VOAL

VOAL

Senatorët e SHBA kërkojnë hetime për paratë amerikane në Ballkan

Grupi i senatorëve amerikanë ka kërkuar nga sekretari i ri i Shtetit Rex Tillerson që të bëjë hetime në detaje lidhur me shpenzimet e parave amerikane në Ballkan, ndërsa në veçanti përmenden Shqipëria dhe Maqedonia.

“Kërkojmë hetime urgjente lidhur me atë se si janë shpenzuar paratë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe USAID, për të mbështetur grupet politike të orientuara majtas dhe për të imponuar këtë opsion shteteve sovrane. Njëra prej grupeve të tilla, e cila ka pranuar para përmes USAID-it është Shoqëria e hapur, fondacion pas të cilit qëndron George Soros”, thuhet në letrën e gjashtë senatorëve amerikanë, raporton Kosovapress.

SHBA do të padisë tre rusë dhe një kanadez për sulme kibernetike

Mediat janë duke raportuar se autoritetet amerikane së shpejti do të ngrisin padi penale kundër katër persona, tre prej të cilëve nga Rusia, në lidhje me sulmet masive kibernetike ndaj kompanisë Yahoo.

Agjencia Retuers dhe Bloomberg, duke cituar zyrtarë anonimë, thonë se Departamenti i drejtësisë i SHBA-së, ka njoftuar se padia mund të bëhet më 15 mars.

Personat e akuzuar jetojnë në Rusia dhe Kanada.

Yahoo ka thënë në shtator se i janë vjedhur të dhënat e më shumë se 500 milionë përdoruesve gjatë hakimit të kryer përgjatë vitit 2014. Në dhjetor, kompania ka pranuar se një sulm kibernetik i vitit 2013, ka prekur më shumë se një milion përdorues.

Këto dy sulme kibernetike janë më të mëdhat në histori.

Shtëpia e Bardhë thotë se TrumpI ka paguar 38 milionë dollarë tatim më 2005

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa nga taksat e paguara nga presidenti Donald Trump, ku thuhet se ai ka paguar 38 milionë dollarë tatim më 2005, pasi po atë vit ka fituar më shumë se 150 milionë dollarë.

Ky njoftim erdhi pak para se gazetarja e MSNBC, Rachel Maddow raportoi se ajo posedon dy faqe të pagesave të tatimit të presidentit Trump më 2005. Të dhënat janë marrë nga gazetari David Cay Johnston, i cili ka thënë se i ka pranuar këto dokumente përmes postës.

Trump gjatë fushatës zgjedhore ka refuzuar që të publikojë taksat, pasi pretendonte se ishte nën auditim nga Shërbimi i të Ardhurave dhe avokatat e tij e kishin këshilluar që të mos i publikonte ato.

Shtëpia e Bardhë tha se publikimi i taksave nga MSNBC është i paligjshëm.

Publikimi i paautoriziuar i taksave federale në SHBA përbën vepër penale por Maddow ka arguemntuar se MSNBC ka ushtruar të drejtën kushtetuese për të publikuar informacione që janë në interes të publikut.

Stuhia Stella – gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të SHBA-së

Nju Jork – foto arkivi

Shtetet verilindore të SHBA-së, Nju Jorku, Nju Xhërsi, Pensilvania dhe Virxhinia kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të një stuhie të madhe të borës.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar alarmin për stuhi nga Pensilvania në lindje deri në Mein në jugperëndim.

Shkollat janë mbyllur, ndërsa mbi 6,800 fluturime janë anuluar.

Kushtet e motit kanë bërë që edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të shtyjë për të premten udhëtimin për në Uashington, ku do të takojë presidentin Donald Trump.

Me erëra deri në 100 kilometra në orë, stuhia Stella pritet të shkaktojë pengesa të mëdha për banorët, thonë parashikuesit e motit.

14 milionë amerikanë do të humbasin sigurimet nën ligjin e ri të kujdesit shëndetësor

Zyra e Buxhetit e Kongresit amerikan thotë se 14 milionë njerëz do të humbasin sigurimin shëndetësor në vitin e ardhshëm nëse Kongresi miraton planin republikan për të zëvendësuar ligjin aktual të kujdesit shëndetësor, të njohur si “Obamacare”.

Zyra e Buxhetit në Kongres, një grup ekonomistësh dhe analistësh buxhetorë jopartiakë, të hënën publikoi raportin e saj mbi koston e propozimit të presidentit Donald Trump, të mbështetur në premtimet e fushatës, për të riparuar sistemin shëndetësor të implementuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama. Presidenti Trump dhe republikanët e tjerë thonë se sistemi i tanishëm është shumë i shtrenjtë dhe padrejtësisht i detyron njerëzit të blejnë sigurim shëndetësor.

Raporti thotë se në qoftë se plani republikan miratohet, numri i njerëzve të pasiguruar në vitin 2018 do të rritej me 14 milionë, duke e çuar totalin e tyre në 41 milionë. Deri në vitin 2026, ky numër do të arrinte në 52 milionë të pasiguruar, në krahasim me 28 milionë që do të ishin pa sigurime shëndetësore nëse do të mbetej në fuqi sistemi i Presidentit Obama.

Ligji i kujdesit shëndetësor i miratuar në vitin 2010 ishte një nga programet dhe arritjet kryesore të presidentit Obama, dhe mbuloi 20 milionë njerëz të cilët më parë nuk kishin sigurime.

Zyra e Buxhetit tha se plani i ri republikan do të shkurtonte defiçitin federal me 337 miliardë dollarë deri në vitin 2026. Duke bërë një krahasim me këtë vit, Zyra e Buxhetit përllogarit se në vitin 2017, qeveria federale do të shpenzojë 4 trilionë dollarë që do t’i shtojnë 559 miliardë dollarë defiçitit të tanishëm.

Sekretari i Departamentit të Shëndetit, Tom Price kritikoi raportin, duke u thënë gazetarëve para Shtëpisë së Bardhë se Zyra e Kongresit për Buxhetin kishte vlerësuar vetëm një pjesë të planit të ri të republikanëve për kujdesin shëndetësor. Ai tha se është “e pamundur” që plani të lërë 14 milionë njerëz pa sigurim shëndetësor, pasi në bazë të parimeve mbi të cilat është ndërtuar ligji, njerëzit mund të zgjedhin vetë sigurimin e tyre, në vend se qeveria të vendosë për planin e tyre.

Sekretari Price tha gjithashtu se Zyra e Buxhetit nuk ka marrë në konsideratë të gjithë elementët që do të jenë pjesë e planit, duke përfshirë edhe legjislacionin në pritje për reformimin e tregut të sigurimeve.

Raporti i Zyrës së Kongresit për Buxhetin thotë se në vitet e para kostoja e sigurimeve shëndetësore pritet të rritet, para se të bjerë duke filluar në vitin 2020. Sipas raportit, dispozitat e ligjit republikan do të lejojnë kompanitë e sigurimeve të faturojnë të moshuarit pesë herë më shumë se sa të rinjtë, në krahasim me tre herë më shumë që është në ligjin aktual.

Plani i ri do të eliminonte të ashtuquajturin mandat individual, i cili i detyron njërëzit të blejnë sigurim shëndetësor ose të përballen me gjoba ndëshkuese.

“Shumica e reduktimeve të numrit të atyre me sigurime shëndetësore në vitin 2018 dhe 2019 do të jetë pasojë e shfuqizimit të ndëshkimit që lidhet me mandatin individual”, thuhet në raportin e Zyrës së Buxhetit. “Disa nga ata njerëz do të vendosin të mos kenë sigurim, ndërsa aktualisht ata paguajnë për sigurm shëndetësor për të shmangur gjobën. Dhe disa njerëz të tjerë do të heqin dorë nga sigurimet për shkak të kostos së lartë.”

Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u bëri thirrje republikanëve që të tërheqin ligjin e tyre të kujdesit shëndetësor, duke thënë se kjo është “e vetmja gjë e mirë që mund të bëhet.” Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, ka thënë: “Projekt-ligji i administratës Trump do të jetë një kokëçarje e madhe për popullin amerikan.” Ai thotë se ligji i republikanëve është në dobi të shtresës së pasur ndërsa i injoron të tjerët.”

Presidenti Trump ka premtuar se plani i tij shëndetësore do të “të mbulojë të gjithë” dhe do të ofrojë sigurime më të lira për individë dhe grupe të vogla të njerëzve që i blejnë vetë sigurimet në vend se t’i marrin ato përmes punëdhënësve.

Ligjvënësit republikanë duan të ruajnë dy nga klauzolat më të pëlqyera të ligjit Obamacare, t’u ndalojnë kompanive të sigurimit refuzimin e personave për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, dhe do të lejojë të rinjtë deri në moshën 26 vjeç të qëndrojnë në sigurimet shëndetësore të prindërve të tyre.

Administrata Trump nuk ofron prova për çështjen e përgjimeve

Administrata e presidentit Trump vazhdon të përballet me trysni për të ofruar prova se ish presidenti Barack Obama ka përgjuar telefonat e kullës Trump gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar. Të hënën ishte afati i fundit për dorëzimin e tyre, por departamenti i Drejtësisë i kërkoi komisionit për çështjet e zbulimit në Kongres më shumë kohë për të mbledhur informacion.

Ishte një akuzë e guximshme ajo e bërë në Twitter nga presidenti Trump ku shkruante “E tmerrshme! Sapo zbulova se Obama ka përgjuar telefonat në kullën Trump pak përpara fitores. Asgjë nuk u gjet!”.

Më shumë se një javë më pas administrata Trump ende nuk ka ofruar ndonjë provë se paraardhësi i tij ka vëzhguar në mënyrë të fshehtë biznesin dhe shtëpinë e tij.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar gjatë presidencës Obama tha se nuk ka ndodhur asgjë nga ato çfarë pretendon zoti Trump.

Nuk ka patur asnjë përgjim të kullës Trump gjatë fushtatës zgjedhore nga asnjë pjesë e komunitetit të zbulimit”, ka deklaruar James Clapper ish Drejtori i Zbulimit Kombëtar.

Por administrata Trump ka vazhduar t’i mbrojë pretendimet pa ofruar asnjë fakt.

Nuk kam prova, por ndaj ka dhe një hetim në Kongres për këtë”, u shpreh Kellyanne Conwaye, këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

Të hënën, ndërkohë që presidenti trajtonte të tjera çështje, anëtarë të rëndësishëm të administratës së tij, dolën në mbrotje të pretendimeve. Sean Spicer sugjeroi se vëzhgimi mund të mos ketë qenë në mënyrë specifike përgjim i telefonave.

Ai nuk mendon se presidenti Obama përgjoi personalisht telefonin e tij. Mendoj se nuk ka dyshim që kishte veprimeve vëzhgimi dhe aktivitete të tjera në zgjedhjet e 2016”, deklaroi Sean Spicer zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Akuzat e zotit Trump do të jenë pjesë e hetimeve që komisioni i zbulimit në Kongres do të bëjë lidhur mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Seancat dëgjimore do të nisin të hënën që vjen.

WSJ: Trumpi ka autorizuar CIA-n “për sulme ajrore”

“Trump ka hequr kufizimet e vendosura nga Obama për aktivitetet paramilitare të CIA-s dhe se i ka dhënë autorizimin asaj që të kryejë sulme me dronë në vendet e huaja, kryesisht në Siri.”

UASHINGTON (AA) – Pretendohet se Presidenti amerikan, Donald Trump, në muajin janar i ka dhënë autorizim Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) që të kryejë sulme ajrore me mjete ajrore pa pilot (dron), raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta amerikane Wall Street Journal në lajmin e saj bazuar në të dhënat e disa zyrtarë amerikanë ka pretenduar se Trump menjëherë pasi ka ardhur në detyrë ka hequr kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Brack Obama për aktivitetet paramilitare të CIA-s dhe se i ka dhënë autorizimin asaj që të kryejë sulme me dronë në vendet e huaja, kryesisht në Siri.

Takimi i sotëm Merkel-Trump shtyhet për të premten

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan ta pyesë Kancelaren gjermane Angela Merkel rreth eksperiencës së saj me presidentin rus Vladimir Putin, ndësa udhëheqësja gjermane do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Takimi i parashikuar për të martën është shtyrë për të premten si rezultat i një stuhie bore që fillon mbrëmë në Uashington. Një zyrtar i lartë i administratës tha se presidenti amerikan “do të kishte shumë interes që të mësonte më shumë të dhëna nga Kancelarja gjermane Merkel” ndërsa ai përgatitet të angazhohet me udhëheqësin e Kremlinit.

Kritikët nga të dyja anët e Atlantikut kanë shprehur dyshimet rreth asaj që e shohin si naivitet nga ana e zotit Trump kur flitet për Putinin, kryesisht lidhur me përpjekjen e Kremlinit për të influencuar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Por katët zyrtarë në një takim me gazetarët në prag të takimit të 17 marsit, argumentuan se presidenti kërkon të tejkalojë dallimet e tij të theksuara me udhëheqësen gjermane dhe të formojë një pozitë të përbashkët të fuqishme për çështjet që nga tregtia, lufta kibernetike e Kremlinit e deri tek pushtimi i disa rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump akuzoi zonjën Merkel se po “e shkatërronte Gjermaninë” me politikat e saj për mirëpritëse për një numër të madh refugjatësh.

Kancelarja, e cila njihej për lidhjet e forta me ish-presidentin Barack Obama, ka kritikuar ndalimin e përkohshem të udhëtimit nga presidenti aktual, duke thënë se “nuk ka justifikim për vënien e njerëzve nga një origjinë e caktuar ose besimi fetar nën një dyshim të përgjithshëm.”

Stephen Szabo, drejtor ekzekutiv në “Akademinë Transatlantike” dhe studiues në “Fondin Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara”, thotë se Merkel po viziton Shtëpinë e Bardhë nën shqetësimet se zoti Trump “mund të tregohet shumë i butë me Rusinë dhe të minojë sanksionet ndaj Moskës që ajo vuri pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë”. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai tha se gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë solidaritetit perëndimor do të ishte për lojtarin kryesor në Perëndim, Shtetet e Bashkuara, që të lehtësojë sanksionet pa arritjen e përparimeve në Ukrainë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të premten gjatë një konference shtypi që të zbuste këto shqetësime.

SHBA – Kongresisti republikan mbështet Wildersin, politikanin anti-mysliman

Politikani holandez anti-mysliman, Geert Wildres

Kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara, Steve King, nxiti reagime të ashpra në mediat sociale, pasi, me një postim në Twitter, shprehu mbështetjen e tij për politikanin holandez anti-mysliman, Geert Wildres.

“Wilders e di se kultura dhe demografia janë fati ynë. Ne nuk mund të kthejmë qytetërimin me foshnjat e dikujt tjetër”, shkroi King.

King, përfaqësues nga shteti i Ajovas, është mbështetës i fuqishëm i ndalimit të shtetësisë automatike për fëmijët që lindin në SHBA.

Me Kushtetutën amerikane, të gjithë fëmijët që lindin në SHBA marrin nënshtetësinë, përfshirë edhe fëmijët e familjeve që jetojnë ilegalisht në Amerikë.

Komentet e Kingut mbi Wildersin bënë që përdoruesit e rrjeteve sociale ta akuzojnë atë për nxitje të “nacionalizmit të bardhë”.

Wilders, partia populiste e të cilit pritet të dalë mirë në zgjedhjet parlamentare në Holandë të mërkurën, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë për më shumë se një dekadë, për shkak të kërcënimeve me vdekje.

Ai është gjetur fajtor për gjuhë të urrjejtjes, pasi ka premtuar se do të zvogëlojë numrin e marokienëve në vend, vitin e kaluar, por atij nuk i është shqiptuar ndonjë dënim.

McCain i kërkon prova Trumpit për “përgjimin” nga Obama

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i bëri thirrje presidentit Donald Trump të japë prova mbi pretendimet se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka përgjuar atë gjatë fushatës presidenciale më 2016.

“Mendoj se presidenti i ka dy zgjedhje: ose të tërheqë akuzën, ose të japë informacionet që i meriton populli amerikan, sepse, nëse presidenti Obama ka shkelur ligjin, kemi të bëjmë me një çështje serioze”, tha McCain, kritik i shpeshtë i Trumpit, në një intervistë për televizionin CNN.

Trump e bëri akuzën në një postim në Twitter më 4 mars, ndërsa Obama, përmes zëdhënësit, e hodhi poshtë.

Me ligjin amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime. Qeveria federale mund t’i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.

Dhoma e Përfaqësuesve kërkon prova mbi akuzat e Presidentit Trump ndaj ish Presidentit Obama

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin i ka bërë kërkesë presidentit Donald Trump të paraqesë prova deri të hënën se telefonat në Kullën Trump janë përgjuar gjatë fushatës presidenciale.

Presidenti akuzoi në Twitter një javë më parë ish-presidentin Barack Obama se kishte urdhëruar përgjimin e telefonave, por zoti Trump nuk ka ofruar asnjë provë.

Javën e kaluar presidenti shkruajti në Twitter “ E tmerrshme. Mësova se Obama më ka përgjuar në Kullën Trump pak para fitores. Asgjë nuk u gjet”.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin Devin Nunes, një republikan nga Kalifornia, dhe Adam Schiff, demokrat nga Kalifornia, i dërguan një letër zotit Trump duke kërkuar prova për të mbështetur akuzat e tij mbi përgjimin.

Më herët kësaj jave, ligjvënësi Adam Schiff tha në një konferencë për shtyp:

“Presidenti i ka kërkuar komisionit tonë të bëjë hetimin. Dhe unë do të thoja: Zoti President, ne pranojmë. Ne pranojmë dhe do ta kryejmë hetimin. Presidenti ka thënë se ky është një skandal që e bën skandalin e Watergate-it të duket diçka e vogël, se paraardhësi i tij ka urdhëruar përgjim të paligjshëm të fushatës së tij. Ky është një skandal i mundshëm. Alternativa është një tjetër skandal. Është skandali i një presidenti amerikan në detyrë që akuzon paraardhësin e tij se ka vepruar në mënyrë të paskrupullt dhe të paligjshme. Edhe ky do të jetë skandal nëse këto pretendime dalin të jenë të rreme. Dhe ne duhet të jemi në gjendje ta gjejmë përgjigjen në një kohë mjaft të shkurtër nëse kjo akuzë është e vërtetë apo e rreme”.

Një zëdhënës i ish-presidentit Obama ka thënë se akuzat e zotit Trump janë “thjeshtë të rreme”.

Presidenti Trump nuk ka komentuar mbi përgjimet që kur shkruajti në Twitter javën e kaluar.

Sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, një president nuk mund të urdhërojë përgjimin e telefonit të dikujt tjetër. Ai do të duhet të ketë miratim nga një gjykatës federal dhe do të duhet të tregojë baza të arsyeshme se pse duhet të monitorohen telefonatat e një qytetari.

Akuzat e përgjimit ka të ngjarë të trajtohen në hetimin e Senatit mbi ndërhyrjen e dyshuar ruse gjatë zgjedhjeve dhe kontaktet e fushatës Trump me zyrtarët rusë.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia kreu sulm kibernetik në kompjuterin e shefit të fushatës Clinton, John Podesta, me grupin WikiLeaks dhe pastaj lëshuan mijëra e-maile të tij në javët para zgjedhjeve. Ajo ishte me sa duket pjesë e një përpjekjeje ruse për të ndihmuar zotin Trump të mundë demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale.

U arrestua personi që depërtoi në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë

Pamje e pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë dhe gardhit metalik rreth saj

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar dje se një person me një çantë në shpinë është arrestuar në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, pasi gjatë natës e kishte kaluar një mur.

Në kumtesën për këtë rast theksohet se presidenti, Donald Trump, ishte brenda Shtëpisë së Bardhë pak kohë para mesnatës së ditës së premte, kur personi kishte depërtuar.

Ai ishte arrestuar pranë hyrjes jugore të Shtëpisë së Bardhë, që është afër pjesës ku banon presidenti.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar menjëherë identitetin e të dyshuarit, i cili nuk ka histori të arrestimit të mëparshëm.

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar duke u bazuar në një burim të sigurisë, se zoti Trump nuk ishte në kurrfarë rreziku.

Presidenti Trump tha se i arrestuari ishte “person problematik”.

Një depërtim i tillë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2014, ka çuar në dorëheqje të drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Julia Pierson. Po ashtu, ishin bërë rekomandime për rritje të sigurisë.

Kancelarja Merkel viziton të martën Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka në plan të pyesë kancelaren gjermane Angela Merkel mbi përvojën e saj me presidentin rus Vladimir Putin, kur kancelarja të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të martën. Një zyrtar i lartë i administratës tha të premten se presidenti Trump do të jetë shumë i interesuar për të marrë mendimin e kancelares gjermane Merkel, ndërsa përgatitet për t’u angazhuar me udhëheqësin e Kremlinit.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump e kritikoi kancelaren Merkel për “prishjen e Gjermanisë”, me politikat për pranimin e një numri të madh refugjatësh.

Zonja Merkel e ka kritikuar presidentin Trump për ndalimin e përkohshëm të udhëtimeve, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për vendosjen e njerëzve nga një origjine e caktuar ose besimi fetar nën dyshim të përgjithshëm.

Stephen Szabo, drejtor ekzekutiv i Akademisë Transatlantike, thotë se zonja Merkel po vjen në Shtëpinë e Bardhë e shqetësuar se presidenti Trump mund të tregohet i butë ndaj Rusinë dhe do të minojë regjimin e sanksioneve që ajo vetë hartoi pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, analisti Szabo tha se gjëja më e keqe për solidaritin perëndimor do të ishte zbutja e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë pa ndonjë progres në Ukrainë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u përpoq të premten për të lehtësuar këto shqetësime, duke u thënë gazetarëve se çdo përpjekje për të minuar sanksionet që ekzistojnë për shkak të aneksimit të Krimesë nuk do të lejohet deri sa çështja të zgjidhet.

Arrestohet një njeri, hyri në Shtëpinë e Bardhë me një çantë në shpinë

Një njeri është arrestuar pasi shkeli bazat e Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur një çantë në shpinë, ka thënë Shërbimi Sekret.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së të premtes përderisa Presidenti Donald Trump ishte në ndërtesë, tha agjencia.

Personi u arrestua pa asnjë incident dhe asnjë material i dëmshëm nuk u gjet në çantën e tij, transmeton Gazeta Express.

Trump dhe Sekretari Johny Kelly u informuan rreth këtij incidenti. Shërbimi Sekret tha se agjentët kërkuan dhe nuk gjetën asgjë që cenon sigurinë, njoftoi Associated Press.

Personi kishte hyrë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë duke kaluar me shkallë gardhin rrethues.

Presidenti Trump kërkon dorëheqje masive të prokurorëve

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump kërkoi dje dorëheqjen e menjëherëshme të 46 prokurorëve federale të mbetur që kur ishin emëruar nga administrate e ish-presidentit Obama.

Është e zakonshme për një administratë të re që të kërkojë dorëheqjen e të emëruarve politikë. Megjithatë, natyra e prerë e kërkesës dhe numri i njerëzve që u është kërkuar dorëheqja është shumë i pazakontë.

Sarah Isgur Flores, një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë tha se dorëheqjet, që duhet të paraqiteshin deri në fund të ditës së djeshme, ishin kërkuar për “të siguruar një tranzicion të njëtrajtshëm”.

Ajo tha se “deri kur të konfirmohen prokurorët e rinj, prokurorët e shërbimit civil do të vazhdojnë punën e hetimeve, ndjekjeve penale dhe frenimit të kriminelëve më të dhunshëm”.

Po dje, Presidenti Trump nuk pranoi dorëheqjet e dy prokurorëve: Dana Boente, Prokurore e Përgjithshme në detyrë dhe Prokurorit të përgjithshëm të shtetit të Merilendit, Rod Rosenstein që është caktuar të zëndësojë zotin Boente.

Senatori demokrat nga Nju Jorku Chuck Schumer tha se ishte “i shqetësuar” nga dorëheqjen në masë, duke thënë se lëvizja nuk ishte bërë “në mënyrë të rregullt”.

Trumpi ftoi Abbasin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

Kabineti i Presidentit të Palestinës njoftoi se Trump ka ftuar Abbas-in për vizitë në SHBA në tentim për të gjetur mënyrë që të fillojë procesi për paqen me Izraelin

JERUSALEM – Presidenti amerikan, Donald Trump, dje përmes telefonit ka biseduar me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe me këtë rast e ftoi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kabineti i Presidentit të Palestinës njoftoi se Trump ka ftuar Abbas-in për vizitë në SHBA në tentim për të gjetur mënyrë që të fillojë procesi për paqen me Izraelin.

Trump theksoi se angazhohet për një proces paqësor i cili do të sillte deri te paqja e përhershme mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Nga ana tjetër, Abbas porositi se mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe se angazhohet për paqen si zgjedhje strategjike.

Kjo ka qenë biseda e parë e dy liderëve pasi Trump mori detyrën e presidentit të SHBA-ve në muajin janar.

Në SHBA do të mbahet një samit i shteteve anëtare të koalicionit anti-ISIS

Mbledhja është thirrur për datën 22 mars dhe do të paraqesë takimin e parë të përfaqësuesve të 68 shteteve anëtare të koalicionit i cili është themeluar në dhjetor të vitit 2014

UASHINGTON – Në fund të muajit mars, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë vendi pritës i samitit të ministrave të Jashtëm dhe zyrtarëve tjerë të lartë të shteteve anëtare të koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër organizatës terroriste ISIS.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njofton se mbledhja është thirrur për datën 22 mars dhe do të paraqesë takimin e parë të përfaqësuesve të 68 shteteve anëtare të koalicionit i cili është themeluar në dhjetor të vitit 2014. aa

SHBA zotohet se do të gjejë personin që u zhduk në Iran më 2007

Robert Levinson

Shtëpia e Bardhë është zotuar se do ta gjejë ish-agjentin e FBI-së, i cili në mënyrë misterioze u zhduk një dekadë më parë në Iran.

Robert Levinson, që u zhduk teksa po vizitonte resortin Kish në Iran më 2007, nuk ishte në mesin e pesë amerikanëve që u liruan nga burgjet iraniane vitin e kaluar, në këmbim të heqjes së sanksioneve për programin bërthamor të Teheranit.

Në kohën kur u zhduk, Levinson po punonte për CIA-n.

“Administrata Yrump qëndron e përkushtuar në gjetjen e Levison dhe kthimin e tij në shtëpi”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Për disa vjet, zyrtarët amerikanë kanë besuar se Levinson nuk gjendet në Iran. Paraqitja e fundit publike e Levison ishte më 2011, kur Shtëpia e Bardhë pranoi indikacione se ai po mbahet në jugperëdim të Azisë.

Qeveria amerikane ka ofruar 5 milionë dollarë shpërbim për informacionet që do të çonin në gjetjen e Levinsonit.

SHBA kërkon të “largojë Iranin” nga Siria

“Bisedimet për zgjidhjen politike duhet të vazhdojnë. Siria tashmë nuk duhet të jetë një vend ku të strehohen terroristët. Iranin duhet ta nxjerrim nga Siria

OKB – Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka deklaruar se Irani dhe milicët shiitë që mbështet ky vend duhet të nxirren nga Siria.

Pas takimit të mbyllur ku përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për raundin e 4-ët të bisedimeve të paqes për Sirinë në Gjenevë, Haley ka bërë disa deklarata për gazetarët.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit lajmëron grusht kundër Hillary Clinton: FBI dhe CIA të përfshira

Steve Pieczenik, një pjesëtar i “komunitetit të inteligjencës” i cili ka shërbyer si zëvendës sekretar i shtetit nën Henry Kissinger, Cyrus Vance dhe James Baker, përfshi këtu shërbim në administratat presidenciale të Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, ka publikuar një video “bombë”, ku detajon fillimin e një “kundër grushti” ndaj kandidates demokrate për presidencën e SHBA, Hillary Clinton.

Sipas Pieczenik, Bill dhe Hillary Clinton si dhe shoqëria e tyre organizuan një grusht shteti civil të heshtur, më 1 nëntor 2016 nëpërmjet “korrupsionit dhe kooptimit”

“Clinton-ët janë përfshirë në kooptimin e Shtëpisë sonë të Bardhë, gjyqësorit, CIA-s, FBI-së, Prokurores së Përgjithshme Loretta Lynch, dhe të Drejtorit të FBI James Comey, prej disa kohësh tashmë”, shprehet ai.

Piecznik tha se grushti i filluar nga Clinton-ët ishte i mundshëm, për shkak të “klientelizmit politik” dhe shpjegon se si ai dhe të tjerë kanë filluar ta ndalojnë.

“Për të ndalur këtë grusht, ne në komunitetin e inteligjencës dhe të tjerë të përfshirë në mënyrë informale jemi bashkuar, dhe me lejën e tyre unë po filloj të njoftoj se kemi nisur një kundër-grusht nëpërmjet Julian Assange dhe WikiLeaks.”

Pieczenik tha se rihapja e hetimit të FBI për email-et e Clinton nëpërmjet hetimit të Anthony Weiner për skandalin e mesazheve seksuale më një 15- vjeçare nuk kishte të bënte detyrimisht me çështjen e Weiner, por ishte një “aperitiv për shumë nga ne në kundër-grusht për ti thënë administratës, ‘Ne ja u dimë lojën.”

“Jo vetëm ja u dimë lojën, por do ju ndalojmë ta bëni Hillary presidente të SHBA, dhe në të njëjtën kohë do të dënojmë dhe padisim presidentin e SHBA, Loretta Lynch, dhe shumë të tjerë që janë përfshirë në mbulimin e korrupsionit masiv që ka ndodhur me Fondacionin Clinton.”

Pieczenik shpreheti se të dyja, grushti shtetit dhe kundër-grushti ishin “të heshtur” dhe se “me shumë gjasa është hera e parë në historinë e ndonjë vendi që një grusht shteti niset nga interneti dhe një kundër-grusht niset po ashtu nga interneti.”

Ai e quajti kundër-grushtin një “revolucion i dytë amerikan” që është paqësor, pa patur dhunën si synim.

“Ne, publiku amerikan, dhe ata nga ne që kanë shërbyer si veteranë dhe në shërbimet e informacionit si unë, do ti ndalim Clinton-ët nga marrja e pushtetit që nuk e meritojnë.”

“Në të njëjtën kohë, do të sigurohemi që Obama të largohet pa ndonjë shenjë faljeje apo ndonjë akti tjetër tradhtie. Në fakt, në duam një tranzicion paqësor në këtë republikë të madhe amerikane.”

Pieczenik lavdëroi “burrat e gratë guximtare” të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me korrupsionin, përfshi këtu “FBI, CIA, Drejtori i Inteligjencës, shërbimi informativ ushtarak dhe burra e gra në 15 organizata të tjera informative.”

Ai gjithashtu theksoi se Assange ka qenë instrumental në grusht duke publikuar emailet “që ne ja dhamë për të minuar Bill dhe Clinton” dhe që ai ka qenë “shumë i guximshëm.”

Disa vende evropiane kërkojnë mbështetje të SHBA-ve kundër agresionit rus

Rex Tillerson (djathtas) dhe Pavlo Klimkin gjatë takimit të mbrëmshëm në Uashington

Diplomatë të 5 vendeve evropaine, që janë në kufi me Rusinë, kanë kërkuar më tepër mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, derisa ata i kanë përsëritur shqetësimet e tyre te senatorët amerikanë për agresivitetin e shtuar të Rusisë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, në Uashington, i tha mbrëmë një nënkomiteti përkatës të Senatit amerikan, se i është dhënë siguri për mbështetjen amerikane ndaj Ukrainës, në luftën kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Në këtë nënkomitet dëshmoi edhe ambasadori i Polonisë në Ushington, Piotr Wilczek, i cili tha se “paqartësia dhe josiguria më se mirë e përshkruan ambientin aktual në të cilin gjendemi ne”.

Dëshmitë e tyre i kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Lituanisë, Gjeorgjisë dhe Estonisë.

Senatori republikan, Lindsay Graham, që është kryesues i këtij nënkomiteti dhe kritikues i politikave ruse, tha se Uashingtoni dëshironte raporte më të mira me Rusinë, por, sipas tij, “kjo nuk mund të arrihet kurrë, derisa Rusia i vazhdon përjekjet për shkatërrimin e demokracisë”.

Trumpi nënshkroi urdhërin e ri ekzekutiv për emigracionin

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv, që pezullon përkohësisht pranimin e refugjatëve dhe ndalon hyrjen në vend të njerëzve nga gjashtë vende me shumicë myslimane

Urdhri është një version i rishikuar i atij të nënshkruar nga presidenti në fund të janarit, që argumentonte se ndalimi i përkohshëm ishte i nevojshëm për të rishikuar procesin e kontrolleve të personave që hyjnë në vend si dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Urdhri ndalonte hyrjen në Shtetet e Bashkuara të personave nga Iraku, Irani, Siria, Libia, Jemeni, Somalia dhe Sudani.

Zyrtarët thanë se urdhri i ri e heq Irakun nga lista, por vendet e tjera do të mbeten në të.

Ndalimi i përkohshëm i refugjatëve do të përfshihet edhe në urdhrin e ri, por dokumenti i ri nuk veçon sirianët për një ndalim të papërcaktuar.

Urdhri ekzekutiv po shqyrtohej prej disa javësh.

Një gjykatë federale e apelit ndaloi zbatimin e urdhrit fillestar, një vendim që administrata Trump ka vazhduar ta kundërshtojë ndërsa harton versionin e rishikuar. Sfidat ligjore të ngritura nga disa shtete mund ta çojnë çështjen deri në Gjykatën e Lartë.

Nuk ka dëshmi për vandalizimin e varrezave hebreje në New York

Policia e New Yorkut pas konsultimeve me drejtuesit e administratës së varrezave në Washington në Brooklyn, njoftoi se gurët e varreve janë përmbysur mes tjerash, për shkak të mosmirëmbajtjes së gjatë të varreve dhe erozionit të tokës

NEW YORK – Departamenti i Policisë në New York (NYPD) pohon se nuk janë gjetur dëshmi për vandalizm në varrezat kryesisht hebreje ku u përmbysën 42 gurëvarre.

Policia e New Yorkut pas konsultimeve me drejtuesit e administratës së varrezave në Washington në Brooklyn, njoftoi se gurët e varreve janë përmbysur mes tjerash, për shkak të mosmirëmbajtjes së gjatë të varreve dhe erozionit të tokës.

Që nga fillimi i vitit mbi varrezat hebreje kanë ndodhur disa akte vandale në serinë e sulmeve anti-Semite.

Bashkësia hebreje ka pranuar 122 kërcënime për bomba. Autoritetet amerikane të premten arrestuan Juana Thomsona, ish-gazetar, i akuzuar për së paku tetë kërcënime drejtuar institucioneve hebreje në mbarë vendin. aa

FBI: Të refuzohen pretendimet e Trumpit për Obamën

Zyrtari i lartë ka vënë në dukje se Comey në deklaratën e tij është shprehur se “ky është një pretendim i madh, gabim dhe duhet të rregullohet”

UASHINGTON – Kryetari i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-ve, James Comey, Departamentit amerikan të Drejtësisë i ka kërkuar që të refuzojë publikisht pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se ish-presidenti Barack Obama ka përgjuar bisedat telefonike të tij.

Shtypi amerikan thirrjen që Comey i ka bërë Departamentit të Drejtësisë rreth pretendimeve të Trumpit e ka raportuar duke u bazuar në të dhënat e një zyrtari të lartë amerikan emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Zyrtari i lartë ka vënë në dukje se Comey në deklaratën e tij është shprehur se “ky është një pretendim i madh, gabim dhe duhet të rregullohet.”

Ndërsa FBI-ja dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twiter, Trump duke vënë në objektiv Obamën ishte shprehur se “Shumë keq. Kam mësuar se Obama pak para fitores tonë ka përgjuar Trump Tower. Nuk është gjetur asnjë gjë. Si ka mundësi që presidenti Obama është ulur aq shumë sa të përgjojë telefonatat në procesin zgjedhor që është shumë i shenjtë. Kjo është Nixon/Watergate. Njeri i keq ose (i sëmurë)”.

Ndërsa Obama nëpërmjet zëdhënësit të tij, Kevin Lewis i është kundërpërgjigjur Trumpit duke u shprehur “Presidenti Obama dhe asnjë zyrtar nga Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ndonjë urdhër për përgjimin e asnjë qytetari amerikan. Mendimet jashtë kësaj janë të gabuara.” aa

Clapper: Nuk ka pasur përgjim të fushatës Trump

Ish-drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane, James Clapper, i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo përgjimi ndaj fushatës zgjedhore të Donald Trumpit.

“Nuk ka pasur aktivitet të tillë të përgjimit kundër presidentit, atëherë presidentit të zgjedhur, e as të kandidatit, ose kundër fushatës së tij”, tha ish-drejtori i inteligjencës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, mbrëmë vonë në intervistën për rrjetin NBC.

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga Kongresi amerikan të shqyrtojë nëse administrata e ish-presidentit, Barack Obama, i ka kqepërdorë “fuqitë hetuese” gjatë fushatës së vitit 2016.

Një zëdhënës i ish-presidnetit Obama i ka hedhur poshtë këto pretendime si “thjesht të falsifikuara”.

Ish-Presidenti Bush nderon veteranët me portretet e pikturuara prej tij

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2009, ish-Presidenti George W. Bush ka refuzuar t’i shfrytëzojë mundësitë për të kritikuar pasardhësit e tij dhe ka shmangur ndërhyrjen në politikat e brendshme dhe të jashtme. Por, siç njofton Kane Farabaugh e Zërit të Amerikës, ai është një mbështetës i apasionuar i ushtarakëve veteranë. Ai e ka shndërruar telajon e pikturës në një mjet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbledhur fonde për të ndihmuar tranzicionin e ushtarakëve drejt jetës civile dhe për t’ua lehtësuar atyre lëndimet e luftës.

Kur Johnnie Yellock u fut në Forcat Ajrore amerikane, ai e dinte se detyra e tij do ta vendoste shpesh në rrezik.

“Ne dolëm vullnetarë në kohë lufte. E dinim saktësisht se me çfarë do të përballeshim. Isha i përgatitur të vdisja për vendin tim”, thotë Johnnie.

Por, lufta ndryshon edhe planet më të mirëpërgatitura, siç bëri dhe me të.

Gjatë një misioni në Afganistanin lindor në vitin 2011, automjeti i tij hasi në një paisje shpërthyese të improvizuar.

“Nga i pari në fushëbetejë, përfundova duke më marrë në barrelë, krejt të pashpresë”, thotë ai.

Sulmi i dëmtoi të dyja këmbët dhe i dha fund karrierës së tij ushtarake.

“U dërrmua e gjithë familja së bashku me Johnnie-n, pasi ishte kaq traumatike për të gjithë”, thotë e jëma e tij, Reagan Yellock.

“Tranzicioni nga ushtarak aktiv në veteran në pension, është një rrugëtim shumë përunjës”, rrëfen Johnnie.

Në këtë rrugëtim, atij iu desh të bënte 30 operacione për të shpëtuar këmbët dhe tani… gjendet në një galeri arti në Muzeun Presidencial “George W. Bush”, në Dallas të Teksasit. Aty Johnnie Yellock nuk është thjesht vizitor ekspozite, por është pjesë e saj.

“Është një email shumë unik, kur lexon se ish-komandanti yt i përgjithshëm ka përkushtuar shumë prej kohës së tij për të pikturuar disa prej nesh – ‘luftëtarëve të plagosur’,” thotë ai.

Gjatë një interviste radiofonike për Zërin e Amerikës, ish-Presidenti Bush foli rreth zotit Yellock dhe 97 veteranëve të tjerë të plagosur – “luftëtarët” që frymëzuan përpjekjen e tij një-vjeçare për të pikturuar portretet e tyre, tashmë pjesë e ekspozitës, dhe e një libri të titulluar “Portrete të Kurajos: Mirënjohja e një Komandanti të Përgjithshëm për Luftëtarët e Amerikës”.

Presidenti Bush përdor penelin e tij për të nderuar ata, për të cilët kishte përgjegjësinë e dërgimit në luftë si komandant i përgjithshëm i ushtrisë amerikane.

“Rrallë rastis ndonjë veteran që të thotë se ‘ti na e shkaktove këtë gjë’. Ata janë të gjithë vullnetarë dhe unë e pata bërë të qartë se do të shkonim në luftë. Dhe ata e dinin saktësisht se çfarë rrezikohej. Ata kërkojnë të sigurohen që komandanti i tyre i përgjithshëm e kupton se ata janë të ndërgjegjshëm për sakrificat që kanë bërë”, i tha Zërit të Amerikës, Presidenti Bush.

“Nuk jemi penduar për çfarë bëmë dhe do ta bënim sërish nëse na jepet mundësia”, thotë Johnnie.

“Kur pikturoj mendohem se çfarë karakteri dua të pasqyrohet në këto portrete, që të reflektohet se në vend të ankesave të vetëmëshirës, të thuash se do ta bëja sërish”, thotë Presidenti Bush.

Të ardhurat nga shitjet e librit “Portrete të Kurajos” do të financojnë programe të Iniciativës për Shërbimin Ushtarak të Institutit “George W. Bush”, që ndihmon ushtarakët në tranzicionin drejt jetës civile në shërimin e plagëve të dukshme dhe të padukshme të luftës.

Zoti Yellock i mbart këto plagë. Mes disa dekoratave ushtarake, atij i është dhënë edhe “Ylli i Bronztë” dhe “Zemra e Purpurt”. Ai ndjehet i nderuar të jetë pjesë e ekspozitës, por nuk pranon ta quajnë hero.

“Ata që nuk kthehen në shtëpi… Ata janë heronjtë e kohërave tona”, thotë Johnnie.

Katër prej heronjve të tij i kanë emrat të gdhendur në byzylykun që ai rrallë e heq nga dora. I shërben si një kujtesë e fundit e sakrificës së një lufte që vazhdon edhe sot.

Trumpi mund ta nënshkruajë urdhrin e ri të ndalesës së udhëtimit më 6 mars

Agjencitë e lajmeve në SHBA janë duke raportuar se presidenti Donald Trump po planifikon që më 6 mars të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv, të përditësuar, që ndalon udhëtimin shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane.

Politico dhe CNN kanë cituar një zyrtar të administratës, që ka thënë se nënshkrimi i urdhrit është planifikuar të mbahet në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Zyrtari ka shtuar se megjithatë, koha e nënshkrimit të urdhërit nga ana e presidentit, mund të ndryshojë.

Urdhri origjinal i 27 janarit ndalonte qytetarët e shtatë shteteve me shumicë myslimane që të hynin në Shtetet e Bashkuara për 90 ditë.

Shtetet që ishin përfshirë në ndalesën e përkohshme të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara janë Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Por ky urdhër më pas u bllokua nga një gjykatës federal dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump është duke planifikuar ta rishikojë atë.

Raportimet megjithatë nuk e kanë bërë të qartë se sa do të ndryshojë urdhri i ri nga ai paraprak.

Drejtori për Buxhet i SHBA konfirmon planet për “shkurtime dramatike” të ndihmës së huaj

Drejtori për buxhet i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se administrata Trump do të propozojë një ulje “mjaft dramatike” të ndihmës së huaj të SHBA-së, kur të paraqes buxhetin fiskal për vitin 2018, më vonë gjatë këtij muaji.

“Ne do të propozojmë ulje të ndihmës së huaj dhe do të propozojmë që ato para t’i shpenzojmë këtu”, ka thënë për Fox News, Mick Mulvaney, Drejtori i Zyrës për Menaxhimin e Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë.

Mulvaney ka thënë se uja e ndihmës do të jetë “mjaft dramatike”.

Këto shkurtime sipas tij do të ndihmojë për të financuar rritjen e propozuar të buxhetit ushtarak të SHBA-së. Buxheti aktual vjetor i Pentagonit është rreth 603 miliardë dollarë.

Presidenti Donald Trump ka thënë më 27 shkurt, se prpopozimi i buxhetit të tij të parë para Kongresit, do të përfshijë “një rritje historike në mbrojtje për të rindërtuar ushtrinë”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do ta pyesë Kongresin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje për 54 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm. E njëjta shumë do të shkurtohet nga shpenzimet jombrojtëse, përfshirë këtu edhe shkurtimet e mëdha në ndihmën e huaj.

Shumica e shkurtimeve buxhetore do të vijnë nga buxheti vjetori prej 50.1 miliardë dollarësh i Departamenentit të Shtetit dhe Agjencisë së SHBA-së për programe zhvillimore (USAID), kanë thënë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar ka thënë se buxheti i Departamentit të Shtetit mund të shkurtohet për 37 për qind, e cila do të çojë në një riorganizim të madh të departamentit dhe eliminimin e disa programeve.

Agjencia e lajmeve Associated Press, duke cituar disa zyrtarë, që të njohur me këtë çështje, njoftoi më 4 mars se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është pajtuar në parim për ujen e buxhetit për departamentin e tij por ai dëshiron që shkurtimi buxhetor të bëhet në një periudhë tre vjeçare dhe jo si një reduktim vjetor.

Tillerson ka sugjeruar që shkurtimet buxhetore për Departamentin e Shtetit dhe USAID-in, të fillojnë me 20 për qin uje në buxhetin e ardhshëm vjetor, kanë thënë zyrtarët.

Trumpi akuzon ish-presidentin Obama për përgjime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi sot nëpërmjet Twitter-it se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama, pati urdhëruar përgjimin e komunikimeve telefonike gjatë fushatës presidenciale. Akuzat e Presidentit Trump pasojnë disa zbulime të reja të bëra të ditura nga mediat amerikane, për kontakte të tjera ndërmjet zyrtarëve të fushatës Trump dhe zyrtarëve rusë.

Presidenti Donald Trump postoi një seri mesazhesh sot në Twitter duke akuzuar pararendësin e tij, ish-Presidentin Barack Obama, për përgjim të komunikimeve përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Presidenti Trump tha në Twitter se zoti Obama pati urdhëruar përgjimin e linjave telefonike të Kullës Trump në Nju Jork. Presidenti Trump e konsideron këtë zbulim një skandal të ngjashëm me “Watergate”-in.

Zoti Trump nuk ka ofruar prova konkrete për akuzën për përgjim nga ish-administrata Obama.

Vetëm një ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions pranoi se ishte takuar dy herë me ambasadorin rus Sergei Kislyak gjatë fushatës presidenciale, takime të cilat ai nuk i raportoi gjatë seancës së tij të konfirmimit në Senat.

Ndërkohë, administrata Trump vazhdon të përballet me zbulime të reja për kontakte me zyrtarët rusë, përfshirë takime në Kullën Trump ndërmjet dhëndrrit të Presidentit, zotit Jared Kushner, ish-këshilltarit të dorëhequr të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, dhe ambasadorit rus.

Dje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u ballafaqua me pyetje përse këto takime po bëhen të ditura kaq me vonesë:

“Nuk ishin takime sekret. T’ju them të drejtën unë nuk isha në dieni se ishin zhvilluar këto takime, pra nuk mendoj se ndokush i konsideronte si diçka tepër të rëndësishme, pasi nuk pati diskutime mbi politikat,” tha zëdhënësi Spicer.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se takimet e zhvilluara në Kullën Trump kishin patur synim vendosjen e një linje komunikimi ndërmjet administratës së ardhshme amerikane dhe ambasadorit të Rusisë. Shtëpia e Bardhë i konsideroi këto takime të zakonshme dhe shtoi se zoti Kushner pati zhvilluar takime me përfaqësues të disa vendeve të ndryshme.

Komunikimet me email të ish-guvernatorit Mike Pence

Nënpresidenti amerikan Mike Pence thotë se nuk ka “asnjë lloj krahasimi” mes përdorimit nga ana e tij të një adrese private emaili si guvernator i Indianës, pozitë që ai kishte para se të bëhej pjesë e administratës aktuale, dhe problemet e emailit të ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Zoti Pence u tha gazetarëve në Uiskonsin të premten se problemet e zonjës Clinton përfshinin “zotërimin e një serveri privat, keqpërdorimin e informacionit sekret, dhe fshirjen e emaileve kur u kërkuan nga Kongresi”.

Nënpresidenti tha se ai ia ka dorëzuar të gjitha emailet e tij shtetit të Indianës në fund të mandatit të tij.

“Jo, nuk ka asnjë lloj krahasimi me praktikën e Hillary Clintonit e mbajtjes së një serveri privat, keqpërdorimit të informacionit sekret dhe shkatërrimin e emaileve kur kërkoheshin nga Kongresi. Ne kemi vepruar në përputhje të plotë me ligjet e shtetit të Indianës. Patëm avokatë të pavarur të cilët shqyrtuan gjithë të dhënat e mia të emailit privat për të identifikuar ndonjë email që ka përmendur aktivitete lidhur me shtetin. Dhe ligji i Indianës kërkon që emailet përkatëse t’i transferohen shtetit të Indianës,”.

Gazeta The Indianapolis Star ishte e para që njoftoi se nënpresidenti Pence kishte përdorur një llogari private emaili. Gazeta tha se zoti Pence kishte përdorur emailin e tij privat për të diskutuar çështje delikate, duke përfshirë çështjet e sigurisë së brendshme.

Departamenti i Shtetit ka thënë se përdorimi i një serveri privat nga zonja Clinton theu rregullat e departamentit. Drejtori i FBI-së James Comey tha se ish-Sekretarja e Shtetit ishte e pakujdesshme me informacionet sekrete, por se nuk do të ngrihen akuza penale kundër saj.

Sessions do të japë shpjegim me shkrim për kontaktet me ambasadorin rus

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions do të japë një shpejgim me shkrim për kontaktet e tij me ambasadorin rus vitin e kaluar, ka thënë Departmenti i Drejtësisë.

Sessions do ta paraqes shpjegimin e tij më 6 mars në Komitetin e Gjyqësisë në Senatin amerikan, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së anëtarëve demokratë të këtij komiteti.

Demokratët kanë kërkuar shpjegim për dy takimet e Session me ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislyak dhe pse Sessions nuk ka treguar për to gjatë seancës dëgjimore të konfirmimit pranë komitetit në muajin janar.

Session, ish senator nga Alabama, ka thënë më 2 mars se është takuar me Kislyak në zyrën e tij në Senat, dy muaj para zgjedhjeve si dhe gjatë një ngjarje me ambasadorë të tjerë në Konventën Kombëtare Republikane të mbajtur në muajin korrik.

Kreu i komitetit të gjyqësorit, senatori republikan Chuck Grassley ka refuzuar kërkesën e demokratëve që Sessions të dëshmojë para këtij komiteti.

Wolters: “Avionët rusë provokojnë avionët e NATO-s në Detin e Zi”

Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-ve në Evropë, Gjeneral Tod Wolters, ka deklaruar se avionët rusë kanë provokuar katër herë avionët e NATO-s më 10 shkurt në Detin e Zi

ASHINGTON – Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-ve në Evropë, Gjeneral Tod Wolters, ka deklaruar se avionët rusë kanë provokuar katër herë avionët e NATO-s më 10 shkurt në Detin e Zi.

Duke folur në Simpoziumin e Betejave Ajrore të Shoqatës së Forcave Ajrore të organizuar në qytetin Orlando të Floridas, komandanti amerikan Wolters ka theksur se tre nga katër provokimet janë bërë me avionë ushtarakë SU-24, ndërsa i katërti është bërë me një avion të llojit Ilyushin II-38 për patrullim detar.

Wolters shprehu shqetësimet, siç tha, afrimin kaq të rrezikshëm të avionëve rusë ndaj njësiteve të SHBA-ve dhe Aleancës që ka mundur të shkaktojë incident ose rritjen e tensioneve në rajon, duke shtuar se në gjashtë muajt e fundit provokimet ruse kanë qenë konstante.

“Forcat ajrore janë duke i ndjekur me kujdes këto afrime. Edhe zyrtarët e lartë janë duke punuar në marrjen e informacioneve në lidhje me këto aktivitete, edhe pse ndonjëherë ngelin pa rezultate. Ndonjëherë marrim përgjigjen e dëshiruar, e ndonjëherë nuk marrim asnjë përgjigje”, ka vënë në dukje Wolters.

Ai ka shtuar se ka raste kur këto provokime ndodhin gabimisht dhe raste kur bëhen si masë parandaluese.

Javët e kaluara, shefi i Shtatmadhorisë amerikane gjenerali Joseph Dunford ishte takuar me homologun e tij rus Valeriy Gerasimov në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Nga Pentagoni kanë deklaruar se qëllimi themelor i takimit ka qenë vazhdimi i kanaleve të komunikimit ushtarak për parandalimin e llogaritjeve të gabuara të mundshme në Siri dhe Evropën Lindore. aa

SHBA: Sessions tërhiqet nga hetimi rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha se ai do të tërhiqet nga një hetim federal rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e 2016-s për Shtëpinë e Bardhë.

“E ndiej se nuk duhet të përfshihem në hetimin e një fushate në të cilën unë kisha një rol,” tha zoti Sessions në një konferencë shtypi të enjten pasdite.

Komentet e Prokurorit të Përgjithshëm vijnë në një atmosferë thirrjesh që ai të jepte dorëheqjen ose të tërhiqej nga procesi i hetimeve rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Sessions foli dy herë gjatë fushatës me ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara. Këto biseda duket se bien në kundërshtim me deklaratat që ai bëri gjatë seancave të konfirmimit të tij në Kongres.

Zoti Sessions hodhi poshtë çdo aludim se ishte përpjekur të gënjente rreth kontakteve me rusët. “Ky nuk është synimi im; kjo nuk është e saktë”.

Zoti Sessions, këmbënguli se ai nuk u takua me zyrtarë rusë për të diskutuar mbi fushatën elektorale.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, e mori në mbrojtje Prokurorin e Përgjithshëm, duke thënë se ai thjesht bëri punën e tij si ish-senator, kur foli me ambasadorin rus.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se “nuk ishte në dijeni” që Prokurori i Përgjithshëm të kishte patur kontakt me ambasadorin rus gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.

Presidenti Trump i bëri komentet në Newport News të shtetit Virxhinia, para se të mbante një fjalim në bordin e aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford.

Ai tha se ka besim të plotë tek Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions.

REAGIMET NË KONGRES

Disa demokratë në Kongres po kërkojnë që zoti Sessions të japë dorëheqjen për shkak të kontakteve me rusët. Udhëheqësit demokratë dhe disa republikanë thonë se ai duhet të tërhiqet nga një hetim federal rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

Kryetari i Komisionit për Inteligjencën në Dhomën e Përfaqësuesve, Devin Nunes, tha se ai ende nuk ka ndonjë dëshmi që njerëz të lidhur me fushatën presidenciale të zotit Trump të kenë patur kontakte të papërshtatshme me zyrtarët rusë.

Kongresmeni i bëri komentet për gazetarët pasi anëtarët e komisionit dëgjuan një raportim të Drejtorit të FBI-së James Comey.

Nunes tha se kontakti i vetëm për të cilin ai ka dijeni ishte ai mes ish-këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, dhe ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara.

Sessions tha në një intervistë për NBC News, se “kur të jetë e përshtatshme”, ai do ta përjashtojë veten nga hetimi i agjencisë së tij lidhur me mundësinë e lidhjeve të fushatës së zotit Trump me zyrtarë rusë.

SESSIONS DHE DEKLARATA E TIJ

Ndërkohë që ishte anëtar i senatit, Jeff Sessions mbështeti kandidaturën e zotit Trump për president dhe u bë këshilltar i fushatës së tij.

Pasi u emërua si kandidat për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë, zoti Sessions u pyet në seancën e konfirmimit në muajin janar se çfarë do të bënte nëse provohej se dikush nga fushata e zotit Trump kishte qenë në kontakt me Rusinë.

“Nuk kam dhe nuk kam pasur komunikime me rusët,” u përgjigj ai.

Në fakt, zoti Sessions kishte takuar ambasadorin rus Sergei Kislyak në muajin korrik gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan. Në shtator, e kishte takuar përsëri në zyrën e tij në Kongres.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Sarah Isgur Flores, tha se nuk kishte asnjë gënjeshtër në deklaratën e bërë nga zoti Sessions gjatë seancave të konfirmimit.

Prokurori i përgjithshëm bëri më pas një deklaratë ku thoshte se “kurrë nuk ishte takuar me ndonjë zyrtar rus për të diskutuar mbi çështjet e fushatës.”

Senatori Al Franken, i cili e pyeti zotin Sessions për Rusinë gjatë konfirmimit, ishte ndër demokratët të cilët thanë mbrëmë se prokurori i përgjithshëm nuk duhet të përfshihet në asnjë hetim për çështjet e ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

Byroja Federale e Hetimeve, që është pjesë e Departamentit të Drejtësisë, po heton rreth aktiviteteve të Rusisë, që synonin të krijonin çrregullime në zgjedhjet amerikane. Ajo po heton gjithashtu rreth çdo lidhjeje të mundshme mes fushatës së zotit Trump dhe qeverisë së presidentit rus Vladimir Putin.

Komisioni i Senatit për inteligjencën po kryen hetimin e tij, ndërsa komisioni homolog i Dhomës së Përfaqësuesve njoftoi dje kriteret mbi të cilat do të fillonte edhe ai hetimet.

REAGIMI I RUSISË

Një zëdhënës rus tha të enjten se nuk ishte në dijeni për ndonjë takim mes ish-senatorit Sessions, tani Prokuror i Përgjithshëm dhe ambasadorit të Rusisë gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar.

“Nuk kam dijeni për ndonjë takim”, u tha Dmitry Peskov gazetarëve kur u pyet nëse zoti Sessions ishte takuar me ambasadorin Kislyak.

Peskov tha se nuk ishte e pazakontë që diplomatët rusë të takoheshin me ligjvënësit amerikanë.

Presidenti Trump, i cili ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë, ka akuzuar ish-zyrtarë të administratës Obama se janë përpjekur ta diskreditojnë.


Send this to a friend