VOAL

VOAL

Deklaratat për TEC-et lundruese në Vlorë, kallëzohet aktivisti, Feruni: Nuk do ndalemi, kjo është aferë korruptive gjigante

Aktivisti në mbrojtje të mjedisit Lavdosh Feruni, është kallëzuar për shpifje lidhur me deklarata që ka bërë për TEC-et lundruese në Vlorë.

Në një komunikim për mediat ai u shpreh se nuk ka shpifur dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, të cilën e quan në rastin me të mirë gabim nga qeveria, dhe në rastin më të keq aferë e madhe korruptive.

“Do ta shikojmë këtë gjë, nuk pranuam seancën e pajtimit. Ne nuk kemi shpifur. Nuk mund të pranonim një lloj pajtueshmërie ndaj atyre që kemi thënë, sepse janë 100% të sigurta. Po shoh këtu që ajo shpifja e parë që paskam bërë unë është që ‘TEC pushtues i Bangladeshit, po i afrohet Vlorës, a do ta japim Vlorën?’. Është e vërtetë që TEC ka ardhur nga Bangladeshi, dhe me parullën a do japim Vlorën, ne bëmë një protestë.

TEC-et në Vlorë nuk janë ndezur, se po të ishin ndezur dhe të digjnin aq naftë sa është thënë, do të ishte një katastrofë mjedisore. Nuk besoj se do ndizen. Më ngjan si çështja e inceneratorëve edhe kjo me TEC-et lundruese.

Besoj se e vërteta është në rastin më të mirë një naivitet dhe veprim i gabuar i qeverisë, sepse është e pamundur që të bëhet një hallkë fosilesh dhe industri të tjerash që mendohet që vendoset aty, dhe në rastin më të keq është një aferë korruptive e përmasave gjigante”, u shpreh ai për mediat.bw

Me foto të diktatorit Enver Hoxha, dorën grusht dhe yllin me 5 cepa, komunistët homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Përveç krerëve të politikës e shtetit, ashtu si për çdo vit, nuk harrojnë që të bëjnë homazhenë Varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Dëshmorëve, edhe nostalgjikët e komunizmit.

Ashtu si edhe në raste të tjera, përfaqësues të Partisë Komuniste kanë nderuar sot më 5 Maj të rënët e Atdheut me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, banderola dhe yllin me pesë cepa.

Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.bw

Tirana mbushet me postera: Erion Veliaj person në ‘kërkim’!

Tirana është mbushur me postera mbrëmjen e kësaj të mërkure.

“Wanted Erion Veliaj për debat me Belon, ta gjeni ku është dhe ku s’është“, shkruhet në këto postera.

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi e ka ftuar disa herë Veliajn në debat publik, por kryebashkiaku ka refuzuar.

Veliaj heziton ballafaqimin në debat televiziv për shkak të bilancit katastrofik që ka në drejtimin 8-vjeçar të Tiranës.

Erion Veliaj bëri të kundërtën e atyre që premtoi nga lejet e ndërtimit, investimet në infrastrukturë, shkolla e kopshte, taksat dhe tarifat vendore të rritura, e deri te furnizimi me ujë të pijshëm. syri.net

Posterat e PS, Celibashi ultimatum Ramës: Hiq posterat ose do t’i largoj me polici!

Mesnata e së premtes është ultimatum i fundit që kreu i KQZ, Ilirian Celibashi i dha Edi Ramës për të hequr posterat që nuk shënojnë se janë të prodhuara nga PS, në të kundërtën e paralajmëori se do të urdhërojë Policinë Bashkiake për ti hequr ato. Urdhërin, Celibashi e dha në mbledhjen e kësaj të mërkure, dhe vlen për të gjitha partitë politike, posterat e së cilave nuk shënojnë se janë të prodhuara ligjërisht nga ato.

SYRI TV

Kryekomisioneri shteteror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi i dha ultimatum Partisë Socialiste deri të premten në mesnatë që të heq posterat dhe materialiste  propagandistike të cilat nuk kanë mbishkrimin që janë prodhuar nga kjo forcë politike, ashtu siç e përcakton ligji.

Ky ultimatum vjen pas neglizhencës së PS të afatit 2 ditor që Celibashi i dha Edi Ramës për të bërë shënimin që afishemet janë të prodhuara ligjërisht nga PS, e po kështu ti dorëzonte aktmarreveshjet me kompanitë tregtare që i kanë vënë në dispozicion banerat.  Në mbledhjen e kësaj të  mërkure, kreu i KQZ paralajmëroi Ramën se nëse nuk i heq posterat, do të urdhërojë policinë bashkiake ta bëjë, në të gjitha bashkitë e vendit.

Urdhëri i kryekomisionerit vlen edhe për çdo parti politike e cila nuk e vendos mbishkrimin e autenticitetit në materialet propagandistike. syri.net

FOTOLAJM- Rama braktiset në Devoll. Vetëm administrata në miting!

Devolli braktis mitingun elektoral të Edi Ramës.

Siç duket edhe në foton që ka siguruar Syri.net, vetëm një grusht njerëzish kanë marrë pjesë në takimin e kryeministrit. Kjo pamje është tregues i qartë që aty mungojnë edhe socialistët.

Qytetarët kanë zgjedhur më mirë të rrinë në shtëpi se sa të dëgjojnë fjalimet pa përmbajtje të kryeministrit.

Nuk ka program, nuk promovon projekte zhvillimi, por shan dhe fyen kundërshtarët politikë kudo që shkon.

Fjalorit poshtërues nuk i kanë shpëtuar ditët e fundit as qytetarët e thjeshtë ku diku u bën thirrje grave t’u turren burrave e diku tjetër përmend varret e gjyshërve siç bëri në Devoll.

Në këto kushte, Edi Ramën kanë zgjedhur ta bojkotojnë edhe socialistët, duke e lënë në Devoll vetëm me punonjësit e administratës, të cilët nxirren me dhunë.

Image

Edi Rama del jashtë kontrollit, përdhos varret e të vdekurve në Devoll

Tjetër deklaratë skandaloze me autor kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Pasi u tha grave në Pogradec “të turren nëpër gjitonë, burrë mbi burrë ditën e votimit” dhe “t’i mbyllin në shtëpi që të mos votojnë opozitën”, sot në Devoll kryeministri u shfazua.

Gjatë takimit elektoral, Rama iu drejtua qytetarëve se të votojnë kandidatin e opozitës është njësoj si të kenë pështyrë varret e gjyshërve.

Se dhe gjyshërit më të paepur të Ballit Kombëtar do të rrotullohen në varr po t’u jepni votën këtyre që i thonë vetes e djathtë dhe që vijnë këtu me në krye Like Floririn. Kjo është një pështymë mbi varrin e gjyshërve”, ishte deklarata skandaloze e Ramës.

Kryeministri nuk njeh limite dhe as norma njerëzore kur vjen puna për vota dhe pushtet.

Ai është i gatshëm që për interesat e tij të ngushta politike të përdhosë edhe të vdekurit.

Por kuptohet se cila është arsyeja që e shtyn kryeministrin drejt këtyre deklaratave prej të lajthituri.

Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër se ku do të renditet në këto zgjedhje dhe çfarë ngjyre do të marrë harta e Shqipërisë në 14 Maj.

Prandaj edhe vijon nga dita në ditë jo vetëm të zbrazë mllefin ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe të fyejë e poshtërojë qytetarët me deklarata nga më të paimagjinueshmet. syri.net

‘Serbët dhe shqiptarët janë kushërinj’- Berisha: Deklaratë antishqiptare nga tradhtari Edi Rama

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sot ndaj deklaratës skandaloze të kryeministrit Edi Rama në Athinë se serbët dhe shqiptarët janë kushërinj.

“Sot, unë këtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën antishqiptare në Athinë të Edi Ramës. Për herë të parë në tërë historinë e Shqipërisë, në tërë historinë e Ballkanit dhe botës, një njeri i papërgjegjshëm deklaron se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj.

Për të justifikuar tradhtinë e tij ndaj kombit shqiptar, ai arrin të shkelmojë mbi qindra mijëra të vrarë nga barbaritë serbë, të quajë gjenocidet serbe si gjenocide të kryera mes kushërinjve. Një mendje njerëzore më antishqiptare se kjo nuk mund të bëhet.

Me kushërirllëkun që njeh Edi Rama, kërkon të legjitimojë çdo pretendim serb në territoret shqiptare.

Kërkon të vendosë në harresë të gjitha barbaritë serbe, shkelmon historinë, shkelmon të vërtetën, shkelmon çdo gjë me një formulë të dhënë nga Beogradi, për ta thënë në Athinë.

Ku e bazon? E bazon vetëm në vasalitetin, në asgjë tjetër shqiptarët dhe serbët nuk janë kushërinj.

Shqiptarët janë këtu që kur është krijuar kjo tokë. Serbët, sipas historisë së tyre, kanë ardhur këtu nga stepat në shekullin e gjashtë.

Se ku e gjen lidhjen e gjakut Edi Rama, e gjen në tradhtinë e tij, në vasalitetin e tij ndaj Beogradit.

Ky është një akt i dënueshëm, sikundër dënoj implikimin e tij në fushatë elektorale në vende të tjera.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe, por garantoj shqiptarët se 14 maji është dita e vendimit pa kthim për largimin e Edi Ramës nga skena politike si hajduti, si qeveritari që vodhi më shumë shqiptarët në historinë e tyre. Njëkohësisht edhe si qeveritari që shkelmoi si tradhtar, interesat e tyre kombëtare, interesat e tyre qytetare,” tha Berisha. syri.net

Zhdukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit- Familjarët në protestë: Duam trupat

Teksa nuk ka ende asnjë gjurmë nga dy 46-vjeçarët e zhdukur, Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, familjarët e tyre po protestojnë para Policisë së Shtetit. Me foto të të zhdukurve, familjarët kërkojnë angazhimin e policisë për të zbuluar vendndodhjen e dy 46-vjeçarëve.

Mësohet se tre prej familjarëve janë takuar me përfaqësues të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

“Duam trupat e tyre. Shteti nuk po punon ashtu siç duhet. Janë 26 ditë, po shkon një muaj. Nuk kemi asnjë komunikim. Asnjë gjë, duam që shteti të gjejë trupat. Nuk ka lidhje konflikti i pronësisë. Po të kishte konflikte nipi im, s’do dilte lirshëm. Kemi ardhur për protestë paqësore këtu. Shteti të gjejë trupat dhe të kapë autorët”, tha Kujtim Krasniqi, xhaxhai i Sulovarit.

Policia mendon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë së Konispolit. Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë. Ndërkohë janë sekuestruar 8 automjete, si dhe është arrestuar një 28-vjeçar, që thuhet se ka bashkëpunuar me autorët e rrëmbimit të dy të zhdukurve.

Image

Pse në këto zgjedhje Besnik Uku është më i rëndësishëm se Rita Ora

Besnik Uku është një burrë në të 70-tat që jeton në Sauk, aty ku Bashkia nuk është zakonisht e pranishme. Megjithatë, prej 30 vitesh, ai është socialist i rreshtit, nga ata të bindurit, që i janë dhënë maksimalisht kësaj partie, me mish e me shpirt si me thënë. Sigurisht nuk futet tek grupi i përfituesve.

Në një takim të Belind Kelliçit në zonën e tij, ai pati kurajën të shkojë aty dhe të japë vlerësimin publik për projektin që kandidati i Opozitës ka, në veçanti, për transportin publik falas.

Me mikrofon dhe në prani të kamerës, ai deklaroi votën pro Kelliçit. Pa asnjë pishman, siç tha.

Këtë e lajmëroi kandidati në rrjetin e tij social, me mbulimin live që i bën aktiviteteve nga Faceboook-u i tij. Të njëjtën ditë, u shfaq dhe një video tjetër. Ajo mori më shumë vëmendje sigurisht, e më shumë like e share, se sa Besniku.

Ishte Rita Ora që lajmëronte nga një zyrë e saj e largët, mbështetjen për Erjonin.

Kryebashkiaku posh, po kompleton kështu klubin me celebrity, me njerëz që nuk kanë asnjë ndjeshmëri për Tiranën, për ajrin e ndotur, për trafikun, për faktin se 160 mijë banorë në qytet nuk kanë një shkollë e një çerdhe, dhe as për zullumin e madh që bëjnë drejtuesit e njerëzit më të besuar të Veliajt në Bashki. As nuk duan tja dinë fare.

Në rastin më të mirë, përkrahësit VIP të Veliajt, mund të jenë vizitorë në Tiranë, e nëse ka ndonjë që jeton këtu, patjetër është akomoduar mirë në atë pjesë të metropolit, e në ato bordero, çka e distancojnë me hallet dhe shqetësimet e vërteta të kësaj ane.

Besnik Uku është në këto zgjedhje më i rëndësishëm se Rita Ora, jo vetëm sepse voton me 14 maj, por sepse këto zgjedhje bëhen pikërisht për atë. Kjo nuk është një garë Eurovizioni, as spektakël, as në fund të fundit, zgjedhje politike. Është betejë vendore, për administrimin e qytetit, për modelin që duhet ndjekur. Atë që është aktualisht në fuqi, ku banorët, qytetarët, Tirana me gjithçka është në shërbim e në funksion të kryetarit, të karrierës e ambicies së tij, apo që të vijë në krye e kundërta, ku Kryetari e Bashkia, janë në funksion e në shërbim të njerëzve?

Në këtë sens, të famshmit që po bëjnë tifo për modelin e gabuar, janë kryesisht të pafajshëm, se ata nuk kanë shumë informacion, dhe nuk e dinë të vërtetën.

Por Besnik Uku e di mirë. Ai ka qene brenda radhëve të PS për 30 vite, dhe ka parë se sa shumë padrejtësi, represion, e armiqësi mund të burojë nga një i zgjedhur lokal, nga ekipi i tij, nga një Bashki.

Ndaj ai është treguesi i vërtetë, gjenuin, se çfarë ndodh sot në kryeqytetin tonë, e çfarë duhet të ndodhë me 14 Maj, që gjërat të shkojnë në normalitet, e të mos fluturojnë më tej në këtë marri të dëmshme.

Image

Sali Berisha akuza të forta Tom Doshit: Je votëblerësi më i madh, kriminel elektoral! I shërben xhepit e pasurisë tënde

Sali Berisha gjatë një takimi sot me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,”  Zef Hila.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë Tom Doshit, duke e pyetur se çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës.

Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj kreu të PSD, duke thënë se kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

“Isha në Fushë Arrëz, në Pukë, këtu, kudo si hije më del emri i Tom Doshit. Do të pyes pak këtu, Tom, hajde më thuaj këtu çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që respektoj lirinë e tjetrit, por, emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu edhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh, por ky është krim elektoral monstruoz. Vjen nxjerr lista deputetësh e kandidatësh, na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde. Je një ushtar i të keqes, më mirë t’i shërbeje Vuçiçit. Duke i shërbyer Ramë për vota, ai të bën favore të tjera, dhe partinë e more nga një kriminel elektoral”, tha Berisha.bw

“Ata thonë se jam i lashtë”, Bideni humor e ironi në darkën e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Nga mosha e tij te Trumpi, ja batutat

Presidenti amerikan Joe Biden tha se manjati 92-vjeçar Rupert Murdoch e bëri atë të dukej si këngëtari Harry Styles dhe bëri shaka se ishte mik me një nga baballarët themelues të SHBA-së, James Madison, në një darkë vjetore për shtypin.

Presidenti tradicionalisht përballet me përplasje miqësore para gazetarëve në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Biden, në moshën 80-vjeçare, ka njoftuar se planifikon të kandidojë për rizgjedhje dhe sulmoi kritikët që mendojnë se ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë.

 

“Unë besoj në amendamentin e parë, jo vetëm sepse miku im i mirë Jimmy Madison e shkroi atë”, tha ai, duke iu referuar një prej baballarëve themelues të Amerikës, i cili vdiq në 1836.

 

Ai vazhdoi: “Shiko, e kuptoj që mosha është një çështje krejtësisht e arsyeshme. Është në mendjen e të gjithëve dhe me të gjithë, dua të them New York Times. Titulli: “Mosha e avancuar e Biden është një çështje e madhe. Megjithatë, ajo e Trump nuk është”.

Biden bëri për të qeshur kur tha të shtunën: “Ata thonë se jam i lashtë; Unë them se jam i mençur. Ata thonë se jam mbi kodër; Don Lemon do të thoshte: “Ky është një burrë në kulmin e tij”.

Duke iu referuar betejës së zgjatur të guvernatorit të Floridës dhe kandidatit të mundshëm presidencial Ron DeSantis me Disney-n, ai tha: “Kisha gati shumë shaka me Ron DeSantis, por Mickey Mouse më mposhti dreqin dhe arriti atje i pari”.

Biden gjithashtu u argëtua duke u tallur me mediat, veçanërisht zgjidhjen e fundit të Fox Corp për një padi për shpifje nga Dominion Voting Systems për 787.5 milionë dollarë në një rast që përqendrohej në pretendimet e rreme të Fox News se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar në favor të Bidenit.

“Është mirë që rrjetet kabllore të lajmeve janë këtu sonte. MSNBC në pronësi të NBC Universal. Fox News në pronësi të Dominion Voting Systems”. Ai fitoi të qeshura dhe duartrokitje.

“Vitin e kaluar gazetarët tuaj të preferuar të Fox News ishin në gjendje të merrnin pjesë sepse ishin plotësisht të vaksinuar dhe të rritur. Këtë vit, me atë pagesë prej 787 milionë dollarësh, ata janë këtu sepse nuk mund t’i thoshin jo një vakti falas”.

Në një goditje ndaj ish-presidentit Donald Trump, Biden tha se komediani Roy Wood Jr, i cili gjithashtu ishte një folës i shquar në darkë, i kishte ofruar atij 10 dollarë për ta mbajtur fjalimin e tij të shkurtër. “Ky është një ndryshim, një presidenti i ofrohen para për të heshtur.”

Në fillim të këtij muaji Trump u akuzua për 34 akuza për krime në një rast që përfshin një pagesë të supozuar prej 130,000 dollarësh për një yll filmi për të rritur gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016.

Biden e siguroi Wood: “Do të jem mirë me shakatë e tua, por…” – ai vuri syzet e tij të diellit – “Nuk jam i sigurt për Dark Brandon”. Kjo ishte një shenjë për një meme në internet që filloi si një sulm i krahut të djathtë, por që është zgjedhur nga mbështetësit e Biden.

Wood, një person i rregullt në The Daily Show të Comedy Central, natyrisht nuk mund të rezistonte duke e bërë moshën e Bidenit një objektiv. Ai tha: “Ne duhet të frymëzohemi nga ngjarjet në Francë. Bënë trazira kur mosha e daljes në pension u rrit dy vjet në 64. Ndërkohë në Amerikë kemi një burrë 80-vjeçar që na lutet edhe për katër vjet të tjera”.

Me gjithë komedinë, Biden përdori gjithashtu fjalimin e tij për të lëshuar denoncime të forta për sulmet ndaj lirisë së shtypit dhe për dezinformatat që kërcënojnë të minojnë demokracinë.

Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden u takuan privatisht me prindërit e reporterit të Wall Street Journal Evan Gershkovich pasi arritën në darkë. Gershkovich është burgosur në Rusi që nga marsi pasi u akuzua për spiunazh, pavarësisht mohimeve të forta nga punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane.

Gjithashtu në mesin e 2600 të ftuarve ishte edhe Debra Tice, nëna e Austin Tice, e cila nuk ka marrë asnjë lajm që nga zhdukja në një pikë kontrolli në Siri në vitin 2012.

Biden tha: “Gazetaria nuk është krim. Evan dhe Austin duhet të lirohen menjëherë së bashku me çdo amerikan tjetër të ndaluar jashtë vendit. Ju premtoj, po punoj si fort për t’i kthyer në shtëpi.”

Presidenti priti Brittney Griner, një basketbolliste e cila u ndalua në Rusi për gati 10 muaj vitin e kaluar para lirimit të saj në një shkëmbim të të burgosurve. Griner mori pjesë me gruan e saj, Cherelle, si të ftuar të CBS News. “Vitin e kaluar ne po luteshim për ty, Brittney”, tha Biden.

Në një tjetër vrojtim të një teme të fushatës 2024, Biden dënoi mediat që përdorin “gënjeshtra të thëna për përfitime dhe pushtet” për të nxitur urrejtje. “…Gënjeshtra të thëna për përfitim dhe pushtet. Gënjeshtrat e konspiracionit dhe keqdashjes të përsëritura vazhdimisht, të krijuara për të gjeneruar një cikël zemërimi dhe urrejtjeje dhe madje edhe dhune”.

Darka me kravata të zeza në Uashington u rikthye vitin e kaluar pasi u mënjanua nga pandemia në 2020 dhe 2021. Biden ishte presidenti i parë në gjashtë vjet që pranoi ftesën pasi Trump e shmangu ngjarjen ndërsa ishte në detyrë.

Këtë vit galaja tërhoqi politikanë, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe të famshëm si aktori Liev Schreiber dhe këngëtari John Legend dhe gruaja e tij, Chrissy Teigen, një modele dhe personalitet televiziv.bw

Non-grata nga DASH- Berisha angazhon ish-këshilltarin e presidentit Bush, Charlie Black të hetojë vendimin e Uashingtonit. Zbulohet kontrata

Ish-kryeministri Sali Berisha ka angazhuar lobistin Charles Black për t’i shkuar deri në fund hetimit për shpalljen e tij non-grata nga SHBA.

Në një artikull të publikuar nga Politico sqarohet se Charlie Black një ish-këshilltar për fushatat presidenciale të Ronald Reagna, George HW Bush, George W. Bush dhe John McCain, do të merret me këtë çështje.

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht, ajo çfarë vërehet është fakti se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndjekë këtë proces pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

“Berisha ka regjistruar Charlie Black të Prime Policy Group, një ish-këshilltar në fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe John McCain, për të përfaqësuar Berishën në Uashington”, thuhet në artikull.

Më tej artikulli vijon: Kjo për shkak se ish-kryeministri Berisha i mohon akuzat për korrupsion. Në deklaratat e tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë tek ish-agjenti i FBI-së McGonigal për të hapur një hetim për një amerikan për PD.

Kauza e Berishës ka zgjuar më parë interesin e republikanëve, ndaj dhe Black ka bërë me dije se ka në plan të bëjë presion ndaj anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve të McGonigal në Shqipëri dhe administratës së Bidenit.

Në komunikim e tij, Black ka thënë se vendimi non-grata për Berishën ishte një vendim i gabuar.

“Ishte vendim “i gabuar” për të sanksionuar Berishën dhe familjen e tij. Kongresi merr raporte të rregullta nga Departamenti i Shtetit për arsyet e shpalljes së një personi “non grata”, ka thënë ai.

Ndërkohë në dokumentin e publikuar theksohet se marrëveshja për lobin është në periudhën 10 prill -9 tetor 2023.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij.

Lajmi në atë kohë u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe.

“Terrorizëm politik, ka kaluar në fazën e degradimit të plotë “, Boçi i përgjigjet deklaratave të Ramës: Dikur dilte si qaraman, sot hedh baltë vetë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri tani.

Sa i përket situatës në qytetin ku ai garon, Boçi deklaroi se kërkon që të operojë me projekte konkrete, teksa u shpreh se kërkon të fikë inceneratorin e Elbasanit, i cili sipas tij po funksionon si grumbullues i madh plehrash dhe kontaminon zonën përreth.

Deputeti i PD komentoi po ashtu deklaratat e fundit të kryeministrit gjatë fushatës, disa prej të cilave drejtuar edhe ndaj Boçit drejtpërdrejtë. Ai tha se deklaratat e tij se nuk do mbështesë financiarisht bashkitë që fitohen nga opozita janë “terrorizëm politik” dhe se ai ka detyrim ligjor që të ndihmojë financiarisht këto institucione.

Ai shtoi më tej se kreu i qeverisë ka kaluar në një fazë degradimi të plotë, ndërsa tha po ashtu se ka qenë po ky kryeministër që në vitin 2013 “dilte si qaraman” duke thënë se po i hidhej baltë, ndërsa sot ka marrë rolin e “hedhësit të baltës”.

“Politika deri tani ka operuar me premtime shabllone për qytetarët, ne duam të operojmë me projekte konkrete. Ne e ndërtojmë komunikimin me qytetarët në mënyrë që paradite të jemi derë më derë, ndërsa pasdite vijojmë me takime publike. Platforma ka shumë rëndësi për kandidaturën. Bashkia duhet të jetë jo vetëm shërbyese, por edhe promotorë e qytetit si një atraksion turistik dhe pjesë e trekëndëshit ekonomik Tiranë-Durrës-Elbasan.
Unë dua ta fik inceneratorin e Elbasanit pasi funksionon si grumbullues i madh plehrash. Menaxhimi i tyre duhet bërë sipas standardeve të BE-së. Incenerimi si është sot në vend është teknologji e vjetruar që përdorej në Evropë para 30 vitesh. Elbasani ka një pamje jo të duhur pasi bashkia kujdeset për territorin e saj dhe grumbullon gjithë mbetjet e bashkive të tjera të qarkut. Inceneratori jo vetëm që helmon, por është kundër asaj për të cilën u premtua se do funksiononte. Sot kemi një mal me plehra që kontaminon zonën përreth.
Taksat po i ulim sepse sipas bilanceve bashkia performon më mirë. Shqetësuese mbeten rrugët që janë të pashtruara prej vitesh. Në ish-komunat situata është katastrofale. Rreth gjysma e rrugëve dytësore nuk janë trajtuar. Nuk ka kanalizime për ujërat e zeza. ndriçimi i rrugëve mbetet problematik.

Deklaratat e Ramës

Si ka mundësi që një kryeministër që merr votën siç pretendohet bën deklarata të tilla që nuk do mbështesë bashkitë. Dikush tha që është terrorizëm politik, nuk mund të përdoret ky fjalor. Terrorizmi politik në vend aplikohet në disa forma, ka kërcënime për fondet, mënyra e sjelljes me administratën, etj. Kryeministri ka detyrim ligjor që pjesën e taksave të qytetarëve t’ua kthejë në formë grantesh. Pjesa tjetër është performanca e bashkisë. Kryeministri bën autogolin e vetë me këtë deklaratë. Nuk ka logjikë politike e nuk ka moral njerëzor. Nëse vazhdon me fjalorin e tij normal ka dhe rrugë ligjore. Nuk është në kulturën time politike dhe etike që të kthehem në të njëjtën formë për deklaratat e këtij kryeministri.

Ishte ky kryeministër që dilte si qaraman në vitin 2013 dhe thoshte se ndaj tij është hedhur aq baltë sa familjarët e tij janë fshehur dhe më është dhimbsur me të vërtetë. Më vjen keq që është po ky që këtë pasojë të tijën për baltën e shndërron dhe bëhet në rolin e hedhësit të baltës. Vërtetë jemi politikanë, por edhe unë kam familjen dhe integritetin tim. Kjo është fazë e degradimit të tij të plotë. Ai që kërcënon shqiptarët se nuk do i financojë ka marrë fund, rrëzimi i tij do jetë pa kthim”, u shpreh ai.bw

Vrasja mizore e kenianes Joy- Kontroll në disa banesa, 6 të shoqëruar në Polici

Ka zhvillime në hetimet për vdekjen e shtetases keniane Joy Aoko. Burime bëjnë se gjatë natës dhe orëve të paratë mëngjesit janë kontrolluar 4 banesa dhe janë shoqëruar disa persona.

Policia dhe prokuroria janë vënë në aksion 9 muaj nga vdekja e 22-vjeçares e cila punonte në një kazino në Tiranë, ndërsa së fundi është bërë e mundur dhe zhbllokimi i telefonit të saj, nga ku kanë dalë edhe kontaktet e fundit që ajo ka pasur, njofton Faxweb.

Në mesin e personave që kanë shoqëruar është edhe shoferi i kazinosë ku  Joy punonte, Rodin Barçi, ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai i tij. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e të vërtetës.

Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, në një spital jashtë vendit ku u transferua nga familja e saj. syri.net

Vendoret e 14 majit, ODIHR: Polarizim i thellë i mjedisit politik

Misioni i vëzhguesve të ODIHR-it, kryesuar nga ambasadorja Audry Glover

 

VOA

Në Shqipëri, misioni i vëzhguesve ndërkombëtar të ODIHR-it, vëren se “mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha”. Konstatimi i përket Raportit të ndërmjetëm mbi zgjedhjet vendore të 14 majit, i publikuar të premten pasdite. Ai është një dokument përshkrues mbi situatën dhe zhvillimet e deritanishme.

Raporti vëren se fushata e nisur zyrtarisht më 14 prill “ka qenë relativisht modeste dhe me ton të moderuar” dhe se ajo “duket të jetë e orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë”. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë “përgjithësisht, fushata është e dukshme, veçanërisht në Tiranë, ku misionit i ODIHR-it ka vërejtur një prani të konsiderueshme të materialeve të fushatës në terren, përgjithësisht deri më tani ekskluzivisht nga PS”.

Misioni i Vëzhguesve, i drejtuar nga ambasadorja Audry Glover ka zhvilluar takime të shumta si me përfaqësuesë të të gjitha krahëve politike, ashtu dhe me institucionet dhe aktorë të përfshirë në procesin zgjedhor. Në raport shkruhet se “shumë bashkëbisedues të misionit të ODIHR-it, ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”.

Ndërkohë, sipas raportit “KQZ-ja informoi misionin se deri më 18 prill, shumica e 340 raportimeve të depozituara përmes portalit të saj online, ishin dorëzuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe pretendonin keqpërdorim të burimeve publike” dhe se “KAS ka shqyrtuar gjithashtu 20 kërkesa të Komisionerit për vendosjen e sanksioneve për shkeljen e masave të parashikuara kundër keqpërdorimit të burimeve publike dhe ka pranuar 10 prej tyre”.

Për zgjedhjet e 14 majit janë regjistruar rreth 3,65 milionë zgjedhës. Vëzhguesit shprehen se kanë marrë shqetësime se në listën përfundimtare të zgjedhësve janë bërë ndryshime të qendrave të votimit të cilat prekin rreth 1,3 milionë zgjedhës. “Disa bashkëbisedues të misionit, besojnë se kjo mund të çorientojë votuesit në ditën e zgjedhjeve”, shkruhet në raport.

Dokumenti i ODIHR-it, vlerëson pozitivisht punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Deri tani, administrata zgjedhore ka respektuar shumicën e afateve ligjore. Shumica e bashkëbiseduesve të misionit, vunë re transparencë dhe hapje të shtuar në vendimmarrjen e KQZ-së”.

Më 14 maj shqiptarët do të duhet të votojnë për drejtuesit e 61 bashkive dhe 1603 anëtarët e këshillave të tyre bashkiakë. Në garë janë përfshirë 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetar bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshillat. Dy kandidatë për kryetar bashkie dhe dhjetë për këshillat, janë të pavarur. Dyzet kandidatë janë ende nën shqyrtim nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi KQZ-ja konstatoi elementë që ngrinin dyshime mbi të kaluarën e tyre, dhe vendimi përfundimtar mbi pranueshmërinë e tyre është pezull.

Misioni, përbëhet nga një ekip bërthamë prej 13 vetësh i vendosur në Tiranë dhe 24 vëzhgues afatgjatë të dërguar më 13 prill në 12 qarqet në mbarë vendin. ODIHR-i u ka kërkuar Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 300 vëzhgues afatshkurtër për të ndjekur procedurat në ditën e zgjedhjeve.

Nuk ndalet Rama, në kulmin e fushatës jep leje për ndërtimin e 7 kullave të reja në Tiranë

Shqipëria ka hyrë prej 14 prillit zyrtarisht në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, me qeverinë dhe opozitën që janë dislokuar në terren me të gjithë arsenalin e tyre, për të përmbushur misionin e fitores në 61 bashki të vendit.

Por në këtë fushatë ajo ç’ka ka rënë në sy është shkelja me “të dyja këmbët” e Kodit Zgjedhor nga kryebashkiakët socialistë, të cilët kanë tenderuar miliona euro për asfalt elektoral dhe vepra të tjera infrastrukturore në këmbim të mbështetjes nga klientët biznesmenë në terren dhe “rrëmbimit” të votës.

Si shembull, kanë ndjekur as më shumë e as më pak por kryetarin e tyre, njëherësh kryeministër, i cili nga Tirana nisi aksionin “blerja e votës” që në mars me urdhrin për shpërndarjen e lëmoshës 5 mijë lekë të reja për pensionistët dhe lëvrimin e fondeve për rritje pagash në disa sektorë të administratës dhe punonjësve të shtetit.

Të tjera forma që janë hasur, lidhen me shpërndarjen e dhjetëra mijëra eurove nga bashkitë socialiste si grante për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019, ku kryesojnë listën Durrësi, Kruja, Vora apo Kamza.

Nuk përjashtohet nga makineria elektorale e Edi Ramës as nisja e përzgjedhjes së librave falas për nxënësit para datës së zgjedhjeve, apo shpërndarja e milionave të radhës si subvencione për naftën falas në kuadër të programit IPARD III, për të cilën ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi se të hënën e ardhshme mbi 2000 fermerë do të tërheqin rreth 146 milionë euro.

Sikur të mos mjaftonin këto makinacione para zgjedhjeve, në këtë betejë, kryeministri ka shfrytëzuar edhe Këshillin Kombëtar të Territorit, duke shpërndarë disa leje ndërtimi në kulmin e fushatës elektorale.

Ajo çka bie në sy në 40 vendimet e mbledhjes së fundit të KKT-së, që është mbajtur të martën e 25 prillit, është se me firmën e Ramës i jepet “OK” ndërtimit të shtatë kullave të reja në Tiranë.

Betonizimi i kryeqytetit, i cili është shtruar si problem real i qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore, duket se do të vijojë pa ndalur me “bekimin” e Ramës, i cili i shton 1.8 milionë m2 lejesh ndërtimi të Veliajt në Tiranë edhe 7 ndërtime të reja. syri.net

Mjerimi te ish-Këneta- Igli Cara: Më 14 Maj do të bëjmë ndryshimin bashkë

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, zhvilloi takime në zonën e ish-Kënetës, ku duket qartë mjerimi dhe mungesa e investimeve.

“Pa rrugë dhe rrethuar nga ujërat e zeza!

Kjo është situata alarmante prej vitesh në ish-Kënetë, një nga zonat ku mungesa e investimeve është e vetmja përgjigje konkrete për banorët.

Niveli i lartë i ndotjes mjedisore mbizotëron, duke rrezikuar jetën e familjeve që jetojnë këtu, por dhe të të gjithë banorëve të Durrësit.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!

Investime, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve. Është detyrë e Bashkisë së Durrësit që taksat dhe tarifat vendore, t’i kthejë në shërbime për çdo familje në çdo zonë të qytetit!

Qyteti je ti!” shkruan Cara.

Këlliçi: Asnjë leje për kulla në qendër të Tiranës dhe te Liqeni s’do preket asnjë cm tokë!

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri një premtim të fortë në “Çim Peka Live”. 

Ai u shpreh se nëse fiton zgjedhjet e 14 Majit nuk do të japë asnjë leje ndërtimi për kulla në qendër të Tiranës.

Gjithashtu, Këlliçi u zotua se gjatë drejtimit të Tiranës prej tij, nuk do të preket asnjë centimetër tokë te Liqeni Artificial i Tiranës.

“Unë nuk do të jap asnjë leje për kullë brenda qendrës së Tiranës, në zonën muzeale të Tiranës dhe nuk do të prek asnjë centimetër katror të Parkut të Liqenit. Qyteti do të duhet të ndërtohet në një parim proporcional”, tha ai.

Sakaq, Këlliçi tha më tej se nuk do të marrin leje ndërtimi kompanitë që nuk justifikojnë të ardhurat.

“Leje ndërtimi nuk do të marrë asnjë kompani që nuk justifikon të ardhurat”, theksoi kandidati i opozitës.

Intervista – Lobing për Beogradin/ Deklarata skandaloze e Ramës: Nuk futemi në BE po nuk hyri edhe Serbia

Kryeministri Edi Rama ka bërë dhe njëherë avokatin mbrojtës të Serbisë, teksa ditët e fundit është shtuar presioni ndaj Beogradit nga BE dhe SHBA për respektimin e marrëveshjes së Ohrit. Rama ka deklaruar në një intervistë për emisionin “Porta a Porta”, se “duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht”.

I pyetur nëse Shqipëria i frikësohet një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë, Rama tha se “jo, vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht”.

“Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike”, shtoi ai.

Duke folur mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri, Rama tha se “duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Rama theksoi se nuk mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, pa Serbinë.

Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ndërsa theksoi se, “mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë”.

 

Luçiano Boçi: Të mbyllet përfundimisht Inceneratori i Elbasanit! Është dënim kolektiv me vdekje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka kërkuar mbylljen përfundimtare të inceneratorit të Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi u shpreh se ky incenerator është dënimi kolektiv me vdekje për qytetarët e Elbasanit.

“Po i rikthehem tashmë me një mision të ri një beteje të vjetër! Si qytetar i Elbasanit, si përfaqësues i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, si mbrojtës i të drejtës së tyre për tyre për jetë unë kërkoj fikjen dhe mbylljen përfundimtare të Inceneratorit të Elbasanit.

🔥Inceneratori i Elbasanit është dënimi ynë kolektiv me vdekje nga një skotë e paskrupullt.

📂Kjo është një gjurmë e kësaj beteje të hershme mes meje dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin”, ka shkruar Boçi.bw

Belind Kelliçi prezanton projektin “TI Tirana”: I gjithë qyteti dhe shërbimet në dorën tënde, në një celular

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ka prezantuar sot një prej projekteve të tij, “TI Tirana”.

Ky aplikacion sipas tij do të vijë në ndihmë të qytetarëve, me informacione të bollshme, në shumë drejtime.

“Me zhvillimet më të reja në Inteligjencën Artificiale bota po ndryshon në mënyra të paimagjinueshme dhe shumë shpejt. Për të ndjekur hapin e kohës, në projektin tim për Tiranën Inteligjente, TI Tirana, teknologjia do të vihet në përdorimin më të mirë për të krijuar një mjedis urban modern, duke u përqendruar tek ti dhe nevojat e tua të përditshme”, u shpreh Kelliçi.

Në qendër të këtij plani është trafiku, që do të jetë më i lehtë dhe i menaxhueshëm me zbatimin e aplikacionit TI Tirana.

“Nëse je shofer, ky aplikacion do ta mundësojë të dallosh parkingjet e lira dhe ta prenotosh vendin para se të arrish. Ata që kanë parkingje private, do të mund t’i japin në përdorim sa herë që i kanë të lira dhe të përfitojnë nga kjo. Ata që kanë makina elektrike, do kenë më shumë pika karikimi”, tha ai.

“Jam i përkushtuar që Bashkia ta ndërthurë tekonologjinë maksimalisht me mjedisin urban, që TI t’i kesh në dorën tënde qytetin, eksperiencat më të mira dhe jetën më të lehtë, në një ambient shumë më të pastër, të qetë dhe të rregullt”, u shpreh Këlliçi.bw

Vrasja e sipërmarrësit në Shëngjin, të përfshirë një shqiptar dhe 5 të huaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku

VOA

Në Shqipëri, Policia njoftoi të mërkurën në mbrëmje se në vrasjen e ndodhur një javë më parë në Shëngjin, të sipërmarrësit Ardian Nikulajt, në mjediset e hotelit të tij, janë përfshirë, një grup personash. Bëhet fjalë për Edmond Haxhian, shqiptar me shtetësi dhe britanike, ndërsa të tjerët janë një portugez, Ruben Saraiva, i cili mendohet të jetë atentatori, dhe 4 britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, me role të ndryshme në organizimin e vrasjes.

Që të gjithë rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria, disa ditën e vrasjes dhe të tjerët të nesërmen. “Grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”, deklaroi në një konferencë të posaçme shtypi Drejtori i Përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku.

Nga hetimet rezulton se vrasja ka lidhje me një hasmëri të vjetër mes familjes së Nikulajt dhe familjes Lekstakaj, me të cilën Haxhia ka lidhje gjaku shumë të afërta. Dyshohet se është pikërisht ai që ka financuar dhe vënë në jetë planin e atentatit. Kqyrja e kamerave të sigurisë, ka zbuluar se njëri prej britanikëve të dyshuar, frekuentonte prej disa ditësh hotelin duke kqyrur lëvizjet e Nikulajt.

“Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje”, bëri të ditur zoti Rrumbullaku, duke shtuar se “nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes”.

Pamjet e momentit të vrasjes, tregonin një person me skafandër në kokë dhe me një jelek fosforeshent, i cili hyn në hollin e hotelit dhe godet pak çaste më pas, me disa plumba pistolete dhe nga një distacë e afërt, sipërmarrësin Nikulaj, i cili gjendej i ulur pranë një tavoline.

Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, ishte përfshirë dhe në politikë, si pjesë e Partisë SocialDemokrate dhe aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Igli Cara tregon se si do ta ndyshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka prezantuar programin e tij elektoral 2023-2027 për të ndryshuar qytetin në 4 vitet e ardhshme.

Në një video në Facebook, Cara ka renditur prioritet e tij si kryebashkiak i ardhshëm i Durrësit, ku vend të rëndësishëm zënë investimet në infrastrukturë, furnizimi me ujë, përpunimi i mbetjeve, ulja e taksave dhe tarifave vendore, mbështetja e turizmit komunitar, si dhe rritja e buxhetit për mbështetjen e shtresave në nevojë.

Si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme. Brenda 2 viteve mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë. Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje. Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet. Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve. Aktivizojmë industrinë lokale të riciklimit. Ulim taksat dhe tarifat vendore. Për të rinjtë një zonë rekreative në afërsi të stadiumit. Për më të vegjelët kënde lojërash dhe parqe të gjelbëruara kudo në qytet. Brenda mandatit qëndër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit tanë. Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë. Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit. Tregjet të rinj bujqësor në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit. Mbështetje të turizmit komunitar përmes rendimit. Përplilimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale. Në programin tim Durrësi 2023-2027 përcakton dhe sfida të tjera të përbashkëta. Së bashku mund t’ja dalim sepse qyteti je ti’.

POSTIMI I PLOTË:

Për Durrësin tonë! Një qytet që krijon mundësi, me hapësira të dedikuara dhe shërbime për të gjithë!

Bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!

#durres #njereztelire #qytetijeti #Bashke #ndryshim #IgliCara #Voto1

syri.net

PATOS- ‘Gjej 10 vota për PS-në’- Dhunohet barbarisht punonjësi i bashkisë

Prej kohësh, punonjës dhe drejtues sektorësh kanë dëshmuar se janë të vënë nën presion për mbledhje dhe deklarime votash, në të kundërt do t’u duhet të bënin gati dorëheqjen dhe ta linin atë të gatshme në zyrat e eprorëve.

Mirëpo, asnjë prej tyre nuk ka shkuar të denoncojë rastet e për pasojë historitë kanë mbetur të pazbuluara, ndërsa ditën e djeshme, një burrë, punonjës i komunales, është dhunuar barbarisht pasi ka refuzuar të plotësojë një formular, në të cilin do të deklaronte votën për të gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Sipas tij, formulari i është vënë në dispozicion nga eprori i tij, që pas refuzimit, është bërë edhe dhunuesi i tij. Burri, i cili ka përfunduar me plagë në spital dhe për të cilin ka reaguar edhe Policia e Fierit, ka dalë edhe në mediat lokale duke dëshmuar hapur rastin flagrant, atë për të cilin po flitet prej të paktën 2 muajsh.

NGJARJA

Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale në Bashkinë e Patosit, denoncoi eprorin e tij për dhunë brenda institucionit për shkak të refuzimit për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Bato Dalipaj fillimisht ia tregoi ngjarjen kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e më pas ka denoncuar në Polici eprorin e tij, Petrit Pëllumbi, për ushtrim dhune ndaj tij. Kjo e fundit tha se ka nisur hetimet për rastin.

Qytetari i identifikuar si Bato Dalipaj, punonjës i Ndërmarrjes Komunale të Bashkisë së Patosit, thotë se u dhunua nga shefi i tij pasi nuk pranoi të firmosë një formular ku duhet të garantonte 10 vota për Partinë Socialiste.

“Më thirrën lart në zyrë dhe më ofruan një formular për të plotësuar për ta firmosur, të shkruaja pjesëtarët e familjes dhe nuk e pranova. I thashë jo. Formulari ishte për votimet. Mora rrugën dhe ika, më erdhi nga pas dhe më gjuajti, më shtriu përtokë. Më goditi Petrit Pëllumbi. Më ndihmuan shokët atje dhe pastaj më çuan në spital. Petriti është përgjegjës që ndan punën në Komunalen në Patos. Unë jam katërorarësh deri në qershor dhe mbaron, një vit kontratë”, denoncoi Bato Dalipaj.

Policia bëri të ditur në një reagim për ngjarjen se rreth orës 16:10 të së martës, 55- vjeçari, punonjës i Ndërmarrjes së Komunales në Bashkinë Patos, është paraqitur në Komisariat ku ka bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, Petrit Pëllumbi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë formularin. Policia në njoftimin për rastin tha se “rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i Ndërmarrjes së Komunales, Bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale”. syri.net

Të fshehtat e dosjes “UNESCO” për Polifoninë Shqiptare Nga Zeno Jahaj

Habitshëm, pas afro 20 vjetësh, konstatohet se, për të regjistruar Polifoninë Shqiptare në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jolëndore të Njerëzimit, do të jenë hartuar dy dosje. Njëra ka të ngjarë të jetë zhdukur. Tjetra, krejt e tjetërsuar, duket se është dërguar në UNESCO.

 

Nëpunësit e UNESCO-s, Agjenci e OKB-së në Paris, i kanë të gjitha instrumentet për të hetuar e vërtetuar vetë vlerat e çdo kandidature. Për Polifoninë Shqiptare, ndoshta e kanë pasur akoma më të lehtë sepse, jo vetëm që ajo është unike në madhështinë e vet, por edhe sepse ajo e kishte bërë vetë rrugën e Francës, qëkurse në shekullin e kaluar, në Festivalin e famshëm në Dijon.

 

Gjithsesi, nëpunësit e UNESCO-s, të neveritur nga gjella “interpretuese” që iu është servirur nga Shqipëria, kanë pranuar që, në faqen zyrtare elektronike të Agjencisë, Polifonia Shqiptare të regjistrohet me emrin “Iso-Polifoni”, kur 16 shtete të tjera i kanë regjistruar vlerat e tyre kulturore me emrin “Polifoni”, edhe pse të gjitha, absolutisht të gjitha, këndohen me “iso”.

 

Shqipëria si dhi në mes të dhenve! Por, çështja nuk qëndron thjesht te dallimi në këtë kopé. Çështja është se, dikush është i interesuar ta shpërbëjë polifoninë shqiptare në “iso” dhe në “polifoni” dhe motivi i fshehur i kësaj shpërbërjeje, jepet në një video që gjendet në linkun The Albanian Iso Polyphony, me logon e UNESCO-s. Në këtë video të dërguar nga institucionet shqiptare me titullin “The Albanian Iso-Polyphony”, iso-ja kushtëzohet me mitologjinë e Sirenave. Por, për çudi (dhe jo vetëm), po aty, kalohet ca më tutje sesa kushtëzimi mitologjik, kur shkruhet: “Etnomuzikologjia, siç është vëzhguar që nga ekzistenca e Sirenave në mitologjinë e stërgjyshërve tanë…”. Qartazi, misioni paska qenë edhe më i thellë sesa origjina e iso-s: kushtëzimi i origjinës kombëtare shqiptare nga mitologjia e Sirenave! Dhe kjo tezë prezantohet pikërisht në një Agjenci të OKB-së!

 

Për ta përforcuar këtë tezë, në faqen zyrtare elektronike të UNESCO-s, shkruhet: “Termi ‘iso’ që shoqëron të kënduarit polifonik, është i lidhur me ‘ison’ e muzikës së kishës Bizantine”. Dhe, tinëzisht, po aty, pas klikimit mbi fotografinë ku janë shtatë këngëtarë, shkruhet: “Iso-polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine”! Me siguri, nëpunësit e UNESCO-s do të jenë neveritur akoma më shumë, kur kanë parë se vetëm Shqipëria i kërkon rrënjët jashtë rrënjëve të veta, ndërkohë që shtetet e tjerë, të përgjegjshëm shkencërisht dhe historikisht, përmes polifonisë, identifikojnë rrënjët e lashta të popujve të tyre. Madje, Gjeorgjia dikton: “Himnet liturgjike Bizantine, kanë thithur nga tradita polifonike gjeorgjiane, një masë të atillë, saqë tradita gjeorgjiane është bërë pjesë e rëndësishme e himneve liturgjike bizantine.” Ashtu sikurse, ndër dhjetëra jo-shqiptarë, njeri prej tyre, Yves Bonnefoy, historian i famshëm dhe i paanshëm francez i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, shkruan: “Kultura mbijetuese para-kristiane shqiptare tregon se mitologjia dhe folklori shqiptar janë me origjinë të lashtë dhe pothuajse të gjitha elementët e tyre janë pagane”.

 

Në videon shqiptare shkruhet se Iso-Polifonia Shqiptare ndahet në “Polifoni të thatë” dhe në “Polifoni detare” dhe se “…Bazuar në Iso-Polifoninë Mesdhetare dhe këngët tradicionale, liturgjia dhe melurgjia e të qarit akoma qan vdekjen e Krishtit dhe ringjalljen e tij. Me anë të Polifonisë, J.S.Bah kreu evolucionin real në muzikë, duke arritur kulmin e tij me polifoninë gjithëpërfshirëse të Ligettit në shekullin e 20-të. Polifonia do të mbetet gjithnjë një këngë magjike e Sirenave, ose një kabá me klarinetë e performuar nga Mjeshtri Laveri…”.

 

Zyrtarët e UNESCO-s do të jenë çoroditur që Polifonia Shqiptare u shpjegokërka me një cocktail unik në botë për nga përzierja: liturgji, melurgji, qarje, polifoni e thatë, polifoni e njomë, vdekje, Krisht, ringjallje, Sirena, Laver Bariu! Ashtu siç do të kenë zgurdulluar sytë, kur kandidatura shqiptare është paraqitur si e lidhur me kompozitorin gjerman Johann Sebastian Bach (i cili u shqua kryesisht me Koralet Luterane!) dhe me kompozitorin hungarez György Sándor Ligeti (i cili u shqua thjesht se theu barrierat e status quo-së në muzikë!), a thua se këta mjeshtra të mëdhenj të kombeve të vet, do të kenë kaluar më parë nga shkolla shqiptare e polifonisë për t’u bërë ata që u bënë!

 

Por, përtej ofertës së këtij cocktail-i, autorët e videos, paskan pasur edhe një mision tjetër: rishikimin e gjeografisë dhe historisë së Shqipërisë! Sipas tyre: “Muzika iso-polifonike shtrihet në një territor gjeografik ku përfshihet shumica e Shqipërisë Jugore. Dy zona të mëdha etnografike dallohen në këtë territor gjeografik: Toskëria dhe Labëria. Gjysma jugore e këtij shteti është quajtur Epir dhe pjesa tjetër është quajtur Iliri.” Në vijim, autorët e videos, paraqesin një hartë, sipas të cilës, Kosova shtrihet në Shkup, ndërsa Serbia shtrihet përreth Prizrenit! Si për ta bërë më bindës këtë version, paraqesin edhe një shqiponjë, e cila vjen nga Stambolli për në viset shqiptare, a thua se shqiponjat qenkan një shpend i huaj për malet shqiptare, paçka se shqiptarët ia dedikojnë pikërisht shqiponjës emrin e tyre kombëtar!

 

Autorët e “Dosjes UNESCO” i janë shmangur hartës natyrore të shtrirjes gjeografike të polifonisë shqiptare. Ata kanë shmangur kriterin shkencor që polifonia shqiptare shtrihet mbi baza etnografike, specifikisht sipas fshatrave e qyteteve, sepse një nga veçoritë e papërsëritshme të saj, është se ajo ndryshon nga një fshat në fshatin tjetër fqinj. Në vend të hartës natyrore, autorët e dosjes kanë përdorur hartën e tyre me termat “gegë” e “toskë”, terma të cilët jo vetëm që janë të papërcaktuara gjeografikisht, por janë sa të tejkaluar në kohë, aq edhe të dënueshëm, ngase çojnë ujë në mullirin e përçarjes kombëtare. Qartazi, terma të tillë janë edhe të pasaktë për referim të shtrirjes së polifonisë. Atëherë, një pikëpyetje e madhe shtrohet se përse autorët e “Dosjes UNESCO”, në videon e paraqitur, kanë afishuar grupe folklorike të lokalizuara me përzgjedhje, ndërkohë që kanë përjashtuar nga afishimi fshatra dhe qytete të rretheve Skrapar, Berat, Vlorë, Gramsh, Korçë e gjetkë. Po ashtu, një pikëpyetje tjetër e madhe, shtrohet se përse në video janë evidentuar me përparësi këngë vajtimi, kur misioni natyror i Polifonisë Popullore është himnizimi i vijimësisë së jetës njerëzore dhe historisë lokale e kombëtare, jo i vdekjes së tyre.

 

Prezantimet në faqen zyrtare të UNESCO-s dhe videon “prezantuese” i paska dërguar, sikurse shkruhet në hyrje të saj, Republika e Shqipërisë, Radio-Televizioni Shqiptar dhe një fantazmë me emrin “Këshilli i Muzikës Shqiptare”. Institucionet tona shtetërore, përkatësisht Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, Misioni Diplomatik në UNESCO, drejtoria për UNESCO-n në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtoria e Radio-Televizionit Shqiptar, kanë përgjegjësinë morale, institucionale e kombëtare, të përkthejnë shkrimet / titrat dhe të transkriptojnë tekstet e këngëve të videos, fotografitë dhe pas fotografitë e prezantuara në dosjen “UNESCO”, me qëllim që të identifikojnë kush është ky “Këshill i Muzikës Shqiptare” dhe pastaj, të bëjnë analizën e konsideracioneve të dyshimta të paraqitura në atë dosje dhe në atë video.

 

“Shqipëria – thotë Kadareja, nuk do të mund të ishte në këtë botë veçse serioze dhe morale. Ky do të ishte kushtëzimi numër një, pa të cilin Shqipëria, thjesht, do të pushonte së qeni”. Dhe këtë përgjegjësi e kemi të gjithë, ne si qytetarë, ashtu edhe institucionet përfaqësuese shtetërore, të cilat nuk kanë arsye tjetër përse ekzistojnë./Panorama.al

‘Jam optimist për atë që opozita do arrijë’- Lela: 14 Maji nuk është stacioni i fundit i përballjes me regjimin!

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, në “A Show” me Adi Krastën u shpreh optimist për atë që opozita do të arrijë më 14 Maj, edhe pse në kushte të pabarabarta dhe përballë një regjimi. 

Megjithatë, zgjedhjet vendore nuk janë stacioni i fundit, sqaroi Lela, i rezistencës së opozitës me pushtetin dhe Edi Ramën.

Ai tha se mbështetësit e opozitës në këtë fushatë udhëhiqen nga pasioni duke përkrahur me entuziazëm kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa në krahun tjetër, shtoi ai, kemi të bëjmë me dhunën banale dhe vulgare aq sa po rrahin edhe njëri-tjetrin, duke iu referuar rastit të Patosit.

“Fryma e entuziazmit duket, janë gjëra të matshme sepse i mat syri. Jemi në kohë kur njerëzit po nuk patën një pasion nuk dalin. Kemi dy dalje, daljen e demokratëve që nga foltorja e këtij, nuk dalin për ndonjë pushtet se kanë zero pushtet, i vetmi pushtet është bashkia e Shkodrës e cila është e rrethuar, është rrethimi i dytë i Shkodrës, janë malazezët dhe ‘ramazezët’ po përdor një simbolikë politike uroj që të mos ofendohen ata të partisë së namuzit. Këta njerëz që dalin dhe i shkojnë zotit Berisha, i shkojnë eksponentëve të tjerë të PD, tregojnë që kanë pasionin e të drejtës ose të drejtën e pasionit. Kemi dhunën në anën tjetër, dhuna është bërë aq banale e vulgare sa po rrahin të vetët. Rasti i Patosit ishte po nuk solle 10 vota mjerë ti, ke ca plagë… Si do përkthehet elektoralisht? Qeveria, Rama po bën të gjitha përpjekjet që të mos ketë zgjedhje, por votime. Zgjedhje do të thotë të zgjedhësh i lirë, më pëlqen emisioni i Adi Krastës do shkoj, po më shtrënguan poshtë që mos shko te Adi Krasta por në emision tjetër, ndoshta për kushte e rrethana do detyrohem të shkoj. Kjo është liria. Si gazetar, jo si përfaqësues i ekspertizës së një krahu politik të komunikimit publik. Kaq i kërkoj kësaj qeverie dhe këtij zotërisë që njerëzit të lihen të votojnë, të zgjedhin të lirë, asgjë tjetër. Opozita është në të drejtën e së drejtës për të zgjedhur të lirë. Po shohim të kundërtën, e shohim vazhdimisht. Kjo nuk do të thotë se rezistenca është ulur, rezistenca do të vazhdojë me të gjitha mjetet e fjalorit politik që lejohen dhe 14 Maji është para nesh, por nuk është stacioni i fundit i përballjes me këtë regjim. Jam optimist për atë që opozita do të arrijë në 14 Maj. Do të arrinte shumë më shumë në kushtet e garës së barabartë, por edhe në kushtet e këtij frustrimi të madh politik dhe shoqëror opozita do të arrijë mjaftueshëm për të qenë krenare sepse vjen nga zero në kushtet e një regjimi që shihet qartë se i çfarë natyre monstruoze është”, tha Lela.

“Kanë fituar zemrën e qytetarëve”, Berisha: Jemi të sigurt në fitoren e kandidatëve tanë në Durrës dhe Elbasan

“Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan po shënojnë suksese shumë të mëdha”, kështu ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në studion e Panorama TV.

Berisha u shpreh se kandidatët po shënojnë sukses në fushatën e tyre dhe u shpreh i sigurt se do të korrin fitore. Sipas tij këtë e gjë e di dhe vetë Edi Rama, ndaj dhe është i frikësuar.

“Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurt në fitoren e tyre, Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë i tronditur. Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve”, u shpreh Berisha.bw

Posterat e Ramës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kavajën: Sa më shumë e shohin qytetarët, aq më shumë e urrejnë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka folur për posterat e vendosura nga Partia Socialiste.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Qosja tha se edhe në Kavajë janë vendosur postera, teksa theksoi se sa më shumë qytetarët i shohin aq më shumë i shtohet urrejtja. “Kavaja e urren këtë qeveri dhe mezi pret që ta largojë më 14 maj”, tha kandidati i “BF”.

“Po janë vendosur, shumë mirë që janë vendosur sepse sapo qytetarët i shohin këto postera i shtohet urrejtja. Kavaja e urren këtë qeveri dhe mezi po pret që ta largojë. Edhe nga njerëz të majtë janë të zhgënjyer. Unë komunikoj me elektoralin gri, me njerëz të majtë dhe mezi po presin ndryshimin për Kavajën”.

Po ashtu Fisnik Qosja foli edhe për programin e tij elektoral, duke thënë se bashkia nën drejtimin e tij do të ofrojë lehtësira për biznesin e ri, duke u paguar taksat për një vit.

“4-vjeçarin që unë do jem kryetar bashkie, Kavaja do të behet. Ne kemi një paketë shumë të mirë për bizneset e reja. Një i ri që do të hape biznesin, taksat do paguhen nga bashkia e Kavajës. Bashkia do t’i vijë në ndihmë për një vit, një të riu që e do Kavajën dhe do të japë kontribut në Kavajë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për presionit që i bëhen administratës, ai tha se kjo ndodh, duke u ndalur kryesisht drejt disa drejtorë shkollash.

Pyetje: A keni hasur me raste presioni në administratë?

Fisnik Qosja: Pa diskutim. Kjo është kthyer në shqetësuese, por edhe qesharake. Ka ca mësues, unë iu bëj thirrje disa drejtorëve të shkollës që të rrinë larg kësaj historie. Kavaja është qyteti që ta jep notën ashtu siç e meriton. Do të ngelin në klasë më 14 maj, prandaj i them që mos ngelen në klasë. Mos u bëni pjesë e një maskarade dhe show. Duhet ti japim fund kësaj historie. Por ata janë të detyruar dhe deri në një farë mënyrë unë i mirëkuptoj. Por janë ca njerëz  që unë i bëj thirrje që të tërhiqen.bw

‘Ulja e taksave rrit biznesin’- Belind Këlliçi prezanton 5 zotimet për Tiranën në Yzberisht

Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, janë nga më të diskriminuarat nga Bashkia e Tiranës në raport me invetimet publike. Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës.

Gjithashtu, banorët u ankuan edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.

“Ajo që duket nuk ka nevojë për koment. Këtu nuk është vënë dorë për asgjë. Edhe kanalizimet bllokohen. S`jam i kënaqur hiç. Paguaj 18 mijë lekë taksë gjelbërimit lali Erit, është me fakt kjo jo kështu, i paguaj. Këtu o vëlla na ka ardhur. Ne familjarët ashtu jemi, ca me punë e ca pa punë, po fëmijët këtu nuk kanë ku luajnë”, u shprehën disa banorë të Yzberishtit.

Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se po flet çdo ditë. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.

“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan me ndenjtë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopësht. Asnjë gjë”, tha Këlliçi.

Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta. Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë  e Tiranës, reduktimi i këtyre taksave, do të ndihmojë biznesin të fitojë më shumë por njëkohësisht të hap vende të reja pune.

“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”, tha Këlliçi.

Një tjetër problem thelbësor për zonën është mungesa e ujit të pijshëm. Belind Këlliçi takoi një të moshuar, i cili sapo kishte blerë ujin që përdor për të pirë në familje.

I moshuari u shpreh se në  çezma nuk kanë ujë, siç pretendon Erion Veliaj, ndërsa tha se faturat i paguan dyfish.

“Po e paguajmë ujin, trefshi, katërfishi. Edhe ujë s`kam për të pirë. Dy lloj ujërash, po ku e ke ujin. Po ku ka ujë me 24 orë, pse janë ato depozitat? Ja bidoni, e bleva, 1200 lekë, e bleva për të pirë. Po ato çisternat pse i ka ato? Se thotë ka ujë 24 orë! Vetëm për banjot!”, tha i moshuari.

Ndërsa Belind Këlliçi u shpreh: “E paguan trefish e katërfish, dhe ujë nuk ke. Kurse Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme”. 

Edhe në Yzberisht, qytetarëve që u është marrë prona nga bashkia e Tiranës, duke i lënë rrugëve, janë të shumtë. Një prej tyre duke konfirmuar votën për Belind Këlliçin, tregoi se si Erion Veliaj i grabiti pronën pa e dëmshpërblyer.

“Në darke të 2017, në 21 tetor unë kam qenë pronar, më jepte KESH-i paratë, nënstacioni. Në datën 20, ky zdromsi, ky çuni zdroms, lali zdromsi, ma konfiskoi pronën si në kohën e Enver Hoxhës. Votën time e ke lale, edhe nja 12 a 14 vetë sa janë, ta jap. Por mos harron, se kur të fitosh do të zejë derën e bashkisë”, u shpreh qytetari.

Gjatë takimeve me qytetarë të shumtë, Belind Këlliçi mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, duke u angzhuar se pas fitores në zgjedhje, në Tiranë do të vijë ndryshimi. syri.net

Image

Isopolifonia (!!!), bizantinizmi dhe akademia! Nga Akademik Artan Fuga

Ku polifonia ku Bizanti!!! Edhe një amator e di! Një student i vitit të parë në filozofi nëse nuk e di që polifonia është shumë parabizantine, edhe pa lexuar Eskilin, Sofokliun, Sokratin, etj., meriton notë pakaluese në provim. Eshtë e “lidhur” – thotë. T’ja plasësh gazit!!! Po polifonia po të jetë me “të lidhura” është e lidhur edhe me gurmazin e këngëtarëve, me rrymat e ajrit që e kalojnë tingullimin te veshët tanë, e lidhur me strukturën e fytit, me çfarë të duash, me zoqtë, shiun, fijet e barit, me ndonjë gllënjkë raki mani, me gjithçka. Ku e gjete kulturën muzikore bizantine ta lidhësh? Pse nuk e lidhe me koret e murgjëve katolikë? A me ç’të duash a derëbardhë!!!
—————
Ta quash polifoninë shqiptare si të ndarë në toske dhe gege është një hap konceptual që e çan në dysh kombin shqiptar!
Ta “lidhësh” kuptimësisht termin “iso” të polifonisë labe me “ison” e muzikës fetare bizantine veç një budalliku shkencor, është edhe një mungesë e plotë e dijes mbi historinë e kulturës dhe artit para dhe pas bizantin, të ngatërrosh dhe bësh mish mash, mash mish, dukuritë artistike fetare dhe dukuritë artistike shekullare, pra laike.
Unë e kuptoj protestën e shoqatës Labëria kur supozon dhe akuzon për një atak kundër identitetit tonë kulturor artistik kombëtar, ndonëse nuk e di se ku e bazojnë, dhe as jam marr me hetime të tilla.
Besoj se do ta sqarojnë opinionin publik mbi këtë çështje!
Unë si akademik distancohem nga ato përkufizime si ky që lidh artin shqiptar me muzikën bizantine, “lidhje” që gjuhësisht në tekst nënkupton se polifonia labe qenka e “lidhur” me Kishën e Bizantit si me një burim parësor rrjedhjeje. Sepse aty nuk thuhet që muzika kishtare bizantine është e lidhur me polifoninë shqiptare!!! Cka do të ishte e kundërta, pra do ta rridhte muzikën bizantine nga polifonia labe, dhe kjo një e pavërtetë si e para!
Nëse ndokush ka nevojë për leksion në semantikë për të parë kuptimin e fjalës “lidhje” dhe “rrjedhje”, në nivelin e vitit të parë universitet, unë jam i gatshëm ta sugjeroj publikisht!
Ndërkaq kultura artistike dhe fetare bizantine edhe ajo është një vlerë gjigande e njerëzimit. Por është përdorur duke e futur keq këtu!
Amatoreske!
Unë distancohem prerazi edhe nga qendrimi i shprehur nga ana e kryesisë të akademisë të shkencave që u deklarua zyrtarisht në dëgjesën e saj në komisionin e edukimit dhe mediave të Kuvendit të Shqipërisë, ku pyetjeve të deputetes Ina Zhupa akademia e shkencave, pa asnjë kompetencë në këtë fushë, iu përgjigj me gojën e një nga drejtuesve të saj aktualë se teksti në fjalë në Unesco, çuar nga Shqipëria, nuk ka asnjë problem dhe nuk është ashtu sikurse kritikohet! (shih linkun e rregjistrimit audiovizual)
Ky është një turp!
Ku polifonia ku Bizanti!!! Edhe një amator e di! Një student i vitit të parë në filozofi nëse nuk e di që polifonia është shumë parabizantine, edhe pa lexuar Eskilin, Sofokliun, Sokratin, etj., meriton notë pakaluese në provim.
Eshtë e “lidhur” – thotë. T’ja plasësh gazit!!! Po polifonia po të jetë me “të lidhura” është e lidhur edhe me gurmazin e këngëtarëve, me rrymat e ajrit që e kalojnë tingullimin te veshët tanë, e lidhur me strukturën e fytit, me çfarë të duash, me zoqtë, shiun, fijet e barit, me ndonjë gllënjkë raki mani, me gjithçka. Ku e gjete kulturën muzikore bizantine ta lidhësh? Pse nuk e lidhe me koret e murgjëve katolikë? A me ç’të duash a derëbardhë!!!
Puna është se shoqata Labëria, kaq e adhurueshme në ndjeshmërinë e vet, tregoi krizën e rëndë të asaj të ashtuquajture “shkencë” mbi polifoninë, sikurse ka një krizë në albanologji, pavarësisht se në ankesën e saj nuk u ishte drejtuar “veshëve” që duhen për ta bërë të dëgjohet zëri i komunitetit! U drejtua atje ku është krijuar problemi.
Unë di të them atë që vazhdoj të them prej vitesh: Nuk është rastësi!
Por, thënë kjo prit anatemimet! Mirësetëvinë!

Silvi Bardhi: Belind Këlliçi ka mbaruar me mesataren 9.7, ja shkresa e shkollës Harri Fultz

Zëdhënësja e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, reagoi pas fushatës së nisur nga mediat pranë Erion Veliajt në lidhje me shkollimin e Belind Këlliçit.

Ajo tha se kjo është një fushatë mashtrimi dhe shpifjesh. “Asgjë nga këto nuk i shërbejnë qytetit dhe banorëve të Tiranës.

Belind Këlliçi është i vendosur në rrugën e tij që sjell ndryshimin,” tha Bardhi.

DEKLARATA E PLOTE

Erjon Veliaj i cili në 8 vite la 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, Liqenit të Thatë, Kodrës së Priftit, pa një çerdhe, pa një kopsht, pa një shkollë.

Erjon Veliaj që arsimin e kupton si një mundësi të mirë për tender, pasi jep për një godinë 3 herë më shumë para’ se sa Bashkimi Europian.

Erjon Veliaj që ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës për arsimin, dhe nuk tregon se ku kanë shkuar këto para të qytetarëve të Tiranës.

Erjon Veliaj që një ambient të destinuar për shkollë ia hoqi qytetarëve të Tiranës dhe ia dha Bolinos, medias me të cilën fabrikon shpifjet e sulmet për interes të tij, medias që financohet edhe nga inceneratorët.

Ky, kryebashkiak pra, po gërmon së fundmi për shkollimin e Belind Këlliçit, dhe ka furnizuar mediat e tij me spekullime të ulëta.

Këtë komunikim po e bëjmë për qytetarët.

Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qënë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.

Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.

Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz.

Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro.

Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Suma Kam Laudi” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim.

Duke parë se njerëzit po reagojnë, se njerëzit e duan ndryshimin. Duke parë se nuk ka bilanc dhe se në 8 vite ka keqqeverisur dhe ka abuzuar me buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ndonjë bashki, Erjon Veliaj në këto kushte është gati të sulmojë edhe Shkollën “Harry Fultz”, edhe Universitetin e Marylend-it.

Asgjë nga këto nuk i shërbejnë qytetit dhe banorëve të Tiranës.

Belind Këlliçi është i vendosur në rrugën e tij që sjell ndryshimin.

Është i vendosur të realizojë projektin me 5 prioritetet kyçe që sjellin zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës.

Belind Këlliçi me banorët e Sharrës: Vdekja e Ardit Gjoklajt nxiti Veliajn të nisë aferën e inceneratorit

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorët e zonës së Sharrës. Ai paraqiti programin e tij, 5 pikat kryesore që sjellin ndryshimin në Tiranë, dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Zona e Sharrës është e lënë pas dore dhe gjatë viteve të fundit kanë munguar investime që do të përmirësonin jetesën e komunitetit. Por sikur të mos mjaftojë kjo, banorët e Sharrës dhe gjithë Kombinatit, vuajnë ende ndotjen e ajrit për shkak të mbetjeve urbane që hidhen në landfill.

Belind Këlliçi e cilësoi këtë si minierë ari për Erion Veliajn, dhe dëm ndaj qytetarëve.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, shërbeu si pretekst që Erion Veliaj të niste aferën me inceneratorin e Tiranës, që sot i kushton taksapaguesve të Tiranës plot 80 mijë euro në ditë.

“Arsyeja pse po ua përmend këtë, është se u gjet ky justifikim, që në vitin 2016 kur kjo ndodhi, të fillohej të flitej për herë të parë për koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Këtu ka një problem shumë të madh. Ju nuk e keni idenë në aspektin financiar se çfarë vjedhje ndodh vetëm pak metra larg nga ju. 80 mijë euro në ditë vjedhin nga taksat e tua, të mijat, të gjithëve neve këtu. E di çfarë domethënë 80 mijë euro në ditë? Sikur një javë të hidhen ato lekë këtu në zonë, zgjidhet problemi me rrugicat hyrëse”, u shpreh Këlliçi.

Për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, aq para sa sot shkojnë për aferën e inceneratorit, mjaftojnë për të mundësuar transportin publik falas për 200 mijë qytetarë të Tiranës. Pas 14 majit, ky angazhim do të bëhet realitet, “pasi u shërben shtresave në nevojë dhe jo klientelës së Erion Veliajt”, tha Këlliçi.

“Unë kam premtuar transport publik falas, autobusin falas për 200 mijë qytetarë në ditë. Një shërbim që kushton sa para që shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston. Ajo bileta 400 lekëshe nuk është dhimbje koke për të pasurit, por është për të varfrit. Ajo masë që unë kam propozuar nuk i shërben oligarkëve, klientelës së Erion Veliajt. Është një shërbim i dedikuar për pensionistët, për studentët, për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë”. 

Transporti publik falas do të jetë një shërbim që për të gjithë banorët e kryeqytetit, përfshirë edhe ata në zonat rurale. Këlliçi tregoi edhe si do të realizohet ky projekt.

“Në të gjithë katundet e Tiranës, në të gjithë fshatrat dhe në qytet, që kur të hipin në autobus, të ndjekin të njëjtin model që ka në 250 qytete të tjera në bot, që hipet në autobus, ka një kartë elektronike, e çekon, e shtyp aty, dhe vazhdon rrugën. Siç e ka e gjithë vendet e zhvilluara. Pse? Sepse unë kam vendosur që taksat e qytetarëve të mos i marrë e t`i çojë për shërbime që nuk ekzistojnë, por t’i marr e t’i çoj për qytetarët”, u shpreh Këlliçi.

Teksa transporti publik pritet të ulë kostot e jetesës, por edhe trafikun, një tjetër plan ambicioz për të lehtësuar qarkullimin në rrugët e kryeqytetit, është nënkalimi te sheshi “Skënderbej”. Para banorëve të Sharrës, Belind Këlliçi u shpreh se po kritikohet për koston e ulët të këtij projekti, pasi sipas tij, nxjerr zbuluar aferat e Erion Veliajt me kostot e fryra për ndërtimin e Unazës së Re.

“E keni para projektin për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, që kam propozuar tunelin e nëndheshëm te sheshi? A e dini kush është akuza e vetme që kam marrë? Kushton shumë pak, 4.5 milionë euro. Sepse unë e kam propozuar me çmim kostoje, u kam thënë që nuk do vjedh. Jam ulur me urbanistët, më kanë nxjerrë faturën, më kanë thënë që është 4.5 milionë euro. Çfarë? Të dal unë të them që është 20, është 30? Problemi është se u prish punë se i nxjerr zbuluar me çfarë kanë bërë këta. Këta kanë vënë një standard: kanë ndërtuar në Unazë të Re 24 milionë euro kilometrin”, u shpreh Këlliçi.

Kandidati i opozitës foli edhe për planin e ofruar për uljen e taksave dhe tarifave vendore, ku pritet të përfitojnë bizneset por edhe qytetarët.

“Kam dhënë premtim përgjysmimin e tarifës për hapësirën publike, përgjysmimin e tarifës për pastrim gjelbërimin, zerimin e taksës, edhe ti e paguan, për arsimin që është një taksë që ka mbledhur Erion Veliaj 41 milionë euro këto 7 vjet, dhe nuk ka ndërtuar një çerdhe, një kopsht, një shkollë për gjithë zonën e Unazës së Re, që janë 70 mijë banorë”, u shpreh Belind Këlliçi.

Para banorëve të Sharrës, Belind Këlliçi premtoi se do të pastrojë Bashkinë e Tiranës nga patronazhistët dhe aktivistët, ndërsa deklaroi se një ndër strukturat e para që do të reformohet është Policia Bashkiake, e cila sot është kthyer në gjobëvënëse ndaj qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës nuk do të ketë më vend as për patronazhistë dhe as për aktivistë, do të ketë vend për të rinj e të reja të Tiranës, të vijnë të punojnë për qytetin dhe nëpunësi i shtetit do duhet të jetë nëpunës i shtetit. Po 24 orë pas 14 majit unë do ta reformoj. Policia bashkiake do të jetë në shërbimin tuaj dhe t`i dridhet dora kur e kap stilolapsin dhe i vendos gjobë qytetarit. Ta mendojë mirë. Çdo vit në buxhetin e bashkisë ka planifikim buxheti dhe realizim faktik të buxhetit të bashkisë. E dini që e vetmja shifër, i vetmi zë, që tejkalohet në masën 300% është parashikimi i gjobave të Policisë Bashkiake. Pra nëse në të gjithë zërat e tjerë ka mungesë të realizimit të planit çfarë është e planifikuar dhe realizimi faktik, kur vjen puna te gjobat e vendosura nga Policia Bashkiake tejkalohet me 300% objektivi”, tha Këlliçi.

Për të bërë realitet planin e tij për kryeqyteti, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Sharrës në zgjedhjet e 14 majit.syri.net

Skandali McGonigal- Agron Neza shfaqet në takimin elektoral të kandidatit të Ramës

Skandali Rama-McGonigal lëshon hije edhe mbi fushatën elektorale.

Agron Neza, personi A në dosjen hetimore amerikane të Ramës dhe McGonigal, u shfaq dje në një takim elektoral të kandidatit të Edi Ramës në Tropojë.

Neza është person kyç i kësaj afere.

Kujtojmë se hetimet vazhdojnë dhe zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar foli për çështje penale të hapur.

Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, kjo do të thotë derë burgu e hapur për Edi Ramën. syri.net

‘Bashkë Fitojmë’- Selia e PD vishet me logon e koalicionit

Selia e Partisë Demokratike është veshur sot me logon e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Ndërsa fushata dhe takimet vazhdojnë në çdo qytet të Shqipërisë ku prezantohen kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, edhe selia blu është veshur me ngjyrat e koalicionit që do të fitojë Shqipërinë. syri.net

Zhdukja misterioze e dy personave, blindohet Saranda. Sekuestrohen 8 makina dhe shoqërohen disa persona

Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur 48 orët e fundit lidhur me zbardhjen e ngjarjes së rëndë të zhdukjes prej 15 ditësh të dy 46 vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

BalkanWeb mëson se forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me banim në Sarandë, kryesisht me precedentë penalë.

Ata janë dërguar në Vlorë ku janë marrë në pyetje dhe nuk dihet ende nëse janë liruar apo mbajtur.

Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Një automjet fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë ndërkohë që janë marrë për verifikim edhe 6 mjete të tjera, një prej tyre e blinduar.

Policia mendon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol.

Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

Gazment Bardhi, fushatë për Zef Hilën, denoncon vendimin personal të Alibeajt

Gazment Bardhi ka kërkuar votën e demokratëve për Zef Hilën në Bashkinë e Vaut të Dejës, kandidaturë e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Gjatë takimit me mbështetësit në këtë bashki, Bardhi dhe strukturat lokale denoncuan vendimin personal të Enkelejd Alibeajt, për të kandiduar Klomentina Drinin, që sipas tyre çon votat në favor të Tom Doshit.

SYRI TV

Demokratët do të kenë vetëm një kandidat për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës, dhe ai është Zef Hila, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Sot krah Hilës u shfaq edhe Gazment Bardhi, i cili denoncoi vendimin e njëanshëm të Enkelejd Alibeajt për të nxjerrë kandidat në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërsa theksoi se më 14 maj, demokratët kanë si qëllim që t’i marrin bashkinë Tom Doshit.

“Kryesia e partisë nuk ka miratuar që të ketë kandidat tjetër në Bashkinë Vau i Dejës. Pra, ka ruajtur të njëjtin standard që kishim vendosur për Devollin dhe Kurbinin. Ka marrë opinionin e strukturave që situata krijon mundësinë në 14 maj ju t’ia hiqni nga duart bashkinë Tom Doshit. Prandaj fokusi juaj në këto 25 ditë që ka mbetur do të duhet të jetë këtu që në 14 maj të dorëzojë çelësat e bashkisë që i ka marrë me pa të drejtë në vitin 2019 dhe ju të riktheni ato punë të mira”, tha Bardhi.

Të revoltuar me Enkelejd Alibeajn janë shfaqur edhe demokratët e Vaut të Dejës, që u sfiduan nga Alibeaj duke u nxjerrë një kandidate që nuk gëzonte mbështetjen e demokratëve, ndërsa denoncuan makinacionet për zëvendësimin e komisionerëve të djathtë me përfaqësues të Partisë Socialiste.

“E kam ndjerë veten të fyer me veton që vuri zoti Enkelejd Alibeaj. Por gjithsesi ne duhet të jemi të bashkuar, nuk duhet të demoralizohemi, por do ta mbështesim Partinë Demokratike dhe kandidatin zotin Zef Hila“, u shpreh Gentjan Ndoj.

Më herët e gjithë lista e kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike nga Enkelejd Alibeaj, deklaruan refuzimin e kandidaturës së Klomentina Drinit, duke shprehur publikisht mbështetjen ndaj Zef Hilës.

Këlliçi mbështet projektin ‘Portat e Hapura’- Vilat e vjetra do kthehen në atraksione turistike

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore do të jetë në fokusin e punës së kryebashkiakut të ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi. 

Këtë fundjavë, kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, u njoh nga afër me një nga projektet inovative të quajtur “Portat e Hapura”, që synon mbrojtjen e vilave dhe banesave të vjetra të Tiranës.

Ky projekt është hartuar nga Xhimi Begeja, familja e të cilit zotëron një shtëpi në rrugën e “Dibrës”, e cila është Monument Kulture e Kategorisë së II-të. Këtë objekt e vizitoi Belind Këlliçi me një pjesë të stafit të tij, për të parë nga afër planin që synon shndërrimin e të paktën 9 vilave të vjetra në një pol turistik për Tiranën.

Pasi njohu Belind Këlliçin me vlerat e pronës së tij, Xhimi Begeja tregoi se plani synon që 9 ndërtesa të vjetra deri në 300 vjeçare, të restaurohen dhe kthehen në një mini lagje turistike që do të lidhet me zonën e “Pazarit të Ri”.

Ky model ka Parisi, Milano, një lagje e bukur me rrugica me gjëra. Janë 9 objekte këtu për t`u ruajtur, të tjerat do zhvillohen. Kjo zonë këtu ka, e para çdo familje këtu nuk humb emrin e vet, identitetin. Ruan pronën e vet, bëhet hajër, se përfitimi ekonomik këtu nuk është i njëtë për të njëjtën sipërfaqe, pothuajse është 5 deri në 10 herë më shumë si vlerë. Dhe e fundit fare, është një zhvillim ekonomik i paparë” – u shpreh Xhimi Begeja.

Ai tregoi se projekti është dakordësuar dhe hartuar në bashkëpunim me të gjithë pronarët e objekteve të vjetra që ndodhen në “Rrugën e Dibrës” dhe zonën e “Selvisë”.

Sipas z.Begeja, restaurimi i këtyre objekteve me vlera historike, muzeale dhe urbanistike, do ta kthejnë zonën në pol zhvillimi për në Tiranë.

Unë kam bërë një gjë shumë të bukur. I mblodha të gjithë edhe u thashë: Hajdeni çuna ta bëjmë një bashkë, pse të vendosin të tjerët për fatet tona, hajde ta bëjmë bashkë. Duhen pesë lekë, ore do t`i nxjerri paret se vlerën e jep ajo cop letër. Kthehet në rrugë, kthehet në lulishte, kthehet në zonë zhvillimi. Do vij tjetri ta zhvillojë vet këtë gjë” – u shpreh Xhimi Begeja.

Pasi u njoh nga afër me çdo detaj të këtij projekti, që është hartuar nga vetë të zotët e pronës, Belind Këlliçi shprehu mbështetjen e tij, që plani të bëhet realitet. Sipas Këlliçit, ky plan do t’i shërbejë të gjithëve, duke përfshirë harmoninë sociale në komunitet.

“Varet për çfarë ke hyrë në politikë. Po ke hyrë për pare është vendi gabuar, po ke hyrë për punë të mirë, me lënë një gjë të mirë, janë këto lloj projektesh, që janë afatgjate, që ngelesh. Kjo është idea, kjo është një gjë e mirë për qytetin, i shërben të gjithëve. Kjo ka dhe një vlerë të madhe shumë për komunitetin, sepse kjo rikthehen harmoninë mes familjeve, mes njerëzve”-u shpreh Belind Këlliçi.

Edhe kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj, deklaroi se për të tilla projekte, kjo shoqatë ka 20 vjet që lobon, por nuk kanë gjetur mbështetjen e pushtetit lokal dhe atij qëndror. Tafaj theksoi se zona të tilla kthehen në vend atraksioni për turistët me përfitime të larta financiare.

Ka disa zona të cilat ne si “Shoqata Tirana”, të paktën prej 20 vitesh kemi thënë, planet urbane të zhvillimit të qytetit, duhet t’i ruajnë këto njolla, për të ruajtur trashëgiminë tonë. Këto jo vetëm që kthehen në vende atraksioni për turistët, por kthehen edhe në vende biznesi për të rritur të ardhurat” – u shpreh Arben Tafaj. syri.net

Shqipëria anulon hyrjen pa viza për turistët nga Rusia

VOA/Armand Mero

Shqipëria ka shfuqizuar heqjen e vizave për qytetarët e Federatës ruse të cilët duan të vizitojnë vendin për arsye turistike. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e enjte, ku u rishikua lista e shteteve, qytetarët e së cilëve përfitonin nga një masë e tillë. Kjo listë, e miratuar në vitin 2022, përfshinte 8 shtete dhe parashikonte hyrjen pa viza çdo vit për periudhat kohore nga 20 prilli deri më 31 dhjetor. Për tre nga këto shtete, përfshirë Federatën ruse, udhëtimi pa viza për qëllime turistike përfshinte një periudhë më të shkurtër kohore, nga 1 maji deri më 30 shtator.

Në faqen e saj zyrtare, ambasada e Shqipërisë në Moskë, publikoi më pas një njoftim “tepër urgjent”, ku njoftonte për vendimin e Qeverisë shqiptare duke shpjeguar se “për të vizituar Republikën e Shqipërisë është e nevojshme të aplikohet për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit”.

Të premten pasdite, vendimi i qeverisë shqiptare u pasqyrua dhe në faqen e ambasadës ruse në Tiranë në Facebook, duke ju drejtuar “qytetarëve të Federatës ruse të cilët kanë për qëllim të vizitojnë Shqipërinë”, e duke shpjeguar se shteti i tyre “është përjashtuar nga lista e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza nga 1 maji deri më 30 shtator”. Me fjalë të tjera, për të vizituar Shqipërinë në këtë periudhë, ashtu si dhe në pjesën tjetër të vitit, qytetarët rusë duhet të kërkojnë një vizë shqiptare sipas qëllimit të udhëtimit”. Në një postim të mëvonshëm, pak para mesnatës, ambasada ruse bëri të ditur se do të ketë një reagim të shtunën në mëngjes.

Vitin e kaluar, pasi kishte miratuar vendimin me anë të të cilit qytetarët rusë mund të hynin në Shqipëri pa viza, për qëllime turistike, Kryeministri Rama, gjatë një konference shtypi e mbrojti qëndrimin që kishte zgjedhur, duke u shprehur se: “nuk mendoj se duhet rishikuar”.

Më 3 maj, përmes një video-konference, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha përpara parlamentit shqiptar se: “ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush po vjen tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj”, theksoi ai.

Dy ditë më pas kryeministri Edi Rama, dha shpjegimin e tij, lidhur me rregjimin pa viza për turistët rusë: “Vendimet tona janë në një linjë me vendimet e Bashkimin Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian dhe për sa kohë nuk ka një vendim, ne jemi duke vazhduar me të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi me Bashkimin Europian”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.

Pak muaj më pas, në verën e vitit të shkuar, Bashkimi Evropian vendosi pezullimin e marrëveshjes së vitit 2007 me Federatën ruse, e cila ofronte lehtësira për udhëtimet e qytetarëve rusë në territorin e vendeve anëtare dhe në hapësirat e Shengenit.

Shqipëria ka mbështetur që në fillim Ukrainën, duke dënuar agresionin rus, duke mbështetur sanksionet ndaj Moskës, e duke qenë nismëtare me rezoluta dhe qëndrime të forta ndaj Rusisë, me SHBA-të si bashkë-penëmbajtëse, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria po ashtu ka ofruar ndihma ushtarake dhe ushqimore për Ukrainën.

‘Nga mbrapa, vetëm për para’- Opozita përgjigjet me posterat që shpjegojnë qeverisjen korruptive të Ramës

Posterat denigrues të vendosura nga kryeministri Edi Rama që kanë zaptuar rrugët e Tiranës kanë marrë përgjigjen e merituar.

Në vendet ku ishin vendosur posterat e Ramës, në të cilat shkruhej ‘vetëm përpara, kurrë mbrapa’, ditën e sotme janë parë që mbi to janë ngjitur postera të tjerë, ku dallohen të gjithë ministrat dhe vartësit e kryeministrit, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, që janë në burg dhe ata që pritet të shkojnë pas hekurave, me sloganin ‘nga mbrapa, vetëm për para’.

Këto postera shpjegojnë më së miri qeverisjen e Ramës gjatë këtyre 10 viteve si kryeministër i Shqipërisë, ku në qelitë e burgjeve ëshë krijuar një ‘grup parlamentar socialist’, si dhe një ‘shoqatë e kryetarëve të bashkive burgaxhinj’.syri.net


Send this to a friend