VOAL

VOAL

Presidenti Nishani në dekorimin e 38 Martirëve të Kishës Katolike: Shteti shqiptar ju kërkon sinqerisht dhe përunjësisht: Ndjesë!

Presidenti i Shqipërisë Nishani në dekorimin e 38 Martirëve të Kishës Katolike në Tiranë: Shteti shqiptar ju kërkon sinqerisht dhe përunjësisht: Ndjesë! Ju kërkon falje dhe ju shpreh pendesë!

9 nëntor 2016

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani vlerësoi me një ceremoni solemne 38 Martirët e Kishës Katolike shqiptare, të cilët u lumnuan pak ditë më parë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Në fjalën e Tij para të ftuarve sonte në Pallatin e Brigadave ku ishin të pranishëm autoritetet më të larta të shtetit, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, familjarët e 38 Martirëve, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar nëvendin tonë, klerikë dhe drejtues të Kishës Katolike shqiptare, përfaqësues të bashkësive fetare, etj., Presidenti Nishani u shpreh: “Pranimi me përunjësi i krimeve, jo i gabimeve, siç mund t’i quajë ndokush me dinakëri apo mendjelehtësi – dhe këtë e theksoj fort duke ju shikuar të gjithëve në sy, – të regjimit komunist, pendesa e vërtetë dhe kokëulur, por mbi të gjitha, kërkesa e sinqertë për falje, drejtuar para të gjithëve familjarëve të viktimave të pafajshme për ato krime që janë kryer në ‘emër të popullit’, na ndihmon të gjithë si shoqëri shqiptare të shtrëngojmë radhët vëllazërisht e të ecim përpara pa pasur kurrë më frikë nga fantazmat e së kaluarës së errët diktatoriale.

Në cilësinë e Kryetarit të Shtetit e ndiej të domosdoshme, sepse në radhë të parë ma kërkon ndërgjegjja ime si qytetar, që me shumë përunjësi, t’u kërkoj një falje të sinqertë, në emër të shtetit që më ka zgjedhur të shërbej e të jem me devotshmëri simboli i unitetit të popullit: familjarëve dhe pasardhësve të viktimave të panumërta të diktaturës komuniste, edhe atyre që ende nuk u janë gjetur as eshtrat, t’i kërkoj falje edhe Kishës Katolike shqiptare, por edhe kujdo tjetër, që u prek deri në palcë nga djepi e deri në varr, që u vra pafajësisht, u përndoq deri në tri breza, u internua padrejtësisht, që u dëmtua fizikisht, materialisht, por më tepër shpirtërisht, që u cenua rëndë në dinjitetin e vet njerëzor dhe që u privua nga të drejtat thelbësore dhe universale të njeriut, dhe që ndoshta vazhdon ende sot e kësaj dite të vuajë pasojat e tmerrshme e gati-gati të pariparueshme të atyre krimeve makabre, të cilave iu vesh përsipër padrejtësisht petku se po kryheshin në emër të shtetit dhe të ashquajturës ‘luftë klasash!’

Shteti shqiptar sot, ju kërkon sinqerisht dhe përunjësisht: Ndjesë! Ju kërkon falje dhe ju shpreh pendesë!”

Me  Dekoratën e lartë të “Flamurit Kombëtar” u çmuan nga Kreu i Shtetit shqiptar: “Imzot Vinçenc Prennushi, OFM; Imzot Frano Gjini; Imzot Jul Bonati; Atë Mati Prendushi, OFM; Atë Serafin Koda, OFM; Atë Karl Serreqi, OFM; Atë Gjon Shllaku, OFM; Atë Gaspër Sumës, OFM; Atë Çiprian Nikaj, OFM; Atë Giovanni Fausti, SJ; Atë Bernardin Palaj, OFM; Atë Daniel Dajani, SJ; Dom Alfons Tracki; Dom Anton Muzaj; Dom Anton Zogaj; Dom Dedë Malaj; Dom Dedë Plani; Dom Dedë Maçaj; Dom Ejëll Deda; Dom Jak Bushati; Dom Lazër Shantoja; Dom Lekë Sirdani; Dom Luigj Prendushi; Dom Mark Xhani; Dom Mikel Beltoja; Dom Ndre Zadeja; Dom Pjetër Çuni; Dom Shtjefën Kurti; Dom Marin Shkurti; Dom Ndoc Suma; Dom Josef Markseni; Dom Josif Papamihali; Vëlla Gjon Pantalia, SJ; Marije Nikollë Tuci; Fran Mirakaj; Gjelosh Lulashi; Mark Çuni; Qerim Sadiku.”

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani në ceremoninë e dekorimit të 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare:

“Kisha Katolike dhe klerikët e saj të rrënjosur në këtë tokë prej dhjetëra shekujsh janë kudo në indet e këtij kombi qysh në ngjizjen e tij. Historia e këtij institucioni milenar në Shqipëri është sa histori ngadhnjimi, po aq edhe martirizimi, sa histori besimi, po aq edhe patriotizmi, sa histori fetare, aq edhe kulture, sa histori meshe, po aq edhe histori shkrimi, sa histori katoliçizmi, aq edhe harmonie e bashkëjetese, sa histori shqiptare, po aq edhe evropiane e universale. Ajo është një trashëgimi e lavdishme e Shqipërisë, një realitet i vyer i saj.

Koha, ngjarjet, pushtimet, ideologjitë nuk e kanë kursyer së vëni në provë të rëndë, në provë ekzistence me mjetet e dhunës antike e ato të tiranisë moderne. Kjo Kishë, rregulltarët dhe besimtarët e saj nuk kanë zhgënjyer kurrë. Ata e kanë shprehur shumë herë të vërteten e tyre me martirizim duke ndezur dritën e Zotit, atë të gjuhës dhe kulturës shqiptare, të vetë idesë kombëtare sa herë ajo shuhej, duke mos iu frikur vdekjes aq sa ofronin jetën e tyre si dëshminë më të epërme të shpirtit dhe lirisë.

Nga Pal Engjëlli i Skënderbeut deri tek Hirësia e Tij Kardinal Ernest Troshani, lista është e gjatë, e gdhendur librave, mungadave, kuvendeve, betejave për pavarësi dhe shtetformim, hetuesive, gjyqeve dhe plojës së Komunizmit, por mbi të gjitha në vetë kujtesën e kombit mbi të cilën mbahet thagma shqiptare. E thënë me fjalët e Atë Gjergj Fishtës ajo rri si përmendore që nuk e dërrmon as rrufeja e as moti.Tridhjetë e tetë të kësaj liste, të cilët gjithë jetën kishin jetuar dhe ushtruar vokacionin e tyre brenda formulës së shenjtë ‘Atdhe e fe’ teksa ndaheshin nga jeta tokësore pyesnin ‘Çfarë duhej të bënim më tepër për të qenë shqiptarë?!’ Pasi kishin qëndruar heroikisht përballë torturave dhe vendimit që i denonte me vdekje, iknin këso bote në sintoni me mësimet e shenjta duke falur ekzekutorët e tyre duke lënë mbi dhé amanetin e fundit ‘Rrnoftë Shqipnia edhe pa ne’. Nuk është e lehtë t’i përkufizosh e t’i ndash veç e veç, por mund të themi se ishin klerikë e intelektualë,mendimtarë e shkrimtarë të shquar të këtij vendi, pjesëmarrës vendimtarë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të Shqipërisë duke filluar me Rilindjen Kombëtare, për të vazhduar me konsolidimin e shtetit të pavarur pas vitit 1912 dhe institucioneve akademike e pedagogjike. Duhet thënë se brenda këtij grupimi rri edhe redaksia e revistës ‘Hylli i Dritës’.

Ata qysh në vitet ’30-të paralajmëruan rrezikun që do të sillte bolshevizmi në Shqipëri. Po, të parët u përballen me hakmarrjen e tij duke krijuar modelin e qëndresës, të përballjes dhe të triumfit të njeriut të lirë ndaj tiranisë ideologjike që i kishte shpallur luftë Zotit dhe bijve të tij. Shkuan të vetëdijshëm drejt martirizimit, drejt qiellit. Me gjakun e tyre u shkrua himni i lirisë dhe demokracisë shqiptare. Papa Françesku, ky mik i madh i vendit tonë i shpalli ata të lumë duke i bërë pjesë së historisë së përbotshme e duke emancipuar kësisoj qëndrimin tonë mbi historinë kombëtare, duke na ftuar të ndahemi nga dogmat totalitare, duke na ftuar të refuzojmë versionet ideologjike që tentojnë të relativizojnë krimet makabre të diktaturës. Ata s’kanë nevojë për asgjë. Ndërgjegjia jonë ka nevojë për ta. Kjo ndërgjegje ka nevojë të kërkojë falje, ka nevojë të identifikohet me ta, ka nevojë t’i nderojë ata, ka nevojë t’u rrëfejë fëmijëve për ta, ka nevojë t’i përcjellë nga e ardhmja brez pas brezi.

Të dashur bashkëqytetarë!

Pranimi me përunjësi i krimeve, jo i gabimeve, siç mund t’i quajë ndokush me dinakëri apo mendjelehtësi – dhe këtë e theksoj fort duke ju shikuar të gjithëve në sy, – të regjimit komunist, pendesa e vërtetë dhe kokëulur, por mbi të gjitha, kërkesa e sinqertë për falje, drejtuar para të gjithëve familjarëve të viktimave të pafajshme për ato krime që janë kryer në ‘emër të popullit’, na ndihmon të gjithë si shoqëri shqiptare të shtrëngojmë radhët vëllazërisht e të ecim përpara pa pasur kurrë më frikë nga fantazmat e së kaluarës së errët diktatoriale.

Prandaj, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit e ndiej të domosdoshme, sepse në radhë të parë ma kërkon ndërgjegjja ime si qytetar, që me shumë përunjësi, t’u kërkoj një falje të sinqertë, në emër të shtetit që më ka zgjedhur të shërbej e të jem me devotshmëri simboli i unitetit të popullit: familjarëve dhe pasardhësve të viktimave të panumërta të diktaturës komuniste, edhe atyre që ende nuk u janë gjetur as eshtrat, t’i kërkoj falje edhe Kishës Katolike shqiptare, por edhe kujdo tjetër, që u prek deri në palcë nga djepi e deri në varr, që u vra pafajësisht, u përndoq deri në tri breza, u internua padrejtësisht, që u dëmtua fizikisht, materialisht, por më tepër shpirtërisht, që u cenua rëndë në dinjitetin e vet njerëzor dhe që u privua nga të drejtat thelbësore dhe universale të njeriut, dhe që ndoshta vazhdon ende sot e kësaj dite të vuajë pasojat e tmerrshme e gati-gati të pariparueshme të atyre krimeve makabre, të cilave iu vesh përsipër padrejtësisht petku se po kryheshin në emër të shtetit dhe të ashquajturës ‘luftë klasash!’

Shteti shqiptar sot, ju kërkon sinqerisht dhe përunjësisht: Ndjesë!

Ju kërkon falje dhe ju shpreh pendesë!

Të nderuar të pranishëm!

Sonte nga kjo sallë historike le t’i shqiptojmë emrat e tyre një nga një duke u përkulur me mirënjohje të thellë e përunjësi para kujtimit të tyre: Imzot Vinçenc Prennushi, OFM; Imzot Frano Gjini; Imzot Jul Bonati; Atë Mati Prendushi, OFM; Atë Serafin Koda, OFM; Atë Karl Serreqi, OFM; Atë Gjon Shllaku, OFM; Atë Gaspër Sumës, OFM; Atë Çiprian Nikaj, OFM; Atë Giovanni Fausti, SJ; Atë Bernardin Palaj, OFM; Atë Daniel Dajani, SJ; Dom Alfons Tracki; Dom Anton Muzaj; Dom Anton Zogaj; Dom Dedë Malaj; Dom Dedë Plani; Dom Dedë Maçaj; Dom Ejëll Deda; Dom Jak Bushati; Dom Lazër Shantoja; Dom Lekë Sirdani; Dom Luigj Prendushi; Dom Mark Xhani; Dom Mikel Beltoja; Dom Ndre Zadeja; Dom Pjetër Çuni; Dom Shtjefën Kurti; Dom Marin Shkurti; Dom Ndoc Suma; Dom Josef Markseni; Dom Josif Papamihali; Vëlla Gjon Pantalia, SJ; Marije Nikollë Tuci; Fran Mirakaj; Gjelosh Lulashi; Mark Çuni; Qerim Sadiku.

Të dashur miq,

Sonte jemi mbledhur në këtë ceremoni disi të vonuar solemne jo për t’u dhënë 38 Martirëve të Kishës katolike dhe të popullit shqiptar, atë çfarë u takon. Ata janë vetëdekoruar në altarin e sacrificës sublime. Në fakt lavdia e tyre s’ka nevojë për asgjë teksa dinjiteti ynë dhe standardet etike kanë nevojë për të. Më shoqëron një brengë teksa komunikoj me ju, sepse edhe në këtë moment që flasim shteti shqiptar nuk ka gjetur ende udhën të shfuqizohen të gjitha aktet e fajësisë politike me, të cilat gjykonte padrejtësia e diktaturës dhe t’i shpallë ata pafajshëm.

Sigurisht tejet më të lehtësuar e ballëlartë do të ndihemi nëse një proces sa moral e aq gjyqësor do të funksionojë për të gjykuar xhelatët e tyre si një tentim për të rikthyer të drejtën mes nesh. Fatkeqësisht sado të çmeritur, shumë prej nesh jemi dëshmitarë të rikthimit të nostalgjive enveriste dhe të krenarisë kriminale për figurat e regjimit që u përmbys në vitin 1990.

Paradoksalisht vjet ndodhi më e padëshirueshmja gjë. U vlerësuan me medalje shumë prej veglave më kriminale të diktaturës, njëri prej tyre ishte edhe hetuesi i At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit. Deri këtu s’duhej të arrinim! Dukuria e estetizmit të krimit me emra tingëllues si ‘bunk art’ apo ‘shtëpi me gjethe’ po shndërrohet në një tendencë preokupuese ndërkohe që asnjë burg famëkeq apo kamp internimi nuk është pjesë e planeve muzeale të kujtesës. Tendenca e shndërrimit të historisë në legjendë popullore ka për qëllim manipulimin dhe relativizmin e krimit. Martirët mund të na falin shumëçka, por nuk do të na e falin kurrë harresën dhe fshehjen e së keqes, së cilës iu kundërvunë me çmimin e jetës. Në vend të banaliteteve të realizmit socialist fëmijët tanë duhet të nxënë librat e tyre të dijes e të memories. Ata duhet të zënë vend në kurrikulat shkollore.

Dua të flas hapur me ju! Presidenti i Republikes nuk disponon asnjë mundësi ligjore veç aktit të faljes kur në fakt shpresojmë që ata që u martirizuan të na falin ne, dhe jo e kundërta. Ndaj propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë, të iniciojë procesin e vonuar, por të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë dhënien e pafajësisë duke fillur me 38 Martirët si një masë e domosdoshme si dallim esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen, si ndarje e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj. Le të ushtrojmë për këtë qëllim të shenjtë çdo të drejtë qytetare që na jep Kushtetuta e vendit.

Të nderuar klerikë, të nderuar ambasadorë, të nderuar të pranishëm!

Ndihem i privilegjuar që më takoi mua si President i Republikës që t’i atashoj kujtimit të 38 Martirëve më të lartin Urdhër shtetëror, atë të Flamurit Kombëtar, për të cilin ata dhanë jetën. Ata pyesnin çfarë duhet të bëjmë më tepër për të qenë shqiptarë? Ne iu themi sonte çfarë duhet të bëjmë më tepër për t’ju merituar, për të marrë faljen dhe bekimin tuaj? Falë burrave si ju, iu drejtohem pikërisht Martirve se besoj në jetën e tyre të përtejme, mund të përsërisim moton: ‘Ti Shqipëri na jep nder, na jep emrin shqiptar.’

Ju qoftë e lehtë lëndina nën hijen e Flamurit Kombëtar!

Ju faleminderit!”

 

Balla – Blushit: Ja pse e ke ti inat Edi Ramën

Kryetari i Partisë Libra, Ben Blushi u përplas sot sërish me Taulant Ballën pas disa kritikave për kryeministrin Rama.

Balla dhe Blushi në një seancë plenare

Në fjalën e tij Blushi tha se Rama u sponsorizua për të bërë deklaratën kundër Donald Trump.

Por pas tij u përgjigj Balla, i cili tha se Blushi po e akuzon Ramën sepse në takimin me Klinton në Tiranë, ai mori me vete Olta Xhaçkën dhe jo ish deputetin e PS-së.

DEBATI

Taulant Balla: Ne kemi miratuar prej shumë kohësh një ligj për ruajtjen e të drejtave të autorit. Mundohem që fjalën e Sali Berishës ta risjellin në këtë foltore të deformuar. Saliu foli, edhe Aldo, edhe parafolësi foli për këtë çështje. Minimalisht secili duhet të jetë i sinqertë. Zotëria parafolës edhe vetë ka qenë si shumë shqiptarë të tjerë në një zgjedhje që nëse do e bënim, do zgjidhnim Klintonin.

Minimalisht në këtë foltore kemi pasur mundësinë ta dëgjojmë me zë, pozicionin shumë të qartë të administratës demokrate për çështje që ne na interesojnë. Po të kishe qenë aq i paanshëm sa do ti të jesh, minimalisht pas kritikës që bëre për kryeministrin, minimalisht duhet të thoje “në konventën demokrate mbaj mend disa ditë më pas është çuar Paloka këtu dhe është shprehur: demokratët nuk e ftuan Ramën në Konventë, por ftuan Bashën”.

Ti mund të kesh shumë inate me Ramën se kur Klinton ishte në Tiranë ai vendosi të merrte Olta Xhaçkën dhe jo ty. Nuk mund të bësh fyerjet ndaj kryeministrit kauzat politike të një partize të re. Një partizë e re që sapo nis duhet të respektojë ligjin e të drejtave të autorit, të mos përdorë gjuhën dhe fyerjet e një njeriu që i ka mbetur vetëm uturaku.

Ben Blushi: Kjo që ndodhi këtu sot, ka ndodhur edhe në Elbasan. Shumë njerëz më thonë pse nuk i përgjigjesh Taulantit? Deri kur isha anëtar i PS paguanim 6 mijë lekë të reja kuotë anëtarësie. Mund të vazhdojë ta paguajë atë kuotë që Taulanti të çohet dhe të flasë gjithmonë pas meje, sepse më shtohen simpatizantët. Mos përto, çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë, do ta jap ty çdo muaj.

Taulant Balla: E di sa gënjeshtar je? Ke që në 2007 që nuk e paguan kuotën e anëtarësisë. Është dashur që të përjashtojmë që në 2007 sepse nuk e ke paguar. Ik ik.

Shpërthen në Kuvend: “Jam Sali Berisha, o plehra, budallenj, këlyshë, fundërrina”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në fyerje ndaj ministrit Bushati dhe deputetëve të shumicës në Kuvend.

Teksa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit dhe akuzoi qeverinë Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, sipas tij pezulluar në favor të një pale të tretë dhe për para, Berisha i është sulur me fyerje ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Berisha: Mor fundërrinë, mor këlysh i bllokut, mor fundërrinë, akuzohesh për gylenist, njëherë për kështu…

Bushati: Turp të të vijë.

Berisha: Nëse rrugëçër si ky këtu të rritur nga ata që s’po ia them emrin u jepet fjala në këtë mënyrë, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë..

Bushati: Mos bëj me gisht, more vesh.

Flasin nga vendi me zë deputetet e shumicës

Berisha: Njerëz që s’kanë interes kombëtar, për para dhe të një pale të tretë i futën thikë interesit kombëtar, jam Sali Berisha unë, o budallenj, nuk tërhiqem unë, o cakenj, jam Sali Berisha unë, e di si më dukeni ju mua, plehra, unë vij për parlamentin, ju më dukeni plehra, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë, nuk më bëjnë të tërhiqem unë..

Berisha: Ramës po i vjen fundi, do vijë t’u bëjë shurrën te dera e selisë

Ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj në Kuvend Ramës duke thënë se negociatat me Bashkimin Europian për anëtarësim do ti bëjë Partia Demokratike.

 

Ai tha se Rama u justifikua për deklaratat e tij kundër Trump, pasi e ka kokën në tepsi.

“Sot ai foli këtu si njeriu me kokë në tepsi. Unë e kuptova mirë hallin e tij. E ka të qartë që e ka kokën në tepsi nga ky raport i cili në çdo rresht, në çdo fjali i thotë se me ty nuk ka negociata, se negociatat do ti hapë PD dhe opozita. Prandaj ai flet me kokë në tepsi, ishte sot me kokë në tepsi. Sa i përket rekomandimit, shpreh keqardhjen që nuk vendosi hapje pa kushte negociatash sepse hapja pa kushte e negociatave ishte kërkesë e jona”, u shpreh Berisha.

“Si përfundim shakaxhintë vazhdojnë të bëjnë rrugaçin në Parlament. Njeriu që i pengoi shqiptarët 2 vite për të votuar tre ligje, i pengoi edhe sot duke u përpjekur të kapë reformën në Drejtësi. Këto janë muajt e fundit në pushtet dhe i them se qenit kur i vjen fundi shkon e bën shurrën në derë të selisë. Edhe pasi të humbë zgjedhjet nuk ikën ai jo”.

Hapet edicioni i 19-të i Panairit të Librit “Tirana 2016”

Në këtë panair marrin pjesë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe më gjerë

TIRANË – Është hapur sot edicioni i 19-të i Panairit të Librit “Tirana 2016”, me anë të një ceremonie të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, në ambientet e të cilit shtëpitë botuese do të prezantojnë dhe ofrojnë për publikun botimet e tyre për disa ditë me radhë. Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, gjatë ceremonisë së hapjes u shpreh se gjatë panairit do të organizohen edhe disa aktivitete.

“Panairi i librit është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa hezitim që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Ky panair do të ketë shumë aktivitete, shumë risi dhe shumë promovime librash. Do të organizohen seminare, konferenca, mbi problemet e përkthimit dhe botimeve në gjuhën shqipe”, është shprehur Ymeri.

Në këtë panair marrin pjesë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe më gjerë.

Pjesë e panairit është edhe Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, ku në stendën e tij do të prezantohen për publikun materiale nga aktiviteti i tij, si dhe materiale promovuese për Turqinë. Gjithashtu në stendën e Institutit “Yunus Emre” është ekspozuar edhe botimi i Anadolu Agency (AA), i përgatitur për kronologjinë e tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.

Ky është panairi i 19-të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe do të qëndrojë i hapur deri më 13 nëntor, ndërsa marrin pjesë rreth 90 shtëpi botuese.

Udhëheqësit shqiptarë e urojnë Trumpin

Nuk kanë vonuar dhe reagimet nga Shqipëria për fitoren e Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. I pari që është shprehur lidhur me rezultatin ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Përmes një postimi në Twitter, ministri Bushati shpreh urimet ndaj Donald Trump-it, ndrsa thekson se “Roli i Shteteve të Bashkuara është kyç për stabilitetin dhe demokracinë në këtë kënd të Europës”, shkruan ministri i Jashtëm shqiptar, ndërsa kujton se “Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë strategjikë”.

Fitorja e Donald Trump-it e vë në një pozitë jo fort komode qeverinë shqiptare, për shkak të qëndrimeve publike të kryeministrit Edi Rama, edhe në mediat amerikane, kundër zgjedhjes së tij, duke e konsideruar një gjë të tillë “një kërcënim për vetë Amerikën por edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”. Por në një status të tij në Facebook, kryeministri Rama shkruan sot se “populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historine e Shteteve të Bashkuara.

Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ndërsa duke I uruar më pas “Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të perbashketa, të cilat e bëjnë Shqipërinë nje mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane”, përfundon kryeministri Rama.

Urime ka përcjellë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit rezultati I zgjedhjeve në SHBA, “është një mësim i çmuar demokracie që Shtetet e Bashkuara, populli amerikan i dhanë sot mbarë botës, Europës, Shqipërisë dhe shqiptarëve se vullneti i qytetarëve, vota e qytetarëve është ajo që vendos në demokraci, se fatin e njerëzve, fatin e qytetarëve në demokraci e përcaktojnë vetë qytetarët”. Zoti Basha, u shpreh “i bindur që zgjedhja e tij dhe marrja e detyrës nga ana e tij në muajt e ardhshëm do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të shërbejë patjetër për forcimin dhe rimëkëmbjen e demokracisë shqiptare”.

Edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, u shpreh I sigurt se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë nuk do të ndryshojnë. ““SHBA kanë zgjedhur presidentin e 45-të të SHBA, Donald Trump. Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA. Por kjo nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si përgjatë administratave republikane dhe atyre demokrate. Jam besimplotë që marrëdhëniet tona do të mbeten të ngushta në administratën Trump”, u shpreh ambasadori Lu.

Komisioni Evropian: Të hapen bisedimet. Kusht zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vettingu

Komisioni evropian pritet të rekomandojë sot hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë duke vlerësuar përparimin e bërë lidhur me përmbushjen e 5 përparësive kyçe e duke e kushtëzuar me ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi e veçanërisht me ligjin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve. Ky është thelbi i formulimit që pritet të zyrtarizohet nga komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerimin Johannes Hahn, të cilin e ka siguruar Zëri i Amerikës.

Teksti nënvizon se “Shqipëria ka vazhduar të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt përmbushjes të të gjithë pesë prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Ndryshime thelbësore kushtetuese u miratuan njëzëri në korrik 2016, duke i hapur rrugë një procesi të plotë dhe gjithëpërfshirës për reformën e sistemit gjyqësor. Ky proces do të përfshijë një rivlerësim të thellë të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Po ashtu duke vlerësuar përparësitë e tjera, rekomandimi i Komisionit evropian thekson se “Reforma e administratës publike ka vazhduar të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Puna drejt krijimit të të dhënave të qëndrueshme lidhur me hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka vazhduar. Të drejtat themelore të vazhdojnë të respektohen gjerësisht në vend”.

Teksti përmbyllet duke saktësuar se “duke marrë në konsideratë progresin e mësipërm në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”.

Ironi e hidhur: Deputetët serbë dhe grekë votojnë pro Shqipërisë, ata të PD-së kundër

 

 

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit nuk doli me një deklaratë të përbashkët në Bruksel, sepse opozita votoi kundër pjesës më të madhe të amendamenteve të propozuara nga pala europiane.

Partia Demokratike këmbënguli deri në fund që në deklaratë të mos ishte paragrafi ku Parlamenti Europian i kërkon Komisionit dhe Këshillit Europian që të hapë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, kur të përmbushen 5 kushtet kryesore.

Përfaqesuesi demokrat, Aldo Bumçi këmbënguli që në vend të kërkesës për hapjen e negociatave drejtuar Komisionit dhe Këshillit, deklarata të përmbante një kërkesë për Shqipërinë që të siguronte zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe luftën kundër drogës.

Bumçi këmbënguli në këtë kërkesë edhe pasi Parlamenti Europian dhe përfaqësuesi i mazhorancës, Taulant Balla ranë dakord të heqin nga teksti pjesën ku flitej për caktimin e një date për hapjen e negociatave, si dhe përfshinë në amendament kërkesën që Shqipëria të zbatonte 5 prioritetet kyçe.

Përfaqësuesi demokrat, Aldo Bumçi refuzoi edhe një propozim të ish-ministres Majlinda Bregu që paragrafi të përfshinte si kërkesën për Këshillin që të hapë negociatat, ashtu edhe për Shqipërinë që të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këto përshkruhen nga anëtarët e Komitetit si momente të tensionuara, që kanë përfunduar me votimin kundër nga Partia Demokratike të amendamenteve kryesore të deklaratës.

Ato u votuan nga demokratja  Majlinda Bregu, përfaqësuesit e mazhorancës dhe të gjithë eurodeputetët.

Në rrjetet sociale ndërkohë ka pasur irritim të madh dhe ironi me votimin kundra të deputetëve demokratë.

Ironia është se pro Shqipërisë kanë votuar edhe deputetët serbë dhe ata grekë, ndërkohë që kundër kanë votuar pikërisht deputetët e PD-së.

Rama: Faleminderit Parlamentit Evropian, keqardhje e thelle për PD që doli kundër Shqipërisë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar sot Parlamentin Evropian për mbështetjen që i dha Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Faleminderit Parlamentit Evropian. Keqardhje e thelle për PD që doli kundër Shqipërisë! Nesër presim lajmin e shumëpritur nga Komisioni EU”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit i dha sot mbështetje Shqipërisë për rrugën e saj drejt BE, ndërsa nesër pritet raporti nga Komisioni Evropian

Prokuroria nis hetime për ILDKPI-në

Në Shqipëri prokuroria e Tiranës ka njoftuar nisjen e një hetimi ndaj Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Hetimi ndaj këtij institucioni ka nisur me nismën e vetë prokurorisë e cila sipas burimeve zyrtare “ka regjistruar procedimin penal kryesisht, për veprën penale “shpërdorim i detyrës” në bazë të indicjeve, si edhe informacioneve mediatike, sipas të cilave, ILDKPI-ja nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të konfliktit të interesave”. Burimet nga Prokuroria sjellin si shembull rastin e ish deputetit Koço Kokëdhima i cili u gjet fajtor nga Gjykata Kushtetuese dhe humbi mandatin pikërisht për shkak të konfliktit të interesit, ndërkohë që rasti i tij nuk ishte konstatuar nga ILDKPI-ja.

Prokuroria ka kërkuar të marrë të gjitha dosjet e zyrtarëve të lartë që nga fillimi vitit 2014, kur në krye të ILDKPI-së u zgjodh Shkëlqim Ganaj. Sipas burimeve, procedimi penal “për momentin është pa autor” dhe se vetëm pas verifikimit të dosjeve, nëse do të konstatohen raste të shpërdorimit të detyrës atëherë do të vendoset për personat përgjegjës.

Vendimi i Prokurorisë vjen në momentin kur ILDKPI-ja është një nga institucionet të cilat parashikohen nga Ligji për Rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të bërë pikërisht verifikimin e deklaratave të pasurisë së këtyre të fundit. Ligji për momentin është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pas ankimimit të Partisë Demokratike. Këtij ankimi i është bashkuar dhe Unioni i Gjyqtarëve. Ndërsa pak kohë më parë pati raportime mediatike se edhe mes radhëve të prokurorëve kishte nisur mbledhja e firmave për të kundërshtuar ligjin.

Po ashtu nuk është e qartë se përse hetimi i Prokurorisë është shtrirë vetëm në periudhën e drejtimit të këtij institucioni nga zoti Ganaj, dhe jo edhe për periudhat e mëparshme, ku gjithashtu, nuk ngjan të rezultojë se ka patur ndonjë fokus të vacantë në çështjet e konfliktit të interesit. Përgjatë vitit 2013 ILDKPI-ja u drejtua nga zonja Zana Xhuka, ndërsa deri në fund të 2012-ës nga kryeprokurori aktual Adriatik Llalla. Gjatë periudhës së drejtimit nga zoti Ganaj ka patur një fluks në rritje të kallzimeve që ky institucion ka bërë për nivele të ndryshme zyrtarësh, lidhur me pasuritë e tyre. Raporti i ILDKPI-së paraqitur në parlament pranverën e këtij viti bën dhe një përshkrim krahasues të aktivitetit ndër vite. “Gjatë praktikës institucionale 12-vjeçare të ILDKPKI, 2003-2014, janë depozituar, në mënyrë kumulative, rreth 57 kallëzime penale. Kallëzimet penale të dërguara pranë organit të Prokurorisë në vitet e fundit janë si vijon: në vitin 2012 për 6 zyrtarë; në vitin 2013 për 0 zyrtarë; në vitin 2014 për 74 zyrtarë; në vitin 2015 për 84 zyrtarë”, nënvizon raporti sipas të cilit “janë depozituar 47 kallëzime penale për zyrtarë të niveleve të larta drejtuese, si deputetë, ish ministër, anëtarë KLD-je, gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit, prokurorë, ambasadorë, këshilltarë, titullarë institucionesh publike, drejtues të qeverisjes vendore, ndër të cilët 21 gjatë vitit 2014 dhe 26 kallëzime penale gjatë vitit 2015. Kallëzimet penale të zyrtarëve të nivelit të lartë përkojnë me një shumë prej rreth 40 milion euro pasuri, e cila nuk rrjedh nga burime të ligjshme dhe është e pambuluar me dokumente justifikuese ligjore”.

Vetë drejtuesi i ILDKPI-së nuk i ka kursyer kritikat e fotrta dhe të hapura ndaj Prokurorisë e cila sipas “punon me standarte të dyfishta. Prokuroria – deklaroi në prill të 2015 zoti Ganaj në Komisionin parlamentar të Ligjeve – për statistikat e saj të fëlliqura, që të mos vijë këtu pa gjë fare, 25 raste i pushon dhe bën një në Kavajë a Ersekë a kudo…për statistika të fëlliqura nga prokurorë të korruptuar dhe të fëlliqur”.

Për nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e ILDKPI-së.

Sot në Shkodër, pas “gjyqit të Pilatit”, u përsërit “gjyqi i Nurembergut”

Kisha në Shqipëri, njëheresh me mbarë popullin shqiptar, jetoi sot një nga ngjarjet më të paharrueshme në të gjithë historinë e tij mijëravjeçare: Lumnimin e 38 bijve të vet më të mirë, modele shenjtërie, feje, besnikërie, atdhedashjeje, kulture, në një kohë kur kemi kaq shumë nevojë për shembuj që të na prijnë në rrugën aspak të lehtë të jetës…

Shqipëria jetoi një gjyq ogurbardhë…

Duke rikujtuar një gjyq tjetër, ogurzi!

Rijetoi kohën kur bijtë e saj më të mirë u nxorën para gjyqit të njeriut, pse ishin shërbëtorë besnikë të Zotit! U hoqën zvarrë, të ngarkuar me pranga, të fyer, të pështyrë, të torturuar, të rrahur, si Mësuesi i tyre, Jezu Krishti zemërbutë e i përvujtë, pse ishin bijtë e të Kryqëzuarit, në emër të të cilit po  gjykoheshin…

Gjykoheshin ngaqë e donin më shumë se jetën, Zotin e njeriun!

Zotin e Shqipërinë!

Zotin e shqiptarin!

Gjykoheshin, vetëm pse i kishin prirë popullit të vet në rrugën e  zhvillimit,  të arsimit, të kulturës e, sidomos, të amshimit, në emër të Zotit, jo të diktatorit..

Priftërinj, fretër, jezuitë, novicë, shekullarë… i hoqën zvarrë nëpër rrugët e Shkodrës, drejt Kinema Rozafatit; drejt Tiranës, Burrelit, Vloçishtit, Kënetës së Maliqit, baltrave e tuneleve të errta të minierave, fushave të shkreta të qyteteve të mëdha e të vogla e pas murit të varrezës katolike të Rrëmajit, para plotoneve të ekzekutimit. Shoqëruar me britmat histerike të turmës së tyre “vdekje”, që të kujtonin ca britma të largëta në kohë: “Kryqëzoje!”.

Njerëzit që mbetën i kishin zili të pushkatuarit! Ata pushonin nën dhe duke pritur kthimin e pranverës, kur nga eshtrat e tyre do të shpërthenin vjollcat e para. Ndërsa të gjallët nuk ishin të zotët as të protestonin për gjithë këtë gjëmë! Brezni e dënuar me heshtje!

Po sot në Shkodër, pas gjyqit të Pilatit, u përsërit “gjyqi i Nurembergut”; por gjyq pa dënime me vdekje, pa trekëmbsha, gjyq që dha vendimim përfundimtar historik, atë që të krishterët besojnë me gjithë zemër se e jep veç Zoti.

E Zoti ishte aty, në atë katedrale, nga e cila qenë munduar ta dëbonin përgjithmonë!

Ishte aty, kryegjyqtar i amshuar, për ta dhënë vetë vendimin!

Si i kishte gjykuar me mëshirën e Tij të pafund, e si i kishte ndjekur në gjithë udhën e tyre të Kryqit, i shpalli të Lum shi në atë Shenjtnore, muret e së cilës i ruajnë ende zërat e martirëve, regjistruar misteriozisht.

Për Kishën – ishte një nga ditët më të bardha.

Për Shkodrën – më të lumnueshme.

Për Shqipërinë – më të besueshme, ndërmjet gjithë atij mosbesimi!

Shkodra, që njëherësh me mbarë Kishën e popullin shqiptar, 50-vjet më parë u drodh nga tmerri, sot dridhej nga emocioni, nga gëzimi. Kështu di t’i shpërblejë Zoti besnikët e Tij.

Për besimtarët, ishte dita e ngadhënjimit!

Për historinë, dita e së vërtetës që, pas gjithë atyre shtrembërimeve, doli në dritën e shkëlqyer të vetë Zotit, drejtësisë së pambaruar e të pakundërshtueshme.

Dora e Zotit shkroi sot në Librin e madh të jetës 38 emra të ndritur!

Përfundim ogurbardhë i ndodhive ogurzeza.

Rikujtim i ferrit, në një ditë kur ndriste drita e ngrohtësia e Parrizit, ku pa asnjë dyshim arrijnë gjithnjë të fortit, të durueshmit, të plagosurit për vdekje për qellimin më të lartë që mund të ketë njeriu: lidhjen me Atin e gjithëpushtetshëm e të mëshirshëm, të cilën as vdekja nuk mund ta këpusë.

E dëshmon qartë Dita e sotme e falur nga Zoti!

Ditë rikujtimi!

Rikujtim i asaj tragjedie, që nuk duhet harruar kurrsesi, sepse nuk duhet përsëritur kurrsesi.

Po njeriu i fesë e di mirë se Kalvari përsëritet. Se i duhet çdo ditë të marrë pjesë në kryqëzimin e botës; në dhimbjen e thellë të njerëzve; në përpjekjen mbinjerëzore për të pohuar jetën e mohuar; në vuajtjen e vëllezërve, që vijojnë të mundohen si Krishti, në të katër anët e botës. Sepse shtegtimi drejt dritës vijon të jetë i dhimbshëm,

Po kjo ditë hap portat drejt shpresës, hap dritaren drejt misterit, për aventurën e madhe, të lirë, të njeriut!

Ditë feste, jo gjykimi: Kisha nuk gjykon! Kisha kujton. Kisha fal, pa menduar kurrë të marrë hak. Kisha Lumnon!

Ditë, kur Kisha lumnoi 38 martirë, me një festë të madhe, të paharrueshme, historike!

Ditë që i fali Kombit 38 ndërmjetësues të fuqishëm pranë Zotit, 38 dëshmitarë, që i lanë me gjakun e tyre njollat e historisë, për t’i sjellë dritë e shpresë trojeve shqiptare, popullit, të krishterëve të kësaj toke të martirizuar gjatë!

“Unë jam Alfa dhe Omega – përsërit Zoti Hyj në këtë Ditë të madhe – Ai që është, që ishte dhe që po vjen, i Gjithëpushtetshmi” (Zb. 1,8). E sot mund te themi plot gezim : Martirët shqiptarë që dhatë jetën për fe e atdhe, na mbroni në. Amen!

Kompozitori Tish Daija (1926-2003) vlerësohet me ‘Nderi i Kombit’ (fotot)

VOAL – Me propozim të Akademisë së Shkencave, akademiku dhe kompozitori i shquar Tish Daija (1926-2003) vlerësohet me dekoratën e lartë “Nderi i KOMBIT” në 90 vjetorin e lindjes nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkëlqesia e Tij Z. Bujar Nishani.
Dekorata ka këtë motivacion:
“Kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Me krijimtarinë e Tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi”.
Ceremonia e dekorimit u zhvillua në ambjentet e Presidencës me pjesmarrjen e kreut të shtetit, përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave, familjarëve, miqve e kolegëve të akademik Tish Daisë.

tishdaija2tishdaija3

Intervista – Mbesa e martirit të Kishës Katolike rrëfen takimin me Nexhmije Hoxhën

Sot mbahet në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër mesha e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike, vrarë, pushkatuar e vdekur gjatë torturave në regjimin komunist.

 

Mesha vjen pas dekretit të Papa Françeskut për “Vinçenc Prennushin dhe 37 shokë martirë”. Përveç zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës, të pranishëm do të jenë edhe familjarë të martirëve, mes të cilëve ka pasur, ipeshkvinj, meshtarë dioqezanë, françeskanë e jezuitë, një aspirante stigmatine dhe besimtarë laikë.

I pranishëm në meshë do të jetë edhe kardinali Angeli Amato, prefekt i Kongregacionit të Çështjes së Shenjtëve.

Ndërkaq, presidenti i republikës, Bujar Nishani pritet t’i dekorojë këtë muaj 38 martirët me Urdhrin e “Flamurit Kombëtar”. Ndërkaq, të 38 janë dënuar si fajtorë me vendim të gjykatave shqiptare. Mësohet se institucioni i presidentit nuk ka kompetenca ligjore për t’u dhënë atyre ligjërisht pafajësinë, çka sipas juristëve, arrihet vetëm me një vendim të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Një prej familjarëve të martirëve, Drande Malaj, mbesa e Dom Dedë Malajt (16 nëntor 1917 – 10 maj 1959) vjen në një intervistë ku rrëfen si ishte xhaxhai i saj. Në gjyqin e zhvilluar publikisht me katër fortafolës në kinema “Republika” në Shkodër, ai do ta akuzonte hapur regjimin komunist, duke paralajmëruar edhe varfërinë që do sillte e duke e krahasuar Enver Hoxhën me Stalinin. I njëjti gjyq e dënoi me vdekje edhe sepse, ai pat kundërshtuar vënien e kishës në funksion të shtetit.

Vetëm 13 vjeçe, mbesa e tij, do të merrte guximin t’i kërkonte faljen e xhaxhait Nexhmije Hoxhës në Tiranë. Ndërsa priste përgjigje, ajo e takon xhaxhanë për herë të fundit për të marrë prej tij porositë e amanetet.

Një telegram i refuzon kërkesën për falje dhe më pas, Drande Malaj mëson se Dom Dedë Malaj u pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959. Ishte 39 vjeç. Në vitet 1990, ajo kërkoi dhe gjeti eshtrat e tij.
Drande Malaj është me fat. Shumë prej martirëve nuk dihet se ku prehen.

– Si e mbani mend Xhaxhain?
Në moshën trevjeçare më vdiq babai. Jetova me të dhe me gjyshen pas kësaj. Kam jetuar me të dhe kam pasur përkudjesjen e dashurinë e tij derisa isha 13 vjeçe, kohë kur ai u arrestua. Atëherë filluan vuajtjet e kalvari i jetës sonë.

– Çfarë keni mësuar prej tij?
Kam mësuar shumë: edukatën e mirësjelljen. Pasi vdiq gjyshja, ne morëm një shërbëtore që më herët kish shërbyer te familja e Imzot Bumçit.

– Pse u akuzua Dom Dedë Malaj?
U arrestua më 7 nëntor 1958 për agjitacion e propagandë e lidhje me Vatikanin. Ne jetonim në Dajç të bregut të Bunës. Kemi qenë në kishë për meshë me Dom Nikollë Troshanit. Pas meshës së parë, kam parë shtëpinë të rrethuar me ushtarë. Axha dha meshën e dytë e nuk i thanë gjë. Pasi mbaroi mesha, vonoi të vinte në shtëpi. Erdhën brenda këta të policisë, kishin ardhur nga Tirana. Ishte zbardhur në fytyrë. Filloi kontrolli i shtëpisë. Nuk u gjet asgjë aty. U arrestua, nuk e lidhën para syve të mi, pak më tej, por ka qenë moment shumë i vështirë për mua.
Ka qëndruar 6 muaj në hetuesi, e unë e shërbyesja shkonim t’i çonim ushqime, por nuk na i pranonin. Merrnin vetëm rrobat. Ne shkonim sërish çdo të shtunë, në këmbë nga Dajçi në Shkodër. Na thoshin njerëzit se ai është çmendur dhe do jetë në spitale dhe ndaj nuk na lënë të shohim. Një ditë u futëm te Kisha e Zojës para dhe kur shkuam në hetuesi, e shohim të kalojë mes dy policëve.

– Kishit kontakt me të, e takuat gjatë hetimit?
Nuk më linin, derisa një ditë i dal përpara Hilmi Saitit dhe i lutem të më lërë të takoj xhaxhain. Më mori me vete, tha bli dy paketa cigare dhe ma nxorën ta shihja. Ishte takimi im i fundit me të. Nuk dimë se çfarë i ka ndodh në hetuesi. Më thoshin se torturat janë të shumta, po nuk mund t’i themi. Unë isha fëmijë. Di vetëm që për shembull, ai u thoshte fshatarëve, mos u futni në kooperativë se do u marrin bagëtitë dhe do jeni të varfër.

– Çfarë ju ka thënë?
Më pyeti si isha, a kisha ushqime, isha vetëm 13 vjeçe. Më tha me kë do jetoja dhe në fund më dha këto porosi: bëhu vajzë e urtë dhe e mirë, dhe dëgjoje Tinën (shërbëtoren e moshuar) dhe në çdo moment të jetës tënde, kujto të parët e tu. Atëherë isha fëmijë e nuk dija çfarë ishin këto fjalë, por kur u rrita, e kuptova se pse mi kish thënë. Këto ishin fjalët e fundit.
– Ju e keni kërkuar faljen tij deri te Nexhmije Hoxha. Si shkuat deri atje, kush ju ndihmoi, ndërsa ishit vetëm 13 vjeçe? Kush ju mësoi?
Më 25 iu dha dënimi. I thanë a kërkon falje, ai tha ‘nuk kërkoj falje nga partia, dua mëshirë vetëm për mbesën time, që e lë vetëm në këtë jetë’. E kam dëgjuar se gjyqi bëhej publik në kinema “Republika”. U dha afati për apel, 15 ditë. Me ndihmën e Dom Marin Shkurtit, shkuam në Tiranë te familja e Bumçëve. Një natë fjetëm aty dhe të nesërmen më çuan deri te Komiteti Qendror. Kam shkuar aty dhe kam kërkuar të takohem me Enver Hoxhën. Më thanë jo, nuk bëhet fjalë, por shko tako sekretaren e Haxhi Lleshit. Shkoj e futem ku më thonë, aty gjej Nexhmije Hoxhën.
U ula aty dhe ma tha, “eja xhan, çfarë ke, fol”. I thashë jam mbesa e Dom Dedë Malajt, kam ardhur të kërkoj t’i falet jeta. “Pse kërkon t’i falet jeta? Ai është armik i popullit. Është tradhtar”. I thashë se s’kam asnjë njeri tjetër në këtë jetë. Ajo tha, “mirë moj xhan, ik se do të të kthejmë përgjigje”. Pas 4-5 ditësh më erdhi përgjigja: “Te refuzohet lutja”. Më 12 maj 1959 doli edhe gazeta që është pushkatuar Dom Dedë Malaj.

– Ai nuk ka lënë asgjë të shkruar?
Jo, unë nuk di gjë. Edhe po të ketë lënë, kush na i ka dhene ne? Edhe fotografitë mezi i kam ruajtur disa, pasi i ka marrë hetuesia.

– Ku u pushkatua ai?
Ai u pushkatua në një zonë që edhe sot njihet si Livadhi i Priftit. Këtë e mësuam në punë, ndërsa fshatarët e Shtojit thoshin se në orën 03:30 të natës më 12 maj është pushkatuar Dom Dedë Malaj, në livadhet e Shkodrës. Që atëherë e fiksova vendin.

– Si i gjetët eshtrat?
Shkuam në livadhet e Shkodrës e gjetëm një njeri që kishte ruajtur varrin. Në fillim, e kishin varrosur bashkë me dy të tjerë në një varr të cekët. Lopët kishin shkuar tek era e gjakut dhe çobani kish parë veladonin e xhaxhait. Atëherë kish hapur një varr më të thellë për ta, gjë që bëri që ai të shkonte në burg. Më pas, shteti kish vënë roje që të ruante varrin në mënyrë që familjarët të mos merrnin trupat. Ne e gjetëm këtë rojë dhe ai na tha se ku ishte varri. Ishte një gjë e madhe për mua gjetja e eshtrave, si ta kisha ngjallur.

– Ku i çuat eshtrat?
I çova te fretnit dhe më pas e kemi çuar në Dajç. Atje e varrosëm me ceremoni. Para dy muajsh eshtrat e tij janë çuar në Romë. Kur të kthehen, të jenë në kishë. (Gazeta Shqiptare)

Ja debati pa mikrofon në kuvend mes Berishës e Ramës

Ish-kryeministri Berisha dhe Kryeministri Rama replikuan në Parlament edhe për dekoratat e dhëna nga Presidenti Nishani pak ditë më parë për 67 nacionalistë në zonën e Lushnjës.

Berisha i ka kërkuar kreut të qeverisë qëm pavarësisht prejardhjes që kam duhet ta përshëndesë gjestin e kreut të shtetit dhe të vendosë lule në memorialin e tyre, raporton “Panorama”, duke zbardhur debatin pa mikrofon mes tyre.

 

“Ju vërtet vini nga bllokmenët, por juve ju takonte që ndaj Luftës të mbani qëndrim. Në vend se të përshëndesësh gjestin e Presidentit të Republikës, në vend se të shkosh të vendosësh një tufë me lule tek ata fshatarë që u ekzekutuan vetëm se urdhëroi Dushani, i cili donte me çdo kusht të mbillte farën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri”, ka deklaruar Berisha.

Përgjatë gjithë fjalës së tij, ish-kryeministri i ka lexuar Kryeministrit Rama shkrimin e tij “Refleksione”, në të cilin flet për Enver Hoxhën dhe Partinë Socialiste. Ndërkohë Kryeministri Rama, pavarësisht se nuk e mori fjalën për të replikuar nga foltorja e Kuvendit me Berishën, përgjatë gjithë fjalës së këtij të fundit i ka kujtuar funksionet që ka pasur gjatë regjimit komunist.

Rama ka debatuar me Berishën nga vendi. Sipas Kryeministrit, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i di përpjekjet e Berishës për të hyrë në Partinë Komuniste, por ai ka vendosur të mos tregojë.

“Për atë të dëgjoj unë ty se ti e di mirë atë parti. Ti e di ç’ke hequr për të qenë në atë parti. Baba Taku e di ç’ke hequr ti për të hyrë, po nuk tregon ai. Tani e mohon ti”, ka deklaruar pa mikrofon Kryeministri. Berisha e cilësoi diktatorin Enver Hoxha si një tradhtar të ndyrë dhe të pashembullt në historinë tonë kombëtare. Sipas tij, Hoxha bëri gjithçka për të bashkuar Shqipërinë me Jugosllavinë.

Berisha gjithashtu deklaroi se është e vërtetë që një pjesë e konsiderueshme e Ballit pas Konferencës së Mukjes filloi rrugën e bashkëpunimit, dhe ajo është tradhti e mirëfilltë kombëtare. Por sipas tij, në këtë bashkëpunim nuk u përfshi i gjithë Balli, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk bashkëpunoi kurrë dhe u vranë duke qëndruar besnikë ndaj flamurit kombëtar dhe çështjes kombëtare.

BATUTAT 

Sali Berisha: A doni t’jua lexoj shkrimin e tij te “Refleksionet”? A doni t’ju lexoj se ç’thotë ky për gjeneral Enver Hoxhën të udhëhequr nga jugosllavët? I keni te libri. Ky njeri ka marrë fund, dhe unë ju them se i ka përpëlitjet e fundit në pushtet. Njeri që s’ka kurajë, i mban dekretet e Presidentit në sirtar. Shkon i lutet Ilir Metës me orë të tëra që mos t’i sjellë për votim, se përndryshe bie. Po s’ka burrëri ai, ndaj është bërë pelte, qull është bërë. T’i lexoj këtu unë ty: “Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncim të plotë të origjinës së historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë parti e ligjshme”. Janë të miat apo të këtij zotërisë (Ramës) këto?

Edi Rama: Ça bën kshu mo, gjithë ai komunist u katandise në ballist?

Sali Berisha: Vazhdojmë më tutje ç’ka thënë: “U ulëm për zbërthimin e mitologjisë së 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë, në themel të kolltukëve nisi tërmetin. Pra ata mund të kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në konferencën e Pezës është vendosur çështja e shtetit kurse …”

Edi Rama: Lexoi korrekt, mos të vij unë aty edhe të kap gabim, siç të kam kapur edhe herë tjetër. Lexoji fjalë për fjalë ato, jo siç të interesojnë ty…

Sali Berisha: Jo, jo, t’i lexoj korrekt, fare mirë, unë. Fjalë për fjalë t’i lexoj. T’i lexoj me korrektesën më të madhe dhe nëse unë të deformoj qoftë edhe një fjalë të vetme, hajde thuaje. Ja e kam këtu unë: “Kongresi i Përmetit quhet si legalizim i fitores së komunistëve në luftën civile dhe që i mohoi të drejtat kombit shqiptar”. Ja ku e keni. S’e thashë unë. S’më kuptove drejt kur të thashë qëparë se kur i vjen ngordhja qenit, vjen dhe bën shurrën në derë të selisë.

Gent Strazimiri: Bravo, ashtu bën ai.

Edi Rama: Po ti Sali ku e bën shurrën, në Parlament?

Sali Berisha: Se ky (Rama) do të ikë nga selia, s’ka punë me ju ky, ja ç’ka thënë për ju ky. Ja, o socialistë, çka thënë për ju ky që ju udhëheq sot. Meqë e hapa temën, do të them edhe vetëm dy fjalë. E kam thënë dhe e them prapë se është një faqe e ndritur Lufta Çlirimtare. E kam thënë, e them dhe do ta them gjithë jetën time. Duke thënë këto, e them dhe do ta them se që në momentin e themelimit të saj nga Mugosha dhe Begoviçi si reparte të Partisë Komuniste të Serbisë, me porosi të komitetit. Tani do të më dëgjosh pak mua ti për këtë çështje.

Edi Rama: Për atë të dëgjoj unë ty, se ti e di mirë atë parti. Ti e di ç’ke hequr për të qenë në atë parti. Baba Taku e di ç’ke hequr ti për të hyrë, po nuk tregon ai. Tani e mohon ti.

Sali Berisha: Në fakt, unë i përkas asaj kategorie të njerëzve që asgjë nuk mohoi. Organizoi Luftën nën udhëheqjen e Mugoshës. A e di ti që nuk u emërua sekretar i parë ai? A e di ti që i dhanë çelësat e financës dhe sekretar i parë e mbajti Dushani për kohë të tërë, deri sa e rekrutuan? Lexoni historinë. Pasi e rekrutuan, e vunë në krye, natyrisht Dushani urdhëronte. Erdhi një moment brilant në historinë tonë me ndihmën e qeverisë britanike, dhe ky moment i jashtëzakonshëm ishte Konferenca e Mukjes, e cila bashkoi forcat e shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet ideologjike, në luftë kundër pushtuesit, por mbi të gjitha, përcaktoi si zgjidhje të çështjes kombëtare Shqipërinë etnike.

Edi Rama: Pse nuk ia thoje Hysniut këto ti? Ore, e ke pasur 25 vjet Hysniun, pse nuk ia thoje këto?

Sali Berisha: Zgjodhi Komitetin e Shpëtimit Kombëtar me në krye një eksponent kryesor të Ballit, intelektual i shquar, Hasan Dosti, dhe zgjodhi komandant të njësive partizane të Shqipërisë njeriun që në Konferencën e Pezës ishte krah për krah me partizanët, komandantin legjendar Abaz Kupi. Brenda një jave, ndërhyrja e serbëve ishte violente, ishte shkelmim dhe detyruan edhe Enver Hoxhën, duke kryer edhe aktin e madh të tradhtisë kombëtare. U bë debat këtu këtë javë për ata që dekoroi Presidenti i Republikës. Ore të mjerë, krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë, nuk do të thotë se pse je në luftë, të kryesh krime monstruoze. Gjenocidi nuk parashkruhet kurrë. Krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen kurrë.

Edi Rama: Ore, pse nuk ia thoje Hysniut të gjitha këto, meqë i paske ditur ti…?!

Flamur Noka: Ia ka thënë Spiros, pa merak…

Sali Berisha: Dhe këtu del një avokat i xhelatëve serboshqiptarë dhe përmend origjina. Në vend se të dënonte me ashpërsinë më të madhe. Po, pas abrogimit të Mukjes është shumë e vërtetë që një pjesë e konsiderueshme e Ballit filloi rrugën e bashkëpunimit, dhe ajo është tradhti e mirëfilltë kombëtare. Por një pjesë e madhe e tyre nuk bashkëpunoi kurrë, u vranë dhe nuk bashkëpunuan, por qëndruan besnikë ndaj flamurit kombëtar dhe çështjes kombëtare. Ju na thoni se Tito deshi të fuste divizionet dhe Enver Hoxha ia refuzoi. Enver Hoxha pranoi divizionet, pranoi bashkimin.

Edi Rama: Po ishte burrë i zgjuar ai…

Sali Berisha: Jo nuk ishte burrë i zgjuar ai. Ai ishte një tradhtar i ndyrë, i pashembullt në historinë tonë kombëtare, i cili bëri gjithçka për të bashkuar Shqipërinë me Jugosllavinë. Të njëjtën gjë mbajti ai në ‘68, në ‘82, ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe e vërteta është se në njëfarë mënyre po vazhdon edhe ti kështu. Ju vërtet vini nga bllokmenët, por juve ju takonte që ndaj Luftës të mbani qëndrim. Në vend se të përshëndesësh gjestin e Presidentit të Republikës, në vend se të shkosh të vendosësh një tufë me lule tek ata fshatarë që u ekzekutuan vetëm se urdhëroi Dushani, i cili donte me çdo kusht të mbillte farën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri.

Edi Rama: Pse s’Ia thoje Hysniut? Mirë Mehmeti nuk të pyeste, po t’ia thoje atij tjetrit.

Sali Berisha: Në vitin ‘90 ka me qindra artikuj. Asnjë prej tyre nuk ka thënë që PS-në ta nxjerrin jashtë ligjit. Asnjë prej tyre, përveç teje, pasi je i vetmi, je një ekstremist. E di pse e ke thënë këtë? Pasi e nisi Nexhmija me çdo kusht të merrte PD-në dhe mori atë që meritonte, u kthye ta merrte ky PS-në. U bë copa të merrte PS-në. Dhe pasi nuk e mori dot PS-në, shkroi mbrapa në librin “Refleksione” se këtë parti duhet ta nxjerrin jashtë ligjit. Unë të kam ty libër të lexuar, nuk ka libër më të mërzitshëm, por prapë se prapë unë t’i them gjërat.

Edi Rama: E di që s’ka për të të dalë shpirti pa më lexuar edhe një herë…

Vangjel Dule: A guxon Rama të prishë sarajet e Koço Kokëdhimës?

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon të grabisë pronat e Himarës dhe e kritikon për reagimet e tij lidhur me Athinën.

“Prishje selektive klienteliste me një sens të theksuar hakmarrjeje në një kohë që vazhdojnë ende në shkelje flagrante ndërtimet e sarajeve në Qeparo, të gjitha këto nën emrin e rilindjes urbane. Nuk ka rilindje urbane që të fshehë qëllimin e vërtetë: grabitja e pronës. Rama po grabit pronat e Himarës”, tha Dule.

“Sot zbulon armikun e radhës, është Greqia vendi mikpritës i gati 1 milion bashkatdhetarëve tanë, ndërkohë që zotëria e tij me politikën e tij i zbon. Sado të të thonë që një politikë e tillë sjell vota, shumëfishin e atij e humb. Mos na diskretito në nivel ndërkombëtar me padijen tënde.Ç’dehu zoti kryeministër është koha”, e mbylli fjalën e tij Dule.

A guxon Rama të prishë sarajet e Koço Kokëdhimës? pyeti Dulja

Berisha sot: LANÇ-i, faqe e ndritur e historisë. S’ka patur luftë civile

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në Parlament edhe për debatin e gjerë të Luftës Nacional-Çlirimtare Antifashiste.

Ndryshe nga shumë eksponentë të djathtë, Berisha theksoi se për atë, nuk ka patur luftë civile. “Janë kryer nga krimet më monstruoze të luftës, por nuk ishte luftë civile. Kishte elementë, por nuk ka qenë luftë civile”, tha Berisha.

Ai madje akuzoi Ramën duke lexuar disa refleksione të vjetra të tij se fliste për luftë civile dhe për dalje të jashtëligjshme të Partisë Komuniste.

“Unë as për daljen jashtë ligji të Partisë Komuniste nuk kam qenë. Por ti që fshihet aty mbrapa ja çfarë ke shkruar për luftë civile dhe për nxjerrjen e jashtëligjshme të Partisë Komuniste”, tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri foli edhe për Luftën Nacional-Çlirimtare. “Unë e them, e kam thënë dhe do ta them, se ajo është një faqe e ndritur e historisë sonë. Ajo luftë neve na rreshtoi me fituesit, me aleatët. Por idealet e atyre që luftuan për liri u tradhtuan nga Enver Hoxha dhe partia e tij shtojcë e Serbisë”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha vlerësoi edhe gjestin e Presidentit për dekorimin e 67 martirëve të ekzekutuar në 1843 nga toga e Mehmet Shehut.

Ben Blushi shpall partinë e re LIBRA

Në Shqipëri zoti Ben Blushi një prej ish figurave të larta socialiste i cili vetëm pak javë më parë, së bashku me deputeten tjetër socialiste Mimoza Hafizi deklaroi shkëputjen e tij nga kjo parti, shpalli dje krijimin e “Listës së Barabartë, një bashkim njerëzish dhe idesh progresive te cilët kanë vendosur me vullnet dhe pasion të quhen LIBRA”, bëri të ditur ai. Duke luajtur me kuptimet e fjalës, zoti Blushi shpjegoi se “LIBRA do të thotë dije. LIBRA do të thotë liri. LIBRA do të thotë peshore,ekuilibër dhe drejtësi. LIBRA është liria e të qenit i ditur dhe i drejtë. Unë mendoj se mungesa e dijeve,kufizimi i lirisë dhe cënimi i vazhdueshem i ekuilibrit social janë shkaktarë të mjerimit dhe pabarazisë së vendit. Këto janë tre arsyet që më kanë nxitur të jem pjesë e këtij projekti: Dija, Liria dhe Ekuilibri”, u shpreh zoti Blushi, ndërsa saktësoi se “ne kemi ardhur të bashkohemi rreth një ideje dhe jo pas një njeriu. Vendimet që lindin pas një ideje janë gjithnjë më të qëndrueshme dhe më të drejta se të gjitha vendimet që të cojnë në ndjekjen e një njeriu”.

Por cilat janë shtresat që partia e re synon të përfaqësojë? “LIBRA do të jetë streha e atyre që kanë më shumë nevoje të mbrohen nga shoqëria. LIBRA do përfaqësojë të rinjtë, të varfrit e Shqipërisë. Do të jetë shpresa dhe busulla e shtresës së mesme, do jetë një mjet për ta zbutur polarizimin ekstrem dhe mizor të një shoqërie e cila nëse nuk mendon sot për të shpërndarë pasurinë nuk do ketë mundësi nesër për ta mundur varfërinë dhe injorancën që ushqen ajo. LIBRA – shtoi zoti Blushi – do jetë një arsye për të bindur që të qëndrojnë gjithë ata të rinj,burra dhe gra që sot duan të ikin nga Shqipëria për shkak të papunësisë, padrejtësisë kronike dhe pabarazisë torturuese. Do jetë një instrument për t’i administruar shumë më mirë në dobi të interesit publik burimet tona natyrore. LIBRA do jetë një mjet për ta mbrojtur Shqipërinë dhe natyrën e saj nga abuzimi,nga ndotja,nga shfrytëzimi pa kriter dhe nga importi i ndotjeve dhe mbetjeve të vendeve të tjera”.

Për të theksuar ndryshimin nga partitë tradicionale që kanë dominuar skenën politike shqiptare, zoti Blushi tha se partia e re do të dallohet dhe nga ngjyra. “LIBRA do jetë e verdhë me bindjen se e kuqja na robëroi per 50 vjet,bluja na varfëroi për 20 vjet dhe mavija na turpëroi per 3 vjet.LIBRA do qëndrojë në qendër të gjithë këtij spektri ngjyrash të shplara dhe bindjesh të pluhurosura, duke vendosur zgjidhje të shpejta dhe inteligjente përpara doktrinave dhe ideologjive të ngurta”, deklaroi zoti Blushi.

Partia e tij është e dyta forcë e re politike që krijohet në harkun e një kohe të shkurtër. Pak javë më parë, një tjetër figurë e njohur publike, i angazhuar më parë me të djathtën, Gjergj Bojaxhi zyrtarizoi partinë “Sfida për Shqipërinë” e cila ka bërë bashkë intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile me synimin për të “sfiduar partitë e vjetra dhe tronditjen e sistemit që po rrënon vendin dhe fillimin e ndryshimit të vendit”, siç deklaroi një prej themeluesve të saj.

Braho akuzon: SHISH ka përgjuar titullarë institucionesh dhe zyrtarë

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka thënë sot se SHISH-i ka përgjuar dhe përgjon titullarë institucionesh dhe zyrtarë të lartë.

Ai shprehu sot shqetësim se ky institucion nuk jep llogari në Parlament që prej dy vjetësh.

Braho ka deklaruar se duhen bërë menjëherë ndryshimet ligjore për raportimin e agjencive inteligjente, pasi SHISH refuzon kontrollin dhe llogaridhënien.

‘’Ka dy vjet e ca që Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk raportojnë në Kuvend. Madje edhe një tentativë që u bë për të kontrolluar veprimtarinë për zbatimin e ligjit të financimit, u refuzuar edhe prej tyre dhe falë edhe indiferencës së qeverisë edhe strukturave parlamentare, kjo gjë mbeti në heshtje’’, tha Braho

Më Braho tha se ka dyshime se Shërbimi Informativ Shtetëror nën hundën e Prokurorisë ka përgjuar titullar institucionesh, por këto aludime, sipas tij, duhen vërtetuar.

’Ka pasur sinjalizime të forta, që nën hundët e Prokurorisë janë bërë përgjime për titullarët e institucioneve të tjera, por këto mbeten në kuadrin e hamendësimeve dhe që priten të verifikohen’’, vazhdoi më tej Braho.

Banorët: Si u mbush një avion i bardhë me drogë në Cepo të Gjirokastrës

Banorë të Cepos në Gjirokastër tregojnë se si kanë parë të ulet një avion i bardhë, për të cilin thonë se ka marrë thasë të dyshuar me drogë nga disa automjetet që e prisnin aty.

“Një avion është parë mesditën e të shtunës që kaloi, të ulej në afërsi të fushës që ndan rrugën për në fshatin Zhulat dhe pjesën jugore për në fshatin Plesat në njësinë vendore Cepo”- shkruan jugunews.

Portali citon disa banorë të zonës përreth, kanë parë uljen e avionit të vogël me ngjyrë të bardhë, teksa i’u afruan tre automjete mes të cilëve një fuoristradë me ngjyrë të errët.

Njëra prej makinave, bëri gomë dhe kjo vonoi nisjen e avionit të vogël në drejtimin nga erdhi.

Avioni sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka qëndruar jo më shumë se 20 minuta dhe është ngarkuar me disa kuti dhe thasë të zinj.

Ndërkohë që nuk dihet se cfarë përmbajtje kishin kutitë e mëdha dhe thasët e zinj, por dyshohet se bëhet fjalë për mbi 450 kg marijuanë të presuar.

Fjalët e fundit të ballistëve para pushkatimit: Edhe derr bëhem, por komunist kurrë

Organizata e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare për Lushnjen do ti kërkojë presidentit të Republikës Bujar Nishani t’u heqë dekorimin 67 personave të pushkataur më 23 tetori të vitit 1943 në Lushnje me medaljen “Martirë të Demokracisë”. Lajmin e bëri të ditur Vangjel Bello kryetari i kësaj organizate i ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Bello tha se është duke u përgatitur letra publike që do ti paraqesë kreut të shtetit me kërkesën duke I bashkangjitur edhe argumentet përkatëse që sipas tij janë fakte dhe kundërfakte të pamohueshme.

Sipas Bellos, realisht ka qenë një veprim i ekzagjiruar i Mehmet Shehut për ekzekutimin e tyre porse nuk ka vend që ata të dekoroheshin siç u bë. Bello tha se partizënët e Brigadës së parë kryhen luftime ato ditë në Lushnjë kundër forcave balliste të Isa Manastirliut dhe Hamit Matjanit sepse ata po vepronin si një bandë duke plaçkitur zonën madje duke përdhunuar edhe gra e vajza.

“Ndodhur në këtë situate Birgada e I-rë arriti ta shpartallojë këtë formacion duke kapur robër një pjesë të konsiderueshme” tha Bello duke e pasuar këtë edhe me pushkatimin masiv. Bello dha edhe një detaj interesant siaps të cilit pushkatimi është bërë në dy ditë të ndryshme. Ditën e parë janë pushkatuar 29 persona dhe ditën e dytë janë pushkatuar pjesa tjetër.

Nga ana tjetër, Artan Murrizi, pasardhës i famijeve të pushkatuarëve, Artan Murrizi, i ftuar edhe ai në këtë emision, e kundërshtoi ashpër kreun e organziatës së veteranëve duke hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Murrizi ka katër të pushkatuar në familje dhe një i pestë që sipas tij kishte arritur të shpëtonte gjatë momentit të pushkatimit. Një nga kushërinjtë e babait tim ka arritur që ishte mes atyre që do pushkatohshin rritit të largohej me shpejtësi dhe nuk e zuri asnjë plumb.

“Ai jetoi edhe pas Luftës së Dytë Botëtrore dhe ka vdekur në vitet ’70-të” tregoi Murrizi. I pyetur se cila ka qenë arsye e këtij pushkatimi Murrizi tha se e vetmja arsye është se ata nuk pranuan të bashkoheshin me forcat e Mehmet Shehut sepse kjo do të thoshte se do bëheshin komunistë.

“Xhaxhai i babait tim është pushkatuar sepse tha: Edhe dërr bëhem dhe komunist nuk bëhem kurrë.  Kjo e inatosi shumë Mehmet Shehun dhe i ekzekutoi me dorën e tij”, tha Murrizi.

Zyrtarizohet HEC-i i Poçemit, do investohen 100 milionë euro për 3 vite

Ministria e Energjisë zyrtarizoi marrëveshjen e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Lajmi bëhet publik në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, sipas së cilës, Ministria i ka dhënë kompanisë turke “Kovlu Energy” të drejtën për ndërtimin e HEC-it me fuqi të instaluar 95 megavat.

Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania turke do të investojë 14.1 miliardë lekë, ose mbi 100 milionë euro për hidrocentralin e Poçemit. Koha e ndërtimit është parashikuar 3 vite, ndërsa sasia e prodhimit do të jetë 305 milionë kilovat/orë energji në vit.

Procedurat për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit nisën në korrik të vitit 2015, kur qeveria pranoi propozimin e pakërkuar të një kompanie turke me emrin “Cinar”.

Pasi e shpërbleu me bonus sa 8 për qind të pikëve kompaninë turke, në fillim të këtij viti qeveria shpalli tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e hidrocentralit. Por në garë u paraqit vetëm një ofertë, ajo e kompanisë “Cinar” në konsorcium me një tjetër kompani turke të quajtur “Ayen”.

Oferta u shpall fituese, duke i dhënë kompanive turke të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit dhe shfrytëzimin e tij për 35 vite. Ai i Poçemit është hidrocentrali i dytë që ndërtohet mbi lumin Vjosë, pas atij të Kalivaçit.

Ndërtimi i hidrocentraleve në Vjosë është kundërshtuar nga shoqatat e ambientalistëve. Por Ministria e Energjisë thotë se HEC-i i Poçemit ndodhet poshtë atij të Kalivaçit dhe nuk e prek rrjedhën kryesore të lumit Vjosë.

Maks Velo: Kur i shoh myslimanët në bulevard, mua më zë frika

Nga: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE – Është mbajtur dje në Tiranë tek “Reja” para GKA-së, takimi e debati mbi letërsinë e religjionin. Takimi u nis nga botimi i Mustafa Nanos “Selam aleikum, baba!” e aty morën pjesë Diana Çuli, Dorian Koçi, etj. I pyetur nga Ben Andoni nëse ka frikë nga vdekja, Mustafa Nano tha: “A kam frikë nga vdekja? Një nga kontrastet e mëdha me besimtarët është shumë i thjeshtë: besimtarët mendojnë se me vdekjen fillon një gjë e madhe, ndërsa unë mendoj se me vdekjen merr fund një gjë e madhe. Te kapitulli i fundit, unë kam një personazh që vdes dhe kam bërë një lojë që unë nuk besoj”. Nano vërejti se sipas tij, “kapitulli i fundit mbyllet kështu: shpirti i bekimit që ka vdekur rri mbi varrin e tij. Shpirtit nuk i pëlqen bota e përtejme, edhe pse është e përjetshme. Ai thotë se “unë u binda që ekzistenca është e përjetshme, por u binda edhe se pjesën më të bukur të kësaj ekzistence unë e kam prapa shpine, ishte jeta mbi tokë. Jeta është shumë e bukur dhe vdekja është fundi dramatik, e më dramatik nuk bëhet”.
Në këtë pikë Mustafa Nano sqaroi se prej vitesh është thelluar në studimin e feve. “Kam lexuar Kuranin e Biblën dhe ky thellim më ka bërë me jofetar se sa kam qenë dhe më ka bërë që të mirëkuptoj të gjithë besimtar. Është paradoks, që mbasi lexoj ca libra për të cilët nuk kam respekt, mirëkuptoj njerëzit që këta libra i shohin si librat që bartin të vërtetat më të mëdha që ekzistojnë në këtë botë”. Nano tha se, “që leximi i librave të shenjtë ca njerëz si unë i bën më pak fetar se ç’kanë qenë, kjo kuptohet, por që i njëjti njeri të mirëkuptojë ca njerëz që këta libra i shohin të shenjtë, ndërsa për mua janë të shenjtë, s’e kuptoj”.
MBI FANATIZMIN
“Meraku im për fanatizmin fetar ka qenë një moment këtu në qytet, ka kaluar pa fituar vëmendjen e medias: në bulevard bëhej protesta e shqiptarëve kundër idesë së armëve kimike në Shqipëri, protestë e bukur, unë në atë protestë kam parë 10-20 myslimanë që në protestë e sipër u ulën dhe filluan të luten për të zgjidhur një problem shumë tokësor. Për të zgjidhur një problem te godina përballë, u ulën dhe u lutën. Unë e kam parë këtë me shumë shqetësim”, tha Mustafa Nano. Sipas tij, problemi i atyre që luteshin (faleshin) nuk ishte se u uzurpua një hapësirë laike, nga ca njerëz që mund ta ushtrojnë besimin në mënyrë intime. “Unë e pashë si shqiptar. Ishte një gjë që kishte 100 vite që nuk kishte ndodhur. Një konfondim i tillë i laikes dhe publikes në rrugët e Shqipërisë nuk ishte europiane, ishte shumë Arabi Saudite dhe uroj të mos përsëritet më”.
Ai shtoi se është me idenë që kombi ynë ka natyrë sui generis, ka një strukturë shumë fetare. “Është ngritur mbi një pakt të heshtur – do mbetemi gjallë e në këmbë për sa kohë fetë bien dakord që ky komb është i të gjithëve, jo vetëm i njërës fe”, tha Nano. Ai nënvizoi se po fliste për një traditë që ka islami shqiptar, “sepse islami më intereson më shumë, se është feja që bart një numër problemesh sot”. “Ndoshta për shkak të terroristëve e fanatikëve, edhe për shkak të doktrinës. Islami ynë i traditës është shumë seksi e i lezetshëm dhe i pëlqyeshëm, që kombinon moderacionin, me oksidentalizmin, patriotizmin e respektin për femrën. Këtë islam duam ta rikuperojmë. Mund të më thonë se jam i pafe, por unë do doja që këtë lloj islami ta nxirrnim në eivdencë, e këtë e them si patriot, do garantonim themele të shëndosha të këtij kombi. Na duhet islam i moderuar, duhet ta sjellim në vitin 2016”, e mbylli mesazhin e idenë e tij Mustafa Nano.
MAKS VELO
Pas tij, fjalën e mori Maks Velo, duke thënë se në tezat që tha Muçi ka gjëra të pasakta. “Ju thatë që kombi ynë ka pasur mirëkuptim, po ky erdhi pas pushtimit osman. Kombi ynë deri atëherë nuk kishte nevojë për këtë pakt, se kombi shqiptar ka qenë komb i krishterë. E gjithë zona e Mesdheut ishte djep i krishterë. Nuk jemi vend islami, islami ishte atje tek Arabia Saudite, kjo ka shumë rëndësi edhe për të kuptuar islamin seksi, që nuk është aq seksi”, u shpreh Maks Velo.
Ai shtoi se, “islami nuk jep garanci – ky është problemi. Nuk është problemi që është një tjetër fe, nuk jep garanci se brenda natës mund të gdhihesh nesër vehabist, siç ngjau andej, u shkatërrua një kontinent i tërë. Ka rrezik të prishë edhe BE”. Velo theksoi se, “ky është rreziku dhe aty ka teza shumë të gabuara. “Në fund të jetës bëhet rezultat. Edhe për fenë duhet të bëhet rezultati. Nëse ajo fe do kishte rezultat pozitiv, asnjë njeri s’do ishte kundër. Pse nuk ka kundërshti për budistët në Europë?”, tha Velo. Mandej ai ripyeti: “Pse për këta vetëm? Sepse këta e kuptojnë me shumë dhunë avancimin e tyre. Unë e shoh me shumë frikë këtë. Po të ishte ai islami i mirë, nuk do kishim pasur vajtje në Siri, nuk do kishim pasur një seri evenimentesh që janë të rënda dhe për të cilat ka frikë Europa. Është një problem real. Unë kur i shoh këtu në bulevard, mua më zë frika”.

Shqipëria edhe ndërkombëtarisht vend që shpëtoi hebrenj

Historia e shqiptarëve, kombi që shpëtoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të promovohet gjerësisht.

Kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit të firmosur nga Drejtoria i Përgjithshëm i Arkivave me Autoritetin e Përkujtimit të Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit, Yad Vashem në Izrael.

Yad Vashem është autoriteti më i lartë i përkujtimit të viktimave të holokaustit dhe dhënësi i titullit “Fisnik mes Kombeve”, që përbën vlerësimin më të rëndësishëm për shpëtimtarët e hebrenjve.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Arkivës, Ardit Bido, dhe kreu i Bordit të drejtorëve Yad Vashem, Prof. Dr. Avner Shalev.

“Shqipëria kishte një komunitet prej vetëm 200 hebrenjsh në fillim të Luftës, por në fund të saj kishte mbi 2000 të tillë. Ky numër, pavarësisht se ishte i vogël, vlen për të treguar historinë e veçantë të një populli që kontribuoi për shpëtimin e hebrenjve”, tha z. Shalev.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Bido vlerësoi këtë marrëveshje si të një rëndësie të veçantë, për shkak të rolit unik që Shqipëria luajti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bido theksoi se Arkivat Shqiptare tregojnë jo vetëm historitë personale të hebrenjve, por përmbajnë edhe dokumente të një rëndësie të veçantë që rrëfejnë rolin e ministrave të asaj periudhe, apo të katër komuniteteve fetare shqiptare për shpëtimin e popullsisë hebraike,

“Historia e Shqipërisë gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, është një moment krenar për vendin tim. Kjo histori nuk duhet fshehur më, nuk duhet të mbetet në Arkiva, pa qenë e aksesueshme për sytë e publikut. Këto burime arkivore duhet të promovohen dhe të shpërndahen në mbarë botën, nëpërmjet mjeteve që na ofron teknologjia. Kjo nuk duhet të bërë për të mirën e hebrenjve dhe Izraelit, e as për të mirën e shqiptarëve e Shqipërisë, por për të mirën e njerëzimit; një provë që edhe gjatë vështirësive, edhe gjatë luftës, edhe gjatë periudhave të errëta të ideologjive ekstreme, ka mjete që njerëzit e zakonshëm mund të përdorin për të shpëtuar konceptet bazike të të qenit qenie njerëzore. Nuk mund të mendoj një vend më të mirë për të gjetur prova të tilla sesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe nuk mund të gjej një bashkëpunëtor më të mirë për një projekt të tillë sesa Yad Vashem, një institucion udhëheqës në përpjekjen për të bërë njerëzit të mos harrojnë të shkuarën për të mos u përsëritur marrëzia e shekullit të kaluar”, është shprehur z. Bido.

Berisha: Të mos largohemi nga sheshi dy javë rresht, kështu e rrëzojmë Ramën

Në intervistën e tij për ABC News, Berisha ka kërkuar nga PD, që të nisë protestat për rrëzimin e Ramës.

Por, sipas tij, protestuesit nuk duhet të largohen nga sheshi, deri sa të rrëzohet qeveria.

“Shqiptarët janë të stërngopur me Ramën. A mund ta rrëzojnë shqiptarët atë? Absolutisht që në rastin e parë që do të vendosin. Por ka një gjë. Rama rrëzohet kur ata të ndërmarrin një protestë të qëndrueshme.

Historia e lëvizjeve demokratike në Shqipëri është, përveç lëvizjes së dhjetorit, ato kulmuan vetëm kur ato qëndruan. Në shkurt 91 po të mos qëndrohej dy javë në protestë dhe të finalizohej me grevë urie, ka rrezik që Enver Hoxha ta kishte përsëri statujën në Sheshin Skënderbej. Por shqiptarët qëndruan në betejën e tyre më epike në histori. Po kështu në kombet të tjera. Ndaj e kanë në dorë të nisin një protestë, dhe unë ju garantoj që Rama nuk pret dot as dy javë. Ikën, ikën se është i ikur si qeveri. Mori vendimin për plehrat? Pse nuk e voton dekretin e presidentit? Po kryeministër në botë që nuk bën mocion nuk ka kush në botë. Se është i pakarakter. Qeveritari është qeveritar dhe i nënshtrohet kushtetutës së vet e cila thotë se në këtë rast paraqitet për mocion. Në vend se të bëj këtë, rri si një njëri jo normal, të bindë shqiptarët duke shfrytëzuar mediat, se mbetjet nuk janë pleh e se plehu nuk është mbetje. Ndaj dhe shqiptarët e kanë në dorë, kanë edhe gurin edhe arën për tu ndarë nga kjo qeveri, e cila është në kuptimin më të saktë të fjalës; një organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Berisha.

Gazetarja: Duhet të shofin dhe një ekip përballë shqiptarët. Zoti Basha ka thënë disa herë se konsideron veten si kryeministër në hije, por kryeministri hije duhet të ketë dhe ekipin. A po vonon PD për të përcaktuar ekipin, për të prezantuar atë. Do jetë më pas hartimi i listës së deputetëve. Ka patur një pranim bashkëfajësie në lidhje edhe me sistemin e rënë dakort në 2008 nga zoti Basha. A është ky një moment për ta bërë këtë? Si e konsideroni ju?

Berisha: Unë mendoj se PD ka njerëz, shoqëria shqiptare ka shumë njerëz, bota akademike ka shumë njerëz dhe jo pak, shqiptarë të shkolluar e të zotë në Shqipëri dhe në botë ka plot. Dhe absolutisht PD, duke marrë parasysh këtë tërësi, mund ti japi vendit qeverinë më të aftë që ka patur ndonjëherë në histori, me ministra jo të pashkolluar, se gjysma e tyre janë me diploma poshtë e përpjetë, por me ministra të shkolluar në universitetet më serioze të botës. Po të isha unë qytetar, ajo që do i kërkoja PD-së, do i kërkoja një spektër të gjërë përfshirje në qeverisje, sepse sot potencialet janë shumë më të mëdha se sa ishin 10 apo 15 vite më parë. Kështuqë nuk ka asnjë mungesë PD për të organizuar, për të paraqitur qeverisjen më të mirë, kandidatët më të mirë dhe ekipin e fitores. Unë them se pothuaj i ka gati. Them, sepse duke qënë se nuk merrem me asnjë aspekt të organizimit të PD, nuk mund të them gjëra konkrete, por PD këto që thashë i ka në punën e përditshme.

Ndërkohë, lidhur me reformën në drejtësi, Berisha thotë se Vettingun e ka propozuar vetë PD-ja, por u shtrembërua nga Rama:

“Vettingun e ka kërkuar PD, jemi ne nismëtarët e Vettingut. Ajo është kërkesë e jona por jo gjah shtrigash, jo gjah politik. Vettingun e bëjnë burra dhe gra, njerëz të ndershëm, të cilët s’kanë asgjë për ti fshehur shqiptarëve për veten e tyre dhe pastaj nuk lejojnë të fshehin as për të tjerët. Kjo është e gjitha”.

Falimentojnë Shkencat e Natyrës: Gjashtë programe nuk kanë kandidatë!

Shtyrja e afatit të regjistrimeve deri më 1 nëntor nga Ministria e Arsimit për të plotësuar kuotat e lira në universitete mesa duket nuk është zgjidhja.

 

Në Fakultetin më të madh të Universitetit të Tiranës, te Shkencat e Natyrës, nga 10 degë studimi, regjistrimi për shpalljen e fituesve duke ulur vijën e kuqe vijon vetëm në 4 programe, pasi në 6 programe të tjera nuk ka më kandidatë. Kjo gjë u deklarua për “GSH” nga dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.

“Me shtyrjen e afatit të regjistrimeve në fakultetin tonë vijon plotësimi i kuotave të parealizuara vetëm në 4 programe studimi nga 10 programe që kemi në total. Pasi në 6 programe të tjera, edhe pse kemi shumë kuota të lira, nuk ka më kandidatë, janë ezauruar listat e aplikuesve, pasi regjistrimi u zhvillua në 6-7 faza”, sqaron dekani Drushku. Sipas tij, programet e studimit ku nuk ka më kandidatë dhe nuk ka çfarë vije të ulet, janë degët e Kimisë, Matematika dhe Fizika, në total këto programe studimi kanë 126 kuota të lira. “Bëhet fjalë për programet Kimi, Kimi Industrial dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Fizikë, Matematikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike. Në këto programe, listat e kandidatëve aplikues poshtë vijës janë ezauruar që në fazën e fundit pa u shtyrë ende afati nga MAS”, thekson dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.

Po ashtu, ky fenomen është hasur edhe në një nga degët më të kërkuara, pikërisht në degën Farmaci, ku do të mbesin 14 kuota të lira, pasi nuk ka më kandidatë që të mund të regjistrohen. Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, kjo situatë ka ndodhur pasi kandidatët nga frika se mos mbeten pa shkollë janë regjistruar në programet e tjera ku janë shpallur fitues. Faktikisht, sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti, kjo gjë pritej që të ndodhte nga tejzgjatja e regjistrimeve. Dhe më e mira sipas tij do ishte që kandidatëve t’u jepej një tjetër mundësi, duke aplikuar për këto kuota të liria, në mënyrë që ato të mos digjen.

Ndriçim Mehmeti
“Regjistrimi i maturantëve, i cili vazhdon ende, nxjerr çdo ditë e në pah se ky proces ka dështuar. Procesi kaloi nga një ditë në tjetrën, duke krijuar një kaos dhe çorodi. Fillimisht ministrja Nikolla deklaroi se regjistrimet do të kryhen nga vetë IAL publike e private, më pas ministrja deklaroi se AKP është përgjegjëse për llogaritjen dhe regjistrimin e studentëve. Pak ditë më parë, mësuam se ky proces, ka kaluar tashëm në duart e Rrjetit Akademik Shqiptar”, thekson Mehmeti. Sipas tij, ky keqmenaxhim i procesit të regjistrimit në IAL publike e private ka sjellë “arratisjen” e maturantëve nga Tirana drejt Durrësit, për të studiuar në programet më të preferuara të tyre. “A mund të na shpjegojë kush sot, sesi është e mundur që UAMD merr më shumë kuota në fushën e studimeve mjekësore, thuajse i plotëson ato, dhe Universiteti i Mjekësisë, që ka një infrastrukturë shumë të kompletuar dhe një traditë më të gjatë ka me dhjetëra vende bosh”, shpjegon Mehmeti.

Gazeta Shqiptare 

Nishani apo Rama, kush ka të drejtë? – Nga BLENDI FEVZIU

Vendimi i Presidentit të Republikës për të dekoruar 67 shqiptarë të pafajshëm, të vrarë padrejtësisht dhe të nëpërkëmbur për më shumë se 73 vite ka rihapur edhe një herë një debat të nxehtë në vend. Atë që lidhet me Luftën e Dytë Botërore dhe me rreshtimin e shqiptarëve në formacionet politike të saj. Për fatin tonë të keq, debati nis si gjithnjë nga personat më pak kompetentë dhe në vend të historisë, u referohet filmave të kinostudios “Shqipëria e Re” dhe imazheve të socrealizmit. Pa dashur të hyj në një debat që kërkon shumë më tepër thellim dhe shumë më tepër hapësirë se sa një editorial, dua të nënvizoj se vendimi i presidentit ka dy anë: atë historike dhe atë morale.

Konteksti historik, është ai që keqinterpretohet më shumë dhe që përdoret kryesisht nga ata që e shohin si politikë dite. Në këtë kontekst, presidenti nuk ka gabuar aspak. Masakrimi i 67 pjesëtarëve të një formacioni të Ballit Kombëtar, por në realitet, një grup fshatarësh që as kishin vrarë njeri dhe qenë bashkuar për të luftuar italianët, më 21 tetor, ka qenë një akt i pastër kriminal. Ai u krye nga Brigada e Parë me një vendim të marrë nga Dushan Mugosha (shihni kujtimet e Xhelal Staraveckës). Qëllimi ishte thjesht terrorizimi i mbështetësve të Ballit dhe marrja e pushtetit në një moment që në Shqipëri ishte krijuar vakum. Italianët kishin kapitulluar, ndërsa gjermanët qenë vendosur vetëm në disa qendra dhe pika strategjike.

Masakra e Lushnjës e kishte nismën në dështimin e Mukjes. Atje, ku komunistët, ballistët dhe nacionalistë të tjerë u bashkuan dhe firmosën për një luftë të përbashkët ndaj okupatorëve. Por, ndërkohë Italia kapitulloi dhe pushteti i ardhshëm ishte më i rëndësishëm se sa lufta. Pavarësisht se firmosi, PKSH vendosi ta prishë marrëveshjen e Mukjes.

“Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij”.

Kjo frazë përbën thelbin e letrës që Enver Hoxha i nisi më 1 tetor të 1943-it Komitetit Qarkor të Gjirokastrës. Për mbështetësit e Ballit Kombëtar, kjo është dita e fillimit të përplasjeve zyrtare ushtarake midis dy formacioneve politike, që u shndërruan në dy forca armike. Edhe pse përplasje mes tyre kishte pasur edhe më herët, ato qenë në fakt sporadike. Prishja e Marrëveshjes së Mukjes qe jo vetëm humbja e një shansi për luftë të përbashkët kundër okupatorit, por edhe fillimi i përleshjeve të armatosura midis palëve. Përplasjet nisën në fillim të muajit shtator me vrasjen e 6 ballistëve në Ziçisht. Nga 1 shtatori deri më 1 tetor u numëruan dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Viktimat e Lushnjës u masakruan në këtë moment. Asnjë prej tyre, kurrë nuk kishte bashkëpunuar me italianët, kundër të cilëve ishin ngritur. Në vitet e fundit të jetës, vetë Mehmet Shehu, siç dëshmon djali i tij, Bashkim Shehu në librin “Vjeshta e Ankthit”, shprehte pendesë për këtë akt. Ishin njerëz të pafajshëm, që u vranë për të ngjallur frikë tek të tjerët. Dhe për të frenuar mobilizimin e mëtejshëm në forcat e Ballit. U vranë për pushtetin e ardhshëm.

Më 26 tetor të 1943-it Balli Kombëtar lëshoi një “thirrje drejtuar Nacionalçlirimtares” me titullin: “Vëllavrasja ka fillue!”

Mbështetësit e komunistëve kanë deklaruar gjithnjë se luftën vëllavrasëse e filloi “Balli Kombëtar”, se ishin pjesëtarët e tij që iu bashkëngjitën forcave gjermane dhe që sulmuan forcat partizane. Por, asnjë historian deri më sot nuk mund të thotë që Balli ka bashkëpunuar me okupatorët përpara tetorit të vitit 1943. Ky është konteksti historik.

Ai moral është tjetër. A meritonin këta 67 persona të dekoroheshin dhe cili ishte kontributi i tyre në këtë rast? Ata janë viktima të pafajshme të një lufte civile dhe një përplasjeje forcash, që për fatin e tyre të keq, qëlloi të kulmonte pikërisht në fshatin e tyre. Në fakt, presidenti duhet të përgatisë një nderim më të denjë dhe më domethënës për Mithat Frashërin, kreun e Ballit Kombëtar, djalin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, anëtarin e kabinetit të Ismail Qemalit, krijuesin e Bibliotekës Kombëtare shqiptare, shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur dhe militantin antifashist. Askush deri më sot, asnjë historiograf komunist nuk ka dëshmuar ndonjë bashkëpunim të Frashërit me gjermanët. Por, ai është përbaltur pa të drejtë dhe sot, ende prehet në një varrezë në Long Island të Nju Jorkut. Ky njeri ka lënë një testament. Ai ka dorëzuar të gjithë pasurinë e tij për Shqipërinë, me kusht që ta varrosnin në oborrin e Institutit Albanologjik, nëse ndonjë ditë do të ngrihej një i tillë. Ai vijon të prehet ende larg, vetëm si pasojë e një manipulimi historik.

Sa u takon 67 personave, ka edhe një shikim tjetër. Vrasja makabre e atyre të pafajshmëve ishte vetëm një akt. Për 50 vitet me radhë, familjet tyre janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme. Familjet u izoluan, fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve që nuk i njohën kurrë iu mohua punësimi normal dhe shkollimi. Ata e vuajtën këtë si një njollë në biografi dhe ky dekorim është edhe një sadisfaksion moral për vuajtjet e tyre. Ata nuk ngjallen dot më, familjet nuk e shpërbëjnë dot persekutimin e padrejtë dhe të pamerituar, nuk i kthejnë dot mbrapsht vuajtjet që kanë hequr. Lërini së paku të ndihen krenarë me atë dekoratë simbolike, sa për t’u treguar të gjithëve, por edhe vetes, se e vërteta vonon, por nuk humbet kurrë.

Ke vepruar drejtë zoti President, por është ende shumë pak. Historia nuk bëhet me filmat e Kinostudios dhe e drejta nuk ka lidhje me politikën e ditës. Marrë nga opinion.al

(Video-Foto) Përurohet “Liceu Artistik”: Nga dyert e tij do të vijojnë të dalin Inva Mula, Sajmir Pirgu, Tedi Papavrami apo Ermonela Jaho të rinj

Prej disa ditësh artistët e ardhshëm të Liceut Artistik “Jordan Misja” do të mësojnë dhe ushtrojnë talentin e tyre në ambiente e kushte dinjitoze. Bashkia e Tiranës përfundoi projektin e rikonstruksionit të plotë të godinës së shkollës së artistëve, ambientet e reja të të cilit u përuruan në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe pedagogë e nxënës të shkollës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Rama theksoi se pavarësisht se Liceu Artistik konsiderohet si një ndër vatrat më të çmuara të ekselencës shqiptare, ai ka qenë jashtë vëmendjes së investimeve, duke degraduar me kalimin e viteve. Prandaj, Rama vlerësoi faktin që pas shumë vitesh, Bashkia e Tiranës e rikonstruktoi plotësisht shkollën, ku kanë mësuar disa nga emrat më të njohur të artit shqiptar dhe botëror.

“Shkolla ka përjetuar një rrënim të vazhdueshëm për shkak të mungesës së plotë të vëmendjes dhe fatkeqësisht unë nuk arrita dot të bind njeri, lart në qeveri, se duhej bërë një investim masiv në këtë shkollë qysh në atë kohë, pasi që nga pianot që janë instrumenti bazë i shkollës, e deri tek atelietë e arteve vizuale, gjithë lënda e parë me të cilën punojnë nxënësit dhe mësuesit e liceut, duhet të ishte vërtet e vjetër në pikën që nuk krijonte më ato kushte pa të cilat është e pamundur të kërkosh cilësi. Sidoqoftë, kaluan jo pak vite, por ja dolëm që më në fund, mbas kushedi se sa dekadash, liceu të ketë pianot e reja, të ketë klasat dhe atelietë e reja, edhe pse projekti është ende i paplotë, pasi duhet me patjetër të plotësohet me sallën e re të koncerteve, të audicioneve, të aktiviteteve që liceu i ka të gjithë mundësitë të bëjë edhe për komunitetin jashtë mureve të tij”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ai siguroi se falë bashkëpunimit qeveri-bashki do të bëhet e mundur edhe realizimi i investimeve plotësuese në këtë shkollë, në mënyrë që t’u lihet më pas mësuesve dhe nxënësve për të bërë më të mirën për të rritur cilësinë përmes studimit të posaçëm dhe intensiv, që në këtë shkollë ka qenë gjithmonë traditë.

1

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu kënaqësinë që falë këmbënguljes, bashkëpunimit dhe vullnetit për t’i dhënë artistëve të rinj një ambient normal për zhvillimin e aftësive të tyre artistike, u bë e mundur realizimi i rikonstruksionit të kësaj godine.

“Ka dy kategori njerëzish në vendin tonë: ka njerëz që prodhojnë, dikush prodhon muzikë, dikush prodhon art, dikush prodhon punë konkrete dhe ka njerëz që gjithë ditën komentojnë, flasin, japin mend se si bëhen gjërat. Ne kemi zgjedhur të jemi te kategoria e parë, si bashki, si qeveri, si drejtues të liceut, ju si liceistë dhe si njerëz që besoni më shumë te një produkt konkret, te një vend si ky që prodhon art, gjëra të bukura, dashuri, energji pozitive për qytetin tonë, se sa të jemi te tufa e qaramanëve dhe kritikëve. Por, vendi ecën përpara vetëm me një gjë: vetëm me punë konkrete dhe me angazhim tek ajo që kemi me pasion”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ishte e pafalshme që një institucion i tillë, i cili ka nxjerrë mjaft artistë, të cilët e kanë çuar emrin e Shqipërisë në arenat më të mëdha dhe të rëndësishme të artit botëror, ishte lënë në një gjendje të mjeruar.

“Kur kam ardhur herën e parë dhe pashë që në hollin e hyrjes së shkollës ishte puseta e ujërave të zeza thashë: Si ka mundësi? Si mund të jemi një komb me dy standarde? Si ka mundësi që rrahim gjokset dhe themi ‘O sa mirë me qenë shqiptar’, kur Inva Mula, Sajmir Pirgu, Tedi Papavrami apo Ermonela Jaho ia dalin të kenë sukses jashtë, kurse puseta e ujërave të zeza është e hapur m’u në mes të Liceut? A nuk jemi një shoqëri me dy standarde nëse nuk e korrigjojmë këtë? Ndaj më vjen mirë që me këmbënguljen e kryeministrit, ministres së Arsimit, ministres së Kulturës dhe punën e bashkisë, sot kemi një rezultat perfekt sepse ajo që themi është ajo që bëjmë”, shtoi Veliaj.

Ai u shpreh i sigurt se tashmë, falë edhe këtij investimi, kjo shkollë do të nxjerrë edhe më shumë artistë, që nesër do jenë krenaria jonë kombëtare. Ndërkaq, Veliaj njoftoi se edhe shkolla “Kosova”, që gjendet në këtë lagje, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit shumë shpejt.

Liceu artistik “Jordan Misja” është krijuar në Janar të vitit 1947. Aktualisht aty mësojnë rreth 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurative dhe muzikore, si dhe klasat e përgjithshme. Ndërhyrja në shkollë u realizua me investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa rikonstruksioni ka prekur fasadën kryesore, fasadat e brendshme për shkak të lagështirës, hidroizolimin e kateve, tualetet, dyert e dritaret, sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit, ngrohjen e shkollës, gjelbërimin e territorit të jashtëm si dhe terrenet sportive./tvklan.al

lic1

lic2 lic3

lic4lic5lic6lic7

Emrat: Ja cilët janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri

Fondacioni për Liri Ekonomike, në bashkëpunim me gazetën MAPO kanë publikuar studimin e fundit sa i takon personave më të pasur në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre.

Sipas raportit të përgatitur, në krye të listës vijojnë të mbeten Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vasil Naçi duke u ndjekur më pas nga Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelli.

Renditja12Raporti shton se analiza ka ardhur në përfundim për secilin prej tyre përmes kapitaleve sipërmarrëve së secilës kompani dhe investimeve të ndryshme në veprimtari ekonomike dhe prona të patundshme.

Raporti:

FLE1-620x350Vlen për t’u cituar se dy janë burimet e informacionit të përdorur në këtë analizë: deklarimet zyrtare në QKR si dhe përgjigjet individuale sipas një formulari të iniciuar dhe mbrojtur konfidencialisht.

Qasja ka qenë e tillë me qëllim minimizimin e marzhit të gabimit në përllogaritjet e renditjes dhe sidomos, përafrimit me sa më shumë realitetit, me synimin e reflektimit sa më të saktë jo vetëm të përfaqësimit nominal të këtyre individëve, por edhe të një renditjeje sa më racionale.

Kjo shërben edhe më tutje në ilustrimin e dinamikave të ekonomisë shqiptare duke materializuar iniciativat individuale dhe pozicionimet e tyre sipas industrive të ndryshme ku janë të pranishëm, veçmas dhe në tërësi si portofole investimesh.

Teksa janë marrë në shqyrtim të dhënat e depozituara zyrtarisht në QKR për të gjitha bizneset, duke ndarë dhe analizuar më vete secilin prej individëve me pjesët takuese në kapitalin pjesëmarrës për secilën kompani, për shumicën prej tyre janë përdorur edhe të dhënat e ofruara me iniciativë të lirë.

Këto të dhëna janë mbledhur sipas një formulari të strukturuar me kujdes me qëllim identifikimin edhe të atyre aseteve takuese që nuk janë detyrim i legjislacionit shqiptar, asete këto si pjesë e investimeve të ndryshme në të patundshme dhe veprimtari

ekonomike jashtë territorit të Shqipërisë. E gjitha kjo qasje risi, siç u theksua edhe më lart, duke ruajtur maksimalisht konfidencialitetin e deklaruesve dhe vetëm e vetëm me qëllimin e mirë në shërbim të një analize sa më të saktë e të paanshme. Kriteret dhe parametrat e analizuar në këtë studim marrin në konsideratë këta tregues:

Kapitalin aksioner dhe pjesët takuese proporcionalisht;

Fitimin (proporcional) të vitit ushtrimor;

Kapitalin neto proporcional

Pas renditjes së mësipërme sipas të dhënave të përpunuara, është përdorur edhe metodologjia ndërkombëtare e ponderimit me qëllim konsolidimin e tre renditjeve të ndryshme në një të vetme dhe gjithëpërfshirëse. Ky lloj përpunimi që sintetizon informacionin në shumë plane njëherësh, shërben njëkohësisht edhe si baza e konkluzionit të renditjes së 10 sipërmarrësve për vitin 2015.

Eda Zari dhe Elina Duni me deklarata të forta në mbrojtje të Valbonës

Dy këngëtaret e xhazit, Eda Zari dhe Elina Duni dalin sot në një konferencë për mediat, për të prezantuar koncertin-protestë që do të mbajnë nesër në Valbonë.

“Të mbrojmë tokën, ujin, ajrin dhe jetën!”, me këtë moto këngëtaret prej javësh po përgatisin këtë pasi kanë ndjekur zhvillimet e fundit në vendin tonë, dhe shprehen se janë të shqetësuara mbi vendimet që po merr politika për luginën e Valbonës.

“Duke ndjekur zhvillimet e fundit në Shqipëri, u shqetësuam nga dy ngjarje që prekin ndjeshëm të tashmen dhe të ardhmen e vendit: ndërtimin e HEC-eve në shtratin e lumit të Valbonës, dhe debati i ligjit “Për importin e mbetjeve në Shqipëri”. Për të shprehur shqetësimin tonë dhe për të sensibilizuar opinionin publik, ndërmorëm organizimin e dy koncerteve-protestë, një në Valbonë dhe një në Tiranë, në kundërshtim të ngjarjeve të mësipërme”, transmeton KultPlus deklaratën për shtyp që këngëtarja Eda Zari ka shpërndarë dje.

“Kur mendimet e Evropës nuk përputhen me politikat e Tiranës, ata Evropën nuk e përmendin. Kjo logjikë referimi nuk qëndron. Dëshirojmë të kujtojmë se Parlamenti Evropian është shprehur se Shqipëria nuk duhet të prekë në asnjë mënyrë parqet kombëtare, ku bëjnë pjesë Vjosa dhe Valbona. Po aq justifikimi se prodhimi i energjisë elektrike është i rëndësishëm, përsëri nuk qëndron: është po parlamenti evropian që thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për aq shumë energji. Dhe ne themi: ndoshta aferat dhe sipërmarrjet private kanë nevojë për atë ‘energji’”, ka vazhduar më tej deklarata.

Sipas ligjeve të Shqipërisë, Lugina e Valbonës është zonë e mbrojtur, është park kombëtar i kategorisë II, prandaj sipas artisteve brenda territorit të këtij parku nuk lejohet asnjë formë ndërtimi, aq më tepër ndërtimi i HEC-eve, të cilat do të zhvendosin ujin dhe shtratin e lumit, për ta burgosur nëpër tubacione. Artistët reagojnë se e gjithë praktika e dhënies së lejeve të ndërtimit për këto HEC-e është mbajtur deri sot, e fshehtë nga një grup banorësh, të cilët në mënyrë ligjore, kanë kërkuar transparencë. Po ashtu, institucionet që janë përgjegjëse për të garantuar këtë transparencë nuk po kryejnë detyrën e tyre, dhe askush nuk po shqetësohet të kontrollojnë a po funksionojnë institucionet.

Për këtë në deklaratën e tyre nuk hezitojnë që ndërtimin e HEC-eve t’ia faturojnë faktit se është biznesi privat që pasurohet, si heshtin institucionet, shteti duke u justifikuar në mënyrë të bindshme, “duke u përpjekur të trajtojë shtetasit si fëmijë”.

“E njëjta situatë ndodhi në mënyrën si u hartua dhe u votua në Parlamentin Shqiptar ligji “Për importin e mbetjeve”, pa asnjë fushatë informimi, pa marrë parasysh se ligjet në Parlament kalojnë duke pasur në vëmendje interesat e vendit, domethënë, të qytetarëve. Kur qytetarët mbahen larg ngjarjeve dhe në errësirë të fakteve, asgjë e mirë nuk mund të ndodhë në dobi të qytetarëve, por e kundërta. Parlamenti evropian u prononcua edhe për importin e mbetjeve: Shqipëria nuk riciklon as 30% të mbetjeve të veta, Shqipëria nuk ka arritur ende të bëjë ndarjen në burim të mbetjeve të veta”, reagojnë artistët edhe për çështjen tjetër mjaft të kundërshtuar siç është ligji për mbetjet.

Nga kjo situatë e krijuar duke pasur përgjegjëse të gjitha formacionet politike në Shqipëri, këngëtaret ndajnë se këto arsye ishin nxitje për të marrë nismën e organizimit të koncerteve-protestë në Shqipëri, njërin në Valbonë, në 29 tetor, pikërisht aty ku po ndodh shkatërrimi i Parkut Kombëtar të Valbonës dhe tjetrin në 30 tetor në Tiranë, “aty ku po kërkohet të ligjërohet përfundimisht rrënimi i natyrës shqiptare”.

“Kjo nismë ka për qëllim të sensibilizojë vetë qytetarët, në radhë të parë, sepse, pa natyrë të shëndetshme, nuk ka jetë të shëndetshme, nuk ka të ardhme të shëndetshme. Natyra, burimet natyrore, ato vende të shpallura Pasuri Kombëtare, janë pronë e çdo shqiptari, dhe nuk mund të përdoren për interesa të ngushtë individualë. Shteti duhet të jetë garant për këtë, është përgjegjësi e tij! Por, sa herë që cenohet natyra, çdo shqiptar ka detyrë të reagojë. Shteti ka detyrë të funksionojë. Nëse ndodh ndryshe, nuk kemi as qytetarë, as shtet. Prandaj, iu bëjmë thirrje qytetarëve të kërkojnë të drejtën e tyre, të shprehin lirshëm ndërgjegjen e tyre qytetare, dhe i bëjmë thirrje shtetit, në gjithë hallkat e tij, të funksionojë”.

Këngëtaret ndalen në faktin se ky koncert-protestë nuk ka asnjë qëllim politik, dhe as është e përkrahur nga ndonjë agjendë politike. Deklarata mbyllet: “Çdo përdorje e kësaj proteste nga palë që kanë qëllime të ndryshme, nuk miratohet nga ana jonë. Ndërkohë, ftojmë çdo organizatë, të bashkohet me nismën tonë, me moton e mësipërme, ashtu si mundet, në çfarëdo forme mundet”.

Shpërthen deputetja e PD-së: Krimbat brenda nesh janë më të rrezikshëm se PS-LSI

Majlinda Bregu, Astrit Patozi apo Eduard Selami nuk janë të vetmit deputetë “rebelë” brenda Partisë Demokratike. Edhe një kolege e tyre, Liljana Elmazi shpreh hapur mendimin se PD-ja jo vetëm nuk është në ditët e saj më të mira por se brenda saj ka edhe deputetë që siç shprehet Elmazi e shohin partinë për interesa personale. Në një postim në “Facebook”, ajo shton pyetjen se: “Do të shpëtojë ndonjëherë PD nga ata pseudodemokratë që e duan si “lopë” për ta mjelë kur është në pushtet, apo për të bërë karrierë në opozitë”?

Sipas deputetes së PD-së në Qarkun e Vlorës, këta psedudemokratë, as edhe një profesion tamam nuk e kanë. “Mendojnë që shpejt mund ta kthejne në ‘lopë’ për ta mjelë për poste deputetësh apo pushtetarësh, ndërkohë që, jo vetëm nuk kanë kontribut në PD, nuk kanë as vlera, për mos thënë antonimin e saj, madje as votat e tyre e familjareve nuk i kanë dhënë PD”, – shprehet deputetja.

Alarmi që ajo përcjell është, se këta individë sipas saj janë edhe më të rrezikshem se “Rilindja” dhe LSI-ja. “Këta janë si ai krimbi apo mola që ma e gërryejnë PD nga brenda pa u ndjerë, larg imoralët politikë e jopolitikë. Dhe mediokriteti nga PD, përveçse të këqija, asnjë të mirë nuk i sjellin, ndryshe nga dallojmë ne nga imoraleti e mediokriteti rilindas”?

Zgjidhja e kësaj situate, sipas Elmazit, është që në parti duhet të aderojnë burra e burrnesha e jo marioneta. Sipas saj, këto persona që në fakt gjithmonë janë padobi, janë edhe të dëmshëm.

“Duhen burra e burrnesha në opozitë sot, e jo marioneta, që në fakt gjithmonë janë padobi, madje të dëmshme. Duhet dekriminalizim i politikës, por jo vetëm, mendoj që edhe deimoraliteti në politikë do e pastronte politikën”,- mbyll komentin e saj në “Facebook”, deputetja e PD-së e Qarkut të Vlorës, Liljana Elmazi.

Enverizmi politik dhe mediatik – gangrena e sistemit dhe vlerave demokratike – Nga Besim NDREGJONI

Shoqeria shqiptare po perballet cdo dite me helmimin ideologjik te diktatures komuniste dhe me mashtrimin dhe dejvijimin e vertetes ne mes krimeneleve qe shkaktuan mijera viktima dhe Viktimave te pafajshem.  Sot mbas 26 vitesh ato perbalten nga Enverizmi politik dhe mediatik. Presidenti i Republikes Bujar Nishani ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe ne nderim te jeteve te pafajshem që i ekzekutuan  kriminelet e diktatures Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Qemal Klosi etj. ndaj atyre shqiptareve qe nuk pranuan diktatin komuniste ne Shqiperi ne 71 vjetorin e vrasjeve te tyre i nderoi  medaljen  “Martir te Lirise “  67 qytetar të  Krahines së  Lushnjes të  vrare pa asnje faj nga krimineli Mehmet Shehu. Veprimi i Presidentit ishte kushtetues,  një  nderim ndaj jetëve të  tyre,  një nderim njerzor dhe kombëtar.  Por ky nderim tmerroi ideologët dhe historianët e diktaturës, Paskal Milon, Pëllumb Xhufin, Moikom Zeqon , Vito Kapon, e deri tek Zv ministri i Mbrotjes Petro Kocin, dhe disa të ashtuquajtur veteran që jane pjesmarres në krimet  ndaj qytetareve të Lushnjes dhe të  Shqipërise,  denuan nderimin e Presidentit dhe kërkuan në kor që ketyre qytetareve shqiptare të u  hiqej dekorata se këta ishin bashkepuntore të  fashizmit etj perralla me dediktiv te ketyre qe kan mbi 70 vite qe manipulojne deformojne te verteten. Po cili dokument arkivor shqiptar dhe I huaj verteton qënjen e ketyre martirve me fashizmin  e aq me pak se keto dhe para pushkatimit  deklaruan se ne “derra bëhemi e kamunista jo”.   

KRIMINELET ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU.

Ky kor kukuvajkash ideolloge që  në  ndërgjegjen e tyre rëndon indokrinimi ideologjik  dhe mashtrimi me te vërteten.  Ky kor liliputesh hulmutimi i tyre ndaj ekzekutimeve , burgjeve  torturave  vrasjeve pa gjygj  grabitjeve , përdhunimeve  dosjeve teë hetusisë   të  sigurimit të  shtetit është inekzistente. Ju kujtojme këtyre liliputeve të  diktaturës se e vërteta e shkatron manipulimin tuaj gjysëm shekullor. Ju në vend që  të skuqeni nga krimet që  kan bërë  Mehmet Shehu, Hysni Kapo  e Klosët me kompani dhe të ju kërkoni falje atyre familjeve lushnjare , keni kurajo dhe përbaltni të vërteten historike të  atij krimi që  pë r 50 vite e keni manipuluar dhe keqintpretuar simbas politikes diktatoriale.  Është  turp dhe papërgjegjësi  kombetare që  shtypi i shkruar,  boton gënjeshtrat dhe shpifjet e mbrotjsve të  krimineleve dhe hesht përball jetëve të pafajshëm të viktimave.

Unioni Kombetar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të  Shqipërise  I kërkon Kryeministrit Edi Rama dinstancimin nga ky kor helmuesësh  ideologjik të  diktatures, dhe shkarkimin e menjëhershëm të Zv Ministrit te Mbrotjes  Petro Koci për perbaltjen dhe shpifjen , urretjen ndaj lushnjareve që  i vrau krimineli komuniste Mehmet Shehu.

Zoti Kryeminister mbani përgjegjesi kushtetuese para kombit nqs prishni ekulibrat e shoqërise, dinstancimi i juaj është  detyrim kushtetues dhe kombëtar,

HAMIT MATJANI LUFTETARI ANTIFASHISTE DHE ANTIKOMUNISTE DHE BASHKEPUNTOR I CIA VRARE NGA KOMUNISTAT.

I kërkojme Presidentit të  Republikes Bujar Nishanit të  nderoi me urdherin e larte ‘

“ Nderi i Kombit ,” Trimin antikomuniste e anti fashiste  Lushnjarin Hamit Matjanin duke vne ne vend të  vertetën e kontributin e  këtij luftetari  që ishte ushtar i atdheut të  tij të nderuar dhe në shërbim të  SH.B.A. për meritat si luftetar ndaj diktatures komuniste. E verteta duhet të  shkatroi totalishte  enverizmin politik e mediatik që  është  bëre gangrenë e sistemit dhe vlerave demokratike , që po helmon çdo dite  brezin e ri. Është  detyrim I çdo shqiptari të denoi ideologjine enveriste që po shkatron vlerat dhe sistemin demokratik ne vendin tone.

Presidenti

Një histori Shqipërie, që kërkon revizionim të thellë! – Nga MIT’HAT HAVARI

Sigurisht, nuk kam qenë indiferent me ngjarjen e ditëve të fundit, kur presidenti dekoroi me titullin “Martirë të lirisë” 63 nacionalistët në tetor 1943 në Matjan të Lushnjës nga dora kriminale e Mehmet Shehut, me bandën që drejtonte asokohe. Pas dekorimit, menjëherë reaguan enveristët e mbetur gjallë, si dhe ushtarët e tyre, që tashmë janë “historianë”, që në fakt vetëm të tillë nuk janë. Akuza e rëndomtë e tyre dihet, se 63 të pushkatuarit ishin bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit. Akuza e tyre bie poshtë, referuar fakteve historike. Italia fashiste kapitulloi në shtator 1943 dhe nazistët gjermanë nuk kishin mbërritur ende në Shqipëri. Lind pyetja: Bashkëpunëtorë të kujt ishin atëherë 63 nacionalistët? Normal, të askujt! Kjo ishte një alibi e komunistëve për të justifikuar një nga krimet më makabre të radhës. Bile, sarkazma dhe ironia e tyre e ndyrë shkon deri atje se gjoja Mehmet Shehu (sadisti) i paska kërkuar ndjesë Enver Hoxhës dhe se “Shpati” i paska tërhequr vërejtje: “Mos i vrisni katundarët, se janë aleatët tanë”. Po kush i ha këto mbroçkulla?! Mund t’i hajë Paloka i PD-së, që ka pasur babain partizan, por jo unë, biri i nacionalistit.

Çfarë ndjese kërkoi xhelati Shehu; kishte qëlluar ndonjë person me pëllëmbë, apo kishte urdhëruar vrasjen e 63 burrave të pafajshëm?! Jo, ai ishte thjesht një vrasës kriminel gjakftohtë dhe duhej të dënohej qysh atëherë për gjenocid, e jo të vazhdonte të jetonte deri në 1981-shin, kur vrau veten si bastard. Sigurisht, e zunë haqet e atyre që u krijoi aq fatkeqësi, dhe në këtë botë lahen të gjitha poshtërsitë. Ndërkohë, më ka çuditur fakti që ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja dhe prof. Mark Marku, ekzekutimin e 63 nacionalistëve i quajnë viktima. Më vjen shumë keq për këta dy intelektualë, që nuk dinë të dallojnë viktimën nga një vrasje të paramenduar. Zotërinj, viktimë quhet ai individ, ose një grup njerëzish që mbyten në lumë, që vdesin nga tërmetet, që vdesin nga terroristët që hedhin veten në erë me tritol, si ngjarjet e fundit në Belgjikë e gjetkë, apo kur një vrasës qëllon me kallashnikov ndaj një individi dhe plumbat qorrë të shpërndarë vrasin edhe persona të tjerë. Këta të fundit quhen viktima, se nuk ishin objektiv i kriminelit.

Po si mund të quhen viktima 63 nacionalistët e Mit’hat Frashërit, që firmosi shpalljen e Pavarësisë në 1912-ën krah Ismail Qemalit, kur çeta e banditit Mehmet Shehu në mënyrë të organizuar, në mënyrë selektive grumbulloi me forcë të gjithë anëtarët e formacionit të organizatës luftarake të Ballit Kombëtar dhe i ekzekutoi pa gjyq?! Do të thotë që gjithçka ka qenë e paramenduar dhe ekzekutimin nuk e kanë bërë në përpjekje lufte për të ruajtur kokën, por me gjakftohtësi të plotë, duke eliminuar kundërshtarin politik. Kjo ngjarje e ka emrin krim në përmasa të mëdha kundër një organizate politike sikundër ishin 63 martirët e lirisë, që me të drejtë, Presidenti i Republikës u ka akorduar një titull të tillë. Kjo është e qartë si drita e diellit!

Problemi i kopesë së enveristëve dhe pinjollëve të tyre nuk është thjesht dekorimi që iu bë martirëve, por janë duke u diskretituar në sytë e rinisë shqiptare, e cila nuk e njeh historinë e shkuar dhe kjo është bërë e qëllimshme nga forca të caktuara politike, që kanë qenë të komprometuara me regjimin totalitar komunist. Unë po ju bëj prezente një histori të ngjashme me atë të Matjanit në Lushnjë. Në dhjetor 1943, banda e Mehmet Shehut sulmoi natën me serbin Dushan Mugosha fshatin tim, Dukat i Vlorës. Ata vërshuan natën nën breshërinë e armëve, por burrat dhe gratë trima të Dukatit u ngritën në këmbë dhe iu përgjigjën me armë banditëve. Unë i quaj banditë, se vetëm kjo kategori sulmon natën njerëz të pafajshëm për t’i grabitur apo për t’u nëpërkëmbur nderin në mënyrë tinëzare, se një organizatë luftarake politike që ka marrë përsipër misionin e shenjtë të luftojë pushtuesin, nuk mund të sulmojë e të vrasë pa asnjë shkak vëllezërit e tij të gjakut, popullin e vet.

Në rastin konkret, partizanët e Nacionalçlirimtares sulmuan pabesisht fshatin Dukat. Pas asaj beteje u vranë shumë kaçakë dhe po aq fshatarë, trimat e vendit i vunë përpara si derrat banditët e malit dhe i detyruan të tërhiqeshin me turp, duke ikur nga sytë këmbët. Po përse e sulmoi Mehmet Shehu Dukatin me kaçakët e tij? Dihet, Dukati ishte rreshtuar në krah të forcave nacionaliste dhe jo komuniste, siç e quanin veten ata, dhe nga urrejtja që kishin për këtë fshat krenar, e sulmuan për ta nënshtruar me dhunë, por thyen hundët keqas. Ç’ndodhi pas lufte me të vrarët në Dukat? 12 të vrarët e komunistëve u shpallën dëshmorë, ndonjëri edhe hero, – më duket Myrto Sadiku nga Tërbaçi, – familjet e tyre morën pension lufte për 46 vite, plus përfitimet si shkolla, shtëpi, me një fjalë dyer të hapura kudo.

Po me fshatarët e vrarë dhe familjet dukatase, ç’ndodhi? Të vrarët u shpallën armiq dhe familjet e tyre morën damkën “armiq të pushtetit popullor” dhe lufta mizore e klasave nuk iu nda për 46 vite rresht; pasojat dihen: persekucion, privime për shkollim, punë etj. Në nëntor 1944, sa fituan pushtetin, Mehmet Jaho, një komandant partizan u gjend në Dukat bashkë me njerëzit e tij, si për t’u thënë fshatarëve “Ja, fituam”, por edhe për të qetësuar ujërat, pas asaj drame që kishin lënë pas. Babai im 24 vjeç, trim dhe me temperament, anëtar i Ballit Kombëtar, iu drejtua Jahos pa iu dridhur qerpiku: “Kush i vrau vëllezërit Deroj?” Mehmet Jaho, komandanti, u step nga 24-vjeçari Xhevit Havari dhe i trembur i tha: “Nuk i vrava unë, por komisari”. Po pse i vranë vëllezërit Deroj? – do pyesë lexuesi. Dy banditë hynë me forcë në shtëpinë e vëllezërve të moshuar dhe iu thanë parullën “Vdekje fashizmit” dhe vëllezërit u përgjigjën “Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. Vetëm pse nuk kthyen parullën e tyre “Liri popullit”, i nxorën në oborr dhe i pushkatuan në çast. U trondit shumë fshati, dhe nga ai moment u hipi gjaku në kokë, me të drejtë e morën hakun aty për aty.

Këta ishin çlirimtarët e Petro Koçit dhe Paskal Milos e kompani… Unë i pyes këta pseudohistorianë apo dhe njerëz të kulturës: Cili është ndryshimi midis të vrarëve të NÇ dhe fshatarëve të Dukatit?! Përse njëra palë janë dëshmorë dhe tjetra janë armiq?! Kush e sulmoi Dukatin, kaçakët e NÇ, apo Nacionalçlirimtaren Dukati? Sigurisht, komunistët e ardhshëm sulmuan fshatin. Duket qartë diferenca, dhe për këtë nuk ka diskutim. Me të drejtë ish-presidenti Bamir Topi iu ktheu dinjitetin në vend të rënëve që mbrojtën nderin dhe dinjitetin e tyre dhe familjeve të tyre nga hordhitë sllavo-komuniste. Natyrisht, nuk mund t’iu kompensonte dot kalvarin e gjatë të vuajtjeve të pamerituara nga ajo e keqe e madhe që quhej diktatura e proletariatit.

Është identik edhe rasti i Lushnjës, ku 63 të vrarët nga banda e Mehmet Shehut, me gjithë “ndjesën” e tij dhe të shefit të tij “Tarasi”, u quajtën armiq dhe jo viktima, familjet e tyre u konsideruan armike të pushtetit dhe konsekuencat e luftës së klasave vazhduan deri në dhënien shpirt të atij regjimi të egër diktatorial që rrallë kishte parë bota e qytetëruar. Është turp që, pas 25 vitesh demokraci, gjërat nuk kanë shkuar në vend. Historia nuk duhet lexuar si e shkruan ideologët mashtrues komunistë, por ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë. Historia jonë kërkon një revizionim të thellë. Ky është një detyrim i madh për brezat që do të vijnë, atë revizionim që bënë të gjitha vendet ish-komuniste me Gjermaninë simbol.

Rama – Hajdarmatajt: Ish kryeministrit nga gryka e Valbonës dha leje për 11 HEC-e. Ja çfarë duhet t’ju thuash tropojanëve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në foltoren e Kuvendit me deputeten e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj, e cila e ftoi atë të vizitonte Tropojën për të parë si po shkatërrohet natyra aty, si pasojë e ndërtimit të HEC-eve.

Në replikë, i pari i qeverisë tha se 11-të lejet e HEC-eve janë dhënë nga ish-kryeminsitri Sali Berisha, prej të cilave do të ndërtohen vetëm 2, por sipas standardeve evropiane.
“Patjetër do shkoj të shoh rrugën që përfunduam në Valbonë, e përfunduam ne se e kishin lënë rrugëve. Bashkë me zonjën që ngriti problemin e hidrocentraleve duhet të flasim hapur me komunitetin pasi janë 11 leje me urdhër të ish-kryeministrit që ka lindur dhe është rritur në grykën e Valbonës. 6 të tjera i dha në zemër të Thethit. Ju më të drejtë e ngrini problemin se është bërë modë, ka 3 vjet që të gjitha plagët që i hapët ju me keqqeverisjen tuaj na i vishni ne. Po të lajmrëroj se 6 HEC-et në Theth janë anuluar nga ne, duke ndjekur rigorozisht procedurat. Kemi mbajtur rigorozisht në vëmendje edhe procedurën për Valbonën dhe vetëm 2 HEC-e kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin, janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit për të garantuar me ekspertizë standarde mjedisore me të njëjta, cilësi projektimi me hidrocentralet e të njëjtës natyrë si në Europën e Veriut nga Norvegjia në Danimarkë e Austri. Kur dëgjoni HEC-e në Valbonë lidhur me këto të dyja mos përfytyroni diga, nuk do ndërtohen strukturat që imagjinoni se teknologjia e përdorur krejt tjetër peizazhi i pacenuar. Ajo që do duket në fund të ndërtimit të tyre janë dy kulla tradicionale të asaj zone. Për çdo vizitor s’do shihni diga por vetëm dy kulla të ndërtuara sipas traditës me të gjithë materialet e zonës, ndërsa për të tjerat nuk po zgjatem”,- tha ai.Më tej, kryeministri e ftoi deputeten të përcillte tek banorët e zonës që përfaqëson, mesazhin se kjo qeveri do investojë më shumë se ajo e kaluara.

“Shkojmë bashkë në Tropojë, të shohim çfarë po bëjmë ne në Tropojë, jo vetëm të vizitojmë rrugën e përfunduar, por të flasim për hidrocentralet e Saliut dhe të flasim më shumë për atë zonë. Ta dëgjojnë mirë tropojanët, se do bëjmë më shumë se sa bëri Saliu e të gjithë ju”.

Në replikë, deputetja tha se gjendja ekonomike e banorëve në Tropojë është e mjerueshme, ndërsa shtoi se rikualifikimi urban i qendrës së qytetit, nuk do ju japë bukë.

“Faleminderit për durimin. Ta keni edhe atje me patriotët e mi, ti dëgjoni nga vetë ata se nuk janë dëmshpërblyer për dermantozën. Të keni durim të dëgjoni familjet, asnjë serë, asnjë donacion, asnjë subvencion. Do jem me ju dhe do jem aty krah jush. Shkoni i përgatitur se rrugën e ka bërë Sali Berisha, zoti kryeministër. Ta dini që ajo shëtitore do sjellë zero punësim, zero lekë, vetëm do shëtisim. Kthejini sytë nga ato familje që s’kanë lekë as për libra, as për bukë”,- apeloi Hajdarmataj.

Pas saj, kryeministri sqaroi se: “Nuk thashë asnjë fjalë për epideminë e bagëtive, e thashë që rrugën e Valbonës e filloi qeveria e jashtme. S’kam arsye të dyshoj që ju shkoni dy herë në javë atje, por duhet ta dini që e përfundoi kjo qeveri rrugën”.

RRUSTEM GECI: ÇAMËRIA SË SHPEJTI DO T’I KETË INSTITUCIONET E VETA

Kohën që kemi përpara ne e lexojmë saktë, guximshëm, dhe pa u tërbuar nga çaste të ndryshme të kohës. Historia na jep të drejtën të kërkojmë Çamërinë. Çamëria është gjaku ynë i bimur. Ajo është lindur para 13 mijë vjetësh, dhe ( në kohën tonë ) vazhdon jetën e saj nën pranga të rënda. Epiri i Ilirisë – Çamëria, natyrshëm është tokë denbabaden shqiptare. Historia kombëtare shqiptare, por edhe ajo Evropiane dhe ajo botërore e mban mend, dhe e ka të shkruar, kur kjo Shqipëri e vogëluar, kishte 3 dete, dhe tërë Epirin e Ilirisë. Skënderbeu ishte Princ i Arbërit, dhe Mbret i Epirit. Prandaj, Çamëria Shqipërisë, natyrshëm është paqja e mirëfilltë në Ballkan. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( me forcën e ligjit dhe të drejtësisë ) kanë aq krah dhe forcë për ta detyruar Greqinë, që ta njoh Gjenocidin e bërë Grek ndaj shpitarëve të Çamërisë. Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, me President, z. Festim Lato, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe Amerike, Kosovë, Iliridë, Shqipëri, si dhe Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje, ndjekim me shqetësim zhvillimet në Greqi. Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, e kërkon natyrshëm Bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, Bashkimin e Kosovës, Iliridës, si dhe Preshevës, Plavës e Gucisë me Shqipërinë. Prandaj, koha që kemi përpara na obligon që të jemi në hap me kohën, që Çamëria t´i ketë Institucionet e veta. Rroftë Çamëria! Rroftë Bashkimi Evropian! Rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Roftë Shqipëria!( Fragment nga fjala hyrëse e Rrustem Gecit, Në Konferencën për “Senzibilizim të çështjes kombëtare çame”, mbajtur në Sarandë, me 23. 10. 2016

Kush janë gjyqtarët që rrëzuan Vettingun, “varfanjakët” që notojnë në flori

Kush janë gjyqtarët që rrëzuan Vetingun, “varfanjakët” që notojnë në flori

Tetëshja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese (Sokol Berberi kishte dhënë dorëheqjen që më 15 shtator, para dhënies së vendimit), të cilët vendosën pezullimin e ligjit të “Vettingut” dhe dërgimin e tij në Komisionin e Venecias për interpretim, me shpresën se do të shtyhet përtej afatit ligjor të zgjedhjeve parlamentare të verës së ardhshme, zyrtarisht është në kushte të “mjerueshme” financiare. Duke parë me vëmendje deklaratat e pasurisë për vitin e kaluar, të shpallura zyrtarisht në maj të këtij viti, sheh se të ardhurat e tyre janë modeste, llogaritë e tyre rrjedhëse janë më të vogla se të një familje mësuesish, dhe për më tepër janë të zhytur në borxhe marramendëse, që paga e tyre dhe të ardhurat e deklaruara duan vite e vite, thuajse një jetë të tërë t’i mbulojnë.

1.Bashkim Dedja

I emëruari me votat e PD-së si kryetar i Kushtetueses pas mbylljes së mandatit të Vladimir Kristos, është emëruar në strukturat e gjyqësorit që nga viti 1993. Në vitin 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese e më pas Bamir Topi e propozoi për kryetar pasi e dinte mirë që kandidaturën e tij nuk do ta rrëzonte mazhoranca e PD-së siç kishte bërë me thuajse të gjitha kandidaturat.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, jo vetëm është një nga njerëzit më të varfër të drejtësisë, por rezulton i zhytur në borxhe. Dedja deklaron pranë ILDKP se ka marrë një kredi për 20 vjet, në vlerën 16,800,000 lekë nga të cilat ka shlyer 1,326,218 lekë. Bashkim Dedja deklaron gjithashtu pagën si kryetar i Gjykatës Kushtetuese 2.231.015 lekë, pagën si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 97.944 lekë si dhe një llogari rrjedhëse 74.807 lekë.

Bashkëshortja e tij, Sonila Cami, deklaron gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë një banke të nivelit të dytë, 379,989 lekë si dhe pagën si nëndrejtore në Shkollën “Jeronim De Rada”, 559,666 lekë.

Deklarata e pasurisë/Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese:

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, 74,807 lekë.

Paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 2,231,015 lekë.

Paga si pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 97,944 lekë.

Kredi bankare e marrë në vitin 2013, 16,800,000 lekë, për 20 vjet, shlyer 1,326,218 lekë.

Bashkëshortja Sonila Cami, gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës pranë bankës, 379,989 lekë.

Paga si nëndrejtore në Shkollën “Jeronim De Rada”, 559,666 lekë.

2.Vladimir Kristo

Ka pasur që në “agim” të karrierës së vet një lidhje të fortë me qeverisjen e PD-së, pasi ka qenë zv.ministri i Drejtësisë i kabinetit të parë të drejtuar nga Aleksandër Meksi në 1992-shin, por pas largimit të Fehmi Abdiut u emërua si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, natyrisht pas fitores së PD-së.

Aq lidhje të fortë ka Kristo me Berishën, sa kur doktori ishte President e emëroi atë si kryetar i KQZ-së për referendumin e Projekt-Kushtetutës së vitit 1994 që humbi fuqishëm në popull.

Në deklaratën e pasurisë, Kristo dhe bashkëshortja e tij kanë një mal me transferta bankare, tërheqje dhe depozitime. Anëtari i Kushtetueses njihet edhe si lojtar në bursë, pasi 19 mijë euro deklaron se i ka investuar në bono thesari në Bankën e Shqipërisë

Deklarata e pasurisë/ Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasuria 2015:

Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë.

Tërhequr nga banka, 740,000 lekë.

Depozitë në bankë, 750,000 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.

Pasuria 2014

Gjendja e depozitës, bono thesari, në Bankën e Shtetit, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19 000 euro.

Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit ë dytë, pakësuar me – 117 500 lekë.

Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 2 658 000 lekë.

Gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit, obligacione me afat 2-vjeçar, 2 658 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 689 800 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit në bono thesari, 689 800 lekë.

 3.Vitore Tusha

U emërua në vitin 2008 kur Sali Berisha dhe Bamir Topi i zgjedhur President, ende shkonin mirë me njëri-tjetrin.

Vjen nga një përvojë në gjyqësor dhe në avokati.

Në deklaratën e pasurisë zonja Tusha ka disa llogari bankare dhe të ardhura nga tre punë, në Kushtetuese, Universitetin Publik, si dhe në një universitet privat.

Deklarata e pasurisë/ Vitore Tusha, anëtare e Kushtetueses, pasuria 2015:

Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Shkolla e Lartë Luarasi, 178,666 lekë.

Trajnime në Shkollën e Magjistraturës, 93,100 lekë.

Detyrim në shumën 25 mijë euro.

Pashk Tusha, bashkëshorti, llogari bankare, 35,451 lekë.

Llogari bankare, 142 lekë.

Pagesë kalimtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 441,297 lekë.

Pagesë në shkurt 2015 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 30,369 lekë.

Elira Tusha, vajza, të ardhura nga aktiviteti privat, noteri, 2,088,017 lekë.

Renisa Tusha, vajza, kartë krediti, 1,874 lekë.

Të ardhura nga paga, Milano Itali, 14,285 euro.

Pasuria 2014

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 543 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 69 euro.

Gjendja në llogarinë një bankë të nivelit të dytë, 9 751 lekë.

Detyrim në shumën 25 000 euro.

E bija, Renisa Tusha, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 183 euro.

E bija, Elira Tusha, pakësim i gjendjes së llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, – 31 700, Overdraft.

4.Fatmir Hoxha

Ka ardhur në Kushtetuese pas një përvojë si kryetar në Gjykatën e Pukës si dhe atë të Apelit në Shkodër.

Në Kushtetuese është emëruar në 2011 kur kur tashmë anëtarët e kësaj gjykate zgjidheshin me shumicë absolute.

Të ardhurat e Hoxhës janë një mal me kredi për të larë. Ska faj…

Deklarata e pasurisë/Fatmir Hoxha, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si inspektore pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit, 716,369 lekë.

Kredi me afat 22 vjet, detyrimi, 4,449,057 lekë.

Kredi bankare, 250 000 lekë.

Detyrim prekje overdrafti, 404,304 lekë Detyrim ndaj subjektit Gener 2, për blerje. banese, 37 mijë euro.

Rudina Hoxha, bashkëshortja, kontratë depozite “fëmija im”, 200 000 lekë.

Detyrim prekje overdrafti, 50 000 lekë.

Pasuria 2014

Bashkëpronar me 50 %, me bashkëshorten Rudina Hoxha i një banesë në Shkodër, sip. 65 m2, shitur me vlerë 3 400 000 lekë.

Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 4 609 533 lekë, marrë në datën 27.05.2012, afat shlyerje 15 vjet, interes 4 %.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer – 233 336 lekë, marrë më darë 14.07.2014, me principal 250 000 lekë, afat shlyerje 60 muaj, normë interesi 6 %.

Detyrim huaje 9 900 euro, ndaj shtetasit Ardian Guri.

Detyrim 404 145 lekë, për prekje overdrafti gjatë viteve 2013 – 2014.

5.Gani Dizdari

Ka punuar në Prokurorinë e Përgjithëshme që në kohën e diktaturës, si nga Tropoja është një prurje klasike e PD-së, e cila e ka pasë emëruar edhe në kupolën e Prokurorisë së Përgjithshme ku punoi derisa doli avokat. U emërua në Kushtetuese në vitin 2011.

Deklarata e pasurisë/Gani Dizdari, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Vajza, Anisa Dizdari, të ardhura si notere Dhoma e Noterisë Tiranë, 401,604 lekë.

Bashkëjetuesja Shefkie Kortoci, pasuri të krijuara nga paga nga viti 1997, 1,415,000 lekë.

6.Besnik Imeraj

Ka provuar të gjitha shkallët larta të gjyqësorit pas “erës Sali”, pra pas vitit 2005, që nga gjykata e lartë ku ka qenë anëtar dhe deri te ajo Kushtetuese, ku është sot.

Në deklaratën e pasurisë Imeraj thotë se ka të ardhura vetëm pagën…

Deklarata e pasurisë/ Besnik Imeraj, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.

Gjendje në llogari, 399,460 lekë.

Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari, 1,261,752 lekë.

Kredi në bankë për blerja banese, detyrimi 2,116,816 lekë.

7.Fatos Lulo

Është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2013, pikërisht kur Berisha iku nga pushteti, pasi ka shërbyer për 8 vjet, i emëruar nga PD-ja si anëtar i Gjykatës së Lartë. Deklarata e pasurisë së Lulos është vetëm dy rreshta sikur rron vetëm me pagën e tij.

Deklarata e pasurisë/ Fatos Lulo, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Gjendja e llogarisë së pagës, 133,577 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

8.Altina Xhoxhaj

Deklarata e pasurisë/Altina Xhoxhaj, anëtare e Kushtetueses, pasuria 2015

Llogari rrjedhëse plus depozitë dhe kartë krediti, 9 mijë USD.

Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687.

Të ardhura nga kontrata e qerasë së apartamentit, 4 200 euro.

Bashkëjetuesi, të ardhura nga 2 paga, nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, Arben Idrizi, 567,000 lekë.

Bashkëjetuesi, të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB, 5,379 USD.

Llogari kursimi, 2 mijë USD.

Llogari rrjedhëse, 2 mijë USD

9. Sokol Berberi

Sokol Berberi(dorëhequr më 15 shtator), anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura si pedagog i Jashtëm në Universitetin Evropian të Tiranës, 3 mijë euro.

Të ardhura nga lëshimi me qera i apartamentit, 304,000 lekë.

Të ardhura nga dy programe trajnimi me avokatët në Shkodër dhe Korçë, 51.000 lekë.

Të ardhura nga kontrata si ekspert për trajnimin e juristëve në administratë, 152,000 lekë.

Të ardhura nga shitja e dy librave, Teknika Legjislative dhe Arsyetimi Ligjor, 81,600 lekë.

Kredi 40 mijë euro, për blerje apartamenti me sipërfaqe 102 metra katror, ma afat 20 vjeçar.

Kredi për arredim 20 mijë euro.

Kredi nga Fondacioni Besa në shumën, 600,000 lekë.

Vajza, Silvia Berberi, sponsorizim nga prindërit për akomodimin dhe jetesën në Utrecht Universitet, 5 mijë euro.

Paga pranë kompanisë Atradius, 1,200 euro.

Bursë nga Universiteti Utrecht Holandë.

Rudina Shiroka, bashkëshortja.

Sipërfaqe trualli 512 metra 2 dhe godinë banimi 218 m 2, trashëguar nga babai.

Paga si përgjegjëse e arkivit në Kuvendin e Shqipërisë, 859, 969 lekë.

Pagesa për përkthimet në revistën e Shkollës së Magjistraturës për Ministrinë e Drejtësisë, 50,000 lekë.

Kredi personale, 600,000 lekë.

Marrje borxhi, 450,000 lekë.

Nga i marrin paratë partitë shqiptare? – Nga BLENDI FEVZIU

Përse partitë politike po mbushen me biznesmenë dhe njerëz, që politikën nuk e kanë pasur as dimension dhe as e shohin si shërbim? Përse në partitë politike po depërtojnë njerëz me rekorde kriminale dhe pasuri të dyshimtë? Përse njerëzit e biznesit kalojnë nga një qeveri tek tjetra duke siguruar favore, duke iu imponuar politikës, duke shkelur rregulla dhe duke shpërfillur ligje? Ka edhe shumë pikëpyetje të tjera që mund të ngrihen për politikën shqiptare sot dhe ka shumë përgjigje që mund të jepen për to. Por ka një përgjigje që renditet ndër më të rëndësishmet dhe nuk duhet të anashkalohet: paratë dhe financimi i partive. Të gjithë e dimë që nga viti në vit fushatat bëhen më të shtrenjta, me më shumë ekipe ndihmëse, vendëse dhe të huaja. Reklamat në media rriten. Por, rritja e shpenzimeve në fushatë nuk reflektohet askund në financimin e partive nga shteti. Një kërkim i vëmendshëm në thesarin e shtetit tregon se në vitin 2005, qeveria jepte për partitë politike një fond vjetor prej 156.9 milionë lekësh ose afro 1.1 milionë euro me kursin e atëhershëm. 12 vite më pas, në vitin 2016, ajo ka dhënë 190 milionë lekë ose 1.388 milionë euro. Financimi i partive në dhjetë vitet e fundit varion nga 190 në 200 milionë në vit. Pra, maksimumi 1.46 milionë euro në vit. Askush nuk mund të thotë që për nga shpenzimet, fushata e vitit 2005 ka qenë njësoj me atë të 2015 psh. Do ishte absurde dhe e pabesueshme. Pra, ndërkohë që shpenzimet rriten, financimi i partive nga shteti mbetet po ai. Në vitin 2015 psh., që ishte vit zgjedhor, PS përfitoi afro 550 mijë euro nga buxheti i shtetit. PD afro 500 mijë. Por, ajo që u hodh në terren ishte shumë, shumë më e madhe. Sipas një vëzhgimi ekskluziv bërë nga opinion.al, rezulton se kostoja e fushatës për një qark, për një nga 3–4 partitë e mëdha politike shkon nga 500–700 mijë euro. Në 12 qarqe, kjo kosto shkon nga 6–8.5 milionë euro. Për një parti. Pa llogaritur këtu shpenzimet e përditshme gjatë gjithë vitit. Me një llogari të tillë të thjeshtë, mund të thuhet, gjithnjë me kalkulim të përafërt, që kostoja e zgjedhjeve në Shqipëri shkon midis 30 dhe 35 milionë eurove. I ftuar në “Opinion”, Ben Blushi që mbulon fushatat që prej 25 vitesh deklaroi se kostoja e një fushatë shkon afro 60 milionë euro. Por, edhe këtu jemi në terrenin e kalkulimeve të përafërta. 1.5 milionë prej këtyre mbulohen nga shteti, madje diçka më pak, ndërsa pjesën tjetër partitë janë të detyruara ta mbulojnë vetë. Përkthyer ndryshe, ato janë të detyruara të trokasin në dyert e biznesit që duke qenë klient i politikës, bëhet njëkohësisht edhe sponsor i saj; përpiqen të afrojnë biznesmenë që paguajnë për zgjedhje apo persona problematikë që vënë në dispozicion të politikës fondet e tyre të dyshimta. Të gjithë këta bashkë janë një detyrim i nesërm për politikën. Dhe një detyrim i madh. Një detyrim që përkthehet në favore personale apo biznesi shpesh me kosto për vendim dhe sidomos për pjesën tjetër të shoqërisë. Pra thënë ndryshe, politika që duket sikur kontrollon biznesin është peng i saj gjithnjë falë parave që paguhen në këtë mënyrë. Sipas kësaj logjike, partitë politike krijojnë çdo dy vite një borxh të madh financiar, i cili i konceptuar si një detyrim moral kthehet mbrapsht me politika ose vendime që shkojnë në favor të biznesit. Nuk ka asnjë dyshim që gjendemi në një rreth të mbyllur dhe problematik dhe mbi të gjitha pa përgjigje. Sot formula kush paguan, gëzon favoret është për politikën më aktuale se kurrë. Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë, rrezikon që fushatat dhe partitë të financohen nga paratë e drogës dhe kanabisit, duke e bërë gjendjen edhe më alarmante.
Një rishikim në formulën e financimit të partive dhe në transparencën e tyre është i domosdoshëm. Si dhe sa, kjo mbetet për t’u parë, por zgjidhja duhet të jetë e shpejtë…
Marrë nga Opinion.al

Transportimi nga të miturit i marijuanës shqiptare në Greqi

Policia greke vijon operacionet për bllokimin e sasive të marijuanës që arrijnë të depërtojnë nga territori shqiptar.

Operacioni më i fundit u zhvillua mëngjesin e së martës në rrugën Janinë – Gumenicë ku u bllokua një autoveturë e mbushur me marijuanë. Policia greke tha se një 20 vjeçar nga Athina dhe një 17 vjeçar u ndaluan për transportimin e lëndës narkotike. Policia greke tha se lënda narkotike ishte e paketuar në 96 pako që peshonin gjithësejt 132 kilogram.

Departamenti i Narkotikëve të Janinës dhe Departamenti i Kufirit të Konicës, zona kufitare me Shqëpërinë kanë vlerësuar se trafikantët e drogës po përfshijnë tani edhe të miturit në transportimin e sasive të marijuanës.

Sipas ligjeve greke të miturit kanë dënime më të buta nëse arrestohen nga policia. Ata përdoren, kryesisht, sipas burimeve policore greke, si korrierë narkotikesh nga kufiri tokësor por edhe në brendësi të vendit.

Hetimet e policisë greke janë përqëndruar kohët e fundit edhe në goditjen e grupeve e të vogla të shpërndarjes së narkotikëve në qytetet në Veri të Greqisë. Edhe në këto rrjete sipas burimeve të shtypit grek të miturit kryejnë shpesh aktivitet në shpërndarjen e drogës, kundejt shpërblimeve nga trafikantët.

Aktiviteti kriminal i të miturve shihet me shqetësime dhe në territorin shqiptar. Një Raport i Sektorit të Çështjeve shoqërore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve publikuar në nëntor të vitit 2015 vlerësonte ardhjen në rritje të përfshirjes së të miturve në krime, përfshirë trafikun e lëndëve narkotike. Sipas raportit gjatë vitit 2015 ishin 15 të mitur të ndaluar për këtë aktivitet. Raporti vlerëson se në vitin 2015 u përfshinë 204 të mitur ne vepra kriminale nga 124 që ishte në vitin 2007.

Manjani: Pritet një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në

Manajni është shprehur se shpreson që Shqipëria do të marrë përgjigje pozitive në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE

TIRANË – Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ylli Manjani, gjatë një konferencë për mediat, është ndalur tek disa çështje, si tek procesi i miratimit të paketës ligjore për reformën në drejtësi, çështjen e pronave, luftës kundër lëndëve narkotike, ideja e krijimit të xhandarmërisë, etj.

Në lidhje me procesin e reformës në drejtësi Manjani u shpreh se kjo reformë do të shënohet në historinë e shtetit shqiptar dhe është një mundësi për hapjen e negociatave me BE-në.

“Jam i lumtur të konstatoj se miratimi i ndryshimeve kushtetuese me konsensus ishte përgjigja më e mirë ndaj atyre që ishin skeptik, ose hiqeshin si skeptikë. Fundi i historisë është se 140 vota të Parlamentit e treguan më së miri se nuk është fjala për pro dhe kundër, por është fjala për kontribuues. Kjo është pozitive që nuk ka ndodhur në 25 vitet e fundit dhe kjo do të shënohet besoj në historinë e shtetit shqiptar. Ka shumë skeptikë ende, por mendoj se si proces politik Shqipëria dha maksimumin. Është garancia themelore që askush nuk mund ta bllokojë dhe askush nuk mund të kërkojë kthimin mbrapa”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazetarët, në lidhje me operacionet antidrogë, ai ka pohuar se nëse është e nevojshme edhe ushtria mund të bëhet pjesë e këtyre operacioneve, ndërsa ka shtuar se është pro krijimit të xhandarmërisë.

Manjani gjatë konferencës për mediat është shprehur se shpreson që Shqipëria do të marrë përgjigje pozitive në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Për pak ditë shpresoj që edhe KE t’i japë mundësi Shqipërisë për hapjen e negociatave, pritet një rekomandim pozitiv, pasi detyra kryesore ishte reforma në drejtësi”, ka shtuar ndër të tjera ministri shqiptar i Drejtësisë, Ylli Manjani. aa

Gjirokastra, Vlora, Korça dhe Berati, janë me vlerë negative të shtesës natyrore të popullsisë

Sipas Institutit të Statisitikave, qarqet e jugut si Gjirokastra, Vlora, Korça dhe Berati, janë me vlerë negative të shtesës natyrore të popullsisë, që do të thotë se numri i vdekjeve ka qenë më i lartë sesa numri i lindjeve.

Rritja natyrale e numrit të popullsisë u përgjysmua në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave raporton se, numri i lindjeve pësoi një rënie prej 23%, ndërsa ai i vdekjeve me 8%.

Por, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë është trefishuar. Sipas INSTAT-it, në tremujorin e parë popullsia u shtua me 423 persona, ndërsa në tremujorin e dytë me 1.393 persona.

Me rënie është edhe numri i martesave në shkallë vendi, me më shumë se 1.000 njësi.

Shtesa natyrore e popullsisë shpreh ndryshimin e numrit të popullsisë si rezultat i proceseve biologjike, lindjeve dhe vdekjeve të saj, gjatë një periudhe kohe.

Agim Doçi: 10 cilësitë e rilindasve – kohën e Enver Hoxhës mbanim radhë me blê e tash 25 vite jena vu në radhë me shitë:

VOAL – Në një status në fcebook, Agim Doçi, autor i miënjohur i shumë teksteve të këngëve, rendit 10 cilësitë e reja që iu ngulitën shqiptarëve në periudhën e tranzicionit, gjithnjë nën shembullin dhe sipas porosive të diktatorit.

Ja statusi më poshtë:

Në kohën e Enver Hoxhës mbanim radhë me blê e tash 25 vite jena vu në radhë me shitë:
1. Apartamentin
2. Tokën e gjyshërve
3. Mandatin e Deputetit
4. Votën!…
5. Patriotizëm.
6. Mend ….
7. Pordhë
8. Trojet…
9. Detin
10. Fan Nolin
A nuk janë këto 10 Cilësitë e “rilindsave”?


Send this to a friend