VOAL

VOAL

Rama ik nga interpelanca, Blushi: Nxirreni, se shkoi të fshijë hundët

Pas përgjigjes që kryeministri i dha nga foltorja, ku i kujtoi se kushti i vetëm për integrimin është vetingu, ka marrë fjalën sërish Blushi, por ndërkohë kryeministri doli nga salla e Kuvendit.

“Nuk kisha dyshim, Rama e ktheu interpelancën në një miting mediokër, ministra qeshin dhe shumë të tjerë që s’duhet të ishin në këtë kuvend. Unë e thirra këtë interpelancë se doja tu thoja që Edi Rama s’ka aftësi për të qeverisur dhe është i paaftë, për detyrën që ka. Shumica e problemeve që lidhen me integrimin nuk janë për pasojë të paaftësisë së tij, do ishte e justifikueshme se paaftësia është defekt njerëzor, por ai është frikacak”- tha Blushi.

Ndërkohë duket Rama që lë vendin e tij në sallë dhe del nga seanca.

Blushi: Lerë të ikë se është frikacak,

Ndërhyn Leskaj

Blushi: Zonja Leskaj, më lejoni të flas.

Deputetet flasin nga vendi

Blushi: Është frikacak Vangjel edhe frikacak i paaftë se frikacakët dridhen por rrinë në vend, ju që e mbështesni aty jeni problemi i Shqipërisë.

Ku e keni frikacakun, thoni të vijë në seancë, thirre Taulant të vijë se është në interpelancë, dua ti tregoj sa i paaftë është edhe si frikacak. Shkoni nxirreni nga aty se po fshin hundët..

Blushi akuza të forta Ramës: Je përgjegjës për bllokimin e integrimit

Me tone të ashpra, plot akuza direkte për Qeverinë dhe personalisht për kryeministrin Rama, deputeti Ben Blushi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se është pikërisht i pari i qeverisë përgjegjës për bllokimin e integrimit dhe fajtori pse vendit nuk iu caktua datë për hapjen e negociatave me BE-në.

 

Në nisje të interpelancës urgjente që ai me 6 deputetë të tjera përfshirë demokratin Patozi, kërkuan me kryeministrin Rama për cështjen e integrimit të vendit, Blushi theksoi se Shqipëria është sot në një moment shumë të vështirë.

“BE nuk fiksoi një datë për negociatat me vendin tonë, edhe pse qeveria premtoi se do të ndodhte. Ministrat e Jashtëm të BE përcaktuan 5 kushte, pas plotësimit të të cilave negociatat edhe mund të hapen, ne mendojmë se kjo shtyrje nuk do e favorizojë Shqipërinë”- tha ai.

Blushi numëroi gjithë problemet e vendit që nga krimi, korrupsioni deri në rangjet elitare të politikës dhe akuzoi Ramën se jo vetëm nuk ka bërë gjë për ndryshimin e situatës, por përkundrazi i ka shtuar vendit të tjera halle dhe probleme.

“Sot nuk ka asnjë alibi se ka qenë Evropa që s’na ka pranuar, Evropa nuk paragjykon shqiptarët, por krimin, korrupsionin, ekonominë e kapur, informale, ka harxhuar 10 mld euro për ne. Këtu ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi e të japin llogari se elita politike është fajtore për korrupsionin, bashkëpunimin e hapur me krimin e organizuar se sot s’jemi në Evropë edhe pse jemi evropiane. Humbja më e madhe është shpresa dhe ajo po mbaron, sepse shqiptarët po pengojnë shqiptarët të bëhen evropiane dhe kjo është e vërteta. Bota përreth Shqipërisë po ndryshon, Evropa dhe tjetër nuk janë ata që më parë. Bota po hyn në fazë të re, që nuk dihet se do e favorizojë shqiptarët, bota po hyn në ngricë, nuk jemi në pranverë, por vjeshtën e integrimit, fuqi që kanë pasur ndikim negativ në historinë tonë po forcojnë rolin e tyre në kurriz të demokracisë. Ne e kemi pësuar mbi kurriz, sa herë që demokracia rrezikohet vendi izolohet, sa herë që demokracia kërcënohet, Shqipëria zvogëlohet. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekonomia e dobët që nuk garanton progres, vende pune dhe cilësi. Ne nuk do lejohemi të shkojmë në Evropë si shqiptarë të korruptuar”- tha ai.

Pas debatit e replikave me nënkryetaren e Kuvendit, e cila i kujtoi disa herë se i mbaroi koha, Blushi kaloi në akuzat direkte për Ramën.

“Ne donin që ai të përgjigjej se sa e ka ndryshuar ritmin e integrimit, c’ka bërë për të ndarë krimin nga politika dhe sa e ka përmirësuar ekonominë e vendit dhe hapjen e vendeve të punës. Ne mendojmë se kjo qeveri dhe Rama ka bërë shumë pak, për të mos thënë që problemeve i ka shtuar edhe të tjera. Ai e ka parë integrimin diplomaci dhe jo cështje të brendshme, që duheshin përmbushur kushtet e caktuara.

Rama me politikën e tij të tolerancës miqësore përballë krimit politik po shton koston e përditshme, me cinizmin ndaj të varfërve, me sabotimin e reformës zgjedhore është personalisht përgjegjës për këtë vonesë.  Unë nuk kam shpresë se ai ka aftësi të pranojë të vërtetat dhe as përgjegjësinë për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes së vendit, por jam këtu për ta dëgjuar”- tha ai.

Grabitja në Lezhë, Tahiri viziton në spital punonjësin e policisë e plagosur në operacion

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vizituar punonjësin e policisë në Spitalin Ushtarak, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e autorit të grabitjes së sotme që ndodhi në autostradën Fushë-Krujë-Lezhë, në kryqëzimin e Arbërisë.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë Nikolin Gjergji ka marrë një plumb në kokë dhe po merr trajtim mjekësor.

Shqipëri: Pasuria e gjyqtarëve të apelit e pajustifikuar nga pagat

Zëri i Amerikës, në bashkëpunim me rrjetin investigativ BIRN, i hedh një vështrim pasurisë së gjyqtarëve të apelit, duke e krahasuar atë me të ardhurat e tyre nga pagat.

Pasuria e deklaruar e gjyqtarëve të Apelit rezulton të jetë pesëfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit, duke arritur në afër 17 milionë dollarë.

Përpunimi i të dhënave nga Inspektoriati Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, dëshmon se ato janë dhjetëra milionë lekë më shumë se sa justifikohen nga pagat.

Dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një rritje të pasurive të raportuara të një pjese të gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri, që ngrenë dyshime për mënyrën si janë siguruar.

Të dhënat e marra nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, të analizuara nga BIRN, tregojnë se gjyqtarët e Apelit kanë grumbulluar rreth 2 miliardë lekë, ose 17 milionë dollarë pasuri në formë pronash të paluajtshme, kompanish biznesi, apo vlerash monetare në banka dhe në të holla.

Deklarimet e tyre tregojnë një pesëfishim të pasurisë dhe janë dhjetëra milionë lekë më tepër se sa justifikohen nga pagat, që kanë përftuar gjatë 11 viteve të karrierës.

Në fillim të vitit 2004, pasuria e 81 gjyqtarëve të Apelit ishte vetem 3.2 milionë dollarë, ndërsa në fillim të vitit 2015, ata deklarojne se pasuria e tyre dhe e rrethit te ngushte familjar ka arritur në 17 milionë dollarë.

Në 11 vitet pas deklarimit fillestar të pasurisë, të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 10 milionë dollarë. Mesatarisht çdo gjyqtar e ka shtuar pasurinë e tij me 12 mijë dollarë në vit, mbi shumën prej 9400 dollarësh, që është maksimumi i pagës vjetore për gjyqtarët e Apelit.

Analiza tregon se gjysma e pasurisë përbëhet nga investime në blerjen e pronave të patundshme, me një vlerë totale prej 8.8 milionë dollarësh deri në fund të 2014. Shpenzimet për blerje automjetesh kanë qenë të preferuara, duke kapur shifrën e 1.5 milione dollarëve.

Të dhënat nga Inspektoriati i Lartë tregojnë se gjyqtarët në fjalë kanë një aktivitet të shtuar financiar si marrje borxhesh, kredi bankare, ose hua nga familjarët.

Për sa i përket qarkullimit të vlerave monetare brenda dhe jashtë sistemit bankar, sipas të dhënave të shqyrtuara, deri në fund të vitit 2014, gjyqtarët kanë deklaruar likuiditete në bankë me një vlerë prej 3.8 milionë dollarësh, ose pesë herë më shumë se ajo e deklaruar në 2004.

Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është cilësuar nga një sërë vlerësimesh ndërkombëtare si ndër më të korruptuarit.

Dy ish presidentë dhe njëherazi ish kryetarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Alfred Mojsiu dhe Bamir Topi fajësojnë politikën.

“Te ne ka ndikuar shumë korrupsioni politik. Në gjyqë​sor, vetëkuptohet. Dhe korrupsioni politik i ka interesuar të dyja palëve. Shqiptarët thonë, në çdo sondazh që bëhet, që – drejtë​sia është në plan të parë përsa i përket korrupsionit. Ajo duhet të jetë mbi politikën. Në fakt politika i bën kë​to gjëra. Në shkurt të vitit 2013 kam thënë hapur që duhet revolucion në drerjtësi, sepse me vetëpastrim nuk bëhet, është e pamundur”, thotë ish presidenti Moisiu.

“Ka degjeneruar politika, me kalimin e viteve, dhe natyrisht virusin e saj e ka përcjellë edhe në institucione, ku pa dyshim më i dukshmi, ai ku është fokusuar më shumë vëmendja, është sistemi i drejtësisë. Influencë politike ka pasur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në mjaft institucione të tjera, ku vetë parlamenti dhe politika ka dashur që ta kontrollojë. Sot, fobia është që akoma politika kërkon të ketë kontrollin në sistemin e drejtësisë”, shprehet ish presidenti Topi.

Duke bërë një renditje, sipas pasurisë së deklaruar, në krye të listës qëndron gjyqtari, Gjin Gjoni, i cili zotëron, familjarisht, numrin më të madh të kompanive të biznesit he një vlerë pasurore që shkon në 1.6 milionë dollarë.

Me pas vjen gjyqtarja e Apelit te Vlorës, Gjinovefa Gaba, Zeqine Sollaku, Alaudin Malaj dhe Agim Bendo i Apelit të Tiranës. Vlera më të vogla pasurie kanë më pas Lefter Jahaj, Gurali Brahimllari i Apelit të Krimeve të Rënda, Fiqirete Mullaj, Vasil Hanxhari dhe Evjeni Sinoimeri. Në tërësi këta dhjetë gjyqtarë zotërojnë së bashku 800 milionë lekë pasuri.

Reforma në Drejtësi pritet të sjellë spastrimin nga gjyqtarët e prokurorët e corrupter në rradhët e sistemit të Drejtësi, si dhe të ndryshojë imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pakorruptuar.

PD ankimon si antikushtetues edhe ligjin për këshillat e gjykatave dhe prokurorive

Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës, ankimoi sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas partisë kryesore të opozitës, ligji është antikushtetues në mënyrën se si zgjidhen anëtarët e këtyre dy institucioneve të reja të ngritura me reformën e drejtësisë.

Ligji i miratuar vetëm me votat e shumicës socialiste në seancën parlamentare të 3 nëntorit, pohon opozita, i heq parlamentit mundësinë për të zgjedhur anëtarët jogjyqtarë e joprokurorë në këto dy institucione.

Ky ankimim për këtë ligj të ri u bë vetëm një ditë para se Gjykata Kushtetuese të rimarrë në shqyrtim nesër ligjin e pezulluar të Vetingut, pas përgjigjeve që erdhën nga Komisioni i Venecias.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se reforma në drejtësi duhet të ecë si e parashikon Kushtetuta, me organe drejtësie të reja e të pavarura, dhe jo me institucione, që varen, kontrollohen dhe emërohen nga qeveria.

Nga ana tjetër, zoti Basha, tha se ligji i dekriminalizimit po jep rezultatet e para, duke pezulluar zyrtarët e parë, që kanë fshehur të dhëna kriminale.

Ai shtoi se opozita do të këmbëngulë në zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, për të pastruar institucionet nga personat me të dhëna kriminale, si dhe do të kërkojë një reformë zgjedhore të besueshme për zgjedhje të rregullta në qershor.

Shumica socialiste e ka akuzuar opozitën se me ankesat e njëpasnjëshme po përpiqet të pengojë reformën në drejtësi, për të mbrojtur njerëit e saj në prokurori dhe gjykata.

Seks për një vend pune, sa vite burg kërkon prokuroria për Shukri Xhelilin

Prokuroria për Krime të Rënda, duke e gjykuar fajtor ka kërkuar dënimin me 4 vjet e 6 muaj burgim për Shukri Xhelilin, ish-kryetarin e Bashkisë Dibër.
Xhelili është në akuzë për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve ndaj një vajze të re që e kishte punësuar.

Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe pas kësaj, ai do të përfitojë uljen me 1/3 e denimit nëse gjykata e shpall fajtor.

DOSJA E PROKURORISE:

Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal kanë rezultuar të  provuara rrethanat e faktit si më poshtë:

Në datën 12.05.2016, në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora News”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.

Më konkretisht, ka rezultuar se në muajin Janar dhe Shkurt të vitit 2016 shtetasja A.A, me banim në Dibër, ka bërë përpjekje nëpërmjet formave të komunikimit në rrjetin social Facebook dhe më pas me anë të telefonit celular, për të marrë kontakte me të pandehurin Shukri Xhelili, Kryetar i Bashkisë Dibër, të cilit i ka prezantuar kërkesën për mundësinë e punësimit në ndonjë vënd pune pranë Bashkisë ose në vend pune tjetër.

I pandehuri Shukri Xhelili, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër fillimisht është takuar me A. dhe i ka prezantuar faktin se nuk kishte vënde të lira pune, por në vijim do e kishte parasysh kërkesën e A. duke i kërkuar asaj të mbanin kontakte me anë të rrjetit social Facebook si dhe me anë të telefonit celular.

Pas disa takimesh, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë i ka kërkuar Anisës që të kishte një marrëdhënie intime kundrejt mundësisë për gjetjen e një vëndi pune, në Bashkinë Dibër, duke e kushtëzuar punësimin e shtetases A. A. vetëm nëse ajo pranonte të kishte një marrëdhënie intime me të pandehurin Shukri Xhelili.

Shtetasja A. e gjëndur para kësaj situate, ka regjistruar bisedat me Kryetarin e Bashkisë Dibër dhe e ka pranuar kushtin por që këtë favor seksual ta pranonte pasi të punësohej.

I pandehuri Shukri Xhelili, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, me vendimin me Nr.25, datë 26.02.2016, ka vendosur emërimin e shtetases A. në detyrën e magazinieres pranë Qëndrës Kulturore, në Bashkinë Dibër. Vendimi i emërimit të shtetases A. në pozicionin e mësipërm është marrë pa u kryer më parë ndonjë procedurë emërimi si dhe njëkohësisht pa u paraqitur ndonjë dokumentacion nga shtetasja A.

Në datën 26.02.2016 shtetasja A. është takuar me të pandehurin Shukri Xhelili në zyrën e këtij të fundit dhe ka rregjistruar bisedën e kryer midis tyre. Në këtë takim i pandehuri Shukri Xhelili ka nënshkruar vendimin e emërimit në punë dhe njëkohësisht i ka kërkuar shtetases A. që të dilnin së bashku atë ditë, se ishte përgatitur për atë ditë pasi kështu e kishin lënë, se ishte mprehur, se kishte një farë padurimi, se akoma nuk e kishte futur në dorë, se akoma nuk kishte pasur marrëdhënie intime. Nga ana tjetër, shtetasja A. i ka thënë se do të takoheshin ditën e hënë dhe se nuk po e gënjente.

I pandehuri Shukri Xhelili ka vijuar kërkesën e tij ndaj A. për të kryer marrëdhënie intime, duke i premtuar se në vijim mund t’i gjënte një vend pune më të mirë por gjithnjë nëse ajo do kryente më parë marrëdhënie intime.

Pas një sërë takimesh i pandehuri Shukri Xhelili me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka lënë takim me A. në Tiranë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve intime, kundrejt vëndit të punës që i kishte ofruar më parë Anisës dhe mundësisë në rregullimin e një vëndi tjetër më të mirë pune.

Në këtë mënyrë, në datën 13.04.2016 i pandehuri Shukri Xhelili është takuar me A. në Tiranë dhe pasi e ka marrë në automjetin e tij kanë shkuar në një hotel me qëllim për të kryer marrëdhënie intime. Pasi kanë shkuar në një nga hotelet e qytetit të Tiranës, i pandehuri Shukri Xhelili ka kryer veprime të drejtëpërdrejta dhe ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me A. e cila duke gjetur justifikime, ka mundur të dalë nga dhoma dhe të largohet nga hoteli, pa kryer marrëdhënie seksuale, megjithë insistimin e të pandehurit Shukri Xhelili.

Shtetasja A. ka rregjistruar me një telefon celular dhe me një pajisje videorregjistruese bisedat dhe veprimet e kryera nga ana e të pandehurit Shukri Xhelili. Gjatë hetimeve paraprake janë bërë kërkimet e nevojshme për të gjetur telefonin konkret celular dhe pajisjen videorregjistruese me anë të të cilave shtetasja A. ka rregjistruar bisedat dhe veprimet e kryera nga i pandehuri Shukri Xhelili. Është kryer sekuestrimi i pajisjes video rregjistruese por nuk është është bërë e mundur sekuestrimi i telefonit celular pasi shtetasja A. nuk e ka më në përdorim aparatin celular me anë të të cilit ka kryer

Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka kërkuar drejtëpërdrejtë nga shtetasja Anisa Alla përfitime të parregullta, konkretisht ka kërkuar përfitime dhe favore seksuale nga kjo shtetase, me qëllim për ta emëruar këtë të fundit si punonjëse në Bashkinë Dibër, si dhe me qëllim për ta sistemuar në një vënd më të mirë pune në të ardhmen.

Kërkesa për përfitime të karakterit seksual e të pandehurit Shukri Xhelili ka qënë si kusht që shtetasja Anisa Alla të punësohej në Bashkinë Dibër dhe të emërohej më pas në ndonjë pozicion tjetër më të mirë. Përfitimet e parregullta të karakterit seksual përfshihen tërësisht në anën objektive të nenit 260 të K.Penal, dispozitë e cila parashikon në përmbajtjen e saj “çdo lloj përfitimi të parregullt”, ku përfshihen si përfitimet materiale, përfitimet seksuale si dhe çdo lloj tjetër përfitim i parregullt.

Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili ka konsumuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i Kodit Penal.

I pyetur në lidhje me akuzën në ngarkim të tij i pandehuri Shukri Xhelili nuk e ka pranuar atë duke pretenduar se nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e tij, pretendime këto që nuk qëndrojnë dhe vijnë në kundërshtim me burimet e provave të administruara gjatë hetimeve paraprake, nga te cilat provohet plotesisht fajesia e te pandehurit per vepren penale qe eshte akuzuar, shkruan “Panorama”.

Ligji për presidentin dhe ish-presidentët: Si po “hakmerren” socialistët ndaj Berishës

Projektligji i hartuar për institucionin e Presidentit parashikon për ish-presidentët përfitimin e banesës, rojes personale, staf mbështetës, ambiente zyre, tituj të përjetshëm etj. Nga ligji do të përftojnë edhe familjarët e presidentit dhe ish-presidentëve

 

Për herë të parë, për institucionin e Presidencës, do të ketë një Ligj Organik.

Ai konkretizon kompetencat kushtetuese dhe rregullat e bashkëpunimit me Kuvendin, Kryeministrinë dhe organet e drejtësisë.

Për herë të parë ligji detajon mënyrën e shkarkimit të Kreut të Shtetit kur është i paaftë për të kryer detyrën.

Neni 9 parashikon ngritjen e një Komisioni për të vërtetuar paaftësinë e Presidentit mendore e fizike.

Ky Komision vendos nëse është rasti i zëvendësimit të tij nga Kryetari i Kuvendit.

Sipas ligjit të ri, procedura për ngritjen dhe funksionimin e këtij komisioni do të përcaktohet në rregulloren e Kuvendit.

Po sipas nenit 9-të, Presidenti mund t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit ta zëvendësojë përkohësisht nëse është i pamundur për të ushtruar detyrën”.

Projektligji i hartuar për institucionin e Presidentit parashikon për ish-presidentët, përfitimin e banesës, rojes personale, staf mbështetës, ambiente zyre, tituj të përjetshëm etj.

Nga ligji do të përftojnë edhe familjarët e presidentit dhe ish-presidentëve.

Konkretisht, projektligji parashikon që, personi i cili ka shërbyer si President i Republikës do të mbajë titullin e Presidentit të Republikës përjetë, përveç raste kur gjykata vendos heqjen e titullit, shkruan shqiptarja.com

Po ashtu, Presidentit i cili ka përfunduar mandatin e tij, i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë. Ligji i ri parashikon gjithashtu që Presidentëve u sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për rendin publik.

Ish-presidentët, sipas ligjit të ri, do të përfitojnë zyra dhe staf. “Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, ka të drejtë: (i) për ambient zyre deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të Tij; (ii) staf mbështetës të përbërë nga të paktën dy persona, dhe të drejtën e shfrytëzimit të makinës zyrtare dhe shoferit. Personat ndihmës të drejtat për marrëdhënie pune i realizojnë me institucionin e Presidentit të Republikës, ndërsa emërohen dhe shkarkohen nga Sekretari i Përgjithshëm, me propozim të ish kreut të shtetit, të cilit i ka mbaruar mandati. Shpenzimet për shfrytëzimin e makinës zyrtare përballohen nga buxheti i Presidentit të Republikës në detyrë”, thuhet në ligjin e ri, i cili pritet të miratohet në kundër të Reformës në Drejtësi.

Neni 64 i ligjit të ri parashikon gjithashtu se, pas mbarimit të funksionit, Presidenti i Republikës dhe anëtarët e tjerë të familjes ruajnë privilegjet dhe pasaportat diplomatike. Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ka të drejtë për shpenzimet materiale për nevojat e realizimit të aktiviteteve të tij. Këto shpenzime sigurohen nga buxheti i shtetit, në përputhje me procedurën e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. “Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës pas mbarimit të mandatit, pensionin e përcaktuar në këtë ligj, të zvogëluar në masën 50%, e gëzojnë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e mitur, deri në mbarimin e shkollimit të rregullt, respektivisht deri në moshën 25 vjeçare”, thuhet në ligj.

Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, në rast sëmundje, shpenzimet mjekësore të tij dhe të familjes i mbulohen nga buxheti i shtetit.

Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit, nëse nuk ka shprehur dëshirë tjetër.

Po ashtu, Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, merr pjesë në ceremonitë zyrtare duke zënë vend pas Presidentit të Republikës në detyrë, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe pas Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji parashikon gjithashtu Presidenti i Republikës pas mbarimit të funksionit, mund të përfitojë shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund të kalojë shumën e pagës së Presidentit në detyrë.

BIJTË NUK PËRMBYSËN ETRIT, POR TRASHËGUAN PUSHTETIN E TYRE?!!! – Nga BESIM NDREGJONI*

Njeriu është i lirë vetëm atëher kur i shërben të vërtetës.
– Sami Frashëri   

Shumica e popullsisë shqiptare  nuk e ndien veten të qetë , qoftë nga kujtimet e frikës së madhe të së kaluemes , qoftë për arsye  se kanë  “përkrahë” regjimin e terrorit stalinjan enverist,  bashkëudhëtarë me dhunë ose me dëshirë,  dhe ndihen të turpëruar  që kan mbajtë heshtjen  gjatë ditëve  kur ishte moralisht  imperative  me ngritë zanin e protestës.  Rrëzimi i sistemit komunistë e gjeti shoqërinë shqiptare  pa ndonjë elitë intelektuale, për arsye se pjesa më e madhe e saj  qe bërë njësh  me ideologjinë staliniste  totalitare. Sigurisht sherbetorët e regjimit  nuk mund të kishin një ndërgjegje qytetare  dhe aftësi  për të qënë udhëheqësit  e refleksioneve të thella  të daljes së shqiptarve  nga qorrrsokaku gjysëmshekullor komunist. Lëvizja e dhjetorit të viteve 90 ishte e pritshme nga ngjarjet që rrodhën në europën juglindore dhe me ramjen e Murit të Berlinit. Por përshpejtimi i kësaj lëvizje  tek ne  ndodhi me  vrasjen nga turmat të Causheskut liderit komunist rumun, që  pushteti politik diktatorial  në Shqipëri të  ndryshonte. I kam përjetuar ato ditë të dhjetorit 90 me një ndjesi të veçantë dhe me një besim të madh për ndryshimin e një sistemi diktatorial i  pa parë në të gjithë europën e pasluftës së dytë botërore,  por dhe si një dritë që do ndriçonte mendjet e turbullta dhe të indokriminuar të shoqërisë shqiptare.  E vërteta qëndron se ne shqiptarët nuk kishim regjim komunistë siç kishte në Ceki, Hungari, Poloni etj, por një regjim terroristë ,  çnjerzor, vrastarë e përçundues i vlerave njerzore. Por çfar ndodhi dhe  çfar solli kjo levizje!   Le të i referohemi të vërtetave të asaj periudhe  të vështirë e dramatike në një shoqëri që kishte arritur kulmin botëror me shkeljen dhe dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.  Duke qënë nën një diktaturë shtypse barbare për 45 vite u ndoq një politikë indokrinimi mbi popullsinë, që të  mbeteshim nën fenomenin e”mitizmit,” edukimi i mitizmit ishte një ndër shtyllat e ideologjisë diktatoriale, ku mitizohej diktatori , partia, pushteti diktatorial, lufta civile interpretohej si luftë çlirimtare, komunistët vrasës shpalleshin heronj, pjesa e kundërshtarit antikomunist përbuzej anatemohi me vulgaritet etj.  A na ndjek sot mbas 26 vitesh pluralizëm  fenomeni i “mitizmit” si shoqëri?!!! Në bindjen time dhe të antikomunistëve shqiptare them PO. Po i rendis faktet: “Mitizimi” si fenomen negativ ka zënë rrënjë dhe përdoret mga politikbërja postkomuniste. Pushtetarët e tanishëm sillen me nje lloj fodullëku mitizues ndaj elektoratit që i kan marre votën. Dihet që ndryshimi i sistemit  në Shqipëri nuk denoi Partinë komuniste, ose Partinë e punës, por thjesht ndrroi emrin në Parti socialiste dhe u lejua të ishte bashkëudhtare në ndryshimin e sistemit, sikur kjo parti nuk mbante dhe nuk kishte përgjgjegjësi për krimet makabër që kishte kryer për 45 vite. Kjo forcë politike nuk denoi,  apo demostroi njëherë të vetme ndjesë për krimet që kishin kryer etrit e tyre ndaj popullit shqiptar. Lëvizja e dhjetorit 90 ishte shpërthim i një vrulli rinor e cila kërkoi të drejta dhe kushte për mizerabilitetin që kishin në konvikte, të shtyrë dhe nga ngjarjet ndërkombëtare kërkoi pluralizmin politik, dhe kjo lëvizje në heshtje miratohej nga pushteti diktatorial të cilit i kishte hyrë frika në palcë nga vrasjet që ndodhen në Rumani. Lëvizja e dhjetorit e pati jetgjatësinë katër ditë, kur me dymbdhjetë  dhjetor u krijua partia demokratike nga intelektualët konformistë. Si partia e parë opozitare  ajo nuk e kishte sensibilizimin dhe ndërgjegjesimin si parti  antikomuniste,  të kërkonte shkrirjen e partisë komuniste,  vrastarja e lirisë së shqiptarve. Dhe ky mosveprim ishte fatal për Shqipërinë, se nuk u denuan krimet komuniste. Por ajo u dakortësua më të në qeverisje. Përball këtij realiteti ndodhej pjesa tjetër e shoqërise, antikomunistët shqiptare,  që sundimin diktatorial e kishin përballuar me një stocizëm të paparë në historinë e popujve.
Antikomunistët shqiptarë gjatë gjithë periudhës diktoriale nuk reshtën së luftuari ndaj atij pushteti vrastarë e mizor. Ata u  përballën me vrasje e me burgime me internime e përçundime çnjerzore. Por nuk u dorzuan përpara mizorive të diktaturës. Aksionet e tyre kombëtare fillojnë me kryengritjet e Malsisë së Madhe, e Postribës në Veri, me lëvizjen antikomuniste të Zhabokikës në jug, me grupin e deputetve që nuk pranuan diktatin partiak komuniste në drejtimin e shtetit.. Thyrja e burgut të Burrelit 1967,  kryengritja dhe revolta e  Spaçit  kur i u hoq ylli bolshevik, kryengritja e Qafës –Barit,  Futja në ambasadë e familjes Popa, varja e poetit Havzi Nelës kur gjermanët shembnin murin udhëheqja komuniste shqiptare varte poetin duke treguar terrorizmin dhe absurditetin ndaj kundërshtarve të regjimit. Me 20 qershor 1990 ish i burgosuri politik Burhan Kalaja do të shembte murin e  Ambasadës italiane dhe do të i tregonte shqiptarve se muret duheshin prishur si Muri i Berlinit. Këto ishin aksionet e mëdha kombëtare të ish antikomunistëve shqiptar, apo siç e përdor sot politika të burgosur e të përndjekurve politikë, se rolin antikomunistë ka 26 vite që e përdorin ata që i shërbyen komunizmit stalinjan shqiptar. Përball këtyre fakteve, sot heshtet dhe flitet me pompozite e me mitizimin komunist për lëvizjen e dhjetorit dhe e mitizojnë duke e paraqitur se kjo lëvizje solli ndryshimin në Shqipëri.  E vërteta vonon , por nuk harron thotë një fjalë e moçme shqiptare.  Tani së fundi në media flitet nga politikan, analistë të lidhur me diktaturën në mendime, se bijtë përmbysën etrit, a qëndron kjo e vërtete?  Lëvizja e dhjetorit duhet analizuar me dy anët e medaljes. Mbrenda lëvizjes kishte edhe bijë komunistësh edhe bijë antikomunistësh të cilët mbas kësaj lëvizje i vranë siç ishte Arben Broxi. Ajo duhet respektuar për vullnetin dhe aksiomën që iu rreshtua europës për ndryshim, por nuk mund të pranojmë se kjo lëvizje përmbysi etrit, se etrit ishin dirigjentët, që inkurajuan bijtë të mernin pushtetin dhe të i shpëtonin etrit nga  krimet që kishin bërë. Faktet më mirë se në ato kohë, shifen sot mbas 26 viteve, a u denua krimineli Enver Hoxha, a dolën para drejtsisë të gjithë xhelatët (etrit) që vrane qytetare të pafajshëm, e kundërta ndodh, shtypi shqiptar çdo ditë publikon si heronj etrit e lëvizjes së dhjetorit, sot mbas 26 vitesh bijtë e etrve jo vetëm që nuk denuan krimin por po ndërtojnë një shtet oligarkik e korruptiv. Krahasoni lëvizjen e të bijve në 90 ,  me aksionet antikomuniste ndaj etërve që ka bërë klasa antikomuniste nga 44—90. Simbas këtyre politikanve konformiste apo dhjetoristë bijë të etërve , historia fillon në 90. Jo zotrinj bijtë nuk përmbysen etrit në 90, e vërteta e faktuar është se ata vazhduan të trashëgojnë pushtetin e tyre, pa i vrarë ndërgjegja për krimet komuniste. Sot krenohen me bëmat e  eterve  në biseda televizive. Ballafaqimi me të vertetën do të shkatroi totalishtë “Mitizimin” e ngjarjeve politike që përdoren për interesa ideologjike.
Nuk mund të shikojmë përpara nëse nuk hejdhim sytë mbi të kaluemen , për sa kohë që  nuk kemi  kuptue  si u bamë kështu, përderisa  të kuptojmë se kemi humbë  kuptimin e jetës , të qenies gjallë….

*Besim NDREGJONI
President i Unionit Mbarekombetar 
Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise 

Zbardhet SMS kërcënuese ndaj Ajtanga Lubonjës: Hiq dorë se…

Gjykata e Tiranës ka gjobitur një 32-vjeçar, që ka kërcënuar me SMS aktivisten e shoqërisë civile, Ajtanga Lubonja. Kërcënimi i është dërguar aktivistes në gusht të vitit 2014, kur ajo mblidhte firma në një peticion qytetar për shkarkimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, raporton “Panorama”.

 

Sipas Gjykatës, autori i dërgimit të mesazhit ishte i pandehuri Aleksandër Rena. Ai u fajësua për akuzën e “pengimit të ushtrimit të së drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar” dhe u dënua me 80 mijë lekë gjobë.

Sipas vendimit të Gjykatës, procedimi ndaj Renës ka nisur pas një kallëzimi të depozituar nga Ajtanga Lubonja në 15 gusht 2014 në Komisariatin e Policisë nr.1, në Tiranë. Ajo ka rrëfyer se si përfaqësuese e shoqërisë civile në periudhën gusht 2014, ka qenë e angazhuar në aktivitetin për mbledhjen e firmave të qytetarëve, lidhur me peticionin për shkarkimin dhe hetimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Gjatë kohës që kallëzuesja mblidhte firma për peticion së bashku me kolegun e saj, shtetasin Basir Çollaku, në tavolinat e punës janë afruar dy persona, të cilët u kanë thënë me një ton agresiv dhe kërcënues se duhet të ndërprisnin punën që po kryenin dhe t’ia linin politikës të merrej me atë problem.

“Ju nuk e keni idenë se kush jemi ne dhe çfarë mund t’ju bëjmë juve”, ka cituar ajo frazat kërcënuese. Lubonja ka treguar dhe dy SMS kërcënuese të mbërritura në numrin e saj celular mbrëmjen e asaj dite me përmbajtje: “Dimë gjithçka për ty, dimë se kush je dhe çfarë bën, tani këto kohët e fundit po merresh me një peticion që po i shërben një politike të caktuar dhe të komanduar nga lart, mos të të duket vetja e madhe kur nuk di asgjë se çfarë bëhet me ty, hap sytë dhe shiko përreth, jam një që të dua të mirën, prandaj po të flas, mos na detyro që të marrim masa të rrepta kundrejt teje… hiq dorë sa je në kohë”.

Të nesërmen e kësaj dite, Lubonja është prononcuar publikisht për mesazhin kërcënues. Pas prononcimit për mediat, Lubonjës i ka mbërritur një SMS nga i njëjti numër që i kishte dërguar mesazhin kërcënues, duke i thënë në SMS: “Jam Aleks Rena dhe jam unë ai që të ka dërguar këto SMS”.

Shtetasja Ajtanga Lubonja i ka njohur numrin, pasi ka rezultuar se e kishte si shok në “Facebook” dhe në telefonin e saj e kishte të regjistruar numrin e tij.

Armand Bajrami/PANORAMA

Dekriminalizimi prek dy deputetë dhe kryebashkiakun e Kavajës

Në Shqipëri, dy deputetë dhe një kryetar Bashkie pritet të humbasin mandatin e tyre në kuadër të të ashtuquajturit ligj për Dekriminalizimin. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka konstatuar se deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Tahiri, ai i Partisë Lëvizja socialiste për Integrim Shkëlqim Selami dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, përfaqësues i Partisë socialiste “janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve” që kryejnë. Vendimi përfundimtar për heqjen e mandateve të tyre pritet tani të merret nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Për deputetin Dashamir Tahiri, prokuroria deklaroi se pas hetimeve të thelluara nuk ka deklaruar në formularin për Dekriminalizimin thë dhënat se “në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave; Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar” dhe se “ është kontrolluar disa herë nga policia”.

Për deputetin tjetër të LSI-së Shkëlqim Selami, rezulton se ndaj tij ka patur “një masë sigurimi ‘arrest me burg’, nxjerrë nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit”.

Një listë më e gjatë të dhënash të fshehura është zbuluar për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Bëhet fjalë për “një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali. Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër. Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish”. Rroshi madje rezulton që në vitin 2015 të ketë qenë nën hetim, me një nga emrat e ndryshëm që ka përdorur, dhe të Agjencisë amerikane të luftës kundër drogës, DEA. Sipas prokurorisë “në vitin 2015 DEA , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”.

Kryebashkiaku i Kavajës, ishtë vënë prej kohësh në shënjestër të akuzave për të kaluarën e tij. Në Maj ai dha dorëheqjen pasi u bë publik vendimi i dënimit të tij për “përdhunim në grup”. Kryeministri Edi Rama e kishte mbështetur publikisht atë ndaj lumit të akuzave. Por pas dorëheqjes, kreu i qeverisë reagoi duke deklaruar se “gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka”. Megjithatë ai nuk shkoi më tej se kaq, dhe nuk firmosi shkarkimin e Rroshit i cili më pas u tërhoq nga ideja e largimit vullnetar nga detyra, ndonëse në qershor do të arrestohej. Në muajin Tetor, me vendim Gjykate atij ju hoq “arresti shtëpiak”, ndërkohë që hetimi ndaj tij vazhdon.

Presidenti Nishani niset drejt Turqisë, takim me presidentin Erdogan

Presidenti Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani u nis sot për një vizitë zyrtare në krye të delegacionit shqiptar drejt Republikës së Turqisë, me ftesë të presidentit Erdogan.

Ky takim vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmë mbarë politikën botërore, pasi u vra ambasadori rus në Turqi.

Por, axhenda e këtyre takimeve ishte parashikuar më herët.

Presidenti Nishani do të pritet gjatë kësaj vizite të rëndësishme nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive. Sakaq, Kreu i Shtetit shqiptar pritet të ketë takime dypalëshe me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Karahman dhe me Kryeministrin turk Binali Yildirim.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës përfshin edhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit si dhe një takim të përzemërt e vëllazëror me bashkësinë shqiptaro-turke.

Ajazi flet për vizitën e shefit të CIA-s në Tiranë: Pse është e shqetësuar SHBA

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika, në një mesazh për punonjësit e shërbimit inteligjent me rastin e festave të fundvitit, ka informuar vartësit e tij për qëllimin e vizitës në Tiranë të drejtorit të CIA-s, John O. Brennan.

Burime pranë Shërbimit Inteligjent bënë të ditur se CIA ka shprehur si shqetësim shtimin e prezencës së Rusisë dhe shërbimeve të saj të spiunazhit në Ballkan.

Drejtori i CIA-s, John O. Brennan, ka falënderuar SHISH-in për punën që ka bërë deri tani në luftën kundër terrorizmit dhe angazhimit të treguar në fushën gjeostrategjike kundër spiunazhit rus, i evidentuar me prezencën e tij të shtuar në vendet e rajonit. Shqetësim i ngritur gjatë diskutimit ka qenë ardhja në pushtet e kandidatëve prorusë, si në Bullgari, edhe Moldavi, kontaktet e Rusisë me elitën politike në Maqedoni.

Po ashtu, mbështetja që po i jep Rusia Serbisë në armatimin me teknologji ushtarake të fjalës së fundit. Gjatë takimit mes Ajazit dhe Brennan është vënë në pah suksesi dhe bashkëpunimi që SHISH ka pasur me CIA-n në luftën ndaj rrezikut islamik dhe ndikimit rus. Rreziqe që për Shqipërinë dhe Ballkanin i ka ngritur Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Berlin.

FJALIMI

Gjatë fjalës së tij para drejtuesve të SHISH-it dhe agjentëve, Visho Ajazi Lika ka thënë se janë realizuar objektivat kryesorë që i janë vënë nga qeveria në vitin 2016. “Sukseseve të këtij viti u janë shtuar edhe dy ngjarje domethënëse për një Shërbim Informativ. Dekorimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), në datën 04.07.2016, nga Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Bujar Nishani, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, të cilën e kemi njoftuar zyrtarisht më parë. Vizita e suksesshme zyrtare në SHISH, e datës 06.12.2016, në përgjigje të ftesës së Drejtorit të SHISH, z. Visho Ajazi Lika, e Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit të SHBA (CIA), z. John O. Brennan, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të agjencisë së tyre.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua një takim kokë më kokë midis dy drejtorëve të shërbimeve, takime mes delegacioneve respektive, si dhe një takim me stafin drejtues të SHISH-it. Takimet e zhvilluara u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit miqësor”, është shprehur kreu i SHISH-it.

Më tej, drejtori i SHISH-it është shprehur se edhe në vitin 2017 do të punohet për të arritur rezultate të larta ndaj veprimtarive që cenojnë sigurinë kombëtare.

“Këto përbëjnë bazë solide për arritje rezultatesh të larta, në luftën kundër çdo veprimtarie që cenon sigurinë kombëtare. Duke ju përgëzuar për punën dhe përpjekjet e vitit 2016, për kontributin tuaj në forcimin e mëtejshëm të kohezionit ndërinstitucional shqiptar, dhe rritjen e reputacionit ndërkombëtar të institucionit tonë, shpreh bindjen se veprimtaria e SHISH-it, edhe gjatë vitit 2017 do të vazhdojë me modesti, por pa u lëkundur, në përmbushjen e pritshmërive që rrjedhin nga misioni i tij ligjor”, ka thënë kreu i SHISH-it.

MESAZHI

Të nderuar kolegë dhe kolege të SHISH; Me rastin e festave të fundvitit 2016, ju uroj Gëzuar, mbarësi, shëndet e lumturi mes kolegëve dhe në familjet tuaja! Gjithashtu, ju uroj suksese të mëtejshme në realizimin e detyrave në shërbim të Shtetit dhe vendit tonë.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time për të gjithë punonjësit, burrat e gratë, për gatishmërinë, kontributin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave të ngarkuara nga ligji dhe nga Prioritetet e Qeverisë për vitin 2016. Sukseseve të këtij viti u janë shtuar edhe dy ngjarje domethënëse për një Shërbim Informativ.

Dekorimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), me datën 04.07.2016, nga Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Bujar Nishani, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, të cilën e kemi njoftuar zyrtarisht më parë.

Vizita e suksesshme zyrtare në SHISH; e datës 06.12.2016, në përgjigje të ftesës së Drejtorit të SHISH z. Visho Ajazi Lika; e Drejtorit të Agjencisë Qëndrore të Zbulimit të SHBA (CIA), z. John O. BRENNAN, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të agjencisë së tyre. Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një takim kokë më kokë midis dy Drejtorëve të Shërbimeve, takime mes delegacioneve respektive si dhe një takim 2 me stafin drejtues të SHISH.

Takimet e zhvilluara u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit miqësor. Me këtë rast rishpreh edhe një herë konsideratën dhe mirënjohjen time për profesionalizmin e objektivitetin e treguar dhe punën që keni kryer 3 gjatë këtij viti.

Kjo më bën të ndihem edhe më optimist, pasi shikoj dhe konstatoj tek ju gatishmëri, përkushtim, dashuri për profesionin, etj. Këto përbëjnë bazë solide për arritje rezultatesh të larta, në luftën kundër çdo veprimtarie që cënon sigurinë kombëtare.

Duke ju përgëzuar për punën dhe përpjekjet e vitit 2016, për kontributin tuaj në forcimin e mëtejshëm të kohezionit ndërinstitucional shqiptar, dhe rritjen e reputacionit ndërkombëtar të institucionit tonë; shpreh bindjen se veprimtaria e SHISH, edhe gjatë vitit 2017, do të vazhdojë me modesti, por pa u lëkundur, në përmbushjen e pritshmërive që rrjedhin nga misioni i tij ligjor. Përzemërsisht uroj që, të kaloni të gëzuar Festat, dhe në lumturi me familjet, miqtë dhe shoqërinë tuaj. Urime të përzemërta dhe të sinqerta!

D R E J T O R I

VISHO AJAZI LIKA D. V.

FATION BINJAKU/PANORAMA

Manjani: Arrestoni Balilin! Ju thotë ai me kë udhëtoi në Dubai!

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj disa deklaratave që u bënë në një emision televiziv dhe lajmeve në portale ku citohej se Kelment Balili kishte udhëtuar me një politikan në Dubai. Sipas disa portaleve, ky politikan ka qenë Manjani.

Por nuk mendon kështu ministri i Drejtësisë që jo vetëm bën një reagim me ironi, por insiston në arrestimin e Balilit në mënyrë që kështu të zbardhen shumë të vërteta përballë shpifjeve, siç i cilësoi ai lajmet e fundit.

“Sipas disa analistëve portalistë dhe jo vetëm, paskam qenë në Dubai dhe me Klement Balilin.

Për të gjithë ju që keni interes, në Dubai skam qenë kurrë në jetën time! Me këtë person skam udhëtuar ndonjëherë as në furgon e as në avion! Udhëtimet turistike i bëj ekskluzivisht me familjen time!

Shpifja nuk ndihmon askënd! Mbetem përkrahës i fjalës së lirë edhe kur kjo është shpifje!

Por me rastin e të 7-tave (muajve të urdhër-arrestit ndërkombëtar) edhe njëherë tërheq vemendjen: Ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër!

Mirupafshim deri në udhëtimin tjetër imagjinar..!”.

Aktori i 150 roleve Lazër Filipi – Lenini i ‘Orët e Kremlinit’

Orët e Kremlinit ndalën për aktorin Lazër Filipi. Dje, në moshën 96-vjeçare u nda nga jeta një prej aktorëve më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar.

Gjithnjë aktiv deri në vitet e fundit të jetës, Lazër Filipi i takon brezit të atyre artistëve që themeluan teatrin shqiptar. Edhe pse kujtohet nga të gjithë për rolin e Leninit, kjo edhe për shkak të një ngjashmërie vizive me këtë të fundit, Lazër Filipi ka interpretuar dhjetëra role, fillimisht në teatër, në vepra kombëtare dhe kryevepra botërore e më pas në kinematografi, ku ka interpretuar karaktere, batutat e të cilëve janë bërë pjesë e së folurës së përditshme të shqiptarëve.

lazer-filipi-640x480

AKTORI

Lazër Filipi lindi më 7 shkurt 1921, në katundin Shirq të Bregut të Bunës, në Shkodër. Kur ishte fare i vogël, familja e tij u vendos në qytetin e Shkodrës, ku kreu edhe shkollën fillore “28 Nandori”. Në vitin 1938 ai u vendos në Tiranë, ku kaloi rininë dhe më pas u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare.

Pasi doli në ilegalitet u bë pjesë e Brigadës së 27- të. Gjatë luftës, në vitin 1943, në çetën Krujë-Ishëm ka interpretuar rolin e tij të parë, atë të Lekës, në dramën “Vdekje Fashizmit-Liri Popullit” të Aleksandër Banushit.

Pas Çlirimit nisi jetën teatrore si aktor profesionist në Teatrin Popullor, me premierën e parë të këtij teatri, “Topazi”, të Marcel Panjol, në rolin e kryeshërbëtorit, më 30 maj 1945. Më tej ndoqi studimet e larta për aktor në Zagreb dhe më pas në Akademinë e Arteve në Pragë, ku edhe u diplomua.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Lazër Filipi bashkohet me lëvizjen antifashiste për të luftuar armikun. Gjëndja e mjeruar e Shqipërisë në ato vite bëri që edhe veprimtaritë e shoqërive kulturore të ishin më të pakta.

Kështu, krijimi i grupeve teatrale-artistike amatore brënda çetave apo lëvizjeve nacionalçlirimtare dhanë një ndihmë të madhe në këtë aspekt. I tillë është edhe krijimi i Teatrit të Rinisë Antifashiste, në vitin 1943, me të cilën Lazër Filipi interpretoi rolin e tij të parë në pjesën “Kryengritje Shqiptare”, shfaqur në More të Krujës dhe vënë në skenë nga Kolec Ilia.

Pas Kongresit të Përmetit, 24-28 maj 1944, krijohet grupi teatral “Grupi i Priskës”. Kjo trupë vuri në skenë disa pjesë; “Partizani”, “Burgu” dhe “Nëna” e shkrimtarit Fatmir Gjata. Lazër Filipi është një ndër më aktivët e këti grupi ku nuk mungojnë edhe figura të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare si Naim Frashëri “Artist i Popullit”, etj.

Pas mbarimit të luftës, krahas angazhimeve në trupën teatrale, Lazri ndoqi studimet për dramaturgji.

Në vitin 1947 vijon studimet për aktor në Zagreb (Kroaci) por, si pasojë e prishjes diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, detyrohet t’i ndërpres. Më pas këto studime i vazhdon dhe i përfundon në vitin 1950 në ish-Çekosllavaki (që nga viti 1992 e ndarë në dy shtete; Republika Çeke dhe Republika Sllovake).

Mbasi mbaron studimet kthehet në Atdhe. Me përvojën e fituar në vitet e rinisë dhe me një pjekuri artistike të zgjeruar gjatë studimeve, Lazër Filipi i kthehet publikut me një galeri të tërë rolesh që do ta bëjnë atë një ndër aktorët më të dashur në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ndër interpretimet që mbesit të paharruara në kujtesën e artdashësve janë: Babai i Ofelisë në dramën “Hamleti” të Shekspirit, xha Shozi në dramën “Familja e peshkatarit” të Artistit të Popullit Sulejman Pitarka, Klarku në dramën “Arturo Ui” të poetit dhe dramaturgut gjerman Bertold Brecht, Lenini në dramën “Orët e Kremlinit” të shkrimtarit rus Nikolai Podovin, etj.

Të shumta janë rolet e Lazër Filipit edhe në kinematografi. Ai është ndër aktorët që ka interpretuar në filmin e parë tërësisht shqiptar “Tana”, në vitin 1958. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si: xha Demiri në filmin “Fortuna”, Ropi në filmin “Kapidani, etj.

Edhe pas daljes në pencion, në vitin 1977, Lazër Filipi vazhdoi angazhimet në teatër dhe kinematografi.

Në vitin 1991 krijon trupën teatrore “Tirana”. Me këtë trupë interpreton në disa drama: “Ali Pashë Tepelena”, “Fati i një refugjati”, “Napoleon Bonaparte”, etj.

Në vitin 2004 interpreton me trupën e Teatrit Kombëtar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulaha.

Çmimet

Lazër Filipi është nderuan me disa tituj dhe çmime: Çmimi i Parë i Republikë për interpretimin e rolit të Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”, në vitin 1957.

Çmimi Special për interpretimin e rolit Shaqo Bregu në filmin “Në fillim të verës”, në vitin 1976.

Për merita të larta në fushën e artit skenik, në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Interpretime në teatër: Kryengritje Shqiptare (1943), Partizani (1944), Nëna (1944), Burgu (1944), Topazi (1945), Dashnori Gjido (1945), Rrugaçi (1945), Martesa (1946), Çështje familjare (1956), Orët e Kremlinit (1957), Mashenka (1958), Hamleti (1960), Dhelpra dhe rrushtë (1961), Zonja e Bujtinës (1962), Qeni i kopshtarit (1963), Banorët e shkallës nr.6 (1963), Tre ditët e kjametit (1964), Roje nën llampat e neonit (1965), Ljubov Jarovaja (1965), Përkolgjinajt (1966), Cuca e maleve (1967), Heronjtë e Linasit (1968), Shokët (1969), Arturo Ui (1971), Sinjali i kuq (1973), Prefekti (1973), Familja e Peshkatarit (1974), Ali Pashë Tepelena (2003), Streha e të harruarve (2004), Napoleon Bonaparti (2005), etj.

Regjisor: “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarka.
Asistent regjizor: “19 ditë” e Fadil Paçrami.
Skenarist: “Dashuria që u mbijetoi flakëve”, “Nënë Tereza”.

Interpretime në kinematografi: Tana (1958), Fortuna (1959), Oshëtimë në bregdet (1966), Përse bie kjo daulle (1969), Ndërgjegjja (1972), Kapedani (1972), Shpërthimi (1974), Në fillim të verës (1975), Pylli i lirisë (1976), Shembja e idhujve (1977), Këshilltarët (1977), Nusja (1980), Një emër midis njerëzve (1983), Koha nuk pret (1984), Në emër të lirisë (1987), Misioni përtej detit (1988), Balada e Kurbinit (1989), Enigma (1991), Tradhëti bashkëshortore (2000), Ne dhe Lenini (2009), etj.

Skenarist: “Shpërthimi”.

Ja emrat: Pas Lul Berishës, Vangjush Dako ‘punësoi’ në Bashkinë Durrës edhe 30 burgosur të tjerë

 

DURRES- Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ‘punësimin’ e të burgosurve nga ana e Bashkisë së Durrësit, siç ishte dhe rasti i kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. ‘BalkanWeb’ ka siguruar listën e plotë me 30 emrat e të burgosurve, që Bashkia u del garant që ata të bëjnë punë vullnetare. Mësohet se kjo praktikë është ndjekur gjatë këtij viti edhe për një tjetër të dënuar, i cili tashmë punon pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për Feta Matajn, emrin e të cilit e përmendi edhe kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, gjatë deklaratës për media. Ndërkohë gjatë kërkimeve që ka bërë ‘BalkanWeb’ rezulton se Mataj, ish-kryetar i PS për lagjen nr. 15 në Durrës, ka vuajtur dënimin për ‘pengmarrje’ dhe ‘grabitje me dhunë’. Ai ka përfituar nga dënimi alternativ dhe ka kryer punë vullnetare duke u liruar nga burgu po këtë vit, bazuar te referenca që Bashkia e Durrësit i kishte paraqitur gjykatës.

Bashkia e Durrësit për disa persona të veçantë, siç është Lul Berisha dhe Fetah Mataj e ka dhënë garancinë pa u shprehur më parë gjykata. Por, të dënuarit me garancinë që kanë marrë nga Bashkia, janë paraqitur në gjykatë, pavarësisht se kjo e fundit i ka liruar nga burgu pa i përcaktuar se ku duhet të kryejnë punën vullnetare, siç është rasti i Lulëzim Berishës.

LISTA E TË BURGOSURVE TË LIRUAR
1 Stavri Kosta
2-Ramazan Kërcuku
3-Mahmudie Zela
4-Ardian take
5-Adriatik Batillari
6-Nikol Llaskali
7-Emilajno Koka
8-Hysni Koka
9-Gazmend Nano
10-Agust Tuda
11-Fatjon Osmani
12-Alban Stafaa
13-Florian Baboçi
14-Gjon Kuli
15-Ali Simaku
16-Besnik Ruçi
17-Ena Huta
18-Kleo Libohova
19-Astrit Rama
20-Nazmi Visha
21-Ervis Çanaku
22-Ali Dauti
23-Taulant Kasa
24-Engin Gexhilli
25-Liman Muça
26-Paulin Doda
27-Artur Shijaku
28-Esat Lica
29-Florian Xhaja
30-Arben Mira

Lirimi i Berishës, nis hetimi për Dakon dhe gjyqtarët

Në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit njoftoi sot se ka nisur me iniciativë të sajën, hetimin për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.

Prokuroria shpjegon më tej se “në kuadër të këtij procedimi, po shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të dhëna në kohë të ndryshme për të dënuarin Lulzim Berisha nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit, për përfitim të uljes së dënimit, përfitimit të amnistisë, si dhe ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga Burgu i sigurisë së lartë, në atë të zakonshëm. Prokuroria e Durrësit ka dyshime të arsyeshme që zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha”.

Më herët gjatë ditës, ishte Partia demokratike e cila i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm nisjen e hetimeve ndaj kryebashkiakut socialist Vangjush Dako, pas zbulimit të fakteve se Bashkia e Durrësit ofroi garanci për punësimin e ish kreut të ‘Bandës së Durrësit’ Lulzim Berisha, në procesin gjyqësor që çoi në lirimin me kusht të tij 10 ditë më parë. Letra e Bashkisë u bë publike nga BIRN dhe Zëri i Amerikës një ditë më parë. Në vendimin e Gjykatës së Apelit shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat”.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, shkoi vetë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për të dorëzuar kallzimin penale ndaj Dakos. Në përfundim të një mbledhjeje me këshilltarët demokratë të Bashkisë së Durrësit, dhe deputetët e PD në këtë qytet, zoti Basha kërkoi dhe shkarkimin e kryebashkiakut socialist, I cili sipas tij “ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe ka terrorizuar qytetarët e Durrësit”, deklaroi zoti Basha, duke shtuar se “Vangjush Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe kundër qytetarëve”.

Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Durrësit dha sot një shpjegim jo bindës për rekomandimin e lëshuar për Lulzim Berishën, duke folur për një procedurë rutinë. “Ne i ofrojmë çdo të dënuari që dënohet me punë vullnetare në komunitet, i ofrojmë mundëi punësimi në ndërmarrjet tona, me punë vullnetare, që do të thotë ata punojnë pa shpërblim nga ana jonë sepse kanë dënim nga gjykata. Nuk jemi në që vendosim. Gjykata i vendos në mënyrë të detyruar. Kërkesa ishte që familja ka apo jo sjellje të mirë në shoqëri. Ne pyetëm administratorët tanë dhe na thanë që nuk kanë probleme me komunitetitn”, u shpreh Dako për gazetarët. Por shpjegimi i zotit Dako nuk përputhet me rastin e Lulzim Berishës. Ai është liruar me kusht dhe jo me detyrim për punë në komunitet, që përgjithësisht jepet për ata që kryejnë vepra penale që nuk paraqesin një rrezikshmëri shoqërore.

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Durrësit, dorëzuan në kryeministri kërkesën zyrtare për shkarkimin e tij. “Veprimet që duhet të marrë në ditët e ardhshme do ta tregojnë qartë se çfarë është dhe kë përfaqëson Edi Rama. Unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike të bashkohen për t’i bërë presion Edi Ramës për të marrë përgjegjësitë e vendit ku është ulur për të luftuar krimin”.

Zoti Basha u përqëndrua vetëm të veprimet e kryebashkiakut Dako, ndërsa nuk përmendi një seri vendimesh të debatueshme të dhëna nga disa gjykata të vendit në favor të Lulzim Berishësh, të cilat ngrejnë dyshime dhe për shkelje ligjore, që çuan fillimisht në ndryshimin e dënimit nga burg të përjetshëm, në 25 vite burgim, dhe më pas reduktime të njëpasnjëshme, deri në vendimin e 5 Dhjetorit të këtij viti për lirimin e tij me kusht.

Hajdutët e historisë.: DIKUR U VRAMË PËR HISTORI, SOT SEHIRXHINJ TË KËQINJ – Nga Kadri Tarelli

Mbrojtja e historisë dhe vlerave kombëtare, është një temë që rikthehet shpesh në vëmendje të opinionit publik, për shkak të ndjeshmërisë që ka shoqëria ndaj ngacmimeve, ndodhive dhe dukurive, që si rastësisht kanë ndodhur e po ndodhin edhe sot, dhe që janë të paparnueshme për çdo shqiptar e atdhetar, në të gjitha kohët.

Nuk e ndjej nevojën e një debati, sepse në shumicën e herëve ato përfundojnë në fyerje, akuza të ndërsjellta dhe shumë fjalë që nuk i shërbejnë askujt e aq më pak çështjes, duke e lënë në hije problemin që shqetëson. Mendoj  se është më me vlerë të sjell në kujtesë disa ndodhi, që na trishtojnë e na zemërojnë duke gjykuar të sotmen, që qëndrojmë e veprojmë si sehirxhinj kur na dhunojnë e na grabisin historinë, ndërsa më parë kur ishim të pushtuar e nuk kishim shtet, jemi vrarë e sakatuar për mbrojtjen e historisë kombëtare dhe monumenteve të saj. Mbase e teproj kur i bëj pyetje vetes, rretheve intelektuale dhe strukturave akademike dhe shtetërore: Pse ndodh me ne shqiptarët, ose ç’ka ngjarë me ne shqiptarët që sillemi kështu?

 Po e filloj së pari, me një ngjarje tragjike të ndodhur në vitin 1916, kur forcat pushtuese ushtarake austriake pushkatuan tre oficerë shqiptarë, Kamber Myrto Bënja, toger Abaz Ismail Taushani dhe toger Bexhet Manastirliu. Cili ishte shkaku? Kundërshtuan grabitjen e gjetjeve arkeologjike në Apolloni. Duke i’u referuar librit të studjuesit Hasan Ulqini, “Grabitës të monumenteve”, njihemi me ngjarje rrënqethse dhe grabitje të paimagjinueshme të pasurive arkeologjike dhe historike të Shqipërisë, si nga turqit gjatë sundimit qindra – vjeçar, nga malazezët në Shkodër më 1913, serbët në Durrës gjatë luftës Ballkanike, dhe më pas nga pushtues të tjerë me rradhë, austriakët, italianët dhe francezët. Na vjen keq që shumë objekte me vlera të rralla artistike dhe shkencore, zbukurojnë sot muzeumet e kryeqyteteve të botës, Stamboll, Vjenë, Romë, Beograd, Londër, Paris, Berlin, etj. S’ besoj se të huajt dhe fqinjët tanë e bënë këtë për hatrin tonë. Ata, pavarësisht se i kanë “Hambarët plot me histori”, na i vodhën dhe na i grabitën me forcë monumentet e kulturës sonë, duke dëmtuar rëndë historinë tonë kombëtare. Bëjmë mirë t’i kujtojmë që të mos harrojmë, se të huajt, bashkë me ta edhe antishqiptarët, na vjedhin, plaçkisin dhe na grabisin, sa herë t’u jepet rasti. Dhe fatkeqësisht raste ka patur shumë, aq sa vazhdojnë edhe kësaj dite. Po citoj pak fjalë nga patrioti dhe dijetari Shtjefen Gjeçovi, pioneri i parë i arkeologjisë shqiptare: “Visari jonë, historia jonë, gjinden të mbulueme nën dhe, kushedi sa pash e pllambë…. Mjafton një kuletë e mbushun me sende të vjetra, të gjetuna në tokën tonë prej nji të huaji, për të na lan në terr një pikë historie”. H. Ulqini. “Grabitës të monumenteve”. Faqe 108 – 109.

Ç’koment mund t’u bëhen këtyre shënimeve të trishta që na përcjell Çarls Telford Erikson, në librin “Pesë vjet në Shqipëri”, (1908 – 1913), ku shkruan: “Unë isha vetëm një dëshmitar i zymtë dhe i heshtur… Elbasani, si njëra ndër qendrat më të mëdha të Shqipërisë së Mesme, e ndjeu i pari goditjen mizore të Shefqet Turgut Pashës. … Atë që armata mblodhi si “Armë”, do ta detyronte një tregëtar të antikës ta çkulë mjekrën e vet nga mllefi… Qindra pushkë e allti… Shpata të stërlashta antike, disa ndër to të zbukuruara me xhevahirë…. U flakën në një grumbull të stivuar e të përziera si bujashkat e pyllit…. U ngarkuan në kuaj dhe u dërguan jashtë vendit, ku s’do të shihen kurrë”. Faqe. 54 – 55.

Vazhdimi është po kaq tronditës. Historianët tanë qëndrojnë të palëkundur në një datë historike që na e kanë vendosur të tjerët dhe që ka të bëjë me themelimin e Durrësit më 627 para Krishtit. I nderuar lexues gjyko në qetësi: Historia e Shqipërisë  e kl. 12, të gjimnazit në faqen 29, shkruan: “Rreth vitit 627.p.e.s, korintasit së bashku me korkyrasit themeluan Dyrrahun…… në territorin e banuar nga ilirët”. Është kjo një thënie e Tukididit në shekullin e III-të p.e.s, që ka mbetur si “Gozhda e Nastradinit”, që s’e shkulën as historianët e monarkisë, as akademikët e diktaturës dhe s’po e shkulin as historanët e akademikët e sotëm. I bëj pyetje vetes dhe të tjerëve: Si e komenton pedagogu dhe mësuesi i historisë këtë thënie? Po nxënësi dhe studenti si e kupton? Le të lodhen historianët e Durrësit të studiojnë e të shkruajnë libra dhe të vërtetojnë me dokumenta historike dhe gjetje arkeologjike, se Dyrrahu i hershëm dhe Durrësi i sotëm, është themeluar nga mbretër ilir, shumë vite më parë se në brigjet e tij të dukeshin anijet e kolonëve grek. Kam përshtypjen se edhe llogjika më e pamësuar, nuk mund ta përfytyrojë se brenda një viti lind e formohet një qytet. Veç kësaj çdo kush mund të pyesë: Po kolonët që erdhen, ishin bujq e blegtorë apo tregëtarë e zejtarë, që i shtyu era rastësisht në Durrës? Po të ishin bujq apo blegtorë, ata do të formonin një fshat në tokën që gjetën “pa zot”, ndërsa tregëtarët dhe zejtarët lakmuan qytetin, që e njihnin mirë, sepse deshin që të prodhojnë e tregëtojnë mallrat e tyre.  Megjithatë kemi mbetur aty ku ishim, pavarësisht se Prof. dr. Hava e dr. Sali Hidri, kanë publikuar librin “Historia e Durrësit”, me të dhëna shkencore mbi lindjen dhe zhvillimin e qytetit 3000-vjeçar. Pavarësisht se edhe shoqata “Durrësi”, para ca kohësh festoi 3000-vjetorin e themelimit qytetit, po historia jonë nuk po lëviz nga istikami, ndërsa Akademia mënjanohet, qëndron në heshtje dhe nuk e merr përsipër, së paku ta lëkundë “Gozhdën e ndryshkur” në historinë tonë kombëtare. Me dhimbje, por duhet ta pranojmë, se këtu nuk është faji i fqinjit tonë jugor. E kërkojmë dhe e gjejmë fajin mes nesh, që na ka humbur rruga në oborr, bëhemi sehirxhinj e dorëlëshuar me historinë, dhe s’i vemë në kandar  gjërat e “vogla”.

Meritojnë përshëndetje atë çka thonë e shkruajnë të huajt për historinë tonë, kur bëhet fjalë për arkiva e ngjarje që kanë lënë pasoja në dokumentimin e historisë. Historiani francez Zhan Klod Faveirial, tek libri “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”. Faqe 334, shkruan mbi djegjen e arkivit 800-vjeçar në manastirin e Shën Naumit, pranë liqenit të Ohrit, me urdhër të patriarkut grek në vitin 1850-1851. Më tej ai vazhdon: “Murgu Serafin, autor i këtij akti vandalizmi, i thoshte  më 1856, peshkopit Popov dhe tre shokëve të tij..: “Sa më ka kushtuar për t’i shkatëruar të gjitha këto. Por patriarku më ka urdhëruar tri herë radhazi. Më së fundi, ai më shkroi: Është hera e fundit që ne të urdhërojmë….”. Vetiu lindin pyetje të shumta që e kanë brenda edhe përgjigjen: Pse i dogjën? Ç’përmbanin këto dokumenta? Kush nuk duhet t’i lexone e t’i njihte ato? Kujt i prishnin punë, apo kujt i hapnin punë, po të hapeshin ato një ditë?

Afrohemi sot në kohët moderne, në trajtimin e historisë ndaj  Aleksandrit të Madh të Mqedonisë. Në vitin 2014 janë disa gazeta që publikojnë shkrime lidhur me Aleksandrin e Madh, të cilin bota e njeh me emrim Aleksandri i Maqedonisë. Në testamentin e zbuluar nga studjuesja italiane Lucia Nadin, (një dokument të zbuluar kohët e fundit), “ai me gojën e tij ka thënë se, është pjellë e racës Ilire”. Maqedonasit i ngritën në mes të Skupit një përmendore të lartë e të bukur, pavarësisht se nuk është i racës së tyre, veç që mban emrin e Maqedonisë. Ndërsa ne, Akademia, apo katedrat e historisë pranë universiteteve, nuk kemi guxim të bëjmë një diskutim, apo kuvend shkencor lidhur me këtë zbulim të madh, që e nderon racën tonë. Nuk i shaj, as nuk i mbaj inat maqedonasit, që na grabisin heronjtë tanë. Ata po ndërtojnë historinë e tyre, me pjesë të historisë sonë dhe mburren. Një individ mund të  thërrasë deri në kupë të qielli, po ësht vetëm një dhe s’e dëgjon njeri. Ai mund të shpojë e mallkojë institucionet shqiptare që heshtin, në mënyrë që të shkunden nga plogështia, të ngrihen nga rehatia e të lëvizin, që t’i dalin për zot historisë sonë.

Kërkojmë më tej në trazirën tonë shqiptare dhe gjejmë çudira. Bie fjala për qëndrimin pndaj figurës më të madhe e më të  ndritur të kombit, për  Nënë Terezën. Të gjithë e mbajmë mend zhurmën që u bë para pak vitesh, mes nesh dhe maqedonasve, kur Vatikani vendosi që, Gonxhe Bojaxhi, Nënë Tereza shqiptare, të shpallej shenjtore. Besoj se bëmë mire, që u ngrit opinioni intelektual e politik, që Nënë Tereza të mbetej shqiptare, ashtu siç ishte dhe është në të vërtetë. Nuk ka vlerë për përgjigje një pyetje që mbetet mes buzëve: Pse vrapuan maqedonasit ta përvetësonin emrin dhe veprën e saj, megjithse e dinë mirë se ajo është shqiptare?

Ashtu si shumë të tjerë, kam shkuar shpesh në Shkup dhe jam prulur me nderim para monumentit madhështor të Lekës së Madh, para shtatores së Nënë Terezës, dhe të prijsit tonë legjendar Skënderbeut, figurave të ndritura të racës iliro-shqiptare. Unë i vlerësoj për nderin dhe vlerësimin që u bëhet këtyre figurave me përmasa botërore, pavarësisht se ata nuk e bëjnë për hatrin dhe lavdinë e shqiptarëve e të Shqipërisë. “Çudia” qëndron tek ajo çka po bëjmë ne, që po tregohemi dorlëshuar me heronjtë dhe historinë tonë.

Afrohemi në ditët e fundit. Pak muaj më parë u bë pak zhurmë mediatike, lidhur me alarmin që dha gazetari ynë Marin Mema, lidhur me “Zambakun shqiptar”, që biollogët serb po duan ta quajnë të tyren, pasi është gjetur edhe në rrethinat e Mitrovicës. Me një goditje vrasin dy zogj, sepse edhe Mitrovicën shqiptare po e quajnë territor serb. Shumë mirë për ta, por shumë keq për ne, për shkencën tonë dhe për emrin e Shqipërisë, pasi edhe kjo lule e rrallë është pasuri kombëtare e njohur në thesarin botëror. Do ta quaj veten fatlum, nëse unë nuk e di, që ka dalë ndonjë deklaratë, mbase studim i akademisë apo e katedrave të Universiteteve tona, që të përballet shkëncërisht, të dënojë veprimin serb dhe të mbrojë pasuritë tona kombëtare.

Dikush, ashtu si edhe për ndodhitë e tjera, mund të shprehet pa u menduar gjatë, “S’u bë qameti për një lule”. E di që s’kanë të drejtë, ndaj i pyes për t’i dhënë edhe përgjigje: Po ne pse nuk vemë mend duke mësuar nga të tjerët dhe nga makutëria e fqinjëve tan, që nuk falin veç na grabisin? Për të vazhduar edhe një herë me pyetjen:

Vallë ç’po ndodh me ne shqiptarët që po venitet nervi i vetmbrojtjes? 

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 15, të Korrikut, 2016.

(Video) EMRAT/ “Zëri Amerikës” denoncon me emra gjyqtarët që liruan Lul Berishën

Me 5 dhjetor, ish kreu i “Bandës së Durrësit’ Lulzim Berisha, i dënuar për pesë vrasje dhe disa atentate u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit Durrës.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2012, dënimi i Berishës u reduktua në 25 vjet burg ne vitin 2014 nga një vendim i Gjykatës së Lartë.

Por edhe nga ky dënim, i akuzuari për vrasje dhe pjesëmarrje në grupe kriminale, ka kryer fizikisht 10 vjet e tetë muaj burg që nga arrestimi i tij i 6 prillit 2006.

Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate të debatueshme dhe shpesh kontradiktore për ulje dënimi si dhe nga ligji i vitit 2012 për amnistinë.

Një tjetër faktor që ndikoi në reduktimin e dënimit të tij është zgjatja për vite të tëra e procesit gjyqësor, ku një ditë në qeli si i paraburgosur llogaritet me 1.5 ditë burg.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm në vitin 2014, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi.

Më saktësisht, në shtator të vitit 2015, me vendim të gjyqtares Shpëtime Pitaku, dënimi i Berishës për periudhën 2006-2015 është ulur me 1 vit e 11 muaj burg.

Më tej, me 19 prill 2016, me vendim të gjyqtarit Tritan Hamitaj, Lulzim Berisha ka fituar një ulje dënimi prej 90 ditësh për periudhën prill 2015 –prill 2016, edhe pse ligji parashikon se të dënuarit në burgjet e sigurisë së lartë nuk mund të përfitojnë më shumë se 45 ditë ulje dënimi gjatë një viti.

Me 11 maj të këtij viti, me vendim të gjyqtarit Fejzo Hysi, Berisha ka përfituar nga amnistia e vitit 2012 edhe 1 vit e gjysmë ulje dënimi, edhe pse ligji i amnistisë e mohon kategorikisht këtë të drejtë për të dënuarit me vrasje.

Ndërsa me 1 dhjetor, gjyqtarja Eda Kaja ka dhënë një vendim tjetër, duke i ulur edhe 45 ditë burg nga periudha e vuajtjes së dënimit Lulzim Berishës. Vendimet e marra nga gjyqtarët Kaja dhe Hamitaj janë në kontradiktë me njëri tjetrin për masën e uljes së dënimit dhe të mbivendosura në kohë.

Lulzim Berisha e ka kërkuar lirinë me kusht që në mesin e vitit 2016, por gjykata e Durrësit e ka hedhur poshtë me 28 korrik, duke argumentuar se ai nuk i kishte kryer akoma ¾ e dënimit prej 25 vjetësh, me gjithë uljet e përfituara deri në atë kohë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit vendosi më 5 dhjetor se kjo kohë është përmbushur pas vendimit të uljes së dënimit me 45 ditë në 1 dhjetor nga gjyqtarja Eda Kaja.

Sipas gjykatës, në përllogaritjet e bëra me datë 2 dhjetor, me uljet e përfituara edhe nga vendimi i fundit i shkallës së parë, Berisha kishte vuajtur virtualisht 18 vite e 9 muaj heqje lirie dhe i mbeteshin edhe 6 vite e 2 muaj burg, duke përmbushur kriterin bazë të lirimit me kusht.

Trupa e udhëhequr nga gjyqtari Arben Vrioni si kryesues, dhe anëtarët Petrit Çano dhe Anita Mici ka vendosur ta lirojnë me kusht Berishën, pasi kanë gjykuar se i dënuari është rehabilituar, ka pasur sjellje shembullore në burg, dhe ishte në “gjendje të renduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të vuajtjes së dënimit.”

Ambasadorja e re në Greqi: Zgjidhje të problemeve me Athinën përmes dialogut

Në kohën kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të tensionuara, Shqipëria përgatitet të dërgojë në Athinë një tjetër ambasadore.

Pas përfundimit të mandatit të ambasadorit aktual, Dashnor Dervishi, është Ardiana Hobdari, e cila ka mbajtur postin e ambasadores së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, ajo që pritet ta zëvendësojë atë.

E thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Hobdari theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë tejet të rëndësishme dhe fokusi i punës së saj do të jetë në vijimin e dialogut mes dy shteteve për zgjidhjen e problemeve.

“Tashmë kemi një mekanizëm komunikimi mes dy Ministrive të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe të Greqisë, për trajtimin e të gjitha çështjeve dypalëshe duke synuar gjetjen e zgjidhjeve për to, të ndara në 3 shporta kryesore. Së pari, çështjet e trashëguara nga e kaluara, me origjinë nga Lufta e Dytë Botërore, zgjidhja e të cilave do të çlironte energji pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Së dyti, çështjet e së tashmes, që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e përditshme të qytetarëve tanë, kryesisht të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Së treti, çështjet me rëndësi përcaktuese për të ardhmen”, tha Ardiana Hobdari, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Greqi.

Në këtë seancë dëgjimore ishte i pranishëm edhe Selim Belortaja, i cili është kandidat për të drejtuar selinë diplomatike të Shqipërisë në Pekin.

Për të, marrëdhëniet me Kinën janë tejet të rëndësishme dhe do të duhet më shumë vëmendje për të thithur sa më shumë investime.

Rama jo më soditës, takon liderët shqiptarë për koalicionet në Maqedoni

Tirana zyrtare nuk do të sodisë më nga larg situatën politike në Maqedoni.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka guxuar. Ai nuk ka ndërmend më t’i lërë partitë politike shqiptare atje të vendosin në “kokë” të tyre, siç kanë bërë vitet e fundit, ku BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-së e Menduh Thaçit, që pas çarmostosjes së UÇK-së në vitin 2001, i bënin fresk VMRO-DMPNE-së së Nikola Gruveskit, shkruan Shekulli.

Dje u njoftua për një takim të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve politikë shqiptarë, Ali Ahmetin e BDI-së, Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe Ziadin Selën e LR-PDSH-së.

Madje, mediat në Shkup kanë shkruar se dje ka pasur një takim mes Selës dhe Ramës në zyrën e këtij të fundit në Tiranë. Siç raportohet në mediat në Shkup, Sela dhe Rama kanë folur për zgjedhjet, për kërkesat e shqiptarëve, për zgjedhjet dhe për mbarëvajtjen e tyre. Mësohet se ata gjithashtu kanë folur edhe për periudhën deri në krijimin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë. Dhe shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka konfirmuar për mediat në Shkup se mes Ahmetit dhe Ramës ka pasur një përpjekje për një takim, por për shkak të angazhimeve të Ahmetit, ky i fundit nuk ka udhëtuar drejt Tiranës. “Tentativa është për nesër (e mërkurë) megjithatë akoma e pakonfirmuar ngase ne jemi ekstremisht të zënë”, ka thënë Grubi.

Në këtë takim, Rama do të mundohet të gjejë mundësinë që katër liderët shqiptarë të paraqiten me një Program të përbashkët para mandatarit të ardhshëm maqedonas për formimin e qeverisë. Megjithëse askush nga partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë pranuar të flasin se cila do të jetë tema kryesore e takimit, një gjë është e sigurt: Tirana zyrtare ka vendosur të tregojë qasje të re më serioze të Shqipërisë ndaj subjekteve në Maqedoni, sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Negociatat
Ende pa nisur negociatat për koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së ardhshme, pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit, opinioni shqiptar në Maqedoni kërkon që të “izolohet” Nikolla Gruevski dhe partia e tij nga ana e shqiptarëve. Njohësit e rrethanave politike në vend porosisin se i duhet thënë “JO!” këtij të fundit, i cili kurorëzoi fushatën parazgjedhore me retorikë të spikatur nacionaliste. Analisti politik Albert Hani, duke komentuar situatën pas zgjedhore ka thënë se shqiptarët me anë të votës treguan se nuk e duan ish-kreyministrin Gruevski.

“Politikanët e zgjedhur nuk duhet të shkojnë kundër dëshirës së popullit dhe të përkrahin parti politike që i keqpërdor shqiptarët e Maqedonisë për tu pozicionuar më mirë në shoqëri. Edhe pse me më pak mandate për deputetë në këtë përbërje të re të Parlamentit, pozita politike e shqiptarëve është tejet e lakmueshme. Nëse mençuria mbizotëron egon, politikanët e zgjedhur jo vetëm që formalisht mund faktorizohen, por mund që të kenë të drejtën e vetos në proceset vendimmarrëse.

Tani dialogu i mirëfilltë ndërpartiak është më se i nevojshëm”, tha Hani. Dhe politikologu Deniz Memedi vlerëson se partitë politike shqiptare e kanë shansin për të ndëshkuar Gruevskin, për retorikën shoviniste dhe politikat antishqiptare që ka bërë gjatë kohës sa ka qeverisur vendin. “Një tablo ideale do të ishte nëse do të ishin bashkuar gjithë subjektet politike shqiptare me qëllim të realizimit të kërkesave të popullit shqiptar.

Mirëpo, kjo do të jetë shumë e vështirë duke pasur parasysh përvojën e situatës parazgjedhore ku partitë opozitare nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për të shkuar me një listë të përbashkët në zgjedhje. Sidoqoftë, tash kemi një situatë të re premtuese, që partitë politike do t’i detyrohen vëmendshëm ti bëjnë lëvizjet e tyre nga shkaku se panë që elektorati dinë të vlerëson se kush duhet ta përfaqësojë në dhomën e përfaqësuesve dhe gabimi eventual do të jetë edhe më ndëshkues në zgjedhjet e radhës”, deklaroi Memedi. Nikolla Gruevski, i VMRO-DPMNEsë gjatë fushatën parazgjedhore ka lëshuar mllef ndaj shqiptarëve, duke i vlerësuar qëndrimet e shqiptarëve të rrezikshme për ardhmërinë e vendit.

Marrëveshja

Edhe pse në vitin 2001 u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, duke i dhënë fund konfliktit shqiptaromaqedonas, dhe pavarësisht se pika kryesore e kësaj “ujdie” ishte përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet shtetërore, të gjitha qeveritë, që kanë drejtuar prej nga ajo kohë vijojnë ta konsiderojnë Maqedoninë si shtet vetëm të maqedonasve. Gjatë 15 viteve, shqiptarët janë diskriminuar pareshtur. Dy partitë kryesore shqiptare që kanë pasur dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe bashkëqeverisje, krejt ajo që kanë bërë ka qenë shfrytëzimi i privilegjeve të pushtetit, ndërsa në raport me njëra-tjetrën vetëm sa e kanë thelluar përçarjen ndërshqiptare atje.

Deputeti i PS akuzon: Ambasadorët i harxhojnë paratë për ministrat

Komisioni i Jashtëm ka miratuar dje nen për nen projektbuxhetin e Ministrisë së Jashtme për vitin 2017. Gjatë seancës, deputetët e maxhorancës ngritën si shqetësim se Ministria e Jashtme ka lënë pa fonde ambasadat shqiptare, pjesa më e madhe e të cilave nuk ka mundur të realizojë ceremoninë festive të festës kombëtare, raporton “Panorama”.

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, tha se ambasadorëve duhet t’u jepet një zë i veçantë në buxhet, i cili të mos preket, por të jetë vetëm për pritjen e festës së 28 Nëntorit. Deputeti i PS-së tha se ambasadorët fondet e tyre i shpenzojnë në karburant për të shëtitur ministrat në vizitat triditore. “A i kanë festat të gjitha ambasadat tona? Unë di një, që s’e ka bërë festën kombëtare dhe ambasadori më ka thënë që s’e kam bërë se nuk kam fonde. Duhet të sigurohet një fond i posaçëm që të bëhet të paktën një festë modeste.

Nuk mund të shkojë një ambasadë shqiptare të mos bëjë një pritje për festën kombëtare. Ka rëndësi që Ministria të dijë se sa fonde duhet të ketë çdo ambasadë me atë 5 lekë që ka, sa persona mund të ftojë. Mund të bëhet festë dhe me 20 veta, por ama bëhet. Ambasadori nuk mund të thotë kam 5 lekë. Ambasadorit duhet t’i thotë Ministria që ke kaq lekë të përcaktuar për festën dhe jo për karburant dhe jo për gjëra të tjera.

Pra, meqenëse është një problem që e konsideroj të rëndësishëm, çdo ambasador që në janar duhet të dijë sa fonde ka për 28 Nëntor dhe ato janë të paprekshme për gjëra të tjera. Se pastaj ai i shkreti ça do bëjë, nuk ka, i shkon një ministër dhe do ta shëtisë tri ditë andej-këndej, harxhon karburantin dhe s’ka lekë për festën”, tha dje Dokle.

Drejtoresha e Financës në Ministrinë e Jashtme, Ilda Dega, tha dje se ambasadat festat i bëjnë dhe kur gjejnë donacione.

“Për festën kombëtare ne operojmë në këtë mënyrë, ambasadori thotë që nga buxheti im kam ndarë kaq për festën kombëtare dhe kam gjetur kaq donacione dhe sa do më ndihmojë ministria për festën kombëtare”, u shpreh ajo. Por Dokle u shpreh: “Nuk e di nëse ligji e ka tani, por nëse nuk e ka, do të kërkoj që në buxhet të caktohet që të jetë një fond për festën dhe të shpenzohet në mënyrë strikte vetëm për festën kombëtare dhe jo për karburante, jo për goma, apo nuk e di se çfarë”.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme u pyetën nga deputetët nëse do të rriten edhe pagat e ambasadorëve nga premtimi i qeverisë, por përgjigjja që morën ishte “besoj se do të rriten”.

Nga ana tjetër, deputetja e maxhorancës u ankua se vetëm deputetët janë përjashtuar nga rritja e pagës dhe se janë lënë me një pagë të barabartë me një drejtor. “Vetëm ne deputetët jemi përjashtuar nga rritja. E kemi pagën sa një drejtor”, dhe deputetja e PSsë, Luljeta Arapi.

Berisha e cilësoi dje frikacak, ja si i përgjigjet sot Izet Haxhia

Sali Berisha dhe Izet Haxhia

Një ditë më parë, ish kryeministri Berisha u pyet nga Sokol Balla lidhur me akuzat e Izet Haxhisë për përgjegjësitë e tij në vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha e cilësoi ish badigardin e tij gjatë kohës që ka qenë President, si një vrasës frikacak që ia mbathi nga vendi.

“Ky që po më thoni ju ia mbathi, ka ikur se nuk është trim si i vëllai, që qëndroi këtu. A mund të citohet një vrasës, të cilit Edi Rama nuk ia çon dosjen në Strasburg, pikërisht për të bërë këto deklarata që ai bën?!”, u shpreh Berisha.

Por Izet Haxhia i është përgjigjur sot me një status në faqen e tij në Facebook, ku tregon, sipas versionit të tij, një ngjarje natën e 13 marsit 1997.

“Po pse more sali ha… qenkam frikacak e i paburre ?Ngaqe te besova e mbrojta ty qe nga dhjetori i 1990 e deri ne korrik te 1997 ?Te shoqerova ne çdo hap tendin i pangrene e pa gjume , ku mendoja qe gjeja me e mire qe mund te me gjente ishte burgu,kur edhe njerzit e tu te gjakut te shanin e mallkonin sepse kishe tradhetuar partine qe te shkolloj e beri njeri ,por qe ne fakt ti njeri nuk u bere kurre .Por te isha i paburre e frikacak te braktisja e lija vetem ne mars te 97 ,siç te lane te gjithe bashpuntoret e tu hajdute e spiune .Te lija t’ja mbathja ate nate te 13 marsit 1997 per tek vila e mikut tend ,bashpuntorit te sigurumit te shtetit ,Ahmet Ulaj ne mamurras ,e pastaj me helikopterrin e forcave ajrore franceze ne rrugen tende te pakthim te arratise e tradhetise..Vertet nqs se kam bere ndonjehere paburreri eshte ajo nate e 13 marsit ,qe ty qe dridheshe si qen i rrahur nga frika ,duke thene se çdo gje mori fund ,te mbajta me zor ne ate zyre te mallkuar”, shkruan Haxhia.

Sipas tij “O sali meqe une isha frikacak ,pse more burre i malsise ,pas rrafjes se Nikoll Lesit ,pasi aludove se une po veproja qe te groposja ty ,dhe une pas ketij aludimi u largova nga ti ,ti si nje trim i madh qe je ,fute gruan dhe vajzen te me merrnin ne telefon e duke mu lutur te kthehesha prane teje ,e te mos ua veja veshin atyre qe thoje ti ,sepse e kishe gjendjen psikologjike te renduar..Eshte e hijshme per nje burre zakoni si puna jote o sali ,te fuse mik femrat e shpise tek nje i paburre e frikacak si puna ime?Ti thua se qenke ti ,dora vete qe me paske denoncuar mua si vrases ne ambasaden amerikane e ne baze te ketij denoncimi paskam marre denimin e merituar.Po pse more sali ,nje burri trim si puna jote ,i shkon te denoncoje ne deren e nje te huaji ,qofte edhe nje vrases i paburre e frikacak si puna ime?”.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë uron dhe lavdëron Muhamed Zekirin si deputet të LSDM

Ministri i Jashtëm Bushati u shpreh në “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, për herë të parë mbi zgjedhjet në Maqedoni.

Ai ju drejtua të ftuarit nga Maqedonia, deputetit shqiptar  të LSDM, Muhamed Zeqiri, i cili ishte dhe surpriza reale e këtyre zgjedhjeve, duke marrë votat e shqiptarëve për partinë e opozitës maqedonase.

“Dua ta uroj Muhamedin, e njoh edhe personalisht. Është pjesë e elitës së re shqiptarëve në Maqedoni. Jam i bindur se talentin dhe energjitë e tij do t’i vendosë në varësi të fuqizimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kujtoj  rolin përcaktues të shqiptarëve të Malit të Zi në shpalljen e mëvetësisë së këtij shteti. Do të doja që votën në Maqedoni ta lexoja në mbështetje të Muhamedit dhe njerëzve të kalibrit të tij, si një mundësi që popullsia shqiptare në Maqedoni kërkon t’i japë një brezi, për të shkuar përtej ndasive etnike, për të respektuar barazinë para ligjit, barazinë për të drejtat dhe për të krijuar një shoqëri me një çati të përbashkët, që  do t’ interesonte jo vetëm Maqedonisë por edhe fqinjëve të saj”,  u shpreh Bushati, duke treguar në këtë mënyrë edhe kë mbështet qeveria shqiptare, në formimin e qeverisë së re maqedonase, ku shqiptarët pritet te kenë shumë rol.

Ministri Bushati u shpreh gjithashtu, edhe për mënyrën si u realizuan zgjedhjet.

“Ato përfunduan qetë dhe ishin demokratike. Ishin një  mësim i mirë për këtë pjesë të Ballkanit dhe për Shqipërinë, sesi duhet ta bëjmë një proces zgjedhor të besueshëm. Erdhën pas dy vjetësh stanjacion dhe krijuan  një konfigurim i ri politik. Treguan se ka filluar reflektimi për votën dhe kemi risi siç ishte dalja e Partisë BESA. Nga logjika e numrave ndoshta kemi përfaqësim më të limituar. Por shqiptarët do të kenë forcë në qeverinë e re. Këto zgjedhje ishin edhe një zile alarmi për përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni.

Maqedonia ka kaluar vështirësitë e veta për të arritur në këtë ditë. Secili mund ta lexojë këtë proces edhe për votimin, numërimin, daljen e votave në kohë reale. Kemi një panoramë sesi do të përfaqësohen shqiptarët në qeverinë e re.

Nuk kemi dashur të imponohemi dhe as të japim receta të gatshme. Jemi përpjekur të mbajmë një qëndrim sa më parimor. Me komunikim dhe pa preferenca. Komunikimi ka qenë me të gjithë faktorët, shqiptarë apo maqedonas. Kam parashikuar një lodhje të shqiptarëve për shkak të pritshmërive që kishin tek partitë tradicionale për shkak të mos materializimit të premtimeve të tyre në praktikë. Nuk mund të mohohet influenca e shërbimeve inteligjente për të potretizuar shqiptarët si islmistë apo të lidhur me aktet terroriste.

Një pjesë e personazheve politike që dolën edhe nga videopërgjimet, tendencat e tyre për të përçarë faktorin politik shqiptar apo për t’ dhënë siç themi në gjuhën popullore kulaçin elitës politike dhe kërbaçin elitës shqiptare. Çështja tani është se çfarë do të bëjnë shqiptarët. Nga njëra anë kanë një përfaqësim jo të drejtpërdrejt me numrin e popullsisë që jeton në Maqedoni dhe nga ana tjetër sot janë një forcë e madhe.”- e mbylli Bushati shpjegimin e tij të parë për poszgjedhjet në Maqedoni, ku ndaloi gjatë për të treguar pakënaqësitë e shqiptarëve nga poliika e ish kryeministrit Gruevski.

PD premton hapjen e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se në krye të pushtetit është vendosur një kastë politike – ekonomike, e cila ka futur në sistem korrupsionin, drogën dhe blerjen e votës.

Zoti Basha i bëri këto komente në festën e 26 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, ku theksoi se kjo gjendje e rëndë, po u vret shqiptarëve shpresën dhe po i shtyn në arrati.

“Ortakëria mes politikanëve dhe klientëve të partisë ka shkatërruar çdo mundësi për një ekonomi të lirë të tregut. Etja për të marrë pushtetin me çdo kusht, e shtyu politikën në kthetrat e krimit dhe solli kriminelët në majat e pushtetit. Njerëzit e thjeshtë janë braktisur në varfëri. Sfida e Partisë Demokratike është kthimi i besimit të njerëzve tek politika dhe tek tek e ardhmja” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të sigurojë hapjen në kuptimin me të gjerë të fjalës, hapjen e mendjeve, të radhëve, hapjen ndaj aleatëve dhe aleancave, ndaj shoqërisë, ndaj vlerave, ndaj rregullave, ndaj garës, ndaj mendimit të lirë.

“PD do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ri politik e shoqëror. Deputetët do të zgjidhen përmes konkurrencës dhe vendimmarrjes së anëtarësisë. Ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit dhe drejtuesve deri në dy vjet” – tha ai.

Përfaqësimi politik i PD do të vendoset nga anëtarët e saj, theksoi drejtuesi i saj, me një strukturë partiake perëndimore, të çliruar nga ofiqet dhe pushtetet.

“Eskobari” ynë, lidhjet me politikën dhe hetimet e DEA-s amerikane

Grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës që u identifikua në disa vende të Ballkanit, pjesë e të cilit dyshohet se është Klement Balili, u hetua me asistencën dhe mbikëqyrjen e DEA-s amerikane.

Agjencia amerikane e luftës kundër drogës ka asistuar policitë ballkanike në identifikimin e këtij grupi që çonte drogë në Perëndim në një biznes që llogaritej shumë milionë euro në vit.

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Transporteve, Klement Balili ishte vetëm një hallkë e këtij zinxhiri të madh, por ai përshkruhet nga mediat fqinje si njeri i besuar i qeverisë shqiptare dhe me lidhje të forta politike.

Në një shkrim me titull “Droga, gjuetia e madhe në Europë për ‘Eskobarin e Ballkanit’”, e përditshmja italiane “Corriere della Sera” e cilëson 44-vjeçarin shqiptar si një menaxher shteti.

“Mbi 7 tonë marijuanë e sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos, ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetëra të tjerave ka një të dyshuar, i pagëzuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe i kërkuar në gjysmën e Europës. Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruan gazeta. “Corriere della Sera”.

Nga ana tjetër, ‘CNN’ në gjuhën greke ka shkruar se Klement Balili ishte një person me lidhje të forta politike dhe prandaj policia druhej të vepronte kundër tij.

‘CNN’ grek shkruan se, “sipas burimeve të tyre, gjatë takimit tejet sekret në Shqipëri, mes policisë greke dhe asaj shqiptare, një pjesëtar i palës shqiptare ka thënë për kreun e kartelit të drogës (sipas autoriteteve greke është Klement Balili), se këtu në Shqipëri nuk mundim ta prekim këtë njeri, veçse po të ketë fakte të pakundërshtueshme, sepse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë të nivelit të lartë”.

‘CNN’ shkruan se në sajë të dosjes hetimore, ky person është financuesi i kartelit dhe ai që organizonte në Shqipëri ngarkesat e drogës.

Bushati reagon për sulmin terrorist në Stamboll

“Një tjetër sulm terrorist frikacak në Stamboll. Ngushëllime familjeve të viktimave. Mendimet tona janë me qytetarët e Turqisë”, shprehet Bushati

TIRANË – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, nëpërmjet një statusi në profilet e tij në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë më Stamboll.

“Një tjetër sulm terrorist frikacak në Stamboll. Ngushëllime familjeve të viktimave. Mendimet tona janë me qytetarët e Turqisë”, shprehet Bushati.

Kujtojmë se nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Stamboll, të paktën 29 presona u vranë dhe 166 u plagosën. aa

Dy tradheti te medha brenda nje jave… – Nga Fred Sulaj

Meta flirton antishqiptarizem ne Greqi dhe dekorohet nga greket , ndersa Rama dorezon pa kushte kombin shqiptar ne Nish… E pamundur te mos kete koordinim ndryshe Rama dhe Meta sot do te ishin therur me njeri tjetrin. Kryeparlamentari Meta i shoqeruar me nje shpure grekesh e filogrekesh u nis me buje per ne Athine ne nje situate te veshtire per diplomacine greke mbas deklarimit te komisionerit te BE Hahn mbi ekzistencen e ceshtjes came mes dy vendeve. Por deklarata e Metes se ne do te shohim nga e ardhmja i varrosi camet dhe cliroi diplomacine greke , e cila pergatiti menjehere dekorimin e Metes. Meta i beri nje sherbim te vyer Greqise duke kerkuar te gjeje mbeshtetje ne BE dhe Greqi per te nesermen e tij politike dhe civile , mbas krimeve te shumta qe ka kryer ndaj shtetit dhe kombit . Nderkohe Rama mbriti ne Beograd i krekosur me nje retorike nacionaliste te panevojeshme, ndersa qetesia e Vucicit kunder thirrjeve te PD sebe per debim te Rames ishte sinkron politik qe neutralizon vemendjen e shqiptareve patriote nga takimi i Nishit, qe behet per te perligjur sundimin e kapitaleve teknologjike dhe financiare serbe mbi tregun Ballkanik qe ze fill nga ky takim.

Rreth nje vit me pare Merkel perdori perkedheljen diplomatike ndaj Rames duke e mbushur rendin e dites se mediar Europiane me fotot e saj pozuar ne krah me Ramen te cilin e citonte si lider rajonal e me tej.Vete Merkel pak kohe me pare kishte lancuar projektin ” Europa me dy shpejtesi” , ku normalisht Tregu i madh Europian i vendeve te zhvilluara do te perbente shpejtesine e pare , ndersa Tregu Ballkanik i vendeve te varfra dhe shme te varfera ku bejne pjese Serbia , Bosnja , Mali i zi , Maqedonia , Kosova dhe Shqiperia do te perbente shpejtesine e dyte.Kur BE nisi zgjerimin e Madh zonja e hekurt britanike Theacher do te deklaronte …” Hyrja ne BE e vendeve te varfera do te jete shkaterrimtare per to””” … Kjo deklarate e Teacherit nuk shqetesoi askend ne Shqiperi jo vetem klasen politike mafioze , por as klasen akademike e studjuesit me tituj e grada te shumta te blera nga marredheniet korruptive ne Shqiperine komuniste e postkomuniste , e cila prej 75 vjetesh nuk ka prodhuar produkt akademik dhe shkencor , por ka bashkejetuar me mjerimin filozofik te tyre. Per kete ka menduar Merkel duke i ftuar vendet e mesiperme te permovojne Tregun Rajonal ne Nish ku shqiptaret do te operojne ne nje treg me te pershtatshem , por perseri me diferenca negative me teknologji dhe mjete financiare. .Serbia e cila humbi luften dhe per pasoje leshoi relativisht Kosoven tashme ka fituar nje treg te madh rajonal Ballkanik .

Pra Europa na shiti pa kushte perseri tek serbet duke rikrijuar Jugosllavine pa sovranitet shteteror qe ishte e pamundur te jetonte ,, por sundimtare me rregulla te tregut me rolin e superfqise rajonale ku marredheniet ekonomike do te vendosin mbi politiken dhe zhvillimet,,, ku serbia do te kete ne dore bankat dhe teknologjine ,,, ndersa shqiptaret te ndare ne 5-6 shtete do te coptohen e therrmohen nga mekanizmat e tregut. Ne fund rreziku eshte i madh , por edhe zgjidhjet jane te veshtira,,,, Kerkohet rrezmii i burokracise shteterore e politike shqiptare ne Tirane, Prishtine dhe Shkup dhe te kerkohet statusi i bashkimit Kombetar…Perfundimisht cdo komb duhet ti menjanoje bijte e tij te rrezikshem qe te mund te ece perpara…..

Pronaret Legjitimë Shqiptare Kryetari Ferdinant Sulaj

Venecia: Ligji i rivlerësimit pa probleme

Komisioni i Venecias nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.

Komisioni, sipas tekstit të siguruar nga Zëri i Amerikës prej burimeve nga Venecia, ka bërë një vlerësim pozitiv të ligjit, ndërsa ka analizuar në mënyrë të të detajuar pikëpyetjet e ngritura pas ankimimit të opozitës në Gjykatë, i cili u pasua nga vendimi i kësaj të fundit për pezullimin e Ligjit.

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese shqiptare drejtuar Venecias përmban një përmbledhje të argumentave të opozitës si dhe katër pyetje specifike, për të cilat është kërkuar dhe mendimi i këtij organizmi. Komisioni i Venecias ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në procesin e ndryshimeve kushtetuese për Reformën e Drejtësisë, fillimisht me Mendimin Paraprak që ofroi në dhjetorin e 2015 mbi projekt ndryshimet kushtetuese, dhe më pas me Opinionin përfundimtar mbi tekstin e rishikuar mbi bazën e vërejtjeve të tij të mëparshme. Pjesa e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga elementët e rëndësishëm të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në 21 korrik. Për të, Komisioni, edhe në përgjigjen ndaj Gjykatës Kushtetuese, rikujton se ky proces “nuk ishte vetëm i justifikuar por i nevojshëm për Shqipërinë për të mbrojtur veten e saj nga e keqja e korrupsionit”.

Në vlerësimin ndaj ligjit, Komisioni i përgjigjet në mënyrë të hollësishme secilës nga katër pyetjeve të ngritura nga Gjykata Kushtetuese shqiptare

PYETJA E PARE

Nisur nga fakti se të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë subjekte të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, a konsiderohet pjesëmarrja e tyre në shqyrtimin e kësaj çështje si një rast konflikti interesash ?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjyqtarëve kushtetues, Komisioni i Venecias nënvizon që të gjithë gjyqtarët kushtetues, sipas Kushtetutës dhe Ligjit të Vetingut, do të jenë objekt i Ligjit të Vetingut, i cili parashikon ri-vlerësimin e çdo gjyqtari në Shqipëri duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kështu konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë pozicionin, jo vetëm të një ose disa gjyqtarëve kushtetues, por të gjithë gjyqtarët kushtetues që janë në detyrë në Gjykatën Kushtetuese. Për pasojë, skualikimi i gjyqtarëve kushtetues për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit gjyqësor të Ligjit të Vetingut në lidhje me përputhshmërinë e tij me Kushtetutën. Kjo do të minonte garancitë e siguruara nga një rishikim gjyqësor funksional i legjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një ‘rrethanë e jashtëzakonshme’, që mund të kërkojë shmangien nga parimi i skualifikimit me qëllim që të parandalohet mosdhënia e drejtësisë”.

PYETJA E DYTE

A respekton ligji parimin themelor të shtetit të së drejtës dhe të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve? A vihet në rrezik pavarësia e pushtetit gjyqësor nga përfshirja në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të organeve që varen nga pushteti ekzekutiv?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Sa i përket përfshirjes së organeve që pretendohet të jenë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të Ligjit të Rivlerësimit, tregon se, megjithë përfshirjen e organeve, si ILDKPKI-ja (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) ose DSIK-ja, (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) në procesin e hetimit dhe kërkimit fillestar të provave, vlerësimi i çdo informacioni ose prove të mbledhur nga ato organe ekzekutive i takon Komisionit dhe Kolegjit të Ankimit, që të dyja kanë karakteristikat e organeve gjyqësore dhe kanë tagrin të verifikojnë vetë provat e mbledhura nga organet ekzekutive. Mbi këtë bazë, mund të arrihet në përfundimin se sistemi i ngritur nga Ligji i Rivlerësimit, nuk duket se përbën ndërhyrje në tagret gjyqësore”.

PYETJA E TRETE

A është ligji në përputhje me nenin 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh me nenin 6 mohimi i të drejtës së gjyqtarëve dhe prokurorëve subjekte të ligjit të rivlerësimit për t`ju drejtuar gjykatave të brendshme?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Nëse mungesa e mundësisë për gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen procesit të vetingut për të kundërshtuar vendimet e mara nga institucionet e rivlerësimit para gjykatave vendase, është në shkelje të Nenit 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias vlerëson që përgjigja për këtë pyetje varet nga kualifikimi i Kolegjit të Ankimeve në Kushtetutë dhe në Ligjin e rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, këto tekste ligjore ofrojnë elemente të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin që Kolegji i Ankimit mund të konsiderohet si një juridiksion i specializuar që ofron garanci gjyqësore për personat e prekur nga procedura e rivlerësimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në skemën legjislative dhe kushtetuese duken të gjera”.

PYETJA E KATERT

Dispozitat e ligjit për kontrollin e figurës të subjekteve të rivlerësimit a bien ndesh me nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e jetës private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve ?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Sa i përket çështjes nëse dispozitat ligjore në lidhje me kontrollin e figurës janë në kundërshtim me Nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, duhet të merret në konsideratë fakti që kontrolli i figurës ka si qëllim të verifikojë deklaratat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që vlerësohen me qëllim përcaktimin nëse ata kanë patur kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar. Si i tillë, ky është një qëllim legjitim duke patur parasysh paragrafin e dytë të Nenit 8 të KEDNJ-së (interesat e sigurisë kombëtare, siguria publike, parandalimi i mungesës së rendit ose krimit, ose mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve). Sipas Komisionit të Venecias, konsiderata thelbësore është që grupi i punës i cili ka rolin kryesor në vlerësimin e figurës dhe që përbëhet kryesisht nga personeli i sigurisë, funksionon nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që i gjithë materiali përkatës para grupit të punës duhet t’u ofrohet atyre. Komisioni i Venecias është i mendimit që ndërsa vlerësimi i figurës është natyrisht ndërhyrës, ai nuk mund të shihet si një ndërhyrje e pajustifikuar në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me Nenin 8 të KEDNJ-së”.

Vlerësimi i Komisionit të Venecias pritet t’i përcillet zyrtarisht Gykatës Kushtetuese e cila ndërkohë ka zhvilluar pak javë më parë një seancë ku ka dëgjuar qëndrimin dhe pretendimet e palëve dhe tanimë duhet të dalë me një vendim përfundimtar.

Video/ Anonymous kërcënon qeverinë shqiptare

Qeveria shqiptare është kërcënuar nga hakerat Anonymous, nëpërmjet një mesazhi në gjuhën angleze që është publikuar në Youtube. Ata i rendisin qeverisë shqiptare disa nga reformat që ajo ka marrë, të cilat kanë qenë në dëm të qytetarëve të këtij vendi. Sipas tyre populli është mërzitur me çdo gjë dhe po largohet nga vendi.

Sulmi i parë ka qenë ai i djeshmi, ndaj faqes së Facebook-ut të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka pranur ditwn e djeshme se faqja e tij është bllokuar.

Mesazh i plotë për Qeverinë Shqiptare

Qeveria e Shqipërisë, jeni në vëmendjen tonë, sepse pavarësisht nga paralajmërimet tona të vazhdueshme, ju keni vendosur që të shpërfillni kërkesat tona për të ndihmuar popullin e këtij vendi dhe keni vazhduar në drejtimin e një sistemi, i cili përfiton vetëm për vete.

Ne kemi kërkuar me edukatë në shumë raste që të ndryshojë qëndrimi juaj ndaj udhëheqjes, që ju ti shërbeni vendit, në vend që ta kontrolloni atë, që ju të ruani të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Në vend të kësaj, ju keni vendosur për të imponuar përkeqësimin e masave shtrënguese mbi popullin e Shqipërisë, rritja e taksave për qytetarët dhe bizneset e vogla, miratimin e reformës së arsimit të lartë për studentët që favorizon universitetet private dhe shkatërrimin e universitetet publike.

Situata në Shqipëri është e dëshpëruar. Ky vend i vogël i Evropës është grimcuar në mes të korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Shumë shqiptarë kanë humbur shpresën në vend të tyre dhe përpiqen çdo vit të kërkojnë një të ardhme në Gjermani apo vende të tjera evropiane. Në njëzet vitet e fundit, rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi.

Ju keni krijuar një sistem që po dështon dita ditës. Një qeveri e përbërë nga vrasësit, kriminelët dhe përdhunuesit krijon vetëm shkatërrimin e këtij vendi. Shqiptarët janë ngopur me kriminelët në politikë. Ata duan vetëm drejtësi në këtë vend.

Ju vazhdoni të shkelni mbi të drejtat dhe liritë themelore te njerëzve , duke u përpjekur për të fituar qasje në informacionin tonë private dhe konfidencial. Ne tani e kemi shumë të qartë se ju nuk keni ndërmend të drejtoni vendin për popullin tonë, por ju do të vazhdojë të kandidoni përsëri për të përfituar vetë.

Ky sistem ka dështuar. Ne tani shohim të pastrehët që vdesin në rrugë këtë dimër, njerëzit të paaftë për të mbështetur familjet e tyre. Njerëzit nuk mund të përballojnë arsimimin e tyre; ju mbani të moshuarit në punë për një kohë të gjatë, duke e mbajtur vende pune dhe mundësitë për të rinjtë që të shkojnë jashtë. Numri i të papunëve ka pësuar rritje marramendëse.

Ne jemi anonimët

Ne jemi një legjion

Ne nuk falim

Ne nuk harrojmë

Na Prisni

BE-OSBE: “Shteti dhe shoqëria shqiptare të luftojnë korrupsionin së bashku”

OSBE dhe Bashkimi Europian i bënë sot thirrje autoriteteve dhe shoqërisë shqiptare të shtojnë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të hedhin hapa të mëtejshme në rrugën e integrimit europian.

Kreu i Pranisë së OSBE në Shqipëri, ambasador Bernd Borchardt, dhe drejtuesja e misionit të BE-së në Shqipëri, ambasadore, Romana Vlahutin, i bënë këto komente në një forum të nivelit të lartë organizuar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Ambasadori Borchardt tha se korrupsioni mbetet problem serioz në Shqipëri, dhe se pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve që pritet ta luftojnë atë vazhdojnë të kufizohen nga presioni politik dhe kapacitetet e dobëta administrative.

“Pagat e ulëta, pranimi i ryshfetit nga shoqëria dhe rrjetet e ngushta sociale e bëjnë luftën kundër korrupsionit një detyrë të vështirë – tha ambasadori i OSBE-së, Borchardt,- ndaj nevojiten më shumë përpjekje në garantimin e integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe në ndërtimin e një administrate publike të besueshme, funksionale dhe transparente”.

OSBE po e ndihmon Shqipërinë në këto përpjekje, por krahas kësaj dhe veprimeve të vetë qeverisë, nevojitet një përfshirje më e thellë e shoqërisë civile, medias dhe komunitetit të biznesit në luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, OSBE po bashkëpunon me institucionet në monitorimin e politikave, rishikimin e ligjeve, forcimin e kapaciteteve, sjelljen e mirë me bizneset, edukimin e rinisë, si dhe duke nxitur një pjesëmarrje më të madhe të shoqërisë civile në proceset e konsultimit të politikave, sepse sfida kryesore mbetet rivendosja e besimit të qytetarit tek administrata.

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, BE vlerësoi se Shqipëria duhet ta luftojë atë çdo ditë. Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha se korrupsioni shkel rëndë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, kosto e tij ekonomike, njerëzore dhe sociale është e rëndë.

“Ju si qytetarë, nuk duhet të keni frikë dhe nuk duhet të jepni paga shtesë për mjekimin e nënës apo të fëmijës, mos jepni rryshfete kur kërkoni punë, mos mendoni rryshfeti është i vetmi mjet për të fituar të drejtën në gjykatë. – tha ambasadorja Vlahutin. – Qytetarët duhet t’u kërkojnë institucioneve që t’i trajtojnë si të barabartë, sepse korrupsioni nuk lejon të ndërtohen rrugë të mira, shkolla dhe spitale, ngaqë i con paratë në xhepa private.

“Reforma në drejtësi është kyçi për antikorrupsionin dhe procesi i vettingut është kyçi për suksesin e kësaj reforme” – tha zonja Vlahutin. – Komisioni i Venecias do të japë përgjigjet e veta nesër mbi pyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese dhe gjithë institucionet dhe partitë shqiptare janë shprehur se do të jenë dakord me të. Ne shpresojmë që Opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë një udhërrëfyes i qartë për nisjen e vettingut dhe zbatimin e reformës gjyqësore, në mënyrë që Shqipëria të përparojë dejt Bashkimit Europian. Çdo skenar tjetër nuk do të jetë i mirë, dhe do të vonojë përparimin dhe përfitimet e qytetarëve”.

Diplomatët e BE-së dhe OSBE-së shprehën shqetësimin se mjedisi i korruptuar rrit kostot e të bërit biznes, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet dhe përparësitë në investime dhe dëmton besimin tek administrata publike.

Korrupsioni, pohuan ata, është një kërcënim i kudogjendur, që dënon me varfëri grupet e pambrojtura, rrit pabarazinë, devijon fondet e kujdesit shëndetësor, arsimor dhe mund të çojë në mungesa të ndjeshme të stabilitetit shoqëror dhe në konflikte.

Vdekja e Andrea Stefanit që solli hidhërim dhe gëzim ndër lexuesit shqiptarë… – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Ç’mjerim të lumturohesh për vdekjen!…

 

“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem/ pashë këta gjunjë e prindët që të linden/ mos ma lër trupin pranë galeve akeje/ ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”… Nga lutja e Hektorit ne Iliadë…

 

Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…

 

Këto ditë ndërroi jetë Andrea Stefani një gazetar analist i lexuar në Shqipëri dhe kudo ka shqiptarë. Vdekja e tij e parakohshme pothuajse gjysmën e shqiptarëve e hidhëroi dhe gjysmën e “gëzoi” mos e dhëntë Zoti këtë lloj “gëzimi” për vdekjen e një gazetari apo qoftë dhe të një njeriu çfarëdo…

Ajo qe me tronditi pamasë ishte ngazëllimi dhe shfryrja e urrejtjes karshi kufomës, kur akoma nuk i ishte bërë varrimi. Mos bre njerëz me kufomën, kini durim, respektoni kodet!

Qysh në kohët e lashta kufomat nuk përdhoseshin… Në Iliadë në luftën e tmerrshme vdekjeprurëse midis dy luftëtarëve Hektorit dhe Akilit, është shumë prekës lutja e Hektorit kur vritet nga Akili… dhe po më prekëse është lutja e të atit të Hektorit, Priami kur i lutet Akilit që të mos ia përdhosë kufomën e të birit rrugëve…

Por vetë Hektori në momentet e fundit të jetës i lutet Akilit për t’ia kthyer trupin babait të tij dhe nënës dhe ja se si:

Duke dhënë shpirt Hektor kreshniku i foli:

“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem,

pashë këta gjunjë e prindët që të linden,

mos ma lër trupin pranë galeve akeje,

ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”!…

 

Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…

 

Të vdekurit duhet t’i bëhen të gjitha nderimet që i takojnë një qenieje njerëzore. Më vonë pas varrimit për bëmat e tij apo të saj, për veprimtarinë patriotike apo kriminale, për analizat e drejta apo të shtrembëra, për qëndrimet e tij djallëzore apo ëngjëllore në publik kemi mundësinë të shprehim lirshëm çfarë ndjejmë…

 

Nga të gjithë statuset dhe shkrimet që kam lexuar rreth të ndjerit Andrea më preku thellë dhe më tërhoqi vëmendjen ku dhe kam se çfarë të mësojë qëndrimi i ish të përndjekurit politik i cili qysh në moshen 16 vjeç ka qene i burgosur, ndërsa familja e tij ka bërë plot 104 vjet burg, është fjala për shkrimtarin Viktor Martini, i cili është dhe Heroi im.

 

Ju ftoj ta lexoni qëndrimin e VIKTOR MARTINIT

 

Sikur më befasoi lajmi i vdekjes së Andrea Stefanit. Megjithëse nga pikëpamjet politike ishim të kundërt, ai me kurajon civile më ngjallte respekt. Ishte i mprehët, kurajoz e i saktë. Gjallnija e tij në medje ka me mungu. Një gjeneral që po vizitonte vorrezat e një vendi që kishte pushtue, u ndodh para vorrit të një gjenerali kundërshtar. Gjenerali mori qëndrim ushtarak, duke hjekun kapelen. Mbasi kreu qëndrimin ndaj kufomës, shoku i tij i drejtohet: “Si spjegohet kjo sjellje ndaj kundërshtarit tuej ndër ma të mëdhej”? -Gjenerali përgjigjet: Urrejtja njerëzore nuk duhet të shkapërcej rrasën e vorrit. I përcjelli familjarëve dhe medies shqyptare ngushëllimet e mia të cilët do e ndiejnë gjatë mungesën e Andreas.

 

6 dhjetor, 2016

Staten Island, New York

Greqia sjell në Tiranë dosjen me 3 mijë faqe për Klement Balilin

TIRANE – Mbërrin në Tiranë dosja penale greke në ngarkim të biznesmenit Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit fqinj, për akuzën e “trafikut të narkotikëve”.

Dosja e personit të cilësuar si “baron droge” në Ballkan ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, ditët e para të muajit nëntor të këtij viti.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një total dokumentesh prej gati 3 mijë faqe, të gjitha prova shkresore të palës greke.

Pas marrjes në dorëzim, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Prokurorisë për Krimet e Rënda aktet origjinale të dosjes në gjuhën greke, ndërsa ka nisur përkthimi i materialit në fjalë. Prokuroria ndërkohë, nuk bëri komente për çështjen.

Sipas burimeve, përkthimi i materialit për shkak të volumit të lartë ka kërkuar angazhimin e më shumë se 12 përkthyesve, pjesë e listës së njohur si përkthyes zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë. Për shkak të volumit të madh të akteve të përcjella nga pala greke sqaruan të njëjtat burime, procesi është në zhvillim e sipër.

Për shkak të mungesës së provave konkrete nga hetimi i bërë në Shqipëri, për përfshirjen e Balilit në veprimtari të paligjshme, Prokuroria për Krimet e Rendë iu drejtua palës greke me një kërkesë zyrtare për vënien në dispozicion të dosjes së Klement Balilit që në muajin maj 2016.

Bashkangjitur këtyre letërporosive, autoriteteve të vendit fqinj iu përcollën edhe disa veprime hetimore të kryera nga Krimet e Rënda për grupin kriminal, ku sipas palës greke është i përfshirë edhe biznesmeni Balili.

Emri i tij doli në dritë nga një hetim i bashkërenduar mes disa shteteve për të goditur një grup kriminal të angazhuar në trafikimin e drogës. Sipas autoriteteve greke, Balili është financues i grupit që ka kryer trafikim të ngarkesave me drogë nga Shqipëria.

Gjatë hetimit në mars 2016 u identifikuan dy numra telefonikë në përdorim të Balilit.

Depresioni social, opinionistët dhe “mediat e shpifura”! – Nga Qamil Gjyrezi

 

Depresioni social tek neve dhe nëpër botë nuk ka ngjarë sot, në këtë periudhë. Depresioni social e ka shoqëruar shoqërinë në të gjitha etapat e zhvillimit të saj. Ngjarja e fundit në Korcë ka përmasa “kanibaleske”, por që duhen studjuar me vemendje dhe shkencërisht nga studjuesit e mirëfilltë, psikologë e punonjës social dhe e gjithë shoqëria në përgjithësi. Por dicka që më bëri të reagoj ishin prononcimet e psikologëve dhe profesorëve të shkencave sociale për ngjarjen në media duke konstatuar “depresionin social”. Ok, ka dpresion social! Paturpësisht mbushin hapsirat e mediave të “shpifura”, tregojnë nivelin e tyre intelektual, ndyshojnë veshjet dhe tregojnë nivel në komunikim. Që do të thotë, vetëm konstatojnë dhe nuk “aplikojnë” asnjëherë dhe mbrojnë interest e shoqatave jo-qeveritare dhe shfytëzojnë hapsirat mediatike. A ka ndonjë punonjës social dhe psikolog në Korcë që ka shkuar tek ajo familja që ndodhi ngjarja për të ndikuar sadopak tek problematikat që ka patur kjo familje?! Në planin ligjorë më duket se sot kishte një vendim për masat e mbrojtjese për gjygjtarin. Të gjithë “llapin në media”, përpiqen të justifikojnë detyrimet! Mbas tre ditësh harrohet kjo ngjarje. Tre ditë zgjat lajmi, edhe sot në botën globale. Por turpi i madh është i politikës që kërkon të “përfitojë” nga këto ngjarje! Ok politika dhe media kanë këtë punë. Natyra e vërtetë e mediave doli në zgjedhjet e fundit në SH.B.A.
Por psikologët dhe punonjësit social kanë mision tjetër. Misioni i tyre në shoqërinë post-moderne është i madh. Ato nuk duhet vetëm të konstatojnë dhe “fitojnë” projekte nga bashkia dhe qeveria për të plotësuar nevojat e tyre individuale. Ato duhet të jenë më afër shoqërisë në planin psikologjik dhe social, më afër shoqërisë dhe individit. Klienti, individi dhe shoqëria nuk janë vetëm për tu “studjuar” dhe bërë teste! Ato janë baza e të gjithë zhvillimit tonë!
Po sjell një thënie të filozofit antropolog të madh bashkëkohorë Umberto Galimbeti: “Është e nevojshme njohja e alfabetit emocional: e zemërimit, frikës, dashurisë, trishtimit “Emocionaliteti ynë mund të edukohet dhe nëse duam një shoqëri më të mirë, ai duhet të edukohet”, shkruan filozofi Italian”.!

Nekrologji: Prof. Dr. PELLUMB J. BITRI

Më 13 nëntor 2016, në qytetin Bilbao, në Spanjë, u nda nga jeta Prof. Dr. Pëllumb Jani Bitri, një humbje e dhimbshme për familjen, për shkencat mjekësore, për pedagogjinë, kulturën dhe shoqërinë shqiptare.

Ndarja e papritur nga jeta e Prof Pellumb Bitri, la në pikëllim familjen, të afërmit, studentët, kolegët, miqtë e shumtë në Shqipëri, Spanje, Kosovë dhe ne Maqedoni.

Prof. Dr. Pëllumb Bitri lindi në vitin 1928 në një familje të thjeshtë elbasanase, por arsimdashëse. Me gjithë vështirësitë ekonomike, prinderit e tij arritën të shkollonin te tre djemtë.

Pas çlirimit të vendit, Prof. Pëllumbi shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik, ne Universitetin e qytetit Gorki, ku studioi dhe u diplomua në mjekësi e në filozofi me rezultate shkelqyeshem.

Në vitin 1954, Ai u kthye në atdhe dhe u emërua shefi i katedrës së Anatomisë Patologjike, që e drejtoi për shume vite me radhë dhe me nivel të lartë, duke krijuar shkollën shqiptare të Anatomisë Patologjike, ku u formuan profesionalisht me dhjetra specialistë dhe me dhjetra mijëra studentë.
Prof. Pëllumb Bitri është autori i tekstit “Patologjia Morfologjike”, teksti i parё historik i Fakultetit tё Mjekёsisё. Në kohën kur u botua ky libër voluminoz, ai ishte 38 vjeç; i ri në moshë, por me formim dhe përvojë tё pasur profesionale dhe shkencore.

 

 

bitri2

 

 

  1. Prof Pellumb Bitri dhe Prof Ekaterina Petrovna Seminova ne provimin e pare te anatomise patologjike,

 

bitri5

 

Prof Pellumb Bitri, me studentet e vitit III te Fakultetit te Mjekesise te Universitetit te Tiranes

Prof. Pëllumb Bitri është personaliteti publik, intelektuali i shquar, patrioti i çështjes tonë kombëtare. Ai është shkencëtari dhe profesori i famshëm, lektori i admiruar nga mijërastudentë dhe mjekë, oratori i paimitueshëm, poligloti dhe poliedriku, bashkëshorti dhe prindi shembullor.

Prof. Pëllumb Bitri mbetet simbol i pedagogut, që me dinjitet, me personalitet dhe me aftësi profesionale e shkencore kontribuoi në edukimin dhe formimin profesional të dhjetra mijëra mjekëve, në veçanti me botimin e shumë teksteve universitare, të monografive dhe studimeve shkencore.

Prof. Dr. Pëllumb Bitri është personifikim i intelektualit, eshte pedagogu “rrebel”, që me kurajo ndoqi rrugën e së vërtetës, të progresit social, kulturor dhe shkencor të shoqërisë shqiptare, duke u bërë protagonist dinjitoz i saj.

Ai gjithë jetën luftoi dhe punoi për një mjekësi të fortë, shkencore e të zhvilluar në nivelet bashkëkohore, duke u renditur ndër figurat e shquara të historisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

Pof Pellumb Bitri, kontribuoi dhe ne formimin profesional dhe shkencor te katedres te Anatomis Patologjike te Fakultetit te Mjekesise te Universitetit te Prishtines, ku zhvilloi leksione dhe ndihmoi ne programet kerkimore shkencore.

 

bitri6

 

  1. Prof Pellumb Bitri, me studentet e mjekesise te vitit III, Universiteti i Prishtines.

 

Trashëgimia profesionale, shkencore dhe kulturore e Prof. Pëllumbit është një thesar me vlera të veçanta për kombin tonë. Kontributet në fushën e mjekësisë, të pedagogjisë dhe të shkencës, janë vlerësuar dhe nderuar me çmime kombëtare, me urdhra dhe dekorata të shumta, që shprehin qartë vlerat e larta shkencore të veprave që ai krijoi.

Prof Pellumbi, ka merita te veçanta ne formimin shkencor te pedagogeve te katedres te Anatomise Patologjike, te cilet i udheheqi ne veprimtarite kerkimore shkencore, qe u kurorzuan me tituj dhe grada shkencore te te gjithe stafit pedagogjik.

Prof. Pëllumb Bitri, profesori i madhi dhe i paharruar, është në mendjet dhe zemrat tona si pedagogu ynë i zjarrtë, shkencëtari, personaliteti dhe poligloti me vlera të larta kulturore, me inteligjencë të veçantë. Këto aftësi ai i vuri në dispozicion të shoqërisë shqiptare, duke u shquar si veprimtar shoqeror, si dhe nëpërmjet veprave të tij, me studimet e shumta të botuara dhe të prezantuara në konferenca e kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.

Njëzet vjet më parë ai emigroi familjarisht në Spanje, ku jetoi e punoi në Bilbao. Dhe në Spanje, Profesor Pëllumbit ia vlerësuan aftësitë e tij pedagogjike dhe shkencore dhe e pranuan si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Publik De Pais Vasco, ku dha leksione dhe drejtoi seminare me studentët. Për aftësitë e tij të shquara didaktike dhe shkencore, Prof. Pëllumb Bitri u zgjodh anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit te Mjekesise.

 

bitri3

 

 

2002  Bilbao – Spanje. Prof. Maria Gabriel Inklan Iribar  (Ministri i Shendetesise i Rajonit Bask) dhe Prof Pëllumb Jani Bitri

 

 

 

 

bitri4

 

 

 

Prof Pellumb Bitri me antaret e keshillit shkencor te Fakultetit te Mjekesise Universitetit Publik De Pais Vasco – Bilbao, Spanja

 

 

 

 

bitri7

 

 

 

Prof Pellumb Bitri, ne seminar me studentet ne Deparimentin e Antomise Patologjike te fakultetit te Mjekesise ne Bilbao

 

Humbja e papritur e Prof. Dr. Pëllumb Bitri, personalitetit të shquar të shkencës, të mjekësisë, të pedagogjisë dhe të kulturës shqiptare, është një dhimbje e madhe për të gjithë ne.

Shkencëtari i shquar Prof. Pëllumb Bitri, profesori i famshëm i mjekësisë, burri i mençur dhe prindi shembullor, na mungon fizikisht, por emri dhe vepra e tij e shquar do të jetojnë në jetë të jetëve.

Presidenti i Shqipërisë dekreton datën e zgjedhjeve

Në dekretin e presidentit të firmosur sot zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë caktuar të mbahen më datë 18 qershor 2017.

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar sot caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë që do të mbahen vitin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në dekretin e presidentit të firmosur sot zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë caktuar të mbahen më datë 18 qershor 2017.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë miratoi projektvendimin “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017″.

Në bazë të këtij vendimi numrin më të madh të deputetëve do ta ketë zona zgjedhore e qarku Tiranë me 34 mandate, ndërsa numrin më të vogël të deputetëve do ta ketë qarku i Kukësit me 3 mandate.

Shqipëria nis kontigjentin e pestë në Afganistan

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, u shpreh se Turqia ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

TIRANË – Shqipëria nis kontingjentin e radhës që do të shërbejë në misionin “Resolute Support” (RSM) në Afganistan. Ceremonia për përcjelljen e kontingjentit u zhvillua në ambientet e Policisë Ushtarake në Tiranë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Dedë Prenga, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ushtarakë dhe familjarë të efektivëve që do të nisen në mision.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, theksohet se ministrja Kodheli në fjalën e saj tha se ky 5 dhjetor duhet mbajtur mend si “Fillimi i një angazhimi të ri”.

“Sfidat e reja të sigurisë, kërkojnë me ngulm shikimin e bashkëpunimit mes vendeve aleate si mundësinë primare jetike të suksesit, në këto kohë mungesash dhe radikalizimi. Gjendemi së bashku me aleatët tanë në zonat më të nxehta të globit, marrim përsipër angazhime në përmbushje të kërkesave të Aleancës, por dhe mendojmë në çdo moment për përmirësimin e realitetit me të cilin përballemi. Ngjarjet që po ndodhin kudo nëpër botë demonstrojnë rëndësinë që ka mirëpërgatitja për parandalimin e çdo agresioni të mundshëm ndaj Aleancës apo për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme”, u shpreh Kodheli.

Në fund të fjalës së saj, Kodheli falënderoi aleatët turq për të gjithë ndihmën e dhënë në plotësimin e angazhimit në Afganistan. “Bashkëpunimi me Forcat e Armatosura Turke, mbetet për ne mjaft i rëndësishëm dhe thelbësor”, ka shtuar ajo.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, u shpreh se Turqia ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Turqia ashtu siç në çdo fushë edhe në fushën ushtarake ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Sot kërcënimet rajonale dhe globale po arrijnë përmasa tepër të vështira. Në këtë kohë rritet akoma më shumë roli rajonal dhe global i NATO-s për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Botë. Turqia është një mbështetëse e politikës e dyerve të hapura të NATO-s. Në të njëjtën kohë e shikon këtë aleancë si një garanci të fuqishme për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Në këtë kuadër Turqia e shikon si tepër kuptimplotë dhe tepër të rëndësishme kontributin që jep Shqipëria, aleate e jona në NATO, kontribut të cilën e jep edhe në Afganistan në kuadrin e komandës së NATO-s”, u shpreh Bayraktar.

Kontingjenti që nisen në Afganistan, i përbërë nga 30 efektivë shënon kontingjentin e 5-të të efektivave shqiptarë në kuadër të RSM-së. Ata pritet të zëvendësojnë trupa të kontingjentit të 4-tërt të Batalionit Komando, të cilët janë aktualisht duke kryer misionin e tyre në varësi të komandës turke në Kabul, Afganistan. Ashtu sikurse edhe kontingjentet e tjera, toga e efektiveve të Policisë Ushtarake, do të shërbejë për një periudhë 6 mujore. aa

Koalicioni anti-PDK rritet në Drenas

Aleanca Kosova e Re do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajli.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri në emisionin Zyra e Ankesave të TV Dukagjinit.

“Natyrisht se do të mbështesim ndryshimin demokratik dhe humbjen e PDK-së”, ka thënë Bahtiri.

Lamtumira e fundit për Andrea Stefanin në hollin e RTSH-së

 

 

 

Burime qeveritare, që po organizojnë ceremoninë mortore, bëjnë të ditur se trupi i pajetë i Stefanit do të vijë në atdhe ditën e martë e më tej do të vijojnë homazhet në institucionin e RTSH-së.

Është zgjedhur kjo e fundit, simbolikisht për faktin se Andrea Stefani i kushtoi jetën dhe pasionin e tij pikërisht gazetarisë, ishte një figurë e njohur televizive, edhe pse jo në ekranin shtetëror. Pas homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt banesës së fundit, pranë varrezave të Tufinës.

Ora e ceremonisë pritet të saktësohet gjatë ditës së sotme. Analisti Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58- vjeçare, në kulmin e karrierës së tij. Ndërsa publiku, ai që e mbështeste apo jo mendimin e tij, prisnin daljen e tij të radhës në një nga ekranet televizive, ku debatohej ashpër për politikën apo tema të mëdha të ditës, gjithnjë luftarak, pasionant, Andrea Stefani po luftonte me një sëmundje të pashërueshme.

Duke mos dashur ta ndajë me të tjerët problemin e tij, ishin të paktë ata që e dinin se gazetari po kurohej nga një tumor në stomak. Edhe trajtimi i specializuar në një nga spitalet e Romës nuk mundi t’i shpëtonte jetën Stefanit.

Siç janë shprehur këto ditë miqtë e tij të ngushtë, ai ishte shpresëplotë deri në momentin e fundit se do të mund ta fitonte këtë betejë, por pa mundur. Me ikjen e tij nga jeta, ai la pa dyshim një vend bosh në panelet televizive. Drejtuesve të debateve, të cilët gjithnjë dëshironin ta kishin pjesë të emisioneve të tyre, do t’u mungojë një nga analistët më karizmatikë, të majtës do t’i mungojë avokati më i ndershëm, ndërsa të djathtës kundërshtari më i palëkundur.

Vdekja e Andrea Stefanit ka prekur thellësisht kolegët e tij gazetarë, por edhe politikanë të majtë e të djathtë, me të cilët ai ka qenë jo fort “i mëshirshëm”. Kanë shprehur ngushëllime Kryeministri Edi Rama, Mimi Kodheli, Astrit Patozi etj.

Mes tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pranon se “Andrea ishte një avokat i vendosur i së majtës, kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi dhe i së djathtës së vendit, që la një boshllëk të vërtetë në arenën e debatit dhe publicistikës sonë”. Andrea Stefani i takon brezit të gazetarëve të viteve të tranzicionit.

Ai e filloi karrierën në vitin 1989 si gazetar pranë gazetës “Puna”, për të vijuar më pas si gazetar i lirë. Ka punuar në “Gazetën Shqiptare”; në gazetën “Rilindja” të Kosovës, që botohej në Tiranë, e më pas në gazetat “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” etj., në faqet e të cilave ka qenë përherë i pranishëm me shkrimet e tij fillimisht me karakter ekonomik e më pas politik. Stefani ka qenë për shumë vjet drejtues i programit investigativ “Hapur”.

Për më shumë se 10 vjet ishte i pranishëm në debatet e përnatshme, në ekranet më të rëndësishme. Ai është gjithashtu autor i librave publicistikë “Albanistan” dhe “Komplot kundër lirisë”.

Trupi i pajetë i publicistit të ndjerë Andrea Stefani pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e të martë.

Analisti i njohur Andrea Stefani u nda nga jeta pardje, teksa vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë.

Ai ishte prekur nga një tumor në stomak. Për fat të keq, kimioterapia nuk dha efektet e pritshme. Ndërhyrja kirurgjikale rezultoi fatale.

Kolegu ynë është shuar të shtunën pasdite në një spital në Romë. Ai nuk dëshironte që sëmundja e tij të bëhej publike dhe vazhdimisht qetësonte ata pak miq që e dinin duke u thënë që ishte diçka e lehtë që po kalonte dhe se kurimi po ecte mirë.

Andrea pas pak ditësh festonte 58 vjetorin. Ai ka lindur në 8 dhjetor të vitit 1958. Andrea la pas bashkëshorten e tij Enkeleden dhe dy fëmijë, Danielin 15 vjeç dhe Stefaninë 12 vjeçe

Artur Zheji: “Ja si vdiset në Shqipëri kur je gazetar i njohur!”

Ikja e parakohshme e Andrea Stefanit, pedagogut, publicistit dhe gazetarit të njohur ka sjellë reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

Në një kohë kur personalitetet e artit, publicistikës, politikës, medias dhe shoqërisë civile e kanë vlerësuar figurën e tij, pavarësisht bindjeve politike, një pjesë e qytetarëve kanë derdhur vrer ndaj tij.

Pikerisht per kete te fundit ka shkruar ne portalin “360 gradë”, edhe analisti i njohur Artur Zheji.

Sipas tij, “fillimisht flasin në publik autoritetet. Të gjithë pa përjashtim, miq dhe “armiq”. Gërmojnë një fjalë tradicionale diku nëpër xhepat e kujtesës, i rradhisin si tespije qelibari dhe ua hedhin mediave”.

 

“Pastaj ca kolegë zemërdhembshur, sidomos nga ata që kanë “ide të përbashkëta”, shkruajnë edhe ata ca rradhë. Nekrologjitë rrëfejnë kush më shumë dhe kush më pak, arsyen e vdekjes, por rreptësisht nuk përmendin detaje.

Kjo është një recetë për 24 orët e para, mbasi të gjithë janë të sigurtë që nuk ngjallesh më.

Mirëpo fill më pas fillojnë komentet e atyre që shumica janë me emër fake dhe Fb fake dhe e rivrasin me sharje dhe vrer “ndjesëpastin”, shumë e shumë herë.

Pastaj vjen një harresë e shpejtë, menjëherë mbas 48 orëve të para, të cilat kanë aty këtu përsëri komente.

Në 24 orët e treta dhe në 24 orët e katërta, të jetëndrrimit, jeta dhe vepra mediatike dhe jo vetëm, rivendosen në gojën e të mllefosurve të përhershëm, të cilët numërojnë të 1001 të zezat që ata kanë “parë e duruar” nga gazetari, që smundet më të replikojë.

Çfarë turpi! Heshtni të paktën njëherë me klasin që nuk keni!”

Politekniku akreditohet nga britanikët, universiteti i parë publik që kalon testin

65 vite nga krijimi i Universitetit Politeknik të Tiranës, një kompani e huaj e akrediton zyrtarisht për cilësinë e kurrikulave dhe programeve të studimit.

Ky është universiteti i parë publik i cili prej 6 muajsh ka qenë nën mbikqyrjen e ekspertëve britanikë dhe ka marrë draftin final të certifikimit ndërkombëtar.

Rektori Andrea Maliqari, përveç ndjesisë pozitive që ka marrë nga ky lajm deklaron se raporti mbart edhe detyra dhe përgjegjësi të cilat do të adresohen.

“Para 2 ditësh ka mberritur raporti i vlerësimit institucional, vlerësimi ishte pozitiv, më vjen mirë që në rekomandimet e përcaktuara, përcaktohen qartë objektivat që ne duhet t’i realizojmë”,- tha ai.

Hapësira jo e mjaftueshme për student, mungesa e laboratorëve si dhe lidhja organike mes universitetit dhe tregut të punës janë detyrat që raporti ka lënë mbi tryezën e punës së rektorit.

“Mbetet për t’u diskutuar raporti në sipërfaqe i ambinteve që ka në dispozicion Universieti Politeknik për të plotësuar standardet dhe njëkohësisht kërkesës që vjen me vetë zhvillimin e shkencës dhe teknologjia sot me zhvillimin e metejshëm të laboratorëve jo vetëm mësimor por edhe kërkimorë që detyrimisht kërkojnë që universiteti të jetë qendër e rëndesishme e mesimdhënies dhe kërkimit shkencor. Në momentin që ne do kemi raportin përfundimtar, rekomandimet që janë lënë, ne do përcaktojmë planin e masave për t’i realizuar në kohën dhe kualitetin e duhur”,- shtoi ai.

Ky universitet synon që të krijojë lidhje me homologë në vendet europiane për të ndryshuar kurrikulat dhe pse jo hapur mastera të rinj që i vlejnë tregut brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Lidhja e ngushtë e mësimdhënies me kërkimin shkencor do të jetë një nga objektivat kryesore që do të ketë universiteti Politikenik në vazhdim. Lidhja organike mes ndërrmarrjeve dhe universitetit bënë që edhe universiteti duke siguruar lidhje të tillë të përshtasë kurrikulat dhe produktin ta orientojë drejt tregut”,- tha rektori.

Universiteti Politeknik është një nga 6 universitet e para, 4 publikë dhe dy privatë, që kompania britanike e kontraktuar nga qeveria për akreditimet, përzgjodhi për këtë proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Për herë të parë një universitet publik shqiptar akreditohet nga një kompani ndërkombëtare për cilësi në kurrikula dhe programe studimi. Universiteti Politeknik e kaloi këtë proces i cili përvec pozitivitetit qe eksperët shprehën, la edhe detyra si shtimi i hapësirave për student, rritja e cilësisë së laboratorëve dhe një lidhje me të fortë me tregun e punës. /News24/


Send this to a friend