VOAL

VOAL

Trumpi do të marrë pjesë në disa samite në Azi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në një seri të samiteve që do të organizohen në nëntor në Azi, në shenjë “të angazhimit të palëkundër” të Amerikës në rajon, ka thënë nënpresidenti amerikan Mike Pence.

Presdienti amerikan do të marrë pjesë në takimet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Lindore (ASEAN) që do të mbahet në Filipine, ndërkaq po ashtu do të marrë pjesë në takimin e grupit për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) në Vietnam, tha Pence gjatë vizitës së tij, në Xhakarta të Indonezisë.

Ish-presideti amerikan, Barack Obama kishte tentuar që të rifokusojë politikën e jashtme amerikane në këtë rajon, për të balancuar ndikimin në rritje të Kinës.

Pjesëmarrja e presidentit Trump në këto takime “është shenjë, shpresoj për të gjithë, për angazhimin tonë të palëkundur për të ndërtuar mbi bazat e forta që tashmë kemi”, tha Pence.

Ish-presidenti i SHBA George H.W. Bush përsëri në spital

George H.W. Bush është dërguar përsëri në spital për shkak të një ftohjeje të rëndë (pneumoni)

HOUSTON – Presidenti i 41-të i SHBA-ve, George H.W. Bush, është dërguar përsëri në spital. Nga ish-presidentët që ende jetojnë, Bush është në moshën më të thyer. Momentalisht ai është në moshën 92-vjeçare. Zëdhënësi i tij, Jim McGrath, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se është dërguar përsëri në spital për shkak të një ftohjeje të rëndë (pneumoni).

McGrath ka thënë se gjendja e tij është e mirë, ndërsa ka shtuar se duhet të rrijë për një kohë nën kujdesin e mjekut.

Bush edhe muajin e shkuar ishte dërguar në spital për shkak të problemeve në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa pas mjekimit doli nga spitali.

Republikani George H.W. Bush është babai i presidentit të 43-të të SHBA-ve, George W. Bush dhe ish-guvernatorit të Florida-s, Jeb Bush. George H.W. Bush ka qenë president i SHBA-ve në vitet 1989-1993.

Aeroplanët amerikanë i zmbrapsën ata rusë afër Alaskës

Pamje e aeroplanëve luftarakë amerikanë të tipit F-22 gjatë një aksioni

 

Dy aeroplanë rusë me kapacitet për bartje të bombës atomike kanë fluturuar afër Alaskës në Shtetet e Bashkuara, duke e arritur distancën prej 100 kilometrave nga ishulli Kodiak.

Kjo është hera e parë prej se presidenti amerikan, Donald Trump, është inauguruar në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të këtij viti, që Rusia dërgon bombardues aq afër Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thanë mbrëmë vonë se dy bombardues rusë të tipit, Tu-95 Bear, fluturuan 280 mila në jugperëndim të Bazës së Forcës Ajrore Elmendorf, brenda Zonës Identifikuese të Mbrojtjes Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Forca ajrore aemrikane i ka ngritur dy aeroplanë luftarakë të tipit F-22, për t’i zmbrapsur bombarduesit rusë, në një operacion që ishte “i sigurt dhe profesional”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross.

Gjatë këtij incidenti të pardjeshëm, aeroplanët luftarakë amerikanë fluturuan afër aeroplanëve rusë për 12 minuta dhe pastaj aeroplanët rusë e ndryshuan kursin, duke u kthyer prapa në bazën e tyre në pjesën lindore të Rusisë, ka raportuar rrjeti Fox News.

Marrin fund kërkimet, vrasësi i Facebook-ut vret veten

Të martën në Shtetet e Bashkuara morën fund kërkimet për një person, i cili akuzohej për postimin në Facebook të një videoje që paraqiste vrasjen e një njeriu. Pas një ndjekjeje nga policia personi i akuzuar vrau veten.

Steve Stephens akuzohej për vrasjen e një të moshuari në Cleveland të Ohajos, të dielën e Pashkës. Ai e publikoi në Facebook momentin e vrasjes dhe më pas u largua për t’i shpëtuar policisë.

Policia e shtetit të Pensilvanisë tha përmes Twitterit se oficerët e kishin parë Stephensin në distriktin Erie të martën në mëngjes. “Pas një ndjekjeje për pak kohë, Stephens vrau veten me armë zjarri”, – thuhej në deklaratën e policisë.

Stephens ishte vënë në listën e FBI-së të personave më të kërkuar dhe për informacione lidhur me arrestimin e tij ishte caktuar shumë e 50 mijë dollarëve.

Trumpi uroi Erdoganin për fitoren në referendum

Erdogan & Trump

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në referendumuin e 16 prillit, i cili do t’i rrisë fuqitë presidenciale.

Në një bisedë telefonike, Trump po ashtu falënderoi Erdoganin për mbështetjen e sulmit raketor të SHBA-së në një bazë ajrore të Qeverisë së Sirisë.

Në referendum, 51.4% e votuesve turq kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Erdogan i hodhi poshtë kritikat e monitoruesve ndërkombëtarë, të cilët thanë se ai është favorizuar nga një “fushatë jo e barabartë”.

Trupi zgjedhor i Turqisë e cilësoi si të vlefshme fitoren e ngushtë të Erdoganit, pavarësisht pretendimeve të opozitës për parregullsi.

SHBA: Arrihet konsensus me Kinën për të ndaluar testet raketore të Koresë së Veriut

Parada ushtarake në Korenë e Veriut

 

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, H.R. McMaster thotë se tash ka “konsensus ndërkombëtar”- përfshirë Kinën dhe udhëheqësinë kineze- për ndalimin e testeve raktetore të Koresë së Veriut.

McMaster i bëri këto komente në Kabul, pasi ushtria amerikane njoftoi se Koreja e Veriut ka dështuar në lansimin e një rakete më herët gjatë ditës së sotme.

Komanda e Paqësorit e SHBA-së ka thënë se ka detektuar dështimin e lansimit të një rakete, disa orë përpara se Nënpresidenti amerikan, Mike Pence të arrinte në Seul të Koresë së Jugut.

Komanda amerikane ka thënë se raketa “ka shpërthyer pothuajse”menjëherë pasi është lansuar.

McMaster tha se testet e raketave nga Koreja e Veriut, i përkasin një sjellje të provokimit, destabilizimit dhe kërcënimit- dhe presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të lejojë që Koreja e Veriut ta kërcënojë SHBA-në apo aleatët rajonalë.

Ai tha se konsensusi, që përfshinë edhe Kinën, është “mënyra se si do të zgjidhet ky problem. Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha veprimet, që të tentojmë ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë paqësore”.

McMaster e ka quajtur Korenë e Veriut “regjim armiqësor” dhe ka thënë se lideri verikorean, Kim Jong un është “i paparashikueshëm” dhe ka “demonstruar brutalitetin e tij”.

Ai ka shtuar se Uashingtoni është duke punuar me aleatët në rajon dhe udhëheqësinë e Kinës, për të gjetur përgjigjen e duhur për këtë çështje dhe ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë.

Mijëra protestues kërkojnë që Trumpi të deklarojë taksat

Mijëra persona në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë marshuar në protestën në “Ditën e Taksave”, me qëllim që t’i bëjnë presion, presidentit Donald Trump të publikojë taksat e tij federale.

Më 15 prill janë mbajtur protesta në dhjetëra qytete në SHBA, që përkon me afatin vjetor kur amerikanët duhet të paraqesin deklaratat e tyre tatimore në qeverinë federale.

Shumica e protestave ishin paqësore, edhe pse ka pasur disa raste ku në disa protesta ka pasur grupe pro-Trumpit, të cilët janë përballur me protestuesit që kërkojnë që presidenti të publikojë taksat e tij.

Në Berkeley, Kaliforni, të paktën 21 persona janë arrestuar pas përleshjeve në mes të mbështetësve të Trumpit dhe kundërshtarëve të tij.

Trump ishte kandidati i parë presidencial, që për më shumë se 40 vjet, ka refuzuar që të publikojë të ardhurat e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Asnjë kandidat presidencial nuk obligohet që të publikojë taksat e tij, por kritikët thonë se kjo gjë ka lënë të kuptohet se Trump është duke fshehur diçka.

Protestat e fundit, janë të një serie të protestave të organizuara nga demokratët, grupet e punës, organizatat e grave dhe grupe të tjera që kritikojnë Trumpin dhe politikat e tij.

SHBA heton shpëlarjen e dyshuar të parave të Rusisë në Qipro

Një anëtar i Kongresit, që po heton përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, ka udhëtuar për në Qipro, për të hetuar operacionet e shpërlarjes së parave, që mund të jenë përdorur nga Kremlini.

Qiproja prej kohësh përdoret si strehë për rusët e pasur për të fshehur fondet e tyre. Në Qipro dyshohet se Rusia ka shpërlarë miliona dollarë, si pjesë e fushatës së tyre për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale.

“Llogaritë offshore, si ato që janë përdorur në Qipro, janë një prej shumë mjeteve që Kremlini përdor për të ushtruar ndikim jashtë vendit”, ka thënë përfaqësuesi demokrat Mike Quigley, i cili është anëtar i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

“Udhëtimet e tilla i ndihmojë Komitetit tonë që të vazhdojë t’i lidhë pikat specifike të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje dhe aktiviteteve të tjera që kanë ndërmarrë në mbarë botën”, ka thënë ai, duke e quajtur udhëtimin e tij si “informativ dhe në kohën e duhur”.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka organizuar fushatën e sulmeve kibernetike dhe dezinformuese, që rezultati i zgjedhjeve të nëntorit të shkojë në favor të republikanit, Donald Trump.

Shefi i CIA-s thotë se WikiLeaks ishte shfrytëzuar nga inteligjenca ruse

Drejtori i agjencisë amerikane CIA, Mike Pompeo, e ka kritikuar organizatën, WeikiLeaks, dhe themeluesin e saj dhe i ka akuzuar se ishin “agjenci armiqësore e inteligjencës”, që ishte përdorë nga inteligjenca ushtarake ruse, për përzierje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Këto komente të djeshme të zotit Pompeo në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington, ishin pasqyrim i mendimeve për një kohë të gjatë në mesin e ligjvënësve dhe politikbërësve amerikanë për WikiLeaksin dhe themeluesin e saj, Julian Assange.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, kjo organizatë në Internet i ka publikuar emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe të shefit të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, në muajin janar, thanë se sulmet kibernetike kishin për qëllim dëmtimin e zonjës Clinton dhe përfitim për Donald Trumpin, i cili përfundimisht i fitoi zgjedhjet.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, dhe agjencinë udhëheqëse të sigurisë në Rusi, FSB, se ishin të involvuara në sulmet kibernetike dhe në ndërhyrje të tjera lidhur me zgjedhjet.

Zoti Trump, nga ana e tij, e pat mbështetur WikiLeaksin gjatë fushatës, duke thënë se kishte kënaqësi që i ka publikuar emailat e Hillary Clintonit.

SHBA përdorin bombën më të madhe jo-bërthamore kundër IS-it

Pentagoni thotë se forcat amerikane në Afganistan përdorën bombën më të madhe jo-bërthamore që disponon ushtria kundër një objekti të Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i Pentagonit Adam Stump tha se kjo ishte hera e parë që një bombë e tillë, e njohur si GBU-43, përdorej në një situatë luftarake. Zëdhënësi tha se bomba përmban 11 tonë eksploziv dhe njihet si “Nëna e të gjitha bombave.”

Zoti Stump tha se bomba u hodh në një kompleks shpellash që besohet se përdoreshin nga luftëtarët e ISIS-it në qarkun Achin të provincës Nangarhar, shumë afër kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u tha gazetarëve në Uashington se nuk ishte në dijeni nëse operacioni ishte miratuar nga presidenti Donald Trump, por theksoi se “ne duhet t’i mohojmë ISIS-it hapësirë funksionale, gjë të cilën e bëmë.”

Ai tha se ushtria mori të gjitha masat e nevojshme për të shmangur viktimat mes civilëve.

Bomba u hodh në përgjigje të “përdorimit në rritje të bunkerëve dhe tuneleve” nga ISIS-i, tha gjenerali John Nicholson, komandant i forcave amerikane në Afganistan.

“Ky është municioni i duhur për të reduktuar këto pengesa dhe për të mbajtur gjallë ofensivën tonë kundër ISIS-it”, tha Nicholson.

Pentagoni nuk ka njoftuar se sa dëm i është shkaktuar bazës së ISIS-it apo nëse ka pasur viktima.

Trump në Twitter: Gjërat ndërmjet SHBA dhe Rusisë do të jenë të mira

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot në rrjetin Twitter e ka pulbikuar një vlerësim optimist për raportet me Rusinë në afat të gjatë, duke thënë se “gjërat do të funksionojnë mirë ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë”.

“Në kohën e duhur secili do të arrijë në ndërgjegjësimin e vet dhe do të ketë paqe të qëndrueshme”, ka shkruar, po ashtu, Trump.

Ky postim u bë më pak se 24 orë pasi presidenti Trump tha se udhëtimi i sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, në Moskë, ka shkuar “mjaft mirë” dhe “ndoshta më mirë se që është pritur”, por se raportet SHBA-Rusi “ndoshta janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave”.

Në komentet e tij dje në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump është shprehur se do të ishte “fantastike” sikur të dy shtetet të afroheshin, por ka tërhequr vërejtjen se “mund të ndodhë e kundërta”.

Lavdërimet e zotit Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për bashkëpunim më të mirë, i patën shtuar pritjet në Moskë për përmirësim të marrëdhënieve, pasi Trump u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, por tensionet kanë vazhduar.

Trumpi – Stoltenbergut: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Siri

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës së brendshme brutale në Siri, për të mposhtur terroristët dhe për të siguruar kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre”, tha Trump

UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump në konferencën e përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dënoi edhe njëherë masakrat e regjimit në Siri. “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës së brendshme brutale në Siri, për të mposhtur terroristët dhe për të siguruar kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre”, tha Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump dhe Stoltenberg pas takimit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në Shtëpinë e Bardhë ku dhe u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Në lidhje me luftën e brendshme në Siri Trump tha se “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës së brendshme brutale në Siri, për të mposhtur terroristët dhe për të siguruar kthimin e refugjtëve në shtëpitë e tyre”.

Duke vënë në dukje rëndësinë e punimeve së bashku me NATO-n për zgjidhjen e problemeve në Siri Trump tha: “I jemi mirënjohës vendeve anëtare të NATO-s dhe aleatëve për mbështetjen e dhënë në dënimin e masakrave që Asadi ka kryer duke përdorur armë të tmerrshme. Masakrimi me armë kimike në mënyrë të tmerrshme i civilëve të pafajshëm, madje duke pëfrshirë fëmijët dhe foshnjat dhe që kanë nevojë për ndihmë, duhet të refuzohet kategorikisht nga të gjithë popujt që e vlerësojnë jetën e njeriut”.

Kritika qeverisë së Moskës

Pasi ka shprehur kritika për qeverinë e Moskës për shkak të mbështetjes që i ofron regjimit të Asadit, presidenti Trump thotë se: “Aktualisht me Rusinë nuk biem aspak dakord. Sikur të dakordohemi do të ishte shumë mirë. Me shumë gjasa marrëdhëniet tona me Rusinë mund të jenë në nivelin më të ulët”.

Në pyetjen nëse kanë patur apo jo dijeni rusët për sulmin kimik në Idlib, Trump thekson se “Rusia punon ngushtë me regjimin e Sirisë dhe mundësia është e lartë që të ketë dijeni nga këto sulme”. Megjithatë duke mos përdorur shprehje të prera Trump duke iu referuar hetimeve në vazhdim tha se “Do të shikojmë rezultatet”.

“NATO nuk është e dalë nga përdorimi”

Trump deklaroi se “NATO nuk është organizatë që ka dalë nga përdorimi” në konferencën e përbashkët për media me Stoltenberg dhe u tërhoq nga ajo që kishte thënë më parë se “NATO është e dalë nga përdorimi”.

Presidenti amerikan ka bërë thirrje edhe njëherë në çështjen e pagesës së shumave që vendet anëtare kanë premtuar.

Më tej Trump njoftoi se së shpejti do të dërgojë në Afganistan këshilltarin e Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe do të kërkojë që të bisedojë me elementët aleatë të NATO-s atje mbi çështjet në luftën kundër terroristëve.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se SHBA-të kanë shumë aleatë të vlefshëm brenda NATO-s dhe se marrëdhëniet SHBA-NATO janë shumë me vlerë.

Thirrje për dorëheqjen e zëdhënësit Sean Spicer

Demokratët e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për dorëheqjen e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer pas komenteve të djeshme gjatë konferencës së shtypit, kur tha se përdorimi i gazit nga regjimi i Asadit ishte më i rëndë se krimet e Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mes gazetarëve u dëgjua një përshpërimë habie në sallë, kur zëdhënësi Spicer pohoi se përdorimi i gazit sarin nga ushtria siriane mbi civilët tejkalonte krimet e Gjermanisë Naziste.

“Mendoj se kur flitet për gazin sarin, ai nuk e përdori gazin tek njerëzit e vet ashtu si po bën Assadi. E kuptoj habinë tuaj dhe u falenderoj që po kërkoni sqarim. Hitleri i çoi në qendrën e Holokaustit e kuptoj këtë, por po them nuk e përdori në mënyrën si po e përdor Assadi duke e hedhur në mes të qyteteve tek njerëz të pafajshëm – e vlerësoj sqarimin që kërkuat por deklarata ime nuk ishte e qëllimshme.”

Hitleri përdorimi armët kimike më vdekjeprurëse në histori. Nazistët vranë ndoshta 1 milionë njerëz, shumica hebrenj, në dhomat e gazit në kampet e përqëndrimit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë kërkoi ndjesë, duke e quajtur komentin e tij një gafë. I ftuar sot për një forum të organizuar nga Newseum ai tha:

“Bëra gabim. Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë ndryshe. Hyra në një temë ku nuk duhet të isha futur dhe bëra gabim. Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se të gjithë bëjmë gabime. E kuptoj gabimin dhe mendoj se njerëzit do të më falin… kjo është një javë e shenjtë për hebrenjtë dhe katolikët dhe të bësh një gafë të tillë është e pafalshme”.

Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi publikoi një deklaratë ku i bën thirrje presidentit Trump të largojë nga detyra zotin Spicer dhe menjëherë të dënojë deklaratën.

Kreu i Qendrës Anne Frank për Respekt të Ndërsjelltë bëri gjithashtu thirrje për dorëheqjen e zotit Spicer. Steven Goldstein akuzoi zëdhënësin se kishte mohuar Holokaustin dhe nuk kishte integritet të shërbente si sekretar i shtypit.

Washington Post: Carter Page, ish-këshilltar i Trumpit, nën përgjime nga FBI

FBI-ja kishte siguruar vjet autorizim nga gjykata e shërbimeve sekrete për të përgjuar komunikimet e Carter Page, këshilltar për Donald Trumpin që në atë kohë ishte kandidat presidencial, siç thuhet në një artikull të gazetës Washington Post.

Duke cituar në kushte anonimiteti zyrtarë të rendit dhe të agjencive të tjera amerikane, gazeta shkruan se FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë kishin arritur të merrnin autorizim nga gjykata për shërbimet sekrete pasi kishin bindur gjykatësin se “kishte vend për dyshime” se Page “po vepronte si agjent i një fuqie të huaj, në këtë rast i Rusisë”.

Muajin e kaluar, Drejtori i FBI-së James Comey pohoi se agjencia e tij kishte hapur hetime lidhur me dyshimet se pjesëtarë të fushatës Trump mund të kishin bashkëvepruar në fshehtësi me Rusinë për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016. Zyrtarë amerikanë të zbulimit besojnë se Moska ndërhyri për të influencuar tek rezultati në favor të Donald Trumpit.

Page është një ndër bashkëpunëtorët e zotit Trump që, siç njoftohet, ka qenë objekt i këtyre hetimeve. Në hetime janë përfshirë edhe ish-shefi i fushatës për zotin Trump, Paul Manafort, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Flynn dhe Roger Stone, një mik i vjetër i zotit Trump.

Page, i cili në mars 2016 filloi punë si këshilltar për politikën e jashtme në ekipin e zotit Trump, ka shprehur në të kaluarën lëvdata për Presidentin rus Vladimir Putin dhe ka kritikuar sanksionet amerikane kundër Rusisë. Ai këmbëngul se nuk ka kryer shkelje dhe gjatë muajve të fundit zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë përpjekur të ulin rëndësinë e rolit që ka luajtur në fushatë.

“Ky fakt vërteton të gjitha dyshimet që kam pasur për përgjime qeveritare të pajustifikuara dhe me synime politike,” tha Page në një deklaratë për Washington Post-in. Ai e krahasoi rastin e vet me atë të udhëheqësit për të drejtat civile Martin Luther King, i cili ka qenë objekt përgjimesh dhe përndjekjesh nga FBI.

Carter Page, i cili më parë ka punuar në një bankë investimesh, nuk është akuzuar për vepër penale. Por, sipas gazetës Washington Post, në mënyrë që të siguronin autorizim nga gjykata, zyrtarët e rendit paraqitën “një deklaratë të gjatë që argumentonte përse autoritetete federale besonin se Page po vepronte në interes të qeverisë ruse dhe se me vullnet të plotë ai ishte angazhuar në aktivitete të fshehta për llogari të Moskës”.

Në deklaratë përmenden kontakte të zotit Page me “një operativ të shërbimeve sekrete ruse në Nju Jork në 2013” si dhe kontakte me “operativë rusë” që nuk ishin bërë të ditura më parë, thuhet në artikullin e gazetës. Sipas njoftimeve të muajit të kaluar, besohet se zoti Page është takuar me ambasadorin rus në SHBA ndërkohë që po zhvillonte punimet Kuvendi i Republikanëve në 2016.

Dokumenti i gjykatës që autorizon përgjimet është ri-aktivizuar më shumë se një herë, njofton gazeta. Po sipas Washington Post-it, Carter Page është “i vetmi amerikan që ka qenë direkt nën përgjim në bazë të urdhërit të gjykatës për shërbimet sekrete, në kuadër të hetimeve mbi ndërhyrjet ruse në procesin zgjedhor gjatë 2016”.

Rusia ka përgënjeshtruar njoftimet se është përpjekur të influencojë rezultatin e zgjedhjeve të 2016. Zyrtarët e administratës Trump këmbëngulin se çdo aludim për bashkëpunim të fshehtë me Moskën është pa baza dhe me motive politike, megjithëse kjo temë vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias dhe të hedhë hije mbi administratën e re Trump.

Trumpi i kundërpërgjigjet Kim Jong Unit: Një armatë e fuqishme amerikane po të vjen

Presidenti Donald Trump tha në mënyrë të përsëritur se Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën gjënë e gabuar duke kundërshtuar amerikanët dhe se e paralajmëroi se një armatë e fuqishme e Shteteve të Bashkuara po shkon drejt gadishullit korean.

I pyetur nëse e konsideron të shëndetshëm mendërisht diktatorin koreano-verior, Trump u përgjigj për Fox News: “Nuk e di, nuk e di. Por di që po bën gjënë e gabuar”.

“Ne po dërgojmë një armatë atje. Shumë të fuqishme. Kemi madje edhe nëndetëse. Shumë më të fuqishme se avionët tanë biles. Dhe gjithashtu kemi ushtrinë më të mirë në Tokë,” tha Trump.

Dhe ndërsa gazetarja e pyet se çfarë po bën ushtria amerikane tani në Korenë e Veriut, Trump përgjigjet: “Këtë s’mund t’jua them. Nuk jap detaje në lidhje me ushtrinë”. Më herët Trump shkroi në Tëitter se Korea e Veriut po kërkonte telashe, dhe se SHBA do e zgjidhte problemin me ose pa ndihmën e Kinës.

Symantec: Mjetet e hakerimit të CIA kanë lidhje me 40 sulme kibernetike

Mjetet e hakerimit të përdorura nga Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) mund të jenë përdorur në të paktën 40 sulme kibernetike në 16 shtete, sipas kompanisë së sigurisë kompjuterike Symantec.

Kompania “Symantek” thotë se raporti i saj, i publikuar të hënën, është bazuar mbi dokumente të CIA-s të bëra publike nga WikiLeaks muajin e kaluar. Raporti thotë se mjetet e publikuara nga WikiLeaks kishin lidhje me infiltrime elektronike në organizata ndërkombëtare, financiare, energjitike dhe hapësinore në mbarë botën.

Objekt sulmesh kanë qënë kompani, universitete dhe agjenci qeveritare, ku Lindja e Mesme duket se ka qënë objektiv kryesor.

Në raportin e kompanisë Symantec, nuk përmedet “CIA” me emër, por ka pak dyshime se nga kanë ardhur mjetet hakeruese në fjalë. Kur WikiLeaks filloi publikimin e tyre në fillim të marsit, ajo nxori detaje tëpashoqa se si ato ishin nxjerrë nga Qendra e Zbulimit Kibernetik të CIA-s.

CIA ka refuzuar të kometojë lidhur me raportin e firmës Symantec apo mbi autencitetin e dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks. Nga ana tjetër, një zëdhënës ka mbrojtur përpjekjet e agjencisë për të grumbulluar të dhëna zbulimi, duke thënë se publiku amerikan duhet të ndihet tejet i shqetësuar nga veprimet e WikiLeaks.

“Diktatorët dhe terroristët nuk kanë aleat më të mirë në botë se Julian Assange, pasi privacia e tyre është e vetmja që ai ruan”, i tha zëdhënësi i CIA-s Jonathan Liu Zërit të Amerikës. Ai përsëriti se CIA e ka të ndaluar të mbledhë të dhëna për shtetasit amerikanë dhe se nuk e bën një gjë të tillë.

Mjetet e CIA-s të përshkruara nga WikiLeaks nuk përfshijnë survejime në masë dhe se të gjithë objektivat ishin subjekte qeveritare ose kishin vlera legjitime për sigurinë kombëtare për arsye të tjera, thotë kompania Symantec.

Në se dokumentet e publikuara nga WikiLeaks do të nxirrnin në pah ndonjë program aktiv zbulimi, kjo do ta vinte sërish në pozitë të vështirë komunitetin amerikan e zbulimit. Fakti që organizata evropiane, thuhet se ishin vënë në shënjestër, po ashtu ngre pikëpyetje të vështira për Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë e saj të zbulimit lidhur me vënien në shënjestër të aleatëve.

Trump: Kina përfiton nëse zgjidh problemin e Koresë së Veriut

Presidenti Donald Trump tha se i dha homologut të tij kinez Xi Jinping një ultimatum në takimin e javës së kaluar: nëse zgjidh krizën e Koresë së Veriut, do të përfitojë një marrëveshje të mirë tregtare me SHBA.

Zoti Trump komentoi sot në Tweeter: “I shpjegova Presidentit të Kinës se një marrëveshje tregtare me SHBA do të ishte shumë më me përfitim për ta nëse zgjidhin problemin e Koresë së Veriut!”

Në një koment të dytë në Twitter ai shkruante: “Koreja e Veriut po kërkon vetë telashe. Nëse Kina vendos të ndihmojë, atëherë shumë mirë. Nëse jo, ne do ta zgjidhim problemin pa të! SHBA.”

Presidenti e bëri të qartë se shpreson që Kina t’i bëjë presion fqinjit dhe aleatit të saj të ngushtë që të ndalë programin bërthamor.

Ai vazhdimisht e ka kritikuar Kinën se eksporton më shumë mallra në SHBA sesa importon.

Tillerson: Rusia t’i japë fund mbështetjes për Asadin

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson thotë se shpreson që Rusia nuk do ta mbështesë më presidentin sirian Bashar al-Assad, pas sulmit vdekjeprurës me armë kimike të javës së kaluar.

Është e qartë për të gjithë ne që sundimit të familjes së Asadit po i vjen fundi”, tha zoti Tillerson në Itali, ku zhvilloi bisedime me ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatëshes.

Politika jonë është për një Siri të bashkuar, që qeveriset nga vetë populli sirian. Është e qartë për të gjithë ne se sundimit të Asadit po i vjen fundi. Tranzicioni në vetëvete është shumë i rëndësishem, qëndrueshmëria, stabiliteti brenda një Sirie të bashkuar” tha sekretari amerikan i shtetit.

Rusia është rreshtuar përkrah regjimin të Asadit, Iranit dhe Hesbollahut. A janë këto aleanca që i shërbejnë interesit afatgjatë të Rusisë? Apo Rusia do të preferonte të rreshtohej me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet e tjera evropiane si dhe ato të Lindjes së Mesme që kërkojnë zgjidhje për krizën siriane? Ne duam të çlirojmë popullin sirian nga vuatjet, duam të krijojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurtë për Sirinë. Rusia mund të jetë pjesë e kësaj të ardhmeje e të luajë një rol të rëndësishëm ose të vazhdojë të ruajë aleancat e veta me këtë grup që ne besojmë nuk do t’i shërbejë interesit afatgjatë të Rusisë. Por vetëm Rusia mund t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje“, u shpreh zoti Tillerson.

Siria ishte fokusi i bisedimeve përpara udhëtimit të sekretarit amerikan të shtetit drejt Moskës, ku pritet të takohet me zyrtarët rusë.

Zoti Tillerson bisedoi me homologët e tij nga Jordania, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe rreth reagimit të Shteteve të Bashkuara ndaj sulmit sirian me armë kimike të javës së kaluar.

Pas takimit të hënën me zotin Tillerson, sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson tha se pas sulmit amerikan me raketa në një bazë ajrore siriane “loja tashmë ka ndryshuar.”

Zoti Johnson tha se aleatët do të diskutojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj personaliteteve ushtarake siriane si dhe pjesëtarëve të ushtrisë ruse të cilët kanë koordinuar përpjekjet siriane dhe që, sipas zotit Johnson, “janë bërë pjesë e sjelljes së tmerrshme të regjimit të Asadit.”

Trumpi nënshkruan protokollin e pranimit të Malit të Zi në NATO

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën Protokollin e pranimit të Malit të Zi në NATO, duke e përmbyllur procedurën e ratifikimit në SHBA, ka bërë të ditur Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Shtëpia e Bardhë nuk ka njoftuar zyrtarisht për nënshkrimin e Protokollit.

Senati amerikan më herët e ratifikoi Protokollin me një shumicë të votave të senatorëve nga të dyja partitë, me 97 vota për dhe vetëm dy kundër, Rand Paul dhe Mike Lee.

Pas hapjes së dritës së gjelbër për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, senatorët vlerësuan se kjo do të forcojë Aleancën dhe njëkohësisht të forcojë edhe demokracinë dhe pavarësinë në Mal të Zi, bën të ditur Zëri i Amërikës në gjuhën serbe.

Gjithashtu thanë se anëtarësimi i Malit të Zi do të forcojë edhe sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe do t’i dërgojë porosi të fuqishme Rusisë “që po provon të pushtojë fqinj dhe të ndryshojë rendin botëror”.

Pas nënshkrimit të protokollit nga presidenti amerikan për zgjerimin e Aleancës, mbetet që këtë procedurë të verfikimit ta përmbyllin edhe Spanja dhe Holanda.

Zyrtarët malazezë presin që Mali i Zi të bëhet anëtar i barabartë i NATO-s në samitin e radhës në fund të muajit maj në Bruksel.

New York Times e fiton Çmimin Pulitzer për artikujt për Putinin

Dean Baquet nga New York Times (në mes) duke e festuar fitimin e Çmimit Pulitzer

 

E përditshmja New York Times mbrëmë e ka fituar Çmimin Pulitzer për artikujt për përpjekjet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për projektimin e forcës së Rusisë në botë.

Në raportet e kësaj gazete është zbuluar se Putin përpiqet për të ndikuar në punët botërore dhe për projektimin e forcës ruse, duke përdorë “teknika” që sillen prej “vrasjeve e deri te keqtrajtimi dhe paraqitja e dëshmisë inkriminuese për kundërshtarët”, thuhet në arsyetimin e jurisë së Çmimit Pulitzer.

Kjo seri e shkrimeve ka filluaar para një viti dhe në të janë trajtuar rritja online e “armatave djallëzore” për përhapjen strategjike të dezinformacionit, pastaj për sulmet e paprecedente kibernetike të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

E përditshmja, New York Times, i ka fituar gjithsej tri Çmime Pulitzer për vitin 2016, më shumë se çdo gazetë tjetër, për shkrime të artikujve, fotografi aktuale dhe raportim ndërkombëtar.

E përditshmja, Washington Post, e ka fituar Çmim Pulitzer për raportim kombëtar gjatë fushatës, duke hedhur dyshim në pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se ai është donator zemërgjërë për organizatat humanitare.

McCain: Rusia “bashkëpunoi” me Sirinë në sulmin kimik

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, akuzoi Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik.

Forcat e regjimit sirian dyshohet se kanë kryer sulmin javën e kaluar në qytetin Khan Sheikhoun të provincës Idlib, duke vrarë mbi 80 veta.

“Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë”, tha McCain.

“SHBA duhet t’i thotë Rusisë se ky lloj i krimit të luftës është i papranueshëm për botën sot”, tha McCain gjatë qëndrimit në Beograd.

Rusia dhe Irani kanë fajësuar rebelët për sulmin e dyshuar kimik, ndërsa SHBA, si ndëshkim për këtë sulm, ka sulmuar një bazë ajrore të regjimit sirian.

Rriten tensionet mes Uashingtonit dhe Phenianit

Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar zyrtarëve t’i paraqesin alternativat për të eliminuar kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut, tha të dielën këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, H.R. McMaster. Komentet e zotit McMaster vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga intensifikimi i provave me raketa balistike të Phenianit.

H.R. McMaster i bëri këto komente në kanalin televiziv Fox News, ndërkohë që aeroplanmbajtësja Carl Vinson u nis drejt Gadishullit Korean. Ai e quajit këtë një vendim “të matur” për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara në Paqësorin perëndimor.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut sot tha se dislokimi i aeroplanmbajtëses USS Carl Vinson dhe disa luftanijeve mbështetëse në rajon ishte në përgjigje të “situatës së rëndë” në gadishullin korean.

“Ne jemi duke vëzhguar me kujdes situatën që të jemi në gatishmëri për t’u përballur me provokimet e Veriut, pasi së shpejti ata do të kenë disa ngjarje politike dhe Pheniani mund të bëjë prova të reja bërthamore ose prova me raketa,” tha Moon Sang-kyun, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë të Jugut.

Koreja e Veriut po përpiqet të prodhojë një raketë me rreze të gjatë veprimi, me mbushje bërthamore që mund të godas territorin e Shteteve të Bashkuara, një distancë prej rreth 8,000 kilometrash. Pheniani deri më tani ka bërë pesë prova bërthamore dhe mund të jetë duke u përgatitur për provën e gjashtë.

Kohët e fundit Pheniani bëri një provë me raketë balistike, duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ndalojnë këto lloje provash.

H.R. McMaster tha se presidenti Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping janë pajtuar në takimin e tyre në Florida javën e kaluar se “sjelljet provokuese” të Phenianit dhe përpjekjet e tij për të prodhuar armë bërthamore janë të papranueshme.

Presidenti Trump i ka bërë thirrje Kinës, aleatit kryesor të Koresë së Veriut, që të marrë masa më të forta për të frenuar ambiciet bërthamore të Phenianit.

Mjeti fluturues ushtarak i afrohet avionit presidencial

Një avion ushtarak amerikan iu afrua të dielën mbrëma në distancë tepër të vogël avionit Air Force One me të cilin udhëtonte Presidenti Trump, para se ky të ulej në Bazën Ajrore Andrews në Merilend pranë Uashingtonit.

Avioni presidencial nuk u shmang dhe nuk ka shenja se ishte në ndonjë rrezik. Ai u ul pa probleme në bazën Andrews gjashtë minuta më vonë.

Disa gazetarë, duke përfshirë edhe një korrespondent të Zërit të Amerikës që ndodheshin në bord u bënë dëshmitarë të incidentit. Avioni ushtarak u vu re fillimisht nga një fotograf i Associated Press-it.

Presidenti Trump ishte duke u kthyer nga vendpushimi Mar-a-Lago në Florida, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Gjatë qëndrimit në Mar-a-Lago, Presidenti dha gjithashtu urdhër për goditjen me raketa të një aeroporti në Siri, nga i cili u nisën avionët që, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërmorën sulmin kundër civilëve me gazin nervor sarin.

Presidenti Trump kërkon opsione në përgjigje të programit bërthamor të Phenianit

Presidenti Donald Trump u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë t’i paraqesin opsione për të eliminuar rrezikun që paraqet militarizimi bërthamor i Koresë së Veriut, tha të dielën Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, H.R. McMaster.

Ndërkohë që një njësi luftarake e marinës amerikane ishte në lundrim drejt ujërave pranë Gadishullit Korean, zoti McMaster tha për rrjetin Fox News: “Ky është një regjim i papërgjegjshëm që tani ka kapacitete bërthamore. Presidenti na ka kërkuar t’i japim një gamë të plotë opsionesh për të eliminuar kërcënimin ndaj amerikanëve dhe aleatëve e partnerëve tanë në rajon”.

Zoti McMaster e cilësoi “një veprim të mençur” vendimin për të dërguar njësinë luftarake Carl Vinson për të mbrojtur interesat amerikane në Paqësorin Perëndimor.

Korea e Veriut vazhdon përpjekjet për të zhvilluar një raketë me rreze të gjatë veprimi, të aftë të pajiset me mbushje bërthamore, e cila të mund të godasë Shtetet e Bashkuara që ndodhen 8 mijë km larg. Deri tani Pheniani ka kryer pesë prova dhe mund të jetë në përgatitje për provën e gjashtë.

Pa përmendur Korenë e Veriut me emër, Këshilltari McMaster tha “Nëse shkel marrëveshjet ndërkombëtare, nëse nuk përmbush angazhimet që ke marrë, nëse bëhesh kërcënim për të tjerët, do të vijë një pikë kur mund të ndeshesh me një përgjigje”.

Njësia Sulmuese Carl Vinson kishte ankoruar në Singapor dhe më pas ishte nisur drejt Australisë, kur mori urdhër të lundronte drejt veriut.

Synimi i kësaj njësie është të mbrojë interesat amerikane në pjesën perëndimore të Paqësorit, tha një zyrtar i Pentagonit për Zërin e Amerikës.

Njësia sulmuese përfshin një aeroplanmbajtëse dhe tre destrojerë me raketa.

Presidenti Trump nuk ka shprehur një strategji të qartë në përgjigje të politikave koreano-veriore, por ai ka kritikuar qëndrimin e administrative të mëparshme që e ka cilësuar si “durim strategjik” ndaj militarizimit bërthamor që po ndjek Pheniani.

SHBA-të do t’i bëjnë presion Rusisë për armatimin kimik sirian

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se do t’i bëjë presion Rusisë për dështimin e saj për ta parandaluar aleatin sirian nga përdorimi i armatimit kimik, gjatë takimeve në Moskë më 11 prill.

Gjatë një interviste në rrjetin televiziv, ABC, të transmetuar sot, Tillerson tha se do t’i bëjë thirrje qeverisë së Rusisë, për “t’i plotësuar obligimet ndaj komunitetit ndërkombëtar meqë është pajtuar të jetë garantuese e eliminimit të armatimit kimik” të Sirisë.

Nëse Siria kryen më tepër sulme kimike, tha sekretari Tillerson, “atherë kjo do t’i dëmtojë qartas raportet Shtetet e Bashkuara – Rusi”.

Shtetet e Bashkuara kanë lansuar raketa speciale ndaj një baze ajrore në Siri, më 7 prill, në përgjigje të asaj që Uashingtoni thotë se ishte sulm vdekjeprurës me armatim kimik kundër civilëve, nga qeveria e presidentit, Bashar al-Assad.

SHBA: “Nuk ka zgjidhje politike për sa kohë që Asadi është në pushtet”

Haley: “Nëse do të shikoni situatën aktuale atje, mendoj që me Asadin nuk mund të kemi një qeveri paqësore dhe stabiliteti”

OKB – Ambasadorja e Përhershme e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka thënë se “nuk ka mundësi që të ketë një zgjidhje politike në Siri për sa kohë Asadi do të jetë në pushtet”.

Këto deklarata Haley i ka bërë gjatë një paraqitje televizive në CNN, ku ka vlerësuar politikën e SHBA-së për Sirinë.

Pyetjes se, “Nëse është politika e SHBA-së për ndryshimin e regjimit në Siri”, Haley është përgjigjur:

“Kemi më shumë se një prioritet. Prioritetit i vetëm i joni nuk është ikja e Asadit. Ne po mundohemi të fitojmë kundër DEASH-it. E dyta, për sa kohë që Asadi të jetë në pushtet nuk mund të ketë një zgjidhje paqësore. E treta, dobësimi i ndikimit iranian. Përmes të gjitha këtyre pikave, ne mendojmë që regjimi mund të ndryshojë. Nëse do të shikoni situatën aktuale atje, mendoj që me Asadin nuk mund të kemi një qeveri paqësore dhe stabiliteti”.

Ndërsa një pyetjeje se nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të vazhdojë me ofensivën ushtarake në Siri, Haley tha: “Nëse duhet të bëjë më shumë, do ta bëjë. Zhvillimet e mëtejshme varen nga reagimet për ato që ndodhin në Siri”.

Haley në vijim tha se ata dëshirojnë që të nisin punën për një zgjidhje politike në Siri, me qëllim ardhjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Marina amerikane e dërgon një grup sulmues në Gadishullin Korean

Pamje e luftanijes amerikane USS Farragut

 

Në një shenjë të rritjes së tensioneve në rajon, Marina e Shteteve të Bashkuara tha se e dërgon një grup sulmues, përfshirë një aeroplanmbajtëse, në Gadishullin Korean.

Zëdhënësi i Komandës amerikane të Paqësorit, Dave Benham, tha sot se grupi sulues, Carl Vinson, po dërgohet në gadishull për “ta mbajtur gatishmërinë dhe praninë në Paqësorin perëndimor”.

Një tjetër zyrtar, i cili ka kërkuar që të mos identifikohet, tha se grupi sulmues po udhëtonte nga Singapori në gadishull, derisa janë shtuar shqetësimet për programin e armatimit të Koresë Veriore.

Zëdhënësi Benham tha se Koreja Veriore mbetet problemi numër 1 në rajon, për shkak “të programit të vet të testeve raketore dhe aktivitetit për kapacitet të armatimit atomik, që është një program i pamatur, i papërgjegjshëm dhe destabilizues”.

Koreja Veriore disa herë kohëve të fundit ka zhvilluar prova të raketave balistike, duke i shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Një test i tillë i fundit u bë në fillim të këtij muaji.

Presidenti Trump pranon ftesë për vizitë shtetërore në Pekin

Presidenti Donald Trump ka pranuar një ftesë nga Presidenti i Kinës Xi Jinping për të zhvilluar një vizitë shtetërore në Pekin. Vizita do të zhvillohet këtë vit, por nuk është dhënë një datë e saktë.

Njoftimi u bë në kompleksin e pushimeve Mar-a-Lago në Florida, gjatë një sesioni informimi të tre sekretarëve të kabinetit të zotit Trump dhe u konfirmua nga media shtetërore kineze.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se presidentët Trump dhe Xi kishin diskutuar mbi Korenë e Veriut dhe ishin të një mendjeje se rendja e Phenianit pas armatimit bërthamor është një problem shqetësues. Sekretari Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë një angazhim të përbashkët për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean dhe se do të bashkëpunojnë më ngusht për këtë synim.

Nuk është e qartë sa u fol gjatë takimit për çështjen e të drejtave të njeriut, një temë që është ngritur në takime të mëparshme mes udhëheqësve të dy vendeve.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump kishte ngritur “shqetësime serioze për ndikimin e politikave industriale, bujqësore, teknologjike dhe kibernetike të Kinës tek tregu i punësimit dhe vëllimi i eksporteve amerikane”.

Trump: “Progres i jashtëzakonshëm” në raportet me Kinën

Donald Trump (majtas) dhe Xi Jinping gjatë takimit të mbrëmshëm në një pushimore në Floridë

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ai ka bërë “progres të jashtëzakonshëm” në raportet me Kinën, pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Në të kaluarën, Trump e kishte kritikuar ashpër Kinën.

Duke mos paraqitur të dhëna specifike, Trump tha mbrëmë se “ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, mendoj se është bërë progres i vërtetë”.

Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë fjalimit të tij ishte i paqartë, por në përgjithësi është shprehur pozitivisht në konferencën e përbashkët për gazetarë, pas takimit në pushimoren, Mar-a-Lago në Floridë.

Presidenti Xi Jinping tha se “për paqen dhe stabilitetin në botë, ne po ashtu, do ta plotësojmë përgjegjësinë historike”.

Komentet e mbrëmshme të zotit Trump ndryshojnë nga fjalët e ashpra të përdorura gjatë fushatës zgjedhore për president amerikan, me ç’rast e kishte akuzuar Kinën për manipulim monetar dhe praktika jokorrekte tregtare.

Tillerson: I zhgënjyer me reagimin e ashpër të Rusisë

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se ishte i “zhgënjyer por jo i befasuar” nga reagimi i ashpër i Rusisë ndaj sulmeve ajrore amerikane në Siri.

Moska i ka kritikuar ashpër sulmet e djeshme raketore në një bazë ajrore në Siri duke i vlerësuar si “akt agresioni” dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Rusia, po ashtu, tha se do t’i pezulloj linjat e komunikimit me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Siri dhe do ta ndihmoj regjimin sirian për shtimin e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve të ardhshme.

“Jam i zhgënjyer me këtë përgjigje të rusëve, sepse indikon për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, për regjimin i cili kryen këso lloje të sulmeve të tmerrshme kundër popullit të vet”, tha Tillerson, i cili javën e ardhshme udhëton në Moskë në, vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi kishte për qëllim ta ndëshkoj Sirinë për përdorim të armatimit kimik kundër civilëve gjatë një aksioni vdekjeprurës këtë javë.

Pentagoini tha se baza ajrore, Shajrat, që pjesërisht është shkatërruar nga sulmi amerikan, ishte shfrytëzuar nga forca ajrore e Sirisë për lansim të sulmit me gaz nervor në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 vetë.

SHBA: Neil Gorsuch konfirmohet për gjyqtar në Gjykatën Supreme

Neil Gorsuch

Senati i Shteteve të Bashkuara sot e ka konfirmuar gjyqtarin, Neil Gorsuch, për anëtar të Gjykatës Supreme.

Votimi i sotëm 54 për dhe 45 kundër, u bë vetëm një ditë pasi senatorët republikanë i ndryshuann rregullat duke lejuar që Gorsuch të votohet me shumicë të thjeshtë.

Nominimi i gjyqtarit Gorsuch nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, ishte kundërthënës, pasi republikanët në Senat patën refuzuar t’i mundësojnë dëgjim konfirmues, gjyqtarit, Merrick Galrand, të nominuarit të ish-presidentit, Barack Obama, për nëntë muaj, duke shpjeguar se vendi i zbrazët duhet të plotësohet nga presidenti i zgjedhur në nëntor të vitit 2016.

Neil Gorsuch, 49 vjeçar, pritet ta ripërtrijë shumicën konservatore në gjykatë në raport 5:4.

Ai është zgjedhur në vend të gjyqtarit, Antonin Scalia, i cili pat vdekur në shkurt të vitit 2016.

Trump: Përparim madhor në bisedimet me Presidentin Xi

Presidenti Donald Trump tha se ka shënuar “përparim madhor” me Presidentin e Kinës Xi Jinping në bisedimet e tyre në kompleksin Mar-a-Lago në Florida.

Presidenti Trump bëri komente për gazetarët pas takimit me zotin Xi, ku e përshkroi udhëheqësin kinez dhe përfaqësuesit e tij si “tepër interesantë” në bisedime dhe shprehu shpresën se të dyja palët do të vazhdojnë të shënojnë përparim për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

“Mendoj se marrëdhënia që kemi zhvilluar unë dhe Presidenti Xi është e shkëlqyer. Mirëpresim takime të tjera në të ardhmen dhe besoj se shumë nga problemet shqetësuese do të sheshohen,” tha zoti Trump.

Sipas zyrtarëve, presidentët Trump dhe Xi do të vazhdojnë diskutimet mbi kërcënimin bërthamor nga Korea e Veriut, shkëmbimet tregtare dhe tema të tjera.

Gjatë takimit, zoti Xi bëri një koment në gjuhën kineze, në dialektin mandarin, por nuk kishte në atë moment ndonjë përkthyes aty pranë. Presidenti Trump me shaka, iu përgjigj: “Jam 100% dakord, zoti president, shumë faleminderit”.

Dje, Presidenti Trump dhe anëtarë të administratës së tij e bënë të qartë se shpresojnë t’i kërkojnë Pekinit të bëjë më shumë për t’i ushtruar presion Phenianit për programin bërthamor koreano-verior.

Në komentet për gazetarët që udhëtonin me të në avionin presidencial, zoti Trump tha se deficiti tregtar prej afro 310 miliardë dollarësh me Kinën është një ndër temat parësore në takim. Presidentit Trump i është bërë thirrje të trajtojë gjithashtu shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Zoti Xi mbërriti në Florida dje pasdite. Presidenti Trump i bëri një pritje të ngrohtë homologut kinez, pavarësisht premtimeve të tij të mëparshme për t’u ballafaquar me Kinën për tregtinë dhe çështje financiare.

Kur mbërriti në Mar-a-Lago, Presidenti kinez u prit nga njerëz me banderola, por në rrugët pranë kompleksit ishin rreshtuar edhe protestues që kritikonin gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë. Protestuesit për çështje të ndryshme të Kinës ishin përgatitur mirë.

“Mbërritëm dy ditë më parë. E njohim vendin dhe do të jetë e vështirë me gjithë bllokimet e rrugëve. Por ne duam t’ia bëjmë të qartë shkeljet stafit të Presidentit kinez dhe të bëjmë thirrje për drejtësi”, thotë protestuesi Xianhua Ning.

Ligjvënësi nga Nju Xhersi, Chris Smith, i tha shërbimit në gjuhën kineze të Zërit të Amerikës se Presidenti Trump duhet ta ngrejë çështjen e të drejtave të njeriut me zotin Xi:

“Dimë se do të bisedohet rreth Koresë së Veriut dhe kjo është gjëja e duhur. Korea e Veriut kërcënon ekzistencën e Koresë së Jugut dhe vendeve të tjera në rajon. Por, Presidenti Trump duhet të ngrejë me forcë abuzimin me të drejtat e njeriut, siç nuk u veprua nga administrata Obama. Xi Jinping fatkeqësisht po konkuron me Korenë e Veriut në ushtrimin e torturës ndaj shtetasve të tij, në detyrimin e grave të abortojnë, si dhe në një sërë abuzimesh të tjera që janë krime ndaj njerëzimit.”

Ligjvënësi Smith tha se SHBA-ja është një treg shumë i madh për mallrat kineze, dhe Presidenti Trump mund ta shtrëngojë Pekinin të tregojë progres për të drejtat e njeriut.

Analistët thonë se Presidenti kinez ka ardhur i përgatitur për bisedime të vështira.

“Komuniteti kinez i politikës së jashtme është mobilizuar për ta furnizuar atë me informacion për mënyrat, llojin e çështjeve që mund të ngrejë, se si të nxisë një përqasje bashkëpunuese me zotin Trump. Në veçanti mendoj se kinezët e kanë dërguar këtu zotin Xi me një paketë bujare dhuratash”, thotë Yun Sun, eksperte për Kinën në Qendrën “Stimson”.

Analistja i tha Zërit të Amerikës se Presidentit Trump i duhet financim për përmirësimet në infrastrukturë që u ka premtuar votuesve dhe se kinezët mund të ndihmojnë me investime.

Mbështetje e gjerë në Kongres për sulmin amerikan në Siri

Vendimi i Presidentit Trump për të autorizuar goditjen e një baze ajrore të ushtrisë siriane gjeti mbështetje të gjerë në radhët e anëtarëve të Senatit amerikan nga të dyja partitë, megjithëse pati edhe anëtarë që shprehën shqetësim që presidenti nuk kërkoi autorizim nga Kongresi për një veprim të tillë ushtarak.

Disa nga kundërshtarët më të fortë politikë të presidentit e mbështetën sulmin. Udhëheqësi i pakicës demokrate, Senatori Chuck Schumer tha se goditja amerikane ishte veprimi i duhur pas sulmit shokues të ushtrisë siriane ku mendohet se janë përdorur armë kimike. Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cilësoi si “përgjigjja e duhur”.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se kjo goditje u dërgon një mesazh të fuqishëm miqve dhe kundërshtarëve të Amerikës.

“Sulmi siguron aleatët suni në vendet arabe se Amerika është aktive, se do të luajë një rol udhëheqës dhe se po përpiqet të jetë konstruktive në disa arena në botë, si dhe u përcjell një mesazh Iranit, Koresë së Veriut, dhe rusëve se Amerika synon të udhëheqë përsëri,” tha Senatori McConnell.

Ligjvënësit kishin mendime të ndryshme për rolin e Kongresit.

Administrata Obama si dhe administrata Trump janë mbështetur në autorizimin që ka dhënë Kongresi pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për të përdorur forcën për të goditur grupe terroriste si ISIS dhe al-Kaida. Por disa ligjvënës ngritën sot argumentin se goditja e trupave qeveritare siriane kërkon një akt të ri nga Kongresi për të autorizuar këto masa.

“Nëse presidenti ka në plan të shkallëzojë angazhimin ushtarak amerikan në Siri, ai duhet të vijë para Kongresit për të marrë Autorizim për Përdorim të Forcës Ushtarake. Kjo është një masë e nevojshme për të parandaluar hapjen e një konflikti të ri në Lindjen e Mesme,” tha udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Republikani Rand Paul kritikoi sulmin në Siri, duke thënë se ndërhyrje të mëparshme amerikane në konflikte në Lindjen e Mesme “nuk kanë bërë asgjë për ta bërë Amerikën më të sigurtë”. Presidenti duhet të marrë autorizim nga Kongresi për veprime të tilla ushtarake. Këtë e kërkon Kushtetuta, tha Senatori Paul.

Clintoni bën thirrje që të ndalohet ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet në SHBA

Hillary Clinton ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” me dyshimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar dhe ka bërë thirrje për një hetim të pavarur dhe për marrjen e masave që një gjë e tillë të mos ndodhë më.

Duke folur në Nju Jork në një samit për çështjen e grave, ish-kandidatja demokrate për presidente, ka thënë se Rusia ka synuar të krijojë “mosbesim dhe konfuzion”, duke pirateruar dhe më pas publikuar në media emailat e saj dhe të partisë së saj.

“Besoj se kjo që na është bërë ne është akt i agresionit dhe ështe kryer nga një fuqi e huaj, që është nën kontrollin e një personi që ka dëshirë të dominojë Evropën dhe të na dëmtoj ne”, tha ajo duke iu referuar presidentit rus, Vladimit Putin.

Clinton tha se Kogresi duhet të lërë anash ndasitë partiake dhe të formojë një komision të pavarur, jopartiak, për të hetuar këtë çështje dhe për të ndërmarrë masa që ndërhyrje të tilla të Rusisë të mos ndodhin më. Në të kundërtën, tha ajo, “ata do të kthehen”.

E pyetur për 100 ditëshin e presidencës së Donald Trumpit, Clinton tha se nuk ndjen “asnjë kënaqësi kur shoh këtë funksionim kaotik”, në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi pret në Florida Presidentin e Kinës Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten Presidentin e Kinës Xi Jinping në kompleksin e tij të pushimeve në Florida për një takim dy ditësh, ku udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara do t’i kërkojë Pekinit të angazhohet më shumë për t’i bërë presion Phenianit që të ndalë programin e armëve bërthamore.

Presidenti i Kinës mbërriti në Florida të enjten pasdite, i shoqëruar nga bashkëshortja, dhe u prit nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson.

Pa dhënë shumë hollësi, Presidenti Trump tha këtë javë se: “Nëse Kina nuk zgjidh problemin e Koresë së Veriut, do ta zgjidhim ne vetë”. Administrata e tij po analizon mundësinë e sanksioneve kundër bankave dhe kompanive kineze që i lejojnë Phenianit qasje në burime financiare ndërkombëtare.

Korea e Veriut merr nga Kina thuajse të gjitha importet e saj me naftë, mallra konsumi dhe lëndë të parë për prodhim industrial, si dhe materiale për programin e saj bërthamor.

Por Kina po shfaq shqetësim në rritje lidhur me tendencat e militarizimit të udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un, i cili ende nuk ka vizituar ndonjëherë Kinën gjatë sundimit të tij gjashtë vjeçar. Një numër sanksionesh nga OKB nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruara për të ndalur provat bërthamore të Phenianit, i cili vuri ditët e fundit në provë një raketë balistike të lëshuar nga një nëndetëse.

Presidentët Trump dhe Xi, të cilët drejtojnë dy ekonomitë më të mëdha të botës, zhvillojnë takimin e tyre të parë, ku përfshihen dy ditë bisedime dhe një darkë së bashku me bashkëshortet në komleksin buzë detit, Mar-a-Lago.

Presidenti Trump that të enjten se nuk është i sigurtë si do të ecin bisedimet, duke shtuar “Do të jenë interesante. Askush nuk e di vërtetë si do shkojnë”.

Të mërkurën, zoti Trump tha se adresimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut do të kishte qenë “shumë më i lehtë nëse do të ishte trajtuar vite më parë”. Por udhëheqësi amerikan tha se e mirëpret këtë sprovë.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe çështje tregtare, në veçanti hendekun e madh mes eksporteve kineze për në Shtetet e Bashkuara dhe mallrave amerikane që Amerika eksporton në Kinë, të cilat përfaqësojnë deficitin më të thellë tregtar për Amerikën që në 2016 arriti në 310 miliardë dollarë.

Në një postim në Twitter javën e kaluar, zoti Trump tha se takimi i tij me udhëheqësin kinez do të ishte “shumë i vështirë, pasi nuk mund të lejojmë më një deficit masiv tregtar dhe humbje të vendeve të punës”.

Analistët kanë spekuluar se zoti Xi mund t’u ofrojë Shteteve të Bashkuara më shumë investime kineze që do të hapnin vende pune për amerikanët, një ndër premtimet kryesore të zotit Trump.

Gjatë administratës së Presidentit Obama, marrëdhëniet kino-amerikane u përqëndruan disa herë në përpjekjet për të pakësuar gazet ndotëse për mjedisin në dy vendet që krijojnë ndotjen më të madhe të planetit. Por zoti Xi dhe zoti Trump po ndjekin dy kurse krejt të kundërta lidhur me luftën kundër ndotjes së mjedisit.

Takimi në Mar-a-Lago pritet të përkufizojë natyrën e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara gjatë administratës Trump.

Videot: Presidenti Trump e bëri: SHBA ndërmarrin sulme kundër regjimit kriminal të Assadit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”.

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA goditën me 56 raketa tomahok objekte të qeverisë siriane si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri që la dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur.

Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbrëmë një fjalim të shkurtër përpara mediave në Florida, ku njoftoi se kishte dhënë urdhër për goditje ushtarake kundër një baze ajrore në Siri, nga e cila ishin ndërmarrë sulme me armë kimike. Ai tha se nuk ka diskutim që Siria përdori armë kimike, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Presidenti tha se “është në interesin jetik kombëtar të SHBA të parandalojnë dhe të frenojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse.”

Bashar al-Assadi, tha se zoti Trump, u mori jetën njerëzve të pashpresë.

Presidenti Trump tha se u bënte thirrje vendeve të qytetëruara të bashkoheshin në përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për t’i dhënë fund grupit Shteti Islamik.

 

 

Fjalimi i Donald Trump për sulmet e sotme në Siri

Sulmet amerikane u ndërmorën nga dy destrojerë të Marinës amerikane në Mesdheun lindor.

Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Assadit që nga fillimi i luftës civile në Siri gjashtë vjet më parë.

Raketat goditën bazën ajore Shayrat, nga e cila mendohet se u nisën avionët që ndërmorën sulmin me armë kimike. Sipas medias amerikane, sulmet u ndërmorën rreth orës 8:45 sipas kohës së Uashingtonit.

Sulmet amerikane u ndërmorën nga dy destrojerë të Marinës amerikane në Mesdheun lindor

Burime ushtarake siriane kanë konfirmuar se sulmi ajror amerikan ka sjellë humbje në radhët e tyre. Kjo lëvizje e SHBA-ve, vjen menjëherë pasi presidenti amerikan Donald Trumm tha “diçka do të ndodhë”, në përgjigjë të sulmeve kimike të regjimit të Assad.

“Kjo nuk duhet të ndodhte. Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë”, u shpreh Donald Trump, kur denoncoi atë që ai e quajti “krim skandaloz”, sulmin me armë kimike në Siri.

Kjo lëvizje e SHBA-ve, vjen menjëherë pasi presidenti amerikan Donald Trumm tha “diçka do të ndodhë”, në përgjigjie.

Sipas mediave që citonin një zyrtar të lartë ushtarak amerikan, përpara lëshimit të raketave tomahok Pentagoni kishte njoftuar zyrtarët ushtarakë rusë përmes kanaleve ekzistuese të çtensionimit.

Është e paqartë nëse sulmet kundër objektivave të Assadit do të vazhdojnë.

Përgatitjet në Pentagon

Një zyrtar i lartë ushtarak i SHBA tha të enjten se Pentagoni kishte paraqitur alternativa për një goditje në Siri, pas sulmit me armë kimike ku u vranë rreth 100 civilë dhe për të cilin është fajësuar presidenti Bashar al-Asad.

Zyrtari i tha Zërit të Amerikës se në Pentagon ishin zhvilluar takime me shefat e shtatmadhorisë lidhur me atë që ai e quajti synim verbal të Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime në Siri.

Gjatë rrugës në avion për në Florida për takimin me presidentin kinez Xi Jinping, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ajo që ndodhi në Siri ishte “një turp për njerëzimin,” dhe se me Asadin në komandë … diçka duhet të ndodhë.”

“Ajo që bëri Assadi është e tmerrshme. Unë mendoj se ajo që ndodhi në Siri është një nga krimet me të vërtetë skandaloze; kjo nuk duhet të kishte ndodhur dhe nuk duhet të lejohet të ndodhë,” tha ai.

Zoti Trump shtoi se “në një moment të caktuar” ai mund të flasë për Sirinë me aleatin e saj më të madh ushtarak, presidentin rus Vladimir Putin.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson flet në konferencën e shtypit të enjten në Palm Beach, Florida. Ai tha se Assadi nuk ka rol në qeverisje në të ardhmen e Sirisë.

Tillerson: Assadi duhet të largohet

Image

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson bëri thirrje për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, për shkak të sulmit me armë kimike.

“Procesi me të cilin Assadi do të largohej nga pushteti është diçka që kërkon një përpjekje të komunitetit ndërkombëtar, për të mundur së pari ISIS-in në Siri, për të stabilizuar vendin e për të shmangur luftën e mëtejshme civile, dhe më pas për të punuar së bashku me partnerët tanë kudo në botë përmes një procesi politik që do të çonte në largimin e Assadit,” u tha gazetarëve në Florida zoti Tillerson.

Duke sinjalizuar një ndryshim të papritur në politikën amerikane për të ardhmen e Assadit, zoti Tillerson tha se “Assadi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e popullit sirian.”

Komentet e zotit Tillerson ishin në kontrast me ato të bëra në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar nga zëdhënësi Sean Spicer, i cili tha se administrata e Presidentit Donald Trump po largohej nga qëndrimi i ish-presidentit Barak Obama, i cili kishte bërë thirrje për rrëzimin e Asadit.

“Ka një realitet politik që ne duhet ta pranojmë nga aspekti i gjendjes ku jemi tani”, tha zoti Spicer të premten e kaluar. “Ne kemi humbur shumë raste gjatë administratës së fundit, në lidhje me Asadin,” shtoi ai. Edhe zoti Tillerson kishte komentuar, se fati i Assadit duhej të vendosej nga populli sirian. Komentet u kuptuan si një sinjal se Uashingtoni nuk e shihte si përparësi të lartë heqjen e Assadit nga pushteti.

“Ne po shqyrtojmë përgjigjen e duhur” për sulmin kimik në Siri, tha të enjten zoti Tillerson. Shtetet e Bashkuara, tha ai, janë konsultuar me vendet e tjera për të përcaktuar mënyrën më të mirë për t’u kundërpërgjigjur. “Kjo është një çështje serioze, që kërkon një përgjigje serioze,” tha Sekretari i Shtetit.
SHBA hedhin poshtë pretendimin rus dhe sirian

Diplomati i lartë amerikan tha se sulmi i së martës “na ka tronditur të gjithëve. … Nuk ka asnjë dyshim në mendjet tona, dhe informacioni që kemi e mbështet këtë, se Siria, regjimi sirian nën Asadin, është përgjegjës për këtë sulm. Dhe, unë mendoj, se është shumë e rëndësishme që qeveria ruse të rishikojë me kujdes mbështetjen e saj të vazhdueshme për regjimin e Asadit.”

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se ishin avionët luftarakë sirianë që sulmuan me bomba kimike qytetin e mbajtur nga kryengritësit.

“Njerëzit në terren u panë duke reaguar ndaj një agjenti nervor dhe ndërtesa e goditur ishte pa mëdyshje një spital”, tha një zyrtar ushtarak amerikan për Zërin e Amerikës.

Zyrtari tha se sulmi u krye nga avionë sirianë me krahë fiksë dhe hodhi poshtë pretendimet ruse dhe siriane se objektivi i goditur ishte një depo e kryengritësve për grumbullimin e armëve kimike.

 

SHBA ndërmarrin sulme kundër Sirisë

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA goditën me 50 raketa tomahok objekte të qeverisë siriane si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri që la dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur.

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbrëmë një fjalim të shkurtër përpara mediave në Florida, ku njoftoi se kishte dhënë urdhër për goditje ushtarake kundër një baze ajrore në Siri, nga e cila ishin ndërmarrë sulme me armë kimike. Ai tha se nuk ka diskutim që Siria përdori armë kimike, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Presidenti tha se “është në interesin jetik kombëtar të SHBA të parandalojnë dhe të frenojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse.”

Bashar al-Assadi, tha zoti Trump, u mori jetën njerëzve të pashpresë.

Presidenti Trump tha se u bënte thirrje vendeve të qytetëruara të bashkoheshin në përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për t’i dhënë fund grupit Shteti Islamik.

Sulmet amerikane u ndërmorën nga dy destrojerë të Marinës amerikane në Mesdheun lindor.

Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Assadit që nga fillimi i luftës civile në Siri gjashtë vjet më parë.

Raketat goditën bazën ajore Shayrat dhe kishin si objektiv avionët luftarakë sirianë dhe objekte të infrastrukturës në këtë bazë. Sulmet u ndërmorën rreth orës 8:45 sipas kohës së Uashingtonit.

Sipas mediave që citonin një zyrtar të lartë ushtarak amerikan, përpara lëshimit të raketave tomahok Pentagoni kishte njoftuar zyrtarët ushtarakë rusë përmes kanaleve ekzistuese të çtensionimit.

Është e paqartë nëse sulmet kundër objektivave të Assadit do të vazhdojnë.

Përgatitjet në Pentagon

Një zyrtar i lartë ushtarak i SHBA tha të enjten se Pentagoni kishte paraqitur alternativa për një goditje në Siri, pas sulmit me armë kimike ku u vranë rreth 100 civilë dhe për të cilin është fajësuar presidenti Bashar al-Asad.

Zyrtari i tha Zërit të Amerikës se në Pentagon ishin zhvilluar takime me shefat e shtatmadhorisë lidhur me atë që ai e quajti synim verbal të Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime në Siri.

Gjatë rrugës në avion për në Florida për takimin me presidentin kinez Xi Jinping, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ajo që ndodhi në Siri ishte “një turp për njerëzimin,” dhe se me Asadin në komandë … diçka duhet të ndodhë.”

“Ajo që bëri Assadi është e tmerrshme. Unë mendoj se ajo që ndodhi në Siri është një nga krimet me të vërtetë skandaloze; kjo nuk duhet të kishte ndodhur dhe nuk duhet të lejohet të ndodhë,” tha ai.

Zoti Trump shtoi se “në një moment të caktuar” ai mund të flasë për Sirinë me aleatin e saj më të madh ushtarak, presidentin rus Vladimir Putin.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson flet në konferencën e shtypit të enjten në Palm Beach, Florida. Ai tha se Assadi nuk ka rol në qeverisje në të ardhmen e Sirisë.

Tillerson: Assadi duhet të largohet

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson bëri thirrje për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, për shkak të sulmit me armë kimike.

“Procesi me të cilin Assadi do të largohej nga pushteti është diçka që kërkon një përpjekje të komunitetit ndërkombëtar, për të mundur së pari ISIS-in në Siri, për të stabilizuar vendin e për të shmangur luftën e mëtejshme civile, dhe më pas për të punuar së bashku me partnerët tanë kudo në botë përmes një procesi politik që do të çonte në largimin e Assadit,” u tha gazetarëve në Florida zoti Tillerson.

Duke sinjalizuar një ndryshim të papritur në politikën amerikane për të ardhmen e Assadit, zoti Tillerson tha se “Assadi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e popullit sirian.”

Komentet e zotit Tillerson ishin në kontrast me ato të bëra në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar nga zëdhënësi Sean Spicer, i cili tha se administrata e Presidentit Donald Trump po largohej nga qëndrimi i ish-presidentit Barak Obama, i cili kishte bërë thirrje për rrëzimin e Asadit.

“Ka një realitet politik që ne duhet ta pranojmë nga aspekti i gjendjes ku jemi tani”, tha zoti Spicer të premten e kaluar. “Ne kemi humbur shumë raste gjatë administratës së fundit, në lidhje me Asadin,” shtoi ai. Edhe zoti Tillerson kishte komentuar, se fati i Assadit duhej të vendosej nga populli sirian. Komentet u kuptuan si një sinjal se Uashingtoni nuk e shihte si përparësi të lartë heqjen e Assadit nga pushteti.

“Ne po shqyrtojmë përgjigjen e duhur” për sulmin kimik në Siri, tha të enjten zoti Tillerson. Shtetet e Bashkuara, tha ai, janë konsultuar me vendet e tjera për të përcaktuar mënyrën më të mirë për t’u kundërpërgjigjur. “Kjo është një çështje serioze, që kërkon një përgjigje serioze,” tha Sekretari i Shtetit.

SHBA hedhin poshtën pretendimin rus dhe sirian

Diplomati i lartë amerikan tha se sulmi i së martës “na ka tronditur të gjithëve. … Nuk ka asnjë dyshim në mendjet tona, dhe informacioni që kemi e mbështet këtë, se Siria, regjimi sirian nën Asadin, është përgjegjës për këtë sulm. Dhe, unë mendoj, se është shumë e rëndësishme që qeveria ruse të rishikojë me kujdes mbështetjen e saj të vazhdueshme për regjimin e Asadit.”

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se ishin avionët luftarakë sirianë që sulmuan me bomba kimike qytetin e mbajtur nga kryengritësit.

“Njerëzit në terren u panë duke reaguar ndaj një agjenti nervor dhe ndërtesa e goditur ishte pa mëdyshje një spital”, tha një zyrtar ushtarak amerikan për Zërin e Amerikës.

Zyrtari tha se sulmi u krye nga avionë sirianë me krahë fiksë dhe hodhi poshtë pretendimet ruse dhe siriane se objektivi i goditur ishte një depo e kryengritësve për grumbullimin e armëve kimike.

This photo provided by the Syrian anti-government activist group Edlib Media Center, which has been authenticated based on its contents and other AP reporting, shows a Syrian man carries a child following a suspected chemical attack, at a makeshift hospital, in Khan Sheikhoun town, northern Idlib province, Syria. The suspected chemical attack killed dozens of people on Tuesday, Syrian opposition activists said, describing the attack as among the worst in the country’s six-year civil war. (Edlib Media Center, via AP)

4 prill, 2017. Foto e bërë nga një aktivist anti-qeveritar.

Syrian woman Aya Fadl, lies on a bed, with an oxygen mask to heal breathing difficulties following a suspected chemical attack on her town of Khan Sheikhoun, in the northern province of Idlib, Syria, Wednesday, April 5, 2017. Aya had ran from her house, with her 20-months old baby, and husband, thinking she could find safety from the toxic gas engulfing her town. Instead, on the street, she was confronted face to face by the horror of it. A pick-up truck piled with the bodies of the dead, including some of her own relatives. In all, she lost more than a dozen family members in the suspected chemical attack, including a twin babies. The death toll from a suspected chemical attack on a northern Syrian town rose to 72 on Wednesday as activists and rescue workers found more terrified survivors hiding in shelters near the site of the harrowing assault, one of the deadliest in Syria’s civil war. (AP Photo/Courtesy of Aya Fadl)

Viktimë e sulmit: Aya Fadl me maskë oksigjeni pas sulmit. Aya u largua nga shtëpia me nxitim bashkë me fëmijën dhe burrin, duke menduar se do të shpëtonte. Por kur doli në rrugë ajo u përball me gazin helmues.

Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin, në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, “theksoi se është e papranueshme të bësh akuza të pabaza pa një hetim ndërkombëtar të paanshëm”. Por një zëdhënës i zotit Putin tha gjithashtu se mbështetja ruse për Assadin nuk është e pakushtëzuar.

Britania, Franca dhe SHBA e dënuan me forcë Rusinë të mërkurën gjatë një sesioni të ngutshëm të Këshillit të Sigurimit të mërkurën.

SHBA, Nunes tërhiqet nga hetimet për Rusinë

Në SHBA, kongresmeni Devin Nunes tha se do të tërhiqet përkohësisht si kreu i Komisionit të Dhomës së Përfaqësueve për Zbulimin në hetimet për çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ai tha se vendosi të tërhiqet pasi disa grupe aktivistësh të majtë kishin paraqitur ankesa pranë zyrës së Kongresit për Etikën. Zoti Nunes tha se tërheqja e tij do të hyjë në fuqi kur Komisioni i Etikës të shqyrtojë çështjen.

Zoti Nunes u bë objekt kritikash të ashpra për shkak se u takua fshehurazi me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për të parë dokumente sekrete që kishin lidhje me bashkëpunëtorë të zotit Trump.

Nunes tha në deklaratë se akuzat kundër tij janë të pabaza dhe të motivuara politikisht. Por ai shtoi se tërheqja është në interes të punës së Komisionit.

Zoti Nunes tha se do të vazhdojë përmbushjen e detyrave të tjera në Komision.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan u tha gazetarëve se Nunes nuk mund të drejtonte hetimet për Rusinë, pasi kritikat kundër kongresmenit po bëheshin pengesë për vazhdimin e punës.

Dy demokratë propozojnë legjislacion për mosndryshim të politikës ndaj Rusisë

Eliot Engel (majtas) dhe Eric Swalwell mbrëmë para gazetarëve duke e paraqitur propozimin e ri për mosndryshim të politikës ndaj Rusisë

 

Dy ligjvënës demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një masë të re për ta ndalur presidentin amerikan, Donald Trump, që të mos e ndryshoj politikën ekzistuese të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, derisa të kompletohet një hetim i agjencisë FBI.

Kjo masë e propozuar mbrëmë nga anëtarët e Dhomës Përfaqësuese, Eric Swalwell dhe Eliot Engel, është e ngjashme me një legjislacion të propozuar nga një grup i republikanëve dhe demokratëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Propozimi në Dhomën Përfaqësuese, sikur ai në Senat, kërkon që administrata Trump “të mos i ndryshoj sanksionet, marrëveshjet, ndihmën ushtarake ose raportet diplomatike, nga të cilat mund të përfitoj presidenti rus, Vladimir Putin, ose qeveria e tij”.

Çfarëdo ndryshimesh, theksohet në këtë propozimlegjislacion, mund të bëhen pasi agjencia FBI ta përfundoj hetimin e vet për lidhjet e mundshme ndërmjet zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të Trumpit.

Duke pasur parasysh se në të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, republikanët e kanë shumicën, duket se ka pak gjasë që këto legjislacione të miratohen.


Send this to a friend