VOAL

VOAL

Pollo: “Në vdekjen e 17-vjeçarit në Sharrë ka gisht edhe kreu i PS në Peqin”

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo në një status në rrjetet sociale hedh akuza të forta për kreun e degës së Partisë Socialiste në Peqin, si person që ka lidhje me vdekjen e të riut në Sharrë disa ditë më parë.

Sipas Pollos, ai “ka shkelur rëndshëm rregullat e sigurimit teknik me pasojë vdekjen e një 17 vjeçari” dhe “është arratisur e fshehur pasi prokuroria i preu urdhër-arrestin”.

Statusi i Genc Pollos:

E pabesueshme por e vërtetë!
E pabesueshme në një vend normal.
E vërtetë në Shqipërinë rilindiste.
Që kreu i degës së Partisë Socialiste Peqin:
1.-të ketë rastisur ish hajdut i dënuar për vjedhje të pasurisë socialiste nga gjykatat e Partisë së Punës;
2.-të jetë dëbuar nga Italia pas horrllëqeve me “mishin e bardhë”;
3.–të ketë marrë nje license të paligjshme nga bashkia socialiste Tiranë e me të të bëjë goxha para me plehrat e qytetit;
4.-të ketë punësuar të mitur në të zezë;
5.-të ketë shkelur rëndshëm rregullat e sigurimit teknik me pasojë vdekjen e një 17 vjeçari;
6.-dhe të jetë arratisur e fshehur të fshihet pasi prokuroria i preu urdhër-arrestin.
Të gjitha këto nuk janë “normale” por ja që ndodhën.

Ajo që trondit më shumë nga të gjitha është heshtja e udhëheqjes politike. Asnjë fjalë nga socialistët peqinas, nëse ka mbetur ndonjë syresh në strukturat rilindiste. Nuk ka qendrim “na turpëroi, të ikë, ta heqim” ose edhe ” e duam Edurimin, është djalë i mirë, nuk ka faj po e baltosin kot”.

Asnjë llaf nga Veliaj, (përveç ca mallkimeve kalimtare për opozitën e ca kërcënimeve për romët e avokatët e tyre), nga këshilltarët socrilindistë e aleatët ls-integristë (që votuan për kontratën e plehrave) apo nga PS e Tiranës për tragjedinë e për skandalin e Sharrës.

Asnjë tingull nga FREShi zhurmatar që duket i memecosur para fatkeqsisë së të riut e shkaktarëve të saj. As edhe një togfjalësh nga shefrilindisti, i cili shfaqet aty këtu për të shpjeguar gënjeshtrat e stadiumit e për të mallkuar sipas rastit median e opozitën, por nuk bëzan për mynxyrën që bëjnë njerëzit e tij nën hundën e tij. As edhe një thirrje Edurimit të tij për t’ju dorëzuar Policisë.

As keqardhje e ngushëllim për Arditin e të tijtë, as kritikë apo qoftë dhe pyetje për licencen dhënë Edurimit e zullumet që pasuan atë.

E shpreha shqetësimin për këtë lloj mosreagimi dy muaj më parë me rastin e arrestimit të Elvis-Ervin-Enver Roshit (e gjeni më poshtë nëse përsëritja nuk ju mërzit) duke argumentuar se kjo heshtje është në fakt shumë më e rëndë e më keqe se vetë skandali apo krimi. Eshtë në fakt një apologji latente e skandalit dhe e krimit.

Që atëherë E.E.E. Roshi, në arrest shtëpie, u shfaq dy herë publikisht: për të nënshkruar me një kompani private një kontratë tre milion euro për sistemime e ndërtime në një përrua si dhe për të shtruar iftar për punonjëset e bashkisë të gjinisë femërore.

Në Jug vjen Nikolas Gage, që e quan Himarën ‘greke’. Nesër protesta

Një projekt prej 3.5 milionë euro për zhvillimin urban të qytetit të Himarës ditën e diel do të pritet me protesta nga banorët e Himarës. Projekti i rregullimit të qendrës së Himarës, do të prekë gjashtë objekte si dhe toka të cilët banorët po e kundërshtojnë.

Ata thonë se kanë pak informacion ose aspak për këtë projekt. Ndërkohë kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro për Top Channel u shpreh, se çdokush ka të drejtë të protestojë, por ai është një projekt për të gjithë qytetarët.

“Ky projekt i zhvillimit të qendrës së Himarës është një projekt i cili duhet të bëhet për 500-600 familje të tjera , që ata të jetojnë më mirë, dhe mundësi zhvillimi. Po ashtu dhe biznesi në qendër të Himarës do të dyfishohet duke krijuar mundësinë të jetojnë më mirë. Prishjet që do bëhen janë gardhe dhe mure rrethues që janë ngritur në vite dhe me bërjen e këtij projekti për zhvillimin e qendrës së Himarës do të ketë më shumë rrugë, parkime, kënde lojërash për fëmijët,” shprehet Goro duke shtuar se  projekti ka më shumë se dy vite, ndërsa në janar të këtij viti të gjithë banorët janë lajmëruar për këto zhvillime që do të bëhen në qendër të Himarës.

“Nga ky projekt do të preken 6 familje, por zhurma bëhet nga të tjerë që kanë ambicie për të tjera gjëra”, shton Goro.

Projekti do të nis në shtator, dhe pjesa më e madhe e tij  do të  mbarojë për vitin tjetër të sezonit turistik.

Ndërkohë që protesta është njoftuar të dielën në orën 19:00, interesi duket më i madh se zona. Prej disa ditesh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko-amerikani Nikolas Gage.

Cage është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e disa tre dekadash për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar.

Derisa presidenti Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitet 90’. Por Gage i përmirësoi marrëdhëniet me Berishën në vitin 2002 duke i përkeqësuar respektivisht me qeverinë Nano. /tch/

Vrasja e Lamajt – Gjykata e Amsterdamit do ta ekstradojë Frrokun

Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri. Një gjykatë holandeze ka rrëzuar pretendimet e Frrokut, i cili refuzonte ekstradimi me argumetin se burgjet shqiptare nuk ishin të sigurta dhe se ai kërcënohej nga gjakmarrja.

Arben Frroku është i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet të ketë vrarë oficerin e policisë, Dritan Lamaj.

Më ketë vendim i hapet rrugë kthimit të tij në Shqipëri, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata Apelit për Krimet e Rënda, Qershorin e vitit të kaluar.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm. Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij.

Ndërsa pretendimet se burgjet shqiptare nuk janë të sigurta dhe jeta e tij kërcënohet, togat e zeza argumentuan se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Arben Frroku u arrestua në Holandë në datën 6 Mars me një pasaportë greke të falsifikuar me identitetin e Renato Tsepa. Ai u ndalua fillmisht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa më pas u kryen verifikimet dhe rezultoi se ai ishte Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një polici.

Tv Klan

FASADA E STADIUMIT E ZBULON RAMËN SI MASHTRUES DHE HAJDUT

Fasada e ish-Stadiumit Kombëtar ‘Qemal Stafa’ është rikthyer në çështje të nxehtë pas publikimit të fotove që tregonin rrënimin e saj.

Debati ishte hapur që përpara paraqitjes së projektit të stadiumit, ku vetëm insistimi i shoqërisë civile bëri që të modifikohej projekti italian dhe në të të parashikohej ruajtja e fasadës, vepër që ndërkohë ishte shpallur ‘monument kulture’.

Pasi bëri ndryshimin në projekt, Kryeministri Rama sulmoi ashpër gjithë ata që e kundërshtuan, madje i quajti qorra ata që nuk e kishin parë projektin:

Për qorrat që s’duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç! Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e “Qemal Stafës” (e vetmja gjë me vlere në atë gërmadhe), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Nuk është e qartë arsyeja e urrejtjes së Kryeministrit për stadiumin historik të Shqipërisë, të cilën e quan ‘gërmadhë’, por fakt është që këtë urrejtje e ka shprehur edhe sot.

Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelievë pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore… Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore”.

Bëhet fjalë për një objekt që ka një status zyrtar të ‘monumentit të kulturës’dhe si i tillë duhet të mbrohet në do element të tij.

Ky është detyrim i shtetit, madje edhe i Kryeministrit që sot po na thotë se ato basorelievë nuk kanë asnjë vlerë.

Cili ekspert e ka certifikuar ‘mungesën e vlerave’ të këtyre basorelievëve për të cilat Kryeministri flet me aq siguri? A janë depozituar këto ekspertiza në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe a ka marrë ndonjë vendim ky institucion që të përjashtojë këta basorelievë nga lista e ‘veprave me vlerë’?

Ata si Artan Lame që e kuptojnë këtë sjellje arrogante por që nuk kanë guxim të flasin kanë vetëm një fjalë: Ndjesë.

Kryeministri Rama ka sjellë sërish përpara publikut sot standardin e arrogancës.

Stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”, shkruan Rama duke na paralajmëruar se madhështia dhe shkëlqimi i stadiumit të ri do t’u mbyllë gojën atyre ‘me mentalitet të vjetër’ që po ngrihen të flasin.

Rama shpjegon se fasada do të rivendoset në vend, me të njëjtët gurë që janë hequr nga godina e vjetër dhe do gjë do të rindërtohet si më parë.

Por Kryeministri ka harruar disa detaje të vogla:

– Ai nuk e informoi publikun se monumenti i kulturës do të prishej dhe do të rindërtohej.

– Nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë vendim për prishjen dhe rindërtimin e fasadës nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

– Nuk ka asnjë informacion për mënyrën se si po bëhet ky punim, përveç garancisë së tij personale për ‘të gjitha standartet profesionale’.

Pra, ka shumë arsye për të dyshuar. Arsye që shkojnë përtej interesave të kullës ku përflitet se secili anëtar i kabinetit të Ramës do të ketë nga një kat.

Nëse Rama na quan qorra dhe injorantë, ne kemi të drejtën legjitime ta quajmë mashtrues dhe hajdut.

Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pronat publike të trajtohen në mënyrë kaq të papërgjegjshme dhe të vendosen në dispozicion të ndërtuesve e ministrave.

Dhe kur zaptimi i hapësirave publike bëhet me arrogancë dhe në mungesë të transparencës, ky është vetëm një aksion që të legjitimohet vjedhja /HashtagAL

O bo-bo, le-le, stadiumi… – Nga Kolec Traboini

Na e paska prishur stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit kryeministri. Bjerë këmborë të dëgjojnë ujqërit. Gjëmë e madhe për të gjithë ata që nuk kanë çfarë të bëjnë e rrahin dybekun si Nafija e gjorë në site interneti. Po gjëmë e madhe more na paska rënë. Si të bëjmë ne tani pa Qemal Stafën edhe si emër edhe si stadium. Ku të vemi e ku të fshihemi pa atë stadiumin që ishte bërë si kasolle jevgu ku shurronin kalamajtë e Tiranës.
Pike e plasur, pikë e paplasur. Veri çfarëdo kryefjalë shprehjes dhe je në rregull me kuptimin e alegorisë popullore, kur s’ke punë luaj derën.
Mirë stadiumin, që u bë kuvendi çorap i grisur, po mjaft more edhe me emrin. U lodh atje në varrin e dëshmorëve edhe vetë idealisti Qemal Stafa duke ja keqpërdorur emrin dhe idealet për ca mashtrime ordinere. Për më tepër një stadium nuk mund të ketë emrin e një luftëtari. Por në Shqipëri gjithçka është e militarizuar. Edhe shkollat edhe rrugët. Pushkë e top e mitraloz. A e keni parë fasadën e Muzeut Kombëtar sa armë ka. Luftëtarë të mëdhenj paskemi qenë. Gjoksin gropë e të pasmen tym… Pa-pa-pa-pa… Të bëjmë gjëmën me një kallash të ndryshkur pas gardhit. Aq luftëtarë të pamposhtur skërkave të historisë kemi qenë (bam-bum deri në Çana Kala) sa kemi mbetur të copëtuar anë e mban Ballkanit e të zotë të bashkojmë një komb nuk jemi. Ushtria jonë ka vajtur për lesh e emra luftëtarësh kudo në çdo cep të atdheut të katandisur si mos më keq, se nuk dimë tjetër veç kazmë e pushkë. Vrit e shkatërro. Asnjë lopatë gjëkundi. Vetëm për të hapur varret tona.
Ke gjë për të prishur or mik. Jemi gati. Me themel po të duash.
Ndërkohe absurdi shkon deri atje: rruga Brigada e VIII-të e të tjera llahtarira si këto. Ndërkohë i ngremë shtatore një handrak Sule me brekushe Stambolli, që u argalis si dylber me sulltanët dhe na e bënë historinë tonë shkurre e drizë, veç në katër shekuj pushtim hordhish osmane se me tej s’na lënë shteg të shohim.
Si të ishim pjellë sulltanësh. Se vër re çfarë e merakos Lamën tonë që gërmon në vlerat tona historike. Fotot e gjermanëve tek xhamia e një farë Ethem beu. Kush ishte ky farë Ethem beu e çfarë ka bërë në histori të Shqipërisë mund të pyes çdo ndokush, se gjermanët i dimë?! Kush po pyet. Mjafton të jetë insan turqeli e stambolli. Se aty e kanë mendjen e zemrën turkoshakët e rinj të Shqipërisë së vjetër me 5 mijë vjet qytetërim. Po, për të vërtetë, o Lamja, që je për këto arkeologjitë mesjetare sulltanore, se më thellë nuk të sheh llupa, jo për gjë por ngaqë është fort i thellë pusi i historisë për mendje të cekëta. Që ta kam llafin, na hëngri barku keq për atë varrin e Ethem beut në foton me gjermanët e luftës se dytë, që na e shet si zbulim i madh. Dhe për atë shtatoren idiote të Sules me brekushe që keni ngritur në mes të Tiranës, si të ishim pinjoll të sulltanëve të Turqisë, por, nuk rri dot pa të pyetur: ke ndonjë llaf pazari apo zbulim të ri për atë Sulejman Pashën e osmanllinjëve, për të cilin na ha barku fare, diare thuaj, që ti biem shkurt.
Po, more Lamja ynë, thonë se dardha e ka bishtin prapa, që thua ti, që nuk the asgjë, nuk ka filluar historia tek Ethem Beu i Turqisë dhe as tek Sul Brekushja i Aishes me zogun e zogorinë e vet. Punë çengijesh e hamani. Nëse genet e ndokujt e kanë fillesën aty, ka të tjerë që i kanë që nga koha e Teutës… e me përtej, o Lamja ynë, gërrmimtari i historise. Na u prish stadiumi. Obobobooo…Na doli punë tani. Për atë gërmadhë stadium. Se ne për të gjitha jemi kundra. Rroba e re na e ha trupin. Ndaj kruhemi. Luftë me llafe. Luftë me llafe nëpër kafe. Na lini more të jetojmë pakëz ditë të qeta dhe nga koha tjetër pa mite e vjetërsira, please! E pirdhuni megjithe Sulat tuaj e gërmadhat e vjetra. Se për ideale? Lëre më. I dimë idealet tuaja. Janë shterur, janë tharë. Idealet tuaja janë në qyp të historisë. Nuk po them në hale. Ideal sot është paraja. Ta Lefta Olimbi! Ta Lefta! Çfarë shoqërie hipokrite, mor Zot.
12 gusht 2016

Basha rrëfen për kafen me Metën, qeverinë teknike… deputetët rebelë

Lulzim Basha do t’u prijë vetë revoltave popullore nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Në të parën intervistë televizive pas votimit me konsensus të reformës në drejtësi, falë bashkëpunimit me Ilir Metën, kryetari i PD tregon për ABC News se për të, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira.

“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një akt politik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa aftësia ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar një lëvizje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranoj qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknik është kushti patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor”, thotë ai.

A e gjen tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla? Lulzim Basha nuk e pranon, por nuk mungon së vlerësuari rolin e Metës në konsensusin për reformën në drejtësi

“Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve… Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoja rolin e Metës për arritjen e konsensusit, por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë sic kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj”, vazhdon Basha.

Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për herë të parë pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën, sic bënë ambasadorët dhe Ilir Meta gjatë negociatave për reformën në drejtësi.

“Z.Berisha ka një rol si deputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht dhe unë si kryetare dhe anëtarët  të tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD i takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha… Nuk jam unë ai që vendos se kë merr në telefon. Meta apo ku pi kafe z.Lu , por unë jam a i që vendos në PD”, u shpreh Basha.

Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me Prim që do prekte partitë e vogla, por një sistem që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike. T’ju them se çfarë kam problem, mos përfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008 duhej të rrisnin cilësinë…Një qeveri ku kam pas çdo akt i fsheh hajdutërinë e radhës…Për tej zgjedhjeve të lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve por edhe e vullnetit politik”, shprehet kreu i PD-së.

Basha flet edhe për marrëdhënien e re me Ilir Metën e kafen me të në Rinas, për ambasadorët Lu e Vlahutin, për dy deputetët që e kritikuan hapur, Eduard Selami e Majlinda Bregu.

KLSH kallzim për kryetaren e KQZ-së

Numërimi dhe verifikimi elektronik në zgjedhjet e 2013, Kontrolli i Lartë kërkon rihapjen e çështjes: Dëmi mbi 2.5 milion euro. Kompania spanjolle u favorizua në mënyrë të qëllimshme

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria që të rihapë hetimet për projektin pilot për verifikimin elektronik të votuesve në Tiranë dhe numërimin elektronik të fletëve të votimit në Fier, i cili u synua të zbatohej në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Vlera e të gjithë projektit ishte 4 milion euro, por ai dështoi që në fillim, ndërkohë që kompania spanjolle INDRA, e cila fitoi garën për realizimin e tij, mori gati 90 përqind të shumës, pa mbajtur asnjë përgjegjësi për dështimin. Mbi këtë rast prokuroria shqiptare zhvilloi një hetim pas kallzimit të bërë në atë kohë nga Partia socialiste, duke e arkivuar më pas atë. Tani, KLSH-ja kërkon që çështja të rihapet nën dritën e “fakteve dhe provave të reja të konstatuara nga auditimi i KLSH-së, sidomos përsa i përket përcaktimeve të bëra në kontratat e lidhura nga KQZ me kompaninë sipërmarrëse”, thuhet në raportin e hartuar në përfundim të një kontrolli të detajuar mbi kontratat e lidhura për këtë projekt.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shkeljet kanë nisur që në fazën e hartimit të kontratës, ku sipas tij, “KQZ-ja ka vendosur të mos i marrë parasysh propozimet dhe sugjerimet e Avokaturës së Shtetit, duke mos ndryshuar përmbajtjen e tyre në kontratën e parë të lidhur më datë 11.03.2013 dhe në kontratën e dytë të lidhur më datë 25.03.2013. Madje në të dyja rastet KQZ i ka nënshkruar kontratat përpara mbërritjes së një përgjigje shkresore nga ana e Avokaturës së Shtetit”, shpjegon raporti i KLSH-së, sipas së cilit “përsa i përket fazës përpara nënshkrimit të kontratave kërkesa e KQZ-së për dhënie mendimi nga ana e Avokaturës së Shtetit ka qenë fiktive ndërsa përsa i përket fazës pas nënshkrimit të kontratave, KQZ-ja nuk ka kërkuar asnjë mendim Avokaturës së Shtetit”.

Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon se “përcaktimet kontraktore i kanë dhënë një sërë të drejtash të kontraktorit INDRA Sistemas S.A. në disfavor të interesave të ligjshme të shtetit”, duke përmendur “Dhënien e së drejtës për të anulluar kontratën”, “Krijimin e mundësive për të anulluar kontratën për shkaqe teknike” në rast të moskryerjes së pagesave nga KQZ-ja apo në rastin e modifikimit të dizenjos së fletës së votimit. Po ashtu sipas KLSH-së, kompania spanjolle është favorizuar duke kufizuar në kontratë rastet e përgjegjësisë së saj. “KQZ ka krijuar me dashje që në fillim kushtet optimale për një ndërprerje të qëllimshme (madje të paramenduar) të kontratës, duke i dhënë kompanisë Indra Sistemas S.A. të drejtën për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëdhënien kontraktore, duke i dhënë asaj dy variante se si ajo mund të ndërpriste në mënyrë të menjëhershme kontratën në rastin e mosplotësimit nga KQZ të dy kushteve teknike që kishin të bënin me moskryerjen në kohë të pagesave dhe ndryshimin e fletës së votimit, si dhe duke kufizuar dhe shmangur totalisht në shumicën e klauzolave përgjegjësinë e kompanisë në rastin e shkaktimit të dëmeve”, nënvizon raporti.

Testi i zhvilluar në atë kohë për të dy projektet rezultoi problematik, dhe sipas KLSH-së, përcaktimet në kontratë, nuk krijonin mundësi që kompania spanjolle të penalizohej. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, edhe pagesa e menjëhershme e 90 përqind të vlerës totale të kontratës ka qenë një tjetër favorizim i paligjshëm i kompanisë spanjolle “Në kushtet e një dijenie të plotë në lidhje me pasojat, risqet dhe procedurat e zbatimit të projektit SEN, vendimmarrja e KQZ në lidhje me përcaktimet kontraktore që kishin të bënin me zgjidhjen e kontratës, favorizimin e kompanisë dhe dhënien ndaj saj të pagesave të panevojshme, ka qenë e qëllimshme. Dështimi i paramenduar i këtij projekti çon në konkluzionin që ky projekt ka qenë një projekt fiktiv, i cili në mënyrën se si ishte kontraktuar kishte të garantuar dështimin dhe jo suksesin e tij”, thekson raporti sipas të cilit “KQZ-ja, nëpërmjet vendosjes në të dyja kontratat të përcaktimeve të disfavorshme për KQZ-në ka favorizuar kompaninë Indra Sistemas S.A. në ofrimin e një shërbimi të pavlefshëm, marrjen e pagesave të pamerituara dhe ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktore pa kurrfarë detyrimi karshi dëmeve të shkaktuara KQZ-së, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën 2,563,349.5 Euro”.

Lidhur me gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nuk ka patur ende asnjë reagim nga kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi.

Shembet fasada historike e stadiumit “Qemal Stafa”. Rama: Kujë për basorelievet që e turpëronin edhe realizmin socialist

 

TIRANE– “Dikush pyeti per fatin e basoreliefeve. Ja ku kane perfunduar basoreliefet me gjithe stadium (me gjithe statusin Monumen Kulture”. Kështu shkruan Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ndërkohë që zotimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ka qenë se pjesa hyrëse e stadiumit “Qemal Stafa”, duke u konsideruar si historike, do të mbrohej me çdo kusht.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me fasadën e stadiumit ‘Qemal Stafa’, duke pohuar se kujëvënësit profesionistë kanë vënë alarmin për basorelievet që turpëronin edhe Realizmin Socialist dhe se sipas tij kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Rama tha se fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli.

STATUSI I RAMES
“NJE VEPER BRENDA VEPRES KTHIMI NE IDENTITET I FASADES SE ARENES KOMBETARE
Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore😱 Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.
Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli🇦🇱🇮🇹
Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio👍👍👍
Prandaj, edhe njëherë ‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara‬ dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj⚽️⭐️⚽️⭐️⚽️⭐️⚽️⭐️⚽️⭐”, citohet në mesazhin e Ramës.

Ministrja Kumbaro
“Projekti ruan dhe respekton historinë kulturore dhe sportive të stadiumit “Qemal Stafa”, pasi ruan pjesën e fasadës, e cila integrohet në projektin e ri. Jemi përballë fasadës në të cilën kemi pikërisht pjesën e konsideruar si monument kulture nga vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Kemi bashkëpunuar me studion e arkitektëve të cilëve iu është bashkuar ekspertiza e Palazzo Spinelli-t. E reja është që në rezultatin e fundit që do të vijë të prezantohet para KKR-së javën që vjen, fasada do të ruhet siç është, jo vetëm do të ruhet por do të jetë pamja ballore e stadiumit dhe do të jetë edhe funksionale për të shërbyer për të njëjtin funksion hyrës siç ka shërbyer gjithë këto vite. Ne kemi ruajtur këtë projekt, e konservojmë të plotë dhe e risjellim në projektin e ri kështu siç është”, tha Kumbaro pak muaj me parë.

Stadiumi
Stadiumi “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22.500 spektatorë, Stadiumi do të jetë i kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s (kategoria maksimale) dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 24 muajsh. “Arena Kombëtare do të ruajë pjesën ballore të stadiumit ekzistues, e cila është shpallur Monument Kulture”,- njoftohej atë kohë.

Vrasja makabre e Arditit, prokuroria: Gjetëm gjurmë gjaku te eskavatori

 Te akuzuarit ne gjyq

Katër punonjësit e landfilldit të Sharrës, të arrestuar në lidhje me vdekjen në rrethana ende të pazbardhura të 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, u paraqitën dje në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Referuar vendimeve të firmosura nga gjyqtarja Rexhina Merlika, tre prej tyre do të vijojnë të hetohen në masën “arrest në burg”.

I katërti u lirua dhe do të hetohet në masën “detyrim për paraqitje”. Gjykata çoi në qelitë e paraburgimit përgjegjësin e firmës ku punonte 17-vjeçari Gjoklaj, Besnik Braha, drejtuesin e ekskavatorit, Edmond Kollari, dhe përgjegjësin e turnit, Dëfrim Hakrama.

Nga ana tjetër, Gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e paraburgimit për të arrestuarin Bujar Daja, përgjegjës i punonjësve në firmën private ku punonte 17-vjeçari i ndjerë në Sharrë.

Sipas Gjykatës, referuar provave të paraqitura në proces, nuk është gjetur lidhje mes veprimeve të të dyshuarit Daja dhe pasojës. Në të njëjtin vendim Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia.

Sipas Prokurorisë, punonjësit e shoqërisë private të angazhuar në seleksionimin e plehrave në landfilldin e Sharrës, kanë konsumuar veprën penale të “shkeljes së rregullave dhe sigurisë në punë”, me pasojë vdekjen e të riut Gjoklaj.

Mbi drejtuesin e ekskavatorit Kollari, mjeti i të cilit dyshohet të ketë aksidentuar për vdekje adoleshentin, rëndon edhe akuza e “drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt”. Ardit Gjoklaj u gjet i vdekur në landfilldin e Sharrës në orën 14:30 të së dielës nga dëmtime shumë të rënda, që mendohet të jenë shkaktuar nga ekskavatori.

SEANCAT

Në katër seanca të veçanta, të zhvilluara me dyer të mbyllura për publikun, Gjykata e Tiranës u njoh me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” për të dyshuarit.

Përfaqësuesi i Prokurorisë në sallën e gjyqit mësohet t’i ketë thënë Gjykatës se nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se të pandehurit kanë konsumuar veprën penale të “shkeljes së rregullave dhe sigurisë në punë”.

Prokurori ka bërë me dije se në kovën e ekskavatorit që punonte për llogari të firmës së të dyshuarve në Sharrë janë konstatuar disa njolla gjaku.

“Nga ana jonë janë administruar kampione të këtyre njollave, të cilat janë dërguar për ekspertizë, për të provuar nëse i përkasin apo jo 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj”, u bë e ditur të ketë pohuar prokurori. Njëkohësisht, prokurori ka bërë me dije se gjatë deklarimeve paraprake, të dyshuarit kanë dhënë dëshmi kontradiktore, që nuk përputheshin me njëra-tjetrën.

Disa prej tyre pretenduan se nuk kishin njohje me të ndjerin Gjoklaj, apo se trupi i pajetë mund të kishte ardhur nga kamionët që shkarkojnë plehra në Sharrë. Pretendimet e prokurorit janë kundërshtuar nga të arrestuarit. Përmes avokatëve të tyre mbrojtës, ata kanë kërkuar konstatim të paligjshëm të arrestimit të tyre dhe lirim nga qelitë e paraburgimit.

Sipas burimeve, ata nuk kanë dhënë ndonjë version për momentin se si mund të jetë vrarë i riu Gjoklaj. Por gjatë seancave, nga një prej tyre është pretenduar se herën e fundit që ka parë në Sharrë, 17-vjeçari ka qenë rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur është bërë një apel i punëtorëve nga përgjegjësi. Ai ka pretenduar se pas këtij momenti nuk ka mësuar më se ku ka shkuar i riu, që u gjet gati 10 orë më vonë i masakruar.

ARMAND BAJRAMI

Dëshmia: “Arditi punonte me mua natën që e vranë në plehra”

Ardit Gjoklaj

Prokuroria e Tiranës siguron dëshmi që hedhin poshtë thëniet e katër të arrestuarve për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës më 7 gusht.

“Panorama” shkruan se një vajzë me iniciale Z.B, rreth 18-vjeç, ka dëshmuar për Prokurorinë se natën e krimit ka punuar brenda landfillit bashkë me Arditin deri në orën 03:30 të natës.

Kjo duket se është dëshmitarja e parë që hedh poshtë thëniet e shtetasve Besnik Braha, përgjegjës firme; Edmond Kollari, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, përgjegjës turni dhe Bujar Daja përgjegjës i punëtorëve.

Pas arerstimit ata u morën në pyetje nga prokuroria dhe thanë se nuk e njihnin Arditin. Të arrestuarit thanë para hetuesve që 17-vjecari që u gjet në plehra i masakruar nuk kishte qenë punonjës aty.

Të dyshuarit shtuan se trupi i pajetë mund të jetë sjellë nga diku tjetër prej kamionëve që mbledhin mbeturina nga zona të ndryshme dhe i hedhin në Sharrë.

Por dëshmia e vajzës  me iniciale Z.B, hedh poshtë pretendimet e tyre duke konfirmuar se Arditi punonte prej më shumë se një muaji brenda landfillit në kategorizimin e mbeturinave.

Trazhgim Sokolaj

Braçe: Kam dosje për lidhjet e një trafikanti droge me 3 deputetë

Deputeti Erjon Braçe përmes një postimi në facebook thotë se disponon dosje operative të shërbimeve policore dhe shërbimit sekret për lidhjet e një trafikanti droge me politikanë shqiptarë, tre prej të cilëve janë në Kuvend sot.

“Une nuk kam shpifje ne fakt, une kam dosje, dosje te operativeve te sherbimeve policore dhe sherbimit sekret per lidhjet e nje trafikanti droge me politikane shqiptare, tre prej te cileve ne Kuvend sot. Mbase eshte rast i mire per ta bere publike, ne gjykate akoma me mire”, shprehet deputeti socialist.

Ky reagim vjen pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka përmes një prononcimi për median dje deklaroi:

“Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë”.

Braçe e quan shpifje dhe e mbyll postimin duke deklaruar se mbase është rast i mirë për ta bërë publike, “në gjykate akoma më mirë.”

Shteti që fyen poetin martir Havzi Nela – Nga BESIM NDREGJONI

 

Më 10 gusht 1988 poeti disident, martir i lirisë, u nda tragjikisht dhe fizikisht nga Kollovozi i Kukësit, nga Shqipëria, atdheu i tij i dashur që i kushtoi jetën e tij në mbrojtje të lirisë dhe dashurisë njerëzore. Çdo vit përkujtimor, përveç ritualit të kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh e që ua morën jetën pa të drejtë, e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.

Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria, jashtë politikës, është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij, janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën, çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet, duke i vënë emrin e tij një shkolle gjimnazi. Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, të propozuar nga Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me nderimin e poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë. Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”. Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet, për poetin që vargjet i shkruante qelive, duke sfiduar xhelatët e diktaturës, për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka fyer kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës.
***
Drejtësia e shtetit tonë nuk ka marrë mundimin për këta 25 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 10 gusht 1988, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor. Të gjithë ata persona që ishin pjesë e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata një e nga një? Ekzekutorët e tij patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale. Së paku tre prej atyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen. Ish-presidenti diktator komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe politikanët tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi shqiptar që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë kriminale “që druhej të mos derdhë gjak”(!).

Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative në shtetin demokratik shqiptar. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e I.D.P, e dekoruar me po këtë titull në vitin 2009 nga presidenti tjetër i radhës. Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin. Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë të gjithë ata që çuan në vrasjen e poetëve. E pakta moralisht duhej të bënte pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e politike. Standardi i këtij shteti demokratik është i dyfishtë, kriminal, hipokrit, fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu edhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Shteti demokratik me këto nderime jep shembullin më të keq: të nderosh viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapësh mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament. Fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët në Shqipërinë tonë. Nderimi nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm. Ismail Kadareja bën një sugjerim në 20-vjetorin e varjes së poetit… Poeti është në botën e amshuar, por shoqëria shqiptare, a është e qetë? Në rrugëtimin tonë drejt përparimit dhe Europës, është shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht, politika shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë e mban peng të vërtetën e krimit komunist.

Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet. “Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoin e Havzi Nelës, e në Bërzhezhdën e Vilsonit dhe Gencit, nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist enverist shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me Havziun, Trifonin, Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Dhe ngelemi jashtë Europës, se ajo nuk na pranon me vrasësit e poetëve, por me martirizimin e poetëve. Duke qenë heroi i vetvetes, ai natyrisht që jepte nga vetvetja edhe për të tjerët: “Vdekja për liri nuk më tremb aspak. Si e duron robninë zemra e një trimi”. Kështu shkruante një vit para vdekjes, poeti ynë Havzi Nela.

Raport tronditës: Bankat përfituan paligjshmërisht qindra miliona lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hetuar praktikën sesi Banka e Shqipërisë dhe bankat private kanë nxjerrë nga tregu kartëmonedhat e dëmtuara nga janari i vitit 2010 deri në korrik të 2014-s. Pikënisja e hetimit ka qenë vjedhja e bujshme në Bankën e Shqipërisë në korrik të vitit 2014. Por gjetjet e tij janë tronditëse.

Përfundimet e kontrollit janë listuar në një raport sekret, i cili është lexuar nga Top Channel falë burimeve konfidenciale. Sipas raportit, e gjithë skema e këmbimit të kartëmonedhave të dëmtuara ka funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme, duke u marrë qytetarëve dhe buxhetit pa të drejtë qindra milionë lekë.

Por si ka funksionuar skema? Deri në shtator të vitit 2013, baza ligjore për këmbimin e kartëmonedhave të dëmtuara ka qenë vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, numër 29, datë 30.3.1998. Sipas këtij vendimi, bankat private do t’i grumbullonin kartëmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me 80 për qind të vlerës dhe do t’i dorëzonin ato në Bankën e Shqipërisë me po të njëjtën vlerë.

Por KLSH ka gjetur se ky rregull është shkelur. Edhe pse bankat private i kanë blerë kartëmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me 80 për qind të vlerës, ashtu sikur diktonte ligji, kur i kanë dorëzuar në Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit ua ka blerë ato me 100 për qind të vlerës. Diferenca prej 20 për qind, që sipas KLSH-së është përfituar në mënyrë të paligjshme nga një grusht bankash private, duhej të ishte fitim i Bankës së Shqipërisë për t’u transferuar në buxhetin e shtetit.

KLSH ka zbuluar se, për periudhën Janar 2010-Korrik 2014, përmes kësaj skemë janë këmbyer dhe nxjerrë nga tregu rreth 2.71 miliardë lekë kartëmonedha të dëmtuara. Sipas tij, kjo do të thotë se përfitimi i padrejtë për bankat ka qenë 542 milionë lekë, ose rreth 4 milionë euro.

Raporti, i cili konsiderohet si një nga auditet më tronditëse në vitet e fundit, i është dorëzuar Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Top Channel ka mësuar se banka i ka kundërshtuar përfundimet e KLSH-së dhe dy institucionet janë përplasur fort për raportin.

Por përtej përplasjeve KLSH-BSH, dokumenti pritet të shkaktojë furtunë edhe mes institucioneve më të larta të shtetit, mbi mënyrën sesi operon dhe është qeverisur sistemi financiar, pasi edhe pse është sekret shtetëror, ligji e detyron KLSH-në të informojë Kuvendin, përkatësisht Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

/ Top Channel /

Grupe refugjatësh të mitur drejt kufirit shqiptar

Policia shqiptare bllokoi të mërkurën 26 refugjatë afganë të hyrë nga kufiri grek, në afërsi të pikës së Kakavijës, në rrethin e Gjirokastrës.

Mes refugjatëve 18 prej ishin fëmijë të mitur. Duket se destinacioni i tyre ishte Mali i Zi. Policia shqiptare nuk ka dhënë hollësi, por refugjatët pritet t`u dorëzohen autoriteteve greke.

Policitë e të dy vendeve po hetojnë mbi një organizim të mundshëm trafiku të grupeve të mëdha të refugjatëve, të cilët dyshohen se fshihen në zonat pyjore buzë kufirit me Shqipërinë dhe që kanë destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet perëndimore.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë greke të Politikave të Emigracionit, aktualisht në Greqi janë 57 mijë refugjatë. Nga këta, rreth 10.000 janë të strehuar në zonat e mikpritjes ne ishujt e Egjeut Lindor. Po sipas burimeve zyrtare greke 41% e refugjatëve janë meshkuj, 21% femra dhe 38% fëmijë, një pjesë të mitur, të pashoqëruar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Solidaritet Social (NCSS), në Greqi aktualisht jane rreth 1495 të mitur te regjistruar të cilët janë duke pritur për zbrazjen e strukturave pritëse për t`u akomoduar.

Pjesa më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve, sipas shtypit grek, janë vendosur në Greqinë Veriore dhe në zona afër kufrit me Shqipërinë.

Vlerësohet se 21836 refugjatë gjenden në strukturat pritëse në këtë rajon ndërkohë që Kapaciteti pritës është për rreth 29.000 persona.

Shqipëria ka njohur javët e fundit grupe të shtuara të refugjatëve sirianë dhe afganë nga Greqia.

Autoritetet shqiptare po ndihmohen nga UNCHR për trajtimin e përkohshëm të refugjatëve. Kjo organizatë sapo ka hapur një zyrë të saj në Gjirokastër dhe po koordinon operacionet e ndihmës në rajon.

PD: Eskobari i Ballkanit Klement Balili me skaf në Sarandë, e shoqëron drejtuesi i policisë

TIRANE- Partia Demokratike publikon disa foto, të një personi në skaf, duke pretenduar se ai është Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

PD-ja i referohet “dëshmive nga vendngjarja”, që “konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin “Sejko” në Sarandë është shfaqur Klement Balili”.

PD shton se në foto është Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.

“Ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë”

Duke iu referuar sërish dëshmve, selia blu shton se Balili ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.

“Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet t’ju shpjegojë shqiptarëve: Cfarë po bënte, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj?Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët. Por cdo ditë që kalon thellohet edhe më shumë gjirizi i krimit dhe drogës ku është futur kryeministri në detyrë, gati të sfidojë edhe DEA-n amerikane, duke mbrojtur një të kërkuar prej saj si Klement Balili. Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës”,- thuhet më tej në deklaratë.

KUSH ËSHTË KLEMENT BALILI
Hetimi i policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane e cilëson Klement Balilin që ishte edhe Drejtori i Transporteve të Sarandës, një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Emri i tij doli në skenë gjatë hetimeve për goditjen e rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe 2 shqiptarë dhe u sekuestruan 678 kg kanabis. Pas kësaj, u shkarkua nga detyra drejtori i Transportit Rrugor, Klement Balili, i cilësuar nga media greke si “Eskobari i Ballkanit”. Pesë ditë pas publikimit të emrit në media policia shkoi në shtëpinë e Balilit, por ky i fundit ishte larguar në drejtim të paditur

Në vitin 2006 ai sëbashku me 3 efektivë policie të Sarandës, u arrestuan pasi po tentonin të kalonin për në shtetin fqinj rreth 750 kilogramë drogë drejt Greqisë. Dosja u dërgua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nën akuzat e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal, por për Klemend Balilin, hetimet u pushuan.

Grabitja e bankës – Pranga drejtorit e shefit të sigurisë, bashkëpunuan me grabitësit

Disa orë pas grabitjes në bankën në ish-Bllok, policia arreston 2 persona, punonjës të saj.

Punonjësit e arrestuar dyshohen për bashkëpunim me autorët dhe për shpërdorim detyre.

Në pranga ranë Luigj Gjonaj, drejtori i filialit të bankës në ish-bllok, Florjan Skarra shefi i sigurisë së filialit.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë neglizhuar detyrën në momentin e rënies së alarmit, pas futjes së grabitësve në dhomën e kasafortës. Burimet e policisë thanë se dy të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me grabitësit.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistet e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj pronës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Luigj Gjonaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, me me detyrë drejtor i filialit të bankes.

• Florjan Skarra,36 vjeç, banues në Tiranë me detyrë shef i sigurisë së filialit të bankes, (nenet 248 dhe 25 të K.P).

Arrestimi i shtetasve Luigj Gjonaj dhe Florjan Skarra, u bë për arsye se me veprimet dhe mos veprimet e tyre pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasaforten e kësaj banke.

Nenet 136/2, 248 dhe 25 të K.P. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit (neni 136/2 i K.P), të vjedhjes së ndodhur në orën 08:15, në kryqëzimin e rrugës ‘‘Vaso Pasha“, me rrugën ‘‘Ismail Qemali“, ku persona të paidentifikuar duke hapur dy vrima në murin rrethues të bankës dhe të murit të dhomës kasafortë kanë hyrë në kasafortën e bankës dhe kanë vjedhur një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

GRABITJA

Krimi besohet se ka ndodhur gjatë fundjavës që shkoi në një filial banke në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja është zbuluar dje në mëngjes, pasi banka e nivelit të dytë konstatoi boshatisjen e kasafortës ku janë marrë një shumë totale prej rreth 200 mijë dollarësh. Skenari spektakolar është realizuar me anë të hapjes së vrimave me dimensione 50×30 në dy faqe muri, që lidhnin bankën me një bodrum që rrinte prej vitesh i boshatisur.

Duke shfrytëzuar njohjen në detaje të planimetrisë së ndërtesës dhe, me sa duket, duke pasur të dhëna nga brenda bankës për pozicionin e kasafortës, autorët kanë vepruar me saktësi.

Ata kanë shfrytëzuar një bodrum, ishlokal nate dhe më vonë ishkazino, ku kanë hyrë dhe kanë punuar të pashqetësuar nga njeri, të paktën 2-3 ditë.

Ata kanë çarë dy faqe muri, duke arritur që përmes tyre të dalin në anën tjetër pikërisht në dhomën ku ndodhej kasaforta e bankës. Burime nga hetimi thanë se kasaforta është hapur me turjelë metalike dhe prej saj janë marrë 10 milionë lekë të rinj, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.

Duket e habitshme, por të premten, më 5 gusht, në orët e mbrëmjes, stafi i bankës ka pasur një sinjalizim për tentativë të mundshme grabitjeje.

Kompania e sigurisë private të bankës ka dërguar grupet e saj të gatshme, që kanë bërë kontrollin e jashtëm të krejt godinës dhe të ambienteve ku ndodhet filiali dhe në fund nuk kanë konstatuar asgjë të dyshimtë.

SUPERGRABITJA

Ka dyshime se autorët e krimit kanë nisur të gërmojnë murin që prej të premtes javën e kaluar, në datë 5 gusht 2016. Në pjesën e përparme të bodrumit në fjalë, nga drejtimi i vilave të ish-diktatorit ndodhen shkallët që zbresin rreth 3 metra nën nivelin e trotuarit për te një derë hekuri, që përbën hyrjen kryesore.

Bodrumi vazhdon nga ky krah i ndërtesës, deri në krahun tjetër të pallatit ku ndodhet një parking privat. Rrëzë murit, në katin e parë nga krahu i parkingut, ndodhet një dritare me dimensione rreth 100x30cm.

Rrjeta prej hekuri e kësaj dritareje ishte “shqyer” nga autorët që, me sa duket, kanë hyrë fillimisht nga kjo anë e bodrumit dhe më pas kanë hapur nga brenda portën e hyrjes kryesore në anën tjetër.

HETIMI

Policia flet për të paktën tre persona që kanë vepruar përgjatë tri ditëve të fundjavës për realizimin e grabitjes.

Megjithatë, nuk është e konfirmuar kjo shifër, pasi deri mbrëmë vonë nuk ishte arritur të gjendej asnjë material filmik nga kamerat e sigurisë ku të dalloheshin autorët.

Ndërkohë, në vendngjarje janë fiksuar prova të ndryshme si dalta, çekiçë, gurë fresibël, bombol gazi e oksigjeni, që janë përdorur për realizimin e çarjeve në të dyja muret.

Arrestohet nipi dhe vëllai i ish-oficerit të SHISH Isa Çopa

Forcat e Sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit mbrëmë kanë vënë në pranga vëllain dhe nipin e ish-shefit të Kundërzbulimit të SHISH-it, Isa Çopës, i cili u gjet i djegur brenda makinës së tij “Opel Korsa” më 24 tetor të vitit 2011.

Mësohet se Halit Çopa dhe djali 20-vjeçar i këtij të fundit u arrestuan në banesën e tyre. 50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, ndërsa i biri për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, pasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr drogë.

Rreth orës 22:00, policia ka shkuar për kontroll në banesën e familjes Çopa, në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar si dhe për të ndaluar djalin e kësaj familjeje. Menjëherë ka reaguar kryefamiljari, Halit Çopa, i cili u ka thënë policëve nëse kishin mandat kontrolli dhe përse po e shqetësonin në orët e natës. Pas kundërshtimit, blutë i kanë vënë prangat 50-vjeçarit dhe e kanë çuar në komisariat bashkë me të birin.

Ndërkaq, pjesëtarë të familjes Çopa deklaruan se policia ka dhunuar e rrahur djalin në sy të tyre. Nga ana tjetër, blutë janë treguar të rezervuar në dhënien e informacionit në lidhje me arrestimin e vëllait dhe nipit të Isa Çopës, vrasja e të cilit ka mbetur në kufijtë e misterit. Ndonëse kanë kaluar 5 vjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Currilave në Durrës, ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve të krimit. Aktualisht dosja “Çopa” është në arkivën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. /GSH/

Ekspertët gjermanë: Zv/drejtori i SHISH-it, Çopa është vrarë – Shekulli Online

Flamur Vezaj

-Isa Çopa, babai i një djali, ish-efektivi i policisë, prej 11 vitesh agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror pranë zyrës së kundër¬spiunazhi dhe në fund zv/drej¬tor i SHISH në Durrës, është vrarë. Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe labora¬torëve shkencore të shtetit gjer¬man, të cilët kanë sjellë raportin për shkakun e vdekjes së ish-drejtorit Çopa më 24 tetor 2011 në Durrës. Sipas ekspertëve, Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në gërhamat e fundit të jetës është vendosur në makinë të cilës i kanë vënë flakën.

Raporti 

Vdekja e mistershme e zv/drejtorit të SHISH-it në Durrës, njëherazi shefi i kundërzbulimit për të huajt në këtë qytet, tashmë ka marrë një përgjigje nga ekspertët e gjermanë përpos atyre shqiptarë. Sipas ra¬portit disa faqesh të përpiluar në gjuhën gjermane dhe që është përk¬thyer pranë Ministrisë së Drejtësisë e që tashmë ndodhet në duart e prokurorëve Sokol Nishani dhe En¬kelejda Xhengo, zv/drejtori i SHISH-it është vrarë dhe jo vetëvrarë. “Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunu¬ar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, çka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas men¬dohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit “Opel Cor¬sa”. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëm-time të mëdha në kafkë, ka vazhdu¬ar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej.

Hetimi

Sipas burimeve pranë institucionit të akuzës, për gjurmimin e çështjes përveç efektivëve të policisë së Durrësit janë angazhuar edhe kolegë të viktimës Çopa, të cilët nën drejtimin e dy prokurorëve të çështjes, janë përqendruar në dy pista hetimore: Atë për shkak të punës si zv/drejtor i SHISH-it dhe shefi i kundërzbulimit dhe dyshimeve për ndonjë lidhje jashtë martese. “Kemi kryer një sërë veprimesh hetimore dhe kemi arritur në fazën e vendimmarrjes. Shumë shpejt do të bëhet një analizë e përgjithshme e kësaj dosjeje dhe më pas do të vendoset për drejtimin që do të marrë çështja”, – thuhet nga burimet e akuzës në Durrës. Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht.

Isa Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe kur ka qenë ende gjallë është vendosur në makinë, së cilës i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur

Çopa është goditur jashtë makinës

Sipas ekspertëve të policisë dhe prokurorisë, Isa Çopa është goditur në kokë me sende të forta jashtë makinës dhe më pas është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij, të cilës i është vënë zjarri. “Nga këqyrja e makinës pas djegies, ekzaminimin patologjik të trupit të viktimës dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, është konstatuar se pas kokës i ndjeri Çopa ka dëmtime të kafkës me një gjerësi të theksuar. Plagë kjo që shkaktohet vetëm pas goditjes me sende të forta, që mund të jetë shkop bejsbolli apo një dru apo hekur paksa i gjerë. Ndërkaq, dyshimi që i ndjeri mund të jetë goditur në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjet i djegur, është krijuar pasi nuk mund të dëmtohet kafka në atë mënyrë nga e goditura pas koke me një distancë të afërt, siç mund të ketë qenë personi në sediljen e pasme”-thanë burimet e policisë. Sipas tyre, nuk ka mundësi që personi që mund të ketë qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës së Çopës, të hapte krahun për të qëlluar aq fort në kokë të ndjerin nga një distancë kaq e afërt, pasi edhe hapësira në sediljen e pasme është e vogël për shkak të llojit të makinës “Opel Corsa” me tek derë.

Mesazhi i Çopës nuk u shkrua nga viktima

Hetuesit e policisë, gjithashtu, gjatë këqyrjes dhe krahasimit të mesazheve telefonike të shkruara nga i ndjeri Isa Çopa para vdekjes me mesazhin që i është dërguar djalit të tij, kanë konstatuar mos përputhje në mënyrën e zbatimit të gramatikës së drejtshkrimit. Sipas tyre, mesazhet që Çopa ka shkëmbyer me personat e familjes dhe shokët para vdekjes, janë të ndryshëm me atë të dërguar drejt djalit. Mesazhi i nisur në telefonin e djalit nuk ka asnjë gabim drejtshkrimor, çka në mesazhet e tjera që Çopa ka nisur para kësaj ngjarje konstatohen gabime dhe shkurtime të fjalive. Kjo ka bërë që prokuroria të ngrejë dyshime se mesazhi nuk është shkruar nga vetë ai po nga “vrasësi” që donte ta bënte të besueshme vetëvrasjen e zv/drejtorit të SHISH-it.

Familja: Të gjendet autori

Kohë më parë, gjatë prononcimeve në media të familjarëve të ish-drejtorit të SHISH-it, Isa Çopa, ata kanë kërkuar gjetjen dhe dënimin e autorëve të kësaj vrasje makabre. Ashtu si i vëllai edhe bashkëshortja, kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë të vrasësve.

Roja pikasi makinën që po digjej 

Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011-të, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit me ndihmën e një telefonate nga një roje objekti, zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka teksa ndodhej brenda Isa Çopa.

Zhduket djali i shefit të SHISH-it

Që nga data 30 nëntor 2012, familja e Skënder Çelës, njëherazi zv/drejtor i antiterrorit pranë drejtorisë së SHISH-it në Tiranë, ka humbur kontaktin me djalin e tij 10-vjeçar. Ende edhe sot nuk dihet vendndodhja e djalit Julian Çela. Është i çuditshëm fakti i zhdukjes së djalit të shefit të antiterrorit në SHISH, pasi vetë familjarët shprehen se djali ka qenë i shkathët dhe nuk ka pasur probleme në familje.

Ish-shefi i Çopës, qëllohet me dy plumba

Eduard Daka, ish-drejtor i SHISH-it në Durrës dhe shefi i të ndjerit Isa Çopa, 12 muaj pas vrasjes së këtij të fundit, është qëlluar me dy plumba në kurriz, duke plagosur dhe sjellë pasoja për jetën. Ka qenë mbrëmja e 20 shtatorit 2012 kur në hyrje të pallatit të tij, është qëlluar me dy plumba pas kurrizit.

Kushti nga SHBA: Byroja e Hetimit e kontrolluar nga FBI, ndryshe s’ka para

Voal – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, kërkojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të kundër do të anulojnë ndihmën financiare për themelimin dhe funksionin e strukturës së frikshme hetimore, e cila do të godasë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri.

Paralajmërimi është artikuluar nga John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në datën 13 korrik, raporton Shqiptarja.com, që ka zbardhur debatin.

Drafti për institucionet antikorrupsion parashikon ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për funksionimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë së Hetimit.

Ky komision rrit besueshmërinë mbi Byronë e Hetimit, ndërsa shton edhe pritshmëritë, për hetimin e pushtetarëve të korruptuar, nën shembullin e Kroacisë.

Por, anëtarë të komisionit kanë hedhur idenë e miratimit të një marrëveshje të re, me qëllim që ky parashikim të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkaq, John Smibert, ka pohuar se senati i SHBA nuk mund të miratojë një marrëveshje të re për këtë çështje, ndërsa ka paralajmëruar se FBI nuk jep paratë pa qenë e pranishme këtu.

“Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s‟është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë.

Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Smibert.

Debatet në komision për Byronë e Hetimit

-Vasilika Hysi: Dua vetëm të saktësoj se ky komision përbëhet komplet nga ekspertë të huaj, 100%, nëse e kam kuptuar saktë.

-Jon Smibert: Kjo është pjesë e pritshmërisë, që SHBA-ja dhe BE-ja ka pasur për formimin e BKH-së, sidomos për sa i përket financimit të SHBA-së, ky komision do të ndihmojë. E di se një prej personave do të jetë nga FBI-ja, atashe ligjor dhe përfaqësues i ICITAP-it. Kështu që Komisioni i Rishikimit apo Komisioni i Monitorimit, sido që ta quani këtë… Propozimi pra, ka qenë që të japë ndihmën e vet në drejtimin dhe të japë një
mbikëqyrje ndërkombëtare mbi BKH-në. Pra, kjo ishte në ligjin fillestar dhe është mbajtur gjatë parasysh gjatë gjithë kohës në këtë proces.

-Fatmir Xhafaj: Ka një kufi, sepse këtu ka nja shtatë misione asistence nga BE-ja, nja shtatë misione asistence nga SHBA-ja. Të gjithë këto do të jenë këtu, te Komisioni i Pavarur i Rishikimit? Vendosni se kë do të jetë i përbërë dhe me çfarë marrëveshje. Sepse do një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në kuadrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Si do të bëhet pa një marrëveshje, sepse është edhe çështje kushtetuese?

-Jon Smibert: E di për të dyja marrëveshjet që ne keni pasur; keni një marrëveshje dypalëshe me SHBA-në, që lejon OPDAT-in dhe ICITAP-in, ndihmën në mbrojtje, që ju merrni, por kjo do të jetë baza për këtë proces. Gjithashtu, ju keni edhe një Marrëveshje Stabilizim Asociimi me Bashkimin Europian, e cila është një marrëveshje para aderimit.

-Fatmir Xhafaj: Mund të mos ketë detaje lidhur me këtë gjë. A do të duhej që kjo të ketë një marrëveshje të drejtpërdrejt, për ta rregulluar gjithë këtë proces, që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Një kjo. E dyta, nuk keni lënë nen pa thënë këtu e pa përmendur detaje nga më të hollësishmet. Vetëm kjo është një gjë e përgjithshme e pa asnjë detaj. Nëse do të rregullohet te marrëveshjet  dypalëshe, jam dakord: sa veta janë? Si funksionojnë? Çfarë mandati kanë? Të gjitha këto përbëjnë elementë të rëndësishëm.

-Jon Smibert: Unë nuk mendoj se sa shtrihet. Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s’është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë. Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, që janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë. Mbase këto do të jenë brenda marrëveshjes kuadër, që ka me Bashkimin Europian, me PAMECA-n apo me të tjera. Këto do të përzgjidhen nga misionet, e kjo do të thotë se delegacioni i BE-së do t‟i caktojë ata persona?

-Fatmir Xhafaj: Prandaj po them se, për shembull, BE-ja ka këtu nja katër misione asistence policore. Duhet ndalur se për çfarë bëhet fjalë, për një moment: çfarë statusi kanë këta? Çfarë mandati? Cilat janë detyrat që kryejnë këta? Kështu, kam përshtypjen se kjo është një gjë që duhet të qartësohet. Neni 46 duhet të riformulohet e të mbetet e hapur për t’u riparë. Edhe unë, nga ana ime, do të ulem ta shoh më me vëmendje, që ta shqyrtojmë përpara miratimit në tërës. Vazhdojmë me nenin 47: “Mbrojtje sipas shërbimit civil për punonjësit e gjykatave, kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhe strukturave të posaçme kundër korrupsionit”.

-Vasilika Hysi: Çështja e fundit që kam lidhet me testin e poligrafit. E kam bërë si pyetje në diskutimin kur ekspertët paraqitën ligjin. Ne kemi vënë si kriter këtu: “Duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme: “…të kalojë me sukses testin e poligrafit për integritetin dhe motivimin”. Në fakt, kur unë bëra këtë pyetje zoti Smibert më tha: “Ky nuk është një kusht, por mund të jetë diçka shtesë”. Ndërkohë, duke ia vënë si kusht drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që të ketë kaluar me sukses testin e poligrafit, kjo mund të na krijojë probleme dhe unë nuk do të doja që ky nen të shkojë në Strasburg. Praktika e Gjykatës së Strasburgut lidhur me procesin e rregullt ligjor, dyshimin e arsyeshëm, bazuar në prova dhe fakte, të cilat i njeh përvoja dhe praktika evropiane, mund të na vërë në vështirësi me këtë lloj parashikimi. Nuk e di nëse e kam kuptuar siç duhet z. Smibert kur më dha përgjigjen: “Jo, nuk është kusht, por thjesht e ka kërkuar policia dhe mund ta përdorim”, sepse, po e renditëm si një kusht, personi mund të thotë: “Unë i plotësoj të gjitha kriteret. Në qoftë se unë jam tip emocional, shoh një pajisje që nuk është përdorur më parë e të tjerë…”, nuk e di, kam frikë në lidhje me praktikën e Gjykatës së Strasburgut për provat dhe krijimin e bindjes nëse një person me të vërtetë gënjen, mashtron, nuk është i sinqertë apo këto lidhen me emocionet që mund të ketë një person në atë moment. Për këtë do të kërkoja edhe ndihmën e ekspertëve të EURALIUS-it, pasi ata e njohin më mirë përvojën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

-Jon Smibert: Së pari, edhe unë kam një diplomë në të drejtën evropiane dhe përdorimi i testit të poligrafit, si një provë, mund të nxjerrë probleme në Gjykatën e Strasburgut, por kontrolli i një poligrafi (mënyra sesi) dhe unë e kuptoj, është përdorur në Poloni, në Rumani, është përdorur me ndihmën e Amerikës edhe në Kroaci, madje ky screening është përdorur edhe në Belgjikë. Kështu që, si një mjet kontrolli apo mjet ekzaminimi, është një mjet i cili nuk vjen në kundërshtim me të drejtat e njeriut, me të drejtën evropiane, sepse është përdorur edhe në vende të tjera të Evropës. Edhe ne në Amerikë nuk e përdorim këtë si provë, madje mendoj se kjo nuk përdoret si provë askund, por thjesht si një mjet kontrolli apo mjet ekzaminimi. Prandaj testi i poligrafit nuk përdoret për të thënë nëse ti kalon apo ti dështon. Testi është thjesht një mjet marrjeje në pyetje. Kur unë të bëj një pyetje, shpesh mund të them: “Jo vetëm që ti e the këtë gjë, por ka edhe një problem”. Pastaj, nëse ti fillon të shpjegosh edhe më shumë përgjigjen, atëherë ti mund të marrësh edhe më shumë të dhëna për këtë person. Kjo është arsyeja pse FBI-ja e përdor. Kjo është hartuar pikërisht në bazat e arsyeve pse përdoret nga FBI-ja. Nëse ju zgjidhni të mos e përdorni këtë, sigurisht është diçka që duhet ta diskutoni vetë.

-Fatmir Xhafaj- …zonjën Hysi, me këtë fjalën “me sukses”? Po ta hiqni…, domethënë “të ketë kryer testin e poligrafit për integritetin dhe motivimin dhe atë me sukses”, se ju thatë që nuk është kusht, okej, apo jo?

-Jon Smibert: Mendoj që mënyra sesi është shprehur është marrë kryesisht nga rregullorja e FBI-së.

-Fatmir Xhafaj: …kjo dhe jemi okej. Derisa kroatët e kanë kaluar me sukses, ne nuk kemi pse të mos e kalojmë me sukses!

Koraljka Bumçi: Ne e kemi këtë kusht, gjithashtu, për punonjësit e USKOK-ve dhe PNUSKOK -ve, ku ne duhet të japim pëlqimin tonë me shkrim para se ta bëjmë këtë test. Nuk është diçka që bëhet automatikisht, pra ne duhet të japim, së pari, pëlqimin me shkrim për ta bërë ose jo këtë test dhe nuk mund ta përdorim si provë në gjykatë.

-Fatmir Xhafaj: Nuk është për provë. Kjo është thjesht për të… Më falni, të bëj një pyetje. Pse çfarë të keqeje ka ta bëjë?

-Vasilika Hysi: Për mua le të jetë, nuk ka problem personalisht.

-Fatmir Xhafaj: …hallin e kujt ke pastaj?

-Vasilika Hysi: Kam hallin të mos na shkojë në Strasburg. Po e them hapur edhe një herë…

-Fatmir Xhafaj: Pse do të shkojë në Strasburg?

-Fatmir Xhafaj: Le të shkojë njëri dhe…

-Vasilika Hysi: E zëmë se nuk firmosi. Atëherë, po t’i referohemi formulimit të pikës 4 në variantin shqip, ne themi që drejtori nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit nëse nuk e kalon testin, madje edhe me sukses. E dyta, në Kroaci, nëse e kalon testin, nuk pranon të firmosë, pra nuk përmbushet një kusht, nuk bëhet drejtor.

-Koraljka Bumçi: Jo, ne nuk kemi BKH, ne kemi PNUSKOK-un, që është pjesë e Policisë së Shtetit, por është komplet e veçantë dhe e atashuar ndaj USKOK-ut. Ky nuk përdoret si një kusht paraprak, përdoret nëse është e nevojshme, nëse ka ndonjë pasiguri dhe atëherë kandidatit mund t’i kërkohet të kalojë edhe testin poligrafik. Pra, nuk është një kusht, por është opsionale e thënë ndryshe, që mund të përdoret për gjyqtarët dhe për prokurorët, të cilët punojnë atje.

Fatmir Xhafaj: Domethënë, kushtet bazë dhe kushtet që avantazhojnë, si me thënë, në kriteret shtesë… Dakord, riformuloheni dhe po të ketë nevojë… Biem dakord me riformulimin? Në rregull.

Reforma në Drejtësi: Prokuroria Speciale, jashtë çdo kompetence të Llallës

Voal – Nga fillimi i vjeshtës, përpara se Brukseli të japë vendimin për statusin kandidat të Shqipërisë, nga grupi i ri i SPAK pritet të kërcasin prangat e para për “peshqit e mëdhenj”.

SPAK do të ketë të njëjtin rol dhe kompetenca me homologen kroate USOK, e cila ka kryer para 6 viteve arrestimet e mëdha në vendin ballkanik, ku në krye spikat ish-kryeministri Ivo Sanader.

Të gjithë ata që do punojnë në SPAK do i nënshtrohen një trajnimi special mbi teknikat, taktikat dhe gjithçka tjetër që duhet për të zbuluar korrupsionin, por sidomos paratë e pista, pasi dyshimet janë se shumë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë, i kanë dërguar ato jashtë vendit.

Në procesverbalin e datës 13 gusht të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi,  janë dhënë shumë detaje se si do funksionojë SPAK, teksa është thënë nga përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare se do ketë një zyrë të posaçme, ku do ketë vetëm ekspertë të huaj.

Duke qenë se SPAK do funksionojë sipas modelit kroat, prokurorët dhe specialistët do të vijnë nga Zagrebi për të asistuar prokurorët e SPAK, në disa elementë, por dy janë më kryesorët: përgjimet dhe gjurmimi i parave të korrupsionit dhe krimit.

Kjo strukturë e posaçme që do jetë me ekspertë të huaj, do ketë përfaqësues nga vende të ndryshme, si nga SHBA, Kroacia, por dhe nga Rumania.

SHBA do ketë aty një agjent të FBI-së, i cili do merret vetëm me Byronë e Hetimit, ndërsa kroatët do të asistojnë prokurorët e SPAK.

Disa javë më parë në vendin tonë disa prej tyre kanë ardhur dhe kanë dhënë asistencë, ndërsa rreth datës 26 shtator do të nisin dhe trajnimet e para antikorrupsion.

Në bazë dhe të ligjit për SPAK, prokurorët dhe gjykatësit do të trajnohen gjatë gjithë kohës dhe do të ndiqet shembulli kroat përgjithësisht, por dhe ai rumun.

Në bazë të deklaratave që ekspertët e SHBA-BE kanë bërë në komisionet parlamentare dhe të aktiviteteve të EURALIUS, ndihma e kroatëve do jetë e përqendruar fillimisht te përgjimet. Grupe prokurorësh shqiptarë do shkojnë te USKOK (prokuroria e posaçme kroate) për të marrë asistencë, por dhe prokurorë kroatë do të vijnë në vendin tonë.

EURALIUS në faqen e saj në internet ka treguar se si funksionon USKOK dhe se ky model do ndiqet dhe te ne.

Aty theksohet se ka një bashkëpunim shumë të fortë me agjencitë e huaja, si DEA amerikane, Interpolin dhe agjenci sekrete, të cilët asistojnë në zbulimin e parave të fshehura në bankat e huaja. Në këtë mënyrë, numërimi mbrapsht për politikanët tanë ka filluar dhe të gjithë llogaritë e tyre do kalojnë në sitë.

Në Kroaci janë arrestuar mbi 270 zyrtarë, përfshirë ministra dhe deputetë.

Kryprokurori

Zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm do të jetë një odise më vete pasi ai kërkon 94 vota për të marrë detyrën.

Por deri sat ë arihet tek kjo pikë duhet të miratohen 7 ligjet e reformës dhe më pas të zgjidhet Këshilli i Prokurorisë, proces që kërkon kohë.

Kështu që Adriatik Lalla do të jetë në detyrë edhe ndoshta deri vitin tjetër.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit për prokurorinë që pritet të miratohet pas dy javësh në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca të ndjekë hetimet e vartësve të tij.

Sipas draftit që ka kaluar në komisionin e reformës, Prokuroria e Përgjithshme nga një institucion vertikal kthehet në një organ horizontal.

Pra, Kryeprokurori nuk do të ketë ndikim mbi dosjet e prokurorëve të tjerë, por do të ketë vetëm kompetenca administrative.

Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm humbet kontrollin mbi hetimin dhe mbi emërimet apo transferimet e prokurorëve.

E vetmja kompetencë që i mbetet Prokurorit të Përgjithshëm është të përfaqësojë akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe të menaxhojë punën e administratës.

Kompetencat e Kryeprokurorit

a-Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe çështjet ne gjykatën kushtetuese  me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e posaçme;

b-Nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët me përjashtim të prokurorëve te prokurorisë së posaçme;

c-Siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë , me përjashtim të administratës së prokurorisë së posaçme . Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave të teknologjisë se informacionit në prokurori rregullohet me vendim te Këshillit të Ministrave;

ç-propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë , me përjashtim të buxhetit të prokurorisë së posaçme;

d-raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit;

dh- Ushtron kompetencat te tjera të përcaktuara me ligj.

Ndryshe nga tani, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës çdo prokuror do të jete i pavarur në hetimet, pa i dhënë llogari eprorëve.

Puna e tyre do te vlerësohet periodikisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kjo strukturë, KLP do të jetë përgjegjëse edhe për karrierën e prokurorëve, kompetencë e cila deri me tani ishte në duar të Prokurorit të Përgjithshëm.

Vjedhësit e çanë murin e bankës në zonën e ish-Bllokut, por dështuan

TIRANË – Një tjetër bankë bëhet shënjestër e grabitësve. Mësohet se një bankë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është tentuar të grabitet gjatë natës, por sipas policisë autorët kanë dështuar.

E njoftuar nga punonjësit e bankës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Paraprakisht burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se grabitësit kanë çarë murin që të çon tek kasaforta. Bëhet fjalë për një çarje në murin e bankës 50 me 30, tek dhoma e kasafortës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se kasaforta ndodhet në bankë, e pa dëmtuar dhe e palëvizur dhe ekspertë të policisë do të bëjnë këqyrjen e saj për të verifikuar nëse është vjedhur gjë apo jo.

Policia ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë, në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes. Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

Ngërçi për vettingun, Kuvendi e frenon Nishanin

Presidenti Nishani e mbajti konfidencial komunikimin me Kuvendin, për zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas mungesës së ligjit për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Përderisa ky komunikim është në vijimësi e sipër dhe unë kam ftuar për një takim konsultativ më të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, do të preferoja që ne të mos e bënim publike çfarë kemi deri tani në këtë proces. Ka një komunikim me mendime konkrete”, deklaroi Nishani.

Por Top Channel mësoi përgjigjen e Kuvendit, i cili i sugjeron Presidentit të mos e ushtrojë formalisht kompetencën e tij vetëm sa për të respektuar një afat kushtetues.

Kuvendi thotë se zgjidhja më e drejtë do të ishte që Presidenti ta ushtrojë kompetencën e tij në mënyrë substanciale, që do të thotë se ai duhet të presë miratimin e ligjit përkatës, ku detajohen kriteret për të cilat flet Kushtetuta.

Me ndryshimet që pësoi reforma kushtetuese, ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk është një çështje urgjente, sepse ky organ do të duhet të veprojë pas procesit të “vetting”-ut për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe inspektorit të ri të drejtësisë.

Burime zyrtare konfirmuan se projektligji do të jetë gati për t’iu shpërndarë anëtarëve të komisionit ditën e hënë. Dhe po atëherë pritet të mësohet se cili do të jetë qëndrimi i partive kryesore politike për takimin e thirrur nga Presidenti të martën.

Eduart Ndocaj: Meta mund të më vrasë, por unë…

Deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale kur thotë se kundërshtari i tij politik Ilir Meta mund edhe ta vrasë, por ai nuk do rreshtë së denoncuari deri sa të arrijë largimin e tij nga politika.

“Dëgjo z. Meta, unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht”, shkruan Ndocaj.

 

Statusi i plotë:

Unë e sulmoj që prej 3 vitesh duke e nxjerrë nga Lezha e nuk do të hesht derisa ta largoj nga politika.

Familja Meta në Parlament paraqet rrezik kombëtar, tashmë më ka humbur durimi dhe nuk ka përse të funksionojë shumë logjika përballë kërcënimeve të Metës nëpërmjet disa mediave, Mapo dhe Tv Klan.

Paralajmrimi është i qartë se nuk ka burrë që e shantazhon, po pse mendon Meta se po e shantazhoj kur vetë ai deklaron se është e keqja e këtij vendi dhe i cili “është i gatshëm që don të bëjë burg për të gjitha fajet që ka bërë në 20 vjet”.

Pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë: Ai vodhi floririn e Krrabës dhe futi në burg një fshatar me gomar, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se ai me Fullanin e kanë vjedhë bankën, pse mendon se po e shantazhoj kur shqiptarët thonë se donte të vriste Tom Doshin, po ky Meta me sekserin Adriatik Llalla futën në burg viktimën, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se

Meta vodhi ÇEZIN me DIAN , pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë arrestimet në 5 vitet e fundit në nivele të larta janë të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij (LSI), pse mendon se po e shantazhoj ku ishte ai që bëri ditëlindjen 1 milion euro, ku qytetarët janë pa bukë dhe pa shpresë falë politikave tuaja, pse mendon se e shantazhoj unë kur të gjitha gazetat dhe mediat thonë se ke pasuri sheikësh në Londër, pse mendon se po e shantazhoj unë ku je një sheik mes varfërisë me një vilë me 12 banjo dhe që kushton mbi 5 milion euro dhe një vile në bllok, pse mendon se po e shantazhoj unë kur në VOA të akuzon drejtpërdrejt gazetarja për shpirtëzi.

Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eleminosh. Por SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje , unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon.
Edhe para 2 vitesh më kanë kërcenuar në emër të metës dhe këtë ja kam thënë edhe z. Gramoz dhe z. Balla , por të garantoj se do më kesh ballë për ballë po e kërkoj nevoja për duel publik përballë qytetarëve, se nuk më tremb asnjë njeri i keq dhe i pa besë, ti je mësuar të godasësh pas shpine siç e thoshte në denoncimin e tij edhe deputeti Doshi që deshe ta hedhësh në erë veçse falë zgjuarsisë së tij dhe Zotit ishte fitues ndaj teje.

Ekspertët: Ekonomia shqiptare në vështirësi

Ekonomia shqiptare vazhdon të përjetojë një nga vitet më të vështira të ecurisë së saj, ndërsa treguesit kryesorë janë në rënie dhe madje parashikohen me ulje nga vetë qeveria në rishikimin e buxhetit.

Vëzhguesit e ekonomisë pohojnë se të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore janë planifikuar më të ulëta se në fillim të vitit, inflacioni është vetëm një për qind, kur duhet të ishte 2.3 për qind.

Prodhimi i brendshëm bruto nga fillimi i vitit në këtë rishikim parashikohet nga qeveria me rreth 160 milionë euro më pak.

Ndërkaq evazioni fiskal vazhdon të jetë shumë i lartë, thotë Gjergj Erebara, redaktor i rrjetit ballkanik të raportimit investigativ BIRN në Tiranë.

“Barra fiskale është mbi 40 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Të ardhurat e mbledhura nga qeveria janë rreth 25 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Diferenca prej 15 për qind është e barabartë me 1.5 miliardë euro. Ky është evazioni fiskal ose detyrimi ligjor i papaguar” – thotë zoti Erebara.

Shqipëria vazhdon të ketë një evazion të lartë, që llogaritet sa 45-50 për qind e GDP-së, pohon Gjergj Buxhuku, përfaqësues i grupimit të bizneseve Alb-Konfindustria.

Kjo gjendje, sipas tij, nuk rregullohet me fushata, por duhet të jetë një punë e përditshme.

Zoti Buxhuku thotë se administrata tatimore nuk kontrollon mirë territorin e vendit, dhe nga ana tjetër është e paaftë dhe me një shkallë të lartë korrupsioni në rradhët e saj.

“Fakti që edhe këtë vit po vihet re një mosrealzim i theksuar i të ardhurave në buxhetin e shtetit tregon që së pari këtu kanë dështuar politikat ekonomike, (ose nuk ka patur politika ekonomike që të lehtësojnë pasojat e krizës globale), së dyti, politikat fiskale në tre vitet e fundit janë tërësisht të gabuara dhe së treti administrata është përfshirë nga një korrupsion i lartë” – thotë zoti Buxhuku.

Vëzhguesit pohojnë se borxhi publik mbetet i lartë në rreth 72 për qind, dhe qeveria ka vendosur ta ulë përmes shkurtimit të shpenzimeve, jo prej rritjes së të ardhurave, gjë që sjell pasoja negative në ekonomi.

Reformi i sistemit fiskal nuk po jep rezultate. rritja e taksave nuk ka sjellë rritje të të ardhurave të qeverisë. të ardhurat buxhetore nuk realizohen, ose shtyhen për më vonë.

“Barra e taksave është rritur me 2-3 për qind të GDP-së dhe të ardhurat e qeverisë janë rritur me 1,5 për qind, ndaj reforma nuk po jep fryte por po krijon evazion të ri nga barra e re fiskale e vendosur gjatë viteve të fundit” – thotë zoti Erebara.

Mosmbledhja e taksave erdhi prej rritjes së tyre, thotë nga ana tjetër, zoti Buxhuku.

Sipas tij, potenciali i ekonomisë shqiptare ka rënë, konkurrenca e vendeve fqinje është forcuar dhe firmat kanë ulur prodhimin dhe nuk kanë me se të paguajnë taksat e rritura më tej.

“Ka rënë potenciali fiskal i ekonomisë shqiptare dhe ajo nuk po ritmet, që pritej. Ndërkohë, janë marrë borxhe të mëdha deri 1 miliardë e 200 milionë euro, ose 72 për qind, të cilat duhet të prodhonin zhvillim ekonomik. Të gjithë treguesit pohojnë se ky do të jetë një vit shumë i vështirë në fund” – thotë zoti Buxhuku.

Vitin e kaluar u arrit një deficit rekord prej 450 milionë dollarësh në mosmbledhjen e taksvae dhe këtë tremujor ka sërish një mosrealizim të theksuar, ndonëse plani është shumë më i ulët se ai i vjetshëm.

Në rrethin vicioz të vështirësive, borxhi duhet ulur, por të ardhurat nuk rriten, rriten taksat, por ato nuk mblidhen dhe qeveria shkurton shpenzimet, por kjo vështirëson shlyerjen e borxhit, sepse ekonomia nuk rritet, thonë vezhguesit e saj.

Meta: Nuk kanë lindur ende burra që të më shantazhojnë

Qëndroi larg procesit për reformën në drejtësi. Derisa një ditë u shfaq bujshëm e me nerv.

Për ta shkundur fort opinionin publik e atë politik. Bëri atë që ka bërë gjithmonë: lëvizjen e duhur, kthesën e fortë, në çastin e duhur. Për t’u bërë edhe një herë më shumë faktor kyç? Për të fuqizuar LSI-në? Për të provokuar apo kërcënuar kënd? Për të prishur koalicionin me PS-në? Për të nxitur zgjedhjet e parakohshme?

Ilir Meta përgjigjet për këto e të tjera çështje, që kanë të bëjnë me të shkuarën e tij politike në një intervistë të gjatë për revistën Mapo.

Ai flet për betejat me Nanon, Berishën e Ramën. Për akuzat e forta. Për dilemat e tij. Për miqtë e bashkëpunëtorët, që i ka apo që i ka humbur. Si dhe për jetën që mund të kishte bërë, nëse s’do të kishte zgjedhur politikën.

“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të bëhem faktor, por askush nuk më përjashton dot nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cenohet seriozisht. Unë kam deklaruar që në fillim se do të votoj çdo refomë, sipas standardeve të Venecias,” thotë Meta në intervistë.

Për akuzat e ngritura ndër vite ndaj tij, Meta thotë: “Nuk ka asnjë çështje ndaj meje. Të gjitha çështjet kanë qenë politike dhe s’kam pasur asnjëherë shqetësim prej tyre. Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla.

Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit.

Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”.

Reforma në Drejtësi – Meidani: Roli i ambasadorëve i tepruar

Ish-Presidenti Rexhep Meidani e konsideron të tepruar, rolin e ambasadorëve të huaj në nxitjen e politikës shqiptare për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Në një intervistë për Panorama, ai thotë se e konsideron rolin e tyre “sa mjaft të rëndësishëm, por aq edhe të tepruar. Në fakt, një trysni të tillë, me nota jodiplomatike, nuk e kemi ndeshur as gjatë krizës së piramidave, as gjatë hartimit dhe miratimit parlamentar apo atij me referendum popullor të Kushtetutës së Shqipërisë,” theksoi ai.

I pyetur nëse ka marrë ndonjë propozim nga Meta për të qënë kandidat për kryeministër në rastin ne një qeverie teknike, Meidani tha:

“Propozimi i Metës për qeveri teknike ishte disa ditë para arritjes së konsensusit për miratimin e paketës kushtetuese të lidhur me Reformën në Drejtësi; madje një propozim i tillë tepër energjik dhe në kohën e duhur e luajti rolin e tij për arritjen e atij konsensusi historik në miratimin e asaj pakete të ndryshimeve kushtetuese”, thotë Meidani.

Sipas tij, “ajo ishte dhe kardinale për reformën e projektuar në drejtë¬ si. Sot, kjo situatë është e kapërcyer me mjaft sukses, pikërisht në sajë të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë, duke shmangur blerjen apo rekrutimin e disa deputetëve. Personalisht, shpresoj që procesi i nisur do të vazhdojë normalisht edhe për ligjet shoqëruese të kësaj reforme, natyrisht nëpërmjet jo ngutjes, por tretjes së domosdoshme.”

Meidani i sulet Ramës, flet për pacientë të shtruar te psikiatria dhe miell të bardhë

Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka shpërthyer në “Facebook” përmes një reagimi në lidhje me lakimin e emrit të tij në të ashtuquajturën ‘qeveri teknike’ që mund të krijohej pas miratimit të reformës në drejtësi.

Takimi i tij me kreun e LSI-së disa ditë më parë ka shtuar zërat se ai mund të jetë kandidat për kryeministër në qeverinë teknike të supozuar.

Mirëpo, Meidani është kthyer ashpër ndaj disa mediave online pranë qeverisë, që kanë nisur ta sulmojnë atë me komente dhe editoriale. Më poshtë është edhe shkrimi i ashpër i ish-Presidentit Meidani.

POSTIMI NE FACEBOOK

Të dashur miq! Këto ditët e fundit vapa e nxehtë i ka çoroditur disa mendje të sëmura të politikës dhe medias për rreth, që, duke evituar shtrimin në spitalin psikiatrik, krahas miellit të bardhë, si ilaç të dytë për sëmundjen e tyre të pashërueshme kanë gjetur nxitjen, urdhërimin dhe ekzekutimin e një fushatë të shëmtuar sulmi ndaj të ndryshmëve. Dhe, natyrisht, midis këtyre të ndryshmëve jam edhe unë e familja ime, sidomos kur në media, me arsye pa arsye, u hodh ideja për qeveri teknike, edhe pse e palidhur me ndonjë pohim apo pretendim timin.

Ata, me anë të Merrove dhe Zorrëve të tyre, kanë hedhur dhe po hedhin në eter gazra me erë dhe po pështyjnë ku të mundin gëlbaza me qelb, të prodhuara nga të brendshmet e tyre. Më tej si specialistë të paguar të medias sociale, shpifjet e tyre i kanë amplifikuar e pompuar më tej nëpër portale e blogje pseudonimesh e “komentuesish shumë-emërorë”, dhe ata të paguar ose me ilaç të bardhë, ose me para të thata nga fondi rezervë, në funksion të lëvizjes “të bëfsha gjeneratën”(!)…

Nuk kisha ndërmend të reagoja, siç dhe nuk kam reaguar deri tani ndaj një paturpësie të tillë, sepse kam bindjen, por dhe kam besuar e besoj se nuk ia vlen të harxhosh qoftë dhe një mili-kalori për çoroditjet apo pisllëqet e këtyre shëmtirave të turpshme të tranzicionit shqiptar. Veçse po më rezulton se ky lloj shëmtim-frymëzimi ka ardhur, jo vetëm sot por dhe më parë, nga sipër, me direktiva të KQ-së së sotme! Kot nuk thotë populli që “peshku qelbet nga koka”.

Dhe kjo është një e keqe shumë e madhe! Ky është kulmi i poshtërisë njerëzore në një sistem të ashtuquajtur demokratik, aq më keq për të imituar në sjelljen drejtuese ndaj njerëzve gjarprin që “ecën dhe fshin gjurmët me bisht”. Prandaj dhe reagova, sepse me këtë lloj “poshtërsie politike-mediatike” nuk mund të ecet më tej. Madje, më keq, as emancipimi shoqëror, as demokracia funksionale! Ajo duhet goditur e shkulur në rrënjë, “në kokë e në bisht”. Madje, sa më shpejt, aq më mirë! Dhe, kjo shkulje rrënje, heqje koke e bishti, është sa civile, po aq dhe politike-patriotike, dhe për këtë secili mund e duhet të japë kontributin e tij qytetar…

Tony Blair me helikopter në Himarë, takoi Edi Ramën

TIRANE- Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka prekur djet rreth orës 18:30 tokën shqiptare. Raportohet se këshilltari i qeverisë shqiptare ka zbritur me helikopter në fushën e stadiumit të Hiamarës dhe jo pa qëllim.

Burime të News 24 bëjnë me dije se ai është takuar me kryeministrin Rama në këto momente në vilat qeveritare në Himarë.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhet prej disa ditësh me pushime në Jug të vendit, ndërsa ka zëra se edhe Tony Blair mund të kalojë disa ditë pushime në bregdetin shqiptar.

Pranohet dorëheqja e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të TKOB-it

Qeveria e Shqipërisë ka pranuar dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Vendimi për pranimin e dorëheqjes së Ilir Kernit u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë, transmeton Ora.

Ilir Kerni dha dorëhqjen nga ky post tre ditë më parë.

Ndërkohë dy ditë më parë artistët përmes një peticioni i kanë kërkuar kryeministrit Rama t’ia refuzojë dorëheqjen drejtorit të tyre, duke e quajtur njeri të pastër, me parime dhe që ka arritur të mbajë larg TKOB pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmin.

Lirohet biznesmeni Ilir Karçini, porositi vrasjen e konkurentit Piro Bare

Është liruar biznesmeni Ilir Karçini nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Kërkesa e bërë nga avokati i tij mbrojtës është pranuar në seancën e zhvilluar pasditen e djeshme.

Biznesmeni akuzohet të ketë porositur vrasjen e në tentativë të biznesmenit Piro Bare. Dy javë më parë, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi biznesmenin Karçini me 5 vite burg.

Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli.

Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë.

Karçini porositi vrasjen e rivalit të tij duke kontaktuar me vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonën, mirëpo atentati ndaj biznesmenit dështoi pas tërheqjes së vrasësit me pagesë.

Karçini u dënua me 5 vjet burg nga Krimet e Rënda dhe Shkalla e Parë i pranoi ndryshimin e pasës së sigurisë, pasi ka kaluar gjysmën e dënimin në paraburgim.

Karçini është aksionari i vetëm i firmës së gazit “Prima Gaz”. Ai u vu në pranga pas hetimeve të kryera nga Krimet e Rënda.

Banka e Shqipërisë pa kasaforta – u blenë 10 ditë pas vjedhjes

Dhjetë ditë pasi Ardian Bitraj, rrëfeu supervjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, ky institucion ka marrë masat e menjëhershme, duke blerë dy kasaforta.

Pikërisht këto kasaforta që duhet të ekzistonin në ambientet e Thesarit të Shtetit qysh prej vitit 2009, ku do të mbylleshin çelësat dublikatë të Arkës Stok dhe Arkës në Veprim, janë blerë nga banka, 10 ditë pas plasjes së skandalit të vjedhjes së 713 milion lekë të vjetra, shkruan “Shqiptarja.com”.

Pas një kërkesë zyrtare nga Departamenti i Administrimit dhe më konkretisht nga drejtori Agron Skënderaga, i cili ka miratuar kërkesën e sektorit teknik për blerjen e dy kasafortave me një çmim deri në 3 milion lekë të vjetra.

Kërkesa është përpiluar dhe firmosur në 31 korrik 2014, ndërkohë që në 21 korrik vetë ish-përgjegjësi Ardian Bitraj tregoi skemën e vjedhjes së parave, duke nënvizuar se çelësat e dyerve i mbante gjithmonë ai, për shkak se nuk kishte një kasafortë të veçantë për mbylljen e çelësave që hapnin kasafortën e dy arkave stok dhe asaj në veprim.

Dy kasafortat janë blerë me një çmim prej 990 mijë lekë të vjetra secila, ndërkohë që janë tërhequr nga Departamenti i Administrimit në datën 31 korrik 2014 nga dy punonjësit e bankës të arrestuar Petrit Ramohitaj dhe Lavdim Canaj.

Nga hetimi i njësisë hetimore Task-Forcë, është evidentuar se Bitraj ka mbushur me topa spangoje pjesën më të madhe të kutive të boshatisura.

Reforma: Opozita 55 faqe me vërejtje për ligjin e “Vetingut”

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi rifilloi punën i plotë bashkë me anëtarët e opozitës. Opozita u rikthye në këtë komision pas afro dy muajsh dhe pasi ka votuar me konsensus të plotë draftin e ndryshimeve kushtetuese më 22 korrik.

Rikthimi i opozitës në Komisionin e Posaçëm të reformës kishte si qëllim paraqitjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve të saj ndaj projektligjit të “Vetingut”. Si asnjëherë tjetër, gjithçka u krye për më pak se një orë, pasi palët ranë dakord t’ua kalojnë ekspertëve materialin e paraqitur nga opozita për rishikimin tërësor të draftit.

Si anëtarët e maxhorancës, ashtu edhe ata të opozitës, nuk preferuan të komentonin asgjë nga mbledhja e djeshme, por ata i janë përmbajtur përcaktimit të kreut demokrat, se në lidhje me diskutimin dhe miratimin e 7 projektligjeve, procesi është thjesht ligjor dhe jo politik.

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të reformës, demokrati Oerd Bylykbashi, tha se “Paraqitëm pikëpamjet tona, tani do të presim ekspertët”.

Opinioni i opozitës, një dokument voluminoz me 55 faqe, paraqet kritika dhe vërejtje për pothuajse të gjitha nenet e draftit të “Vetingut”, një tregues se procesi mund të jetë po aq i vështirë sa ai i ndryshimeve kushtetuese.

Mësohet se projektligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç njihet ligji për “Vetingun”, është hartuar vetëm nga ekspertët e EURALIUS-it dhe është certifikuar nga drejtoria juridike në Bruskel.

Anëtarët e shumicës dhe opozitës janë dakordësuar se duhet të jenë vetëm ekspertët që duhet të merren me ligjin dhe sugjerimet e bëra për të, duke mos u dhënë mundësi palëve politike të debatojnë rreth tij.

Ekspertët do të kenë mundësi pas të enjtes të marrin në duar materialin e përkthyer me sugjerimet e plota të EURALIUS për të nisur punën. Bëhet gjithashtu me dije se thirrja e seancës ka qenë në vëmendje të diskutimeve dhe të gjitha palët kanë qenë dakord për një seancë brenda gushtit, por data ende mbetet e pacaktuar.

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi erdhi pas takimeve të së premtes që ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin zhvilluan me kryetarin e këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, por edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit.

ARISTIR LUMEZI

Majlinda Bregu: Ja pse nuk ndahet çifti i pa lumtur Rama-Meta

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu thotë se mbështet plotësisht idenë e krijimit të një qeverie teknike para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por thotë se kjo është thuajse e pamundur për t’u arritur.

Sipas Bregut, pavarësisht se Rama dhe Meta kanë problemet e tyre brenda koalicionit, ata nuk do ta prishnin këtë marrëdhënie për të kaluar në opozitë. Ajo thotë se dashuria e tyre për pushtet është më e fortë sesa urrejtja për njëri-tjetrin.

Bregu:

Shume dakord qe te kete qeveri teknike deri ne zgjedhje!
Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe perballe t’kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime hashashi, tenderash, korrupsioni dhe jo vetem! Dhe fatkeqesisht ia dalin me kete se njerezve ju ka shkuar ku s’ mban me!

Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit qe jane paja e çiftit te palumtur???

Kush beson se partneret e ciftit te palumtur e duan kete?!

Se keta te dy çfare premtojne naten e prishin diten.
E kane ndare mendjen te ndahen keta cifti i palumtur, apo do t’ i ndajme ne në opozite?

Pastaj, e pse te ndahen ata kur dashuria e tyre per pushtetin eshte dukshem me e forte se sa urrejtja per njeri-tjetrin?!

Apo do bindim partnerin tone konsensual qe te binde partnerin e tij konfliktual dhe te vine drejt nesh te ndare, per t’u ribashkuar ne nje qeveri ku do kene me pak per te shperndare per oborrtaret e tyre?!

Po ja nuk i bindem qe te ndahen, keta qe na jane bere si Yin e Yang, pastaj si do i’a bejme?!

Apo do t’i kerkojme popullit qe te dale e t’u thote ndahuni ju te dy Politikisht, Rilindni edhe njehere teknikisht, se keshtu mund te kontrollojme edhe konsensualin edhe konfliktualin!

E kam nje dyshim te forte se mos sa me shume perpiqemi t’i ndajme ne keta, aq me shume i bindim se bashke jane me mire!!!

Halli i tyre kjo marredhenie, jo i demokrateve.

Por kryepyetja qe kam eshte:
Cfare do te ndodhe me reformen zgjedhore?! Asnjera nga dy partite qeverisese nuk ka cuar ende asnje propozim ne Komisionin e Reformes Zgjedhore megjithese i yni ka tre muaj qe eshte depozituar.
Atehere?
Nuk behet Reforma Zgjedhore?
Domethene mund te shkojme ne zgjedhje me Marreveshje Partiake pa Reforme Zgjedhore???

Pse nuk thone c do bejne me Reformen Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?!

Kam frike se ajo qe duam ne me plot te drejte, nje Reforme Zgjedhore per te garantuar Zgjedhje te Lira e te Ndershme, dhe sigurisht edhe si garanci per Celjen e Negociatave po behet viktime e radhes e pazarit te ri te Ciftit Te Palumtur!

Ja 87 shtetet ku mund të përdoret patenta shqiptare

TIRANE – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar listën e shteteve ku janë të vlefshme patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Po ashtu DPSHTRR informon edhe mbi hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo drejtori rajonale. Qytetari mund të aplikojë për lejedrejtimi ndërkombëtare në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë lejedrejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi, fotografi me ngjyra, 1 (një) copë, me përmasa 4 x 5 cm si dhe mandat pagesën prej 500 lekë për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me lejedrejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet në bazë të lejedrejtimit kombëtare. Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet

Lista e shteteve palë të Konventës për Trafikun Rrugor Vienë 1968, e shteteve të Bashkimit Europian, dhe e shteteve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin e lejedrejtimit.

1. Armenia 2. Austria 3. Azerbajxhani 4. Bahama 5. Bahreini 6. Bjellorusia
7. Belgjika 8 . Bosnje Hercegovina 9. Brazili 10. Bullgaria 11. Republika e Afrikës Qendrore
Kili 12. Kosta Rika 13. Bregu i Fildishtë 14. Kroacia 15. Kuba 16. Republika Çeke
17. Republika Demokratike e Kongos 18. Danimarka 19. Ekuadori 20. Estonia
21. Finlanda 22. Franca 23. Gjeorgjia 24. Gjermania 25. Gana 26. Greqia
27. Guajana 28. Selia e Shenjtë 29.Hungaria 30 Indonezia 31. Irani
32. Izraeli 33. Italia 34. Kazakistani 35. Kenia 36. Kuvajti 37.Kirgistani
38. Letonia 39. Liberia 40. Lituania 41. Luksemburgu 42.Meksika
43.Moldavia 44. Monako 45.Mongolia 46. Mali i Zi 47. Maroku
48. Hollanda 49. Nigeri 50. Norvegjia 51. Pakistan
52. Peruja 53. Filipine 54. Polonia 55. Portugalia
56. Qipro 57. Katari 58. Republika e Koresë 59. Rumania
60. Federata Ruse 61. San Marino 62. Senegali 63. Serbia
64. Sejshel 65. Sllovakia 66. Sllovenia 67. Afrika e Jugut
68. Spanja 69. Suedia 70. Zvicra 71. Taxhikistani 72. Tajlanda
73. Irlanda 74. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 75. Tunizia
76. Turqia 77. Turkmenistani 78. Ukraina 79.Emiratet e Bashkuara Arabe
80. Malta 81. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut
82. Uruguai 83. Uzbekistani 84. Venezuela 85. Vietnami
86. Zimbabve 87. Kosova

Pëllumbi: LSI do ta prishë koalicionin. PS luftë në dy fronte

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSIja shkëputet nga koalicioni qeverisës.

I pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me deklaratat kontradiktore mes palëve në koalicion, Pëllumbi e cilëson situatën komplekse dhe të tensionuar. “Situata politike është komplekse dhe e tensionuar. Gjithsesi, mund të dallohen disa ‘piketa’.

PD po vazhdon përpjekjet për të shtyrë miratimin e 7 ligjeve për të sabotuar zbatimin e Reformës në Drejtësi”, vëren profesor Pëllumbi. Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në vitet e qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, 1992-1996, sheh një bashkëpunim mes LSI-së dhe PD-së, që sipas tij po përpiqet që të prishë koalicion me PS-në, por nuk ngurron të japë dhe këshilla se si duhet vijuar me situatën e krijuar. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në; PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, shënon profesor Pëllumbi në refleksionet e tij për zhvillimet aktuale politike.

ZGJEDHJET

Profesori ka dhe një këshillë për socialistët, në këto momente të tronditjes së koalicionit të majtë. Sipas tij, largimi i LSI-së nga koalicioni nuk e dëmton aspak PSnë për një fitore të ardhshme elektorale, përkundrazi.

“Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”, shkruan Pëllumbi. Ai sheh një ndikim edhe më të fortë të ndërkombëtarëve në politikën shqiptare, që me Reformën në Drejtësi tregoi se mund të arrijë që t’i detyrojë palët të pranojnë standardet europiane.

“Ndërkombëtarët pritet të vijojnë ndikimin e tyre dhe më të fortë në zhvillimet politike shqiptare”, shprehet profesor Pëllumbi. Ish-kreu i Kuvendit në vitet 2002-2005 jep qëndrimin e tij edhe për përpjekjet që po bëhen si nga faktori ndërkombëtar, ashtu dhe ai vendës për gjetjen e konsensusit edhe për miratimin e 7 ligjeve që do të shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet konsensus për ligjet, por vetëm për Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSIja shkëputet nga koalicioni qeverisës. ndryshimet kushtetuese. “Insistimi për konsensus për miratimin e 7 ligjeve, është absurditet, sepse vjen në kundërshtim me Kushtetutën që përcakton se si votohen projektligjet që vijnë në Parlament”, shprehet profesor Pëllumbi.

PËRPLASJET

Marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës nuk janë më ato të shtatorit 2013, ndërsa disa ngjarje janë zhvilluar që atëherë kur shumica me 84 vota premtonte një qeverisje të fortë, ku nuk ishin të paktë ata që thoshin se do të zgjaste në disa mandate. Zgjedhjet vendore të 2015-n evidentuan krisjen e parë, ku baza socialiste nuk iu bind marrëveshjeve të bëra në zyrat e kryetarëve të koalicionit qeverisës, duke mos pranuar dhe mbështetur disa nga kandidatët e propozuar nga partitë e tjera.

Rasti më tipik ishte ai i Bashkisë së Pogradecit, ku nga pakënaqësitë mes PS-së dhe LSI-së, Bashkia u fitua nga PD-ja, ndërsa aleati i socialistëve e cilësoi atë një “Pazar të Roskovecit”. Marrëdhëniet mes aleatëve vijuan me kërkesat e përsëritura nga LSI për ndryshime në qeveri, lëvizje të disa ministrave të PS-së, të cilat LSI i quajti kërkesa për “impulse të reja”.

Por paketa e ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi duket se i ashpërsoi marrëdhëniet mes dy aleatëve, ku nuk munguan edhe kërcënimet e kreut të Kuvendit për dorëheqje dhe nevojën e një qeverise teknike, që do të përgatiste zgjedhjet e radhës parlamentare.

ARISTIR LUMEZI

Petro Koçi: Ja roli i Meidanit ndaj koalicionit PS-LSI

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është i pari nga radhët e qeverisë që komenton takimin e djeshëm mes ish-Presidentit Meidani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi i tyre në një nga restorantet e Tiranës ka ngritur zërat se Meidani mund të bëhet kryeministër i një qeverie teknike.

I ftuar në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, Petro Koçi ka komentuar daljen në skenë të Rexhep Meidanit dhe të ardhmen e koalicionit PS-LSI.

Ai është shprehur: ‘’Meidani është më shumë një analist se sa një protagonist politik’’.

Petro Koçi ka thënë se nuk e shikon Meidanin të përfshirë politikisht në jetën e vendit. Sa i përket koalicionit PS-LSI ai është shprehur se është i fortë dhe se mund të funksionojë edhe përtej 2017-s. ”Edhe PS edhe LSI nuk kanë arsye të prishin koalicionin i cili ështe duke funksionuar normalisht”, ka theksuar zëvendës ministri i Mbrojtjes.

Detajet e takimit Meta-Meidani: flasin për qeveri të re konsensuale

Ishin më shumë se dy orë takim, një drekë e konsumuar mes tre miqve të vjetër socialistë, siç e cilësoi ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima.

Në një prej lokaleve të kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut, kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte ftuar sot ish-presidentin Rexhep Meidani dhe ish-deputetin socialist Kokëdhima.

 

Në fund të takimit, vetëm socialisti Kokëdhima ka pranuar të flasë për mediat dhe i pyetur për krisjen e koalicionit PS-LSI, ka thënë se dy partitë e mëdha do dinë se si t’i zgjidhin problemet.

Por “Panorama.al” ka mundur të sigurojë detaje nga takimi i sotëm, ku burimet thanë se është biseduar në tryezë për një qeveri të re konsensuale.

Diskutimi se si mund të arrihet që qeverisja e koalicionit Meta-Rama të zgjasë, ka prekur edhe disa nga pikat e nxehta që në opinionin publik tashmë janë ngritur si pikëpyetje.

Diskutimi ka shkuar tek zgjidhjet e mundshme, rrugët si mund të arrihet vazhdimësia e koalicionit, si janë numrat dhe formulat e mundshme per krijimin e qeverisë së re që ti shërbejë vendit, konsensusit dhe rifitimit të besimit si të shqipëtarëve për qeverinë e tyre, si të ndërkombëtarve për ecje para e progres por dhe për të qetësuar gjithë palët për zgjedhje të lira e të ndershme.

Prej javësh po flitet për marrëdhëniet e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky i fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në Shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi para disa ditësh se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, tha ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit, i cili tha se Majko nuk e njeh mirë realitetin.

Majlinda Bregu – Genc Pollos: Nuk bëhem pjesë e asnjë makinacioni!

Majlinda Bregu i është përgjigjur kolegut të saj Genc Pollo dhe disa mediave pranë PD që e projektonin si pjesë e qeverisë “Rama 2”.

Ajo thotë se as i bie ndër mend të bëhet pjesë e ndonjë makinacioni dhe ndjen keqardhje për shpërndarësit e këtij lajmi.

Reagimi:

Dy fjale atyre qe lexojne portalet mediatike ku perflitem si pjese e nje skenari “shpetimi”te qeverise Rama1 permes nje qeverie Rama2 , (perballe kercenimit te supozuar nga nje manover MetaX ne bashkepunim te supozuar nuk e di se me ke, ne partine ku une bej pjese!)…

Nuk e di a eshte nje fantazi vere per arsye te vapes dhe thatesires se lajmeve, apo eshte nje diversion i sponsorizuar nga njeri prej dy partnereve te ciftit te palumtur, pra Rama ose Meta.

Ajo qe di une, eshte qe s’jam marre asnje minute me hallet e ciftit dhe te partive respektive. Nuk kam patur asnje dite piken e deshires per te qare hallet e palumturise se lidhjes se tyre.

Nga ana tjeter kam qene e qarte ne cdo deklarim qysh prej “kurorezimit ” te lidhjes se ciftit Rama-Meta, qe jane per njeri-tjetrin, sic thote populli ne raste martesash jo fatlume: dy gjarperinj ne nje jastek!

Me kane dale dhe tepruar hallet partise time qe duhet te binde njerezit se nuk jane krejt pa shprese.

Ndarja mes Konfliktualit dhe Konsensualit nuk mund te jete per asnje moment shpresa e PD per t’ u rikthyer ne qeveri.

Rikthimi i PD ne pushtet me alternative qeverisjeje serioze, eshte i vetmi hall qe me shqeteson.

Sidoqofte, per sa me takon eshte e sigurte se:

Nese do kete nje qeveri Rama2, une NUK do te jem pjese e saj dhe nese do kete nje makinacion MetaX une NUK do te behem pjese e tij!

Keshtu qe kush ka fantazuar rreth meje ne vorbullen e halleve te çiftit te palumtur, le te kerkoje gjetke lajme verore.
Ndersa ne qofte diversion, keqardhje per autoret dhe shperndaresit e “informacionit”.

 

Meta drekon me Meidanin e Kokëdhimën, çfarë planifikon kreu i LSI-së?

 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish presidenti Rexhep Meidani

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot për një drekë një emër të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish Presidentin Rexhep Meidani.

Dreka ka nisur pak para ores 14:00 në një restorant në zonën e ish Bllokut.

Burimet bëjnë të ditur për “panorama.al” se Meidani ka qenë duke pushuar në Pogradec deri në momentin kur ka marrë një telefonatë nga Meta për drekën e sotme.

Ai ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt Tiranës.

Drekes se Metes dhe Meidanit i eshte bashkuar edhe ish deputeti i PS-se, Koço Kokëdhima.

Prej javësh po flitet për marrëdhënien e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi para disa ditësh se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, tha ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit, i cili tha se Majko nuk e njeh mirë realitetin.

Kushtetuesja rrëzon Shukri Xhelilin, Dibra shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen e Shukri Xhelilit per te shpallur te pavlefshem vendimin e Qeverise per shkarkimin e tij.

Vendimi eshte njoftuar sot ne faqen e Gjykates Kushtetuese.

Kështu, Shukri Xhelili, kryebashkiak i Dibrës kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit qarkullues të qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra pas skandalit seksual.

Kështu, Gjykata Kushtetuese shkruan në një njoftim të sajin se “pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës”.

Kjo do të thotë se në Bashkinë e Dibrës do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të saj.

Shukri Xhelili u përfshi në një videoskandal me një punonjëse të Bashkisë së Dibrës. Ky i fundit u filmua nga kamera e fshehtë e vajzës në mjetin e tij, teksa i kërkonte favore seksuale vajzës në këmbim të rritjes në detyrë.

Madje, ai e dërgon edhe në hotel vajzën dhe më pas ajo refuzon të shkojë me tej. Rasti i tij tronditi mbarë opinionin publik.


Send this to a friend