuar një strehimoreje për refugjatët në Tiranë pas kërkesës për azil.

Ndryshe nga grupet e tjera të refugjatëvë që kërkojnë në pjesën më të madhe rikthimin në Greqi mbi bazë të praktikës së dorëzimit vullnetar, afganët kanë kërkuar qëndrimin në Shqipëri. Burimet kufitare shqiptare e kanë lidhur kërkesën me kushtet tejet të vështira që përjetojnë refugjatët në disa zona të Greqisë që janë prekur nga moti i ftohtë dhe me reshje të mëdha dëbore. Sipas të dhënave policore shqiptare në vitin 2016 numri i refugjatëve azilkërkues në Shqipëri u rrit në rreth 200 nga 134 persona që ishte në vitin 2014 dhe 106 persona në vitin 2015.

Sipas vlerësimeve policore refugjatët kryesisht nga Siria dhe Afganistani, i përdorin këto taktika në Shqipëri, pasi nëse nuk kërkojnë formalisht azil rikthehen menjëherë në Greqi, vendi prej nga ku hynë në territorin shqiptar.

Në shtator të vitit të shkuar 21 refugjatë sirianë u larguan nga një qender në periferi të të Tiranës, ndërsa ishin në pritje të kryejes së praktikave për azil në Shqipëri. Pak ditë më vonë, policia shqiptare bllokoi një pjesë të tyre tek udhëtonin për në Kosovë. Policia arrestoi katër shqiptarë të cilët dyshohet se po i ndihmonin ata të udhëtonin drejt vendit fqinj në këmbim të pagesave financiare.

Bien shkëmbimet Shqipëri-Kosovë, bizneset ‘frikë’ nga serbët

Eksportet e Shqipërisë me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar-nëntor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%.

Rënia e shkëmbimeve tregtare ka shqetësuar bizneset e dy vendeve, të cilat thonë se hapësirat boshe po i shfrytëzojnë vendet e tjera të rajonit, duke nënkuptuar serbët.

“Shumë vende të rajonit e më gjerë janë shumë agresive dhe është më e lehtë të depërtosh kur përçan dhe sundon, ndaj duhet vërtetë të jemi shumë më aktivë”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

“Kemi një thjeshtim të pamjaftueshëm të procedurave lidhur me sistemin doganor dhe as Shqipëria e as Kosova nuk janë në statusin që të jenë konkurruese në rajon me produktet e tyre. E gjithë pengesa është mungesa e suportit dhe politikave subvencionuese”, ka thënë kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.

Bizneset në të dy anët e kufirit që flet shqip tashmë kërkojne aksion dhe jo fjalë, si dhe besim tek produket shqip.

“Problemet ekonomike nuk mund të zgjidhen me takime në nivele kryeministrash, sepse këto takime janë më tepër një shoë që i përngjan më tepër fasadës së problemeve sesa zgjidhjes së tyre”, ka nënvizuar Gërxhaliu.

“Ne duhet të orientohemi tek produktet shqiptare dhe kosovare. Duhet t’i përkushtohemi më tepër identitetit tonë dhe shprehjes së famshme ‘blej shqip’”, ka shtuar Jaka. / Top Channel

Deputeti i Ramës sfidon Metën: Dil vetëm në zgjedhje të shohim sa vlen

Pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetes së LSI-së, Silva Caka që paralajmëruan mundësinë e daljes pa PS-në në zgjedhjet parlamentare, reagon edhe Partia Socialiste.

Është deputeti Vladimir Kosta i cili i ka kthyer një përgjigje LSI-së duke shkruar ne rrjetet sociale se kjo sjellje “më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike”.

Statusi i Lad Kostës:

Ministri i Drejtësisë dhe një kolege e LSI-së nuk e fshehin se nuk janë komod me kolalicionin me PS. Shumë nga aryset që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend. Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po e çorienton elektoratin e majtë. Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike. Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje… Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre.

Ky reagim vjen pasi deputetja e LSI-së, Silva Caka deklaroi mbrëmjen e djeshme se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme. Por Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës që ajo përfaqëson.

“Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë”, – u shpreh ajo.

Spanjollja që do “shkundë” drejtësinë shqiptare

Pas pak javësh në Shqipëri do të mbërrijë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili ka një rol kyç në procesin e “Vettingut”.

“Vizion plus” ka mësuar se në krye të këtij operacioni do të jetë drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë zonja Calavera.

“Po, unë do të kem kënaqësinë të drejtoj Operacionin ndërkombëtar të monitorimit, i cili do të asistojë procesin e Vettingut”. – shprehet zyrtarja e lartë e unionit, gjatë një komunikimi me email për Vizion Plus.

Në muajin dhjetor, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, ishte në Tiranë dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut.

Tashmë pritet të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyre që të zhbllokohet ligji i vettingut, e me pas, në fillim të muajit shkurt, në Tiranë do të vijnë anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Mësohet se anëtaret e ONM-së do te përzgjidhen nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia dhe prej kohësh është konfirmuar se pjesë e Operacionit është edhe Reinhard Priebe, i cili ka qenë në Shqipëri gjate mandatit të dytë të kryeministrit Fatos Nano si drejtor për Ballkanin Perëndimor në BE.

Puna e ndërkombëtareve fillon në momentin që janë mbyllur aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit dhe ka në fokus vlerësimin e të gjithë personave që synojnë të jenë pjesë e institucioneve që do të realizojnë Vettingun.

Por kjo është vetëm faza e parë e punës se tyre pasi vëzhguesit ndërkombëtare do të jenë prezentë në çdo hap te skanimit te gjyqtareve e prokuroreve, dhe, sipas ligjit, ata kanë të drejtë të “hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.”

Kush është Genoveva Ruiz Calavera

Genoveva Ruiz Calavera, e lindur në Spanjë, nisi punën si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në departamentin e Negociatave për Zgjerim më 1 qershor të vitit të shkuar.

Ruiz Calavera ka punuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve fqinjësore për gati dy dekada.

Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në grupin e punës së KE-së për rindërtimin e Kosovës, si dhe në departamentet e politikës së fqinjësisë, punëve të jashtme dhe në grupin e këshilltarëve të politikës së jashtme.

Sipas KE-së Ruiz ka një “përvojë të gjerë në menaxhim” dhe është emëruar për herë të parë kreu i njësisë në 2006.

Ajo u bashkua me ekipin e Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe ka punuar si fillim në fushën e tatimeve dhe doganave, pasi i dedikoi një dekadë pune sektorit privat në Spanjë.

Moti në Shqipëri: Ja 3 viktimat e fundit, oficeri, 55-vjeçari dhe i moshuari

Moti i ftohtë bëhet shkaktar i tri vdekjeve në Sarandë, Gjirokastër e Vlorë. Oficeri i Portit të Sarandës, Shezo Telo, u gjet i ngrirë në afërsi të shtëpisë, pasi për shkak të problemeve me zemrën ai kishte mbetur në rrugë.

Tentativa për t’u ngrohur me qymyr mori jetën e 55- vjeçarit Panajot Lasko në Gjirokastër, ndërsa një i moshuar në Vlorë gjeti vdekjen pasi u rrëzua në akull, raporton “Panorama”.

 

GJIROKASTER

Panajot Lasko, 55 vjeç, nga fshati Kakoz i Lunxhërisë, humbi jetën nga asfiksia. Në prag të vdekjes është edhe babai i tij, Arqile Lasko, 75 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas Policisë, babë e bir janë asfiksuar nga çlirimi i gazit karbonik të qymyrit. Ata jetonin të vetëm në një banesë dykatëshe, ku kati i dytë kishte dalë nga funksioni për shkak të amortizimit dhe përdorej vetëm kati përdhes. Banorë të fshatit bënë të ditur se viktima kishte disa ditë i sëmurë me grip dhe për të kujdesej vetëm babai.

I moshuari jetonte me një pension fshati dhe mbante edhe të birin, i divorcuar dhe i papunë. Të afërm të viktimës thanë se ai ishte prekur nga gripi me temperaturë të lartë prej datës 1 janar dhe trajtohej vetëm me çaj dhe paracetamol, pasi nuk kishin mundësi financiare për të marrë ilaçe.

Ai ka kaluar në hipotermi ditët e fundit, si pasojë e ftohjes. Mungesa e druve për shkak të izolimit të fshatit nga bora, ka bërë që ata të përdornin qymyrguri. Ky lloj qymyri është kategorikisht i papërdorshëm në ambiente familjare apo dhe në vatra zjarri për shkak të prezencës së lëndëve helmuese që çlirojnë gazra të rrezikshëm për jetën.

Dyshohet se vdekja e 55- vjeçarit ka ardhur krejtësisht pa u kuptuar, bazuar edhe nga provat në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur mbuluar me një rrobë të trashë e sipër saj me një pelerinë të madhe, çka vërteton se humbja e jetës ka ndodhur në gjumë.

Ndërkohë që babai i tij, Arqilea, është gjetur me shenja të pakta jete, me puls të dobët dhe me fytyrë të nxirë.

“Të dy, babë e bir, kanë qenë të nxirë nga fytyra me shenja karboni nëpër vetulla, flokë dhe pjesët e frymëmarrjes”, bënë të ditur burime nga spitali.

SARANDE

Një oficer në Sarandë u gjet i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij, ndërsa shkak, veç problemeve me zemrën, dyshohet të jetë bërë edhe moti me ngricë. Policia bëri të ditur se Shezo Telo, 51 vjeç, është gjetur dje nga djali i tij pak metra larg banesës, ndërsa sipas të dhënave nga mjekët e Sarandës, viktima ka qenë krejtësisht i ngrirë.

shezo
Viktima e gjetur në Sarandë, Shezo Tole

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen nr.4, në hyrje të banesës private me dy kate të të ndjerit. Mjekët konstatuan se 51-vjeçari kishte ndërruar jetë të paktën 4-5 orë më parë.

Nga të dhënat e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, 51-vjeçari është gjetur në një pozicion ulur, me duart para gjoksit, sikur kërkonte ndihmë. Trupi ishte tërësisht i ngrirë dhe i mavijosur në fytyrë.

Dyshohet se krahas shqetësimit që mund të ketë pasur në zemër, ka ndikuar edhe i ftohti duke i marrë jetën. Sipas të dhënave, viktima ka qenë duke u kthyer në banesë i vetëm pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të vjehrrit të tij. Për këtë shkak dyshohet se në banesë nuk ka pasur asnjëri dhe në një moment ai është ndier keq. Por nuk ka mundur të shkojë më tej, ndërsa i biri e ka gjetur trupin vetëm të nesërmen.

Prej 23 vitesh, viktima punonte si inspektor kapitanerie në Port. Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ndërkaq, i ftohti shënon viktimë edhe në Vlorë. Ditën e djeshme, rreth orës 10:00, në fshatin Panaja ka gjetur vdekjen shtetasi Tasim Llane.

Sipas informacioneve nga Policia, 81-vjeçari është rrëzuar në oborrin e shtëpisë si pasojë e ngricave. Ai ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe kokë. Familjarët e kanë dërguar për në spitalin e Vlorës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

PANORAMA

Rritet numri i viktimave nga moti i acartë në Shqipëri

Sot për shkak të temperaturave të ulëta ka humbur jetën një i moshuar në qytetin e Sarandës, duke e rritur në 6 numrin e personave që kanë humbur jetën nga moti i ftohtë

TIRANË – Moti i acartë vazhdon të shkaktojë viktima në Shqipëri, ku gjatë ditëve të fundit kanë humbur jetën disa persona.

Sot për shkak të temperaturave të ulëta ka humbur jetën një i moshuar në qytetin e Sarandës, duke e rritur në 6 numrin e personave që kanë humbur jetën nga moti i ftohtë, ndërsa duke përfshirë edhe ngjarjet aksidentale ky numër është 9. Policia e Sarandës ka njoftuar se shtetasi me inicialet Zh.T, 61 vjeç, është gjetur i pajetë sot në hyrje të shtëpisë së tij.

Ndërsa pesë persona kanë humbur jetën në ditët e mëparshme në qytete të ndryshme të vendit, si në Durrës, Sarandë, Pogradec, Lushnje, etj.

Për shkak të motit të ftohtë janë anuluar disa fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të borës gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë, Elbasan, Shkodër, ka pasur vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore. Moti i keq ka shkaktuar edhe ngjarje aksidentale, ku si pasojë ka patur edhe të vdekur.

Ministria e Mbrojtjes edhe sot pritet të shpërndajë ndihma në zonat e izoluara nga bora. aa

Nuel Kalaj: Pse i tërhoqa 7 milionë € brenda ditës më 2009

Nuel Kalaj mohon çdo lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Duke folur ekskluzivisht për gazetën “Panorama”, personi i akuzuar nga kryetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla, si sekser i Shkëlzen Berishës për ardhjen e kompanisë CEZ në Shqipëri, Kalaj u jep përgjigje të gjitha pretendimeve të ngritura rreth përfshirjes së tij në çështjen CEZ.

 

Ai shprehet se është kontraktuar nga kompania CEZ për të mbledhur informacione lidhur me fizibilitetin e tregut energjetik shqiptar për investime.

Kalaj shprehet se nuk ka asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën, ndërsa me ish-kryeministrin Berisha është takuar si pjesë e delegacionit të kompanisë çeke, kur ata kanë ardhur në Tiranë.

Në lidhje me kompaninë CEZ, Kalaj shprehet se ka bashkëpunuar në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe Çekisë ku kjo kompani ushtron aktivitetin e saj.

Nga ky bashkëpunim me kompaninë çeke, Kalaj nuk mohon se ka nxjerrë fitime të ligjshme, duke paguar dhe taksa për to. Ai u përgjigjet dhe akuzave për tërheqje të parave cash nga bankat.

“Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera”, shprehet Kalaj për gazetën “Panorama”. 

Erdhi koha e denimit tim me “VDEKJE” Nga Ajtanga Lubonja

I mora ne telefon, ju shkrova sms…si pushtetareve dhe opozitareve!

Asnje pushtetar nuk ma hapi telefonin,

ndonje opozitar PO(ata e kane kollaj te justifikohen…s’kemi pushtet)!

Une shkrova ketu ne fb, ju me mbeshtetet…

po sa para ben, kush na pyet NE (ndryshe KETA, nuk do gjenin kurajon te vazhdonin te me persekutonin) DUKE QENE VETE FAJTOR!

DUA T’JU PYES JU PUSHTETARE::::ÇFARE PUNE KENI BERE NE JETEN TUAJ, VEÇ MINISTRA DHE PARTIAKE!

Ç’KENI BERE PER SHQIPERINE VEÇ VJEDHJES E KORRUPSIONIT!

UNE NUK DITA T’I BEJ KETO;

PO I KAM SHERBYER SHQIPERISE ME PUNE TE NDERSHME!

JU KENI NGA 2-3 SHTEPI,

UNE ASNJE!

JU BENI JETE PERRALLASH,

UNE VUAJ MJERIMIN DHE VARFERINE!

ME JENI BORXH , ME JEPNI ATE QE ME TAKON!

BENI ÇFARE KENI PER TE BERE,NUK JU KAM FRIKE!!!

Erdhi koha e denimit tim me “VDEKJE” nga pushtetet.

erdhi koha e ekzekutimit perfundimtar!

Ishte denim qe e perjetova gjate 43 vjet!

Diktatura me etiketoi “ARMIKE E POPULLIT” dhe jeta ime mori rrokullimen!

Kam luftuar, kam sakrifikuar, kam rritur femijen duke shitur gjak, jam endur burgjeve duke ndjekur njerzit e mij…

por kam ruajtur ate qe eshte me e rendesishme “anen njerzore te njeriut te ndershem!”

Kam deklaruar gjithmone qe jam e djathte…

po e djathte jam!

Ne dejet e mij rrjedh gjak Patriotesh qe dhane jeten per SHQIPERINE,

po fatkeqesisht ky vend nuk i vleresoi ET’HEM,ISMET E SELAUDIN TOTO,

jane emblema te ketij kombi, po historia heshti!

Une luftova per DEMOKRACINE E VERTETE, qe nuk e provuam kurre!

Ketu u kultivuan njerez me vese pushtetaresh hajdute, te koruptuar dhe gjakesore!

Kam 23 vjet qe endem konvikteve, askush nuk me ndihmoi!

Tani me forca te mbaruara, pas nje pune 40vjeçare ne SHTET, me vleresojne me nje pension 150 mije leke!

Gjithemone duke ruajtur ndjenjat e pastra njerezore, prisnja qe SHTETI te me vleresonte me nje PENSION SPECIAL,

te me likujdonte me demshperblimet si e persekutuar,

pse jo te me jepnin edhe nje shtepi….!

JOOOO GENJESHTRA U END NDER VITE…

une isha e denuar me VDEKJE!

Dhe rasti ju erdhi…ju kam kerkuar ndihme nuk ia dal dot, jam shume e semure, kujt si jam drejtuar…

TANI ME KERCENOJNE ME PRERJE TE ENERGJISE!

Kapaku i arkivolit mbyllet!

ATA KERKOJNE, po qe te me japin ate qe me takon pse nuk prononcohen!

A bindeni qe EKZEKUTIMI IM ERDHI!

NUK DUA T’JU ZGJOJ MESHIRE,PO REFLEKTONI Ç’PO BEHET ME NE!!!

Shqipëri: Policia kufitare sekuestron 500 kg marijuanë

Policia shqiptare zbuloi një sasi të madhe marijuane në Gadishullin e Karaburunit, në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare rreth 500 kg marijuanë e paketuar, gati për t`u trafikuar, është sekuestruar nga policia kufitare. Sipas policisë shqiptare droga ishte e ndarë në 17 pako dhe kishte si destinacion Italinë.

Një sasi tjetër e madhe marijuane ishte zbuluar një ditë më parë në brigjet italiane. Sipas burimeve policore italiane rreth 1.9 tonë marijuanë u sekuestrua dhe dy skafistë shqiptarë në bord u arrestuan nga policia italiane.

Ndërkohë edhe policia greke tha se bllokoi rreth 100 kilogramë marijuanë në afërsi të Konicës në Greqinë Veriore duke arrestuar një shtetas shqiptar që po transportonte drogën.

Transporti i narkotikëve ka marrë përmasa dhe megjithë motin e keq trafikantët po shfrytëzojnë si kufirin tokësor edhe atë detar me Greqinë dhe Italinë për të trafikuar qindra kilogramë marijuanë drejt vendeve fqinje.

“Bosht mysliman” shqiptaro-turk, i përgjigjet Xhufi ish-ministrit grek Pangallos

Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi i cilëson antishqiptare qëndrimet e ish­ministrit grek Theodhoros Pangallos të frymëzuara nga “Megali Idea”. Xhufi jep arsyet pse Greqia nuk e heq Ligjin e Luftës me Shqipërinë, ndërsa i cilëson halucinacione senile pretedimet e Pangallosit i cili sheh rolin e Turqisë në kërkesat e kryeministrit Rama për çështjet që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve. “Nipi i gjeneralit, Pangallosi i ri, identifikohet me një tjetër politikë, me politikën megalomane të “Megali Idesë”, nga e cila edhe vetë zbatuesi më i flakët i saj, Eleutherios Venizelos, pas dështimeve spektakolare të politikës së jashtme greke, u detyrua të distancohet gjatë mandatit të tij të fundit kryeministror, më 1928-­1934”­ thotë Xhufi për Panorama. Sipas tij, zoti Pangallos bën një gabim të madh që nuk i lejohet, duke e konsideruar Shqipërinë si një faktor subaltern, si një variabël i Turqisë në kufijtë veriorë të Greqisë. “Ky është një vlerësim i kahershëm i politikës greke në raportet e saj me Shqipërinë, vlerësim i bazuar mbi paragjykime të natyrës fetare. Sipas tij, si vend me shumicë myslimane, Shqipëria do të ishte fatalisht e destinuar të bënte lidhje të shkurtër me Turqinë, duke u bërë pika fundore e një të ashtuquajturi “bosht mysliman”, që rrezikuaka vetë ekzistencën e Greqisë. Ky obsesion grek, nuk është vërtetuar ndonjëherë në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar. Shumë më tepër se me Turqinë myslimane, Shqipëria ka njohur periudha “të arta” marrëdhëniesh me Italinë, Austro Hungarinë, Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik, Kinën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vetë Greqinë”­ thotë Xhufi.

Robert Ndrenika mbush 75-vjeç, shoku i klasës ia shkruan ato që s’ia ka thënë kurrë

Regjisori Pëllumb Kulla i është drejtuar sot me një mesazh shumë të veçantë aktorit të madh Robert Ndrenika, në 75-vjetorin e lindjes.

Me një postim në faqen e tij në FB, Kulla i shkruan aktorit të qindra roleve në kinema e teatër, ato që nuk ia ka thënë kurrë përballë.

 

Mesazhi i Pëllumb Kullës

ROBERT NDRENIKA SHËNON SOT 75!
Edhe ju më të rinjtë do të vinit te 75-at!
Berti i dashur, ta uroj këtë ditë të shënuar. Ti, i shtrenjti Bert, meriton që sot, veç e veç, tok e tok, shtëpi më shtëpi, studjo më studjo, auditor më auditor, njerëzit të trokasin gotat me mendjen tek vitet e tua gjurmëlënës në skenat dhe ekranet e shqiptarëve.

Me ty, o shoku im i klasës dhe i shkollës, o miku im i vjetër, kemi kaluar bashkë një pjesë të mirë të këtyre viteve.

Kemi biseduar dhe kemi qarë halle, jemi tallur e kemi ngacmuar njëri tjetrin, por kurrë unë nuk jam ndalur e nuk të kam thënë atë që do të të them pikërisht sot.

Atë që, ti i dashuri im, je një artist i madh, nga ata të ndriturit, nga ata që skenës dhe ekranit i vijnë rrallë, shumë rrallë. Ti je nga ajo racë aktorësh që të zbukurojnë jetën dhe që i japin pavdekshmëri teatrit. asaj loje magjepsëse ku njerëzit qeshin e qajnë për ca realitete të sajuara bukur.

Ti, Bert, je nga ata aktorë të paktë që janë mjeshtra dhe në ndërtimin e figurave komike, dhe po aq mbresëlënës me karakteret dramatikë.

Ti ke bërë aq shumë sa njerëzve kur u flitet për teatrin, mëndja u shkon vetëm tek artistë si ti.


Paç jetë të gjatë mes familjarëve të tu, mes miqve të tu dhe u shtoftë edhe më tej magjia e artit tënd!

Shqipëri, moti i keq nuk ndal trafikun e narkotikëve

Policia e Vlorës thotë se zbuloi sot një automjet luksoz që lundronte në det dhe që dyshohet se kishte shërbyer për transportim narkotikësh në hapësirën detare me Italinë.

Hetimet e para policore flasin për dokumente jo të rregullta të mjetit dhe për një nyjë lidhëse në pjesën e pasme që mund të ketë shërbyer për tërheqjen e gomoneve që përdoren për transportin e marijuanës.

Në anën greke të kufirit, policia e Janinës dhe ajo e Kosturit njoftuan për bllokimin e disa dhjetëra kilogramëve marijuanëme prejardhje nga Shqipëria, ndërkohë që tre trafikantë shqiptarë u arrestuan.

Një ditë më parë policia shqiptare zbuloi marijuanë në një autobuz që udhëtonte drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, ndërkohë që sasi narkotikesh u zbuluan në disa zona të vendit.

Në ditët e para të Janarit, megjithë motin e keq dhe mjaft segmente të bllokuara, aktiviteti i trafikantëve të narkotikëve është intesifikuar. Sasia më e madhe e narkotikëve u zbulua në Portin e Gumenicës nga polica greke ku rreth 260 kilogramë marijuana, sipas policisë e futur nga Shqipëria, po transportohej medy kamionë drejt Gjermanisë.

Sipas policies, sasitë e narkotikëvetë bllokuara i përkasin prodhimit të marijuanës që u kultivua vitin e shkuar masivisht në shumë zona në Shqipëri.

“Anonymous Albania” – Qeverisë franceze: Lironi Haradinajn

Anonymous Albania i ka dërguar një mesazh Qeverisë franceze, ku i kërkojnë lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Në një video të publikuar në YouTube, ata thonë se janë shumë të zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve franceze për arrestimin e Ramush Haradinajt.

“Drejtuar qeverisë franceze. Ne jemi Anonymous Albania. Jemi shumë të zhgënyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tanë. Ai ka kontribuar në çlirimin e Kosovës në 1998-ën. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Ju po prishni dialogun mes Kosovës dhe BE. Provokimet tuaja do të nxisin luftën në Ballkan. Ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet ta ekstradoni Haradinajn në Beograd, pasi do të jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos e harroni, lironi Zotin Haradinajn, ose do ta paguani këtë. Ne jemi Anonymous Albania. Ne nuk falim, ne nuk harrojmë. Na prisni!”, citohet në mesazhin e Anonymous Albania.

 

Moti i ftohtë në Shqipëri vazhdon të shkaktojë probleme

MB ka bërë të ditur se ende ka akse rrugore nëpër fshatra të njësive administrative në zona të thella malore, të cilat nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht për qarkullimin

TIRANË – Reshjet e borës në Shqipëri janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin, duke vështirësuar jetesën e banorëve në zonat më të prekura nga moti i ftohtë, dhe duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në zonat rurale.

Ndërkohë një person dyshohet të ketë humbur jetën nga moti i ftohtë në Durrës. Sipas të dhënave të policisë, shtetasi me inicialet A.S, 38 vjeç, që është gjetur i vdekur në një nga lagjet e Durrësit rezultonte si person i pastrehë.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë në një njoftim zyrtar të publikuar sot ka bërë të ditur se ende ka akse rrugore nëpër fshatra të njësive administrative në zona të thella malore, të cilat nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht për qarkullimin.

Ndërsa furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në disa zona të vendit. Nga ana tjetër, sipas MPB-së akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme, dhe vetëm në ndonjë segment ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nga datat 8-11 janar temperaturat maksimale në vendet malore do të luhaten nga -5 deri -10 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 0 deri 5 gradë. Temperaturat minimale do të luhaten në vendet malore nga -21 deri -18, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga -10 deri në -6 gradë. aa

Viktima e parë nga moti i ftohtë, një i pastrehë në Durrës

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një të pastrehë që është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Trupi është gjetur i mbledhur kruspull nga kalimtarët në lagjen numër 17, të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit, pas veprimeve të para e ka identifikuar të ndjerin si shtetasin Arben Sulo, 38 vjeç, raporton TopChannel.

Ndërkohë, specialistët e mjekësisë ligjore që kanë marrë në dorëzim kufomën kanë konstatuar se në të nuk ka patur shenja dhune dhe se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.

Shqipëria mbështet deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni

Pas deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, kanë reaguar edhe institucionet dhe partitë politikë në Shqipëri, duke e përshëndetur dhe mbështetur këtë deklaratë

TIRANË – Pas deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, kanë reaguar edhe institucionet dhe partitë politikë në Shqipëri, duke e përshëndetur dhe mbështetur këtë deklaratë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarate zyrtare shprehet se Shqipëria ka inkurajuar dhe do të vijojë të inkurajojë gjithnjë aktorët shqiptarë për të qenë të përgjegjshëm në mbështetje të zhvillimeve demokratike e progresiste në Maqedoni.

“Hapi historik i bashkimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni përbën një moment pjekurie politike, në të njëjtën kohë nevojë urgjente e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Republika e Shqipërisë mbështet këtë deklaratë si një kornizë e përbashkët veprimi e faktorit politik shqiptar në Maqedoni në funksion të avancimit të të drejtave, lirive dhe barazive të mundësive mes komuniteteve shtet-formuese në Maqedoni”, thuhet në deklaratën zyrtare të MPJ-së.

Në deklaratë ndër të tjera shtohet se Shqipëria ka qenë dhe vijon të jetë e interesuar për një Maqedoni stabël, funksionale, demokratike dhe të kyçur në rrjedhat euro-atlantike.

Ndërkohë Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, nëpërmjet një deklarate të publikuar nga zyra e shtypit e kësaj partie.

“Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qëndrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen e faktorit politik shqiptar kudo ndodhet. Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë akt përbashkues, garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan”, thuhet në reagimin zyrtar të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Edhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit qeveritar ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni. aa

Virusi i gripit në Shqipëri, shkollat të mbyllura edhe një javë

Urdhri në fjalë është konfirmuar sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë

TIRANË – Me një urdhër të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, çerdhet, kopshtet, institucionet arsimit parauniversitar dhe universitar do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 janar të këtij viti.

Urdhri në fjalë është konfirmuar sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017”, thuhet në njoftimin zyrtar të MSH-së.

Kujtojmë se ky është vendimi i dytë për mbylljen e shkollave, ndërsa virusi i gripit deri tani në Shqipëri ka shkaktuar dy të vdekur. aa

Arrestimi i Haradinajt – Mesila Doda: Protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë

Deklaratë e deputetes të PDIU-së, znj.Mesila Doda, në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt:/A jemi 1?/ Në fillim u mendua se ishte një gabim, më pas u ndjemë të hutuar dhe tash në fund një dëshpërim krejt i natyrshëm po përhapet me shpejtësi pas lajmit të pabesueshëm se ish-kryeministri i Kosoves, kryetar i një partie parlamentare AAK-së, i akuzuar dy herë dhe po aq herë i shpallur i pafajshëm nga Tribunal i Hagës Ramush Haradinaj, ndalohet në territorin francez si pasojë e një urdhri ndalimi nga qeveria serbe.Ndalimi nuk ndodh në Serbi, siç mund të kish qenë e kuptueshme…ndodh në Francë, një vend në të cilin Rramush Haradinaj ka qenë edhe herë të tjera, një vend që bën pjesë në forcat e armatosura KFOR që janë të instaluara në Kosovë, një vend që njeh fuqinë e vendimeve të Hagës dhe që konsiderohet si zemër e Europës.

Kjo është rrjedhoja e politikës mjerane, të pafuqishme e disfatiste që shqiptarët kanë prodhuar gjatë këtyre viteve. Përgjatë historisë sonë politikanët kanë lëshuar shpesh pjesë të territoreve kombtare për të marrë pushtet…dhe sot e gjejmë Shqipërinë me çerekun e territoreve që do duhet të kishte, sot e gjejmë luftën e luftëtarëve të Kosovës nën akuzë në Tribunal e ngritur me votën e deputetëve shqiptarë të Kosovës, gjejmë Kosovën të shqyer në Mitrovicë, Preshevë e në Mal të Zi, sot vështrojmë pa kurrfarë habie se si një luftë heroike e vetmbrojtëse po demontohet moralisht e ligjërisht dhe po vihet nën akuzë, ndërsa ne mjerisht ose rrimë e kundrojmë pa lëvizur as gishtin, ose i japim votën në parlament…

Tash ka nevojë për veprime e bashkveprime urgjente. Më së pari shteti shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të veprojë si një i vetëm. Të lemë mënjanë cicërimat sa në Tiranë e sa në Prishtinë, dhe ti dalim bashkërisht në krah Rramush Haradinajt që sot është fytyra e Luftës së UÇK-së, anipse e goditur, e përbaltur dhe e tradhëtuar. Së dyti, të nisim një process të vërtetë bashkimi mendjesh e politikash të përbashkëta, të lemë mënjanë marrinat e kombit Kosovar e shqiptar dhe të sillemi si një gjak e një mendje.

Rramush Haradinaj nuk ka nevojë për askënd nga ne. Ja ka dalë bukur fort të tregojë pafajsinë e tij me parë, e ka dalë me ballin lart nga Haga dhe do ja dalë edhe kësaj here. Por sot e kaluara dhe e ardhmja jonë ka nevojë për mbrojtje nga të gjithë ne, nga politikanët e Shqipërisë, Kosovës, opozita, diaspora, diplomacia dhe ekonomia e fuqishme dhe që vepron njëherazi. Veprime e protesta energjike, ne Francë nga diaspora, në diplomaci nga Tirana e Prishtina, protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë…duhet të fillojmë të sillemi si një komb i përgjegjshëm..

Durrësi mbulohet nga bora për herë të parë pas 10 vjetësh

Pas shumë vitesh bora u “kthye” edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Temperaturat e ulëta dhe një dimër aspak i zakonshëm, i paparë gjatë viteve të fundit ka sjellë reshje bore edhe në qytetet e ulëta dhe bregdetare, ku për pasojë u zbardhën Tirana dhe Durrësi.

A do rihapet dosja e Ilir Metës nga Byroja Kombëtare e Hetimit ?

Me këmbënguljen e SHBA-ve dhe BE-së, qeveria miratoi në tetor të vitit 2016 draftin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo strukturë e specializuar pritet të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Një nga ngjarjet e mbetura ‘pezull’, e cila është premtuar edhe nga kryeministri Edi Rama se do të hetohet është video përgjimi Meta – Prifti, e cila shkaktoi edhe 21 janarin.

Në atë kohë, Ilir Meta u shpall i pafajshëm. Pesë gjyqtarët Ardian Dvorani, Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj dhe Ardiana Fullani në unanimitet vendosën për pafajësinë e ish-zv/kryeministrit lidhur me akuzën e korrupsionit aktiv. Kolegji Penal në leximin e vendimit tha se fakti nuk provohet që të ketë ekzistuar, prandaj Ilir Meta shpallet i pafajshëm.

Në fakt, hetimi i atëhershëm ishte i manipuluar. Kjo u vërtetua me kalimin e kohës, sepse 3 ekspertët që kryen hetimet për origjinalitetin e videos, sot janë vendosur drejtorë në institucione të ndryshme nga LSI dhe morën pushtet. (Më poshtë linku i ekspertëve të punësuar nga LSI)

Tre ekspertët e ngarkuar nga gjykata për të bërë ekspertizën e video-përgjimit Meta-Prifti, Ardian Pollo, Ermal Beqiri si dhe Artur Rrahamani, thanë se “në orën ku pretendohet të jetë bërë regjistrimi audio nuk është gjetur materiali origjinal.”

Por, me rihapjen e dosjes së video-përgjimit, mund të ketë edhe dëshmi të reja nga Dritan Prifti apo gazetarë të emisionitmeta_prifti Fiks Fare dhe drejtues të saj. Në rast se ata do të thirren si dëshmitarë dhe hetimet do të kryhen sipas standarteve, drejtësia pas reformës mund të rihapë dosjen e Metës, i cili ka qenë edhe strumbullari kryesor që pengonte Reformën në Drejtësi.

Çdo lëvizje kundër reformës në drejtësi për bllokimin e saj bëhej nga Meta. Këtë e faktoi edhe Donald Lu me akuzat e tij të forta, por edhe nervozizmi i Metës, i cili ditën që parlamenti do miratonte reformën në drejtësi bërtiste se nuk ishte ai njeriu që kishte krijuar skenarët e bllokimit, por sillej si flamurtari i saj. Madje, kreu i LSI arriti deri në pikën ku kërcënoi me dorëheqjen nga posti i kryeparlamentarit, por tregoi edhe se i kishte humbur qetësia dhe dashuria gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ndaj Fatmir Xhafës, i cili ishte kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi.

Rihapja e dosjes së Metës dhe hetimi i nga Byroja Kombëtare mund të sjellë qetësi në kampin e Partisë Socialiste dhe të zbardhë ngjarjen e 21 janarit, siç e kërkon edhe kryeministri Edi Rama. Dëshmia më e mirë është video përgjimi, që në rast se do të përdoret pa ndikime politike mund të jetë dosja që do të zhysë Metën pas prangave në drejtësi/citynews

Arrestimi i Haradinajt, Tirana zyrtare reagon pas 12 orësh

Reagimi i parë i Tiranës zyrtare për arrestimin e kreut të AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinajt ka ardhur pas 12 orësh nga ngjarja.

 

Ka qenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që përmes një deklarate për mediat ka reaguar për arrestimin e politikanit Haradinaj.

Reagimi i Bushatit 

Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë bazuar në një urdhër arresti të 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat.

I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn.

Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështoj sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë.

Ky akt për fat të keq dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Proces, i cili kërkon gjurmë provash të pakundërshtueshme, e jo përbetime artificiale, për të ecur me vendosmëri përpara, duke hequr dorë nga provokimet dhe aplikimi i metodave që s’kanë aspak lidhje me të ardhmen e përbashkët të Kosovës e Serbisë në familjen europaine.

Dekriminalizimi – 20 deputetë e kryebashkiakë në proces verifikimi

Në 15 raste Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar verifikim më anë të shenjave të gishtave për zyrtarët e nivelit të lartë apo të mesëm, të cilët janë subjekt i ligjit për dekriminalizimin.

Zyrtarisht nga organi i akuzës bëhet me dije se ky verifikim është kërkuar kryesisht në rastet e ndërrimit të emrave që nuk janë deklaruar nga zyrtarët, por nga informacione të tjera kanë rezultuar se janë të njëjtët persona.

Organi i akuzës konfirmon për “Ora News” se për nje pjesë të subjekteve përgjigjet kanë mberritur dhe ndaj tyre është vepruar. Ndërsa për pjesën tjetër hetuesit janë ende në pritje të konkluzioneve.

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka në verifikim 570 zyrtarë nga të cilët 20 janë të nivelit të lartë, si deputetë apo të zgjedhur vendorë . Pjesa dërrmuesë janë përcjellë nga Departamenti i Administratës Publike duke qënë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

Ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ, Presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.
Mësohet se deri tani është marrë vendim për 170 raste ndërsa të tjerat janë ende në fazë verifikimi, për rreth 40 raste është vendosur ndjekja penale pranë prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”.

Vendimmarje është marrë për 50 raste ku u është ndaluar kryerja e funksioneve publike.

Ekzekutimet mafioze që tronditën Shqipërinë më 2016

Viti 2016 nuk ka qenë aspak një vit i qetë për shqiptarët.

Që në ditët e para të tij vendi u trondit nga një seri ngjarjesh kriminale.

Përveç krimeve për motive të dobëta dhe krimeve në familje, ky vit ka pasur një seri përplasjesh mes bandave të cilat kanë sjellë disa viktima e të plagosur.

Mes ngjarjeve më të bujshme të vitit që lamë pas, kanë qenë vrasja mafioze e Gazmend Çollakut, atentatet ndaj fisit Çapja, arrestimi i Emiljano Shullazit, si dhe saga e hakmarrjes mes bandës së Elton Çiços e Jani Aliajt.

Kush e vrau Gazmend Çollakun?

Më 6 janar 2016 në lagjen nr.1 të Durrësit, 4 persona të veshur me uniformë policie me një mjet “Audi” me targa gjermane rrëmbejnë me forcë Gazmend Çollakun. Dëshmitarët thanë se Çollakun e gjuajtën disa herë me shkop bejsbolli që e detyruan të futej në makinë. Vetëm disa orë më vonë në mëngjesin e datës 7 janar 2016, trupi i tij gjendet i masakruar, dhe i goditur me plumb pas kokës, i lidhur këmbë e duar me fasheta plastike, në fshatin Murqin të Krujës. Pistat kryesore të hetimit për këtë vrasje ishin prishja e pazareve të drogës ose një hakmarrje për vrasjen e 2 të rinjve po në Durrës më 20 dhjetor 2015.

Megjithatë familjarët i hedhin poshtë të dyja këto pista. Në një intervistë për “News 24”, kunati i tij thotë se, Çollaku nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk merrej me aktivitete të paligjshme. 3 javë pas ngjarjes policia shpall si të dyshuar të kësaj vrasjeje Denis Shtrazën dhe Ervin Dalipajn, ish-oficer policie. Të dy këta persona janë shoqëruar që më 6 janar dhe pasi u mbajtën 12 orë të shoqëruar u lanë të lirë. Policia ushtroi kontroll në mjetin “ML” në pronësi të Dalipajt, por që përdorej nga Shtraza, dhe në bagazh u konstatuan disa gjurmë gjaku të ngjashme me ato që u gjetën në fashetat e Çollakut. Në automjet policia gjeti dhe disa celularë të fikur.

Më 28 janar policia arrestoi Denis Shtrazën në Rinas teksa po largohej nga Shqipëria. Para uniformave blu Shtraza ka mohuar akuzat, megjithëse në dhjetor të 2016 prokuroria mbylli hetimet dhe çoi në gjyq dosjen e tij. Të njëjtin qëndrim mban edhe i vëllai i tij, Ilir Shtraza, i cili për “News 24” tha se i vëllai njihej me Çollakun dhe ndanin një miqësi bashkë.

Ndërsa i dyshuari tjetër për vrasjen e Çollakut, ish-oficeri Ervin Dalipaj ndodhet ende në arrati. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe thotë se akuzat ndaj tij janë fabrikuar nga disa oficerë policie që kanë si qëllim denigrimin e figurës së tij.

Hakmarrja për vrasjen e Çollakut nuk kurseu as fëmijët. Më 12 maj të vitit që po lemë pas persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi shtëpinë e Denis Shtrazën, ku i plagosur mbeti nipi i tij 12 vjeç. Polica gjeti në vendngjarje 17 gëzhoja, sipas saj ky mund të ketë qenë një mesazh për Denis Shtrazën, dhe plagosja e nipit mund të ishte vetëm një incident. Për ngjarjen policia nuk ka asnjë të dyshuar.

Atentatet ndaj fisit Çapja

Në kuptimin e plotë të fjalës 3 shkurti i 2016 mund të cilësohet një natë terrori. Në një lokal pranë stadiumit “Elbasan Arena”, rreth orës 20:00, persona të paidentifikuar të veshur me kamuflazh hapën zjarr ndaj lokalit dhe lanë të vdekur 3 persona dhe plagosën 8 tjerë. Si pasojë e breshërive të plumbave humbën jetën: Agron Çapja, Ardit Sinakolli dhe

Eno Bedalli, ndërsa të plagosur kanë mbetur Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bedar Muça, Bujar Rreshka, Florenc Çapja, Ardian Zharri, dhe Arnold Çapja.

Policia në vendngjarje ka gjetur 65 gëzhoja, si edhe 3 armë automatike, 2 në vendngjarje dhe një tjetër 500 metra më larg. Pista kryesore e hetimit që u hodh menjëherë pas ngjarjes ishin ajo e një hakmarrje të mundshme e fisit Mema pasi këto 2 familje kanë një histori 11-vjeçare përplasjesh me njëra-tjetrën. Por kjo u hodh menjëherë poshtë nga të dyja palët. Fisi Mema reagoi me një deklaratë për shtyp ku mohoi përfshirjen e tij në këtë konflikt. Sipas tyre me fisin Çapja kanë pasur mosmarrëveshje por jo hasmëri. Pavarësisht kontrolleve në banesa e biznese, të cilat vijuan për ditë me radhë, policia nuk mundi të identifikojë asnjë autor.

4 muaj më vonë, më 6 qershor, Çapajt bien sërish pre e atentatit me armë. Po në Elbasan, makinës së Bledar Muçës në të cilën udhëtonte edhe Florenc Çapja i bëhet atentat. Për shkak të breshërisë së plumbave mbetet i plagosur Bledar Muçaj, si edhe një oficere policie, e cila ishte kalimtare e rastësishme në zonë, pasi jetonte aty pranë. Fatmirësisht pa asnjë dëmtim shpëtoi shënjestra e këtij sulmi, Florenc Çapja. Atentatori ka qenë në një lokal buzë rrugës, duke pritur makinën ku udhëtonte Çapja. Menjëherë sapo ka parë makinën ka nxjerrë një automatik nga një çantë sportive dhe ka hapur zjarr. Pas sulmit u largua në këmbë në disa rrugica. Edhe për këtë ngjarje policia e Elbasanit nuk ka asnjë të arrestuar.

Pas ngjarjeve që ndodhën në familjen Çapja, policia shtoi masat në Elbasan dhe pranë banesës së tyre për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, por kjo situatë nuk u prit mirë nga këta të fundit, të cilët më 12 qershor 2016 hapën zjarr ndaj 2 punonjësve të policisë së vëzhgimit. Si autor të këtij sulmi policia arrestoi Ardian Çapja, Florenc Çapja e Bledar Muçën. Të tre po hetohen për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa 6 të tjerë u proceduan për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetën.

Arrestimi i Emiliano Shullazit

Vetëm pak orë nga pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për kërcënimin e kandidatit për Rektor të UT-së, Mynyr Koni, Policia e Tiranës shoqëron Emiljano Shullazin. Shoqërimi i tij ka ndodhur mbrëmjen e 16 prillit në vilën e tij te rruga e Kavajës. Pak orë më vonë, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë ardhur prokurorët të cilët kanë sjellë urdhër arrestin për të. Vetëm një orë më vonë policia arrestoi dhe mikun e Shullazit, Gilmando Danin, i cili shkoi vetë në polici për të pyetur për mikun e tij.

Mbrëmjen e 16 prillit u arrestua në Krujë dhe kushëriri i Shullazit, Blerim Shullazi të cilit policia i gjeti një sasi kanabisi, si edhe disa fishekë. Mbi 3 të arrestuarit të cilët cilësohen si grup i strukturuar kriminal rëndonin akuzat: Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie, shkatërrim i pronës me eksploziv, dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e municionit. Sipas hetimeve, të cilat kishin nisur që në fillim të vitit, ky grup kriminal në kohë dhe qytete të ndryshme ka kërcënuar biznesmenë të ndryshëm duke u marrë shuma të konsiderueshme parash.

Në vijim të hetimeve policia në bashkëpunim me prokurorinë faktoi raste kur kryesisht biznesmenë nga Tirana e Durrësi janë kërcënuar nga Shullazi për marrje pasurie. Prokuroria hetoi edhe në lidhje me pronësinë e Shullazit mbi hotel “Vollgën”. Shullazi pretendon se këtë pronë e ka marrë me një certifikatë të rregullt dhurimi. Pavarësisht kësaj në dhjetor të 2016” Gjykata e Lartë riktheu për gjykim në Gjykatën e Apelit çështjen e pronësisë së ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Ankimimi në këtë Gjykatë u bë nga kompania “Saudi Brothers”, e cila paditi ZRPP, Hipotekën e Durrësit, për regjistrim të pronës.

Deri në sqarimin e pronësisë së hotelit, Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, vendosi ta sekuestrojë atë. Ndërsa Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë çështjen për rigjykim. Pas hetimeve të thelluara për këtë grup kriminal më 13 tetor policia më urdhër të Prokurorisë arrestoi nipin e Shullazit, Endrit Zela, si dhe mikun e tij Endrit Qyqja. Për dy të arrestuarit prokuroria thotë se i kanë marrë shuma të konsiderueshme një biznesmeni për llogari të Shullazit.

Vrasja e Elton Çiços dhe seria e hakmarrjes

Mbrëmja e Pashkëve të vitit 2016, ka qenë një natë terrori për banorët e zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Mbrëmjen e 1 majit në lokalin “De Niro” mes njerëzve u ekzekutua me 2 plumba në kokë 36-vjeçari Elton Çico. 36-vjeçari ka qenë në një tavolinë me tre persona të tjerë. Dy prej të cilëve u arrestuan disa ditë më vonë pasi kryen veprime që penguan zbardhjen e të vërtetës. Mjeku Redian Rrahja dhe polici Alban Trimi fshehën pistoletën e viktimës dhe disa sende personale të tij. Pas disa javësh të dy u lanë të lirë nga Gjykata.

23 ditë më vonë pas kësaj vrasje, policia identifikoi autorët e saj. Më 24 maj në një konferencë për shtyp drejtori i Policisë së Tiranës tha, se autorë të kësaj ngjarje janë Jani Aliaj dhe Renato Milloshi.

Zbulimi i autorëve të kësaj ngjarje bëri që policia të ndërtojë një zinxhir atentatesh që grupi i Çiços dhe i Aliajt kanë bërë mes njëri-tjetrit në vite. 4 të vrarë, 5 të plagosur dhe 4 atentate të dështuara, është bilanci i deritanishëm nga përplasja mes grupeve kriminale të Elton Çiços dhe Jani Aliajt. Hakmarrja 16-vjeçare është zhvilluar jashtë dyerve të policisë, pasi në kaq shumë ngjarje kriminale policia ka arrestuar vetëm 1 person për moskallëzim krimi. Zanafilla është në vitet 2000 kur Aliaj ka vrarë mikun e fëmijërisë së Çiços. Pas kësaj ngjarjeje të 2 zhvendosen në Greqi.

Në kohë të ndryshme bien në burg për trafikim lëndësh narkotike dhe konfliktet mes tyre vijojnë edhe brenda hekurave. Pas konflikteve që Çiço dhe Aliaj patën me njëri-tjetrin në shtetin grek, përplasjet u zhvendosën në Shqipëri, në një sagë atentatesh dhe eliminimesh. Më 30 mars të 2015, Elton Çiços i grabisin dhe i dhunojnë prindërit në

Tepelenë. Policia identifikoi vetëm 2 prej grabitësve dhe i shpalli në kërkim. Ndaj të dy këtyre personave Çiço u hakmor, duke e vrarë njërin, dhe tjetrit duke i bërë atentat me tritol. Më 10 janar të 2016-s te Rruga e Kavajës në shënjestër të plumbave u vu Jani Aliaj. Policia sërish nuk identifikoi dot atentatorin. Të njëjtit person iu bë atentat më 25 prill në Gjirokastër duke e plagosur lehtë në dorë. Një javë më vonë, më 1 maj të 2016 vjen kundërpërgjigja e Jani Aliajt. Në lokalin “De Niro” në ish-Bllok vritet Elton Çiço.

Sipas Policisë, autorët e kësaj vrasje janë Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, të cilët janë edhe sot në kërkim. Burimet nga policia thonë së për atentatin 2 të shpallurit në kërkim u ndihmuan nga Nelgert Pata, të cilit iu bë atentat me 21 gusht te rruga e Kavajës. Policia nuk identifikoi dot autorët dhe shpalli në kërkim të plagosurin Pata. Pas 3 muajsh arrati, Nelgert Pata nuk gjendet nga policia, por nga atentatorët, të cilët e ekzekutuan më 20 nëntor në Fier. Në sagën e përplasjeve mes grupeve është edhe atentati i 28 tetor të këtij viti ndaj Andi Mustafarajt mikut të Çiços, i cili mbeti i plagosur.

Krimi në familje

Ky vit ka qenë i mbushur dhe me ngjarje të rënda të cilat prekin familjen. Që në ditën e parë të vitit që lamë pas, opinioni publik u shokua nga një krim në familje, ku burri vrau gruan në një fshat të Sarandës. Për fat të keq ngjarje të tilla u përsëritën edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku viktima nuk mbetën vetëm bashkëshortët, por edhe fëmijët. /News24/

Shqipëri: Shkollat e vazhdojnë pushimin për shkak të motit të ftohtë

Shkollat në Shqipëri do të mbeten të mbyllura edhe pas pushimit me rastin e Vitit të Ri, për shkak të motit të ftohtë dhe shqetësimeve për përhapjen e gripit.

Ministria e shëndetësisë nëpërmjet një kumtese të sotme ka tërhequr vërejtjen se temperaturat tejet të ulëta do të mbretërojnë në gjithë Shqipërinë për disa ditë, “duke krijuar kushte të favorshme për përhapje të mëtejshme të virusit të gripit”.

Ministria ka urdhëruar kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme, që është dashur ta vazhdojnë mësimin gjatë ditës së nesërme, që të mbeten të mbylluara edhe për një javë, raporton agjencia AP nga Tirana.

Ministria e shëndetësisë e Shqipërisë, po ashtu, u ka tërhequr vërejtjen njerëzve që tu shmangen tubimeve të mëdha, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos kenë kontakt me njerëzit me flamë.

Sipas parashikimeve të motit, pritet që temepreatuarat do të arrijnë deri në -15 gradë Celsius këtë fundjavë, ndërsa borë do të ketë në të gjitha rajonet e Shqipërisë, përfshirë kryeqytetin Tiranë.

Berisha: “Ambasadori francez, letër qeverisë shqiptare: Rikthejmë vizat për ju”

Ish-kryeministri Berisha, në një status të tijin në “Facebook” shkruan se numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së ka detyruar ambasadorin francez në Tiranë, t’i shkruajë qeverisë.

Duke cituar “Le Monde”, Berisha shkruan se Franca po paralajmëron me rivendosje të regjimit të vizave për Shqipërinë.

Berisha shkruan se shqiptarët ua kanë kaluar edhe sirianëve për kërkesat për statusin e azilantit në vendet e BE-së.

STATUSI

Nje lajm tjeter i keq! Nje rekord tjeter i zi!

Vendi ne prag te rikthimit te vizave!

Shqiptaret dalin te paret ne kerkesat per azil politik ne France duke lene mbrapa sirianet dhe afganet.

Te dashur miq, gazeta kryesore franceze “Le Monde” jep alarmin se shqiptaret jane aktualisht te paret ne kerkesa per azil politik ne France. Kjo gazete shkruan gjithashtu se ata kane lene mbrapa sirianet dhe afganet ne keto kerkesa. Mediat njoftojne se amabasadori i Frances ne Shqiperi me porosi te qeverise franceze i ka drejtuar ne leter prej tre faqesh autoriteteve te Tiranes ku ai shpreh shqetesimin tejet serioz te qeverise se tij lidhur me shumfishmin muajt e fundit te kerkesave per azil politik nga shtetas shqiptar.

Po shtoj ketu se, kerkesat per azil politik te shqiptareve ne vendet e BE kane qene nje shkak themelor i refuzimit te hapjes se negociatave me Shqiperine. Por pas kesaj, per fat te keq, Shqiperia, midis 60 vendeve qe kane levizje te lire me BE, eshte kandidati i pare me distance te madhe nga vendet e tjera, per rivendosjen e vizave nga BE!

Keto jane kambanet e alarmit qe bien per çdo shqiptar. Kerkesat per azil politik e shqiptareve ne Gjermani dhe vendet e tjera te BE jane rritur nga vetem 432 vete qe ishin ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, ne rreth 100 mije ne vitet 2014-2016.

Vetem largimi i Edvin Kristaq Rames, autorit te vertet te eksodit te dyte masiv, pra eksodit te viteve 2014-2016, gjate te cilit jane larguar nga Shqiperia rreth 200 mije vete e nga te cilet afro 100 mije kane kerkuar azil politik, mund te shpetoje vendin nga nje ndeshkim i rende dhe me pasoja tejet serioze si rivendosja e vizave nga BE per Shqiperine! sb

Viti 2016, ngjarjet kryesore në Shqipëri

Si rrallë ndonjëherë, një çështje e vetme mbizotëroi që nga fillimi deri në fund të vitit: Reforma në Drejtësi kushtëzoi debatin e brendshëm, ndërsa pesha e saj do të jetë përcaktuese për një marrëdhënie të re me Brukselin. Por ndërsa tema të tjera si dekriminalizimi, përhapja e marijuanës, apo dhe zhvillimet e përplasjet brenda forcave politike do të lënë gjurmët e tyre, një ngjarje që do të mbetet në histori do të jetë shenjtërimi i Nënë Terezës.

REFORMA NE DREJTESI

Në fillim të vitit palët kishin në tavolinë opinionin e ndërmjetëm të Komisionit të Venecias. Ekspertët e nivelit të lartë në Komisionin e posaçëm parlamentar ishin angazhuar për të rishikuar ndryshimet. Por opozita e kundërshtoi duke folur për një tekst të njëanshëm dhe hodhi idenë e një zgjidhjeje politike mbi çështjet e debatueshme. Kjo ide u mbështet nga Presidenti Bujar Nishani, por dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili më 5 Janar deklaroi: “Ne jemi në Republikën e Shqipërisë dhe jo në Republikën e ekspertëve”. Pak ditë më pas edhe kryetari i LSI-së Ilir Meta do të këmbëngulë për të njejtën tezë: “Eshtë koha e çeljes së dialogut politik parlamentar”

Por socialistët kërkuan që puna të vazhdojë me ekspertët, të cilët më 11 Janar, deklaruan se kishin përfunduar rishikimin e ndryshimeve kushtetuese. Opozita këmbënguli në rrezikun e kapjes së sistemit nga qeveria. Më 15 Janar Komisioni i posaçëm votoi dërgimin në Venecia të tre drafteve, përfshirë variantin e PD por dhe një tjetër të LSI-së.

Opinioni përfundimtar i Venecias

Përpara se të shpreheshin përfundimisht, një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias ishte në Tiranë në Janar. Opinioni u bë publik më 27 shkurt, ndërsa u miratua përfundimisht më 12 Mars. Komisioni vlerësoi pozitivisht variantin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, i cili sipas tij, ishte “gjerësisht koherent dhe në përshtatje me standartet europiane”. Ndërsa la në zgjedhjen e palëve në Shqipëri të problemit të debatueshëm 2/3 apo të 3/5, duke ofruar dhe formula alternative.

Për kryetarin e komisionit të Posaçëm Fatmir Xhafaj, opinioni “qartësisht dhe pa asnjë ekuivok, ka rikonfirmuar pozitivitetin e iniciatovës kushtetuese për të reformuar sistemin e Drejtësisë”. E kënaqur dhe opozita sipas së cilës shqetësimet e saj “adresohen gjerësisht pothuajse në të gjithë paragrafet e draft-Opinionit të Komisionit të Venecias”, deklaroi deputeti Eduard Halimi.

Palët do të debatojnë fort për mënyrën se si do të ecet më tej, ndërkohë që opozita renditi të paktën 10 pika të cilat sipas saj duhet të merreshin parasysh. Ideja e negociatave në nivel politik u rishfaq. Por për kryetarin e Komisionit Fatmir Xhafaj, duhet të ishin sërish ekspertët që të bënin rishikimin sipas Komisionit të Venecias

Trysnia ndërkombëtare

Më 26 Janar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu do të saktësojë dhe një herë se “unë kam udhëzime shumë të qarta nga shefat e mi më të lartë në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë se përparësia kryesore e qeverisë amerikane në Shqipëri, është të mbështesë reformat, në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin europian. Dhe cila është reforma kryesore e nevojshme në këtë proces? Qartazi është Reforma në Drejtësi”.

Edhe në vizitën e tij në Tiranë më 14 shkurt sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do t’i kushtojë vëmendje kësaj çështjeje: “Jam shumë i inkurajuar nga paketa e Reformës në Drejtësi që është duke u shqyrtuar për të përmirësuar gjyqësorin dhe për të lejuar një goditje më të madhe ndaj korrupsionit”. Një temë e cila u trajtua dhe në takimet e kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë në Prill.

Në Tiranë ambasadori amerikan Donald Lu, do të njoftojë se “Qeveria e SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke u refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi”.

Së bashku me homologen e tij të Bashkimit europian Romana Vlahutin ai u angazhua gjatë gjithë vitit në përpjekjen e vështirë për të afruar qëndrimet e palëve. Brukseli dhe Uashingtoni janë në sintoni për çështjen e Reformës. Në 3 Mars, në parlamentin shqiptar, Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini duke vlerësuar reformën, ju referua dhe opinionit të Komisionit të Venecias duke bërë thirrje që “bazuar në të, miratojeni reformën”.

Por komunitetit ndërkombëtar do t’i duhet të harxhojë shumë energji në muajt që do pasojnë, ndërsa çështja e Reformës ndërthurret dhe me problemet e politikës së ditës. Në fillim të Majit ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS-it dhe OPDAT-it do të paraqesin tekstin e shkruar prej tyre mbi bazën edhe të propozimeve të palëve. Ambasadorët Lu e Vlahutin do të jenë në krah të tyre. “Do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë Reformë”, u shpreh ambasadori Lu duke ju drejtuar anëtarëve të Komisionit. Në të njejtën linjë dhe ambasadorja Vlahutin: “BE dhe SHBA-ja janë këtu sepse jemi të interesuar për Shqipërinë e nuk do të lejojmë që politika e ditës të cënojë të ardhmen e vendit”.

Pak ditë më pas, me një lëvizje të paprecedent, të dy ambasadorët do të organizojnë takime me grupet parlamentare shqiptare, ndërsa në Komisionin e Posaçëm u miratuan në parim ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, një javë më vonë, më 18 Maj, PD paraqiti një draft paralel” Partia Demokratike ka tashmë një draft të konsoliduar që do të përbëjë dhe bazën e negociatave tona”, pohoi kryetari demokrat, Lulzim Basha. Por për shumicën kjo lëvizje është kthim në pikën ZERO. Dhe dy ditë më pas, propozimet do të rrëzohen në Komision.

Më 27 Maj, kryeministri Edi Rama ftoi sërish kreun e opozitës për një takim, i cili do të mbahet më 6 qershor. Opozita ofroi ndërkohë formulën e “Vendeve të Rezervuara” sipas së cilës emërimet nga parlamenti në institucionet e drejtësisë të kryhen sipas përfaqësimit të palëve në sallë. Kryeministri Rama nga ana e tij deklaroi se do të pranonte propozimin fillestar të opozitës, atë të formulës së 2/3-ve.

Sytë dhe vëmendja u përqëndruan në takimin e 6 Qershorit, ku ekspertët ndërkombëtarë kishin ofruar një formulë kompromisi. Por dhe ky takim nuk do të sjellë asnjë rezultat. “Pas këtij takimi Reforma do të niset drejt e për në sallën e Parlamentit”, tha në përfundim të bisedimeve kryeministri Rama. Por kreu i opozitës paralajmëroi, pak minuta më pas se “çdo akt i njëanshëm i dërgimit në parlament i një pakete të parakorduar me opozitën, do të takohet atje me dështimin e sigurt”.

Dy ditë më pas ambasada amerikane do të shprehet e zhgënjyer për dështimin duke theksuar se “Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë” e duke mbështetur dërgimin në parlament të ndryshimeve. Sërish në sintoni me të dhe Bashkimi europian. Të dyja palët i bëjnë thirrje përgjegjësisë personale të deputetëve. Opozita reagoi duke deklaruar se varianti i vendeve të rezervuara ishte ofruar nga ekspertët ndërkombëtarë

Më 10 Qershor do të zhvillohet dhe një takim mes zotit Meta dhe Basha. Edhe ky pa rezultat konkret. Ndërsa më 14 Qershor Komisioni i posaçëm miraton pa opozitën projektin e ndryshimeve kushtetuese. Ambasada amerikane do të përshëndesë miratimin, ndërsa reagimeve të mëpasshme të opozitës ambasadori Lu do t’i përgjigjet më 27 Qershor, duke deklaruar se “tri herë që prej 4 majit SHBA-t e BE-ja, kanë ofruar propozime të arsyeshme për kompromis . Shumica i ka pranuar këto propozime. Zoti Basha ka gjetur gjithnjë dicka për të refuzuar”. Ky i fundit reagon duke u shprehur se “propozimet kanë qenë e njejta prerje por me veshje të ndryshme”

Drejt votimit

Në seancën e 30 Qershorit parlamenti përfshiu në rendin e ditës miratimin e reformës me 21 korrik, ndërsa vazhdojnë përplasjet përmes variantesh të ndryshme që hidhen në diskutim

Më 10 Korrik në Tiranë mbërrin ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland. Pas takimeve mes palëve ajo njofton për “një propozim hybrid i cili përmban elementë nga idetë e qeverisë dhe elementë nga idetë e opozitës, i cili është plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”

Ndërsa e majta pranoi formulën e ofruar, demokratët, më 13 Korrik, kundërshtuan kompetencat që i njihen misionit ndërkombëtarë i cili do të angazhohet për vleresimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Jo kompetenca kushtetuese dhe as quasi kushtetuese”, u shpreh kryetari Basha. I menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama: “Nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo ‘të huajt’ nëpër këmbë”.

Ambasada shprehet sërish e zhgënjyer dhe dy ditë më pas ambasadori Lu do të deklaronte: ”I thashë zotit Basha se propozimi I tij ishte i papranueshëm për Shtetet e Bashkauara dhe se tregon se ka thyer zotimin e tij të dielën ndaj ambasadores Nuland”. Ai i bëri thirrje udhëheqësve politik të mbyllen deri në gjetjen e një zgjidhje, përndryshe parlamenti të votonte në favor.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, i cili në të kundërt këmbënguli gjatë për nevojën e miratimit me konsensus bëri më 17 Korrik, një propozim të papritur: “Rruga më e mirë do të jetë ndërtimi I një qeverie ekspertësh e cila pas miratimit të Reformës e çon vendin në zgjedhje”.

Me ftesë të zotit Meta të nesërmen zhvillohet një takim tresh me kryeministrin Rama dhe zotin Basha. Pas takimit palët angazhuan përfaqësuesit e tyre të rinisnin bisedimet. Ambsadorët nuk morën pjesë “ përsa kohë në tryezë nuk ishte përfshirë propozimi i zonjës Nuland”, dhe një ditë më pas, më 19 Korrik, ambasadori Lu, bëri një paralajmërim të fortë: “Do të ketë pasoja specifike negative nga SHBA-të për ata udhëheqës politik që do të votojnë kundër kësaj Reforme”.

Një ditë para votimit, palët brohorasin për arritjen e një marrëveshjeje pas ndërmjetësimit të Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn. Ngërci u rikthye sërish në mbrëmje ndërsa elementët e dakortësuar do të duhet të integroheshin në tekstin e ndryshimeve kushtetuese.

Seanca për votim nisi me tone të acaruara. Zoti Meta deklaroi se nëse opozita nuk e voton reformën “unë do të iki nga Kryetar i parlamentit. Do të votoj Reformën dhe do të iki, Pse do të iki? Sepse nuk mund të qëndroj në një parlament që voton nën presione, nën shtanzhe, me sms-ra, një Reformë që duhet ta votojë me bindje”. Më pas kryetari i parlamentit ftoi palët të vazhdonin bisedimet: “Duke filluar nga unë, ambasadori Lu të sqarojmë me zotin Basha dhe të gjithë aktorët e tjerë çështjen”.

Zgjidhja do të vijë në mbrëmje vonë kur në favor të reformës do të ngrihen të 140 kartonat e deputetëve. Duartrokitjeve që mbushën sallën i bashkohen nga llozha dhe ambasadorët Lu e Vlahutin të ngritur në këmbë për të përshëndetur rezultatin e shumëpritur.

Beteja e re për ligjet

Miratimi i reformës nuk mbylli hendekun mes palëve. Një betejë e re nisi për paketën e ligjeve që i hapnin rrugë zbatimit të Reformës. I pari në listë ishte ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Opozita paraqiti që në fillim të Gushtit një sërë vërejtjesh të cilat u morën në shqyrtim nga ekspertët e Euralius-it dhe OPDAT-it. Përgjigja e tyre erdhi me 17 Gusht. Ata vlerësuan t’i qëndronin tekstit të tyre duke i mëshuar faktit se “roli e misionit ndërkombëtar nuk mund të reduktohet” si dhe duke përcaktuar vijat e kuqe, tejkalimi i të cilave do të bënte të pamundur angazhimin financiar dhe teknik të BE-së.

Në mbledhjen e radhës më 23 GUSHT Komisioni miraton variantin e ekspertëve ndërkombëtarë. Opozita parlajmëron ankimim: “Ky projektligj që kaloi sot shumica në Komisionin ad hoc është antikushtetues. Ne jemi të sigurt se nuk do të mund t’i qëndrojë dot testit kushtetues përpara Gjykatës”, deklaroi zoti Bylykbashi.

Seanca e votimit do të jetë më 30 gusht. Opozita paraqet një dokument të plotë me vërejtjet e saj duke njoftuar se nuk do e votojë “këtë projektligj i cili ka ardhur pa konsensus, që dhunon kushtetutën dhe standartet më të mira euroatlantike. Ju faleminderit. Ne po largohemi”, tha deputeti Eduard Halimi.

Ligji kalon me 88 vota. Gjatë muajit shtator do të diskutohen dhe 6 ligjet e tjera. Opozita dha konsensusin vetëm për ngritjen e Prokurorisë speciale antikorrupsion, dhe Byrosë kombëtare të Hetimit, ndërsa më 5 Tetor ankimoi në Kushtetuese vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për kryeministrin Edi Rama ky veprim opozitës ishte “në aleancë të hapur me korrupsionin dhe me krimin e mafian që mban peng sistemin e Drejtësisë”.

Gjykata Kushtetuese do të vendosë më 25 Tetor, pezullimin e ligjit dhe ju drejtua Komisionit të Venecias për një opinion. Në përgjigjen e cila mbërriti në Dhjetor theksohej se sipas Komisionit “dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin probleme për çështjet e ngritura nga Gjykata shqiptare”. Vendimi i Kushtetueses u mor më 22 Dhjetor. Me 6 vota kundër dhe 2 pro, kërkesa e opozitës u rrëzua.

Në ndërkohë, po në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar edhe dy ligje të tjera, pjesë e paketës emergjente për zbatimin e Reformës, njëri i ankimuar nga dy shoqata e gjyqtarëve dhe një tjetër po nga Partia Demokratike.

HAPJA E BISEDIMEVE ME BRUKSELIN

Përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit europian kishin përsëritur disa herë se miratimi i Reformës në Drejtësi do të ishte shtysa e nevojshme për një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve më Shqipërinë

Në shtator, duke përfituar nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit, kryeministri Edi Rama shkoi vetë në Bruksel për të marrë pjesë në takimin ku ndodhej edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria e kishte kryer pjesën e saj dhe se i takonte tanimë Komisionit të mbante premtimin.

Më 9 Nëntor Komisioni vlerëson miratimin e Reformës në Drejtësi dhe përparimet e qëndrueshme për 5 prioritetet kyçe, duke theksuar se mbetet ende punë për të bërë. “Kjo është arsyeja pse rekomandimi ynë është i kushtëzuar me progresin e besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Në këtë kontekst, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë thelbësor për besueshmërinë e procesit, dhe ne këtu duhet të shohim rezultate”, nënvizoi komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Fjala përfundimtare i takon vendeve anëtare. Autoritetet shqiptare u vunë në lëvizje për të siguruar mbështetjen e tyre. Italia dhe Austria organizuan më 14 Nëntor, një takim me Grupin e Miqve të Shqipërisë, ku shumica e 28-shes përfaqësohej me ministrat e Jashtëm. Në fund të Nëntorit Kryeministri Edi Rama do të pritet dhe nga kancelarja Angela Merkel.

Më 13 Dhjetor, vendet anëtare, rikonfirmuan rekomandimin e Komisionit dhe lanë të hapur mundësinë e një raporti të ri, pa pritur paketën e zakonshme të Zgjerimit, nëse vendi do të dëshmojë se ka bërë përparim. “Ka një marrëveshje të qartë. Ne nuk do të kemi nevojë të presim raportin e ardhshëm të komisionit, në pranverë të vitit 2018, por ka një angazhim të Komisionit që të informojë apo të rishqyrtojë ecurinë e Shqipërisë, sa me shpejt apo kur të ketë përparim të prekshëm. Pra unë mendoj se ky është një rezultat i qartë dhe pozitiv dhe se Shqipëria duhet të jetë e kënaqur”, deklaroi ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, në emër të presidencës së BE-së.

Ndërkohë Këshilli, kërkoi që vendi “të garantojë zbatim të qëndrueshëm, të gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës të 5 prioriteteve kyçe përpara hapjes së negociatave”

RIKTHIMI I MARIJUANES

Ndërsa u duk se ndërhyrja në Lazarat dy vjet më parë do të mjaftonte si një sinjal i fortë kundër kultivimit të marijuanës, në verën e këtij të viti fenomeni u rikthye me një përhapje të gjerë thuajse në të gjithë vendin

“Droga është kthyer në minierën e floritit të zyrtarëve kanabist, të partisë kanabiste, të qeverisë kanabiste”, do të akuzonte me 15 shtator në sallën e parlamentit ish kryeministri Sali Berisha. Përgjigja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk vonoi: “Tani kusht është karteli i drogës në këtë sallë? Ne që sot që shkatërrojmë 99.6 për qind, apo këta që shkatërronin 7 përqind?”, u shpreh zoti Tahiri duke ju drejtuar opozitës.

Debatet për kultivimin e marijuanës do të jenë thuajse të zakonshme në sesionet e parlamentit gjatë vjeshtës, ndërsa njoftimet e policisë flisnin çdo ditë për mijëra rrënjë të shkatërruara, fakt i cili sipas saj, ishte dëshmi se fenomeni po goditet. Opozita në disa dalje të njëpasnjëshme akuzoi me emra drejtuesë policie të përfshirë drejtpërdrejtë. Ministria e Brendshëme I hodhi poshtë akuzat por përmendi dhe hetime brenda radhëve të uniformave blu.

Raporti Guardia di Finanza-s italiane, mbështetur në të dhënat nga vrojtimet ajrore, ishte një konfirmim i shtrirjes së fenomenit. Në vitin 2013 vetëm sipërfaqja e mbjellë në Lazarat llogaritej të ishte 319 hektarë. Dy vjet më pas, në 2015, kur ky fshat ishte fshirë nga harta e marijuanës, sipërfaqja ishte 44,7 hektarë, ndërsa këtë vit mbi 213 hektarë. Edhe sasia e shkatërruar nga policia, mbi 2.4 milion rrënjë, deri në tetor, ishte tre herë më e madhe se ajo e vitit të kaluar.

“Qeveria është brenda, Edi Rama dhe Saimir Tahiri, janë brenda në organizatën më të madhe të drogës që është vetë qeveria”, deklaroi zoti Basha duke reaguar pas raportit të Guardia di Finanza-s.

Për përfaqësuesit e policisë italiane fushata e fluturimeve ajrore duhet të vijojë edhe vitin e ardhshëm duke nisur me herët që në maj.

Shqetësim për përhapjen e fenomenit do të shprehë dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sipas të cilit nëse do të ishte e nevojshme në luftën kundër fenomenit mund të përfshihej dhe ushtria: “Ose do të ndahemi tani, sa ka filluar, ose kur të ndahemi pastaj do të jetë shumë vonë dhe shumë e dhimbshme”, u shpreh zoti Manjani më 14 Tetor.

Në javët që do pasojnë deri në fund të vitit njoftimet për sasi të tjera marijuana të sekuestruara apo zbulime dhe magazinash ku depozitoheshin tonelata të tëra, do të jenë të shpeshta, sikundër dhe përpjekjet për trafik drejt Italisë dhe Greqisë. Një fakt që u konfirmua në dhjetor dhe nga prokurori i antimafias italiane në Lecce Cataldo Motta gjatë vizitës në Tiranë më 1 Dhjetor: “Situata është e tillë që kërkon një intensifikim të bashkëpunimit më shumë se në të kaluarën sepse është rritur trafiku si, ai me origjinë nga Shqipëria ashtu dhe nga rajone të tjera”

SHENJTERIMI I NENE TEREZES

Por nuk ishte vetëm politika ajo që dominoi përgjatë vitit 2016. Një ngjarje e cila do të mbetet në histori është shenjtërimi i Nënë Terezës, ndërkohë që për Kishën katolike shqiptare do të ketë edhe dy lajme të tjera me peshë: Lumturimi i 38 martirëve të saj dhe emërimi Kardinal I Dom Ernest Troshanit

Ishte ora 10.40 e së dielës së 4 shtatorit kur Papa Francesco lexoi në latinisht formulën e shenjtërimit të Nënë Terezës përpara më shumë se 100 mijë të pranishmëve që kishin mbushur Shehin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhi kishte bërë botën të fliste për të dhe veprën e saj, duke u thyer në një simbol të dhembshurisë dhe ndihmës ndaj të braktisurve. E për këtë dhe Papa Francesco u shpreh se “ndoshta do ta kemi pak të vështirë ta therrasim e Shenjta Terezë. Shenjtëria e saj është kaq e afërt me ne, kaq e dashur e bujare san ë mënyrë spontane do të vazhdojmë ta thërrasim Nënë Tereza”.

Më 5 Nëntor në një ceremoni të posaçme në Katedralen e Shkodrës, do të kryhet Lumturimi i 38 martirëve të Kishës katolike, të vrarë gjatë rregjimit komunist, ndërsa me herët në tetor, të vetmin dëshmitar të gjallë që i mbijetoi burgjeve të diktaturës, dom Ernest Troshanin, Papa Francesco e kishte emëruar Kardinal. Ceremonia do të mbahet në Vatikan në 11 Nëntor.

Në dhjetor ai do të jetë i ftuar i parlamentit shqiptar. Në fjalën e tij të shkurtër ai do t’u kujtojë deputetëve: Bëni që politika të jetë shërbim dhe jo përfitim. Dhe vetëm atëherë keni për të patur respektin e thellë të njerëzve të thjeshtë që kanë patur besim te ju”.

Heqja e mandateve të dy deputetëve dhe Elvis Rroshit, reagon ambasada e SHBA: Një paralajmërim për kriminelët

TIRANE- Pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatin 2 deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si edhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi pasi nuk kishin deklaruar dënimet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, vjen edhe reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Amerikës.

Në reagimin e ambasadës, thuhet se ky vendim përveçse fitore për popullin shqiptar është paralajmërim për kriminelët që të rrinë larg zgjedhjeve

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për të hequr mandatet e tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”,- sqaron ambasada e SHBA.

Më herët ambasadori Lu ka përmendur emra konkretë të të zgjedhurve lokalë dhe qendrorë që s’do kenë shanse të jenë pjesë e zgjedhjeve të 2017-es.

Shoqata “Shqipëria”, dega Vlorë – Nga Xhiliola Lamaj

 

Shoqata “Shqipëria”,  dega  Vlorë, ka ditur të shpalosë vlera historike, artistike, sociale dhe humanitare, ka ditur të spikasë dhe të evidentojë në organizim eventesh, kulturë, duke përcjellë mesazhe sinjifikative, frymë bashkëpunuese e risi bashkëkohore. Në aktivitetet radhazi, që kjo shoqatë ka organizuar ka konfirmuar në një verdikt të palëkundshëm, vlerat që trasmetohen për qëllime social-kulturore apo edhe tradicionale vendase.

Në këtë spekter pasuror, divers atributesh, shoqata Shqiperia dega Vlorë manifeston ide qe nuk duan te mbeten thjesht në letër, por kerkon te bëhen pjesë e realitetit, duke trasmetuar mesazhe emancipimi nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon

Duke qenë se kjo shoqatë, u shërben gjithë shqiptarëve, që kanë të drejtën e shprehjes demokratike e të vlerave më të larta njerëzore, këto aktivitete organizohen në një masë të gjerë njerëzish, që e duan artin dhe e përqafojnë të bukurën. Edhe pse kjo shoqatë nuk ka shumë kohë nga krijimi i saj, përsëri me bindje e them se si nenkryetare e kësaj shoqate, fillimi  duket i mbarë e poi  gëzohet suksesit.

Në mes shumë aktiviteteve që janë organizuar, në një distancë kohore jo shumë të gjatë, aktivitetet e fundit, pasuan përsëri të suksesshme dh ete frytshme. Kur flasim për librat, vëmendja fokusohet tek kurioziteti dhe dëshira për ta pasuruar intelektin dhe shpirtin, nuk i reziston dot tundimit për të mos lexuar.

Kështu pra, dhurata më e bukur dhe sinjifikative që mund të merret për një fund-vjetor, janë librat.  Në datën 21 Dhjetor, shoqata Shqipëria prezantoi projektin e saj të rradhës “ Një dhuratë librash për shkollën Balil Pelari”. Biblioteka e kësaj shkolle u pasurua nga 250 kopjo librash. Në  pasurimin e kësaj biblioteke kontribuan shumë shkrimtarë, por gjithashtu edhe shumë shoqata sic janë; shoqata Drita, shoqata Lunxhëria, shoqata Labëria, Pena Albania etj dhe shkrimtarë si; Laureta Petoshati, Eduart Frakulla, Elizabeta Alikaj, Idajet Beqiri etj…

Atmosfera që krijoi shkolla “Balil Pelari”, nëpërmjet një programi artistiko-kulturor, e bëri më festive dhe më të këndshme këtë ditë të rëndësishme kalendarike për shoqatën Shqipëria. Por aktiviteti nuk përfundoi këtu.  Destinacioni i rradhës ishte “Shtëpia e foshnjës” Vlorë.  Kur bëhet fjalë për të dhënë buzëqeshje të pakufij, për të ngrohur zemra, për të dhuruar dashuri te pakursyer e të pa limit, kryefjala e jetës është “Fëmija”.

Përsëri u gjendëm në sofrën më të ngrohtë e më bujare, në shtëpinë e fëmijes. Në mënyrë simbolike, shumë dhurata u shpërndanë në duart e vogla të këtyre ëngjëjve që kërkonin m esy më tepër se kaq.  Një atmosferë lumturie na përshkoi edhe ne, sepse sytë e qeshur të tyre  e gëzimi i papërshkruar i vogëlushëve, trokiti edhe në zemrat tona.

Në këtë fund-vjetor, këto organizime speciale ishin më shumë se dhurata. Ishte një mesazh kulturor, një mesazh humanitar, një dedikim shpirtëror dhe një premtim, se udhëtimi i kësaj shoqate do të jetë i gjatë dhe shumë më i bukur, si në cdo herë të saj.

Merrni informacion: Ndryshon lëvizja pa viza në BE, ky është rregulli i ri

Krahas forcimit të kontrollit kufitar edhe për vetë shtetasit europian, duke shkaktuar pritje më të gjata kohore për procedurat në pikë-kalime, në fillim të 2017 pritet të hyjë në fuqi dhe mekanizmi i ri për pezullimin e vizave.

Një mekanizëm i tillë ekziston, megjithëse nuk është përdorur ende, pasi u kërkua, fillimisht në 2010, nga shtetet anëtare përpara se Këshilli i BE-së të vendoste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën dhe ngjashëm, ai pritet të shfrytëzohet edhe për vendet e tjera të dialogut në të ardhmen, përfshirë Kosovën.

Por në dallim nga mekanizmi ekzistues, versioni i pajtuar së fundmi mes institucioneve të BE-së, midis të tjerash, i mundëson edhe Komisionit, jo vetëm vendeve anëtare të prekura, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike.

Duke shpjeguar për RTSH, Tove Ernst, zëdhënëse e KE tha se: “Së pari, ne e kemi një mekanizëm për pezullimin e vizave në fuqi me rregulloren tonë të vizave dhe ajo që bëjmë tani është përforcimi i këtij mekanizmi, në mënyrë që të forcojmë politikën tonë të liberalizimit të vizave. Nuk është një mekanizëm për pezullimin e vizave vetëm ndaj një vendi, apo rajoni, por u takon më shumë se 60 shteteve me të cilat ne kemi marrëveshje për regjimin e lirë të udhëtimit. Në themel, kjo mundëson rivendosjen e vizave, në mënyrë më të shpejtë se përpara, megjithëse nuk është përdorur edhe më parë, por tani vendimi mund të merret më shpejt, në rastet e dyndjes së migrantëve të parregullt dhe të rrezikshmërisë së lartë të sigurisë. Kjo bëhet vërtetë me synimin e forcimit të politikës sonë, për të mundësuar vazhdimin e dialogut të vizave, si dhe për të forcuar marrëdhënien me ato vende, me të cilat ne kemi regjimin e lëvizjes pa viza”.

I njëjti motiv shtyn Unionin që të paraqesë Sistemin Europian të Informacionit të Udhëtimit (ETIAS), ashtu siç funksionon aktualisht për SHBA dhe Kanada, por që në Europë pritet të hyjë në fuqi vetëm në fillim të vitit 2021.

“ETIAS, sistemi europian i autorizimit të informacionit të udhëtimit, nuk është aspak vizë, por tërësisht diçka tjetër, që synon të lehtësojë udhëtimin pa pengesa të atyre që duan të hyjnë në BE. Pra është një sistem, në të cilin ne mund të verifikojmë nëse ata përbëjnë rrezik për sigurinë publike, apo janë emigrantë të parregullt, përpara se të paraqiten në kufi” tha Tove Ernst, zëdhënëse e KE.

Sipas saj “Aplikimi “online” për këtë merr vetëm pak minuta dhe ju nevojiten të dhënat e pasaportës.

“Ne presim që në 95 për qind të rasteve, aplikuesit të marrin menjëherë përgjigje pozitive për autorizim të udhëtimit” tha zëdhënësja e KE për RTSH.

“Kjo do të na mundësojë verifikimin për rrezikun përpara kalimit të kufirit, për të parandaluar që njerëzit të refuzohen pasi të kenë ardhur deri në kufi, pasi informacioni do të jetë marrë përpara se të kryhet udhëtimi, që ata mund ta planifikojnë. Formulari plotësohet përmes internetit dhe brenda pak minutash merret përgjigja, që duhet treguar në kufi. Kjo nuk i takon veç një shteti apo një rajoni, por për të gjithë qytetarët që lëvizin pa viza në Europë, të cilët duhet ta plotësojnë në kohë përpara se të kalojnë kufirin, ku do të verifikohet. Kjo kushton 5 euro dhe është e vlefshme për 5 vjet. Pra, është një procedurë shumë e thjeshtë, efiçente dhe mjaft e kuptueshme për përdoruesit, çfarë synon gjithashtu vazhdimin e politikës sonë për liberalizimin e vizave dhe për të mbajtur marrëdhënien egzistuese me vendet që kemi regjim të lëvizjes së lirë. Pra, është një element që forcon marrëdhënien tonë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve. Ky është qëllimi”, sqaron Tove Ernst, zëdhënëse e KE.

Ajo shton se “në një numër mjaft të ulët rastesh, do të na nevojitet të verifikojmë informacione shtesë, nëse paraqitet ndonjë shqetësim për sigurinë, apo për migracionin e paligjshëm dhe sistemi do të na tregojë – u tregon autoriteteve dhe ata shqyrtojnë manualisht më pas rastet përkatëse. Për një pjesë të tyre, përgjigja pritet të mbërrijë brenda 2 javësh, ndërsa në rastë të rralla, vërtetë, për 1 deri në 2 përqind, kur parashikohet që të ketë një rrezik potencial për sigurinë e migracionin e rregullt, hyrja mund të refuzohet. Gjithësesi, personi në këtë rast duhet të ndërmarrë veprime dhe të apelojë ndaj autoritetit, pra ka masa sigurie edhe për individët. Por për shumicën dërrmuese të udhëtarëve, përgjigja dorëzohet menjëherë dhe për një numër të ulët rastesh, brenda pak ditësh. Pra, ne presim një numër tepër shumë, shumë të ulët refuzimesh për këtë autorizim” thotë për RTSH Tove Ernst, zëdhënëse e KE.

Të moshuarit, ose personat që nuk kanë qasje në internet, apo nuk kanë llogari bankare, mund ta bëjnë kërkesën përmes të afërmve të tyre, apo agjencive të udhëtimit.

Në rast të kundërt, aplikimi mund të bëhet edhe në kufirin hyrës europian, pasi parashikohet vendosja e pajisjeve të posaçme për këtë qëllim, por kjo mund të shkaktojë radhë të gjata e vonesa për udhëtarët e pranuar, ndërkohë që të refuzuarit do të kthehen në atdhe për nisjen e procedurës së ankesës ndaj autoritetit europian shkaktar për këtë refuzim.

Një mekanizëm i tillë ekziston, megjithëse nuk është përdorur ende, pasi u kërkua, fillimisht në 2010, nga shtetet anëtare përpara se Këshilli i BE-së të vendoste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën dhe ngjashëm, ai pritet të shfrytëzohet edhe për vendet e tjera të dialogut në të ardhmen, përfshirë Kosovën.

Në dallim nga mekanizmi ekzistues, versioni i pajtuar së fundmi mes institucioneve të BE-së, midis të tjerash, i mundëson edhe Komisionit, jo vetëm vendeve anëtare të prekura, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike.

Duke shpjeguar për RTSH, Tove Ernst, zëdhënëse e KE tha se: “Së pari, ne e kemi një mekanizëm për pezullimin e vizave në fuqi me rregulloren tonë të vizave dhe ajo që bëjmë tani është përforcimi i këtij mekanizmi, në mënyrë që të forcojmë politikën tonë të liberalizimit të vizave. Nuk është një mekanizëm për pezullimin e vizave vetëm ndaj një vendi, apo rajoni, por u takon më shumë se 60 shteteve me të cilat ne kemi marrëveshje për regjimin e lirë të udhëtimit. Në themel, kjo mundëson rivendosjen e vizave, në mënyrë më të shpejtë se përpara, megjithëse nuk është përdorur edhe më parë, por tani vendimi mund të merret më shpejt, në rastet e dyndjes së migrantëve të parregullt dhe të rrezikshmërisë së lartë të sigurisë. Kjo bëhet vërtetë me synimin e forcimit të politikës sonë, për të mundësuar vazhdimin e dialogut të vizave, si dhe për të forcuar marrëdhënien me ato vende, me të cilat ne kemi regjimin e lëvizjes pa viza”.

I njëjti motiv shtyn Unionin që të paraqesë Sistemin Europian të Informacionit të Udhëtimit (ETIAS), ashtu siç funksionon aktualisht për SHBA dhe Kanada, por që në Europë pritet të hyjë në fuqi vetëm në fillim të vitit 2021.

“ETIAS, sistemi europian i autorizimit të informacionit të udhëtimit, nuk është aspak vizë, por tërësisht diçka tjetër, që synon të lehtësojë udhëtimin pa pengesa të atyre që duan të hyjnë në BE. Pra është një sistem, në të cilin ne mund të verifikojmë nëse ata përbëjnë rrezik për sigurinë publike, apo janë emigrantë të parregullt, përpara se të paraqiten në kufi” tha Tove Ernst, zëdhënëse e KE.

Sipas saj, “Aplikimi “online” për këtë merr vetëm pak minuta dhe ju nevojiten të dhënat e pasaportës. “Ne presim që në 95 për qind të rasteve, aplikuesit të marrin menjëherë përgjigje pozitive për autorizim të udhëtimit” tha zëdhënësja e KE për RTSH.

“Kjo do të na mundësojë verifikimin për rrezikun përpara kalimit të kufirit, për të parandaluar që njerëzit të refuzohen pasi të kenë ardhur deri në kufi, pasi informacioni do të jetë marrë përpara se të kryhet udhëtimi, që ata mund ta planifikojnë. Formulari plotësohet përmes internetit dhe brenda pak minutash merret përgjigja, që duhet treguar në kufi. Kjo nuk i takon veç një shteti apo një rajoni, por për të gjithë qytetarët që lëvizin pa viza në Europë, të cilët duhet ta plotësojnë në kohë përpara se të kalojnë kufirin, ku do të verifikohet. Kjo kushton 5 euro dhe është e vlefshme për 5 vjet. Pra, është një procedurë shumë e thjeshtë, efiçente dhe mjaft e kuptueshme për përdoruesit, çfarë synon gjithashtu vazhdimin e politikës sonë për liberalizimin e vizave dhe për të mbajtur marrëdhënien egzistuese me vendet që kemi regjim të lëvizjes së lirë. Pra, është një element që forcon marrëdhënien tonë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve. Ky është qëllimi” sqaron Tove Ernst, zëdhënëse e KE:

Të moshuarit, ose personat që nuk kanë qasje në internet, apo nuk kanë llogari bankare, mund ta bëjnë kërkesën përmes të afërmve të tyre, apo agjencive të udhëtimit.

Në rast të kundërt, aplikimi mund të bëhet edhe në kufirin hyrës europian, pasi parashikohet vendosja e pajisjeve të posaçme për këtë qëllim, por kjo mund të shkaktojë radhë të gjata e vonesa për udhëtarët e pranuar, ndërkohë që të refuzuarit do të kthehen në atdhe për nisjen e procedurës së ankesës ndaj autoritetit europian shkaktar për këtë refuzim.

Arta Tozaj-TVSH

KISHA KATOLIKE I ZBON POLITIKANËT, GREKU JANULLATOS U BËN JATAK – Nga KOLEC TRABOINI

E pashëmbëllt ajo çfarë ndodhi në këtë Krishtlindje 2016. Një akt historik mund të themi. Kisha Katolike e bindur më së fundi edhe ajo se shkaktarët e shkatrrimit të Shqipërisë janë politikanët shqiptarë, vendosi që të mos pranojë asnjë politikan në festimin e Krishtlindjes, dhe ta festonte atë me besimtarët e vet, njerëzit e thjeshtë. Dhe ashtu ndodhi. Mirëpo djajtë për të janë djaj. Dreqër me brirë. Ata i nxjerr nga dera dhe hyjnë si lukuni nga dritarja. Po kësaj radhe kjo kastë e fëlliqur politike, këta hajdute që vunë pasuri përrallore, ja mësyni Kishave Orthodokse, të bindur se shërbetori i grekëve që ka uzurpuar kryesinë e Autoqefales së Fan Nolit do ti pranonte. Dhe kishin të drejtë në pandehmën e tyre. Greku dinak i pranoi djajtë e politikës, u bëri jatak,u foli fjalë miradie, ua bëri mendjen çorbë greke, sepse ata në të vërtetë punojnë në të njëjtën linjë me politikat e tij dhe ato të Greqisë që duan greqizimin e Jugut të Shqipërisë dhe shkatrrimin e Veriut. Kësisoj në këtë festë Krishtlindjesh festuan edhe djajt. Djajt e politikës dhe misionari i Greqisë që ka uzurpuar Kishën Orthodokse dhe ka shkatrruar Autoqefalinë me ndihmën e po këtyre djajve antishqiptare Janullatosi është një gozhdë e ngulur në zemër të shqiptarizmës. Ne Krishtlindje ngriti meshë greqisht sikur të ishim shtet raja i Greqisë. Përmbys Noli në varr atje në Forest Hill të Bostonit. Po shqiptarët edhe në kohë të turkut ngrinin meshë shqip e ky na solli grekofoninë. Është një agjent i mirefilltë i inkuadruar në qëllimet shoveniste të skuadroneve ultranacionaliste greke. Ai duhet të shporret nga Shqipëria. Mjaft më! Qëndrimi i tij edhe më tej në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare është një katastrofë kombetare. Në foto flamuri i vjetër grek mbi Katedralen e Janullatosit në qendër të Tiranës për të cilën kemi shkruar kohë më parë. Dhe portreti i grekut Janullatos me mbishkrimin 25 vjet në Shqipëri në meshë nuk flet shqip, por greqisht sepse kështu është urdhëruar nga Megaloidheja shoveniste e Athinës. 25 dhjetor 2016

Zbatimi i vettingut nis në 28 dhjetor

Ligji i vettingut do te nise zbatimin javën e fundit te këtij viti. Gjykata Kushtetuese duhet te publikoje deri te martën e 27 dhjetorit vendimin e arsyetuar dhe sipas ligjit te ri te kushtetueses, ky është momenti kur vendimmarrja e gjyqtareve hyn ne fuqi.

Një dite me pas, ne 28 dhjetor, nis zbatimi i ligjit për rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve dhe afati i pare është ai për plotësimin e formularëve.

Janë 3 formularë qe te gjithë prokuroret dhe gjyqtaret duhet te plotësojnë; një per pasurinë, nje për lidhjet me krimin dhe nje për aftësitë profesionale.

Vettingu: 30 ditë kohë për prokurorët dhe gjyqtarët të dorëzojnë deklaratat e pasurisë

Afati për dorëzimin e formularëve është 30 ditë dhe do të nisë nga zbatimi menjëherë pasi të zbardhet vendimi  i gjykatës  Kushtetueses për ligjin për rivlerësimin kalimtar të prokurove dhe gjyqtareve, edhe pse afati i dorëzimit të këtyre formularëve duhej të niste të llogaritej  nga hyrja në fuqi e ligjit që u miratua në 30 gusht në një seance te jashtëzakonshme nga Kuvendi.

Duke përjashtuar ditët që ky ligj qëndroi i pezulluar po me vendim të Kushtetueses, atëherë subjekteve të këtij ligji i duhej që të përmbushnin detyrimin e dorëzimit të formularëve brenda 10 ditëve.

Por, duke qenë që kjo periudhë 10 ditore përkon dhe me pushimet për shkak të festave të fundvitit, me sa duket për t’u dhënë një kohë të mjaftueshme të gjithë prokurorëve dhe gjyqtareve, është vendosur që afati të llogaritet nga data e zbardhjes së vendimit të Kushtetueses.

Të gjithë ata që nuk i depozitojnë formularët brenda këtij afati nuk do t’i nënshtrohen skanimit të Vetting-ut, dhe automatikisht duhet të dorëhiqen nga detyra e tyre. /TvKlan

Meta refuzon sërish Ramën, ja si i përgjigjet për koalicionin vitit 2017

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së i çoi një sinjal të qartë presioni kur tha se do të shkojnë në koalicion me LSI-nënë zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, duke theksuar se socialistët do të fitojnë edhe pa Metën.

Sot, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi uroi besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes, refuzoi sërish t’i përgjigjej ftesës së Ramës për koalicionin.

Meta ndoqi për disa momente meshën e zhvilluar në Tiranë, por në dalje është ngacmuar nga gazetarët për ftesën që kryeministri Rama i bëri për koalicion.

“Uroj gjithë besimtarët të krishterë më shumë paqe harmoni dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Më shumë vëmendje për ata që janë në gjendje më të vështirë në mënyrë që shoqëria jonë të gëzojë një harmoni dhe peqe shpirtërore. Është një ditë reflektimi edhe në këtë drejtim sidomos për ata që janë më shumë në vështirësi për të qenë më të integruar në shoqërinë tonë”, u shpreh Meta.

Pyetje: Z. Rama ju bëri një ftesë publike për koalicion ka LSI një qëndrim për këtë?

Meta: Unë mendoj se sot është dita e shpresës për të gjithë, i uroj të gjithëve mbarësi dhe solidaritet.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË MESAZH PËR KRISHTLINDJET 2016

 

 Mposhtja e arrogancës

 

Klerit dhe popullit besimtar

 

Bij fort të shtrenjtë më Zotin,

                 

                          “Zbrazi veten e tij duke marrë formë shërbëtori…” (Filip. 2:7)

                         “Bir na lindi ne” (Is. 9:6)

 

Të vërtetat që burojnë nga e kremtja e Krishtlindjes, befasojnë. Të magjeps qetësia, pafajësia fëmijërore, ngazëllimi, dashuria, lavdërimi dhe shpresa. Por ka edhe diçka tjetër brenda kësaj të kremteje, e cila shpesh nuk vihet re: mposhtja e arrogancës, e një prirjeje që e çon gjininë njerëzore në konflikte të frikshme, në tragjedi dhe rrugë pa krye.

Krishti “nuk erdhi me arrogancë” (1 Klementit), thekson ati apostolik, Klementi i Romës. Ngjarjet që lidhen me ardhjen e Perëndinjeriut, me anë të fytyrës rrezatuese të Foshnjës Hyjnore, e shfuqizojnë në mënyrë mahnitëse joshjen e arrogancës. Perëndia i Pashprehshëm, i Pakonceptueshëm dhe i Tërëfuqishëm, duke marrë natyrën njerëzore, nuk përzgjedh pamjen e një të dituri të pranuar nga të gjithë, të një gjigandi të fortë, të një perandori të fuqishëm. Ai vjen si foshnjë, si fëmijë i pafajshëm, që gjatë gjithë  jetës së Tij, “e zbrazi veten duke marrë formë shërbëtori” (Filip. 2:7). Ai iu kundërvu çdo forme të arrogancës: pushtetit gjakatar të Herodit, egoizmit arrogant fetar të farisenjve dhe skribëve, krenarisë së pushtetshme të Pilatit.

Arroganca nuk ka reshtur kurrë së minuari bashkëjetesën paqësore të njerëzve dhe përparimin e shoqërisë. Dhe sot, mbi 2000 vjet pas Lindjes së Krishtit, arroganca vijon ta sundojë njerëzimin me mënyra nga më të ndryshmet. Karakteristika autentike e arrogancës na zbulohet nga shën Joan Gojarti: “Arroganca shfaqet tek ata njerëz që, ndërsa nuk janë asgjë, i mendojnë të gjithë tjerët poshtë vetes”. Arroganca shoqërohet nga zemërngurtësia, padrejtësia, paranoja, dhuna. Ajo nuk respekton dinjitetin dhe lirinë e të tjerëve. Mbi të gjitha, arroganca e përbuz të vërtetën; sipas shprehjes së shën Klementit,  ajo “vepron larg së vërtetës”. Shkakton çdo lloj katastrofe, duke udhëhequr shpesh drejt vetëshkatërrimit.

Sot të gjithë e pranojnë nevojën e paqes së përbotshme dhe të solidaritetit. Por, ajo që zakonisht injorohet dhe është një e vërtetë e vyer, është fakti se e kundërta e paqes dhe e drejtësisë nuk është lufta dhe shfrytëzimi ekonomik, por egocentrizmi- rrënja e arrogancës. Egocentrizmi i individëve, i grupeve, i kombeve.

Virusi i arrogancës transformohet më tej duke ndotur rrezikshëm shumë njerëz dhe jo vetëm ata që ndodhen në pozita të larta politike, akademike dhe kishtare. Shfaqet edhe te njerëzit inteligjentë dhe me integritet, por edhe te të pashkolluarit dhe mendjengushtët; ndot të pasurit dhe të varfrit.

* * *

Rreziku i arrogancës, me metastazat dhe format e shumëllojta, vihet re veçanërisht dhe në mënyrë të përsëritur, tek ata që zënë poste të larta.   “Sa  më  i madh të jesh, aq më tepër përule veten tënde dhe do të gjesh hir para Zotit” (Urtësia e Sirakut 3:18). Literatura biblike dhe ajo patristike thellohen dhe e theksojnë këtë të vërtetë, se “Perëndia u kundërvihet kryelartëve, por të përulurve u jep hir”.

Sigurisht, ritmet e sotme  të shoqërisë miklojnë forma të shumëllojshme të arrogancës dhe janë në kundërshtim me frymën e përulësisë, që transmeton e kremtja e Krishtlindjes. Ky mesazh humbet brenda zhurmës shurdhuese të dukjes dhe luksit, brenda shkëlqimit të rremë dhe fantazmagorisë. Përulësia dhe thjeshtësia në epokën tonë, e cila rend pas kënaqësisë, duken si gjëra jashtë vendi dhe kohe. Madje edhe brenda mjediseve kishtare, pavarësisht se flitet shumë për përulësinë, mënyra e të menduarit dhe e sjelljes shpesh tradhton një mendim të lartë për veten, që është i gabuar.

Pavarësisht nga këto, mposhtja e arrogancës që u realizua me ardhjen e Fjalës së Perëndisë dhe përulësia sipas Krishtit përcaktojnë në mënyrë të qëndrueshme të fshehtën e fuqisë shpirtërore dhe të rrezatimit të Kishës, të shoqëruar me dashurinë sakrifikuese “të atyre që kërkojnë Zotin”. Antidotin e efektshëm ndaj egocentrizmit kancerogjen na e ofron Jisu Krishti – i Cili lindi në mënyrë të përulur dhe e përfundoi misionin e Tij me përulësinë e skajshme të Kryqit- me shembullin e Tij, me fjalën e Tij: “Mësoni nga unë, se jam i butë dhe i përulur në zemër, dhe do të gjeni prehje në shpirtrat tuaj” (Matth. 11:29).

Rrezatimin e Hirit të Krishtit, e kuptojmë dhe e pranojmë veçanërisht me misterin e Eukaristisë Hyjnore. Ky mister thekson mbi gjithçka tjetër përulësinë e Tij të skajshme dhe transmeton në mënyrë diakronike Hirin e Tij te njerëzimi. Dhe vazhdon të jetë, ashtu siç u shpall me fuqi në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të orthodhoksëve në qershor 2016, qendra kryesore e jetës shpirtërore orthodhokse dhe e unitetit të Kishës.

“Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, që lindi në shpellë dhe u shtri në grazhd” le të na çlirojë nga çdo formë e dukshme apo e fshehtë e arrogancës dhe nga çdo lloj robërie ndaj egocentrizmit dhe varianteve të tij të shumëllojta. Dhe le të na bëjë të denjë të jetojmë me përulësi e thjeshtësi shpirti, duke ndjekur gjurmët e Tij.

 

Krishtlindje të gëzuara!

Viti i Ri qoftë i bekuar dhe krijues!

 

Me dashuri të tërëshpirtshme në Krishtin,

† Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Arrestohen dy anëtarë të bandës famëkeqe të Cërrikut të dënuar për 16 vrasje

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e dy prej personave më të rrezikshëm që ishin në kërkim në Shqipëri, si pjesë e ish bandës famëkeqe të Cërrikut.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga është vënë Meti  Bozi, 58 vjeç  banues në Cerrik.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në 2016 me burgim

të përjetshëm.

Bozi akuzohet për veprat  penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 16 herë.

Po ashtu, nga ana e policisë është bërë e mundur prangosje edhe e Skënder Cano, 61 vjeç banues Cërrik.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në 2016 e ka dënuar me 13 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes në  rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,16 herë.

Jemi një vend i pasur, por me xhepa të grisur – Nga Marin Mema

Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pafund pasuri turistike në një hapësirë kaq të vogël, por që nuk di t’i përdorë ende siç duhet.

Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme, e cila ose është mbytur në ndërtime betonizuese ose nuk ka infrastrukturë dhe projekte të denja për t’i kthyer në destinacione të mirëfillta turistike. Sot pjesë të tëra, siç është gjiri i Kepit të Rodonit, bregdeti i Fierit, plazhi i Godullës, Rrushkullit, presin një zhvillim të vërtetë në trajtë turizmi jo më spontan e të paorganizuar, por të vendosur në binarët zhvillimorë evropianë.

Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit malor e megjithatë, jo për faj të tyre, shqiptarët në masë dërrmuese shkojnë në Mavrovë, Kolashin e gjithkund tjetër. Sigurisht, ka një grup vendesh që vitet e fundit janë zhvilluar, siç është rasti i Razmës, Thethit, Vermoshit, Dardhës, Valbonës, Voskopojës etj., por për t’u kthyer në destinacione të mirëfillta duhet shumë më shumë. Duhen investime të zgjuara e me mbështetje, duhen pista skish, duhen teleferikë, duhet gjithçka që banorët nuk mundet ta bëjnë të vetëm.

Nëse viziton parkun kombëtar të Shebenikut në Librazhd është e vështirë të mendosh se diku tjetër mund të ketë falur natyra kaq shumë, e po kështu në Gërmenj, Vithkuq, Lëpushë, Qafë Shtamë, Dumre, Prespë, Hotovë… Shqipëria është një mrekulli e falur nga natyra, sigurisht aty ku barbarët nuk janë hedhur duke masakruar pyjet.

Ky vend ka monumente kulture në çdo cep, por diku nga mosmirëmbajtja, diku nga shpërfillja e instinkti shkatërrimtar që na shoqëron ato ose flenë ose kanë humbur ose nuk shfrytëzohen siç duhet. E sigurisht këtu nuk flitet vetëm për destinacionet e përhershme, siç janë Butrinti, Apollonia, Kruja, Antigoneja etj., sepse Shqipëria ka shumë mundësi të tjera që do t’i shtoheshin një liste të gjatë vlerash. E vështirë të mendosh se veç banorëve të zonave ka të tjerë që njohin, p.sh. kalanë e Kardhiqit, atë të Zhulatit jo larg Tepelenës, qytetin e Nikaias në zemër të Mallakastrës, atë të Sardës pak km nga Shkodra, kalatë e Qinamit, Gurit të Bardhë apo vlera si ajo që përcjell kalaja e Grezhdanit në Dibër e kështu me radhë. Të gjitha këto vlera dhe mund të renditen pafund të tjera, si Albanopoli, Dimali, Palokastra, Dorëzi, Ndroqi, Vigu, Kalaja e Kratulit, Matohasanajt, varret unikale ilire në Selcë të poshtme, Hija e Korbit, Hadrianopoli, Irmaj, Gurëzeza, Kalaja e Sopotit në Borsh, ajo e Këlcyrës, Leklit, Olympes, Laçit, Pogradecit e madje edhe ajo me histori të jashtëzakonshme e Drishtit, flenë në pritje që dikush të kujtohet, jo thjesht për t’i renditur ndër regjistra, por për t’i rikthyer në vende vërtet të vizitueshme. Janë kaq shumë e kanë secila aq histori sa vështirë se turistët e huaj, ata për të cilët trumbetojmë, nuk do të donin t’i vizitonin.

Edhe më shumë meritojnë qytetet e lashta të Orikut, Bylisit, Amantias, të cilat ende njihen e vizitohen shumë pak, krahasuar me historinë që mbartin.

Një destinacion të jashtëzakonshëm do të përbënte turizmi me vizitat e shpellave apo speleologjik, siç njihet më së shumti. Ky vend ka lumenjtë, liqenet, ka legjenda që shoqërojnë thuajse çdo zonë, ka tradita e shumëçka që do të duhej të tërhiqte turistë të pafundmë. Sigurisht, gjërat kanë nisur të ndryshojnë për mirë e Shqipëria po fillon të kthehet në një trend, por kjo s’do të thotë se duhet të mjaftohemi me kaq. Nuk mundet më të kënaqemi me turistë disa orësh në Gjirokastër, Berat, Sarandë etj., por duhet të gjejmë mënyrën për t’i mbajtur sa më gjatë këtu e mundësitë ekzistojnë.

Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, duhet vetëm të dimë ta njohim, ta kuptojmë e ta pranojmë si të tillë. Deri sot nuk e kemi bërë, përkundrazi jemi një vend i pasur, por me xhepa të grisur.

Dokumenti: Ja pse do të shkarkohet Kokëdhima nga PS

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të zgjedhur strukturat e saj, por një nga pikat më të rëndësishme të mbledhjes është shqyrtimi i propozimit për shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

“BalkanWeb” ka zbardhur kërkesën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për shkakrimin e tij. Në tekstin e kërkesës thuhet se Kokëdhima prej disa mujash ka krijuar shqetësim në bazën e partisë dhe ka përdorur retorikë përçarëse si dhe aktivitet vetjak të shkëputur nga veprimtaria e partisë.

KËRKESA
Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22 “Masat disiplinore”, Neni 71 “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e AK “Për votëbesimin në parti”:

Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë;

Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores për Votëbesimin në Parti”, kërkojmë:

Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH-së.

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare

Defekt në motor: Momente paniku në aeroplanin e linjës Prishtinë-Dyseldorf…

Ulja emergjente e aeroplanit që po fluturonte nga Prishtina në Dyseldorf ka shkaktuar një panik të madh por pa të lënduar . Sipas mediave gjermane aeroplani me mbi 200 pasagjer shumica romë ka bërë një ulje urgjente në Aeroportin e Munihut pasi kishte pasur disa probleme serioze. Për fat të mirë, ulja e dështuar në Dyseldorf është kryer me sukses në Munih dhe të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt. Sipas informacioneve të dhëna nga Aeroporti i Munihut, aeroplani që po fluturonte nga Prishtina në qytetin tjetër gjerman, ka pasur një defekt të motorit të avionit që edhe kishte shkaktuar panik të madh.

Berisha në Kuvend: U largova me hu nga pushteti, Osli Rama trafikon kokainë

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar nga salla e Kuvendit se vendi ynë nuk ka asnjë mundësi që të marrë hapjen e negociatave me BE-në. Berisha tha se kjo ka lidhje me largimin masiv të shqiptarëve dhe gjendjen e krimit në vend duke iu referuar lidhjes së zyrtarëve të lartë me kriminelë dhe kultivimin e lëndës narkotike.

“Nuk ka hapjen negociatash, harrojeni”, tha Berisha, i cili më tej ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës, vëllait të tij Olsi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Po ti je një kriminel i paskrupullt, ku ta denoncojë te ty dhe Edi Rama. Kjo është vepër e jotja dhe e Edi Ramës”, iu drejtua Berisha Tahirit.

“Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam pesë dalje kufiri me data”, tha Berisha.

Berisha foli për dhënie urdhri nga Rama për lirimin e Lulzim Berishës dhe gjithashtu tha se për takim të kreut të qeverisë me Emiljano Shullazin, para se ky i fundit të arrestohej.

Ndërhyrjeve të deputetëve të majtë nga vendi, Berisha iu përgjigj se i ka larguar me hu pasi erdhët në pushtet me dhunë.

“Erdhët në pushtet me dhunë, ju përzura me hu, huri është vota në këtë rast. Mos përmendi 1997 se është turpi juaj”, u shpreh Berisha.

Në fund, Berisha foli edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.

“Kurrë zgjedhje me të nuk mund të ketë. Një njeri që nuk bën zgjedhje në partinë e tij, një njeri që nuk lejon zgjedhje në partinë e tij, një njeri që nuk njeh kurrë votën, nuk mund të bëjë kurrë zgjedhje. T’i tregojmë vendin në mënyrë përfundimtare këtij balozi të krimit”, përfundoi Berisha,


Send this to a friend