VOAL

VOAL

PKK rrëmben 3 gazetarë që punojnë për Anadolu Agency në Mardin të Turqisë

Gazetarët thuhet se janë duke u mbajtur në një vend i cili ende nuk dihet

MARDIN- Në qarkun Nusaybin të qytetit juglindor të Turqisë, Mardin, 3 gazetarë të Anadolu Agency të cilët ndjekin lajmet në këtë rajon, janë rrëmbyer nga militantë të organizatës terroriste PKK.

Gazetarët thuhet se janë duke u mbajtur në një vend i cili ende nuk dihet. Ndërkohë kamerat dhe aparatet fotografike të gazetarëve janë marrë nga militantët.

Davutoglu: Nuk falim asnjë anëtar të NATO-s të krijojë lidhje me një organizatë terroriste që drejton sulm ndaj nesh

“Salih Neccar, i cili e ka kryer këtë sulm vetëvrasës ka lindur në vitin 1992 në qytetin Amuda në veri të Sirisë. Janë zbuluar lidhjet e drejtpërdrejta të sulmit me YPG-në”, deklaroi Davutoglu

ANKARA – Kryeministri turk Ahmet Davutoglu duke theksuar se çështja e autorëve të sulmit terrorist në Ankara është zbardhur e tëra deklaroi se “Në mënyrë të qartë është zbuluar se ky sulm është kryer nga një person anëtar i YPG-së i infiltruar nga Siria dhe në bashkëpunim me anëtarët e organizatës terroriste brenda Turqisë”.

Kryeministri Davutoglu për shkak të sulmit terrorist në Ankara zhvilloi një vizitë ngushëllimi tek Kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar.

Davutoglu i cili pas takimit dha deklarata për gazetarët, duke theksuar se sulmi i djeshëm është kryer kundër kombit të shenjtë, ushtarëve dhe punonjësve civilë të cilët ishin duke kryer një mision të ndershëm në Forcat e armatosura, u shprehi ngushëllime Forcave të armatosura.

Ai tha se çështja e autorëve nga sulmi i mbrëmshëm është zbardhur tërësisht. “Në mënyrë të qartë është zbuluar se ky sulm është kryer nga një person anëtar i YPG-së i infiltruar nga Siria dhe në bashkëpunim me anëtarët e organizatës terroriste brenda Turqisë”, tha Davutoglu.

Kryeministri turk tha se thirrja e tij e dytë është për partitë politike, organizatat e shoqërisë civile. “Çfarë do që të jetë burimi, kush do që të jetë vegla, kundër terrorizmit duhet të qëndrojmë krah për krah”, porositi Davutoglu.

“Dënoj ashpër qëndrimin e papajtueshëm të një partie në lidhje për publikimin e një deklarate të përbashkët. Nuk kanë të drejtë të flasin për demokraci ata njerëz të cilët edhe për çështjen e terrorizmit nuk vendosin një qëndrim dhe nuk dënojnë këtë sulm të ndërmarrë ndaj njerëzve të pafajshëm të cilët ishin duke u kthyer në shtëpi pas punës për t’u ulur në shtëpitë bashkë me fëmijët e tyre. Detyra jonë parësore, misioni ynë kryesor për të cilën ndjejmë përgjegjësi ndaj kombit dhe historisë sonë, është se duke e mbrojtur unitetin, tërësinë e këtij vendi në këtë rreth të zjarrit ta vazhdojë mbijetesën, të përforcohemi dhe të arrijmë fuqinë me të cilën mund të luftojmë kundër të gjithë këtyre sfidave”, tha ai.

Davutoglu duke vazhduar më tej tha se, “Dje ky sulm terrorist edhe pse u bë në afërsi të parlamentit tonë, parlamenti vazhdoi ti kryejë punimet e tij. Mendoj se ky është një zhvillim i admirueshëm. Pasi që u konsultova me nënkryetarët e grupeve parlamentare i dhashë këtë udhëzim: Objektivi kryesor i fokuseve terroriste është, të atrofohet jeta politike, jeta sociale, të ngadalësohet. Parlamenti turk nuk do ti ndalë seancat e tij, e drejta i është dhënë nga populli ynë, çfarë do qoftë të ndodhë”.

Kryeministri i Turqisë Davutoglu gjithashtu ka deklaruar se: “Nuk do të falim asnjë vend anëtar të NATO-s kryesisht Shetet e Bashkuara të Amerikës, apo ndonjë vend tjetër që kemi qëndruar krah për krah në Afganistan të krijojë lidhje me një organziatë terroriste e cila drejton një sulm ndaj nesh në zemër të Turqisë dhe ne në lidhje me këtë çështje qëndrimin tonë e shprehim në mënyrën më të qartë”. aa

Kurtulmush: 28 të vrarë dhe 61 të plagosur nga sulmi terrorist në Ankara

“Sa më shpejt të jetë e mundur do të nxjerrim në dritë se kush e ka organizuar këtë sulm terrorit”

ANKARA- Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Numan Kurtulmush, në një deklaratë për shtyp tha se sot rreth orës 18:31 është organizuar një sulm terrorist ndërkohë që një autobus i cili transportonte efektivë të ushtrisë turke kishte ndaluar në një kryqëzim. Kurtulmush tha gjithashtu se 28 persona kanë humbur jetën dhe 61 të tjerë janë plagosur nga ky sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke nënvizuar se në mesin e personave të cilët kanë humbur jetën ka civilë dhe ushtarakë Kurtulmuş u shpreh: ”Të gjitha të dhënat dhe informacionet po përpunohen me një profesionalizëm të plotë. Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion të saktë për grupin që ka kryer sulmin. Një deklaratë e tillë deri më tani nuk është bërë. Sa më shpejt të jetë e mundur do të nxjerrim në dritë se kush e ka organizuar këtë sulm terrorit”.

Në vazhdim të fjalës së tij Kurtulmuş tha se “rreth 3 minuta pas shpërthimit ambulancat kanë arritur në vendngjarje. 32 ambulanca kanë transportuar të plagosurit në spitale të ndryshme. Për një kohë shumë të shkurtër një ekip prej 7 prokurorësh ka arritur në vendngjarje për të trajtuar këtë çështje me përpikmëri dhe profesionalizëm”.

– Pretendimet për një shpërthim të dytë –

Kurtulmuş në vijim të fjalës së tij në lidhje me pretendimet për një shpërthim të dytë tha se ka pasur një shpërthim të dytë, por ky shpërthim ka qenë për të asgjësuar një pako të dyshimtë dhe është kryer në mënyrë të kontrolluar nga efektivët e policisë. “Dua të them hapur dhe prerë që ne dënojmë ashpër grupet dhe shërbimet inteligjente të cilat kanë ndihmuar në logjistikë dhe në armë e municione, madie edhe ata të cilët kanë ndihmuar nga ana politike” shtoi zëdhënësi i qeverisë turke.

Ai në vazhdim të fjalës së tij duke nënvizuar që organizata që ka bërë këtë sulm terrorist nuk është një grup pre 3 apo 5 personash ka thënë se është një sulm barbarë dhe i poshtër, i bërë kundrejt të gjithë popullit turk dhe i planifikuar mirë.

Davutoglu pas shpërthimit në Ankara anulon vizitën në Bruksel

Kryeministri Davutoglu ka mbërritur në Qendrën e Përgjithshme të Partisë AK ku dhe ka marrë informacione në lidhje me shpërthimin

ANKARA – Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, për shkak të shpërthimit në Ankara ka anuluar vizitën e tij në Bruksel.

Kryeministri Davutoglu gjatë daljes pas takimit të Bordit të Lartë të Shkencës dhe Teknologjisë ka pohuar se: “Informacionet më kanë ardhur, do të shohim”. Më pas kryeministri Davutoglu ka mbërritur në Qendrën e Përgjithshme të Partisë AK ku dhe ka marrë informacione në lidhje me shpërthimin.

Pas 30 minutash kryeministri Davutoglu është drejtuar drejt rezidencës presidenciale për të marrë pjesë në takimin e sigurisë i cili do të mbahet nën drejtimin e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Ndër të tjera mësohet se është anuluar vizita që Davutoglu do të mbante këtë mbrëmje në Bruksel. aa

Shpërthim në Ankara, 5 të vdekur dhe 10 të plagosur

ANKARA – Në Ankara ka ndodhur një shpërthim gjatë kalimit të mjeteve të shërbimit ushtarak në rrugën Merasim e cila bulevardin İnönü e lidh me rrugën Dikmen.

Sipas informacioneve të para pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu në pyetjën në lidhje me ngjarjen u përgjigj se, “Informacioni ka ardhur, do të shikojmë”.aa

Serbia e mbytur në borxhet e Titos

Borxhi publik i Serbisë aktualisht është 24.8 miliardë euro

Këtë vit arka e shtetit të Serbisë do të “boshatiset” edhe nga 300 milionë euro që janë borxhe të vjetra nga koha e Titos, të cilat Beogradi duhet t’i paguajë. Në atë kohë kryeministër i Jugosllavisë ishte Veselin Gjuranoviç.

Sipas gazetës serbe “Blic”, bëhet fjalë për barrën më të madhe kreditore që Serbia sivjet duhet ta kthejë, rreth 289.2 milionë euro.

Kreditë, Serbia duhet t’ua kthejë klubeve të Parisit e të Londrës, Bankës Botërore dhe asaj Investuese Europiane. Shuma e përgjithshme është 8.8 miliardë euro. Më së shumti duhet t’i kthehet Klubit të Parisit 103.6 milionë euro, Bankës Botërore 74.7 milionë, Klubit të Londrës 53.8 milionë dhe BE-së 44.7 milionë euro.

Borxhi publik i Serbisë aktualisht është 24.8 miliardë euro.

Bosnjë: U arrestuan tre ish-policë serbë me akuza për krime lufte

Darko Mërgja gjatë procesit kundër tij në Hagë

Ish-polici serb në Bosnjë, Darko Mërgja, i dënuar për krime të luftës të kryera gjatë luftës në periudhën 1992-95, është arrestuar lidhur me akuza të reja.

Policia në Bosnjë ka njoftuar dje se i akuzuari Mërgja, së bashku me dy pjesëtarë të njësisë së tij policore, Radenko Martinoviq dhe Millan Gavrilloviq, janë arrestuar dje.

Prokurorët i akuzojnë këta tre persona për vrasje të së paku 10 vetëve, të gjithë joserbë, që ishin dërguar në kampe arresti në qytetin veriperëndimor, Prijedor, në vitin 1992.

Në vitin 2004, Darko Mërgja ishte dënuar me 17 vjet burg nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavinë, pasi e kishte pranuar fajësinë për pjesëmarrje në ekzekutimet masive të afro 200 civilëve myslimanë dhe kroatë, trupat e pajetë të të cilëve ishin hedhur në humnerë.

I akuzuari Darko Mërgja, 48 vjeçar, ishte liruar në vitin 2013, pasi i kishte vuajtur më tepër se dy të tretat e dënimit me burg dhe ishte kthyer në Bosnjë.

Nikoliçi: Serbia nuk e ndryshon kushtetutën për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka thënë se Kosova është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Serbisë dhe ajo është pjesë integrale e shteti serb.

Sipas të përditshmes serbe ‘Vecernje Novosti’, Nikoliç ka thënë se megjithatë Serbia respekton veçantinë e statusit të Kosovën, por nuk e njeh pavarësinë e saj.

‘Para meje është Kushtetuta. Serbia e ka njohur veçantinë e statusit të Kosovës, e njohim palën kosovare për të negociuar me ta, por nuk e njohim pavarësinë’, tha Nikoliç.

Nikoliç shtoi se Serbia nuk do të ndryshojë ndonjë dokument që do të njihte Kosovën si shtet të pavarur, duke nënkuptuar këtu kushtetutën serbe.

Presidenti serb pohoi se Serbia është në negociata me shqiptarët me një dëshirë për të arritur një zgjidhje që do të lejojë një jetë të qetë mes dy vendeve.

‘Të gjithë duhet ta dinë dhe ta kuptojnë se ne kurrë nuk do të heqim dorë prej Kosovës’, tha ai.

BERZH mbledh udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

Më 22 shkurt në Londër takimi i kryeministrave të vendeve të rajonit për të diskutuar mbi investimet dhe mundësitë e të bërit biznes

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor (Shqipërisë, Bosnjes, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë), pritet të mblidhen së bashku në Londër javën e ardhshme me 22 shkurt, për të diskutuar rreth cështjes së investimeve dhe mundësive që ato ofrojnë për të bërë biznes në vendet e tyre. Ky është takimi i dytë i këtij lloji që organizohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, pas atij të shkurtit të vitit 2014.

Do të jetë presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti dhe ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond, që do të hapin konferencën, e cila do të vazhdojë më pas me panelin ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e Ballkanit. Në tre panele të tjerë, ku do të diskutohet për zhvillimin e rrjeteve të Transportit, për energjinë e rinovueshme dhe axhendën e privatizimeve në Ballkanin Perëndimor, do të marrin pjesë anëtarë të kabineteve qeveritare, sipërmarrës dhe investitorë.

Takimi i nivelit të lartë, ka si synim nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon dhe projektet e përbashkëta ndërkufitare. Gjatë konferencës do të prezantohet nisja e një projekti të Berzh-it, një platformë e re rajonale për quotimin e titujve të bursave të Bullgarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Sipas një njoftimi për shtyp të BERZH-it, edhe Bursa sllovene dhe serbe kanë shprehur interesin për t’ju bashkuar kësaj nisem, e cila synon integrimin rajonal të tregjeve të kapitalit.

BERZH-i është ndër investitorët kryesorë në rajonin e Ballkanit. Vetëm vitin e kaluar Banka ka investor afër 1 miliard euro në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë, infrastrukturës apo edhe atë finanziar në mbështetje të bujqësisë në vendet ballkanike.

Turqia njeh integritetin terrritorial të Ukrainës: Periudha e Bashkimit Sovjetik ka përfunduar

Në fjalimin e tij Davutoglu, deklaroi se sot me Ukrainën kanë një qëndrim të përbashkët kundër qëndrimit agresiv të cilën Rusia ka treguar si në Krime ashtu edhe në ditët e sotme në Siri

KIEV – Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, pas takimit kokë më kokë me Kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalimin e tij Davutoğlu, deklaroi se sot me Ukrainën kanë një qëndrim të përbashkët kundër qëndrimit agresiv të cilën Rusia ka treguar si në Krime ashtu edhe në ditët e sotme në Siri.

Davutoğlu u shpreh më tej se: “Turqia njeh integritetin territorial të Ukrainës dhe kundërshton kategorikisht aneksimin e Krimesë. Krimeja është pjesë e territorit të Ukrainës dhe vendi i vërtetë i tartarëve të Krimesë”.

– “Periudha e Bashkimit Sovjetik ka përfunduar 25 vite më parë”-

“Faktikisht sot në lidhje me integritetin territorial të vendit tre vende ndodhen nën kërcënimin e Rusisë, këto janë Gjeorgjia, Ukraina dhe Siria. Edhe integriteti territorial i Azerbajxhanit ndodhet praktikisht nën kërcënimin e Rusisë për shkak të mbështetjes që ajo i jep Armenisë”, ka pohuar Davutoğlu.

Kryeministri turk ka shtuar më tej se: “Nga këtu dua t’iu them edhe njëherë autoriteteve ruse se periudha e Bashkimit Sovjetik ka përfunduar 25 vite më parë. Përpjekjet për të ringjallur këtë periudhë nuk sjellin rezultate të mira dhe pozitive për Rusinë. Duke i besuar kartës së vetos në OKB, të drejtohesh drejt këtyre aventurave është çështje që duhet të miratohet edhe nga populli rus”.

– “Shkaktojnë shumë krime lufte në Siri”-

Kryeministri Davutoğlu duke vënë në dukje se ka informuar Kryeministrin ukrainas Yatsenyuk rreth zhvillimeve të fundit në Siri ka theksuar se: “Teksa ne zhvillojmë këto bisedime Rusia ka qëlluar me raketë balistike një shkollë dhe një spital në Azez ku kanë humbur jetën fëmijë dhe civilë. Regjimi i Sirisë dhe mbështetësit e saj Rusia dhe vendet e tjera si dhe organizatat terroriste kryesisht YPG janë shkaktarë të shumë krimeve njerëzore në Siri. Para zgjidhjes, para një takimi për të arritur fitore në terren shkelin haptazi të drejtën ndërkombëtare”.

Ndër të tjera Davutoğlu ka shtuar se në këtë momente asnjë element i forcave të Turqisë nuk ndodhet brenda Sirisë dhe se Turqia është në anën e popullit të Sirisë dhe kurrë nuk ka qenë pushtuese në Siri. aa

Nikoliçi: Nuk e njohim Kosovën, mos na pranoni në BE

Presidenti serb, Tomislav Nikoliçi, ka përsëritur se Kosova nuk duhet të jetë kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se shpreson që njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratik nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE, e nëse po, atëherë ai thotë se mos ta pranojnë as Serbinë.

“Shpresoj që njohja e Kosovës nuk do të jetë kurrë kusht për pranimin e Serbisë në BE, dhe nëse kjo është kusht për anëtarësimin tonë në union, mos të na pranojnë”, ka thënë Nikoliç për mediat serbe.

Megjithatë, ai thotë se kapitulli 35, që i kërkon Serbisë të heq dorë nga Kosova nuk e shohin si detyrim të mbyllur.

Më pas Nikoliç flet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin tha që duhet të formohet, ashtu siç është nënshkruar, por ai përmend edhe zhvillimet në Kosovë në lidhje me AKS-në.

Ambasadori serb në Moskë: Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s

Terziç ka konfirmuar se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, do të vizitojë Moskën më 9 mars

Serbia nuk është e interesuar për t’iu bashkuar NATO-s apo për të mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, me gjithë ambiciet e Qeverisë serbe për t’u anëtarësuar në BE, ka thënë ambasadori i Serbisë në Moskë, Sllavenko Terziç.

“Sa i përket çështjes së anëtarësimit në NATO, Serbia ka proklamuar neutralitetin ushtarak dhe politik dhe, deri më tash, askush nuk e ka ndryshuar këtë qasje. Serbia nuk është duke u përgatitur për t’iu bashkuar NATO-s. Po ashtu, nuk do t’iu bashkohemi kurrë sanksioneve kundër Federatës Ruse”, ka thënë Terziç për gazetarët në Moskë.

Ai ka shtuar se Serbia do t’i ruajë lidhjet e saj me Moskën dhe se synon t’i bashkohet Unionit Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Terziç ka konfirmuar se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, do të vizitojë Moskën më 9 mars.

Nderojnë myslimanët e vrarë në Bosnjë – Beogradi ndalon manifestimin

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Anita Mitiç, është paditur nga autoritetet serbe nën akuzën e kundravajtjes në lidhje me një protestë që do të mbahej para parlamentit serb.

Një vit më parë, në një nga sheshet e Beogradit bëhej homazh për mbi 8 mijë myslimanë të vrarë në Srebrenicë. Aktivistët e rinj për të drejtat e njeriut dhe qytetarët e thjeshtë donin të grumbullonin 7 mijë vetë, të cilët të shtriheshin përpara Kuvendit të Serbisë, në mënyrë që të kujtonin viktimat.

Por ky tubim u ndalua nga autoritetet. Aty nuk mungonin radikalët, si Vojisllav Sheshel.

Anita Mitiç, një nga organizatoret e këtij tubimi, ka marrë një padi për kundërvajtje, për shkak të së cilës mund të paguajë nga 100 deri në 1.000 euro gjobë. Ajo thotë se, vet ndalimi i tubimit ka qenë skandaloz, ndërkohë që thotë se debat për krimet ende nuk ka.

Erdogan kërcënon për dëbimin e 2 milionë e gjysmë emigrantëve sirianë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kërcënimin se do të dëbojë të 2.5 milion emigrantët sirianë që ndodhen brenda kufijve të vendit, duke thënë se ai mund t’i dërgojë ata me autobusë në kufijtë e  Bashkimit Evropian.

Në një fjalim të mbajtur sot në një forum biznesi në Ankara, zoti Erdogan konfirmoi komentet e nxjerra nga media në fillim të javës, sipas të cilave ai i ka thënë presidentit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker se do t’i dëbojë refugjatët në qoftë se Turqisë nuk i jepet mbështetje për përpjekjet e saj.

Komentet e bëra nëntorin e kaluar, u zbuluan nga një portal grek dhe u botuan nga disa gazeta të opozitës.

Bosnjë: Aurtoriteti juridik mbikëqyrës e konfirmoi ndalesën e shamisë

Pamje e femrave myslimane me shami në kokë

Autoriteti juridik mbikëqyrës i Bosnjës e ka konfirmuar ndalesën e bartjes së shamisë dhe të simboleve të tjera fetare në gjykata dhe institucionet e tjera juridike.

Ky vendim për ta vërtetuar ndalesën është shpallur sot nga Këshilli i Lartë Prokurorial i Drejtësisë dhe u bë në periudhën kur janë mbajtur protesta në kryeqytetin Sarajevë dhe në disa qytete të tjera të Bosnjës.

Ky vendim ka të bëjë me gjyqtarët dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë në Bosnjë dhe u përketë të gjitha simboleve fetare dhe veshjeve.

Por në mënyrë të qartë është përmendur shamia islamike me të cilën gratë myslimane i mbulojnë flokët, veshët, dhe qafën, ndërsa vetëm fytyra mbetet e zbuluar.

Protesta më e madhe kundër kësaj mase është organizuar në Sarajevë më 7 shkurt, ku afro 2 mijë pjesëmarrës, shumica prej tyre femra, e mbajtën një demonstratë njëorëshe në mbështetje të së drejtës së tyre për të bartur shami në kokë.

 

Bosnja arreston pronarin e një banke dhe dy ndihmësit e tij

Autoritetet në Bosnjë e kanë arrestuar pronarin e një banke private dhe dy ndihmësit e tij, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Prokuroria, përmes një deklarate të lëshuar sot, pavarësisht arrestimit të pronarit të Bankës Ndërkombëtare Pavloviq, Slobodan Pavlovic, dhe dy ndihmësve të tij, ka thënë se autoritetet janë duke i vazhduar kërkimet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Vitin e kaluar, një parti opozitare ka parashtruar padi penale kundër presidentit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, me pretendimin se ai e ka blerë një vilë në Beograd të Serbisë, me çmim prej 750 mijë eurosh dhe se e ka marrë një kredi me të njëjtën shumë një vit më vonë në bankën Pavloviq.

Sipas një deklarate të mëhershme nga Partia Demokratike Serbe, Pavloviq asokohe ia ka paguar kredinë Dodikut, në këmbim të favoreve që nuk janë specifikuar.

Dodik në vazhdimësi i ka mohuar akuzat.

Zëvendëskryeministrit rus i ndalohet hyrja në Mal të Zi

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin

Autoritetet në Mal të Zi kanë njoftuar sot se zëvendëskryeministrit rus, Dmitry Rogozin, ia kanë ndaluar hyrjen në vendin e vogël të Ballkanit.

Ministria e Jashtme malazeze ka njoftuar sot se Rogozin është në mesin e 50 politikanëve dhe biznesmenëve rusë, të cilët e kanë të ndaluar që të hyjnë në Malin e Zi.

Kombi i cili i ka rreth 600 mijë banorë, i cili është duke kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ka miratuar sanksione perëndimore kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme tha se Milani Knezeviq, udhëheqës i partisë pro-ruse, Partia Demokratike Popullore, e kishte ftuar zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, pa u konsultuar me autoritetet e Malit të Zi.

Gjenerali serb i Bosnjës vdes në burgun e Hagës

Gjenerali serb i Bosnjës Zdravko Tolimir

Gjenerali serb i Bosnjës, Zdravko Tolimir, ka vdekur mbrëmë në burgun e Hagës, ku ai po e vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid.

Udhëheqësi serb i angazhuar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, Rasim Ljajiq, i ka thënë televizionit serb RTS se Tolimir ka vdekur mbrëmjen e së hënës, në qendrën e paraburgimit të gjykatës së OKB-së.

Vdekja e tij është konfirmuar sot edhe nga Tribunali i Hagës.

“Ai është marrë i sëmurë nga qendra e paraburgimit të gjykatës mbrëmë rreth orës 09.00. Ai ka marrë përkujdesje mjekësore, por ai vdiq”, ka thënë sot zëdhënësi i Tribunalit të Hagës, Nenad Golqevski.

Tolimir, 67 vjeçar, konsiderohet të ketë qenë krahu i djathtë i shefit të ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mladiq, i cili aktualisht është duke u gjykuar në Hagë.

Zdravko Tolimir është dënuar në vitin 2012 me burg të përjetshëm për rolin e tij në gjenocid, për krime kundër njerëzimit dhe për krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1992-1995 në Bosnjë.

Gjatë luftës në Bosnjë kanë vdekur rreth 100 mijë persona.

Dënimi ndaj Zdravko Tolimir e ka marrë mbështetjen e dhomës së apelit në vitin 2015.

Shkarkohet njëzëri ministri serb i Mbrojtjes për shkak të komenteve seksiste

Kuvendi i Serbisë ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq.

Votimi me 195 vota për, aq sa edhe ka qenë numri i deputetëve të pranishëm në sallë, ka ardhur pas kërkesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që Kuvendi të mbështesë propozimin e tij për shkarkimin e Gashiqit për shkak të komenteve seksiste.

Në një konferencë më 7 dhjetor, Gashiq ka parë një gazetare duke u gjunjëzuar, për të mos penguar pamjet e kamerave, dhe ka thënë: “Më pëlqen kur gazetaret gjunjëzohen kaq lehtë”.

Komentet e tij kanë shkaktuar disa protesta nga gazetarët në Serbi

Birn – Këshilltari presidencial pushohet nga puna për amnistimin e mikut të vet – Nga Sven Milekic

Në foto Kolinda Grabar Kitarovic (majtas) dhe Tihomir Oreskovic (djathtas). | Foto: Zyra e Presidentit

Voal – Një këshilltar i presidentes kroate u detyrua të japë dorëheqjen pasi u zbulua se duke përdorur postin e tij u përpoq të siguronte një amnisti të pjesshme për një mik të djalit të tij të ndarë nga jeta.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic detyroi këshilltarin e saj kushtetues dhe ligjor Vladimir Seks, të japë dorëheqjen të mërkurën, pasi u zbulua se ai kishte synuar të siguronte falje presidenciale për një person të njohur prej tij.

Seks, një anëtar me ndikim i partisë në pushtet, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, të cilës Grabar Kitarovic i përkiste para se të bëhej presidente, u bë këshilltar i presidentit në prill të këtij viti pasi la detyrën si deputet i parlamentit.

Seks ka qenë një nga hartuesit e Kushtetutës së Kroacisë në vitin 1990, komandant i bazës së krizës gjatë mbrojtjes së Kroacisë lindore në vitin 1991, prokuror i përgjithshëm më 1992 dhe zëvendës kryeministër mes viteve 1992-94. Ai ka qenë kryetar i parlamentit mes viteve 2003 dhe 2007.

Zyra e presidentit njoftoi të mërkurën se Seks është liruar nga detyra. Më pas, Seks tha se ai dha dorëheqjen pasi një gjë e tillë iu kërkua nga Presidentja kur u zbulua se ai po kërkonte të falej dikush që ai njihte.

“Unë kërkova falje për çështjen e Vanja Goldberger për shkak se e ndjeja si përgjegjësi morale… unë pata mbështetur sigurimin e një faljeje presidenciale për të dhe presidentja ndjeu se kjo qe diçka e gabuar, duke pasur parasysh marrëdhënien time speciale me të,” tha Seks.

“Unë e respektoj këtë opinion dhe firmosa dorëheqjen,” tha ai.

Komisioni presidencial për faljet, i cili përbëhet nga ekspertë ligjorë me eksperiencë, propozon emrat e njerëzve që mund të përfitojnë reduktim të masës së dënimit nga autoriteti i presidentit.

Seks dha dorëheqjen pasi u zbulua se Goldberger, i dënuar për dy vjet e gjysmë burg me akuzat për posedim droge dhe armëmbajtje pa leje, pati qenë mik i ngushtë i djalit të tij të vdekur Domagoj.

Domagoj Seks, i cili u gjet i vdekur në Plazhin Goa në Indi në vitin 2005, e njihte Goldberger nga koha kur ata drejtonin Qendrën Autonome të Kulturës Atak, një Organizatë Jofitimprurëse që promovonte kulturën alternative.

Goldberger ka vuajtur deri tani një vit e dhjetë muaj burg nga dënimi i tij.

Rasti i tij nuk është i vetmi rast i një faljeje presidenciale që krijon habi në Kroaci.

Grabar Kitarovic ka falur gjithashtu Leon Sulic, një nga ish pronarët e kompanisë së transportit Croatia Bus, i cili ka pasur disa dënime për përvetësim gjatë viteve 1990.

Gjykata e Lartë e pati dënuar atë dy herë: pesë vjet në vitin 2010 për përvetësimin e mbi 2 milionë eurove dhe një vit e dhjetë muaj më 2014 për përvetësimin e 75 mijë eurove.

Nga çasti që Sulic u dënua në mars 2014, Sulic nuk u paraqit të vuajë dënimin duke pretenduar se qe i sëmurë. Një gjykatë vendosi se ai qe në gjendje fizike për të vuajtur dënimin dhe policia e arrestoi atë më dhjetor 2014, kur nuk iu përgjigj thirrjeve për t’u paraqitur vetë në burg.

Me ligj, presidenti nuk ka nevojë të shpjegojë arsyet për reduktimin e një dënimi. Gjithsesi, në këtë rast, komisioni deklaroi se “kushtet e tij veçanërisht të vështira shëndetësore” si dhe “koha e konsiderueshme” që kishte kaluar nga kryerja e krimit, përbënin bazë për falje. Sulic raportohej si donator i partisë HDZ gjatë viteve të fundit.

Grabar Kitarovic fali gjithashtu juristin Danko Seiter, i burgosur më 2015 me një vit burg për abuzim me detyrën si anëtar i bordit të bankës private Karlovac.

Seiter u dënua pasi miratoi një kredi të paligjshme prej 145 mijë eurosh në vitin 1998 për sipërmarrësin Nikola Hanzel, i cili qe donatori më i madh i fushatës për president të Grabar Kitarovic ku pati dhuruar 26 mijë euro. Hanzel po pret rigjykim.

Dënimi me burg i Seiter do të zëvendësohet me dy vjet liri me kusht. Komisioni argumentoi sërish se baza për lirinë me kusht qe “gjendja e keqe shëndetësore” e të dënuarit./reporter.al

Zagrebi nuk e lejon presidentin serb të vizitojë Kroacinë

Kroacia ka vendosur të mos ‘ia japë dorën’ Serbisë deri sa të zgjidhen disa probleme të mbetura që nga koha e luftës.

Së fundi presidenti serb Tomislav Nikoliç kishte vendosur të vizitonte Kroacinë, por kjo e fundit ia ka ndaluar diçka të tillë.

Sipas gazetës serbe ‘Blic’, shkak i kësaj ndalese kanë qenë të pagjeturit e luftës dhe kthimi i pasurive, të cilat Zagrebi i ka vendosur si kusht për marrëdhënie normale mes dy shteteve.

Ka qenë vetë kabineti i presidentes kroate, Kolinda Grabar, ai që e ka konfirmuar diçka të tillë për gazetën serbe.

‘Kushtet e presidentes së Kroacisë për t’u takuar me homologun e saj serb janë zgjidhja e çështjes së të zhdukurve gjatë luftës, kthimi i pasurive, kthimi i thesareve kulturore e lëndëve arkivore si dhe zgjidhja e problemit kufitar në Danub’, ka thënë një nga anëtarët e kabinetit të presidentes kroate.

Senati rumun votoi për t’ia hequr imunitetin Opreas

Senati rumun votoi sot për t’ia hequr imunitetin ish zëvendës kryeministrit Gabriel Oprea duke i hapur rrugën një hetimi kriminal lidhur me akuzat se ai ka porositur makina të paautorizuara për vete dhe për zyrtarë të tjerë. Rumania shihet si një nga vendet më të korruptuara të Bashkimit Evropian dhe sistemi i saj i drejtësisë është nën vëzhgim të posaçëm nga BE-ja, megjithëse prokurorët e saj kanë marrë vlerësime nga ekzekutivi i BE-së për shtimin e përpjekjeve kundër rryshfeteve dhe abuzimeve të pushtetit.

Prokurorët anti-korrupsion e akuzuan muajin e kaluar ish zëvendës kryeministrin Oprea, i cili ka qenë edhe ministër i brendshëm, se ka porositur makina të paautorizuara për vete dhe për kryeprokurorin Tiberiu Nitu.

“Unë mendoj se nuk e kam abuzuar pushtetin si ministër, se nuk kam përfituar përtej privilegjeve të pakta të funksionit. Kështu që e konsideroj veten të pafajshëm”, tha zoti Oprea para se deputetët të votonin.

Senati, dhoma e lartë e parlamentit rumun, votoi 102-30 për heqjen e imunitetit të Gabriel Opreas. Ai dhe kryeprokurori Nitu i mohojnë akuzat.

Tiberiu Nitu dha dorëheqjen të martën ndërsa Oprea në nëntor përkrah kryeministrit Victor Ponta pas një zjarri vdekjeprurës në një klub nate që solli protesta masive. Ponta përballet tani me akuza për fallcifikime dhe pastrim parash.

Çështja e zotit Oprea doli në pah në tetor pasi një nga oficerët e tij të policisë vdiq kur motoçikleta e tij u përplas në një gropë në qendër të Bukureshtit.

Sipas ligjit rumun, vetëm presidenti, kryeministri dhe dy kryetarët e parlamentit mund të kenë makina shoqërimi, ndërsa ministrat mund t’i përdorin ato vetëm për raste emergjente.

Prokurorët e anti-korrupsionit kanë ndërmarrë disa hetime ndaj zyrtarëve të lartë gjatë viteve të fundit në përpjekje për të goditur korrupsionin e gjerë që ka irrituar njerëzit në Rumani.

Kitaroviç – Oreshkoviç: Politika e jashtme dhe diplomacia ekonomike në mesin e prioriteteve

Theksi është vënë në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe diplomacinë ekonomike

SARAJEVË – Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeministri i këtij vendi, Tihomir Oreshkoviç realizuan takimin e parë të punës në të cilin biseduan për një sërë temash aktuale.

Theksi është vënë në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe diplomacinë ekonomike.

Është dakorduar vazhdimi i takimeve të rregullta të punës me qëllim të harmonizimit të aktivitetit politik dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kroacisë.

Leme Xhema nënkryetare e Medvegjes, në koalicion me partinë e Vuçiçit

Ish-drejtoresha e përgjithshme e PTK-së, Leme Xhema është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Medvegjës në Serbi

Partia e Leme Xhemës, Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit, në këtë Komunë, ka arritur marrëveshje koalicioni me partinë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton portali Infokusi.
Përpos pozitën e nënkryetares, PVD ka fituar edhe pozitën e nënkryetarit të Kuvendit Komunal.

Turqia: Një avion ushtarak rus shkeli hapësirën tonë ajrore

ANKARA – Autoritetet turke pretendojnë se një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, një ditë më parë. Ministri i Jashtëm turk deklaroi se një avion ushtarak rus SU-34 ka shkelur hapësirën ajrore turke të premten, pavarësisht paralajmërimeve nga radari.

Ministria e Jashtme turke ka thirrur për sqarime ambasadorin rus në Ankara. Sipas Turqisë, shkelja e hapësirës ajrore është shenjë e pastër se Rusia dëshiron që marrëdhëniet mes dy vendeve të përkeqësohen.

Në muajin nëntor, Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus, me pretendimin se shkeli hapësirën ajrore, incident ky që u pasua me sanksione dhe prishje të raporteve mes dy vendeve.

Mbyten së paku 33 emigrantë në brigjet turke

Së paku 33 persona kanë vdekur si rezultat i përmbysjes së anijes së tyre në brigjet turke, teksa po përpiqeshin të shkonin në Greqi.

Zyrtarët nga Turqia kanë thënë se 75 persona të tjerë janë shpëtuar, por kanë frikë se mund të ketë edhe viktima të bllokuara brenda në anijen që është fundosur.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 250 persona kanë vdekur vetëm në muajin janar duke u përpjekur të hyjnë në Evropë.

Kjo organizatë thotë se gjatë tërë vitit 2015, 805 persona kanë vdekur si rezultat i përmbysjes së anijeve apo barkave në brigjet turke apo greke.

Më shumë se një milion emigrantë kanë hyrë përmes detit, gjatë vitit të kaluar në Evropë.

Migrantët vijnë kryesisht nga Siria e shkatërruar nga lufta, por edhe nga Iraku dhe Afganistani.

Në Turqi aktualisht gjenden rreth 2.5 milionë refugjatë nga Siria.

Kryeministri Gjukanoviç e fitoi votëbesimin

Pamje nga punimet e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi

Kryeministri Millo Gjukanoviç, e ka fituar votëbesimin në Kuvendin e Malit të Zi, pas mospajtimeve që u paraqitën në koalcionin qeverisës, për shkak të marrjes së ftesës për pranim në NATO.

Por, Gjukanoviçit i është dashur të mbështetet në një parti opozitare, pasi një partner i koalicionit e braktisi partinë e zotit Gjukanoviç.

Në kuvendin me 81 deputetë, 42 votuan për, 20 ishin kundër, ndërsa mungonin 19 deputetë.

Ky votim praktikisht paraqet fund të aleancës politike, prej vitit 1998, që ka ekzistuar ndërmjet Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit dhe Partisë Socialdemokrate.

 

Zëri i Amerikës: Përfundoi raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

Voal – Në Bruksel përfundoi raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndëmrjet tyre.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ato u zhvilluan në një atmosferë të mirë dhe janë diskutuar cështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash.

“U konfirmua se njohja e ndërsjellë e diplomave dhe certifikatave shkollore po bëhet realitet. Mbi këtë bazë studentët do të jenë në gjendje të vazhdojnë studimet e tyre ndërsa ata me diploma profesionale do të jenë në gjendje të përmirësojnë aftësitë e tyre të punës edhe në Serbi edhe në Kosovë. Ne kemi përparur ndjeshëm edhe në zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, posacërisht në fushën e përdorimit të targave të regjistrimit”, thuhet në një komunikatë të zyrës së zonjës Mogherini.

Diskutimet, thuhet më tej, u përqëndruan edhe në përkushtimin e të dyja palëve për të punuar në zbatimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të dyja palët janë pajtuar që të fillojnë diskutimet për lidhjet ajrore dhe hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftim.

Zonja Mogherini vlerëson përkushtimin e të dy kryeministrave për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa thekson se takimi i sotëm dëshmon vullnetin e tyre për të ecur përpara me një qasje konstruktive.

Palët kanë qëndrime krejt të ndryshme rreth marrëveshjes për asociacionin e komumave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se asociacioni mund të zbatohet “vetëm në suaza të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të marrëveshjes së parë dhe të ligjit të ratifikimit të marrëveshjes së parë. Asgjë nuk do të funksionojë në Kosovë nëse nuk është në suaza të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo është e qartë edhe për palën serbe”, tha ai duke nënviizuar se palët nuk janë pajtuar për asnjë afat kohor për formimin e Asoaciacionit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, vlerësoi në dhjetor të vitit të kaluar se marrëveshja për asociacionin e arritur me 25 gusht të vitit 2015, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha gjatë mbrëmjes së të mërkurës se nuk pranon asnjë vendim të, siç ka thënë ai, të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese të Kosovës.

Marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, çoi në një krizë të rëndë politike në Kosovë.

Opozita bllokoi punën e parlamentit dhe u hodh në protesta edhe në rrugë për të kundërshtuar mërrveshjen që u jep më shumë autonomi serbëve në veriun e Kosovës.

Ajo i kërkon qeverisë dorëheqjen në dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Qeveria i ka bërë thirrje opozitës për dialog politik ndërsa është zotuar se do të zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në procesin e mëtejmë të hartimit të dokumenteve mbi asociacionin.

Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndëpriten më pas për shkak të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare në Serbi, që pritet të mbahen në muajin prill.

Ato zgjedhje dhe situata aktuale në Kosovë, mund të zgjasin periudhën e “heshtjes” se bisedimeve.

Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet ndërmjet të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmejt tyre, i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar ndërsa javën që lamë pas u miratua nga Parlamenti Evropian.

Ato i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, kapitujt e parë të të cilave u hapën me 14 tetor.

Synimi për integrime evropiane, bëri që Serbia të ulet në tryezën e bisedimeve ndonëse vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës e cila më 17 shkurt shënon përvjetorin e tetë të saj.

Deklaratat e Nikoliçit nga pozita injorante dhe raciste – tejet të rrezikshme

Bekim Bislimi

Deklarata e kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliçi, me rastin e vënies së gur-themelit të Qendrës së Përsosmërisë në Universitetin e Kragujevcit në Serbi, në kuadër të së cilës do të jetë edhe Qendra për hulumtimin e qelizave amë, se duhet ruajtur “kodi serb”, ka nxitur reagime dhe komente të ndryshme në Serbi.

Bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë, të cilët kanë reaguar ndaj deklaratës së Nikoliqit, e kanë klasifikuar këtë deklaratë si pjesë të korpusit të argumenteve të paditurisë elementare të kryetarit të shtetit serb.

Por, ja çfarë ka thënë Nikoliq.

“Për të pasur fëmijë, çifti bashkëshortor, nganjëherë ose shpesh, duhet t’i drejtohet mjekut. Nganjëherë apo shpesh, kërkon zgjidhje jashtë shtetit. Kjo zgjidhje duhet të jetë këtu dhe ata fëmijë duhet të jenë fëmijë serbë, me material gjenetik serb, me kod serb, me të kaluar dhe të ardhme serbe”, ka thënë kryetari i Serbisë, Nikoliq.

Biljana Stojkoviq, eksperte e gjenetikës dhe profesoreshë në Katedrën për evolucion dhe gjenetikë në Universitetin e Beogradit , vlerëson se kjo deklaratë e Nikoliqit, për të, si pedagoge, është qesharake.

Por, duke e analizuar nga prizmi i një qytetareje, Stojkoviq thotë se kjo është deklaratë e rrezikshme për shoqërinë.

“Kemi folur mjaft rreth asaj se nuk ekzistojnë gjene serbe, kroate , spanjolle, etj… “.

“Të gjithë njerëzit, të gjithë popujt janë përzierje e një numri të madh të varianteve gjenetike, gjatë historisë së evolucionit të njerëzimit. Kjo për ne është mjaft e qartë. Por, pavarësisht që biologjia flet mjaft për këtë, në mendjet nacionaliste edhe më tutje flitet për esencën gjenetike të këtij apo atij populli dhe kjo po shpërfaqet edhe përmes kësaj deklarate të kryetarit Nikoliq”, ka thënë profesoresha Stojkoviq.

Dimitrije Kaleziq, profesor në pension i Fakultetit Teologjik në Beograd, thotë se botëkuptimi i tillë, siç e ka shpërfaqur kryetari serb Nikoliq, nuk është në përputhje me mësimet kishtare.

“E dini pse? Njerëzimi, apo njerëzia, nuk është vetëm biologji. Nuk është vetëm atome, neutrone e të tjera, por është personaliteti i kompletuar”.

“Fundja, e dimë nga historia dhe kemi shembuj që persona të caktuar fillimisht i kanë takuar një populli e më pas një tjetri dhe çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë mësuar. Sipas mësimeve ortodokse, familja ortodokse mund të adoptojë fëmijë nga cilido popull dhe ta pranojë dhe edukojë atë si fëmijë të vetin”, ka theksuar Kaleziq.

Profesori i dramaturgjisë, Nenad Prokiq vlerëson se, fillimisht, qelizat amë nuk kanë të bëjnë me lindjen e fëmijëve (për faktin se, në kuadër të Qendrës për qelizat amë në Kragujevc, nuk është paraparë ndërtimi i qendrës për mbarsim artificial).

Ndërkaq, sipas tij, përmendjen e “Kodit serb” nga ana e Nikoliqit, ai e radhit në matricën ideologjike, pasuesi më famëkeq i së cilës ishte Dr. Mengele.

“Deklaratat e kryetarit janë përzierje e kobshme e mosdijes dhe një ideologjie, e cila bredh nga gjenocidi deri te qelizat amë. Nuk kemi aq nevojë për qelizat amë sa kemi nevojë për një politikë të ndershme, e cila do t’u jepte shansin edhe fëmijëve të shëndoshë, por edhe të sëmurë, që të mjekohen në Serbi dhe që të ardhmen ta realizojnë këtu, e jo në qarkun polar të Suedisë”.

“Kjo është ideologji e Dr.Mengeles. ‘Kodi serb’, ‘e ardhmja serbe’, ‘fëmijët serb’, ‘populli serb’… Kësaj po i mungon vetëm edhe ‘raca serbe’.Unë shpresoj që me ato qeliza amë të shërohen, për shembull, edhe hungarezët në Serbi. Kryetari Nikoliq vazhdimisht po harron se ai është kryetar i qytetarëve serbë e jo i popullit serb ose kombit serb”, ka theksuar Prokiq.

Ndërsa profesoresha Stojkoviq ka theksuar se deklaratat e tilla të dëmshme për shoqërinë, nuk do të duhej të kalonin pa reagime të gjera, të cilat do t’i bënin ato të pakuptimta.

Në Bruksel po mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

 

Në takimin që filloi në orët e vona të pasitës së të mërkurës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, që po ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, palët do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash dhe rrugën përpara në bisedime.

Takimi i së mërkurës ndodhë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve më 25 gusht të vitit të kaluar për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që coi në një krizë të rëndë politike në Kosovë.

Opozita bllokoi punën e parlamentit dhe u hodh në protesta edhe në rrugë për të kundërshtuar mërrveshjen që u jep më shumë autonomi serbëve në veriun e Kosovës.

Ajo i kërkon qeverisë dorëheqjen në dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vlerësoi në dhjetor të vitit të kaluar se marrëveshja për asociacionin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria i ka bërë thirrje opozitës për dialog politik ndërsa është zotuar se do të zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në procesin e mëtejmë të hartimit të dokumenteve mbi asociacionin.

Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndëpriten më pas për shkak të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare në Serbi, që pritet të mbahen në muajin prill.

Ato zgjedhje dhe situata aktuale në Kosovë, mund të zgjasin periudhën e “heshtjes” se bisedimeve.

Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet ndërmjet të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmejt tyre, i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar ndërsa javën që lamë pas u miratua nga Parlamenti Evropian.

Ato i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, kapitujt e parë të të cilave u hapën me 14 tetor.

Synimi për integrime evropiane, bëri që Serbia të ulet në tryezën e bisedimeve ndonëse vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës e cila më 17 shkurt shënon përvjetorin e tetë të saj./ZA

Ndërhyri në gjykimin e Naser Kelmendit, arrestohet Radonçiçi, politikan boshnjak

Një pasanik boshnjak njëherësh udhëheqës i njërës nga partitë e koalicionit qeverisës në Bosnjë e Hercegovinë, Fahrudin Radonçiç, është arrestuar nën dyshimin për “pengim të drejtësisë”, pak javë para se vendi ballkanik të shtrojë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Fahrudin Radonçiç, ish pronar pronar i gazetës më të madhe në Bosnjë, Dnevni Avaz, drejton Bashkimin për një të Ardhme më të mirë, një nga partitë e koalicionit qeverisës.

Më herët gjatë këtij muaji, dy pjesëtarë të kësaj partie janë arrestuar nën dyshimin për frikësimin e një dëshmitari në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Kosovë, kundër të akuzuarit Naser Kelmendi, që konsiderohet si një nga shefat e drogës në Ballkan.

naserkelmendi

Një vit më parë, në Prishtinë filloi procesi gjyqësor kundër Naser Kelmendit, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Akuza e ngarkon atë me veprat penale krim i organizuar, vrasje e rëndë,blerje, posedim,shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Akuza e ngarkon atë si drejtues të një grupi të organizuar kriminal, për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut, Ramiz Dalaliç, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, përfshirë edhe prodhimin dhe përpunimin e 100 kilogramëve drogë të tipit heroinë, 150 mijë tabletave “ecstasy”, etj.

Naser Kelmendi i lindur në vitin 1958 në Pejë, në Kosovën perëndimore u arrestua më 6 maj të vitit 2013, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, të lëshuar nga autoritet boshnjake.

Bosnja, ku ai ishte hetuar për për një kohë të gjatë, kishte kërkuar dorëzimin e tij pas arrestimit, por kjo ishte pamundësuar meqë ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk ka një marrëveshje të tillë. Rastin e mori përsipër Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Mediet në disa vende Ballkanike e cilësojnë Naser Kelmendin atë si një prej njerëzve kryesor të krimit të organizuar në rajon, ndërsa në listën amerikane emri i i tij radhitet përkrah atij të kreut të kartelit meksikan të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah në një listë prej 97 personash.

Më 1 qershor të vitit 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.

Krimi i organizuar vazhdon të jetë një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballen vendet e Ballkanit perëndimorë, por dënimet janë të pakta. Disa zyrtarë të lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës janë hedhur ne gjyq për krim të organizuar dhe korrupsion, por deri tash nuk ka pasur të dënuar për këto vepra.

Zyrtarët e partisë sëFahrudin Radoniçiçit, thanë se arrestimi i tij dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj partie janë veprime të “mafias juridike”.

Gjuriçi: Zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, në mjediset e banuara me serbë, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, gjatë një vizite në komunën e Ranillugut, e banuar me popullatë shumicë serbe në Kosovë.

“Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në tërë territorin e vendit tonë, përfshirë edhe Kosovën, gjegjësisht, mjediset në të cilat jetojnë serbët këtu. Konsideroj që rreth kësaj nuk do të duhej të kishte probleme”, ka theksuar Gjuriq.

Ai ka shtuar se pret që, në frymën e normalizimit të marrëdhënieve, të mos ketë çfarëdo obstruksionesh.

“Madje edhe ata që kanë pikëpamje tjetër për statusin e Kosovës, pra, ata që mendojnë se Kosova është shtet i pavarur, duhet ta kenë parasysh faktin që edhe në shtetet e pavarura mbahen zgjedhjet parlamentare, kur aty janë pjesëtarët e popullit që i takon shtetit fqinj”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Prishtina nuk ka arsye që të hidhërohet për këtë shkak.

Përurohet në Saraj të Shkupit shtatorja e Isa Boletinit

Sot bëhen 100 vite nga vrasja në Podgoricë e komandantit të forcave shqiptare, Isa Boletini, nga malazezët

SHKUP – Në Komunën e Sarajit të Shkupit, me një ceremoni solemne u inaugurua shtatorja e heroit kombëtar shqiptar, Isa Boletinit. Shtatorja është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa është punuar në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani).

Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, tha se është nder dhe kënaqësi që shtatorja e Isa Boletinit është vendosur në komunën që drejton ai. Ai theksoi se është obligim për gjeneratat e sotme të nderojnë këto figura heroike kombëtare.

“Padyshim se kjo është një ditë shumë e veçantë…, por është një ditë që shënon gjithë historinë dhe gjeografinë shqiptare për të cilën baca Isë luftoi deri në frymën e fundit të jetës së tij”, tha ai.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha se armiqtë heroin kombëtar e vranë fizikisht, por nuk mundën t’i shesin ëndrrat, qëllimet dhe idealet e Isa Boletinit. Ai shtoi se Isa Boletini sot është bashkë me të gjithë heronjtë e tjerë të kombit, të cilët gjithmonë do të nderohen.

Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores, të pranishëm ishin krerë të lartë shqiptar të vendit, kryetarë të komunave të Kosovës dhe të ftuar të tjerë.

Sot bëhen 100 vite nga vrasja e komandantit të forcave shqiptare, Isa Boletini, i cili u vra më 23 janar të vitit 1916 në Podgoricë nga malazezët. aa

isa valle

Bisedime Biden-Erdogan pas akuzave për autoritet absolut në Turqi

STAMBOLL – Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu është takuar sot me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Takimi i cili nisi në orën 11.20 sipas orës lokale në zyrën kryeministrore në Dolmabahçe të Stambollit është realizuar me dyer të mbyllura për median.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioğlu dhe kreu i Shërbime Inteligjente të Turqisë, Hakan Fidan.

Joe Biden do të takojë sot edhe presidentin Rexhep Tajip Erdogan për bisedime, në fokus lufta kundër grupit të Shtetit Islamik dhe konflikti sirian, një ditë pas deklaratave me tone kritike të zëvendëspresidentit amerikan kundër shkeljes së lirisë së shprehjes në Turqi.

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Stamboll, Biden kritikoi regjimin islamiko-konservator të Erdogan-it duke e paraqitur si një shembull aspak të denjë në këtë aspekt.

Ai shfrytëzoi një takim me një grup intelektualësh dhe gazetarësh mbështetës të opozitës për të ngritur zërin së bashku me ta, se në Turqi si një nga kryeqytetet më të rëndësishme është mjaft shqetësues fakti i domethënies politike autoritare të presidentit, personi më me influencë në vend.

“Në një periudhë kur mediat janë penguar ose gazetarët janë arrestuar për botime kritike dhe më shumë se 1.000 akademikë janë akuzuar për tradhëti, thjesh sepse kanë nënshkruar një peticion, ky nuk është shembulli më i miri që duhet dhënë”, u shpreh ai.

Davutoglu vizitë në Gjermani, takon kancelaren Merkel

Pas ceremonisë së pritjes, Davutoglu dhe Merkel kaluan në ndërtesën e Kancelarisë Federale për të realizuar takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve

BERLIN – Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pas takimeve në Davos është nisur drejt Gjermanisë ku është pritur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel me një ceremoni zyrtare.

Pas dy himneve të dy vendeve në ambientin ceremonial në selinë e qeverisë, kryeministri Davutoglu ka përshëndetur skuadrën ceremoniale dhe më pas janë prezantuar delegacionet përkatëse.

Gjithashtu në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri turk, Yalçın Akdogan, ambasadori i Turqisë në Berlin, Hüseyin Avni Karslıoglu dhe disa deputetë.

Pas ceremonisë së pritjes Davutoglu dhe Merkel kanë kaluar në ndërtesën e Kancelarisë Federale për të realizuar takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Partitë në Preshevë dhe Bujanoc e shqyrtojnë çështjen e zgjedhjeve

Pamje nga Bujanoci

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Preshevë, Rahmi Zylfiu, ka deklaruar sot se ka marrë ftesë nga Partia për Veprim Demokratik për bisedime për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që priten të mbahen në Serbi, por kjo parti ende nuk ka vendosur se a do t’i përgjigjet thirrjes.

Zoti Zylfiu ka thënë se qëndrimi përfundimtar se a do të merret pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, do të merret në organet e partisë, por konsideron se për këtë çështje nuk ka nevojë të ketë nguti, pasi ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve, raporton agjencia Beta nga Presheva.

Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Riza Halimi, u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme, të gjitha partive politike shqiptare që veprojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, ndërsa theksohet se bisedimet duhet të nisin më së largu deri më 1 shkurt.

Serbia lejon katër libra leximi në gjuhën shqipe në Preshevë

PRESHEVË – Ministria serbe e arsimit, pas kërkesës së Komisionit për Arsim fillor dhe të mesëm të Këshillit Nacional Shqiptar, ka lejuar për përdorim katër libra për shkollat e mesme të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Preshevë të botuara në Republikën e Shqipërisë.

Librat janë të shkruara nga autorë të Shqipërisë dhe ata kosovarë dhe do të shërbejnë për vitin e parë, të dytë, të tretë dhe vitin  e katër, për gjimnazet e reformuara. Këto janë librat  e vetëm, të cilat, pas më se dy dekadave, do të mund të shënohen zyrtarisht në ditarët shkollorë.

Zejni Fejzullahu, përfaqësues për arsim i Këshillit Nacional Shqiptar, vendimin e Ministrisë serbe të Arsimit e sheh shpresëdhënës edhe për lejimin e teksteve tashmë të bllokuara e që janë të dhuruara nga Ministria Arsimit të Kosovës.

Ndërkaq, Ragmi Mustafa, Kryetar i Preshevës, vendimin e Ministrisë së Arsimit të Sërbisë e ka quajtur vendim politik, që, sipas tij, për arsyetim para botës se Serbia po ua mundëson shqiptarëve furnizim me tekste nga Shqipëria, ndërsa në anën tjetër, bllokon, për më se katër muaj, librat e dhuruara nga Republika e Kosovës.

Për më se dy dekada nxënësit shqiptar në Luginë, në mungesë të librave mësimore, mësojnë me metoda klasike të diktimit, si pasojë e moslejimit të autoriteteve serbe, që tekstet mësimore të importohen nga Kosova e Shqipëria. Katër librat e lejuar pritet që të hynë në përdorim gjatë këtij viti shkollor.

Daçiçi: Dënimi i Ivanoviçit – provë se politika e udhëheq drejtësinë

Pamje e gjykatës në Mitrovicë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi, ka deklaruar sot se vendimi për dënimin e liderit të Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviçi, është dëshmi se politika e udhëheq drejtësinë dhe vlerësoi se ky epilog u jep “erë në shpinë ekstremistëve” në të dy anët.

“Për fat të keq dënimi për Oliver Ivanoviçin është edhe një dëshmi se politika udhëheq edhe drejtësinë dhe të drejtën në botë”, tha Daçiq në një dekaratë të shkruar.

Sipas tij, “ky dënim në asnjë mënyrë nuk kontribuon vazhdimit të procesit të stabilizimit në Ballkan”.

Gjykata Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës sot e ka dënuar Oliver Ivanoviçin, me nëntë vjet burg, për kryerjen e krimeve të luftës kundër shqiptarëve në fund të viteve të 90-ta.

Ivanoviçi i kishte hedhur poshtë akuzat.

Ai mund të ankohet ndaj vendimit të sotëm të gjykatës.

Kroacia zyrtarisht kandidon një femër për shefe të OKB-së

Kroacia zyrtarisht e ka nominuar ministren e Jashtme, Vesna Pushiç, për postin e sekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u bërë shteti i parë qe e ka paraqitur një femër për këtë post, i cili gjithnjë ishte mbajtur nga meshkujt, raporton agjencia DPA nga Nju Jorku.

Në letrën dërguar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u ishte shpërndarë vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, e ka nominuar zonjën Pushiç, e cila është edhe zëvendëskryeministre e parë e Kroacisë.

“Zonja Pushiç e ka një karrierë të shquar kombëtare dhe ndërkombëtare, si politikane dhe anëtare e akademisë, që e bënë atë plotësisht të përgatitur për kryerjen e këtij posti të udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale”, ka shkruar kryeministri Milanoviç.

Më herët edhe Maqedonia e ka paraqitur kandidatin e vet, Sërgjan Kerim, që është diplomat dhe biznesmen.

Mandati i sekretarit të përgjithshëm të tashëm të OKB-së, Ban Ki-moon, i kalon gjatë këtij viti.


Send this to a friend