VOAL

VOAL

Nga “Soho Towers” e “Hein–Invest”, te “Alesio2014”, “Drimadhë I&I” dhe “Dyeus Residence”- Berisha flet me emra: Ndërtojnë me paratë e drogës

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi me emra disa kompani që operojnë në vend në sektorin e ndërtimit, se burim të financimit kanë veprimtaritë e paligjshme si trafiku i drogës dhe krimi i organizuar.

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, lideri i opozitës përmendi kompani të njohura si “Alesio2014”, “Hein–Invest”, “F.Z Construction”, “Drimadhë I&I”, “Soho Towers”, “Dyeus Residence dhe Suits”, “Capital B”, “E.S.E.C” etj, të cilat aktualisht kanë shtrirë aktivitetin në fushën e ndërtimit në Tiranë por tanimë edhe në bregdet.

Në ndërtim, tha ish-kryeministri, po pastrohen paratë e drogës dhe krimit, duke shtuar se drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Rroka ka firmos 450 leje.

“Të gjithë ndërtimet, miliona e miliona metër katrorë, u ngritën mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të shqiptarëve. Këto janë vetëm një shqyrtim i shkurtar. Por në qoftë se bëhet analiza e 450 lejeve të firmosura nga Edi Rama dhe mëkëmbësja e tij, Adelajda Rroka, ato bëhen të paktën minimumi 12 ton kokainë të lara, 10 ton heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis. Ato bëjnë të paktën 10 milionë metër katrorë ndërtime dhe territore përreth. Ato bëjnë pra, de facto narkotizimin e plotë të ekonomisë shqiptare”, u shpreh Berisha.

Kompanitë e ndërtimit që denoncoi Berisha: 

‘Hein–Invest’ sh.p.k. Administrator dhe ortak i vetëm, Ariola Hysa (Financiere te Alesio2014)

Alesio 2014, pronar Anton Gjinaj ose Pashuk Gjinaj (i dënuar për trafik ndërkombëtar droge)

‘F.Z Construction’ sh.p.k, administratore Tefta Zekaj (nëna e Fejzo Zekaj, i arrestuar në vitin 2016 në Itali për trafik heroine)

‘Ere Architecture&Construction’ sh.p.k., Etleva Shkoza (Burri i saj është i proceduar për mbajtje dhe përdorim narkotikësh)

“Niko Coastal Retreat”, ‘Niko P&I’ sh.p.k

Drimadhë I&I’, sh.p.k. Pamela Bardhaj (anëtare e këshillit bashkiak në Durrës dhe drejtoresha e spitalit në Durrës)

‘Soho Touers’, me subjekte zhvilluese ‘Eb Construction’ sh.p.k dhe ‘Agroroma 2019’ sh.p.k., (Ilir Bregasi, Igli Tare, Soni Agalliu-përgjegjës sektori te drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor)

‘E.S.E.C’ sh.p.k (Edmond Dako, administrator i 3D e Vangjush Dakos)

‘Capital B’ sh.p.k. (Redjan Basha, administrator dhe ortak tek Abkons me Redion Biba bashkëshorti i Erjola Muka, drejtor i përgjithshëm, Departamenti i Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit me ministre Belinda Balluku)

‘Dyeus Residence dhe Suits’ (me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Artech Group’ sh.p.k. Arbër Habilaj, specialist në Bashkinë e Tiranës, Lejkë Habilaj, llogaritare RTSH dhe Gjergji Habilaj, avokat. Djali tjetër Geraldo Habilaj, specialist në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Përgjatë vitit të kaluar Habilajt kanë marrë 5 leje ndërtimit, në Tiranë dhe Vlorë. Se ç’lidhje kanë këta me Saje Habilajn, nuk mund të them)

Sali Berisha: Vazhdojmë. Anton Gjinaj: Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë’, me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Hein–Invest’ sh.p.k. Administrator dhe ortak i vetëm është Ariola Hysa me numër nipt M22218026P e ditëlindjes 1994. Nuk ka deklarime, as historik biznesi. Pas hulumtimeve tona rezultoi se është ekonomiste tek Alesio2014, me pronar Anton Gjinaj, ose i njohur dhe si Pashuk Gjinaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Pra, ju e shihni ndërtimi i tërë është në duart e drogës dhe trafikut.

Në vitin 2023, Gjinajt i janë sekuestruar 23 pasuri mes tyre edhe Alesio 2014. Ndërkohë sot e kësaj dite vazhdon aktivitetin e njëjta kompani. Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimesh 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë’, me vendndodhje në rrugën ‘Hamdi Sina’, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘F.Z Construction’ sh.p.k. Tefta Zekaj. Zonja në fjalë është nëna e Fejzo Zekaj, i arrestuar në vitin 2016 në Itali për trafik heroine, ndërsa në vitin 2019 i janë sekuestruar pasuritë që i ka kaluar në emër të nënës së tij dhe bashkëshortes Rida Zekaj, e cila figuron administratore në kompaninë ‘F.Z Construction’. Megjithatë lejet e ndërtimit i firmos Edi Rama dhe Adelajda Rroko.

Leje zhvillimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimesh’, me vendndodhje në zonën e Unazës së Madhe, rruga ‘Teodor Keko’, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Ere Architecture&Construction’ sh.p.k., Etleva Shkoza, specialiste e nivelit të lartë në bashki. Burri i saj është i proceduar për mbajtje dhe përdorim narkotikësh.

Leje zhvillimi për objektin: ‘Niko Coastal Retreat’, struktura rezidenciale dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia e Himarës, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Niko P&I’ sh.p.k dhe

‘Drimadhë I&I’ sh.p.k. Pamela Bardhaj, anëtare e këshillit bashkiak në Durrës dhe drejtoresha e spitalit në Durrës. Urdhëroni, mjekja me leje ndërtimi në Himarë.

Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: ‘Soho Touers’, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë ‘Eb Construction’ sh.p.k dhe ‘Agroroma 2019’ sh.p.k., Ilir Bregasi, Igli Tare, Soni Agalliu- përgjegjës sektori te drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor.

Leje zhvillimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimi’, me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘E.S.E.C’ sh.p.k, Edmond Dako, administrator i 3D e Vangjush Dakos. Eksponent kryesor i mafies së Durrësit, kthetrat e tij edhe në Tiranë.

Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë rezidenciale apart-hotel’, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Capital B’ sh.p.k. Redjan Basha, administrator dhe ortak tek Abkons me Redion Biba bashkëshorti i Erjola Muka, drejtor i përgjithshëm, Departamenti i Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit me ministre Belinda Balluku.

Leje Ndërtimi për objektin: ‘Dyeus Residence dhe Suits’, me pishinë dhe mur rrethues, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia e Himarës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Artech Group’ sh.p.k. Arbër Habilaj, specialist në Bashkinë e Tiranës, Lejkë Habilaj, llogaritare RTSH dhe Gjergji Habilaj, avokat. Djali tjetër Geraldo Habilaj, specialist në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Përgjatë vitit të kaluar Habilajt kanë marrë 5 leje ndërtimit, në Tiranë dhe Vlorë. Se ç’lidhje kanë këta me Saje Habilajn, nuk mund të them.

Pra, siç e shihni, të gjithë ndërtimet, miliona e miliona metër katrorë, u ngritën mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të shqiptarëve.

Këto janë vetëm një shqyrtim i shkurtar. Por në qoftë se bëhet analiza e 450 lejeve të firmosura nga Edi Rama dhe mëkëmbësja e tij, Adelajda Rroka, ato bëhen të paktën minimumi 12 ton kokainë të lara, 10 ton heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis.

Ato bëjnë të paktën 10 milionë metër katrorë ndërtime dhe territore përreth.

Ato bëjnë pra, de facto narkotizimin e plotë të ekonomisë shqiptare. bw

“Ura e Zogut” në Milot mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.

Kjo situatë vjen në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik. Mungesa e urës pritet të krijojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-dalje të qytetit të Lezhës, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve. bw

Ndihmoi Veliajn, Klotilda Bushka merret e pandehur

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherazi kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Bushka, është marrë zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen “Veliaj”.

Sipas dosjes hetimore, SPAK ka ngritur dyshime serioze se Bushka ka qenë pjesë e një fushate të organizuar për të frikësuar dëshmitarët, për të penguar zbardhjen e të vërtetës dhe për të asgjësuar prova të rëndësishme, në një përpjekje të drejtpërdrejtë për të ndikuar hetimin penal.

Çfarë përmban dosja e SPAK?

Në dokumentet e siguruara nga hetuesit, theksohet se veprimet e dyshuara të Bushkës janë kryer në dhjetor 2024 dhe janar 2025, përmes kontakteve direkte me dëshmitarë kyç në këtë çështje.

Një nga dëshmitaret, Ina Goxhaj, e cila ishte vendosur formalisht në krye të kompanisë “BYL-A”, ka treguar në hetime se kontrolli real i kompanisë ishte në duart e Bushkës dhe më pas kaloi te Ajola Xoxa.

Goxhaj, e cila u amnistua pas bashkëpunimit me hetuesit, deklaroi se:

Është takuar disa herë me Bushkën dhe Ajola Xoxën, si dhe me avokatë të tjerë, të cilët e kanë udhëzuar që të mohojë çdo lidhje me kompaninë dhe të fshehë faktet. Në një takim të zhvilluar në shtëpinë e prindërve të Bushkës, kjo e fundit i ka kërkuar që “të mohonte gjithçka” gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Një çështje e ndjeshme ishte edhe adresa e “BYL-A”, e cila sipas dëshmisë, nuk duhej të identifikohej si banesa e Bushkës. Kontroll i telefonit dhe “dhuratë” për të fshirë gjurmët.

Sipas dëshmisë së Goxhajt, në një takim të dytë në një zyrë avokatie, Ajola Xoxa i kërkoi që të dorëzonte telefonin personal (Samsung A35) dhe kontrolloi komunikimet e saj. Më pas, Xoxa i ka dorëzuar një iPhone 12 të ri, duke i thënë se telefoni i vjetër do të “asgjësohej”.

Ky veprim, sipas SPAK, përbën një përpjekje të qartë për të penguar hetimin përmes manipulimit dhe zhdukjes së provave.

Gjatë një seance dëgjimore në SPAK më 24 shkurt 2025, Klotilda Bushka i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrje në hetime apo me kompaninë në fjalë.

Pavarësisht kësaj, SPAK ka vendosur të vijojë ndjekjen penale ndaj saj për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.

Çfarë pritet më tej?

Dosja pritet të kalojë në një fazë të re, ku do të mblidhen prova të tjera, përfshirë mesazhe, biseda, dhe dokumentacion që mund të provojë përfshirjen e Bushkës dhe personave të tjerë në këtë veprimtari.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur SPAK është nën presion për të çuar përpara hetimet e profilit të lartë dhe për të dëshmuar integritet në luftën kundër korrupsionit dhe ndërhyrjes politike në drejtësi. sn

60 mijë faqe, zgjerohet dosja “Veliaj”. Të pandehur 30 persona, shoqëri tregtare e OJF

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK ndaj Erion Veliajt. Krahas kryebashkiakut të Tiranës të cilit iu komunikuan zyrtarisht akuzat në qelitë e paraburgimit të Durrësit, SPAK ka marrë të pandehur 30 persona. Hetimet kanë prekur edhe shoqëri tregtare e OJF.

Gjithashtu, SPAK i ka komunikuar akuzën edhe Klotilda Bushkës, deputete aktuale e PS-së, e cila në 11 maj nuk arriti të siguronte mandatin.

Bushka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës në dosjen “Veliaj”.

Ndërkohë, i pandehur është marrë edhe Erald Simixhiu (daja i Ajola Xoxës) si dhe Valmir Xoxa i afërm i saj.

 

 

Edhe Ina Goxhaj e afërme e deputetes socialiste Bushka është marrë e pandehur, bashkë me Adela Kondakçiun.

Të pandehur janë marrë:

Ina Goxhaj

Adela Kondakçiu

Flutur Xhani

Valmir Xoxa

Erald Simixhiu (daja i Ajola Xoxes) bw

Në Hagë mbahet konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Radio Evropa e Lirë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot po mbahet konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Përveç Krasniqit, që po ndjek seancën përmes video-lidhjes, ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të pranishëm në gjykatë.

Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, u ankua se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën prej 10 javësh që mbrojtja të përgatisë çështjen e saj, duke thënë se më 25 gusht mbrojtja duhet të nisë rastin.

“Gjykata ka ulur kohën për përgatitjen e mbrojtjes nga 10 javë në 2 javë”, tha ai duke shtuar se ky afat është barrë e madhe për ekipin e tij.

Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kjo është kohë e mjaftueshme për mbrojtjen. Ndërkaq, trupi gjykues tha se mbrojtja në tetor të vitit të kaluar ishte pyetur se sa kohë i duhet për rastin, dhe ajo kishte deklaruar se i duhen 4-6 javë.

Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katërt ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.

ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Zjarri në Lurë jashtë kontrollit prej më shumë se dy javësh, mbi 100 hektarë të djegura

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të përhapet prej më shumë se dy javësh, duke përfshirë mbi 100 hektarë pyje dhe sipërfaqe të mbrojtura.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në një zonë të thepisur dhe të pakalueshme, ku ndërhyrja tokësore është thuajse e pamundur për shkak të mungesës së rrugëve. Për çdo ditë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me gjithë efektivin, 40 punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe një togë ushtarësh.

Për të ndalur përhapjen e zjarrit, është ndërhyrë disa herë edhe nga ajri me helikopterë, të cilët kanë arritur vetëm ta lokalizojnë pjesërisht dhe t’i presin rrugën për nga liqenet, por pa mundur ta shuajnë plotësisht.

Ditën e sotme ka pasur një ndërhyrje nga një avion zjarrfikës italian dhe shpresohet që flakët të vihen përfundimisht nën kontroll në orët në vijim. Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa dëmet ndaj natyrës dhe biodiversitetit në park janë konsideruar të rënda.sn

SPAK merr të pandehur Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Sipas burimeve, akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë me 23 Korrik. sn

Berisha: KE denoncoi me forcën më të madhe aferën e Skavicës! Merita më e madhe shkon për dibranët që denoncuan këtë krim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi transparencë të plotë për marrjen e 350 kutive të votimit nga persona pa dokumente.

Ai denoncoi mungesën e dokumentacionit dhe e quajti procesin zgjedhor një farsë të shëmtuar që nuk do të njihet kurrë. Berisha përgëzoi raportin e Komisionit Europian që denoncon aferën katastrofale të Skavicës në Dibrë.

Ai vlerësoi përpjekjet e dibranëve në diasporë dhe në Peshkopi për të ndaluar ndërtimin e kësaj vepre. Sipas tij, kjo është një trashëgimi e paranojës së Enver Hoxhës dhe duhet kundërshtuar me forcë.

FJALA E BERISHËS:

Pra, është një akt ky për të cilin me të drejtë ne kërkojmë transparencë të plotë.
350 kuti votimi janë marrë nga persona pa asnjë dokument, vetëm në qoftë se i kanë pasur të fshehura, por aty asnjë dokument.

Duket se nuk është lënë asnjë lloj mjeti dhe mundësie, thashë pa vepruar, për degradimin e plotë të zgjedhjeve në një farsë të shëmtuar.
Në pritje të këtyre përgjigjeve, ne do ndërmarrim edhe hapa të tjerë, por kjo farsë nuk do njihet kurrë. Kurrë.
Së dyti, duhet të informoj qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë dhe të përgëzoj dhe përshëndes raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në të cilin denoncohet me forcën më të madhe afera e Skavicës.

Aferë ajo ndër më të katastrofalet për Dibrën, aferë që de facto asgjësonte Dibrën e shekujve dhe mijëvjeçarëve.
Por, në meritën më të madhe të dibranëve të diasporës, por edhe të dibranëve në Peshkopi, të cilët ia dolën të sensibilizojnë komunitetin ndërkombëtar për këtë krim të shëmtuar social, mjedisor, të gjithanshëm, verdikti i raportit është kundërshtimi i plotë i ndërtimit të kësaj vepre, trashëgimi e paranojës së Enver Hoxhës. sn

Rama kërkon rifreskim të Bashkisë së Tiranës. Burime: Do të caktohen 5 nënkryetarë të rinj!

Pas “furtunës” që preku disa bashki ku u dorëhoqën nënkryetarët, drejtorët dhe krerët e njësive administrative, radha i erdhi edhe Tiranës, Bashkisë më të madhe.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot në mbledhjen që zhvilloi me drejtuesit politikë dhe ata vendorë të Qarkut, rifreskimin e Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë. Por nënkryetarët aktualë nuk janë përjashtuar. Detaji interesant është se pritet të caktohen 5 nënkryetarë të rinj. Këta të fundit do të kalojnë përmes një procesi seleksionimi me vlerësim bazë meritokracinë.

Por nga ana tjetër mësohet se reformimi nuk prek Anuela Ristanin e cila ushtron detyrën e Kryetares së Komanduar të Bashkisë së Tiranës. Ristanit mësohet se Rama i ka lënë detyrë dixhitalizimin e Bashkisë, si dhe drejtimin e punës për adoptimin e një strukturë të re organizative në Bashkinë Tiranë, e cila është konceptuar në bashkëpunim me Institutin “Tony Blair”, dhe që adoptohet edhe në bashki të tjera.

Përzgjedhja e nënkryetarëve të rinj do të bëhet nga një grup pune i cili kryesohet nga ministrat dhe deputetët e Qarkut të Tiranës, Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj. Këta do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë.

Aktualisht, nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës janë Andi Seferi, Frida Pashako, Keti Luarasi dhe Jonida Halili. Gjatë takimit të sotëm është rënë dakord që nënkryetarëve në detyrë t’u krijohet hapësira në mënyrë që ata të riaspirojnë pozicionin, por me një platformë konkrete lidhur me vizionin e tyre sa i takon specifikave të administrimit të kryeqytetit.bw

Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet! Operacioni i dytë brenda 3 ditësh

Saranda është kthyer muajin e fundit në epiqendër të veprimtarive kriminale, ku përplasja mes grupeve të ndryshme apo për interesa ekonomike deri edhe nëngjarje për motive të dobëta apo banale, ka shkaktuar disa persona të plagosur e deri tek shpërthime me eksploziv. Persona të armatosur, me precedentë të rëndë kriminalë e deri tek persona në kërkim, kanë qenë shpesh autorë të ngjarjeve të rënda.

Prej orës 03.30 të mëngjesit të sotëm , në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në këto ngjarje. Paralelisht kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja”. Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, ndërjohë që detaje priten në orët në vijim. Ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve, pas atij në orët e para të mëngjesit të së dielës kur kontrolle u ushtruan nga forcat operacionale të Tiranës e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja”, por pa rezultat.

Mbrëmjen e djeshme, shpërthimi i eksplozivit shkatërroi automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, person me precedentë aktualisht në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e 17 korrikut, kur në Sarandë u plagosën me armë dy të rinj nga Kamza.

NGJARJET E MUAJIT KORRIK

7 korrik – Plagoset me armë në fshatin Markat të Sarandës, 44-vjeçari Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë. Ngjarja ende e pazbardhur.

8 korrik – Kapet në Ksamil kosovari Shkëlqim Murati, 31 vjeç, me armë zjarri pistoletë pa leje në automjetin e tij “Range Rover”

11 korrik – Policia ndalon rastësisht në rrugën “Butrinti” një automjet me 4 persona. Dy persona i ikin me vrap policisë, njeri hidhet në det. Policia arrin të kapë tre, përfshirë dhe atë që u hodh në det. Në pranga Endrit Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali. Zbulon në çantën e krahut të Dokut, 1 armë zjarri pistoletë. Ervis Cukali, rezulton i kërjuar për pjesëmarrje në një planifikim vrasjeje në Fier.

11 korrik – Sherr mes disa personash në lagjen nr. 3 të qytetit. Shpallet në kërkim D. R, 39 vjec nga fshati Gjashtë, pasi në bashkëpunim me një të mitur ja konfliktuar për motive të dobëta me 3 shtetas nga Patosi e Tepelena.

16 korrik – Plagoset me thikë në rrugën “Mitat Hoxha” Klodian Basholli nga Delvina, person me precedentë të rëndë penalë.Arrestohet autori Elvis Ndoji, edhe ky me precedentë penalë.

17 korrik – Dy grupe përolasen me armëë në mes të ditës në lagjen nr.4 në sy të pushuesve. Dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama mbeten të plagosur. 4 personat e njerit grup, Ramadan Zoto, Erjon Canaj, Klaus Jaçaj dhe Artan Murtaj, të gjithë me precedentë penalë, njeri i dënuar për vrasje. Njerit prej të plagosurve i gjendet armë zjarri gjithashtu.

19 korrik – Dhunohet biznesmeni Albert Pashaj në një plazh në Ksamil. Konflikti për administrimin e një plazhi. Ngjarja e përsëritur, pasi Pashaj ishte dhunuar edhe në 6 qershor. Policia arreston 3 autorët, mes tyre edhe biznesmenin Agim Taraj.

19 korrik – Dhunohet në rrugën “Onhezmi” 25-vjeçari I. D nga Saranda. Policia ndalon dy autorwt E. N dhe I. N, nga fshati Gjashtë, persona me precedentë penalë dhe i procedon në gjendje të lirë.

20 korrik – Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.4, rruga “Mitat Hoxha”. Në sy të dhjetëra pushuesve që frekuentojnë këtë zonwë, plagoset me qytë. e një arme zjarri ish-efektivi i policisë Adil Veli. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, E. G., 44 vjeç.

21 korrik – Hidhet në erë me eksploziv automjeti i Klaus Jaçah, person i shpallur në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”. Ngjarja dyshohet hakmarrje për plagosjen e dy personave në 17 korrik në Sarandë.bw

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët.

Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Revista “The Economist” rendit 178 vende duke u bazuar në tre tregues.

I pari është Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë sipas kursit të këmbimit të tregut. Ky është një tregues i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i përdorur gjerësisht. Por ai nuk merr parasysh ndryshimet e çmimeve mes vendeve.

Treguesi i dytë rregullon të ardhurat në raport me koston lokale të jetesës (i njohur si barazia e fuqisë blerëse, ose PPP). Ky jep një pasqyrë më të saktë të standardit të jetesës, por nuk merr parasysh kohën e lirë: pjesëmarrja në tregun e punës dhe gjatësia e orarit të punës ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Treguesi i fundit kombinon të dyja aspektet: çmimet lokale dhe orët e punës, duke ofruar kështu një matës më të plotë të mirëqenies reale.

Në renditje përfshihet dhe Shqipëria e vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore, pa Kosovën.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, me 10 mijë dollarë, Shqipëria lë pas si Bosnjë Hercegovinën (gati 9 mijë dollarë), ashtu dhe Maqedoninë e Veriut (9.3 mijë dollarë), ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë përkatësisht 13 dhe 13.5 mijë dollarë të ardhura për frymë në vit. Shqipëria është e teta në gjithë Europën për renditjen nga fundit të vendeve që kanë të ardhura më të ulëta për frymë, duke lënë pas Azerbaxhanin, Moldavine, Bjellorusinë, Armeninë, Bosnjë hercegovinën, Gjerogjinë, Maqedoninë e Veriut.

Por, kur kalohet në dy treguesit e tjerë, që marrin në konsideratë si diferencat e çmimeve (që përshtat të ardhurat për ndryshimet e kostos së jetesës në vende të ndryshme) ashtu dhe treguesi i fundit që llogarit të ardhurat duke u bazuar në çmimet dhe orët që punohet (Tregon sa pasuri gjenerohet realisht për orë pune në çdo vend.

Ky është treguesi më i drejtë për të krahasuar efikasitetin ekonomik të popullsisë punëtore), të ardhurat relative ulen, duke reflektuar çmimet e shtrenjta, ndërkohë që orët e punës janë të gjata. Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në rajon, krahasuar me fuqinë blerëse, pas Bosnjë Hercegovinës dhe janë të katërit në Europë, pas Moldavisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Armenisë.

Të ardhurat e rregulluara për çmimet dhe orët që punohet, në Shqipëri në vitin 2024 ishin 26.4 mijë dollarë, nga 22 mijë dollarë në Bosnjë Hercegovinë. Të dhënat tregojnë qartë se shqiptarët janë ndër punëtorët, që ndonëse kanë orë të gjata pune, janë më pak më të shpërblyerit.

Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut kjo shifër arrin në mbi 30 mijë dollarë dhe, në Serbi 31.6 mijë në Mal të Zi në mbi 36 mijë, Shqipëria mbetet shumë më pas në vlerën ekonomike që prodhon për çdo orë pune.

Madje, edhe Bosnja dhe Hercegovina, me një PBB nominale më të ulët për frymë, arrin të ketë një produktivitet të krahasueshëm me Shqipërinë kur bëhet fjalë për të ardhurat efektive të punës.

Ky pozicionim i dobët lidhet jo me numrin e ulët të orëve të punës, përkundrazi Shqitarët punojnë një rekord prej 43.7 orë në javë, nga 36.1 orë mesatarja europiane, por me strukturën e tregut të punës dhe natyrën e ekonomisë shqiptare.

Pjesa më e madhe e punës kryhet në sektorë me vlerë të ulët të shtuar – si bujqësia informale, tregtia e vogël apo shërbimet jo-produktive – të cilat nuk gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme krahasuar me kohën e investuar.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, hendeku është edhe më i madh. Sipas The Economist, vendet si Zvicra dhe Irlanda arrijnë të gjenerojnë mbi 90 mijë dollarë për frymë në vit të korrigjuar për orë pune.

Edhe vende me ekonomi më të strukturuara si Gjermania, Austria apo Suedia luhaten në shifrat 70–80 mijë dollarë. Shqipëria, me pak më shumë se 26 mijë, mbetet shumë larg këtij standardi.

Analiza e The Economist shtron një mesazh të qartë për vendet në zhvillim si Shqipëria: rritja e produktivitetit nuk vjen vetëm nga më shumë punë, por nga punë më efikase, më të mirëpaguar dhe në sektorë me teknologji më të lartë dhe me më shumë vlerë të shtuar.

Në mungesë të reformave strukturore në arsim, punësim dhe teknologji, Shqipëria rrezikon të ngelet një vend ku punohet shumë, por ku shpërblimi ekonomik mbetet modest. bw

Grushta në Kryeministri: Ministrat e Ramës përleshen me njëri-tjetrin

Një përplasje e ashpër mendohet se ka tronditur zyrat e Kryeministrisë, ku në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së Edi Ramës ka shpërthyer një sherr mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, bëjnë me dije për Syri-n burimet.

Situata është përshkallëzuar kur Malaj ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Ministrit të Jashtëm, Igli Hasanit.

Në momentet tensionuese, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur.

Por në këtë moment, ka ndërhyrë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili arriti të shmangte përplasjen fizike. sn

Elbasan- Ndërron jetë prifti At Nikolla Marku

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndarjen nga jeta të At Nikolla Markut, figurës së njohur shpirtërore dhe priftit të Kishës së Shën Mërisë, në Kalanë e Elbasanit.

Ai e cilësoi At Nikolla Markun si “një njeri të rrallë” dhe “udhëheqës shpirtëror që do të mbetet i paharruar”.

Lamtumirë At Nikolla Marku! Me dhimbje të thellë përcjellim lajmin për ndarjen nga jeta të At Nikolla Marku, një figurë e nderuar shpirtërore dhe një zë i fuqishëm i besimit ortodoks. Për dekada me radhë, At Nikolla Marku ka shërbyer me përkushtim në Kishën e Shën Mërisë, në Kalanë e Elbasanit, duke udhëhequr me urtësi, dashuri dhe qetësi shpirtërore breza të tërë besimtarësh. Ai do të mbetet gjithmonë simbol i përkushtimit ndaj komunitetit, i paepur në mbrojtjen e vlerave fetare dhe kombëtare. U shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve, besimtarëve ortodoksë dhe mbarë qytetit tonë për humbjen e një njeriu të rrallë! Qoftë i paharruar kujtimi i tij”, shprehet Llatja.

At Nikolla Marku lindi më 3 dhjetor 1948 në qytetin e Elbasanit. I biri i një normalisti të njohur nga Shkolla Normale e Elbasanit, që ishte një nga institucionet themelore të arsimit shqiptar.

Gjatë regjimit socialist, ai punoi si llogaritar në sektorin financiar. Pas rënies së regjimit komunist, ai udhëtoi drejt Greqisë për të ndjekur studimet teologjike, të cilat për arsye të ndryshme nuk i përfundoi atje. Më pas, ai i vazhdoi dhe i përfundoi studimet teologjike në Shqipëri, duke u shuguruar si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë.

At Nikolla Marku u përfshi në një përplasje të gjatë dhe të njohur me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe veçanërisht me Kryepeshkopin e ndjerë, Anastas. KOASH nuk e njohu kurrë zyrtarisht si prift dhe e konsideroi vendosjen e tij në Kishën e Shën Mërisë si një uzurpim.

Megjithatë, me mbështetjen e komunitetit ortodoks dhe të besimtarëve të shumtë në Elbasan, At Nikolla Marku mori një vendim gjykate më 18 qershor 1996 (vendimi nr. 2634), i cili e njohu kishën ku ai shërbente si subjekt i ligjshëm kulti.

Që prej vitit 1996, ai vazhdoi të shërbente me përkushtim në Kishën e Shën Mërisë në Kalanë e Elbasanit, duke u kthyer në një figurë të dashur për shumë besimtarë dhe qytetarë.

‘Plas lufta’ në Ksamil, dy biznesmenë në konflikt për çadrat në plazh! Skena dhune në bregdet,shokohen pushuesit

Konflikti për shfrytëzimin e një hapësirë plazhi ka degraduar në përplasje fizike mes dy biznesmenëve që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në bregdetin e Ksamilit, duke dhuruar skena të patolerueshme për pushuesit në mes të sezonit turistik.

Dy biznesmenë, njëri pronar i një lokali dhe tjetri pronar i një hoteli janë përfshirë në një sherr për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit.

Sherri që duket që nuk ka lindur sot por është i mbartur është mes Albert Pashaj pronar i “Euro Hotel” në Ksamil dhe Agim Taraj pronar i “Sunset Beach bar”po në Ksamil.

Syri TV ka siguruar një video të ngjarjes që mendohet se ka ndodhur sot në mesditë kur pranë plazhit shihet një person i mbuluar me gjak në fytyrë dhe një tjetër që largohet.

Personi i gjakosur është Albert Pashaj, i cili në një moment merr në dorë dhe një tullë. Personi që largohet është Agim Taraj

Ndërkohë në video dëgjohet zëri i një gruaje të tronditur që duket se mund të jetë dhe ajo që filmon që i drejtohet personin që largohet me: Plehër.

E gjithë skena e potolerueshme e dhunës ka ndodhur paraditen e së shtunës (19 korrik 2025) në sy të dhjetëra pushuesve të cilët janë shokuar dhe frikësuar nga skena.

Zona e lakmuar nga dy pronarët për të vendosur çadra, ndodhet në hyrje të vijës bregdetare të Ksamilit, dhe është caktuar nga bashkia si hapësirë për plazh publik.

Pashaj pretendon se është hera e dytë që dhunohet, pasi është goditur nga Taraj edhe në 6 qershor në afërsi të të njëjtit vend.

Nga ana tjetër familjarët e Agim Tarajt akuzojnë pronarin e “Euro Hotel Ksamil”, Albert Pashai se ka nisur konfliktin pasi së bashku me familjarë të tij, është paraqitur në ambientet e ‘Sunset Restorant Ksamil’ në pronësi të Agim Tarajt dhe ka hedhur pije në tokë e fyer kamarierin. Pas këtij veprimi, kamarieri ka reaguar duke e goditur fizikisht.

Në pamje shihen karrige përtokë dhe xhama të thyer. Familjarët thonë se Agim Tafaj nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ndryshe nga si është raportuar, por është shoqëruar në polici vetëm si person në dijeni.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë konflikt, dhe aktualisht hapësira e plazhit që ka shkaktuar konfliktin është plazh publik. sn

Ambasada e SHBA ndan pamjet: Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve.

Në fokus të stërvitjes ishin misionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke përdorur helikopterin Black Hawk, të njëjtin model që u përdor me sukses për shpëtimin e jetëve gjatë operacioneve emergjente pas Uraganit Sandy në vitin 2012.

“Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë pas Uraganit Sandy – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ambasada thekson se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta të reagimit ndaj katastrofave dhe për forcimin e qëndrueshmërisë së aleatëve të NATO-s.

Postimi i plotë:

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s. bw

Panariti: Numri i krerëve të bagëtive është përgjysmuar nga 2017 dhe pesëfishuar importi i qumështit pluhur

Ish-ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, pohoi se numri i krerëve në Shqipëri është përgjysmuar në 8 vitet e fundit, ndërkohë që importi i qumështit pluhur është pesëfishuar.

Panariti shpjegoi se bizneset e përpunimit të qumështit e kanë më të lehtë dhe më me leverdi, sepse me 1 kg pluhur që kushton 4 euro, prodhohet 10 litra qumësht lëng, ndërkohë konsumatori nuk është i informuar.

Edmond Panariti: “Numri i krerëve të bagëtive është ulur. Aktualisht numri i krerëve është 226 mijë krerë, ndërkohë që ka qenë 490 mijë krerë në vitin 2017 kur kam qenë ministër bujqësie. Me këtë goditje që i bëhet tani bujkut dhe fshatarit, i cili nuk mund të autofaturohet, nuk është zgjidhje. Duhet mbajtur me çdo kusht numri i krerëve, përndryshe ikin fondet e BE-së. Prandaj ka një kaos aktualisht, ku i qepesh një zonje apo zotërie që shet produktet në treg dhe i kërkon faturë. Nëse do të vijojë ky aksion, fshatari do i shesë edhe ato dy lopë dhe do ikë nga fshati, ndërkohë që vendet e BE kanë politika për të kthyer njerëzit në fshat dhe për t’u marrë me bujqësi dhe blegtori.

Po marrim shembullin tjetër, brenda dy viteve ne kemi pasur pesëfishim të importeve të qumështit pluhur. Kjo sepse bizneset e përpunimit të qumështit e kanë më të lehtë dhe më me leverdi, sepse me 1 kg pluhur që kushton 4 euro, prodhohet 10 litra qumësht lëng. Ndërkohë konsumatori nuk është i informuar. Nuk është e paligjshme, por duhet shkruar në etiketë.”bw

Fluks i madh hyrje-daljesh në pikën kufitare të Morinës, mbi 600 mijë shtetas kaluan në dy anët Kosovë-Shqipëri

Pasditja e kësaj të merkure ka shënuar fluks të lartë të emigrantëve kosovarë që po kthehen në vendlindje për pushimet verore, duke shkaktuar ngarkesë të konsiderueshme në Rrugën e Kombit dhe në pikën kufitare të Vërmicës.

Krahas tyre, edhe turistë të shumtë të huaj që po vizitojnë Shqipërinë po zgjedhin të kalojnë kufirin për të eksploruar Kosovën, duke rritur më tej numrin e hyrjeve. Në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet doganore të Kosovës kanë vënë në funksion të plotë të gjashtë sportelet ekzistuese dhe kanë aplikuar procedura të përshpejtuara për kontrollin kufitar.

Megjithatë, krijimi i radhëve mbetet i pashmangshëm, veçanërisht për emigrantët dhe turistët që udhëtojnë me automjete me targa të vendeve të BE-së, të cilët nuk përfitojnë nga marrëveshja për kalim të lirë mes dy shteteve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, nga data 1 deri më 15 korrik 2025 janë regjistruar 367 mijë e 235 dalje nga Shqipëria drejt Kosovës, një shifër rekord që dëshmon intensitetin e lëvizjeve sezonale në këtë korridor strategjik. Ky fluks i lartë shpjegohet kryesisht me kthimin masiv të diasporës kosovare për pushime, por edhe me rritjen e dukshme të turizmit ndërkufitar.

Rruga e Kombit mbetet nyja kryesore e këtij qarkullimi, duke u shndërruar në një arterie të rëndësishme të transportit mes dy vendeve. Ndërkohë, lëvizjet në drejtim të kundërt, nga Kosova drejt Shqipërisë, përfshijnë kryesisht qytetarë kosovarë që po i drejtohen destinacioneve bregdetare shqiptare për pushime ditore apo fundjave. Vetëm gjatë 15 ditëve të para të korrikut, mbi 300 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj rruge, me destinacione kryesore si Durrësi, Shëngjini, Velipoja dhe bregdeti i jugut.

Një prirje interesante këtë sezon është edhe rritja e numrit të turistëve nga Turqia, të cilët po shfrytëzojnë tranzitin përmes Kosovës për të pushuar në bregdetin shqiptar. Kjo lidhet me kostot më të ulëta që ofron Shqipëria krahasuar me bregdetin turk.

Sekretari i PPE, Patrick Voller: Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të drejta. Nevojitet një PD e bashkuar për të çuar përpara Shqipërinë

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Partive Popullore Europiane, Patrick Voller u shpreh gjatë konferencës së zhvilluar sot në Tiranë se zgjedhjet e fundit në Shqipëri nuk kanë qenë të drejta dhe theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në standarde të qarta dhe të forta.

Voller theksoi lidhjet e ngushta midis PPE-së dhe Partisë Demokratike (PD) shqiptare, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për mbështetjen e PD-së në sfidat politike dhe reformën demokratike në Shqipëri. Ai përmendi raportet e OSBE/ODIHR që konfirmojnë ndikime të jashtme dhe parregullsi në zgjedhjet e majit, duke theksuar nevojën për një opozitë të fortë dhe media të lirë që mbajnë përgjegjës pushtetin.

Voller foli gjithashtu për situatën politike në rajon, duke përmendur sfidat në Serbi, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe nënvizoi rëndësinë gjeopolitike të integrimit të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Evropës. Ai shtoi se integrimi duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë mbështetje dhe burime financiare të mjaftueshme për këtë proces.

Në fund, Voller theksoi nevojën për një PD të fortë dhe të bashkuar për të çuar përpara rrugën euroatlantike të Shqipërisë, ndërsa kujtoi rolin e demokratëve në anëtarësimin e vendit në NATO dhe duke shprehur besimin se me reformë dhe angazhim, Shqipëria do të arrijë një integrim cilësor në BE.

 

Patrick Voller: Kam vërejtur se Kryetari Berisha kohët e fundit ka qenë shumë aktiv, ka qenë në konferencën e fundit të PPE në Podgoricë në mars, dhe gjithashtu ka qenë edhe në Kongresin e PPE në prill në Valencia, para zgjedhjeve të majit, ka marrë pjesë gjithashtu edhe në Asamblenë Politike në fillim të qershorit në Bruksel, dhe tani në korrik, ne si PPE, si familje europiane, kemi ardhur këtu me ftesën tuaj. Titulli i paraqitur në ekran, i konferencës së sotme është: Paradigma e Ballkanit Perëndimor. Integrimi përmes standardeve, apo aderim për stabilitet? Dhe unë dua të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë me një përgjigje të qartë se që të dyja këto janë të rëndësishme dhe diskutimet për këto janë interesante. Si PPE, ne nuk lodhemi së nënvizuari se qasja e bazuar në meritë duhet të jetë kriteri kryesor, i cili duhet t’i kalojë jo parimeve të kushtëzimit dhe reformave më të shpejta. Nga ana tjetër, sikurse edhe u përmend nga Tomi dhe të tjerët, lufta dhe presioni i Rusisë ndaj Ukrainës na ka treguar qartë nevojën urgjente gjeopolitike për siguri dhe stabilitet, dhe ne duhet të integrojmë Shqipërinë dhe të gjithë rajonin që gjeografikisht rrethohet nga Ballkani Perëndimor. Disa e quajnë oborri i përparmë, disa i pasëm i Europës, por gjithsesi është pjesë e BE-së. Të gjithë e kuptojmë se, më të bashkuar dhe më të fortë, ne do të mund t’ia dalim mbanë, dhe Ballkani Perëndimor në kuptimin gjeopolitik, ekonomik, kulturor, është pjesë e BE-së.

Çfarë do të thotë për të djathtën ky integrim?

Mali i Zi, po e nis në rend alfabetik, është ai që është në pararojë, që duhet të vazhdojë të ecë përpara dhe ka edhe një slogan tërheqës, duke menduar që në vitin 2028 ky shtet do të bëhet shteti i 28-të i BE-së. Është dhe një ide që na jep neve si politikanë, por edhe popullit. Ne si PPE jemi shumë entuziastë me ecurinë e Malit të Zi, të Kryeministrit të tyre, dhe kur u zhvillua takimi në Podgoricë, ndodhej edhe Kryetari Berisha. Shqipëria synon që të bëhet pjesë në 2030. Këtë shohim, këtë lexojmë, këtë thonë edhe politikanët. Sikurse kemi vënë re në zgjedhjet e fundit të majit, akoma mbetet shumë për t’u bërë. Si PPE ne nuk lodhemi së kujtuari publikun me vendimet tona, sikurse ai i Maltës, me vendimin e Valencias, ku edhe me vendimin në Bruksel në qershor morëm informacion të dorës së parë nga Kryetari Berisha.

Sigurisht që këto zgjedhje nuk ishin të drejta, ishin të kushtëzuara prej ndikimeve politike, prej ndikimeve dhe presioneve ekonomike. Dhe kjo është e konfirmuar nga raporti i OSBE/ODIHR. Sikurse e tha edhe Tomi, ne mund ta lexojmë te raporti i Organizatës për Sigurinë dhe Demokracinë. Opozita duhet të jetë e fortë për ta mbajtur përgjegjëse partinë në pushtet. Duhet patjetër që media të bëjë kontrollin e informacionit, kontrollin e pushtetit, të merren masat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe për të vendosur shtetin e së drejtës. Ne si PPE do të vazhdojmë të mbështesim PD në këto çështje, dhe do të nxisim sloganin 29 për të 29-tin. Ka shumë për të bërë, por kjo mund të realizohet më lehtë me një PD të fortë dhe të bashkuar.

Shkurtimisht, për Serbinë. Serbia tani ka probleme të brendshme madhore, të shkaktuara prej problematikave të brendshme të saj dhe prej formës së qeverisjes. Ka nevojë për mbështetje që të mos devijojë nga rruga e vet drejt anëtarësimit në BE. PPE ka qenë në kontakt të ngushtë, drejtpërdrejt me partnerët tanë.

Në Kosovë, situata e brendshme politike po i mban në peng proceset e brendshme dhe demokracinë. Ka kaluar më tepër se 40 herë që qeveria nuk po konstituohet dhe Parlamenti nuk po konstituohet. Parlamenti tani nuk ka gjetur një mënyrë për të formuar qeverinë, dhe duhet pritur për zgjedhjet presidenciale.

Bosnja dhe Hercegovina – ne kemi kontakte të ngushta dhe po punojmë për rilindjen e vendimit të vitit 2014 dhe duam të përkujtojmë gjithashtu edhe një anëtarësim të bërë 30 vite më parë të partive përkatëse në PPE.

Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, qeveria ka një mandat të qartë me zgjedhjet e fundit dhe është e vendosur për ta çuar vendin drejt BE-së dhe shpresojmë që me ndihmën e familjes së PPE dhe mbështetjen e tyre procesi të shtyhet përpara.

T’i kthehemi përsëri Shqipërisë dhe temës së konferencës sonë. Çfarë duhet, çfarë mund të bëhet dhe çfarë ekziston aktualisht? Të prezantojmë disa elemente të cilat na shërbejnë në diskutim.

A duhet të kalojmë nga një votë shumice në një votë të cilësuar për procesin e negocimit?

Në fillim, mbase mund të jetë një votë anonime dhe kjo ka qenë një prej ideve të hedhura në tavolinë. A duhet të kalojmë gradualisht drejt një tregu të përbashkët europian?

Do të thosha gradualisht, jo që të zëvendësojë tërësisht anëtarësimin në BE, por për t’i treguar vendit se cilat do të ishin përfitimet prej anëtarësimit.

A duhet të mbajmë parimin e kushteve? Unë do të thosha po. Gjithashtu, edhe plani i rritjes duhet të mbështetet në këto parime dhe duhet t’u tregojmë taksapaguesve tanë se ku shkojnë paratë. Kështu që, parimi i kushtit duhet të jetë ekzistues.

A duhet të kemi një treg të përbashkët rajonal? Do të thosha po. Brenda anëtarëve të BE ne presim të zgjerojmë më tepër bashkëpunimin, nga ana tjetër e Atlantikut thuhet se do të vendosen tarifa ndaj produkteve të BE-së, por ne duhet të punojmë më tepër për t’u bërë më të fortë.

BE 27 tregon se Austria, Gjermania do të përfitonin shumë prej punëtorëve të kualifikuar dhe të rinj. Por kjo është sfidë, dhe nuk është vetëm diçka pozitive. Të rinjtë duhet të jenë të pranishëm për të ndërtuar ekonominë.

Nga ana tjetër është çështja e gatishmërisë së BE-së për të integruar anëtarët dhe ne do të marrim së shpejti informacionin për MFF. Është një buxhet prej disa trilionë dollarësh, të cilat duhen të diskutohen dhe të biem dakord mes nesh. Duhet të shohim nëse do të ketë para të mjaftueshme për procesin e zgjerimit. Dhe sot, gjithashtu do të shohim vendimin që do të marrë Brukseli, por na duhet që këto procese reformimi të BE-së dhe proceset e reformimit të vendeve kandidate të shkojnë paralelisht.

Paradigma e Ballkanit Perëndimor, Integrim nëpërmjet standardeve, apo aderim për stabilitet, pra kjo është tema e konferencës.

Ne kemi nevojë për standarde të qarta, sepse, siç e tha dhe Akili, standardet janë thelbësore në këtë vend. Kur përdorim, për shembull, strategjinë e dezinformimit, duhet parë se sa ndikon kjo te kontrolli i medias.

Për sa i përket stabilitetit, cilat janë pikat e forta, si mund ta shfrytëzojmë në pikat e dobëta? Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe në fakt ishte PD që e futi Shqipërinë në rrugën euroatlantike.

Ne kemi nevojë për një PD të fortë që ta bëjë këtë rrugë edhe më të lehtë dhe të sjellë ndryshimin për një Shqipëri më të begatë në një BE cilësor. bw

Spahia: Detyrim ligjor që banorëve tu paraqitet dokumenti për prishjen e banesave

Në mbështetje të banorëve në Theth ka qenë edhe deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia.

Ai ka deklaruar se policia dhe IMT e kanë detyrim  ligjor që banorëve tu paraqitet dokumenti për prishjen e banesave.

Spahia: Ky është një shtet që vepron në kundërshtim të plotë me ligjin. Kjo është shkelje me të dyja këmbët e ligjit. Kjo është një terror policor që po u bëhet banorëve të cilët në rastin konkret disponojnë edhe disa dokumente pronësia. Kështu që edhe njëherë u bëj thirrje institucioneve të marrin urgjentisht masa, të dalin nga paligjshmëria e një shteti që po përhap terror në mënyrë të padrejtë tek banorët e Thethit të cilët janë në trojet dhe në pronat e tyre. bw

Boçi në mbështetje të banorëve të Thethit: Rama po rrëmben perlat e Shqipërisë dhe po ja jep investitorëve të tij

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka qëndruar pranë banorëve të Thethit në përplasje me policinë, e cila me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ka rrethuar zonën dhe banesat që banorët nuk duan të prishen.

Në një prononcim nga vendi i ngjarjes, Boçi shprehet i revoltuar dhe në mbrojtje të qytetarëve, duke theksuar se janë policët dhe drejtuesit ata që janë të acaruar dhe që kanë shkelur ligjin, duke zhvilluar një veprim terrori dhe një masakër që prej ditësh po zhvillohet në Theth.

Ai thekson se kjo masakër drejtohet jo vetëm ndaj qytetarëve, por edhe ndaj turizmit familjar, i cili po merr goditjen përfundimtare. Prishjet janë selektive dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, ndërkohë që policia dhe IKMT-ja janë ekzekutues të urdhrave, ndërsa duhet të mbrojnë territorin.

Sipas Boçit, qytetarët kanë ndërtuar shtëpitë në pronën e tyre me të drejtë, por kjo nuk përputhet me interesat e Edi Ramës, i cili, sipas tij, po kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë, ashtu siç ka rrëmbyer bregdetin dhe vende të tjera me bukuri natyrore, duke i dhënë ato klientëve të tij.

Ai shton se po përdoret e njëjta formulë si në raste të tjera, me paketën e emaleve dhe ligjin e investimeve strategjike, i cili është pezulluar përkohësisht në hetim. Boçi shprehet se në Shqipëri nuk ka shtet, por terror të një regjimi që shkel të drejtat e pronarëve legjitimë të tokës, duke i marrë zvarrë për turizmin familjar që ata kanë ndërtuar dhe për të cilin duhet falënderuar.

Ai akuzon punonjësit e policisë dhe IKMT-së se veprojnë vetëm me urdhër, pa asnjë dokumentacion, dhe denoncon se këtu sundon një njeri që jep urdhra për prishje, për largimin e drejtorëve të bashkive pa detyra dhe për veprime kriminale.

Boçi:

Jam i revoltuar dhe në mbrojtje të qytetarëve, jo i acaruar, sepse të acaruar janë policët, janë drejtuesit, janë edhe shkelje të ligjit, janë në një veprim terrori, në një lloj masakre që prej ditësh është instaluar këtu në Theth.

Masakër që drejtohet ndaj qytetarëve, por masakër që drejtohet edhe ndaj turizmit, turizmit familjar i cili ka marrë goditjen finale, përfundimtare.

Dhe siç e shihni, prishjet këtu janë selektive, ju i keni parë, i keni transmetuar dhe policia dhe IKMT janë edhe kundërshtim të plotë me ligjin, ndërkohë që janë ekzekutuesit që duhet të kishin mbrojtur nëse ka një mbrojtje të territorit.

Këtu nuk ka nevojë për mbrojtje, qytetarët kanë ndërtuar shtupiza në territorin e tyre, në pronën e tyre, me të drejtën e tyre, por kjo nuk përputhet me interesin e Edi Ramës, i cili duke goditur qytetarët, kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë, sikurse ka rrëmbyer perlën e tjera, bregdetin, vende me bukuri përrallore natyrore, ja i dha klientëve të tij.

Të njëjtën formulë e përdori edhe këtu, paketa e ka bërë gati, është ajo ‘paketa e maleve’ bashkë me ligjin e investimeve strategjike që u shty në hetimin e tij.

Këtu nuk ka shtet, ky është terror i një regjimi, të marrësh zvarrë një pronar legjitim në pronën e vet, se ka bërë turizëm familjar, që duhet falënderuar për këtë, kjo është kriminale, është veprim kriminal që vjen me urdhër.

Të gjithë punonjësit e policisë, e IKMT na kanë thënë këtë, që kemi urdhër, dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese, nuk e di me bazën e kujt urdhrash veprojnë, sepse këtu vepron dhe sundon vetë një njeri, jep urdhër për prishje, jep urdhër për largimin e drejtorëve të bashkisë pa detyra, jep urdhër për bandat. sn

Tragjike- Shuhet në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Daum, njeriu që ndihmoi shqiptarët të rrëzonin komunizmin

Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, ndërron jetë në vendin që e deshi aq shumë.

Diplomati ndërroi jetë në Shqipëri, ku kishte mbërritur prej disa ditësh.

Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.

Burimet thonë se ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Mendohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Daum mori pjesë para pak ditësh në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Gjatë vizitës në Bashkinë e Kavajës, ish-ambasadori gjerman Werner Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryetari Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990.

Pas largimit nga Shqipëria, Daum punoi për të afruar vendin me publikun gjerman përmes një ekspozite të madhe në Mynih (2001) dhe më pas në Vjenë, me mbi 32,000 vizitorë. Ajo përfshinte ikona shqiptare, artefakte dhe skena nga jeta tradicionale, duke nxjerrë në pah bukurinë dhe trashëgiminë shqiptare.

“Jam krenar që ndihmova në sjelljen e kësaj bukurie në Gjermani,” tha Daum, duke falënderuar Kavajën për nderimin.

Ndërkohë një ditë më parë ai ishte i pranishëm me një intervistë për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV.

Në këtë intervistë, ai pranoi se kishte vepruar i vetëm kundër qeverisë së tij për të ndihmuar shqiptarët që të rrëzonin komunizmin.

Kujtojmë se Daum ishte ambasador në Shqipëri nga 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë më vonë, ai pranoi se e bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit.

Redaksia e SYRI TV dhe SYRI.net u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe miqve të ambasadorit të nderuar.

Ndërhyrja brutale e pushtetit në Theth: Reagon Arqipeshkevi i Shkodrës

Në kulmin e tensioneve në Theth, ku qeveria ka nisur shembjen e banesave të banorëve me pretendimin se janë ndërtime pa leje, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama u kishte premtuar legalizimin, ka reaguar edhe Arqipeshkvi i Shkodrës duke shprehur kështu edhe qëndrimin e Kishës.

“Jemi të shqetësuar për çka po ndodh… dhe ndihemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë të të gjithë prisnin një qëndrim më të fortë të Kishës në mbështetje të banorëve të zonës, kundër brutalitetit me të cilin po ndërhyn pushteti në mes të sezonit turistik qëndrimi i Arqipeshkvit është si më poshtë:

Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.

Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.
sn

‘Eksodi do të sjellë rrëzimin e regjimit’- Një ambasador si ‘kavalier i vetmuar’ kundër komunizmit

Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Josif Budon, heroin e demokracisë, me një shtatore të ngritur në mes të qytetit.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ishte i pranishëm kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha dhe ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Werner Daum.

Po kush është ish-diplomati i vlerësuar disa herë për qëndrimin e mbajtur ndaj regjimit komunist?

Berisha jo pak herë në fjalimet e tij ka theksuar se Daum ishte ndër të paktët ambasadorë perëndimorë, që nuk donte që Shqipëria të mbetej një ‘ishull’ i izoluar komunist në Europë.

Disa herë, Berisha ka theksuar se Daum nuk e pranonte që vendi ynë të ishte një Kubë e Adriatikut, siç përflitej në atë kohë.

Edhe sot, Berisha tha se Daum ishte një ‘kavalier i vetmuar’ në përpjekjet e tij për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi.

Në fakt, roli i Daum në rrëzimin e regjimit komunist mbetet shumë i rëndësishëm.

Ai kishte inkurajuar grupet antikomuniste në Shkodër, Kavajë etj për të intensifikuar lëvizjen e tyre.

Sipas revistës Spiegel, ai kishte inkurajuar shqiptarët që të kapërcenin muret e ambasadave.

Kur kjo ndodhi më 2 korrik të vitit 1990, ambasadori e pa si një mundësi të artë.

“Ishte e qartë për mua se një eksod masiv do të çonte në rrëzimin e regjimit”, tha Werner Daum për median gjermane.

Ishte pikërisht Daum i cili ndezi shpejt dritat e projektorëve dhe hapi portat.

Për Werner Daum, ambasadorin e parë të Gjermanisë Perëndimore në Shqipëri, hapja e dyerve të ambasadës së tij ishte vetëm në plan të dytë një akt humanitar. “Para së gjithash, isha i bindur se një katastrofë e tillë e paimagjinueshme në qendër të kryeqytetit do të çonte në përmbysjen e qeverisë”, tha Daum për Deutsche Welle.

Por regjimi komunist nuk ishte mposhtur ende. Ambasadat që strehonin refugjatët ishin nën një presion të madh.

“Ishte e tmerrshme. Pas disa ditësh, uji ynë u ndërpre. Ne e transportuam nga apartamentet përballë në ambasadë me kova, në mënyrë që të gjithë të mund të pinin të paktën një gotë. Pastaj furnizimi me ushqim u ndërpre. Tashmë kishte një revolucion në rrugë dhe disa pjesë të popullsisë u siguruan që të merrnim të paktën pak bukë”, kujton Daum.

Por u desh pak kohë dhe vëmendja ndërkombëtare dhe presioni perëndimor u kthye më në fund mbi Shqipërinë.

‘Kuba e Adriatikut’ do mbetej vetëm një iluzion dhe për këtë gjë, shqiptarët i detyrohen edhe ambasadorit gjerman. sn

Rama e akuzoi për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike

Pas kritikave publike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mungesën e hetimeve për një rast ndërtimi pa leje në Theth, prokurorja Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.

Pjesë nga shkresa:

Paraqes këtë kërkesë zyrtare pranë institucionit tuaj, në mbrojtje të dinjitetit dhe pavarësisë sime profesionale, të cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama

 

Prokuroria ka regjistruar një kallëzim penal më 28.05.2025 pas një referimi nga policia dhe çështja më është caktuar për verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policisë rezultonte se në lagjjen Fushë-Theth, në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, nga ana e I.M.T-së ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjerëve, në pronën e shtetases Lene Prroni. Këta objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin të vendosur në të katër qoshet mbi rrasa guri të prera, sipas referimit të bërë nga Policia Gjyqësore. Gjatë këqyrjes në oborr janë konstatuar pllaka betoni si ato që përdoren për trotuare si dhe llamarina model sanduiç. Në vend nuk është konstatuar prezenca e ndonjë personi. Shtetasja Lene Prroni, e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka deklaruar se: Kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, të cilën e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj. Deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh dhe ajo nuk ka dokumente pronësie, por e ka të trashëguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu ka shpjeguar se, në dijeninë e saj, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Tregon se paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i ka marrë borxh, tek të afërmit e saj, për të ndërtuar këta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qënë se nuk kishte çoban për t’u kujdesur për to, i ka shitur të gjitha. Në referimin e bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër, citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Shkodër e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative. Në përfundim të veprimeve verifikuese, në datë 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim, pasi fakti nuk përbënte vepër penale, por duke sqaruar se jemi në kushtet e kundravajtjes administrative. Me 07.07.2025 janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë datë ka dalë me prononcimin e parë të tij publik me tone denigruese edhe z. Kryeministër, duke vijuar edhe në ditën pasardhëse. Nga këto pamje kam konstatuar se, vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjerët, lidhur energjia elektrike dhe kontenjerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm.

Në datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, përmes konferencave publike, postimeve në rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) dhe deklaratave për media, u shpreh në mënyrë të përsëritur dhe agresive në lidhje me këtë çështje, duke përmendur emrin tim personalisht dhe duke më akuzuar se:
• “Kam hedhur në kosh një krim të shumëfishtë”;
• “Jam përfaqësuese e drejtësisë që mbron shkatërrimin e pronës publike”;
• “Kam vepruar në mënyrë arbitrare dhe të dyshimtë”;
• “Duhet të mbaj përgjegjësi për vendimin tim” etj.
Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë, si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Ky qëndrim publik është:
• I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë;
• Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike;
• Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit.

Presioni publik ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon të më vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen time profesionale. Vlerësoj të rëndësishme ndër të tjera të ndalem në disa momente të lidhur jo vetëm me dinamikën e fundit të ngjarjeve, të cilat shkojnë përtej normales, por edhe të lidhur me karrierën time profesionale nga momenti i fillimit të detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës që do t’a mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj.

Vlerësoj të theksoj faktin që pavarësisht çdo vështirësie që paraqet profesioni i Prokurorit, si dhe dinamikës së tij, do të ribëja çdo ditë të njëjtën zgjedhje, edhe pse aktualisht i gjithë sistemi i Prokurorisë është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme, të prejardhura si pasojë e mbingarkesës, duke punuar çdo ditë dhe çdo orë (pa llogaritur asnjë ditë pushimi), pasi të gjithë besojmë tek vlerat e një drejtësie të pavarur, në drejtim të mbrojtjes së interesit publik dhe të krijimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Edhe pse që në muajin e parë të ushtrimit të detyrës jam përballur me ngjarje të rënda dhe me marrje të një numri të konsiderueshëm të dosjeve për hetim dhe për gjykim, kjo sfidë nuk më ka penguar deri më sot që të ushtroj profesionin tim me integritet. Pavarësisht faktit se për vitin 2024 më shumë se unë, në lidhje me punën time mund të flasin shifrat zyrtare të analizuara edhe në Raportin Vjetor të këtij viti, sa i përket dosjeve të përfunduara dhe personave të marrë, si të pandehur. Është kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i marrë në akuzë për veprën penale të parashikuar nga neni 79/dh dhe 22 i Kodit Penal, duke cilësuar faktin se edhe pse ditën që është shqyrtuar seanca gjyqësore për vleftësimit e arrestimit të tij kam pësuar një aksident automobilistik, kjo nuk më pengoi që të vrapoja për në sallën e gjykimit, sërish në mbrojtje të interesit publik. Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë objektiv i punës sime lancimi i ngjarjeve, por qëllimi është lufta kundër kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës dhe që jam betuar që do t’a mbroj solemnisht në çdo moment.

Do të ju lutesha dhe do ju kërkoja që të ndërmerrnin masat përkatëse ato instucione që ligjërisht kanë detyrimin të verifikojnë vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme të përballem me çdo pasojë të mundshme, pasi kam bindjen e plotë që vendimarrja ime mund dhe duhet të vlerësohet vetëm nga organet e përcaktuara nga Kushteta dhe ligji, por jo nga institucione jashtë pushtetit gjyqësor. Lejimi i faktit të kundërt do të cenonte rëndë parime themelore kushtetuese.

Kërkesat:

Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që:

Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;

Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;

Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.
Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional. bw

“Mezi pres përballjen me regjimin në Strasburg”, Salianji: Jam në pritje të vendimit nga Gjykata e Lartë, pas tij…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në Shërbimin e Provës, në kuadër të lirimit me kusht, pas dënimit me një vit burg, nga i cili ka vuajtur vetëm 9 muaj.

Salianji deklaroi se është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, me synimin për të vijuar më tej në Gjykatën Kushtetuese. Në rast se nuk gjen zgjidhje as atje, ai paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Kushtetuese dhe nëse nuk ka zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut,” u shpreh Salianji.

Lidhur me detyrimin për t’u paraqitur në Shërbimin e Provës, ai sqaroi se do të bëjë një tjetër paraqitje brenda këtij muaji, në zbatim të kushteve të vendosura nga gjykata.

Ervin Salianji: Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.

Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.

Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut. bw

Vetting- Si Balluku dhe njerëzit e saj favorizuan Arbër Abazin, skema që çoi milionat e mirëmbajtjes së rrugëve në duart e “Alko Impex”. Akuza për falsifikim

Vetting

Monopoli i tenderave të mirëmbajtjes
Në korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte thirrje për tenderat e mirëmbajtjes, ku një ndër përfituesit kryesorë do të ishin kompanitë e Arbër Abazit. “Vetting” ka zbuluar se për këta tendera, për të cilët ka patur ankesë edhe te Komisioni i Prokurimit Publik janë shpallur fituesit nga ish drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho, njeri i afërt me Ballukun, i cili ka kaluar administrator te Hekurudha shqiptare. Nga këto kontrata, për lotin 4, 12 dhe 13 ka patur ankesa nga kompanitë konkurruese, duke pretenduar se në disa raste janë favorizuar nga Ergys Verdho.

Sipas inxhinierit Romeo Nazarko, probleme me Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhet me mënyrën se si funksionon Bordi i këtij institucioni. “Bordi ka autoritetin ta vendosi drejtorin e përgjithshëm të ARRSH-së me shpatulla pas muri, por nuk e bën. Kjo gjë sjell edhe mundësitë që drejtuesi i ARRSH-së ti realizojë tenderat sipas “porosive” nga lart”, u shpreh inxh. Nazarko.

 

Tenderi i parë lidhet me mirëmbajtjen e rrugëve të Rajoni Verior, Loti XII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Kuben- Vasie” me fond limit 117 milionë lekë. Nga mesi i dhjetorit 2020, Verdho do të shpallte fitues kompanitë “ALKO” me ofertë 114 milionë lekë, me ofertë më të lartë se kompania tjetër “DODA R”, e cila kishte ofruar 113 milionë lekë, ose 1 milionë lekë më pak se kompanitë “ALKO”.

Kompania “DODA-R” do të paraqiste ankesën te ARRSH-ja se vlerësimi me pikë ishte i padrejtë, duke nënvizuar faktin se vlerësimi për ofertën më ekonomike zë peshën kryesore, si edhe kishte të njëjtën eksperiencë në realizimin e kontratave të tilla. Gjithsesi bie në sy fakti se ARRSH-ja, i ka kërkuar kësaj kompanie që të paraqitet pranë zyrave qendrore për ankesën, ndërkohë që mund të ishte bërë procesi në mënyrë elektronike për shkak të pandemisë. Ashtu si ARRSH-ja, edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankesën e kompanisë.

 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e e rrugëve të Rajonit Verior, Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi – Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin), Peshkopi- Ushtelence” me fond limit 112 milionë lekë. Ky tender është fituar nga bashkimi i kompanive “ALKO” me ofertë 109 milionë lekë, përsëri me ofertë më të lartë se kompania garuese, në këtë rast “SIRETA -2F” shpk.

Kjo e fundit ka paraqitur ankesë, por vendimi i Ergys Verdhos nuk është ndryshuar, duke i dhënë përsëri fonde publike kompanive të lidhura me Arbër Abazin, ku nuk mungojnë edhe fondet e akorduara nga Evis Berberi. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjeodetëve inxhinier Romeo Nazarko, tenderat e mirëmbajtjes kanë të njëjtën skemë si tenderat e tjetër të Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Ne shohim plot rrugë në jug dhe në veri të Shqipërisë që nuk mirëmbahen. Por ky nuk është problemi më i madh pasi rreziku real janë rrugët që kanë defekte në projektim, tek të cilat shoferët e rinj rrezikojnë shumë. Po nuk folëm sot, nesër do të jetë tepër vonë për brezat që po vijnë”, tha për “Vetting” inxhinieri Nazarko.

Por a po mirëmbahen rrugët nga kompanitë “Alko”?
Një nga tenderat e mirëmbajtjes që ka shfaqur probleme me zbatimin është kontrata  për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Qendror, Cërrik – Shalës – Belsh – Vlashuk, Belsh – Fierzë – Kosovë e vogël. Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se një pjesë e kësaj rruge nuk është mirëmbajtur duke shkelur rregullat e mirëmbajtjes. Në kontratën e nënshkruar mes ARRSH-së dhe kompanive “ALKO” kërkohet që të vendoset sinjalistika, të rehabilitohet rruga dhe të rregullohet pjesa e bimësisë që devijon në rrugë.

Por kjo rrugë, e cila ka lëvizje është lënë në harresë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë.

Alko Impex, falsifikues dokumentesh
ALKO është eleminuar në disa tendera sepse ka falsifikuar dokumentet për të fituar garën, por në disa raste ka arritur të fitojë tenderat, duke mos plotësuar kushtin për xhiron vjetore. Ka qenë tenderi për “Ndërtim trotuari përgjatë rrugës nacionale (ndriçim, gjelbërim” Prrenjas i organizuar nga Bashkia e Prrenjasit në vitin 2017, ku sipas dokumenteve të siguruara nga “Vetting”, kompania “Alko Impex General Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara për punime të ngjashme.

Konkretisht, kjo kompani, e cila e ka bazën në Kosovë dhe ka si aksioner Imer Ademin dhe administrator Arbër Abazin, ka paraqitur si shembull i një pune të ngjashme për tenderin që garonte, kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë me vlerë 3.5 milionë euro. Por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka komunikuar me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë, ku ka zbuluar se kontrata e lidhur nga kompania ishte me vlerë 153 mijë euro, gjë e cila e skualifikon automatikisht konmpaninë.

Por çfarë ka ndodhur?
Asnjë masë nuk është marrë ndaj kompanisë, e cila nuk e ka herën e parë që ka fallsifikuar dokumentet për të garuar dhe për të fituar tenderat publikë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se kompanitë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction”, në shumicën e rasteve kanë dalë të fituara nga ankesat te Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit. Por teksa Evis Berberi ndodhet në burg për akuzat me tenderat dhe pastrim parash, para disa ditësh është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion edhe kreu i KPP-së Jonaid Myzyri për një nga tenderat e ARRSH-së duke u pezulluar nga detyra.

Disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ballukut janë arrestuar ose janë nën hetim nga SPAK, por shkeljet e kësaj kompanie dhe favorizimet nga zv/kryeministrja Balluku qëndrojnë larg shqetësimeve të Drejtësisë, ku mos të harrojmë se dita ditës këto kompani fuqizohen ekonomikisht në dëm të konkurrencës.

“Vetting” ka bërë një kërkesë për informacion në Prokurorinë e Posacme përsa i përket ecurisë së hetimeve për denoncimin ndaj Ballukut nga gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK ka zbuluar se në 10 nëntor 2021 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 303, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal nga shtetasi Kastriot Myftaraj ndaj shtetases Belinda Balluku. Por sipas të dhënave mediatike, i ndjeri Myftaraj është paraqitur në SPAK në 3 nëntor 2021, ndërkohë ka një javë diferencë midis padisë dhe regjistrimit të saj në regjistrin e SPAK-ut.

Prokuroria e Posaçme do të zbulonte se po në të njëjtën datë, më 10 nëntor 2021, i ndjeri Myftaraj ka paraqitur një kërkesë për t’u tërhequr nga kallëzimi i tij ndaj ministres Balluku. Në përgjigje SPAK deklaron se pavarësisht tërheqjes nga kallëzimit të Kastriot Myftaraj, ka vazhduar me verifikimet. Por ajo që ka shtuar dyshimet dhe misterin me këtë rast është fakti se brenda 4 ditësh në kohë rekord SPAK ka sqaruar çdo gjë, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme janë kryer verifikimet e kallëzimit nga Myftaraj duke vendosur mosfillimin e procedimit penal më 15 nëntor 2021 pasi pretendimet e të ndjerit nuk kishin elementë penalë të falsifikimit. Në mbyllje të letrës, Prokuroria e Posaçme shton se vendimi i është njoftuar menjëherë kallëzuesit, ku rezulton se Myftaraj nuk ka ushtruar ankim në Gjykatë.

Sipas avokatit Llangozi, Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me hetimet pasi vonesat ngrenë shumë pikëpyetje. “Ne kemi rastin e ish-zv/kryeministrit Ahmetajt, dosja flinte në Prokurori dhe vetëm pasi u bë publike në media pati zhvillime. Mendoj se SPAK-u duhet të jetë më funksional me hetimet pasi vonesat e gjata nuk japin drejtësi në masën e duhur”, tha avokati Llangozi.

“Vetting” i ka bërë një kërkesë për informacion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në muajin shkurt 2025. Prej 5 muajsh, institucioni që drejtohet nga Evgjeni Bashari ruan me fanatizëm dosjet e drejtorave dhe zv/ministrave të Ballukut, duke penguar verifikimin e fakteve që ekspozojnë konfliktet e interesit dhe indiciet për korrupsion.

Mjegullaja rreth hetimeve ndaj Ballukut dhe standardi i këtyre hetimeve ndaj bashkëpunëtorëve të numrit dy të qeverisë shqiptare ngrenë pikëpyetje për vetë procesin. E gjithë garda e Ballukut goditet dalëngadalë, duke i trajtuar rastet si korrupsion individual ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe provat që ka sjellë “Vetting” tregojnë se përfituesit më të mëdhenj janë kompanitë Alko Impex dhe kompanitë e familjarëve të kabinetit të Ballukut, si Drejtori i Kabinetit në zv/kryeministri Ermal Nufi. bw

“Fantazma” e Unazës ndjek edhe Ballukun- Arbër Abazi “fitoi” tenderin 14 mln euro pa rival në garë, manovrat me kompanitë. Del në skenë Ergys

Vetting

Nga fundi i vitit 2018 do të plaste skandali me tenderin e Unazës së Madhe, tender i cili i kushtoi disa drejtorë qeverisë shqiptare duke “sakrifikuar” edhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Do të ishte pikërisht ky skandal që do të largonte nga detyra Gjiknurin për t’u zëvendësuar në 17 janar 2019 nga ish-vartësja e tij, drejtoresha e AlbControlit Belinda Balluku. Pikërisht nga viti 2018 deri në vitin 2019, kompania “Alko Impex Construction” do të shumëfishonte të ardhurat nga 28 milionë lekë në 354 milionë lekë, ose gati 3.6 milionë euro të ardhura në vit nëpërmjet fondeve publike.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjeodetëve inxhinierit Romeo Nazarko, në rastin e Autoritetit Rrugor Shqiptar kemi raste të korrupsionit me tenderat e rrugëve. “Kemi rastin e Unazës së Tiranës me kompaninë amerikane, të cilët ne (Shoqata e Gjeodetëve) e kemi denoncuar”, tha për “Vetting” inxhinieri Nazarko. Ngritja në detyrë e Ballukut nga Drejtoreshë e AlbControl, në ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shoqërohej paralelisht me zhvillimin ekonomik të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

 

Mallkimi i tenderave të Unazës së Tiranës me fondet e ARRSH-së nuk do të mbyllej me kaq, pasi ashtu si paraardhësi i saj Gjiknuri, edhe Balluku do të ishte pjesë e një skandali për paracaktimin e fituesve me institucionet në varësi të saj. “Vetting” ka zbuluar afera të tjera që lidhen me tenderin e mirëmbajtjes dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës. Më 11 prill 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të hapte garën për Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Verior dhe Qendror me fond limi 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë euro.

Ky tender do të njollosej nga gara pa garë, pasi në 6 Qershor 2022 dy kompanitë “Alko” që administrohen nga Arbër Abazi do të fitonin tenderin pa patur asnjë konkurrent, duke u shënuar me flamur të kuq. Sipas platformës “Openprocurement.al” të AIS-it, kjo procedurë paraqet dyshime për korrupsion dhe favorizime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nga verifikimi i kushteve për të fituar tenderin, “Vetting” ka zbuluar se dy kompanitë nuk plotësojnë kushtin 2.2.1, të cilat lidhen me kapacitetet ekonomike dhe financiare të kompanive që marrin pjesë në garë.

Sipas pikës 2.2.1, “për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim nga administrata tatimore, për xhiron vjetore për vitet financiare 2018, 2019, 2020, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se vlera e parashikuar e kontratës që prokurohet”.

 

Në rastin konkret, duke bashkuar të dyja xhirot e kompanive, në qoftë se përllogarisim xhirot maksimale për këto vite, zbulojmë se në asnjë moment ato nuk arrijnë xhiron vjetore totale 1.4 miliardë lekë, e cila është edhe vlera e fondit limit.

Në vend që t’i skualifikonte kompanitë dhe të anullonte tenderin, ish-Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi ka bërë të kundërtën duke shpallur fituese kompanitë në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike.

Sipas avokatit Llangozi, shqetësimi i ngritur nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani  për mungesën e kallëzimeve nga institucionet shtetërore është një problem që nuk ka marrë zgjidhje.

“Rastet e shkeljes së procedurave të tenderave janë të shumta, por institucionet nuk denoncojnë, gjë e cila është evidentuar edhe nga drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumani”, deklaroi avokati Llangozi.

Verdho dhe Berberi favorizuan duopolin e tenderave në ARRSH
Në maj 2018, kompania “ALKO-IMPEX General Construction” dhe “2 T” sh.p.k do të themelonin kompaninë koncesionare “ECO CLEANING”, e cila do të ndryshonte dhe pozitat e këtyre kompanive në tregun shqiptar, të cilat më së shumti veprojnë në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe mbetjeve. Në këtë rast “2T” dhe “ALKO-IMPEX General Construction” zotërojnë një kompani koncesionare, e cila ka lidhur kontratë pastrimi me Bashkinë Kamëz. Ky bashkim operatorësh do të ndryshonte edhe kushtet e garës për këto kompani, pasi të dyja do të garonin për tenderat e shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nga kërkimi i “Vetting” rezulton se këto kompani do të garonin disa herë në të njëjtin tender, duke shkelur vetë kushtet e pranimit.

“Vetting” ka zbuluar se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave te Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka evidentuar lidhjen midis dy kompanive, të cilat janë në shkelje të ligjit. Edhe pse kanë shkelur disa herë kushtet e dokumenteve standarte, edhe pse janë shpallur fituese nga institucioni që varet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përsëri ky fakt nuk është bërë evident, as nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që duhet t’i kishte skualifikuar, as nga Autoriteti i Konkurrencës.

Sipas Ligjit nr. 9121 dt 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, neni 10, përqendrime të ndërmarrjeve kemi në rastet kur shkaktohet një ndryshim i qëndrueshëm i kontrollit si rrjedhojë e bashkimit të dy ose më shumë ndërmarrjeve ose pjesë ndërmarrjesh të pavarura nga njëra–tjetra.

Në këtë rast, sipas nenit 12, të po këtij ligji, njoftimi duhet të bëhet kur xhiroja vjetore në tregun e brendshëm e bashkimit të këtyre dy kompanive arrin më shumë se 400 milionë lekë ose njëra prej këtyre kompanive duhet ta ketë xhiron në tregun e brendshëm mbi 200 milionë lekë.

Të dyja kompanitë kanë xhiro vjetore më të lartë se 400 milionë lekë dhe për të verifikuar rastin, “Vetting” kontaktoi Autoritetin e Konkurrencës nëse këto kompani kishin bërë njoftimin, që e kanë detyrim ligjor për krijimin e një kompanie të re si bashkim ndërmarrjesh.

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, Sekretari i Përgjithshëm, Endri Çekani deklaroi se rasti do të merrej në shqyrtim, duke sqaruar se do të ketë masa në rast të mungesës së njoftimit.

Për “Vetting”, Autoriteti i Konkurrencës konfirmoi se të dyja kompanitë nuk kishin bërë njoftimin, pra ishin në shkelje, por duke qenë se kanë kaluar më shumë se 5 vite nga këto raste, sipas nenit 78, pika 2, vendosja e gjobave u nënshtrohet afateve të parashkrimit sipas rastit në nenin 74 të ligjit të Konkurrencës. Pra, gjoba u falet kompanive sepse rasti është evidentuar shumë vonë, edhe pse në këtë rast miliona euro janë fituar duke dëmtuar konkurrencën.

Por ka një problem, kontratat publike janë firmosur në vitin 2020 dhe 2021 dhe për këtë duhet të reagojë jo vetëm Autoriteti i Konkurrencës, por edhe Agjencia e Prokurimeve Publike pasi kemi hapur një shkelje që nuk mund të amnistohet.

Në të paktën 4 raste, “Vetting” ka konstatuar se bashkimi i kompanive “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction” kanë garuar, në të njëjtat tendera me kompaninë “2 T” sh.p.k, kompani me të cilën Arbër Abazi rezulton i lidhur nëpërmjet kompanisë “ECO-CLEANING”.

Rasti i parë lidhet me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen me performancë e rrugëve të Rajoni Qëndror, Loti 6 me fond limit 302 milionë lekë me afat 48 muaj. Gara për tenderin u shpall në korrik 2020, ku të vetmit që garonin për fondet publike ishte konsorciumi i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction” kundra kompanisë “2 T” sh.p.k.

Më 12 tetor 2020, Ergys Verdho do të shpallte fitues të kontratës me ofertë 301 milionë lekë osë 3 milionë euro bashkimin e kompanive, që menaxhohen nga Arbër Abazi. Në vend të dytë, do të renditej “2 T” sh.p.k, me ofertë 400 mijë lekë më pak se bashkimi i operatorëve ALKO.

Dyshimet janë të forta për tender të paracaktuar pasi ofertat nga të dyja kompanitë garuese janë 99.9 % e fondit limit dhe në këtë rast, Ergys Verdho duhet të kishte anuluar tenderin.

Sipas ligjit të Prokurimit Publik, neni 2 citon se gara ka si synim të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të nxisë konkurrencën, e cila nuk është arritur te tenderi i mirëmbajtjes.

Madje, ky ligj ka të parashikuar edhe masat e përgjithshme për parandalimin e korrupsionit, ku sipas nenit 18, shkruhet qartë se “Operatorët ekonomikë me veprimet e tyre nuk duhet të shkelin parimet e konkurrencës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.”

Rasti i dytë lidhet me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Qëndror – Loti 4 me fond limit 263 milionë lekë me afat 48 muaj.  Edhe në këtë tender, në shkurt 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte fitues bashkimin e kompanive “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “Alko-Impex General Construction” me ofertë fituese 223 milionë lekë.

Përsëri në të njëjtën garë, ku ishin binjakët ALKO do të merrte pjesë kompania “2 T” shpk, por kësaj radhe do të kishte edhe konkurrentë të tjerë si kompanitë “I.D.K Konstruksion & 4A-M” dhe “VICTORIA INVEST”. Kjo e fundit do të skualifikohej nga gara pasi do të bënte ankesë për vendimin e grupit që organizonte tenderin nën drejtimin e Ergys Verdhos.

Më 14 dhjetor 2021, “Victoria Invest” do të paraqiste ankesë te Komisioni i Prokurimit Publik, institucion që drejtohej nga Jonaid Myzyri. Në ankesë, kjo kompani kundërshtonte vlerësimin me pikë nga ARRSH-ja, si dhe kërkonte skualifikimin e të dyja kompanive, konsorciumit të ALKO-ve dhe kompanisë “2 T”, të cilat rezultojnë si bashkëpronare të kompanisë “ECO-CLEANING”.

Në fakt “Victoria Invest” sh.p.k ka ofertë më të volitshme se të dyja kompanitë, por sipas ARRSH-së është skualifikuar sepse nuk ka marrë shumë pikë te kriteret e tjera, si eksperienca dhe makineritë. Përpara se të bënte ankesë te KPP-ja, kompania ka bërë ankesë te Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku sipas “Victoria Invest”, ARRSH-ja nuk i kishte shpjeguar arsyet se pse kompania me ofertën më të mirë ishte në fund të renditjes me pikë. Madje, theksohet se është vendosur një kriter për pikët midis kompanive konkurruese, i cili është në kundërshtim me vet kushtet e tenderit (DST).

Por ajo që bie në sy është standarti i dyfishtë i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku nga institucioni publik kërkohet që makineritë, të cilat do të përdorin kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve të mos jenë në përdorim në kontratat e tjera. Në këtë rast, “Victoria Invest” sjell si shembull vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik në shtator 2020, për tenderin “kryerja e sherbimit te pastrimit ne qytetin e Elbasanit”, ku ankues ishte “ALKO-IMPEX General Construction”.   KPP-ja e ka pranuar ankesën dhe e ka gjykuar këtë kusht në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike. Edhe pse ka bërë ankesë të gjatë dhe të argumentuar, Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankesën e “Victoria Invest”, duke e skualifikuar plotësisht nga gara.

Kjo nuk është hera e parë, që Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Komisioni i Prokurimeve Publike koordinohen në sinkron me njëra-tjetrën për fituesit e tenderave, edhe kur këta të fundit nuk plotësojnë të gjitha kushtet e vendosura te Dokumentat Standarte. Është e qartë se ekziston një autoritet mbi të tjerët, që favorizon këtë kompani dhe kjo sjell dyshimet drejt njerëzve, që lidhen me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Përpara se të kalonte si drejtues i Agjencisë së Prokurimeve Publike, Myzyri ka qënë pjesë e Komisionit të Prokurimeve Publike te njësia e Ministrisë së Infrastrukturës, nën drejtimin e zv. kryeministres Balluku. bw

Dosja në SPAK- Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit. Vetting zbulon lidhjet

Emisioni investigativ Vetting, News24

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro. Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017. Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70% të vlerës totale të kontratës. Në informacionet e siguruara nga “Vetting” rezulton se në ditën që është firmosur kontrara, AlbControl-i ka bërë një urdhër transferte me faturë tatimore nr. 117 me seri 51770495 duke realizuar paradhënie në shumën 31,3 milionë lekë për kompaninë “ALKO-IMPEX General Construction”, gjë e cila është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarte të këtij tenderi.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që do të zbulonte shkelje të tjera te kjo kontratë pasi ka patur probleme me zbatimin, të cilat konfirmojnë indiciet për favorizim nga ministrja Belinda Balluku. Konkretisht në kontratën e firmosur midis palëve ka patur punime me vlerë 2.3 milionë lekë ose 23 mijë euro, të cilat bien në kundërshtim me kushtet e kontratës. Pra, të tjera gjëra deklarohen në marrëveshje dhe të tjera gjëra janë realizuar nga kompania.

 

Këto shifra janë të ulëta në krahasim me ato që do të siguronte kompania e klonuar, e cila është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas burimeve mediatike, Arbër Abazi aksioneri i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe administratori i kompanisë “ALK0-IMPEX General Construction” rezulton të ketë lidhje të afërta me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat hedhin dyshime për konflikte interesi.

Kompanitë e Abazit kanë marrë dhjetëra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara në media duhet të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për të hedhur dritë mbi këto ngjarje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon auditim të gjithanshëm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet të jenë objekt i hetimeve nga SPAK-u”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike këto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit të lëvizjes Politike “Nisma Thurje” Endrit Shabani, sot që flasim disa nga kompanitë që operojnë në fushën e prokurimeve publike kanë monopolizuar të gjithë kapitalin shtetëror me favorizime nga segmente të caktuara të klasës politike.

 

Alko Impex dhe Balluku, një sukses paralel
Historia e kompanisë Alko e ka fillesën në nëntor të vitit 2012, kur pronari i “KLEDOR ALBANIA-09”, Tabir Hysa, sot e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” do të pezullonte aktivitetin e kompanisë, e cila kishte vetëm 3 vite që operonte në tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në dhjetor 2013, Arbër Abazi do ta blinte këtë kompani me vlerë 100 mijë lekë.

Duhet theksuar se gjenialiteti i biznesmenit të ri do të qëndronte në ndryshimin e emrit të kompanisë, duke e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”. Pra, kompania e re me emër do të ishte një klon i kompanisë “ALKO-IMPEX General Construction”, duke krijuar një rrëmujë informative, si në institucionet publike, por edhe në hapësirën mediatike.

Ka qenë kjo ngjashmëri me emrat, e cila ka tërhequr vëmendjen për të kontrolluar tenderat që janë fituar nga këto kompani, për të verifikuar nëse kemi shkelje ligjore.

Në janar 2018, Bashkia Devoll do të finalizonte tenderin pa garë për pastrimin e zonave të Bashkisë me ofertë fituese 98 milionë lekë ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, ky tender është fituar nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k me numër nipti “K91628013D”.

Pra, kompania që nuk ka qenë aktive ka fituar tenderin për pastrimin.

Por a kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo të qëllimshëm?

Dy indicie, përbëjnë një provë thonë italianët. Bashkia Devoll nuk është e vetmja, që ka shpallur fituese një kompani, e cila ka qenë e pezulluar, por kësaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mirëqënies dhe Sipërmarrjes së Lirë.

Në maj 2017, kjo Ministri do të shpallte fitues për tenderin “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu Elbasan” me ofertë 81 milionë lekë “ALKO IMPEX” sh.p.k, pa specifikuar numrin e niptit.

Gara u shënua me flamur të kuq sepse dy kompanitë e tjera, që kishin bërë ofertë më të ulët u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie për favorizim fituesi. Dy muaj më pas në buletinin zyrtar, kompania që kishte lidhur kontratën do të shfaqej përsëri “ALKO IMPEX” shpk, me numrin e niptit të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Në të paktën, dy raste kompania e cila ka qenë me status të pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione të ndryshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania do të rifillonte aktivitetin në 14 korrik 2018.

Sipas avokatit Llangozi, nëse këto raste janë të vërteta, edhe titullarët e institucioneve duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sipas Ligjit të Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet të verifikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është e habitshme se si mund të shpallen fituese kompani që nuk janë funksionale”, u shpreh avokati Llangozi. bw

Hapja e ambasadës gjermane- Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, veçanërisht të rinjtë

Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, gjatë fjalës së tij në përurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë, u shpreh se ky moment përfaqëson jo vetëm nderimin e një individi të guximshëm, por edhe lindjen e lirisë që shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe intelektualët, sollën me vendosmëri dhe sakrificë.

Ai theksoi se ndryshimi i madh politik nuk erdhi nga jashtë, por nga forca e brendshme e popullit shqiptar, i cili me guxim dhe shpresë hodhi themelet e një Shqipërie të re dhe demokratike.

Daum kujtoi kohën kur ishte ambasador në Shqipëri dhe përjetoi nga afër sfidat dhe rënien e regjimit, duke vënë në dukje se edhe intelektualë të shquar si Ismail Kadare ishin pjesë e kësaj lëvizjeje për liri, pavarësisht presioneve dhe hetimeve që i janë bërë.

Ai shprehu krenarinë e tij për rolin e vogël që pati në këtë proces dhe dashurinë e thellë që ndjen për Shqipërinë, natyrën e saj të mrekullueshme dhe njerëzit e saj të fortë.

Pjesë nga deklarata:

Unë isha këtu për tre vjet, që nga viti 1987, kur hapa ambasadën, deri në korrik të vitit 1990, kur ambasada ime u shemb në kuptimin fizik. Por jo vetëm ndërtesa e ambasadës shkoi drejt rrënimit, por edhe marrëdhënia që unë përpiqesha të ndërtoja me popullin shqiptar, me shoqërinë, me intelektualët, gjithçka dukej sikur ishte humbur.
Por, përkundrazi, ajo që ndodhi ishte lindja e diçkaje të re dhe të bukur.
Ishte lindja e lirisë. Nuk do të thosha se ishte menjëherë demokracia në Shqipëri, por ishte padyshim lindja e lirisë. Unë pata një dorë të vogël në këtë, por nuk isha personi që solli ndryshimin.
Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, populli shqiptar, dhe veçanërisht të rinjtë.
Por unë mendoj se edhe një numër i madh intelektualësh ishin forca të rëndësishme që shtynë përpara ndryshimin, po aq sa edhe ata që morën pjesë drejtpërdrejt në revolucion.
Dua të përmend në veçanti mikun tim të vjetër të mirë, Ismail Kadarenë. Kadare nuk është vetëm vëllai ynë shpirtëror dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, por ai kishte edhe shpirtin e lirisë.
Dhe edhe një njeri si Ismail Kadare, i njohur në mbarë botën, siç më tregoi vetë më pas, pas revolucionit, edhe ai përballej me hetime nga regjimi sa herë që takohej me mua.
Një regjim që dyshon edhe te intelektualët e vet më të mëdhenj është i destinuar të bjerë – dhe jam krenar që pata një dorë, sado të vogël, në këtë proces.
E dua Shqipërinë, e dua këtë vend, natyrën e tij të mrekullueshme, malet, detin, veçanërisht vendet historike, kishat bizantine, qytete si Berati, Korça, Shkodra, Vlora, dhe më duhet të them se i doja shumë shqiptarët.
Pas largimit tim nga Shqipëria, vendosa të sillja Shqipërinë më afër popullit gjerman. Isha diplomat, por gjithashtu edhe profesor universiteti dhe kurator në një muze të madh gjerman.
Organizova një ekspozitë të gjerë për historinë dhe artin shqiptar, e cila u hap në vitin 2001 në Mynih. Ajo pati mbi 32 mijë vizitorë dhe më pas u zhvendos në muzeun e Vjenës, ku pati sërish sukses të madh.
Njerëzit u tërhoqën veçanërisht nga pjesa kryesore e ekspozitës: ikonat madhështore të artit shqiptar, shumë prej tyre nga muzeu i Beratit dhe ai i Tiranës, si dhe skena të rindërtuara nga jeta tradicionale në fshat, kostume tradicionale, me ndihmën e kuratorëve të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë.
Jam shumë krenar që arrita të sjell një pjesë të bukurisë së Shqipërisë, të cilën e dashurova aq shumë, pranë popullit gjerman. Dhe për këtë ekspozitë mora edhe një dekoratë nga Presidenti. sn

Berisha: Ne nuk pajtohemi me këtë regjim! Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer shpresën

Në fjalën e tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës në Kavajë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dënoi me forcë regjimin aktual, duke e krahasuar me diktaturën e viteve ’90 dhe duke theksuar se urrejtja dhe shtypja ndaj shqiptarëve janë po aq të thella sa dikur.

Ai tha se politika e sotme ka shkaktuar një eksod masiv dhe shkatërrim demografik, duke paralajmëruar se shqiptarët nuk duhet të pajtohen me këtë regjim. Berisha e cilësoi Josif Budën si frymëzim për një përpjekje të re për rikthimin e dinjitetit dhe shpresës në vend.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar, për çdo shqiptare.

Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet ’90 në disa aspekte është vite drite larg.

Por në disa të tjera është po aq e zezë sa ç’ishte në vitin 1990.

Nuk kishte pushtet më shumë diktatori i fundit se sa ç’ka sot narkodiktatori Ramaduro.

Nuk ka urrejtje më të pakët Ramaduro i sotëm ndaj Kavajës, ndaj Shkodrës, se sa ç’kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, ndaj tyre.

Nuk kishte urrejtje më të madhe për të rinjtë shqiptarë Ramiz Alia se sa ç’ka sot Ramaduro i Tiranës.

Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë.

Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe.

Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin.

45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria.

Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.

Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë.

Çfarë mund t’i bëjë një armik tjetër një kombi se sa u bën Ramaduro shqiptarëve?

Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi.

Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës.

A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës?

Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë.

Ndaj miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim.

Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin.

Do ta mbyll duke të falënderuar shumë zoti kryetari i bashkisë.

Ke një meritë të veçantë për këtë nismë që ke marrë.

Ke nderuar Josif Budën, ke nderuar jo vetëm familjen Buda, por çdo familje të ndershme të këtij qyteti dhe të gjithë shqiptarët liridashës.

Ervin Salianji në inaugurimin për Josif Budën: Ai nuk ra rastësisht, ishte zëri i ndërgjegjes së kombit…

Ish-deputeti Ervin Salianji, mori sot pjesë në aktivitetin e parë që nga lirimi i tij nga qelia vetëm dy ditë më parë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qytetin e Kavajës, aktivitet ku merr pjesë edhe kreu i PD Sali Berisha, Salinaji ka vlerësuar figurën e Budos, i cili u nda nga jeta 34 vite më parë në kërkim të lirisë dhe demokracisë.

“I nderuar që kam rastin të flas në këtë inaugurim. Zemra më thotë të flas si qytetar i thjeshtë, por jam një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si një realitet në diktaturën e re.
Në një izolim që jeta nuk numërohet me orë por me durim, heshtje dhe qëndresë.
Josif Buda nuk ra nga rastësia, por kërkoi liri dhe demokraci”, tha ai.

Fjala e [plotë:
Fjala e plotë e Salianjit

Fjalë nderimi për Josif Budën

Të dashur të pranishëm, familjare, i nderuar Kryetar i Opozites Doktor Berisha, i dashur Fisnik, Hysen.

Zemra më thotë të flas si qytetar, jo si perfaqesues politik.

Si një individ që sapo perfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si realitet ne diktaturen e re.

Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Me heshtje. Me qëndresë.

Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu

Sot po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur.

Josif Buda nuk ra nga rastësia. Ai doli te kerkonte drejtesi, liri!

Josifin nuk e mori jeta — ia morën spamistet!

Sepse kishte guximin të mos pranonte të gënjehej, te mos pranonte padrejtesine, mungesen e lirise!

Të mos pranonte të jetonte në gjunjë.

Në një vend ku dhe fjala të kushtonte jetën, Josifi zgjodhi reagimin.
Në një kohë ku të shihje drejt e në sy të keqen ishte akt vetëflijimi, ai e bëri këtë pa hezitim.
Dhe për këtë, ai u vra.

Por le ta pranojmë me vete një të vërtetë të madhe:
Keta njerez nuk vriten, nuk zhduken.

Sepse jane me shume se trup. Ishin dhe jane ndërgjegje.

Josif Buda ishte ndërgjegje.
Jo vetëm e kohës së tij, por edhe e kohës sonë.
Sepse ai na e la një pyetje që nuk ka humbur fuqinë as sot:

A ia vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet?

Të gjithë qe kane kaluar ferrin e diktaturës, e dine se ajo që shpëtonte njeriun nuk ishte buka, por besimi.
Në Zot, në liri, në një ditë që do të vinte.
Josifi nuk e pa atë ditë. Por ne jemi këtu sepse ajo ditë erdhi fale individeve se ai e nuk duhet lene qe brezi jone te njihet si brezj qe rihumbi te drejta te fituara!

Dhe ne nuk guxojmë ta shpërdorojmë.

Sot jemi të lirë sepse dikush zgjodhi të mos bëhej pjesë e turmës që duartrokiste të keqen.
Sot jemi këtu sepse dikush si Josifi tha “Jo” — në një kohë kur një “jo” mund të të kushtonte jetën.
Dhe për këtë, ai nuk duhet të kujtohet vetem si viktimë.
Por si dritë.

Josifi nuk e kërkoi martirizimin.
E kërkoi jetën. Por e kërkoi me fytyrë nga qielli, jo me kokën ulur nga frika.

Të dashur miq,
Në një botë që harron shpejt, Josif Buda është kujtimi që duhet të mos harrohet kurrë.
Jo për të vajtuar, por për të kujtuar se e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika.

Lavdi qëndresës së tij.
Lavdi dritës që nuk u shua.
Lavdi Josif Budës.

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”, Dhoma Amerikane e Tregtisë adreson problematikat e sezonit turistik: Të gjendet zgjidhje afatgjatë për fuqinë punëtore!

Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij.

DHAT rendit si shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit mungesën e ujit të pijshëm në zonat bregdetare, djegien e mbetjeve në landfille apo edhe vazhdimi i punës në sektorin e ndërtimit në vendet turistike.

“Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut”, deklaron DHAT.

Një tjetër shqetësim i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka të bëjë me mungesën e fuqisë punëtore ndërsa thekson nevojën për një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje.

Deklarata
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.

Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.

Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.

Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje. bw

Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit që shpëtoi dy turistë në liqenin e Shkodrës

Pas tri ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Kapiteni 52-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi shpëtoi dy turistë të huaj nga mbytja në liqenin e Shkodrës, por fatkeqësisht nuk arriti të dilte vetë në breg.

Operacioni i kërkimit nisi herët në mëngjesin e së enjtes, rreth orës 05:00, dhe përfshiu forca të kërkim-shpëtimit nga policia, ushtria dhe zhytës profesionistë. Trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit.

Si ndodhi ngjarja?

15 turistët e nisur nga Shiroka, kërkuan të shijonin me not liqenin më të madh në Ballkan dhe refuzuan të dëgjojnë kërkesën e kapitenit Anamali, për të mos u futur në ujë, sepse era që vinte nga veriu i rrezikonte. Pak minuta pasi u futën në liqen, turistët kërkuan ndihmë, pasi era i kishte larguar rreth 50 metra nga anija.

Kapiteni është hedhur në liqen me dy kamerdare shpëtimi, por ka mbetur në ujë pa mundur të kthehej për shkak të erës së fortë, e cila e shtynte në thellësi. Arben Anamali ishte punësuar nga bashkia e Shkodrës si kapiten më 1 maj të vitit 2024, kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”. sn

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë sa kundërshtarët s’e arrijnë dot!

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio.

Në mesazhin e tij, Rubio thekson përgatitjen e lartë të NATO-s për të projektuar ndikim ushtarak, diplomatik dhe ekonomik. Ai shprehet se kjo forcë e aleancës është në nivele që kundërshtarët nuk mund ta arrijnë.

Sipas tij, kjo mbi-përgatitje shërben për të penguar luftërat e ardhshme. Deklarata vjen në kuadër të përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë globale dhe forcimit të NATO-s.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme.” – Sekretari i Shtetit Amerikan Marco Rubio bw

Berisha: Çështja Salianji s’mbyllet, sapo ka filluar! Një gjykatës pa moral ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se s’do vrasë Fatmir Xhafën

Për liderin e PD, Sali Berisha, dënimi dhe burgosja e ish deputetit demokrat, Ervin Salianji nuk është një çëhstje e mbyllur, teksa paralajmëroi se ajo vetëm sapo ka filluar.

Interesimit të gazetarëve për këtë çështje, Berisha u përgjigj duke thënë se ishte një gjykatës pa moral, që ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se nuk do të vrasë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa apo të vëllanë, Geronin.

‘Por ajo çështje është vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij’, paralajmëroi Berisha.

Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe tani do vijë dhe ta takoj.

Dhe kam komunikim të shpeshtë me të dhe të vazhdueshëm.

Ervin Salianji ëhtë nënkryetar i grupit parlamentar të PD. Është anëtar i kryesisë së PD dhe në këto kushte ai ka këto dy funksione shumë të rëndësishme.

Cilat do jenë funksionet e ardhshme të Ervin Salianjit dhe secilit tjetër drejtues, do i përcaktojë anëtarësia e PD.

Por edhe njëherë, meqë jam këtu, Ervin Salianji doli dje një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafiozë Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës.

Ervin Salianji u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.

Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Pas ndryshimeve, gjykohen nga SPAK-u.

Por pasiguria e Fatmir Xhafës, i cili është një mafioz dhe ndjehet shumë i kërcënuar nga Salianji

Se Faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit, po ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia me gjithë familjen e tij. Dhe këtu e kishte hallin që e bëri atë akt me Edi Ramën dhe Edi Rama u angazhua me gjithë fuqinë e tij sepse dihej që Geron Xhafaj ishte një me Olsi Ramën në lojërat e fatit dhe aktivitete të tjera.

Pra, mos të mendojë kush se çështja Salianji mbyllet.

Çështja Salianji vetëm sa ka filluar.

Ervin Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur.

Një gjykatës që nuk ka ligj as moral, ia shtyu vendimin nga data 20 e sa maj, që e përfundoi, ia shtyu dhe një muaj.

Dhe e dini çfarë i kërkonin?

I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën.

Në një kohë kur ky ishte i burgosur politik.

A e kuptoni se ç’racë banditësh janë këta?

E merrni vesh se ç’racë janë këta?

Por ajo çështje është vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij.

Nuk e liroi sepse nuk donte të hynte në parlament.

Atij i takonte të zinte vendin, ishte nënkryetar i grupit parlamentar.

Por kjo betejë është.

sn

Aksioni në Theth- Banori shtrihet mes fadromave: Mos mi prishni shtëpitë… Jam me borxhe!

Ndërsa IKMT vijon me heqjen e objekteve të vendosura pa leje në Theth, një nga banorët me aftësi të kufizuara është shtrirë në mes të rrugës duke kërkuar ndihmë urgjente nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që të mos i prishen objektet prej druri. Ai u fut në mes të fadromës së IKMT dhe u shpreh se më mirë do të vdesë sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe.

Nuk ka beton fare,” tha ai. “Unë jam i vdekur nëse mi prishin. Jam 200 milionë lekë borxh. Ju lutem shumë, Edi Rama dhe Benet Beci, më ndihmoni.”

I bëj thirrje shtetit të vijë të vërë dorë, se po më prishin shtëpitë prej druri, duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Më mirë të më hipë fadroma sipër, të vdes unë më mirë. Të vijnë t’i shohin – janë të gjitha prej druri, me kredi e borxhe, dhe duan të mi prishin. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, ju lutem, live, bota mbarë të shohë çfarë po bëjnë. Jam i vdekur – 200 milionë borxh! Nën goma do futem këtu. Janë shtëpi druri. Kanë thënë të ndërtojmë pa beton. Ja ku janë! Duan të mi prishin. Ku të shkojmë? Unë po vdes nëse mi prishin, po vdes këtu. Thirrje për ndihmë Benet Becit, Edi Ramës – çfarë është ky muhabet, nuk ka beton fare.” – tha banori i Thethit, Bekim Koçeku.

Kujtojmë se edhe këtë të mërkurë në Theth po vijon aksioni i IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje nga banorët e zonës. sn

Rezoluta e Parlamentit Evropian, Begaj: Mbështetje e fortë për reformat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë. Ai shprehet se rezolutën e sheh si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, – shprehet Presidenti Begaj. bw

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës: Jemi në fazën e hetimeve paraprake

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një nga projektet strategjike të infrastrukturës ajrore në Shqipëri.

SPAK ka njoftuar se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake.”

Hetimi vjen dy muaj pas fluturimit të parë certifikues në aeroportin e ri, i cili pritet të jetë një “portë hyrëse” për jugun e Shqipërisë dhe një nyje e rëndësishme për turizmin dhe zhvillimin ekonomik rajonal.

Projekti është zhvilluar nga kompania “Mabco Constructions”, në pronësi të biznesmenit të njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve. Pjesa tjetër prej 2% i përket kompanisë shqiptare “2A Group SH.P.K.”. bw

Lala: ‘Babale’ nuk është hetuar si duhet. Nëse do të hetohej, jo Salianji por emra të tjerë do të ishin në burg

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Log”, ka folur rreth dosjes “Babale”, ku është shprehur se ajo nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji.

Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu.

“Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut.

“Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge.

“Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave.

Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e Tiranës nuk sqaroi se ku i është marrë zëri Geron Xhafajt. sn


Send this to a friend