VOAL

VOAL

Gazetarët protestojnë nesër në mbrojtje të kolegëve të News24, Ina Zhupa: Akt i rëndë heqja e sinjalit, do të jem në tubim

Deputetja e PD Ina Zhupa në një reagim në facebook ka bërë thirrje për mbështetje të protestës së thirrur nga gazetarët ditën e hënë, 11 gusht në mbështetje të kolegëve të News24 të cilëve iu mbyllën dyert e televizionit nga policia.

Zhupa, teksa ka pohuar se do të jetë vetë e pranishme në protestën e paralajmëruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, iu drejtua në mesazh qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile të mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Proteesta
Proteesta

Bashkohem thirrjes së Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë!

“Të nderuar kolegë, aktivistë dhe qytetarë,

Fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Balkanweb është një alarm i fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari.

I bëjmë thirrje urgjente Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem. Heshtja nuk është opsion.

Në shenjë solidariteti me kolegët tanë dhe në mbrojtje të fjalës së lirë, ftojmë gazetarë, organizata dhe çdo qytetar që beson në demokraci të bashkohen me ne në protestë:

E hënë, 11 gusht 2025

Ora 12:00

Përpara godinës së Fokus Media Group

Demokracia vdes në errësirë “

bw

E rëndë në malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë! 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër u “zhdukën” në pyll dhe janë të plagosur

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi këto kafshë të pambrojtura.

 

Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve, katër prej kuajve kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, një pjesa tjetër janë fshehur në pyll, disa prej të cilëve të plagosur dhe kanë nevojë urgjente për veteriner.

Deri më tani pronarët nuk kane arritur t’i lokalizojne kuajt, të cilët u larguan në pyll pasi në drejtim të tyre u qëllua me armë zjarri.

Pamjet e siguruara janë të rënda dhe tregojnë barbarinë e ushtruar ndaj një tufe kuajsh që lëviznin të lirë në zonën malore. Sipas banorëve, ky nuk është rasti i parë që kafshët në këtë zonë goditen me armë, por masakra e fundit ka shkaktuar zemërim publik dhe thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet.

Pronari i kuajve ka deklaruar se autoritetet janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve dhe komuniteti lokal kërkojnë hetim të plotë të rastit, ndëshkim për autorin dhe marrjen e masave ligjore për të mbrojtur kafshët e lira nga dhuna. Ata theksojnë se mungesa e reagimit institucional vetëm sa inkurajon përsëritjen e akteve të tilla mizore. Panorama

Ligji i ri i pensioneve, ja çfarë duhet të dini për vitet e punës dhe dokumentet

Pas shumë vitesh pritjeje dhe paqartësish, më në fund është krijuar një mundësi për mijëra qytetarë që kanë punuar gjatë periudhës komuniste, por që nuk kanë mundur të përfitojnë të drejtën për pension.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin e ligjit të ri 7/2025, në të cilin vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet socialiste të asaj kohe, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit ose procedurave të vështira, kanë mbetur jashtë skemës së drejtë të përfitimit të pensionit.

APLIKIMI

Për herë të parë, aplikimi për këtë njohje mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë pranë zyrës së Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, ku çdo qytetar ndihmohet për të plotësuar kërkesën dhe për të dorëzuar një set të thjeshtuar dokumentesh.

FORMULARI

Formulari i aplikimit plotësohet në zyrë, me ndihmën e specialistit të ISSH-së dhe përfshin të dhënat personale të aplikuesit, si dhe një deklaratë të vetëdijshme që ai ose ajo nuk ka qenë i dënuar me vendim gjykate gjatë periudhës së pretenduar të punës.

Ajo që ka rëndësi thelbësore në këtë proces është vendbanimi që qytetari ka pasur gjatë viteve të punës përkatëse – nëse ka banuar në një fshat, mund të përfitojë njohjen e punës në kooperativë; nëse ka jetuar në qytet, përfiton për vitet e punës në ndërmarrjet shtetërore.

Ky informacion verifikohet përmes regjistrave të gjendjes civile dhe nuk është më detyrë e qytetarit të provojë çdo detaj me dokumente të pamundura për t’u siguruar pas kaq shumë vitesh. Për ata që kanë një pjesë të librezës së punës ose ndonjë vërtetim të mbetur nga ndërmarrjet e vjetra, këto shërbejnë si mbështetje, por nuk janë më të domosdoshme për të përfituar.

Madje, edhe në mungesë të tyre, institucionet e sigurimeve i kryejnë vetë kërkimet dhe verifikimet në arkiva apo në bashki. Çdo element i mbetur pezull deri më tani, çdo pengesë ligjore që kërkonte avokat ose gjykatë, tashmë është zëvendësuar me një procedurë të thjeshtuar dhe të aksesueshme për të gjithë. Kjo nismë është një hap i vonuar, por i nevojshëm drejt barazisë dhe vlerësimit të kontributit të atyre që e mbajtën ekonominë në këmbë në dekada të vështira.

Tashmë, pensioni nuk është më privilegj i atyre që kanë ruajtur letra, por e drejtë e atyre që kanë punuar vërtetë. Për shumë qytetarë që sot jetojnë me pension minimal ose aspak, kjo është një dritare e re shprese.

DOKUMENTET QË DUHEN

1. Dokument identifikimi: Kartë identiteti ose pasa- DORËZUAR portë e vlefshme.

2. Vërtetim i vendbanimit historik: Ky dokument merret në zyrën e gjendjes civile dhe tregon që gjatë viteve përkatëse (psh., 1975-1990) keni banuar në një fshat (nëse keni punuar në kooperativë) ose qytet (nëse keni punuar në ndërmarrje shtetërore). Nëse nuk gjendet vërtetim i asaj kohe, mund të përdoret edhe një deklaratë noteriale nga të afërm ose dëshmitarë.

3. Libreza e punës ose vërtetime pune (nëse ekzistojnë): Edhe nëse keni vetëm pjesë të fragmentuara të saj. Në mungesë, ISSH e verifikon vetë, bazuar në të dhënat nga ish-Ndërmarrjet Shtetërore, Komunat ose Arkivat.

4. Deklaratë personale që nuk jeni dënuar me vendim gjykate: Kjo deklaratë bëhet me shkrim në zyrën e ISSH, bashkë me formularin.

5. Në raste të caktuara, vërtetim që aplikimi është në proces gjyqësor ose administrativ (nëse po kërkoni rishikim të vendimit të mëparshëm).

SHEMBULL

Një zonjë, e lindur në vitin 1953, ka punuar në kooperativën bujqësore të Beratit nga viti 1971 deri më 1989. Ajo kishte vetëm një vërtetim pune të pjesshëm, por s’mund të merrte pension të plotë. Sot, me ligjin e ri, ajo aplikon te ISSH me: kartë identiteti, vërtetim nga gjendja civile që banonte në fshat në vitet 1971– 1989, deklaratë që nuk ka qenë e dënuar dhe vërtetim pune që ekziston pjesërisht. Brenda 45 ditëve, ajo përfiton njohjen e 18 viteve si periudhë sigurimi dhe një shtesë në pension.

PROCEDURA E THJESHTËZUAR

-Nuk ka asnjë tarifë aplikimi, është falas.

-Kohëzgjatja e shqyrtimit: 30–60 ditë zakonisht, në varësi të verifikimeve.

-Nëse kërkesa pranohet, pensioni përllogaritet nga data e dorëzimit të aplikimit.

-Nuk nevojitet gjyq, edhe nëse më parë është kërkuar me padi.

/Gazeta Panorama

‘Në 85% të QV-ve Fier, s’ka video’- Bardhi: Balluku urdhëroi nxjerrjen jashtë funksionit. SPAK mbajti gjallë alibinë e Ramës

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar një tjetër shkelje të rëndë gjatë procesit farsë të votimit në 11 maj, ku një operatore e PEI ka prishur haptazi sistemin e videomonitorimit dhe sipas tij në 85% të QV, Fier, nuk ka pasur regjistrim video.

‘Në QV 2817, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, vetëm 2 orë pasi ka filluar procesi i votimit dhe ku janë regjistruar shkelje të shumta, punonjësja e KQZ prish sistemin e videomonitorimit, duke ndryshuar dhe pozicionuar kamerën në këndin e ambienteve të jashtme të QV. Ky është një krim elektoral dhe KQZ ka detyrimin ta identifikojë punonjësen e vet dhe ta mbajë përgjegjëse penalisht për shpërdorimin e detyrës’, shkruan Bardhi në Facebook.

Gjithashtu deputeti i PD ka akuzuar Zv. kryeministren Belinda Balluku se ka urdhëruar që sistemi i videomonitorimit të nxirrej jashtë funksionit në pjesën dërrmuese të QV-ve në qarkun Fier dhe se Task Forca e krimeve zgjedhore i ka mbajtur gjallë alibinë Edi Ramës se janë duke punuar e luftuar “fuqishëm” krimet zgjedhore!

Postimi i plotë:

Sipas nenin 22 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja instalon dhe përdorë sisteme videomonitorimi në qendrat e votimit (QV), për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Për këtë proces, KQZ-ja ka shpenzuar rreth 5 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë.

Në ato pak QV ku sistemi i videomonitorimit është vënë në punë, nga ana jonë janë evidentuar shkelje të rënda të procesit të votimit dhe haptazi krime të shumëfishta elektorale, të cilat janë bërë apo do të bëhen publike këto ditë.

Në rastin më poshtë 👇 konstatohet sesi një patronazhiste e PS, e kamufluar si punonjëse e KQZ, është shndërruar në terroriste elektorale, duke shpërdoruar detyrën dhe duke prishur haptazi sistemin e videomonitorimit. Në QV 2817, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, vetëm 2 orë pasi ka filluar procesi i votimit dhe ku janë regjistruar shkelje të shumta, punonjësja e KQZ prish sistemin e videomonitorimit, duke ndryshuar dhe pozicionuar kamerën në këndin e ambienteve të jashtme të QV. Ky është një krim elektoral dhe KQZ ka detyrimin ta identifikojë punonjësen e vet dhe ta mbajë përgjegjëse penalisht për shpërdorimin e detyrës.

Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare të marra nga vetë KQZ rezulton se në më shumë se 85% të QV të qarkut Fier, regjistrimi me sistem video ka qene jashtë funksionit, duke mos arritur të monitorohet rregullshmëria e procesit. Kjo për shkak se:

❌ Në shumë QV nuk ka regjistrime të procesit me sistem videomonitorimi, sepse kamerat nuk janë ndezur fare apo janë ndezur vetëm pak minuta, sipas sistemit të KQZ. Për këtë KQZ ka paraqitur provat nga sistemi i saj që tregojnë që kamerat nuk kanë regjistruar!

❌ Në shumë QV kamera është vendosur në pozicione të cilat nuk arrijnë të identifikojnë proceset e votimit brenda QV, por filmojnë dyshemenë apo tavanin, duke shmangur detyrimin ligjor. Për këtë KQZ shprehet se ajo i ka udhëzuar punonjësit e saj se si duhet vendosur kamera, por udhëzimet e saj nuk janë zbatuar!

❌ Në shumë QV regjistrimi është pa cilësi që të bëjnë të dallueshme procesin e votimit brenda QV me sistem videomonitorimi; për shkak se kamera është lënë e bllokuar. Për këtë KQZ shprehet se kamera mund të ketë humbur cilësinë e saj apo të jetë dëmtuar gjatë transportit!

❌ Në shumë QV regjistrimi është i pjesshëm që nuk përfshin nisjen apo përfundimin e tij (veçanërisht procesin e sigurimit të kutisë së votimit).

Qartazi kjo tregon se zgjedhjet e 11 Maj nuk përmbushën asnjë garanci për rregullshmërinë e tyre. Operatorët Teknik të KQZ kanë shpërdoruar hapur detyrën. Mirëpo, Belinda Balluku që urdhëroi që sistemi i videomonitorimit të nxirrej jashtë funksionit në pjesën dërrmuese të QV-ve në qarkun Fier, ishte edhe garancia e terroristëve elektoralë, të veshur si punonjës të KQZ-së, që të shkelnin ligjin pa pasoja. Ndërsa Task Forca kundër krimeve zgjedhore ishte e zënë duke bërë foto, që të mbanin gjallë alibinë e Edi Ramës se janë duke punuar e luftuar “fuqishëm” krimet zgjedhore! sn

Bllokoi për 2 vite rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, Rama lot krokodili për komandantët e UÇK

Edi Rama është i pari kryeministër shqiptar i pas ‘90-ës që ka çuar marrëdhëniet shtetërore Shqipëri-Kosovë në pikën më të ulët të tyre, deri aty sa i ka bërë gjeste publike të ulëta kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në sy të ish-ministrit të Millosheviçit, vëllait të tij, siç e quan ai, Aleksandër Vuçiç.

Rama është kryeministri i parë që ka futur frymë përçarëse në Kosovë, përkundër kryeministrave të mëparshëm të Shqipërisë që kanë ruajtur ekuilibrat me cilindo kah politik.

Edi Rama është pjesë e skemës për ndarjen e Kosovë, me projektin e famshëm të Soros.

Është gjithashtu kalorësi i Ballkanit të Hapur, projek totalisht serb dhe i dëmshëm për Kosovën.

Dhe ajo që është më kryesorja, kur shihni Edi Ramën që bën kinse i digjet barku për komandantët e UÇK-së, duhet kujtuar se ai personalisht bllokoi për 2 vite rresh një rezolutë të inicuar nga opozita në Parlamentin e Shqipërisë për cilësimin e masakrave serbe në Kosovë si gjenocid.

Dhe sot me reagimin e tij, pas protestës së opozitës së Kosovës dhe veteranëve të UÇK-së, përsëri Rama ka sulmuar indirekt Albin Kurtin dhe ka shtyrë përçarje. Duke bërë përgjegjës Parlamentin e Kosovës për mos reagim ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.

A thua se Edi Rama nuk e di që Parlamenti i Kosovës është jo-funksional, gjë për të cilë me siguri është edhe i gëzuar.

Reagimi i plotë i Ramës

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet.

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore” sn

 

Image

Protesta në Prishtinë, Rama: Pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të Thaçit e shokëve të tij?!

Në Prishtinë u mbajt një protestë me moton “Kundër padrejtësisë”, organizuar nga organizatat e dala nga lufta, në shenjë kundërshtimi ndaj trajtimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në Facebook, ku ndau një foto nga protesta dhe shprehu habinë pse Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar ende një rezolutë për të denoncuar shkeljet në procesin gjyqësor ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cenim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet”, shkroi Rama. bw

Ura mbi Bunë që do të lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e punëve me rëndësi kombëtare

Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhte Velipojën me Ulqinin në Mal të Zi, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, nuk është më prioritet i qeverisë.

Tre vite pas prezantimit për herë të parë të idesë, në një takim mes Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër dhe pas ecejakeve dhe përpjekjeve për të nisur zbatimin e projektit, tashmë ai nuk rezulton fare në listën e projekteve me rëndësi kombëtare.

Në mbledhjen e qeverisë të fundkorrikut është bërë një ndryshim s i përket projekteve me rëndësi kombëtare me status ‘të maturuar’ dhe rezulton se projekti i urës mbi Bunë të jetë hequr.

Madje, ai nuk ishte as te projektet me status ‘pjesërisht të maturuar’ ose ‘i pamaturuar’. Në vendimin e mëparshëm të miratuar në shkurt 2025, ndërtimi i urës mbi lumin Buna ishte në listën e projekteve me status ‘të maturuar’, me një fond indikativ prej 14 milionë eurosh dhe për zbatimin ishte ngarkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Autoritetet në të dy vendet kanë insistuar vazhdimisht se projekti do të realizohet dhe nuk do të mbetet thjesht në 3D. Por me sa duket, ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi, me largimin e shqiptarit Abazoviç dhe ardhjen e malazezit Spajiç në tetor 2023, ndryshoi edhe drejtimin e prioriteteve.

Ura, 300 metra e gjatë do të kishte dy korsi, trotuare dhe shtigje biçikletash, dhe një lartësi prej rreth 10 metrash mbi nivelin më të lartë të ujit, duke mundësuar qarkullimin lumor. Ajo parashikohej të ndërtohej me kontributin e përbashkët financiar të dy vendeve. Në momentin e prezantimit, si edhe të nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e saj, vlera e projektit llogaritej në total 20 milionë euro.

Ura pritej të përshpejtonte ndjeshëm lidhjen mes dy pikave turistike, duke e reduktuar distancën aktuale prej 73 km në vetëm 1 km dhe duke lidhur rreth 34 km plazhe të frekuentuara nga mbi 500 mijë turistë çdo vit. Gjithashtu, autoritetet kishin në plan ishte një bashkëpunim për operim të përbashkët të lundrimit në liqen dhe zhvillimin e një projekti të përbashkët turistik në të dyja anët e Bunës. /Ekofin.al

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Akt nacionalizmi primitiv dhe racizmi të papranueshëm

 

Ne një postim në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënon thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë më 2 gusht. Lideri i PD-së i cilëson akte nacionalizmi primitiv dhe të papranueshme.

Ai theksoi se këto thirrje janë një dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit ekstremist që ka targetuar etninë shqiptare për shekuj e mijëvjeçarë në trojet e saj, si dhe një sfidë ndaj rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Partia Demokratike e dënoi fuqishëm këtë incident dhe vlerësoi qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur angazhimin e tyre për të kundërshtuar çdo formë të diskriminimit.

Postimi:

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.

Berisha: Veliaj është keqtrajtuar. Ulsi Manja e vizitoi në burg me një person tjetër dhe e kërcënoi

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta përpara SPAK, duke denoncuar sipas tij, trajtimin e Ilir Metës dhe Erion Veliajt në burg.

Ai akuzoi autoritetet se po mbajnë Metën të izoluar pa asnjë provë ligjore dhe në kushte çnjerëzore. Berisha pretendon se Veliaj është keqtrajtuar dhe kërcënuar në burg nga një biznesmen, në prani të ministrit Ulsi Manja.

Ai dënoi ndërhyrjet politike në drejtësi sipas tij dhe kërkoi veprim nga Avokati i Popullit. Sipas tij, qindra qytetarë po mbahen në paraburgim në mënyrë të paligjshme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha përpara SPAK:

Çështja ime është çështje që është diskutuar, është e tëra në Strasburg. Avokatit të Popullit nuk i kam kërkuar se, në rast personal, por unë e përgëzoj Avokatin e Popullit që është marrë me këto dy raste skandaloze, skandaloze.

Rasti i Ilir Metës është rast që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin Stalinistë apo nazistë.

Shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm tre. Dhe raste të tjera.

Plus që është absolutisht, ta dijë çdo shqiptar, pa asnjë fakt në dosje. Nuk mbroj njeri që ka fakt penal.

Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën  e Ramës, nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.

Megjithatë çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilët duhet të respektohen.

Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës.

Por tani është seç është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë.

Që të marrë Edi Rama, zyra e shtypit dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj, kjo mund të ketë ndodhur në proceset më të zeza të kohës së sigurimit të shtetit. Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli te Velica, me kompani me këto.

Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është.

Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete.

E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Vizita e Ulsi Manjës. Në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë.

Edhe kjo është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit është marrë dhe po merret.

Por unë i kërkoj Avokatit të Popullit gjithashtu të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund.

Me qindra mijëra djem të rinj, qytetarë për akte më të parëndësishmet janë të plasur atje dhe nuk u bëhet as procesi gjyqësor.  Kanë marrë vetëm masën e sigurisë dhe në kundërshtim me ligj e kushtetutë, lihen në kushte më çnjerëzore në burg, sikur nuk janë qenie të gjalla, çka përbën një torturë kolektive.

Unë e kam denoncuar këtë, siç ua kam raportuar ju, e kam denoncuar në Komitetin Ndërkombëtar të Torturës. Unë do ta denoncoj këtë gjendje kudo.

Por i pari që duhet ta ngrejë është Avokati i Popullit i  cili nuk mundet kurrë të mos denoncojë publikisht këtë krim kolektiv të shëmtuar. bw

FOTOT- Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

Zjarri Shqiperi

 

Një zjarr i rënë gjatë natës në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër që përfshiu barishte të thata dhe mbeturina, rrezikoi përhapjen drejt banesave përreth.

Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit, ndërsa për shkak të përmasave që po merrte zjarri, u kërkua ndihmë shtesë.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar të strukturave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht, duke shmangur çdo dëmtim të banesave apo pasurisë materiale.

Zjarr1

(Balkanweb)

RTSH në krizë financiare- Eni Vasili shkresë Ministrisë së Financave: Janë konstatuar miliona euro abuzime, do kërkoj audit se ku kanë shkuar fondet

Radiotelevizioni Shqiptar ndodhet zyrtarisht në një krizë të thellë financiare, një realitet i pranuar nga vetë drejtoresha e re, Eni Vasili, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës.

Në një komunikim të brendshëm me strukturat financiare të institucionit, Vasili ka ngritur alarmin për gjendjen kritike, e cila rrezikon seriozisht aftësinë e RTSH për të përmbushur detyrimet ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm.

Situata që ajo ka gjetur pas një periudhe të gjatë lëvizjesh dhe trazirash në krye të institucionit – përfshirë shkarkimin e Alfred Pezës, rënien e Këshillit Drejtues dhe emërimin e një drejtuese të përkohshme – dëshmon për menaxhim të pakontrolluar dhe keqadministrim të thellë, që ka boshatisur arkën e transmetuesit publik.

Sipas dokumenteve që i janë dërguar Ministrisë së Financave, vetëm nga proceset gjyqësore të hapura nga punonjës të larguar në mënyrë të paligjshme, RTSH ka humbur deri më 31 maj mbi 730 mijë euro në pagesa detyruese. Nëse llogariten edhe proceset gjyqësore në vazhdim, rreziku financiar i projeksionuar është mbi 4 milionë euro.

Një tjetër humbje masive vjen nga kontratat për të drejtat televizive, të cilat sipas auditimeve të brendshme kanë shkaktuar një tjetër gropë prej rreth 4 milionë euro, gjysma e të cilave janë shpenzime të pa planifikuara, jashtë buxhetit vjetor.

Në total, dëmi i përllogaritur që ka lënë pas menaxhimi i mëparshëm është mbi 8 milionë euro, ose rreth 1/3 e buxhetit vjetor të RTSH, që financohet me rreth 25 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.

Përballë këtij realiteti, Eni Vasili ka paralajmëruar se nuk do të kërkojë financime shtesë për vitin 2025 pa kryer më parë një auditim të plotë të strukturës dhe projekteve të institucionit. Sipas saj, kjo është e vetmja rrugë për të kuptuar se ku kanë përfunduar fondet publike dhe për të ringritur besimin e publikut ndaj televizionit shtetëror.

Vasili nënvizon gjithashtu se një pjesë e madhe e krizës vjen edhe nga niveli i ulët i të ardhurave të realizuara, krahasuar me ato të planifikuara, çka tregon jo vetëm për dobësi në menaxhim, por edhe për një mungesë serioze transparence dhe përgjegjësie ndër vite. bw

LZHK: Të rikthehet dënimi me vdekje për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Tiranë, më 01.08.2025

Ekrem Spahiu: ”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” rikonfirmon qëndrimin e saj se, për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda, në negocim dhe mirëkuptim me KE, të rikthehet dënimi me vdekje, deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE.

Deklaratë për mediat

Kjo javë, si lajm kryesor ka draftin për Kodin e ri Penal, prezantuar pak ditë më parë nga Ministri i Drejtësisë. Ky draft ka ngjallur reagime të shumta dhe ka bashkuar si rrallë herë në një front të përbashkët grupet e interesit të lidhura me drejtësinë, sikurse janë shprehur deri më tani drejtuesit e Gjykates së Lartë, të Struktures së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të Prokurorisë së Përgjithëshme, të Shoqatës Kombëtare te Avokatëve të Shqipërisë, konstitucionalistët, juristët, opozita politike, etj.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qëndrimin e saj se mbas 30 viteve të miratimit të Kodit Penal aktual, është e nevojshme të ndryshohet legjislacioni ynë penal me përkufizime më të qarta dhe masa që shkojnë në favor të mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të qytetarëve. Ndryshimi i Kodit Penal është i nevojshëm për të ashpërsuar dënimet ndaj krimeve shumë të rënda kundër jetës së njeriut, krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës dhe krimeve të tjera të rënda dhe jo për t’i zbutur ato.
Në draftin e Kodit të ri Penal vihen re dy prirje të rrezikëshme: njera është ajo që shkeljet e vogla i klasifikon si vepra penale dhe i dënon me burgim, gjë që është një masë represive ndaj qytetarëve, ndërsa tjetra është ajo kur vrasësit serialë të dënuar me burgim të përjetshëm përfitojnë falje!
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka një arsye më shumë që të reagojë për draftin e Kodit të ri Penal, sepse në mënyrë të vazhdueshme iu ka propozuar institucioneve të larta shtetërore që ndaj krimeve shumë të rënda kundër jetës të cilat janë në rritje, të rishikojnë sanksionet penale për t’i ashpërsuar ato dhe, për krime të veçanta deri edhe në rivendosjen e dënimit me vdekje.
LZHK në vazhdimësi është shprehur zyrtarisht dhe konkretisht: “Aktualisht krimi nuk ka frikë nga shteti, nuk ka frikë nga ligji. Vrasësi mendon se, përderisa është ndaluar dënimi me vdekje, të paktën do të jetojë, madje do të gjejë mënyra e mjete për të dalë nga burgu i përjetshëm. Prandaj është e domosdoshme që, për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda, në negocim dhe mirëkuptim me KE, të rikthehet dënimi me vdekje, deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE. ”
Ky qëndrim i LZHK, jo vetëm që nuk u muar parasysh deri më tani por po tentohet e kundërta: Kodi i ri Penal krijon hapësira për lirimin e të burgosurëve me burgim të përjetshëm, duke vërtetuar qartë vlerësimin që ka bërë opozita në vazhdimësi se, politika e niveleve më të larta në Shqipëri është e lidhur me krimin e organizuar, pse jo e urdhëruar nga krimi.
Për sa më sipër ”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” rikonfirmon qëndrimin e saj se rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri është domosdoshmëri!
”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” iu bënë thirrje institucioneve nismëtare që të tërheqin draftin e Kodit të ri Penal. Në të kundërt, ajo do t’i kërkojë çdo qytetari, intelektuali, juristi, çdo përfaqësuesi të shoqërisë civile, çdo aktori politik që beson te vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ta kundërshtojmë me të gjitha mënyrat këtë draft.

Për hall apo për dukje? Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze me mbi 2 mijë kubikë

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku ajo më në fund kryeson.

Bëhet fjalë për preferencën për të pasur makina me motor të fuqishëm. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në Shqipëri, 27.8% e totalit të automjeteve të pasagjerëve në vend, janë mbi 2 mijë kubikë, për vitin 2024, ku numërohen sipas fuqisë vetëm makinat që funksionojnë me naftë. Kjo është pesha më e lartë e makinave me këtë fuqi motorike në Europë, në raport me totalin e automjeteve të pasagjerëve.

Përveç Shqipërisë, peshën mbi 2 mijë kubikë të makinave me naftë/totalit të automjeteve që qarkullojnë, e kanë dhe Letonia (25.7%) dhe Lituana (20.9), të nxitura nga kushtet klimatike të ashpra dhe distancat e mëdha midis qyteteve. Pas tyre renditet Estonia (18.6%).

Edhe në Kosovë, preferenca është për makina të mëdha, me motorët mbi 2 mijë kubik që zënë 16.6% të totalit. E kundërta konstatohet në Serbi, me vetëm 3.8%, ose në Turqi me 1.3%.

Në Shqipëri, nga 567 mijë automjete me naftë, 215 mijë janë mbi 2 mijë kubikë (cm3); 308 mijë ose 40% e totalit të automjeteve janë 1400 cm3 – 1999 cm3 dhe 5.5% nën 1399 cm3.

Në “kryesimin” e Shqipërisë ndikon dhe fakti që pjesa më e madhe e automjeteve në vend janë me naftë, me 74% të totalit, një ndër më të lartat në Europë. Në Europë mbizotërojnë makinat me benzinë që ndotin më pak ambientin dhe ato elektrike.

Psh, Holanda ka vetëm 0.6% të automjeteve për pasagjerë me fuqi mbi 2 mijë kubik dhe vetëm 7.4% të automjeteve totale me naftë, ndërsa 65.5% i ka me benzinë dhe pjesa tjetër me energji alternative. Ndërsa në Shqipëri, me benzinë janë vetëm 16.5% e mjeteve.

Pse i duan shqiptarë makinat mbi 2 mijë kubikë

Kjo preferencë e pronarëve shqiptarë të automjeteve për makina me motor të fuqishëm nuk është thjesht çështje teknike, por reflekton një ndërthurje faktorësh ekonomikë, kulturorë dhe praktikë që kanë formësuar tregun e makinave të përdorura në Shqipëri.

Së pari, Shqipëria ka një treg thuajse tërësisht të bazuar në automjete të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia. Në këto shtete, makinat me motorë të mëdhenj përballen me kosto shumë të larta taksash dhe sigurimesh, çka i bën ato të pavlefshme për pronarët vendas – por të përballueshme për import në Shqipëri, ku deri vonë niveli i taksimit për kapacitetin motorik ka qenë më i ulët.

Një tjetër shtysë është perceptimi i makinës si simbol statusi. Në një shoqëri ku automjeti nuk është vetëm mjet transporti, por edhe reflektim i pozitës sociale, zgjedhja e një makine me motor të fuqishëm shpesh është e lidhur me dëshirën për të “dukur mirë”.

Marka luksoze si Mercedes-Benz, BMW dhe Audi janë më të pranishme në rrugët shqiptare sesa në shumë vende të BE-së me të ardhura më të larta për frymë. Madje edhe makina të prodhuara para vitit 2010 me motorë mbi 2.0 litra janë të kërkuara, falë çmimit të lirë dhe imazhit që përçojnë.

Kushtet gjeografike dhe infrastruktura e vështirë në shumë zona të vendit janë një tjetër arsye praktike për këtë zgjedhje. Terreni i thyer, mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve dytësore dhe dimrat e ashpër në zona malore e bëjnë një makinë me motor të fuqishëm një zgjedhje të arsyeshme për shumë familje jashtë qyteteve të mëdha.

Megjithatë, situata në Shqipëri po ndryshon. Rritja e çmimit të karburantit, presioni për të ulur ndotjen, dhe hyrja graduale e makinave hibride e elektrike po shtyjnë shumë konsumatorë të rimendojnë zgjedhjen e tyre.

Politikat tatimore të reja që penalizojnë mjetet mbi 2,000 cc dhe taksat mjedisore për makinat që ndotin më shumë po japin efekt në segmentin e ri të blerësve, sidomos në qytetet e mëdha./Monitor

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97: Ishte tentativë vrasje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij në vitin 1997, kur u dhuna brutalisht nga disa persona pranë banesë së tij.

Më tej, kryeministri u shpreh i bindur se sulmi ndaj tij ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm.

Pjesë nga intervista:

ZEITmagazin: A të ndihmoi forca jote fizike kur dikush u përpoq të të vriste në vitin 1997?
Edi Rama: Ky ishte mendimi i mjekëve që më trajtuan. Sulmi ndaj meje ishte shumë brutal.

Sulmi ndodhi në Tiranë. Isha 32 vjeç, lektor në akademinë e arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përball me autoritetet në artikuj gazetash. Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë kohë.

Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në një periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie shiu, dhe Tirana ishte një qytet krejtësisht tjetër atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht dhe natën rrugët ngjanin me vrima të zeza.

Pak para se të arrija në shtëpinë ku jetoja, u shfaqën dy silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat që mbante një rrotull letre: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilder-i. Por jo, ai po mbante një shufër hekuri brenda rrotullës së letrës. Rashë përtokë nën goditjet dhe u përpoqa ta mbroja të dashurën time duke e mbajtur pas shpine me të dyja duart. Pashë dritat e llambave me vaj që ndizeshin në dritaret e shtëpisë dhe mendova: “Kaq ishte, jeta ime mbaroi”.

Burrat më lanë të shtrirë në baltë, me sa dukej i vdekur. Gjaku më rridhte nga fytyra dhe goja ime ishte gjithashtu plot me gjak. Kisha disa çarje në kokë dhe hundë.

Pyetje: Kush ishin këta burra?
Edi Rama: Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të organizoja një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen. Në spital, mjeku që më trajtonte më tha: “Pa fizikun tënd të mirë si atlet, gjërat do të kishin shkuar keq. Edhe gjatësia jote të ndihmoi; nuk more një goditje të mirë”. bw

Shpifja për vila, reagon Berisha: Përgjigje SHOQ dhe Kreshnik Ryshfetit!

Mediat pranë pushtetit kanë trilluar mesditën e sotme një lajm kisne familja Berisha po ndërton në periferi të Tiranës 140 vila. Kreu i PD ka reaguar menjëherë duke e cilësuar lajmin një gënjeshtër me stampë të shërbëtorëve mediatikë të Edi Ramës, si Bolino, Doçi, Ymer Çorapja (Mero Baze) dhe portalit JOQ, të cilin e quan, “portali i Kreshnik Ryshfetit”.

“Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.”,- shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Duke u rrjeshtuar me serinë e gënjeshtrave stampë të Bolinos, Doçit dhe Ymer Çorapes, portali JOQ, që i takon të ndërrojë emrin në SHOQ ( Shpifja Osht Qejf) dhe portali i Kreshnik Ryshfetit, për llogari të Edi Ramës dhe karteleve të drogës, kanë hapur me gërma të mëdha lajmin se ‘Familja e Sali Berishës po ndërton 140 vila’.

Ky është një mashtrim publik i turpshëm pa asnjë bazë, i horrave të paguar në funksion dhe për zbatimin e porosive të Edi Ramës dhe për interesa të karteleve të drogës!

Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.

Kujtojmë gjithashtu se më herët ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi, i cili i ka sfiduar këto media të provojnë në gjykatë trillimet e tyre, duke nënkuëtuar se do t’i padisë për shpifje. sn

‘Kush e caktoi Arben Rakipin? Kodi i ri Penal, Burimi: Edhe ithtarët e qeverisë e quajnë këtë draft skandaloz

Kodi i ri Penal ka ndezur sërish debatet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes në vend, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë tek gazetarët dhe komentuesit publikë. Një ndër zërat kritikë ndaj draftit të ri është gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi, i cili në një intervistë për edicionin e pasdites në SYRI TV, e cilësoi nismën si të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Gjykoj se ky është një draft skandaloz, një provokim i rëndë, si nga pikëpamja e formës ashtu edhe e përmbajtjes”, u shpreh Burimi.

Sipas tij, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, problematikat më të mëdha nuk qëndrojnë vetëm në përmbajtjen e nismës, por pikërisht në mënyrën se si është ndërtuar ajo. “Më duket forma më e rëndë se përmbajtja, sepse një draft i tillë nuk është mbështetur në standardet perëndimore”, deklaroi ai.

Gazetari ngriti shqetësime të forta edhe për mënyrën se si është hartuar dokumenti, duke e cilësuar procesin si jotransparent dhe me një përfshirje të dyshimtë.

“Në rastin aktual bëhet një reformë e jashtëzakonshme e një dokumenti të jashtëzakonshëm, që për mua vjen i dyti pas Kushtetutës. Dhe mësojmë nga ekzekutivi, pra nga Ulsi Manja, në një ditë behari, se një person është caktuar, nuk e dimë nga kush, që quhet Arben Rakipi, i cili paska filluar që prej pesë vitesh, që prej COVID-it, punën për një draft të ri”, tha Burimi.

Ai e quajti skandaloze këtë procedurë dhe hodhi dyshime mbi emërimet: “Kush e ka caktuar Arben Rakipin? Ulsi Manja? Kush, Edi Rama? Sepse Ulsi Manja në atë kohë s’ka qenë vetë ministër!?”

Burimi e cilësoi gjithë procesin si një mëkat absolut që cenon themelet e lirisë në vend. Ai tha se përmbajtja e këtij drafti ka krijuar një valë unanimiteti kundërshtues edhe mes gazetarëve dhe analistëve që më herët kanë mbështetur qeverinë.

“Kam në mend gazetarë që deri dje ishin ithtarë të mëdhenj të reformës në drejtësi, janë ithtarë të mëdhenj të asaj mazhorance – është e drejta e tyre – por edhe ata këtë draft e quajnë skandaloz”, përfundoi gazetari Genc Burimi.

Burimi:

Gjykoj se ky është një draft skandaloz, një provokim i rëndë, si nga pikëpamja e formës ashtu edhe e përmbajtjes.
Ndryshe nga shumë kolegë, më duket forma më e rëndë se përmbajtja, sepse një draft i tillë duke u nisur edhe nga eksperiencat perëndimore.

Në rastin aktual bëhet një reformë e jashtëzakonshme e një dokumenti të jashtëzakonshëm, që vjen për mua i dyti në radhë pas Kushtetutës dhe mësojmë nga ekzekutivi, pra nga Ulsi Manja, në një ditë behari që një person është caktuar, nuk e dimë nga kush, që quhet Arben Rakipi, që paska filluar që prej 5 vitesh, që prej COVID pra, punën për një draft të ri.
Po kjo është skandaloze, kush e ka caktuar Arben Rakipin? Ulsi Manja? Kush, Edi Rama? Se Ulsi Manja në atë kohë s’ka qenë vetë ministër!?

Pra gjeneza është një mëkat absolut.

Sa i përket përmbajtjes, rrallë herë si gazetar më është dhënë të shoh në këtë moment, sesa një unanimitet po krijon kundër kësaj, kjo përmbajtje e këtij drafti edhe tek gazetarë, tek analistë të kampit që shpesh mbrojnë qeverinë.

Kam në mend gazetarë që deri dje ishin ithtarë të mëdhenj të reformës në drejtësi, janë ithtarë të mëdhenj të asaj mazhorance, është e drejta e tyre, dhe këtë draft e quajnë skandaloz.

Drafti i Kodit Penal- Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të  propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë.

Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë.

23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese.

Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet  të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”, -është shprehur Haxhia. sn

Delvinë- Ndezën zjarrin që dogji 18 banesa, një kishë dhe 20 mijë rrënjë ullinj, nisin hetimet për 3 persona (Emrat)

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e hetimeve për tre shtetas të dyshuar si përgjegjës për një zjarr masiv që përfshiu disa fshatra në bashkinë Delvinë.

Policia e Delvinës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka vënë nën hetim shtetasit Alfred Muçi, 56 vjeç, Dilaver Guga, 60 vjeç dhe Serjan Çepe, 34 vjeç, banues në fshatin Kalasë, të cilët dyshohet se më 24 korrik, rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në Kalasë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga data 24 deri më 28 korrik, zjarri përfshiu zonat përreth dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në fshatrat Senicë, Tatëzat, Vergo, Kopaçez dhe në malin e Galishtës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se janë djegur 18 banesa (të banuara dhe të pabanuara) në Senicë, një kishë, rreth 20 000 rrënjë ullinj dhe 200 koshere me bletë.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve”. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e çdo personi të përfshirë në këtë zjarrvënie. bw

Tragjedite e diktatures: Rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Vëllanë 6-muajsh e çoja në burg në minus 10 gradë që t’i jepte nëna gji…

 

Artisti dhe këngëtari i njohur Sherif Merdani u nda, muaj më parë, nga jeta në moshën 81-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Por për aq sa jetoi, nuk e pati të lehtë.

Në një intervistë të dhënë një vit para vdekjes ai rrëfeu kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij në regjimin komunist.

Ndër të tjera Merdani kujtonte si e dënuan babanë e tij me 15 vjet burg dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Një episod shumë prekës është ai kur Merdani në moshën 10-vjeçare çonte në burg vëllanë e vogël vetëm 6 muajsh, që t’i jepte gji e ëma.

“Mua më quajnë Sherif Merdani, një ish-i burgosur politik. Si personazh jam produkt i dy njerëzve që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme në Shqipëri. Babai ishte korçar dhe nëna shkodrane.

Këtë personazh (Enver Hoxhën) familjet Merdani nuk e pranonin të futej në shtëpi. Them se kjo u bë shkak që Qemal Merdanin, babën tim e dënuan 15 vjet.

Ndërkohë që ai bënte gjyqin, fare afër këtu është një fushë, luaja futboll me shokët e mi.

Isha 7-8 vjet, nuk e kuptoja fare se çfarë po ndodhte në jetën tone, familjen tonë. Babën e dënuan dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori.

Ne na kishte lënë baba një lopë të madhe që e kishte marrë në Shkodër. E shitëm lopën dhe e paguam. Pas një muaji na erdhi përsëri taksa.

Atëherë morën edhe nënën në burg. Këtu kemi një dramë që nuk e besoj ta keni dëgjuar. Vëllai i vogël ishte 6-7 muajsh dhe unë Sherifi 10 vjeç, e merrja të mbështjellë e çoja në burgun e Korçës, i jepte gji nëna në mes të dimrit -10 gradë, dhe e ktheja përsëri në shtëpi”, tregon ai në këtë intervistë biografike të titruar anglisht.

Tirana nuk është qytet – është projekt i pushtetit të një diktatoruci kolonial

Arkitektura pa rregulla: Tirana si Laboratori i Autokracisë Estetike të Edi Ramës

Tirana nuk po ndërtohet më — ajo po shpiket, model pas modeli, kullë pas kulle, në funksion të një vizioni personal që ngjan më shumë me një instalacion arti sesa me një projekt urban demokratik, shkruan Lucia Tozzi studiuese e politikave urbane dhe gazetare e lirë.

Syri.net ka sjellë të plotë analizën e saj, e cila është një skaner i detajshëm i përçundimit arkitekturor të një qyteti, madje edhe të një vendi të tërë nga një njeri i vetëm.

LEXO ANALIZËN E PLOTË: Luigji XVI i Mel Brooks dhe Tirana e Edi Ramës: Një paralelizëm përçmues i pushtetit dhe urbanizmit

Në krye të këtij transformimi qëndron Edi Rama, artisti i kthyer në autokrat estetik, i cili ka kthyer qytetin në një eksperiment vizual ku ligjet e urbanistikës, konsultimi qytetar dhe trashëgimia urbane zëvendësohen nga ndjesitë plastike të një njeriu të vetëm, thotë autorja.

Me “Ushtrinë e tij të Arkitektëve” dhe retorikën e artit progresiv, Rama ngre një realitet të ri vertikal, ku Tirana merr pamjen e një Dubai europian, por me shpirtin e një republike të sunduar nga imazhi.

Ndërkohë që publikut i shiten rrokaqiej si zhvillim dhe modernitet, në sfond humbet demokracia urbane dhe identiteti i qytetit. A është kjo një vepër arti apo një projekt i pushtetit me ngjyrime autokratike?

Në fund të fundit, më shumë se një njeri i teatrit, Rama është një artist dhe preferon t’i shprehë ndjenjat në mënyrë plastike. Tirana (dhe gjithë Shqipëria) është kanavaca e tij, dhe aty, në transformimin e saj të dhunshëm, mund të lexohen manitë e tij të madhështisë. “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se gjithë pjesa tjetër e Evropës” ka deklaruar me krenari në hapjen e Festivalit të tij, në qendër të një salle të mbuluar me qilima, i rrethuar nga skuadra e tij e arkitektëve.

Në pak më shumë se dy dekada ai ka arritur të pastrojë një sasi të tillë rregullash urbanistike saqë ka vënë në zbatim të paktën 139 kulla të larta mesatarisht 26 kate (disa deri në 100) vetëm në Tiranë – një qytet me 536 mijë banorë, më pak i populluar se Gjenova.

“Është një gjeni, ka arritur ta shndërrojë Tiranën në një Dubai evropian” më thotë me entuziazëm pronari im i shtëpisë, krenar për pamjen nga horizonti i ri i kullave të Tiranës. Por Edi Rama është i vetëdijshëm se konsensusi i brendshëm i fituar falë ndërtesave luksoze tingëllon keq, shumë keq në ambientet e “coolness” ndërkombëtare. Dubai nuk është demokratik dhe nuk është i gjelbër, është i papranueshëm si model progresi për një vend që po hyn në Evropë në “grupin e të mirëve”. Dhe atëherë ai ka thirrur “Ushtrinë e tij të Arkitektëve” [sic] për të diktuar gjuhën e re.

Alejandro Aravena, i njohur për tërheqjen e tij seksuale jo më pak se për projektet e tij të strehimit social në Kili – dhe, jo më pak, për fitimin e çmimit Pritzker, çmimit ndërkombëtar më të lakmuar nga arkitektët – lavdëron “dijen e rrugës” shqiptare, aftësinë për të ndërtuar nga poshtë, për të prodhuar qytete informale si në të gjitha vendet jo-perëndimore, “jashtë qendrës së perandorisë”. Ndërsa propozon përmbysjen e paradigmës formaliste dhe rregullatore të urbanizimit evropian, Aravena është në prag të ndërtimit të rrokaqiellit të tij të parë në qendër të qytetit, Tirana Society Towers, një gjë modeste prej 100 katesh.

Transaksionet- Ja milionat që Veliaj firmosi si kryetar bashkie i Tiranës për OJF-të e bashkëshorten! Miliona dhe nga 3 ministri

Janë miliona pagesat që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke përfituar nga posti i tij firmoste nga karrigia e Tiranës për OJF-të e Ajola Xoxës.

Por nuk ishte vetëm bashkia. Të ardhurat vinin dhe nga institucionet publike apo edhe subjekte të tjera tregtare të lidhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë me Erion Veliaj për shkak të funksionit të tij si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

SPAK ka kryer akt ekspertimin kontabël me qëllim përcaktimin e vlerës së përgjithshme që OJF e Ajola Xoxës kanë përfituar nga bashkia e Tiranës.

Ndërkohë totali i përfitimeve në mënyrë fiktive përmes faturimit ose dhënies së shërbimeve kryesisht në formën e financimeve dhe sponsorizimeve nga subjekte të lidhura, në një mënyrë apo tjetër, me Bashkinë e Tiranës dhe me interesat private të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kap shifrën prej 115,759,688 lekësh.

Këto ryshfete dyshohet se i transferoheshin familjes së kryebashkiakut kryesisht nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe familjarët e saj, nëpërmjet faturave fitktive.

Lekët e Bashkisë që Veliaj ia dha Ajolës

Konkretisht

JOQ BYL-A ka përfituar nga Bashkia e Tiranës një shumë prej 5.000.000 lekësh si financim për evente. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive, nëpërmjet faturimit ose ofrimit të shërbimit, te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 3.526.200 lekë, që përbën 70% të fondit të përfituar.

Qendra “Eventus” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 9.717.500 lekë. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive, përmes faturimit ose dhënies së shërbimit, te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k. në vlerën 1.670.000 lekë, dhe te “Ava Studio” sh.p.k. në vlerën 250.000 lekë.

Qendra “Muza” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 1.620.248 lekë. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 1.100.000 lekë.

Qendra “Froboulus” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 2.970.000 lekë. Më pas, fondet janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Nan Gallery” sh.p.k., në vlerën 960.000 lekë.

Organizata jofitimprurëse ACA ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 14.247.300 lekë. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 890.000 lekë.

Shoqata “BASH-ART” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 32.123.000 lekë. Më pas, fondet janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 800.000 lekë.

“Bazuar në sa më sipër, vlera totale e përfituar nga shoqëritë “Arts Lab” sh.p.k., “Ava Studio” sh.p.k. dhe “Nan Gallery” sh.p.k., me burim nga fondet e Bashkisë Tiranë, është 9.196.200 lekë’ informon 

Tek këto OJF vinin dhe pagesa nga biznese të shumta ndërtimi në Tiranë në formën e sponsorizimit në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Poj jo vetëm bashkia, ata që i kanë mbushur xhepat familjes Veliaj kanë qenë dhe qeveria: Konkretisht Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Shoqata Harabel rezulton se ka marrë mbi 17 milionë lekë mes tyre dhe nga 3 ministritë

Konkretisht 
-Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: 1,200,000 lekë
– Ministria E Kultures: 1,800,000 lekë
-Ministria e Turizimit dhe Mjedisit: 1,140,000 lekë

“Për sa më sipër, nga analizimi i aktit të ekspertimit, rezulton një përfitim i parregullt, i cili është realizuar në mënyrë fiktive përmes faturimit ose dhënies së shërbimeve – kryesisht në formën e financimeve dhe sponsorizimeve nga subjekte të lidhura, në një mënyrë apo tjetër, me Bashkinë e Tiranës dhe me interesat private të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në një vlerë totale prej 86,016,978 lekësh, sipas të dhënave të nxjerra nga akti i ekspertimit” thuhet në dosje.

SPAK ka zbardhur dhe transaksionet e kompanive të Elman Abulesë dhe bashkëshortes së tij Marisa Nito për OJF e drejtuara nga Xoxa.

Transaksionet e Abule 

Përveç vlerave të mësipërme nga këqyrja e librave të blerjes të deklaruar në organin tatimor nga subjektet që lidhen me shtetasin Elman Abule dhe shtetasen Marisa Nito (bashkëshortja e shtetasin Elman Abule), rezulton se:

Shoqëria “Ramental” sh.p.k.,, ka kryer blerje në subjekte të lidhura me interesat private të shtetasit Erion Veliaj dhe shtetases Ajola Xoxa, në vlerën totale prej 26,051,090 lekë

“Pra, vlera e përgjithshme e përfitimeve të parregullta të cilat janë realizuar në mënyrë fiktive përmes faturimit ose dhënies së shërbimeve kryesisht në formën e financimeve dhe sponsorizimeve nga subjekte të lidhura, në një mënyrë apo tjetër, me Bashkinë e Tiranës dhe me interesat private të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kap shifrën totale prej 115,759,688 lekësh” shkruan SPAK.

Lexo dhe: Me manipulimin e Planit Urban të Tiranës Veliaj rriti vlerën e pronës së Ajolës me 37 mln lekë. Në prokurori e quajtën ‘lapsus’

Image

Image

 

Dosja Xoxa – Veliaj/ Tenderi i Fierit dhe dëshmia: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt e shpejt se isha me leje lindjeje

Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxes kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, duke treguar se veprimet që kanë kryer përmes faturave, kanë qenë të shtyra dhe ndikuara nga Ajola Xoxa.

Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro.

Kjo sasi parash do jepej nga programi “IPA”, i bashkimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri, Mali i Zi 2014-2020.

Projekti u fitua me letrat e Ines Danit, e cila ishte një punonjëse e zyrës së Ajola Xoxës dhe kishte hapur nipt si “Person Fizik”.

Dokumenti është firmosur edhe nga shtetasi Armando Subashi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Fier, i cili ka miratuar edhe procedurën.

Më datë 12 dhjetor 2019, është lidhur kontrata midis Bashkisë Fier, të përfaqësuar nga Armando Subashi, në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor, dhe “Ines Dani” si Person Fizik.

Në datën 2 qershor 2021, grupi i punës ka bërë relacion me titull: “Mbi dorëzimin e punës së ekspertizës së jashtme për propozimin ligji për projektin 3C4SME”.

Gjithashtu nga grupi i punës pasqyrohen dhe dorëzimi i punës së kryer në bazë të termave të referencës ku përcaktohen detyrat e përmbushura nga kontraktori Ines Dani dhe stafit të Bashkisë Fier.

Nga komunikimet e administruara ndërmjet Ines Dani dhe financieres Adela Kondakçiu, si dhe nga mesazhet me Ajola Xoxën, e cila kontrollonte faktikisht aktivitetin e Ines Dani si Person Fizik dhe Greta Domi si Person Fizik, rezulton se vetë Ines Dani nuk kishte asnjë dijeni mbi përmbajtjen e kontratës, aktivitetet e projektit apo faturat përkatëse.

Përkundrazi, ajo e konsideronte veten të painformuar dhe deklaronte se “…vetëm emrin ka aty…”, duke i lënë të gjitha vendimmarrjet për menaxhimin e shumave dhe përgatitjen e dokumentacionit, gruas së Erjon Veliaj, Ajola Xoxa.

Ines Dani, ka deklaruar se kontratën e kishte firmosur “…shpejt e shpejt…”, gjatë kohës që ishte me leje lindje dhe nuk mbante mënd detaje. Ajo ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim për projektin, nuk ka përgatitur asnjë raport dhe nuk ka ndjekur zbatimin e kontratës.

Nga ana tjetër, Greta Domi, e cila është e regjistruar si person fizik me të njëjtin objekt veprimtarie si Ines Dani, ka deklaruar se ka kryer fatura për llogari të “Partners Laë” (firma e Ajola Xoxës) dhe është udhëzuar prej saj për çdo veprim financiar.

Ajo ka pranuar se marrëdhënia me Ajola Xoxën ishte e ngushtë dhe se për shumë transaksione nuk kishte dijeni për burimin ose destinacionin final të shumave.

Greta Domi, ka shtuar se ajo vetëm faturonte dhe firmoste sipas kërkesës së Ajola Xoxës, pa ushtruar ndonjë rol real në aktivitetin për të cilin përfitoheshin fondet.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ecurinë e detajuar të projektit pas nënshkrimit të kontratës dhe se procedurat e tenderit dhe përzgjedhjes i janë deleguar plotësisht grupit të ngritur me urdhrin përkatës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kontratës me Ines Danin është bërë bazuar në rekomandimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe në dokumentacionin që i është paraqitur zyrtarisht.

Ndërkohë dy punonjëset e bashkisë Fier, Erinda Jovani dhe Sibora Kadriu, gjatë marrjes në pyetje në SPAK, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të përfshira aktivisht në procedurat e shpalljes së thirrjes apo vlerësimit të ofertave, pasi dokumentet i kanë gjetur të përgatitura dhe të paraqitura në zyrë pa kaluar nga protokolli i bashkisë.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe nuk kanë pasur kontakte me subjektet konkurruese.

Shtetasja Romina Tafaj, e thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, deklaroi ndër të tjera se se është themeluese dhe drejtuese ekzekutive e një organizate jofitimprurëse të quajtur “Gjenerata e Re”, e krijuar në vitin 2015, e cila angazhohet në organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, sociale dhe të tjera me natyrë komunitare. /Nga Elton Qyno – Ora news/

Zbardhet dëshmia- Gentian Sula i NOA: Kontrata për 220 mijë euro me Ajola Xoxën ishte fiktive

Një nga biznesmenët e lidhur me dosjen “Veliaj”, Gentian Sula ka sqaruar se më datë 09.01.2025 kishte dhënë shpjegime lidhur me një marrëdhënie shitblerjeje me shtetasen Ajola Xoxa.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ai ka deklaruar se ka qenë i tronditur dhe i paqartë për rrethanat dhe përgjegjësinë e tij. Ai ka theksuar se nuk kishte dashur të jepte të dhëna të rreme, por i ndodhur në kushtet që nuk kuptonte seriozitetin dhe rëndësinë e deklarimit të tij, kishte improvizuar në thëniet e tij.

Pas asaj periudhe, ai ka reflektuar dhe ka konkluduar se nuk ka asgjë për të fshehur karshi Prokurorisë dhe dëshiron të bashkëpunojë duke thënë të vërtetën, duke theksuar se zhvillon një biznes të ndershëm, është tatimpagues dhe familjar i rregullt dhe nuk ka lidhje me asnjë veprimtari të jashtëligjshme, si dhe nuk dëshiron në asnjë mënyrë që emri apo biznesi i tij të njolloset në çfarëdolloj rrethane.

I pyetur lidhur me shumën monetare të gjetur më 06.12.2024 gjatë kontrollit në ambientet e shoqërisë “Partners Law” sh.p.k., për të cilën ishte depozituar një kontratë kapari e datës 04.12.2024 në vlerën 220.000 euro lidhur ndërmjet tij dhe shtetases Ajola Xoxa për blerjen e një pasurie në rrugën Brigada VIII, ai ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ka porositur apo paguar cash shumën e sekuestruar në kasafortë dhe se rrethanat e përshkruara në kontratën e kaparit nuk janë të vërteta.

Ai ka theksuar se hartimin dhe nënshkrimin e kontratës ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe kishte pranuar, pasi nuk kishte asnjë ide që kjo kontratë do të paraqitej në Gjykatë apo në Prokurorinë e Posaçme. Për shkak të lëvizjeve të shpeshta jashtë shtetit, ai ka qenë në padijeni të plotë për problemet ligjore që kishte Ajola Xoxa dhe nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur kërkesës së saj, duke shtuar se për shkak të njohjes që kishte me të, kishte nënshkruar kontratën që nuk ishte përpiluar prej tij dhe pa u informuar për arsyet pse i duhej Ajolës. bw

Shkarkimi i Simon Shkrelit- Spahia: Benet Beci vijon hakmarrjen politike dhe sulmin ndaj artit e kulturës shkodrane!

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, tani deputeti i zgjedhur, Bardh Spahia ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut Benet Beci, për të shkarkuar aktorin dhe gazetarin Simon Shkreli.

‘Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Në një kohë kur nuk jep asnjë shpjegim për akuzat për korrupsion dhe hetimet që po zhvillohen ndaj tij në SPAK, Benet Beci, me “dy klasë shkollë”, vijon hakmarrjen dhe përçmimin ndaj çdo shkodrani dhe nuk kursen as tempullin e artit, teatrin “Migjeni”.

Pasi i hoqi çdo kompetencë institucionale këtij institucioni, mbasi nxori urdhërin për shkrirjen e Teatrit Migjeni dhe më pas u detyrua ta tërheqë, sot ka nisur shkarkimet ndaj aktorëve, ashtu siç e ka mësuar padroni i tij politik.

Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale.

Me një administratë të importuar, çdo ditë po dëshmon se është kundër Shkodrës dhe shkodranëve. Por këtë askush nuk do t’ia falë, as atij e as narko-pushtetit që ka kapur peng vendin.

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike.

Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezulton i pambajtur.

“Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër” , tha kryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.

Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës.

Një kërkesë për informacion që Faktoje i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se, ndryshe nga sa u premtua, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk disponojnë asnjë avion zjarrfikës. Në përgjigjen e kthyer zyrtarisht, ministria njofton thjesht:

“Ju informojmë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”

E në fakt për zjarret aktive në vend avionët zjarrfikës erdhën nga vendet e Bashkimit Europian në kuadër të programit EU Solidarity.

Gjatë ditëve të fundit flakët kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë si Delvina, Bulqiza, Borshi, Lukova, Kanina, Berati dhe Pusteci. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile njoftoi më 28 Korrik se “gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar”.

Mungesa e avionëve zjarrfikës është denoncuar edhe nga kreu i institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, sipas të cilit Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk disponon asnjë avion apo helikopter të dedikuar për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Premtimi i ricikluar për avionë zjarrfikës

Premtimi për avionë zjarrfikës nuk është i ri për qeverinë socialiste. Ai është një riciklim i deklaratave të mëparshme.

Në janar të vitit 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi publikisht se Shqipëria po përgatiste dokumentacionin për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë, të përshtatshëm për ndërhyrje në raste zjarresh dhe për mbështetje agrokulturore.

“Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve,” u shpreh ministri Peleshi asokohe.

Pyetjet që ngrihen nga kjo mospërputhje mes deklaratave politike dhe realitetit janë disa. Sa ka kushtuar dështimi për të pajisur vendin me avionë zjarrfikës në kohë? Sa sipërfaqe mund të ishte shpëtuar? Sa jetë njerëzish dhe burimesh janë vënë në rrezik për shkak të mungesës së logjistikës ajrore?

Në mungesë të transparencës, publiku nuk ka mundësi të gjykojë nëse vonesat janë për arsye financiare, burokratike apo thjesht për mungesë vullneti politik. Asnjë informacion për tendera, kontrata apo faza të prokurimit nuk është bërë publik deri më sot.

Nisur nga të dhënat, premtimi i bërë gjatë fushatës zgjedhore për vendosjen e dy avionëve zjarrfikës në dispozicion të flotës ajrore shqiptare konsiderohet i pambajtur. Faktoje.al

Zjarri përparon me shpejtësi drejt fshatit Kalasë në Delvinë, banorët në panik, braktisin 20 banesa

Në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë, zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drejt fshatit Kalasë, ku rrezikohen edhe banesat.

Sipas burimeve për SYRI-n, një lagje e fshatit, në rreth 20 shtëpi, banorët janë larguar nga banesat. Ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri.

Situata e rënduar vijon të jetë edhe në dy vatrat në atë të Kokotrafit dhe në atë të Plakotisë në Markat. Shuarja e zjarrit nga banorët, efektivë të sherbimit zjarrfikës bëhet me pompa uji në krah sn

‘Në shkollë është me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës’! Mësuesja e 18-vjeçarit që u dhunua nga shefi i policisë, apel qeverisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, ku një kamerier i ri është dhunuar nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, ndërsa punonte në një lokal.

Pas ngjarjes, ka ardhur reagimi prekës i mësueses kujdestare të të riut, i cili siç edhe deklaroi vetë në një reagim të mëparshëm ku tregonte rrethant e ngjarjes, sapo kishte mbushur 18 vjeç.

Vali Veshaj, mësuese e të riut, shprehet se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer dhe se punonte për të siguruar shpenzimet e maturës.

“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij.”

Ajo bën një apel të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore, duke theksuar se dhuna ndaj një të riu që përpiqet ndershmërisht të ndërtojë të ardhmen është e papranueshme.

“Shteti të marrë masa se kjo është rinia e cila nuk e gjen veten askund,” përfundon mësuesja Veshaj.

Ngjarja ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet drejtësi për të riun dhe ndëshkim për autorët e dhunës.

Mbi rastin ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar që autori të dalë përpara drejtësisë. sn

‘Më qëlloi 3 herë për një bidon ujë’ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën nga efektivi i policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar, Erold Balaj, është dhunuar fizikisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale.

I riu ka treguar për SYRI TV momentet e dhunës, që nisën pas një incidenti banal me një porosi uji.

“Quhem Erold Balaj, jam 18 vjeç. Para gjysmë ore – 1 orë, erdhën dy zotëri, u ulëm në tavolinë. E mori porosinë dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht coje në tavolinë. Porosia ishte një shishe ujë e madhe, një bidon ujë i vogël, një makiato. Ja çova në tavolinë. I çoj ujin dhe më tha ‘O vëlla vetëm një ujë sill, se është ai tjetri rrot kri që sjell këtë ujin.’ I thashë ‘O vëlla ta heq unë ujin’. Ai filloi të thoshte rrot kri 3-4 herë.

Shau edhe fjalë të tjera, por s’po i them. Ja hoqa ujin nga tavolina, i thashë ‘Nuk ka nevojë të shash, sepse edhe ai tjetri pa dashje ta ka bërë, se nuk do të ta fusi ty.’ Ja mora ujin e hoqa nga tavolina. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër, më ndjekin mua në banak. Më kap me dorë dhe më thotë ‘Pse flet me pordhë?’, i them ‘O vëlla të lutem mos më kap me dorë’. Menaxheri im ishte aty. Vjen ai tjetri, më qëllon 3 herë me shuplakë dhe një herë me grusht vetëm se i çova një bidon ujë më tepër. Nuk di çfarë të them. Vetëm për një bidon ujë më qëlloi 3 herë. Edhe syzet m’i hodhi në shesh, mirë që nuk mu thyen. Edhe në qafë më qëlloi.” – u shpreh Balaj.

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik! Rrezik për përkeqësim të situatës për shkak të erës së fortë

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.

Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe nga ajri, por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë krijuar panik tek turistët, sidomos gjatë natës, pasi zjarri i është afruar aksit nacional Vlorë–Sarandë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se ndërhyrja emergjente kërkohet urgjentisht në këtë zonë, ku banorët pretendojnë për neglizhencë nga autoritetet, duke theksuar se duhej të ishte vepruar që në momentet e para, për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Edhe në fshatin Kaninë, situata ishte kritike gjatë natës së kaluar për shkak të një masivi zjarri, por falë angazhimit të forcave zjarrfikëse dhe ndihmës së banorëve, është arritur një përmirësim i ndjeshëm.

“Ka qenë e mundur që në momentet e para të vihej situata në kontroll, e për pasojë të shmangej e gjithë kjo gjendje. Forcat zjarrfikëse kanë qenë të shpërndara edhe në zona të tjera me vatra aktive. Banorët kanë bashkëpunuar me efektivët në terren si në Kaninë dhe në Borsh”, raporton Mehmeti.

Sot pritet një rritje e ndjeshme e erës, çka rrit rrezikun për shtimin e vatrave të reja zjarri dhe vështirëson ndërhyrjen nga ajri. bw

Prej 26 ditësh problematike situata me zjarret në Dibër, digjen disa banesa dhe dhjetëra hektarë pyje në Parkun e Lurës

Situatë problematike me zjarret duket se është edhe në Dibër.

Gazetari Enver Doçi raporton se një situatë e tillë vijon prej 26 ditësh tashmë, ndërsa më problematike duhet se është njësia Lurë, ku janë djegur rreth 10 hektarë pyje. Edhe në bashkitë Mat e Klos vijon lufta me flakët.

“Në Qafën e Buallit një zjarr ka përfshirë një masiv pishash shumë vjeçare.
U dogjën edhe disa banesa, ku fatmirësisht nuk kishte brenda banorë.
Vijon intensivisht përpjekja për të vënë në kontroll flakët, por se situata është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen nga toka”, bën me dije gazetari.bw

“Jepi gaz se ka armë! Na ndihmo, po na vret!”- Kanos me thikë familjen e kandidates së PD në Sarandë, shpallet në kërkim i riu (EMRI)

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e ish-kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Matilda Qurku.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë restorantit në pronësi të familjes së Qurkut. Mariglen Bajrami, 21 vjeç, është konfliktuar verbalisht me familjarë të Qurkut dhe më pas, i është afruar babait të saj, duke mbajtur të fshehur nga pas një thikë. Ngjarja është filmuar dhe i është përcjellë policisë, e cila ka shpallur në kërkim të riun.

Vetë Qurku në një reagim në Facebook ka shkruar:

“Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.
Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.
U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.
Kur nipi pa armën, i thotë:
“Jepi gaz se ka armë!”
Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:
“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”
Babai im ishte shumë pranë agresorit.

Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.
Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.
Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.

Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.

Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:
“Na ndihmo, po na vret!”
është diçka që s’do ta harroj kurrë.

Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.

Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:
SIGURI dhe DREJTËSI.

👉 Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin
👉 Mbrojtje për familjen time.
👉 Zbatim të ligjit për të gjithë.


Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –
jo për të bërë zhurmë,
por për të treguar të vërtetën.

P.S:
Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit” bw

I gjithë Mesdheu po digjet! Shihni hartën satelitore të NASA-s për vatrat aktive të zjarreve

Nga Greqia në Spanjë dhe nga Franca jugore në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun.

Çdo pikë e kuqe në imazhet satelitore korrespondon me një front të vogël ose të madh që është në zhvillim e sipër.

Imazhet korrespondojnë, me radhë, me frontet që janë në zhvillim e sipër sot, në 24 orët e fundit dhe në shtatë ditët e fundit. Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme sepse java e kaluar ishte një nga më të nxehtat e verës, me Ballkanin dhe Italinë që u goditën nga një valë shumëditore e të nxehtit.bw

Mesdheu Zjarre

 

 

 

 

Zjarret ‘pushtojnë’ Bulqizën dhe Matin, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë për shkak të flakëve shumë të mëdha

 

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe nga pamjet zjarret e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota, por jo vetëm.

Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin e automjeteve se dhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Bulqizës.

Për shuarje e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikësish, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në ndihmë për fikjen e zjarrit janë edhe dy helikopterë. sn

Pamje apokaliptike në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor, tymi i dendur “pushton” zonën

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një kurorë me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Flakët janë favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era e fortë, duke marrë përmasa të mëdha brenda një kohe të shkurtër.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi dhe tashmë ka kaluar kufirin administrativ të Bashkisë Bulqizë, ku rrezikon drejtpërdrejt një pikë karburanti dhe disa biznese që ndodhen përgjatë Rrugës së Arbrit. Sipas banorëve të zonës, situata është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat zjarrfikëse dhe bashkitë përkatëse, për të shmangur një katastrofë më të madhe.

Tymi i dendur dhe flakët kanë mbuluar pjesërisht edhe segmentin rrugor të Rrugës së Arbrit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks të rëndësishëm.

Autoritetet lokale ende nuk kanë bërë të ditur masat konkrete të marra për përballimin e situatës, ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje ajrore dhe mbështetje nga Forcat e Armatosura për të frenuar përhapjen e zjarrit. bw

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, kush janë biznesmenët e përfshirë. U zbuluan nga bisedat në Sky ECC

SPAK godet një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. 6 nga 7 pjesëtarët e grupit përfunduan në pranga në kuadër të një aksioni të organizuar gjatë të premtes, ndërsa i fundit rezulton të jetë jashtë vendit.

Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj pronar i disa kompanive, si dhe Ilir Lloshi u arrestuan përkatësisht në Palasë dhe Elbasan.

Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt, iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit, ku mbahen për vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze.

Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra komunikimeve në Sky ECC por dhe dëshmisë e të penduarit Erion Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”.

Gjatë aksionit, ku u ushtruan kontrolle në Palasë në vila luksoze si dhe në Tiranë u sekuestruan bizhuteri të shtrenjta, orë dhe makina luksoze.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat për “Trafik narkotikësh, grup kriminal, kryerja e veprave nga grupi strukturuar dhe armëmbajtje.

Erion Alibej u përball me debate të forta në një seance Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, ku ky i fundit po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, me 1 nëntor 2019 me një të vrarë e dy të plagosur.

Alibej njihet si kundërshtar i përbetuar i vëllzërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët kanë drejtuar një nga organizatat me të rrezikshme kriminale.

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

SPAK ka goditur një rrjet ndërkombëtar droge. Mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh, 16 persona nën hetim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” (neni 334) të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet Evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim:

A. H.
K. H.
E.N.
E. A.
P. D.
I. Ll.
Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total:
Euro: 43,470 €
Franga zvicerane: 5,000 CHF
Automjete:
3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan.
Mjet lundrues:
1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.
Armë zjarri:
3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.
Ora të luksit:
1 orë Rolex, model 126613LN
1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68
Telefona celularë:
16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.
Karta bankare dhe dokumente financiare:
19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.
Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.
Pajisje elektronike:
1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.
8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.
1 NVR Hikvision.
2 radio komunikimi Baofeng.
Dokumentacion identifikimi dhe pronësie:
Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.
Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.
Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.
Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.
Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.
Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro (Burimi: https://www.ad.nl/rotterdam/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-waarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen )
Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.
Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.
Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.
Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020
Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.
Modus Operandi

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Hawala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia. Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi, nënvizojnë se:

“Ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal.”

Operacioni i SPAK- Altin Dumani dhe Adnan Xholi: Grupet shqiptare me nivel të lartë sofistikimi. Rrjeti i kokainës shtrihej në disa kontinente

SPAK bëri sot njoftimin e parë zyrtar pas operacionit të kryer një ditë më parë që përfundoi me arrestimin e disa personave, pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të kokainës.

Lënda narkotike transportohej nga vendet e Amerikës Latine, Kolumbia dhe Ekuadori, përmes kontejnerëve dhe mbërrinte në brigjet europiane, në portet belge dhe holandeze.

“Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës”, thekson SPAK.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare”. bw

Demokracia, rrezik nga përsëritja e traumave, Lubonja: Kemi Parti shtet si në kohën e Enverit

Fatos Lubonja në edicionin e 15-të të Green Sofa theksoi se pa një përballje të ndershme me të kaluarën, demokracia shqiptare mbetet e brishtë dhe e rrezikuar nga përsëritja e traumave. Ai kritikoi heshtjen institucionale dhe mungesën e dialogut për Spaçin, duke kërkuar një shoqëri komunikimi që shëron përmes ballafaqimit.

Në edicionin e 15-të të Green Sofa, u soll në qendër të debatit një prej çështjeve më të ndjeshme të kujtesës, Spaçi. Nën temën “Si të përballemi me Spaçin?”, diskutimi u shndërrua në një reflektim mbi historinë, kujtesën dhe mënyrën si shoqëria shqiptare e trajton trashëgiminë e saj të errët. Zëri më i mprehtë dhe më i ndjeshëm kritik ishte ai i Fatos Lubonjës, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe një ish-i burgosur politik, i cili e trajtoi çështjen e Spaçit jo vetëm si një objekt fizik të kujtesës, por si simptomë e një dështimi më të gjerë shoqëror për t’u përballur me të kaluarën.

“Ne diktaturën duhet ta njohim mirë në mënyrë që të ndërtojmë mirë demokracinë. Kjo është gjëja kryesore e përballjes që të mos përsërisim historinë.”

Ky pohim i Lubonjës sintetizon nevojën urgjente për një transparencë të thelluar mbi të kaluarën, si parakusht për një të ardhme demokratike reale. Ai theksoi se mënyra si është trajtuar çështja e Spaçit dhe e gjithë trashëgimia e diktaturës në Shqipëri, shpesh e mbyllur brenda heshtjes apo formalitetit institucional, nuk ka ndihmuar në shërimin e traumave, përkundrazi, i ka zgjatur ato.

Ajo që pamë aty me Spaçin për mua janë në thelbin e vet tregues të një shoqërie të dominimit ku narrativa bllokohet nga ai që merr pushtetin dhe heshtet për gjithë këto gjëra.”

Në analizën e tij, Lubonja ngre alarmin se edhe sot shoqëria shqiptare funksionon ende në trajta të autoritarizmit të heshtur, ku narrativa zyrtare mbizotëron dhe zërat alternativë përjashtohen. Ai e shikon mungesën e debatit për Spaçin si një simptomë të mungesës së një shoqërie komunikimi, ku aktorët të mund të ballafaqohen me të shkuarën.

“Kapërcimi i traumës do të ishte pikërisht nëpërmjet ballafaqimit të të gjithë aktorëve që kanë prodhuar atë.”

Debati, sipas tij, duhet të ndodhë edhe brenda vetë të burgosurve të dikurshëm, në mënyrë që trashëgimia e dhimbjes të mos mbetet e ngrirë në kohë, por të shndërrohet në një instrument edukimi dhe vetëdijësimi.

“Sot ne vazhdojmë të kemi një parti shtet si në kohën e Enver Hoxhës. Edhe ajo duhet të jetë pjesë e një shoqërie të komunikimit ku vendoset.”

Duke zgjeruar kritikën përtej Spaçit, Lubonja e lidh mënyrën si Shqipëria i trajton simbolet e së kaluarës (si Piramida apo shtëpia e Enver Hoxhës) me një kulturë të vazhdueshme të harresës. Për të, mungesa e një debati të thelluar mbi këto simbole përforcon traumat, i bën ato të pashërueshme dhe e pengon shoqërinë shqiptare të ecë përpara.

“Piramida e shumë të tjera dhe shtëpia e Enver Hoxhës janë një lloj harrese e të kaluarës. Është mungesa e debatit mbi të kaluarën. Është përsëritje e traumës mënyra si trajtohen.”

Ndërhyrja e Fatos Lubonjës ishte një kritikë e fortë ndaj heshtjes dhe hipokrizisë shoqërore në raport me trashëgiminë totalitare. Ai ftoi për një proces të sinqertë përballjeje, një komunikim të thelluar mes të mbijetuarve, institucioneve dhe brezit të ri, që historia të mos ripërsëritet, por të kuptohet.

Zjarr masiv në fshatin Senicë- Digjen disa shtëpi dhe Kisha e Shën Dhimitrit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Senicë në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët kanë djegur disa banesa, ndërsa është shkrumbuar plotësisht edhe Kisha e Shën Dhimitrit, një ndër objektet e kultit më të njohura të zonës.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet vendore dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të frenuar përhapjen e flakëve. Në operacionin e shuarjes janë angazhuar edhe dy helikopterë të cilët po asistojnë nga ajri, për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit. sn

Dosja “Veliaj”- SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

 

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E penduara besohet se është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.

 

 

Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.

SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nta telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë. bw

Buxhuku për lirimin e hapësirave publike dhe aksionin në Theth: Si të hapësh kapakun e pusetës, u kuptua degradimi i institucioneve

Gjergj Buxhuku kreu i Konfidustrisë ishte sot në një lidhje live në programin e drejtës në Neës24.

Ai u ndal tek aksioni për lirimin e hapësira publike dhe aksionin e ndërmarrë në Theth me prishjen e ndërtimeve pa leje. Ai u shpreh se këto aksione të ndërmarra me iniciativë personale të kryeministrit Edi Rama, nxorën në pah mungesën e funksionimit të institucioneve shtetërore si dhe faktin që ishin të korruptuara.

 

“Kanë qenë disa iniciativa personale nga Rama, si rasti i Thethit, nisma për të stabilizuar tregun e karburanteve në vend si dhe lirimi i hapësirave publike. Kemi edhe lëvizjen tjetër për sigurinë ushqimore që nuk ka lidhje vetëm me shëndetin e qytetarëve por edhe nxitjen e konkurrueshmërinë.
Në parim të gjitha këto janë të mirëpritura, por treguan që mjafton një lëvizje e tillë për të kutpuar gjendjen e vërtetë dhe reale të institucioneve të shtetit shqiptar, gjendje shumë e dobët.

 

Është njëlloj si të heqësh kapakun e pusetës së ujërave të zeza për të kuptuar atë që ndodh në realtetin tonë.
Marrim aksionin për lirimin e hapësirave publike, ishte një lëvizje shumë e rëndësishme. Pamë atë që të gjithë e shihnim çdo ditë, që është degradim i të gjithë institucioneve shtetërore, të cilat ishin indiferente dhe të korruptuara.
Kjo tregonte që ka rënë zinxhiri kontrollues i institucioneve shtetërore”, tha ai. bw


Send this to a friend