VOAL

VOAL

Një nga pilotët e avionit të rrëzuar pretendohet të jetë në duart e opozitarëve turkmenë në Siri

Sipas informacioneve opozitarët turkmenë të cilët kanë nisur kërkimet në zonë kanë arritur të kapin një nga pilotët e avionit rus. Opozitarët këtë gjë e vërtetuan edhe nga fjalët e tyre në rrjetet e radiomarrësve

BAIRBUCAK – Pas rrëzimit të avionit rus nga forcat e armatosura të Turqisë në bazë të angazhimeve për mbrojtjen e hapsirë ajrore të vendit dyshohet se një nga pilotët rus është kapur nga opozitarët turkmenë në Siri.

Sipas informacioneve të gazetarit të AA avioni ka rënë në zonën e konflikit mes forcave të regjimit të Asad dhe opozitarëve turkmenë. Ndërkohë edhe pilotët e aviponit të rrëzuar kanë kryer ulje me parashutë në këtë rajon.

Ndërkohë pas rënies së avionit helikopterët janë parë të bënin kërkime në këtë zonë.

Sipas informacioneve opozitarët turkmenë të cilët kanë nisur kërkimet në zonë kanë arritur të kapin një nga pilotët e avionit rus. Opozitarët këtë gjë e vërtetuan edhe nga fjalët e tyre në rrjetet e radiomarrësve

Zëdhënësi i Brigadës Sulltan Abdulhamit Han Mustafa Abdullah tha për gazetarin e AA se avioni ka rënë në një rajon ku as forcat e tyre dhe as ato të regjimit nuk arrijnë të deportojnë. Ai thotë gjithashtu se një nga pilotët ndodhet në duart e tyre.

Përditësim për rrëzimin e avionit luftarak rus në Turqi

Nga burimet të Presidencës së Turqisë mësohet se avioni rusi i tipit Su 24 ka shkelur hapësirën ajrore turke dhe pas disa paralajmërimeve ai nuk e ka lënë këtë hapësirë

HATAJ – Avioni luftarak rus i tipit Su 24 është rrëzuar nga avionët e ushtrisë turke në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapsirës ajrore të këtij vendi.

Nga burimet të Presidencës së Turqisë mësohet se avioni rusi i tipit Su 24 ka shkelur hapësirën ajore turke dhe pas disa paralajmërimeve ai nuk e ka lënë këtë hapësirë. Në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapësirës së vendit avionët e ushtrisë turke kanë rrëzuar këtë avion.

Ndër të tjera theksohet se në videon e filmuar nga operatorët e AA vërehen momentet e rrëzimit të avionit i cili është rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë, vend ky i cili ndodhet përballë rajonit Yayladağı në Hatay të Turqisë

Gjithashtu në video paraqiten edhe pilotët të cilët janë hedhur me parashutë.

Në rajonin ku ka rënë avioni është vërejtur edhe një tym i madh i ngirtur menjëherë pas rënies së tij.

Presidenti i Turqisëö Recep Tayip Erdoğan menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka marrë informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar, në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Ahmet Dautoğlu ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë që në lidhje me këtë çëshjte të bëjë ndërhyrjet e duhura në NATO dhe OKB.

Kryeministri Davutoğlu gjithashtu ka marrë informacione nga Gjenerali Akar dhe ministri i Punëve të Jashtme të vendit.

Në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se avioni nacionaliteti i të cilit nuk ishte i ditur ka shkelur hapësirën territoriale të Turqisë. Pasi është paralajmëruar në 5 minuta 10 herë avioni në fjalë nuk e ka lënë hapësirën e Turqisë. “Në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Turqisë dy avionë të ushtrisë së Turqisë të tipit F-16 kanë ndërhyrë duke e rrezuar atë” thuhet në vazhdim të komunikatës së Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë. aa

Turqia rrëzon një aeroplan rus pranë kufirit me Sirinë

Turqia ka rrëzuar një avioni ushtarak i cili thotë se ka shkelur hapësirën ajrore të saj pranë kufirit me Sirinë.

Raportet e mediave turke sqarojnë se aeroplani i takonte Rusisë.

Një zyrtar ushtarak në Turqi tha se avioni u rrëzua nga F16 turq , dhe se pilotit i është dhënë paralajmërim paraprak . Fati i pilotëve mbetet i paqartë .

Sipas CNN imazhet e filmuara gjatë rrëzimit tregojnë se janë parë dy pilotë tek zbrisnin me parashutë në mënyrë të sigurt në tokë .

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës

ATHINË – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat e huaja raportojnë se rreth orës 03:35 minuta të së martës u dëgjua një shpërthim në rrugën “Ksenofondos”, vetëm pak metra larg sheshit “Sindagma”.

Sipas hetimeve të para, policia thotë se objektiv i autorëve të këtij sulmi ishte godina e dhomës së industrialistëve grekë që ndodhet në numrin 5 të rrugës “Ksenofondos” në qendër të Athinës. Policia thotë se persona të panjohur kanë telefonuar në redaksitë e dy gazetave, duke njoftuar për vendosjen e bombës në qendër të Athinës.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në Dhomën e Industrive dhe në një hotel ngjitur, por për fat nuk pati njerëz të lënduar. Zougla.gr. shkruan se ajo çka u gjet ishte një pajisje me kurdisje e cila ishte e vendosur në një çantë udhëtimi pranë hyrjes së ndërtesës. Policia në Greqi është gati prej dy javësh në alarm të kuq, pikërisht prej informacioneve se po përgatitet një sulm terrorist dhe telefonata është marrë shumë seriozisht, duke mbyllur brenda pak minutash gjithë qendrën e Athinës.

Emigrantët – një vajzë 4 vjeçare gjendet e vdekur në bregdetin turk

VOAL – BODRUM, 23 NËNTOR – Trupi i një vajze 4 vjeçare u gjet nga disa peshkatarë në brigjet egjeane të Turqisë, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Lajmin e dhanë mediat turke, sipas të cilave vogëlushja ishte mes 10 të zhdukurve pas mbyjtes së anijes në afërsi të Bodrumit, ku 5 refugjatë të tjerë u shpëtuan. Në shtator bota mbeti e shtangur nga pamjet e vogëlushit Aylan, refugjatit të vogël sirian 3 vjeçar, edhe ai i gjetur në plazhin e qytetit Bodrum.

Sipas dëshmise së dhënë nga Mirvan Hassan, njërit prej 5 emigrantëve të shpëtuar nga përmbytja, vajza quhej Sena e udhëtonte bashkë me nënën. Trupi i vogëlshes u gjet mes shkëmbinjve të ishullit Katalada, 5 kilometra larg lokalitetit Turgutreis, pranë gadishullit të Bodrumit. Vajza ishte e veshur me pantallona blu e bluzë roze, një veshje e ngjashme me atë të vogëlushit Aylan Kurdi, sirianit trevje4ar që u gjet në shtator në plazhin e Bodrumit, pamjet e të cilit kanë tronditur botën. ansa

Tensione në kufirin greko-maqedonas, disa refugjatë qepin buzët

Në shenjë proteste dhe revolte disa emigrantë nga Irani kanë prerë, kurse disa të tjerë kanë qepur buzët e tyre

GJEVGJELI – Në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, ku nga dita e premte janë të vendosur refugjatët dhe nuk iu lejohet hyrja në territorin e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme janë rritur tensionet. Në shenjë proteste dhe revolte disa emigrantë nga Irani kanë prerë, e disa të tjerë kanë qepur buzët e tyre.

Sipas informacione nga terreni emigrantët janë të ndarë në disa grupe. Në grupin e parë janë disa qindra emigrantë nga Bangladeshi, të cilët për AA thonë se “Më mirë të vdesim në hekurudha këtu në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, se sa të kthehemi prapa ku na pret vdekja e sigurtë”.

Në grupin e dytë janë emigrantët nga Irani. Ata janë të shtrirë në hekurudha, ndërsa në shenjë revolte në trupin e tyre kanë të shkruar “FREEDOM”.

Grupi i tretë janë emigrantët nga Maroku, të cilët në shenjë revolte mbajnë në duar një arkivol të ndërtuar nga kartoni, me të cilën simbolizojnë vdekjen e tyre nëse kthehen prapa në vendet e tyre.

Situata aktuale në vendkalimin kufitar greko-maqedonas është e qetë, edhe pse tensionet e refugjatëve, të cilët janë me një numër mbi 2 mijë persona, vazhdon të rritet. Qeveria e Maqedonisë që nga dita e premte vendosi që mos të lejojë hyrjen e emigrantëve në vend, ndërsa procesi i regjistrimit të refugjatëve që vijnë nga vendet e konflikteve zhvillohet normalisht.

Historiania serbe Olivera Milosavljević: Shqiptarët janë autoktonë

Voal – Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor.

Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.

“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]

Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]

Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).

Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.

Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.

Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.

Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.

Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.

Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).

Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).

Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).

Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).

Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).

Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.

Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.

Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).

Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).

Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët <vëllezërit tanë>: ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).

Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: <serbët janë të ndarë nga turqit (nga turqit e vërtetë) sa ajo lëkura e qepës, e nga arnautët sa lëkura e buallit>“ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143). /DialogPlus/

Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare. /Zhurnal

Novi Sad – gjenden mbishkrime “Kosova është Republikë”

NOVI SAD – Në total 12 grafite me përmbajtje të ndryshme janë gjetur nëpër rrugët e Novi Sadit në Serbi.

Në mesin e grafiteve të fshira në muret e rrugëve të Novi Sadit ishin ato në përkrahje të Republikës së Kosovës, “Kosova është Republikë”, raportojnë mediat në Serbi.

Të tjera grafite ishin shkruar edhe kundër liderit të Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës dhe kundër Boris Tadiçit, shkruan “Koha.net”.

Mbishkrimet “Kosova është Republikë”, “Liri fashizmit”, “Vdekje popullit”, “Serbia e serbëve” dhe të ngjashme ishin shkruar në rrugën “Limani II” dhe “Ravaniçka”.

Ato janë fshirë më pas nga “Shoqata Anti-Grafit”.

Refugjatët vazhdojnë të protestojnë në kufirin greko-maqedonas

Turma e emigrantëve ekonomik që janë të vendosur në “tokën e askujt”. Ata të revoltuar kërkojnë që tu jepet leje për të vazhduar udhëtimin e tyre të shpresës

GJEVGJELI – Në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin kufitar greko-maqedonas kanë arritur grupe të reja të emigrantëve ekonomikë. Ndërkohë që refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku u lejohet hyrja në territorin e Maqedonisë, ndërsa emigrantët ekonomik tashmë tre ditë nuk u lejohet hyrja në vend.

Turma e emigrantëve ekonomik që janë të vendosur në “tokën e askujt” mes Maqedonisë dhe Greqisë ka arritur numrin deri në mbi një mijë persona. Ata të revoltuar me brohoritjet “Hapini kufijt”, “Ju lutem na ndihmoni”, “Duam liri”… kërkojnë që tu jepet leje për të vazhduar udhëtimin e tyre të shpresës. Nga ana tjetër edhe numri i forcave policore maqedonase dhe greke vazhdon të rritet.

Anëtareja e UNHCR-së, Alexandra Craus bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth 6 mijë refugjatë kaluan kufirin nga Greqia. Ajo mbi gjendjen e emigrantëve ekonomikë të cilët janë të vendosur në anën greke, tha se situata është e tensionuar dhe ka gjasa që të eskalojë.

Përndryshe, duke filluar nga vendkalimi kufitar deri në qendrën e pritjes, vërehen turma të mëdha të refugjatëve të cilët presin të regjistrohen për të vazhduar drejt kufirit verior të Maqedonisë. aa

refugjpolicia

Bosnje – sulmohet me lëndë shpërthyese gjenerali Ante Jeleç

Në qytetin Mostar në jug të Bosnjës ndaj automjetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të BeH-së, Ante Jeleç u hodh një lëndë plasëse

MOSTAR – Në qytetin Mostar në jug të Bosnjës ndaj automjetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Ante Jeleç u hodh një lëndë plasëse.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kantonit Hercegovina-Neretva në Bosnjë e Hercegovinë, Ljudevit Maric në një konferencë për mediat tha se sulmi mbrëmjen e djeshme ndaj automjetit në autokolonën e gjeneralit Jeleç nuk ka qenë një “akt terrorist” dhe se lënda shpërthyese ka qenë fishekzjarr.

Në ngjarjen e ditës së djeshme në tunelin Salakovac në qytetin Mostar ishte njoftuar se ndaj automjetit të Jelec-it nga një automjet tjetër ishte hedhur një fishekzjarr gjatë lëzizjes i cili për një kohë të shkurtër kishte ngjallur panik.

Maric ka shpjeguar se forcat e sigurisë patën mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur provat e nevojshme duke theksuar se hetimet do të vazhdojnë.

Maric ndër të tjera shtoi se në lidhje me ngjarjen u ndaluan tre personat që ndodheshin në automjetin nga u hodhën fishekzjarret. Pas deklaratave ata janë lënë të lirë.

Një natë më parë në një pikë lojërash fati në qytetin Rajlovac në Sarajevë pati një sulm ku humbën jetën dy ushtarë të Forcave të armatosura të Bosnjë e Hercegovinës ndërsa mbetën të plagosur lehtë dy ushtarë të tjerë.

Në deklaratën e Prokurorisë së BeH e cila ka kryer hetimet në lidhje me ngjarjen u theksua se sulmi i armatosur ishte “akt terrorist”. Kjo ngjarje krijoi shqetësime se mund të ishte një “sulm terrorist”.

Francë – Gjendet trupi i tretë në qytetin Saint-Denis

Autoritetet franceze thonë se është gjetur edhe trupi i tretë, në banesën në periferi të Parisit, që u kontrolluan nga policia gjatë sulmeve terroriste të javës së kaluar.

Prokurorët thanë se trupi i një gruaje është gjetur gjatë natës në banesë në qytetin e Saint-Denis pas bastisjes, por nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e saj.

Një pasaportën e gjetur ajo mban emrin Hasna Aitboulahcen, e cila shpërtheu veten gjatë operacionit policor.

Ajo ishte kushërira e organizatorit të dyshuar belg Abdelhamid Abaaoud, për sulmet në Parisi, që u vra gjatë bastisjes.

Sulmet nga persona të armatosur në një sallë koncertesh, në një stadium sportiv, në bare, dhe restorante që kanë ndodhur në Paris, më 13 nëntor, kanë lënë të vrarë 129 persona dhe më shumë se 350 të plagosur.

Ndërtimi i termocentralit “Kosova e re”, fillon në fund të vitit 2016

Pas një dekade të inicimit të projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, është konfirmuar të premten se ky termocentral pritet të fillojë të ndërtohet në fund të vitit 2016 dhe të përfundojë pas gjashtë viteve në vitin 2022.

Kështu ka deklaruar ministrit i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci, pas takimit që kanë pasur me Komitetin Drejtues të termocentralit “Kosova e re”.

Ministri Stavileci ka treguar se komitetit drejtues i termocentralit është dakorduar që kompanisë Contour Global, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i jepet statusi i ofertuesit të preferuar.

“Prej sot e tutje ne punojmë 4 deri në 6 muaj për të pasur përmbylljen komerciale, pastaj dalim te pakoja tenderuese për ndërtim edhe aty shkojnë disa muaj, dhe ne presim që orientimisht nga fundi i vitit 2016 fillimi i vitit 2017 të fillohet me ndërtimin”.

“Nga momenti që niset për ndërtim e deri në futjen në funksion do të jetë në mes viteve 2021 dhe 2022. Pra, kjo është shtrirja kohore e realizimit të projektit”, ka bërë të ditur Stavileci.

Vendimi për ndërtimin e këtij projekti ishte marrë qysh në vitin 2006, menjëherë pas formimit të Ministrisë së atëhershme të Energjisë dhe Minierave. Si projekt është zvarritur nga viti në vit, dhe si i tillë kishte pësuar shumë ndryshime.

Fillimisht termocentrali ishte projektuar me 2,100 megavat. Pastaj, projekti u riemërua nga Termocentrali “Kosova C” në “Kosova e re”, dhe u ul kapaciteti prodhues në 1,000 megavat.

Ndërsa, ndryshimi i tretë bëhet kur shpallet tenderi për ndërtimin e termocentralit me 600 megavat, dhe nga pakoja tenderuese hiqet ndërtimi i termocentralit “Kosova B”.

Tani, ministri Stavileci ka treguar se termocentrali “Kosova e re”, do të ketë kapacitetet gjenerues prej 500 megavatë, me të cilin do të bëhet një zgjidhje afatgjate dhe do të arrihet një qëndrueshmëri me energji elektrike në vend.

“Pra, ne kemi një kapacitet prej 500 megavatësh, me një efiqencë 40 për qind, me një kosto investive 1 miliard euro, me një ekuitet, pra kapitali i investitorit privat që do të futen brenda projektit deri në 30 për qind, me normë të interesit të kthimit të brendshëm në pjesën e ekuitetit jo për krejt vlerën investive, 21.5 për qind, me një efekt në tarifa prej 30 për qind, pra më një çmim të përballueshëm”, ka sqaruar Stavileci.

Përveç tjerash, Stavileci ka theksuar se ky projekt do të sjellë gjenerim të madh të punësimit.

Ai ka thënë se mbi 10 mijë persona do të mund të punësohen gjatë ndërtimit të termocentralit, derisa 500 persona do të jenë të punësuar të përhershëm.

Ndryshe, Termocentrali “Kosova e re” llogaritet të jetë një ndër projektet më të mëdha në Kosovë.

Në raportet e deritashme të organizatave ndërkombëtare për sistemin energjetik të Kosovës, vlerësohet se “një pengesë e madhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës është furnizimi joadekuat dhe jo i besueshëm me energji elektrike”.

Bizneset në Kosovë barrierë kryesore në të bërit biznes kanë pasur edhe mosfurnizimin e rregullt me energji elektrike.

Po ashtu, sektori privat në Kosovë, sipas studimeve të bëra ishte vlerësuar se ka humbur rreth 300 milionë euro në vit, si pasojë e mosfurnizimit të rregullt me energji elektrike.


Luljeta Krasniqi – Veseli

[email protected]

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Nis projekti ‘Beogradi në Ujë’, investim miliardash i Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se projekti ngritjen e një qyteti të ri mbi ujë “Belgrade Waterfront” shënon fillimin e një epoke të re për Beogradin dhe Serbinë.

“Belgrade Waterfront” është emri i projektit rindërtues i kryesuar nga qeveria serbe që synon ta përmirësojë pamjen dhe rivitalizimin e ekonomisë, duke e ringritur amfiteatrin e Savës, si dhe tokat e braktisura në krahun e djathtë të brigjeve të lumit Sava.

Projekti ka filluar në vitin 2014 me rindërtimin e Bllokut Kooperativë në Beograd, që kishte përfunduar në qershor të po të njëjtit vit.

Vuçic ka thënë se faza e parë e projektit do të ushtojë 350 milion euro, përderisa totali i çmimit të projektit shkon në 3.5 miliardë euro, ku do të bashkëinvestojnë edhe investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Indeksonline.

“Kjo është një ditë e mirë për ne, pasi po mendojmë për diçka që na ndihmon në praktikë, që do të shënojë një epokë të re për Beogradin dhe Serbinë”, ka thënë ai për B92 në vënien e gurthemelit të projektit “Belgrade Waterfront.”

Në projekt përfshihet ndërtimi i zyrave dhe ndërtesave luksoze, hotele me tetë yje qendra tregtar, si dhe Kulla e Beogradit, që do të jetë e lartë 220 metra.

AAK me disa kushte e gatshme të bisedojë me Qeverinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë disa shenja premtuese për gatishmërinë e saj që të fillojë dialogun me Qeverinë në lidhje me procedimin në Kuvend të çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, AAK fillimisht i kërkon qeverisë që të shkarkojë komisionin qeveritar për demarkacion të cilit nuk i beson më dhe të emërojnë një tjetër në mënyrë që procesi të kthehet nga e para.

Kjo sipas zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, do të çonte në anulimin e marrëveshjes të cilën kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi.

“Demarkacioni ka probleme serioze dhe në fakt nuk është demarkacion, por përcaktim i linjës kufitare dhe kjo nuk është e drejtë e komisionit shtetëror. Kufiri ka ekzistuar më herët dhe me procesin e demarkacionit ajo mund të korrigjohet deri në një për qind”.

“Kurse komisioni e ka lëshuar vijën kufitare disa kilometra më poshtë, andaj kjo marrëveshje nuk mund të vijë në Kuvend, sepse është përcaktim i kufirit të ri, por duhet që procesi të nis nga e para dhe të vendoset në mënyrë korrekte dhe tek atëherë të vijë për ratifiko në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Nitaj.

Gjatë ditës së premte, ka ndodhur edhe një takim në lidhje me demarkacionin ndërmjet sekretarit të AAK-së Blerim Kuçi dhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

Ky i fundit u ka thënë medieve se me Blerim Kuçin janë takuar në zyrën e tij në ndërtesën e Qeverisë ku është biseduar në lidhje me hartat të cilat AAK ditë më parë ua kishte shpërndarë edhe deputetëve.

Sipas Abrashit, takimi nuk kishte ndonjë karakter negociatash, sa ishte miqësor për të shkëmbyer pyetje e ide rreth temës së demarkacionit.

Ndërkohë, edhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka theksuar se takimi ndërmjet Abrashit dhe Kuqit ishte i karakterit miqësor dhe pa ndonjë obligim për palët.

Sipas tij, qëllimi i AAK-së, nuk ishte që të lidhë aleanca politike me partitë në pushtet, por që t’i bindë subjektet politike ta kuptojnë se Kosova duhet ta tërheq marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin, si edhe atë me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Përpjekjet që ky takim, ta quajmë miqësor, të interpretohet si përpjekje për krijimin e një koalicioni me partitë e koalicionit qeverisës, mendoj që janë spekulime. AAK asnjëherë nuk ka kërkuar që të ketë marrëveshje me partitë politike”.

“Ne kemi kërkuar që partnerët që janë në pushtet, në këtë rast kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi të tërhiqen nga dy marrëveshjet e tyre me të cilat i kanë shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm vendit”, ka theksuar Nitaj.

Opozita, ka bojkotuar dhe bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës për më gjatë se dy muaj, duke kërkuar që kryeministri dhe qeveria e Kosovës të tërhiqen nga marrëveshjet me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.

Pa tërheqjen nga këto marrëveshje, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma janë zotuar se nuk do të ndalen qoftë përmes bllokimit të institucioneve apo edhe protestave në rrugë.

Për shkak të këtyre veprimeve dhe përfshirjes së deputetëve në aktivitete, që janë cilësuar, të ndaluara, siç ishte përdorimi i gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, aktualisht në paraburgim po mbahet deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, kurse policia mbetet në kërkim të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli. 

NATO-ja i heq kufizimet në hapësirën ajrore të Serbisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten në Beograd se NATO-ja hoqi kufizimet në hapësirën ajrore të Serbisë të vendosura në vitin 1999. Ai e bëri publik këtë vendim pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizitë që po i bën Beogradit.

Në qershor të vitit 1999, NATO-ja dhe autoritetet e Beogradit nënshkruan një marrëveshje në Kumanovë të Maqedonisë me të cilën përfundoi fushata e bombardimeve 78 ditëshe të trupave të aleancës për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, përvec largimit të trupave nga Kosova, u vendos edhe Zona Ajrore e Sigurisë, që ndalonte fluturimet në një hapësirë mbi 20 kilometra nga kufiri i Kosovës në brendi të Serbisë.

Sekretari Stoltenberg, tha të premten se vendimi për heqjen e kufizimeve “është një dëshmi konkrete e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Serbisë”.

Zoti Stoltenberg tha se Serbia luan rol të rëndësishëm për të ruajtur paqen në Ballkanin Perëndimor ndërsa përgëzoi autoritetet për përkushtimin ndaj bisedimeve me Prishtinën.

“Kjo është e rëndësishme për të gjithë dhe jemi të inkurajuar nga përfshirja e juaj. Normalizimi dhe bisedimet janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Unë iinkurajoj të dyja palët të vazhdojnë këtë rrugë”, tha sekretari Stoltenberg duke nënvizuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të rëndësishme për të gjitha vendet.

“Fushata ajrore e NATO-s gjatë vitit 1999 nuk ka qenë asnjëherë kundër popullit serb. Ajo synonte ndalimin e veprimeve të papranueshme nga qeveria e Milloseviçit që ishte e dënueshme nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërhyrja e NATO-s u dha fund konflikteve në Ballkan”, tha sekretari Stoltenberg.

Ndërsa kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Serbia dëshiron që trupat e KFOR-it të qëndrojnë sa më gjatë në Kosovë.

“Besoj që KFOR-i ka dhënë kontribut të rëndësishëm për të ruajtur dhe mbrojtur kishat dhe manastirat tona që ndodhen në jug të lumit Ibër, dhe para së gjithash ata sot përfaqësojnë qëndrueshmërinë edhe për veriun e Kosovës së pari për shkak të miarrëveshjeve që kemi nënshkruar në Bruksel dhe ne do të dëshironim që prania e tyre në Kosovë të mos vihet në dyshim”, tha kryeministri serb.

Ai tha po ashtu se “është shumë e rëndësishme që NATO-ja është garantuese për mos praninë e Forcave të Sigurisë së Ksoovës në katër komunat e veriut të Kosovës”.

Aktualisht mbi 5 mijë trupa të NATO-s kujdesen për sigurinë në Kosovë, ndërsa prania e mëtejshme e tyre, tha sekretari i përgjithshëm, varet nga vlerësimet që do të behën për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Kosovë dhe rajon.

Bosnje: Dy ushtarë vriten, sulmuesi vetëvritet

Një person i armatosur ka vrarë mbrëmjen e kaluar dy ushtarë dhe ka plagosur pesë persona të tjerë në periferi të Sarajevës.

I armatosuri ka vrarë veten, pasi policia e Bosnjës ka rrethuar shtëpinë në të cilën është fshehur.

Sulmi ka ndodhur në një dyqan të basteve në rajonin Rajlovac.

Sulmuesi ka shtënë edhe në drejtim të një autobusi publik derisa ka bërë përpjekje të largohej.

Sulmuesi është identifikuar si Enes Omeragiq.

Mediat në Sarajavë kanë raportuar se ai ka qenë mbështetës i lëvizjes Salafi, një ideologji ultrakonservatore e Islamit, e cila shpesh promovon xhihad të dhunshëm.

Qeveria e Bosnjës ka thirrur një seancë urgjente pas incidentit, por zyrtarët kanë hezituar ta cilësojnë atë si akt terrorist, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar.

“Nëse vërtetohet se është terrorizëm dhe ka mundësi që kjo të ndodhë, atëherë kemi një situatë të pasigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe duhet të veprojmë shpejt dhe me efikasitet”, ka thënë ministri për Siguri i Bosnjës, Dragan Mektiq.

Bosnja, një nga vendet më të varfra në Evropë, vazhdon të vuajë ndarjet e thella etnike dhe fetare që nga lufta e viteve 1990.

Gati gjysma e 3.8 milionë banorëve të Bosnjës janë myslimanë.

Këtë vit, edhe një tjetër person i armatosur ka hapur zjarr në një postbllok të policisë në qytetin Zvornik të Bosnjës, duke vrarë një oficer dhe plagosur dy të tjerë, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Atëbotë, autoritetet kanë thënë se sulmuesi Nerdin Ibriq ka thirrur “Allahu Akbar” ose “Zoti është i madh” kur ka hyrë në postbllok dhe se ka pasur lidhje me ekstremistët islamikë.

Davutoglu merr mandatin për formimin e qeverisë

Presidneti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë kryeministrit Ahmet Davutoglu mandatin për të formuar qeverinë e re, pasi zgjedhjet e parakohshme më 1 nëntor kanë nxjerrë fituese Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Davutoglu ka takuar sot Erdoganin në pallatin presidencial.

Ai pritet të emërojë ministrat e tij të mërkurën ose të enjten.

Kabineti i ri pritet të mbushet me besnikë të Erdoganit.

Davutoglu: Turqia do të zhvillojë sistemin e raketave me rreze të gjatë

ANKARA – Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka miratuar zhvillimin e sistemit kombëtar të raketave me rreze të gjatë, pas ndërprerjes së një projekti të përbashkët midis Turqisë dhe Kinës, i cili ka paraparë projektimin e raketave me rreze të gjatë, bëhet e ditur nga qeveria turke.

Në këtë mënyrë, Turqia do të punojnë në sistemin e vet për prodhimin e raketave me rreze të gjatë.

Negociatat mbi këtë projekt midis Turqisë dhe Kinës po zgjasin gati dy vite, ndërsa arsyeja për anulimin e projektit të përbashkët ishte përparimi i Turqisë në projektin e zhvillimit të sistemit të vet të raketave.

Erdogan – Obama: Intensifikim i luftës së përbashkët kundër terrorizmit

Obama tha se Republika e Turqisë është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe gjithë koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIS-it në Irak dhe Siri

ANTALIA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, gjatë takimit të përbashkët në Antalia kanë biseduar për çështjet aktuale përfshirë luftën kundër organizatës terroriste, ISIS në Siri.

“Shfrytëzuam këtë rast që të bisedojmë për hapat e mëtejshëm të koalicionit në fazën e ardhëshme të luftës kundër ISIS-it. Si shembull i partneritetit dhe aleancës do të vazhdojmë të jemi solidar dhe të japim kontributin për paqen globale” deklaroi Erdogan pas takimit me Obamën.

Ai theksoi se Samiti G20 në Antalia mbahet në periudhë specifike menjëherë pas sulmit  terrorist në Paris të cilin e dënoi fuqishëm.

Duke theksuar se bota po përballet me terrorizmin kolektiv, Erdogan tha se” terrorizmi nuk ka fe dhe komb”.

“Terrorizmi nuk ka fe, racë, komb, ndërsa në sulmet në Paris u ballafaquam me terrorizmin kolektiv, i njejtë dhe i ngjashëm me atë në Ankara, Gaziantep, Suruç apo në Diyarbakir. Sulmi terrorist nuk ka qenë i drejtuar vetëm kundër Francës por ndaj gjithë njerëzimit” theksoi Erdoğan.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Republika e Turqisë është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe gjithë koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIS-it në Irak dhe Siri.

“Sulmet e tmerrshme terroriste më parë në Ankara dhe tani në Paris, janë vepër e ideologjive të së keqes dhe nuk janë sulme vetëm ndaj popujve të Turqisë dhe Francës, por gjithë  botës moderne”, tha Obama. Ai dërgoi një mesazh ngushëllimi për popullin francez dhe tha se do të bëjë çdo përpjekje që përgjegjësit për terrorizmin të sillen para drejtësisë.

Presidenti amerikan Obama theksoi se diskutimi i sotëm ishte i rëndësishëm për të forcuar më shumë kontrollet në kufirin turk me Sirinë që të parandalohet lëvizja e luftëtarëve të huaj. Në kuadër të axhendës së Samitit të G20,  Obama sontë do të takojë mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al-suud.

Xhihadisti britanik ka planifikuar sulme paralele me ato të Parisit në Stamboll

Autoritetet turke dyshojnë se një xhihadist i profilit të lartë nga Britania, i ndaluar në Turqi javën e kaluar, ka mundur të ketë qenë duke planifikuar sulme në Stamboll të ngjashme me ato në Paris, kanë thënë dy burime të sigurisë për Reutersin të dielën.

Një person që mendohet të ketë qenë Aine Lesley Davis, person i afërt me militantin e ISIS-it me nofkën “Xhihadisti Xhon”, është ndaluar javën e kaluar në Stamboll, kanë thënë zyrtarë të lartë turq të premten.

Davis u ndalua me një grup personash tjerë të cilët mund të kenë qenë duke planifikuar një sulm në Stamboll paralelisht me masakrën në Paris ku mbetën të vdekur së paku 129 persona, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters një burim tjetër i sigurisë.

“Davis është personalitet me përgjegjësi kyçe përbrenda Shtetit Islamik dhe nuk është kapur i vetëm. Ka qenë bashkë me një grup”, ka thënë burimi, transmeton Koha.net.

“Momentalisht jemi duke hetuar nëse ata kanë qenë duke planifikuar një sulm në Stamboll të ngjashëm me atë në Paris. Dyshojmë se ata kanë planifikuar një sulm paralel me atë në Paris, në të njëjtën ditë”.

Davis mendohet se bën pjesë në grupin e islamikëve britanikë të cilëve iu është dhënë detyra e ruajtjes së të burgosurve të huaj nga Shteti Islamik, së bashku me Mohammed Emwazi, i njohur me nofkën Xhihadisti Xhon pasi u paraqitën në video që tregonin vrasjen e pengjeve amerikane dhe britanike. Emzawi mendohet se është vrarë gjatë një sulmi me dron në Siri, kanë thënë zyrtarë amerikanë dhe britanikë të premten.

Stambolli është një prej destinacioneve më të popullarizuara turistike në botë, vend të cilin brenda vitit e vizitojnë mbi 10 milionë turistë.

Një burim tjetër ka thënë se tetë persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë ndaluar në Ankara të dielën, por nuk ka pranuar të zbulojë kombësitë e tyre.

Një burim qeveritar ka thënë se Turqia ka ndaluar më shumë se 1 mijë persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik këtë vit, dhe rreth 300 prej tyre tani do të dalin para gjykatës.

Një person nga Mali i Zi mund të ketë lidhje me sulmet në Francë

Policia gjermane ka thënë se mund të ketë lidhje midis arrestimeve të bëra në Gjermani, disa ditë më parë, dhe sulmeve terroriste në Paris, që kanë ndodhur të premten mbrëma.

Ludwig Waldinger, zëdhënës i policisë bavareze, ka folur për mediat sot në Mynih:

“Inspektorët e policisë, duke bërë kontrolle të rëndomta në Rozenhajm, kanë ndaluar një Golf Volkswagen, me targa të Malit të Zi, të enjten, më 5 nëntor, në orën 8 të mëngjesit. Ai ka qenë duke udhëtuar drejt Mynihut nga Salcburgu. Ata (inspektorët) kanë hapur makinën, kanë shikuar vendet tipike ku fshihen gjërat kontrabanduese dhe kanë gjetur një pistoletë në pjesën e motorit. Ata e kanë kaluar informacionin te Zyra për Hetime Penale, spese kemi ekspertë për kontrbandim armësh. Më pastaj kemi inspektuar makinën dhe kemi gjetur një arsenal të tërë armësh: tetë kallashnikovë, dy granata dore, eskplozivë, dy revole dhe një pistoletë. Personi është arrestuar natyrisht dhe tani ndodhet në paraburgim. Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë se nga ka ardhur apo çfarë ka pasur qëllim të bëjë me këto armë”, ka thënë Waldinger.

Qeveria e Malit të Zi, sipas agjencisë serbe Beta, ka demantuar se një person, me prejardhje nga Mali i Zi, i arrestuar së voni në Gjermani, ka lidhje me sulmet në Paris.

Beogradi kërcënon pas vendimit të Kushtetueses në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të pezulluar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është goditje për dialogun e Brukselit dhe kërcënon stabilitetin rajonal.

Sipas Daçiqit, Prishtina po tall komunitetin ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, sepse nuk ka mundësi që dikush të pezullojë marrëveshjen e Brukselit.

Edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i papranueshëm dhe se Prishtina duhet të zbatojë obligimet.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar të martën se pezullimi i marrëveshjes vlen deri në vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

Vuçiç rreth vendimit të UNESCO-s: Këto ofshama dhe vajtime që vijnë nga Prishtina, unë nuk do ti komentoj

Zyrtarët në Prishtinë “paraqiten si viktima të mëdha, kurse me delegacioni serb në Bruksel as që deshën të flasin rreth kësaj”

BEOGRAD – I pyetur në lidhje me reagimet e Prishtinës zyrtare, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, për mos pranimin e Kosovës në UNESCO, të cilët shprehën pakënaqësi me vendimin, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiçi tha se ai nuk ishte i zhgënjyer me rezultatin, por ishte i zhgënjyer me procedurat.

“Më vjen keq që ata janë gjithë kaq të zhgënjyer, unë nuk jam, të paktën jo me rezultatin. Unë jam i zhgënjyer nga fakti se ata të gjithë hynë në këtë procedurë pa pyetur Serbinë, pa njoftuar Serbinë dhe ata prisnin rezultat tjetër. Këto ofshama dhe vajtime që vijnë nga Prishtina, unë nuk do ti komentoj”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se tani zyrtarët në Prishtinë “paraqiten si viktima të mëdha, kurse me delegacioni serb në Bruksel as që deshën të flasin rreth kësaj”.

“Kemi qenë të kërcënuar që do të flasin se gënjejmë, që kemi hapur tema të tilla, kështu që tani, pasi ishin të sigurt se do t’na turpërojnë sërish dhe përsëri ta shkelin Serbinë, pasi nuk ndodhi kjo, çfarë tani, duhet të luajnë rolin e viktimës”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se Serbia po përbuzet, por këtyre përbuzjeve nuk do ti përgjigjet, dhe se për qeverinë të cilën e drejton është e rëndësishme që të vazhdojnë dialogun në Bruksel.

“Ajo që po shohim se disa zyrtarë evropian vajtojnë, çfarë t’ju bëjë, kjo është politika e tyre, ata e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ata po veprojnë në përputhje me politikat e tyre, dhe Serbia po vepron në përputhje me politikën e saj. Nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, përfundoi Vuçiç. aa

 

Vuçiçi nesër viziton Srebrenicën

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiçi do të qëndrojë nesër në Srebrenicë, ku do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe në qendrën memoriale të viktimave të masakrës.

Vuçiçi, për herë të fundit, ka qëndruar në Srebrenicë më 11 korrik, në 20 vjetorin e masakrës.

Por, atëbotë, ai është detyruar të largohet, pasi është sulmuar nga masa.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8 000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.

Vuçiç: Serbia nuk është mundur

Voal – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vendimit të UNESCO-s për mosanëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka theksuar se “Serbia nuk është mundur”.

“Me rastin e refuzimit që i është bërë kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, dëshirojmë që të gjithëve tu themi dy gjëra, e para: Serbia nuk është mposhtur dhe e dyta, kjo më nuk është lajm i madh. Serbia, ngadalë, por sigurtë po mëson që të paktën të mos humbë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se Serbia më nuk është vend që mund t’i imponohet vullneti i dikujt tjetër./rel

Greqia i shtrëngon masat ndaj shqiptarëve

Autoritetet  greke po kthejnë në pikat e kalimit kufitar disa dhjetëra të rinj shqiptarë të cilët synojnë të udhëtojnë drejt Greqisë. Sipas  burimeve shqiptare në Pikën kufitare të Kakavijës, më e madhja që lidh dy vendet , është rritur ditët e fundit  numri i emigrantëve që kthehen pas që në sportelet e  policisë greke.

Sipas burimeve paraprake vetëm gjatë ditës së sotme  janë kthyer pas rreth 100 emigrantë. Të rinjtë e kthyer nuk arrijnë të provojnë në kufi se do të qëndrojnë për qëllime  turistike në Greqi dhe nuk kanë garancitë financiare.

Sipas burimeve greke policia ka ndërmarrë ditët e fundit edhe operacione në thellësi të Greqisë për të riatdhesuar emigrantët  shqiptarë që gjenden pa dokumente të rregullta  qëndrimi. Pak ditë më parë në Greqi nisi zbatimi i një Ligji të ri për Emigracionin ku edhe emigrantët e paligjshëm mund të përfitojnë statusin e qëndrimit.

Sipas analistëve nga Athina autoritetet greke i druhen një dyndjeje të emigrantëve nga Shqipëria për të hyrë në Greqi dhe për t’u përfshirë më pas në praktikat e legalizimit. Sipas njoftimeve të mjeteve greke të informimit shifrat e riatdhesimit të shqiptarëve nga operacionet policore greke janë rritur ditët e fundit në disa rajone të Greqisë.

Burimet greke njoftuan për bllokimin e rreth 1700 emigrantëve shqiptarë të gjendur pa dokumente qëndrimi në  Greqi.

AA hap sot në Shkup qendrën e publikimeve në gjuhën shqipe dhe maqedonase

SHKUP – Anadolu Agency (AA), e cila ka për qëllim për t’u bërë një nga pesë agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë, të hënën, më 9 nëntor 2015 hap Qendrën e publikimeve të gjuhës shqipe dhe maqedonase në kryeqytetin e Maqedonisë, në Shkup.

AA e cila publikon lajmet në nëntë gjuhë për opinionin botëror dhe për abonentët, me Zyrën në Shkup do të fillojë publikimin e lajmeve edhe në gjuhën maqedonase. Teksa gjuha maqedonase bëhet gjuha e dhjetë e publikimeve të AA-së, zyra e Shkupit do të ketë funksionin e Qendrës së publikimeve të gjuhës shqipe dhe maqedonase.

Në ceremoninë e fillimit të publikimeve të lajmeve në gjuhën maqedonase dhe hapjes së qendrës në Shkup, që mbahet sot, krahas zëvendëskryeministrit të Turqisë, Ayçun Akdoğan, kryetarit të Bordit Drejtues dhe drejtorit të Përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı, drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Turqisë (TRT), Şenol Göka, marrin pjesë zyrtarë nga vendi dhe jashtë, personalitete nga fusha të ndryshme dhe gazetarë.

Më 1 tetor të këtij viti u mbushën një vit nga fillimi i publikimit zyrtarisht të lajmeve në gjuhën shqipe. Me fillimin e transmetimit të qendrës së gjuhës shqipe dhe maqedonase në Shkup, AA pritet të fitojë një tjetër dimension më aktiv dhe më pranë mediave të rajonit, si dhe më gjerë, duke patur edhe praninë e saj në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Anadolu Agency (AA) është një nga dhjetë agjencitë më të mëdha në radhitjen botërore, e cila në vizionin e saj të 100 vjetorit të themelimit synon publikimin e lajmeve në 11 gjuhë të botës, për t’u bërë një nga pesë agjencitë më me ndikim në botë.

AA krahas gjuhës turke, publikon lajme në gjuhën angleze, arabe, BHS (boshnjake, kroate, serbe), ruse, frënge, shqipe, kurde dhe në persisht.

Transferoi 1 milion euro në Shqipëri, Greqia kërkon hetimt të biznesmenit shqiptar

Prokuroria greke i kërkon Shqipërisë të kryejë hetime për një biznesmen që rezulton të ketë dërguar në Shqipëri shuma të mëdha parash.

Organi i akuzës mësohet se i ka dhënë rrugë letërporosisë së ardhur nga Greqia në datë 8 shtator 2015, ku është kërkuar ndihmë juridike për hetimin e shtetasit shqiptar Dhimitër P. Prokuroria e Apelit, Greqi, mësohet se po kryen atje hetime për shtetasin shqiptar Dhimitër Poti, në lidhje me procedimin penal për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Evazionit Fiskal”, sipas legjislacionit penal grek.

Sipas Prokurorisë, kërkesa e autoriteteve të drejtësisë greke ka të bëjë me një hetim paraprak mbi pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal nga shtetasi shqiptar Dhimitër Poti, banues në Tiranë.

Në harkun kohor të viteve 2001, 2007, 2008 dhe 2009, ai rezulton të ketë dërguar në Shqipëri nga Greqia, përmes agjencive të transfertave shumat 160.000 euro, 80.000 euro, 220.000 euro, 266.000 euro dhe 100.000 euro.

Pala greke kërkon nga prokuroria shqiptare kryerjen e verifikimeve nëse shtetasi në hetim prej tyre ka precedentë penalë apo dënime në Shqipëri. Pala greke kërkon që prokuroria shqiptare “të verifikojë dhe të japë të dhëna për aktivitetin e shtetasit nën hetim në vendin tonë.

“Nëse nuk ka vendime gjyqësore të formës së prerë të jepet informacion për statusin e çështjes së vitit 2012 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë; si dhe të sqarohet nëse nga hetimet të ketë rezultuar se Dhimitër Poti ka dyshime të ketë konsumuar veprën penale edhe me transferimet e kapitaleve nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas, duke bërë përshkrimin përkatës, për veprën penale në hetim në Shqipëri dhe detajimin e të gjitha transaksioneve”, thuhet në kërkesën e mbërritur nga Greqia.

Kësaj letërporosie, prokuroria shqiptare i ka dhënë rrugë me anë të paraqitjes së saj para Gjykatës së Tiranës, e cila ka aprovuar kryerjen e veprimeve hetimore e më pas vendosjen e provave në dispozicion të palës greke. Biznesmeni në fjalë ka pasur aktivitet me një subjekt që është marrë me tregti farmaceutike dhe mjetesh motorike.

Administratori i “Chim Prod” Dhimitër Potioti, sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se ka pastruar një shumë prej 826 mijë euro, e cila është transferuar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe në dy raste ka bërë dy transferta, 100 e 266 mijë euro nga Shqipëria në drejtim të shtetit grek.

Përfundojnë stërvitjet e përbashkëta amerikano-turke në Mesdhe

“Ne jemi këtu sepse SHBA dhe Turqia janë aleatë të ngushtë”, deklaroi njeriu i dytë në zinxhirin komandues të anijes amerikane, Tim Moore

ANTALIA, TURQI – Shkatërruesi raketor i marinës amerikane “USS Donald Cook” ka përfunduar stërvitjen e përbashkët me forcat detare turke në Mesdhe.

Shkatërruesi i cili mban emrin e një marinsi amerikan që ka vdekur si peng gjatë luftës së Vietnamit, do të vazhdojë të operojë afër ujërave territoriale turke edhe për disa javë të tjera.

“Ne jemi këtu sepse SHBA-të dhe Turqia janë aleatë të ngushtë”, deklaroi për Anadolu Agency njeriu i dytë në zinxhirin komandues të anijes, Tim Moore.

“Ky është një rast i mirë që vendet tona bashkërisht të promovojmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha më tej ai.

Mesdheu lindor, në pesë vitet e fundit po shfaqet si njëri nga vendet më problamatike në botë.

Përveç konfliktit mbi katër vjeçar në Siri, i cili ka tërhequr Perëndimin, Rusinë dhe fuqitë tjera si Arabia Saudite dhe Irani, në këtë rajon është rritur dhuna në Palestinë, sidomos me bombardimet izraelite mbi Gaza vitin e kaluar.

Ndërkohë, gadishulli i Sinait në Egjipt është përballur me një rezistencë të vogël kundër shtetit në vitin 2013, atëherë kur presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike u rrëzua me një grusht shtet.

Më vonë gjatë këtij muaji qyteti i Turqisë, Antalia, do të pret liderët e grupit G20 në Samitin botëror në axhendën kryesore të të cilit do të jenë lufta në Siri dhe kriza me refugjatët në Evropë.

Sidoqoftë, Moore mohoi që misioni të ketë lidhje me çështjet e lartpërmendura.

“Operacioni ynë ka të bëjë me përkrahjen që ia bëjmë stërvitjes”, deklaroi ai.

Manovrat mes datave 27 tetor dhe 6 nëntor përfshinë shkatërruesin “Donald Cook” dhe dy avionë patrollues të SHBA-ve si dhe 17 anije dhe 14 avionë të Turqisë për stërvitjen “Dogu Akdeniz 2015”. aa

Libi: Janë rrëmbyer dy nëpunës të Ambasadës së Serbisë

Dy nëpunës të Ambasadës së Serbisë në qytetin Sabrata në Libi, janë rrëmbyer sot pasidte, ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë.

Sipas njoftimit, janë rrëmbyer teknikja e lidhjeve, Sllagjana Stankoviq, dhe vozitësi, Jovica Stepiq.

Ministria i ka informuar shërbimet e sigurisë dhe theksohet se “po bëhet çdo gjë e mundshme, që në situatën e komplikuar në terren, të sigurohen sa më shumë informacione dhe kthim i sigurt i shtetasve” të Serbisë.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, për këtë çështje ka biseduar me ministrin e jashtëm të Libisë, Mohamed Abdulaziz.

Tadiçi: Serbia ‘de facto’ e ka njohur Kosovën

BEOGRAD – Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka zyrtarizuar ditën e djeshme koalicionin me Partinë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanoviçit. Qëllimi i kësaj aleance politike, siç thanë ata, është t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Ata kanë thënë se në planprogramin e tyre do të kenë orientimin evropian, bisedimet me NATO-n, përgjigjen për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën, e çështje të tjera.

Në fjalën e tij, Tadiç ka thënë se qeveria aktuale, edhe pse de jure nuk e ka njohur Kosovën, de fakto e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se gjendja ka ndryshuar pas Marrëveshjes së Brukselit.

“A do të bëhet Kosova shtet i pavarur përmes kësaj politike? Me siguri se po, pavarësisht asaj se çfarë do Serbia, sepse numri i shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën është më i madh se gjysma e anëtarësisë së plotë [të OKB-së]”, ka thënë Tadiç, shkruan “koha.net”.

Ish-presidenti serb ka thënë gjithashtu se situata pas marrëveshjes së Brukselit ka ndryshuar pasi, sipas tij, me atë marrëveshje nënkuptohet se sistemi i drejtësisë në Kosovë funksionin në tërë territorin.

Tadiç ka theksuar se çështje e koalicionit SDS-LPD nuk do të jetë pranimi ose jo i pavarësisë së Kosovës, por do të luftojë për interesat minimale kombëtare në Kosovë, pa parulla demagogjike dhe pa politika të pamenduara e luftarake.

Ai ka folur edhe në lidhje me “luftën” e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, që është pranimi i Kosovës në UNESCO, duke thënë se gjatë arritjes së marrëveshjes së Brukselit, nuk janë përmendur çështjet e identitetit dhe për këtë arsye, siç ka thënë Tadiç, sot ekziston problemi i UNESCO-s.

“Tani identiteti duhet të mbrohet me mjete diplomatike, përmes diplomacisë kulturore”, ka thënë Tadiç.

Kurse lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviç ka thënë para gazetarëve se pavarësia e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në platformën e tij politike, por ka theksuar se ndryshimi i Serbisë duhet të bëhet edhe përmes ndryshimit të qëndrimit karshi Kosovës.

Duke përmendur se Kosova është e pranuar nga mbi 100 shtete të OKB-së, është e pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Jovanoviç ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë edhe disa të vërteta të hidhura, në mesin e të cilave është edhe ajo se “Kosova sot veten e sheh si plotësisht të pavarur”.

Ulqin: Mbyllet e vetmja librari shqipe e qytetit shqiptar

 Shkolla, kinemaja, teatri, spitali, farmacia, xhamia, kisha, zyrat e pushtetit vendor, etj. janë disa objekte të veçanta që na tregojnë shumë për jetën e një bashkësie. Janë më shumë se shërbime. Përbëjnë çelësa leximi të territorit, janë legjenda e hartës komunitare. Prania ose mosprania e tyre në qytet, lagje apo fshat, na flet më tepër se shumë manuale ose udhëzues të specializuar.

Libraritë janë pa dyshim një nga pikat më të rëndësishme për të kuptuar një territor të caktuar dhe jetën e qytetarëve. Sepse bashkësia ka vërtet nevojë për dyqane byrekësh dhe qoftesh për të ushqyer barkun, sikurse ka nevojë për dyqane brekësh e veshmbathjesh për të veshur lakuriqësitë, ose për ambulanca e farmaci për të shëruar trupin. Por bashkësia ka nevojë edhe për librari për të ushqyer mendjen.

E pikërisht mospasje e një librarie në një qytet tregon shumë. Deri para pak kohe mund të thonim se në Ulqin kishim një librari, “Libraria Arti”, dhe kjo falë pasionit për librin të pronarit të saj Gazmend Çitaku.

“Libraria ARTI” në Ulqin është mbyllur ndërsa veprimtaria botuese vazhdon me të njejtin “tempo”. kështu shprehet në një postim të tij në rrjetin social proanri Çitaku në një bashkëbisedim me një nga miqtë e tij duke treguar për këtë veprim të dhimbshëm, mbylljen e librarisë së vetme me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Ulqinit.

“Krizë leximi”, do të shprehej kohë më parë poeti Basri Çapriqi, mosinteresim për librin, çmimi i librit i papërballueshëm  për lexuesin apo edhe ndonje arsye tjetër që e kanë detyruar Çitakun të ndërmarrë një veprim të tillë ka sjellur faktin që Ulqini përsëri do të vazhdojë të jetë pa librari në qytet. /Ulqini-Online/

Katër avionë të Greqisë shkelin hapësirën ajrore të Turqisë

ANKARA – Katër avionë F-16 të Greqisë e kanë shkelur hapësirën ajrore turke në jugperëndim të qytetit Antali për një minutë.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se katër avionë F-16 të Greqisë, dje mes orës 13.19 dhe 15.15 në rajonin Kash i cili ndodhet në jugperëndim të Antalias shkelën hapësirën ajrore turke. Shkelja e hapësirës ajrore nga avionët grekë zgjati një minutë.

Me arritjen e 2 avionëve F-16 të Turqisë të cilët janë nisur nga qyteti veriperëndimor i vendit Balikesir avionët grekë i dhanë fund shkeljes ajrore turke.

Nga ana tjetër me 12 avionë F-16 u zhvilluan fluturime patrulluese përgjatë kufirit ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.

‘Për një serb do të vrasim 100 myslimanë’ – fjalia që Vuçiç s’do ta përsëriste më

BEOGRAD – Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se fjalia e tij “Për një serb do të vrasim 100 myslimanë” e thënë në vitin 1995 kur ka qenë deputet i Partisë Radikale serbe, është nxjerrë nga konteksti, por thotë se këtë me siguri nuk do ta thoshte më.

“Nuk jam shprehur ashtu dhe këtë me siguri e keni nxjerrë nga një shtojcë në RTS. Ajo është nxjerrë nga koha e fushatës më të keqe të regjimit të Milosheviqit”, ka thënë Vuçiç për televizionin N1, pa treguar se edhe vetë ka qenë pjesë e këtij regjimi, shkruan “Koha.net”.

Ai në një emision bashkë me Bekir Izetbegoviçin, ka theksuar se ky nuk është thelbi i kësaj fjalie, por se ka folur edhe gjëra të tjera për të cilat atere ka menduar të jenë të mira, e të cilat tani me siguri nuk do t’i përsëriste.

“Unë edhe sot gaboj, dhe mendoj se nuk ka njeri që nuk gabon, sikur që atëherë që kam qenë i sinqertë, duke menduar se mbroj interesat e popullit tim, edhe sot sinqerisht mendoj që këto interesa t’i mbroj dhe vërtet mendoj se marrëdhëniet e serbëve dhe të boshnjakëve janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Vuçiç.

Mbyllet agjencia e lajmeve Tanjug

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug, të themeluar 72 vjet më parë nga autoritetet komuniste të ish-Jugosllavisë, dhe largimin nga puna të 200 punëtorëve të saj.

Ministria e Kulturës së Serbisë tha të mërkurën se dy në përpjekje për të privatizuar këtë agjenci, ato kanë dështuar, duke mos tërhequr asnjë ofertues.

Serbia ka lëvizur në privatizimin e shumicës së mediave shtetërore, si pjesë e reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Agjencia Telegrafike e Jugosllavisë së Re (Tanjug), ka pasur një rrjet global të korrespondentëve, por ajo ka pasur një rënie të madhe, pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, në vitet 1990.

Ajo gjithashtu është kritikuar se ka qenë një zëdhënës, e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave të viteve ’90-ta, në ish- Jugosllavi.

Varësia ushtarake e Serbisë nga Rusia

Përderisa Kroacia po merr armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Serbia po blen armë nga Rusia, mbetet pikëpyetje se a është ky sinjal që atmosfera e luftës së ftohtë është zhvendosur në Ballkan dhe se Serbia, e rrethuar me vende anëtare të NATO-s, po kthehet drejt aleancës ushtarake me Rusinë.

Ndonëse ende nuk dihen detajet e blerjes së armatimit rus nga Serbia, Marko Milosheviq nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, thotë se armatimi që po blihet, që nënkupton, sipas tij, pesë apo gjashtë armë artilerie, dy apo tre hedhës raketash, katër helikopterë dhe disa aeroplanë, janë shifra qesharake që nuk i çrregullojnë raportet në rajon.

Sipas tij, Serbia nuk po blen armë vetëm nga Rusia.

“Po blihen dy helikopterë nga Rusia dhe dy nga Gjermania. Kjo vërteton neutralitetin ushtarak të Serbisë”, ka theksuar Milosheviq, duke shtuar se Serbia nuk po orientohet kah Rusia, përderisa vendet tjera në rajon janë orientuar kah Perëndimi.

“Këto janë banalitete të politikës ditore pa ndonjë vështrim më të thellë në realitetin. Pjesa më e madhe e vendeve përqark, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria, si anëtare të NATO-s, apo Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, si vende që mëtojnë të hyjnë në NATO, në inventarin e tyre, kryesisht kanë teknikë të lindjes”, tha Milosheviq.

Ditë më parë, ambasadori amerikan në Beograd, Majkl Kirbi, duke u përgjigjur në pyetjet e medieve lidhur me porosinë e Serbisë për armë në Rusi, ka deklaruar se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme dhe se Serbia ka të drejtë të blejë armë nga kushdo.

Jovan Teokareviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë se rajoni i Ballkanit është larg nga vendet e konfliktit, si Siria dhe Ukraina. Por, megjithatë, duhet përkujtuar, siç ka thënë ai, prognozën kohë më parë, të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.

“Më duket se po realizohet prognoza e para disa muajve, se Ballkani, e veçanërisht sikur Serbia, Bosnjë e Hercegovina apo Maqedonia, janë në vijën e zjarrit ndërmjet blloqeve kundërshtare, NATO-s dhe Rusisë”, theksoi Teokareviq.

Përkujtojmë se gjithë rrëfimin për raportin e forcave në rajon, e ka nisur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Porositë për armatim në Rusi, ai i ka vendosur në kontekstin rajonal, duke ndërlidhur armatosjen e Kroacisë fqinje, e cila nga Amerika ka marrë dërgesa ushtarake pa pagesë.

“Është interesant që të gjithë flasin për Serbinë, ndërkaq heshtin thuajse nuk ka ndodhur asgjë në rrethinë. Pra, thuajse është normale që dikush të blejë topa të koracuar, është normale që të marrë dhe granata hedhëse dhe raketa balistike dhe ne duhet të themi: Po, mirë është, bëhuni sa më të fortë dhe ne dëshirojmë të jemi të dobët. Këtë lloj rrëfimi nuk do ta dëgjoni nga ne”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë, profesori Teokareviq vlerëson se polemika e hapur lidhur me blerjen e armatimit nga Kroacia dhe Serbia, është vetëm për konsum të brendshëm politik.

“Kjo shërben për nevojat e brendshme politike, për të fryrje të vazhdueshme të patriotizmit nga ana e qeverive të të dyja shteteve”, ka theksuar Teokareviq.

Njohësi i zhvillimeve gjeopolitike nga Mali i Zi, Blagoje Grahovac, gjeneral në pension, shpreh mendimin se vendimi i Serbisë për të blerë armë në Rusi është i gabuar.

“Serbia duhet të qëndrojë aty ku përket me civilizim dhe në mënyrë gjeografike dhe kjo nënkupton, në Evropë. Tentimi i tashëm apo më mirë të themi, akti politik, që të bëjë aranzhime ushtarake me Rusinë, është gabim strategjik. Është një formulë e vjetër që thotë se ‘shteti që mbrojtjen e vet e bazon në fuqinë e armëve, në esencë është shtet i pambrojtur”, tha Grahovac.

Ai ka shtuar se Serbia është çelësi për largimin e lojtarëve gjeopolitik nga Ballkani. Sipas tij nuk ka Evropë të qëndrueshme pa Ballkanin e qëndrueshëm dhe siç ka thënë Grahovac, Ballkani mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm në rast se Serbia është e qëndrueshme dhe e integruar në Evropë.

Për një gjë të tillë, ka thënë ai, Serbia duhet të ketë politikë të re.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Dorëhiqet Qeveria e Rumanisë, pas protestave lidhur me tragjedinë në një klub nate

Kryeministri rumun Ponta njoftoi sot dorëheqjen e qeverisë së tij, pas protestave të mëdha të organizuara për shkak të zjarrit në një klub nate

BUKURESHT – Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta njoftoi sot dorëheqjen e qeverisë së tij, pas protestave të mëdha të organizuara për shkak të zjarrit në një klub nate ku jetën e humbën mbi 30 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

“E dorëzoj mandatin tim, jap dorëheqjen, kuptohet edhe qeveria ime gjithashtu”, ka thënë Ponta në paraqitjen e tij para opinionit publik.

Rusia do të ndërtojë sistem raketash pranë Preshevës

Përfshirja e Rusisë në Ballkan përmes sistemit të raketave tronditi Perëndimin.

Medvedev, Beogradi ka lidhur një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë armë ruse, të paspecifikuara nga qeveria serbe.

Por nga media ruse dhe serbe thuhet se, sisteme të fuqishme të raketave ruse, BUK dhe S-400 Triumf, priten të instalohen pranë Luginës së Preshevës, ndërkohë që jo shumë kilometra më larg, në rajonin e Ferizajt në Kosovë, ndodhet baza më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e “Bondstill”-it.

Marrëveshja që firmosi Vuçiq në Moskë është cilësuar si një politikë “e uljes në dy karrige”, pasi nga njëra anë ai betohet për marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe bëhet gati të firmosë me BE-në, e nga ana tjetër sjell kërcënimin e armatimit rus në Ballkan, duke rritur tensionet në rajon.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiq, deklaroi dy ditë më parë se, “ne e ndjejmë veten të sigurt, pasi jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk i frikësohemi asnjë lloj sulmi”.

Ndërkaq, ekspertë të njohur në Serbi i kanë bërë thirrje Vuçiqit të heq dorë nga politika e dyfytyrësisë me Perëndimin, pasi kështu mund të tensionojë marrëdhëniet në rajon, shkruan Shekulli.

Profesori i Shkencave Politike, Ivo Viskoviq, ish-diplomat, e shikon marrëveshjen e fundit me Moskën si një “lojë me zjarrin”, që do të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, e se ajo minon politikën e nisur për pajtimin mes fqinjëve ballkanikë. Kjo politikë e promovuar nga Vuçiq merr fund në momentin e instalimit të mbrojtjes së raketave ruse, që do të sjellë edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Zyrtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut pritet që të reagojnë me sqarimin e situatës dhe nuk përjashtohet mundësia e instalimit të mbrojtjes në vendet anëtare të NATO-s.

Shtëpia e Bardhë e uron Turqinë për zgjedhjet e realizuara

Qeveria amerikane do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë e cila gjatë periudhës së ardhshme do të formohet në Turqi

UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë uroi Turqinë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në këtë vend.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest gazetarëve në Washington u tha se administrata amerikane uron Turqinë dhe popullin e saj për zgjedhjet e realizuara.

Ai shtoi se qeveria amerikane do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë e cila gjatë periudhës së ardhshme do të formohet në Turqi.

Më pas theksoi se është shumë e rëndësishme që autoritetet në vend të respektojnë vlerat demokratike të garantuara me Kushtetutë.

Kujtojmë, se në Turqi gjatë të dielës u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat, sipas rezultateve preliminare pas përfundimit të numrimit të votave, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) korri fitore bindëse, duke fituar 49.48 përqind të votave, gjegjësisht 317 vende deputeti në Parlamentin i cili numëron gjithsej 550 deputetë.

Opozita më e fortë Partia Popullore Republikane (CHP) fitoi 25.31 përqind të votave, gjegjësisht 134 deputetë në Parlament.

Partia majtiste prokurde Popullore Demokratike (HDP) fitoi 10.75 përqind të votave dhe do të ketë 59 vende në Parlament.

Edhe Partia opozitare e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) kaloi pragun zgjedhor dhe fitoi 11.9 përqind të votave, që i garantojnë 40 vende përfaqësimi në Parlament.

Ndërkohë që 12 partitë tjera politike nuk kaluan pragun zgjedhor prej 10 përqind. aa


Send this to a friend