VOAL

VOAL

Shqiptarët përfshihen në qeverinë e re të Malit të Zi

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i cili në zgjedhjet e 16 tetorit mori një vend në Parlamentin e Malit të Zi, arriti sot marrëveshje me Partinë Demokratike Socialiste të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq për bashkëqeverisje në Malin e Zi.

Marrëveshja u arrit pasi koalicioni shqiptar dhe Partia Demokratike Socialiste, që fitoi më shumë vota në këto zgjedhje, vendosën që qyteti i Tuzit me shumicë shqiptare në Malësi, të shpallet komunë e plotë dhe e pavarur deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

Po ashtu u vendos që kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka që ishte pjesë e koalicionit, të marrë postin e ministrit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Mali të Zi.

Ndërkohë, deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi me mbështetjen e 42 votave nga 81 vota që ka Parlamenti. Zoti Nimanbegu e bëri në gjuhën shqipe betimin para deputetëve.

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” përbëhet nga tre partitë politike shqiptare: Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare.

Pas bisedimeve me përfaqësuesit e pakicave, Partinë Boshnjake , Partinë Kroate dhe koalicionin shqiptar, mandatari për formimin e Qeverisë, Dushko Markoviq, pritet që në fillim të javës së ardhshme të shpallë zyrtarisht Qeverinë e re të Mal të Zi.

Flet serbi që urdhëroi vrasjen e Enver Hadrit

Në një intervistë për median serbe “Kurir.rs” Bozhidar Spasiq i dënuari si urdhërdhënësi për vrasjen e Enver Hadrit, ka thënë se Hadri ishte agjent i UDB-së, mirëpo ai nuk e ka njohur asnjëherë personalisht.

Bozhidar Spasiq, një ish-oficer i zbulimit në Sigurinë e Shtetit, i dënuar si urdhërdhënësi për vrasjen e Enver Hadrit ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për ndonjë gjykim.

“Këtu mesiguri kemi të bëjmë me një akuzë private të vajzës së tij Teutës, akuzë kjo që po qëndron në gjykatën belge e për të cilën unë nuk di asgjë, ndërsa vet lajmi se unë jam dënuar thjesht më ka befasuar dhe mund të them se është plasuar vetëm që të plasohet – ka thënë Spasiq ekskluzivisht për Kurir, nga shtëpia e tij, transmeton Gazeta Express.

Spasiq ka thënë se në vitin 2008 në Beograd, policia e Brukselit e vizitoi në lidhje me rastin e Hadrit, por ata e dinin se në atë kohë ato ishin vetëm spekulime. Spasiq, në deklaratën për median serbe, ka konfirmuar se vetëm një herë kishte dëgjuar për këtë rast, dhe më pas i thanë se nuk kishte prova kundër tij.

Ai gjithashtu përmendi edhe Andrija Draskovicin dhe Vesko Vukotic, vrasësit e Enver Hadrit.

“Kurrë në jetë nuk e kam parë Andrija Draskovicin, ngjarjet rreth tij unë i kam parë vetëm nëpër gazeta, mirëpo Vukoticin e takova një herë shumë kohë më parë, në vitin 1992”, ka thënë Spasiq.

“Kur është fjala për Hadrin, ai ishte një agjent i UDB-së, por unë kurrë nuk e kam njohur”, ka thënë Spasiq, transmeton Gazeta Express.

Spasiq theksoi se e gjithë përmendja e këtij gjykimi nuk është e rastësishme në kohën kur gjykata vendos që ka nevojë për t’u marrë me krimet e kryera nga UÇK’ja.

Të përkujtojmë se Hadri është vrarë në Bruksel, në shkurt të vitit 1990, ndërsa Spasiq kohë më pare për Kurir, për këtë rast, pat deklaruar se për rastin në fjalë është marrë në pyetje para 8 vjetësh dhe se që atëherë i është thënë se kundër tij nuk ka kurrfarë dëshmish, prandaj tani nuk e kupton për çka bëhet fjalë.

 

Ja qytetet shqiptare të gdhendura në Parlamentin e Greqisë si tokë helene!

Në murin e Parlamentit të Greqisë janë të gdhendur në mermer emrat e disa qyteteve shqiptare që ndonëse jo “de jure” por “de facto” cilësohen si pjesë e territoreve helene.
Dhe nuk janë pak por referuar fotos që sjell sot “BalkanWeb” shihet qartë se ato janë: Borova, Korça, Tomori, Trebeshina, Himara dhe Gjirokastra.
Mbishkrimet e shkruara me gërma kapitale greke dhe mjaft dukshëm në fasadën e mermertë të Parlamentit të Greqisë, sipas fqinjëve, janë në fakt toponime të vendosura prej tyre për qytetet, fshatrat e malet shqiptare. Dhe prej dhjetra vitesh ato qëndrojnë aty, nën ruajtjen e gardës së Greqisë.
Por bën shumë çudit fakti se pranë kësaj pllakate kanë kaluar shumë herë edhe zyrtarë shqiptarë por askush nuk e ka denoncuar dhe as e ka ngritur zërin për këtë skandal.
Gazetari Aleksandër Çipa, e ka ngritur këtë shqetësim në llogarinë e tij në “Twitter”, ku edhe shtron pyetjen: “Pse janë gdhendur emrat e qyteteve shqiptare në fasadën e Parlamentit grek?! A duhet një reagim?!”

Vuçiçi: Jam i kërcënuar nga snajperi më i mirë në rajon

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ajo që e frikëson është fakti që po i rrezikohet familja e tij se sa vetë jeta e tij.

“Marr kërcënime, por nuk frikësohem për jetën time. Frikësohem për jetën e familjes time”, ka thënë Vuçic për revistën kroate “Globus”, citon “Telegrafi”.

“Në fillim më dukej gjithçka qesharake. Por, tani janë gjetur edhe armë. Janë gjetur njerëz të cilët tashmë janë arrestuar për vëzhgimin e banesës së vëllait tim. Ne kemi një dëshmi të gjallë i cili ka konfirmuar se një nga këta njerëz ka thënë: ‘Do të shihni se çfarë do të ndodhë me Vuçicin’. Dhe bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon”.

Lideri i Partisë Përparimtare Serbe dhe politikani më popullor në Serbi për herë të parë haptazi ka folur në lidhje me kërcënimet serioze për sigurinë e tij, megjithatë ai nuk ka dashur të jap tjera detaje.

“Unë jam i ndaluar të flas për të dhe policia le të bëjnë punën e tyre. A ka njerëz të cilët nuk më dëshirojnë mua të mirën? Po edhe shumë madje”, ka thënë Vuçic me hidhërim dhe ka shtuar: “Por çfarë do të bëjmë, kjo është Serbia! Por, cilin nuk e kemi vrarë ne, nga tanët. Kemi vrarë të gjithë ata që kanë pasur vlerë. Karagjorgjen, Miloshin… në fund edhe kryeministrin Gjingjic”.

Lidhjet e “puçistëve malazezë” me aneksimin e Krimesë

Mali i Zi – të arrestuarit për përpjekje për grusht shteti, 16 tetor 2016

 

Dëshmi të reja, tek të cilat ka ardhur Radio Evropa e Lirë, tregojnë se Aleksandar Singjeliq, serbi që dyshohet për pjesëmarrje në grupin që planifikoi grusht shtet dhe atentat ndaj kryeministrit të Malit të Zi, ishte pjesëmarrës aktiv në aneksimin e paligjshëm rus të Krimesë.

Mendohet se Singjeliqi ishte njëri nga themeluesit e organizatës radikale proruse “Ujqit Serbë”.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, ka marrë një video të bisedës përmes Skype, ndërmjet Singjeliqit dhe Vencislav Bujiqit, një politologu serb, drejtor i Fondacionit SEAS që, siç thuhet, është regjistruar më 11 mars të vitit 2015.

Gjatë bisedës, Singjeliqi i flet Bujiqit për lidhjet e tij me Minstrinë ruse të mbrojtjes. Gjithashtu përmendet edhe Bratisllav Zhivkoviqi, i cili sipas fjalëve të Singjeliqit, ishte anëtar i të ashtuquajturve “Çetnikët” (Chetnicks), një organizate luftarake serbe, militantë që u janë bashkuar kozakëve rusë në ruajtjen e punkteve të kontrollit në Sevastopol, gjatë aneksimit rus të Krimesë më 2014.

Vencisllav Bujiq, thotë se pikërisht Singjeliqi është ai që i ka dhënë rekomandime ushtrisë ruse për ushtarët vullnetarë serbë – atyre që kanë kërkuar mënyra se si t’iu bashkohen operacioneve ruse gjatë invadimit të Krimesë.

Siç është bërë e njohur më heret, prokurorët malazezë kanë zbuluar emrat e dy militantëve rusë që kanë udhëhequr me grupin prej rreth 20 serbëve dhe malazezëve, të dyshuar për pjesëmarrje në përpjekje të grusht shtetit në tetor.

Shtetasit rusë, Eduard Vladimiroviq Shirokov dhe Vlladimir Nikolajeviq Popov kanë organizuar grupin kriminal nga i cili kanë kërkuar që ta vrasin Milo Gjukanoviqin, thuhet në urdhëresën e prokurorisë Speciale për zgjerim të hetimeve për vepra të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokuroria, në dokumentin, pjesë të të cilit i kanë publikuar një numër i mediave, për herë të parë përmend Frontin Demokratik dhe një politikan të këtij koalicioni

Ndryshe, ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq dhe një politikan nga FD-ja, emri i të cilit në dokumentin e prokurorisë nuk është zbuluar, duhej, siç thuhet, që me 16 tetor, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kryejnë sulm të dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi.

Plani i tyre ishte që të shtijnë me armë zjarri mbi pjesëtarët e policisë dhe të arrestojnë kryeministrin Milo Gjukanoviq, thuhet në urdhëresën për zgjerimin e hetimeve.

Pullë postare me rastin e 75-vjetorit të hapjes së shkollave të para shqipe në Maqedoni

Pullën postare e promovoi drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi i cili në fjalimin e tij theksoi se “hapja e shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni para 75 viteve nuk duhet të bie në harresë asnjëherë

SHKUP – Në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) u promovua pulla postare “75-vjetori i hapjes së shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni”.

Pullën postare e promovoi drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi i cili në fjalimin e tij theksoi se “hapja e shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni para 75 viteve nuk duhet të bie në harresë asnjëherë, për shkak se na kujton sakrificën e të parëve tanë që të kemi shkolla në gjuhën shqipe.”

Sipas tij shkollat e para në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit paraqesin themelet për prodhimin e kuadrove cilësor sot, të cilat në procesin arsimor formojnë bindjen se arsimi cilësor duhet të përfaqësoj qëllimin tonë të përbashkët.

Për rëndësinë e “75-vjetorit të hapjes së shkollave të para në gjuhën shqipe në Maqedoni” me një fjalë rasti u drejtua drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani.

Pulla postare e lëshuar në tirazh prej 7000 ekzemplarëve, me një vlerë nominale prej 50 den ka për autor Loran Kufalo nga Byroja e filatelisë në Postën e Maqedonisë. aa

Kroacia shënon 25-vjetorin e çlirimit të Vukovarit

Siç njoftojnë nga Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën, gjatë rrethimit tremujor të qytetit kanë vdekur mbi 3.000 civilë dhe luftëtarë kroatë në mesin e të cilëve 86 fëmijë

Në ditën e sotme të vitit 1991 me çlirimin e qytetit tërësisht të shkatërruar ka marr fund rrethimi dhe bombardimi i vazhdueshëm tremujor nga ushtria jugosllave (JNA) dhe forcat paramilitare serbe të qytetit kroat të Vukovarit, për çka në qytet kishin rënë mbi 6.5 milionë granata.  Siç njoftojnë nga Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën, gjatë rrethimit tremujor të qytetit kanë vdekur mbi 3.000 civilë dhe luftëtarë kroat në mesin e të cilëve 86 fëmijë. Pas rënies së qytetit qindra të marrë peng kaluan nëpër qendrat e torturës në llogoret dhe burgjet në Serbi.

“Gjatë ditëve të fundit të rrethimit disa civilë dhe ushtarë kroat u strehuan në spitalin e Vukovarit, por pas marrjes së spitalit nga ana e APJ-së, majori Shljivançanin vizitoi pacientët dhe më pas më 20 nëntor, 1991 nxori mënjanë 269 persona, nga të cilat vetëm disa nuk u vranë”, kujtoi Qendra nga ku theksojnë se është gjetur një varrezë masive ku janë identifikuar 200 persona.

Viktima më e re e ekzekutuar në Ovçara ishte 17 vjeç, ndërsa më e moshuara 72 vjeç. U vranë edhe dy gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë.

Pavarësisht nga fakti se për disa krime rreth Vukovarit janë ngritur hetime ku janë shpallur disa fajtorë dhe dënuar me burgim të gjatë, shumë vrasje të civilëve kroatë, serbë dhe të tjerë si dhe të ushtarëve kroatë të cilat kanë ndodhur gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1991, akoma nuk janë hetuar. aa

Daçiçi – ambasadores Çitaku: Ti s’je kosovare, je shqiptare

Mediet e Beogradit kanë transmetuar sot pjesë nga replika në Këshillin e Sigurimit të KB të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçi, me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.

Ambasadorja Çitaku gjatë shqyrtimit të raportit tremujor për Kosovën në KS të OKB ndër të tjera tregoi për synimet kolonialiste të Serbisë në Kosovë.

Këtë pohim të saj u përpoq ta hedh poshtë ministri i Jashtëm serb.
“Ne nuk jemi kolonizatorë dhe nuk lejoj që të flitet kështu për në në KS të KB”, tha ai në replikën e tij.

“Për çfarë kolonializmi flisni ju këtu? Këtu qëndrojnë v ende të cilat janë liruar nga kolonializmi. Në Kosovë ndodhet kryeqyteti i parë i Serbisë, kishat serbe, ju mendoni se mjafton që keni ardhur këtu dhe që ju përkrahin vendet e perëndimit se mund të flisni të pavërtetat”, citojnë mediet e Beogradit Daçiqin, transmeton Koha.net.

Sipas tij nga fjalimi i Çitakut për Kosovën del se bëhet fjalë për një vend që ka pamje ideale.
“Habitem sesi migrantët që kalojnë nëpër Ballkan nuk shkojnë në Kosovë, kur është kështu vend ideal, por qytetarët e saj ikin nga Kosova në Europën Perëndimore. Për cilin vend flisni ju”, tha ai.
Ai foli edhe për bombardimin e Serbisë dhe tha se vendimi i marrë ishte jolegal dhe pa vendimin e KS të KB.

“Ju nga fillimi keni pasur në plan bashkimin me Shqipërinë, ju nuk jeni kosovare por shqiptare, këtu bëhet fjalë për pakicë kombëtare në vend të huaj që ka shpallur njëanshëm pavarësinë”, tha Daçiq.
Ai tha se Serbisë nuk i duhet mbështetja e askujt nga jashtë.
“Hajdeni të zgjidhim problemet, ju po fshiheni pas vëllait të madh. Askush nuk do tua sjell zgjidhjen ashtu siç ua solli me bomba më 1999. Kjo kohë ka perënduar për fatin e keq tuaj”, u shpreh Daçiq.
Të përkujtojmë se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e KS të KB me argumente hodhi poshtë pretendimet dhe akuzat serbe ndaj Kosovës, duke luajtur rolin e viktimës. Ajo tha se Beogradi nuk kishte asnjë të drejtë pronësie mbi Trepçën, se këtë madje as me Rezolutën 12 44 të KB nuk e kishte, as me Planin e Ahtisarit, e as me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërmarrjet serbe çojnë ligjin për Trepçen në arbitrazh

Disa firma nga Serbia tashmë kanë njoftuar se kanë vendosur që të ‘drejtat e veta’ për Trepçën e cila, thonë ato, u ka borxh – t’i realizojnë përmes Gjykatës së Arbitrazhit.

Kështu, pas ndërmarrjeve ‘Železnice Srbije’ (Hekurudhat e Serbisë) dhe ‘Tigar’ i Pirotit, kanë paralajmëruar se do të veprojnë edhe ‘ELEKTROKOSMET’ dhe ‘EPS’.

Këto ndërmarrje, siç shkruan “Veçernje Novosti“, thonë se Trepça u ka borxh 300 milionë euro dhe për këtë arsye, thonë ato, Ligjin për Trepçën do ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit, ndërsa pas kësaj edhe në Odën Tregtare ndërkombëtare në Paris.

Befas Kotzias tërhiqet nga akuzat: Shtypi grek e opozita u kanë fryrë tensioneve me Shqipërinë

Vetëm pak ditë pas dhënies së rekomandimit nga ana e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe takimit të ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati me homologun e tij grek Kotzias, ky i fundit duket se është tërhequr nga akuzat ndaj qeverisë shqiptare.

Ish-­ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, për tensionet e fundit me Shqipërinë.

Ajo ka kërkuar që Kotzias të bëjë interpelancë në parlament për deklaratat e KE-­së mbi çështjen “Çame” dhe prishjen e disa ndërtesave në Himarë.

Por Kotzias është nervozuar, raporton “Kathimerini”, dhe i është përgjigjur opozitares që t’i lexojë me kujdes deklaratat e KE-­së dhe të mos bëjë politike me çështje të tilla.

“Unë mendoj se opozita, në vend që të lexojë shtypin grek, të lexojë deklaratat e KE­së më me kujdes”, tha Kotzias, duke sugjeruar se çështjet janë fryrë nga mediat.

Obama në Greqi në fillim të turneut përfundimtar

Presidenti Barack Obama ka arritur në Greqi në ndalesën e parë të turneut të tij përfundimtar jashtë shtetit, si president i SHBA-së.

Obama do të zhvillojë biseda me presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Tsipras gjatë ditës së marte.

Më 16 nëntor, ai do të mbajë një fjalim për demokracinë dhe globalizmin përpara se të udhëtojë për në Berlin.

Më shumë se 5000 policë janë angazhuar në rrugët e Athinës gjatë dy ditëve të vizitës, ndërkohë që rrugët kryesore kanë mbyllur dhe tubimet publike janë ndaluar në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Grupet majtiste dhe anarkiste kanë planifikuar protesta gjatë vizitës së Obamës në Greqi, e para e një presidenti amerikan që prej asaj të Bill Clintonit në vitin 1999.

Udhëtimi i Clintonit u shënua me demonstrata të dhunshme.

Nga Gjermania, Obama do të udhëtojë në Peru për një samit ekonomik të Azisë përpara se të kthehet në Ëashington më 19 Nëntor.(REL)

Turqia paralajmëron qytetarët e saj: Mos udhëtoni në SHBA, ka trazira pas fitores së Trumpit

Turqia ka paralajmëruar qytetarët e saj që mos udhëtojnë në SHBA. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, udhëtimi në SHBA përbën rrezik për qytetarët pas trazirave si rezultat i fitores së Donald Trump.

Përveç kësaj, MPJ e Turqisë paralajmëron rritjen e numrit të sulmeve verbale dhe fizike pas shqetësimeve anti-emigracion dhe atyre të natyrës raciste.

Në njoftim, të publikuar në sajtin e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, thuhet se protestat kundër presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump “janë përcjellë edhe me akte të krimit dhe dhunës”.

Po ashtu thuhet se forcat amerikane të sigurisë kanë mbajtur në burg një numër të demonstruesve, raporton AP.

Fotografi të Donald Trumpit në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës, në njërën nga rrugët me të frekuentuara, janë vendosur tri pano (stendë afishimi) me foton e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

trumpmitr2

Poshtë fotos, në gjuhën serbe shkruan: “Serbët e përkrahën”, kurse në gjuhën angleze: “ Serbët qëndruan me të gjatë gjithë kohës”.

Në anën tjetër të panos, afër fotografisë së madhe të Trump-it, janë vendosur fotografitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me porositë e nxjerra nga deklaratat e tyre, ku thuhet: “Presim fitoren e Clinton-it, shqiptarët votojnë për të”, si dhe “Trump si president paraqet kërcënim për Shqipërinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”,

Po ashtu, edhe ne pjesën tjetër të qytetit, në afërsi të përmendores së Car Llazarit, është vendosur një fotografi e madhe e Donald Trump.

E veja e Arkanit, Ceca: Kurrë nuk do t’ua fal Clintonëve!

Përderisa shumica e shqiptarëve, e sidomos yjet e estradës, e kanë pritur jo mirë zgjedhjen e Donald Trump-it, si president i ardhshëm i SHBA-s, në skenën e estradës së shtetit tonë fqinjë, Serbisë, këtë lajm e kanë pritur me kënaqësi dhe admirim të madh, transmeton Zeri.info.

Dhe njëra prej tyre është edhe e veja e kriminelit të madh serb Arkan, Svetlana Ceca Raznatoviq. Gjatë një interviste, ajo ka zbuluar se me tërë zemrën e ka mbështetur Trump-in, sepse ajo kurrë nuk mund t’ua falë Clinton-ëve, kjo për shkak të bombardimeve që i kanë bërë Serbisë në vitin 1999.

“Jam shumë e lumtur që Trump ka fituar. E uroj nga zemra. Ai gjatë tërë fushatës ka treguar dashamirësi ndaj Evropës dhe Rusisë. Shpresoj se si president do të vazhdoj me këtë politikë dhe do të sjell progres në mbarë botën, përfshirë edhe Serbinë. Kur kujtoj vitin 1999 dhe bombardimin e Serbisë, kurrë nuk mund t’ua falë Clinton-ëve. Shumë njerëz kanë vdekur shkaku i tyre dhe pasojat i ndjejmë edhe sot. Për shkak të uraniumit të varfëruar me të cilin na kanë sulmuar, shumë fëmijë janë sëmurë. Nuk ndjehem mirë kur mendoj për këtë.

Prandaj me gjithë zemër janë me Donaldin”, ka deklaruar këngëtarja serbe./ZERI

Në Tiranë, Shkup e Prishtinë përkujtohet 78-vjetori i ndarjes nga jeta të Ataturkut

Me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë mbajtur ceremoni përkujtimore.

TIRANË/SHKUP/PRISHTINË – Në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë mbajtur ceremonitë përkujtimore për 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Të pranishëm në cremoninë e organizuar në kryeqytetin e Shqipërisë kanë qenë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, zyrtarë të ambasadës dhe institucioneve turke në Shqipëri. Të gjithë të pranishmit, në orën 09:05 kanë mbajtur qënndrim nderi për themeluesin e Republikës së Turqisë.

Me rastin e kësaj ceremonie ambasadori Bayraktar ka thënë se janë mbledhur për të përkujtuar 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë dhe liderin e saj, Mustafa Kemal Ataturk.

“Ashtu sikurse e dimë të gjithë, Mustafa Kemal Ataturk nuk është vetëm themeluesi i Republikës së Turqisë. Në një tjetër kuptim ai ka qenë themeluesi i filozofisë së demokracisë, shtetit të së drejtës, mbizotërimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Bayraktar në fjalën e tij.

Ndërsa fjalimin e përvitshëm në lidhje me këtë ceremoni e mbajti Selçuk Kayhan, mësues në Institutin “Yunus Emre” në Tiranë.

Në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, në orën 9:05 u organizua ceremonia përkujtimore për Ataturkun, ku të pranishëm ishin zyrtarët e ambasadës dhe Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) TIKA dhe Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Shkup.

Me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut, sekretari i Ambasadës dhe i ngarkuari i Përkohshëm Diplomatik Sinan Ertay mbajti fjalim në lidhje me kuptimin dhe rëndësinë e kësaj dite.

Edhe në kryeqytetin e Kosovës, në Institutin “Yunus Emre” në Prishtinë u organizua ceremonia përkujtimore për Ataturkun, nën përkujdesjen e ambasadores së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.

Në ceremoni morën pjesë ambasadorja Kılıç, kryetari i Komitetit Përfaqësues Turk në Kosovë Kolonel Cem Şen, zv/kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Mamushës Arif Bytyq, kryekonsullja e Turqisë në Prizren Selen Evcit, deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës Myferra Shinik, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Prishtinë Mehmet Ülker, koordinatori i TIKA-s në Kosovë Özay Özütok dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalimin e saj, ambasadorja Kıvılcım Kılıç tha se Mustafa Kemal Ataturku është lider i rëndësishëm si për Turqinë, ashtu edhe për botën. Ajo tha se ai ka lënë një shtet i cili sot qëndron mbi themele të forta dhe rrit fuqinë.

“Mendimet, sukseset, veprat, parimet dhe revolucionet e liderit tonë të madh në çdo kohë kanë ruajtur rëndësinë dhe aktualitetin e tyre. Pavarësisht krizës politike dhe të sigurisë të pranishme ne rajonin tonë, sot shteti ynë vazhdon të jetë simbol i stabilitetit ne rajon dhe në botë, dhe këtë ne si popull ia kemi borxh vizionit të liderit tonë dhe të Republikës së ngritur në themele të forta”, u shpreh ambasadorja Kılıç.

Ndërkohë sot në të gjithë Turqinë mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. aa

Turqia përkujton 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ataturkut

Ceremonia më e madhe është mbajtur në Sallën e Kongreseve pranë Rezidencës presidenciale në Beştepe, Ankara, ku merrte pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

ANKARA – Në të gjithë Turqinë sot janë organizuar ceremoni për përkujtimin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Ataturku me anë të fotografive 

Përpara bustit të Mustafa Kemal Ataturkut në Ulus të Ankarasë, nxënës të Universitetit Ondokuz Mayıs kanë hapur një flamur të madh me fotografinë e Ataturkut. Në orën 09:05 sipas orës lokale që është edhe momenti i ndarjes nga jeta të Ataturkut, është mbajtur 2 minuta heshtje në nder të tij ashtu sikurse në të gjithë vendin, nën shoqërimin e borive të makinave.

Ndërkohë flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmë shtizë.

Ceremoni në sheshin Taksim 

Një tjetër ceremoni është zhvilluar edhe në sheshin më të njohur të Stambollit, Taksim. Në këtë ceremoni merrte pjesë prefekti i Stambollit Vasip Şahin, kreu i Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş dhe zyrtarë të tjerë të këtij qyteti.

Ndërkohë në aeroportin më të madh të Stambollit që mban edhe emrin e themeluesit të Republikës së Turqisë, Ataturk, është zhvilluar një aktivitet në gjuhën turke dhe angleze, ku është dhënë informacion në lidhje me këtë ceremoni. Në ceremoni janë lexuar pjesë nga Kur’an-i Kerim

Në sheshin “Cumhuriyet” gjatë ceremonisë 70 vjeçarja Fatma Çoban tërhoqi vëmendjen me leximin e pjesëve të Kur’an-i Kerimit. Çoban është emocionuar shumë, aq saqë gjatë qëndrimit të nderit nuk arriti të mbajë lotët e saj.

Ceremonia më e madhe është mbajtur në Sallën e Kongreseve pranë Rezidencës presidenciale në Beştepe, Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i vendit, Binali Yıldırım, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zühtü Arslan, dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni.

Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni Presidenti i vendit, Erdoğan ka thënë se “Kujton me rahmet, Kryegjeneralin e luftës çlirimtare të vendit si dhe themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkun”. Presidenti Erdoğan ka nuk ka lënë pa kujtuar të rënët dhe veteranët e tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ më 15 korrik.

Erdoğan tha se mes 15 korrikut dhe luftës për çlirim nuk ka asnjë ndryshim dhe se ata të cilët nuk kuptojnë politikën e Turqisë ndaj Sirisë dhe Irakut, si dhe qëndrimin e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe perëndimit, nuk kuptojnë luftën shekullore të popullit për liri.

Duke theksuar se Turqia nuk ka asnjë pretendim territorial në ndonjë vend tjetër, Presidenti Erdoğan në vijim tha: “Pikë së pari në historinë tonë nuk ka asnjë njollë kolonizimi. Nuk mund të rastisni një turp të tillë. Për ne çdo person që jeton në të njëjtin vend, ha të njëjtën bukë, pi të njëjtin ujë dhe merr të njëjtin ajër është vëlla, pavarësisht racës, fesë dhe prejardhjes që ka.”

“Ne jemi pjesë e një tradite shtetërore që ka sjellë paqe dhe qetësi në një pjesë të madhe territoriale, nga Evropa deri në Afrikë. E kanë të kotë ata që mundohen të nxjerrin profile pushtimesh për ne. Shkoni sot në Siri, Irak, Afrikën Veriore, Lindjen e Mesme, vendet e Ballkanit dhe pyetni një person cilindo se çfarë mendon për Turqinë dhe popullin turk. Nuk mund të dëgjoni në asnjë vend fjalët, pushtues, kolonizues, zullum dhe masakër. Në vend të tyre mund të dëgjoni fjalën ‘erdhi përsëri turku i besës’. Dëgjojmë përsëri falënderime”, ka theksuar Presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Presidenti Erdogan uron Trumpin në bisedë telefonike

Erdogan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta

ANKARA – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thirrur në telefon presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për ta uruar me rastin e fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sipas informatave të siguruara nga burimet e presidencës, presidenti Erdoğan ka uruar Trumpin me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke i uruar më tej suksese në detyrë.

Erdoğan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta. Më tej, ai ka shprehur besimin se në të ardhmen marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen edhe më tej bashkarisht.

Në bisedën telefonike që kaloi në një atmosferë të ngrohtë, krahas zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Erdoğan dhe Trump theks të veçantë i kanë dhënë edhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. aa

Nikoliçi pas fitores së Trumpit: Presim më shumë mirëkuptim për Serbinë lidhur me Kosovën

Presidenti serb tha se fitorja e Trump ka qenë e papritur vetëm për ata të cilët ecin symbyllur

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç pasi ka uruar fitoren e Donald Trumpit në garën për Shtëpçinë e Bardhë, deklaroi se kjo fitore mund të rezultojë me bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë në çështjen e Kosovës.

“Në qoftë se retorika parazgjedhore nuk ishte e rreme, mund të presim bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë për qëndrimin e saj për mosnjohjen të ashtuquajturës Pavarësi të Kosovës”, tha Nikoliç.

Ai shtoi më tej se nga qeveria e Serbisë do të kërkojë të përpilojë një analizë për ndikimin e fitores së Trumpit mbi ekonominë e Serbisë, investimet dhe borxhin e jashtëm dhe se tani Serbia do të duhet të bëjë përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve akoma më të mira me SHBA-të.

Presidenti serb tha më tej se fitorja e Trump ka qenë e papritur vetëm për ata të cilët ecin symbyllur.

“Bota po ndryshon dhe po bien elitat e krijuara. Shtetasit e SHBA-ve janë të lodhur nga luftërat me shtetet tjera dhe pjesëmarrje në luftërat në territoret e huaja, të cilat i refuzuan përmes votimeve”, përfundoi Nikoliç. aa

Yıldırım uron Trumpin: Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA

“Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA”

ANKARA – Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka përgëzuar Donald Trump për zgjedhjen si president të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri arsimor 2016-2017 në Akademinë e Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare. Kryeministri Yıldırım është shprehur “Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA të cilat kanë bazë një periudhë të gjatë. Duke patur parasysh ndjeshmëritë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit është formuar një mundësi e re për presidentin e ri të zgjedhur që me politikat që kanë prioritet paqen dhe stabilitetin në rajon të avancojnë edhe më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe tradicionale që rrjedhin nga e kaluara”

“Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA”

Duke i bërë thirrje Trumpit në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s Fetullah Gylen, kryeministri Yıldırım ka theksuar: “Nga këtu i bëj thirrje të hapur presidentit të ri në lidhje me çështjen që të ekstradohet sa më parë në vendin tonë Fetullah Gylen i cili jeton në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse e ekstradoni sa më shpjet të jetë e mundur kreun e kësaj organizate terroriste e cila prish marrëdhëniet tona dhe që dëmton miqësinë historike mes popullit amerikan dhe turk, unë jam i sigurtë se ju do të hapni një faqe të re dhe një fillim të ri për miqësinë Turqi-SHBA”.

Brenga e Ballkanit – Nga Dr.Denis Celcima

Nëse do të rikthejmë ne kujtesë veprën e famshme të Edit Durham ‟Brenga e Ballkanit‟ dhe të krahasojmë realitetin e sotëm në Ballkanin Perëndimor do të kuptojmë që sërish ballkanasit po përjetojnë brengë sociale,ekonomike dhe politike.
Platoni citon: Të gjitha të këqijat për individin vijnë nga politika dritëshkurtra.Kjo shprehje që i përket antikitetit paralelizohet fare mirë në kaosin social të rregulluar të Ballkanit. 
“Çelësi” i mos suksesit është tek politika kadrovike e partive politike, ose nëse duhet “butë ta them” menaxhuesit e politikës kadrovike brenda partive politike,të cilët janë antikombëtare, shitës të posteve, ose janë analfabetë funksionalë.. Udhëheqësit e politikës kadrovike kur zgjedhin nga populli kandidatët për në parlament si organi më i lartë LIGJ-VËNES, ligj prodhues ose ligj-ratifikues, aty në atë institucion duhet të dërgojnë pa diskutim njerëz me profesion juridiko ekonomik, juridiko sociologjik, politikologë, filozofë dhe vizionarë të jurispudencës… Por për të zgjatur dhe për të mos ta zgjidhur këtë brengë shekullore këta njerëzi qëllim këqinj të betuar në politikat kadrovike të partive politike ,pikërisht në parlament përzgjedhin, njerëz të profesioneve që nuk kanë njohuri elementare për të kontribuar në organin më të Lartë Ligj Vënës ( PARLAMENTIN ).! Për në parlament në lista për të votuar detyrimisht votuesit, hasim kandidatë me profesion të: mjekut, stomatologut, psikiatrit, matematicientit, inxhinierit, bujkut, zejtarit, albanologut… dhe shumë profesione të cilat nuk kanë lidhje me Ligj vënie, pra me punë në parlament. Kjo situatë është njësoj sikur në garat e vrapimit dërgon njerëz invalid nga këmbët.! Ose sikur automjetin e dërgon ta riparosh në klinikë të psikiatrisë.! Politikat kadrovike të partive politike janë gjenerator kryesor i prodhimit të vuajtjeve të votuesve, në rastin tonë të vuajtjeve kombëtare… Politika kadrovike brenda partive politike, është fajtori kryesor për dështimet e partive politike, dhe vuajtjet e popullit. Kudo në treva, shqiptarët nuk zgjedhin deputetë, ata zgjedhin ( vetëm delegatë, ose avoketër ), të cilët mbas “zgjedhjeve parlamentare, shkojnë në bisedime ( me partinë fituese shqiptare ose jo ) për të hyrë në Qeveri. Pra shqiptarët dhe në vendin e tyre,në shumicën e tyre janë të përjashtuar nga e drejta për të KONSTITUAR qeverinë. Kjo e vërtetë e hidhur do.m.th.se ne si protagonistët kryesorë të Brengës së Ballkanit nuk votojmë për Deputetë, votojë vetëm Delegatë për bisedime me palën fituese duke u lutur për një copë ministri apo një vend në qeveri. Nga kjo del përfundimi se paradoksi qëndron në faktin se edhe pala fituese në zgjedhje MUNDET që të konsiderohet realisht jo fituese se pavarësisht mazhorancës së përftuar partner të kualicionit qeveritar do të perzgjedhë një parti , e cila si pala fituese brenda “bllokut shqiptar” i ka humbur realisht zgjedhjet ? Si pasojë e kësaj demokracia në Ballkan është *Liza në botën e CUDIRAVE ! Dhe ne sot u japim emrin *Cudira Shqiptare*.Kjo ka ndodhur, dhe mundet të ndodhë sërish .! Pra shqiptarët votojnë Delegatë, jo Deputetë ! Demokratizimi i Evropës Lindore të gjithë popujve ju ofroi të drejtën demokratike të zgjedhjes së Deputetëve, vetëm shqiptarët ngelen në të drejtën e zgjedhjes se Delegatëve.! Si mundet mjeku, bujku dhe matematicieni , të bëhet Deputet produktiv për kombin në këtë “katrahurë” politiko juridike të shqptarëve në Ballkan ? Deputetët votojnë Ligjin për Përgjim të pa pengueshëm të gjithë qytetarëve , duke e ditur se në Botë, me Ligje Ndërkombëtarë privatesia është e mbrojtur me ligj. A janë fajtorë Deputetët tanë ? – JO.. E ku mund ti dinë ata Ligjet Botërore të privatsisë deputeti – mjek, matematicien, bujk… Personat që udhëheqin politikë kadrovike, duhet të mbrojnë Partinë,vetëm partinë. Populli dhe kombi të shohim e bëjmë..Situata tregon se Brenga e Ballkanit paraqitet në tryezat Europiane.Bashkimi Evropian nuk ka “vizionin e duhur politik”se për këtë automjet të vjetëruar të politikave diktatoriale duhe dhe është i domosdoshëm një “ndërrim të motorit ose të vetë automjetit në tërësi, situata në viste shqiptare nuk do të ndryshojë… Misionarët Evropianë dhe perëndimorët në përgjithësi, nuk munden ta riparojnë katrahurën politike,sociale,ekonomike, me Prokurori Speciale dhe as me Gjykata Speciale – asaj i duhet një “motor me edukatë pro perëndimore të shtetit të së drejtës dhe një kulturë politike të bazuar në filozofinë liberale “…Periudha kohore nga 1990 e deri më sot, dëshmon se çdo investim në përmirësimin apo zbukurimin e “edukatës” me një demokraci falso dhe riparim të buxhetit, është vetëm humbje kohe dhe paraje. Çdo sponsorizim nga perëndimorët për zbutje të krizës katastrofale, është vjedhur dhe “nxjerrë jashtë shtetit”. Evropianët nuk munden të sponsorizojnë më shumë, se sa munden të vjedhin “shoferët” e e patentave të blera të trevave shqiptare*
Ky shkrim u destinohet atyre që e ndjejnë veten të aftë ta zgjidhin këtë brengë që po investohet të jetojë tek ne.A i duhet trevave tona një rikthim i Princ Vidit? A do të bëhet Shqipëria me shqiptarë? Partitë e pozitës dhe opozitës, duhet të thërrasin, profesionistë të drejtësisë, politikologë, sociologë ekonomistë… ( ka në popull, ju duhet thjesht ti kërkoni dhe gjeni), për të mos dështuar, si partitë pushtetare, në të kaluarën.

Sulltan Abdulhamiti i dytë me 1 429 prona në Shqipëri dhe Maqedoni

Abdulhamiti i dytë ka 4.280 prona në vendet e Ballkanit, nga këto 220.023 dynym tokë ende është në emrin e tij. 560.231 dynym i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 1.328 dynym tokë i kanë kaluar personave të ndryshëm.

ANKARA  – Dokumentet e pronave të patundshme të Sulltan Abdulhamitit të dytë të viteve 1869-1908, të cilat janë në vende të ndryshme, si në vendet e Ballkanit, Lindjes së Mesme, Anadollit dhe Trakya-s, ruhen në arkivat e Drejtorisë së Kadastrës së Turqisë. Në arkiv ka 7.756 dokumente për prona të patundshme të riregjistruara.

Pasardhësit e Abdulhamitit të dytë herë pas here dalin në pah me gjyqet e hapura për të rimarrë pronat e gjyshit të tyre, ndërkohë detajet e këtyre pronave gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës dhe Tapive e cila është nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Qyteteve të Turqisë.

Në një deklaratë për AA, drejtori i Arkivave, Zeynel Abidin Türkoğlu tha se në emër të Abdulhamitit të dytë në këtë qendër arkivore gjenden 3 regjistra për tapitë e pronave.

“Në 3 regjistrat që disponojmë të Abdulhamitit të dytë dhe që i përkasin viteve 1869-1908, janë të shkruara 7.756 prona të paluajtshme aktive dhe pasive, të cilat janë në vende të ndryshme, si në vendet e Ballkanit, Trakya-s, Lindjes së Mesme dhe Anadollit. Në këto regjistra ka dokumente për toka, vreshta, kopshte, kullota, çifligje, konakë, hane, mullinj, miniera, ullishta, kafene dhe dyqane”, tha ai në fjalën e tij.

Duke theksuar se disa prona të paluajtshme pas vdekjes së Abdulhamitit të dytë i kanë kaluar shtetit, Trükoğlu më pas tha se numri i tyre nuk dihet pasi nuk janë përcaktuar numrat në lidhje me çifligjet dhe godinat që disponon.

Abdulhamiti i dytë me 1.429 prona në Shqipëri dhe Maqedoni

Türkoğlu në vijim tha se Abdulhamiti i dytë disponon 4.280 prona të paluajtshme në vendet e Ballkanit, nga të cilat, 2.843 në Greqi, 1.424 në Shqipëri, 8 në Bullgari dhe 5 në Maqedoni. Nga këto 220.023 dynym tokë ende është në emrin e tij. 560.231 dynym i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 1.328 dynym tokë i kanë kaluar personave të ndryshëm.

Në vijim Türkoğlu thotë se Abdulhamiti i dytë ka të regjistruara 2.369 prona në Turqi. Ai ka theksuar se këto prona janë në qytete të ndryshme të Turqisë. Türkoğlu ka thënë gjithashtu se 391.573 dynym nga këto prona i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 8.627 dynym të tjera kanë kaluar mbi persona të ndryshëm.

Në vendet e Lindjes së Mesme 1.107 prona

Drejtori i Arkivave, Türkoğlu thotë se Abdulhamti i dytë ka të regjistruara 1.107 prona në të gjithë Lindjen e Mesme. Ai ka thënë se sipas regjistrimeve Abdulhamiti i dytë disponon 390 prona në Siri, 333 në Liban, 223 në Palestinë, 83 në Irak, 60 në Arabinë Saudite, 10 në Izrael dhe 8 në Libi. “Nga këto regjistrime 3.482.106 dynym ende janë të riregjistruara me emrin e tij, 1.528.395 dynym i kanë kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 7.178 dynym i kanë kaluar personave të ndryshëm”, tha ai.

Türkoğlu, në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se këto dokumente ruhen me seriozitet dhe në kushte shumë të mira ashtu sikurse dokumentet e tjera historike.

Trashëgimtarët nuk kanë kërkuar

Duke theksuar se një pjesë e pronave të Abdulhamitit të dytë pas viteve 1908 i kanë kaluar thesarit të shtetit, Türkoğlu është shprehur: “Nuk kemi informacion për gjendjen aktuale të pronave të tij jashtë vendit. Normalisht kjo është një temë që i intereson ligjeve ndërkombëtare. Ne punojmë vetëm për të ruajtur këto dokumente dhe servirim ato për të interesuarit. Asnjë trashëgimtarë i Abdulhamitit të dytë nuk ka telefonuar ose kërkuar deri më tani.”aa

Prokurori special: Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Prokurori special i Malit të Zi për krimin e organizuar dhe terrorizmin, Milivoje Katniq

Strukturat e sigurisë në Mal të Zi kanë zbuluar se është krijuar një organizatë kriminale në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe Rusisë, me qëllim të kryerjes ‘së veprës penale të terrorizmit një natë para zgjedhjeve më 16 tetor”.

Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë qenë nacionalistët nga Rusia që janë nisur nga fakti se “qeveria në Mal të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin nuk mund të ndryshohet me zgjedhje, dhe prandaj duhet rrëzuar me dhunë”, ka deklaruar prokurori special për krimin e organizuar dhe terrorizmin Milivoje Katniq, në një konferencë me gazetarë.

Plani i grupit të organizuar kriminal ishte që Mali i Zi të ndalohej në rrugën e tij euro-atlantike dhe posaçërisht të pengohet anëtarësimi në NATO, ka thënë Katniq. Sipas tij “grupi kishte planifikuar të merrte Kuvendin dhe do të arrestonte kryeminstrin Gjukanoviq, të cilin varësisht edhe nga zhvillimet mund ta likuidonin”.

Katniq tha se organizata kriminale “ka planifikuar që, përveç njerëzve nga territori i Malit të Zi dhe Serbisë, të fus edhe njerëz të përgatitur nga territoret e shteteve të tjera. Ishte e planifikuar futja e 50 njerëzve, për të cilët kanë qenë të siguruara 50 armë automatike, municion dhe 50 revole”, tha Katniq

Prokurori tha se ka dyshime të bazuara “se në planifikimin e rrëzimit të qeverisë në Mal të Zi është e përfshirë edhe një strukturë politike në vend”.

Në pyetjen nëse organizatorët e akteve terroriste nga Rusia ishin të lidhur me institucionet shtetërore të këtij vendi, prokurori special Katniq tha se nuk ka tani për tani “asnjë dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë rast, port ha se ekzistojnë dëshmi për organizatorë si nacionalistë rusë. Bëhet fjalë për dy persona të cilët shteti i Serbisë dhe strukturat e saj të sigurisë i kishin nën mbikëqyrje”, por Katniq nuk e dha identitetin e tyre

Shefi i ushtrisë amerikane vizitë në Ankara

Në një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se vizita realizohet me kërkesë së palës amerikane.

ANKARA – Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Joseph Dunford, ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Hulusi Akar.

Në një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se vizita realizohet me kërkesë së palës amerikane.

Takimi mes dy homologëve është zhvilluar në godinën e Komandës Qendrore të Turqisë. aa

Manastir, fillon konferenca botërore për dialog ndërfetar, BFI e bojkoton

Rexhepi përmendi disa arsye për bojkotimin e kësaj konference botërore, me theks të veçantë rinovimin e xhamisë në çarshinë e Prilepit dhe mos lejimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit

MANASTIR – Në Manastir sot filloi Konferenca e katërt botërore e dialogut ndërfetar dhe ndërcivilizues, e cila organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë dhe Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, me temën qendrore “Migrimi dhe sfida e integrimit përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave”.

Në hapjen e konferencës, e cila zhvillohet në kuadër të Axhendës globale të Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-s, për dialog në mes të civilizimeve dhe Dekadës së UNESCO-s për paqe në mes të kulturave, morën pjesë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevkska- Milevska, përfaqësues fetarë, profesorë dhe shumë të tjerë.

Presidenti Ivanov në fjalimin e tij, u shpreh se konferenca është e dedikuar për dy tema shumë të rëndësishme dhe aktuale, ajo e migrimit dhe integrimit. Ivanov tha se për t’u përgjigjur në këtë sfidë të dyfishtë duhet shkuar më thellësisht.

“Të marrim parasysh rolin e migrimit në zhvillimin e fesë, nga njëra anë, dhe ndikimin e fesë mbi migrimin, në anën tjetër. Për ta sqaruar këtë kompleks çështjesh nuk është i mjaftueshëm diskutimi akademik. Duhet t’i hapim librat e shenjtë”, tha Ivanov.

Ai më tej duke dhënë shembuj nga 3 religjionet më të mëdha, gjithashtu edhe nga religjionet tjera, theksoi se si historia e tyre është e ndërlidhur me lëvizjen dhe zhvendosjen e vazhdueshme.

“Çfarë është e përbashkët në të gjitha këto tregime? Sa më shumë që ata janë të ndryshme, fetë e botës kanë të paktën një gjë të përbashkët. Dhe, kjo është se secila prej tyre është ndodhur nga një thirrje për të lënë shtëpinë me mërgim, ikje apo migrim. Themeluesit e feve botërore ishin emigrantë, refugjatë, mërgimtarë, të dëbuar”, tha presidenti Ivanov.

Ai duke treguar se sipas UNHCR-së në botë janë më shumë se 65 milionë persona të zhvendosur me forcë, 21 milionë prej të cilëve janë refugjatë, tha se “Liria në shtetet e dështuara në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në shoqëritë e varfra të botës së tretë është vetëm emër abstrakt”.

“Konferenca është një kontribut i sinqertë për Republikën e Maqedonisë”

Ndërsa Ministrja e Kulturës Kançevska- Milevska, tha se mendon që konferenca botërore e dialogut ndërfetar dhe ndërcivilizues është një kontribut i sinqertë për Republikën e Maqedonisë.

Ajo tha se me realizimin e konferencave të mëparshme në mënyrë të qartë kanë demonstruar vullnetin e tyre për të ndërtuar së bashku një model të civilizimit të paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.

“Këto tre konferenca siguruan të shkëmbejmë mendimet dhe përvojat tona, të cilët konfirmuan potencialin dhe pasurinë stimuluese të diversitetit të cilat duhet të jenë bazë për shkëmbimet dhe bashkëpunimet tona të përbashkëta”, theksoi Kançevska- Milevska.

Ajo duke theksuar se dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar është një domosdoshmëri e kohës sonë, tha se “Sot më shumë se kurrë, në një botë të ndryshme dhe të pasigurtë, nuk është vetëm e nevojshme, por është e domosdoshme diskursi që tejkalon ndarjet dhe dallimet gjuhësore, etnike, kulturore dhe fetare”.

Rexhepi për AA: Në Maqedoni nuk ekziston dialogu ndërfetar 

Mirëpo, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi tha se institucioni që drejton ai ka marrë pjesë vetëm në konferencën e parë dhe të dytë botërore për dialog ndërfetar. Ai për Anadolu Agency (AA) deklaroi se “BFI nuk do të marrë pjesë në konferenca të tilla”, sepse siç tha “në Maqedoni nuk ekziston dialogu ndërfetar dhe nuk respektohet komuniteti musliman sa duhet”.

Rexhepi përmendi disa arsye për bojkotimin e kësaj konference botërore, me theks të veçantë rinovimin e xhamisë në çarshinë e Prilepit dhe mos lejimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit, ku numri i banorëve të komunitetit musliman dhe ortodoks është i barabartë.

Sipas tij, me anë të konferencave të tilla “synojnë të gënjejnë botën se në këtë vend ka harmoni ndërfetare, drejtësi dhe vepron një shtet demokratik, por këtu ushtrohet një padrejtësi e madhe”.

“Këtu në Maqedoni nuk ka dialog dhe unë nuk mund ta gënjej vetveten, nuk mund ta tradhëtoj institucionin dhe interesat e saj, si dhe nuk mund të marrë pjesë në atë konferencë, të bëhem një instrument i rrejshëm dhe të krijojë atmosferë se këtu në Maqedoni vetëm qumësht dhe mjaltë bie nga qielli. Në këtë vend dialogu nuk ekziston, këtu ka qenë dhe ende mbretëron një diktaturë e çuditshme”, tha Rexhepi për AA.

Rexhepi në vijim theksoi se në Konferencën e dytë botërore për dialog ndërfetar, mori pjesë me kusht që të fillojë rinovimi i xhamisë në Prilep. Mirëpo, siç tha ai, edhe pse është arritur të nënshkruhet marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë për rinovimin e saj, ajo marrëveshje nuk u zbatua.  aa

Trupa ruse, bjelloruse dhe serbe bëjnë stërvitje të përbashkët

Trupat ruse dhe bjelloruse janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta ushtarake në Serbi. Stërvitjet me emrin “Vëllazërimi sllav 2016”, filluan dje, me pjesmarrjen e 150 parashutistëve rusë dhe të një numri të panjoftuar trupash nga Serbia dhe Bjellorusia. Manovrat në Serbi zhvillohen në një kohë kur NATO-ja ka ndërmarrë një stërvitje emergjente në Mal të Zi. Mali i Zi është ftuar për t’ju bashkuar NATO-s megjithë kundërshtimin e fortë të Rusisë. Serbia dhe Mali i Zi janë aleatë tradicionalë të Moskës.

Daçiçi falënderon Rusinë për qasjen ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi, përsëriti se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë.

“Serbia, në përputhje me politikën e saj, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve evropiane anti-ruse”, tha Daçiq në Suzhdal të Rusisë, ku po merr pjesë në një takim të Komitetit serbo-rus për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik.

Perëndimi ka ndëshkuar Rusinë me sanksione për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Daçiq tha se Serbia i është falënderuese Rusisë për veton mbi një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen vazhdimisht.

“Për Rusinë, Serbia është partner strategjik në Ballkan”, tha Rogozin.

Drejtori i Policisë së Stambollit rrëfen mbrëmjen e 15 korrikut

ANKARA – Drejtori i Policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan shpalosi informacione para Komisionit hetimor të Kuvendit i themeluar për hetimin e tentativës së grusht shtetit më 15 korrik nga FETO, si dhe ndikimin e puçeve dhe grupimeve klandestine mbi politikën

Çalışkan tregoi se mbrëmjen grusht shtetit më 15 korrik kanë qenë në përgatitje të një operacioni të rëndësishëm kundër DEASH-it, ndërkohë që zv/drejtori i policisë e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se “është telefonuar nga një zyrtar ushtarak dhe se është shpallur shtetrrethim”.

Siç tha Çalışkan, atë quanin “mbase i çmendur” për shkak se nuk i përmbahej rrjedhës së zakonshme të jetës. “Megjithatë, drejtori përgjegjës për urën më telefonoi më vonë dhe më tha se 30-40 ushtarë po përpiqen t’i çarmatosin policët. Nuk na shkoi mendja te puçi, por e dinim natyrisht që kjo nuk ishte një gjë normale”, vazhdoi Çalışkan.

Pasi shkoi te ura, siç tha Çalışkan, ai ka parë se ajo qe mbyllur.

“Deshëm të afrohemi. Ata hapën zjarr në ajër. Erdh komandanti ynë dhe prefekti. Mendoja që fillimisht mund t’i bindim ose të përleshemi me këta e ta hapim urën. Ndërsa po i merrnim të gjitha këto vendime, dëgjuam se tanket ishin pozicionuar në vende të ndryshme. Intervenimin në urë e lamë në pritje. Kur tanket u aktivizuan, atëherë e kuptova se nuk po ndodhte diç normale”, tregon ai.

Rreth orës 10:30 përmes radio-komunikimit bëra lajmërimin që ‘Assesi nuk do t’i dorëzojmë armët dhe nuk do të ndahemi nga vendet ku jemi’. Pas atij lajmërimi, forma e ngjarjeve ndryshoi. Thashë që ‘Së bashku me qytetarët nuk do ta dëmtonim palën përballë nesh dhe t’ua bënim me dije se edhe ata janë bijtë e këtij atdheu’. Kjo ishte vështirësia më e madhe. Nuk kishte lëkundje te asnjëri nga ndihmësit e mi. Kam 40 ndihmës. Po të lëkundej vetëm njëri, fuqia do të na reduktohej për 25 përqind”.

Çalışkan vazhdoi të rrefejë se si së bashku me qytetarët kishin filluar të ecnin drejt urës. “U thash që ta mbrojnë Drejtorinë Policore, kështu që u formuan dy rreshta. Njerëzit u rreshtuan para një njeriu që nuk e njihnin. Më pas unë u thash që të hapeshin se ne të paktën kishim jelekë anti-plumb, mirëpo asnjëri nuk u hap”, vazhdoi më tej Çalışkan, duke shtuar se ato çaste dëshmor ka rënë roja e afërt e tij polici Münir Alkan, ndërkohë që një roje tjetër ishte plagosur rëndë, kurse një sekretar privat më lehtë.

Ai tregoi se si atë natë kishin bërë lajmërime me megafon, për t’i mbrojtur qytetarët, njashtu edhe për t’i bindur puçistët, dhe se si kohë pas kohe kanë hapur zjarr ndaj puçistëve. “Kudo që hapnim zjarr, ata gjuanin me tanke. U bënë katër gjuajtje me tank, edhe atë drejtpërdrejt në vendin ku kishte njerëz. Njëri nga tanket kaloi përtej një automjeti policor për shpërndarjen e turmave dhe copëtoi 3-4 qytetarë”, tha ai.

Madje, siç tha Çalışkan, u kishte ardhur ndërmend t’i merrnin tanket nga ushtarët. Për këtë, ai e kishte informuar edhe nëngjeneralin Yavuz Türkgenci, major gjeneralin e atëhershëm dhe njëherësh kryetar i Divizionit të Planeve dhe Politikave pranë Shtatmadhorisë Turke, i cili mbrëmjen e puçit bashkëvepronte me policët. Më pas, rrëfeu Çalışkan, kishin ardhur në përfundim se kjo gjë mund të kthehej në katastrofë duke patur parasysh se qytetarët nuk dinë t’i drejtojnë tanket.

Çalışkan potencoi se Türkgenci atë natë ka kryer shërbime të mëdha dhe u ka ndihmuar shumë atyre. “Veçanërisht në mëngjes pas orës 4:00-5:00 kishin dobi të madhe nga ai. Mobilizoi shumë njerëz dhe ishte së bashku me ne në shumë vende dhe përleshje. Madje, një kolonel që vepronte nën urdhërin e tij ra dëshmor, ndërsa një tjetër kolonel u plagos rëndë. Nga ai pamë dobi të madhe edhe në shumë vende të tjera. Ai është hero. Dha kontribute të shumta”, u shpreh Çalışkan.

“Në 26 pika të ndryshme në Stamboll kishte përpjekje kundër puçistëve”

“Bëmë një punë pa marrë lejen e kryetarit të shtetit, megjithatë, bëmë diç të duhur. Rreth orës 11:00-12:00 një zëvendës drejtor i policisë publikoi një mesazh. Ai mesazh i ftonte qytetarëve. Një zëvendës drejtor i policisë zhvilloi bisedë me Muftininë rreth thirrjeve nga xhamitë. Muftiu tha se kjo është e mundur me udhëzim nga Presidenca e Çështjeve Fetare. U realizua kontakt edhe me të”, tha Çalışkan, për bërë të ditur më tej se për t’i ndaluar tanket kishin përdorur të gjitha automjetet e mundshme, duke filluar nga metrobusët e deri të automjetet e rënda.

Çalışkan tha se mbrëmjen e tentativës për puç përpjekje kundër puçistëve kishte në 26 pika të ndryshme në Stamboll. Ai bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe dëshmorë kanë rënë 99 persona, gjashtë prej të cilëve nga policia. Po ashtu, një nënkolonel puçist i cili ka ardhur me tank në drejtorinë policore te Rruga Vatan ishte kapur dhe nga telefoni i tij ishte gjetur grupi në Whatsapp ku kishin komunikuar 104 persona. Siç u shpreh Çalışkan, kjo gjë u kishte sjellë dobi të madhe.

Ai më tej potencoi se Drejtoria Policore e Stambollit ishte sjellur me kujdes të madh gjatë tentativës për puç. “Domethënë, përballë nesh kishim persona që i shihnim si armiq, persona që hapnin zjarr mbi ne dhe që na fyenin rëndë. Megjithëkëtë, policia nuk u kundërpërgjigj ndaj këtyre në asnjë mënyrë. Kur ushtarët u arrestuan, 99 përqind, mund të them edhe 100 përqind, asnjëri nuk u keqtrajtua”, deklaroi Çalışkan.

Ai rrëfeu se një gjeneral brigade puçist ishte dërguar personalisht nga vetë me makinë të blinduar në polici pa u treguar qytetarëve. Madje, ai tha se ia kishte tërhequr vërejtjen një polici i cili kishte filluar ta fyente një oficer puçist. “Asnjërin nuk do ta fyejmë dhe ofendojmë. Nuk do të bëjmë asgjë negative. Mbase këta meritojnë çdo gjë, megjithatë, kjo nuk është detyra jonë”, kishte thënë atë çast Çalışkan.

“Zoti të mos e sprovojë atdheun tonë në këtë mënyrë sërish”

Çalışkan më tej tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan e kishte telefonuar personalisht dhe e kishte pyetur se për sa kohë mund ta zbrazë kullën e aeroportit. I kapluar nga emocionet, vazhdoi Çalışkan, ishte përgjigjur se një gjë të tillë mund ta bënte brenda 10-15 minutave.

“Po të më pyeste tani, do t’i thoja një orë. Besoni, në mënyrë shumë interesante kjo gjë me të vërtetë u realizua brenda 10-15 minutave. Zoti nuk na turpëroi dhe forcat speciale morën kullën. Ia kthyem përgjigjen presidentit dhe i thamë se ‘Kulla është marrë’, me çka ai realizoi zbritjen”, rrëfeu Çalışkan.

Atë natë, siç tregoi Çalışkan, policët e Drejtorisë Policore të Stambollit zbatuan detyrën pa asnjë justifikim. “Ishte ditë e vështirë. Zoti të mos e sprovojë atdheun tonë në këtë mënyrë sërish”, tha ai.

“Policët e njohin më së miri strukturën e quajtur FETO”

Çalışkan tha se ata që e njohin më së mirë strukturën e quajtur FETO janë policët. Më tej, ai vazhdoi me shpalosjen e të dhënave:

“Çdo kush në intitucionin policor di çdo gjë për këta. Dikush mund t’i dojë, dikush të mos i dojë e dikush të jetë kundër, por secili di çdo gjë për ta. Ai që lexon dhe hulumton qoftë pak dhe përcjell zhvillimet nuk e ka të vështirë të krijojë lidhje mes tentativës për grusht shteti dhe kësaj strukture, madje edhe pa parë diçka konkrete. Kur tanket dhe ushtarët, në mendje qartazi m’u shfaq mendimi se 90 përqind e këtyre qëndrojnë pas kësaj pune. Një refleks dhe parashikim për një ndodhi të tillë e kishim të gjithë. Jo se mendonim se do të bënin puç, megjithatë, edhe ata vetë kishin thënë dhe kishin aluduar se do të bënin ndonjë marrëzi, shkruanin opinione në gazeta dhe jepnin mesazhe të çuditshme”.

“Mbrëmjen e 15 korrikut nuk kemi patur asnjë informacion konkret”

I pyetur nëse kanë patur ndonjë informacion para 15 korrikut si paralajmërim se mund të ndodhë grusht shteti, Çalışkan u përgjigj se “Mbrëmjen e 15 korrikut nuk kishim asnjë informacion konkret, deri sa na u tha se mbi urë ka ushtarë”.

“Ushtarët kishin shumë besim në vete. Ata kishin marrë urdhër të qartë. Atyre qe thënë diç si ‘Jini të pamëshirshëm. Kjo punë mbaron brenda një ose dy orëve. Përballë jush nuk mund të dalë as polic e as qytetar’. Për këtë arsye edhe ishin shumë të vendosur dhe të pamëshirshëm. Kishin vetëbesim të skajshëm”, u shpreh Çalışkan.

“Kjo organizatë nuk është organizatë e thjeshtë”

“Organizata përballë nesh vërtetë është organizatë shumë e madhe. Organizata përballë nesh është organizatë me mbështetje dhe kapacitet veprimi ndërkombëtarisht dhe e cila ka përdorur me shkathtësi pikat e ndishme në Turqi. Ata kanë arritur t’i helmojnë njerëzit në atë mënyrë, sa t’i detyrojnë të hapin zjarr ndaj bashkëqytetarëve të tyre. Kjo organizatë nuk është organizatë e thjeshtë. Kjo organizatë është më e madhe sesa që kemi menduar”, tha Mustafa Çalışkan.

Duke potencuar se hetimet në lidhje me FETO-n po vazhdojnë 99 përqind në mënyrë të saktë, Çalışkan vuri në dukje se mund të ketë 1 përqind gabime.

“Duhet të lirohemi nga shprehjet ‘polic idealist’ (Ulkücü, doktrinë nacionaliste në Turqi) ose ‘polic gylenist’. Do të kemi një lloj polici, e ai do të jetë polici i shtetit”, vazhdoi Çalışkan, duke u shprehur tutje se njerëzit që e duan shtetin dhe i respektojnë ligjet e vazhdojnë luftën e tyre kundër kësaj strukture të quajtur FETO.

“Çështja se si janë rritur me kafshatën e këtij shteti dhe më pas janë shndërruar në përbindësh pas marrjes së disa njohurive fetare është temë më vete për doktoratë. Kjo nuk është gjë që kuptohet. Kanë ktyher të birin kundër të atit, kanë shpërndarë familje dhe popullin. Madje, kanë krijuar edhe fe paralele”, konsideroi Çalışkan.

Ai tha se vendi ku struktura e FETO-s ka është vendosur më së shumti dhe e ka dalluar është policia. Për këtë arsye, siç tha ai, problemet më të mëdha janë përjetuar mu në polici.

Duke folur edhe për shkarkimet në polici, Çalışkan tha se “Nëse në vendin tim do të ishte ndonjë person tjetër, po të mos kishte shkarkime, apo po të mos kishte intervenim më 17-25 dhjetor, e them me keqardhje se do të duhej t’i bindeshim. Nuk e di se kush do të mund të bëhej drejtor i Policisë së Stambollit, por po të ishte njeri i kësaj strukture, atëherë ai do të na thoshte: ‘Shokë uluni, ne nuk duhet të dalim përballë ushtarëve. Ata janë ushtarë turq. Rrini aty ku jeni’, dhe në këtë mënyrë dëmet do të ishin dy-trefish më të mëdha”.

Çalışkan tregoi se struktura e quajtur FETO në të kaluarën i kishte hapur shumë probleme dhe e kishte munduar. Ai rrëfeu se ishte dënuar katër vite në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shkak të akuzës së hapur nga ish-prokurori Mehmet Berk dhe në këtë mënyrë nuk ka mundur të gradohet në pozitë. Siç theksoi, të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që e kishin gjykuar në të kaluarën sot gjenden ose në burg, ose janë arratisur.

“Çështja e snajperit në urë, legjendë e qytetit”

“Nëse puçin e 15 korrikut e lidhni vetëm me ushtarët, atëherë gaboni. Ushtria ishte vetëm një dimension i kësaj pune. Kemi të bëjmë me një organizatë shumë të madhe. Kemi të bëjmë me një organizatë që me financat, arsimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare aktualisht përpiqet të krijojë një diasporë armike në shumë vende të botës dhe që ka mbështetjen e shumë shteteve”, theksoi Çalışkan.

Ndërkaq, në lidhje me pretendimet për praninë e një snajperisti në Urën e Bosforit, ai tha se “Çështja e snajperit është legjendë e qytetit. Aty nuk kishte snajper. Ajo që valëvitej mbi urë nuk ishte snajper. Kjo organizatë ka dëmtuar çdo gjë tonën, madje edhe shërbimin informativ. Na kanë dëmtuar shumë në aspektin e shërbimit informativ. Është e qartë se kanë marrë shumë përgjime në mënyrë të paturshme”.

Çalışkan tha se nuk ka parë asnjë listë të përgatitur nga puçistët për ekzekutim siç pretendohet, dhe se nuk e di nëse lista të tilla ka në qytetet e tjera.

Po ashtu, në komision mori pjesë edhe antipuçisti Sabri Ünal i cili mbrëmjen e tentativës mbi të kaluan dy tanke, duke mbajtur një fjalim të shkurtër. Ünal tha se komisioni është i rëndësishëm sa i përket punës së saktë, arritjes së rezultateve dhe përmbushjes së pritjeve të qytetarëve për zbardhjen e fajtorëve që qëndrojnë prapa grusht shtetit. aa

Serbi, evakuohet një ndërtesë afariste

Policia është në terren dhe po kryen kërkime ndërsa ndërtesa është bllokuar për hyrje në distancë prej 100 metrave rreth ndërtesës

BEOGRAD – Në lagjen Belvil të Beogradit, në Beogradin e Ri, për shkak të alarmit për bombë u evakuua një ndërtesë afariste, në të cilën gjenden të punësuar të kompanisë Air – Serbia, banka dhe disa ndërmarrje. aa

Zejnullahu: “Do të angazhohemi për hapjen e ambasadave të BeH në Tiranë dhe Shqipërisë në Sarajevë”

Muharrem Zejnullahu, Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH dhe ish-ambasadori i parë i BeH në Shqipëri ( Samir Yordamoviç/AA )

SARAJEVË – Do të angazhohemi dhe do të punojmë maksimalisht që Bosnjë e Hercegovina (BeH) dhe Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur të hapin ambasadat në Tiranë dhe Sarajevë, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Muharrem Zejnullahu, Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH dhe ish-ambasadori i parë i BeH në Shqipëri.

Në fillim të javës në Sarajevë u hap Konsullata e përgjithshme e nderit të Shqipërisë në Bosnjë, dy vite pas mbylljes së ambasadës të Shqipërisë në Sarajevë. Kjo ambasadë në BeH ka vepruar nga viti 2010 deri në vitin 2014, ndërsa ambasada BeH-së në Shqipëri ka vepruar nga viti 1993 deri 1998.

“Më vjen mirë që gjatë vizitës të kthimit në Bosnjë dhe vizitës së ministrit të Jashtëm Igor Cërnadag, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati u shoqërua me aktivitetet që kanë të bëjnë me një marrëveshje shumë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit mes BeH dhe Shqipërisë në trafikun detar dhe transport. Marrëdhëniet mes BeH-së dhe Shqipërisë u ftohën paksa pas mbylljes së ambasadës shqiptare në Sarajevë, por në gjithë këtë është një tregues i ri se në këto ujëra politike mes BeH-së dhe Shqipërisë, që është shumë e rëndësishme të theksoj, nuk ka çështje të hapura”, tha Zejnullahu.

Nikoliçi: Situata me armatimin e gjetur është serioze

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliçi, me rastin e zbulimit të armatimit në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit Aleksandër Vuçiç, tha se situata është serioze dhe kërkon përgjigje të shërbimeve të sigurisë.

“Të gjithë ata që janë përgjegjës për sigurinë e kryeministrit dhe të gjithë neve, me këtë çështje duhet të merren shumë më tepër”, u tha sot Nikolliq gazetarëve në Pançevë afër Beogradit.

“Këtu dikush ka dështuar dhe këtë duhet ta themi hapur”, tha ai, raporton agjencia Beta.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha se nuk është i brengosur për sigurinë e tij dhe se nuk është frikësuar as atëherë kur ishte e qartë se disa njerëz dëshironin ta dëmtonin.

Vuçiçi: Nuk kam asnjë provë se dikush u përpoq të më vrasë

“Nuk kam asnjë të dhënë përveç atyre të cilat i publikuan mediat, pasi unë nuk luaj me këtë gjera, ashtu siç dëgjova dhe shikova personalisht provat për zhvillimet në Mal të Zi”, tha Vuçiç

BEOGRAD – Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për mediat të mbajtur sot në Beograd, ka folur për sasinë e armatimit të zbuluar të shtunën në afërsi të shtëpisë së tij në lagjen Jajinca, duke u shprehur se pret rezultatet e hetimeve të cilat pritet të publikohen sonte.

“Nuk kam asnjë të dhënë përveç atyre të cilat i publikuan mediat, pasi unë nuk luaj me gjëra të tilla, ashtu siç dëgjova dhe shikova personalisht provat për zhvillimet në Mal të Zi. Puna ime është të merrem me të vërtetën, unë nuk jam vrasës as që dëshiroj të marrë pjesë në vrasje. Është më mirë të vriteni se sa të vritni dikë tjetër, prandaj fola hapur për zhvillimet në Mal të Zi pasi kisha prova të qarta. Për këtë në Serbi akoma nuk di asgjë”, tha Vuçiç.

Serbi: Evakuohet kryeministri Vuçiç

Në Serbi, policia tha se e ka evakuuar të shtunën kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe familjen e tij në një “vend të sigurt”, pasi që gjeti një sasi armësh, përfshirë edhe një raketahedhës afër shtëpisë së prindërve të tij, që ai e vizitonte shpesh.

Armët, ku kishte edhe granata dore dhe municione, janë gjetur në gëmusha në afërsi të Jajincit, afër një udhëkryqi ku autokolona e kryeministrit Vuçiç ngadalësonte shpejtësinë derisa ai shkonte tek prindërit e tij, u tha gazetarëve ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Prindërit e tij, Angelina dhe Angjelko, jetojnë në Jajinci. Vuçiç dhe familja e tij e ngushtë jetojnë në Beograd, ndërsa Stefanoviç tha se ai është dërguar diku tjetër pas zbulimit të armëve.

Zbulimi që pasoi një paralajmërim, përkeqëson atmosferën edhe ashtu të tensionuar në rajonin që po përballet me barrën e krizës së migruesve në Evropë dhe ku vendet e Ballkanit vazhdimisht shkëmbejnë akuza për ndërhyrje në punët e brendshme të njëri tjetrit.

“Kryeministri është i sigurt sikurse edhe familja e tij … Është shqetësuese që armët ishin vendosur në vendin ku autokolona e tij ngadalësonte shpejtësinë deri në 10 kilometra në orë”, tha ministri Stefanoviç.

Agjencia ushtarake serbe e zbulimit është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit, ndërsa pjesëtarët e Kobra-s, një njësi elite e armatës, shërben si truprojë e tij personale.

Ministri Stefanoviç, nuk deshi të thotë se ku ishte kryeministri Vuçiç, kur u zbuluan armët. “Kjo është informatë e besueshme.. për çdo rast, ai është në vend të sigurt tani”.

Tash për tash nuk ka pasur të arrestuar në lidhje me incidentin, që ndodhi pesë ditë pasi që autoritetet arrestuan një numër personash lidhur me përbetimin e dyshuar për ndërhyrje ne zgjedhjet e 16 tetorit në Malin e Zi dhe pas një numri vrasjesh në stilin mafioz ndërmjet grupeve kriminale në Beograd.

Siguria e kryeministrit serb dhe zyrtarëve të lartë të Serbisë, është shtuar pas atentatit të vitit 2003 mbi kryeministrin Zoran Gjingjiç, shefi i parë i qeverisë serbe pas rrëzimit të ish presidentit serb Slobodan Milosheviç, në vitin 2000.

Në një deklaratë, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, tha se shumë njerëz i kundërvihen kryeministrit Vuçiç dhe politikës së tij.

“Gjithmonë do të gjejnë një dorë serbe për të kryer punët e tyre të pista, prandaj, hetimet duhen kryer dhe kryesit e veprës dhe planifikuesit duhet të arrestohen”, tha ai.

Serbia është e vërshuar nga qindra mijëra armë të paligjshme, përfshirë edhe armët kundër tankiste, pushkë e mjete shpërthyese të mbetura në duart e personave privat pas luftërave në ish Jugosllavi gjatë viteve të 90-ta dhe shumë nga ato armë janë në duart e grupeve kriminale.

Nikoliç: Prishtina të heqë dorë nga kërkesa për pavarësi të plotë të Kosovës

Kushtet e njëanshme që Prishtina ia ka parashtruar Serbisë mund të jetë dëshira e Prishtinës për ta ndërperë dialogun, tha presidenti serb Nikoliç pas takimit me presidentin Ivanov

BEOGRAD – Serbia nuk dëshiron të ndërpresë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe do të insistojë te partnerët neutral që Prishtina të tërheqë kërkesat e saj të fundit, të cilat flasin për pavarësi të plotë të Kosovës, përndryshe do të duhet të ndërmarrim hapa tjerë, tha presidenti serb Tomislav Nikoliç.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën për media pas takimit me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, nëse pas kushteve të reja të Prishtinës nga deklaratat e saj mund të konkludohet se është ndërprerje e dialogut në Bruksel, Nikoliç tha:

“Kushtet e njëanshme që Prishtina ia ka parashtruar Serbisë mund të jetë dëshira e Prishtinës për ta ndërperë dialogun, sepse çdo i vetëdijshëm apo ai që flet sinqerisht për sovranitetin e Serbisë nuk mund ti pranojë këto kushte”.

Ai shtoi se nuk e dinte nëse këto kushte janë iniciuar nga dikush që është mbrojtës i pavarësisë së Kosovës dhe pastaj janë mbështetur nga dikush që mbështet pavarësinë, por duke folur në këtë temë tha se në rast se qeveria nuk vepron në përputhje me këto kërkesa e kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të plotë.

“Nuk shoh se si mund ti pranojmë këto kushte, të cilat edhe BE-ja nuk ka marrë akoma guximin të na parashtrojë. Këto janë kushtet që flasin për pavarësinë e plotë të Kosovës. Unë mendoj se në Serbi nuk ka politikan të tillë që do të mund të nënshkruaj diçka të tillë”, ka thënë Nikoliç.

Ai tha se Serbia do të insistojë në vazhdimin e dialogut dhe të njëtën duhet të bëjnë edhe “shqiptarët, sepse dialogu gjatë gjithë kohës ka qenë pozitiv për ta, ndërsa Serbia tashmë ka transferuar shumë kompetenca institucioneve të përkohshme të Kosovës”.

Duke folur për destabilizimin e mundshëm të Ballkanit dhe atyre që do t’u shkonte në favor, Nikoliç tha se “nëse zbulohet ndonjë që dëshiron të destabilizojnë Ballkanin, ai duhet menjëherë të dalë para gjyqit”.

“Ne në Ballkan kemi kapur pushkët, kur ka krisur kudo në botë, nuk duhet të prishim marrëdhëniet, të cilat ngadalë dhe me kujdes i ndërtojmë mes vete. Nuk është kur një vend shkatërrohet nga lufta dhe më pas të krijohen marrëdhënie të mira”, tha Nikoliç.

Presidenti serb shtoi se të gjitha këto çështje janë të ndieshme dhe se kushdo që luan marrëdhëniet në Ballkan, ai luan me jetët e popujve që jetojnë në Ballkan.

“Serbia nuk është nxitës i jostabilitetit, Serbia ndoshta vuan pasojat e krijimit të destabilitetit. Me Hungarinë kemi vendosur miqësi të qëndrueshme, pas gjitha krimeve të kryera, me Slloveninë nuk kemi ndonjë problem, BeH-në e mbështesim nëse mund dhe dëshiron të funksionojë, me Republikën Sërpska kemi të drejtë dhe obligim që të mbajmë marrëdhënie të veçanta, Malit të Zi nuk i ndërhyjmë në problemet e brendshme, me Maqedoninë angazhohemi që të zhvillojmë marrëdhënie sa më të mira, nuk e di kujt i pengon një Serbi e tillë”, tha Nikoliç.

Ai shtoi se është i bindur “se qeveria e re kroate nuk do të bëjë gabimet e qeverisë së mëparshme”, dhe se përfundimisht Serbia dhe Kroacia do të krijojnë marrëdhënie të mira, që askuj të mos i shkoj mendja të dyshojë se mund të hyjnë në konflikt. aa

Daçiçi: Pjesëmarrja e Hashim Thaçit në bisedime është e rëndësishme

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi, ka deklaruar se “Beogradi nuk do të durojë asnjë lloj ultimatumi dhe as që do të bisedojë për to”. Në një konferencë me gazetarë në qytetin e Jagodinës, Daçiçi tha se Beogradi pret vazhdimin e bisedimeve “por nuk pranon të diskutojë për temat që dalin”, siç tha, “jashtë kornizës së neutralitetit ndaj statusit”

Ministri i jashtëm I Serbisë tha se “pjesëmarrja e Thaçit në bisedime është e rëndësishme për faktin se partia e tij është e fuqishme në Kosovë”.

Daçiq u tha gazetarëve, se “Beogradi mendon se është e nevojshme që dialogu të vazhdojë dhe do të jetë përparësi, por askush nuk mund të llogaris se mund të luajë me Serbinë dhe të vë kushte të reja për të cilat paraprakisht dihet se nuk mund të pranohen”.

Nëse mendojnë se temat siç janë kufijtë, dëmshpërblimet e luftës, njohja e pavarësisë, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare janë tema për të cilat duhet të bisedojomë, atëherë ne nuk jemi të pajtimit që ky dialog të vazhdojë. Kjo është diçka për të cilën nuk bisedohet, ne po bëjmë dialog që është neutral ndaj statusit”, tha Daçiq.

Përfundimi I bisedimeve të djeshme telefonike të kryeministrit Aleksandar Vuçiq me Federica Mogherinin, tha Daçiq, është “se nuk ka ultimatum, se Prishtina nuk I ka dorëzuar asgjë BE-së dhe për këtë as nuk mendon”.

“Dua të përsëris qëndrimin tonë se gjithnjë kemi qenë konstruktiv, kur bëhet fjalë për të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë në rajonin tonë. Por nuk do të durojmë asnjë lloj ultimatumi dhe as që do të bisedojmë për to”, tha Daçiq duke porositur se “konstruktivitetin e Beogradit nuk duhet parë si dobësi”.

Ai tha se Beogradi po e pret vazhdimin e dialogut, por fillimisht duhet të zbatohet “ajo që është pajtuar në Bruksel”.

I pyetur nëse Mogherini i ka përcjellë Vuçiqit se kur do të vazhdojë dialogu, Daçiq tha se nuk e di, por nënvizoi se dialogu “në nivelin e grupeve operative po vazhdon”.

“Na duhen rezultate, të zbatohen ato që janë dakorduar, mendojmë para së gjithash në Asociacionin e Komunave Serbe dhe çdo marrëveshje tjetër nga Brukseli”, tha Daçiq.

Në pyetjen nëse është e vërtetë se “dikush nga perëndimi” ka kërkuar që të ndryshohet forma e dialogut dhe në të ardhmen në Bruksel të flasin vetëm kryeministrat, Daçiq tha se kjo “absolutisht nuk është e vërtetë”.

“Nuk flas vetëm nga pala serbe… A mendoni se Musfata është më i rëndësishëm se Thaçi? Këto janë dezinformata të plota. A bëhet fjalë për format, natyrisht se është problem formati sepse Thaçi ndërkohë është bërë president dhe pjesëmarrja e Thaçit është e rëndësishme sepse partia e tij është më e fuqishmja atje”, tha Daçiq. (REL)

Serbia e madhe, faktor destabilizues në Ballkan – Nga Isuf B. Bajrami

Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës është në vazhdën e ndryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rrjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të madhe!

Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdoherë.

Ky “shtet” i themeluar dhunshëm dhe akoma mbijeton dhunshëm i pozicionuar në pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën e uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.

serbiamadhe

 

Duke e përkrahur idenë për krijimin e një Serbie të madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.

Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera fetare.

Është i paktë numri i shteteve në Europë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot të kenë shkaktuar kaçë konflikte të armatosura, dhe që, prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta ketë zgjeruar territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prapë të mos jetë e ngopur!!!

Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia e madhe e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e ekspansioniste.

Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marrë dhunshëm territor gjatë dy shekujve të fundit.

Serbia e madhe vazhdimisht ka patur një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbisë së madhe. Rast i këtillë është me Shqiptarët, Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e myslimanët e Bosnjës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi. Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.

Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga Serbia e madhe.

Që të jetë Ballkani i qetë, duhet të mos jetë Serbia e Madhe.

Duhet të ndahet Vojvodina, Sanxhaku, Toplica e Hashania me Kosovën Lindore.

 

Vendi i Lekës; 27.10.2016

Yıldırım takohet me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati

Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në rezidencën qeveritare Çankaya Köşkü, ka zgjatur rreth 40 minuta

ANKARA – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në rezidencën qeveritare Çankaya Köşkü, ka zgjatur rreth 40 minuta.

Gjatë takimit Kryeministri turk, Yıldırım, është shprehur se e cilësojnë Shqipërinë si një vend i një rëndësie strategjike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe se dëshira e tyre është për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve në të ardhmen.

Duke falënderuar autoritetet shqiptare për qëndrimin ndaj tentativës së FETÖ-s për grusht shteti më 15 korrik, Yıldırım ka theksuar se kjo organizatë terroriste nuk është e rrezikshme vetëm për Turqinë, por edhe për vendet ku operon. Ai ka nënvizuar se dëshiron që të rrisin bashkëpunimin në luftën kundër FETÖ-s.

Nga ana tjetër shefi i diplomacisë shqiptare, Bushati, ka theksuar se kanë dënuar tentativën për grusht shteti më 15 korrik, si dhe kanë deklaruar hapur ndihmën ndaj Turqisë. Ai ka shtuar gjithashtu se synojnë forcimin e bashkëpunimit me Turqinë në të gjitha fushat. aa

Beograd: Zyrtari i lartë rus kërkon “memorandum mirëkuptimi”

Nikolai Patrushev

Shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, po qëndron në Beograd, me ç’rast ka zhvilluar bisedime me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Zoti Patrushev, që besohet se është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sot ka kërkuar nga Serbia që ta nënshkruaj “memorandumin e mirëkuptimit” për raporte të sigurisë.

“Këso dokumentesh ne kemi me partnerët e besimit më të madh”, tha ky zyrtar i lartë rus.

Pas takimit me ministrin e brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Patrushev është takuar edhe me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq.

Gjatë presidencës së zotit Nikolliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Serbia në mënyrë aktive synon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka refuzuar tu bashkohet sansioneve të BE-së dhe të tjerëve, kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes ushtarake të saj në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës.

Bushati takohet me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Ismail Kahraman

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman (D) zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati (M) ( Halil Sağırkaya/AA )

ANKARA – Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në fjalimin e tij në sallën e takimi të Këshillit Presidencial të TBMM-së, Kahraman u shpreh se ndien kënaqësi për praninë e ministrit Bushati në Turqi dhe mikpritjen që ia bënë në Kuvend.

Pas xhirimeve të shkurtëra nga mediat, mbledhja u zhvillua e mbyllur për mediat.

Serbët e Bosnjes dekorojnë Karaxhiçin dhe kriminelë të tjerë të luftës

Parlamenti i Republikës Serbe

Zyrtari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë ka dënuar vendimin e Parlamentit të Serbëve të Bosnjës që të dekorojë të akuzuarit dhe të dënuarit për krime lufte për kontributin e tyre në formimin e këtij institucioni në vitin 1992.

Në mesin e të dekoruarve ndodhet edhe i dënuari për gjenocid, Radovan Karaxhiç, dhe një numër i bashkëpunëtorëve të tij që gjithashtu janë dënuar nga një Gjykatë e OKB-së për krime lufte në hagë për krimet e luftës të kryera ndaj jo serbëve derisa po e krijonin mini shtetin serb në Bosnjë, Republika Serbe.

Deklarata e lëshuar, të martën, nga zyra e diplomatit austriak, Valentin Inzko, që mbikëqyrë marrëveshjen paqesore të Bosnjës, thekson se “ky akt është i papranueshëm në një botë moderne dhe të qytetaruar”. në të vec tjerash thuhet se Parlamenti i Serbëve të Bosnjës tashmë e vendosi veten “jashtë vlerave evropiane dhe civilizuese”. (REL)


Send this to a friend