VOAL

VOAL

Sulmuesi në Gaziantep, një fëmijë 12-14 vjeç

Gaziantep, Turqi

Sulmi vetëvrasës, i cili ka vrarë 51 veta në qytetin Gaziantep të Turqisë, është kryer nga një fëmijë i moshës 12 deri në 14 vjeç, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se fëmija ka qenë i lidhur me grupin militant Shteti Islamik (IS).

Erdogan po ashtu tha se 17 nga dhjetëra të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Ai i dha këto informacione gjatë një adresimi të drejtpërdrejtë televiziv nga Stambolli.

Sulmi ka ndodhur të shtunën mbrëma në një dasmë kurde në Gaziantep, qytet që ndodhet pranë kufirit me Sirinë.

Sulm terrorist i ISIS-it shkakton shumë viktima e të plagosur në Gaziantep të Turqisë

Turqi – foto arkivi

Një shpërthim në qytetin Gaziantep të Turqisë ka shkaktuar shumë viktima.

Burimet e sigurisë, që i citon agjencia Reuters, thonë se tetë veta janë vrarë dhe 60 janë plagosur.

Guvernatori i Gaziantepit, Ali Yerlikaya, i tha agjencisë turke të lajmeve Anadolu se “sulmi terrorist” ka ndodhur pranë një feste të dasmës, në qarkun Sahinbej.

Gaziantepi ndodhet rreth 64 kilometra larg kufirit me Sirinë. Një sulmues vetëvrasës ka vrarë dy policë atje në muajin maj.

Pjesa jugore e Turqisë është goditur nga disa shpërthime vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë herë militantët kurdë, herë ata të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sulmet shpesh janë lidhur me zhvillimet në luftën e Sirisë.

Autostrada magjike që pritet të bashkojë në Nish liderët e rajonit

Nisja e punimeve të autostradës që do të lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, po shihet edhe si mundësi për realizimin e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Serbisë, asaj të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

Kjo çështje fillimisht është ngritur gjatë vizitës se nënpresidentit amerikan, Joe Biden në Beograd, ku kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka thënë nënpresidentit se brenda një muaji, “do ta mirëpresë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë.

Analistë në Beograd kanë thënë se ftesa për praninë e zyrtarëve nga Kosova krahas kryeministrit shqiptar, mund të bëhet me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Nish-Tiranë, që kalon nëpër Kosovë.

Por, autoritetet zyrtare në Kosovë thonë se nuk kanë biseduar për një takim të mundshëm në këtë kohë, megjithëse kanë deklaruar se deri në periudhën e përfundimeve të punimeve të autostradës, Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovëdhe në një ceremoni të tillë, mund të jenë të bashkë.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ky është një projekt rajonal në kuadër të bashkëpunimit në Ballkan.

“Deri tash nuk është diskutuar kjo çështje, por besoj se do të jemi bashkë. Shpresojmë që deri në atë kohë, për dy-tre vjet, do të kemi një njohje formale nga Serbia”.

“Natyrisht, unë nuk mund të paragjykoj se kush do të jetë pas meje ministër i Infrastrukturës dhe cila qeveri do të jetë. Por,bashkëpunimi rajonal është kyç, apo element bazë për integrimet evropiane. Kështu që, Qeveria e Kosovës dhe populli, në përgjithësi, duhet të jetë i zotuar apo i përkushtuar për bashkëpunimet dhe integrimet rajonale”, ka thënë Zharku.

Edhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë, kanë pohuar se për një projekt të tillë rajonal, duhet të takohen krerët e institucioneve të të tri shteteve.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se takime të zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë, vazhdimisht po ndodhin në Bruksel.

Kështu që, sipas tij, një takim trepalësh duhet të ndodhë në fillim të punimeve të autostradës, pasi konsiderohet projekt i rëndësishëm dhe i financuar nga Bashkimi Evropian.

Shahini ka deklaruar se nëse Aleancës (Kosovare të Biznesit) i bëhet një ftesë e tillë, do të marrë pjesë, por, siç ka thënë ai, “në pajtim me autoritetet shtetërore”.

“Kjo do t’i jepte një autoritet më të madh, por njëherësh do të jetë një mundësi e pajtimeve shumë shekullore ndërmjet këtyre komuniteteve, të cilat padrejtësisht kanë qenë në konflikte dhe në lufta të ndryshme”, është shprehur Shahini .

Ndryshe, ministri Zharku duke folur për përgatitjet rreth projektit, ka treguar se deri në muajin tetor të këtij viti, pritet të përfundojë studimi i fizibilitetit, dhe më pas, ministria do të marrë vendim për përcaktimin e trasesë, apo përcaktimin e kategorisë së rrugës e cila do të ndërtohet.

Autostrada në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në Autostradën “Ibrahim Rugova”, që tashmë ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet në magjistralen Prishtinë – Podujevë, kurse ekzistojnë edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdarë.

“Sipas aktiviteteve që janë duke u ndërmarrë, shpresoj se në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, do të nisë realizimi i projektit. Ky projekt do të duhej të financohej pjesërisht me grante nga Komisioni Evropian. Kurse, pjesa tjetër do të mbetet me financim nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Evropiane, dhe do të jetë hua e butë, sikurse që i kemi edhe për projekte tjera”, ka shpjeguar Zharku.

Ndryshe, autostrada Durrës – Merdarë – Nish është projekt që përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian, në mars të viti të kaluar, pas një konference ndërministrore të gjashtë vendeve Ballkanike, që është mbajtur në Prishtinë, ka premtuar se është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor.

Mali i Zi, çdo e dyta komunë me rritje negative të popullsisë

PODGORICË – Nga gjithsej 23 komuna, sa ka në Mal të Zi, në 11 komuna më shumë njerëz vdesin se sa lindin. Me rritje negative të popullsisë kryesojnë komunat në veri të vendit ndërsa situata më alarmante paraqitet në Plevlja.

Sociologët vlerësojnë se shkaqet e rënies demografike në veri të vendit janë papunësia, marrëdhëniet e këqija shoqërore-ekonomike si dhe shuarja e institucioneve arsimore.

Nga viti në vit veriu i Malit të Zi po zbrazet. Njerëzit lëvizin drejt Podgoricës në jug të vendit ndërsa nuk është i vogël numri i atyre që shkojnë në vendet e treta. Si rezultat i shpërnguljes gjithnjë e më masive është edhe rritja negative e popullsisë pothuajse në gjysmat e komunave në Mal të Zi, kryesisht në veri të shtetit.

– Veriu po zbrazet, njerëzit vendosen në Podgoricë –

Në pesë muajt e parë të vitit 2016, 11 komuna kanë patur rritje negative të popullsisë dhe shumica janë nga veriu. Kryeson Plevlja, ku viteve të fundit më shumë njerëz vdesin se sa lindin. Në pesë muajt e parë në Plevlja kanë lindur 79 foshnja ndërsa në periudhën e njëjtë kanë vdekur 190 persona, që paraqet minus 111 lindshmëri.

Pas kësaj komune, trendi më i madh negativ është regjistruar në Nikshiq – minus 70, Herceg Novi – 34, Cetinje -28, Kolashin -25, Zhabljak -19, Pluzhina -18, Mojkovc -16, Danilovgrad -15, Shavnik -14, Bijelo Polje -12. aa

Turqia e miraton marrëveshjen për pajtim me Izraelin

Parlamenti i Turqisë ka miratuar marrëveshjen për pajtim me Izraelin, duke i hapur rrugë rikthimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Ratfikimi i marrëveshjes është pritur qysh muajin e kaluar, por është shtyrë për shkak të përpjekjes për grushtshtet në Turqi më 15 korrik.

Kabineti i Izraelit tashmë e ka miratuar marrëveshjen.

Marrëdhëniet midis dy vendeve ishin përkeqësuar gjashtë vjet më parë, pasi marina izraelite ka vrarë dhjetë turq në bordin e një anijeje ndihmash, e cila ka bërë përpjekje të thyejë bllokadën izraelite dhe të arrijë Rripin e Gazës.

Izraeli tani ka 25 ditë pune kohë që të paguajë 20 milionë dollarë kompensim për viktimat.

Turqia është pajtuar që asnjë individ izraelit të mos mbahet penalisht apo financiarisht përgjegjës për vrasjet.

Marrëveshja po ashtu lehtëson bllokadën detare të Rripit të Gazës, duke i lejuar Turqisë që të dërgojë ndihma humanitare për palestinezët përmes portit Ashdod të Izraelit.

Qeveria shqiptare dhe serbe takohen në Nish me pjesëmarrjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi (majtas) dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi të mëhershëm në Vjenë, gusht 2015

Një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji në Nish, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të afërta me Qeverinë në Beograd.

Hollësitë e takimit nuk janë saktësuar, por mendohet se në këtë takim nuk do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama.

Takimin në Nish, që ende është në fazën e planifikimit, e inicioi Beogradi dhe koncepti i tij është që të mos jetë dialog ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij serb, por dialog për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve në rajon. Për këtë arsye edhe do të ftohen përfaqësues politik të shqiptarëve nga Kosova.

Në takim, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë, në mënyrë jozyrtare nga burime të afërta me Qeverinë e Serbisë, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues serbë e shqiptarë nga rajoni, por lista përfundimtare ende nuk është përcaktuar.

Ajo që ka qenë e paparamendueshme të ndodh pak muaj më parë duket se mund të realizohet së shpejti.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i tha nënpresidentit amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së këtij të fundit në rajon, në një periudhë të ngecjeve të përparimit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se brenda një muaji “do ta mirëpres kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë…

“…Do të mirëpresim edhe disa nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe Metohisë, do të mirëpresim shumë njerëz në forumet e biznesit, në takime”, tha Vuçiq.

Analistë në Beograd, ndërkaq, thonë se ftesa për praninë e zyrtarëve nga Kosova krahas kryeministrit shqiptar mund të bëhet me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Nish-Tiranë, që kalon nëpër Kosovë.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie etnike në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se në këtë ceremoni mund të marrë pjesë ose kryeministri ose presidenti i Kosovës…

“Me sa jam i njoftuar, përveç Edi Ramës, në bisedat politike me këtë rast, do të vijë edhe Isa Mustafa (kryeministri i Kosovës) ose Hashim Thaçi (Presidenti i Kosovës). Ky është fakti se autostrada po financohet në kuadër të procesit të Berlinit “Ballkan gjashtë”, anëtar i së cilës me të drejta të plota është edhe Kosova”, thotë Dushan Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Takimet ndërmjet liderëve të rajonit, posaçërisht atyre nga Kosova dhe Serbia, gjithnjë kanë ngritur tensione dhe mosbesime të thella, sado që në forume të ndryshme ndërkombëtare, takimet ndërmjet tyre kanë qenë të shpeshta.

Analisti i çështjeve politike Halil Matoshi thotë për Radion Evropa e Lirë se shkuarja e presidentit të Kosovës në një takim në Beograd me zyrtarë të lartë të këtij shteti nuk do ta paraqiste ndonjë problem, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe atë e trajton si provincë serbe.

“Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, Kosova është krahinë serbe pjesë përbërëse e Serbisë dhe zotin Thaçi në Beograd do ta konsiderojnë si një lider lokal të të ashtuquajturës provincë serbe të Kosovës. Takimi mund të realizohet, por nuk pres që do të ndryshojë politika serbe ndaj shqiptarëve dhe në veçanti ndaj Republikës së Kosovës”, thotë Matoshi.

Deklarimet për mundësinë e udhëtimit të udhëheqësve nga Kosova në Serbi dhe pjesëmarrjes në çfarëdo ngjarje erdhën në kohën kur Prishtina dhe Beogradi për shkak të problemeve të brendshme shënuan ngecje në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Posaçërisht mundësia për takime në Serbi erdhi kur Joe Biden, nënpresidenti amerikan, në vizitën e tij dyditëshe në rajon kërkoi nga të dyja palët më shumë angazhim në rrugën e përbashkët evropiane dhe më shumë përparim në marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Behlul Beqaj, analist i pavarur, tha për Radion Evropa e Lirë se një takim i mundshëm i krerëve të Beogradit dhe Prishtinës do të jetë i vështirë, por jo i parealizueshëm, kur kihet parasysh presioni që mund të bëhet në Beograd dhe në Prishtinë për këto takime.

“Paraprakisht janë deklaruar se shkaku kryesor i vizitës së Biden ka qenë Beogradi, ndërkaq vizita në Kosovë ka qenë vetëm një shkas. Me vet këtë fakt, ndikimi i tij për proceset e reja në Beograd do të ketë një rezultat dhe mund të jetë pikërisht kjo që të takohen krerët e shteteve të Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim të zgjidhjes së disa çështjeve serioze që janë të hapura tani e një kohë të gjatë”, thekson Beqaj.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të zyrës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës dhe presidentit Hashim Thaçi nuk kanë dashur të falsin për një çështje të tillë.

Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi është i dënuar për krime lufte nga një gjykatë në Prishtinë, në kohën e dominimit të Sllobodan Milosheviqit dhe vitin e kaluar kur u përfol se do të merrte pjesë në një tubim të një organizate joqeveritare në Serbi, nga niveli më i lartë iu dërgua porosia se dënimi nuk i është hequr dhe nëse vjen, do të arrestohet.

Normalizimi i marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë konsideruar si një parakusht për Serbinë dhe Kosovën në rrugën e tyre evropiane dhe takimet e liderëve të të dyja vendeve, pavarësisht vështirësive në të kaluarën, nuk kanë bërë bujë të madhe në kohët e fundit.

Takimi në nivelin më të lartë ndërmjet të dyja shteteve, ishte ai i shkurtit të vitit 2013 ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe presidentit Tomisllav Nikoliq, dhe kjo shënoi edhe fundin e periudhës së akullt të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të dyja palët nisën dialogu për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011, fillimisht në nivel teknik, me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe arritën që brenda vitesh të nënshkruajnë një varg marrëveshjesh, në mesin e të cilave marrëveshjen kornizë të Prillit 2013, që i hapi kandidaturën Serbisë për në BE dhe Kosovës i mundësoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Megjithëse e kanë pranuar se pengesa kryesore në rrugën për anëtarësim në BE është Kosova dhe pranimi i pavarësisë së saj, udhëheqësit serbë nuk kanë pranuar që ta heqin nga Kushtetuta e Serbisë përcaktimin e Kosovës si pjesë të saj, dhe shumë herë kanë refuzuar pjesëmarrjen në takime ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit shqiptarë. (REL)

Pas ndeshjes së dy anijeve – mbyllet Ngushtica e Bosforit

Pamje nga Ngushtica e Bosforit

Kalimi ujor nëpër Ngushticën e Bosforit në Turqi është pezulluar, pasi një anije transportuese është ndeshur me një anije të rojës bregdetare.

Autoritetet në Stamboll thanë se gjashtë vetë janë shpëtuar në incidentin që ndodhi sot.

Nuk ka pasur informacione se për sa kohë ky kalim ujor me rëndësi strategjike do të jetë i mbyllur.

Afro 3% e furnizimeve globale me naftë kalon nëpër këtë ngushticë për çdo vit.

Po ashtu, Ngushtica e Bosforit është shtegu kryesor ujor për transporte të drithërave ndërmjet Detit të Zi dhe Mesdheut.

Vuçiçi–Bidenit: Së shpejti mirëpresim përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës

Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiçi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi ka deklaruar se temat kryesore të bisedimeve me nënpresidentin amerikan Joe Biden kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, dialogu Beograd-Prishtinë, marrëdhëniet rajonale dhe rruga evropiane e Serbisë.

“E njoftova nënpresidentin Biden se brenda një muaji ne do ta mirëpresim këtu kryeministrin Edi Rama, se do të mirëpresim edhe disa nga përfaqësuesit e shqiptarëev të Kosovës dhe Metohisë, se do të mirëpresim shumë njerëz në forumet e biznesit, në takime, Sepse duam që të zhvillojmë vendin tonë, të sigurojmë rritje të ekonomisë sonë, natyrisht duke ruajtur interesat tona kombëtare e shtetërore”, tha Vuçiq.

Analistë në Beograd, në mesin e të cilëve Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, mendojnë se përveç Edi Ramës, me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Nish-Tiranë, në Beograd mund të vijnë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi

Biden në Beograd: Vizitë e shkurtër, por kemi arritur mjaft

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vizituar të martën Beogradin, në vizitën e dytë zyrtare të tij në Serbi, ku është takuar me autoritetet e larta serbe.

Në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, nënpresidentin amerikan e ka pritur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit të dy delegacioneve, atij amerikan dhe atij serb, Biden është takuar në katër sy me Vuçiqin.

“Vizita është e shkurtër, por kemi arritur mjaft”, ka thënë Biden.

“Zoti kryeministër, ju keni kaluar rrugë të gjatë për ta bërë vendin tuaj fitimtar në shumë fusha. (Presidenti) Obama dhe unë e respektojmë udhëheqjen që ju keni treguar në shumë momente, e veçanërisht në marrëdhëniet me Kroacinë”, ka thënë Biden.

Ai ka potencuar se Serbia është guri themelor për rajonin dhe se nga kjo do të varet se si do të përparojë rajoni. Siç ka theksuar nënpresidenti Biden, “ka mjaft gjëra nga historia, të cilat duhet të tejkalohen.

“Këtë çështje do ta hap nesër edhe në Kosovë. Do të nevojitet shumë punë dhe vullnet politik, por shpresoj se do të vazhdoni ta avanconi këtë situatë. Të dyja palët i janë drejtuar përparimit dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Biden.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në rrugë të rritjes. Sipas tij, në takim me zotin Biden, temat kryesore kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, marrëdheniet rajonale dhe rruga evropiane e Serbisë.

Vuçiq ka theksuar se do të bëjë gjithçka që të ofrojë siguri për investuesit, përfshirë edhe ata amerikanë. Ai ka thënë se e ka njoftuar nënpresidentitn Biden se pas një muaji do të jetë nikoqir i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe i përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës.

Kryeministri serb ka thënë se në takim është biseduar edhe për ato që kanë ndodhur në 30 vjetët e fundit, në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

“Në këto marrëdhënie ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shumë njerëz kanë bërë një sërë gabimesh. Për ne, si popull dhe për ne si Qeveri e Republikës së Serbisë, por edhe për mua personalisht, kurrë nuk ka paraqitur dhe as sot nuk paraqet problem që ta marrim atë lloj përgjegjësie për gabimet që i kanë bërë bashkëkombasit tanë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka ka thënë se beson që një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, sepse, siç është shprehur, kanë pësuar mjaft serbë dhe shqiptarë dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë më në të ardhmen.

Nënpresidenti amerikan është takuar edhe me kryetarin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Në anën tjetër, Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit ka mbajtur një protestë për të kundërshtuar vizitën e nënpresidentit Biden në Serbi.

Nënpresidenti Biden, i cili në administratën amerikane në largim është i angazhuar për Ballkanin, ka vizituar Beogradin pak kohë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë.

Më herët, në korrik, Serbinë e ka vizituar edhe zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Noland.

Pas Beogradit, Biden do të udhëtojë në Prishtinë, ku do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me kryeministrin Isa Mustafa. rel

Turqi: Prokurorët duan 1900 vjet burg për Gylenin

Kleriku turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen

Prokurorët turq e kanë dorëzuar dosjen e aktakuzës me mbi 2500 faqe kundër klerikut Fetullah Gylen për dyshimin e përfshirjes së tij në grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut.

Në këtë grusht shtet janë vrarë 240 njerëz.

Aktakuza e dorëzuar sot bën thirrje që Gylenit krahas dy dënimeve të përjetshme t’i jepet edhe një dënim prej 1900 vjetësh burg për “përpjekjet që të shkatërrojë rendin kushtetues me forcë” dhe të “formojë dhe udhëheqë një grup të armatosur terrorist”.

Kleriku në fjalë që jeton në SHBA, ka hedhur poshtë akuzat se është i përfshirë në puçin e dështuar.

Po sot, policia turke ka bastisur 44 kompani turke pasi janë dhënë urdhërat e paraburgimit ndaj 120 udhëheqësve të bizneseve.

Qeveria gjithashtu ka arrestuar gazetarin Arda Akin, që punon për gazetën “Hurryiet”. Federata Evropiane e Gazetarëve thotë se 68 gazetarë janë paraburgosur në Turqi prej grusht shtetit të 15 korrikut.

Në përgjithësi, mbi 35 mijë njerëz janë paraburgosur përfshirë këtu edhe 17 mijë persona që zyrtarisht janë të arrestuar. Dhjetëra mijëra të tjerë janë pezulluar nga vendet e punës.

Zbulim i madh në Mal të Zi: Gjenden pallatet ku kanë jetuar mbreti Bardhyl dhe Teuta

Ilirët ishin grupe të lashta të fiseve indo-evropiane, që jetuan në pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth viteve 260 para erës së re.Deri tani dihet shumë pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tashmë kanë fakte për pallatin e parë të mbretërve të Ilirëve.

Arkeologët kanë zbuluar dy pallate në Malin e Zi, që përshkruhen si zbulim “i madh dhe i rëndësishëm”.

Lajmi është botuar në revistën e botimeve shkencore në Poloni.

zbulim2

Kërkuesit vijnë nga Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin e Universitetit të Varshavës, që po studion zonën ku u bë zbulimi prej vitit 2000.

Arkeologët zbuluan mbetjet e dy ndërtesave monumentale, që mendohet se janë ndërtuar para vitit 260 të erës së re.

zbulim3

“Këto janë strukturat e parë të këtij lloji në zonën e Ilirisë, që mund t’i takojnë mbretit Bardhyl dhe Teuta”, thotë profesori Piotr Dyczek. “Deri tani as nuk e dinim se ekzistonin struktura të tilla”.

Bardhyli ishte mbreti Ilir i Ardianëve dhe ky është zbulimi i parë që tregon vendin se ku ai ka jetuar. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori mbretëresha Teuta që mori drejtimin e Perandorisë Ilire.

zbulim4

Vendndodhja e ndërtesës dhe teknika e përdorur në ndërtim janë unike, krahasuar me shembuj të tjerë të arkitekturës Ilire.

Sipas profesorë Dyczka, ndërtesa është djegur gjatë një sulmi të dhunshëm dhe një pallat tjetër u ndërtua më atë.

zbulim5

Në Turqi rritet numri i turistëve nga Shqipëria, Rumania, Ukraina dhe Izraeli

Rritje për muajin korrik ka shënuar numri i turistëve të ardhur nga Izraeli, Azerbajxhani, Shqipëria dhe Rumania

KIEV – Interesi i turistëve nga Shqipëria, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani dhe Rumania ndaj Turqisë, ka vazhduar të rritet pavarsisht tentativës për puç më 15 korrik nga Organizata Terroriste Fetullahçı (FETÖ).

Numri i turistëve të ardhur drejt Turqisë nga shumë vende pas tentativës për puç të përjetuar në muajin korrik ka shënuar ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ndërsa tek turistët e Ukrainës ka shënuar rritje.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar, mësohet se numri i turistëve të ardhur në Antalya nga Ukraina në muajin korrik ka qenë 120.382 duke shënuar një rritje me 101 për qind. Kjo shifër në krahasim me korrikun e vitit të kaluar ishte në nivelin e 59.867 turistë.

Rritje për muajin korrik ka shënuar edhe numri i turistëve të ardhur nga Izraeli, Azerbajxhani, Shqipëria dhe Rumania. Numri i turistëve të ardhur nga Izraeli ka patur një rritje me 86 për qind, numri i turistëve nga Azerbajxhani 40 për qind, numri i turistëve nga Shqipëria 24 për qind dhe numri i turistëve nga Rumania 2 për qind.

Ndërsa mësohet se numri i turistëve të ardhur nga vendet e tjera në Antalya ka shënuar rënie.

Ndër të tjera bëhet e ditur se numri i turistëve ukrainas të cilët kanë vizituar qytetin Muğla nga 10.882 për periudhën e vitit të kaluar është rritur në 24.680 duke shënuar një rritje me 126 për qind.

Gjithashtu rritje është shënuar edhe në numrin e turistëve ukrainas të ardhur në Antalya për 7 muajt e parë të vitit, të cilët me një rritje prej 88 për qind kanë arritur në 316.644 turistë nga 168.378 që ka qenë vitin e kaluar.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit kanë theksuar se numri i turistëve të ardhur vitin e kaluar nga Ukraina ka qenë rreth 700 mijë dhe se deri në fund të viti 2016 pritet që numri i turistëve ukrainas të arrijë në 1 milion. aa

Joe Biden e viziton Turqinë në periudhën e tensioneve

Turqia thotë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitojë Turqinë më 24 gusht, në periudhën e tensioneve ndërmjet Ankarasë e fuqive perëndimore, lidhur me goditjen masive në Turqi, kundër atyre që mendojnë ndryshe pas puçit të dështuar muajin e kaluar.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, për këtë vizitë i ka informuar gazetarët sot në Stamboll.

Ai tha, po ashtu, se qëndrimi i Uashingtonit ndaj kërkesës për ekstradimin e klerikut, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, i cili nga Ankaraja fajësohet për orkestrim të përpjekjes së puçit, është përmirësuar. Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ankaraja e konsideron lëvizjen e zotit Gulen si organizatë terroriste dhe dëshiron kthimin e tij në Turqi për tu ballafaquar me proces gjyqësor.

Por, Uashingtoni ka thënë se paraprakisht duhet të ketë dëshmi për involvim të klerikut.

Zoti Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo roli në grushtshtetin e dështuar ushtarak.

Zoti Yildirim, mëtutje, tha se 81,494 vetë, përfshirë gjyqtarë, ushtarë dhe shërbyes civilë, janë suspenduar ose shkarkuar prej 15 korrikut, kur ishte kryer një përpjekje e puçit të dështuar.

Gjatë këtij puçi janë vrarë më se 270 vetë.

Presidenti i Tuqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur përkushtim për ta çrrënjosur lëvizjen e Gulenit në Turqi, pasi ajo ka prani të gjërë në forcat e sigurisë, gjyqësi dhe shërbim civil.

Megjithatë, gjërësia e goditjes së autoriteteve është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe organizatat për të drejtat e njeriut, për shkak të shqetësimeve se Erdogan po e përdorë këtë ndjekje për ta forcuar qëndrimin e tij në pushtet. rel

Turqi, arrestohet babai i ish-futbollistit të kombëtares turke Shukur

Prokuroria në Sakarya dje shpalli fletarrest për ish-futbollistin e Galatasaray-it dhe babain e tij

SAKARYA– Babai i ish-futbollistit të kombëtares turke Hakan Shukur, Selmet Shukur, në kuadër të hetimit lidhur me tentativën për grusht shteti në Turqi, është arrestuar në Sakarya, në Turqinë veriperëndimore.

Prokuroria në Sakarya dje shpalli fletarrest për ish-futbollistin e Galatasaray-it dhe babain e tij. Selmet Sukur është arrestuar në Adanpazar. Gjykata në Sakarya më herët mori vendim për konfiskimin e plotë të pasurisë së ish-lojtarit turk të klubit futbollistik Galatasaray Hakan Sukur dhe babit të tij Selmet Sukur.

Prokuroria në Sakarya ka ardhur deri te dëshmitë se reprezentuesi i dikurshëm i Turqisë dhe babai i tij kanë ofruar mbështetje financiare për kultin e dhunshëm terrorist FETO.

Për këtë shkak gjykata mori vendim për konfiskimin e pronës, llogaritë bankare, dokumente të vlefshme, aksione, dhe prona të tjera të babait dhe djalit Sukur. aa

Serbia me qeveri të re, ja si e ka futur Vuçiçi Kosovën në betim

Kuvendi i Serbisë ka votuar për Qeverinë e re të Serbisë. Për propozimin e mandatarit, Aleksandër Vuçiçi votuan 163 deputetë, kundër ishin 62, abstenime nuk pati.

Pas votimit do të pasojë betimi para Kuvendit të Serbisë, ku Aleksadar Vuçiqi do ta udhëheqë qeverinë e shtetit fqinj edhe për një mandat, në koalicion me Ivica Daçiqin e SPS-it, transmeton lajmi.net.

Por çfarë shkruan në betimin që duhet ta bëjë qeveria serbe. Sigurisht se edhe në betim është futur Kosova, absurditet i llojit të vet që vetëm serbët e bëjnë.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, kështu thuhet në betimin shovinist serb.

Gjykata boshnjake refuzon bllokimin e referendumit lidhur me ditën e Republika Srpskas

Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Republika Srpska-s, 11 gusht 2016

Gjykata Kushtetuese në rajonin autonom serb të Bosnjë dhe Hercegovinës ka refuzuar një përpjekje nga boshnjakët për të bllokuar një referendum të planifikuar, nëse duan të vazhdojnë ta festojnë ditën e shtetësisë së entitetit, më 9 janar.

Gjykata mori sot vendim që “interes thelbësor kombëtar” i boshnjakëve që jetojnë në këtë entitet nuk do të ishte rrezikimi nga vendimi për të mbajtur një referendum, të planifikuar për datën 25 shtator.

Në nëntor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës shpalli si antikushtetuese Ditën e Republika Srpska-s, duke thënë se ajo është diskriminuese ndaj banorëve jo-serbë në këtë entitet.

Gjykata urdhëroi entitetin e drejtuar nga serbët që ta vendos një datë që do të ishte e pranueshme edhe për myslimanët dhe kroatët.

Më 9 janar 1992, serbët e Bosnjës shpallën “Republikën e Popullit serb”, në kohën kur Bosnja ishte ende pjesë e Jugosllavisë.

Admirali turk kërkoi azil në SHBA

Oficeri i ushtrisë turke të rangut të lartë është raportuar se ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara pasi autoritetet në Turqi e kanë lidhur atë me grusht shtetin e dështuar.

Mustafa Ugurlu kishte qenë në një bazë të NATO-së në Virxhinia në kohën e grusht shtetit të dështuar mw 15 korrik.

Turqia ka pastruar radhët e veta ushtarake të rreth 100 gjeneralëve të akuzuar si pjesëmarrës të një lëvizje të fshehtë ku pati fatin e njëjtë edhe ky admiral.

Admirali Ugurlu u zhduk më 22 korrik, një javë pas grusht shtetit të dështuar.

Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se një admiral i paidentifikuar po kërkonte azil, dhe më vonë u identifikua nga Agjencia AA si Mustafa Ugurlu.

Zhduken dy atashe ushtarakë turq në Athinë

Dy atashetë e ambasadës turke në Athinë janë zhdukur prej disa ditësh nga kryeqyteti grek, bashkë me familjet e tyre.

Mediet greke, që citojnë ato turke por edhe disa burime zyrtare vendase, raportojnë se bëhet fjalë për atasheun ushtarak dhe atë të Marinës Detare të Turqisë, transmeton tch.

Sipas burimeve, dy oficerët në fjalë dyshohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të organizatorëve të grushtit të shtetit më 15 korrik në Turqi dhe se janë larguar drejt Italisë me anijet e linjës, për sa kohë kishin ende pasaporta diplomatike.

Burimet saktësojnë se, kolonel Ilhan Giasitli dhe kapiteni i Marinës Detare, Halish Tunxh kanë marrë me vete edhe familjet e tyre, gjithsej 8 persona.

Data e saktë e largimit të tyre nuk dihet ende, por më 29 korrik ata nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e NATO-s në kantierin detar të Salaminës, ku ishin të ftuar, ndërsa mungojnë prej shumë ditësh edhe në ambasadën turke në Athinë.

Për momentin nuk dihet nëse ata kanë kërkuar azil politik në Greqi apo në ndonjë shtet tjetër europian, por lajmi për dezertimin eventual të tyre vjen disa orë pasi një oficer i lartë turk kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara.

I ndodhur me detyrë në bazën amerikane të NATO-s në Norfolk, oficeri bëri kërkesën në fjalë pasi për të është lëshuar një urdhërarrest nga Ankaraja, në vazhdën e spastrimeve që nisën menjëherë pas grushtit të dështuar të shtetit.

NATO rikonfirmon mbështetjen ndaj Turqisë

NATO-ja rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj Turqisë, si anëtare me vlerë e aleancës 28 vendeshe, në përpjekje për të zbutur shqetësimet e Ankarasë se ajo mund të mos ketë mbështetjen e plotë të Perëndimit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha sot në një deklaratë se Turqia është një aleate e çmuar, që jep kontribut të ndjeshëm në përpjekjet e përbashkëta të NATO-s. Turqia, tha ajo, merr pjesë plotësisht në vendimet me bazë konsensusi të aleancës, tani që NATO-ja përballet me sfidat të mëdha të sigurisë, më të mëdhatë në një gjeneratë.

Zëdhënësja e bëri deklaratën në përgjigje të “njoftimeve spekulative të shtypit” rreth grushtit të dështuar të shtetit muajin e kaluar në Turqi dhe rreth anëtarësisë së Ankarasë në NATO. “NATO-ja – tha ajo, – i sheh me rëndësi kontributet e vazhdueshme të Turqisë dhe Turqia mund të mbështetet te solidariteti dhe përkrahja e NATO-s”.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Peterburg të Rusisë. Takimi u bë shkak për hamendje se marrëdhëniet e forta të Turqisë me Perëndimin mund të ishin dobësuar.

Lufta e Beogradit për Trepçën, Gazivodën dhe Brezovicën

BEOGRAD – Duke paraqitur programin e tij për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se “mbrojtja e pasurisë së serbëve në Kosovë, pasuria e subjekteve tona ekonomike dhe e Kishës ortodokse serbe, do të jetë edhe më tej në krye të prioriteteve të Qeverisë së Serbisë”.

“Kemi luftuar gjithë kohën dhe do të luftojmë edhe për Trepçën, Gazivodën, për infrastrukturën në Brezovicë, edhe pse e dini si jemi ballafaquar me privatizimet e paligjshme dhe me tjetërsim të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiç.

Sipas fjalëve të Vuçiçit, në Kosovë do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, UNMIK, EULEX e KFOR për të mbrojtur të drejta dhe për të krijuar ambient të sigurt për popullin serb, shkruan “koha.net”.

Ai ka thënë se “në libra në Kosovë e në Shqipëri shkruan se Deçanin e kanë ndërtuar shqiptarët, se manastiret serbe s’i kanë ndërtuar as Milutini e as ndokush tjetër nga dinastia e Nemanjiqëve por se ato u takojnë dinastive shqiptare”.

“Ne nuk do të pajtohemi me këto”, ka theksuar Vuçiç.

Çështja e Kosovës, ka thënë ai, është shumë më shumë se sa çështje e identitetit territorial, ajo është pikë në të cilën në periudhën e ardhshme do të definohen në planin afatgjatë marrëdhëniet serbo-shqiptare nga të cilat varet stabiliteti dhe perspektiva ekonomike e gjithë rajonit.

“Ajo që nuk duam është që marrëdhëniet e parregulluara serbo shqiptare të jenë kërcënim latent i stabilitetit dhe përparimit të Serbisë dhe për këtë do të punojmë me përkushtim për zgjidhjen paqësore të mospajtimeve”, ka theksuar Vuçiç.

Ministri i Jashtëm kroat: Serbia nuk hyn në BE pa u çliruar nga virusi agresiv serbomadh!

Në një postim në profilin e tij në Facebook ministri i Jashtëm i Republikës së Kroacisë, Miro Kovaç, i është përgjigjur ashpër deklaratave të politikanëve serbë në lidhje me gjenezën e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Kovaç ka shkruar se Beogradi ende nuk është «çliruar nga virusi agresiv serbomadh dhe nga rendi komunist jugosllav». Sipas tij, Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian nëse nuk çlirohet nga kjo barrë. Kovaç ka kritikuar «ligjëratat» nga Beogradi të atyre që janë në pushtet dhe «në vitet ’90 të shekullit të kaluar kanë qenë pjesë e pushtetit apo/edhe parive sunduese, kur nga Beogradi janë nisur luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, luftëra pushtuese të cilat Beogradi i ka humbur njërën pas tjetrës».

Ministri i Jashtëm kroat ka shkruar më tutje se në vend se të ballafaqohet me përgjegjësinë e saj për nxitjen e luftërave, për qindra-mijëra viktima dhe ekzistenca të shkatërruara, Serbia qëllimisht po përhap ndjenjat hakmarrëse, po e nxit popullin serb kundër popujve të tjerë dhe po e pengon që në aspektin afatgjatë të vendosë bashkëpunim të mirë fqinjësor në frymën europiane.

Kovaç ka kritikuar ashpër kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, i cili më 4 gusht në Zemun, me rastin e «Ditës së kujtimit për vuajtjet dhe dëbimin e serbëve», në fjalimin e tij e quajti aksionin kroat «Shtrëngata» («Oluja»), me të cilën Kroacia çliroi territorin e saj të okupuar, «zgjidhje përfundimtare kriminale». Me atë rast Vuçiq përmendi shumë sy të nxjerrë serbë, shumë veshë dhe hundë të prera serbe, por, siç shkruan Kovaç, kryeministri serb nuk theksoi se bëhej fjalë për territor të shtetit kroat, për përndjekjen e qindra-mijëra kroatëve, për vrasjen dhe torturimin e shumë kroatëve.

«A është kjo retorikë, a janë këto metafora që çojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore? A është kjo retorika me të cilën Serbia mendon të hyjë në BE? Serbia nuk do ta gjejë fatin e saj me fjalor të tillë, me ideologji të tillë, me qasje të tillë (…) Kështu Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE».

Erdogani: Po fillojmë një faqe të re bashkëpunimi me Rusinë

Fotografi nga takimi i presidentit turk, Erdogan me homologun rus, Putin në Shën Petersburg, Rusi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia po e fillon “një periudhë shumë të ndryshme në marrëdhëniet me Rusinë dhe se bashkëpunimi në mes të dy vendeve mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve rajonale”.

Erdogani ka bërë këtë deklaratë në Shën Petersburg të Rusisë para takimit me liderin rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i parë prej të dy vendet përkeqësuan marrëdhëniet kur në nëntor Turqia e rrëzoj një aeroplan luftarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë.

Rusia vendosi menjëherë sanksione ndaj Turqisë ndërsa numri i turistëve rusë në bregdetin turk shënoi rënie prej 87 % gjatë këtij viti.

Pak para takimit me Putin, Erdogan ka thënë se ai dëshiron të rifillojë bashkëpunimin me Rusinë në disa sektore.

“Një faqe e re do të hapet në lidhjet ruso-turke. Kjo faqe e re përfshinë ushtrinë, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor”, ka thënë Erdogan për agjencinë ruse, TASS.

Takimi mbahet pas përkeqësimit të marrëdhënieve në mes të Ankarasë dhe perëndimit, pas grushtshtetit të dështuar në Turqi, ku u vranë 230 persona.

Turqia e akuzon perëndimin se është treguar më e shqetësuar me veprimet e pushtetit në Ankara kundër puçistëve se sa me vet puçin.

Në manifestimin e përkrahësve të Erdoganit morën pjesë 5 milionë veta

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet policore, në bazë të analizave nga helikopterët policorë të numrit të personave për metër katrorë, është bërë matja e pjesëmarrjes në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”

STAMBOLL – Bëhet e ditur se në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” që u organizua në Sheshin e Mitingjeve në Yenikapı kanë marrë pjesë pesë milionë persona.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet policore, në bazë të analizave nga helikopterët policorë të numrit të personave për metër katrorë, është bërë matja e pjesëmarrjes në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”.

Në matjet që u bënë në Sheshin e Mitingjeve në Yenikapı, në rrugicat në qendër të qytetit dhe në kahet drejt Eminönüs dhe Zeytinburnus në Bulevarin Kennedy, njoftohet se numri i pjesëmarrësve ka arritur në afërsisht pesë milionë persona.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i ardhur në sheshin e mitingjeve me helikopter, shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan.

Presidenti ka përshëndetur me dorë të pranishmit gjatë hyrjes në këtë shesh.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” në Stamboll ka theksuar: “Aktualisht kryetarët e përgjithshëm të partive politike tona janë këtu.

Ata janë në dijeni të kërkesës suaj. Nëse sovraniteti është i popullit pa kushte dhe pasi ju kërkoni dënimin me vdekje, ai që do të japë vendimin për këtë është Parlamenti i Madh i Turqisë.

Nëse parlamenti ynë jep një vendim të tillë hapi që do të hidhet është i qartë. Po erdhi puna për ta miratuar, po të vijë një vendim i tillë nga parlamenti unë e shpreh që tani e miratoj këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndërtuesi i Republikës sonë, Gazi Mustafa Kemal, në kohën gjatë vitit 1920 kur shumë pjesë të vendit tonë ishin të pushtuara, përfshirë edhe Stambollin dhe Izmirin, e thoshte këtë: ‘Populli ynë është shumë i madh.

Mos të frikohemi. Ky popull nuk pranon e robërinë dhe poshtërimin. Megjithatë, atë duhet mbledhur në një vend dhe duhet pyetur: ‘O popull, a e pranon ti robërinë dhe poshtërimin?’ Unë e di se cila është përgjigja që do ta japë populli im…’ Tani, këtu do të pyes edhe njëherë.

Pas Gazit (Mustafa Kemal), edhe unë po jua parashtroj pyetjen e njëjtë nga Sheshi Yenikapi. O popull, a do ta pranoni robërinë dhe poshtërimin? Puna qëndron kështu, këtij populli askush nuk do t’ia sjellë këtë robëri.”

Ai ka theksuar se “Ju me vepër dëshmuat se nuk do ta pranoni këtë robërim dhe poshtërim, duke e hapur gjoksin para tytave të armëve, duke u shtrirë para tankeve dhe madje edhe duke u përpjekur kundër helikopterëve dhe aeroplanëve. Çfarë thuhet në Himnin tonë kombëtar: ‘Bëje gjoksin mburojë e të ndalet kjo rrjedhë e pacipë.’ E ju e bëtë mburojë gjoksiN tuaj, iu afruat tytave të armëve, dolët përballë me vetë trupat tuaj dhe u shtritë para tankeve. Populli im i shenjtë, si shtet dhe popull, duhet të analizojmë shumë mirë tentativën për grusht shteti të 15 korrikut.

Jo vetëm ata që e kanë bërë këtë tradhti, por duhet të vlerësojmë shumë mirë edhe forcat pas atyre, motivet të cilat i çuan ata të veprojnë. Disa prej anëtarëve të organizatave terroriste presin fatin e tyre në gjykatë, disa e vuajnë dënimin me burg, ndërsa disa e japin llogarinë e fundit në varrezë. I dimë shumë mirë forcat pas atyre. Kur do të vijë koha, ora do ti lëmë llogaritë para tyre.”

“15 korriku nga njëra anë është një tentativë puçi e nisur nga anëtarët tradhtarë të rrjetit FETÖ të infiltruar brenda ushtrisë sonë, por kjo ngjarje është edhe përtej kësaj. Në të njëjtën kohë është një tentativë që me dorën e terroristëve të veshur me uniforma ushtarake të nxirrnin në një fazë të re rezultatet e dëshiruara me aktet e armatosura të PKK-së dhe DAESH-it. Pra kjo tentativë në të njëjtën kohë është edhe një akt terrorist. Krahas këtyre veçorive 15 korriku është një tentativë pushtimi me dorën e armatosur të një force që ka tradhtuar vendin dhe popullin e tij. Sikur ky puç do të ishte i suksesshëm ne e dimë shumë mirë se kujt do ti servirej në tepsinë prej floriri kjo pozitë gjeografike e cila prej një mijë vitesh është e jona”, ka shtuar Presidenti i Turqisë.

“Radhët në pikën ku kemi arritur janë të qarta. Në njërën anë ndodhet Republika e Turqisë me institucionet, me të gjithë partitë politike dhe me të gjitha komponentët e sajë.

Ndërsa në anën tjetër ndodhen organizatat terroriste të cilat njëra ndodhet brenda abuzimeve etnike, dikush tjetër brenda abuzimeve fetare, ideologjike dhe të çoroditjeve.

Pas atyre qëndrojnë forca të errëta. Të gjithë ata që janë në anën e shtetit, popullit, të drejtës dhe të vërtetës ndodhet këtu sot në Yenikapı. Shpreh përshëndetjet e mia nga këtu për 80 qytete dhe për 79 milionë njerëz”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan ka vazhduar më tej: “Ta vlerësojmë në mënyrën më të mirë këtë shpirt uniteti që e kemi arritur. 15 Korrikun duhet ta shndërrojmë në një fillim të ndërtimit të një Turqie më të përparuar.

Duke i diskutuar të gjitha ngjarjet problematike të historisë së afërt që i kanë gjakosur ndërgjegjet dhe që kanë nxitur shumë pikëpyetje, duhet t’i shohim mungesat dhe gabimet tona.

Duhet t’i analizojmë nga fillimi proceset gjyqësore që i mundësuan çetës tradhtare të FETO-s të fillojë aktivitetet brenda Forcave të Armatosura Turke.”

Sot ditë zie në Maqedoni për më shumë se 20 viktimat e vërshimeve

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur ditën e hënë ditë zie në vend, në një mbledhje të saj të jashtëzakonshme, pas vërshimeve që goditën Maqedoninë të shtunën në mbrëmje.

Qeveria vendosi që në dy javët e ardhshme të mbajë gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë Perëndimore, që u godit më së rëndi nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas vërshimeve që goditën Shkupin dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në mbrëmjen e të shtunës, shkaktuan edhe lëndimin e dhjetëra qytetarëve të tjerë dhe bëhet me dije se ka edhe disa të zhdukur.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë dy vjeç.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Mitko Cavkov, tha policia dhe institucionet tjera të vendit me ekipet e tyre gjenden në terren, ku vazhdojnë kërkimet, duke kontrolluar çdo metër për gjetjen e viktimave.

“Mbetet që institucionet shtetërore, bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të aktivizohen masovisht, sepse gjatë ditëve të ardhshme na presin shumë sfida për sanimin e pasojave nga vërshimet”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme.

Nga 21 persona, 13 veçse janë identifikuar nga organet kompetente, ndërsa të tjerë janë në proces të identifikimit.

Ndërkaq, Ambasada e Shteve të Bashkuara në Shkup, përmes rrjetit social Facebook, ka theksuar se ndjehet e pikëlluar nga humbja e jetëve.

“Ne jemi thellë të pikëlluar nga humbja e jetëve gjatë reshjeve të rrëmbyeshme të natës së mbrëmshme. Lutemi që të shpëtojnë personat e zhdukur, si dhe të shërohen të lënduarit. Përshëndesim qytetarët të cilët janë organizuar për të mbledhur ushqim dhe gjësende tjera të nevojshme për ata që janë prekur”, theksohet në postimin e ambasadës së SHBA-së, në rrjetin social FB.

Demolli: Kosova e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë të gatshëm të dërgojnë ekipet e kërkim shpëtimit në Maqedoni, por që për këtë duhet të bëhet një kërkesë formale nga shteti i cili kërkon ndihmë.

Demolli ka bërë të ditur se deri më tani një kërkesë e tillë nuk ka ardhur nga autoritetet e Maqedonisë.

Ai ka shtuar se për të dërguar ekipet e FSK-së jashtë vendit kërkohet një procedurë e theksuar dhe vendimi duhet të merret nga presidenti i Kosovës.

“Ne shprehim gatishmërinë tonë si ministri e FSK-së të dërgojmë pjesëtarë të trupave tanë në vendin mik Maqedoninë, ku kemi një bashkëpunim të mirë në sferën e sigurisë. Për këtë dërgim kam biseduar edhe me kryeministrin, Isa Mustafa, që të dërgojmë ekipet tona, njësitet tona më të mira, në veçanti ekipin e përgatitur të kërkim shpëtimit me qëllim të gjetjes së personave të zhdukur”, ka theksuar Demolli.

Megjithatë, ministri Demolli ka sqaruar se para se të iniciohen procedura e brendshme për dërgimin e ekipeve të FSK-së në Maqedoni, “kërkohet që vendi që ka nevojë për ndihmë të dërgojë një kërkesë formale, qoftë nga ambasadori i Maqedonisë, qoftë nga ministri i mbrojtjes së Maqedonisë apo edhe nga kryeministri”.

Njëherësh, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli ka shprehur ngushëllimet për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë, si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore.

Viktima nga vërshimet në Shkup

Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar numrin e të vdekurve.

“22 janë të lënduar dhe ndodhen në Klinikën e Shkupit, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.

Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.

Kryetari i Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, tha se më të goditura janë lagjet dhe fshatrat e komunës së Gazibabës.

“Menjëherë u formua Shtabi i Krizës dhe filloi të veprojë në terren. U gjend mekanizmi i cili merret nga ndërmarrjet publike, të cilat u kyçën edhe nga kompanitë private. Dhjetë makineri ndërtimore dolën në terren. Njësiti i zjarrëfikësve doli me varka dhe automjete, me qëllim që sa më tepër njerëz të evakuohen dhe të shpëtohen sa më tepër njerëz dhe të mira materiale”, tha Trajanovski.

Ai tha se nuk ndjen përgjegjësi si kryetar i komunës së Shkupit për numrin e madh të viktimave në këtë rajon.

“Bëhet fjalë për një bombë uji…ajo që ndodhi mbrëmë, për më pak se 20 minuta…kishim të reshura mbi 90 litra në në një metër katrorë…ishte e pamundur të interevenohej…vëshimet bartën pjesë të shtëpive, automjete,… ne jemi në terren tërë kohën dhe bëjmë të pamundurën për të ndihmuar”, tha Trajanovski.

Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve në këtë pjesë të qyetit të Shkupit , kanë bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshime.

“Aq shumë ujë erdhi për pak minuta, mbi një metër, sepse shiu nxori jashtë kanalizimet. Ky kanalizim tërë kohën na bën probleme, por askush nga shteti nuk po ndërmer diçka”, rrëfen për Radion Evropa e Lirë, Destan Agushaj.

Burim Stavileci, të cilit i është përmbytur i tërë restoranti dhe kati i parë i shtëpisë, thotë se fëmijët ka arritur t’i shpëtojë, duke i ngjitur në katin e sipërm. E gjitha është shkatërruar dhe ka ndodhur brenda pak minutash.

“Erdhi uji për pesë sekonda, derisa unë i largova fëmijët nga kati i poshtëm në katin lart, kjo pjesa e poshtme u përmbyt me ujë…s’kishim kohë për të menduar çka të bëjmë, cka të shpëtojmë”, tregon Stavileci.

“Gjithmonë që ka të reshura shiu unë kam problem me ujin…[Gazetarja] Nga vjen uji? …Po del jashtë kanalizimit dhe tërë shtëpia mbushet me erë të keqe”, thotë ai.

Ndërkohë, Saiti, duke tregur plagët në gjymturë, thotë se ka qenë e pa mundur të ndihmojë fqinjët nga lëvizja e utomjeteve në rrugë, të cilët kanë qëndruar mbi ujë

“Kishte shumë vetura që i bartte uji, fqinjët kërkonin ndihmë, s’mund të afrohshim nga rryma e ujit që na barte mua me vëllaun, me ç’rrast morëm plagë në krahë”, thotë Saiti.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për në orën 16:30, ku supozohet se do te merret vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në pjesën e Tetovës dhe në rajonin e Shkupit , si rajone më të prekura nga vërshimet e mbrëmshme.

Nga Enti Hidrometeorologjik edhe për ditën e sotme parashohin mot të ligë, me shira të rrëmbyeshëm.

Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë me njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje .

“Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar”, thuhet në një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë, si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore. (REL)

Maqedoni, shumica e viktimave janë shqiptarë. Ja emrat

SHKUP- (Në përditësim) Maqedonia ka kaluar një ditë dhe natë tmerri për shkak të motit të keq. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë dhe 5 të zhdukur, ndërsa mediat thonë se viktima janë 25.

Gjithashtu bëhet e ditur se deri tani, nga rajonet e përmbytjeve janë tërhequr apo zhvendosur mbi 1000 banorë. Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me krita i kanë propozuar qeverisë të shpallë gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës. Deri tani policia në bashkëpunim me qytetarët ka identifikuar 20 trupa të vdekur.

Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i keq, që ka mbretëruar mbrëmë. Mediat maqedonase raportojnë se 10 nga viktima janë shqiptarë. Prej tyre janë identifikuar deri tani 20 persona. Viktima më e vogël në moshë është 2-vjecari Enes Mustafa.
Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra. Uji i rrëmbyeshëm ka rrëzuar mure, shtylla elektrike, ka hyrë në shtëpi e shkolla. U përmbyt edhe zona e autostradës në rajonin e Stajkovcit, ku nga vërshimi i madh makina dhe kamionë përfunduan nëpër ara. Mbi 100 qytetarë janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma mjekësore.Ndërkaq një banor i Hasanbegut për portalin TetovaSot thotë se viktima mund të jenë më shumë pasi ka ende dhjetëra persona të zhdukur. “Unë jam i Hasanbegit. Deri tani zyrtarisht janë 30 persona të vdekur. Ka edhe familje komplet që janë mbytur. Ka edhe shumë të zhdukur. Për dëme materiale as që bëhet fjal me fol”, ka thënë ai.

NESER DITE ZIE, 15 DITE GJENDJE E JASHTEZAKONSHME
Ora 17:45- Mbi 25 të vdekur deri tani është bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Maqedoni, ku zonat më të goditura ishin rajoni i Hasanbegut, Stajkovcit dhe vendbanime përreth, duke përfshirë edhe zonën e autostradës të qarkores së Shkupit. Ndërkohë, po vazhdon operacioni i shpëtimit dhe pastrimit të zonës.

Uji i rrëmbyeshëm ka rrëzuar edhe mure, shtylla elektrike, por janë vërshuar edhe shkollat dhe objekte tjera. U përmbyt edhe zona e autostradës në rajonin e Stajkovcit, ku vërshimi i madh makina dhe kamionë përfunduan nëpër ara. Nesër do të jetë ditë zie. Ndërsa 15 dite do të jetë gjendje e jashtëzakonshme.

GRUEVSKI NDERPRET PUSHIMET
Ora 16:22- Vërshimet e fundit e kanë detyruar ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së që të ndërpres pushimet dhe të jetë më afër qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

“Kreu i VMRO-DPMNE-së ndërpret pushimet verore në Turqi dhe do të kthehet në shtëpi për të ndihmuar në ballafaqimin e pasojave të rënda të vërshimeve që goditën dje Maqedoninë si kur më parë. Parashiohet që menjëherë pas mbërritjes së Gruevskit në vend ai të drejtohet tek zonat më kritike të prekura nga përmbytjet dhe në terren drejtpërdrejtë të ndjek situatën”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga VMRO-DPMNE.

SHKON NE 25 NUMRI I VIKTIMAVE NE MAQEDONI, SHUMICA SHQIPTARE
16:12-Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që përfshinë rajonin e Shkupit një natë më parë. Alsat ka zbuluar listën e 13 viktimave të identifikuara deri tani nga policia.

Viktimat e identifikuara deri tani:
1. Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10
2. Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10
3. Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31
4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22
5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë
6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë
7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu
8. Zemrije Sinani e lindur në vitin 1985 me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”
9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka
10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka
11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova
12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu
13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë
14. Qazim Iseni i lindur në vitin 1933 nga Hasanbegu
15. Lubica Dimcevska i lindur në vitin 1935 nga fshati Creshevë
16. Sllavka Iliç e lindur në vitin 1956 me vendbanim në rrugën Sipo Cerrne numër 73
17. Tomislav Iliç i lindur në 1950
18. Mirko Mitkovski i lindur në vitin 1949 nga fshati Creshevë
19. Dostana Dimitrievska e lindur në vitin 1974 në rrugën Crnotravska, Tetovë
20. Ubavska Jovevska, e lindur në vitin 1965 fshati Stajkovc
21. Një fëmijë tetëvecjar

JOHANES HAHN: BE I GATSHËM TË NDIHMOJË MAQEDONINË
Ora 14:50- Brukseli zyrtar ka reaguar para Qeverisë së Maqedonisë pas përmbytjeve që goditën mbrëmë Shkupin dhe Tetovën.

Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Shkupit, komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka ngushëlluar familjet e të përmbyturve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale Hahn shkruan: “Ngushëllimet e mia për familjet e të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ju ndihmojë”.

KËSHILLTARI I AMBASADËS SË SHQIPËRISË: LAGJET SHQIPTARE MË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET
Ora 14:30- Këshilltari i ambasadës shqiptare në Maqedoni Maksim Sinemati në një lidhje telefonike për News24, konfirmoi numrin zyrtar të viktimave. Duke bërë një përmbledhje të gjithë situatës së përmbytjeve në Shkup dhe rrethina, Sinemati tha se lagjet e shqiptarëve janë më të prekurat.

“Ka disa banorë të zhdukur. Shifrat zyrtare flasin për 20 të vdekur nga përmbytjet. Shumë persona morën ndihmë mjekësore, ndërsa shumë banorë të tjerë mbetën të bllokuar në makina. Lagjet shqiptare, më të prekura nga përmbytjet”, tha Sinemati.

IVANOV AKTIVIZON USHTRINË PËR TU DAL NË NDIHMË QYTETARËVE PAS VËRSHIMEVE
Ora 13:40- Presidenti Gjorge Ivanov, ka dhënë urdhër për aktivizimin e ushtrisë dhe kë bërë thirrje për të vënë të gjitha kapacitetet e mundshme në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

Personat përgjegjës nga Ushtria në koordinim me shtabet të krizës tashmë janë në teren dhe në vendet që konsiderohen në momente më kritike dhe janë të përfshirë në mënyrë aktive në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar se nga moti i keq ka humbur jetën një grua por ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet kompetente.

MEDIAT E HUAJA PASQYROJNË VËRSHIMET E MBRËMSHME NË SHKUP
Reuters shkruan se përmbytjet e mbrëmshme në kryeqytetin e Shkupit kanë sjellë të vdekur, gjashtë janë akoma të zhdukur dhe 22 persona tjerë rezultojnë të plagosur.
Gazeta britanike Daily Mail shkruan shifrat e njëjta duke shtuar se reshjet e rrëmbyeshme janë ndalur mëngjesin e sotëm, por gjatë natës edhe qendra e Shkupit ka qenë e përmbytur. Shkurt dhe shkrime informative kanë pasur edhe mediat tjera prestigjioze si Washington Times, Associated Press.

Maqedoni: 21 të vdekur nga vërshimet – Kosova e gatshme të ndihmojë

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 21 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë dy vjeç.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Mitko Cavkov, tha policia dhe institucionet tjera të vendit me ekipet e tyre gjenden në terren, ku vazhdojnë kërkimet, duke kontrolluar çdo metër për gjetjen e viktimave.

“Mbetet që institucionet shtetërore, bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të aktivizohen masovisht, sepse gjatë ditëve të ardhshme na presin shumë sfida për sanimin e pasojave nga vërshimet”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme.

Nga 21 persona, 13 veçse janë identifikuar nga organet kompetente, ndërsa të tjerë janë në proces të identifikimit.

Demolli: Kosova e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë të gatshëm të dërgojnë ekipet e kërkim shpëtimit në Maqedoni, por që për këtë duhet të bëhet një kërkesë formale nga shteti i cili kërkon ndihmë.

Demolli ka bërë të ditur se deri më tani një kërkesë e tillë nuk ka ardhur nga autoritetet e Maqedonisë.

Ai ka shtuar se për të dërguar ekipet e FSK-së jashtë vendit kërkohet një procedurë e theksuar dhe vendimi duhet të merret nga presidenti i Kosovës.

“Ne shprehim gatishmërinë tonë si ministri e FSK-së të dërgojmë pjesëtarë të trupave tanë në vendin mik Maqedoninë, ku kemi një bashkëpunim të mirë në sferën e sigurisë. Për këtë dërgim kam biseduar edhe me kryeministrin, Isa Mustafa, që të dërgojmë ekipet tona, njësitet tona më të mira, në veçanti ekipin e përgatitur të kërkim shpëtimit me qëllim të gjetjes së personave të zhdukur”, ka theksuar Demolli.

Megjithatë, ministri Demolli ka sqaruar se para se të iniciohen procedura e brendshme për dërgimin e ekipeve të FSK-së në Maqedoni, “kërkohet që vendi që ka nevojë për ndihmë të dërgojë një kërkesë formale, qoftë nga ambasadori i Maqedonisë, qoftë nga ministri i mbrojtjes së Maqedonisë apo edhe nga kryeministri”.

Njëherësh, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli ka shprehur ngushëllimet për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë, si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore.

Viktima nga vërshimet në Shkup

Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar numrin e të vdekurve.

“22 janë të lënduar dhe ndodhen në Klinikën e Shkupit, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.

Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.

Kryetari i Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, tha se më të goditura janë lagjet dhe fshatrat e komunës së Gazibabës.

“Menjëherë u formua Shtabi i Krizës dhe filloi të veprojë në terren. U gjend mekanizmi i cili merret nga ndërmarrjet publike, të cilat u kyçën edhe nga kompanitë private. Dhjetë makineri ndërtimore dolën në terren. Njësiti i zjarrëfikësve doli me varka dhe automjete, me qëllim që sa më tepër njerëz të evakuohen dhe të shpëtohen sa më tepër njerëz dhe të mira materiale”, tha Trajanovski.

Ai tha se nuk ndjen përgjegjësi si kryetar i komunës së Shkupit për numrin e madh të viktimave në këtë rajon.

“Bëhet fjalë për një bombë uji…ajo që ndodhi mbrëmë, për më pak se 20 minuta…kishim të reshura mbi 90 litra në në një metër katrorë…ishte e pamundur të interevenohej…vëshimet bartën pjesë të shtëpive, automjete,… ne jemi në terren tërë kohën dhe bëjmë të pamundurën për të ndihmuar”, tha Trajanovski.

Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve në këtë pjesë të qyetit të Shkupit , kanë bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshime.

“Aq shumë ujë erdhi për pak minuta, mbi një metër, sepse shiu nxori jashtë kanalizimet. Ky kanalizim tërë kohën na bën probleme, por askush nga shteti nuk po ndërmer diçka”, rrëfen për Radion Evropa e Lirë, Destan Agushaj.

Burim Stavileci, të cilit i është përmbytur i tërë restoranti dhe kati i parë i shtëpisë, thotë se fëmijët ka arritur t’i shpëtojë, duke i ngjitur në katin e sipërm. E gjitha është shkatërruar dhe ka ndodhur brenda pak minutash.

“Erdhi uji për pesë sekonda, derisa unë i largova fëmijët nga kati i poshtëm në katin lart, kjo pjesa e poshtme u përmbyt me ujë…s’kishim kohë për të menduar çka të bëjmë, cka të shpëtojmë”, tregon Stavileci.

“Gjithmonë që ka të reshura shiu unë kam problem me ujin…[Gazetarja] Nga vjen uji? …Po del jashtë kanalizimit dhe tërë shtëpia mbushet me erë të keqe”, thotë ai.

Ndërkohë, Saiti, duke tregur plagët në gjymturë, thotë se ka qenë e pa mundur të ndihmojë fqinjët nga lëvizja e utomjeteve në rrugë, të cilët kanë qëndruar mbi ujë

“Kishte shumë vetura që i bartte uji, fqinjët kërkonin ndihmë, s’mund të afrohshim nga rryma e ujit që na barte mua me vëllaun, me ç’rrast morëm plagë në krahë”, thotë Saiti.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për në orën 16:30, ku supozohet se do te merret vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në pjesën e Tetovës dhe në rajonin e Shkupit , si rajone më të prekura nga vërshimet e mbrëmshme.

Nga Enti Hidrometeorologjik edhe për ditën e sotme parashohin mot të ligë, me shira të rrëmbyeshëm.

Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë me njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje .

“Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar”, thuhet në një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë, si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore. (REL)

FALEMINDERIT, PRESIDENTI YNË! – Fotoreportazh nga Ramiz LUSHAJ

Presidenti  Bujar Nishani, në një kohë të shkurtër ka prekur realitetet e ndjeshme historike-shpirtërore në Veri dhe në Jug, gjithkahit në shtete e vise shqiptare, duke shpalosur mjaft mirë dimensionin e tij njerëzor, intelektual dhe atë të të gjithë shqiptarëve.
 
 
Presidenti ynë, tashti së fundit, ishte dhe në krahinën etno-historike e turistike të Plavë-Gucisë, në Manifestimin tradicional kombëtar “Mirësevini në Alpet Shqiptare”, në Vuthaj – 1 gusht 2016, dhe në përmbyllje të të parit Festival Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon”, të organizuar më 29 korrik- 1 gusht 2016 në Plavë-Guci.
Ishte hera e parë që në këtë vend me bukuri e madhështi natyre e historie vinte nji President Shqiptar. E, ky, ishte: i Yni, Bujar Nishani.
 
Ky rast, ky fakt, kjo vizitë, mesazhet e Tij presidenciale, ri-dëshmojnë qartë se Presidenti Nishani i ka dhanë një ndjeshmëri të re institucionit të përfaqësimit të të gjithë shqiptarëve.
 
Realisht, Presidenti Nishani demonstroi praktikën ma racionale të kulturave dhe udhëheqësve modern, shpirtin praktik amerikan, të angazhimit social-historik e politik mbi faktet…
 
Presidenti Nishani duke nderuar njerëzisht, intelektualisht, institucionalisht traditën më të mirë të njerëzve të Alpeve Shqiptare, siç ishte Takimi Kombëtar në Vuthaj e Plavë-Guci, Ai solli në vemendjen e klasës politike, qeveritarëve, intelektualëve,historianëve, të sotmes e të ardhmes, nji këshillë: Atdheu nuk ç’bëhet…!
 
Faleminderit, zoti President!
1-Nishani1-600x356prsf2prsf4

Maqedoni: Së paku 15 të vdekur nga vërshimet, dhjetëra të lënduar

Shkupi

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 15 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

“Deri tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre . Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë.

Mësohet se viktimat e goditura nga vërshimet, si pasojë e motit të ligë, janë nga lagja Hasanbeg e Shkupit dhe fshatrat e rrethinës së Shkupit; Harqinë dhe Stajkovc.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.

Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.

“Këtu është më kritike, duke pasur parasysh nga lagjia “Crna Gora” përmes Buliçanit erdhi sasi e madhe e ujit dhe është shpërndarë në Hasanbeg, dhe më pas ka shkuar në Inxhikovë.”

“Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit dhe kompanitë private janë të përfshira me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden.”

“Qëllimi ynë është për të thyer rreth-rrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës…shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”, ka deklaruar për mediet kryetari i qytetit të Shkupit, KoceTrajanovsnki, pasi ka vizituar pjesët e goditura nga vërshimet.

Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve ka bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshimet. (REL)

Nxirren viktimat e para nga përmbytjet në fshatin Hasanbeg të Maqedonisë

Pas rreshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, fshati i Hasanbegut pësoi më së shumti. Si pasojë e rreshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz.

Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Terezë”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para.

Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonsië kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm.

Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi.

Jozyrtarisht thuhet se janë mbi pesë viktima./tetovasot./

Më shumë se 800 vetëtima goditën mbrëmë Shkupin

Më shumë se 800 vetëtima janë regjistruar mbrëmë mbi Shkup, njoftoi internet faqja meteorologjike Meteopro.

Rajoni i Shkupit u përfshi nga moti më i keq gjatë vitit, por edhe gjatë dekadave të fundit. Reshjet intensive kanë vijuar me erë të fortë dhe se për disa orë nuk është ndaluar shiu. Erëra të forta dhe bieshi intenziv pa pushim për rreth dy orë. Shirat e rrëmbyeshëm që kanë kapluar Maqedoninë Veriperëndimore kanë ndalur rrymën në shumë vendbanime, njofton zhurnal.

Nga EVN thonë se po punojnë që gjendjen nën kontroll. Sipas tyre rrymë nuk ka në disa vendbanime të Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit.

Kroacia feston pavarësinë, tensione fjalësh me Serbinë

Kroacia po feston sot përvjetorin e pavarësisë, derisa serbët “po mbajnë zi” për shkak të raporteve me vendet fqinje të ish Republikës Jugosllave.

Kryeministri serb i ka shkruar këtë jave Bashkimit Evropian në shenjë proteste kundër asaj që e quan “politika anti-serbe në Kroaci”.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë i ktheu përgjigje duke i thënë “Ne nuk lejojmë që askush të flas për Kroacinë në këtë mënyrë”.

Tensionet u ngritën më shumë kur Kroacia zbuloi monumentin e personit që vrau ambasadorin e Jugosllavisë në Suedi, në vitin 1970.

“Kjo është ditë e dhimbshme”, tha kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në një tubim.

Ai deklaroi se Serbia ka protestuar ndaj BE-së, për t’i bërë kroatët t’ju vije turp nga gjaku serb në duart e tyre, gjatë spastrimit etnik më 1995″, si referencë e ngjarjeve të luftërave në Ballkan.

Pas deklarimit të pavarësisë nga ana e Kroacisë në vitin 1991, serbët e mbështetur nga Beogradi, kishin rrethuar një të tretën e territorit kroat duke vrarë popullatën kroate.

Zagrebi riktheu territorin e rrethuar në gusht të vitit 1995.

Kerry do të vizitojë Turqinë pas dështimit për grushtshtet

Sekretari i Shtetit në SHBA, John Kerry, pritet të arrijë në Turqi në fund të këtij muaji, deklaroi ministri i jashtëm turk, për të diskutuar rreth mundësisë së ektradimit të klerikut mysliman, Fetullah Gulen, i cili akuzohet për tentim të grusht shtetit në korrik.

Qeveria turke ka shprehur zemërim ndaj aleatëve ndërkombëtarë pas ngjarjes në Turqi, duke insistuar kështu në ekstradimin e klerikut Gulen, me bazë në SHBA.

Turqia akuzon Gulenin, ish aleat i presidentit turk Erdogan, që jeton ne Pensilvania, për organizim të grusht shtetit në korrik në Turqi. Po ashtu, ai akuzohet edhe për lëvizjen e tij që drejton organizata humanitare, shkolla, biznese në mbarë botën.

Fetullah Gulen ka kundërshtuar përfshirjen në tentimin për grusht shtet, që i la më shumë se 270 të vrarë.

Uashingtoni zyrtar ka kërkuar që të dërgohen prova për përfshirjen e Gulenit në organizimin e grusht shtetit.

Turqia të enjten ka lëshuar një flet-arrest formal ndaj Gulenit.

MOS NA VDEKTË FJALA, O NIKOLLË CAMAJ! – Nga Ramiz LUSHAJ

 

Z. Nikollë CAMAJ, e çmoj lart Fjalën Tuaj të mbajtur në Manifestimin Tradicional “Alpet Shqiptare” më 1 gusht 2016 në Vuthaj të Plavë-Gucisë. “Pushkë Hoti” ishte Fjala e Juaj.
Burrat e ditur si Ju, veprimtarët dinjitarë si Ju, nuk kanë çka bajnë ma shumë përveçse mos me na vdek Fjala për Kombin tonë të cunguem në pandalshmëri, për mbrojtjen e të Drejtave e Lirive Themelore të shkelura në përditshmëri, në gjithanshmëri e në skajshmëri nga shteti malazez , etj.
Ju po jeni nji tribunal atdhetar kombëtar ma shumë se partiak, ma tepër se mësues, ma mirë se qytetar, ma qartë se euro-atlantik. Më pëlqeu Vërejtja Jote e thuktë e publike që i adresuat Presidentit të Repuiblikës së Shqipërisë për dekorimin e gafuar të Kryeministrit aktual të Malit të Zi me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, ndërkohë që ende në të voglin shtet shoven malazez ka probleme të mëdha antidemokrtaike e antishqiptare, pasi ende nuk po lejohet me u mbajt zyrtarisht Flamuri Kombëtar Shqiptar e shqiptarët etnik ende denohen me burgim mesjetar për valëvitjen e Tij, etj. etj. Edhe mue m’u ka duktë sikur Sulltan Abdyl Hamidi po dekoronte Krajl Nikollen e Malit të Zi.
Gjithsesi, unë ndjehem me merak për hapat e tu në Kombëtari, për Jetën tande në Tuz, për Fjalen tande në zenit, pasi ende Moraça e Limi kullojnë gjak dhe Podgorica e tashtit e Cetina e çdo kohe prodhojnë pabesi. Na kie me veti…
Mendoj se ka ardhë Koha që Partia jote të mos mundet të drejtoj Ty , por ndryshe: Ju të drejtoni Partinë Tuaj, Partinë Lidhja Demokratike, ma e vjetra parti shqiptare në Malin e Zi, etj.
Mos t’u ndaltë Hapi Shqiptar e mos të vdektë Fjala Kombëtare në oda e kuvende, në tribuna e media, o Nikollë Camaj, malësor klasik e modern, i ndritshmi mendtar e prijtar euro-atlantik, nji nga tribunalët e kohës e tokës panshqiptare!
Mos na vdektë Fjala e rroftë Kombi Ynë Shqiptar, o Nikollë Camaj!
Tiranë, 4 gusht 2016

Arrestohet malazezi në Nikshiq për krimet e luftës në Kosovë

Ilustrim – Policia malazeze

Prokuroria speciale e Malit të Zi, me gjasë ka arrestuar një shtetas malazez, Vlada Zmajeviq, 47 vjeçar nga Nikshiqi, me dyshimin se ‘ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë në vitin 1999”, shkruan e përditshmja malazeze “Vjesti”.

Prokuroria Speciale ende nuk e ka vërtetuar këtë informacion.

Sipas të përditshmes Vjesti, Zmajeviq u arrestua të enjten në mëngjes nga pjesëtarët e njësisë së policisë special të prokurorisë.

Në njoftim thuhet se Zmajeviq është shtetas malazez dhe në Kosovë ka luftuar si vullnetar.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, i tha Radios Evropa e Lirë se Vlado Zmajeviq ishte i pari në listë për krimet në Zhegër të Gjilanit.

Në bazë të hulumtimeve gjatë vitit 2000, Fondi ka dokumentuar se në këtë krim janë vrarë gjashtë persona më 29 dhe 30 mars 1999.

“Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, më 29 mars 1999, tetë autobusë, sipas të gjitha gjasave, me vullnetarë të Ushtrisë Jugosllave, kanë arritur në fshat dhe kanë vrarë gjashtë persona. Natyrisht, të gjithë civilë të përkatësisë shqiptare, në mesin e të cilëve edhe pleq dhe gra.”

“Në bazë të asaj që ne posedojmë bëhet fjalë për dy gra dhe katër burra. Banorët e fshatit nuk i kanë njohur kryesit e veprës, por kanë qenë në gjendje të përshkruajnë pamjen, uniformat, megjithëse nuk i kanë njohur ato fytyra”, tha Blakaj.

Sipas tij, “duket se Sekretariati i punëve të brendshme në Gjilan ka dorëzuar aktpadi ndaj shtatë personave në prokurorinë ushtarake për këtë krim, kurse i pari në listë ka qenë Vlado Zmajeviq”, tha Blakaj për Radion Evropa e Lirë.

Kërcënohen me vdekje tre deputetë shqiptarë në Mal të Zi

Deputetët e Partisë Demokratike Socialiste (DPS) në Parlamentin malazez, Nikollë Gegaj, Halil Dukoviç dhe Ljubo Shkrelja u bënë cak i sulmeve serioze në rrjetet sociale. Ata janë kërcënuar me vdekje pasi në Parlament nuk kanë përkrahur propozimin e partive kombëtare shqiptare për organizimin e ri territorial të Malit të Zi sipas të cilit rajoni i Malësisë me qendrën Tuzi do të shndërroheshin në komunë të veçantë.

Në profilin e Facebook-ut, Malësia-Tuzi, bashkangjitur fotografive të tre deputetëve me litar rreth qafe është publikuar edhe një “lajmërim për të vdekur” në gjuhën shqipe në të cilin thuhet se “tre deputetët kanë vdekur tragjikisht dhe se ata janë armiqtë dhe tradhtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar” dhe se duhet vrarë.

Parlamenti i Malit të Zi refuzoi javën e kaluar miratimin e ndryshimeve në ligjin për ndarje territoriale propozues të së cilës janë partitë shqiptare të cilat kishin propozuar që komuna urbane Tuzi të fitojë status fuqiplotë të komunës.

Komuna e qytetit të Tuzit, pranë Podgoricës, është e banuar kryesisht me shqiptarë.

Iniciativa për komunë autonome ekziston një kohë të gjatë.

Kërcënimet në adresë të deputetëve të DPS-së, i dënoi sot kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç.

Edhe Partia Demokratike e Socialistëve ka dënuar kërcënimet përmes rrjeteve sociale.

Siç thanë ata, insistojnë që institucionet kompetente shtetërore, në radhë të parë policia dhe prokuroria, sa më shpejt të jetë e mundur të marrin të gjitha veprimet që kanë në kompetencë për të zbuluar se kush qëndron prapa kërcënimeve të rrezikshme dhe të sigurojnë paqe dhe qetësi për deputetët e kërcënuar dhe familjet e tyre.aa

Tensionet Kroaci-Serbi përshkallëzohen në luftë diplomatike

Voal – Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë acaruar gjatë ditëve të fundit dhe janë shoqëruar me shkëmbime notash proteste dhe deklaratash të ashpra nga politikanët nga të dy vendeve.

Kriza e fundit diplomatike është shkaktuar nga çështjet e brendshme politike në të dy vendet – edhe nga fakti se të dy vendet udhëhiqen nga konservatorë ose politikanë nacionalistë, thanë ekspertët.

Tensioni pritet të përshkallëzohet edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme ndërsa Kroacia po përgatitet të shënojë përvjetorin e Operacionit Stuhia të vitit 1995 më 5 gusht, duke shënuar ditën kur Ushtria Kroate shtypi një revoltë serbe në rajonin jugperëndimor të Krajinës.

Ky operacion, i cili në Kroaci festohet ndërsa në Serbi është ditë zie, ka qenë një arsye tensionesh të mëdha etnike dhe mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për vite me radhë.

“Ne kemi një proces rikthimi nacionalizmi në të dyja anët. Të dyja anët po “kujdesen” për traditat antifashiste,” tha Zoran Gavriloviç, drejtori i Byrosë për Hulumtim Sociale në Beograd për BIRN të premten.

Lufta e fundit diplomatike u parapri nga muaj të tërë presione, që Kroacia i bëri Serbisë për të ndryshuar ose shfuqizuar ligjin e saj ekzistues që i jep autoriteteve serbe juridiksion për të ndjekur penalisht shtetasit e tjerë në lidhje me krimet e kryera gjatë luftërave në vitet 1990. Për vite me radhë, ky ligj ishte një pikë mosmarrëveshjeje në të gjithë rajonin.

Tensionet u përshkallëzuan shpejt pas armëpushimit

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeministri i Serbisë në detyrë Aleksandër Vuçiç fillimisht u përpoqën të qetësonin tensionet duke nënshkruar një marrëveshje që synon përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në fund të qershorit.

Marrëveshja synonte që të rriste mbrojtjen e pakicave të njëri-tjetrit, të përcaktonte kufijtë shtetërorë mes dy vendeve dhe që të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme që rëndojnë në marrëdhënien e tyre të sikletshme.

Por këto marrëdhënie pësuan një goditje të re pasi BE-ja më 18 korrik hapi zyrtarisht negociatat për Kapitujt 23 dhe 24 me Serbinë, pas të cilës zyrtarët kroatë theksuan përsëri se ligji kontroversial do të duhej të bllokohej.

“Serbia e ka për detyrim të ndryshojë ligjin për krimet e luftës. Kjo lind nga kriteret e BE-së dhe, nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet BE-së, ligji do të duhet të shfuqizohet,” tha më 21 korrik ministri i jashtëm kroat, në qeverinë aktuale “teknike”, Miro Kovaç.

Kovaç pohoi se autoritetet serbe ishin të vetëdijshme se ato duhet ta ndryshojnë ligjin, por “po aktronin para publikut të tyre dhe thonë se s’duan ta bëjnë këtë gjë”.

Kovaç paralajmëroi se nëse Serbia do të dërgojë padi të reja për krime lufte të kryera nga veteranët e luftës kroate, “kjo do të pasohet nga masa shumë më të ashpra nga ana e Kroacisë”.

Këto marrëdhënie tashmë të tensionuara u përkeqësuan më tej më 27 korrik, pasi një grup nacionalistësh kroatë ndërprenë një tubim antifashist me rastin e një përvjetori në Srb, një fshat i largët në jug të Kroacisë, gjë e cila u kritikua ashpër nga Serbia.

Situata u përkeqësua edhe më tej pasi gjykatat kroate më 26 korrik anuluan vendimin e dhënë nga gjykatat komuniste jugosllave në vitin 1946 që dënonin kardinalin katolik kroat Stepinaç të Zagrebit për bashkëpunim. (Stepinaç kishte përkrahur,krijimin e NDH-së në vitin 1941.)

Më 28 korrik, gjykatat kroate urdhëruan gjithashtu një rigjykim të Branimir Glavasit, një ish-zyrtar gjeneral i Ushtrisë Kroate të shpallur fajtor në vitin 2009 për torturim dhe vrasje të civilëve serbë në qytetin e Osijekut në vitin 1991. Ai ishte dënuar me dhjetë vjet burg.

Shkëmbim notash të hidhura diplomatike

Të dy vendet më pas shkëmbyen disa nota diplomatike proteste më 26, 28 dhe 29 korrik.

Pasi mori një notë proteste nga Serbia të martën në lidhje çështjen e kardinalit Stepinaç, ministri i jashtëm i Kroacisë të mërkurën e akuzoi Serbinë se po përpiqej ta destabilizonte atë.

“Është një përpjekje e vogël për të destabilizuar Kroacinë në një periudhë të ndjeshme pas shpërbërjes së parlamentit dhe para kremtimit të Operacionit “Stuhia” Kjo është një recetë nga vitet 1990, që të kujton presidentin serb të kohës së luftës Sllobodan Millosheviç dhe agresionin për një Serbi të Madhe,” tha Kovaç.

Kovaç i kërkoi Serbisë të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme kroate, duke e quajtur notën e protestës në lidhje me Stepinaçin “një histori e trilluar” dhe shtoi se kardinali ishte “një viktimë e qartë e regjimit komunist”.

Megjithatë, Serbia refuzoi të tërhiqej pas. Duke reaguar me zemërim për rrëzimin e vendimit për Glavasin, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç më 28 korrik tha se pozicioni i serbëve në Kroaci, si edhe i të gjithë serbëve në perëndim të lumit Drina (në Bosnjë dhe në Kroaci) po përkeqësohet nga dita në ditë.

“Detyra jonë është të marrim vendime me përgjegjësi dhe në mënyrë racionale, jo të tregojmë diku tjetër atë lloj urrejtje që ndiejmë. Duhet të veprojmë me përgjegjësi, seriozitet dhe qetësi,” tha Vuçiç, duke shtuar se ai nuk mund ta kuptonte arsyen për vendimet për Glavasin dhe Stepinaçin.

Ndërkohë ambasadorja serbe në Kroaci, Mira Nikoliç, refuzoi të pranonte një nga notat diplomatike kroate të enjte, për shkak se ajo tha se ishin “komente të pavenda”.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se ambasadorja u desh ta refuzonte ta pranonte notën sepse ajo ofendonte edhe të gjithë Serbinë.

“Ne do të vazhdojmë me politikën tonë të fqinjësisë së mirë, por do të mbrojmë interesat tona,” tha Daçiç në një konferencë të improvizuar për shtyp të enjten në mbrëmje.

“Ne besojmë se kjo është një vazhdimësi e qartë e politikës kroate, e cila shkon drejt rehabilitimit jo vetëm të NDH-së, por edhe të kriminelëve nga lufta e fundit (në vitet 1990).

“Me këtë rast, si edhe për incidentet në Srb dhe shumë incidente të tjera që përshkallëzuan në Kroaci gjatë kohëve të fundit, ne i kemi dërguar një notë proteste Kroacisë,” tha Daçiç.

Në notën e saj më të fundit të protestës të premten, ministri i jashtëm kroat i bëri thirrje zyrtarëve serbë “të mos përdorin fjalorin e sistemit të dështuar komunist jugosllav dhe të politikës agresive për një Serbi të Madhe nga vitet 1990 që ishte ushtarake dhe moralisht e mposhtur”.

Analisti politik kroat Zarko Puhovski tha për BIRN të premten se shkëmbimi i mesazheve të zemëruara nga të dyja palët reflektonte faktin se asnjë nga palët “nuk e kupton realitetin.”

“Realiteti është se Kroacia (si një anëtare e BE-së) është institucionalisht më superiore se ka qenë ndonjëherë më parë,” tha ai.

“Kroacia nuk e kupton këtë dhe nuk di si të sillet dhe të mos reagojë ndaj provokimeve, ndërsa Serbia thjesht nuk mund ta durojë dot faktin që Kroacia është superiore dhe thjesht e provokon atë.”

Puhovski e përfundoi duke thënë se kjo zënkë nuk kishte aspak lidhje me fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator në Kroaci, duke shpjeguar atë më shumë si “një fenomen që ekziston prej kohësh që do të vazhdojë të ekzistojë” edhe pasi zgjedhjet të kenë mbaruar.

Gavriloviç në Beograd i shikon ndryshe gjërat. “Të dy shtetet nuk arritën t’i pastronin shoqëritë e tyre nga fashizmi. Ka “fashistizim” të shoqërisë si në Serbi ashtu edhe në Kroaci,” tha ai.

“Megjithatë, nuk mendoj se kjo gjë në Serbi është po aq brutale sa është në Kroaci,” përfundoi ai./ BIRN

“Ballkani sërish fuçi baruti”, serbët: Shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët bashkë kundër nesh!

Voal – E përditshmja më e madhe serbe “Blic” sot ka dalë me një ballinë nxitëse për luftëra të reja në Ballkan.

Ballina me titull “Ballkani sërish fuci baruti”, portretizon liderët ballkanikë duke u nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, etj.

Në tekstin me mbititull “Në rajon sërish përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegoviq, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb, Vojisllav Sheshel, kryetari i SPS-it, Ivica Daçiç, ish komandanti boshnjak, Naser Oriç dhe ish gjeneral majori kroat, Branimir Glavash.

“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës qe një kohë të gjatë nuk kanë qenë në nivel me të ulët. Daçiç: Deklarimet e Kroacisë ngjasojnë me ato të vitit 1940. Ministri kroat Kovaç: Propaganda e Serbisë të kujton vitet e 90-ta të agresionit të Millosheviçit”, është nëntitulli i gazetës serbe.

Deklarata e presidentit kosovar nuk është përfshirë, por ka të bëjë me përmendjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë, raporton Lajmi.

Kohëve të fundit në Serbi përmendet gjithnjë e më shumë se “Blic” ka rënë në “duart” e kryeministrit Alekandar Vuçiç, prandaj një tekst i tillë shihet edhe si përçim i mesazhit të Vuçiçit.

Daçiçi: Nuk i ndryshojmë ligjet për shkak të Tribunalit të Hagës

Ivica Daçiçi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se Serbia nuk do t’i ndryshoj ligjet sepse këtë e kërkon Tribunali i Hagës.

“Siç e dimë të gjithë, ligjet i miraton Kuvendi i Serbisë me propozimin e qeverisë ose të deputetëve”, tha Daçiq, dhe ka shtuar se “sa e di unë, Tribunali i Hagës nuk mund të propozoj ligj”.

Ai mëtutje ka theksuar se ligji për juridiksion është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i ratifikuar në Serbi, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Tribunali i Hagës ka kërkuar dorëzimin e tre anëtarëve të Partisë Progresiste Serbe dhe ka theksuar se nëse sipas ligjeve të Serbisë ata nuk mund të ekstradohen, ligji duhet të ndyrshoj, në mënyrë që Serbia t’i plotësoj obligimet e veta ndërkombëtare.

Serbia proteston kundër shtatores së Bareshiqit në Kroaci

Shtatorja e Miro Bareshiqit në fshatin Drage në Kraoci

Serbia ka protestuar fuqishëm kundër një shtatoreje të një luftëtari ultranacionalist për pavarësi në Kroaci, i cili e kishte vrarë ambasadorin e ish-Jugosllavisë në Stokholm të Suedisë, në vitin 1971.

Ministria e jashtme e Serbisë dje ka kërkuar largimin e shtatores së personit, Miro Bareshiq, që është përuruar pardje në fshatin bregdetar kroat, Drage.

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores kanë marrë pjesë anëtarë të qeverisë së Kroacisë dhe personalitete të njohura publike.

Miro Bareshiq ishte mbështetës i ustashëve, që kishin formuar një regjim kukull nazist, dhe kishte zhvilluar fushatë dhe luftë për pavarësinë e Kroacisë nga Jugosllavia.

Ai e ka vrarë ambasadorin, Vlladimir Rolloviq, në Ambasadën e atëhershme të Jugosllavisë në Stokholm dhe ishte dënuar me burg të përjetshëm në Suedi.

Në vitin 1991, Bareshiq ishte liruar nga burgu dhe ishte kthyer në Kroaci, ku ishte vrarë gjatë luftës kundër forcave serbe.

Ky person në Serbi konsiderohet terrorist, ndërsa në mesin e shumë kroatëve ai shihet si hero, për shkak të përkushtimit të tij për pavarësinë e Kroacisë.

Puçi i kushton 90 miliardë euro ekonomisë turke

Grusht shteti i dështuar në Turqi i ka kushtuar ekonomisë së vendit me 300 miliardë lira apo 90 miliardë euro, njofton ministria turke e tregtisë.

Ministri për Doganat dhe Tregti, Bulent Tufenkci, është cituar nga gazeta “Hurriyet” duke thënë se kjo kosto mund të shkojë edhe më lart, por ai megjithatë vlerëson se fundamentet e ekonomisë turke janë solide.

“Aeroplanet luftarak, helikopterët, armatimi, bombat, ndërtesat: të gjitha kanë kushtuar 300 milionë lira. Ndoshta edhe jam duke e zvogëluar këtë shumë”, ka thënë ai duke iu referuar shkatërrimeve të shkaktuara gjatë natës së grusht shtetit.

“Puçistët kanë bërë që Turqia të duket si vend i botës së tretë”, ka thënë ai me zemërim.


Send this to a friend