VOAL

VOAL

Liderët e së djathtës ekstreme evropiane tubohen në Pragë

Tomio Okamura

Liderët e krahut të djathtë ekstrem evropian do të takohen sot në Pragë të Çekisë në kuadër të një konference, e cila me gjasë do të pritet me protesta.

Lëvizja për një Evropë të Shteteve dhe Liri (MENL), i sjell së bashku Frontin Kombëtar të Francës të udhëhequr nga Marine Le Pen, Partinë e Lirisë së Austrisë e liderit, Heinz-Christian Strache, pastaj partinë italiane Lega Nord, dhe Partinë e Lirisë në Holandë, që udhëhiqet nga Geert Wilders.

Ky takim organizohet nga personaliteti më i ri i skenës së djathtë ekstreme në Evropë: Tomio Okamura, nga partia e Lirisë dhe Demokracisë Direkte, që është një parti anti-islame dhe anti-emigrante, e cila në zgjedhjet parlamentare në Çeki, në tetor të këtij viti, i fitoi 11% të votave.

Por ka paralajmërime se do të organizohen protesta afër një hoteli ku mbahet konferenca.

Policia e Çekisë ka ndërmarrrë masa speciale të sigurisë për disa prej liderëve të së djathtës ekstreme.

BE miraton marrëveshje të re për forcat e armatosura

Presidenti francez, Emmanuel Macron duke përshëndetur forcat ushtarake të vendeve të Bashkimit Evropian

Liderët e Bashkimit Evropian kanë krijuar një marrëveshje për mbrojtje dhe integrim, ashtu që 25 anëtarët bashkërisht të financojnë, zhvillojnë dhe pozicionojnë trupat e armatosur të këtyre vendeve.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk e ka përshkruar këtë hap si “të keq për armiqtë tanë”.

Pakti për Bashkëpunim të Përhershëm Strukturor (PESCO), do të përfshijë ushtrinë e të gjitha vendeve anëtare përveç Britanisë, e cila është duke u larguar nga BE-ja.

Në këtë marrëveshje nuk janë përfshirë as Danimarka dhe Malta.

Integrimi i aftësive ushtarake ka qenë qëllim i shumë vendeve anëtare të BE-së për një kohë të gjatë, ndonëse Britania ka vënë rezistencë duke shfaqur frikën se kjo mund ta dobësojë NATO-n.

Britania e Madhe nuk do të jetë e përfshirë direkt në këtë projekt, mirëpo do të ketë mundësi t’i bashkohet këtyre vendeve në misione specifike.

PECSO është projektuar me qëllim të bashkimit të forcave të vendeve anëtare dhe financimit më efikas në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë zhvillimin e armëve të reja, kanë thënë zyrtarët.

Në disa propozime në kuadër të PESCO përfshihet edhe mundësia që Belgjika të zhvillojë dronë për identifikimin e minave në det.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit e mbështet “iniciativën për të rritur mbrojtjen evropiane, sepse unë besoj se kjo do të jetë e mirë për Bashkimin Evropian, Evropën dhe NATO-n”.

NATO i zgjat mandatin Stoltenbergut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Aleatët e NATO-s i zgjatën mandatin Jens Stolenbergut si sekretar i përgjithshëm i aleancës perëndimore deri më 30 shtator, 2020.

“Aleatët e përgëzojnë sekretarin e përgjithshëm dhe kanë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim, në përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave të sigurisë të shekullit 21”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Stoltenberg, i cili më herët ka qenë kryeministër i Norvegjisë, ka udhëhequr NATO-n qysh në vitin 2014.

Ai shkroi në Twitter se është “i nderuar” me vendimin e 29 vendeve anëtare.

Stoltenberg mori kryesimin e aleancës në muajt pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nxiti separatizmin në Ukrainën lindore.

BE: Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy shteteve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se beson që shumica apo të gjitha vendet evropiane do t’i zhvendosin ambasadat e tyre në Jerusalem dhe do ta njohin atë si kryeqytetin e Izraelit, duke ndjekur vendimin për ta bërë një gjë të tillë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Duke folur në Bruksel së bashku me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kryeministri Netanjahu tha se njohja e Jerusalemit nga presidenti Trump “vë faktet drejtpërdrejt në tryezë” dhe se “paqja mbështetet mbi realitetin”.

“Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Kjo nuk e pengon paqen, e bën paqen të mundur sepse njohja e realitetit është thelbi i paqes, është themeli i paqes “, tha ai.

Zonja Mogherini tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështes konsensusin ndërkombëtarë për Jerusalemin derisa të zgjidhet statusi i tij si pjesë e negociatave ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, gjë që nënkupton se nuk do t’i bashkohen vendimit të shpallur javën e kaluar nga presidenti Trump.

“Ne besojmë se zgjidhja e vetme realiste e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës është dy shtete me Jerusalemin si kryeqytet i shtetit të Izraelit dhe shtetit të Palestinës”, tha zonja Mogherini.

Para se të shkonte në Bruksel për të takuar ministrat e jashtëm të BE-së, kryeministri Netanyahu kritikoi udhëheqësit evropian për atë që ai e cilësoi si “hipokrizi”.

Macron: Nuk mbështes vendimin e Trumpit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi t’i ketë thënë Netanyahut se vendimi amerikan është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

PARIS – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se nuk mbështet vendimin e Trumpit për të njohur Kudsin për “kryeqytet të Izraelit”, për të shtuar se megjithatë nuk është në pozicionin që ta gjykojë.

Pas takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, Macron mbajti një konferencë për mediat mbrëmë vonë, në të cilën theksoi se Franca dhe Izraeli janë aleatë të rëndësishëm, duke dënuar ashpër secilin që sulmon Izraelin dhe popullin e tij.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi t’i ketë thënë Netanyahut se vendimi amerikan është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes dialogut mes Izraelit dhe Palestinës.

“Dënoj sulmet mbi Izraelin. Nuk mbështes vendimin e Trumpit për Jerusalemin (Kudsi), por nuk është e imja të gjykoj”, theksoi Macron.

Ai njoftoi se me kryeministrin izraelit kanë biseduar për çështjen e Libanit meqë “ai vend është i rëndësishëm për sigurinë e Izraelit”.

“Ofro një mundësi, dhe bëje një gjest të mirë për palestinezët”, i tha Macron Netanyahut, nga i cili kërkoi ndërmarrjen e masave për ndalimin e projekteve banesore në mënyrë që të fitohet besimi izyrtarëve palestinezë.

Kryeministri izraelit, nga ana e tij ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë, tu jepet fundi sulmeve në Gaza dhe Jemen.

“Jerusalemi (Kudsi) është kryeqyteti i Izraelit, dhe nuk ka qenë kryeqytet i ndonjë shteti tjetër. Kur kjo do të pranohet nga palestinezët, do të mund të vendoset paqja”, tha Netanyahu. aa

Papa Françesku: Vetëm zgjidhja e negociuar mes palestinezëve dhe izraelitëve sjell paqe

Në komunikatën e së dielës, Vatikani ka ripërsëritur apelin e Papa Françeskut që të mbizotërojë “mençuria dhe maturia”, ndërkohë që ka ripërsëritur nevojën thelbësore për të respektuar “status quo-në” e Kudsit

VATIKAN –Vatikani thotë se Papa Françesku është duke u lutur që “liderët botërorë të përkushtohen për zmbrapsje të dhunës”, të shkaktuar nga zhvillimet e fundit në Kuds, ndërkohë që ka shprehur ngushëllimin e tij për viktimat e përleshjeve të fundit.

Njoftimi i administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) se njeh Kudsin për “kryeqytet të Izraelit”, ka shkaktuar dhunë në vende të ndryshme të botës.

Në komunikatën e së dielës, Vatikani ka ripërsëritur apelin e Papa Françeskut që të mbizotërojë “mençuria dhe maturia”, ndërkohë që ka ripërsëritur nevojën thelbësore për të respektuar “status quo-në” e Kudsit.

Në deklaratën e publikuar, Vatikani thotë se “vetëm një zgjidhje e negociuar mes palestinezeve dhe izraelitëve mund të sjell një paqe të qëndrueshme, si dhe të garantojë njëkohësisht bashkëjetesën paqësore të dy shteteve brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”. Ai e quan Kudsin “vendi i shenjtë i të krishterëve, hebreve dhe muslimanëve nga e mbarë bota”. AA

Rreth 1000 Babadimra garuan në Gjermani

Foto nga arkivi

Më shumë se 1000 persona të veshur në rroba të Babadimrit, kanë vrapuar nëpër rrugët e Michendorf afër Berlinit, për të shënuar këtë aktivitet tradicional në kuadër të festimeve për Krishtlindje.

Rreth 1,100 të rritur dhe fëmijë, i rezistuan kohës së ftohtë për të qenë pjesë e garës e cila dallonte nga 1-10 kilometra gjatësi.

Benedikt Statt, i cili fitoi garën për meshkuj në 10 kilometra gjatësi ka thënë se “është me të vertetë ndjenjë e mire, atmosferë e mirë, kohë perfekte. Ishte kënaqësi”.

Opozita ukrainase kërkon lirimin e Saakashvilit dhe shkarkimin e presidentit Poroshenko

Protestat në mbështetje të liderit opozitar, Mikheil Saakashvili në Kiev.

Mijëra ukrainasë janë duke marshuar nëpër rrugët kryesore të Kievit duke kërkuar lirimin e liderit opozitar, Mikheil Saakashvili si dhe shkarkimin e presidentit Petro Poroshenko.

Ministria e Brendshme ka thënë se rreth 2,500 persona kanë qenë pjesë e protestës.

Gruaja e Saakashvilit, Sandra ka qenë në mesin e pjesëmarrësve.

Pas marshimit, mbështetësit e Saakashvilit planifikuan që të mblidhen afër zonës ku po mbahet lideri i tyre.

Ish presidenti i Gjeorgjisë është arrestuar nga autoritetet ukrainase të premten vonë për supozimet se ka nxitur një “grup kriminal” të udhëhqur nga Yanukoych, i cili ka ikur në Rusi më 2014.

Zyrtarët ukrainasë besojnë se protestat e Saakashavillit janë pjesë e komplotit rus kundër Ukrainës.

Saakashvili i hedhë poshtë këto akuza.

Autoritetet e kanë arrestuar atë në Kiev, derisa qindra mbështetës të tij kanë protestuar duke kërkuar lirimin e tij.

Të afërm të Saakashvilit i kanë thënë Radio Evropa e Lirë se ai është arrestuar në një apartament të një miku.

Avokati i tij ka thënë se lideri opozitar është në grevë urie si protestë ndaj arrestimit.

Saakashvili, “duhet të përgjigjet tek hetuesit dhe shoqëria sa i përket akuzave ndaj tij”, ka thënë presidenti Poroshenko, gjatë një vizitë në Lituani.

“Në rast se nuk përgjigjet, kjo do të thotë se akuzat janë të bazuara”, ka shtuar tutje ai.

Shitet në ankand një fshat gjerman

Flamuri i Gjermanisë

Një fshat i vogël në Brandenburg të Gjermanisë është shitur për 140.000 euro në një ankand.

Shtëpia e ankandit, The Karhausen në Berlin, ka thënë se fshati Alwine, me një popullësi prej 20 personash është shitur tek një person anonim, i cili ka kontakuar përmes telefonit.

Kjo zonë ishte pjesë e ish Gjermanisë Lindore, rreth 100 kilometra në jug të Berlinit.

Në këtë pjesë nuk ka dyqane dhe as shërbime të udhëtimit.

Saakashvili në grevë urie

Politikani opozitar ukranias, dhe ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili

Politikani opozitar ukranias, dhe ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli është në grevë urie, u ka thënë gazetarëve, avokati i tij, Ruslan Chornolutskiy.

Përmes një letre ai ka treguar se Saakashvili u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë në Kiev më 10 dhjetor dhe të kërkojnë shkarkimin e presidentit Petro Poroshenko.

Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Saakashvilin për mbështetjen e një “grupi kriminal” të dyshuar, që është udhëhequr nga ish presidenti, Viktor Yanukoych, i cili ka ikur në Rusi më 2014.

Saakashvili i ka hedhur poshtë akuzat.

Ai është arrestuar në kryeqytetin e Ukrainës, në orët e vona të së premtes, derisa qindra përkrahës kanë demostruar duke kërkuar lirimin e tij.

Të afërm të Saakashvilit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se ai është arrestuar në apartametin e një shoku, tek i cili kishte shkuar në vizitë.

Papa kërkon të ndryshohet përkthimi i frazës për joshjen në Lutjen e Zotit

Papa Françesku kërkoi të ndryshohet përkthimi i frazës për joshjen në Lutjen e Zotit.

Teksti aktual që thotë: “Mos na udhëheq në joshje” nuk është përkthim i duhur, sepse Zoti nuk i udhëheq njerëzit në mëkate, tha Papa.

Ai sugjeroi që të përdoret fraza: “Mos na lejo të biem pre e joshjes”.

Lutja e Zotit është lutja më e njohur në krishterim.

Papa tha se Kisha Katolike Romake e Francës tani po përdor formulimin e ri “Mos na lejo të biem pre e joshjes” si një alternativë dhe tha se diçka e ngjashme duhet të përdoret në mbarë botën.

Schulz bën thirrje për formimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”

Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz.

Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, partner i mundshëm qeverisës i kancelares Angela Merkel, bëri thirrje për krijimin e “Shteteve të Bashkaura të Evropës” deri në vitin 2025.

Schulz, në kongresin e partisë së tij në Berlin, tha se Evropa duhet të jetë më e bashkuar dhe federale.

“Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale”, tha Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian.

Ai tha se vetëm një Evropë më e bashkuar mund të përballet me sfidat si ndryshimet klimatke apo menaxhimi i migrimit masiv, mund të detyrojë gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook, të respektojnë të drejtat civile, ose mund t’i pengojë kompanitë e mëdha që t’iu shmangen taksave.

“Evropa është sigurimi ynë jetësor”, tha ai.

Schulz po ashtu tha se vetëm një BE e fuqishme do të ndalonte përparimin e nacionalistëve të krahut të djathtë, duke përmendur këtu fitoret e tyre në Gjermani, Austri, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Holandë.

Gjermani, përplasen dy trena, dhjetëra të plagosur

MEERBUSCH – Si pasojë e përplasjes së dy trenave, një pasagjerësh dhe një treni mallrash pranë qytetit Meerbusch të Gjermanisë sipas të dhënave paraprake janë plagosur rreth 50 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Turma e mbështetësve e liron Saakashvilin

Kiev, 5 dhjetor 2017.

Mbështetësit e ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, e nxorën atë nga furgoni i policisë, pasi forcat ukrainase të sigurisë bastisën apartamentin e tij në Kiev, e tërhoqën zvarrë nga çatia dhe e arrestuan.

Në një përplasje dramatike midis policisë dhe qindra protestuesve, të cilët bllokuan rrugët në përpjekje për t’i penguar autoritetet që ta largojnë Saakashvilin, ky i fundit u tërhoq nga furgoni, me gjithë rezistencën e policisë, dhe bëri thirrje për largimin nga pushteti të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Ju bëj thirrje të nisni protesta paqësore për largimin e Poroshenkos. Nuk duhet të frikësoheni nga asgjë”, i tha Saakashvili turmës.

Ky zhvillim vjen pasi agjentët e zbatimit të ligjit hynë në apartamentin e Saakashvilit, njëherësh ish-guvernator i rajonit të Odesës, dhe e arrestuan atë nën akuzat se ka lidhje lidhje kriminale me ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, i cili është rrëzuar nga pushteti.

Dy ditë më parë, Lëvizja e Forcave të Reja e Saakashvilit ka organizuar një tubim masiv në Kiev, duke kërkuar shkarkimin e Poroshenkos.

Protestat fillimisht janë thirrur nga Saakashvili, dikur aleat i Poroshenkos, por atyre u janë bashkuar më pas shumë liderë të partive politike opozitare.

Nga viti 2004 deri më 2013, Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë, ku tani kërkohet nën dyshimet se ka bërë përpjekje të organizojë grushtshtet, pasi ka dalë nga zyra. Saakashvili i mohon akuzat.

Në vitin 2015, ai është emëruar nga Poroshenko guvernator i rajonit Odesa dhe ka dorëzuar shtetësinë gjeorgjiane për të marrë postin.

Megjithatë, Saakashvili ka dhënë dorëheqje në nëntor, 2016, duke thënë se përpjekjet e tij për reforma janë bllokuar nga aleatët e Poroshenkos.

Saakashvilit më pas i është marrë shtetësia ukrainase nga Poroshenko – vendim të cilin Saakashvili e ka sfiduar në gjykatë.

Poroshenko tha se qëllimi i vërtetë i organizatorëve të protestave është të destabilizojnë Ukrainën.

Spanja tërhoqi urdhër arrestin për Carles Puigdemontin

Gjykata e Lartë spanjolle thatë martën se tërhoqi urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj ish udhëheqësit të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe katër anëtarëve të kabinetit të tij, duke thënë se politikanët kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në Spanjë.

Të pestët shkuan në Belgjikë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga parlamenti i Katalonjës, veprim që u shpall ndërkaq i paligjshëm nga gjykatat spanjolle.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë në Spanjë urdhëroi lirimin e gjashtë politikanëve katalanas, por mbajti në fuqi vendimin për mbajtjen në burg të dy aktivistëve separatistë dhe dy ish anëtarëve të qeverisë rajonale, përfshirë nënpresidentin.

Gjykatësi Pablo Llarena vendosi që të vazhdojnë të qëndrojnë në burg, pa të drejtën e lirimit me kusht, ish nënpresidenti Oriol Junqueras, ish ministri i brendshëm Joaquim Forn dhe udhëheqësit e dy grupeve të veçanta separatiste, Gjykatësi caktoi shumën e 118 mijë dollarëve për lirimin me kusht të gjashtë politikanëve të tjerë.

Vendimet e Gjykatës së Lartë u lejojnë atyre të përfshihen në fushatën për zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit, që u shpallën nga Madridi më 21 tetor.

Fushata u hap të martën me shpresat e Madridit për një fitore të forcave që mbështesin unitetin e Spanjës, ndërsa partitë pro pavarësisë i shohin votimet si një mundësi për të çuar përpara synimet për shkëputje nga Spanja.

Në Ukrainë arrestohet ish-presidenti i Gjeorgjisë

Ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe ish-guvernatori i Odesës, Mikheil Saakashvili.

Ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe ish-guvernatori i Odesës, Mikheil Saakashvili, u arrestua nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, në Kiev.

Zëdhënësja e këtij shërbimi, Olena Hitlyanska, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisja në apartamentin e Saakashvilit është kryer së bashku me hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ajo nuk dha detaje për arsyen e bastisjes.

Bastisja u bë dy ditë pasi Lëvizja e Forcave të Reja e Saakashvilit ka organizuar një tubim masiv në Kiev, duke kërkuar shkarkimin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Protestat fillimisht janë thirrur nga Saakashvili, dikur aleat i Poroshenkos, por atyre u janë bashkuar më pas shumë liderë të partive politike opozitare.

Nga viti 2004 deri më 2013, Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë, ku tani kërkohet nën dyshimet se ka bërë përpjekje të organizojë grushtshtet, pasi ka dalë nga zyra. Saakashvili i mohon akuzat.

Në vitin 2015, ai është emëruar nga Poroshenko guvernator i rajonit Odesa dhe ka dorëzuar shtetësinë gjeorgjiane për të marrë postin.

Megjithatë, Saakashvili ka dhënë dorëheqje në nëntor, 2016, duke thënë se përpjekjet e tij për reforma janë bllokuar nga aleatët e Poroshenkos.

Saakashvilit më pas i është marrë shtetësia ukrainase nga Poroshenko – vendim të cilin Saakashvili e ka sfiduar në gjykatë.

Poroshenko tha se qëllimi i vërtetë i organizatorëve të protestave është të destabilizojnë Ukrainën.

Si u zbuluan VIP-at grekë që porosisnin kokainë në një lokal sushi në Athinë, priten arrestime

NGA: Ira Londo
Detaje të reja dalin në dritë nga skandali që zbuloi EYP (Shërbimi Informativ grek) ku shumica e VIP-ave të Greqisë porosisin kokainë në një lokal ‘Sushi’ në Kolonaki në Athinë. Në këto ambiente ishin vendosur mikrofona.

Gazetarë, aktorë, skenaristë, moderatorë, këngëtare, biznesmenë të mëdhenj e pronarë të medias dëgjohen të pohojnë porositë e kokainës, madje dhe të dëshmojnë se “do na mbyllin kanalin me këto…” dhe kode të padeshifrueshme. Gjate ditëve të fundit një numër i madh VIP-ash kanë dëshmuar në gjykatë për çështjen, ndërkohë priten urdhër-arrestet dhe akuzat.

Ndërkohë, deri tani është arrestuar greku Christos Mauromatis, ndërsa ‘truri’ i grupit të drogës, 52-vjecarit Stavros Petrukidis, është ende në kërkim.

Ukrainë: Babai i viktimës shpërthen dy granata në gjykatë

Policia ukrainase, fotografi ilustruese

Policia thotë se një person ka shpërthyer dy granata gjatë një gjykimi për vrasje në qytetin Nikopol në Ukrainë, duke vrarë veten dhe plagosur shtatë persona të tjerë.

Babai i një viktime kishte marrë dy granata në gjykatë dhe i ka detonuar ato, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Hanna Strachevska, zëdhënëse e Policisë Kombëtare për rajonin Dnipropetrovsk.

Ky person është vrarë dhe shtatë persona – përfshirë tre të pandehur, dy roje, një punëtor të gjykatës dhe një shikues- janë lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ka njoftuar Strachevska.

Të pandehurit janë duke u gjykuar për vrasjen e dy personave me pushkë në shkurt të vitit 2016.

Goditet grupi kriminal, si u arrestuan me tonelata drogë 12 shqiptarët në Itali

Pas disa muaj hetimesh, Prokuroria e Brescia ka lëshuar 20 urdhër – arreste. Gjashtëmbëdhjetë prej këtyre janë kryer e ndërsa 4 personat e tjerët të akuzuar për trafik ndërkombëtar ende nuk janë arrestuar.

Mësohet se pjesë e këtij grupi kriminal janë tetë italianë dhe dymbëdhjetë shqiptarë, të gjithë kryenin veprimtarinë në krahinën e Brescia. Mediat italiane bëjnë me dije se mes 16 të arrestuarve është edhe një grua.

Prej hetimeve të kryera ky grup i strukturuar kriminal importonte lëndë  narkotike si marijuanë dhe kokainë kryesisht nga Holanda dhe Shqipëria përmes kanaleve të ndryshme dhe mekanizmave të panjohura. Të arrestuarit kishin role të ndryshme në grup, si tregëtarët me shumicë, agjentë, korrierë të cilit prej kohësh ishin pjesë  e këtij rrjeti. Nga hetimet po ashtu mësohet se fillimisht u konstatua të ishin dy kanale drogë, ajo e llojit kokainë që vinte nga Hollanda.

Sa i përket marihuanës, ajo nga Shqipëria përmes udhëtimit ujor, të cilët filluan me anijet inflatable për të mbërritur në Kalabri nga ku korrierët më pas e dërguan në veri të Italisë.

Dhe pikërisht këtu, në jug të Durrësit, karabinierët kanë konfiskuar edhe ngarkesa të tjera. Siç raportohet në aksionin e fundit pak kohë më parë, organizatës iu sekuestrua një ngarkesë prej rreth 3 ton marijuhanë që vinte nga Shqipëria me gomone.

Ata që kryenin këto udhëtime në det njiheshin nga autoritetet italiane si persona me precedentë. Të arrestuarit janë të gjithë të akuzuar për trafikim të drogës dhe rrezikojnë të paktën 10 vite burg.

TV Kroat: Sllobodan Praljak ka vdekur

Sllobodan Praljak duke e pirë atë që tha se ishte helm

Televizioni kroat ka raportuar se ish-komandanti i kroatëve të Bosnjës, Sllobodan Praljak, ka vdekur, qartasi, pasi ka pirë helm në Gjykatën për krime të luftës në Hagë.

Policia e Holandës ka refuzuar të komentojë.

Më herët Gjyqtarët e kanë suspenduar një seancë të apelit, pasi njëri prej gjashtë kroatëve të Bosnjës, të akuzuar për krime të luftës, ka pirë atë që tha se ishte helm, duke brohoritur dhe duke e ngritur një gotë te buzët e tij në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Një zyrtar i gjykatës më vonë ka thënë se i akuzuari, Sllobodan Praljak, i cili pretendoi se ka pirë helm, ishte gjallë dhe nën kujdesin mjekësor.

Pralajk, ish-komandant i forcave kroate në Bosnjë gjatë luftës në periudhën 1992-95, duket se pinte diçka disa momente para se gjyqtarët e konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet burg.

“Sllobodan Praljak nuk është kriminel lufte. E refuzoj vendimin me neveri”, tha Praljak.

Gjyqtari kryesues, Camel Agius, me të shpejtë e ndali procesin e dëgjimit të sotëm.

Gjykata për krime lufte pezullon dëgjimin – i akuzuari ‘piu helmin’

Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi ndërpreu të mërkurën një proces në dhomën e apelit, pasi që njëri nga të akuzuarit piu nga një shishe e vogël duke pohuar se ka pirë helm.

Ish komandati i kroatëve të Bosnjës, Slobodan Praljak, 72 vjeçar, piu nga një shishe e vogël në çastin kur gjykata shpalli mbetjen në fuqi të dënimit të tij me 20 vjet heqje lirie për krime lufte ndaj myslimanëve boshnjak.

“Unë nuk jam kriminel lufte, unë e kudnërshtoj këtë dënim” tha ai pasi piu përbërjen për të cilën edhe avokatja e tij tha se ishte helm.

Slobodan Paraljak dhe pesë të tjerë kishin apeluar vendimin e gjykatës të vitit 2013 që i dënonte ata me nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie. Jadranko Përliç, Bruno Stojiç, Slobodan Praljak, Milivoj Petkoviç, Valentin Coriç dhe Berislav Pusiç, qenë dënuar për 26 akuza për përfshirje në një plan për dëbimin e përhershëm të myslimanëve të Bosnjës dhe krijimin e ‘një terroriti kroat” që do të përfshinte edhe qytetin jugor të Mostarit.

Akuzat përfshinin krime të vrasjeve, torturave, dëbimeve, përdhunimeve, trajtimeve çnjerëzore, shkatërrimit të pronës dhe terrorizimit të popullsisë.

Seanca e sotme u hap një javë pasi që Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm ish komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, nën akuzat për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Mbi 100 mijë veta u vranë dhe mbi 2 milionë u zhvendosën gjatë luftës në Bosnjë.

Gjykata për krime lufte në ish Jugosllavi u themelua në vitin 1993 dhe 31 dhjetori i këtij viti shënon edhe fundin e punës së saj. Ajo është gjykata e parë për krime lufte pas gjykatës ushtarake të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u ngrit në mes të luftës së Bosnjës.

Ajo ngriti akuza ndaj 161 vetave, 83 prej të cilëve janë dënuar. Në mars të vitit 2016-të, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Ratko Mladiçit, Radovan Karaxhiç, i cili u dënua me 40 vjet heqje lirie nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ish presidenti serb Sllobodan Millosheviç, u akuzua në vitin 1999 në kohën e luftës së Kosovës dhe u dërgua në Hagë në vitin 2001. Në vitin 2006 vdiq derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Sulmohet me thikë politikani gjerman që përkrahte azilantët

Andreas Hollstein, 57 vjeçar, është plagosur në një sulm për të cilin autoritetet thonë se ka qenë i motivuar politikisht, nga shkaku se Hollstein ka qenë i njohur për përkrahje të azilkërkuesve.

BERLIN – Një sulmues me thikë ka plagosur bashkiakun e Altenas në Gjermaninë perëndimore, Andreas Hollstein, 57 vjeçar, në një sulm për të cilin autoritetet thonë se ka qenë i motivuar politikisht, nga shkaku se Hollstein ka qenë i njohur për qëndrimet e tij në përkrahje të azilkërkuesve në Gjermani

Policia gjermane e tronditur, 56 vite në timon pa patentë shoferi

BERLIN – Aksidentet e vogla të trafikut në udhëkryqet frekuentuese urbane thuajse janë përditshmëri për ekipet e policisë së trafikut në Gjermani. Një aksident i tillë të premten, në qytetin verilindor gjerman Neheim, ka tronditur policinë.

Pas ndeshjes së dy automjeteve në qendër të qytetit policia doli në terren, ndërsa aksidentin pa të lënduar dhe me dëme materiale e shkaktuan një grua 34 vjeçare dhe një burrë 74 vjeçar.

Vozitësi tashmë 56 vite ka përdorur automjet në Gjermani, ndërsa asnjëherë nuk ka dhënë provimin e patentës së shoferit dhe nuk ka pasur leje për vozitje.

Policia sot njoftoi se vozitësi tha se ka dhënë kërkesën për dhënien e provimit për patentë shoferi para shkuarjes në ushtri para gjashtë dekadave. Orët e trajnimit nuk i vazhdoi pas kryerjes së afatit ushtarak. aa

Ish-lideri i Katalonjës e filloi fushatën nga Belgjika

Carles Puigdemont

Lideri i lëvizjes separatiste i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot e ka lansuar fushatën e tij për zgjedhjet e ardhshme në këtë rajon, nga Belgjika, ku pritet përfundimi i procesit për ekstradimin e tij eventual në Spanjë.

Zoti Puigdemont, i cili dëshiron të rizgjedhet në postin e presidentit të Katalonjës, e ka filluar fushatën me emrin “së bashku për Katalonjën”, nga qyteti Bruzhes në Belgjikë.

Mediat spanjolle kanë raportuar se 90 kandidatë që ai i ka zgjedhur, kishin udhëtuar nga Katalonja në këtë qytet në Belgjikë për fillimin e fushatës.

Puigdemont dhe katër ish-anëtarë të tjerë të qeverisë së tij kanë ikur në Belgjikë, pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë në Parlamentin e Katalonjës më 27 tetor të këtij viti.

Pas kësaj, qeveria qendrore në Madrid pat ndërmarrë goditje të shpejtë, përfshirë shkarkimin e qeverisë së tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për 21 dhjetor.

Procesi për ekstradimin eventual të zotit Puigdemont në Spanjë mund të zgjasë disa javë dhe kjo nënkupton se ai mund të zhvillojë fushatë nga Belgjika.

Nëse ktethet në Spanjë ai ballafaqohet me arrestim nga ana e autoriteteve spanjolle, raportona gjencia AP.

Incident para ndërtesës së Gjykatës në Hagë në prag të vendimit për Mlladiçin

Gjykimi i Mlladiçit ka filluar në maj të vitit 2012, kurse aktakuza e Gjykatës së Hagës e ngarkon me 11 pika, prej të cilave dy për gjenocid

DEN HAAG- Në prag të vendimit të të akuzuarit të Hagës, Ratko Mlladiç para ndërtesës së Gjykatës në Hagë sot në mëngjes ndodhi një incident kur para familjeve të viktimave u paraqit një burrë me flamurin serb.

Flamurin nga presoni në fjalë u përpoq ta merrte kryetarja e Shoqatës “Gratë-viktima të luftës” Bakira Haseçiç, kurse më pas reagoi edhe policia e cila qetësoi situatën.

Haseçiç pas incidentit deklaroi se “është e dhimbshme dhe trishtuese që sot para Gjykatës së Hagës të glorifikohet gjenocidi, agresioni, përdhunimet masive të grave jo serbe, kryesisht boshnjaket. Unë jam një nga ato mijëra gra të përdhunuara”.

Ish të burgosur nga të gjitha anët e Bosnjë e Hercegovinës, përfaqësues të shoqatave të viktimave dhe familjarë të të vrarëve nga orët e hershme mbërritën para ndërtesës së Gjykatës Ndërkombëtre Penale për Ish Jugosllavinë (GJNPJ) në Hagë ku sot do të spallet vendimi i shkallës së parë për ish komandantin e ushtrisë të Republikës Sërpska, të akuzuar për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë e Herecegovinë në vitet e 90-ta.

Pas më shumë se dy dekadash nga lufta në BeH familjet e viktimave shpresojnë se me vendimin e sotëm sadopak drejtësia do të vihet në vend.

Gjykimi i Mladiçit ka filluar në maj të vitit 2012, kurse aktakuza e Gjykatës së Hagës e ngarkon me 11 pika, prej të cilave dy për gjenocid.

Dështojnë bisedimet për formimin e qeverisë gjermane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se përpjekjet e saj për formimin e qeverisë dështuan, një zhvillim që mund të çojë Gjermaninë në një krizë politike dhe më afër zgjedhjeve të parakohshme.

Demokratët e Lirë, (FDP) u tërhoqën papritmas nga bisedimet pas më shumë se katër javë bisedimesh me konservativët e zonjës Merkel dhe të gjelbrit, duke ju referuar dallimeve të papajtueshme.

Euroja shënoi rënien më të madhe në dy muajt e fundit kundruall jenit, pasi që udhëheqësi i FDP-së, Christian Lindner, tha të dielën se partia e tij u tërhoq meqë partnerët nuk po gjenin gjuhë të përbashkët për çështjet kryesore.

“Më mirë është që të mos qeveriset, se sa të qeveriset keq”, tha zoti Lindner.

Zonja Merkel u duk e lodhur derisa tha se do të vazhdojë të kryejë detyrën e kancelares dhe do të këshillohet me presidentin Frank-Walter Steinmeier se si të ecet me tutje, ndërsa shtoi se marrëveshja ishte shumë afër.

“Kjo është një ditë e reflektimit të thellë se si do të ecim përpara në Gjermani”, u tha zonja Merkel gazetarëve. “Si kancelare, do të bëj gjithçka që ky vend të drejtohet si duhet në javët e vështira që po vijnë”.

Ishte një çast kthjellje në karrierën e një gruaje e cila gjatë 12 vjetëve në pushtet, u shndërrua në simbol të qëndrueshmërisë, duke drejtuar eurozonën gjatë krizës zë borxheve dhe duke siguruar një marrëveshje ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë për të ndalur valën e migruesve.

Pozicioni i zonjës Merkel u dobësua pas zgjedhjeve të shtatorit kur votuesit e zemëruar me vendimin e saj të vitit 2015 për të hapur kufijtë e Gjermanisë për më shumë se një milionë strehim kërkues i dënuan konservativët e saj duke votuar për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

dështimi i bisedimeve lë të hapura dy mundësi të pashembullta për Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore: zonja Merkel të formojë një qeveri të pakicës, ose që presidenti të shpallë zgjedhjet e reja nëse qeveria nuk formohet.

Social Demokratët e qendrës së majtë, (SPD), partnerët aktual në koalicionin me zonjë Merkel, që dolën të dytët në zgjedhje, kanë hedhur poshtë mundësinë për përsëritjen një aleance me konservatorët të cilët fituan, por me më pak vende në parlament.

Megjithatë, aleati i zonjës Merkel, Jens Spahn, tha se ende nuk po mendon për zgjedhje të reja. “Disa ministra të SPD-së e kanë bërë të qartë se duan të qeverisin”, i tha zoti televizionit n-tv. “SPD-ja duhet të vendosë nëse don të marrë përgjegjësi për vendin më të madh në mes të Evropës”.

Aktualisht ka pas oreks për zgjedhje të reja. Partitë kryesore druajnë se AfD mund të fitojë më shumë se 13 për qind të votave sa mori në shtator.

Juncker: Tentimi katalonjas për shkëputje është katastrofë

“Katalonja është një shqetësim i madh, nuk më pëlqen situata e shkaktuar, kjo është një katastrofë”, tha Juncker

MADRID – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përpjekjen katalonjase për shkëputje e ka quajtuar “katastrofë”, duke riafirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) për një Spanjë të vetme.

“Katalonja është një shqetësim i madh, nuk më pëlqen situata e shkaktuar, kjo është një katastrofë”, tha Juncker për gazetën spanjolle El Pais.

Presidenti i KE-së ka porositur ish kreun katalonjas Carles Puigdemont se secesionistët katalonjas “nuk guxojnë të nënvlerësojnë mbështetjen të cilën kryeministri spanjoll Mario Rajoy e gëzon në mbarë Evropën”.

Spanja është ballafaquar me krizën më të rëndë institucionale në afro 40 vjet, pasi Parlamenti rajonal katalonjas më 27 tetor shpalli pavarësinë e njëanëshme nga Spanja me votim të fshehtë.

Qeveria Rajoy shpërndau qeverinë separatiste të Katalonjës dhe bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme rajonale për 21 dhjetor.

Juncker beson se zgjedhjet mund dhe duhet të përmirësojnë situatën. aa

Kreu i Sinn Fein, Gerry Adams paralajmëron pensionimin

“Lidership do të thotë të dish se kur është koha për ndryshime, dhe kjo kohë është tani”, tha 69 vjeçari Adams, i cili plot 34 vite qëndroi në krye të krahut politik të IRA-s

LONDËR – Kryetari i partisë politike irlandeze Sinn Fein, Gerry Adams ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të dalë në pension nga posti të cilin e mbajti plot 34 vite.

Udhëheqësi i krahut politik të Lëvizjes Irlandeze IRA, Adams largimin e tij nga politika e njoftoi në konferencën e rregullt vjetore të Sinn Fein, e cila u mbajt mbrëmë në Dublin.

“Mendoj se duhet të them se kam pasur privilegjin të jem pjesë e një lidershipi të shkëlqyer. Një nga sukseset tona më të mëdha është procesi i ndërtimit të paqes. Vitin e ardhshëm nuk do të kandidoj për në Dail (Parlamenti Irlandez)”, tha Adams.

Një nga politikanët më karizmatik irlandez, Adams, tha se me udhëheqjen e Sinn Fein do të caktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të kryetarit të ri të kësaj partie politike, e cila njëherish do të jetë edhe data e daljes së tij në pension.

“Lidership do të thotë të dish se kur është koha për ndryshime, dhe kjo kohë është tani”, ka thënë 69 vjeçari Adams, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes së paqes midis nacionalistëve irlandezë dhe republikanëve në vitin 1998. aa

Suedi, ezani lejohet me altoparlant në pesë kohët e namazit

STOCKHOLM – Lejohet këndimi i ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit në xhaminë me minare të Shoqatës Kulturore Islame që i përket boshnjakëve në qytetin Karlskrona, në rajonin Blekinge të Suedisë. Personat e ardhur në xhami para xhumasë kanë dëgjuar të përlotur teksa ezanin e parë me altoparlant e ka kënduar përpara namazit të xhumasë kryetari i Shoqatës Kulturore Islame, Abdulrahman Tamarji.

Në një deklaratë për AA, Tamarji, tha se në Suedi kanë marrë leje për herë të parë për këndimin e ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit, por se aktualisht këtë leje do ta përdorin vetëm para namazit të xhumasë.

“Lejen për ezanin do ta përdorim para namazit të xhumasë vetëm një herë në javë. Për shkak se xhamia jonë ndodhet brenda lagjes nuk e di se çfarë reagimesh do të marrim. Mendojmë që me kalimin e kohës të bëjmë vlerësimet dhe të veprojmë sipas saj. Nderi i këndimit të ezanit me altoparlant më takoi mua. Jam shumë i emocionuar dhe i ngazëllyer”, është shprehur ndër të tjera Tamarji.

Duke theksuar se në rajonin Belkinge të Suedisë për herë të parë ka një xhami me minare, Tamarji ka theksuar se 5 vite më parë aplikuan për ndërtimin e minares në bashki dhe se leja e ndërtimit doli 50 ditë më parë. Duke rikujtuar se minaren e kanë ndërtuar brenda një muaji, Tamarji ka nënvizuar se minaren e kanë dizajnuar plotësisht sipas stilit osman.

Ezani i parë me altoparlant në Suedi u këndua katër vite më parë në xhaminë Fittja Ulu të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), e cila ndodhet në lagjen Fittja në rajonin Botkyrka në Stockholm. Në xhami që prej vitit 2013 këndohet ezani me altoparlant para namazit të xhumasë.

BE hap “një faqe të re” për mbrojtjen

23 vendet anëtare të BE-së kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për krijimin e PESCO-s

BRUKSEL – Konfirmohet se 23 anëtarë të Bashkimit Evropian (BE) kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për krijimin e “Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar” (PESCO), i cili parashikon të bëjë të përhershëm bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i BE-së theksohet se 23 vendet anëtare të BE-së kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për krijimin e PESCO-s, ku kjo deklaratë i është përcjellë Këshillit të BE-së dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në deklaratën ku nënshkrimi i deklaratës së përbashkët cilësohet si hapi i parë zyrtar për formimin e PESCO, thuhet se struktura e bashkëpunimit të përhershëm në marrëveshjen e Lisbonës, fillimisht do t’iu njohë mundësinë vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Shtetet anëtare mund të zhvillojnë aftësi të përbashkëta mbrojtëse, dhe se këto vende mund të investojnë në projekte të përbashkëta dhe mund të kontribuojnë në zhvillimin e ushtrive të tyre, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Kroacia, Qiproja Greke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia janë vendet që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët. Ndërkohë që në këtë fazë, theksohet se në të ardhmen është e hapur mundësia e bashkimit të vendeve që nuk marrin pjesë në PESCO.

Gjithashtu theksohet se PESCO është një kornizë ligjore detyruese dhe gjithëpërfshirëse për rregullimin e investimeve në lidhje me mbrojtjen dhe thuhet se synimi i saj është “mbrojtja e territorit të BE-së dhe të qytetarëve të saj”.

Në deklaratë, u njoftua se shtetet anëtare kanë konfirmuar rritjen e buxheteve të mbrojtjes në këtë kuadër.

“Faqe e re për mbrojtjen e Evropës”

Mogherini e cila kryeson Këshillin e Punëve të Jashtme, në një deklaratë në lidhje me këtë çështje tha se “Sot hapim një faqe të re për mbrojtjen e Evropës”.

Pasi ka vënë në dukje se është një “ditë historike” për mbrojtjen evropiane, Mogherini tha se shtetet anëtare aktualisht kanë propozuar më shumë se 50 projekte brenda kuadrit për “Bashkëpunimin e Përhershëm të Mbrojtjes”. aa

Poloni: Ripërtritje e kërkesës për pagesën e dëmeve të luftës nga Gjermania

Jaroslaw Kaczynski

Jaroslaw Kaczynski, lider i partisë kryesore në qeverinë e Polonisë, i ka përsëritur kërkesat për pagesën e dëmeve të Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, duke thënë se kjo është çështje e “nderit” për vendin e tij.

Zoti Kaczynski dje tha se “francezët janë paguar, hebrenjtë janë paguar, shumë vende të tjera janë paguar për humbjet e pësuara gjatë Luftës së Dytë Botëror, por polakët nuk janë paguar”.

“Kjo nuk është vetëm për fonde materiale, kjo është për statusin tonë, nderin tonë”, tha Kaczynski, që është lider i Partisë për ligj dhe drejtësi (PIS), e cila e udhëheq qeverinë e këtij vendi.

Në vitin 1953 ishte nënshkruar një marrëveshje e liderëve komunistë të Polonisë, për të mos bërë kërkesa të ardhme për pagesa të dëmeve të luftës nga Gjermania.

Por qeveria aktuale nacionaliste dhe konservatore e Polonisë argumenton se marrëveshja ishte bërë me urdhërat e Bashkimit Sovjetik dhe nuk është e vlefshme.

Barcelonë: Qindra mijëra protestues kërkuan lirimin e të burgosurve

Pamje nga protestat e mbajtura në Barcelonë me mbishkrimet “Liri për të burgosurit politikë”

Vlerësohet se afro 750 mijë njerëz kanë marrë pjesë në marshin protestues në pjesën qendrore të Barcelonës, duke kërkuar lirimin e liderëve separatistë të Katalonjës, të cilët janë të arrestuar nga autoritetet e Spanjës.

Në marshin e mbrëmshëm për pavarësi nëpër rrugët kryesore të Barcelonës, pjesëmarrësit me flamuj të Katalonjës kanë brohoritur “liri për të burgosurit politikë”.

Gjykata e Lartë e Spanjës pat marrë vendim që tetë ish-zyrtarë të qeverisë rajonale të Katalonjës dhe liderët e Asamblesë Kombëtare të Katalonjës, të mbahen në arrest, të akuzuar për kryengritje, rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike. Kryetari i Parlamentit të Katalonjës është liruar për tu mbrojtur në liri, pas pagesës së dorëzanisë në shumë prej 175 mijë dollarësh.

Rajoni i pasur i Katalonjës, që e ka gjuhën dhe kulturën e vet, ka shpallur pavarësi nga Spanja më 27 tetor, pas mbajtjes së referendumit. Por autoritetet qendrore në Madrid këtë referendum e patën shpallur ilegal.

Qeveria e Spanjës e ka shkarkuar presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont, kabinetin e tij dhe parlamentin.

Për zotin Puigdemont është paraqitur një fletarrtest lidhur me akuza për rebelim dhe kryengritje. Ai është larguar në Bruksel së bashku me katër ish-zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Qeveria qendrore në Spanjë e ka pezulluar autonominë e Katalonjës dhe ka shpallur zgjedhje të reja për 21 dhjetor.

Rriten tensionet Ukrainë – Serbi për shkak të mercenarëve

Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi

Serbia e ka ftuar ambasadorin e saj në Kiev për konsultime, pasi Ukraina i ka shprehur shqetësimet për “mercenarët” serbë, që luftojnë në anën e kryengritësve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, që është e përfshirë nga konflikti.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u tha dje reporterëve se ka pasur “disa shqetësime” në lidhjet me Ukrainën dhe për këtë arsye ai kishte biseduar në Beograd me ambasadorin e Serbisë, raporton agjencia AFP.

Kjo thirrje e ambasadorit u bë pasi të mërkurën Ukraina e ftoi ambasadorin e vet në Beograd për bisedime në Kiev.

Konsultimet në Kiev ishin të fokusuara në “problemin e mercenarëve serbë që luftojnë si pjesë e trupave terroriste ruse”, në rajonin lindor të përfshirë nga lufta, thuhej në deklaratën në gjuhën angleze të Ministrisë së jashtme të Ukrainës, më herët këtë javë.

Në këtë deklaratë, pala e Ukrainës u referohet “obligimeve të Serbisë brenda instrumenteve ndërkombëtare legale kundër terrorizmit”.

Hagë: U shfaq incizimi i pushkatimit të 6 myslimanëve

Jovica Stanishiq (majtas) dhe Franko Simatovic në gjykatën e Hagës për krime të luftës

Prokurorët në procesin gjyqësor në Tribunalin e Hagës, kundër të akuzuarve, Jovica Stanishiq, dhe Franko Simatoviq Frenki, e kanë shfaqur sot incizimin e pushkatimit të gjashtë myslimanëve të Srebrenicës, që e kanë kryer pjesëtarët e njësisë serbe, “skorpionët”.

Dëshmitar i prokurorisë ishte Goran Stopariq, pjesëtar i atëhershëm i “shkorpionëve”, i cili tha se ishte dëshmitar i këtyre vrasjeve, për të cilat tha se i ka urdhëruar komandanti i “shkorpionëve”, Sllobodan Mediq, i njohur si Boca.

Stopariq dje e ka vërtetuar aktakuzën se “shkorpionët” ishin nën kontrollin e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Serbisë, shef i së cilis ishte i akuzuari i parë, Jovica Stanishiq, ndërsa i akuzuari i dytë, Franko Simatoviq Frenki, ishte operativisti kryesor, raporton agjencia Beta.

Të dy këta persona akuzohen për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë, në periudhën 1991-95.

Ky incizim i pushkatimit ishte shfaqur për të parën herë në Tribunalin e Hagës, në qershor të vitit 1995, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili ishte i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë.

Berlusconi rikthehet në politikën italiane

Silvio Berlusconi, në moshën 81 vjeçare, është rikthyer në politikën italiane. Berlusconi nuk mund të garojë në zgjedhjet parlamentare për shkak të dënimit për mashtrim me taksa, por ai është duke e udhëhequr një koalicion të qendrës së djathtë, që po synon të kthehet në forcë politike.

Sipas analistëve, Berlusconi ende ka disa shkathtësi në politikë, ka karizmë, burime financiare dhe përkrahje të mediave, për të qenë forcë në politikën e vendit, pavarësisht moshës së tij.

Ai po ashtu është duke sfiduar ligjin italian qe e ndalon atë të mbajë detyrën zyrtare deri para vitit 2019.

Puigdemont lirohet nga arresti, por duhet të mbetet në Belgjikë

Ish-lideri i përmbysur i Katalonjës, Carles Puigdemont, e ka kritikuar Spanjën në komentet e tij të para në Internet, pas lirimit nga arresti në Belgjikë, ku ai po e kundërshton kërkesën e Spanjës për ekstradim, për dyshime se ka organizuar rebelim në Katalonjë.

Sot në rrjetin Twitter, Puigdemont ka shkruar se është i lirë dhe se është së bashku me “shokët e burgosur padrejtësisht nga ky shtet i humbur, që është larg nga praktikat demokratike”, raporton agjencia AP.

Një gjyqtar në Bruksel dje e ka liruar ish-liderin, Carles Puigdemont, dhe katër bashkëpunëtorë të tij të afërt, me kusht që të qëndrojnë në Belgjikë dhe të marrin pjesë në seancat gjyqësore.

Këta pesë persona kanë udhëtuar për në Belgjikë, pasi autoritetet e Spanjës i shkarkuan ata më 28 tetor, për synimin e tyre për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.

Nga ana tjetër, nëntë anëtarë të tjerë të udhëheqjes ranjonale të shkarkuar për rastin e njejtë, janë arrestuar në Madrid, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Puigdemonti dorëzohet në policinë e Belgjikës

Ish presidenti i i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ish-ministra janë dorëzuar në policinë e Belgjikës

BRUKSEL– Ish presidenti i i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ish-ministra janë dorëzuar në policinë e Belgjikës.

Sipas lajmit të kanalit të televizionit publik të Belgjikës VRT NWS, Puigdemont dhe ministrat Maria Aleu Serret, Antoni Oliveres Comin, Lluis Gordi Puig dhe Clara Obiols janë dorëzuar në policinë e Belgjikës.

Pritet që Prokuroria Federale e Belgjikës të japë deklaratë lidhur me çështjen.

Sipas lajmeve të mediave spanjolle pretendohej se Puigdemont dhe katër ministrat sot do të ndalohen nga policia e Belgjikës.

Gjykata Kombëtare e Spanjës dje edhe zyrtarisht ka dorëzuar në Prokurorinë Federale të Belgjikës urdhër arrestin në nivel evropian për Puigdemont dhe 4 ish-ministra, për shkak të rolit të tyre në shpalljen e pavarësisë së njëanshme, duke i akuzuar për “rebelim kundër shtetit, kryengritje dhe keqpërdorim të pronës publike”.

Puigdemont dhe katër ministrat ikën në Belgjikë para se të merrej vendimi për arrestimin e tyre. aa

Puigdemont mund të kandidojë për president në zgjedhjet rajonale

Partia separatiste e liderit të shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont, i cili po përballet më një urdhër-arrest të lëshuar nga qeveria qendore e Spanjës, ka thënë se duan që Pugdemont të kandidojë për president në zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit.

“Ne duam që Puigdemont të jetë personi që do të bartë ofensivë që do të ndërmarrim me 21 dhjetor në zgjedhje”, ka thënë zëdhënësja e partisë, Marta Pascal.

Puigdemont, i cili gjendet në Belgjikë, kishte paralajmëruar të premten se ai po konsideron të jetë pjesë e zgjedhjeve në Spanjë, nga Brukseli.

“Ka ardhur koha për të gjithë demokratët që të bashkohen. Për Katalonjën, për lirimin e të burgosurve politikë dhe për republikën”, ka shkruar Puigdemont në rrejtin social Tëitter.

Të premten, Spanja ka lëshuar një urdhër-arrest kundër Puigdemonit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, nën akuzat për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike dhe mosbindje.

Puigdemont u bën thirrje separatistëve katalanas për unifikim

Lideri separatist, Carles Puigdemont.

Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemot u ka bërë thirrje politikanëve rajonal, që në zgjedhjet e 21 dhjetorit të vazhdojnë me përpjekjet për pavarësi nga Spanja dhe të protestojnë për anëtarët e parlamentit rajonal, të burgosur nga qeveria qendrore e Spanjës.

Puigdemont, i cili tash gjendet në Belgjikë, pasi qeveria e tij ishte shkarkuar pas përpjekjeve për pavarësië, ka thënë të premten se ai po konsideron të jetë pjesë e zgjedhjeve në Spanjë, nga Brukseli.

“Ka ardhur koha për të gjithë demokratët që të bashkohen. Për kataloninë, për lirimin e të burgosurve politikë dhe për republikën”, ka shkruar Puigdemont në rrejtin social Twitter.

Të enjten, nëntë anëtarë të kabinetit të Puigdemontit janë ndaluar nga një gjykatë e lartë e Spanjës për hetime.

Të premten, Spanja ka lëshuar një urdhër-arrest kundër Puigdemonit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, nën akuzat për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike dhe mosbindje.


Send this to a friend