VOAL

VOAL

Katalonia e fillon procedurën për ndarje nga Spanja

Dy parti të Katalonias kanë filluar procedurat në Paralment për ndarjen nga Spanja dhe formimin e shtetit të ri.

Lidhja “Së bashku për Po” që në zgjedhjet e muajit të kaluar ka marrë 62 vende dhe partia e majtë CUP e cila ka fituar 10 nga 135 vendet në parlament sot kanë paraqitur propozimin që në afat prej 30 ditësh të formohet ligji që mundëson shkrimin e Kushtetutës dhe sistemin e sigurisë.

Krerët e Katalonias i kanë bërë thirrje Parlamentit të Barcelonës që të votojë urgjentisht propozimin, edhe pse ende nuk është formuar qeveria rajonale.

Parlamenti Evropian dënon dy deputetë për përshëndetjen naziste

Në 10 ditët në vazhdim nuk do të mund të përdorin të drejtën e votimit, nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet zyrtarë të PE dhe gjithashtu do të paguajnë një gjobë prej 3060 euro

BRUKSEL – Parlamenti Europian miratoi dënimet në vlerë monetare dhe largim ndaj dy anëtarëve të saj për përshëndetjen naziste dhe veprime që i referohen nazistit Adolf Hitler.

Në një deklaratë me shkrim nga PE theksohet se Këshilli i përbërë nga Kryetari dhe 14 ndihmës kryetarë mbrëmjen e djeshme kanë miratuar me shumicë votash dënimet në vlerë monetare dhe me largim të dhëna ndaj anëtarit polak, Janusz Korwin-Mikke dhe anëtarit italian, Gianluca Buonanno.

Me këtë vendim të dy anëtarët në 10 ditët në vazhdim nuk do të mund të përdorin të drejtën e votimit, nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet zyrtarë të PE dhe gjithashtu do të paguajnë një gjobë prej 3060 euro e cila përkon me harxhimet 10 ditore.

– Arsyetimi i dënimeve

Si arsyetim ndaj dënimeve janë treguar se Korwin-Mikke në muajin korrik teksa kritikonte një vendim që do të amrrej në lidhje me transportin në mbarë Europën ai kishte bërë përshëndetjen naziste dhe ishte shprehur: “Një Perandori e vetme, një popull, dhe një biletë” e cila i referohej slloganit nazist “Një popull i vetëm, një Perandori dhe një Lider”, duke  i shtuar kësaj ku i njerjti anëtarë në një seancë në muajin shtatorë kishte thënë në lidhje me refugjatët “Plehra njerëzore”.

Ndërsa për Buonanno është theksuar se gjatë një seance me 6 tetorë ai kishte veshur një bluzë ku pëngjaste Angela Merkel me Adolf Hitlerin, ndërsa në ditën e nesërme në një seancë ku kishte marrë pjesë edhe Angela Merkel ai kishte vendosur “mustaqe të Hitlerit” dhe kishte bërë përshëndetjen  naziste.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se këto nuk janë shembuj të parë dhe se vendimet janë njoftuar që ditën e dejshme ku dhe dënimet e dhëna për largimin e tyre duke filluar që ditën e sotme do të vazhdojë deri me 11 nëntor. aa

Danimarka lodhet nga “Bosi Cigan”, krimineli më famëkeq nga Kroacia – Nga Jorgen Samso, BIRN

Kur Gimi Levakoviç shpejtoi makinën e tij në qendër të Kopenhagenit dhe i kaloi sipër ish të dashurës shtatzënë në prill 2011, kjo mori shumë vëmendje nga media.

Por nuk qe deri katër vite më vonë kur kroati, me nofkën “Bosi Cigan” nga media daneze – dhe aktiviteti kriminal i familjes së tij rome, përçau një komb të tërë.

46-vjeçari që preferon të quhet “Gimi Boss 007” dhe që pozon me veshje firme përpara makinave të shtrenjta me tatuazhe dhe shumta të mëdha parash në profilin e tij në Facebook, është patriarku i një rrjeti familje rome që është etiketuar si “familja më kriminale e Danimarkës”.

“Një familje. Qindra krime. Përgjatë katër dekadave familja rome Levakoviç ka shkatërruar çdo gjë përreth vetes me të gjitha llojet e sjelljes kriminale,” shkroi tabloidi Ekstrabladet  në gusht 2011.

Që nga janari i këtij viti, mbulimi i lajmit ka qenë i madh dhe media daneze është mbushur me histori rreth 45 anëtarëve të klanit Levakoviç, krimeve të tyre dhe abuzimit me sistemin e mirëqenies.

“Që kur isha djalosh kam thënë se doja të isha një gangster,” tha nipi 27-vjeçar i Bosit Cigan, Jura Levakoviç për median daneze TV2 në një intervistë nga burgu. Ai po kalon pesë vjet në burg për dhjetëra vjedhje.

Ndryshe nga xhaxhai i tij, ai do të kthehet në Kroaci pasi të shlyejë dënimin, ashtu si tre anëtarë të tjerë të familjes Alpacino Petroviç, Django dhe Stefano Levakoviç – të gjithë pas hekurave në burgjet daneze për vjedhje, dhunë dhe përdhunim.

Intervista me Jura Levakoviç ishte pjesë e një dokumentari të njohur të TV2 të quajtur “Bosi Cigan dhe familja e tij famëkeqe”, që ka ngjallur së fundmi interes të madh për familjen Levakoviç.

Bosi Cigan është personazhi kryesor dhe dokumentari e portretizon atë që nga fëmijëria në vitet 1972 kur familja e tij mbërriti në Danimarkë.

“Familja Levakoviç u vendos në Danimarkë, mori një shtëpi dhe një makinë – por kurrë vende pune”, thotë zëri i dokumentarit me dy pjesë të publikuar në janar të këtij viti.

“Për mbi 40 vjet familja Levakoviç ka qenë në Danimarkë dhe pak nga 45 anëtarët e saj kanë psur ndonjëherë një punë, por kanë jetuar me ndihmë sociale nga danezët,” thuhej në të.

Gimi Levakoviç doli në titujt kryesor të lajmeve dhe u bë i njohur kombëtarisht pas dokumentarit kur ai u shfaq si një “bos” i vetëshpallur i rreth 10,000 romëve në Danimarkë, shumë prej të cilëve kanë ardhur në vitet ’60 dhe ’70 nga republikat e ish-Jugosllavisë.

Në vitin 2011, Levakoviç u burgos me dy vjet se shtypi ish të dashurën shtatzënë me të cilën kishte jetuar për 20 vjet.

Gruaja dhe fëmija i saj i palindur i mbijetuan sulmit, që sipas dëshmitarëve e hodhi atë në ajër dhe më pas në një grup biçikletash.

Në të njëjtin rast, djali i tyre atëherë 17-vjeçar, Santiano, duke konspiruar me të atin, u dënua për kërcënime vdekjeje ndaj të ëmës.

Që kur ishte 18 vjeç, Gimi Levakoviç është dënuar 26 herë dhe në rekordet e tij mes të tjerash ka dhunë, hajdutëri dhe shantazh.

Por në tetor të këtij viti ai ngeci në sistemin e drejtësisë daneze dhe në syrin e publikut.

Një vendim nga Gjykata e Lartë Lindore që e dënoi Levakoviçin me 18 muaj burg, por zgjodhi të mos e dëbonte atë në Kroaci shkaktoi një zemëratë kombëtare nga politikanët dhe publiku danez dhe e çoi Gimin përpara Gjykatës Supreme.

Rasti përfshin akuza për posedim të një pistolete Ëalter P38 dhe kërcënimeve me vdekje në një festë në qytetin juglindor të Næstved  në Danimarkë.

Ministri danez i drejtësisë, në një lëvizje të pazakontë, ndjeu nevojën të ndërhyjë dhe të nxisë sistemin e drëjtësisë ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme.

“Është një çështje që shqetëson shumë danezë,” tha ministri Søren Pind, nga partia e qendrës së djathtë në qeveri për televizionin publik DR, më 7 tetor.

“Është një çështje që është tipike e diskutimit rreth ligjit danez dhe detyrimeve tona ndërkombëtare dhe simbolizon diskutimi rreth kriminelëve të huaj përballë vigjilencës sonë të ligjit”, shtoi ministri.

Ndërhyrja nga ministri erdhi pasi një vendim dëbimi nga një gjykatë e distriktit u hodh poshtë nga një nivel më i lartë.

Gjykata e Lartë Lindore vendosi që nëse Gimi Levakoviç do të dëbohej në Kroaci kjo shkelte Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndarja e Levakoviç nga dy fëmijët e tij që kanë shtetësi daneze dhe për të cilët ai ka kujdestarinë e vetme do të shkelte ligjet ndërkombëtare të Danimarkës, vendosi gjykata në vendimin që ndau panelin e gjyqtarëve tre pro dhe tre kundër.

“Ai ka qenë këtu për shumë vite,” tha avokati i Levakoviç, Bjorn Elmquist pas vendimit.

Ta dëbojnë apo jo? Kjo ka qenë çështja. Dhe për të qëndruar në terminologjinë Shekspiriane, shumë shtetas danezë e shohin si te rrënjët e shtetit të Danimarkës faktin se Levakoviç ia ka hedhur dëbimit.

Disa grupe në Facebook, si Të dëbohet Levakoviç nga Danimarka dhe Flakeni familjen Levakoviç nga Danimarka, i janë përkushtuar zhvillimeve të fundit të çështjes.

Shumë danezë kanë kanë filluar të lënë komente për largimin e tij dhe për paaftësinë në këtë rast të sistemit ligjor danez.

“Sistemi ka dështuar me këtë vendim,” shkroi Jakob Rex Mikkelsen, një nga më shumë se 10,000 komentuesit në median sociale.

Çështja Levakoviç vjen në një kohë kur imigrimi dhe integrimi janë një çështje e nxehtë me qindra mijëra refugjatë që vijnë në Europën veriore dhe perëndimore, duke përdorur rrugën e Ballkanit, Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe tani Slloveni.

Abuzimi i dyshuar i familjes Levakoviç me sistemin e mirëqenies gjithashtu ka nxitur reagime të ashpra nga publiku danez.

“Nuk kam parë dikë me asistencë sociale që është i rrethuar nga markat e shtrenjta, Jaguar-i, BMW, Hugo Boss dhe pellushët,” shkroi Peer Christensen.

Politikanët gjithashtu kanë dënuar aktivitetin politik të familjes rome.

“Po i bashkohem politikanëve të zemërur,” tha zëvënësi i partisë Venstre, Inger Stojberg në një intervistë për TV2. “Shoqëria jonë po vihet në lojë me paratë tona”.

Levakoviç raportohet të ketë qarë nga gëzimi kur Gjykata e Lartë Lindore e përmbysi vendimin për dëbim. Ai nuk ka komentuar për vendimin apo për rastin në Gjykatën Supreme.

“Na quajnë mafia, gangsterë dhe familje prej Kumbari, por unë shpresoj që ju të më shihni si një qenie njerëzore e ndershme,” tha Levakoviç në dokumentarin televiziv ku pranoi se trajektoria kriminale e familjes së tij duhet të marrë fund. “Fëmijët e mi nuk duhet të përfundojnë në burg, duhet të marrë fund,” tha ai.

Miratimi formal që duhet për ta çuar çështjen në Gjykatën Supreme është ende në pritje.

Por duke marrë parasysh zemërimin kombëtar dhe presionin nga ministri i drejtësisë dhe rekomandimet nga zyra e prokurorit kombëtar, kjo llogaritet si formalitet procedurial.

Kur miratimi të jepet, Gjykata Supreme do të vendosë nëse krimet e Gimi Levakoviç e kalojnë faktin se ka famijë në Danimarkë, tha për agjencinë e lajmeve Ritzau’s Bureau, profesoresha e ligjit Eva Smith.

Nuk është çudi për të që zyra e prokurorit kombëtar – pasi u nxit nga ministri i drejtësisë që ta çojë çështjen në nivelin më të lartë – do ta gjykojë çështjen përpara Gjykatës së Lartë.

“Që nga fillimi ata kanë dashur ta dëbojnë,” tha profesoresha. /reporter.al

 

Deutsche Bank nën hetime për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar Deutsche Bank për siç pretendohet shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar Deutsche Bank për siç pretendohet shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë, konfirmoi Banka gjermane në një kumtesë të dielën vonë.

Hetimi është hapur pasi shumë dëshmi të reja dolën në dritë me të cilat pretendohet se banka ka bërë tregti në emër të klientëve rusë në tregjet e huaja.

Banka dyshohet se ka blerë aksione për klientët rusë përmes transaksioneve në Londër, por duke marrë pagesën në ruble në Rusi. Efekti do të ishte për të transferuar fondet nga Rusia për shërbime financiare në shkelje të sanksioneve.

Në korrik, Departamenti i Shërbimeve Financiare të New York-ut formalisht kërkoi informacione për aktivitetin tregtar të Deutsche Bank në Rusi. Disa klientë të bankës janë emëruar si objekt i sanskioneve të SHBA-ve për aktivitete financiare të imponuara për veprimet e Rusisë në konfliktin ukrainas.

Deutsche Bank edhe vet është duke hetuar çështjen, thuhet në kumtesën. “Ne jemi duke hetuar rrethanat për tregtimin e kapitalit që ka hyrë nga disa klientë të caktuar me Deutsche Bank në Moskë dhe Londër duke kompensuar njëri tjetrin”, njoftoi banka.

“Deutsche Bank ka marrë masa disiplinore ndaj disa individëve lidhur me ketë çështje dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë”, thuhet mes tjerash në njoftim. aa

 

Festivali i përvitshëm – Madridi pushtohet nga delet

Nga evenimenti i cili ka për qëllim për inkurajimin e mbarështimit të kafshëve dhe nderimin e barinjve rrugët në qendër të qytetit ishin të mbyllura përkohësisht për trafikun

MADRID – Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, u organizua “Festivali Trashumancia” i cili ka mbetur nga periudha e Mesjetës dhe vazhdon të organizohet që nga viti 1994, ku më shumë se 2000 dele kanë ecur në qendrën e qytetit.

Nga evenimenti i cili ka për qëllim për inkurajimin e mbarështimit të kafshëve dhe nderimin e barinjve rrugët në qendër të qytetit ishin të mbyllura përkohësisht për trafikun. Festivali i cili u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë të Spanjës zgjati rreth 4 orë.

Kopetë e dhenve me barinjtë kanë ecur nëpër rrugët e qytetit të cilët janë ndjekur nga ane qytetarëve dhe turistëve me interes. Barinjtë kur kanë arritur në qendrën Sol, duke iu referuar traditës së vitit 1418 zyrtarët e komunës simbolikisht i kanë dhënë para antike të Spanjës.

Në kuadër të festivalit barinjtë dhe familjet e tyre kanë veshur rrobat e tyre tradicionale dhe kanë shfaqur vallet lokale. aa

Gjermania – Netanyahut: Ne jemi fajtorë për Holokaustin

Në fjalimin e mbajtur përpara Kongresit Botëror të Sionizmit në Izrael, Benjamin Netanyahu u përpoq t’ia shkarkonte palestinezëve fajet e Holokaustit, duke thënë se “Hitleri donte vetëm t’i dëbonte hebrenjtë, ndërsa ai që ia çoi ndër mend djegien e tyre ishte myftiu i madh i Jeruzalemit”.

“Të gjithë gjermanët e dinë historinë e nazistëve të cilët edhe shkaktuan Holokaustin. Këtë histori ne ua mësojmë fëmijëve në shkolla për një qëllim të mirë, që të mos e harrojmë. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ndryshohet këndvështrimi i historisë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për këtë krim bie mbi Gjermaninë”, deklaroi zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Edhe historianët nxituan t’i cilësojnë të pasakta pretendimet e Netanyahut dhe vetë kreu i opozitës në Izrael, Isaac Herzog u shpreh se ato zbehin tmerrin që ishte Holokausti, ndërsa për zyrtarin e lartë palestinez, Saeb Erekat, të tilla komente nuk bëjnë gjë tjetër veçse shfajësojnë Adolf Hitlerin.

Benjamin Netanyahu pretendon se Hitleri u bind nga myftiu i madh i Jeruzalemit, Haj Amin al-Hussein në një takim që këta të fundit kishin zhvilluar në vitin 1941.

Renzi: pensionisti që vrau shqiptarin nuk është hero, të përballet me ligjin

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka reaguar për vrasjen e hajdutit shqiptar nga një pensionist 65-vjeçar në Milano.

“Të bësh hero një pensionist është gabim”, tha Renzi. Ai shtoi se kur gjen në shtëpi një hajdut, reagimi për vetëmbrojtje është i kuptueshëm, por Kodi Penal thotë që duhet t’i përgjigjesh ligjit.

Një hajdut 22-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje në orët e para të martës në Milano nga një i moshuar. Sipas këtij të fundit, shqiptari kishte hyrë në shtëpi për ta vjedhur, por disa fakte të reja thonë se 65-vjeçari nuk e qëlloi me armë brenda banesës, por në rrugë.

Sivjet në Greqi mbërritën mbi gjysmë milionë refugjatë

Vetëm gjatë javës së kaluar në këtë vend të Bashkimit Evropian kanë arritur 27.000 refugjatë, njoftohet nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracion

ATHINË – Sipas të dhënave të dy organizatave ndërkombëtare më shumë se 500 000 refugjatë gjatë këtij viti kanë hyrë në Greqi.

Vetëm gjatë javës së kaluar në këtë vend të Bashkimit Evropian kanë arritur 27.000 refugjatë, njoftohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM). Sipas të dhënave të tyre të cilat u bënë publike të marten, gjatë këtij viti 507.000 njerëz kanë hyrë në Greqi, ndërsa së paku 291 prej tyre kanë humbur jetën në tentimin për të arritur në ishujt grekë në Detin Mesdhe.

Melissa Fleming, nga Agjencia për refugjatë të OKB-së (UNHCR) tha se vlerësimet e saj flasin se në Greqi gjatë vitit 2015 kanë ardhur 502.000 refugjatë. Po ashtu ajo theksoi se në UNHCR janë shumë të shqetësuar për shkak të motit të përkeqësuar dhe afrimit të dimrit, si dhe nga fakti se shumë vende evropiane paralajmërojnë mbylljen e kufijve të tyre.

Shumica e njerëzve që vijnë në Greqi, e pastaj dëshirojnë të vazhdojnë rrugën drejt Evropës Perëndimore, janë nga Siria, ndërsa të tjerët janë nga Iraku dhe Afganistani.

Yatsenyuk: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s

“Do të vijë ajo ditë dhe Ukraina do të bëhet anëtarja e 29-të e NATO-s”, tha Yatsenyuk gjatë takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jensom Stoltenberg

KIEV – Me deklaratën e kryeministrit, Ukraina ka konfirmuar sot ambiciet e saj për anëtarësim në NATO. Arseniy Yatsenyuk tha se shpreson që vendi i tij të bëhet anëtarja e 29-të e Aleancës Veri-Atlantike në vitin 2016.

“Do të vijë ajo ditë dhe Ukraina do të bëhet anëtarja e 29-të e NATO-s”, tha Yatsenyuk gjatë takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jensom Stoltenberg në Kiev. Ky i fundit premtoi ndihmë politike dhe praktike për Ukrainën.

“NATO përkrahë pavarësinë e Ukrainës, integritetin e saj territorial dhe mbështetë implementimin e plotë të marrëveshjes së nënshkruar në Minsk”, tha Stoltenberg.

Deutsche Bank gabimisht pagoi gjashtë miliardë dollarë amerikanë në llogarinë e njërit prej klientëve të saj

Banka gjermane “Deutsche Bank” gabimisht pagoi gjashtë miliardë dollarë amerikanë në llogarinë e njërit prej klientëve të saj.

Referenti i ri për investimet e huaja i kësaj banke ka paguar gabimisht gjashtë miliardë dollarë në llogarinë e klientit të tij, duke futur kështu të dhëna të gabuara. Siç shkruajnë mediat gjermane, gabimi është zbuluar dhe korrigjuar të nesërmen.

Incidenti tash është zbuluar në opinion edhe pse ai ndodhi në qershor të këtij viti, e cila ngre çështjen se pse i njëjti nuk është bërë publik menjëherë, sepse çdo transaksion i mëdh në bankë duhet të miratohet nga një punonjës tjetër.

Banka gjermane ka paralajmëruar një ndryshim radikal në biznes, sepse, siç thanë ata, ata duan të shkurtojnë në mënyrë drastike shpenzimet, të rrisin përfitimet dhe ti kushtojnë vëmendje imazhit.

Gjermani: Dhunë ndërmjet protestuesve antiemigrantë dhe proemigrantë

Të hënën vonë në Dresden të Gjermanisë, kanë shpërthyer përleshje gjatë një tubimi ku shënohej përvjetori i parë i lëvizjes Pediga, pasi kundërshtarët e kësaj lëvizjeje, po ashtu, e kanë mbajtur demonstratën e tyre.

Pediga, që do të thotë Evropianët patriotë kundër islamizimit të perëndimit, tha se në tubimin e saj kanë marrë pjesë ndërmjet 15 mijë e deri në 20 mijë vetë.

Njëherësh afro 19 mijë njerëz janë mbledhur në disa lokacione në qendër të qytetit, për të protestuar kundër lëvizjes Pediga, nën sloganin “zemër në vend të urrejtjes”, kanë thënë organizuesit.

Mbështetësit e lëvizjes Pediga kishin hedhur fishekzjarre kundër policisë.

Ka pasur dhunë masive dhe të izoluar gjatë natës, derisa grupe të vogla të pjesëtarëve të Pedigës dhe kundërshtartët e kësaj lëvizjeje, janë përleshur në rrugët e Dresdenit, ka thënë policia.

Policia ka pasur të gatshme topa uji, por nuk i ka përdorur.

Policia tha se një person është dërguar në spital, ndërsa një demonstrues kundër Pedigës është arrestuar.

Tubimi i Pedigës është mbajtur afër ndërtesës së Semper Opera House, që është e njohur në Dresden, ndërsa në mënyrë elektronike janë paraqitur mesazhe, në mesin e të cilëve edhe ai se “ne nuk jemi skenë për jotolerancë”.

Një protestuese kundër lëvizjes Pediga tha se “është e turpshme” që kjo lëvizje ka mbështetje në Dresden.

“Tashmë kam demonstruar disa herë kundër saj, po ashtu edhe në Berlin, dhe më duket e turpshme që Pediga është aq e popullarizuar këtu në Dresden. Më tepër se e turpshme”, tha Mensa Schramm, protestuese kundër Pedigës.

Pediga, që kishte humbur mjaft mbështetës kohëve të fundit për shkak të ndarjeve të brendshme, aktualisht e ka fituar një shtytje derisa më tepër gjermanë po shprehin shqetësime për vendimin e qeverisë për t’i zbutur rregullat e azilit, për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimi në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, raporton agjencia DPA.

Policia i ka vendosur më se 1 mijë pjesëtarë të saj për t’i siguruar tubimet në Dresden, duke i ftuar për ndihmë edhe kolegët nga rajonet e tjera të Gjermanisë.

Një zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se ajo beson se protestet e organizuara nga Pediga “kanë urrejtje në zemër të tyre”.

Zonja Merkel u kishte bërë thirrje njerëzve që të mos i bashkohen tubimit të Pedigës, të cilat pothuajse çdo herë mbahen të hënave.

Juergen Kasek, është lider rajonal i Partisë së të Gjelbërve në Gjermani.

“Ne kemi përjetuar një vit në të cilin ndarjet janë thelluar më tepër në shoqërinë gjermane, një vit në të cilin situata është bërë më radikale dhe ku secili që shpreh qëndrim të kundërt, përfaqësuesit e mediave për shembull, ata nuk janë të sigurt në rrugë ditën e hënë (kur Pediga zakonisht i mbanë tubimet)”.

“Rrjedhimisht besoj se është tejet e rëndësishme dhe e domosdoshme të dërgohet mesazh i qartë se duhet të ketë kundërshtim ndaj qasjeve që janë armiqësore kundër qenieve njerëzore”, tha Juergen Kasek.

Në tubimin e javës së kaluar të Pedigës, një protestues e mbante një trekëmbësh për varje me mbishkrimin “e rezervuar” për kancelaren Merkel, derisa një lider i kësaj lëvizjeje e ka përshkruar kancelaren si “femrën më të rrezikshme në Evropë”.

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, e ka dënuar lëvizjen Pediga , ndërsa pjesëtarët e saj i ka përshkruar si “ekstremistë të rëndë të krahut të djathtë”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Kriza me emigrantë: BE i ofron Turqisë 3 miliardë euro

Liderët e Bashkimit Evropian, pas takimit në Bruksel, kanë miratuar një plan veprimi për Turqinë, me shpresë se do të lehtësojë fluksin e emigrantëve në Evropë.

Ata i kanë ofruar Turqisë 3 miliardë euro, si dhe perspektivë në liberalizimin e vizave dhe në bisedimet për anëtarësim në BE.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë se kanë rënë dakord me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të bashkëpunuar në përmirësimin e jetës për dy milionë refugjatët sirianë në Turqi.

“Jemi pajtuar me partnerët turq se procesi i liberalizimit të vizave do të përshpejtohet. Kjo nuk do të thotë se do të lëmë anash kriteret bazë, të cilat janë rregulla në atë fushë. Nuk do të ketë kritere të reja për Turqinë, por do të vlerësojmë përparimin e bërë në pranverë të vitit 2016”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Afro 600,000 migrantë kanë arritur në BE këtë vit, shumica duke udhëtuar nga Turqia në Greqi dhe pastaj duke vazhduar drejt veriut.

Turqia ka bërë një sërë kërkesash në këmbim të ndihmës për të frenuar fluksin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shuma prej 3 mliliardë eurosh që ka kërkuar Ankaraja, është diskutuar dhe duket e arsyeshme.

“Çështja e parave ka luajtur rol, ashtu si edhe fillimi i një kapitulli të ri të negociatave të anëtarësimit me Turqinë”, ka thënë Merkel, e cila udhëton për në Turqi gjatë fundjavës.

Turqia ka kërkuar po ashtu krijimin e një “zone të sigurt” për refugjatët në veri të Sirisë, por zyrtarët evropianë kanë thënë se përfshirja ushtarake e Rusisë në Siri e ka komplikuar edhe më shumë idenë.

“Ndërhyrja ruse mund ta forcojë regjimin sirian, por ajo nuk do ta shpëtojë presidentin Bashar al-Assad. Regjimi është duke u përforcuar, sepse sulmet ajrore ruse godasin kryesisht zonat e kontrolluara nga opozita dhe shumë pak Daesh-in (Shtetin Islamik) ose Jabhar al-Nusrën”, ka thënë presidenti i Francës, Francois Hollande.

Në një tjetër zhvillim, të enjten vonë, një migrant, që besohet të ketë qenë afgan, është qëlluar për vdekje nga një roje kufitare e Bullgarisë, pas hyrjes në këtë vend nga Turqia.

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka lënë bisedimet në Bruksel me të dëgjuar lajmin.

Përgatiti: Valona Tela

Kriza e refugjatëve – CDU kundër Merkelit

Është sulmi më i ashpër, me të cilin është përballur ndonjëherë kancelarja ballë për ballë.

Edhe pritja ishte e hidhur për Angela Merkelin, 61 vjeç.

Ndërkohë që kancelarja gjermane po ngjitej në sallën “Globana Messezentrum”, një burrë e sulmoi.

Ai është i zemëruar, flet duke u dridhur: “Zonja Merkel, turp t’ju vijë”.

Ajo vetëpërmbahet, shkon direkt në skenë.

Ai është anëtar i CDU, nuk do të tregojë emrin e tij.

“Asaj duhet t’i vijë turp për atë që po i bën vendit”, thotë ai për gazetën Bild.

Rreth 1 mijë anëtarë të CDU-së kanë ardhur nga organizatat e partisë nga Saksonia, Tyringeni, Berlini dhe Brandenburgu.

Është shtruar një qilim, një qilim gri.

Karriget janë gri, murët janë gri.

Në fakt do flitet për tre rezoluta për partinë, por askush në sallë nuk është i interesuar.

Kancelarja nuk ka hyrë akoma mirë në sallë, ndërsa një baner e pret tek karrigia e saj: “Ndaloni fluksin e emigrantëve”.

Është partia e saj, baza e saj, që qëndron në radhët e dendura përpara saj.

Në fjalimin e saj Merkel flet për pikëpamjet e krishtera për njeriun, për dinjitetin njerëzor, për nenin 1 të Kushtetutës, vlerëson përpjekjet e Bavarisë dhe përparimin që po bëhet për kthimin e refugjatëve nga Ballkani Perëndimor.

Por nuk ngjisin.

Me qetësi, Merkel shpjegon situatën në Siri, terrorin e ISIS, bombat-fuçi të Assad dhe rolin e Turqisë në krizën e refugjatëve.

Bota e saj janë detajet diplomatike, bota e njerëzve është tjetër.

Me një xhaketë sportive blu, ajo përsërit duke ngritur duart në ajër: “Mund të rishikojmë numrat”.

Por salla dëgjon vetëm ato fjali ku flitet për deportim, shpërndarje, ndalim të emigracionit.

Vetëm për to ka duartrokitje.

*Marrë me shkurtime nga Bild

Papa Françesku kërkon falje për skandalet në Romë e Vatikan

Papa Françesku ka kërkuar falje publikisht për skandalet e fundit në Romë dhe në Vatikan.

Ai ka kërkuar falje para audiencës javore në Sheshin e Shën Pjetrit, por nuk ka specifikuar se për cilat skandale.

Mendohet se Papa i është referuar një prifti polak, i cili së voni është shkarkuar nga posti në Vatikan, pasi ka deklaruar se është në një marrëdhënie homoseksuale.

Zëdhënësi i Papës, Federico Lombardi, ka thënë se kreu i Selisë së Shenjtë nuk i është referuar dorëheqjes së kryetarit të Romës.

Ati Lombardi u ka thënë gazetarëve se kërkimfalja e Papës është “e gjerë dhe e përgjithshme”, por nuk iu referohet situatave politike, që përfshijnë kryetarin Ignazio Marino, i cili ka dhënë dorëheqje këtë javë, për shkak të një skandali me shpenzime.

Lombardi ka thënë se Papa u është referuar skandaleve, për të cilat njerëzit e Kishës kanë përgjegjësi.

Jens Stoltenberg: NATO e gatshme të dërgojë trupa për ta mbrojtur Turqinë

Voal – NATO është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për ta mbrojtur këtë shtet anëtar kundër kërcënimeve që po rëndojnë në kufirin e tij jugor, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore turke nga avionët bombardues rusë, të cilët po kryejnë bombardime të Siri, përcjell “zeri.info” informacionin e publikuar nga mediet ndërkombëtare.

“NATO është e gatshme dhe ka mjetet për të mbrojtur të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, kundër çdo kërcënimi”, ka deklaruar Jens Stoltenberg para medieve para një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të organizatës, në Bruksel, i cili do t’i kushtohet kryesisht krizës siriane.

“NATO tashmë është përgjigjur duke shtuar kapacitet dhe përgatitjet për dislokimin e forcave përfshirë edhe në jug, përfshirë në Turqi”, ka vijuar ai. /Zëri/

Papa Françesku: Muret kundër emigrantëve do të bien, nuk janë zgjidhje

Gjatë konfernecës së shtypit në avionin Filadelfia-Romë
VOAL – ROMË, 28 SHTATOR – “E dini si përfundojnë muret: të gjithë muret bien, sot, nesër ose pas 100 vjetësh. Nuk janë zgjidhje muret.” Kështu iu tha Papa gazetarëve për barrierat antiemigrante në Evropë, shkruan Voice Of Albanians, sipas ANSA-s. “Muret nuk janë zgjidhje – përsëriti Papa në fluturim drejt Romës -. Problemi mbetet, por me më shumë urrejtje.”
“Do të më pëlqente shumë të shkoj në Kinë. Unë e dua popullin kinez. Ia dua të mirën.” Kështu tha Papa në fluturim nga Filadelfia në Romë. “Uroj të gjenden mundësit për të pasur marrëdhënie të mira me Kinën. Kemi kontakte, flasim: duhet të ecim përpara.”
“Kina është një komb i madh që rrezaton në botë një kulturë të madhe, shumë gjëra të mira – nënvizoi Papa gjatë konfernecës së shtypit në avion. Të kesh mik një vend si Kina, e cila ka aq shumë kulturë dhe aq shumë mundësi për të bërë mirë, do të ishte një gëzim.”

 

Azilkërkuesit: Politikanët gjermanë kërkojnë ndarjen e myslimanëve dhe të krishterëve

Pas incidenteve e përplasjeve masive mes azilkërkuesve në disa qendra azili në Gjermani ka pasur reagime si nga sindikata e policisë gjermane ashtu edhe nga politika. Sipas kreut të Këshillit Qendror të të Krishterëve Orientalë”, Simon Jacob në një deklaratë për agjencinë katolike të lajmeve, KNA,të krishterët dhe jezidët po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga islamistët dhe myslimanët konservatorë në qendrat e azilit. “Kam shumë raportime nga refugjatët e krishterë që janë të ekspozuar ndaj sulmeve të tilla.” Por sipas Jacob nuk mund të jetë zgjidhej afatgjatë ndarja e azilkërkuesve në bazë të fesë. Sipas gazetës “Welt am Sonntag” një refugjat i krishterë iranian ishte shprehur se kishte frikë të thoshte se ishte i krishterë “sepse atëherë kërcënohem”.

Edhe sindikata e policisë gjermane (GdP) ka kërkuar një ndarje të refugjatëve në bazë të fesë. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që të pengojmë shpërthimin e konflikteve të reja”, ka thënë zëvendëskryetari i kësaj sindikate, Jörg Radek për gazetën “Die Welt”.

konff

Konflikti në Suhl në një qendër azili

Islamizmi nuk është pjesë e Gjermanisë

Jörg Radek thekson se problematikat në akomodimin e azilkërkuesve sjellin konflikte edhe për raste banale. “Kur në një qendër azili jetojnë 4.000 vetë, por vend ka vetëm për 750 vetë, atëherë ka shpesh shprehje të agresivitetit, edhe një shkuarje në tualet mund të bëhet shkak për sherr.” Për shkak se grupimet e ndryshme solidarizohen kemi grindje masive e policia po kërkohet gjithnjë më shumë në qendra azili. “E në raste të tilla nuk kërkohet një makinë policie, por në ndërhyrjen e policisë kërkohen 21 makina të tilla”, thotë Jörg Radek.

Pas njoftimeve në media për konflikte fetare në qendra azili janë rritur edhe reagimet nga politika, politikanë të unionit qeverisës të CDU-CSu-së kanë kërkuar ndarjen e refugjatëve të krishterë e myslimanë nga njëri-tjetri. Zëvendëskryetari i fraksionit të Unionit, Hans-Peter Friedrich ka thënë se “është e trishtueshme që me sa duket duhet bërë një ndarje e reufgjatëve në bazë të prejardhjes.” dhe ka kërkuar

nga shoqatat myslimane në Gjermani “respekt për shtetin ligjor gjerman dhe kulturën nga myslimanët që vijnë në vend.”

Konservatorët duhet të mësojnë të jetojnë me fe të tjera

Edhe kryetari i fraksionit të Unionit CDU/CSU, Volker Kauder (CDU) ka kërkuar nga një pozicionim të qartë: “Shoqatat myslimane duhet të distancohen qartësisht nga sulmet kundër të krishterëve.” Ndërsa politikani gjerman me origjinë turke, Cem Özdemir i të Gjelbërve ka kërkuar mbrojtje më të mirë të të krishterëve, jezidëve dhe pakicave të tjera fetare në qendra azili. “Vërtet që Islami është pjesë e Gjermanisë tani, por jo islamizmi”, ka thënë ai. Toleranca nuk duhet të kuptohet si dobësi dhe të keqkuptohet e keqpërdoret.

Me ndarjen e refugjatëve në bazë të fesë nuk është dakord kryeministri i landit të Turingjisë, Bodo Ramelov. Ai thotë se në Turingji tregohet ndërkohë kujdes që të ndahen refugjatët sipas prejardhjes, pra të vendosen në kate të ndryshme, aty ku është e mundur por ai nuk është për ndarjen sipas fesë. Sepse pikërisht myslimanët mjaft konservatorë duhet të mësojnë të jetojnë edhe me fe të tjera, kërkon Bodo Ramelov.

Partitë pro pavarësisë në Katalonia fitojnë shumicën absolute të zgjedhjeve

Pas mbylljes së kutive të votimit dolën edhe rezultatet e Exit Pollit, ku sipas të cilave partitë pro pavarësisë kanë mazhorancën absolute, duke fituar 74-79 vende në parlament.

Dy partitë separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, pretendojnë të fitojnë shumicën, pasi kjo do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve. Qeveria e qendrës në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje.

Qendrat e votimit u hapën që prej orës 9 të mëngjesit, ndërsa u mbyllën në orën 20 të mbrëmjes. Partia në pushtet “Convergencia” e kreut katalanas, Artur Mas, dhe “Esquerra Republicana” kanë krijuar një listë të përbashkët kandidatësh, nën sloganin “Së bashku për Po-në”.

Ata thonë se vota e së dielës është një referendum “de facto” mbi çështjen e pavarësimit nga Spanja. Sipas tyre, qeveria spanjolle ka refuzuar vazhdimisht të lejojë një referendum të njohur ligjërisht, duke injoruar një votim jozyrtar që mbështeti pavarësinë në nëntor të vitit 2014.

Rajoni i Katalonisë, në verilindje të Spanjës, është ndër më të pasurit e vendit të gadishullit Iberik. Madje, qeveria e qendrës së djathtë në Madrid i ka përshkruar planet e veçimit si të “pakuptimta”, pasi humbja e Katalonisë do të kishte ndikim në të gjithë Spanjën.

Marksisti i Londrës Nga William James, Reuters

“Marksi ka qenë një figurë magjepsëse prejt të cilit mund të mësojmë shumë”, ka thënë ai në një intervistë gjatë muajit korrik. Shprehja e admirimit për Marksin ka qenë një tabu e madhe në rangjet e laburistëve që pas luftës së viteve 1970 dhe 1980 për të çrrënjosur influencën e militantëve marksistë nga partia. Edhe vetë fjala “socializëm”, e cila rrjedh lirshëm në fjalorin e Corbynit, është trajtuar gjithmonë me ndrojtje nga ana e laburistëve.

“Ky është një moment tepër serioz për vendin tonë”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon për BBC TV. “Ata përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare, pasi mund të shkatërrojë mbrojtjen tonë. Mbi të gjitha, ata përbëjnë kërcënim për sigurinë ekonomike, duke rritur taksat mbi të ardhurat dhe duke dëmtuar të gjithë klasën punëtore

Jeremy Corbyn, një veteran i majtë që adhuron Karl Marksin, u zgjodh si lider i Partisë opozitare Laburiste në Britaninë e Madhe javën e kaluar, një fitore që mund ta bëjë më të afërt se kurrë daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe që një ish-kryeministër laburist ka thënë se mund ta bëjë partinë të mos zgjidhet më kurrë.
I pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij në dhomë dhe i përshëndetur nga radikalët përreth Europës, triumfi i Corbynit ka hapur tashmë perspektivën e përçarjeve të mëdha brenda partisë, madje disa druajnë se do t’i largojë votuesit me politika radikale, ku përfshihen çarmatimi njëpalësh bërthamor, shtetëzimi dhe taksa mbi pasurinë. “Gjërat mund dhe do të ndryshojnë”, tha Corbyn gjatë fjalimit të tij, pasi mblodhi plot 59,5 për qind të votave, duke fituar me një marzh më të lartë nga sa ishte parashikuar. Megjithatë, kur hyri në garë ai ishte thjesht një i jashtëm në parti.
“I falenderoj paraprakisht të gjithë ata që do të punojnë për të arritur fitore të mëdha, jo vetëm që partia laburiste të fitojë zgjedhjet, por për fitore emocionale për të gjithë shoqërinë tonë që të tregojnë se nuk ka pse të jemi të pabarabartë, jeta nuk ka pse të jetë e padrejtë dhe se varfëria nuk është e paevitueshme”, tha 66-vjeçari i thinjur.

Fitorja e tij reflekton mbështetje të madhe për lëvizjet e majta përreth Europës, pasi Syriza fitoi zgjedhjet në janar në Greqi dhe partia spanjolle kundër masave të rrepta ekonomike Podemos, është duke fituar pikë në opinionin publik. Të dyja këto parti e mirëpritën me entuziazëm fitoren e Corbyn.
“Zgjedhja e Corbynit në krye të partisë laburiste është një shtysë e fuqishme përpara për frontin pan-europian kundër masave të rrepta dhe përçon mesazh shprese për popullin europian”, tha Syriza në një deklaratë. Ngritja e Corbynit jehon në mënyrën që senatori Bernie Sanders po nxit të majtët demokratë ta mbështesin atë kundër Hillary Clintonit, si kandidat për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, shkalla e përçarjes që ka krijuar fitorja e Corbyn brenda partisë së tij u bë menjëherë e dukshme, pasi një politikan laburist dha menjëherë dorëheqjen nga posti i zëdhënësit të shëndetësisë teksa Corbyn ishte duke mbajtur fjalimin e tij të parë si lider i partisë. Të tjerë ndoqën shembullin e tij, duke thënë se nuk mund të shërbenin në skuadrën e Corbynit. “Puna ime do të jetë e komplikuar, këtë e kuptoj shumë mirë”, tha Corbyn përpara qindra mbështetësve që këndonin himnin socialist “Flamuri i kuq”, kënga tradicionale e Partisë Laburiste që prej vitit 1925.Laburistët kalojnë majtas
Si një republikan, i cili fitoi mbështetjen e politikanëve të tjerë laburistë që të hynte në garë vetëm për të shkaktuar debat më të madh, Corbyn tashmë ka krijuar afrimitet me mbështetësit laburistë, duke përçmuar konsensusin pro-biznesit të lënë trashëgimi nga Tony Blair, i cili ka fituar tre herë zgjedhjet në krye të Partisë Laburiste, por tani është tepër jopopullor në Britani dhe nëpër botë për shkak të përfshirjes së tij në pushtimin e Irakut.
Corbyn ka ofruar taksa të larta mbi pasurinë dhe ambiguitet rreth vazhdimit të anëtarësisë në Bashkimin Europian. Ai është një kundërshtar i fortë i sulmeve ushtarake kundër Sirisë, gjë që do të thotë se Kryeministri David Cameron do të ketë të vështirë të fitojë mbështetjen parlamentare të nevojshme për të bombarduar Shtetin Islamik që ai e konsideron kërcënim ndaj sigurisë britanike.
“Vendimet merren në kohëra zhurme, në kohëra entuziazmi. Shko këtu, pushto atje, bombardo këtu, bëj këtë, bëj atë”, tha Corbyn, gjatë një proteste për të mbështetur refugjatët sirianë disa orë pas fitores së tij. “Ka shumë këshilla ushtarake dhe mesa duket ka shumë zgjidhje të thjeshta. Fatkeqësisht, luftërat nuk përfundojnë kur shkrepet fisheku i fundit, apo kur lëshohet bomba e fundit”, Corbyn gjithashtu ka votuar “Jo” për Europën në një referendum të vitit 1975 dhe suksesi i tij mund ta bëjë më të mundshme daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kur Cameroni të mbajë një referendum publik deri në vitin 2017.
Ai ka mundur dy ish-ministra laburistë, Yvette Cooper dhe Andy Burnham, si dhe Liz Kendall, e cila konsiderohet si trashëgimtarja e Tony Blair. Si një veteran i Parlamentit për më shumë se 30 vjet dhe me një eksperiencë të gjatë të të votuarit kundër partisë së tij, Corbyn pati sukses me përçimin e mesazhit të rritjes së investimeve qeveritare nëpërmjet printimit të parasë dhe rishtetëzimin e një pjese të madhe të ekonomisë.
Gjatë fushatës Corbyn është pyetur shpesh nëse mbështet mendimet e Marksit, bashkëautori i librit “Manifesti Komunist”. “Marksi ka qenë një figurë magjepsëse prejt të cilit mund të mësojmë shumë”, ka thënë ai në një intervistë gjatë muajit korrik. Shprehja e admirimit për Marksin ka qenë një tabu e madhe në rangjet e laburistëve që pas luftës së viteve 1970 dhe 1980 për të çrrënjosur influencën e militantëve marksistë nga partia. Edhe vetë fjalë “socializëm”, e cila rrjedh lirshëm në fjalorin e Corbynit, është trajtuar gjithmonë me ndrojtje nga ana e laburistëve./rd

Manifestime të përkrahësve dhe kundërshtarëve – gjatë votimit të Kryeministrit të Katalonjës, Artur Mas

BARCELONË – Gjatë votimit të Kryeministrit aktual të krahinës spanjolle Katalonia, Artur Mas, disa të rinj spanjollë vendosën që në mënyrë demonstrative ta shprehin pakënaqësinë e tyre.

Mas së bashku me bashkëshorten votoi në qendrën e votimit në Shkollën fillore “Infant Jesus” në Barcelonë. Megjithatë, në ato momente të rinjët spanjollë shprehën pakënaqësinë e tyre. Ata erdhën me flamujt e Spanjës dhe pankarta “Unë jam spanjoll dhe katalonjas”. Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë reaguar duke larguar demonstruesit nga qendrat e votimit.

Nga ana tjetër, disa katalonjas të cilët kanë ndodhur në ato momente aty, me duartrokitje mbështetën Mas dhe brohoritën duke thirrur “Pavarësi”. Me këtë rast, Mas pas hyrjes në sallë është përshëndetur me duartrokitje të madhe.

“Sot në Kataloni demokracia realizon fitoren e saj të madhe.

“Kemi kapërcyer të gjitha pengesat të cilat na i vendosi qeveria e Spanjës. Populli i Katalonjës ka të drejtë në mënyrë demokratike të votojë. Jam shumë i gëzuar që kemi arritur deri këtu që të dihet fati i Katalonjës”, ka thënë Mas për mediat.

Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme rajonale e kanë 5,5 milionë katalonjas.

“Jam 39 vjeç dhe për herë të parë ndjej nevojë për të votuar. Nuk kam hezituar. Kjo është zgjedhje shumë e rëndësishme. Përcaktohet fati ynë”, ka thënë një shofer taksie.

Në zgjedhjet “vendimtare” për Katalonjën marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7,5 milionë banorë dhe 196 mijë prej tyre jetojnë jashtë krahinës, por të cilët votën e tyre mund ta japin në konsulatat e Spanjës.

Edhe pse mbahen si krahinore, zgjedhjet në të cilat katalonasit zgjedhin qeverinë autonome, mund të rriten edhe në diçka më tepër përderisa palët seperatiste fitojnë shumicën absolute në Parlamentin autonom dhe realizojnë premtimin e tyre të hershëm se do të shpallin pavarësinë nga Spanja në afat prej 18 muajve pasi të vërtetohet rezultati zgjedhor.

Këto zgjedhje mund të jenë historike që do të çojnë deri te shkëputja nga Spanja dhe krijimit të shtetit të ri në Evropë.aa

Katalonia vendos – mund të shkëputet nga Spanja

Katalonia voton sot për të përcaktuar nëse rajoni mund të shkëputet nga Spanja.

Partitë separatiste pritet të fitojë shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare, sipas sondazheve të opinionit publik.

Udhëheqësit separatistë kanë premtuar, se nëse partitë e tyre janë fituese, ata do ta vendosin Katalonjën dhe qytetin e saj kryesor Barcelonën në rrugën drejt pavarësisë nga Spanja dhe do të bëjnë Katalonian një komb të ri në vitin 2017.

Rajoni 7.5 milionë banorësh deklaroi zyrtarisht veten si një shtet në vitin 2006, por Gjykata Kushtetuese më vonë e hodhi poshtë këtë deklaratë.

Kryeministri Mariano Rajoy thotë se kushtetuta e Spanjës ndalon rajonet autonome si Katalonia të shpallin pavarësinë.

Katalonia, një nga rajonet më të pasura të Spanjës, ka gjuhën e vet dhe kulturën e dallueshme, dhe ka luftuar gjatë për autonomi më të madhe.

Katalanasit – nesër votime historike

BARCELONË – Në krahinën spanjolle të Katalonias nesër do të mbahen zgjedhjet rajonale, të cilat, në varësi të rezultateve, mund të jenë historike dhe mund të çojnë përfundimisht në shkëputjen e kësaj krahine nga Spanja dhe krijimin e një shteti të ri në territorin e Evropës.

Në votimin “vendimtar” për Katalanian do të marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7.5 milionë banorë dhe 196,000 të tjerë që jetojnë jashtë saj, të cilët pritet të votojnë përmes konsullatave spanjolle.

Edhe pse mbahen si zgjedhjet krahinore në të cilën katalanasit zgjedhin qeverinë e re provinciale, kjo do të mund të rritet në diçka më shumë se kaq, nëse partitë separatiste fitojnë shumicë absolute në parlamentin provincial, ata pritet të realizojnë premtimin e tyre të mëparshëm të shpalljes së pavarësisë nga Spanja brenda 18 muajve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Deri më tani, sondazhet para-zgjedhore flasin për faktin se zgjedhjet në Katalonia mund të nënkuptojë fundin e Spanjës në formën e të cilit ky vend ekziston më shumë se 500 vjet.

Sipas sondazheve të kryera në qershor të këtij viti, 42.9 përqind e katalanasve janë për pavarësi të krahinës, 50 përqind ishin kundër dhe 7.1 përqind e popullatës të pa përcaktuar. Megjithatë, supozohet se dy partitë separatiste në zgjedhjet e së dielës mund të fitojnë rreth 50 përqind të votave, nëse ata bashkojnë forcat, do të thot se ata mund të marrin mjaftueshëm vende në parlament.

Me nisjen e iniciativës për pavarësinë e Katalanjës, plasën mosmarrveshjet mes partisë së Konvergjencistëve të Artur Mes dhe Partisë Unio, të cilat vepruan të bashkuara në skenën politike në 37 vitet e fundit nën emrin CIU.

Artur Mas nga partia udhëheqëse katalanase e Konvergjencës partisë dhe partia Unio (CDC) më pas kanë arritur marrëveshje me partinë majtiste ERC, parti kjo që që është rivale e vjetër e CDC -së, por me të cilët janë dakorduar vetëm në kërkesën vendimtare për pavarësi. Aleancës së re i është bashkangjitur edhe partia separatiste “Together for Yes” (Së bashku për “po”).

Artur Mas, i cili është edhe presidenti aktual i Katalonjës, në paraqitjen e tij të mbrëmshme në televizionin e Katalonjës, në shenjestër kishte udhëheqësit botërorë, si dhe kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy.

“Rezultatet e zgjedhjeve nuk do t’i përcaktojnë tregjet, as Barack Obama, e as David Cameron apo Angela Merkel, dhe as Mariano Rajoy. Pavarësisht mesazhin e komunitetit ndërkombëtar, si dhe vlerësimin e disa ekspertëve të ekonomisë, pavarësia varet vetëm nga populli i Katalanjës,” tha Mas.

Qendrat e votimit në zgjedhjet e së nesërmes në Katalania do të hapen në orën 09:00 sipas orës lokale dhe do të mbyllen në ora 20:00.

Provinca spanjolle e Katalanias është krahina më e zhvilluar ekonomikisht, kurse sipas parashikimeve të disa ekonomistëve, rajoni do të zhvillohet edhe më tej nëse se ajo bëhet e pavarur. Në raportin e Qendrës për Politikë Evropiane të Barcelonës ‘Think Tank’, theksohet se ekonomia do të rritet më shpejt, papunësia do të jet më e ulët, dhe pagat do të jenë më të larta pas pavarësisë së Katalonjës.

– Çfarë do të ndodhë me La Liga-n

Në një deklaratë të përbashkët në fund të javës së kaluar, Shoqatat e bankierëve spanjollë paralajmëruan se shpallja e pavarësisë do të krijonte pasiguri juridike dhe do të çojnë në andej që bankat duhet të rishikojnë praninë e tyre në rajon.

Kur është fjala për komunitetin ndërkombëtarë, deri më tani Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel publikisht kanë mbështetur tërësinë e Spanjës, ndërsa, për shembull, Partia Kombëtare Skoceze ka mbështetur referendumin.

Në sport, pavarësia e Katalanias do të nënkuptonte fundin e rivalitetit mes Barcelonës dhe Real Madridit në Ligën spanjolle. Këshilli i Sportit deklaroi se Barcelona – kampioni aktual i Spanjës dhe kampioni evropian, nuk do të lejohet të luajë në La Liga, nëse Katalonia shkëputet nga Spanja, ndërsa nga klubi theksojnë se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në këtë debat.

Soros – Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit

ROMË – Financieri i njohur amerikan me origjinë hungareze, George Soros deklaroi se ”Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”. “Vendet që do të marrin më shumë refugjatë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros.

Miliarderi shpreson shumë edhe në perspektivën ekonomike të Italisë.

”Matteo Renzi arriti të fusë ndryshime të rëndësishme në tregun e punës”, deklaroi Soros në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.

”Tani, ai po përballet me problemin e kredive të këqija dhe me problemet e bilanceve të bankave dhe, pasi të kalojnë këto, ekonomia italiane mund të rritet më shpejt nga të gjitha ekonomitë e tjera të Evropës”, thekson Soros.

”Ekonomia evropiane do të shkojë drejt përmirësimit nëse ringritja e saj nuk do të dëmtohet nga episode të reja të destabilitetit financiar, siç ndodhi gjatë javëve të fundit. Nuk duhet t’i besohet shumë politikës së ekspansionit monetar të Bankës Qendrore Evropiane”, shton ai.

”Zgjidhja e krizës migratore, madje edhe zgjidhja e krizës ukrainase dhe kërcënimi që përfaqëson Rusia, kërkon që Evropa të bëjë investime serioze. Kriza migratore kërcënon të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Angela Merkel ka treguar se është një staticiene e vërtetë, pasi ka kuptuar sesa e rëndësishme është çështja migratore. Pa një politikë reale evropiane në këtë front, fakti që çdo vend evropian mund të punojë për llogari të tij, mund të shkatërrojë unionin”, thekson Soros.

Financieri i njohur me origjinë hungareze nënvizon se Evropa “ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”. “Vendet që do të marrin më shumë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros.

Fjala e Papa Françeskut në OKB: Të gjithëve shtëpi, punë dhe tokë

“Punoni për paqen, drejtësinë, ambientin, familjen, mundësitë për arsimim, kundër luftrave e kundër persekutimeve”: kjo, këshilla atërore e Papës Françesku për përfaqësuesit e kombeve, mbledhur në asamblenë e përgjithshme në selinë e OKB-së në Nju Jork. Por të ecim me radhë…

Në stilin e Papës Françesku, vizita e tij në Nju Jork filloi me lutjen në katedralen 136-vjeçare të shën Patrikut, në Fifth Avenue, e me takimin e djeshëm me të pastrehët, por dita e sotme qe një nga më të rëndësishmet e udhëtimit të dhjetë apostolik të Atit të Shenjtë. Sot, herët në mëngjes(me orën amerikane), Papa foli para asamblesë së OKB-së, mbledhur për takimin më domethënës të një pesëmbëdhjetëvjeçari veprimtarie: atë, në të cilin krerë shtetesh e qeverish, ambasadorë e përfaqësues, do të vendosin për objektivat e Kombeve të Bashkuara në pesëmbëdhjetëvjeçarin pas vitit 2015.

Papa takohet me personelin e OKB-së

Ati i Shenjtë u prit nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon e dy fëmijë, të dy funksionarëve rënë gjatë shërbimit, i dhuruan lulet e mirëseardhjes. Fillimisht, Françesku i foli personelit të OKB-së e, edhe ai, nga ana e tij, vendosi lule në pllakën përkujtimore të funksionarëve të rënë në shërbim, të cilët i kujtoi edhe në fjalën para asamblesë, duke përmendur njërin prej tyre, Dag Hammarskjold. Duke i falenderuar për punën, shpesh të padukshme e të heshtur, Ati i Shenjtë u tha punonjësve se kontribuojnë në përmirësimin e OKB-së dhe u kërkoi:

    “…qëndrojini afër njëri-tjetrit, respektojeni njëri-tjetrin, që të mishëroni në vetvete idealet e kësaj Organizate të familjes njerëzore të bashkuar, që jeton në harmoni, që vepron jo vetëm ‘për’ paqen, por edhe ‘në’ paqe; që punon jo vetëm ‘për drejtësinë’, por edhe me ‘frymën’ e drejtësisë”.

Ati i Shenjtë vlerësn punën e OKB-së

Pas takimeve private me autoritetet e OKB-së, Papa Françesku u foli përfaqësuesve të kombeve, duke kujtuar që në fillim vizitat e paraardhësve të tij, që nga Pali VI, tek Gjon Pali II e tek Benedikti XVI. Ati i Shenjtë, në herën e pestë të një pape në OKB, shprehu mirënjohjen për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë përgjigje juridike e politike gjendjeve të ndërlikuara në botë. Papa vuri në dukje se në çastin aktual, teknologjitë i shkurtojnë distancat, por mund të shkaktojnë edhe tmerre, nëse përfundojnë në duart e ideologjive nacionaliste, të cilat e mbajnë veten universale, por nuk janë të tilla. Edhe Kisha Katolike i njeh pikërisht OKB-së rëndësinë historike dhe punën e kryer në 70 vjetët e jetës së saj, sidomos në fushën e së drejtës ndërkombëtare, në normativat për të drejtat e njeriut, në përsosjen e së drejtës humanitare dhe të të drejtave të tjera, që favorizojnë paqen dhe pajtimin:

   “Është e sigurtë që, pavarësisht se problemet e rënda të pazgjidhura akoma janë të shumta, nëse do të kishte munguar gjithë kjo veprimtari ndërkombëtare, njerëzimi nuk do të kishte mbijetuar nga përdorimi i pakontrolluar i vetë mundësive e i potencialitetit të vet”.

Organizmat financiare ndërkombëtare të vigjëlojnë mbi zhvillimin

Përvoja 70-vjeçare, nënvizoi më tej Papa, tregon rëndësinë e përshtatjes me nevojat e epokës, të kërkimit të barazisë ndërmjet vendeve, të fuqizimit efektiv të institucioneve si Këshilli i Sigurimit apo organizmat e tjera financiare, që duhet të përballojnë krizën ekonomike, sidomos në vendet në zhvillim:

“Organizmat financiare ndërkombëtare duhet të vigjëlojnë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve, për të shmangur nënshtrimin mbytës të këtyre vendeve ndaj sistemeve të kredive, të cilat, larg nga promovimi i progresit, i nënshtrojnë popullsitë me mjetet e varfërisë më të madhe, përjashtimit e varësisë”.

Gjithësia vjen nga një vendim dashurie i Krijuesit

Papa foli për frymën e drejtësisë, kusht i domosdoshëm në realizimin e vëllazërimit universal; vuri në dukje se në panoramikën botërore vërehen shumë të drejta të rreme, të cilat ndihmojnë pushtete të caktuara dhe shkaktojnë shkatërrimin e ambientit, duke rritur numrin e të përjashtuarve nga shoqëria. Ati i Shenjtë ngriti zërin me forcë për të pohuar se ambienti është ngushtësisht i lidhur me nivelin e përjashtimit të njerëzve nga shoqëria, duke kërkuar “të drejtën për ambientin”:

  “Ne të krishterët, së bashku me fetë e tjera monoteiste, besojmë se gjithësia vjen nga një vendim dashurie i Krijuesit, i cili i jep mundësinë njeriut ta përdorë atë me respekt për krijimin, për të mirën e vëllezërve të vet dhe për lavdinë e Krijuesit, por pa e shpërdoruar e pa u ndjerë i autorizuar ta shkatërrojë”.

Vullnet e hapa konkrete në drejtim të përmirësimit të ambientit

Abuzimi me ambientin lidhet drejtpërdrejt me procesin e përjashtimit nga shoqëria – përjashtim ekonomik e shoqëror, që i fshin me një të rënë të lapsit të drejtat e njeriut dhe vetë ambientin, duke sjellë “kulturën e hedhurinave”. Duhet bërë ç’është e mundur, bëri thirrje Ati i Shenjtë, që të parashikohen masa urgjente dhe të frytshme si në Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, ashtu edhe në Konferencën e Parisit për ndryshimet e klimës. Nuk mjaftojnë kompromiset, deklaroi Papa. Kemi nevojë për vullnetin e vërtetë e për hapa konkrete në drejtim të përmirësimit të ambientit, për të vepruar kështu kundër fenomenit të përjashtimit e të mënjanimit shoqëror e ekonomik, që sjell si pasojë trafikun e njerëzve, trafikun e organeve, shfrytëzimin seksual të fëmijëve, skllavërinë e punës, prostitucionin, trafikun e drogës e të armëve, terrorizmin dhe krimin ndërkombëtar të organizuar:

  “Është kaq e madhe rëndësia e këtyre situatave dhe numri i viktimave të pafajshme të përfshira në to, saqë duhet të shmangim çdo lloj tundimi për të rënë në një nominalizëm deklamues, me efekte anestetizuese për ndërgjegjet”.

E drejta për arësimim, bazë e Agjendës 2030

Kemi nevojë për mjete teknike konkrete, pranoi Papa Françesku, por kjo sjell me vete dy rreziqe: të kthehemi në burokratë, që hartojnë lista me qëllime të mira, ose të besojmë se zgjidhjet teknike janë përgjigjja për të gjitha problemet. Ati i Shenjtë kërkoi ndërhyrje të kujdesshme, udhëhequr nga fryma e drejtësisë, duke pasur parasysh se pas planeve në letër ka njerëz konkretë e jo numra. Zhvillimi gjithanshëm nuk mund t’u imponohet njerëzve. Ata duhet të jenë protagonistët e fatit të tyre:

  “Kjo kërkon të drejtën për arsimim – përfshirë edhe vajzat e vogla, të përjashtuara në disa vende – që sigurohet së pari, duke respektuar e duke forcuar të drejtën parësore të familjeve për të edukuar dhe të drejtën e Kishave e të organizatave të tjera shoqërore t’i mbështesin e të bashkëpunojnë me familjet në edukimin e bijve e të bijave të tyre. I kuptuar kështu, edukimi është baza për realizimin e Agjendës 2030 e për përtëritjen e ambientit”.

Njohja e një ligji moral të shkruar në vetë natyrën njerëzore

Qeveritarët, sipas Atit të Shenjtë, duhet të bëjnë ç’është e mundur që familja të ketë një jetë dinjitoze. Minimuni absolut në nivelin material ka tri emra, theksoi Papa: shtëpia, puna e toka; ndërsa në nivelin shpirtëror, lirinë e shpirtit, në të cilën përfshihet liria fetare, e drejta për arsim e të drejtat e tjera qytetare. Françesku vijoi të përvijojë Agjendën e tij për vitin 2030, duke nënvizuar se të gjitha këto shtylla të rëndësishme për zhvillimin e gjithanshëm të njeriut e kanë themelin në të drejtën për jetën, që, në një kuptim më të gjerë, Papa e quajti “të drejtë për ekzistencën e vetë natyrës njerëzore”.

Jemi në rrezik, vuri në pah Ati i Shenjtë, nga kriza ekologjike dhe nga shkatërrimi i një pjese të biodiversitetit, nga pasojat e qeverisjes së keqe të botës, udhëhequr vetëm nga ambicia, paraja dhe etja për pushtet. Kjo ndodh, ngaqë njeriu nuk e njeh më Zotin e jeton sikur Hyji të mos ekzistonte:

  “Mbrojtja e ambientit dhe lufta kundër përjashtimit kërkojnë njohjen e një ligji moral të shkruar në vetë natyrën njerëzore, që përfshin dallimin e natyrshëm ndërmjet burrit e gruas dhe respektin absolut për jetën, në të gjitha fazat e përmasat”.

Të zbatohet Karta e OKB-së

Siç thuhet edhe në Kartën e OKB-së, nëse nuk i vemë vetes kufizime etike, nuk do të jemi në gjendje të promovojmë zhvillimin shoqëror dhe liritë, sot, të kërcënuara nga korrupsioni e nga kolonizimi ideologjik, që imponon stile jetese krejtësisht të papërgjegjshme, në kundërshtim me identitetin e popujve. Duhet të kemi kujdes, nënvizoi Papa Françesku, të shmangim luftrat ndërmjet popujve e kombeve e të mos e shkatërrojmë ambientin, përmes luftës. E duke kujtuar 70-vjetorin e OKB-së, Ati i Shenjtë vuri në dukje se të gjitha këto qëllime të mira janë të shkruara në Kartën e saj, mjafton të zbatohen:

  “Nëse respektohet dhe zbatohet Karta e Kombeve të Bashkuara me transparencë dhe sinqeritet, pa synime të dyta, nëse konsiderohet pikë referimi e detyrueshme për drejtësinë e jo mjet për të maskuar qëllime të dyshimta, arrihen rezultate paqeje. Kur, në të kundërtën, norma ngatërrohet me një mjet të thjeshtë për t’u përdorur kur na duhet e për t’u lënë mënjanë herë të tjera, hapet një vazo e vërtetë e Pandorës me forca të pakontrollueshme, që dëmtojnë rëndë popullsi të pafajshme, ambientin kulturor e, edhe ambientin biologjik”.

Gjendja e të krishterëve dhe e pakicave etnike

Hyrja e neni i parë i Kartës së OKB-së, nguli këmbë Papa Françesku, kërkojnë një strukturë juridike, që promovon paqen. E kundërta e kësaj është realiteti i tregut të armëve dhe të armëve bërthamore. Ati i Shenjtë përmendi me kënaqësi marrëveshjet e fundit bërthamore në Azi e në Lindjen e Mesme, që shkojnë në drejtimin e një bote pa konflikte. Më pas, u ndal në gjendjen e të krishterëve dhe të pakicave etnike në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në vende të tjera afrikane, duke kujtuar dhunën e urrejtjen, shkatërrimin e vendeve të kultit, të trashëgimisë kulturore e fetare e të shtëpive, duke kujtuar jetën e vënë në rrezik, që krijon nevojën për të zgjedhur ndërmjet jetës në skllavëri, ose emigracionit. E jehoi fuqishëm thirrja e Papës për përgjegjësi, ashtu siç pati kërkuar edhe më 9 gusht 2014, në letrën për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së:

“Jo vetëm në rastet e persekutimit fetar apo kulturor, por në çdo gjendje konflikti, si në Ukrainë, në Siri, në Irak, në Libi, në Sudanin e Jugut e në rajonin e Liqeneve të Mëdha, para interesave të veçanta, edhe kur janë të ligjshme, qëndrojnë fytyra konkrete. Në luftra e në konflikte ka njerëz, vëllezër e motra, burra e gra, të rinj e të moshuar, fëmijë, që derdhin lot, që vuajnë e vdesin. Njerëz, që bëhen hedhurina, ndërsa s’bëhet tjetër, veçse numërohen problemet, strategjitë e diskutimet”.

Ati i Shenjtë foli edhe për fenomenin e trafikut të drogës, që mbulohet me heshtje nga politika, por që sjell vdekjen e miliona njerëzve. Për dinamikën e tij, ky trafik lidhet me atë të njerëzve, me trafikun e armëve, me shfrytëzimin e të miturve e me format e ndryshme të korrupsionit, që hyn thellë në përmasat e ndryshme të jetës shoqërore, politike, artistike, ushtarake, fetare, duke krijuar struktura paralele e duke shkatërruar besueshmërinë e institucioneve.

Rreziku i vërtetë vjen nga vetë njeriu

Së fundi, Papa Françesku kujtoi fjalët e paraardhësve të tij në Kombet e Bashkuara, sidomos të Palit VI, i cili thoshte se rreziku i vërtetë vjen nga vetë njeriu, që mund t’i përdorë mjetet gjithnjë e më të fuqishme në dispozicion, për zhvillimin ose për shkatërrimin e botës:

“Shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzve duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi kuptimin e drejtë të vëllazërimit universal e mbi respektin për shenjtërinë e çdo jete njerëzore, të çdo burri e të çdo gruaje, të të varfërve, të të moshuarve, të të palindurve akoma, të të sëmurëve, të të papunëve, të të braktisurve, të atyre që gjykohen si hedhurina, sepse konsiderohen vetëm numra të kësaj apo asaj statistike e asgjë më shumë. Shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzve duhet të ndërtohet edhe mbi kuptimin e një farë shenjtërie të natyrës së krijuar”.

Të vihen mënjanë interesat sektoriale, për të mirën e përbashkët

Ashtu siç thoshte Papa Pali VI, nënvizoi Françesku, qytetërimi duhet bazuar mbi parime shpirtërore, të cilat jo vetëm janë të afta ta mbajnë, por edhe ta shndrisin e t’i japin jetë. Nuk është kështu sot, denoncoi Ati i Shenjtë. Bota bashkohore duket mëse e lidhur dhe e bashkuar, por vijon pa ndërprerje fragmentimin e saj shoqëror, i cili e vë në rrezik shoqërinë, pasi e ekspozon ndaj interesave të veçanta, duke i nxitur njerëzit njëri kundër tjetrit. E duke siguruar ndihmën dhe mbështetjen e Kishës Katolike, thirrja e fundit e Papës Françesku për përfaqësuesit e kombeve:

“Koha e sotme na fton të privilegjojmë veprime, që mund të lindin dinamizma të reja në shoqëri e mund të sjellin fryte në ngjarje historike të rëndësishme e pozitive. Nuk mund t’ia lejojmë vetes t’i shtyjmë për më vonë ‘disa agjenda’. E ardhmja na kërkon vendime kritike e globale para konflikteve botërore, që shtojnë numrin e të përjashtuarve e të nevojtarëve… Do t’i marrim këto vendime, nëse përfaqësuesit e shteteve do të dinë të vënë mënjanë interesat sektoriale dhe ideologjitë, për t’u përpjekur sinqerisht t’i shërbejnë së mirës së përbashkët”. radiovaticana.va

Pas Volkswagen, edhe BMW përfshihet nga skandali

Bien menjëherë aksionet e kësaj kompanie në bursë

VOAL – PARIS, 24 SHTATOR – Skandali Volkswagen zgjerohet, sipas gazetës Bild, duke u përfshirë edhe BMW, shkruan Voice Of Albanians, sipas ANSA-s. Sipas të dhënave të reja, që në prill ndërmarrja me qendër në Wolfsburg në një letër i kishte paralajmëruar klientët amerikanë: ‘Sillni veturat tek përfaqësuesit tregtarë për të bërë koalidime.’ Nesër emërohet pasuesi i përkohshëm i Winterkorn, i cili do të ketë një pension 28,6 milionë euro.

Ndërkohë Bild pretendon se edhe BMW është përfshirë në skandalin e Volkswagen. Sipas tabloides gjermane automjetet BMW lëshojnë gazra 11 herë më shumë se lejohet. Titulli i kësaj kompania në bursë shënon rënie 10%, pavarësisht përgënjeshtrimeve se BMW nuk i manipulon automjetet e saj, nuk bën dallime mes provës së laboratorit dhe provës së rrugës.

Dorëhiqet shefi ekzekutiv i Volkswagenit

Shefi ekzekutiv i Volswagenit Martin Winterkorn dha sot dorëheqjen në kuadër të skandalit që ka përfshirë këtë kompani gjermane, pasi u bë i ditur fakti se ka manipuluar të dhënat për ndotjen e ajrit nga 11 milionë makina të saj me naftë, për ta bërë të mundur që këto makina të kalonin testin e ndotjes.

Zoti Winterkorn bëri një deklaratë publike ku merrte përgjegjësi për “parregullsitë” e vërejtura në motorët me naftë, por tha se “nuk ishte në dieni se kishte pasur shkelje”.

“Volkswagen ka nevojë për një fillim të ri, edhe në radhët e personelit,” tha zoti Winterkorn. “Unë po hap rrugën për këtë fillim të ri, duke dhënë dorëheqjen”. Ai shtoi se Volkswageni duhet të vazhdojë procesin e “sqarimeve dhe transparencës”.

Të premten, Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit tha se Volkswagen kishte pajisur rreth 500 mijë makina me naftë në Shtetet e Bashkuara me një program kompiuterik që aktivizohej gjatë testit për ndotjen e ajrit, por çaktivizohej gjatë ngarjes së rregullt të makinës.

Skandali Volkswagen – Merkel kërkon hetim urgjent, Berlini krijon komisionin special

VOAL – BERLIN, 22 SHTATOR – Kancelarja Merkel kërkon hetim urgjent rreth skandalit të Volkswagen. Berlini krijon komisionin e posaçëm hetimor, shkruan Voice Of Albanians. Ministri i Transporteve Alexander Dobrindt shpalli përbërjen e komisionit, i drejtuar nga nësekretari për Transportet Michael Odenwald.
Kreu i instituti ekonomike gjerman DIW, Marcel Fratzscher, paralajmëron pasojat e gjera dhe të thella të skandalit. Në intervistën dhënë gazetës Bild parashikon humbje të vendeve të punës dhe ndikime ndaj prodhimeve made in Germany. Gjobat që duhet të paguajë VW janë gjëja më e pakët. Sipas ekonomistit gjerman, rasti mund të dëmtojë eksportin gjerman të makinave në përgjithësi.

Vetura e parë Volkswagen

Pallati Elizé hap dyert për Panairin ‘Ditët e Trashëgimisë Evropiane’

Kjo ngjarje e vjeshtës që ka për qëllim prezantimin e trashëgimisë kulturore publikut të gjerë, e cila gjithmonë mbledh një numër të madh të turistëve të interesuar. Franca me këtë rast nga thesaret e mbrojtura ekspozon sende që dëshmojnë interesin e popullit francez për shekujt e historisë së gjatë të artit.

Përveç veprave të arkitekturës dhe të objekteve të shenjta, në Panair janë të ekspozuar edhe gërmimet arkeologjike, mobilet, fondi letrar dhe trashëgimia ushtarake.

Përveç panairit të sendeve dhe antikiteteve, në Ditët e Trashëgimisë Evropiane, dyert e tyre i hapin edhe objektet tjera, si vilat, kështjellat, shkollat, teatrot, ambasadat dhe spitalet për publikun ku ofrojnë turne për turistë, koncerte, shfaqje apo seminare. aa

Skandali Volkswagen – 11 milionë automjete me defekte në motorët diesel

Franca tani kërkon një hetim evropian

VOAL – PARIS, 22 SHTATOR – Duhet një hetim evropian, përfshirë atë francez, pas skandalit të Volkswagen, shkruan Voice Of Albanians, sipas ANSA-s. Kështu thotë ministri francez i Financave Michel Sapin.

“Është e parakohshme të themi çfarë mase të veçantë të marrin dhe nëse automjetet e Volkswagen të shitur në Evropë kanë të njëjtin defekt. Gjithsesi jemi duke e marë seriozisht në shqyrtim këtë çështje. Jemi në kontakt me ndërmarrjen dhe Agjencinë e Shba për Mjedisin,” thotë Lucia Caudet, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Tregtinë e Brnedshme.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier kërkon një sqarim sa më të shpejtë: “Shpresoj të bëhet një qartësim i shpejtë mbi sasinë e të dhënave që janë prekut teknisht. Është me rëndësi të nxirren pa vonuar përgjegjësit dhe kjo është në interes të vetë.”

Volkswagen pranon se i shkeli normat antismog në SHBA dhe titulli fundoset në bursë, duke humbur 22% në renditjen e Frankfurtit. Është rënia më e madhe pas vitit 2008, dhe kostoja për partnerët është 12,9 miliardë. Një ditë dramatike në tregun aksioner që pasqyron mirë ‘traumën’ kombëtare dhe që mbyllet para se SHBA të kërkojnë veprim penal ndaj grupit të Wolfsburg.

Jahti merr flakë në det – presidenti i klubit të Napolit shpëtohet me helikopter (Foto)

 

NAPOLI – Merr flakë në det jahti i presidentit të klubit italian të Napolit, Aurelio De Laurentiis. Sipas mediave italiane, De Laurentiis ndodhej në jaht bashkë me familjen dhe disa miq, të cilët fatmirësisht janë shpëtuar në kohë me ndihmën e një helikopteri.

Mësohet se jahti rreth 32 metra i gjatë ka marrë flakë në brigjet e Napolit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Incidenti ka ndodhur pak orë para ndeshjes ndërmjet Napolit dhe Lazios në kuadër të Serie A.

jh2jht3

Kancelarja Angela Merkel tek der Spiegel si Nënë Tereza

Voal – Gazeta e njohur gjermane Der Spiegel në numrin më të ri ka dalë me një kopertinë shumë të veçantë  që lidhet edhe me krenarinë e ne shqiptarëve.

Në ballinën e javores më të njohur gjermane me 6 milionë kopje tirazhi është paraqitur kancelarja Angela Merkel, që mban veshur vellon e murgeshës më të famshme botërore, atë të Nënë Terezës, me diçiturën Mutter Angela, Nënë Angela.

Është një portret i bukur, ku zonja Merkel duket gjithë forca dhe energji për të përballuar këtë dramë që e ka pllakosur Europën, ku sot liderët e saj dallohen duke ngritur mure me tela me gjëmba apo duke mbyllur kufijtë, ndërsa përballë me ta ka dalë kancelarja Gjermane! Zoti qoftë me të!

19-09-2015 12-23-24

U prit, në emër të Papës, familja e refugjatëve sirianë e strehuar në Vatikan

Që prej disa ditësh, famullia e Shën Anës në Vatikan ka strehuar një familje refugjatësh sirianë, përbërë nga babai, nëna e dy fëmijë. Mbërrijnë nga qyteti i Damaskut, të cilin e kanë lënë për shkak të luftës. Njoftimin e jep Lëmoshtaria Apostolike, në një komunikatë.

Është familje e krishterë e ritit greko-melkit katolik, nga Patriarkati i Antiokisë. Banon në një apartament pranë Vatikanit e siç njofton Lëmoshtaria, për të ka filluar procedura e kërkimit të mbrojtjes ndërkombëtare. Sipas ligjit, për gjashtë muajt e parë pas paraqitjes së kërkesës, azilkërkuesit nuk mund të punojnë, prandaj do të ndihmohen nga bashkësia famullitare. Derisa Italia të vendosë nëse do t’i njohë apo jo statusin e refugjatit, nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër për familjen, prandaj Vatikani u lutet mediave të respektojnë dëshirën e anëtarëve për të mos u intervistuar.

Për familjen e dytë, informacion i rezervuar

Përsa i përket familjes së dytë, që duhet të strehohet nga famullia e Shën Pjetrit, Lëmoshtaria Apostolike nënvizon se nuk do të japë lajme deri në përfundimin e udhës ligjore. Që prej vitesh, nënvizohet në komunikatë, Papët kanë kontribuar në pagesën e taksave për lejen e qëndrimit të refugjatëve të strehuar në Qendrën Astalli të jezuitëve në Romë. Vetëm në vitin 2014 janë dhënë 50 mijë euro për këtë qëllim. Gjithashtu, Lëmoshtaria Apostolike ndihmon çdo ditë mijëra njerëz e familje refugjatësh, duke furnizuar me ushqime dhe ilaçe shumë qendra mikpritjeje të Romës.

Që prej disa ditësh, një ambulancë moderne e lëvizshme, dhuruar Papës nga Baviera e Gjermanisë, që përdorej deri tani vetëm gjatë ngjarjeve ku merrte pjesë Ati i Shenjtë, është vënë në dispozicion të refugjatëve, në ditë të caktuara të javës. Ajo do të lëvizë në qendrat e mikpritjes në periferi të Romës, edhe nëse akoma nuk janë miratuar. Vullnetarët, që do të shërbejnë me këtë ambulancë, janë mjekë, infermierë e roje zvicerane, janë nëpunës të Vatikanit, të Universitetit Tor Vergata në Romë dhe anëtarë të Shoqatës së Institutit të Mjekësisë Solidare. radiovaticana.va

Policia hungareze i spraps me dhunë refugjatët në kufi

Në vendkalimin kufitar ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, “Horgosh 2” janë ngritur tensionet kur një grup i refugjatëve, kryesisht nga Siria dhe Afganistani, kanë tentuar ta shpërthejnë rrethojën e metaltë të cilën autoritetet hungareze e kanë vendosur për të bllokuar hyrjen e refugjatëve në territorin e tyre.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i sprapsur refugjatët. Tensionet kanë zgjatur deri rreth orës 17:30 dhe ato po vazhdojnë.

Në vendngjarje janë parë një numër i refugjatëve të përgjakur, si dhe sy të ënjtur nga lotsjellësi, si pasojë e përplasjes më policinë hungareze.

Rrethoja e metaltë në “Horgosh 2” tashmë është e padukshme dhe aty po qëndrojnë kordonë të policisë hungareze. Në anën tjetër, policia serbe i ka lutur refugjatët që të largohen nga zona dhe të mos hyjnë në konflikt me policinë hungareze.

Zona është dukë u mbikëqyrur nga helikopterët, ndërkohë që policia hungareze ka sjellë aty dhjetëra automjete të blinduara dhe në mënyrë të hapur i ka kërcënuar refugjatët se do ta përdorë dhunën në qoftë se ata përpiqen të hyjnë në Hungari.

Duke ikur nga lotsjellësi, refugjatët janë tërhequr rreth 50 metra nga punkti kryesor në “Horgosh 2”. Në mesin e refugjatëve ka qindra gra dhe fëmijë.

Ndërkaq, vendkalimi kufitar kryesor, ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, Horgoshi, edhe më tutje mbetet i mbyllur.

Ushtria dhe policia hungareze gjatë ditës kanë sjellë përforcime si dhe kanë vendosur kamera dhe reflektorë për mbikëqyrje.

Shumica e refugjatëve, të cilët po qëndrojnë në të ashtuquajturën “tokë e askujt” në vendkalimin kufitar kryesor “Horgosh”, janë të revoltuar me qëndrimin gjithnjë e më të qartë të autoriteteve hungareze, se nuk do t’i lejojnë të kalojnë në territorin e tyre.

Refugjatët po bartin mbishkrime “Merkel, ndihmoju sirianëve” dhe “Turpërohu Evropë”.

Një djalosh, në shpinën e tij kishte shkruar “Po vdesim”.

Në të njëjtën kohë, disa refugjatë kanë pranuar që me autobusë, të cilët autoritetet e Serbisë i kanë dërguar në Horgosh, të kthehen në qendrën e pranimit në Kanjizhë, në afërsi të Horgoshit.

Ata po shpresojnë se nga aty do të kenë sukses të shkojnë në Shid dhe të kalojnë në Kroaci.

Itinerari i ri nëpër Kroaci, tashmë është një nga temat kryesore që bisedohet ndërmjet refugjatëve. Disa prej tyre i pyesin gazetaret dhe vullnetarët që kanë shkuar t’i ndihmojnë, se sa është larg Shidi, a i pret edhe atje rrethoja e metaltë dhe a mund të hynë në Kroaci.

Një i ri nga Siria, i cili ashtu sikurse edhe disa refugjatë tjerë, ishte nisur të hipte në autobus, tha se do t’ia mësynte Kroacisë.

“Është problem i madh nëse qëndrojmë këtu. Po vijnë njerëz të tjerë, ndërkaq nuk ka as ushqim e as ujë. Po shkojmë deri në Kroaci ose Slloveni. Kjo është rruga jonë përmes Kroacisë. Po shpresojmë që atje do të na lejojnë të hymë”, tha i riu.

Melita Shunjiq nga Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), ka theksuar se situata në Horgosh po ndryshon në mënyrë konstante. Ndërkohë që ata po u bëjnë thirrje refugjatëve që të shkojnë në Kanjizhë, për shkak se aty ka kushte më humane se sa në kufi.

“Shikoni, ka shumë njerëz më fëmijë të vegjël, ka shtatzëna, ka edhe invalid në karroca. Atyre duhet t’iu ofrohen kushte tjera. Ato i kanë në Kanjizhë dhe për këtë arsye po i lusim që të shkojnë atje”, tha Shunjiq dhe shtoi:

“Shpresojmë që Bashkimi Evropian, të gjitha shtetet e saj, më në fund ta marrin përgjegjësinë e tyre ndaj azilit dhe ndaj atyre që po kërkojnë mbrojtje”, theksoi Shunjiq.

Një refugjat tjetër nga Siria, ka shpjeguar se të qenit refugjat nuk ka qenë zgjidhja që ka dëshiruar.

“Çfarë do të bëje ti? Unë duhet të bëj diçka. Ne nuk kemi dashur të jemi refugjatë. Deri para 5 vjet, ne kemi qenë njerëz normal. Unë jam elektro-inxhinier. Kam pasur punë. Familja më ka mbetur në Damask. Jam detyruar t’i lë dhe kjo më dhemb shumë. Nuk jam i lumtur pse jam këtu dhe në vazhdimësi më refuzojnë. Ne jemi njerëz”.

“Ndoshta do të gjejnë mirësi në zemrat e tyre dhe do të na lejojnë të kalojmë. Disa nga këta njerëz kanë shitur shtëpitë e tyre që të shkojnë në Evropë. Nuk kanë më para. Lufta 5 vjeçare na ka rraskapitur të gjithëve. Kjo dhemb shumë dhe nuk di çfarë të them tjetër, përveç asaj se duhet t’i lejojnë këta njerëz që të kalojnë tutje”, tha siriani.

Një bashkatdhetar i tij, theksoi se nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, përveç se të nisen në këtë rrugë.

“Disa e përkrahin njërën palë në konfliktin në Siri, e disa të tjerë palën tjetër. ne jemi gjetur ndërmjet armëve. Është dashur të vendosim se a do të vdesim nga bombat ose në barkat ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Kemi zgjedhur këtë të dytën dhe mbijetuam”, tha i riu nga Siria.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Papa: Kujdes jemi në rrezik nga infiltrimi i ISIS përmes fluksit të refugjatëve

Voal – Papa Françesku ka fajësuar sistemin “e keq dhe të padrejtë” global kapitalist për krizën e refugjatëve dhe emigrantëve me të cilën Evropa po përballet tani – Duke paralajmëruar se xhihadistët e Shtetit Islamik mund të përfitojnë nga fluksi masiv dhe të kalojnë në BE pa u vënë re.

Lëvizja e emigrantëve ekonomikë dhe rrjedha e refugjatëve që ikin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme dhe Afrikës është vetëm “maja e një ajsbergu” të cilin Papa nënvizoi atë që ai beson se është shkaku kryesor i krizës.

“Shkaku është një sistem i keq dhe i padrejtë socio-ekonomik, në çdo gjë, në botë”, tha Papa në një intervistë me transmetuesin katolik portugez Radio Renascenca. “Këta njerëz të varfër janë larguar nga lufta, uria, por kjo është maja e ajsbergut.”

I pyetur në lidhje me sfidën e mirëpritjes së refugjatëve dhe emigrantëve që mbërrijnë në shtëpitë e BE-së, Papa paralajmëroi se ndërsa qëndrimet e përgjithshme të njerëzve në lidhje me pranimin e të huajve kanë ndryshuar për keq, një kërcënim të ri terrorist është i pranishëm që nuk ishte aty më përpara.

Image

Suedia thërret në bisedë informative ambasadorin rus – nuk pranojmë kërcënime

Ministria e Jashtme e Suedisë ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus, pasi Moska ka kërcënuar me masa hakmarrëse nëse vendi skandinav i bashkohet NATO-s.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe vendimet për sigurinë tonë i marrim në mënyrë të pavarur. Nuk pranojmë kërcënime dhe kam thirrur në bisedë informative ambasadorin rus [Viktor Tatarintsev], për të kërkuar shpjegime”, ka thënë ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom.

Reagimi i saj ka ardhur pasi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Moska do të marrë “masa hakmarrëse” nëse Suedia i bashkohet NATO-s.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të ketë pasoja politike-ushtarake dhe në politikën e jashtme”, ka thënë Zakharova.

Opinioni publik në Suedi ka qenë për kohë të gjatë kundër anëtarësimit në NATO, por sondazhet e fundit kanë treguar rritje të mbështetjes, sidomos pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.

Orban: BE t’iu japë 3 miliardë euro vendeve në kufi me Sirinë

VOAL – BUDAPEST, 12 SHTATOR – Kryeministri hungarez Viktor Orbani i kërkon Bashkimit Evropian të japë 3 miliardë euro për vendet kufitare me Sirinë në mbështetje të refugjatëve, shkruan Voice of Albanians (voal.ch).

Orban thekson se kjo shumë mund të gjendet nga BE-ja me një tejkalim 1% në bilanc ose me një reduktim të përgjithshëm të shpenzimeve me 1%.

Kryeministri pohon se një mbështetje financiare për Turqinë, Libanin e Jordaninë mund t’i japë fund emigracionit masiv në Evropë. “E kam një plan të cilin do t’ia paraqes BE-së,” ka thënë Orbani. ansa

 

Merkel – Më tronditën pamjet e fëmijës sirian

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se pamjet e fëmijës sirian Aylan Kurdi në brigjet e Bodrumit e kanë tronditur dhe mërzitur shumë. Merkel në një deklaratë në gazetën “Rheinische Post” ka pohuar se “ashtu siç më kanë tronditur dhe mërzitur ato fotografi po ashtu shumë më kanë zemëruar ata persona të cilët nisën me gomone pa jelekë shpëtimi në mes të detit, ato njerëz të pashpresë”.

Ajo ka vënë në dukje se për shkak të krizës së refugjatëve Europa po përballet me një nga problematikat më të mëdha të 10 viteve të fundit.

“Në njërën anë duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar vdekjen e njerëzve që duan të mbërrijnë Europë nëpërmjet detit, ndërsa në anën tjetër duhet të sigurojmë përshtatjen e një numri të madh të tyre që janë strehuar në rast se ato do të jenë të përhershëm. Këtu dua të rikujtoj ‘Dinjiteti dhe nderi i njeriut është i pacenueshëm’, që është neni i parë i kushtetutës”, ka thënë ajo.

Pyetjes për kapacitetin se sa refugjatë mund të përballojë Gjermania çdo vit Merkel i është përgjigjur se “në lidhje me këtë çështje nuk mund të jepet një përgjigje e thjeshtë. Kushtetuta jonë nuk njeh ndonjë kufi për azilantët dhe ato që janë në ndjekje. Kjo është e vlefshme edhe për ato që largohen dhe vijnë tek ne për shkak të luftës”.

Ndërsa në lidhje me refugjatët që vijnë nga vendet e Ballkanit në Gjermani për një mirëqenie më të mirë kancelarja Merkel tha se për këto janë përshpejtuar proceset e përpunimit të kërkesave të azilit dhe se ato që nuk kanë një arsye të duhur për azil duhet të dërgohen me shpejtësi në vendet e tyre.

Kancelarja gjermane gjithashtu i ka konsideruar të drejta edhe kritikat ndaj ministrit të Drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas për mos reagim të menjëhershëm ndaj faqeve të rrjeteve sociale të cilat kanë publikime për nxitje dhe urrejtje të popullit.

Në lidhje me një ndërhyrje të mundshme të politikës ndaj publikimeve në Facebook, Merkel ka pohuar se: “Nëse personat në faqet sociale nën emrin e tyre gjenden me shprehje për nxitje dhe të urrejtjes popullore atëherë jo vetëm qeveria por edhe vetë Facebook-u duhet të marrë masa. Për këtë rregullat e duhura janë të pranishme edhe në Facebook, mjafton që kjo të vihet në zbatim”.

Hungaria ndërton mur kundër emigrantëve – do të punojnë edhe të brugosurit

VOAL – BUDAPEST, 11 SHTATOR – Dyndje rekord të emigrantëve në Hungari nga Serbia, shkruan Voice of Albabians (voal.ch). Përgjatë binarëve drejt Rozske kanë kaluar mbi dyqind emigrantë në dhjetë minuta, siç ka konstatuar i dërguari i ANSA-s në Serbi, A Horgos,  emigrantët arrijnë me autobusë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, i djathtë, siguron se “nga 15 shtator, kur do të hyjë në fuqi normativa e re më e ashpër ndaj emigracionit, emigrantët që do të hyjnë në Hungari ilegalisht, do të arrestohen. Emigrantët – është ankuar kryeministri i djathtë – refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet, nuk duan të regjistrohen dhe pushtojnë stacionet hekurudhore.”
Për të përfunduar murin në kufi me Serbinë, do të përdoren edhe të burgosurit. Kështu ka konstatuar i dërguari i ANSA-s në Rozske: janë të paktën 50, të shoqëruar nga policia dhe nga ushtarakë të armatosur me ak47, e vënë tela me gjemba dhe rrjeta.

Gazetarja hungareze që i vuri stërkëmbëshin një refugjati me fëmijën u pushua nga puna (video)

Burri me fëmijën në krahë i ikte policisë në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa gazetarja hungareze i vuri stërkëmbëshin dhe i rrëzoi të dy . Tashmë ajo është pushuar sepse xhesti i saj i paskrupullt bëri xhiron e  botës.

camerawoman_trips_refugees_in_hungaryx_she_fired_crop1441748736015.jpg_1718483346

Të martën më 8 shtator gazetari gjerman  Stephan Richter shpërndau një video 20 sekonda regjistruar afër qytetit hungarez  Roszke, midis kufirit serb e hungarez që është përdorur si rrugë nga refugjatët për të hyrë në Hungari.

Video tregon se si një grup refugjatësh i ikinin policisë, dhe një grua e cila ndërsa regjistronte me kamer televizive, i vuri stërkëmbëshin një burri që kishte fëmijën në krahë duke i rrëzuar që të dy. Të tjera pamje të së njëjtës skenë të dhimbëshme u regjistruan edhe nga agjensia Reuter, që tregonin se si fëmija qante ndërsa ngrihej në këmbë.

Gazetarja një freelance quhet Petra Laszlo dhe në ato momente po regjistronte për televizionin hungarez Nemzeti Televízió, me orientim nacionalist sipas partisë të djathtë Jobbik.

Vetëm pas shpërndarjes të videos, drejtori i televizionit Nemzeti Televízió botoi në  Facebook se gazetarja Petra Laszlo ishte pushtuar nga puna për një sjellje “të papranushme”.

enhanced-13286-1441734594-2


Send this to a friend