VOAL

VOAL

Imuniteti i Ballukut votohet sot në Kuvend, Bylykbashi prezanton raportin e opozitës nga Këshilli i Mandateve: Kuvendi të japë autorizimin!

Në fjalën e tij në Kuvend, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo seancë e sotme është shumë rëndësishme dhe se do të lërë gjurmë.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD, për çështjen e Belinda Ballukut ndërsa kërkoi dhënien e autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Oerd Bylykbashi: Një nga seancat që do të lerë gjurmë për mënyrën si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku.
Kuvendi më 16 dhjetor u vu në lëvizje nga SPAK ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin.

Në fjalën e tij, Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa evidentoi gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, se ish zëvendës kryeministrja ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në bashkëpunim. Dëmi financiar i shkaktuar nga shkeljet e zyrtares, theksoi ai, arrin në 1.1 miliardë euro.

“Prokuroria ka marrë si të pandehur dhe person në hetim deputeten Belinda Balluku se dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur, 11 fakte penale, veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga këshilli për Mandatet në mbledhjen e datave 19 dhjetor dhe 23 shkurt, dhe në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarët e pakicës parlamentare, dhe analiza e fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojmë që deputetët të votojnë pro për miratimin e kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.

Dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën shkelja e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Në miratimin e këtij rekomandimi mbajmë në konsideratë, sipas GJK, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit dhe jo e deputetëve të veçantë. Në këtë kuptim, theksohet edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias, sipas të cilit imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por mbrojtja e vetë parlamentit. “, u shpreh deputeti.

Bylykbashi theksoi se Kuvendi ka për detyrë vetëm nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e autorizimit për arrestim, duke shtuar se ai nuk mund të përdoret si “mburojë” për të mbrojtur politikisht një ligjvënës. Ai theksoi se nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që nuk ka nevojë për një masë më të rëndë sigurie, ndërkohë që Prokuroria vërteton të kundërtën, atëherë Kuvendi do të uzurponte kompetencat e pushtetit gjyqësor.

“Në rastin konkret, është detyrë e kuvendit të verifikojë vetë  nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit. Kuvendi, në këtë procedurë ka vetëm një detyrë që të sigurojë që deputeti të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare. Kuvendi nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme për të mbrojtur hetimet. Kjo është kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor”, shtoi deputeti.

Ai përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për arrestimin, duke theksuar se ish zëvendës kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj. SPAK, theksoi ai, ka paraqitur 80 prova kundër deputetes.

“Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.

Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv kryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.

Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive.”, shtoi ai.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mesazhi i Ambasadës Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie para ligjit

Pak para votimit në Parlament për imunitetin e Belinda Ballukut, Ambasada Britanike në Tiranë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.

 

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se “imuniteti parlamentar ka rolin e tij në mbrojtjen e proceseve demokratike dhe se nuk duhet të shndërrohet në një pengesë për llogaridhënien e barabartë të të gjithëve para ligjit“.

Sipas Ambasadës Britanike, pushteti ekzekutiv, ai gjyqësor dhe legjislativ duhet të vijojnë të mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të përmbushur objektivin e saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

ambasada

Reagimi i ambasadës britanike:

Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Panorama

ambasada britanike

 

Gazetarja Llabani: Grupi kriminal i Hajrullës ‘bleu’ të gjithë policinë e Vlorës, SPAK të hetojë

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një denoncim të fortë në “Oponencë”, ku iu referua një aksioni të SPAK në qytetin e Vlorës më 7 mars, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës.

 

Llabani tha se të gjithë e njohin këtë grup kriminal të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, bazuar dhe në përgjimet e SPAK.

Por, sipas saj, ajo që ishte më e tmerrshmja, ishte fakti që ky grup kriminal kishte “blerë” të gjithë policinë e Vlorës.

“Ata ishin blerë që nga shefi i komisariatit, drejtor e nëndrejtor deri tek policët merrnin rrogë tek ky grup kriminal. Ne i bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK të hetojnë, pasi kemi informacion se vetëm për një eliminim, janë dhënë 300 mijë euro për ekzekutimin e Bledar Birçajt. Një nga ekzekutorët e tij, sot që flasim ndodhet në paraburgimin e Fierit pa akuzë”, tha Llabani.

U shemb një vit pas inaugurimit, çahet 50 metra asfalt në Zavalinë! Banorët për “TakFak”: Hodhën zhavorr, u shkatërrua brenda dy ditësh

Emisioni investigativ “TakFak” rikthehet këtë të mërkurë në ekranin e News24, me tema sociale që prekin direkt jetën e qytetarëve, siç është infrastruktura rrugore.


Një prej tyre është rruga e re që ndodhet në një nga 100 fshatrat turistike në Shqipëri, në Gjinar, e cila ka pësuar dëmtime të ndjeshme duke krijuar shqetësim në jetën e banorëve të zonës.

Ekipi i “TakFak” udhëtoi drejt Zavalinës, konkretisht në aksin rrugor 500 metra larg Gjinarit, e cila ndodhet buzë një rezervuari artificial.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara, nga matjet e kryera nga gazetari i “TakFak”, thellësia e së çarës së rrugës rezultoi se ishte 70 cm.

Niveli i rrugës së rënë si pasojë e rrëshqitjes rezultoi 25 cm dhe gjerësia e gropës së krijuar në rrugë, doli nga matjet 82 cm. Ndërsa në total, gjatësia e rrugës së çarë rezultoi 50 metra.

Për mikrofonin e “TakFak”, banorët thonë se kjo situatë duket e pandryshuar megjithëse ankesat e vazhdueshme tek pushteti vendor.

“Kjo rrugë është shumë shqetësuese. Zërin e kemi ngritur, por kush të dëgjon? Jemi dhe me fëmijë të vegjël. Kam vite që kam ikur dhe arsyeja e ikjes ka qenë rruga, uji, energjia elektrike ka qenë e dobët”, thotë një banor.

Ndërsa një tjetër thotë se pa e mbushur vitin, kjo rrugë është e dyta herë që prishet.

“Para 2-3 javësh ra një makinë, pastaj një kushëriri im që pati punuar me ta, (me firmën), foli me ta dhe sollën një skodë zhavorr, e hodhën ata, nuk ndenji as dy ditë prapë u hap. Taksat i paguajmë, shteti ose jepja, ose hiqja”, thotë një tjetër banor.

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, minatori 49-vjeçar plagoset gjatë punës. Firma mban të fshehur rastin

Një tjetër aksident me pasoja të rënda është regjistruar në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. Në një deklaratë për mediat, policia e Bulqizës thotë se e ka referuar rastin si aksidental.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale, pasi shtetasi Agim Likoka, 49 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në subjektin minerar “Klosi”.

Si pasojë, 49-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është mbajtur i fshehtë si shumë raste të tjera në galeritë e kromit të minierës së Bulqizës. Edhe në deklaratën e policisë nuk jepet asnjë detaj për subjektin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa vazhdimisht ka patur ngjarje të tilla që nuk janë bërë fare publike.
Po ashtu, shqetësim i vazhdueshëm mbetet mbajtja fshehur të ngjarjeve të tilla ku dyshohet se kompanitë e bëjnë për të fshehur penalitetet nga institucionet shtetërore, madje në shumë raste, te plagosurit dërgohen në spitale private, për t’iu shmangur ndëshkimeve ligjore që merren në raste të tilla. Në gjithë këto vite asnjë drejtues subjekti apo përgjegjës për sigurinë në galeritë e kromit nuk është vendosur para drejtësisë.

Ndërkohë, mësohet se hetim kanë nisur edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes në Punë si dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. bw

Shtrenjtimi i karburanteve, Erion Braçe: Dje është shpërndarë një SMS për të rritur naftën! Shoqata e Hidrokarbureve funksionon si kartel

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri pas krizës në Lindjen e Mesme, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si funksionon tregu i naftës në vend. 

 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist foli për një mesazh që sipas tij iu është dërguar një ditë më parë përfaqësuesve të pikave të karburantit për të rritur çmimin e naftës.

Ai theksoi se çmimet më të larta regjistrohen te pikat e markave të njohura, ku sipas tij çmimi varion nga 198 deri në 202 lekë për litër. Braçe ironizoi se prej vitesh këto kompani e kanë “sfidë personale” që çmimi të mos bjerë nën 200 lekë dhe të qëndrojë gjithmonë mbi këtë nivel.

Braçe akuzoi drejtpërdrejt Shoqatën e Hidrokarbureve se po vepron si një kartel që dikton rritjen e çmimeve në treg.

“Çmimi i naftës ka ndryshuar dje rreth orës 4 pasdite, nuk e di para apo pas takimit me ministrat e qeverisë por ka ndryshuar dje në orën 4 fiks sipas një sms të mbërritur në celularin e çdo përgjegjësi pike karburanti në territor. Çmimi është më i lartë te ato të brenduara.

Pra e kanë ndryshua me një mesazh dhe po përpiqem që ato mesazhe tua dërgoj dhe mbi të gjitha nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, shoqata e hidrokarbureve. Këto mesazhet nuk i dërgojnë vetëm drejtuesit e kompanive, por te pikat e bardha i dërgojnë zyrtarët e shoqatës së hidrokarbureve. Pra shoqata e hidrokarbureve funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast.”, u shpreh ai.

Deputeti shtoi se problemi kryesor nuk qëndron te tregu i pakicës, por te tregu i shumicës, ku sipas tij është ndërtuar një model i ri furnizimi.

“Ju me të drejtë po monitoroni tregun e pakicës, por problemi është atje ku ju thashë, tek tregu i shumicës.  Cili është modeli i tregut që zotërinjtë kanë ndërtuar? Këta nuk blejnë më naftë në bursë; këta blejnë nga një broker që e sjell naftën në territor. Është ky brokeri që vjen dhe e derdh naftën në depozitat e këtyre në periudha të ndryshme kohore dhe këta blejnë dhe shesin me çmimin e ditës që dalin nga depozita. Ky model tregu i ka hequr të gjitha avantazhet e blerjeve afatgjata të sasive të naftës, ose ia ka kaluar këtij brokeri, i cili nuk është entitet tatimor shqiptar dhe nuk është i regjistruar në organet tatimore shqiptare, i cili merr këto përfitime të blerjeve në afatgjatë.

Në bursë sot blen naftë ditore, 10-ditore, 30-ditore, 3-mujore dhe 6-mujore. Sot po të futesh në bursë, blen me këto afate dhe këto blerje në tregun shqiptar i bën ky broker. Madje këta kanë shuar fare parimin që duhet të funksionojë një depozitë. Dollari është përtokë, pra transaksionet kryhen në dollar. Euro është zhvlerësuar, që është element i rëndësishëm tek çmimi, por kjo nuk është reflektuar sepse ky model tregu nuk e lejon këtë gjë.”, tha ai. Panorama

Mirela Kumbaro batërdi te Ministria e Turizmit/ Abuzime me tenderët, pagesa të dyfishta dhe shpenzime pa kriter

Mirela Kumbaro

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në ish-Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ka zbuluar një seri shkeljesh në menaxhimin e fondeve publike, nga pagesa të dyfishta dhe moszbatim të vendimeve gjyqësore, deri te parregullsi në prokurime dhe projekte investimesh. Raporti evidenton përdorim pa efektivitet të rreth 28 milionë lekëve, shpenzime të pajustifikuara dhe një dëm ekonomik mbi 1.8 milionë lekë në një kontratë rikonstruksioni, duke kërkuar masa korrigjuese dhe përgjegjësi administrative…

Mirela Kumbaro ka kryer masakër kur ishte te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në ish-Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, që prek menaxhimin financiar, prokurimet, zbatimin e vendimeve gjyqësore, planifikimin buxhetor dhe administrimin e fondeve publike.

Kjo ministri u drejtua nga Kumbaro në këtë kohë, teksa më pas ajo kaloi te Arsimi, ndërkohë në shtator pati dhe ristrukturim ministrish, pasi ministria e Mjedisit doli më vete, ndërsa Turizmi u bashkua me Kulturën dhe Sportin.

Auditimi i përputhshmërisë është kryer për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2024, ndërsa në përmbledhjen ekzekutive KLSH flet për 15 rekomandime në total, ku përfshihen 12 masa organizative, 1 rekomandim për shpërblim dëmi dhe 2 rekomandime për përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet dhe efektivitet.

Pjesa më kritike e raportit lidhet me mënyrën si institucioni ka trajtuar vendimet gjyqësore për rikthimin në detyrë të punonjësve. Sipas auditimit, ministria ka paguar për vite me radhë detyrime ndaj punonjësve gjyqfitues, por pa i rikthyer në pozicionet e mëparshme apo në poste ekuivalente. Për pasojë, janë krijuar pagesa të dyfishta për të njëjtin funksion: një person është paguar sipas vendimit të gjykatës, ndërsa puna është kryer nga një tjetër punonjës. Vetëm për vitin 2023 janë ekzekutuar vendime për 15 punonjës në vlerën 12.723 mijë lekë, me 363 mijë lekë tarifa përmbarimore, ndërsa në vitin 2024 janë likuiduar 14.441 mijë lekë për 13 punonjës, plus 445 mijë lekë shpenzime përmbarimore. Në total, KLSH llogarit 27.973 mijë lekë si përdorim pa efektivitet të fondeve buxhetore, ndërsa thekson se ka raste të pazgjidhura që datojnë që nga viti 2010 dhe zvarritje deri në 15 vite.

Një tjetër gjetje e rëndë lidhet me kontratën për “Rikonstruksionin e godinës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”. Nga verifikimet në terren, KLSH ka konstatuar diferenca mes volumeve të punimeve të raportuara dhe atyre të kryera realisht, si edhe punime të llogaritura jo sipas gjendjes faktike në objekt. Për këtë kontratë, auditimi evidenton një dëm ekonomik në vlerën 1.851.948 lekë pa TVSH dhe kërkon që titullari i autoritetit kontraktor të nxjerrë aktin administrativ për shpërblimin e dëmit ndaj operatorit ekonomik “A.” SHPK, duke e ndjekur çështjen edhe në rrugë gjyqësore.

Në të njëjtën linjë, raporti ngre pikëpyetje serioze edhe për përdorimin e fondeve publike për automjetin e titullarit të institucionit. KLSH konstatoi se ministria ka marrë me qira një automjet me një kosto totale 1.152.000 lekë me TVSH, ndonëse mjeti ekzistues ishte riparuar më herët me një shpenzim prej 1.176.000 lekësh me TVSH dhe ishte ende brenda periudhës së garancisë. Auditimi e cilëson këtë procedurë si të pabazuar dhe të pajustifikuar, duke e konsideruar shpenzim pa ekonomicitet për buxhetin e shtetit.

Problemet nuk mbarojnë me kaq. Në dokumentacionin financiar, KLSH ka gjetur likuidime me vonesë të 33 faturave për vitin 2023 dhe 12 faturave për vitin 2024, në tejkalim të afatit ligjor. Po ashtu, në pasqyrat financiare nuk janë reflektuar si detyrime të prapambetura 9 fatura të vitit 2022 në shumën 48.562.124 lekë, të likuiduara në vitin 2023, si dhe 12 fatura të vitit 2023 në shumën 2.674.228 lekë, të likuiduara në vitin 2024. Sipas auditimit, ky mosraportim cenon saktësinë dhe transparencën e raportimit financiar.

Në drejtim të menaxhimit të brendshëm, KLSH ka konstatuar mungesë të gjurmëve të auditimit, mungesë dokumentimi për proceset vendimmarrëse, mospërditësim të rregullt të faqes zyrtare me dokumentet e transparencës dhe mungesë të një baze të centralizuar të të dhënave për të ardhurat, kontratat dhe detyrimet kontraktuale. Raporti evidenton se kjo dobëson transparencën publike dhe gjurmueshmërinë e vendimmarrjes.

Edhe në fushën e burimeve njerëzore janë konstatuar probleme. Auditimi gjeti se kriteret e pranimit për disa punonjës të rekrutuar kanë qenë të përgjithshme dhe jo specifike sipas pozicioneve të punës, në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil. Kjo është një nga arsyet pse KLSH ka kërkuar rishikim të kritereve të pranimit, në mënyrë që proceset e rekrutimit të mbështeten realisht te merita dhe kërkesat e funksionit.

Një tjetër bllok problematikash lidhet me prokurimet. Sipas raportit, në disa tendera ka pasur kritere të veçanta që nuk përputheshin me objektin e kontratës, ndërsa në dy raste dokumentacioni i publikuar në sistemin elektronik të prokurimeve nuk përputhej me dokumentacionin fizik të dorëzuar pas shpalljes së fituesit. KLSH evidenton parregullsi edhe në procesverbalet e marrjes në dorëzim të shërbimeve, të cilat në disa raste nuk janë protokolluar, si dhe mungesë specialistësh të fushës në komisionet përkatëse.

Në sektorin e turizmit, auditimi thotë se në raportet e realizimit të projekteve me mbështetje financiare mungon evidenca e procesit të monitorimit nga grupet përkatëse, çka sipas KLSH cenon transparencën dhe rrit riskun për përdorim jo të verifikueshëm të fondeve. Po ashtu, për vitin 2023 kontratat për subjektet fituese janë nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, në mungesë të delegimit të kompetencës nga ministri, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Nga raporti del qartë se KLSH nuk po flet vetëm për mangësi teknike, por për një problem të gjerë administrimi, ku bashkëjetojnë moszbatim i vendimeve gjyqësore, pagesa pa efektivitet, prokurime të pajustifikuara, dëme ekonomike dhe mungesë transparence. Vetë opinioni i auditimit është modifikuar, pikërisht për shkak të këtyre devijimeve materiale në menaxhimin e fondeve publike dhe në zbatimin e kuadrit ligjor nga ish-Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjetjet kryesore të KLSH:

-Mungesë e gjurmëve të auditimit në procese kyçe të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm, përfshirë mbledhjet, ndarjen e detyrave dhe administrimin e kredencialeve të sistemeve elektronike.

-Dobësi në planifikimin buxhetor, pasi disa njësi të varësisë nuk kanë paraqitur kërkesat buxhetore sipas afateve dhe formateve ligjore.

-Mospërputhje në paga dhe pasqyrat financiare, mes ditarit të pagave, sistemit të tatimeve dhe raportimit financiar të ministrisë.

-Likuidim me vonesë i faturave dhe mosraportim i saktë i detyrimeve të prapambetura në pasqyrat financiare.

-Zvarritje në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, ku punonjësit janë paguar sipas vendimeve të formës së prerë, por nuk janë rikthyer në detyrë, duke krijuar edhe pagesa të dyfishta për të njëjtin funksion.

-Përdorim pa efektivitet i fondeve publike në vlerën rreth 27.9 milionë lekë, si pasojë e moszbatimit të plotë të vendimeve gjyqësore dhe pagesave përmbarimore.

-Parregullsi në projektet e mbështetjes financiare në turizëm, ku mungon dokumentimi i monitorimit të kontratave dhe i përdorimit të fondeve.

-Probleme në procedurat e prokurimit publik, përfshirë kritere tenderi që nuk përputhen me objektin e kontratës dhe mospërputhje mes dokumentacionit fizik dhe atij të publikuar në sistem.

-Dëm ekonomik prej 1,851,948 lekësh pa TVSH në kontratën për rikonstruksionin e godinës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për shkak të volumeve të fryra dhe punimeve të pakryera sipas situacionit përfundimtar.

-Shpenzim i pajustifikuar për marrje me qira automjeti, në një kohë kur automjeti ekzistues ishte ende në garanci pas riparimit./pamfleti.net

“Ka një skenar për largimin e kryeministrit”, Toska zbulon “prapaskenat” mes socialistëve: Ja figurat e vjetra të PS që do bashkohen për të rrëzuar Ramën

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka folur për zhvillimet politike në vend dhe për atë që e cilësoi si një skenar të mundshëm brenda Partisë Socialiste që, sipas tij, mund të çojë në largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.

Gjatë intervistës, Toska u shpreh kritik ndaj disa eksponentëve të Partisë Socialiste, duke deklaruar se nuk pret që ata të dalin kundër Ramës në këtë moment.

“Nuk pres që llumi i Shqipërisë në PS që është sot të votojë kundër Ramës. Këta janë llum, nuk përfaqësojnë shoqërinë shqiptare,” u shpreh gazetari.

Megjithatë, sipas tij, brenda Partisë Socialiste mund të ketë një lëvizje kundër kryeministrit, e cila do të përfshinte figura të njohura të kësaj force politike dhe që, sipas pretendimeve të tij, do të kishte edhe mbështetje ndërkombëtare.

“Brenda PS do ketë një lëvizje anti-Rama dhe do ketë eksponentë të vjetër dhe kjo mbështetet nga amerikanët,” deklaroi Toska.

Ai përmendi edhe disa emra të njohur të Partisë Socialiste, sipas tij, mund të përfshihen në këtë lëvizje, si Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj apo edhe Arben Ahmetaj.

“Sot ka një lëvizje brenda PS që mund t’i bashkohet Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj,” tha ai.

Sipas gazetarit, një skenar i mundshëm mund të çojë edhe në zgjedhje të parakohshme, nëse situata politike përshkallëzohet.

“Do kemi zgjedhje të parakohshme nëse Rama e mban me forcë Ballukun. PS fiton prapë, por nuk do jetë Rama kandidat për kryeministër. Do jetë një emër nga ky grup që përmenda,” u shpreh Toska.

“Larg duart nga pronat tona”- Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para SPAK: Të bëhet drejtësi, duan të na vjedhin

Banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti dhe banorët e Durrësit që preken nga projekti TID kanë dalë në protestë para Prokurorisë së Posaçme.

 

“Janë të njëjtët persona që duan të vjedhin pronat e qytetarëve”, tha një qytetar, duke hedhur akuza ndaj atyre që duan të ndërtojnë në pronat e tyre.

Ata kanë kërkuar takim me zyrtarë të SPAK, ndërsa në drejtim të godinës së Prokurorisë së Posaçme kanë hedhur edhe vezë.

“Protestat nuk do të ndalen, qytetarët do të jenë aty”, tha një prej banorëve.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit dhe zgjidhjen e situatës në përputhje me ligjin, duke apeluar për ndërhyrje nga institucionet shtetërore dhe SPAK. gsh

“Pse e lirove? Aty të rrinte!”- Avokati zbulon ngjarjen: Rama e telefonoi gjyqtaren, pasi 73-vjeçari i dyshuar për vjedhje energjie u la i lirë

Avokati Arbër Hoxha, teksa ka komentuar pretendimet e kryeministrit Edi Rama se burgjet janë plot, u shpreh se masa e sigurimit “arrest me burg” u përdor si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.

 

Ai solli një histori të 2013-ës ku sipas tij, gjyqtarja e Kukësit, me mbiemër Veliaj mori një telefonatë nga Rama ku i është kërkuar të mos lirojë nga burgu një prej të burgosurve 73 vjeç, që dyshohet se kishte vjedhur energjinë.

“E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të rrinte, ia ktheu Rama”, tregoi avokat Arbër Hoxha.

Arbër Hoxha: Masa e sigurimit arrest me burg janë dhënë pa asnjë lloj kriteri nga gjykata. Ata janë përdorur si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.

Vjedhja e energjisë u vendos masa e sigurimit “arrest me burg”. Një telefonatë e kryeministrit Rama drejtuar gjyqtares së Kukësit, pse kishte nxjerrë në 73-vjeçar nga burgu që dyshohej për vjedhje të energjisë.

E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të qëndronte, ia ktheu Rama. Panorama

Zbulohet dosja e SPAK: 2 efektivë policie pjesë e grupit kriminal të Inez Hajrullës! Ish-shefi i krimeve në Vlorë porositi 400 kg kokainë dhe jepte informacione

Në organizatën kriminale të drejtuar nga Inez Hajrulla, bënin pjesë dhe dy efektivë të policisë.

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e SPAK, ku flitet për njërin prej tyre Rezart Kuçi, i cili vazhdonte të kryente detyrën e tij në Policinë e Shtetit.

Kuçi, gjatë kohës që kishte porositur ngarkesën e tij me drogë kishte qenë shef i hetimit të krimeve në Vlorë dhe kishte në posedim edhe mjete lundruese.

Ish-efektivi i policisë ishte porositës dhe posedues i 400 kg kokainë të trafikuara nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor të vitit 2020, por të sekuestruara nga autoritetet gjermane.

Porosi të cilën e kishte bërë në ortakëri me Arben Memishajn, i shpallur në kërkim.

Oficeri i Policisë jo vetëm ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por ndihmonte sindikatën kriminale të Hajrulla dhe Matodashaj edhe me të dhëna nga brenda Policisë së Shtetit

Hetim që në fakt sipas SPAK kishte nisur që në vitin 2022, pikërisht ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal, që njëkohësisht urdhëronte edhe vrasje ku në krye të punëve qëndronte vetë Inez Hajrulla.

Dosja Hetimore

Ka prova se oficeri i policisë Rezart Kuçi, i cili aktualisht mbante detyrën e shefit të seksionit në Policisë Shkencore në Kukës ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal të grupit.

Ai ka siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, ka nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, si dhe ka ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin dhe ka përdorur sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal.

Më konkretisht ai është porositës i 400 kilogramë kokainë të trafikuara nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor të vitit 2020, të cilat më pas u sekuestruan nga autoritetet gjermane.

Më herët Rezart Kuçi ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës.

Ndërkohë që këtë trafik ai e ka kryer në bashkëpunim me Arben Memishaj, dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transportin e drogës.

Oficeri i dytë i policisë por që nuk dihet ende në çrrethana është ndaluar në Zvicër, është Hamzë Demushi.

I skeduar më herët për trafik narkotikësh.

Por ajo që vihet re në spektrin e kësaj organizate është larmishmëria e personazheve të inkriminuar.

Të cilët janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në Shqipëri.

Siç është rasti i Flodian Plakut, i njohur si ‘Pole Qorri’, sot i pandehur për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas.

Ky i fundit i cili u qëllua në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, më 15 mars 2024.

Flodian Plaku i cili akuzohet nga SPAK se është porositës i një sasie kokaine prej 750 kg kokainë, të sekuestruar në portin e Roterdamit në Hollandë, drogë e cila vinte nga Ekuadori.

Por episodet e mësipërme të trafikut të drogës nuk janë të vetmit të organizatës kriminale të drejtuar nga Inez Hajrulla.

Një tjetër episod i dokumentuar është ai i rreth 14 kilogramë kokainë të sekuestruara nga Policia Greke në Patra.

Drogë e cila u gjet brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda.

Ku nga komunikimet rezultoi se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga Argest Xhezani. në bashkëpunim me persona të tjerë.

Dosja Hetimore

Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Një tjetër personazh kontrovers i lidhur me grupin Hajrulla është Mendu Duka, i cili dyshohet për trafik kokainë.

Ai rezulton të jetë bashkëaksioner në disa kompani të fuqishme.

Duka është thuajse një person inekzistent për autoritetet shqiptare, ndërsa është në kërkim nga Gjermania për trafik.

Hetimi i deritanishëm i SPAK është vetëm maja e ajsberit por që nësë grupi Hajrulla dhe grupet rivale hetohen deri në fund do të përshfaqet ndoshta një nga sagat më të përgjakshme ne vend.

E ndoshta përmes këtij hetimi mund të hidhet dritë dhe mbi zhdukjet mafioze në Vlorë, si ajo e Elvis Troqes apo Albano Xhaferrit, si dhe ekzekutimi mafioz me snajper në distancë i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si Sokol Buzëderri, ish anëtar i bandës së Gaxhait.

Inez Hajrulla, është ende i lirë dhe nuk dihet vendstrehimi i tij, apo nëse u lajmërua në kohë për operacionin policor në zonën e tij të veprimit, para se të binte në pranga.

Për habinë e hetuesve, anëtarët e grupit të Inez Hajrullës qëndronin vetëm në katet e 8 të pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.

Pas dyerve më zgara hekuri, shfaqeshin dyert e blinduara, pas të cilëve duket se janë kryer edhe krime mafioze dhe të përgjakshme.

“Ka probleme serioze!”- Ish prokurori kritikon raportin e socialistëve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut: PS mori funksionet e gjykatës! Ulsiu realizoi ëndrrën e tij

Ish-prokurori Florian Bonjaku ka komentuar raportin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-ministres së Infrastrukturës dhe deputetes Belinda Balluku.

Sipas Bonjakut, dokumenti përmban “probleme serioze” dhe tejkalon kompetencat që përcakton Komisioni i Venecias.

“Raporti mori funksionet e gjykatës”, deklaroi Bonjaku, duke shtuar se historiku i heqjes së mandatit dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të qarta, pra roli i parlamentit duhet të bazohet në ekzistencën e kërkesës dhe nëse ka dyshime për persekutim politik.

Ai thekson se raporti i PS nuk respektoi këtë parim dhe u fokusua mbi prova dhe rrezikshmërinë e veprimeve të Ballukut, çka sipas Bonjakut është kompetencë e gjykatës.

“E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elementë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit.”, tha ai.

Bonjaku gjithashtu ironizoi rolin e deputetit Ulsi Manja në këtë proces, ndërsa tha: “Meqë kam punuar prokuror, ëndërra e cdo prokurori është të jetë gjyqtar. Mendoj se Ulsiu realizoi një ëndërr të vetën se u duk sikur lexoi një vendim gjykate”.

Florian Bonjaku: Raporti që nxorri grupi parlamentar i PS ka disa probleme. E para ai mori funksionet e gjykatës.

Dhe në historikun e heqjes ose jo të mandatit dhe ajo ca ka folur Komisioni i Venecias, thotë që roli i parlamentit në heqjen ose jo të mandatit bazohet nëse ka apo jo kërkesë dhe a ka dyshime për një aneks politik nëse ka persekutim politik.

PS tejkaloi atë që përcakton Këshilli i Venecias, i hyri provave. Flasin pse duhet kjo masë. E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elementë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit.

Meqë kam punuar prokuror, ëndërra e cdo prokurori është të jetë gjyqtar. Mendoj se Ulsiu realizoi një ëndërr të vetën se u duk sikur lexoi një vendim gjykate. gsh

PS nuk dorëzon imunitetin e Ballukut, Adriatik Lapaj: Një mazhorancë me 83 mandate katandiset në një gogël para ish-zv.kryeministres! Parlamenti do bëhet mburojë e anti-ligjit

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ishte mbrëmë në Studio24, teksa foli mbi imunitetin e Belinda Ballukut.

 

Sot në mbledhjen e grupit të PS, Rama refuzoi të dorëzojë imunitetin e Ballukut, për të cilin Lapaj theksoi se është kthyer në një studio ligjore në mburojë të ish-zv.kryeministres.

Lapaj: Është çështje vullneti politik. Ligji e ka parashikuar se mund ta japin dhe s’mund ta japin. I lihet vullnetit të zgjedhurve. Ose pranohet ose refuzohet. Në rastin konkret vendimi i parlamentit është vendim politik, do të bëhet palë me drejtësinë me hapjen e rrugës ligjore, apo do të bëhet mburojë për anti ligjin? Në parim. Çështja këtu çfarë ane do mbajë parlamenti, do mbajë anën e reformës në drejtësi apo do mbrojë Belinda Ballukun dhe do bëhet barrierë.

Në fakt, metamorfoza që nga dita e parë si gjeli majë plehut që nuk do kthehemi në zyrë avokati të asnjërit, tashmë që është kthyer në një studio të madhe ligjore të Belinda Ballukut. Nuk ka mbajtur këtë qëndrim me personazhe të tjera. Se është i përfshirë vetë. Sa kohë të tjerët i lëshoj në kushte të njëjta, dhe për zonjën po hynë në konflikt me ndërkombëtarët duke bërë karshillëk shqiptarëve. Është i lidhur vetë. E pe si jua bënte sot të vetëve, mbylleni gojën. Gjithë ajo mazhorancë me 83 mandate të katandiset në një gogël përpara një zv.kryeministre, nuk është parë.

“Rama sot i bëri karshillëk SHBA-së për Porto Romanon”- Hoxha: Kanë nisur hetimet, SPAK do kërkojë pezullimin e kryeministrit! Kompania offshore fillon në Greqi e përfundon në Rusi

Gazetari Poli Hoxha ishte mbrëmë në Studio24, teksa foli mbi çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut, për të cilën PS mbajtiu një qendim të qartë që nuk do i heqë imunitetin pavarësisht kërkesës së SPAK.

Më tej, Hoxha u ndal edhe te ajo që e quan një karshillëk të Ramës ndaj amerikanëve lidhur me Porto Romanon.

Rama u shpreh sipas gazetarit kundër një projekti amerikan për këtë port. Sipas investigimeve edhe të “Vetting”, pas ndërtimit të këtij porti është një kompani e dyshimtë që fillon në Greqi, vijon me disa guaca off-shore në Qipro dhe përfundon në Rusi.

Hoxha thotë se SPAK ka filluar hetimet për këtë port, aty ku ndodhet sipas tij edhe emri i kryeministrit. Për Hoxhën, SPAK për pak kohë do kërkojë edhe pezullimin e Ramës.

Poli Hoxha: Kemi arritur në një pikë ku reforma në drejtësi u krijua në vitin 2016 me presion ekstra politik. I dimë presionet. Kemi puthjen e famshme të dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Por rrugës, për gjithë reformën u fut politika, por nuk ndërhyri dot në dy ishuj SPAK dhe GJKKO. Institucione me konsensus. Kanë kaluar 10 vjet, bashkëjetesë e maces me minjtë e korrupsionit. Macja është rritur dhe po gjuan kryeminjtë. Kjo bashkëjetesë nuk vazhdon, Shqipëria po lëngon. Kemi arritur në pikën që o duhet të fitojnë institucionet që u krijuar për këtë klasë të korruptuar ose do fitojnë kjo klasë të korruptuar. Jam i gëzuar sot, kjo që bëri Edi Rama, ka afruar përplasjen finale. Kjo nuk është thjesht me SPAK dhe GJKKO, përplasje me mentorët e tyre. Që i thonë popullit shqiptar i garantojmë ne, SHBA. SPAK është futur dhe në deklaratat e SHBA si aleat strategjik. Si një mjet strategjik. Them që nëse korrupsioni do ishte njeri, për të mbrojtur veten e tij, më mirë se Edi Rama nuk do e kishte mbrojtur. Gjyqtar më të mirë se Edi Rama që bëri sot. Bëri karshillëk ndaj SHBA. Duke ditur çfarë po ndodjh në SPAK, zuri në gojë problemet e veta. Të Porto Romano tha ne nuk pranojmë shantazh, dy ditë pas deklaratës së Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ky tha ka vetëm një plan A dhe plan B, prapë europian, C-ja ta harrojë, që është SHBA.

Është dhe më e thellë. Edi Rama është futur në lojërat e korrupsionit gjeo strategjik. Kompania më e madhe e ndërtimit të porteve është skualifikuar dhe nuk e kanë lënë të ankohet, franceze. Kanë gjetur një kompani që fillon në Greqi, vijon në Qipro në guacka off shore, dhe përfundon në Rusi. Kanë filluar pazaret dhe është shtyrë, është kapur vetë kryeministri në këto pazare dhe është çuar për delegim në SPAK. Akoma nuk është hapur çështja e energjitikës. Kanë ardhur dokumente nga jashtë. Prek emrin e kryeministrit. Harruam vendimin e apelit për pezullim, i vuri vulën pezullimin e zyrtarëve të lartë të kabinetit. Mendoj se në gjetjet e SPAK, shumë shpejt do kërkojë edhe pezullimin e kryeministrit. Për të hapur rrugë atyre në tavolinë.

Në ditë-natën e 92 të protestës Adriatik Lapaj i proceduar për të pestën herë në tre muaj nga “policia private e Edi Ramës”

Adriatik Lapaj me mbështetës ka hyrë në ditë-natën e 92 të protestës përpara kryeministrisë. Megjithëse ai me mbështetës protestojnë në mënyrë paqsore, në rrjetin social Lapaj shkruan se ata kanë “92 ditë përballje me hajdutërinë!”, duke bërë me dije se policia i kishte bastisur mbrëmë natën. “Mbrëmë erdhën sërish! Sekuestruan armët tona, karriget.
Ne prapë nuk do ikim. Ne jemi këtu!”
.
Ndërsa po sot në rrjetin social Adriatik Lapaj bën me dije se policia private e Edi Ramës  e ka proceduar për disa shkelje. Statusin e Adriatik Lapasut po e sjellim si më poshtë:
“Policia private e Edi Ramës më ka proceduar penalisht sërish sot për “Pushtim toke”, “Tubim të paligjshëm” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Është procedimi i 5 në 3 muaj protestë dhe i 2 në 48 orët e fundit.
Edi, unë nuk të kam frikë! Përndjekja policore që po më bëhet nga policia jote për motive qartësisht politike tregon se sa në hall je.
Ti sot more në mbrojtje antiligjin duke i bërë karshillëk qytetarëve dhe gjithë ndërkombëtarëve.
Çdo ditë në 19.00 ju pres te sheshi!”

“Porto Romanon që ta ndërtojnë rusët?”- Përplasja e fortë, SHBA-të refuzojnë Portin e ri të Ramës: Po humbi rolin strategjik, të ndërtohet sipas standardeve të NATO-s! Kryeministri: Ka xhelozi

Për kundër thirrjes së partnerëve amerikan për të rishikuar projektin dhe tenderit të Porto Romanos, i cili është trumbetuar se do të jetë dhe port i NATO-s, kryeministri Edi Rama është treguar i prerë dhe refuzues, duke thënë se ai projekt do zbatohet dhe se ata që e kundërshtojnë i kanë bërë llogaritë gabim.

Gjatë mbledhjes së Grupit të PS, ku doli në mbrojtje të Belinda Ballukut, Edi Rama iu përgjigje indirekt kritikave të kreut të Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Grant Van Cleve, i cili ditë më parë në një letër është shprehur se Shqipëria po humb rolin e saj strategjik, pasi projekti i portit të ri në Porto Romano është shumë i vogël.

Madje ka shkuar më tej, teska amerikanët kanë ofruar dhe ekspertizë që të rishikohet ky tender, në mënyrë që porti i ri të përafrohet sipas standardeve të NATO-s.

“Pyetja është e thjeshtë: A do të varet Shqipëria nga Pireu dhe Selaniku — apo do të varen Ballkani nga Porto Romano?

Një Porto Romano i vogël do të mbetet një port kombëtar dytësor. Një Porto Romano i madh mund të ripërcaktojë rolin strategjik të Shqipërisë në Evropën Juglindore.

Zgjidhja e Propozuar

1.Kërkojmë me respekt që tenderi i Porto Romanos i planifikuar për 9 mars të shtyhet dhe të rishikohet në bazë të kërkesave më të fundit të NATO-s dhe Korridorit 8.
2.Mund të lehtësojmë zhvillimin EPC+F të një Porto Romano më të madh brenda këtij viti, të bashkëfinancuar nga partnerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia, dhe të realizuar nga furnitorë strategjikë nga SHBA, Italia, Holanda dhe Turqia.
3.Mund të ofrojmë firmat më të mira inxhinierike amerikane për të asistuar në rishikimin e projektimit të Porto Romanos, hekurudhave, autostradave dhe të gjithë infrastrukturës dual-use të Korridorit 8, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s, në koordinim të plotë me NATO-n dhe për të siguruar financim shtesë nga NATO”, thuhet në reagimin e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve.

REFUZIMI I RAMËS

Por sot para deputetëve të PS gjatë qëndrimit publik, ka theksuar se duhet të jepte një qëndrim për tenderin e Porto Romanos, për të cilin tha se plani i tij ka ngjallur xhelozi. Në qëndrimin e tij, i cili linte vend për interpretime, Rama ka thënë se: “ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gur pa luajtur për ta bllokuar projektin, ne i dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do bëhet”.

“Duhet të them këtu dy fjalë për Porto Romanon, është një nga proceset më të ndërlikuar, ndoshta më i ndërlikuar që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendesh që janë në stade të caktuara zhvillimi. Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës dhe sidomos të asaj portuale e Royal Haskoning nga Hollanda.

Një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por e monitoruar nga A-ja te Zh-ja nga konsulenti Royal Haskoning përsëri dhe armiqësi ndaj projektit. Nuk do flas më shumë, por një gjë dua ta them këtu: Ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gur pa luajtur për ta bllokuar projektin, ne i dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do bëhet.

Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Europian, për çdo gjë tjetër jam te C-ja” u shpreh kryeministri.

RUSET PAS PORTI TE RI NE PORTO ROMANO

Opozita nga ana tjetër ka theksuar se pas fituesve të projektit të Porto Romanos qëndrojnë interesa të kundërshtarëve të NATO-s, me konkretisht Rusisë. Sipas Berishës, Rama do qe porti te ndërtohet nga ruset, por kjo gje eshte zbuluar nga aleatet e NATO-s.

“Edi Rama ka dorën e tij të zezë mbi shkatërrimin e Portit të Durrësit, një pasuri kombëtare prej 4 miliardë eurosh.

Ai u përpoq të tërheqë në aferat e tij korruptive NATO-n, por dështoi me turp dhe tani që janë oferta të qarta të partnerëve strategjikë, ai kërkon që portin e Durrësit për ta vjedhur ta ndërtojë me rusët apo me të tjerë që kanë interesa të ngushta strategjike me Shqipërinë dhe NATO-n”, ka tënë Berisha. bw

Mentor Çuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion.

 

Sipas BKH, të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë përgatitjeje profesionale, përvojë në fushën e hetimit dhe aftësi drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.

Mentor Çuku aktualisht ushtron detyrën e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka një përvojë të gjatë profesionale në hetimin e veprave penale që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim në detyrë.

Njoftimi: 

Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtori i BKH-së ka emëruar z. Mentor Çuku në këtë detyrë.

 

 

Ky emërim është realizuar në zbatim të pikës 3 të nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, sipas të cilit Zëvendësdrejtori emërohet nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas zhvillimit të një procesi të hapur dhe transparent përzgjedhjeje. Mandati i Zëvendësdrejtorit është 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion. Të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë i përgatitjes profesionale, përvojës në fushën e hetimit dhe aftësive të spikatura drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.

Z. Mentor Çuku është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zotëron një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet të lartë profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Byroja Kombëtare e Hetimit shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për të gjithë kandidatët që morën pjesë në këtë proces. Gatishmëria e tyre për të marrë përsipër përgjegjësi drejtuese dëshmon profesionalizëm dhe përkushtim ndaj misionit institucional të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Byroja Kombëtare e Hetimit mbetet e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe ligjor për hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në shërbim të interesit publik dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

 

Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Çështja U shqyrtua nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, pas kërkesës së Ballukut.

Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. bw

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS prezanton sot raportin nga Këshilli i Mandateve, çfarë pritet

Çështja e imunitetit të Belind Ballukut, ka rreth tre muaj që ka ndezur politikën shqiptare, duke qenë edhe kryefjala e seancave plenare të karakterizuara nga tensionet.

Në takim pritet të ketë edhe një fjalim nga kryeministri Edi Rama.

Në seancën plenare të 12 marsit pritet që dy raportet të votohen në Kuvend, ditë kur edhe PD ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste. bw

Tragjedia që nuk u shërua kurrë. Ndërron jetë Albert Cara, humbi 7 familjarë në tërmetin e nëntorit 2019

Albert Cara, i mbijetuari i tërmetit të 26 nëntorit 2019, ngjarje në të cilën ai humbi 7 prej familjarëve të tij, ndërroi jetë të shtunën si pasojë e një arresti kardiak.

Në postimin e tij, Arbeni shkruan se humbja e familjes së Albert Carës gjatë tërmetit të nëntorit 2019 mbeti një plagë që nuk u shërua kurrë për të.

“Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij.

 

Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, ka shkruar Arben Cara në postimin e tij në rrjetet sociale.

Familja Cara pësoi tronditjen më të madhe nga tërmeti që mori 24 jetë në Thumanë. Familja e Alberit, u shua. Bashkëshortja, Fatmira, tre fëmijët e saj, Hasani që një ditë pas tërmetit do të festonte 19-vjetorin, Almiri me të fejuarën e tij nga Korça, Stela, dhe vajzën, Elisën. Fati deshi që me Albertin dhe Lindita Carën, të ndodhte mrekullia, e të dilnin gjallë nga rrënojat pas orëve të tëra kërkimi.

Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit që u shemb në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë të të njëjtit pallat. bw

Denoncimi i PD: Rinovimi i Vilës së ish-diktatorit 1.2 milionë euro me para publike! Rama deklaroi se u financua nga Art Explora

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër abuzim që sipas saj është bërë me fondet publike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli tha se rinovimi i Vilës 31 ka kushtuar 1.2 milionë euro, para nga taksapaguesit shqiptare.


Ajo u shpreh se në janar 2025, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së rezidencës artistike Vila 31 x Art Explora, ku u deklarua publikisht se rinovimi i kësaj godine ishte kryer nga një studio arkitekturore ndërkombëtare.

Sipas saj nëse rinovimi i kësaj godine është kryer nga studio e huaj me mbështetje të një fondacioni ndërkombëtar, atëherë Kryeministri ka detyrimin të sqarojë publikisht se ku kanë përfunduar 1.2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në janar 2025, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së rezidencës artistike Vila 31 x Art Explora, ku u deklarua publikisht se rinovimi i kësaj godine ishte kryer nga një studio arkitekturore ndërkombëtare.

Në njoftimet publike në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Vilës 31 x Art Explora bën me dije se në Prill 2025, godina është rinovuar me mbështetjen e fondacionit Art Explora në Francë.

Restaurimi i Vilës 31 është prezantuar si një punë e kryer nga studio arkitekturore NeM Architects.

Por dokumentet zyrtare tregojnë një histori tjetër.

Rezulton se 1.2 milion euro nga fondet publike janë prokuruar më herët për rikonstruksionin e Vilës 31 nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me miratim të Kryeministrit.

Madje, operatori ekonomik ‘Valona Konstruksion shpk’ është shpallur fitues i tenderit, dhe më 21 korrik 2023 ka lidhur kontratën nr. 144/17 me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me afat realizimi 12 muaj, pikërisht për rikonstruksionin e Vilës 31.

Këto fakte ngrenë dyshime serioze për mënyrën se si janë përdorur paratë e shqiptarëve.

Nëse rinovimi i kësaj godine është kryer nga studio e huaj me mbështetje të një fondacioni ndërkombëtar, atëherë Kryeministri ka detyrimin të sqarojë publikisht:

Çfarë punimesh ka realizuar konkretisht operatori fitues Valona Konstruksion shpk?

Ku kanë përfunduar 1.2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Transparenca për fondet publike nuk është çështje propagande, por detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve.

Çdo mospërputhje mes deklarimeve publike dhe dokumenteve zyrtare kërkon sqarim të menjëhershëm dhe të plotë, sepse shqiptarët nuk mund të trajtohen si spektatorë të propagandës së qeverisë, ndërsa miliona euro nga taksat e tyre mbeten pa përgjigje. GSH

Protesta para kryeministrisë, policia nis procedimin penal për Adriatik Lapajn! E akuzojnë për “pushtim toke” dhe “grumbullim të paligjshëm”

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë të tjerë, të cilët protestojnë para kryeministrisë prej disa muajsh.

 

Me anë të një njoftimi zyrtar, blutë e kryeqytetit e akuzojnë Lapajn për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”; Panorama

6 mars 1991/ 35 vite më parë regjimi komunist vrau 14-vjeçarin Spartak Deliu – Ja si e përshkruan dhimbjen Edi Deliu, vëllai i dëshmorit

6 mars 1991/ 35 vite më parë regjimi komunist vrau 14-vjeçarin Spartak Deliu😥

Ja si e përshkruan dhimbjen Edi Deliu, vëllai i dëshmorit:

6 Marsi, dita që të kujtojmë Dëshmorin SPARTAK!

Një trishtim shumë i madh ma mbërthen zemrën gjithnjë këto kohë, veçanërisht në ditët para dhe pas 6 marsit. Po, sepse ka data që nuk janë thjesht numra në kalendar. Ndër të tjera janë plagë të hapura në kujtesë, janë gurë të rëndë në zemrën e një familjeje, janë faqe historie që nuk duhet të zbehen kurrë. Kështu është edhe 6 marsi. Një datë që për botën mund të jetë thjesht një ditë e zakonshme, një ditë tmerrësisht normale por që për mua është një plagë që nuk është mbyllur kurrë dhe s’besoj se mund të mbyllet, përveçse kur të mbyllen sytë në pushimin e amëshueshëm. Sepse në këtë ditë të mallkuar, shumë vite më parë, jeta mori një kthesë që nuk do të mund të kthehej më pas.

6 mars 1991! Sa shumë vite që kanë kaluar. Sa shumë vite pa ty, vëllai im i dashur, Spartak. Vite që në këto momente më ngjajnë si minuta të shkurtra, por herë të tjera si një pafundësi e rëndë që nuk kalon kurrë. Sepse koha rrjedhë, po, por ajo nuk e shuan dot mallin e as nuk e fshin dot kujtimin e një vëllai, dashurinë time të pafund.

6 mars! Në ditë si kjo, kujtimi yt më shfaqet i gjallë dhe i ndritshëm, sikur koha të mos ketë shkuar asfare. Më del para syve të mendjes ashtu siç ishe: një djalosh i ri në moshë, por me një mendje të pjekur dhe me një shpirt të madh. Me një fytyrë të bukur, plot hijeshi dhe me një zemër që rrihte fort.

Por pikërisht në lulëzimin e rinisë, në atë çast kur jeta kishte ende aq shumë për të dhënë dhe për të marrë, dora kriminale e regjimit kriminal komunist të qëlloi në lule të ballit. Një plumb i ftohtë, i padrejtë e ndërpreu rrugën tënde në këtë botë, duke të shkëputur nga familja, nga ëndrrat dhe nga jeta që kishe përpara.

M’u pranë meje, e unë që s’e dija ku! Të ndjeja, të kërkoja me sy e me zemër dhe nuk të gjeta dot, për të të mos parë kurrë.

Ai plumb nuk mori vetëm jetën e një djali të ri. Ai shënoi një sakrificë.

Sepse ti, vëllai im, nuk ishe thjesht Spartaku i familjes sonë. Ti u bëre një simbol i një kohe të trazuar, një dëshmi e gjallë e sakrificës së një brezi që kërkonte liri. Gjaku yt u bë pjesë e historisë së këtij vendi. U bë pjesë e rrugës së vështirë drejt një Shqipërie më të lirë. Sot je dëshmor i Atdheut.

Por, sa më dhemb zemra kur mendoj se sa pak të kujtojnë. Sepse koha kalon dhe kujtesa e njerëzve shpesh zbehet. Shumë nga të rinjtë e sotëm nuk e dinë se kush ishe, as nuk e kanë idenë se çfarë ndodhte ato kohë, ato ditë të trazuara dhe se çfarë sakrifice u bë për të ardhmen e tyre.

Por, për mua dhe për ata që të deshën, ti nuk je kurrë një kujtim i largët. Të gjithmonë përkrah.

Uhhhh! Sa shumë vite kanë kaluar nga ai 6 mars i mallkuar i vitit 1991, nga ai 6 mars kur policia kriminale e diktaturës që po shuhej, të rrëmbeu me dhunë nga kjo jetë e gënjeshtërt tokësore. Duke menduar se mund të të shuanin përgjithmonë. Por nuk e dinin se ka jetë që, edhe kur priten në mes, bëhen më të forta në kujtesën e njerëzve.

Shpesh të mendoj se tani je aty, në Paqen e Përjetshme, në krahët e Zotit të gjithçkaje. Ndoshta nga atje lart sheh këtë botë, sheh këtë vend për të cilin u derdh gjaku edhe i shumë djemve të rinj si ty.

Dhe unë… nëpër botë, duke mbajtur në zemër kujtimin tënd. Kanë ndodhur shumë gjëra këto vite vëlla. Ndryshime, histori, gëzime dhe zhgënjime. Je bërë me mbesë, edhe me nip. Babai na la! Më bëhet sikur do të ulem pranë teje e të t’i tregoja të gjitha, fije për pe, ashtu siç bënim dikur.

Por ndoshta nuk është e nevojshme. Sepse në një mënyrë që vetëm zemra di ta kuptojë, ti je gjithmonë me mua.

Në çdo kujtim.

Në çdo mendim.

Në çdo 6 mars që rikthehet.

Qofsh i bekuar dhe në paqe pranë Zotit, vëllai im i dashur, Spartak.

Sepse ka jetë që nuk mbarojnë kurrë. Dhe kujtimi yt është një prej tyre.

Ed Deliu

♦️

Goditja e grupit të Inez Hajrullës- zbardhen emrat e personave që SPAK lëshoi urdhër arreste dhe akuzat ndaj tyre

Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK këtë të shtunë në Vlorë, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës. Në total, SPAK lëshoi 8 urdhër arreste për anëtarët e grupit kriminal të të fortit të Vlorës.

Përveç vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë, Inez Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij, Ervis Matodashaj rezultojnë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë në Vlorë në 10 maj 2021.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ata janë zbuluar nga bisedat në SkyEcc dhe akuzohen për sigurim kushtesh për vrasjen e Birçajt.  Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e biznesmenit nga Vlora.

8 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK:

Inez Hajrulla – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit

Ervis Matodashaj – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit

Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Hamëz Demushi – ish-punonjës policie – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Argest Xheza – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Arben Memishaj – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Mendu Duka – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Rezart Kuci – akuzë për shpërdorim detyre, trafik droge dhe grup kriminal

Grupi i Inez Hajrullës akuzohet edhe për vrasjen e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Hajrulla dhe Matodashaj i kanë shpëtuar arrestimit, ndërkohë që nga personat e tjerë për të cilët SPAK lëshoi urdhër arrest , dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, ra në pranga për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vrasja e Gentian Qarrit

Ekzekutimi i Gentian Qarri ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 në Vlorë. Sipas hetimeve, autorët qëndruan për rreth 10 minuta në rrugë duke pritur momentin që Qarri të dilte nga një gomisteri pranë dhe të shkonte drejt një lokali. Nga pamjet filmike të sekuestruara nga Prokuroria e Vlorës rezultoi se autorët ndodheshin në një automjet tip Toyota Yaris.  Sapo Qarri është shfaqur, ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku nga brenda automjetit në lëvizje. Në total u qëlluan rreth 20 plumba, nga të cilët 6 e goditën në trup. Qarri ishte kthyer në Vlorë rreth tre vite para ngjarjes, pasi kishte vuajtur dënimin në Itali me 11 vite burg për trafik droge.

Vrasja e Bledar Birçaj

Bledar Birçaj, 40 vjeç, u vra në një atentat të organizuar në Vlorë në vitin 2021, në zonën e njohur si Bishti i Kalldrëmit. Ai u qëllua me mbi 30 plumba teksa ndodhej në automjetin e tij tip BMË X5, ku 7 prej tyre i shkaktuan vdekjen. Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanjë dhe pista kryesore e hetimeve lidhej me përplasjet mes grupeve kriminale për trafik droge.

Emri i tij ishte i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai ishte arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje, ndërsa më herët, në vitin 2010, ishte proceduar penalisht pasi bashkë me vëllanë e tij akuzohej për dhunimin e një juristi të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Birçaj ishte gjithashtu pronar i një lokali në Vlorë. gsh

Dëmtimet në aksin Librazhd-Përrenjas, kryeministri Rama inspektim: Ishte fatkeqësi natyrore!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, i cili për shkak të dëmtimeve dhe rrëshqitjeve u mbyll për disa ditë, ndërsa aktualisht qarkullimi po zhvillohet në një devijim provizor.

Kreu i qeverisë theksoi gjatë inspektimit se rrëshqitjet ishin natyrore dhe jo të shkaktuara nga dora e njeriut, që sipas tij, është aluduar.

 

“E gjithë tollovia e madhe  që u shemb rruga nga punimet është një manipulim i madhe dhe perversitet se këtu jemi në aksin e ri, një aks i ri nuk është këtu, nuk është i ndërtuar ende këtu. Ndërkohë që vazhdon puna këtej, pra ajo atje është nj rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të mbingarkesës së shirave”, tha Rama.

“Këtu jemi në një nga kantieret më strategjik të vendit, një nga veprat më të rëndësishme të programit ton. E gjithë pjesa e ndërtuar tanimë është spektakolare në çdo aspekt, mbrojtja lumore është e standarteve të larta. Në një proces pune ndodhin këto të papritura. Në këtë rast është natyrore, fatkeqësi që ndodh. Është vërtetë dmth ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë e llum nga të gjithë drejtimet”, shtoi ai. bw

Gjuha fyese e Ballës ndaj Vokshit, Zhupa te Komisioni i Jashtëm: U cenua një zonjë e nënë! Të merren masa për përjashtimin e kreut të Grupit të PS

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme që të merren masa për përjashtimin e Taulant Ballës nga punimet e Kuvendit për shkak të gjuhës fyese të përdorur ndaj koleges demokrate, Albana Vokshi, teksa i tha se “për ty kam numrin me “0900”.

Teksa mori fjalën, deputetja demokrate tha se ajo që ndodhi dje, të enjten, gjatë seancës parlamentare, ishte e paprecedentë dhe se minimumi që mund të bëjë ky Komision i Jashtëm, ku Vokshi është nënkryetare, është që të dalë me një qëndrim të përbashkët dhe të kërkojë distancim nga kuvendi.

Zhupa theksoi se maxhoranca ka qenë ajo që “trumbetoi” ligjin për barazinë gjinore dhe një deklaratë të tillë fyese nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, nuk mund të kalojë në “hije”. Ajo tha se dje u cenua një nënë dhe grua, dhe se nga Kuvendi, si institucioni më i lartë, nuk mund të jepen mesazhe të tilla që prekin dinjitetin njerëzor.

“Dje në sallën e Kuvendit, në një mënyrë të paprecedentë dhe jashtë çdo norme morale e ligjore të rregullores, bashkëjetesës brenda një salle, që duhet të ishte më e larta e përfaqësimit të qytetarëve, Balla ka cenuar dhe prekur dinjitetin njerëzor të koleges tonë, Albana Vokshi. Ky kuvend miratoi me goxha propagandë një ligj që ishte edhe ligj për të diskutuar por thelbi që donit ju ishte dhuna ndaj grave. Minimumi ky Komision, që ka për nënkryetare Vokshin të mbajë një qëndrim dhe të distancohet nga dhuna.

Të dalë me një deklaratë të përbashkët si komision, që mbështet ligjin e barazisë gjinore, të mbështesë atë që thotë progres raporti për Shqipërinë. Nëse ky komision që nuk e kalon dot mesazhin që kur cenohet nënkryetarja duke cenuar edhe standartet më të larta të bashkëjetesës normale e morale brenda kuvendit, duhet të distancohet, të mbajë një qëndrim, të kërkojë që kuvendi të mbajë një qëndrim dhe të merren masa ndaj zotit Balla për fjalon e përdorur në sallën e Kuvendit. U cenua një zonjë, nënë e motër. Zonja Vokshi ka dy vajza në shtëpi që e ndjekin kuvend dhe nuk mund të kalojë nga ai kuvend ato mesazhe që prekin dinjitetin njerëzor të kujtdo.”, tha Zhupa, duke shtuar më tej:

“Propozimi për përjashtimin e zotit Balla duhet të jetë propozim i të gjitha zonjave dhe demokrate, ta firmosim së bashku dhe të jetë akt qytetarie për të kërkuar reflektimin e mëtejshëm të të gjitha palëve.” gsh

Konfliktet SHBA-Iran: Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindja e Mesme deri në një njoftim të dytë.

NJOFTIM PËR QYETETARËT SHQIPTARË

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë.

Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme. bw

Pesë vende të rajonit evakuojnë qytetarët nga lufta, Shqipëria me “duar në xhepa”; Air Albania e Ramës e falimentuar

Ndërsa pesë vende të rajonit kanë nisur operacionet për evakuimin e qytetarëve nga Lindja e Mesme për shkak të luftës, Shqipëria nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim. Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa gjyqtarja e posaçme Ëngjëllushe Tahiri raportohet se është bllokuar prej ditësh në Dubai…

Ndonëse e mban veten si lider global dhe nuk lë rast pa bërë protagonistin përballë udhëheqësve të tjerë ndërkombëtarë, kur vjen puna te hallet e popullit, Edi Rama nuk e vret shumë mendjen.

Afro 3 mijë shqiptarë janë bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të luftës dhe Shqipëria është i vetmi shtet në rajon që ngre supet.

Mali i Zi ka disa ditë që ka kryer fluturime emergjente në Egjipt dhe shtetet e tjera të Lindjes së Mesme për të evakuuar stafet e ambasadave dhe qytetarët që u kapën në befasi atje.

Greqia ka kryer dje një operacion riatdhesimi në Oman, teksa ka njoftuar se një fluturim special do të bëhet nga Dubai, në orën 21:30, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Një fluturim i ri riatdhesimi përsëri nga Omani do të zhvillohet nesër, me kapacitet më pak të kufizuar. Në të njëjtën kohë, një aeroplan C-130 ka shkuar në Abu Dhabi për të riatdhesuar 90 grekë. Gjithashtu, një aeroplan i Air Arabia nga Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe mbërriti së fundmi në Aeroportin Eleftherios Venizelos me disa grekë.

E njëjta gjë ka ndodhur me Kroacinë. Duke folur për përpjekjet e evakuimit deri më tani, kryeministri Plenković theksoi se shumica e qytetarëve kroatë tashmë janë larguar nga zonat e prekura nga kriza. “Të gjithë qytetarët kroatë që dëshironin të largoheshin nga Irani, Izraeli dhe Jordania tani janë evakuuar plotësisht”, tha ai. Ai shtoi se një numër qytetarësh ishin evakuuar gjithashtu nga Omani.

Dje, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia ishte e para që filloi fluturimet e evakuimit nga vendet e prekura nga konflikti midis SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, me qëllim evakuimin e qytetarëve të saj nga ato territore, si dhe qytetarëve të vendeve në rajon.

Shkupi njoftoi se deri më tani, 632 qytetarë maqedonas kanë kërkuar evakuim; disa do të kthehen me fluturime çarter, disa me aeroplan qeveritar.

Ndërkohë, nga qeveria shqiptare nuk ka asnjë lëvizje. Sipas Ministrisë së Jashtme, në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë, shumica në Dubai. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mes personave të bllokuar atje ka dhe zyrtarë të shtetit.

Sot u bë me dije se gjykatësja e posaçme Ëngjëllushe Tahiri është bllokuar në Dubai; ka 5 ditë që nuk zhvillohet asnjë nga gjyqet e saj në Gjykatën Speciale GJKKO. Sipas burimeve, atje kanë ngecur drejtorë dhe zyrtarë të tjerë të shtetit. Por deri më tani qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë lëvizje për riatdhesimin e personave të bllokuar.

Ndryshe nga të gjitha shtetet e rajonit, ku kanë linjat e tyre ajrore, Shipëria ka mbetur me duar në xhepa. “Air Albania” që promovoi me shumë bujë Rama, tani ka falimentuar dhe Shqipëria nuk ka linja të sajat. Kur vjen puna tek udhëtimet e tij private, Rama nuk i ndahet Charterit, mirëpo tani që shqiptarët kanë mbetur atje, nuk flet askush. /Pamfleti

“Lubi Balluku kërkon largimin e menjëhershëm të Spiropalit!” Si e parashikoi Berisha shkarkimin e ministres së Jashtme (VIDEO)

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë ka pasur replika të forta mes Elisa Spiropalit, ish-ministres së Jashtme të Shqipërisë, dhe kryedemokratit Sali Berisha. Fillimisht, Spiropali tha në fjalën e saj se ishte çuditur se si Berisha, në konferencën e datës 21 janar me gazetarët, kishte arritur të parashikonte largimin e saj nga qeveria, ndërkohë që ende nuk kishte asnjë lajm zyrtar.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë të tjera të huaja. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas siç duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin tim e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali sot në Kuvend.

 

Nga ana tjetër, Berisha tha se:

“Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti vije si nuse, e veshur me të bardha. Çfarë kujton, se hante bar Balluku? Nuk e ke nga Berisha.”

Më pas Spiropali vijoi:

“Replika ishte me Këlliçin dhe jo me Berishën, që s’lë radhë për t’u lënë radhë deputetëve të tij. Shkakton emocion të bësh replika me Berishën. Të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët. Unë nga vetja, ti nga vetja, e të gjithë. Ta shohim se ku jemi dhe ku ishim, dhe për të ardhmen, nëse bën analizën e të tjerëve. Ti s’lëviz dot një gur, jo më njerëz nga qeveria”.

 

Kujtojmë se më 21 janar 2026, në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha kishte parashikuar largimin e ministres.

 

“Fati i Edi Ramës është në galloshet e Lubi Ballukut. Fati i Edi Ramës përcaktohet tërësisht nga Lubi Balluku dhe kjo ka krijuar një situatë të paimagjinueshme. Një presion i plotë bandit, publik e privat, mbi Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama do ta mbrojë Lubinë me çdo kusht, pasi ajo i betohet çdo ditë se do ta marrë me vete nëse e lë të shkojë. Akti i saj i fundit kërkon largimin e menjëhershëm të Spiropalit nga posti i Ministres së Jashtme, sepse sipas saj, ajo pa ha dardha pas shpine. Dhe kjo po ndodh dhe do të ndodhë. Jua dhashë këtë shembull jo për t’u marrë me intrigat midis tyre, por për të treguar plotfuqinë e Lubisë ndaj Ramës. Ajo çdo gjë e ka realizuar sic e faktojnë mesazhet: 6,500 mesazhe në dosje, dy të tretat e të cilave lidhen drejtpërdrejt me Ramën”, tha ai.

Konferenca e Berishës, 21 janar 2026

“Qëllim, dorëheqja e Ramës!” Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars para Kuvendit të rrëzojmë diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët jashtë Kuvendit, u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 majit përpara Kuvendit.

Ai u shpreh se qëllimi i protestës do të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa sa i përket orës së protestës, ajo mbetet për t’u vendosur nga strukturat.

“Shqiptarët të mblidhen me 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës, çdo protestë do të ketë këtë objektiv.
Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, tha ai. bw

Parlamenti miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, 85 deputetë votojnë pro

Me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Parlamenti ka miratuar shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Ndërkohë shkarkimi i Elisa Spiropalit u votua me 83 vota pro dhe dy kundër, një prej deputetëve që votoi kundër ishte deputetja e PD, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha.

Shkarkimi  Pirro Vengut nga ministër i Mbrojtjes, mori 81 vota pro, ndërsa shkarkimi i Albana Koçiut mori 83 vota pro. Po kaq vota mori edhe shkarkimi i Besfort Lamallarit nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Ndërsa shkarkimi i Toni Gogut nga ministër për Parlamentin mori 82 vota pro.

Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi, ministrat ne Parlament

Ndërkohë Parlamenti votoi edhe dekretet e presidentit për ministrat e rinj:

Emërimi i Albana Koçiut, zv.kryeministre – 83 pro dhe 3 kundër

Emërimi i Ferit Hoxhës, ministër i Punëve të Jashtme-  83 pro dhe 4  kundër

Emërimi i Besfort Lamallarit, ministër i Punëve të Brendshme – 83 pro dhe 4 kundër

Emërimi i Ermal Nufit, ministër i Mbrojtjes-  83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë-  83 pro 5 kundër

Emërimi i Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Erjona Ismaili, Ministre e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin- 82 pro dhe 4 kundër

Panorama

Kaosi me infrasktrukturën- U përdor për dhjetë ditë si rrugë alternative për Librazhd-Prrenjas, dëmtohet edhe aksi Maliq-Lozhan-Gramsh! Çahet asfalti

Rruga Maliq-Lozhan-Strelcë, e cila për më shumë se 10 ditë u përdor si alternativë nga drejtuesit e mjeteve për të kaluar në drejtim të Gramshit pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, ka pësuar dëmtime të reja.

 

Qarkullimi i vazhdueshëm i mjeteve dhe rritja e ndjeshme e fluksit gjatë këtyre ditëve duket se kanë rënduar më tej gjendjen.

Përveç rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të barrierave mbrojtëse në disa pjesë të këtij aksi janë shfaqur çarje të thella në asfalt dhe deformime të trupit të rrugës.

Edhe pse tashmë mjetet janë rralluar pas rihapjes së aksit kryesor, dëmtimet në rrugë mbeten problemi më i madh.

Deri më tani nuk është ndërhyrë për riparimin e tyre, por kjo rrugë ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të saj.

Aksi Maliq–Lozhan–Strelcë është ndërtuar nga kompania “Gjikuria” dhe investimi për ndërtimin e tij ka kapur vlerën e rreth 1.4 miliardë lekë. Problematikat e përsëritura në këtë rrugë kanë ngritur shpesh pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve. Panorama

“Do e vizitoni Belindën në burg?”, Berisha-socialistëve: Do votoni kokëulur të shkojë në qeli, s’ka forcë që e shpëton Lubinë

Ndërkohë që opozita ka bllokuar foltoren dhe kërkon që fjala t’i jepet kreut të PD Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur të jetë live në lloarinë e tij në rrjete sociale ku u flet shqiptarëve.

Ai është shprehur se koha e diktaturave ka mbaruar dhe se shqiptarët nuk do të durojnë më të jenë nën diktaturën e kryeministrit Edi Rama.

“Do i shkosh në burg Lubisë apo jo ti Klos. Do i bësh vizitë apo po pret t’i shkojë dhe Rama pas. Bën sikur nuk dëgjon. Po të pyes do i shkosh në qeli. Forcë në botë që ta ndalojë atë nuk ka. Do e shihni, u them unë ju.
Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg. Dhe pastaj edhe të tjerët.
A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo? Koha e diktatorëve ka ikur. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit. Mendoni se do durojnë Edi Ramën? Jo, koha e tij ka marrë fund. Koha juaj ka marrë fund. Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët. Histeri, histeri politike duartrokitja juaj. Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje. Prisni, prisni!”, tha ai. bw

Ksisoj ndodhte 80 vite më parë! Me urdhërin e Enver Hoxhës ndëshkoheshin me vdekje klerikët e lartë katolikë- Nga Artan Lleshi Gjomarkaj

Ksisoj ndodhte 80 vite më parë!
Vetëm kjo shkresë do te mjaftonte per të provuar genocidin dhe Krimet kundër Njerzimit ushtruar nga byroja politike dhe partia e punës mbi popullin shqiptar.
Perktheuani francezëve qe ndodheshin ne vilën -enver ose jepuani mediave qe i bëjnë jehone fishekzjarreve si gjoja dhunë mbi muret e diktatures , diktaturë e cila shembi jete , dogj shpirtra e penalizoi pafundesisht nje popull.
Lavdi u qofte martirë te klerit dhe Kombit shqitar.
Artan Lleshi Gjomarkaj
Mirdite.

I riu nga Rrjolli: Nuk e lëshojmë pronën, Bashkim Ulaj ka ardhur me dhunë

Protesta e banorëve të Rrjollit për mbrojtjen e pronave të tyre ka hyrë në ditën e 34-të, ndërsa rezistenca në terren vijon pa ndërprerje.

Banorët janë mbledhur sërish në zonë, duke shprehur vendosmërinë për të mos u tërhequr nga qëndrimi i tyre dhe deklarojnë se janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të mbrojtur pronën që, sipas tyre, u takon prej brezash. “Nuk e lëshojmë pronën, Ulaj ka ardhur me dhunë Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën”, shprehet banori.

Gjatë protestës, banorët i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit që të tërhiqet nga zona dhe të shmangë përplasjet, duke kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe respektimit të të drejtave të tyre. Ata theksojnë se do të vazhdojnë qëndresën deri në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e pronave në këtë zonë, duke mbajtur të lartë qëllimin e mbrojtjes së tokave që u përkasin.

Punimet për ndërtimin e kompleksit “Blu Borgo” në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, të nisura nga botuesi Bashkim Ulaj në fillim të shkurtit pas marrjes së lejes së ndërtimit, kanë nxitur tensionin. Projekti parashikon 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, ndërsa zhvilluesi i tij është shoqëria “ABA Blue Borgo” me statusin e investitorit strategjik./JOQ

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë.

 

Zbulimi u bë nga një firmë që po kryente punime në zonë, e cila njoftoi menjëherë forcat xheniere për praninë e municioneve të rrezikshme.

Ekspertët e xhenios mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë zhvilluan operacionin për identifikimin dhe largimin e predhave. Gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 predha të tjera.

Në total, në zonë janë zbuluar 160 predha të Luftës së Dytë Botërore, të cilat janë transportuar nga specialistët për në Tiranë, ku do të kryhen procedurat për asgjësimin e tyre në mënyrë të kontrolluar.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave xheniere shmangu çdo rrezik të mundshëm për banorët dhe për punonjësit që po kryenin punimet në këtë zonë. bw

Berisha lajmëron protestën e madhe: 12 Mars është kryengritja e radhës

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ftoi qytetarët të bashkohen më 12 Mars, kundër qeverisë, të cilën kryedemokrati e cilëson si organizatë kriminale.

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ftoi qytetarët të bashkohen më 12 Mars, kundër qeverisë, të cilën kryedemokrati e cilëson si organizatë kriminale.

Sipas tij, opozita do ti përgjigjet në mënyrën më të fuqishme qeverisë që është mbuluar nga skandalet.

‘U bëj thirrje ndërgjegjes së qytetarëve, kjo është betejë për ndërgjegjen e njeriut. Nuk ka ndodhur kurrë. Asnjë pushtues nuk i ka lejuar vetes të bëjë një ligj të tillë, të shkelë çdo normë. Dhe tani nxori mburojën e Beogradit përpara. Tani thotë se nuk na duhet Brukseli, por na duhet Beogradi. Tani rikthehet në skenarë haptas antishqiptarë. Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandër Vuçiçin, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet. Ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend tepër të rrezikshëm për të ardhmen e kombit duke përdorur pushtetin e tij. Ndaj dhe duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe unë kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës. Ftoj qytetarët shqiptarë në të katër anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjen e merituar për vjedhjet e tij dhe për tradhtinë e lartë kombëtare që i bën idealeve evropiane të popullit shqiptar. Ëndrrës evropiane të shqiptarëve për të zënë vendin e tyre të merituar në BE,’ tha Berisha./Dosja.al

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike!

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti.


Ishte nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 tërhiqet nga politika aktive.

Ish-ligjvënësi njihej për vuajtjet e tij në kohën e diktaturës. U dënua në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuajti në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.

Ai lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit Hasan Dosti. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.

Më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën. gsh

Kërkesa për arrestimin e Ballukut, Kuvendi nuk fut në rend të ditës në seancën e 5 marsit votimin për imunitetin

Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, më 5 mars, ku janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje dhe çështje të tjera procedurale.

Në rendin e ditës të publikuar zyrtarisht nuk është përfshirë çështja e ish-zv/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Po ashtu, në agjendën e seancës së 5 marsit nuk figuron as kërkesa e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Mbetet për t’u parë se në cilën seancë parlamentare do të trajtohet kjo çështje.bw


Send this to a friend