VOAL

VOAL

Prishtinë – Përundon për sot protesta e opozitës

Ka përfunduar protesta e opozitës për sot por ajo do të vazhdojë. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi në një prononcim për KTV’në ka thënë se për sot ka përfunduar por që do të vazhdojnë më tutje.

“Ka një gatishmëri të Qeverisë që shtetin ta kthejë në një shtet policor”, tha Krasniqi, duke komentuar për protestën e organizuar sot.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se ata do të dalin përsëri nesër në ora 11:00.

Eskalimi i situatës ka ardhur pas arrestimit dhe masës së paraburgimit të deputetes Donika Kada Bujupi

Prishtinë – Pas vendimit për ta mbajtur në burg deputeten Donika Kada Bujupi, përshkallëzohet situata

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Donika Kadaj-Bujupi të mbetet në paraburgim për 30 ditë. Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës Arianit Koci.

“Gjykata ka marrë vendimin, është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Mendoj se vendimi është i pa drejt jo proporcional dhe unë do të ushtrojë ankesë në këtë vendim,” tha Koci.

Aktualisht në sheshin “Nëna Terezë” është duke u zhvilluar një protestë ku policia është duke përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve të cilët e kundërshtojnë ketë vendim të gjykatës.

Forcat e policisë arrestuan të mërkurën në mëngjes deputeten e parlamentit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi.

Arrestimi i saj pasoi njoftimet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest për katër deputetë të parlamentit, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputeten Kadaj-Bujupi.

Deputetët e opozitës disa herë radhazi kanë hedhur gaz lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës dhe kanë pamundësuar mbajtjen e seancave.

Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të aktivistëve të partive politike opozitare: Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, të cilët ishin të mbledhur para Qeverisë së Kosovës në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe liderët e partive politike opozitare Visar Ymeri, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe deputeti Albin Kurti i cili është duke u kërkuar nga policia për arrestim.

Protestuesit të cilët ishin mbledhur para institucioneve për të kundërshtuar arrestimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi, pasi kanë kuptuar se për të është kërkuar nga prokuroria masa e paraburgimit prej 30 ditësh, kanë nisur të hedhin koktej-molotovi, ngjyrë dhe gurë në drejtim të policisë dhe institucioneve të Kosovës.

Avokati i deputetes Bujupi, Arianit Koci tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka bazë ligjore që deputetja të mbahet në paraburgim”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet e saj, deri në orën 14:15, kanë arrestuar 13 protestues si dhe ka konfiskuar një çantë të dyshuar e mbushur me koktej molotovi.

Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se policia po vazhdon me ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Protesta në disa lokacione është ende duke vazhduar në një numër të vogël. Si pasojë e gjithë kësaj dhune të shprehur nga ana e protestuesve deri në këto momente kemi informacione se tre zyrtarë policorë janë të lënduar”, tha Kelani.

Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se trajtim mjekësor në këtë qendër kanë kërkuar dy pjesëtarë të Policisë se Kosovës dhe dy kalimtarë të rastit.

“Ata janë në trajtim mjekësor dhe bëhet fjalë për një gjendje të mirë shëndetësore, që konsiderohet jashtë rrezikut për jetë”, tha Lenjani.

Forcat e policisë arrestuan të mërkurën në mëngjes deputeten e parlamentit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi.

Arrestimi i saj pasoi njoftimet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest për katër deputetë të parlamentit, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputeten Kadaj-Bujupi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar lirimin e deputetes Kadaj-Bujupi ndërsa u bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që “të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhrat e politikës së të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se “AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve. Asociacionin dhe Demarkacionin, përkunder shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Kurse në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar se banesa e Albin Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga Policia e Kosovës në mëngjes.

“Policia po i përgjigjet urdhërave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë. Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti.

Partitë opozitare për gati dy muaj po pamundësojnë mbajtjen e seancave të parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht, me të cilat marrëveshje thuhet se komunave me shumicë serbe u ofrohet një shkallë e gjerë autonomie si dhe marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës disa herë radhazi kanë hedhur gaz lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës dhe kanë pamundësuar mbajtjen e seancave.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka bërë thirrje opozitës që të tregojë respekt për institucionet e popullit të Kosovës, si dhe të përmbahet nga dhuna që kërcënon sigurinë e njerëzve dhe funksionimin normal të shkollave dhe shërbimeve publike.

Deklarata pason përleshjet e sotme në Prishtinë, midis policisë dhe protestuesve, të cilët janë mbledhur pas arrestimit të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi.

Kjo e fundit është arrestuar si pasojë e veprimeve të opozitës për bllokimin e Kuvendit.
Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Krasniqi: Nisma tërhiqet nga protesta nëse ka dhunë

Voal – Duke qenë se është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Krasniqi ka paralajmëruar se mund të tërhiqen nga protesta e 28 nëntorit nëse do të ketë shenja dhune.

Ai në Rubikon ka thënë se ne si Nismë do të protestojnë dhe do të kërkojnë që ato të jenë të qeta në të kundërtën nuk do ti përkrahin.

“Ne do të tërhiqemi nga protesta nëse përdoret dhuna, ne thjeshtë nuk do të përkrahim asnjë formë të dhunës dhe nëse me 28 nëntor shohim se ka vetëm një sekuencë dhune, ne do të tërhiqemi. Thjesht ne nuk duam të kacafytemi me policin tonë”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka paralajmëruar se tri partitë opozitar do të kandidojnë si një subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse këto parti që janë bashkuar për të mbrojtur një çështje nacional atëherë nuk do të kishte kuptim të kandidojnë të ndara. Unë besoj se do të jemi në një listë të përbashkët dhe kjo mbete të bëhet e ditur në vazhdim ose pasi të shpallën zgjedhjet”, tha ai.

LDK: Sulmet në Kuvend kishin qëllim të lëndonin kryeministrin

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e dhunshme të opozitës në Kuvend kishin si qëllim kryesor lëndimin e liderit të kësaj partie dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një komunikate, LDK “dënon ashpër aktet e dhunës dhe sulmet e njëpasnjëshme të kryera nga deputetët e partive opozitare, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, të cilat, vlerësohet se kanë vënë në rrezik jetën e deputetëve, anëtarëve të Qeverisë, përfaqësuesve diplomatikë dhe punonjësve të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Aktet e ulëta, të karakterizuara nga përdorimi i mjeteve helmuesve, si sprej dhe gaz lotsjellës, siç deklaruan vetë kryesit e këtyre veprimeve të tmerrshme, kishin për cak kryesor të lëndojnë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se aktet e tilla të opozitës janë veprime kriminale, të cilat nuk duhet të tolerohen më tutje nga organet kompetente.

Mbreti Abdullah në Prishtinë: Jemi para Luftës së Tretë Botërore

Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i dytë dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga diskutuan në Prishtinë për rreziqet nga ekstremizmi

Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë, tha të martën në Kosovë se bota është në prag të luftës së tretë botërore kundër njerëzimit.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilën e takoi në kuadër të një turneu të planifikuar më herët, gjatë të cilit ai do të qëndrojë edhe në Austri dhe në Spanjë.

Të dy ata shprehën tronditjen e tyre me sulmet e javës së kaluar në Paris, duke e cilësuar atë si sulm ndaj vlerave dhe lirive.

Këto sulme, tha mbreti Abdullah, tregojnë se ligësia e terrorizmit mund të godasë kudo dhe kurdo. Grupet si Shteti Islamik e shfaqin veten çdo ditë si egërsira  të jashtëligjshme të religjionit, të zhveshur nga humanizmi dhe që nuk respektojnë asnjë ligj dhe asnjë kufi.

“Jemi pak para luftës së tretë botërore kundër njerëzimit. Kjo na bashkon të gjithëve, kjo është luftë, siç e kam thënë shpesh, brenda islamit dhe, fatkeqësisht, mbi 100 mijë myslimanë janë vrarë vetëm në dy vitet e fundit nga Shteti Islamik dhe kjo nuk përfshin mizoritë e kryera nga  grupet e ngjashme në Afrikë dhe në Azi”, tha mbreti Abdullah duke nënvizuar se kjo është arsyeja për një reagim gjithëpërfshirës.

Presidentja Jahjaga tha se mposhtja e rrjeteve terroriste është sfidë që duhet të kundërshtohet  nga të gjithë dhe se duhet përkuhstuar vëmendjen dhe të gjitha burimet për t’i shkatërruar dhe mposhtur ato.

“Kosova do të vazhdojë ta dëshmojë këtë përcaktim këtu. Nuk do të jemi strehimore e as rrugë kalimtare për këto elemente dhe do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë për ta adresuar këtë çështje”, tha presidentja Jahjaga.

Mbreti Abdullah duke theksuar mbështetjen e Jordanisë për Kosovën, tha se Kosova pasqyron vlerat më të mira të tolerancës dhe bashkëjetesës dhe të se ato janë vlerat që duhet të ndërtohen për t’ju kundërvënë barbarizmit që ndodhi javën e kaluar në Paris.

Fletarreste Albin Kurtit Albulena Haxhiut, Donika Kada-Bujupit dhe Faton Topallit

Policia ka provuar të arrestojë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, derisa ai po e lëshonte ndërtesën e Kuvendit – gjë që ka çuar deri te konfrontimi fizik midis deputetëve opozitarë dhe policisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarreste ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kada-Bujupit dhe Faton Topallit, njoftojnë mediat vendore.

Lajmin nuk e kanë konfirmuar edhe burimet zyrtare, por vetëm kanë rikujtuar se ndaj deputetëve në fjalë janë zhvilluar hetime për më gjatë se një muaj, për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend dhe gjësendeve tjera të ndaluara.

Edhe partitë opozitare, gjatë paradites, kanë konfirmuar se policia ka provuar të arrestojë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, derisa ai po e lëshonte ndërtesën e Kuvendit – gjë që ka çuar deri te konfrontimi fizik midis deputetëve opozitarë dhe policisë.

Herën e fundit kur policia ka ndaluar Kurtin, përkrahësit e opozitës kanë sulmuar stacionin policor, duke shkaktuar dëme dhe përleshje me policinë.

Miratohet projektbuxheti në një seancë kaotike brenda e jashtë Kuvendit

Mes përplasjesh e tensionesh të shumta dhe pa opozitën, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2016.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, është ndërprerë ende pa filluar, pasi që deputetët opozitar kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në sallë.

Ndërpritet seanca me gaz lotsjellës

Madje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka provuar që të kalojë përmes sigurimit të hedh sprej në drejtim të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shpallur pauzë.

Më pas, partitë e koalicionit janë mbledhur në sallën alternative në katin e pestë të Kuvendit dhe kanë vazhduar punimet pa opozitën, duke shqyrtuar projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm.

Salla alternative e Kuvendit

Këtë seancë e kanë përcjellur nga afër edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka cilësuar të papranueshme, por edhe kriminale disa sjellje të deputetëve opozitar në Kuvend.

“Kjo që ndodhi sot mendoj që është akt kriminal i individëve, për të cilat institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin masa. Është e papranueshme një tolerim dhe sjellje e tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Me qëndrime të ngjashme është paraqitur edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Askush nuk do të mund ta bllokojë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe toleranca ndaj këtyre akteve të dhunshme dhe kriminale duhet të jetë zero”, është shprehur Thaçi.

Në anën tjetër, opozita e ka cilësuar uzurpim të Kuvendit sjelljen e partive në pushtet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar përgjegjësi pse opozita është përjashtuar nga punimet e seancës.

“Pyetja më e rëndësishme që duhet t’ua bëjnë gazetarët policëve është se a kanë përfaqësues ata këtu dhe kush i ka vendosur ata këtu. Përfaqësuesi i tyre duhet të tregojë se nga kush e ka marrë urdhërin, që opozita të përjashtohet nga seanca plenare. Kjo është një pyetje politike e përgjigjen besoj duhet ta jap qeveria, pushteti”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa seanca po vazhdonte në sallën alternative, opozitarët kanë hedhur gaz lotsjellës edhe nëpër korridore të Kuvendit.

Indiferent ndaj këtyre zhvillimeve nuk ka qëndruar as ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, i cili ka përcjellë nga afër të zhvillimet e sotme.

“Dhuna duhet të ndalet dhe duhet të vendoset a jeni për një Kosovë demokratike. Kuvendi e ka thënë mendimin e vet se është për këtë, policia po ashtu”, ka thënë Delaëie.

“Duhet të kuptoni që përfaqësuesit e popullit zgjidhen në kuti votimi dhe jo me armë”, ka theksuar ambasadori amerikan. Ai u ka dhënë mbështetje deputetëve të pozitës, policisë dhe stafit të Kuvendit të cilët po punojnë në kushte të vështira.

Ndërkohë që përplasjet në Kuvend po vazhdonin, para ndërtesës së Kuvendit një grup i aktivistëve dhe simpatizantëve të opozitës po protestonte.

Më pas, ky grup është përleshur me njësitë speciale të policisë së Kosovës, duke i sulmuar me gurë e gjësende tjera. Policia në disa raste ka përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e këtyre protestuesve.

Kurse në një rast, deputetët opozitar janë përleshur me policinë derisa po i bashkoheshin grupit të protestuesve.

Sipas opozitës, policia po provonte ta arrestonte deputetin e Vetëvendosjes Albin Kurti, kështu që kjo kishte shkaktuar këtë përplasje.

Po ashtu, si pasojë e gazit lotsjellës, ndihmën mjekësore kanë kërkuar deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti e Albulena Haxhiu.

Ndërkaq sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dy policë dhe një deputete kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Prej tyre, njëri polic është goditur me gurë në kokë dhe ka marrë plagë më të rënda.

Përderisa Policia e Kosovës, përmes një komunikate sqaron se janë lënduar gjashtë pjesëtar të policisë nga dhuna e protestuesve, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Diku rreth orës 12:00, gjendja është qetësuar, kurse protestuesit janë shpërndarë pasi që nga ndërtesa e Kuvendit janë larguar deputetët e opozitës.

Seanca e radhës për miratimin përfundimtar të Ligjit për Buxhetin e vitit 2016 është paralajmëruar se do të mbahet ne fillim të muajit dhjetor.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II viziton Kosovën

Voal – Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein dhe një delegacion mbretëror do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga.

Pritja me ceremoni zyrtare nga ana e Jahjagës do të bëhet në orën 12:20 në sheshin “Ibrahim Rugova”, me ç’rast presidentja dhe mbreti do të japin deklarata para mediave.
Pas takimit në zyrën e presidentes, mbreti Abdullah II në orën 13:50 do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në ndërtesën e Qeverisë.
Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie gjatë gjithë kohës sa delegacioni mbretëror do të qëndrojë në Kosovë. Mes tjerash, prej orës 08:00 deri në 14:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim sheshi “Ibrahim Rugova”, si dhe do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore në kryeqendër gjatë kohës së kalimit të eskortës së mbretit.

Kuvendi i Kosovës: sërish gaz lotsjellës dhe përleshje fizike midis sigurimit dhe Albin Kurtit

Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës sot në mëngjes erdhi deri tek një përleshje e shkurtër fizike ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sigurimit të Kuvendit

PRISHTINË – Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës sot në mëngjes erdhi deri tek një përleshje e shkurtër fizike ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sigurimit të Kuvendit, i cili tentoi që me sprej të spërkatë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se opozita vetveten është duke e përjashtuar nga puna e Kuvendit, dhe më pas ka dhënë pauzë. Pas asaj deputetët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe deputetët kanë qenë të detyruar të braktisin sallën e Kuvendit.

Në rend dite në seancën e Kuvendit është vetëm një pikë në rend dite, debati mbi propozim Buxhetin për vitin 2016. Seanca mbahet me thirrje të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Njëkohësisht, njësitë speciale të policisë kosovare janë përqendruara para godinës së Kuvendit ku kanë filluar të tubohen mbështetësit e opozitës. aa

Kosovë – Opozita hedh sërish gaz lotsjellës në Kuvend

Opozita e Kuvendit të Kosovës sapo ka nisur senaca, janë nisur drejt foltores së Kuvendit. Ata janë penguar nga sigurimi i këtij institucioni.

Kryetari i Kuvendit, ka apeluar opozitën që ta lejojë vazhdimin e seancës, derisa ka kërkuar nga ata që të deklarohen nëse dojnë ta vazhdojnë seancën ose jo.

Ata nuk kanë dhënë afat për përgjigje, duke hedh kështu sprej drejt ministrave.

Opozitës nuk i ka mjaftuar vetëm hedhja e gazit në sallën e seancave. Ata si herën e kaluar, kanë hedhur gaz lotsjellës edhe në hollin e kuvendit.

Ramush, eja t’kuvendojm’ – Nga ANTON QUNI

Ramush, t’kujtohen kohnat kur kuvendojshim n’oda, n’familje, n’shoqata, n’klube, e qe besa edhe n’male, e n’bjeshk’. N’ato kohna kemi andrrue ushtrin’ ton’, gjyqet tona, qeverin’, Kuvendin, kemi andrrue shtetin ton’.

Ka do vjet i kemi shumicën, e tjera jemi tuj i krijue. Mundet që nuk jan’ ashtu qysh i kem’ andrrue, pra munden m’u kan’ ma t’mira, po jan’ tonat.

Do gjana nuk na shkuen qysh kem’ andrrue, po duhet me u ul burrash e me pa se çka nuk ka shkue si duhet. Pra, asht’ koha t’kuvendojm’ prap’. Asht’ koha me t’ngue, por edhe me m’ngue, e m’i ngue edhe tjer’t. Po me ngue pa tim, pa fishk’llye, dhe pa than gjith’ ato fjal’ t’rana. Jam besimplot se kem’ me u kuptue mir’ me njani-tjetrin. Qysh jem’ kuptue n’okupim e n’luft’, duhet me u kuptue edhe n’paqe.

Po njashtu, jam besimplot se tuj kuvendue burrash, mujna me e gjet pikën e pajtimit.

Ramush, na presin edhe shum’ pun’ me i krye, aq shum’ jan’ sa nuk mundet askush vet me i krye.

Na i duh’mi njani-tjetrit! Na i duh’mi Kosovës!

E kem’ bekimin e popullit me kuvendue aty ku asht’ vendi.: n’Kuvend t’Kosovës. Veç aty kem’ mund’si me krijue forc’, dhe me arrit fitore. Masandej kem’ mund’si me e dhez nga nji cigare, e me e çue nga nji got’ raki, e qe besa edhe me k’ndue, njashtu qysh e kem’ tradit me ju gzue fitoreve tona.

Ramush, mblidhi shokt e ejani t’kuvendojm’ aty ku e kishim t’ndalueme, dhe ku kem’ andrrue me kuvendue: n’Kuvendin e Kosovës!

Vllaznisht, Antoni!

Luftimi i korrupsionit, premtim i papërmbushur i presidentes Jahjaga! – Nga FLORIM ZEQA

Ishte vigjilje e krishtlindjeve të vitit 2011, pas kthimit nga vizita në SHBA, presidentja Jahjaga e entuziazmuar nga takimi me sekretaren e parë të shtetit amerikan Hillary Klinton, me të arritur në Aeroportin e Nderkombëtar “Adem Jashari”, kishte dhënë një deklaratë mjaft optimiste për qytetarët e vendit: ” Jam shumë e përkushtuar per ta fituar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe këtë mund ta bëjmë vetëm nëse jemi të organizuar e të mobilizuar mbrenda një strukture të vendit tonë”, duke aluduar në krijimin e “Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit (KKKK).
Kjo deklaratë e presidentes Jahjaga, në opinionin e gjërë kosovar ngjalli opinione të ndryshme , madje ngjalli edhe shpresa ( jo reale) të një pjesë e popullatës, se ja më në fund erdhi qasti i duhur kur do të filloj luftimi i vërtetë i korrupsionit, krimit të organizuar, e dukurive të shumta negative dhe shkatrrimtare për shtetin dhe të ardhmën e qytetarëve të saj.
Meqë deklarata e presidentes nga zarfi (amerikan) lidhej me vizitën e saj në SHBA, shpresat më tepër ishin tek mbështetja amerikane se sa të gjysëm fjalët e presidentës !
Mbase, kjo ishte një deshirë apo qëllim i mirë i saj për të bërë diqka në atë drejtim, mirëpo mundësitë, (pa) fuqia e saj politike dhe ekzekutive nuk e lejuan të shkoj më tutje në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar…
Edhe pse kaluan katër vite nga ajo kohë, krijimi i KKKK në vepër mbeti një “KRRRK” i madh i presidentes, i mbetur vetëm në letër shkaku i pafuqisë së saj politike dhe arsyes pse presidentja nuk është produkt i zgjedhjeve të lira, e as votes së lirë të qytetarëve, por është produkt i “një marveshje politike”, i një pazari poltik në mes të tre liderëve partiak (Thaçi-Pacolli-Mustafa) me ndërmjetësimin e Dellit amerikan, e cila më së miri i shkoi për shtati Hashim Thaçit, në mbajtjen e pushtetit me më pak se 30 % të votave të qytetarëve.
Roli i presidentes së dalë nga ajo marrveshje politike është tepër minimal, madje edhe më i vogel se i një ministrie të rendomtë, ajo për më tepër përdoret si një dekor institucional i qeverisë (paraprake) aktuale, se sa një institucion  i lartë dhe prestigjioz i shtetit, që realisht do duhej të ishte kushte dhe rrethana normale.
T’i kthehemi premtimit të papërmbushur të presidentes së shtetit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një fjalë e urtë Italiane thotë: “ogni promessa è un debito”, që në gjuhën shqipe i bie: “çdo premtim është një borxh”, prandaj premtimi i presidentes Jahjaga përveqse premtim është një borxh i pakthyer ndaj qytetarëve të Kosovës.
Është e pa justifikueshme heshtja dhe indiferenca e presidentes pas një premtimi kaq ambicioz. Ajo në vend që të merret më atë për qka është deklaruar, për luftimin e korrupsionit, po e bënë të kundertën e saj, duke ju mbajtur leksion deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës për demokraci e respektim të ligjit, për normat demokratike që duhet të respektojnë qytetarët e këtij vendi edhe atëherë kur ju duhet të protestojnë për të drejtat e tyre apo për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Zonja presidente ndoshta ka harruar (me qëllim), se ky popull edhe pse i vuajtur e i pervëluar nga shumë të keqija, ka pervojë e traditë demokratike mbi 25 vjeqare, se proceset demokratike në këtë vend nuk kan filluar më 17 shkurt 2008, por më heret në fillim të viteve të 90-ta, ishte Levizja paqësore, ajo që i hapi proceset demokratike jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin përëndimor, më shkëputjen përfundimtare nga totalitarizmi, nga sistemi sllavo-komunist.
Pavarësisht faktit se presidentja Jahjaga nuk është produkt i një procesi të rregullt demokratik (i votës së lirë qytetare, megjithatë e ka per obligim kushtetues të reagoj kur i cenohet integriteti teritorial, politik dhe juridik i shtetit të saj, të merrë vendime në përputhje me kompetencat kushtetuese që ka, e jo të sillet si një qytetare e zakont, si një vëzhguese e asaj që po ndodhë në këtë vend.
Përveq obligimit kushtetues, duhet të jetë në radhë të parë obligimi moral i presidentës, për mbajtjën e premtimit të saj, qoftë në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, ashtu edhe në respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nga drejtuesit e lartë shtetëror,…për të dëshmuar para popullit të Kosovës, se edhe paradokset nganjëhere sjellin diqka të mirë në këtë vend.
Përpos Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit të presidentes Jahjaga, në Kosovë prej vitesh veprojnë edhe Agjensioni Kundër Korrupsion dhe Task forca Kundër Korrupsionit, të cilat më tepër u ngjajnë “OJQ”-ve të pafuqishme, që merren vetëm me përshkrimin e rasteve në mënyrë të përgjithësuar. Si të tilla, më tepër janë duke e ndihmuar korrupsionin dhe krimin e organizuar se sa që janë duke e luftuar atë.
Sikur është bërë retorikë e Agjensioneve (OJQ-ve) kundër korrupsionit, të flasin vetëm me numra, por asnjëherë me emra, qoftë edhe për rastet e (mos) deklarimit të pasurisë, e të mos flasim për raste korruptive, ku gjithmonë e kanë zakon të thonë; “ka korrupsion në institucionet e larta shtetërore…”,…pa pasur guximin asnjëherë të permendin qoftë edhe një emër të vetëm nga drejtuesit shtetëror!

Kosovë: Opozita më 28 nëntor paralajmëron tubim antiqeveritar

Opozita e bashkuar njofton se në Ditën e flamurit, më 28 Nëntor, do të mbajë manifestimin kundër “marrëveshjes së dëmshme” dhe kundër qeverisë

PRISHTINË – Opozita e bashkuar njofton se në Ditën e flamurit shqiptar, më 28 Nëntor, do të mbajë manifestimin kundër “marrëveshjes së dëmshme” dhe kundër Qeverisë së Kosovës.

“Më shumë se dy muaj partitë opozitare, me vendosmëri të madhe në mënyrë aktive kundërshtuan planet e Qeverisë së Kosovës për të instaluar në vendin tonë ‘Republikën e Srpska’ dhe ti dhurojë Malit të Zi më shumë se 8.000 hektarë të territorit tonë. Gjatë kësaj periudhe, ne kemi marrë opinionin e qytetarëve të këtyre marrëveshjeve. Në tërë Kosovën, kemi organizuar takime me qytetarë në të cilat u shpreh kundërshtimi absolut ndaj planeve të qeverisë. Ne organizuam një prej kërkesave më të mëdha në Kosovë duke mbledhur 205 mijë e 254 nënshkrime”, thuhet në njoftimin e opozitës së bashkuar kosovare.

Tre partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, theksuan se Qeveria e Kosovës në ballafaqimin me protestat e opozitës dhe mbi 205 mijë nënshkrimeve, është përgjigjur me cinizëm, ndjekje, arrestim, burgosje dhe dhunë policore

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës i mbetet besnike Serbisë, edhe kur Serbia bëri gjithçka që përmes fushatës raciste të bllokojë pranimin e Kosovës në UNESCO, dhe insiston në zbatimin e demarkacionit, edhe pse nuk ka ekspertë në atë fushë i cili nuk ka treguar qartë se Kosova humb mbi 8.000 hektarë tokë të saj me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Opozita e bashkuar manifestimin e ka planifikuar në Ditën e flamurit shqiptar, më 28 Nëntor, në ora 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. aa

Isa Mustafa: Fushata agresive e Serbisë kundër Kosovës, pengesë për vazhdimin e dialogut

Mustafa: Kosova e gatshme për mbledhje të përbashkët me qeverinë e Maqedonisë

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Anadolu Agency ka folur për krizën politike në vend me theks të veçantë për marrëveshjen e kontestuar për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, për fushatën agresive të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim Kulturë dhe Shkencë (UNESCO)  si dhe reflektimin që mund ta ketë kjo në vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Ai është ndalur edhe në marrëdhëniet e Kosovës me  Maqedoninë, Turqinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Kryeministri Mustafa duke folur për fushatën agresive të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat e ndryshme botërore, siç ndodhi së fundmi me UNESCO-në ku Kosova u krahasua me ISIS-in (sinonim për DAESH) tha se kjo padyshim do të ndikojë negativisht në vazhdimin e dialogut mes dy shteteve.

“Po gjithsesi se do të ndikojë përkundër dëshirës tonë të themi se dialogu do të vazhdojë sepse i njëjti nuk kontestohet dhe ne kemi interes që dialogu të vazhdojë. Kemi disa probleme që duhet ti zgjidhim përmes dialogut por Serbia po e keqpërdorë dialogun që të punojë kundër Kosovës duke tentuar ti bindë edhe disa shtete tjera  të votojnë kundër anëtarësimit tonë në UNESCO duke u thirrur se ne duhet  ti zgjidhim problemet me dialog”  tha Mustafa për të shtuar se për fat të keq Serbia ka arritur të mobilizojë një numër të vendeve me përkrahje të Rusisë edhe disa vendeve tjera kryesisht siç thoi Muastafa jodemokratike, në mënyrë që të pamundësojë të arrihen dy të tretat e votave të nevojshme.

Për sa i përket krizës politike në Kosovë,  më konkretisht për kërkesën e opozitës për tërheqje  të nënshkrimeve për marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim ndërkombëtar,që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi,  Mustafa tha se arbitri kryesor në këtë çështje është gjykata Kushtetuese dhe se për të nuk mund të vendosin pushteti ose opozita.

“As njëra as tjetra nuk mund të tërhiqen sepse njëri është ligj i ratifikuar me dy të tretat e deputetëve dhe kjo është marrëveshje e akorduar me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit e cila marrëveshje në fakt cakton vetëm parimet, por atë që ne kemi lënë si derë të hapur është që e njëjta të jepet për mendim në Gjykatën Kushtetuese e cila do tthotë fjalën e fundit  nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën apo jo” tha Mustafa

Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për demarkacion klasik sepse  vetëm është bërë shënimi i kufirit i cili është administruar nga Kosova nga viti 1974 e këndej, dhe me pakon e Ahtisarit është paraparë që kufiri të jetë ai që është trashëguar më 31 Dhjetor të vitit 1988 dhe detyrë e komisionit ka qenë që vetëm të vërtetojë se cila është ajo sipërfaqe që kufizohet me Malin e Zi e cila është administruar nga Kosova atëherë.

“Por çdo qytetar që ka argumente ligjore mund ta kontestojë këtë dhe ne pastaj jemi të gatshëm që t’ia prezantojmë palës malazeze por edhe Kuvendit tonë sepse marrëveshja akoma nuk është ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës” tha Mustafa.

I pyetur nëse ka ndonjë plan për kthimin e opozitës në Kuvend nëse gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshjet janë në harmoni me Kushtetutën, Mustafa tha se opozita duhet të kthehet në parlament sepse nuk ka asnjë të drejtë që në mënyrë të dhunshme të pengoj punën e Kuvendit dhe se askush nuk ka të drejtë të pengojë punën e shumicës që ka votën e qytetarëve vetëm nga shkaku se pakica dëshiron të abuzojë  dhe të pengojë Kuvendin.

“Nëse gjykata Kushtetuese konsideron se e njëjta është në harmoni me kushtetutën ne do të vazhdojmë më tutje dhe do të hapim mundësi që të hartohet statuti i Asociacionit i cili përsëri do ti dërgohet gjykatës kushtetuese. Nëse gjykata thotë se nuk është në harmoni ne nuk e zbatojmë atë” sqaroi Mustafa i cili përjashtoi mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme sepse siç tha shumica ka mbi dy të tretat e Kuvendit dhe nuk kanë asnjë arsye për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kosova e gatshme për mbledhje të përbashkët me qeverinë e Maqedonisë

Në raport me Maqedoninë, Mustafa foli paër akuzat nga çarqe të caktuara të cilat pas ngjarjeve të Kumanovës e akuzuan Kosovën për “eksport të terrorizmit”

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës tha se nuk  ka asnjë argument të eksportit të terrorizmit, sepse janë munduar maksimalisht që të bashkëpunojmë me të gjitha vendet fqinje për arsye se lufta kundër terrorizmit nuk është një luftë që mund ta bëjë vetëm një vend.

“ Neve na vjen keq për atë çfarë ka ndodh në Kumanovë, sepse janë humbur jetë njerëzish, janë shkatërruar pasuri dhe natyrisht se askush nuk do ta dëshironte atë. Mund të them se nuk ka ndikuar në raportet e Kosovës me Maqedoninë sepse ne kemi vazhduar të kemi marrëdhënie të mira me qeverinë e Maqeonisë, natyrisht duke respektuar në mënyrë reciproke njëra tjetrën” tha ai,  ndërkaq sa i përket shtetasve të arrestuar kosovar tha se  ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në vazhdimësi e kyçur prej ngjarjes e tutje.

“Ne nuk kemi bërë ndërhyrje tjera sepse do të ishte një ndërhyrje e jonë atje, por dëshirojmë që procesi (gjyçësor) të zhvillohet duke respektuar të gjitha kriteret e së drejtës ndërkombëtare dhe atë ne do ta kërkojmë në vazhdimësi” theksoi Mustafa.

Kryeministri Kosovar mes tjerash u ndal edhe tek mbledhja e përbashkët qeveritare Maqedoni-Kosovë, e cila një kohë të gjatë paralajmërohet.

“Nuk e kemi përcaktuar akoma në mënyrë të qartë se a do të bëhet takim i formateve të plotë të dy qeverive, apo të bëjmë takime të dy qeverive me ministritë të cilat do të kenë pastaj lidhje të marrëveshjeve. Ne kemi angazhuar njerëzit tanë që janë edhe pranë kabinetit tim edhe pranë ministrive që të harmonizojnë me ambasadën e Maqedonisë që është këtu edhe me qeverinë maqedonase”.

Turqia, investitor i madh në Kosovë

Në raport me Turqinë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Turqia është një investitor goxha i madh në Kosovë.Ai marrëdhëniet mes dy shteteve i vlerësoi si tejet të mira.

“Turqia ka marrë pjesë edhe në privatizimin e pronave këtu si dhe në procedura të koncesionimit. Mban aeroportin dhe janë disa firma që bëjnë distribuimin e energjisë elektrike por ka pas prezencë të madhe edhe të industrisë ndërtimore të Turqisë në vendin tonë. Ne jemi të interesuar që këto të zhvillohen” thotë Mustafa ndërkohë që përmend bashkëpunimin kulturor mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë nga shkaku i prezencës së etnitetit turk në Kosovë ndërsa nuk ka munguar as bashkëpunimi ndërkomunal thotë ai që ka rezultuar me binjakëzime të komunave.

Etniteti Serb në BeH pengesë për heqjen e vizave ndaj Kosovës

Në intervistë për Anadolu Agency, kryeministri Mustafa potencoi edhe çyshtjen e vizave për shtetasit e Kosovës për hyrje në teritorin e Bosnje e Hercegovinës. Ai u shreh pesimist se kjo çyshtje mund të zgjidhet së shpejti.

“Do të ishte shumë normale që të mos ishte kështu dhe të ketë ndryshime por për fat të keq nuk shoh ndonjë mundësi që të ndodhin ndryshimet e shpejta sepse ndikimi i Serbisë përmes republikës Serbe edhe kanaleve të tjera është shumë i madh”.

Mustafa u shpreh se kosovarët dhe boshnjakët gjithmonë kanë pasur relacione të mira dhe është totalisht e pakuptimtë që Kosova të zbatojë regjim të vizave dhe kështu  të pengohet bashkëpunimi ekonomik, kulturorë dhe lëvizja e njerëzve.

Ai pret që qeveria e Bosnjës e Hercegovinës të korrigjojë marrëdhëniet në këtë drejtim.

Serbi – Nisin sot gërmimet në një varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë

BEOGRAD – Sot pritet të fillojnë gërmimet në Jalovishte të Serbisë, në një lokacion ku dyshohet se gjendet një varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët forcat serbe i bartën në Serbi.

Në këtë lokacion ku pritet të kryhen punimet vlerësuese dyshohet për 200 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Siç është njoftuar opinioni, aty filluan gërmimet vetëm nga pala serbe, ndërsa pas reagimit të palës kosovare u vendos që edhe ajo të jetë prezent nga e hëna.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaLive, kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj. “Nga dita e hënë të jemi atje dhe do të përcaktojmë edhe ekipet me pjesëmarrësit tonë”, ka thënë shkurt Gjetaj.

Vendimi që të marrë pjesë në gërmime edhe pala kosovare është marrë të premten në takimin që ka zhvilluar Komisioni qeveritar për persona të pagjetur me delegacionin e Serbisë ku të dy grupet punuese me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë biseduar për hapat e mëtejshëm sa i përket gërmimeve në Serbi.

Pala serbe kishte paralajmëruar se do në nisë gërmimet në lokacionin e quajtur Jalovishte në Serbi pa pa prezencën e palës kosovare me arsyetimin se nuk është më i ndjeri akademiku Pajazit Nushi, i cili ka qenë pjesë e Grupit punues për persona të pagjetur.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare duke thënë se çdo gërmim vlerësues pa palën kosovare për ta është i papranueshëm.

Për këtë shqetësim e kishin ngritur zërin edhe familjarët e të zhdukurve duke konsideruar se Komisioni qeveritar për të pagjeturit duhet të bëjë përpjekje dhe të insistojë që me çdo kusht të jetë aty. Sipas të dhënave që ka KosovaLive ende figurojnë të zhdukur rreth 1.600 persona fati i të cilëve nuk është zbardhur edhe 16 vite pas luftës.

Ditë zie në Kosovë – në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris

Në Kosovë është sot ditë zie, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

Me vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës, brenda dhe jashtë vendit.

Nga sulmet e 13 nëntorit në Paris kanë humbur jetën 129 persona dhe janë plagosur mbi 350 të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Autoritetet më të larta politike dhe publike në Kosovë i kanë dënuar ashpër sulmet dhe kanë shprehur solidaritet me popullin francez.

Ambasada e Kosovës në Francë mohon lajmin për shqiptarë të plagosur

Burime të KosovaPress-it në misionin diplomatik në Francë, thonë se deri tash atyre nuk iu është konfirmuar për ndonjë shqiptar të plagosur.

Ky burim ka mohuar lajmin që dy shqiptarë janë të plagosur në ngjarjen tragjike që ndodhi në Paris.

Po ashtu, sipas këtij burimi në Paris edhe në këto momente është gjendje e shtetrrethimit. Në qytet mund të dilet vetëm nëse ka urgjenca.

Kosova – Rreth 450 milionë euro humbje nga ekonomia e paligjshme

Ekonomia e paligjshme në Kosovë, edhe nga zyrtarët qeveritarë vlerësohet të jetë në nivel të lartë, por thuhet se kanë filluar të ndërmarrin veprime konkrete për të zbutur këtë dukuri negative, e cila rrjedhimisht po dëmton ekonominë në vend.

Në vitin 2014, institucionet ndërkombëtare financiare dhe vetë Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës, kishin vlerësuar se ekonomia joligjore në Kosovë është 34.4 për qind, që përkthyer në shifra, 450 milionë euro në vit janë taksa të pambledhura për buxhetin e Kosovës.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç buxhetit të Kosovës, nga ekonomia e paligjshme po dëmtohen edhe bizneset.

Ndikimi negativ i ekonomisë së paligjshme nuk është vetëm në mbushjen e arkës së shtetit, për arsye se po mungojnë 450 milionë euro, por edhe në anën tjetër, se krijohet një konkurrencë jo e barabartë në treg. Për arsye se disa biznese paguajnë taksa e disa nuk paguajnë, në këtë mënyrë është krijuar një pozitë e pafavorshme në treg për prodhuesit dhe shërbyesit”, thotë Gashi.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se ekonomia e paligjshme ka qenë shqetësim që nga dita e parë kur kanë filluar punën dhe se kanë ndërmarrë veprime konkrete për të luftuar këtë dukuri.

“Disa veprime i kemi ndërmarrë, në muajt e parë e parë të qeverisjes kemi ndërruar udhëzimin administrativ për licencat e kompanive që furnizojnë arka fiskale, për të siguruara që arkat fiskale kushtojnë më lirë. Kemi aplikuar një formë të nxitjes së qytetarëve për të blerë vetëm nga kompanitë që janë formale, pra që kanë arka fiskale, duke i nxitur qytetarët të marrin kuponë fiskal , dhe kjo ka dhënë efektet e veta”, sqaron Hoti.

Hoti tregon se gjatë këtij viti ka pasur rritje të të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, gjë që, sipas tij , tregon se ekonomia e paligjshme ka shënuar rënie.

Ai shpjegon se përfitime nga subvencionet që jep Qeveria e Kosovës për bizneset, do të mund të kenë vetëm bizneset që kanë historik të mirë të raportimit financiar, pra bizneset formale.

“Ekonomia jo formale është e lartë. Atë që po mundohemi të bëjmë tani është të krijojmë nxitje të ndryshme që bizneset ta gjejnë më mirë që të operojnë në sektorin formal, pra mos t’i përdorim shumë ndëshkimet si formë e formalizmit e bizneseve, por nxitjet që ata ta gjejnë më mirë veten në sektorin formal”.

“Disa prej këtyre nxitjeve tashmë janë në zhvillim e sipër, p.sh është fondi për garantimin e kredive që së shpejti do të kalojë ligji në Kuvend dhe do të fillojë së funksionuari, e prej atij fondi do të përftojmë bizneset formale që kanë historik të mirë të pasqyrave financiare”, shpjegon Hoti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës qysh në vitin 2012 kishte vendosur në prioritetet e politikave të saj, parandalimin e ekonomisë joformale.

Ishte themeluar edhe Task-Forca e përbërë nga Policia, Doganat dhe Administrata Tatimore, që kishte për qëllim ashpërsimin e masave ndaj atyre që dëmtojnë shtetin, përmes fshehjes së tatimeve dhe evazionit fiskal.


Luljeta Krasniqi – Veseli

[email protected]

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Rasti Bllaca: Policia e Kosovës arreston Shpresim Ukën

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot para dite njësitet speciale të forcave të rendit kanë kryer një operacion në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar një person, i cili ka qënë për një kohë në kërkim.

Autoritetet e rendit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Shpresim Ukën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se i arrestuari “ka qenë një person në kërkim nga ana e policisë dhe i njëjti është arrestuar për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore”.

Uka është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje të rëndë në rastin e njohur “Bllaca” dhe është dënuar me 15 vjet burgim në vitin 2012.

Emri i zotit Uka gjendet edhe në faqern e Interpolit, të personave në kërkim, për të vuajtur dënimin.

Shpresim Uka është përmendur fillimisht në një video-incizim të Nazim Bllacës, i cili në nëntor të vitit 2009, deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë.

Bllaca e pati identifikuar veten si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa pati akuzuar për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend.

Sindikatat e Pavarura: Kosova po i humb pronat në shtetet e rajonit

Kosova po i humb pronat e ndërmarrjeve që gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë, thonë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Sipas tyre, këto prona nuk po mbrohen nga autoritetet kompetente.

Hasan Abazi, nënkryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një prononcim për Radion e Evropa e Lirë, thotë se edhe pse informacione zyrtare mungojnë për gjendjen e aseteve në shtetet e rajonit, informacionet tregojnë se disa nga pronat tashmë janë privatizuar, apo shfrytëzohen nga persona të shteteve tjera.

“Është rasti i pushimores në Mal të Zi, që në kontestin gjyqësor ajo tashmë ka shkuar [është humbur]. Është momenti i fundit që qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, përgjegjëse për këto prona, që të mirat materiale të atyre pronave t’i sjellin në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Abazi.

Në shtetet e ish-Jugosllavisë, sipas dokumenteve zyrtare gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore. Autoritetet kompetente në Prishtinë disa herë kanë njoftuar se do të kërkojnë kthimin e tyre.

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në një përgjigje përmes postës elektronike, kanë thënë se janë duke u angazhuar në këtë drejtim, përmes vizitave dhe bisedimeve direkte me shtetet fqinje.

Por, ekspertë për çështje ekonomike, i vlerësojnë të mangëta informacionet rreth angazhimit të autoriteteve kompetente për kthimin e pronave.

Muhamet Sadiku, profesor në Fakultetin Ekonomik, dyshon se disa nga këto prona tashmë janë privatizuar.

“Unë mendoj se zgjidhja e problemit të pronave të Kosovës jashtë territorit dhe atyre të vendeve tjera në territorin e Kosovës, konkretisht sa i përket Serbisë, mund të ndodhë përmes procesit të sukcesionit”.

“Kurse me republikat tjera do të duhej të zgjidheshin me një mirëkuptim të përbashkët. Të gjendet një zgjidhje e cila do t’i mbronte interesat e të gjitha palëve në këto prona të përbashkëta”, shprehet Sadiku.

Vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi  42, 15 në Bosnjë e Hercegovinë, 6 në Kroaci, 4 në Maqedoni, ndërsa në Slloveni gjendet një objekt afarist.

Si alternativë të duhur për zgjidhjen e situatës me pronat jashtë Kosovës, Hasan Abazi nga BSPK, e vlerëson privatizimin e tyre.

Sipas tij, mosmenaxhimi i tyre nga autoritetet kompetente, thotë ai, krijon dyshime se persona apo grupe të caktuara të interesit nga Kosova dhe qytetararë të shteteve ku gjenden pronat, përfitojnë nga to.

“Ato prona për shumë vite Kosova nuk ka arritur t’i menaxhojë, pra ato nuk i shfrytëzojnë qytetarët e Kosovës, i shfrytëzon dikush tjetër”.

“Por, vetë fakti se heshtet kjo çështje dhe nuk privatizohen këto prona, lënë vend për dyshim se dikush përfiton nga këto. Ajo që dihet është se nuk përfiton populli dhe Republika e Kosovës”.

Ndryshe, në bazë të dokumenteve zyrtare, ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Gjakova dhe kombinati metalurgjik “Trepça”, kanë numrin më të madh të pronave në shtetet e ndryshme të rajonit.

Me hetimin e Fondit ‘Vendlindja Thërret’ dhe ‘Fondit të Qeverisë së Kosovës’ zbardhen vrasjet politike – Nga Saim Tahiraj

Raporti i progresit për korrupsionin në institucionët e Kosovës e në veqanti në gjygjësorin, nuk është një çështje e re që e ngriti  Bashkimi Evropian,por vazhdimësi e raporteve paraprake që e kanë kritikuar këtë fenomen dhe kanë kërkuar luftimin e tij.Të gjitha raportët paraprake të BE-së nga kjo klasë politike e zhytur deri në veshë në korrupsion dhe krime të natyrave të ndryshme, janë injoruar tërsisht dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre kriminalë,madje me intenzitet të shtuar.Luftimi i korrupsionit në të gjitha institucionet e shtetit nuk duhet kërkuar të luftohet nga ata që janë ideatoret dhe themeluesit e tij.Të kërkosh ta luftojnë korrupsionin nga këta që nga varfnjakë u shëndrruan në milioner,e ndoshta edhe në miliarder, është absurditeti më i madh .Për luftimin e korrupsionit duhet të ndryshohet rrënjësisht çasja dhe veprimi ,si nga bashkësia ndërkombëtare e po ashtu edhe nga populli i Kosovës.Kjo klasë politike detyrimisht duhet të largohet nga pushteti sa më parë.Pjesa dermuese e administratës në të gjitha institucionet shteterore ,duhet pastruar nga ky rrjet kriminal që e ka grryer themelin e shtetit, dhe nese vazhdon kështu do e përmbyes përfundimisht.Për të pasur sukses luftimi i këtij fenomeni shoqëror me përmasa kaq shkatrruese për shoqerinë  kosovare,medoemos duhet marr  me analizën e tij seroîoze. E para, zanafillën e këtij fenomeni.E dyta,koka e këtij fenomeni.E treta, rrjeti i këti fenomeni. Zanafilla e këtij fanomeni qendron të themelimi i dy fondeve,Fondi Vendlindja Thërret dhe Fondi i Qeverisë së Kosovës ,i njohur si fondi i Trepërqindëshit.Të dyja këto fonde duhet në mënyrë të detajuar të hetohen dhe të dilet me rezultatet së sa para ishin tubuar dhe si u shpënzuan ato para.Edyta,koka kryesore  e këtyre dy fondeve të hetohen.Të hetohet pasuria e tyre dhe prejardhja e asaj pasurie.E treta,të hetohet i tërë rrjeti i këtyre dy fondeve.Pas këtij hetimi jam i bindur se rezultati do na dërgoj në vrasjet politike që ndodhen gjatë luftës dhe pas saj.Në këtë pikë të hetimit mendoj se Fondi i Qeverisë -Bukoshi nuk mund të krahasohet me ate Vendlindja Thërret sepse ai ishte  deri diku më transparent,derisa fondi Vëndlindja Thërret ishte plotësisht fond i nëntokës dhe i kontrolluar njerëzit e nëntokës.Pa mvarësisht kësaj me urgjencë duhet të hetohen të dyja fondet.Jam i bindur se bazamenit mbi të cilën u krijua kjo kastë e ndyer politike e veshur me petkun kriminal janë pikërishtë këto dy fonde.Që nga koha e themelimit të këtyre dy fondeve e deri më sot kurrë nuk pati një transparencë rrethë menagjimit të tyre.Kurrë nuk pati një hetim të tyre,por përkundrazi edhe pas lufte vepruan njejtë edhe me fondët e shtetit duke i menagjuar nëntoka.Kjo logjikë po vazhdon edhe sot,prandaj si rrezultat kemi milionerë të asaj nëntoke.Pjesë përbërse e këtij fenomeni shtetrrënues ,fatkeqësisht është edhe një pjesë e bashksisë nderkombëtare që ndodhet në Kosovë.Kjo nëntokë si duket ka pasur aftësi dhe mundësi finaciare ta korruptoj një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.Dështimet e një pasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtar në luftimin e korrupcionit dhe krimit  në Kosovë janë fakti më i mirë që e vërtetonë këtë simbiozë në mes të kastës së ndyer politike të Kosovës dhe një pjese të bashksisë ndërkombëtare.Deri më tani nuk kemi vërejtur as edhe më të voglin veprim serioz në luftimin e këtij fenomeni shtet rrënues.Kemi vërejtur vetëm themelim të shumë organizmave vendorë dhe ndërkombëtar të cilat kanë qenë më shumë si mbulojë e këtij fenomeni shtet shkatërrues, së  sa diçka serioze në këtë luftë , ndërsa para popullit  po paraqiten së gjoja po veprojmë diçka pozitive.Korrupsioni nuk luftohet me deklerata false,me raporte që vetëm konstatojnë gjendjën,më kriminelë që e themeluan ate.Korrupsioni luftohet duke e sulmmuar ate në kokë ,me organe serioze të përbëra nga individ të pastër kombëtarisht, moralisht dhe materjalisht. Me organe profesioniste .Nese më të vërtetë bashkësia ndërkombëtare dëshiron më e luftur korrupsionin, duhet të heq dorë nga përkrahja dhe bashkëpunimi me këta kriminelë që e mbollën dhe e kultivuan këtë fenomen shtet shkatërues, e jo të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë me ta si të vetmit që mund të bisedohet për ardhmërinë e shtetit të Kosovës, sepse nga dosjet e tyre që kanë mund të shantazhohen dhe të janë shumë të lehtë për bisedime.

Ymer Shahini i kërkuar nga SHBA për ta dënuar 65 vjet burg – ai shëtit lirshëm në Prishtinë

Shtetasi i Kosovës dhe i Kanadasë, Ymer Shahini, është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI’ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor, në New York. Ata akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimit.

Disa nga të akuzuarit janë arrestuar tashmë, ndërsa në arrati gjendet kosovari Ymer Shahini, i cili po kërkohet nga FBI’ja.

Skema e këtij mashtrimi parashihte që fshehurazi të merreshin nën kontroll miliona aksione të kompanisë “Gerova Financial Group Ltd”, të cilat pastaj në mënyrë të fshehtë do të shiteshin.

Në plan ishte që gjysma e këtyre aksioneve të kaloheshin në emrin e Ymer Shahinit.

Vëllezërit Galanis, të cilët janë të akuzuarit e tjerë nga FBI’ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, janë përkujdesur për hapjen e llogarisë së Shahinit: “Shahini Accounts” dhe kaluan aty aksionet e shitura fshehurazi, në mënyrë që në “Gerova” të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre dhe Jason Galanis të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë “Gerova”.

Ymerit i ishte premtuar një kompenzim i mirë për të vazhduar këtë mashtrim.

Në këtë mënyrë Jason Galanis përfitoi përsëri miliona duke vazhduar ta kontrollonte tregun e shitjes së stoqeve të Gerova’s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.

Në anën tjetër, Ymer Shahini posedon biznes edhe në Kosovë. Ai është pronar i njërës nga kompanitë e licencuara nga ATK’ja për fiskalizim “Printec L.L.C”. Me këtë kompani, Shahini ka fiskalizuar një pjesë të bizneseve të Kosovës.

Përveç Shahinit, një kompani që merret me ndërmjetësim në afarizmin e tregjeve financiare, në shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrje të naftës së papërpunuar, aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, e ka të regjistruar në Kosovë bashkëpunëtori i Shahinit në mashtrimet në New York, Jason Galanis.

Kompania e Jason Galanis’it “Dorian & Pan Illyrian partnership L.L.C.” është regjistruar në Kosovë në vitin 2010.

Ndonëse me gjithë këto akuza, Shahini vazhdon të jetë i lirë për shkak të vetëm një shkronje, raporton në një shkrim të djeshëm e përditshmja Koha Ditore. “Në Kosovë ai është i regjistruar me emrin ‘Imer’ ndërsa në ShBA me ‘Ymer'”, shkruan Koha Ditore.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Manhatanit, thuhet, në mes të tjerash, se ai duhet të dënohet, nëse gjendet fajtor, me një dënim të përgjithshëm prej 65 vjet burg dhe 6 milionë dollarë.

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në grevë, pasi që janë të pakënaqur me trajtimin e tyre nga drejtuesit e kësaj ndërmarrje.

Veriu.info mëson se kërkesa e grevës së sotme ka të bëjë me mospagesën e kontributeve të punëtorëve në Trustin Pensional të Kosovës.

“Ndërrimi i parë jemi futur në grevë, pasi që nuk po paguhen kontributet pensionale. Nuk do ta ndërpresim grevën derisa të na paguhet djersa jonë”, thotë një minator në kushte anonimiteti për Veriu.info.

Telashet e sotme me minatorë i ka konfirmuar edhe drejtori i minierës së Stantërgut, Qazim Jashari, por ai ka thënë se përgjigje të saktë mund të jep pas gjysmë ore, kur t’i merr informacionet e nevojshme, mirëpo më nuk e ka hapur telefonin.

Lunacek: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet

Nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka deklaruar sot në Prishtinë se masa e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen mbi Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe, duhet pranuar.

“Të presim çfarë vendimi do të marrë Kushtetuesja. E nëse vendimi i besohet Komisionit të Venedikut, edhe kjo është një ide e mirë“, ka thënë zonja Lunacek, duke shtuar se fillimisht duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, në rast se Gjykata kushtetuese vendos se përmbajtja e marrëveshjes nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, atëherë duhet bërë ndryshime.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos në atë mënyrë, atëherë duhet të ndryshohen ato pjesët e marrëveshjes që nuk janë në harmoni me Kushtetutën. Për mua personalisht, problematike është pjhesa e marrëveshjes në të cilën thuhet se vetëm serbët mund të emërohen në pozita të caktuara. Në një vend shumëkombësh, kjo nuk do të duhej të ndodhte“, ka thënë Lunacek, në një takim me gazetarët në Prishtinë.

Duke folur, ndërkaq, për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve – pas vendimit të UNESCO-s që të mos e pranojë Kosovën si anëtare – Lunacek ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të kujdeset për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Marrëveshja e parë në Bruksel parasheh që vendet [nënshkruese] të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e pjesëmarrjes në nisma rajonale. UNESCO nuk është organizatë rajonale, por bëhet fjalë për raporte të mira fqinjësore, që është edhe thelbi i dialogut. Për këtë arsye edhe po zhvillohet ai dialog, për fqinjësi të mirë. Ajo çfarë Serbia ka bërë me rastin e aplikimit të Kosovës në UNESCO dhe reagimi i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, pas votimit, nuk hyjnë në frymën e raporteve të mira fqinjësore“, ka thënë Lunacek.

Rrëmbehet e më pas lirohet vajza e deputetes kosovare

Vajza e deputetes së Kuvendit të Kosovës Emilja Rexhepi është rrëmbyer nga dy persona e më pas është liruar.

Rrëmbyesit kanë kërcënuar nënë e saj që të jetë kujdes me veprimet që bën.

21 vjeçarja Sabrina Rexhepi, vajza e deputetes Emilja Rexhepi, rreth orës 21 të ditës së martë  është rrëmbyer nga dy persona.

Ata e kanë futur vajzën në makinë dhe i kanë dërguar mesazh nënës së saj.

Ka qenë vetë deputetja Rexhepi e cila ka rrëfyer ngjarjen.

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht marrëveshjet e Kosovës me Serbinë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur “masën e përkohshme” me të cilin pezullon zbatimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor të “parimeve të përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre Parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e bërë ditë më parë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga për  “vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me frymën e Kushtetutës së Kosovës”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se masa e përkohshme nuk paragjykon ndonjë vendim të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata “për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i kërkoi më 30 tetor Gjykatës Kushtetuese interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi i saj pasoi një periudhë tensionesh të brendshme politike për shkak të kundërshtimit nga ana e partive opozitare ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht.

Opozita bllokoi punën e parlamentit duke theksuar se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton shtetin e Kosovës. Sipas marrëveshjes ku asociacion do të ketë një shkallë autonomie në disa fusha, siç janë arsimi, shëndetësia e planifikimi urban e rural.

Për gati dy muaj, partitë opozitare nuk lejuan mbajtjen e seancave të parlamentit në të cilat u hodh gaz lotsjellës dhe të cilat u përshkuan me skena dhune për shkak të mospajtimeve.

Vendimi i Presidentes Jahjaga nxiti reagimin e Beogradit, i cili kërkoi ndërhyrjen e Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit serbë në parlamentin e Kosovës thanë se dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese të paktën do të zvarris për një kohë ngritjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, meqë shqyrtimi në këtë Gjykatë mund të zgjas deri në 60 ditë.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi pret që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Kosova përfitoi ndërkaq Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e cila u nënshkrua më 27 tetor.

Opozita e quan fitore vendimin e kushtetueses – por nuk i beson asaj

Partitë opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thanë të martën në mbrëmje se nuk i besojnë Gjykatës Kushtetuese, por vendimin e saj e cilësuan fillim të fitores së tyre.

Në një komunikatë të përbashkët të të tri partive thuhet se “sot, pas dy muajsh të rezistencës aktive të opozitës, pas mbi 205 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, gjunjëzimi i pushtetit veç ka filluar. Presidentja i dërgoi në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjet e 25 gushtit ndërkohë që demarkacioni me Malin e Zi, tashmë është i shpallur ‘nul’ dhe në formën aktuale, nuk do të ratifikohet nga askush.

“Ne kemi njëmijë arsye që të mos i besojmë Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka besueshmëri dhe është e kapur, por vetë fakti që presidentja u detyrua t’i dërgojë marrëveshjet atje, është tërheqje e pushtetit karshi presionit qytetar dhe të opozitës”.

Në komunikatë thuhet se “kjo tërheqje ka për synim pamundësimin e fitores së plotë të opozitës, në kauzën e saj për tërheqjen e plotë të këtyre marrëveshjeve. Është pikërisht Gjykata Kushtetuese ajo që paligjshëm ia vazhdoi PDK-së qëndrimin në pushtet dhe normalisht që nuk presim kurrfarë vendimi në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës, nga një gjykatë e kapur. Pra, nuk do të ndalemi që të presim vendimet e saj. Përkundrazi, subjektet opozitare do të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë edhe më intensive. Nuk do të ketë funksionim normal të institucioneve shtetërore, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi”.

Bie pjesëmarrja e qytetarëve nga Kosova në luftëra të huaja

Pjesëtarë të grupit militant Al-Nusra në Aleppo të Sirisë, foto arkivi

Pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova në luftërat e huaja përkrah grupit militant të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak, vazhdon të jetë shqetësim për institucionet e Kosovës.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thanë për Radion Evropa e Lirë se deri më tash numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar Shtetit Islamik ka shkuar në rreth 300.

Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, tha se rreth kësaj çështjeje ministria dhe institucionet e tjera janë duke punuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Janë diku 300 kosovarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat të huaja. Kjo shifër nuk do të thotë se [ata persona] janë ende atje, pra po flasim për një numër të cilët në një periudhë kanë qenë atje, e disa prej tyre ende vazhdojnë të mbeten në ato vatra lufte”, tha Mjekiqi.

Zonja Mjekiqi theksoi se nga këta persona ka edhe të vrarë…

“Afërsisht dihet se janë diku rreth 50 veta. Mirëpo, ju e dini që këto informacione nuk janë edhe shumë të sakta, sepse informacionet janë marrë nga burime të ndryshme”, deklaroi Mjekiqi.

Në shifrën prej rreth 50 persona të vrarë, hyjnë edhe ata shqiptarë nga Kosova që kanë pasur nënshtetësi të ndonjë shteti tjetër, përveç asaj të Republikës së Kosovës.

Autoritetet e sigurisë dhe të ndjekjes penale në Kosovë, tashmë po zhvillojnë hetime nën dyshime për përfshirje në rastet që ndërlidhen me terrorizmin ndaj më shumë se 110 personave.

Në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria e Shtetit, thuhet se “lidhur me statistikat për rastet e terrorizmit, 31 persona gjenden ne paraburgim, 21 persona janë nën masën e arrestit shtëpiak, 37 persona në masën alternative, kurse 22 persona janë liruar nga paraburgimi ose masat tjera alternative”.

Skënder Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, konsideron se në përgjithësi Kosova mund të merret si shembull i mirë se si i është qasur luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

“Nëse e shikojmë trendin prej vitit 2012 deri në vitin 2014 dhe nëse i krahasojmë [shifrat] me vitin 2015, atëherë vërehet një rënie e numrit të qytetarëve të Kosovës për të marrë pjesë si luftëtarë të huaj kryesisht në Siri dhe Irak”.

“Si shoqëri civile, qeveria dhe mediet në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të vetëdijesohen pak më shumë se ata persona që marrin pjesë në luftën e Sirisë dhe Irakut i shkaktojnë më shumë dëme komunitetit mysliman në Siri e Irak, e shumë pak mund t’i ndihmojnë”, tha Perteshi.

Institucionet e Kosovës kanë miratuar ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja dhe përveç tij, autoritetet në Kosovë kanë hartuar edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Strukturat e dobëta shtetërore në Kosovë, politika e paqëndrueshme, korrupsioni, varfëria, sistemi i dobët ekonomik, janë ndër shkaktarët kryesor të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në grupe ekstremiste në Siri dhe Irak, kanë konstatuar zyrtarë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, në një raport që është publikuar më herët lidhur me përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e Sirisë dhe Irakut.

Njohësit e fesë islame në Prishtinë, nuk e përjashtojnë mundësinë që të rinjtë nga Kosova të kenë shkuar në Siri e Irak në këmbim të kompensimeve financiare, ndonëse pohojnë se ato nuk janë primare.


Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Mashtruesit multimilionësh në SHBA bëjnë biznes në Kosovë

Koha Ditore shkruan sot për ndjekjen penale që Shtetet e Bashkuara po i bëjnë një biznesmeni kosovar.

Mes tyre Jason Galanis, i cili ka të regjistruar edhe në Kosovë një kompani që merret me ndërmjetësim në afarizmin e tregjeve financiare, në shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrje të naftës së papërpunuar, aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, etj.

Kompania “Dorian & Pan Illyrian partnership L.L.C.” është regjistruar në Kosovë në vitin 2010.

Shahini me kompaninë “Printec” ka fiskalizuar një pjesë të bizneseve të Kosovës, përcjell koha.net. Kompania e tij është në mesin e katër kompanive të licencuara për arka fiskale.

Këto janë 15 shtetet që kanë njohur Kosovën, por që nuk mbështetën sot në UNESCO

Voal – Kosovës sot i duheshin vetëm edhe tri vota më shumë që të anëtarësohej në UNESCO dhe mungesa e tyre bëri që Kosova të mbetet pa u bërë anëtare e kësaj organizate të paktën edhe dy vite të tjera. Në anën tjetër, 15 shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës, sot nuk e përkrahën. Një pjesë votoi kundër, një pjesë abstenoi, e pjesa tjetër zgjodhi të mos jetë fare e pranishme në sallë

Sot u mbajt mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO’s me vetëm një pikë të rendit të rendit të ditës: votimin e propozimit të Shqipërisë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta shtyrë këtë votim, votimi u mbajt sot, ndërsa rezultati ishte dëshpërues për Kosovën. Kjo pasi që Kosova në këtë votim i mori 92 vota e i duheshin 95 për t’u anëtarësuar.

Në mungesë të tri votave, Kosova mbeti edhe të paktën dy vite larg UNESCO’s.

Në votimin e sotëm 15 shtete që e kanë njohur Kosovën, nuk e përkrahën që të anëtarësohej në këtë organizatë.

Kolumbia, Antigua dhe Barbuda, Burundi, Unioni i Komoreve, Egjipti, Japonia, Polonia, Guinea Bisau, Mauritania, Mikronezia, Peru, Koreja e Jugut, Sau Tome dhe Principe, Sëalizandi dhe Uganda, të cilat kohë më parë i kanë dorëzuar kredencialet dhe e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, sot ose votuan kundër, ose abstenuan, ose zgjodhën të dalin jashtë sallës, shkruan Gazeta Express.

Por çka i shtyu këto 15 shtete njohëse, të mos votojnë PËR Kosovën në UNESCO?

Këtë çështje e ka shtruar edhe avokati Kujtim Kerveshi, i cili ka pyetur se çka i shtyu shtetet njohëse të mos votojnë PËR.

“Debati ka filluar te devijoj: ceshtja eshte se na duheshin 3 vota me shume, atehere pse nuk pyesni cka e shtyri Japonine dhe Polonine te abstenoj? Shtete keto qe kane njohur pavarsine!”, ka shkruar në facebook, Kujtim Kerveshi, jurist.

Kosovën sot e votuan gjithsej 185 shtete, prej të cilave 92 ishin PËR, 50 KUNDËR dhe 43 ABSTENUAN..

Halil Matoshi: Hashim Thaçi të japë dorëheqje

Voal – Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar pasi Kosova nuk arriti të pranohej në UNESCO në votimin e sotëm në Konferencën e Përgjitshme të UNESCO-s.

Matoshi është shprehur se fajtor janë lidershipi që dështoi t’i bindë  disa vende liberale pse Kosova duhet të bëhej anëtare e UNESCO-s.

“Sot Hashim Thaçi duhet me dhane dorëheqje – ai asht fajtori i pare – ai qe verdallosej me analfabetin Behgjet Pacolli, i cili as Kazakistanin e tij nuk e bindi ne favor te Kosoves.
Prandej sot para popullit te Kosoves duhet me u sqarue ata qe me 2004 e perdorshin edhe RTK-ne me kall kisha te krishtera!”.

Ai ka folur edhe për Rexhep Bojën që është ambassador në Arabinë Saudite, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e kuptoj si ndihet sot dhe per çka rri ende Rexhep Boja ambasador ne Arabine Saudite dhe nuk e kuptoj Fuad Ramiqin qe me aq zell luftonte per te drejten e Palestines (madje tuj mbledh ndihma nga varfnjaket kosovare” ka përfunduar ai.

Paraqet dorëheqjen Nasip Naço, ministër i Metës

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka paraqitur dorëheqjen para kryeministrit Edi Rama.

Burime pranë kryeministrisë kanë bërë të ditur se, deputeti dhe ministri i LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas një takimi që është zhvilluar në selinë e qeverisë.

Takimi mes kryeministri Rama dhe ministrit Naço, ka përfunduar para pak minutash.

Akoma nuk dihet nëse kryeministri e ka pranuar dorëheqjen e Naços apo jo, por kujtojmë se menjëherë pas takimit Rama-Meta në zyrën e kreut të Kuvendit, ministri i parë që shkoi ishte Nasip Naço.

Kur u pyet se pse ishte në zyrën e kreut të LSI-së, Naço u shpreh se në fakt kishte takuar Petrit Vasilin.

Por kreu i grupit parlamentar dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili konfirmoi për SYRI.net se në fakt atë ditë ndodhej në Fier e jo në selinë e Kuvendit.

UNESCO: Kërkesa e Serbisë për shtyrje dështon

Kërkesa e delegacionit të Serbisë në organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], për ta shtyrë votimin mbi anëtarësimin e Kosovës, nuk mori vota të mjaftueshme.

Kundër propozimit të Serbisë ishin 89, për ishin 59, abstenime kishte 22. Të pranishme në votim ishin gjithsej 170 vende.

Beogradi zyrtar ka kërkuar që kjo çështje të shtyhet dhe të futet në diskutim, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel.

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ka nisur punimet për ditën e sotme, në të cilën së shpejti pritet të vendos nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të drejtë vote, që nga 8 nëntori u vitit 2013. UNESCO ia pati heqë të drejtën e votës SHBA-ve dhe Izraelit, meqë të dyja nuk i kishin paguar borxhet që kanë pasur që nga viti 2011, kur Palestina u pranua si anëtare në UNESCO.

SHBA-të kanë një ligj në fuqi, i cili ndalon dhënien e fondeve për cilëndo agjenci të OKB-së, në të cilën është e antarësuar Palestina.

UNESCO i nis punimet, Serbia kërkon shtyrje

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ka nisur punimet për ditën e sotme, në të cilën do të vendoset nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Delegacioni serb ka paraqitur kërkesën për ta shtyrë pikën e sotme të rendit të ditës, e cila kërkesë, nëse votohet për, e shtyn anëtarësimin e Kosovës në UNESCO deri në punimet e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme, më 2017.

Deri tash, kërkesën e Serbisë e ka refuzuar Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kurse në përkrahje të saj ka dalë Rusia, Argjentina dhe Kuba.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që ka hapur rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

Kosova, mes mitit dhe realitetit ! – Nga FLORIM ZEQA

Edhe pse në shekullin 21, kur distanca mes mitit e realitetit është shumë e largët, disa po harrojnë se ka kaluar koha e miteve. Është zhvillimi i hovshëm teknologjik që pamundëson krijimin e miteve dhe “piramidave” si në të kaluarën.
Nuk është hera e parë që dëgjojmë pushtetarët duke u thirrur në emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova, si rezultat i dështimit të tyre në qeverisjen e vendit apo frikës së humbjes së pushtetit.
Do të ishte nderë i madhë për ta, që ketë ta bënin nga adhurimi për të, nga ndjenja e mirë apo nga dëshira për ta ngritur sa më lartë figuren e arkitetktit të shtetit të Kosovës,…mbase do të ishte tejët pozitive për të ardhmen e vendit instalimi i vlerave demokratike, unifikuese e civilizuese të Rugovës.
Mirëpo, kjo po ndodhë për arsye e motive tjera.
Sikurse në të kaluarën jo shumë të largët, kur disa nga pushtetarët aktual sulmoheshin nga Vetëvendosja në kuvend, gjëja e parë që bënin ishte thirrja në emrin e presidentit, në vlerat, qytetërimin, e humanizmin rugovian, etj,…ashtu edhe sot “uragani” i VV-së së bashku me bllokun opozitar është bërë i papërballueshëm për qeveritarët e pangopshëm për pushtet, të cilët shkaku i dështimeve në dialogun me palën serbe në Bruksel, kanë filluar ta humbasin busollën orjentuese të veprimeve dhe deklaratave politike.
Mirëpo ajo çfarë po ndodhë në seancat e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosoves është pak sa e tepruar. Tendeca e tërheqjes së paralelës mes Ibrahim Rugoves dhe Hashim Thaçit, është e pa drejtë dhe pa justifikueshme  para qytetarëve të Kosovës, është një keqperdorim i pa precedent i emrit të presidentit historik.
Janë dy figura politike e kombëtare diametralisht të kundërta nga njëra-tjetra.
Çdo njeri, figurat historike dhe politike të kohës duhet vlerësuar sipas veprave të tyre e jo sipas dëshirave, ambicieve apo paragjykimeve personale.
Rugova në mos për asgjë tjetër, vlerësohet për ruajtjen e shpëtimin e qenjës sonë kombëtare (kallëxuesi), dhe krijimin e shtetit të Kosovës (kryefjala),…vepra sublime të një njeriu të madhë.
Për dallim nga Rugova,  personaliteti i Hashim Thaçit është ndërtuar në një platformë tjetër. U bë faktor politik duke u thirrur në luftën e UÇK-së, në sakrificën e familjës Jashari, në gjakun e dëshmorëve për lirinë e kosovës,…më një fjalë është përfitues nga meritat e të bëmat e të tjerëve. Ajo çka është më e keqja në majat e pushtetit erdhi  duke i injoruar e fyer personalitetin e Rugovës, duke baltosur rrugën paqësore të tij, para, gjatë dhe pasluftës në Kosovë.
Njeriu i zakont, kur i ndëgjon fyerjet e sharjet ndërmjet  Hashim Thaçit e Albin Kurtit në kuvendin e Republikës së Kosovës, pashmangshëm  kthenë kujtesën në kohën e pasluftës, kur shahej e fyhej Presidenti Rugova nga të njëjtit njerëz që sot thirren në emrin e tij!
Kjo na jepë të drejtë më besue, së në të ardhmën jo shumë të largët, ata që sot shahën në mes vete në Kuvendin e Republikës së Kosovës,…nesër mund të jenë bashkë në qeverisje apo opozitë duke i thurur lavde njëri-tjetrit për patriotizëm,  atdhedashuri…apo internacionalizëm proletar!
Krahasimi që kishte bërë dikur një ish deputet në Kuvendin e Republikës Kosovës; “atë që e bëri Ibrahim Rugova për Kosovën në paqe, e bëri Hashim Thaçi në luftë”,… “Hashim Thaçi, Xhorxh Washingtoni i Kosovës”, etj,…jo vetëm që janë të paakceptueshme për mendjen e shëndoshë njerëzore, nuk përkojnë me realitetin, është një analogji e pa justifikueshme për ata qytetar që e kanë jetuar epokën më të ndritshme të Kosovës, në epokën e levizjes paqësore.
E sotmja po e dëshmonë të kundërtën, shëmbja e mitit të “Xhorxh Washingtonit” kosovar filloi me mbylljen e derës nga familja simbol e sakrificës dhe qëndresës shqiptare (familja Jashari), po vazhdon me “Zajednicën”, demarkacionin…gjithsesi fundi do t’i vie nga vet qytetarët e vendit !
Përderisa në epokën e levizjes paqësore të Ibrahim Rugovës, bota na njohu si popull i urtë dhe besnik, liridashës dhe paqësor, të civilizuar dhe propërëndimor,…në qeverisjen post-Rugoviane, bota është duke na njohur për gjëra të tjera negative; korrupsion, prostitucion, trafikim, haraq, abuzim, shperdorim, ekstremizëm fetar dhe çka jo tjetër.
Në mungesë të funksionimit të shtetit ligjor, dukuritë negative janë duke shënuar rritje enorme. Ndërhyrja e politikës në sistemin e drejtësisë është duke stimuluar krimin e organizuar, korrupsionin e dukuritë tjera negative.
Në cilin vend të botës ndodhë që i dënuari më burgim nga gjykata të mos shkoj në vuajtje të denimit ?
Përgjigja është askund ! Përveq në vendin e quajtur Kosovë*,…mjafton të jeshë i afërt më pushtetin, për të bërë qfarë të duash! Edhe nëse ndëshkohesh “gabimisht” nga gjykatësi, prap do të mbetesh i pa prekshëm,…është politika, ajo që e thotë fjalën e fundit!
Rasti i ish kryetarit të Kaçanikut dhe e kryetarëve të tjerë të dënuar e verteton atë që thash më lartë, dhe njiherit i demanton pretendimet e dikujtë për ndërtimin e mitit të rrëjshëm mbi “ndërtuesin” e shtetit të Kosovës, por e verteta e hidhur është së në Kosovë ekzistojnë”supermenat” e politikës dhe parapolitikës,…të gjithëpushtetshmit, analfabetët politik që vazhdojnë t’i zënë frymarrjen e lirë shtetit më të ri në Europë.

Paris – Sot votohet për Kosovën në UNESCO

Sot në Konferencën e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të votohet për pranimin, ose jo, të Kosovës në këtë organizatë të OKB-ës.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë vazhduar për lobimin e Kosovës, për antarësim në UNESCO.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, i cili po qëndron në Paris, ku edhe po mbahet Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosovën, të hënë, e pret një sfidë, me gjasa reale mjaft pozitive.

Në anën tjetër, zyrtarët serbë kanë kërkuar që çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO të shtyhet deri në vitin 2017 dhe që kjo çështje të diskutohet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun në Bruksel.

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s,do t’i zhvillojë punimet deri me 18 nëntor, ndërkaq sot 195 vende anëtare të kësaj organizate, do të votojnë nëse Kosova do të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Liri për Komandant Rremin dhe Liridashësit Tjerë… ! – Nga AGRON SHABANI

Në Kosovë sërishe linçime, kriminalizime, ” proceduar gjyqësore”, ” rigjykime” dhe ridenime të ndryshme politike dhe të tjera ndaj komandantëve dhe luftëtarëve me në Zë tës UÇK-së! Ish komandanti legjendar i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit dhe deputeti aktual i parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Mustafa ( Rremi) së bashku me bashkëluftëtarët e tij, sërish para gjyqit!!!
Komandantët ose bartësit kryesorë të luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, edhe sot e kësaj dite po vazhdoujnë të paditen, akuzohen, kriminalizohen, shantazhohen, burgosen ose arrestohen nga gjykatat ose tribunalet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në bazë të fletëarrestëve ,fletëakuzave ose fletëpadive të njohura  të Serbisë! Mbase, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive, insinuatave dhe inskenimëve të njohura sllavo-bizantine të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, zhdukën dhe i masakruan shqiptarët.
Ndërkohë që e ashtuquajtura ” liria e Kosovës” për të cilën u deshën heronj, luftëtarë, komandantë, viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të shqiptarëve, thonë se i ka mbushur me tepër se 16 vjet. Ndërkaq, i ashtuquajturi ” shteti i pavarur, soranë , integral dhe demokratikë” i Kosovë, dikund me tepër se 15 vjet.
Por jo! Kot se koti. Bosh…!
Kurthat, intrigat dhe dredhite e njohura serbo- çetinke, gjithmonë të fuqishme dhe aktuale-kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ndaj luftëtarëve dhe komandatëve të shquar të UÇK-së si z.Rrustem Musta-Rremi, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarë të tyre-sidomos.
Z. Rrustem Mustafa ( Rremi) dikur ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar, respektivishtë, zyrtar i lartë për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë pranë parlamentit kosovar. Mbase, i atij parlamenti (kuvendi) i cili me 17 shkurt të vitit 2008 e shpalli dhe miratoi Deklaratën e njohur kushtetuese dhe juridike mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës e cila u njoh dhe u pranua zyrtarisht nga shtetët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit. Por….!
Mos të flasim këtu mbi sfidat, shantazhët, provokimet ose padrejtësitë e njohura ligjore, morale dhe politike-ndaj liderit të AAK-s, komndantit legjendar të Dukagjinit dhe ish kryeministri kosovar, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij në tribunalin e Hagës!!! Ose, ato ndaj Fatmir Limajt, Sami Lushtakut, Sylejman Selimit -gjithashtu! No Comment!
Apo, dje dhe prap sot Rrrustem Mustafa-Rremi, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi etj. Nesër ose pasnesër ( ndofta?) Hashim Thaçi, Kadri Veseli ose dikush tjetër…?!
I tërë populli ose “Epoka” para gjyqit! (…)  Kush e di!?
Të jesh, të dishë dhe të keshë….?
Të jetoshë (mbijetoshë) dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe ” robërisë së qetë” !? Gjegjësishtë, nën hallka ose zinxhirë të shkurtër! Për disa luftëtarë dhe komandant te njohur  të UÇK-së, si duket kjo është çështja.
Ndonëse, luftëtarët e lirisë, kurrë nuk e kanë vendin në “bankat e zeza” të gjykatave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare. Por në Olimpin ose Panteonin e vlerave me të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dikund në një shesh kryesor të Parisit, thonë se ndodhët nje monument i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh (çekiçësh) të thyer mbi të dhe një mbishkrim që thotë:Hedhni çekanët banda armiqësore! Çekanët tuaj do thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i viganëve të popullit dhe Perëndisë, përgjithmonë do të mbetët.
UÇK-së dhe pjesëtarët e saj (luftëtarët e lirisë pra!)- kanë ngritur prmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari. Dhe, pse jo edhe tek shumica e njerëzve dhe popujve të ndryshëm liridashës dhe përparimtarë gjithandej rruzullit tokësorë. Kjo pavarësishtë ” tribunaleve” ose ” gjykatave të ndryshme speciale” në Kosovë ose dikund tjetër.
Nuk denohet, nuk burgosët dhe nuk arrestohët liria! Dhe, aq me pak ëndërrat e njohura liridashëse dhe patriotike të një populli ose kombi të tërë. Jo kurrën e kurrës.
Nga ana e ” burrave të fortë ” të Brukselit dhe Uashingtonit, për Kosovën dhe shqiptarët, si gjithmonë ligje dhe standarde tjera. Të dyfishta mbase. Si ato ndaj Bosnje Hercegovinës ose dikujt tjetër si për shëmbull.
” Tribunale” ose ” gjykata speciale”, aktakuza, fletëarreste, denime të ndryshme “optimale” ose drakonike ndaj komandantëve ose luftëtarëve të lirisë…Sfida, pengesa, bariera , udhëkryqe  dhe përkufizime të ndryshme ligjore, politike, administrative, juridike dhe të tjera si dikur….Si gjithmonë!
Shih ti tashti edhe koncesione të reja teritoriale, administrative, juridike, politike dhe të tjera të Prishtinës ( Kosovës) ndaj Serbisë dhe Malit të Zi si i ashtuquajturi ” asociacioni i komunave serbe” në Veriun e Kosovës së bashku me koncesionet e njohura teritoriale ndaj Mali të Zi dhe kështu me radhë!!!
….!
…Dhe, si të kapërcehet ylberi…?!
Erich Frommi, respektivisht, vepra e tij e njohur me titull “Të jesh apo të keshe”, edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezente dhe tepër aktuale në forma dhe menyra të ndryshme akute ose kronike tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion. Në “shtetin” dhe “demokracinë e re” (unimikistane,eulexiane,ahtisariane etj..) të Kosovës-sidomos .Dhe, kjo aq me tepër duke menduar në neurozat, psikozat, destruktivitetët, padrejtësitë dhe anomalitë e njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, administrative, juridike, sociale, kulturore, ekonomike, diplomatike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë kosovare në pothuajse të të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës.
Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij “Të jesh apo të kesh” ,  në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për edukatën, kulturën, arsimimin, rezonansën, përformansën, guximin, forcën, refleksionet, idealet, vizionet, individualitetin, spontanitetin, intimitetin, subjektivitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin dhe integritetin e tij.
Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri? Erich Frommi e projekton dhe sendërton mbi substratin, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopsikologjik, sociopolitik, socioekonomik dhe antropogjenetik. Mbase, mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore ( politike) dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi. Duke iu dhënë përparësi ,ambiguitet ose një prioritet të plotë anës humane dhe etike (condito humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (sciennce of man) të njeriut ose sojit njerëzorë ose qytetar.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ligjet dhe teoritë e njohura evolutive dhe sociofizike të Darvinit,Maltusit etj.
Të ndodhurit e vazhdueshëm ose të përhershëm dikund në mes “lirisë së rrezikuar” dhe “robërisë së qetë”! Për të mos thënë këtu në mes ” profecisë” dhe “blasfemise” së pergjithshme të  mbinjerëzve ose “supermenëve të ri” politik dhe  ushtarak të globit tonë! Na bëjnë të reflektojmë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë së bashku  me “intelegjencën emocionale” (lëxo: emocionet e përmbajtura, racionale dhe intelegjente) në raport me qëllimet, vizionet dhe idealet supreme të kombit dhe atdheut tonë: Tek pjesa me e madhe e qytetarëve dhe lidershpit shqiptarë, duhet konceptuar, përceptuar, akceptuar dhe anticipuar si faktorët dhe predikatorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë temporale, funksionale, aksionale dhe pozitiviste.
Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po plakën ndaj atyre të tjerëve që po vijnë.
Sidoqoftë, në këtë rast, përveç Zotit, lindjes së diellit dhe aleatëve të njohur natyrorë dhe historikë. Në anën tonë kësaj radhe i kemi edhe kohën, vetëvetën dhe vitalitetin tonë në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme .Kemi potenciale dhe resurse të shumëta njerëzore, natyrore dhe të tjera. Ato na i ka falur ose blatuar Zoti.
Kërkohët pra punë, durim, urtësi e madhe, përkushtim dhe pjekuri maksimale në këtë sfond. Rruga deri Atje nuk është edhe aq e largët si dikur .
Në të kundërten, përveç shumë faktorëve të  tjerë që i cekëm me sipër: Në këtë kuader duhet menduar dhe reflektuar paksa me thellë edhe mbi rolin, ndikimin dhe funksionin e njohur konstruktiv ose rekonstruktiv të faktorit të njohur luftarak ose ushtarak. Respektivisht, në kauzalitetin e lartë shtetërorë, nacional, politikë, historikë, gjeografikë etj.
Kjo gjithnjë duke menduar në lirinë individuale ose personale të Atyre që na sollën lirinë, shtetin dhe pavarësinë globale ose kolektive.
Se këndejmi, Zigmund Frojdi me plot të drejtë konstaton se nuk ekziston ( është inekzistente) e ashtuquajtura “psikologjia individuale” e një personi të caktuar ose individi i cili ndodhët i izoluar nga shteti, shoqëria apo nga mjedisi i gjërë shoqërorë ose qytetar. Përse kjo ? Sepse, gjithnjë sipas Frojdit,Jungut, Adlerit etj. Në këtë kontekst, nuk mund të ketë njerëz ose individ të izoluar ose të përjashtuar nga ndikimët dhe reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative. Respektivisht, shtetërore, nacionale, shkencore, fetare, kulturore, politike, diplomatike,  ushtarake etj.  Nuk mund të ketë pra  “Homo Psychologicus” apo “Robinson Cruso” të ndryshëm psikologjik. Ashtu siç mund të ketë “Robinson Cruso” apo “Homo Economicus” të ndryshëm social ose societal në teoritë klasike të shtetit dhe ekonomisë politike të Perëndimit.
Ç´është e vërteta, psikologjia (ose psikoanaliza) individuale e Perëndimit, në radhë të parë e trajton njeriun ose personin si “ego” apo si individ,  në atë menyrë që mëpastaj t´i studioi dhe analizoi kahët, udhët, përcaktimet ose drejtimët e tij shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale dhe të tjera në raport me qëllimet, arritjet , zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme globale ose univerzale të popullit ( kombit)  ose vendit të tij përkatës ose respektivë. Të cilat do duhej të ishin analoge, koherente, komparative dhe analogjike me vullnetin, egon ( unin), idealet dhe vizionet e njohura institucionale ose politike  të një njeriu ose individi ( funksioneri) të caktuar shoqërorë ose politik.
Në këtë prizëm,”psikologjia individuale” në raste të rralla ose të jashtëzakonshme mund të (mos) ketë ndikime ose influenca të ndryshme eksterne ose eksplikative në marëdhëniët ose raportët e personit ose individit ndaj të tjerëve. Respektivisht, ndaj njerëzve, popullit ( kombit), shtetit dhe shoqërisë së tij përkatëse ose respektive. Në rastin e çlirimtarëve ose luftëtarëve të lirisë-sidomos.

Facebook: Donika Gërvalla merr në mbrojtje Gazmend Muhaxherin

VOAL – Veprimtarja e njohur e çështjes kombëtare Donika Gërvalla, në një status të sajnë Facebook merr në mbrojtje Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Komunës së Pejës, i cili ka akuzuar Ramush Haradinajn se po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Kryetari i AAK-së ka hedhur në gjyq Kryetarin e Pejës nën akuzën për shpifje. Ja statusi i zonjës Gërvalla, si dhe ilustrimet e tij me thënien e famshme të poetit gjerman Betolt Brecht dhe me foto:

Ai që nuk e di që gjyqësia në Kosovë është e korruptuar, është thjesht budalla. Por çfarë është vallë ai që këtë gjyqësi don ta shfrytëzojë për të mbuluar të pabërat e tij?
Respekt Kryetarit të Pejës për guximin për ta thënë të vërtetën si në të kaluarën, kur mund ta paguaje me kokë, por edhe sot, kur kërcënimet janë bërë shumë më të sofistikuara.

donikaa

Sot përkujtohen edhe ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Ambasada Britanike në Prishtinë do përkujtojë sot të rënët përgjatë 100 viteve të fundit, duke përfshirë edhe 14 ushtarët që janë vrarë në Kosovë që nga viti 1999 deri sot.

Në këtë ceremoni përveç Gardës së Uellsit, një ndihmë do ta japin edhe pjesëtarët e FSK-së.

2015 – Vit i humbur legjislativ

Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë, të pestën që nga themelimi, ka arritur të miratojë deri tash mbi 25 ligje, derisa në planin e punës janë paraparë që brenda vitit 2015, të miratohen më shumë se 100 ligje.

Bllokimi i punës në Kuvendin e Kosovës, do të ketë efekte negative në shumë drejtime, deklarojnë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Ata konsiderojnë se pasojat nga mosfunksionimin i Kuvendit, do t’i bartin drejtpërdrejt qytetarët e vendit.

Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratike i Kosovës, institut ky që bën monitorimin e punës së Kuvendit, konsideron se Kosova në kontestin e përgjithshëm, është keq në përgjegjësinë e ligjbërjes.

“Kuvendi i Kosovës gati një vit e gjysmë është në krizë të kryerjes së mandatit të vet kushtetues që ka. Në këtë kontest, rolin kryesor e ka procesin e ligjbërjes”.

“Që nga konstituimi i kësaj legjislature, që i bie gati një vit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 25 ligje në të dy leximet, 20 janë në procedurë dhe 70 prej tyre presin që të vijnë. Dhe, nëse marrim kontestin e përgjithshëm, del që as pothuajse 20 për qind e planit legjislativ, të menduar dhe planifikuar për vitin 2015, nuk është realizuar”, thotë Selmanaj.

Kuvendi i Kosova, shton ai, edhe më herët, edhe tash nuk po arrin që t’i realizojë planet e veta.

 “Përfundimisht jemi keq, jo vetëm me përgjegjësinë e ligjbërjes, por edhe në mandatet e tjera kushtetues që i ka Kuvendi, qoftë në plotësimin e bordeve të agjencive të pavarura, qoftë në mbikëqyrjen parlamentare, e kështu me radhë”.

“Më e rëndësishmja është se tani, së fundmi e kemi Ligjin për buxhetin, projektligj ky që është prej më të rëndësishmëve, që përcakton kahet e zhvillimi të këtij vendi, që shërben edhe për pagat e njerëzve që jetojnë në Kosovë. Janë edhe disa ligje që shërbejnë për procesin e liberalizmit të vizave. Për fatin e keq, duket se edhe për këto çështje do të ketë shumë probleme në gjetjen e formës se si do të kalojnë”, shpjegon Selmanaj.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, thekson se edhe sikur Kuvendi i Kosovës të punonte 24 orë pa u ndalur, nuk do të mund të plotësonte nevojat e njerëzve që jetojnë në Kosovë në procesin e ligjbërjes, kontrollit ndaj agjencive të pavarura dhe kontrollit ndaj ekzekutivit.

“Them se ky vit i jetës parlamentar ka shkuar ters, gati që ka dështuar për fat të keq. Kjo për shkakun se fillimisht mezi u gjet rruga për konstituim, diku muaji janar – shkurt, dhe vetëm në mars filloi një punë serioze e Kuvendit të Kosovës”.

“Nga marsi deri në qershor ishte një përshtypje që linte të shpresohej që diçka normale po arrihej. Më pas u futëm në krizën tjetër, ku nuk po lejohet mbajtja e seancave. Në kontestin e përgjithshëm, nëse ne mund ta marrim, i bie që Kuvendi i Kosovës po vendnumëron, mos të them që në situata të caktuara, ndoshta ka edhe regres”, shprehet Selmanaj.

Viti 2015 konsiderohet si viti i humbur për Kosovën, thotë edhe Naim Rashiti, analist në Grupin Ballkanik për Politika.

Në prononcimin për Radion Evropa e Lirë, ia thotë se me mosfunksionimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht nga mosmiratimi i ligjeve, pëson shteti, në përgjithësi.

“Janë hapa prapa ose cenime të konsolidimit të institucioneve. Kjo vjen si rrjedhojë e krizës së vitit të kaluar, nuk buron nga sot. Pastaj janë çështjet legjislative që kanë të bëjnë direkt me jetën e qytetarëve. Agjenda e Kuvendit ka paraparë kalimin e 132 ligjeve. Ka ligje që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave, është edhe buxheti …”, thekson Rashti.

Ai thotë se shtetet, të cilat janë duke filluar negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, janë duke mbajtur seanca parlamentare dhe kalojnë amendamente e miratojnë ligje çdo të dytën ditë, ndërkohë ne, pra Kuvendi i Kosovës, është i bllokuar.

“Unë nuk po shoh vullnet polik për ta kaluar këtë situatë, as të Qeverisë, shumicës parlamentare, e as të opozitës për të pranuar dialogun dhe për të bërë një marrëveshje pozitë-opozitë. Ka hezitime shumë të mëdha për ndonjë marrëveshje të tillë dhe nuk po shoh që kriza do të zgjidhet së shpejti. Jemi realisht në një status-quo të rëndë të marrëdhënieve politike pozitë – opozitë dhe defunksionalizimit të Kuvendit”, vlerëson Rashiti.

Njohësit e zhvillimeve politike dhe të integrimeve evropiane, konsiderojnë se në rast se qëndrimet aktuale diametralisht të kundërta të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, mbesin të tilla edhe më tutje, rrezikojnë funksionalitetin e institucioneve. E, kjo do ta rrezikonte në shtigje afatgjata gjithë procesin e integrimeve të Kosovës.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, thotë se bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës, do të ketë efekte të padëshirueshme për proceset në vend edhe në proceset tjera, sikurse procesi i liberalizimit të vizave.

“Ai është një proces më përmbajtjesor dhe rrjedhimisht është një proces që mund të ndikohet shumë lehtë, sepse marrëveshjet nënshkruhen me institucione të qëndrueshme dhe jo sikur me këto tonat, të cilat po manifestojnë një papjekuri totale institucionale dhe kushtetuese”, deklaron për Radion Evropa e Lirë profesor Ujkani.

Kuvendi i Kosovës ka hyrë tashmë në një prej periudhave më të vështira të funksionimit, ndërkohë që raportet politike ndërmjet Qeverisë dhe opozitës janë tensionuar.

Bllokimi i seancave nga opozita, është shoqëruar edhe me përdorimin e gazit lotsjellës në sallën e seancave. Ndërkaq, paralajmërohet se këto nuk janë mjetet e vetme që do të përdoren për të pamundësuar funksionimin e organit më të lartë ligjvënës.

Kjo rezistencë opozitare, arsyetohet me marrëveshjen e 25 gushtit, që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan në Bruksel për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Krahas kësaj marrëveshjeje, opozita po e kundërshton edhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilën autoritetet e Kosovës e firmosën nën garancitë ndërkombëtare. Arton Konushevci


Send this to a friend