VOAL

VOAL

Një barcoletë e vitit 1987 për shkodranët dhe Enver Hoxhën

Një barcoletë dy vite pas vdekjes së Enver Hoxhës duket se i ka kushtuar shtrenjtë një punonjësi të uzinës elektronike në Tiranë.

Sipas një dokumenti, tregimi i kësaj barcolete që kishte në qendër të saj ish-udhëheqësin komunist dhe shkodranët është bërë shkak për hetimin e tij.

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Shtetit shkruan se, dikur pranë reparteve ushtarake vepronte Sigurimi i Ushtrisë. Ky shërbim që varej nga Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit kishte synim të parandalonte “veprimtarinë armiqësore” në radhët e ushtarakëve. Në të vërtetë, punëtori operativ, në mungesë të kësaj veprimtarie mblidhte lloj-lloj bisedash që bëheshin në reparte ushtarake, qofshin edhe barsoleta.

Ai tregon se, një e tillë është kjo e vitit 1987. Në dokumentin që ka zbardhur raportin, emri Enver Hoxha, sipas rregullit të kohës zëvendësohej me fjalët “udhëheqësi kryesor i partisë” ose “themeluesi i partisë”. Po e referoj në origjinal të thënies. Punonjësi i uzinës elektronike në Tiranë, në qershor 1987, sipas bashkëpunëtorit kishte rrëfyer këtë barsoletë:
“Do të të tregoj një gjë të bukur për bustet. Kur vdiq Enver Hoxha u vendos që të ngrinin buste për nder të tij. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Shkodër. Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve. Kur pyetën korçarët ata i thanë se Enverin e duam të duket i pashëm dhe i ri. Gjirokastritet e deshën të zgjuar, të fortë e të qeshur. Vlonjatet e donin trim dhe të ashpër. Kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën: “Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më”.

Nju Jorku dhe Nënë Tereza

Senatori i shtetit të Nju Jorkut, Martin Golden, ushqen respekt të madh për Nënë Terezën dhe ka dalë me një rezolutë me rastin e shenjtërimit të saj.

Ai thotë se Shqipëria i ka sjellë një kontribut të madh botës dhe Nënë Tereza ishte një prej tyre.

Në zyrën e tij në Brooklyn, senatori Golden, është krenar që ka sponsorizuar një rezolutë për të nderuar Nënë Terezën më 4 shtator, ditën e shenjtërimit të saj, duke e quajtur këtë Dita e Nënë Terezës:

“Nënë Tereza solli një ndryshim. Kjo rezolutë ka rëndësi sepse ajo përfaqëson 19 milionë e gjysmë njerëz të shtetit tonë. Kjo rezolutë nderon një grua të madhe që do të jetë një shenjtore e madhe për kontributin jo thjesht për Zotin e saj por për të gjithë.”

“Ju mund të shihni shkëlqimin e syve të saj, të syve me të cilin ajo ndriçoi botën. Ajo bëri shumë për fëmijët dhe për familjet, diçka që India dhe Kalkuta nuk e bënte dot,”– thotë ai.

Senatori Golden është mjaft aktiv në shtetin e Nju Jorkut dhe njihet për lidhjet e tij me shqiptarët. Ndihmës i tij është Marko Kepi, veprimtar i komunitetit:

“Për mua është një nder i madh dhe krenari shumë e madhe të punoj me senatorin Martin Golden, jo thjesht se punoj vetë për të, por sepse që një shqiptar të ketë akses pothuajse direkt me një senator që është numri dy më i fuqishëm i shtetit të Nju Jorkut.”

Nënë Tereza shërben si një lidhje e rëndësishme që senatori ka me shqiptarët e Nju Jorkut. Ai ishte me ta në paradën shqiptare të këtij viti në Manhattan dhe ruan kujtime të bukura:

“Unë flas çdo ditë me familjet shqiptare. Ata punojnë, punojnë shumë, japin kontribut dhe bëjnë donacione. Me këtë ata e ngrejnë lart emrin e shqiptarit në këtë shtet dhe qytet të madh, ashtu si dhe shumë njerëz të tjerë që vijnë këtu nga vende të tjera. Por shqiptarët janë në gjendje të thonë se kanë nxjerrë një shenjtore të madhe si Nënë Tereza,” – thotë senatori.

Një nga këto familje shqiptare që punojnë dhe njihen për kontributin e tyre është ajo e biznesmenit Anton Raja.

Piceria Patsy’s ndodhet në Dean Street të Brooklynit, në një vend mjaft të mirë, sepse është shumë pranë stadiumit “Barclays Center”.

Antoni thotë se për picat e tij shkruajnë gazetat. Mjeshtrat e tij i punojnë ato me pasion:

“E bëjnë picën me zemër, përgatitjen e brumit, të salcës. Ata kanë sekretet e tyre…” thotë zoti Raja.

Anton Raja mban një bluzë të veçantë, ku është qëndisur simboli i piknikut të golfit që biznesi i tij organizon çdo qershor. Është një aktivitet bamirësie për të ndihmuar Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë:

“Gjithë çeqet e parë shkojnë te Kisha Zoja e Shkodrës në Nju Jork dhe ata i dërgojnë të gjitha për Katedralen e Nënë Terezës në Kosovë”.

Vetëm familja e Antonit deri tani ka dhënë gjysmë milioni dollarë gjatë tetë vjetëve të fundit.

Antoni përgatitet të shkojë në Vatikan bashkë me shqiptarë të tjerë për ceremonitë e shenjtërimit të Nënë Terezës. Për të Nënë Tereza përfaqëson diçka të veçantë:

“Një mrekulli e saj për mua është si t’i ndihmosh dikujt, si të bësh mirë. Ajo ditë do të jetë e mrekullueshme kur të shikojmë se populli ynë do të jetë i gjithi i bashkuar, pa kurfarë problemi, pa kurrfarë ndarjeje, si t’i ketë bërë një nënë.”

Avioni i nisur nga Rinasi pësoi defekt gjatë fluturimit për në Itali

Panik dhe frikë për 90 pasagjerët e avionit të “Blu Panorama”. Mësohet se avioni është nisur sot rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano, por nuk ka mundur ta vijojë udhëtimin për shkak të një defekti teknik, duke u rikthyer në Rinas.

Mësohet se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, por pasi pësoi defekt u ul në Rinas. Mësohet se pasagjerët do mund të udhëtojnë sërish brenda një kohe të shkurtër, por nuk dihet nëse është i njejti avion. /News24/

Sot vetingu: PS-LSI gati ta votojnë pa PD-në

Maxhoranca pritet të miratojë sot me votat e saj projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Seanca e jashtëzakonshme që do të mblidhet sot pasdite në orën 17:00, për të miratuar projektligjin e vetingut, pritet të shoqërohet me prishjen e konsensusit mes palëve.

 

Drafti që do të votohet në Parlament u miratua në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi pa votat e opozitës, duke prishur në këtë mënyrë konsensusin e arritur më 22 korrik me ndryshimet Kushtetuese.

Opozita pritet të mos e japë votën e saj, pasi në amendamentet e dorëzuara në Kuvend rrëzon të gjitha shtylla kryesore që janë cilësuar nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “vijat e kuqe”.

Në 28 amendamentet e PD-së rrëzohen pikërisht 4 parimet që EURALIUS dhe OPDAT theksuan se nuk mund të cenohen. PD ka propozuar që procesi i vetingut për secilin gjyqtar të bëhet me afate kohore dhe me një kalendar të miratuar. Duke dhënë si argument faktin se çdo rivlerësim do të synohet të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohor.

Kjo kërkesë nuk iu pranua nga EURALIUS në mbledhjen e fundit dhe këtë propozim që iu rrëzua, PD e ka dërguar sërish në Kuvend si amendament. Po ashtu, PD ka propozuar që kontrolli i pasurive dhe kontrolli figurës të mos bëhet nga ILDKP dhe DSIK.

Por edhe ky propozim u rrëzua nga ndërkombëtarët. Në projektligjin që do të votohet në Parlament është përcaktuar që institucionet ekzistuese të bëjnë verifikimin e pasurive dhe të figurës, pra ILKDP dhe DSIK.

Ndërkohë që përgjimi i telekomunikacioneve të anëtarëve të Komisionit të vetingut do të bëhet nga Njësia e Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa monitorimi i pasurive të anëtarëve të vetingut do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

PD ka propozuar që të rishikohet roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, por EURALIUS dhe OPDAT e kanë hedhur poshtë këtë propozim, duke e cilësuar si ndër pikat që nuk negociohet.

Tjetër pikë që PD kundërshton është përfshirja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë në procesin e vetingut. Por kjo pikë është cilësuar shumë e rëndësishme dhe është renditur si kriteri numër katër i ndërkombëtarëve, që nuk mund të preket.

Ndryshe nga amendamentet kushtetuese që kërkonin 94 vota në Kuvend, projektligji i vetingut mund të miratohet me 84 vota, të cilat maxhoranca, PSLSI- PDIU aktuale i ka dhe i tejkalon.

PROJEKTLIGJI I VETINGUT

Neni 32. Struktura përgjegjëse për kontrollin e figurës
1. Institucionet e rivlerësimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar janë autoriteti përgjegjës për kontrollin e figurës. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar ka të drejtë të caktojë një personel shtesë për të kryer kontrollin e figurës për qëllim të këtij ligji. Personat që kryejnë kontrollin e figurës përmbushin standardet e zbatueshme për mbrojtjen e privatësisë dhe të konfidencialitetit në detyrë.
2. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijojnë një grup pune për zbatimin e këtij ligji. Këto struktura mund të caktojnë personel për të mbështetur grupin e punës për një periudhë kohe jo më pak se 1 vit.
3. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me kërkesë të grupit të punës ose të institucioneve të rivlerësimit, ka të drejtë të komunikojë me shtetet e tjera për të marrë informacionin e nevojshëm për personat e përfshirë në krimin e organizuar ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji.

Neni 34. Standardet e kontrollit e figurës
1. Kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta, në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme.
2. Kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objektive dhe pa ndikime të karakterit personal, armiqësor dhe miqësor, të cilat mund të favorizojnë ose disfavorizojnë subjektin e rivlerësimit.
3. Rrethanat që merren parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar janë kur:
a) subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar;
b) subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Neni 61. Procesi gjyqësor
1. Procesi gjyqësor në Kolegjin e Apelimit kryhet në përputhje me rregullat e parashikuara në nenet 47, 48 paragrafi 1, 49, 51, dhe 55 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
2. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të paraqesë rekomandim me shkrim komisionerit publik për të paraqitur ankim. Ky rekomandim jepet nga një komision i përbërë nga të paktën 3 (tre) përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
3. Në rastin e ankimit nga komisioneri publik, Kolegji i Apelimit e gjykon çështjen në seancë publike.

FATION BINJAKU

Shoqata ‘Bytyçi’: THIRRJE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR MOS VOTIMIN E MARRËVESHJES SË DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” në Tiranë e Prizren  e ka në program e veprimtarinë e saj Çështjen Kombëtare Shqiptare, ndaj e ngrejmë sot zërin tonë botërisht për Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.
Kjo Marrëveshje e gushtit 2015  shkelë rëndë kritere ndërkombëtare në caktimin e vijës së shenjtë kufitare si ato gjeo-strategjike, natyrore, hidrologjike, historike, etnike, ekonomike, morale, etj.
Shenjimi arbitrar i kufirit, jo në qafa të maleve Çakorr, Kulla, etj., por në thellësi të shpateve të tyre, në anën e Kosovës, pa asnjë orientues fizik natyror, si i prerë me thikë, të kujton kufijtë e vizatuar nga kolonizatorët në shkretëtirat e Afrikës. Kjo i siguron Malit të Zi të ketë kontroll mbi qafat e maleve shqiptare dhe siguron avantazh të qartë ndaj Kosovës.
Me Marrëveshjen e Demarkacionit shteti i Kosovës i humbë mbi 82 km2 nga territori i saj, që i takon sa komuna e Hanit të Elezit (83 km2); pothuaj sa komuna e Junikut (86.2 km2); rreth 15 herë ma shumë se ishulli i Sazani në Vlorë; 40 herë ma shumë se Principata e Monakos; 21 km2 ma shumë se Republika e San Marinos, sa gjysma e shtetit të Lihtenshtajnit.
Ndërkohë, sipërfaqja e Malit të Zi rritet dhe në shek. XXI me territore shqiptare në 79 km vijë kufitare me Kosovën nëpër Çakorr, Kullë, Hajlë, Kuqisht, Leqinat, etj. Historia dekumenton se Mali i Zi me katër krahina të vogla: Rijeka, Katundi, Cermnica e Leshani të shtrira në 1.500 km2 sipërfaqe arriti të pushtonte e aneksonte në shekujt XVIII-XX toka shqiptare nga Bregdeti Adriatik në Alpe, sa është sipërfaqja e sotme e Kosovës dardane. Sot, Kosova (10.887 km2) për nga sipërfaqja është ma e vogël se Mali i Zi (13.812 km2).
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” në Tiranë e Prizren, nga Manifestimi ynë Tradicional Kombëtar “Festa e Plisit të Bardhë”, organizuar në Parkun Kombëtar të malit të Dajtit, i bëjmë Thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputeteve e deputetëve të tij të nderuar, që të mos votoni në seancë plenare të 1 shtatorit 2016  tjetërsimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, sipas Marrëveshjes së gabuar të Demarkacionit, sepse ende ka vend për rishikime faktesh në terren e me ligjshmëri dhe duhet të gjenden zgjidhje me mirëkuptim të dyanshëm, të përbashkët, që t’iu shërbëjnë miqësisë e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona fqinjë drejt të ardhmes tonë euro-atlantike.
Sot, ka ardhë Dita e Kombit, ka ardhë Ora e Historisë, që Shqiptarët në Ballkan, së bashku, të themi: Mjaft! Nuk kemi toka etnike për t’i falur askujt, sepse i kena me kufinj gjaku, i kena amanet të Oso Kukës, Zhuj Selmanit e Prekë Calit, të breznive shqiptare.
 
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”
Tiranë – Prizren
 
Tiranë, 28 gusht 2016

Përplasjet për drogën në Holandë, zbardhet vrasja e trefishtë në Tiranë

 Vellezerit Doçi

Tre persona dërgohen në gjyq nga Prokuroria për Krime të Rënda për përplasjen me armë të ndodhur më 27 maj 2015, në bulevardin e Tiranës te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u vranë tre persona.

Sipas Prokurorisë, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gerti Goxhaj mbetën të vdekur pas sulmit me armë ndaj tyre nga shtetasi Besnik Sulku dhe italiani i dyshuar si vrasës me pagesë, Salvatore Letizia.

Këta të fundit kishin dalë për të vrarë në shenjë hakmarrjeje, por pasi qëlluan me armë makinën e Mentor Lufit u përballën me reagimin e nipave të tij. Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, që ishin në ruajtje të Mentor Lufit, u kundërpërgjigjën me armë dhe vranë Besnik Sulkun, ndërsa italiani i dyshuar si vrasës me pagesë shpëtoi pasi u arratis nga vendi i krimit.

Burimet zyrtare bënë me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e trefishtë ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë, në datën 27.05.2015.

Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasin Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në prill 2015, e më tej është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit, kanë thënë burimet e Prokurorisë. Në Tiranë do të gjykohet edhe vrasja e Durim Sulkut e ndodhur në prill 2015, në Holandë, nga vëllezërit Doçi.

SERIALI I HAKMARRJES

Në dosje, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet holandeze. Sipas saj, në dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe autorët largohen.

Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku me të cilët dyshohet se ka pasur përplasje për çështje droge gjatë qëndrimint në Holandë. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Holandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh.

Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t’u hakmarrë. Në prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Holandës.

Nga veprimet hetimore të autoriteteve holandeze rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip “Smart”, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur. Pas atentatit në Holandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoriteteve holandeze.

 

HAKMARRJA NË BULEVARD

Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Holandë, konkretisht pasditen e datës 27 maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij, Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretisht, Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj, ndërsa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani.

Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretisht Mentor Lufin (Doçi) dhe Gerti Goxhaj.

Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë. Në momentin e goditjes me armë, Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre.

Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme, te vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë.

Markeljani dhe Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri-tjetrin, derisa Besnik Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacionin për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarje u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi.

Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që së bashku me Besnik Sulkun ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Në përfundim të hetimeve, bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, provave shkencore dhe bashkëpunimit me autoritetet hollandeze, Prokuroria për Krime të Rënda, ka ngritur akuzat, si vijon:

1. Markeljan Doçi, lindur më 1981, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave  penale të: “Vrasjes me paramendim”,  kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, në dëm të viktimës Besnik Sulku; “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”, dy herë.

2. Klejvi Doçi, lindur më 1993, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave  penale të,  “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

3. Salvatore Letizia, lindur më 1981, lindur Cazerta (Itali), akuzohet për kryerjen e veprave  penale të , “ Vrasjes me Paramendim” ,  kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer  në bashkëpunim, në dëm të viktimës Mentor Lufi (Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”.

Berisha – Bashës: Ti merru me politikë, unë me gazetari

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha teksa njihet për afrimitetin që ka me rrjetet sociale, ka filluar të merret dhe me gazetari, teksa nuk poston denoncim ndaj qeverisë, por një lajm kronike.

Profili i tij i Facebook-ut me rreth 1 milion e 30 mijë ndjekës, çka e bën politikanin më të ndjekur shqiptar, është i mbushur me postime nga më të ndryshme dhe sektorë të ndryshëm.

Berisha, nën moton ‘Qytetari dixhital denoncon’ njihet për publikimin e mesazheve që i shkojnë në adresë të tij, ku denoncohen raste abuzimi me pushtetin apo edhe padrejtësi që kanë të bëjnë me qytetarë të thjeshtë.

Por, ndërkohë që kur ishte kryeministër merrej me ish-kreun e opozitën Edi Rama aktualisht kreu i qeverisë se po bën “ciu ciu ciu” në rrjetet sociale dhe nuk bën opozitë,  duket se bota virtuale tashmë që është në opozitë i ka pëlqyer aq shumë sa që po përfshihet gjithnjë e më shumë në postime dhe informacion që nuk kanë të bëjnë ngushtësisht me politikën apo dhe raste abuzimi.

Një rast i tillë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku një makinë e marrë me qira nga dy shtetas italianë mori flakë në Vlorë.

Berisha nuk ngurroi të publikonte foton e makinës dhe të informonte hollësisht për rastin, megjithëse policia sqaroi se ky rast kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Megjithëse ish-kryeministri Berisha kishte dhënë thjeshtë një lajm kronike të thatë dhe të papolitizuar këtë herë.

Duket se Berisha, teksa harroi zanatin e tij të vjetër si mjek tashmë po harron dhe zanatin si politikan dhe po anon më shumë nga gazetaria.

I vetmi që përfiton në këtë rast dhe merr frymë lirisht nëse Berisha kalon drejt gazetarisë dhe lë politikën, është kreu aktual Lulzim Basha, i cili deri më tani ka qënë i detyruar të ndajë drejtimin e PD me Sali Berishën, mentorin e tij politik.

Edi Rama u ripremton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit por mandatit të tij po i vjen fundi

Reagim i Grupit të Lobimit në lidhje me komentin e Edi Ramës për Rrugën e Arbërit në prezantimin në Peshkopi të kandidatit socialist për bashkinë e Dibrës

 

Grupi i Lobimit për Rrugën e Arbërit ndoqi me interesim të veçantë vizitën dhe fjalën e Kryeministrit Edi Rama në takimin prezantues të kandidatit të së majtës për drejtimin e Bashkisë së Peshkopisë dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit.

Ne vëmë re me shqetësim se politikanët akoma nuk kanë mësuar të flasin me programe dhe në bazë të premtimeve, por sipas interesave të tyre të momentit.

Ne mendojmë se Kryeministrit do t’i shërbente më mirë heshtja rreth kësaj çështje. Duke folur dhe duke ripremtuar, ai i është bashkuar armatës së madhe të politikanëve majtas e djathtas, deputetëve, ministrave e kryeministrave paraardhës, duke dëshmuar kështu se, rreth Dibrës, askush nuk ka folur e punuar seriozisht deri tani.

Edi Rama ka premtuar në fushatën e kaluar se Rruga e Arbërit është një nga prioritetet e kësaj qeveria dhe në programin e saj, zhvillimi i infrastrukturës në vend nis nga kjo rrugë.

Premtimi se ai nuk largohet nga posti pa mbaruar Rrugën e Arbërit është i papranueshëm për ne. Ne nuk na intereson se kush është kryeministër kur rruga të ndërtohet, por se cili kryeministër e çon procesin përpara.

Edi Rama u ripremton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit ndërsa mandatit të tij po i vjen fundi. Rama ka një tabor këshilltarësh, mes tyre edhe dibranë, por me sa duket asnjëri prej tyre nuk pati zemër t’i thonte se përse heshtja rreth çështjes së Rrugës së Arbërit në takimin e fundit në Peshkopi do t’i bënte më mirë fushatës së tij.

Rama nuk ka kohë të merret me intelektualë që nuk i bëjnë temenara. Por ne do të kemi kohë të merremi me të për aq kohë sa do të zgjas mandati aktual.

Në besojmë se çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit nuk është çështje partie, por është një detyrim që qeveria shqiptare ua ka banorëve të këtyre krahinave. Dibra nuk ka kërkuar shumë nga qeveria: vetëm një rrugë prej 20 vitesh. Çdo kërkesë tjetër ka qenë e parëndësishme.

Ne do të vazhdojmë lobimin rreth kësaj çështje. Tani që procesi po vonohet, ne kemi detyrim që të angazhohemi më shumë në mënyrë që ta bindim qeverinë se çdo vonesë në këtë proces është përpjekje për të lënë një Dibër të pazhvilluar e të paintegruar dhe një Shqipëri të prapambetur.

GRUPI I LOBIMIT

23 Gusht 2016

Studiuesit: Bamirësia sot është në krizë në Shqipëri, por mbizotëron njeriu me pasuri, që mendon vetëm për vete

Shqiptarja Nënë Tereza është tashmë një figurë e njohur e humanizmit botëror. Ajo vendosi edhe në Shqipëri misionin e motrave të saj për të ndihmuar të varfërit.

Por krenaria e shqiptarëve për këtë shenjtore të kohëve moderne nuk u shoqërua gjatë dy dekadave të fundit me veprime të ngjashme humanitare.

Studiuesit pohojnë se bamirësia sot është në krizë sot në Shqipëri. Po mbizotëron njeriu me pasuri, që mendon vetëm për vete. Humanizmi, solidariteti, vullnetarizmi dhe komuniteti u dobësuan gjatë tranzicionit.

Studiuesi dhe autori i shumë librave në këtë fushë, Gëzim Tushi, thotë se njerëzit në Shqipëri kanë ngritur mure rreth vetes dhe nuk duan t’ja dinë për të tjerët. Sipas tij, mbizotëron mosbesimi dhe ideja e viteve të komunizmit se shteti duhet të mendojë për të gjitha.

Në Shqipëri sot ka pak persona të pasur që kanë bërë bamirësi të dukshme.

Mosbesimi është i dyanshëm: dhuruesit dyshojnë nëse shoqatat i keqpërdorin paratë, por edhe shoqatat dyshojnë se ndoshta ato para janë të pista dhe vijnë nga korrupsioni, paligjshmëria dhe krimi.

Sociologu Zyhdi Dervishi thotë se bamirësia është një ndjenjë e konsoliduar e popullit shqiptar ndër shekuj, kur i mbijetoi luftërave dhe vuajtjeve.

Shqiptarët të frymëzuar nga feja dhe nga humanizmi, financonin jo vetëm për ushqimet e të varfëve, por edhe për mjekimet dhe shkollimet e tyre.

Skemat e mbrojtjes sociale në Shqipëri janë shumë të gjera; trajtohen mbi 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, qindra persona me aftësi të kufizuara, por një pjesë e madhe kanë ende nevojë të ndihmohen me para dhe shërbime nga dhurimet private.

Zoti Tushi thotë se ende në shoqërinë shqiptare mungojnë njerëz që t’i ngjajnë sadopak Nënë Terezës.

Ashtu si ka përfaqësuesit e vet jeta akademike, jeta politike dhe administrative është koha të dalin edhe përfaqësues të jetës sociale, thotë ai, që të ndërtojnë modelet e bamirësisë thjesht duke ndjekur rrugën e Nënë Terezës.

Një pjesë e vogël jeton në pasuri të madhe, shtresa e mesme e ka siguruar jetesën, por një pjesë e madhe e shoqërisë është e varfër dhe e pambrojtur dhe ka nevoja jetike.

Në mënyrë paradoksale po ndodh që sa më shumë shtohen pasuritë e një pjese të shqiptarëve aq më shumë ulen kontributet e tyre për bamirësi dhe kundër varfërisë.

Profesor Dervishi thotë se pas rrëzimit të regjimit komunist shqiptarët dolën zbuluar pa një kulturë fetare të konsoliduar dhe sulmi ndaj vet shtetit solli anarki në shoqëri, e cila vazhdon edhe sot të tendoset përherë e më shumë dhe mosbesimi ndaj një tjetritështë shumë i madh.

Në Shqipëri ka disa raste të suksesshme organizimesh të bamirësive që mbledhin dhurime dhe i dërgojnë në shtresat në nevojë, por në këtë fushë ka patur edhe shumë abuzime me financime të brendshme dhe të jashtme.

Kjo ka bërë të humbet besimi, lidhjet dhe bashkëpunimi me organizatave joqeveritare dhe nismëtarëve të bamirësive.

Nga kjo gjendje, pohojnë studiuesit, mund të dilet vetëm duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, një figurë me besim, kurajo dhe sakrifica të mëdha.

Eksploziv autobusit të funeralit në Tiranë

TIRANE- Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi lëndë plasëse një automjeti. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale. Mësohet se lënda plasëse është vënë në mjetin autobus tip “Setra”me targa AA 940 CG, në pronësi të Edmond Rexhepit, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

Mësohet se autobusi përdorej për shërbime funerale nga dy vëllezërit Rexhepi, ndërsa lënda plasëse ishe vendosur në njërën nga rrotat e pasme. Burime policore pohojnë se eksplozivi ka qenë me fitil dhe nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e një shtëpie përballe. Sakaq, policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve aty pranë, ndërsa nga errësira duket vetëm hija e një njeriu me kapele. Ndërkaq, policia ka shoqëruar një person si të dyshuar, që është banor i lagjes.

“Më datë 25.08.2016, rreth orës 04:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin autobus tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, citohet në njoftimin e Policisë.
Sakaq, vijojnë hetimet për këtë ngjarje.

Nazarko sulmon Blushin: Shet më shumë libra se Kadare, por…

Analisti Shpëtim Nazarko në një analizë për gazetën “Panorama”, teksa argumenton për polemikën “Shqipëri- Kosovë” pas largimit të lojtarëve të Kombëtares, ‘sulmon’ deputetin socialist Ben Blushi, i cili në polemikën e tij për këtë çështje shkruante se ‘nëse pavarësia politike ka të bëjë me Serbinë dhe është betejë me e lehtë, në pavarësinë kulturore të cilën ajo e ka me Shqipërinë, Kosova po triumfon’.

 

“Kuturisa dhe unë t’u jap përgjigje disa miqve të mi në Facebook, rreth disa ngjarjeve të fundit, por zgjodha ta bëj nëpërmjet gazetës. Zgjodha ato më përfaqësueset, dhe sigurisht jo të tëra. Për shembull, dikush më thoshte: A do shërbejë lëvizja e disa lojtarëve të Kombëtares që ishte në Francë si fillesë e polemikave që do çojnë në distancim të dy popullsive shqiptare? Personi që më shkruante nisej nga fakti se në skenë zbritën “artileri të rënda të opinionbërjes”. Kishte bërë shumë përshtypje një deklarim aksiomatik i dikujt: kombi kosovar po krijohet rreth futbollit…”- shkruan Nazarko në “Panorama”.

Sipas tij, Blushi ka gabim në analizën e tij.

“Po të ishte gjallë gjyshi i Blushit, do t’ia shpjegonte shumë thjesht gabimin në analizë. Dhimitër Shuteriqi, për mendjen time, ishte një shkrimtar mesatar apo nën mesataren, por edhe një nga njerëzit më të kulturuar të vendit të tij. Dhe kjo është arsyeja kryesore, pse ai ka zënë një vend në panteonin e letrave tona”- shkruan Nazarko.

Madje sipas tij, Blushi s’mund të merret seriozisht si shembull polemisti. “Po Blushi nuk mund të merret seriozisht si shembull polemisti. Megjithëse ka shkruar disa libra dhe me tirazh që janë edhe mbi ato të Kadaresë, ato janë harruar më shpejt sa janë shkruar. Se janë shumë më afër spektaklit sesa kulturës apo mesazhit që reflektohet prej kulturës kombëtare”- shkruan Nazarko.

Kisha në Shqipëri: aktivitete për Kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë 22 gusht – 28 tetor 2016

Kisha në Shqipëri: aktivitete për Kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë

Në një letër të datës 7 korrik 2016, Presidenti i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, njofton për aktivitetet e kremtimet, për kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë, që mbahen në dioqezat e ndryshme të Shqipërisë nga 22 gushti deri më 28 tetor 2016, si dhe për disa programe e kremtime që do të mbahen në Romë dhe në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nga 1 deri më 8 shtator 2016. Më poshtë letra e kryeipeshkvit Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra:

Të nderuar Ipeshkvij,

Të nderuar Meshtarë, Regulltarë dhe Regulltare,

Në mbledhjen e zakonshme të majit, Konferenca jonë ka formuar një Komision për përgatitjen e Kanonizimit të së Lumes Nënë Tereza, që do të bëhet më 4 shtator 2016 në Romë.

Komisioni është përbërë nga: Imzot Angelo Massafra, Imzot George Frendo, Imzot Dodë Gjergj, dom Simon Kulli dhe dy Motra të Nënë Terezës.

Më 15 qershor Komisioni është takuar në Shkodër për të përgatitur programin për aktivitetet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezes. Këtij komisioni u shtuan dy meshtarë: dom Artur Jaku dhe Atë Aurel Gjerkaj, që të organizojë ngjarjen historike e Lumturimit të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve, Martirë.

Për tani po ju dërgojmë vetëm njoftime për aktivitetet kishtare brenda Shqipërisë dhe në Romë. Në të ardhmen, duke pritur përgjigjen e Shtetit, ju dërgojmë edhe programe të përbashkëta.

Ja programi i aktiviteteve me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Propozime për disa aktivitete për Dioqezat e Shqipërisë:

1. Aktivitete me të varfrit.

2. Muzikal i Nënë Terezës.

3. Konferencë shkencore.

4. Botime të ndryshme si: figure të Nënë Terezës, fletëpalosje për familjet etj.

5. Dëshmi të motrave të Nënë Terezës, në Katedrale apo në famulli sipas kërkesës.

6. Ekspozitë për Nënë Terezën në datat si më poshtë:

·         Datë 22 gusht – 11 shtator, në Sapë

·         Datë 12 shtator – 18 shtator, në Lezhë

·         Datë 19 shtator – 25 shtator, në Rrëshen

·         Datë 26 shtator – 3 tetor, në Shkodër

·         Datë 3 tetor – 19 tetor, në Tiranë

·         Datë 20 tetor – 28 tetor, në Jug

Më 10 shtator, e shtunë: Meshë falënderimi, në nivel kombëtar, në Katedralen e Sapës në orën 10:00 (po në këtë datë mund të bëhet dhe në Katedralen e Prishtinës).
Më 11 shtator, e diela, mesha e falënderimit në çdo famulli. (Po ashtu më datë 11 shtator një delegacion shkon në Shkup)
Komisioni ngarkoi me detyrën e botimeve Imzot Angelo Massafra (poster, figure, librezë për Nëntëditëshin).
Komisioni propozon që në të gjitha të dielat të gushtit të flitet në homelinë edhe për përshpirtërinë e Nënë Terezës.

Aktivitete në Romë e Vatikan për kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë:

Më 2 shtator: Vigjilja në Bazilikën e Shën Giovanni in Laterano në Romë, ora 20.30

Më 3 shtator: Koncert në Bazilikën e Shën Palit në Romë, ora 19.30 (hyrja pa biletë)

Më 4 shtator: Shenjtërimi në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Më 5 shtator: Meshë falënderimi në bazilikën Shën Pjetrit në Vatikan

Të dashur, i lutemi Zotit që duke kremtuar kanonizimin e Nënë Terezës, mbi të gjitha ta përjetojmë edhe përshpirtërisht.

Imzot Angelo Massafra OFM

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

Presidenti i KISh

Imzot Gjergj Frendo OP

Adminstrator Dioqezan i Tiranë-Durrës

Sekretar i Përgjithshëm i KISh

 

Shqipëri-Kosovë: Sot na ndajnë të përbashkëtat, jo diferencat – Nga Fatos Lubonja

Largimi i një futbollisti nga përfaqësuesja e Shqipërisë për tek ajo e Kosovës ishte nga ata lajme, që meritonte të zinte vend në ndonjë kënd të vogël në faqet e gazetave sportive. Mirëpo u bë kryelajm pas atij shkrimi provokativ të Andi Bushatit, i cili çuditi jo vetëm  dashamirët, por edhe armiqtë e tij, me lehtësinë me të cilën përdori fjalën “tradhtar” ndaj këtij të riu, me ironizimin e flamurit dhe himnit të Kosovës, dhe përqeshjen e dashurisë së etërve kosovarë për Shqipërinë, disa prej të cilëve e kanë shprehur këtë duke u vënë bijve të tyre emra qytetesh shqiptare.

Nuk kisha ndërmend të hyja në vorbullën e shkaktuar nga ky shkrim i hedhur ashtu dembelisht për t’u dëfryer, për të marrë klikime apo nuk e di për çfarë (siç bën ndonjëherë Bushati). Por më thithi në vorbull mënyra se si u zgjerua ajo duke risjellë në skenë, nëpërmjet një shkrimi të Baton Haxhiut, edhe një shkrim timin të vitit 1995: “Ne shqiptarët dhe kosovarët – ne kosovarët dhe shqiptarët”.

Më tërhoqi vëmendjen atje një citim jo i saktë, i vënë në thonjëza, sikur paskam shkruar asokohe se midis shqiptarëve dhe kosovarëve ka një “armiqësi të fjetur, e cila një ditë do të shpërthejë”. Në fakt, shkrimi im i asaj kohe nuk fliste për “armiqësi që do të shpërthejë”, përkundrazi fliste në emër të ndërtimit të dashurisë. Ai bazohej në idenë se identitetet kombëtar dhe, më gjerë, kulturat e një populli nuk janë diçka e ngurtë, e palëvizshme, por produkt i historisë, një proces gjithnjë në lëvizje. Dhe, meqenëse qysh kur u formuan shtete shqiptar e jugosllav, historia na ndau këtej dhe andej, thosha se gati një shekull jetë e ndryshme kishin krijuar edhe identitete të reja që nuk i ndajmë, edhe mjaft diferenca të reja, përveç të përbashkëtave (por edhe diferencave) që kemi pasur edhe më parë. Një nga diferencat kryesore që kam përmendur në shkrim është ajo se pas 1912-s e deri në atë kohë kur shkruaja shkrimin ne shqiptarët e Shqipërisë kemi pasur si kryeproblem sundimin nga njëri-tjetri, thuaj më mirë çlirimin nga njëritjetri, kurse shqiptarët e Kosovës kanë pasur problemin e çlirimit nga sundimi serb. Si pasojë, kur dolëm në vitet ’90 nga diktatura komuniste, kemi përjetuar, mes tjerash, konfliktin e pashprehur midis patriotizmit të kosovarëve, që ishin gati të jepnin jetën për të pasur shtetin e tyre të bashkuar me Shqipërinë dhe “antipatriotizmin” e shqiptarëve që po e braktisnin Shqipërinë, pas gjëmave që u kishin shkaktuar të vetët, gjë kjo e pakonceptueshme dhe e papranueshme nga patriotët kosovarë në atë kohë. Vlerësimi im i asaj kohe ishte se për këto diferenca e mosbesime, të vjetra e të rejat që po lindnin, ne nuk flisnim. I mbulonim ato me retorika boshe për “vëllezërit kosovarë”, për “çështjen e Kosovës”, për “armikun e përbashkët serb”, “bashkimin” etj., ndërkohë që duhet të flisnim për të ndërtuar një komunikim të vërtetë, për të kaluar kësisoj nga faza e “dashurisë platonike” e distancës në atë të një dashurie të kontaktit real midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit.

* * *

Ajo që bie në sy në debatin e këtyre ditëve, si në shkrimin dhe replikën e Bushatit edhe të shumë të tjerëve që e pasuan, është se autorët e komentuesit nga Shqipëria dhe ata nga Kosova, në reagimet e tyre, po e venë theksin te diferencat. Disa vënë në dukje epërsinë e Kosovës dhe të tjerë të Shqipërisë apo apo flasin për komplekse e paragjykime të vjetra e të reja. Pra, siç konstaton Haxhiu, duket sikur po shpërthen ajo “armiqësia e fjetur”, që unë e paskam paralajmëruar e që disa po përpiqen ta qetësojnë, duke marrë anën e tjetrit.

Duke iu referuar shkrimit të 21 vjetëve më parë mund të them se në këtë debat ndihet pikërisht mungesa e atij dialogu dhe komunikimi të vërtetë që kam kërkuar asokohe në mënyrë që, pasi t’i kuptojmë diferencat, mosbesimet e paragjykimet, nga faktorë ndarës këta të bëhen pjesë e ndërgjegjes sonë historike, të kulturës sonë, “burime komunikimi, mirëkuptimi.”

* * *

Nuk është kurrë vonë për ta bërë këtë që thashë më sipër, por 21 vjet pas atij shkrimi, aq të kontestuar asokohe, më duhet të them se jetojmë në një kontekst tjetër, në të cilin kryeproblemi shqiptar i debatit dhe dialogut që duhet të bëjmë në emër të afrimit dhe dashurisë, paradoksalisht, nuk janë diferencat, por ngjashmëritë.

Po e them këtë edhe pas një vizite që bëra para disa ditësh në Kosovë, ku munda të flas me njerëz të mençur atje, për problemet që kanë kosovarët e t’i krahasoj me problemet që kemi ne shqiptarët këtu. Pa dyshim Kosova ka probleme specifike nga ato që nuk i ka Shqipëria, që lidhen me pavarësinë e papërfunduar plotësisht, por definitivisht mund të them se ajo që, paradoksalisht, na ndan më shumë nuk janë diferencat, si 20 e kusur vjet më parë, por ngjashmëria e problematikave. E përbashkëta dramatike shqiptare sot është se edhe Kosova ka hyrë në fazën e Shqipërisë dje dhe sot, ku nuk i lipset më çlirimi nga armiku i huaj, por çlirimi prej të keqes që vjen nga të vetët. Sepse të dy palët sot kemi ndërtuar, si askund tjetër në Ballkan, shtete të kapura, të dështuara. Sepse nëse në vendet e tjera mund të flitet për shtete që kanë edhe mafiet e tyre, në dy vendet tona mund të flitet për mafie që kanë shtetet e tyre. Në të dy vendet besimi i qytetarëve tek institucionet e tyre të shtetit është minimal, për të mos thënë se shteti shihet si armik i tyre. Në të dy vendet flitet për një bjerrje dramatike të shpresës, për një atrofizim të ndjenjës së revoltës dhe protestës; për ikjen nga vendi si shpëtim. Në të dy vendet njerëzit kërkojnë të vijnë të huajt tu vendosin drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Në të dy vendet ka zgjedhje të kontestueshme nga palët. Në të dy vendet konflikti midis forca kryesore politike i ngjason luftës së bandave për kontroll territori dhe përfitimesh. Në të dy vendet po bjerr gjithnjë e më shumë sistemi i vlerave, kultura dija. Në të dy vendet rruga e çlirimit nga kjo e keqe shihet me parandjenjën e një fundi dramatik.

Me fjalë të tjera, sot e përbashkëta dramatike që na ndan është se si shqiptarët edhe kosovarë jetojnë keq në vendet e tyre, sepse relacionet njerëzore në të dy vendet janë përkeqësuar dramatikisht; sepse njëri-tjetrin e shohim gjithnjë e më shumë vetëm si instrument për ta përdorur, si klient apo si viktimë për ta vjedhur; sepse deri trashëgiminë dhe natyrën e përbashkët dhe publiken, që lidhin njerëzit, shqiptarët e shohin si plaçkë për ta privatizuar dhe grabitur për interesa paraje dhe pushteti. Në këtë klimë, ku jeta si njeri i ndershëm, i lirë dhe me dinjitet bëhet gjithnjë e më e vështirë, ku burimeve si natyrore edhe shpirtërore po u vjen fundi, ndjenja të tilla si miqësia, dashuria, besimi i njeriut te njeriu zveniten. Këto janë të këqija të përbashkëta që, detyrimisht, na ndajnë po qe se nuk bashkohemi dot t’i luftojmë, siç nuk po e bëjmë dot. Këtë janë më keq se një pushtim i huaj sepse pushtimi edhe të bashkon, siç ka bashkuar kosovarët dje.

Në sajë të këtij pushtimi nga të vetët sot bijtë e atyre kosovarëve që nuk arrinin të kuptonin shqiptarët që iknin në fillimvitet ‘90, besoj se i kuptojnë sot shumë më mirë. Sepse ata po ikin edhe vetë në Evropë (apo edhe deri në Siri për të luftuar në krah të ISIS-it), si pasojë e bëmave të të vetëve. Harrova të them: të përbashkët si në Shqipëri dhe në Kosovë kemi edhe faktin se kryepërgjegjësit e këtij “më keq se pushtimi” mbi shqiptarët kërkojnë ta mbulojnë këtë masakër duke u rënë tambureve të atdhedashurisë, të miqve dhe armiqve të huaj të përbashkët apo duke tundur flamurin kuq e zi nëpër stadiume.

* * *

Meqenëse ky shkrim lindi nga një lajm mbi futbollin le ta mbyll me të përbashkëtat edhe në sport. Të dy palët kemi të përbashkët faktin se, për vetëmburrje kombëtare, u kërkojmë djemve të emigrantëve, të rritur, edukuar e stërvitur në Zvicër apo Gjermani, të luajnë në përfaqësueset e tona. Të dy palët qorrollepsemi pas ndonjë fitoreje, nganjëherë duke bërë të tillë edhe humbjen, siç ndodhi me përfaqësuesen shqiptare në Francë. Të dy palëve nuk na preket fare sedra kur shohim fqinjët grekë, serbë, kroatë, malazezë të marrin pjesë në kaq po kaq shumë sporte, madje edhe me suksese të jashtëzakonshme, si në Olimpiadën që po zhvillohet këto ditë në Brazil e të ngremë pyetjen: po ne çfarë na mungon? Asgjë, përveç faktit të përbashkët se vazhdojmë të bartim nga brezi në brez një kulturë që e sheh shtetin vetëm si instrument për të vjedhur e sunduar të tjerët e që i ka kthyer shqiptarët në një turmë individësh që s’dinë të ndërtojnë interesin e përbashkët.

E pra, jo diferencat, as armiku i huaj, por se si të shpëtojmë nga kjo e keqe e përbashkët duhet të jetë sot “çështja shqiptare” më e madhe që duhet ta trajtojmë edhe veçmas në Tiranë dhe Prishtinë, por edhe së bashku, qoftë edhe në godinën e Lidhjes së Prizrenit po të doni, në emër të dashurisë me njëri-tjetrin jo thjesht si shqiptarë, por si njerëz mbi të gjitha.

/Panorama

I vrari në Gjakovë e dëshironte të vdekur kryetaren e Komunës, Mimoza Kusarin

Njëri nga vëllezërit Islamaj të vrarë dje në Gjakovë, Valon Islamaj në Facebook’un e tij më 20 janar kishte postuar një fotografi ku shihet se është në një veturë. Ata madje thonin se do të takoheshin në “ferr” me kryetaren Mimoza Kusari.

Këto komente kryesisht i ka bërë me një “nip” të tij, i cili iu ka referuar si “dajë”, Valon Islamajt, në secilin koment ku flisnin për “vdekjen” e kryetares Mimoza Kusari. Këto janë disa komente ku i vrari Valon Islamaj i bëri me protagonistët e tjerë të kësaj bisede. Express sjell bisedën e tyre:

Valon Islamaj: ka shkojm ni vorrim Valon Islamaj: une hogja e ky prifti

Valon Islamaj: krytarja e gjakov asht dek daj po ajo i don dy se nja si del

Valon Islamaj: prift ja thot urat mir

Valon Islamaj: u pref ne paq mshira e dreqit koft bi ta

Valon Islamaj: u takofshim me ta ne ferr

Të hënën Protesta kundër demarkacionit edhe në Tiranë

Protesta kundër shënimit të vijës së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është shtrirë edhe në Tiranë. Profesorë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë njoftuar mbajtjen ditën e hënë në mesditë të një manifestimi përpara selisë së Ambasadës së Kosovës kundër këtij projekti.

“Kosova dhe kombi shqiptar nuk ka tokë për të falur. Ne bëjmë thirrje për bashkim në tubimin-protestë para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, të hënën, më 29 gusht 2016, në ora 12:00, në kundërshtim të Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të zi”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Në njoftimin në fjalë nënvizohet se, personalitete dhe qytetarë nga Republika e Shqipërisë e kanë ndjekur me shqetësim të madh qëndrimin e qeverisë së Kosovës për këtë çështje.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve dhe shoqërisë civile, dëmi në territore vlerësohet të jetë të paktën 8.200 hektarë (82 km2) territor nga rajoni i Dukagjinit. “Territor, që Komisioni Shtetëror i Kosovës ia dorëzon arbitrarisht Malit të zi”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare më 30 gusht

Do të kalojë për votim ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i miratuar më herët në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Opozita e kundërshtoi: Eshtë antikushtetues

Parlamenti shqiptar do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 30 gusht për të votuar projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i konsideruar si instrumenti kyç për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Vendimi u mor në mbrëmje nga konferenca e kryetarëve. Në përfundim të saj, nënkryetari i grupit socialist Taulant Balla shpjegoi se “Komisionit të Posaçëm ju la detyrë që të vazhdojë me dy ligjet e tjera” ai për Prokurorinë e posaçme Antikorrupsion dhe një tjetër që lidhet me qeverisjen e gjyqësorit, ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Më herët Komisioni i Reformës në Drejtësi miratoi projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetëm me votat e anëtarëve të shumicës së majtë. Opozita e cila paraqiti 47 amendamente për një pjesë të mirë të neneve të këtij projektligji, nuk mori pjesë në votim, në shenjë kundërshtie ndaj mosmarrjes parasysh të vërejtjeve dhe propozimeve të saj, duke deklaruar se teksti i miratuar paraqet “një devijim të rëndë të dispozitave kushtetuese”

Opozita që në fillim pati shprehur kundërshti të thella ndaj projektligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më 1 gusht ajo paraqiti në komision një dokument voluminoz me vërejtje të shumta. Javën e shkuar ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS-it dhe OPDAT-it bënë të njohur opinionin e tyre ndaj vërejtjeve të demokratëve. Ata pranuan disa nga propozimet e bëra, por megjithatë u duk qartë se dallimet ishin të forta, ndërsa nënvizuan katër parimet bazë të cilësuara si të domosdoshme për angazhimin në këtë proces të Bashkimit europian me fonde dhe ekspertizë.

Gjatë gjithë këtyre ditëve opozita nuk u shpreh publikisht ndaj vlerësimeve të ekspertëve të dy misioneve. Sot në mbledhjen e Komisionit të Reformës, ajo paraqiti një numër të madh amendamentesh për një pjesë të mirë të neneve. Që në hyrje të dokumentit, bëhej e qartë se ajo i përmbahej tekstit të fillimgushtit, ndërsa shpjegonte se “riformulimi në dispozita konkrete është bërë për të lehtësuar dhe përshpejtuar punën e shqyrtimit të shqetësimeve të opozitës dhe për të qartësuar komentet e bëra, dhe për pasojë nuk mund të vlerësohet si version i ri i projektligjit të depozituar në Komisionin e Posaçëm, por amendamente përmirësuese të aspekteve të caktuara të tij”.

Edhe diskutimet në mbledhjen e sotme duket se nuk kanë patur efekt, përderisa në fund projektligji kaloi vetëm me votat e shumicës, e cila siç deklaroi përfaqësuesi socialist Pandeli Majko i ishtë përmbajtur variantit të ekspertëve të BE-së dhe SHBA-ve: “Të gjitha vërejtjet që patën miratimin e EURALISU-it dhe OPDAT-it, u kalun me consensus nga ana e shumicës. Biles në fund ne ramë dakort që në process, jemi të hapur edhe për ndonjë detaj teknik përmirësues, që të angazhohemi në këtë drejtim”, deklaroi zoti Majko.

Por për opozitën dallimet nuk janë të karakterit teknik. Sipas përfaqësuesit demokrat Oerd Bylykbashi, projektligji ka problem të rënda kushtetuese: “Ajo që është gjithashtu po aq e rëndë dhe po aq e rëndësishme, është fakti që Partia Demokratike, megjithëse propozoi një numë të madh amendamentesh për një pjesë të ligjit, këto amendamente u hodhën poshtë nga shumica pa asnjë lloj argumenti. Amendamentet e propozuara vetëm për një pjesë të ligjit – për pjesën tjetër janë në përpunim e sipër amendamente të tjera -kanë një qëllim të vetëm, që ky projektligj kaq i rëndësishëm, për të cilin nuk ka as standart ndërkombëtar, as praktikë të mirë ndërkombëtare, dhe për rrjedhojë saktësia e tij është shumë e rëndësishme, ky projektligj të kthehet në binarët e amendamenteve kushtetuese të miratuara në 22 korrik 2016”.

Zoti Bylykbashi njoftoi dhe ankimim të mundshëm në Gjykatën Kushtetuese: “Pa ardhur në këto binarë, ky projektligj që miratoi shumica në Komisionin e Posaçëm, është antikushtetues. Ne jemi të sigurt se nuk do t’i qëndrojë dot testit përpara Gjykatës dhe më tej”.

Qëndrimi i PD-së paralajmëron kundërshtimin e saj edhe në seancën e 30 Gushtit, kur projektligji do të kalojë për votim. Për miratimin e tij kërkohet një shumicë të cilësuar prej 84 votash, të cilat numerikisht koalicioni i majtë i kontrollon dhe i vetëm.

Ina Rama e pritshme në krye të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion

Ish-prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, pritet të jetë një nga emrat e parë që do të konkurrojë për postin e prokurores speciale antikorrupsion menjëherë pasi të ngrihet Këshilli i Prokurorisë.

Burime brenda mazhorancës bëjnë të ditur se kanë nisur parapërgatitjet për ngritjen e institucioneve të reja menjëherë sapo ligjet përkatëse të hyjnë në fuqi në fillim të shtatorit.

Ish-kryprokurorja, e sulmuar nga Partia Demokratike, pritet të përballet sërish me një kundërvënie të ashpër, por, siç mësohet, ajo ka mbështetjen e një grupi prokurorësh.

Ina Rama u mallkua nga ish-kryeministri Sali Berisha pas 21 janarit, teksa hetoi gjithë zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, madje u cilësua si “lavire bulevardi”.

Kreu i Prokurorisë Speciale Antikorrupsion do të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorisë, i cili do të jetë një lloj KLD-je për organin e akuzës.

Ina Rama ndërkaq është edhe propozim zyrtar i qeverisë për gjyqtare të Gjykatës së Strasburgut, pasi Ledio Binkut i mbaron mandati. Por mësohet se kandidatura më e fortë është ajo e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili ka kreditet më të mëdha për t’u zgjedhur në këtë post.

Edi Rama siç duket ka negociuar me Zaganjorin që mënjanimi i tij të mos ishte i prerë, por në shkallë normale, duke i ofruar një post me prestigj. Gjykata e Lartë e mbylli dosjen e 21 janarit, por vetë Zaganjori nuk e ka kundërshtuar direkt reformën në drejtësi, ashtu siç kanë bërë shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Prokuroria Speciale Antikorrupsion, SPAK-u, do të merret ekskluzivisht me ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë dhe të politikanëve që kanë abuzuar me fondet publike. SPAK-u, sipas ligjit të ri, nuk ka varësi direkte nga prokurori i përgjithshëm, por mund të hapë dosje në mënyrë të pavarur.

SPAK është zgjedhur sipas modelit kroat dhe rumun, ku këto struktura kanë arrestuar deri edhe kryeministra. Në krye të prokurorisë speciale në Rumani është një grua.

Ndërkaq Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur sot rreth orës 10:00. Ata do të diskutojnë draftin me vërejtjet e EURALIUS-it  dhe OPDAT-it për ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mbledhja e planifikuar për dje u shty për sot ngaqë partitë politike deklaruan se nuk u kishte ardhur drafti me vërejtjet.

Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë veç ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve edhe për ligjin e organizimit të gjyqësorit dhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Ndërkohë, sot pasdite, në orën 18:00, kryetari i Kuvendit ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare për caktimin e një date për mbledhjen e Kuvendit ku pritet të miratohen tre nga shtatë ligjet që i shoqërojnë ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

Tesheshi.com

Dokument: Gafa e SHISH-it, zbulon agjentët e atashuar nëpër ambasada

Një pakujdesi e Shërbimit Informativ Shtetëror ka zbuluar vendet ku Shqipëria ka “spiunë”.  Gazeta “Shqip” ka siguruar këtë listë, ku detajohen vendet dhe numri i personave që shërben në disa përfaqësi diplomatike.

Normalisht, lista të tilla duhet të mbahen sekret, pasi “armiku” mund tu çjerrë maskën. Gjithsesi, të dhënat e siguruara nga “Shqip” ndodhen të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik.

shishidok

Sipas dokumenteve, SHISH ka hapur një tender për “për blerje sigurimi shëndetësor”. Fondi limit është 2 milion lekë të reja dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj. Subjektet e interesuara kanë kohë deri më 31 gusht të paraqesin ofertë.

Në dokumentet që shoqërojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike. Në Kosovë është një koordinator, ndërsa ai shoqërohet nga 3 pjesëtarë të familjes.

Në Belgjikë janë dy koordinator, ku njëri ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri një. Një tjetër punonjës i SHISH është në Serbi, i cili ka në përbërje familjare një person. SHISH ka nga një punonjës edhe në Itali e Greqi. Këta nuk kanë familjare me vete. Ndërkohë, në Maqedoni, është një tjetër punonjës, i cili ka katër pjesëtarë në familje.

Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, të cilët, në total, kanë 11 pjesëtarë familje. SHISH ka kërkuar që 18 personat në fjalë tu sigurohet shëndeti.

Në dokumentet e siguruara nga “Shqip” janë edhe grupmoshat. Kështu, nga 18 personat që ndodhen në këto seli diplomatike, 6 persona janë të moshës nga 1-18 vjeç. Dy janë të grupmoshës nga nga 19-39, 9 janë të grupmoshës 40-49 vjeç dhe një punonjës është i grupmoshës nga 50-65 vjeç.

Në dokumentet e tenderit janë edhe kushtet e përgjithshme çfarë përfitojnë nga shërbimi shëndetësor këta punonjës.

Kështu, maksimumi vjetor është 100 mijë euro, ku sigurohet dhomë dyshe, shpenzime mjekësore, kirurgjikale, anestezistët, kujdes intensiv, ilaçet e këshilluara nga mjeku si dhe shpenzimet për materialet dhe qiraja e dhomës së operimit.

Ndërkohë, trajtimi mjekësor ambulator, pa shtrim, mbulohet në masën 4 mijë euro, ku përfshihen shpenzime për mjekim të përgjithshëm, për mjekun specialist, kujdesi parandalues, fizioterapi e kontrolluar nga mjeku, kontrolle me rreze, skaner, etj, kirurgjia ditore dhe ilaçet e këshilluara nga mjeku me maksimum 1 mijë euro.

Punonjësit e SHISH përfitojnë gjithashtu terapi mbështetëse, akuupuntkturë, homopatie, osterapi, kiroprakti, maksimumi 350 euro. Shpenzime për ndjekje shtatzënie dhe lindjeje, përfshirë lindjen me operacion 80 %, maksimumi 2000 euro.

Komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes 100%. Ndërkohë, kujdesi për shikimin, një palë xhama, ose lente në vit, mbulohen deri në 350 euro.

Me këtë sigurim mbulohet edhe trajtimi dentar, kujdesi parandalues deri në 300 euro, trajtimi i rëndë dentar deri në 1000 euro. Ndërkohë, sigurimi i shëndetit në udhëtim jashtë zonës së mbulimit, për një udhëtim me kohëzgjatje deri në 30 ditë me përjashtim SHBA, Kanada, Japoni, Zvicër, dhe Hon Kong, mbulohet trajtimi urgjent deri në 10 mijë euro në vit. Evakuimi mjekësor/riatdhesimi urgjent deri në 15 mijë euro në vit.

Gazeta “Shqip”

Pëllumbi: LSI duket e gatshme të ikë nga koalicioni

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, në një intervistë për “Panorama” ka komentuar situatën politike dhe zërat për një krisje të koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Pëllumbi ka theksuar se LSI-ja duket e gatshme për t’u larguar nga koalicioni qeverisës, duke kërkuar një justifikim për të deklaruar prishjen. Në analizën e tij, profesori i së majtës është shprehur se koalicioni nuk është ndërtuar mirë dhe ndaj është i lëkundur.

“Realisht koalicioni i mirëfilltë qeverisës PS-LSI u ndërtua jo mirë dhe here pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot duket se LSI-ja është në kërkim të një modus vivendi për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS-në. Kjo, realisht, nuk është në interesin imediat të LSI-së, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga ç’mund të mendohet…! “Ngushëlluese”, mbase, mbetet vetëm deklarata e liderit të saj se “ende s’kanë lindur burra, as vendës e as ndërkombëtarë, që ta shantazhojnë atë!”, ka thënë ish-kryetari i Parlamentit.

Duke folur për qeverinë e majtë, ish-kreu i Parlamentit, Servet Pëllumbi, ka theksuar se qeverisja ka shtuar pa kënaqësinë te shtresat e varfra të shoqërisë, për shkak të mungesës së transparencës dhe mungesës së ndershmërisë. Për Pëllumbin problem janë dhe sjellja e ministrave, që, sipas tij, është shoqëruar me një eufori.

“Në të vërtetë ka rritje të pakënaqësive, veçanërisht në shtresat më vulnerabël të shoqërisë sonë. Dhe këtu qeveria meriton të kritikohet, sidomos për mungesë ndershmërie e transparence, për një lloj euforie “ministrash” në raport me reformat që jo gjithmonë kanë mbajtur parasysh prioritetet dhe amortizimin e plagëve sociale të shkaktuara prej tyre…”, ka thënë Pëllumbi.

Erjon Braçe – Çlirim Pekës: Je vetëm apo me sypeshkaqenin?

 

Çim, do te isha pergjigjur me shume deshire, por ka aq sport ne fundjave, sa ti me del jashte cdo planifikimi.

Por per shkak se pashe tre te paverteta te medha, ne nje “pergjigje” qe si gjithnje ma postojne dy njerez te “bezdisshem”, po te pergjigjem edhe nje here.

E para, per “sarinen”;

Shiko Çim, kam nje problem te madh me ty dhe ca si ty qe bejne opinion publik.

Problemi lind nga fakti qe ju nuk lexoni, refuzoni ta beni edhe nese ua kerkojne, ju duket si urdher vdekjeje.

Ti e mban mend mire cfare kam thene une, por kurre nuk merr mundimin ta verifikosh, perballesh, analizosh, ne fund edhe te gajasesh. Kjo kerkon te lexosh, te merr pak kohe por te vlen, absolutisht nuk te vret; mos ki frike.

Jeni shume ju!

Tani nuk kam ndermend te te ndihmoj, te te dergoj nje seri linke-sh, duke nisur nga ato te Departamentit Amerikan te Shendetesise, e te tjera qe e trajtojne ceshtjen e “sarines” hollesisht.

Nuk dua te te mundoj kaq shume.

Thjesht po te citoj, c’tha ne ate kohe, profesor doktor Niko Nosi, ish zyrtari qe drejtoi projektin shqiptaro-amerikan te shkaterrimit te lendeve helmuese luftarake qe trashegoi ky vend.

Beje nje mundim te vogel dhe ti, lexo:

“Po Sarina, pyetje e gazetarit?

Prof. Dr Niko Nosi:

“Sarina e famshme do të vinte nga Siria në gjendje të lëngët, ashtu dhe siç ndodhet aktualisht në Siri. Sarina në gjendje të lëngët, nuk është aq e rrezikshme sa ç’thuhet. Ndotja sipërfaqësore me Sarin në trup nuk paraqitet e rrezikshme (shumë njerëz mund të qeshin me këtë, por kështu është), mjafton të lahet me ujë me sapun. Por ajo është tepër e rrezikshme në gjendje të gaztë, pra kur avullon dhe bie në kontakt me organet respiratore të frymëmarrjes. Por që të kthehet në gjendje të gaztë, duhet të zhvillohet një nxehtësi e madhe nëpërmjet shpërthimeve, por kjo nuk ndodh kurrë gjatë procesit të asgjësimit, sepse ai zhvillohet në temperatura normale, laboratorë dhe impiante të sigurisë së lartë”.

Mbaje shenim kete se nuk kam me kohe te harxhoj me njerez qe nuk lexojne.

E dyta, per “Gerdecin”;

Eshte vertete cinike Cim, ti me kerkon llogari per Gerdecin?!

E ke vertete kete? Je vetem apo me “sy peshkaqenin”?

Po kerkoi njehere atij llogari pse u morr me ate biznes kriminal; mori ne qafe nje mal me familje te varfera ai biznes-produkt i qarte i korrupsionit politik, vrau femije, madje foshnje ne bark te nje nene.

Poooo, pranoj te me kerkosh llogari, por vetem per “pafuqine” time apo tonen-beje edhe me te madhe, per te rihapur hetimet per krahun politik te atij biznesi; ata qe nuk u hetuan kurre, ministra-jane disa te implikuar dhe ti e di qe une i kam ato letra prej te tjere ministrave qe refuzuan ne mbledhje qeverie, ne sy te Sali Berishes te beheshin pjese, familjare-sic ku trimi qe mbron ti me zell te madh apo ai fatkeqi qe la jeten atje ne anonimat te plote deri kur gazetare-tamam ata qe bej gazetari ndryshe nga ti, zbuluan kush ishte, por edhe nje takem shokesh te ketyre, njerez qe qarkullojne interesa, leje, licensa, “pune” e pare te gjithe sa me siper.

Per gje tjeter, kthehu pas e kerkoi llogari pushtetit real qe keni, “drejtesise”.

Me duhet te te shtyje te lexosh serish, ndjese edhe nje here;

Lexo vendimet e gjykatave per ate ceshtje;

Cfare e kane quajtur gjykatat krimin e Gerdecit, Cim?

Krim jo, ndryshe sdo kishin mundesi te mos denonin kend dhe ti lironin.

E pra, se ti je dhe statist ne formim, ka institucion qe del mbi nje vendim gjykate? Se di c’pergjigje ke, por besoj se do thuash “po”.

Vetem kujdes, Sali Berisha qe ke zgjedhur ti rrish ne krah, te vret per kete, ai e ka quajtur “aksident teknologjik”.

Cim megjithate une e kam pergjigjen;

Diten qe hetohet e gjykohet krahu politik i biznesit kriminal te Gerdecit, s’ka me aksident teknologjik, por krim te rende, te organizuar nga nje qeveri e korruptuar.

Cdo i vrare ne ate krim prej ketyre pergjegjesve, ka te drejten ligjore te kompesohet nje me nje.

E treta, per “verilindjen”;

Eshte e ndyre kjo teze Cim, tipike e juaja-Familjes, por e ndyre pa fund.

Se pari me duhet te te them, se une nuk kam asnje lidhje me ish- regjimin, asfare, perkundrazi- pyet ne shtepi se me rezultoni pa fund te begenisur e ne sherbim te atij regjimi.

Leqe mos u mundo, mos shko aq larg, shiko dy emrat tane, une Erion e ti Clirim, ja ben muuuuuu kush eshte i regjimit nder ne.

Se dyti, nuk kam piken e deshires te kem ndonje vleresim per zgjedhjet e tua, rriji Sali Berishes ne peqi sa te duash.

Por nje gje ta keshilloj:

Mos i degjo dhe tezat me ere!!

Eshte kriminale ta ndash kete vend, ai e beri, i imponoi nje Shqiperie te tere ndarjen e me forcen e pushtetit edhe luften civile.

Shqiptare te veriut e jugut e refuzuan, i bene bashke pushket e shtetit dhe te rrembyerat, kunder tij, jo kunder njeri tjetrit, as kunder ndonje pjese te Shqiperise.

Kur deshton njehere, lere, mos e rimerr tezen e ndyre.

Ky vend eshte bashke dhe une, kam lidhje me kete pjese te Shqiperise, po aq sa me Korcen, ose njesoj sa ty.

Ndaj boll perhapet tezat e ndyra te Sali Berishes edhe kur ai eshte duke shkuar; jepini fund, nuk kompleksoni kend me kete ndyresi.

Keshtu;

Besoj u sqaruam edhe nje here!

Se e kam merak, mos ma merr per keq kur them “lexo”, e kam per t’i sherbyer sqarimit te gjerave dhe pa lexuar nuk ke nga ti dish ca te verteta.

vo: ha ha ha ha ha ha ha ha, edhe ti me kete historine e “portalit”.

Nuk kam kohe Cim, kam pune per te bere; kam marre ca pergjegjesi dhe deri ne fund te mandatit kam kete prioritet. Edhe nje gje, e kam pare me vemendje pasi ma veshet mua edhe ate kemishe elektronike; po mire moo, te duket sikur me shkon ai portal mua? Jo Cim, une kam emer e mbiemer e per cdo gje qe them e shkruaj, firmos Erion Brace.

Reforma: Ja superpensionet e gjyqtarëve pas lënies së detyrës

Gjyqtarët dhe prokurorët, pas miratimit të Reformës në Drejtësi dhe paketës së 7 ligjeve, do të përfitojnë pension më të lartë se Presidenti, Kryeministri apo Kryetari i Parlamentit.

Ministria e Financave, në një korrespondencë me Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ka ngritur si shqetësim se kostoja e lartë e pensioneve për prokurorët dhe gjyqtarët me miratimin e projektligjit të ri për statusin e tyre do të ketë një faturë të lartë për buxhetin e shtetit, që arrin vlerën e 32 miliardë lekëve në vit.

Ministria e Financave e ka quajtur si shqetësues faktin se, përveç pagave që magjistratëve që në vit kërkojnë nga buxheti i shtetit 45 milionë dollarë, vetëm pensioni i tyre tejkalon pritshmërinë buxhetore dhe bien ndesh me parimet e pensioneve aktuale.

“Nëse marrim në konsideratë edhe faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute, ku deficiti për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, deficiti në log term është afërsisht 32 miliardë lekë”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Financave.

ARGUMENTI

Në analizën e Ministrisë së Financave theksohet se magjistratët e rinj, sipas projektligjit, do të përfitojnë si pension 60% të pagës bruto, e cila është më e lartë se paga e Presidentit, Kryeministrit apo kryetarit të Parlamentit.

Barazimi i kufirit të pensionit me ato të krerëve të shtetit bën që magjistratët të marrin më shumë kur të lënë funksionin. “Nga rritja e kufirit nga 40% në 60% të pagës referuese, aktualisht, kufiri 60% i pagës referuese përfaqëson kufizim më të lartë, ose të barasvlefshëm me funksionin e Presidentit/ kryetarit të Kuvendit/ Kryeministrit.

Rritja në vlerë, pasi paga referuese e magjistratit është e lartë. Referuar këtij përcaktimi rezulton që magjistrati përfiton një pension në vlerë më të lartë se paga neto kur ai punonte (46- 50% të pagës maksimale-pension pleqësie, plus 60% të pagës pensioni shtetëror suplementar), gjë e cila bie ndesh me parimet e ligjit aktual.

Magjistari përfiton një pension suplementar për paaftësi në punë, në masën 60 për qind të pagës referuese. Ky përcaktim përcjell të njëjtat problematika si më lart”, thuhet në shkresën e ekspertëve të Financave. Duke analizuar statusin që u jep projektligji i ri gjyqtarëve dhe prokurorëve, ata përfitojnë një pension më të lartë se paga neto që merrnin kur ishin në punë.

FORMULA

Projektligji i ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që pritet të miratohet në Parlament, sipas Ministrisë së Financave, u jep magjistratëve pension më shumë se kontributi i tyre. “Sipas përcaktimit të projektligjit për çdo vit shërbimi, përfitohet 1.5% e pagës si pension suplementar dhe masa shkon në 60% të pagës për 65-vjeçarët dhe 67.5 % për 70-vjeçarët. Norma e kontributit është 4% e pagës bruto dhe për një periudhë 40-vjeçare sasia e parave të akumuluara është 160% e pagës bruto vjetore.

(40 vjet x 4% = 160%), ndërsa përfitimi i pensionit social me një kohë mesatare gëzimi presioni prej 15 vjetësh shkon në 900% e pagës bruto vjetore për ata, të cilët dalin në pension 65 vjeç dhe 675% për ata që dalin në pension 70 vjeç. E thënë ndryshe, për 1.6 lekë të paguara do të përfitohen 9 lekë si përfitim, ose rreth 5.6 herë më shumë”, thuhet në shkresën e Financave.

PENSIONE EDHE PËR GJYQTARËT AKTUALË

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë do t’i nënshtrohen procesit të “Vetingut”. Por, në projektligjin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, është lënë një mundësi që këta të fundit t’i shpëtojnë kontrollit. Magjistratët që nuk duan t’i nënshtrohen “Vetingut” mund të japin dorëheqje dhe ndaj tyre nuk do të ketë asnjë lloj kontrolli të pasurisë, të figurës, apo dhe të performancës së tyre.

Nëse një magjistrat do të japë dorëheqjen, atëherë ai do të dalë në pension të parakohshëm. Ende nuk dihet sa do të jetë masa e përfitimit për gjyqtarët dhe prokurorët që do të tentojnë t’i shpëtojnë “Vetingut”, duke qenë se projektligji i rivlerësimit është ende në proces rishikimi.

Alfano jep alarmin: Sacra Corona Unita po rivendos kanalet e drogës me Shqipërinë

Mafia italiane po furnizohet gjithnjë e më shumë me drogë nga Shqipëria.

Në provincën e Brindisit mund të konsolidohen më tej marrëdhëniet ndërmjet mafies lokale dhe grupeve të organizuara shqiptare për importimin e sasive të mëdha të drogës. Afërsia me Kalabrinë mund të favorizojë përdorimin e kanaleve të furnizimit të ofruara nga klanet mafioze”

Është ky pohimi i ministrit të Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano, i cili ka folur në parlament për rritjen e mafias pulieze Sacra Corona Unita. Raporti i referohet aktivitetit të Dia-s italiane (Drejtoria e Investigimit Antimafia) dhe tregon gjendjen e raportuar në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Sipas raportit të Alfanos, të rinjtë e angazhuar nga mafia pulieze janë pajisur edhe me armë.

Në zonën e Brindizit, tentakulat e SCU kontrollojnë tregun e drogës, duke rivendosur kanalet e vjetra te kondrabandës së cigareve me brigjet e përtejme të Adriatikut, me kontakte te rifreskuara në Vendin e Shqiponjave.

Të dhënat e mbledhura në terren janë konfirmuar edhe nga rrëfimet e ish-mafiozëve të penduar Ercole Penna, nga klani i mesanjezëve dhe Sandro Campana nga klani i tuturanezëve, dy trungjet e SCU (Sacra Corona Unita)”, shkruan ‘BrindisiReport’.

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, dy grupimet e SCU-së kanë rënë në kompromis për menaxhimin e trafiqeve të paligjshme, në radhë të parë të lëndëve narkotike. /HashtagAL

Rama: Ja për çfarë do bisedojmë me Vuçiçin në Nish

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për takimin me Aleksandër Vuçiçin në Nish të Serbisë.

Takimi është paralajmëruar nga homologu serb dhe thuhet se në të do të merrnin pjesë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Rama ka konfirmuar se do të ketë një forum ekonomik shqiptaro-serb. Këtë deklaratë Rama e ka dhënë për “Klan Kosovën”.

Ky forum biznesor që do të organizohet në Nish të Serbisë, sipas kryeministrit Rama ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”, thotë ai.

Rama shton se gjithçka ka nisur pas një bisede me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

“Duke pare rezultatet shume inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiç e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj”, deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova.

Ai e ka sqaruar se çka saktë do të ndodh në Nish dhe se nëse ka kërkuar që pjesëmarrës të jenë edhe qeveritarë nga Kosova.

“Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe  as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, është deklaruar Rama.

Rama thotë se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, mirëpo as nuk përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

“Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës”.

Në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, e po ashtu edhe për ndërmarrjen e masave që do ta lehtësonin të bërit ekonomi në mes të dyja vendeve.

“Do te flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona”.

Edi Rama, pas publikimit të lajmit në mediat serbe se Vuçiç e Rama do të takohen gjë që nxiti reagime në Prishtinë, u shpreh se i duket diçka qesharake.

A është pushuar dosja 60 milionëshe për Sherefedin Shehun?

A i ka të pastra letrat e ish-zëvendësministri Sherefedin Shehu, që synon të marrë një post të ri publik, Bashkinë e Dibrës?

Ministria e Financave, në vitin 2014 ka bërë kallëzim në Prokurori për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode dhe për zëvendësin e tij Sherefedin Shehu.

Kallëzimi i Ministrisë u bë për shpërdorim të detyrës dhe për shkelje në barazisë në tendera gjatë procedurës së tenderit për kredinë prej 250 milionë eurosh që ka përfunduar në buxhetin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës- Morinë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kombit”.

Në atë kohë u ngrit edhe një task force, madje u morën në pyetje edhe nëpunësit e komisionit të ofertave, por nuk dihet se si kanë përfunduar kjo dosje.

Në kallëzimin e Ministrisë së Financave thuhet se Bode dhe Shehu akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë euro.

Kjo, pasi tenderi është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe kredia është marrë ne dy banka me interes 13 %, ku dëmi ndaj shtetit llogaritet 60 milionë euro.

Në kallëzim thuhej se i gjithë procesi është kryer në shkelje të ligjit “Për huamarrjen shtetërore dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit “Për prokurimin publik”.

Përzgjedhja e fituesit është kryer në kushte të pabarabarta dhe jo transparente, duke favorizuar një ofertues kundrejt të tjerëve, dhe duke kryer vlerësim të pabarabartë të ofertave.

“Përveçse një borxh shumë i shtrenjtë me kosto reale rreth 13.3%, si pasojë e veprimeve të mësipërme dhe duke blerë borxhin më të shtrenjtë midis gjithë ofertave të paraqitura, i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerën 60 milionë euro”, theksohej në kallëzimin e Ministrisë së Financave.

Nga burime të prokurorisë mësohet se, Bode është mbrojtur me faktin, që këtë kredi e ka miratuar me një ligj të posaçëm parlamenti.

Këta janë tepelenasit që e drejtojnë Policinë e Shtetit – LISTA

Lapsi.al ka publikuar listën me drejtuesit kryesorë të policisë, të cilët për ‘koiçidencë’ janë të gjithë me origjinë nga Tepelena, njësoj si ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ka qenë Partia Demokratike ajo që ka folur e para për këtë situatë që në vitin 2014. Megjithatë, kjo mënyrë e drejtimit të policisë nuk është diçka e re për Shqipërinë, pasi gjatë kohës që qeveriste PD-ja, policia dominohej kryesisht nga persona që vinin nga Tropoja apo nga Kukësi.

Lista:

Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe.

Krasniqi: “Në Bibliotekën e Kuvendit marrin libra vetëm 3 nga 140 deputetë”

TIRANE – Vetëm 7 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë aktivë të Bibliotekës Kombëtare e parlamentare, dhe vetëm 3 prej tyre tërheqin libra. Këto janë statistikat që zbulon politologu Afrim Krasniqi, i cili thotë se ‘ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë’.

Por në raport me librin, Krasniqi thotë se shqiptarët po e braktisin çdo ditë e më shumë atë, pasi më shumë se gjysma e qytetarëve sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë.

“ Ne sot kemi numrin më të vogël të juristëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të akademikëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të profesorëve në historinë e parlamentarizmit.”- shprehet Krasniqi.

Këtë konstatim, politologu Afrim Krasniqi e shoqëron me të dhëna shqetësuese për raportin që kanë me librin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Bibliotekën parlamentare nuk e kanë vizituar asnjëherë 133 përfaqësues të popullit.

“Nëse eurodeputetët përdorin 10 vajtja në 10 tërheqje nga bibliotekat dhe vizita pa fund në biblioteka për të marrë arkiva, të dhëna që i duhen për fjalimet e tyre dhe për punën e tyre, në Shqipëri ndodh që maksimumi 7 deputetë kanë vizituar ajo që quhet libraria e parlamentit dhe Biblioteka Kombëtare dhe vetëm 3 prej tyre rezultojnë që janë klientë dhe që tërheqin libra.”- deklaron Krasniqi.

Por politika duket se nuk është e vetmja që e ka refuzuar leximin. Sipas të dhënave më shumë se gjysma e qyteteve nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi.

“Shumica e librarive janë shndërruar në atë që quhet kafe ose qendra të lotove, ku gjenden disa libra dhe në aspektin e reklamimit të librit ne shohim një situatë paradoksale. Ne Shqipëria librat më të shitur janë librat e politikanëve.”- deklaron Krasniqi.

Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe lexuesit e saj, ku të dhënat me të shpeshta janë ato të panaireve.(ChannelOne)

Zheji: “Rama bleu heshtjen e Blushit duke i ofruar një post të rëndësishëm?”

Ben Blushi, kritiku i madh i Ramës dhe Rilindjes prej disa javësh nuk ka dalë më publikisht.

 

Fjalimet e tij të gjata në Kuvend plot akuza për Edi Ramën dhe disa nga ministrat janë kohë që janë harruar.

Mbi të gjitha ai nuk ishte fare aktiv gjatë kohës që në korridoret e politikës flitej për një largim të Metës dhe një aksion të Ramës për të bërë 71 votat.

Heshtja e tij ishte aq e dukshme saqë të shumta ishin fjalët se mes Ramës dhe Blushit kishte një pakt që në rast largimi të Metës, deputeti rebel të votonte kabinetin “Rama 2”.

Analisti Artur Zheji shkruan në një editorial në portalin “360gradë.al” se fjalët flasin për një post të rëndësishëm që iu ofrua Blushit.

 

“në mënyrë magjike dhe të pakuptueshme, ai (Rama) vuri në “gjumë” dhe “bleu” heshtjen e të “rrebeluarit elokuent” Ben Blushi. Se si ndodhi, e se si nuk ndodhi, askush nuk e thotë dot qartazi, por ndonjë postier enigmatik do të ketë hedhur në kutinë e postës të Ben Blushit, letrën me “recetën” dhe “formulën” çudibërëse. Dikush thotë ofertë e sigurtë e një posti të rëndësishëm, dikush tjetër thotë një temë për një roman, dhuruar nga kryeministri shok dhe armik, dikush tjetër, diçka krejt tjetër dhe më materiale. Por në fund të fundit kjo nuk ka fare rëndësi, në një periudhë shumë të vështirë për kryeministrin, Blushi, përmes heshtjes dhe strehimit në Dardhë apo diku tjetër, la të kuptojë se do të votonte një Qeveri Rama2. Efefekti Blushi ishte shumë i rëndësisishëm për Ramën sepse i siguronte atij një demoralizim të “rrebelëve” apo të pakënaqurve të tjerë potencialë”.

Vlorë – Antiterrori arreston të riun nga Kosova

Nën thirrjet “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, 29 vjeçari Dijar Xhema, ka tentuar të rrëmbejë tre persona në qytetin e Vlorës

Policia shqiptare njoftoi se njësitë Antiterror kanë arrestuar një 29 vjeçar nga Mitrovica e Kosovës. Dijar Xhema, pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me automjetin e tij tre persona. Sipas policisë, gjatë përpjekjes për rrëmbim, Xhema, i ka shoqëruar veprimet e tij me thirrjet në vende dhe ambiente publike si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”. Policia shpjegoi se gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Sipas policisë shqiptare e cila ia ka kaluar materialiet Pokurorisë për Krimet e Rënda, “ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Xhema, ka konsumuar elementet e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, të parashikuara nga Kodi Penal”.

Policia shpjegoi gjithashtu se “ky person paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit”.

Basha: Rama parashikon qelinë për gazetarët, neni 13 nuk do kalojë kurrë

Voal –  Partia Demokratike shprehet e vendosur për të ndalur nenin 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që sipas PD-së, i hap derën një censure të paprecendentë.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ‘kryeministri Rama fshihet pas djallëzisë së nenit 13 që parashikon dënimin e gazetarëve.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha thekson se Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm.

DEKLARATA E PLOTE E BASHES
Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve. Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara. Ky nen sdo te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit. Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj.

NENI 13

Neni 13 i projektligjit “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, pjesë e paketës për reformën në drejtësi, ka shkaktuar një shqetësim të madh dhe ka vënë në alarm mediat shqiptare. Sipas këtij neni, “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”. Dhe dënimi në kodin penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.

Izet Haxhia: Pse e vrau Fatmir Haklaj Azemin dhe skenari i Klosit për ta çuar Sali Berishën në Guantanamo

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, në një status të tijin në “Facebook” ka shpjeguar sipas tij arsyet e vërteta të vrasjes së Azem Hajdarit nga Fatmir Haklaj.

Haxhia shkruan se ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi kishte një plan për të sulmuar ambasadën amerikane dhe për të dërguar në Guantanamo Berishën.

Sipas tij, plani ishte që Azem Hajdari të merrte kreun e PD-së. Madje, në këtë plan ishte edhe Fatmir Haklaj, të cilit i kishte rënë në dorë një kasetë e takimit të Klosit me shkrimtarin De Villers, të librit “Shqipëria: Mision i Pamundur”.

Ndaj, Izet Haxhia shkruan se Fatmir Haklaj shkoi të takonte Azemin për kasetën në fjalë, për të cilën ai donte sipas Haxhisë, që ta dërgonte te Ambasada Amerikane.

Por Haxhia shkruan se Haklaj kuptoi që Hajdari ishte i lidhur me Klosin dhe i frikësuar për jetën e vrau që askush të mos e dinte se ai kishte në dorë kasetën në fjaë.

STATUSI I HAXHISE

Libri i De Villers, zbulon të verteten se perse e vrau Fatmir Haklaj, Azem Hajdarin. Vrasja e Azem Hajdarit, sipas drejtesise shqiptare, që ka dhene vendimin në të gjitha shkallet per të, eshte pa motiv. Perse e vrau Fatmir haklaj, Hajdarin.

Sepse kishte dore në vrasjen e vellait Shkelqimit? Nese do të kishte qene bash ky motivi i Fatmirit, ai nuk do të shkonte ta vriste Azemin para selise se Pd -se.

Fatmiri mund t’ia kishte bere priten azemit até nate në shume vende, rruges per në shtepi. Azemi nuk mund të mos e dinte nese Fatmiri ka shkuar per ta vrare, keshtu që nuk do të dilte nga selia, por do njoftonte Policine.

Si debutet dhe kryetare i Komisionit Parlamentare të Mbrojtjes që ishte Azemi, Policia ishte e detyruar të vinte ta ruante nga ata që kishin ardhur per ta vrare. Azemi i doli para Fatmirit se ishte i sigurte që ky nuk do ta vriste. Nese Azemi kishte arme në dore, kete e kishte Jo per tu mbrojtur nga Fatmiri, se persa i takon ketij do kishte vepruar ndryshe, dhe Azemi e dinte shume mire që nuk mund ti dilej perpara nje Fatmiri që kishte ardhur per ta vrare me pistolete apo kalashnikov.

Fatmiri shkoi ta takoj Azemin, per nje çeshtje që e dinin të dy. Fatmiri kishte shume burime informimi. Atij i kishin dhene nje kasete të nje bisede në Paris, mes Fatos klosit dhe De Villers, shkrimtarit francez që do shkruante librin ”Shqipria: Mision i Pamundur ”,i porositur dhe i paguar nga Klosi.

Izet-Haxhia1

 

Ne kete kasete Klosi i jepte udhezime De Villers per skenarin e librin, ku duhet të tregohej se si do behej nje atentat ndaj Ambasade amerikane, ku organizatore ishte nje terrorist Arab dhe Fatmir haklaj si bashkepuntor i tij.

Ne variantin e pare të librit, që u ndryshua per shkak të vrasjes se hajdarit, kete kerkonte ta vriste Fatmir haklaj, sepse kishte mesuar per planın e atentatit.

Domethene e kishin parashikuar edhe vrasjen e hajdarit, ne skenar, si të gjithe të tjereve, fatmirit ,mua etj Fatmiri i tronditur shume shkoi të takonte Azemin dhe t’i thoshte që te shkonin bashke në ambasaden amerikane per të dorzuar kaseten dhe denoncuar skenarin e klosit me atentat ndaj ambasades.

Azemi hezitonte sepse ai kishte lidhje me klosin, i cili i kishte garantuar se atentati do t’i ngarkohej salı berishes, dhe per kete do të perdorej si nje kamikaz i sajuar, Izet Haxhia siç trajtohet në librin e De Villers.

Fatmiri do të eleminohej nga Shiku, që të humbnin gjurmet e atentatit. Salı berisha do të dergohej në Guantanamo, që me të do të inagurohej si burg e keshtu azemi do të mbetej lideri i PD.

Nese gjerat do të kishin shkuar keshtu, sipas skenarit të klosit, do të ishte nje krim ndaj të gjithe të permendurve me perjashtim të Sali berishes që duhet të kishte patur kete fat që me 1997 per krimet e tij.

Pse Fatmiri nuk shkoi vete në ambasaden amerikane do thoni? Ai sapo mori kaseten ate dite dhe e kuptoi se ajo kasete ia rrezikonte jeten. Ai duhet të vepronte me shpejtesi. Nese shkonte vete në amabasade, mund të mos e prisnin akuzohej kerkohej per vrasje.

Nese u tregonte se cfare kishte në dore per të siguruar takım, njerzit e klosit do ta mesonin dhe do të kerkonin ta zhduknin bashke me kaseten ,para se të merrte takım me amerikanet.

Prandaj Fatmiri deshi ta takonte azemin, i bindur se edhe ky do të kishte interes të shkonte ne ambasade me të pasi në bisede permendej edhe azemi që i ishte vene koka në loje në skenar. Fatmiri as e imagjinonte se Azemi nuk do ta refuzonte të shkonte në ambasade.

Ne biseden e shkurter me azemin, Fatmiri, kuptoi se ky azemi ishte bere zarı i klosit per të shpetuar koken nga berisha dhe per të marre PD. Fatmiri u nervozua shume se e kuptoji që azemi do ta spiunonte direk tek klosi.

Ne keto kushte nervozizmi Fatmiri vrau azemin. Pas kesaj as që mund te imagjinohej që Fatmiri të shkonte në ambasade. Ne të vertet Fatmiri nuk kishte as besim te keta të ambasades per shkak të lidhjeve qe kishin me klosin. Ai donte të gjente nje lidhje direkte ne Uashington që të dergonte kaseten.

Ne librin e De Villers Fatmir haklaj bashkepunon me nje terrorist Al -Qaeda, të quajtur Hasan Mohamed Al -Jafari, ish shefi i sherbimeve sekrete sudaneze, njeri i rrjetit terrorist të Bin Laden per të cilin në liber thuhet se ngriti rrjetin e bin ladenit ne shqiperi. Ku Al Jafari, që në liber paraqitet sikur strehohet në Tropoje në shtepine e Fatmir haklajt, në fakt eshte sajuar si personazh nga De Villers mbi bazen e nje personi konkret, egjiptjanit Salah El -Sayed, nje terrorist i rrezikshem që erdhi në shqipri si nje punonjes i Fondacioneve bamirse arabe. Al -Jafari na jepet ne liber si të gjithe të dhenat e Salah El -Sayed, ai ishte i martuar me nje femer shqiptare, kishte shtepi në zonen e Oxhakut në Tirane, ku banonte familja e tij.

Salah El Sayedin e egzekutoi Renea në tetor 1998 në shtepine e tij në Tirane, ku e gjeten të fshehur në nje lavatriçe. Kete Salah el Sayed kishin bere plan ta conin në Tropoje, tek shtepia e Fatmir haklaj, me rekomandimin e klosit, por pa e ditur Fatmiri se cili ishte që ta kompromentonin.

Do t’i benin disa foto apo filmime me ane të agjenteve të tyre (edhe shume filmime tek emisioni ”Xhungel ”jane të bera fshehtas në ate kohe nga agjentet e klosit ),mund te ma prezantonin edhe mua si bamirse Arab pa e ditur se cili ishte ai. Ne liber Al-Jafari bisedon me Fatmir haklajn per atentatin, ben plan bashke me të, dhe të dy udhezojne Britan Maten, emri më te cilin paraqitem une Izet Haxhia në liber, se ku duhet ta çoje kamionin e ngarkuar me eksploziv në Tirane.

Kur të ndodhte atentati në realitet, Jo ne liber, se në liber do të pershkruhej me vone ,pra kur të ndodhte atentati tek ambasada amerikane, do të nxirrnin si prova fotot e Fatmiri dhe te mijat me kete Salah el -Sayed si prova, t’ua jepnin amerikaneve, që te dergonin Apache per të vrare fatmirin, se mua do më kishin vrare të paketuar brenda në kamjonin që do shperthente tek Ambasada amerikane në Tirane.

Te gjithe kete skenar të vertet e prishi vrasja e azem hajdarit, pas refuzimit të tij per të shkuar tek ambasada amerikane me Fatmir haklajn. Fatmir e regjistroi biseden e shkurter me azemin, ashtu siç kishin regjistruar Haklajt ngjarje të tjera. Dy kaseta kishte që Fatmiri i mbante me vete në trup në nje kuti metalike speciale, si kutite e duhanit. Kaseten që i derguan me biseden e Fatos klosit me De villers në Paris, dhe kaseten me biseden me Azemin mbremjen kur e vrau në Tirane.

Te dy keto kaseta ia moren në trup kur u vra naten e 4 nentorit 1999 dhe ato rane në doren e klosit. Botimi i pare i librit të De villers eshte ne 20 janar 1999. Libri ka 256 faqe në botimin e pare në frengjisht. Ne kete liber ngjarjet arrijne deri në mes të nendorit 1998. Per sa kohe e shkroi librin De villers ,duke llogaritur kohen që ju desh për redaktimin per procesin shtupshkrimit masiv. A mund të besohet që De villers e shkruajti librin per e shumta gjashte jave? ??

Nje liber që ben fjale per nje vend të panjohur për autorin, ku ai pershkruan sakte vende që nuk i ka njohur apo shkelur kurre, si ato në Tropoje apo Tirane. Ne Tirane ai pa vetem rrugen nga hotel ”Rogner ”,deri tek zyrat e shik, ku e priti klosi. Si shpjegohet që De villers pershkruan më saktesi disa muaj para se të ndodhte nje nga atentatet që iu bene fatmir haklajt gjate vitit 1999.

Libri i De villers permban te dhenat që mungojne që të zbulohet e verteta e vrasjes se Azem hajdarit. Te gjitha pyetjet që kane ngelur pergjigje gjate hetimeve të vrasjes,marrin pergjigje duke perdorur si prove në hetime kete liber. ……………………Ne ditet në vazhdim do tu tregoj rolin e berishes ne nxjerrjen nga selia të hajdarit. .kush e sajoi alibine e telofonates per azemin dhe pse? Pse nuk u kerkua kurre të gjendej telefoni i humbur i hajdarit. ..etj. .

Shqipëria ia kërkon Greqisë filmimet e vdekjes së mërgimtarit Marnikollaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, thotë se ka ndjekur hap pas hapi nëpërmjet të gjitha kanaleve zyrtare rastin tronditës të humbjes së jetës së shtetasit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një rajon policie të Athinës.

“Duke u shprehur familjareve ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje tragjike, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kërkuar nga pala greke bashkëpunimin e menjëhershëm dhe maksimal të të gjitha organeve ligjzbatuese”, është thënë në kumtesën e MPJ-së.

Kjo ministri ka thënë se nga kontaktet e deritanishme me autoritetet greke, bëhet e ditur se ekzistojnë pamjet filmike të ngjarjes, si dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

“Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjekë me vëmendje të veçantë rastin dhe kërkon nga autoritetet greke kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare”, thuhet në reagim. “Pala shqiptare mbetet në pritje të rezultateve paraprake të hetimit të nisur dhe bashkëpunimit të plotë të autoriteteve greke, duke rezervuar të gjitha të drejtat për trajtimin e mëtejshëm të rastit. Ambasada jonë në Athinë do të ndjekë në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t’i gjendet pranë të afërmve të viktimës”, thuhet më tej aty.

Deri në zbardhjen e plotë të situatës, MPJ fton të respektohet dhimbja e familjareve dhe të mos instrumentalizohet politikisht kjo ngjarje.

Shokon avokatja e Marnikollajt: Do shpëtonte por nuk iu dha ndihma e parë

Avokatja e Pëllumb Marnikollajt, që vdiq në Greqi brenda rajonit të policisë, ka dhënë deklaratën shokuese se ai kishte mundësi të shpëtonte nëse do t’i ishte dhënë ndihma e parë.

“Policia më tha se dyshohej për një tjetër vepër penale dhe do të arrestohej. Marnikollaj u hodh nga kati i tretë për shkak të arrestimit.

Atij nuk iu dha ndihma e parë. Nëse do t’i ishte dhënë, kishte mundësi të mbijetonte. Pas kësaj, humbën kontaktet me njerëzit e tij.

Në Polici më thanë se ai humbi jetën.

 

Rrëfen shoku i shqiptarit: Si e zbuluam që po e varrosnin në Greqi

Ka qenë shoku i ngushtë i shqiptarit ai që u interesua për fatin e Pëllumb Marnikollaj, i cili humbi jetën në policinë greke.

Në një rrëfim për “Shekulli”, i mbyllur në një nga burgjet e Greqisë, Besi M – shoku i ngushtë i 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, tregon sesi u interesua të gjente kontaktet e humbura me shokun që u zhduk papritur. Ai thotë se u interesuar nga burgu e më pas njoftoi vëllanë e viktimës.

“Ne, këtu nga burgu, bashkë me shokët jashtë dhe me ardhjen e familjarëve, se vetëm ata mund ta kërkonin aq thellë në polici apo kudo, – tregon Besi, – gjetëm një avokate, e cila mësoi se ai ishte i vrarë tek varrezat, gati për t’u groposur. Jo tek morgu ku mbahen viktimat. Duke pasur identitet, sepse firmoste çdo muaj në polici dhe duke e ditur se është shqiptar personi, e dërguan në morg në fillim dhe pastaj te varrezat për ta zhdukur, sepse e cilësuan si një person pa identitet dhe ngjarjen nuk e bënë publike. Pra, e mbajtën të fshehur për 9 ditë.

Ne, të shtunën, nga ora 4 e mëngjesit, na tha avokatja që ndodhet aty te varrezat, te frigoriferët. Një shoku im që është jashtë ka shkuar te varrezat që ndodhen në Agio-Anargiro bashkë me vëllanë, i cili nuk dinte greqisht, por ishte shoku që përkthente dhe fliste me ata që kishin trupin, por refuzonin ta tregonin apo t’i afroheshin.

Kur vëllai i Pëllumbit ka thënë se dua ta shikoj nëse është im vëlla dhe do ta nis në Shqipëri, është telefonuar policia dhe direkt kanë lejuar të shikojnë trupin që mbahej në frigorifer. Por kur e ka parë shoku im, direkt e ka kuptuar që kishte shenja dhune. Shoku ka kërcënuar duke u thënë se do t’i denonconte, sepse ishte rrahur keq. Ata janë frikësuar dhe u kanë thënë se nuk dinin asgjë dhe nuk kanë lejuar të afroheshin familjarët përveç doktorëve që njihnin policët.”

Vdekja e shqiptarit në mjediset e policisë greke, familja bën kallëzim për vrasje

Familja e 28-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, i cili ka gjetur vdekjen në rrethana misterioze brenda ambienteve të Policisë greke, është e bindur se djali i saj është vrarë. Pasditen e së shtunës, familjarë të tij kanë bërë kallëzim penal për veprën penale të vrasjes në Policinë e Lezhës, e cila ka nisur hetimet për rastin.

Trupi i Marnikollajt u soll dje nga Greqia dhe i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore në Tiranë, për të zbardhur shkaqet prej të cilave ai humbi jetën. Ende nuk ka përfunduar autopsia, e cila do t’u dorëzohet hetuesve në Lezhë dhe mbi bazën e saj do të kryhen veprimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut Marnikollaj.

Në një komunikim të shkurtër në hyrje të banesës së tij, në Rrilë, Nikoll Marnikollaj, babai i të riut, ka deklaruar se, nëse djali tjetër që kishte shkuar prej disa ditësh në Greqi nuk do të kishte insistuar me forcë për të mësuar fatin e të vëllait, kufoma e tij nuk do të ishte gjetur ende.

Vëllai, Artan Marnikollaj, ishte njoftuar nga shoku i Pëllumbit se herën e fundit që e kanë dëgjuar gjallë, ai ka qenë duke hyrë në rajonin e Policisë “Kato Patisia”, në Athinë, ku e kishin thirrur për ta marrë në pyetje. Më tej nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ajo që dihet është se Pëllumb Marnikollaj ka humbur jetën.

Policia greke njoftoi se shqiptari ndërroi jetë duke u hedhur nga kati i katërt i godinës së Policisë. Sipas saj, ndaj 28- vjeçarit ishin ngritur akuza të tjera dhe për këtë arsye ai ndërmori veprimin ekstrem.

Kjo deklaratë e Policisë greke bie ndesh me atë që ndodhi realisht, pasi trupi i pajetë i të riut u dërgua në varrezë publike, pa identitet, duke ia lënë në dorë shtetit për ta varrosur, edhe pse vdekja kishte ndodhur në ambientet e Policisë.

Misteri shtohet më tepër, kur në fshehtësi të plotë, Policia u ka kërkuar drejtuesve të varrezës “Agio Anargioro” për ta varrosur Marnikollajn si person të paidentifikuar.

“Sikur kërkimet e djalit, Artanit, të kishin zgjatur edhe një ditë tjetër, trupi i Pëllumbit do të zhdukej dhe nuk do ta kishim gjetur dot”, u shpreh babai. Trupi i pajetë i 28- vjeçarit prej 10 ditësh është mbajtur në frigoriferin e varrezave dhe do të varrosej pa emër, ndryshe nga ligji grek, i cili parashikon mbajtjen e kufomave të paidentifikuara për 1 muaj.

Trupi i pajetë, pas ekspertizës, i është dërguar familjes, e cila paraditen e sotme do të përcjellë për në banesën e fundit djalin e saj. Asnjë send personal nuk u është kthyer pas familjarëve të tij.

Familja Marnikollaj pret që të përfundojë sipas zakoneve ceremoninë mortore për të nisur një betejë ligjore në kërkim të drejtësisë për djalin e tyre të vdekur në rrethana krejtësisht të paqarta.

Ata thonë se nga dëshmitë dhe rrethanat se çfarë ka ndodhur pas datës 3 gusht, janë të bindur se djali i tyre është vrarë, pasi nuk kishte asnjë arsye apo motiv që të kryente vetëvrasje.

ELVIS HILA

Vettingu – ekspertët e huaj pritet t’i përgjigjen sot oponencës së PD-së

TIRANE-Komisioni i Posaçëm parlamentar i Reformës në Drejtësi do të presë ekspertët ndërkombëtarë për t’u mbledhur. Pritet që deri brenda ditës së sotme, këta ekspertë që asistuan të gjithë procesin e hartimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjet që e shoqërojnë atë, të japin opinion të tyre në lidhje me oponencën që i ka bërë Partia Demokratike, projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç quhet ndryshe ligjit i “vettingu”-ut.

Në mbledhjen e fundit që pati Komisioni i Reformës në Drejtësi, ekspertët e PD-së parashtruan disa kritika në lidhje me këtë projektligj. Oponenca e PD-së iu dorëzua ekspertëve të BE e SHBA, OPDAT dhe Euralius, të cilët do të vlerësojnë se sa afër apo larg konsensusit me draftin e “vetting”-ut janë ato që propozon opozita. Më pas pritet që të caktohet edhe një datë për seancën parlamentare, e cila do të votojë projektligjin, që tashmë është një tjetër kusht i ndërkombëtarëve për t’u miratuar brenda muajit gusht, në mënyrë që t’i paraprihet opinionit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në fund të këtij viti. Janë 10 çështje të kundërshtuara nga PD për këtë projektligj dhe që janë detajuar në 55 faqe material të argumentuar.

Noka: “Tahiri e takoi më 12 Gusht Balilin në Ksamil”

TIRANË-Deputeti i PD, Flamur Noka ka bërë një denoncim këtë të diel ku në qendër të akuzës ka ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, Tahiri vijon axhenden e trafikut duke bere takime me super te kerkuar si Klement Balili, qe njihet si ‘Baroni i Ballkanit’. Noka i kerkon kryeminstrit te vertetoje te kunderten.

Ja deklarata e Nokes

“Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që ministri i Brendshëm është në krye të një bande të organizuar të narkotrafikut. Pas udhëtimit në Itali së bashku me disa anëtarë të organizatës mafioze Sacra Corona Unita, Saje Qorri nuk ka reshtur së vazhduari me axhendën e trafikut. Meqënëse Rama nuk dënjoi të kthejë asnjë përgjigje për këtë shqetësim të ngritur, sot kemi një pyetje tjetër për Ramën dhe kryeqehajain e tij Tahiri.

Ku ka qënë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht?
A ke kaluar një mbremje konfidenciale në Ksamil me drejtorët Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës dhe çfare bisede u bë aty?

A ishin pjesë e këtij takimi edhe vëllezërit Habilaj dhe Klement Balili dhe me çfare cilësie ishin pjesë e tavolinës ministrit ?
Meqënëse kryeqehajai i Ramës ka axhendë të zënë me takime me narkotrafikatët më të mëdhenj të Ballkanit e Italisë për të garantuar trasportimin e sasisë më të madhe të kanabisit që ka parë ndonjëherë vendi, po presim përgjigje nga Rama. Shqiptarët kërkojnë të dinë të vërtetat e këtij krimi që ka mbuluar vendin. Pse organizohet nga qeveria? Pse menaxhohet nga ministri e vartësit e tij? Çfarë problemi ka Z Rama që fshihet dhe përpiqet ta fshehë këtë krim shtetëror me pasoja për vendin? Ndaj Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën.”

Berisha: “Dyfytyrësia e Ramës, shmang “vetting-un” për gjyqtarin e Strasburgut”

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po tregohet me dy fytyra krahas procesit të “vetting-ut”.

Sipas Berishës, Rama po shmang “vetting-un” për emërimin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg, ndërsa kërkon ta zbatojë atë për emërimin e gjyqtarëve në Shqipëri.

Sipas tij, kryeministri po e bën këtë gjë që të emërojë në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafajt.

STATUSI I BERISHES

Dyfytyresia e Edi Rames eshte pafytyresi e neveritshme!!

Te dashur miq, dje neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama botoi listen e personave qe sipas sekretarit te pergjithshem te mafies qeveritare, Agaçi kane konkuruar per t’u kandiduar nga Shqiperia si gjykates ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Sikunder njoftuam nje dite me pare listen e kryesonte kunat Xhafa.

Dyfytyrsia e Edi Rames qendron ne faktin se per te derguar gjykatesin shqiptar ne Strasburg nuk nevojitet Vettingu, proces qe me Kushtetute eshte i detyruar per cdo kandidat per gjykates apo prokuror ne sistemin gjyqesor te Shqiperise. Pra Edi Rama ka nje standart, nje fytyre per Europen dhe nje standart, apo fytyre te dyte per Shqiperine, gje qe do te thote pafytyresi e neveritshme.

Shkaku i ketij qendrimi te pafytyre i shmangies nga vettingu, qendron ne pallatet e Kunatit te Fatmir Droges dhe per shkak te pasurive te fshehura dhe te pafshehura te Kunat Xhafes, ndaj duhet ne kete rast te shkelet Kushtetuta dhe Kunati te perjashtohet nga vettingu.

Qesharak eshte pretendimi se jane perzgjedhur nga nje komision i veçante.

Kjo sepse, ky komision nuk ka asnje tager te thyeje Kushtetuten, te zevendesoje procesn e vettingut, qe duhet te behet nga vetore te perzgjedhur sipas procedures kushtetuese dhe jo broçkullave te Rames!

Per te mos u ndalur pastaj tek anetaret byk te komisionit si Metani, qe ka mezidiplome me te gjitha 5-sa dhe 6-ta dhe nje koficent intelektual etiko-moral nen Agaçin, apo Traja, ndaj te cilit ekziston para publikut nje çeshtje e forte etike por dhe ligjore ende e pazgjidhur, apo Luan Omari, nipi i diktatorit stalinist Enver Hoxha etj.

I bej thirrje parlamentit, Presidentit te mos lejojne nisjen e emrave qe kane ndertuar parajsen e tyre mbi krimin, drogen, kunaterine por te imponojne zbatimin e Kushtetutes! sb

Raporti sekret – 363 zona me hashash në Shqipëri

Një raport sekret i agjencive ligjzbatuese ne Shqipëri ka listuar plot 363 zona, ne te cilat kultivohet kanabisi. Dokumenti qe disponon Vizion Plus, është hartuar edhe me ndihmën e partnereve nga Gjermania dhe Italia, duke dhëne nje panorame te plote te trafikut te hashashit qe gjeneron miliarda euro fitime.

Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesor të kanabisit në Europë duke mundur te kaloje mbi nje mije ton marijuane ne vit. Trafikantet nga Jugu ne Veri bashkëpunojnë me drejtues lokale dhe oficere te policisë, per te garantuar mbrojtjen e parcelave me droge kundrejt pagesës prej 10 euro per rrënje, ose duke dhëne si këmbim 30 perqind te prodhimit ne fund.

Te dhënat sekrete kane evidentuar se trafikantet veç bandave te armatosura, po përdorin edhe dronet per kontrollin e hapësirave me kanabis. Për here te pare kjo teknologji është zbatuar ne Kruje dhe sipas te dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe ne zona te tjera.

Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona te tera ne juglindje, veri, ne Fier, Berat e Skrapar, apo edhe ne Mat, Kruje e Dibër.

Trafikantet gjithashtu janë kujdesur te sigurojnë fara kanabisi qe sigurojnë rritje te shpejte dhe me cilësi. Gjithë sasia e hashashit kalon ne perëndim, por ketë radhe, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Se fundmi, tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër – Mali i Zi – Serbi – Hungari dhe më pas në Gjermani.

Ne tregjet perëndimore, marokenet janë drejtuesit kryesore te trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushte me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin ne Itali e Greqi, e me pas dhe ne Holande, France, Hungari, Ceki, Austri e Gjermani.

Raporti thekson se çdo vit ne europe harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare. Vetëm nje dite me pare ne jug te Italisë, policia arrestoi disa shqiptare, te cilët kishin transportuar me gomone plot 2 ton hashash.

Veseli: Demarkacioni kryhet më 1 shtator, s’ka vend për harta jugosllave

PRISHTINË – Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret që më një shtator çështja e demarkacionit me Malin e Zi të përfundojë.
“Unë pres që të kryhet më 1 shtator demarkacioni dhe nuk humbim asnjë metër. Është fakt real se ky është kufiri jonë”, ka thënë Veseli në transmetuesin publik. Ai shtoi se mosratifikimi i demarkacionit do t’i prishte punë Kosovës dhe do t’i pengonte rrugën në drejtimin perëndimor.
Veseli përmendi argumentet e disa ekspertëve opozitarë në debatin e 3 gushtit, por siç tha ai, nuk është i prirë tu besojë hartave jugosllave dhe mendësisë jugosllave, por do t’i besojë Shteteve të Bashkuara, miqve evropianë dhe ekspertëve të komisionit shtetëror.
“Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi do të kalojë. Duhet ta dimë vetëm një fakt se Kosova fiton shumë me këtë demarkacion kur ta miratojë. Ndërsa nëse nuk do të bëhej, e ardhmja është e panjohur. Ne duhet të bëjmë vendimmarrje historike më 1 shtator dhe t’i hapim perspektivë vendit për reforma dhe zhvillim ekonomik, për ta ndryshuar cilësinë e jetës”, tha Veseli.


Send this to a friend