VOAL

VOAL

DASMA PRINCORE, NJI NGJARJE DHE PASURI KOMBËTARE, E PANGJASHME DHE E PAPËRSERITSHME – Nga RAMIZ LUSHAJ

October 16, 2016

Komentet

Zgjedhjet parlamentare, si paraqiten rezultatet nga numërimi i votave në vend

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Deri më tani rezultatet e procesit të numërimit të votave janë si më poshtë:

Në rang vendi janë numëruar deri në orën 8:00 1527 qendra votimi nga 5225 nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar 52.85% të votave (total 20,3046 vota) ndërsa Partia Demokratike 34.27% të votave (total 131,662 vota).

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 4798 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 483 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 4260 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 13318 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 717 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 276 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 1359 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 10105 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 14165 vota

Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Radio Evropa e Lirë

Associated Press

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri tregojnë se Partia Socialiste në pushtet është në epërsi, teksa votuesit kanë mbështetur përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kandidaturën e kryeministrit aktual, Edi Rama, për një mandat të katërt.

Me rreth 25 për qind të votave të numëruara, socialistët e majtë të Ramës kanë siguruar 53 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar i djathtë, i udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, ka marrë 35 për qind.

Këto përqindje u japin socialistëve së paku 71 mandate të nevojshme për të qeverisur të vetëm dhe, sipas gjasave, edhe më shumë se në mandatin e kaluar.

Pjesëmarrja preliminare në votime të dielën ishte rreth 42.16 për qind, ose 4 për qind më pak se katër vjet më parë.

Rreth 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri dhe jashtë saj votuan për të zgjedhur 140 deputetë për një mandat katërvjeçar. Për shkak të emigracionit të lartë, vendi me 2.8 milionë banorë ka një numër më të madh të votuesve të regjistruar. Për herë të parë, rreth 191.000 shqiptarë të diasporës kishin mundësinë të votonin me postë.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se procesi i votimit të dielën ka qenë në përgjithësi i qetë, me disa parregullsi të izoluara që përfshinin kandidatë dhe mbështetës të tyre, por që nuk pritet të ndikojnë në rezultat.

“Procesi, në tërësi, përveç rasteve sporadike, ka qenë në përputhje me rregullat dhe standardet”, tha ai në mbrëmje, pas përfundimit të votimit.

Partia Socialiste ka premtuar se do të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetësh — duke përfunduar negociatat deri në vitin 2027 dhe duke pritur miratimin e 27 vendeve anëtare deri më 2030 — një objektiv ambicioz përballë kundërshtarëve konservatorë dhe premtimeve të tyre për rritje pagash.

Rama, 60 vjeç, i cili siguroi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit të kaluar, ka theksuar arritjet në infrastrukturë dhe reformën në drejtësi gjatë fushatës së tij.

Socialistët synojnë të përshpejtojnë zhvillimin e turizmit, duke e rritur numrin e vizitorëve të huaj nga 10 milionë në vitin 2024 në 30 milionë deri në vitin 2030, përmes zgjerimit të projekteve infrastrukturore. Rama ka premtuar, gjithashtu, rritje pensionesh dhe pagash.

Kundërshtari kryesor i Ramës është Sali Berisha, 80 vjeç, ish-president dhe ish-kryeministër, i cili argumenton se Shqipëria ende nuk është gati për anëtarësim në BE.

Berisha zhvilloi një fushatë që ngjasonte me atë të presidentit amerikan, Donald Trump, duke angazhuar edhe një nga këshilltarët e tij kryesorë për fushatë.

Më shumë se 570 vëzhgues ndërkombëtarë, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës ndoqën zgjedhjet, duke theksuar rëndësinë që bashkësia ndërkombëtare i kushton një procesi zgjedhor të besueshëm dhe transparent.

UGSHPD: Mbërrijnë thasët e fundit me zarfet e Diasporës në Qendrën e Votimit ngritur pranë Parkut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar- Nga ALBA KEPI

Mbërrijnë thasët e fundit me zarfet e Diasporës në Qendrën e Votimit ngritur pranë Parkut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Pak minuta para orës 19.00 kanë mbërritur në Qendrën e procesimit të votës së Diasporës, zarfet e fundit me votën e emigrantëve.

Avioni i DHL ka mbërritur nga Lajpcingu ku ndodhet dhe selia qendrore e grumbullimit dhe seleksionimit të dërgesave të DHL.

Vëzhguesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës kanë mësuar se numri i zarfeve të fundit është mjaft i ulët.

Numri i zarfeve të rregullta janë 80 e 63 të tjera kanë rezultuar të parregullt, pra zarfa gri.

UGSHPD sjelle ekskuzivisht pamjet e mbylljes së kutive të fundit të votës së Diasporës shqiptare e cila për herë të parë në histori votoi përmes sistemit postal.

UGSHPD konstaton se numri i votës së emigrantëve të mbërritur në atdhe nuk ka mundur të arrijë shifrën 200 mijë, dhe pse në sistemin e votuesve nga jashtë ishin regjistruar  245.935 votues, ndërsa 227.097 është numri i Zarfe të marra nga zgjedhësit

Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

Një situatë skandaloze dhe e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.
Grupi i xhirimit i Syri TV zbuloi një zyrë të patronazhistëve të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë.

Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Ndërkohë deputeti Erjon Braçe mbërriti dhe i kërkoi gazetares së Syri TV Meta të largohet.

Për disa momente pati përplasje dhe mes përfaqësuesit të PD-së dhe Braces

“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe Ambrozia Metës)

“Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe

Ambrozia Meta: Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-se pse vini fshehurazi. 

Në disa momente ka pasur dhe përplasje fizike me një nga përfaqësuesit e PD-së Olek Hanku që ka bërë denoncimin nëpolici.

“Ik ore copë mishi mos të shoh këtu’

Syri TV zbulon zyrën e fshehtë të patronazhistëve PS në Tiranë! Mes tyre drejtoresha e agjencisë së Ekselencës

Një situatë skandaloze dhe e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.
Grupi i xhirimit i Syri TV zbuloi një zyrë të patronazhistëve të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë.

Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Syri Tv mëson se njëra prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës

Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së.

Komisioni Rregullator nuk shqyrton kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit për Vlorën. Procesi mbyllet në orën 19:00

Komisioni Rregullator nuk ka shqyrtuar kërkesën e PS për shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës, duke lënë në fuqi orarin e caktuar sipas Kodit Zgjedhor.

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj tha se dy anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ, përfaqësues të opozitës Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj, janë shprehur se një vendimarrje e tillë nuk është kompentencë e Komisionit Rregullator dhe janë larguar nga mbledhja.

Me largimin e tyre dhe mungesën e një koroumi pasi për këtë vendim duhen 4 vota, u vendos mosshqyrtimi i kësaj kërkese depozituar anëtari i Komisionit Rregullator, Arens Çela. bw

‘Ik se të zhduka!’ Kandidati i PD-se, Hoxha: Jo vetëm sekretarja, e gjithë administrata e Rakip Sulit presion votuesve në çdo QV

Kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha në një intervistë për Syri TV zbulon detaje nga videoja e sekretares së Rakip Sulit dhe patronazhistëve të cilët kërcënojnë: Ik se të zhduka.

Ai zbulon se kërcënimi i administratës së Rakip Sulit është prezent në cdo QV.

Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në.

Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova. 

Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve”

Ambasadori i BE, Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Isha dhe në Durrës, pasi kishim indicie për banda në këto dy qytete

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vizituar sot Prokurorinë e Fierit, duke theksuar rëndësinë e veçantë që mbart procesi zgjedhor i sotëm, veçanërisht pas çeljes së negociatave me BE-në.

Gonzato sqaroi se nuk po kryen vëzhgim formal zgjedhor, por është në terren për të parë nga afër mënyrën si po ecin zgjedhjet dhe bashkëpunimi mes institucioneve. Ai tha se ishte më herët në Durrës për shkak të informacionit mbi aktivitetin e bandave dhe u zhvendos në Fier për të ndjekur situatën nga afër. Sipas tij, marrëveshja për bashkëpunim institucional po funksionon mirë, ndërsa çdo incident do të hetohet nga institucionet përkatëse.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kjo është ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në veçanti pas çeljes së negociatave. Unë sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor. Unë po shikoj sesi po ecin zgjedhjet. Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme. ODIHR po vëzhgon zgjedhjet dhe ata më pas do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit. Unë doja të takohesha me SPAK, për të parë punën që po bëjnë. Po vëzhgoj sesi po ecën puna e bashkëpunimit mes institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë. Incidentet do të hetohen nga institucionet e vendit. Erdha në Fier, që mos të mbetem në Tiranë. Isha në Durrës, sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu.bw

VIDEO/ Kapen me lista në duar, Sekretarja e Rakip Sulit kërcënon: Ik se të zhduka fare! Plehër

Në çdo zonë zgjedhore, patronazhistët e Edi Ramës po kapen me lista nëpër duar, duke parë se kush ka votuar, kë duhet paguar që të votojnë.

Një tjetër rast është evidentuar këtë herë në zonën e Kamzës, tek qendra votimi ‘Kopshti i vjetër’.

Katër vajza patronazhiste ndodheshin në makinë, duke kontrolluar listat e votuesve.

Pasi janë kapur gafil, patronazhistet e Ramës janë bërë dhe të dhunshme, duke goditur denoncuesin, ndërsa një i ri me makinë, e intimidonte që të mos filmonte.

Njëra prej tyre është identifikuar si sekretarja e Rakip Sulit, kryetari i bashkisë së Kamzës.  sn

FOTOT- Vlora, me pjesëmarrjen më të ulët në rang vendi, zhgënjen edhe Shkodra. Qarqet ku ka fluks votuesish, surprizon Tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.

Deri në orën 14:00, rezulton se qarku Vlorë ka pjesëmarrjen më të ulët. Në Vlorë kanë votuar vetëm 21.39 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Nga të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës, pjesëmarrjen më të ulët e shënon Finiqi, ku kanë marrë në votim deri në orën 14:00 vetëm 12.32 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Gazetari Enrik Mehmetaj raportoi për News24 se në pjesëmarrjen e ulët mund të ketë ndikuar edhe ‘Giro d’Italia’, event që ka bllokuar disa rrugë kryesore të qytetit bregdetar.

Në Qarkun e Shkodrës gjithashtu vërehet pjesëmarrje e ulët ku KQZ raporton se deri në orën 14.00 kanë votuar rreth 26%.

Shkoder 26
Shkoder 26

Qarqet e tjera me pjesëmarrje të ulët janë Durrësi me 27.8%, Gjirokastra 28.1%, Berati me 29.2% si dhe Korça me 29.6%.

Ndërkohë, qarqet me pjesëmarrjen më të lartë janë Tirana dhe Dibra. Në këto zgjedhje, Qarku i Tiranës shihet si surprizë ku deri në orën 14.00 pjesëmarrja vlerësohet në 34.89%. Në qarkun më të madh të vendit kanë votuar deri tani, sipas KQZ-së, 239 210 votues.

Screenshot 11

Edhe në Qarkun e Dibrës vërehet pjesëmarrje e lartë ku deri në orën 14.00 i janë drejtuar kutive të votimit 35.2% e zgjedhësve.

Dibra
Dibra

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, agjentë të BKH dhe oficerë të Policisë zbarkojnë në Fier, vëzhgojnë zonat e “nxehta” të Qarkut

Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH, shoqëruar edhe nga oficerë të Policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të Qarkut. Një nga keto zona është edhe Roskoveci.

Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra ne qarkun e Fierit per krimet zgjedhore edhe dhe prokurorja tjeter e SPAK Doloreza Musabelliu.

Deri tani nuk janë verejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numerimit.

Ndërkohë, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore. bw

Celibashi-thirrje qytetarëve: Ata që s’kanë lidhje me QV, të qëndrojnë larg

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një thirrje të qartë për qytetarët dhe subjektet politike gjatë orëve të fundit të procesit të votimit. Ai paralajmëroi se kushdo që tenton të fotografojë votën do të përballet me pasoja ligjore, ndërsa theksoi se pranë Qendrave të Votimit (QV) nuk duhet të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor.

“Paligjshmëria me votën është e dënueshme me deri në 3 vite burg,” u shpreh Celibashi, duke bërë thirrje për raportimin e çdo individi të dyshimtë që qëndron pranë QV-ve. Ai nënvizoi se partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen rregullave deri në mbylljen përfundimtare të votimit, ndërsa konfirmoi se janë marrë disa referime nga Task Forca për raste të dyshuara shkeljesh.

Ilirjan Celibashi: Kush fotografon votën, do të ketë pasoja ligjore. Ata që nuk kanë lidhje me QV, të qëndrojnë larg. Paligjshmëria me votën është dënim me 3 vite burg. Të raportohet për personat që qëndrojnë pranë QV. Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e votimit. Partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen ligjit. Kemi pasur disa referime nga Task Forca. bw


Send this to a friend