VOAL

VOAL

Kushtetuesja në Spanjë hedh poshtë padinë e Qeverisë së Katalonjës

Gjykata theksoi se padia është dorëzuar para se Senati të aprovojë aktivizimin e nenit 155 të kushtetutës, që Qeverisë qendrore i mundësoi sërish të vendos “sundimin e ligjit në Katalonjë”

MADRID – Gjykata Kushtetuese e Spanjës njoftoi se nuk do të shqyrtojë padinë të cilën e ka ngritur Qeveria e shkarkuar e Katalonjës për shkak të masave të jashtëzakonshme, të cilat i aktivizoi Qeveria spanjolle për të ndaluar procesin e shkëputjes së rajonit.

Nga Gjykata Kushtetuese të premten u tha se nuk mund të shqyrtojnë padinë, meqë Qeveria rajonale katalane “shumë herët” e ka dorëzuar. Gjykata theksoi se padia është dorëzuar para se Senati të aprovojë aktivizimin e nenit 155 të kushtetutës, që Qeverisë qendrore i mundësoi sërish të vendos “sundimin e ligjit në Katalonjë.”

Gjykata Kushtetuese po ashtu vendosi që të hedh poshtë tre ligje të cilat i miratuan deputetët në Parlamentin e Katalonjës si pjesë e referendumit të paligjshëm për ndarje të mbajtur më 1 tetor.

Gjykata më 17 tetor, vendosi se thirrja për referendum ka qenë e paligjshme, meqë vetëm Parlamenti i Spanjës mund të merret me çështjet e sovranitetit shtetëror dhe se sipas Kushtetutës së Spanjës, vendi është i pandashëm. aa

Paralajmërohet grevë e përgjithshme kundër arrestimeve në Katalonjë

Mbështetësit pro pavarësisë që bllokuan disa autostrada dhe hekurudha në Barcelonë, kanë reaguar kundër arrestimit të 9 ish-ministrave të ish-qeverisë lokale të Katalonjës

MADRID – Në rajonin e Katalonjës, u zhvilluan protesta për të reaguar kundër arrestimit të politikanëve separatistë katalanas.

Mbështetësit pro pavarësisë që bllokuan disa autostrada dhe hekurudha në Barcelonë, kanë reaguar kundër arrestimit të 9 ish-ministrave të ish-qeverisë lokale të Katalonjës. Ndërkohë bëhet e ditur se protestat kanë vazhduar për pak kohë dhe kanë përfunduar pa incidente.

Ndër të tjera theksohet se sindikata Intersindical-CSC ka njoftuar se ka vendosur që më 8 nëntor të hyjnë në një grevë të përgjithshme në Katalonjë. Drejtuesit e sindikatës kanë njoftuar se do të protestojnë kundër arrestimit të politikanëve të Katalonjës dhe kundër aktivizimit të nenit 155 të kushtetutës që Qeveria e Spanjës ka zbatuar dhe se do të hyjnë në grevë të përgjithshme me kërkesën për lirimin e anëtarëve të ish-qeverisë katalanase që ndodhen në burg. aa

Shpallet fletarrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës

Një gjyqtar spanjoll ka shpallur fletarrest evropian për liderin e përmbysur të katalonjës, Carles Puigdemont, ka deklaruar mbrëmë vonë avokati i tij për rrjetin VTR në Belgjikë.

Prokurorët spanjollë kanë paraqitur fletarrest për zotin Puigdemont dhe katër pjeëstarë të qeverisë së tij të shkarkuar.

Të gjithë këta nuk janë paraqitur dje në një gjykatë në Madrid, lidhur me akuza për rebelim, nxitje të revoltës dhe keqpërdorim të fondeve publike, për rolin e tyre në referendumin e kontestuar për pavarësi të këtij rajoni autonom, më 1 tetor.

Paul Bekaert, avokat i zotit Puigdemont, i tha rrjetit VTR se pret që autoritetet spanjolle shumë shpejtë do ta dërgojnë kërkesën për ekstradim te prokurorët në Bruksel.

Megjithatë ai ka paralajmëruar se klienti i tij do të mbetet në Bruksel dhe do të ankohet ndaj çfarëdo lëvizjejepër ekstradim.

Nëntë anëtarë të tjerë të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës janë paraqitur në një gjykatë në Madrid për tu marrë në pyetje. Tetë prej tyre janë dërguar në paraburgim, ndërsa për njërin ende pritet vendimi për mundësinë e pagesës së shumës prej 50 mijë eurove për të mos u paraburgosur.

Paraburgim për tetë ministra katalanas, urdhër arresti për Puigdemont

Nëntë nga 14 ish-anëtarë të qeverisë së Katalonjës sot më herët u paraqitën në bisedë informative në gjykatë, ndaj tetë prej të cilëve u shqiptua paraburgim, kurse njëri prej tyre u lirua me kusht

MADRID – Gjykata Kombëtare e Spanjës ka marrë vendimin për paraburgimin e tetë ish-ministrave të Qeverisë Autonome të Katalonjës, ndërsa një prej ministrave do të gjykohet në liri.

Për shkak të referendumit për pavarësi në Katalonjë, anëtarët e qeverisë së Katalonjës akuzohen për “rebelim ndaj shtetit, kryengritje dhe keqpërdorim të financave publike”.

Nëntë nga 14 ish-anëtarë të qeverisë së Katalonjës sot më herët u paraqitën në bisedë informative në gjykatë. Ndaj tetë prej tyre gjykata ka shqiptuar paraburgim, kurse njëri prej tyre është liruar me kusht.

Në ndërkohë, ish-Kryetari i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe dhe katër ministra të tjerë, të cilët kanë udhëtuar në Belgjikë, nuk janë paraqitur në gjykatë, megjithatë, gjykata mori vendim për të nxjerrë urdhër arresti dhe ekstradimi ndaj tyre.

Nga ana tjetër, hetimi ndaj kryeparlamentares së Katalonjës Carme Forcadell dhe pesë anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv, të cilët vazhdojnë detyrën, është shtyrë për më 9 nëntor pas kërkesës së avokatëve të mbrojtjes, ndërsa Gjykata Supreme ka marrë vendimin që ato të jenë nën mbikëqyrje policore deri më këtë datë.

Grueter: Kryqi i Kuq holandez ka braktisur hebrejtë gjatë luftës së dytë botërore

Foto nga arkivi

Një historiane, nga një institut i respektuar ka thënë se një degë e Kryqit të Kuq holandez ka bërë “shumë pak apo aspak”, për të ndihmuar hebrejtë e persekutuar nga okupatorët nazistë.

Ky përfundim, që i përforcon gjetjet e mëhershme, është prezantuar përmes një libri të mërkurën nga Regina Grueter nga instituti për luftë, holokakust dhe gjenocid, NIOD.

Rreth kësaj qështje është bërë hulumtim katërveçarë edhe nga Kryqi i Kuq.

Grueter ka thënë se Kryqi i Kuq holandez, me bazë në Hagë “ ka braktisur popullatën hebreje”.

Drejtori i tanishëm i Kryqit të Kuq, Inge Brakman, u ka kërkuar falje komunitetit hebrej në librin e promovuar në Amsterdam.

Katalonja, provë për të ardhmen e Bashkimit Evropian

Pas Brexit, zgjedhjeve në Gjermani dhe Austri, krizës në Katalonjë dhe një referendumi në veri të Italisë, mes analistëve janë shtruar pyetje të reja, nëse Evropa mund të jenë në rrezik shpërbërjeje. Siç njofton korrespondenti i shërbimit maqedonas në Zërin e Amerikës, Jane Bojaxhevski, analistët thonë se përballja mes Madridit dhe Barcelonës mbi aspiratat e katalanëve për pavarësi shikohet si veçanërisht e dëmshme për të ardhmen e bllokut.

Kërkesa e Katalonjës për pavarësi dhe reagimi i qeverisë qendrore në Spanjë është kriza e fundit që kërcënon të minojë unitetin brenda Bashkimit Evropian. Ndarja e mundshme nxitet nga një numër faktorësh, thotë eksperti Christopher Hall me Qendrën për Politikat e Sigurisë.

“Kriza e refugjatëve ka ndikuar shumë tek polarizimi brenda vendeve. Së dyti, ajo që do ta quaja marksizëm kulturor, është një përputhshmëri me elitat evropiane, që ekziston edhe këtu në Amerikë – siç janë të qënit politikisht korrekt, për të mos thënë gjëra që njerëzit e dinë që janë të vërteta. Dhe së treti është Rusia e cila po përpiqet në mënyrë aktive të ndajë Evropën dhe fatkeqësisht ka patur sukses në këtë drejtim.”

Por të tjerët, si ish diplomati amerikan Don Jensen, thonë se këto dallime nxiten pjesërisht nga mosdija dhe apatia – diçka që rusët po e përdorin në favor të tyre. Donald Jensen është me Qendrën për Mardhëniet Transatlantike.

“Klasa e mesme evropiane është e pakënaqur me projektin evropian për shkakt të imigracionit, problemeve ekonomike dhe sepse nuk shohin përgjegjshmëri nga burokracia në Bruksel ndaj shqetësimeve të tyre. Kjo krijon dobësi që mund të shfrytëzohen nga rusët dhe po e bëjnë këtë.”

Anketat e fundit tregojnë që evropianët janë të ndarë, Irlanda mbështet fuqishëm projektin evropian ndërsa shumica e popullsisë në Itali dhe Greqi nuk kanë përfituar nga anëtarësia në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, zbulimi rus është i përqendruar në Katalonjë për të zgjeruar influencën, sipas gazetarit spanjoll , Pablo Pardo për El Mundo në Madrid.

“Media ruse dhe individë nga WikiLeaks të lidhur me Rusinë në një mënyrë ose tjetër papritmas po bëhen ekspertë për krizën katalane. Ndikimi rus po rritet në mënyra shumë të ndryshme. Në njërin krah kemi ndikim të qartë të forcave nacionaliste; në krahun tejtër kemi ndikimin e forcave të majta, ekstremit të djathtë. Rusia po mundohet të përforcojë ose japë nxitje të gjitha llojeve të forcave që kundërshtojnë strukturën aktuale të pushtetit në Evropë.”

Komisioni Evropian nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Katalonjës duke thënë se do të merret vetëm me qeverinë qendrore të Madridit. Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy shpërndau parlamentin katalan dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme me 21 dhjetor.

Puigdemont flet nga arratia

Carles Puidgemont gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, thotë se do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në muajin dhjetor, që janë shpallur nga qeveria qendrore e Spanjës, pasi përkohësisht e ka suspenduar autonominë e këtij rajoni.

Duke folur sot në Bruksel, zoti Puigdemont tha se nuk po kërkon azil në Belgjikë dhe se do të kthehet në Katalonjë, kur t’i jepen “garantime” nga qeveria në Madrid.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e ka bllokuar shpalljen e njëanshme të deklaratës së pavarësisë nga parlamenti rajonal, javën e kaluar.

Qeveria në Madrid e ka marrë kontrollin direkt të Katalonjës dhe i ka shkarkuar zyrtarët e rajonit, derisa prokurori shtetëror ka rekomanduar akuza për rebelim dhe nxitje të revoltës kundër Puigdemontit.

Zyrtari më i lartë i qeverisë së Spanjës në Katalonjë, Enric Millo, tha se pranimi i zgjedhjeve të dhjetorit nga ana e zotit Puidgemont është “shumë pozitive” dhe paraqet hap kah kthimi në normalitet i këtij rajoni.

Lideri i Katalonjës arratiset nga vendi

Lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, është larguar nga Spanja dhe ka udhëtuar për në Bruksel, njoftojnë zyrtarët e Qeverisë spanjolle.

Puigdemont është duke u përballur me akuza për rebelim dhe kryengritje nga Qeveria e Spanjës, pasi Katalonja e shpalli pavarësinë javën e kaluar nën udhëheqjen e tij, transmeton Express.

Ndërkohë, dje, ministri i Migrimit i Belgjikës, Theo Francken, tha se ish-presidentit të Katalonjës mund t’i pranohet azili në vendin e tij.

Mediat spanjolle raportojnë se ish-lideri i Katalonjës është shoqëruar nga një numër i paspecifikuar anëtarësh të Qeverisë së Katalonjës.

Të premten, Qeveria qendrore në Madrid e shkarkoi Puigdemontin bashkë me Qeverinë e tij dhe nga sot do ta marrë kontrollin e institucioneve të Katalonjës. Po ashtu, pritet zëvendësimi i gjithë shërbyesve civilë me zyrtarë spanjollë.

Për 40 ditë në Alpet franceze regjistrohen 140 tërmete

Banorët e Maurienne, që i takon krahinës Savoja në lindje të Francës, javën e fundit janë shqetësuar nga tërmetet e shumta, kryesisht në orët e mbrëmjes

PARIS – Rajonin e luginës Maurienne në Alpet franceze, gjatë muajit të fundit, e kanë goditur së paku 140 tërmete.

Banorët e Maurienne, që i takon krahinës Savoja në lindje të Francës, javën e fundit janë shqetësuar nga tërmetet e shumta, kryesisht në orët e mbrëmjes.

Organizata për vëzhgimin e tërmetëve “Sismalp” gjatë 40 ditëve të fundit regjistroi 140 tërmete. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë me magnitudë 3.8 ballë sipas Rihterit.

Ndonëse asnjë nga tërmetet nuk ka shkaktuar dëmtime, dridhja e tokës shkaktoi shqetësim mes banorëve lokalë të cilët u lajmëruan se si të veprojnë në rast të dridhjeve të fuqishme.

Sizmologët nuk janë në gjendje të sqarojnë rritjen e numrit të tërmeteve në rajon, por vendosën pesë sensorë në luginë që të kuptojnë më mirë fenomenin. aa

Dhjetëra mijëra demonstrues në mbështetje të Spanjës së bashkuar

Mbështetës të Spanjës së bashkuar zhvilluan një demonstratë sot në Barcelonë ndërsa vendi përballet me një nga krizat më të rënda politike në dekada. Udhëheqësi i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont ka bërë thirrje për një opozitë paqësore demokratike ndaj ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për shkarkimin e strukturave rajonale qeverisëse.

Dhjetëra mijëra mbështetës të Spanjës së bashkuar zhvilluan sot një demostratë masive në Barcelonë në shenjë përkrahjeje për vendimin e qeverisë spanjolle kundër lëvizjes për pavarësi të rajonit Katalonia. Demonstruesit janë të irrituar me ish-presidentin e Katalonias.

“Çfarë kërkojmë ne? Që të mos na copëtojnë. Ky është një turp. Ai njeri kërkon të na shkatërrojë dhe ne nuk do e japim pëlqimin tonë. Zoti Puidgemont duhet dërguar në burg. Është e nevojshme”, thotë Maria Jose Cana Lopez, banore e Badalonas.

“Kërkoj që Spanja dhe Katalonia të jenë bashkë siç kanë qenë për 40 vjet. Nuk do të prishet tani”, thotë pensionistja Teresa Torrejo Castellanos.

Ish-presidenti i rajonit Katalonia, Carles Puigdemont pati bërë thirrje për një opozitë paqësore demokratike ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për shkarkimin e strukturave rajonale qeverisëse.

Ndërkohë, Ministri belg i Emigracionit dhe Azilit, Theo Francken, njoftoi se Belgjika mund të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të azilit për zotin Puidgemont.

“Vendimi do të merret nga një gjykatës, ndërkohë që paralelisht do të fillojë edhe një procedurë azili. Nëse ai klasifikohet si azilant politik, nuk do të ishte i lehtë ekstradimi i tij në Spanjë, pasi ekzistojnë ligje evropiane që do ta mbrojnë”, njoftoi zoti Francken.

Sidoqoftë, Sekretari belg i Shtetit pranon se ky hap do të krijonte një situatë të vështirë për marrëdhënien e Belgjikës me qeverinë spanjolle.

Papa Françesku: papunësia dhe puna e pasigurt është imorale, vret dinjitetin

“Pa punë nuk ka dinjitet, por jo të gjitha punët janë të denja e, para së gjithash, është e mira e njeriut”: kështu shprehet Papa në videomesazhin transmetuar me rastin e Javës shoqërore të katolikëve italianë, që filloi dje, në Cagliari. Tema e takimit është “Puna që duam: e lirë, krijuese, e vlefshme e solidare”.

“Ka punë, që e poshtërojnë dinjitetin e njerëzve – kujtoi Françesku – ato që ushqejnë luftërat me prodhimin e armëve, që shesin vlerën e korpit me trafikun e prostitucionit, që shfrytëzojnë të miturit. E fyejnë dinjitetin e punëtorit edhe punët në të zezë, ato që drejtohen nga kaporalati, punët që diskriminojnë gruan e nuk i përfshijnë njerëzit me kufizime”.

Papa denoncoi me forcë edhe punët e pasigurta: “Kjo është plagë e rëndë për shumë punëtorë, që jetojnë të tmerruar përballë rrezikut të humbjes së punësimit. Kam dëgjuar shumë herë të flitet për këtë ankth: ankthin, që të pushton kur mendon se mund ta humbasësh punën nga shtatori në qershor  e nuk ke kurrfarë sigurie nëse do ta kesh edhe shtatorin e ardhshëm. Pasiguri e plotë! E kjo është imorale! Kjo vret: vret dinjitetin, vret shëndetin, vret familjen, vret shoqërinë. “Puna në të zezë e puna e pasigurt vrasin”.

Vjen, pastaj, edhe shqetësimi për punët e rrezikshme, që dëmtojnë shëndetin, të cilat çdo vit shkaktojnë, në Itali, qindra të vdekur e të gjymtuar, shqetësimi për shfrytëzimin e punëtorëve dhe punën e të miturve. Mendimi i Papës shkoi edhe tek të papunët, që kërkojnë punë por nuk e gjejnë, tek njerëzit që e kanë humbur çdo shpresë për punë e nuk kanë më pikë force as ta kërkojnë. Shkoi edhe tek njerëzit që punojnë me hope,  ndonjë muaj, duke e shtyrë jetën në varfëri të thellë.  Atyre – theksoi Papa – u them: mos e humbisni besimin. E këtë ua them edhe atyre, që jetojnë në Jug të Italisë, në kushte edhe më të vështira, Kisha punon për një ekonomi në shërbim të njeriut, që i ngushton pabarazitë e ka si qëllim punën për të gjithë.

Kriza ekonomike botërore – nënivizoi Papa – nisi si krizë e financës, pastaj u shndërrua në krizë ekonomike punësimi. Kriza e punës është krizë ambientale e shoqërore njëherësh (krh Enc. Lëvduar qofsh, 13) Sistemi ekonomik vë në plan të parë konsumin, pa u shqetësuar fare për dinjitetin e punës e as për ambientin. Por kështu është njëlloj si të shkosh me një biçikletë, që i ka gomat të shfryra: është e rrezikshme! “Dinjiteti dhe mbrojtja lëndohen, kur punëtori shikohet si një vizë në buxhet, kur mbyllen veshët, për të mos e dëgjuar britmën e të përjashtuarit”.

Nga kjo logjikë  – pohon Papa – nuk shpëton as administrata publike, kur  punësimi bëhet me sipërmarrje, duke ndjekur kriterin  e  uljes kulmore të shpenzimeve, pa marrë fare parasysh dinjitetin e punës, as përgjegjësitë ambientale e fiskale të sipërmarrjes. “Duke besuar se sigurojnë, kështu, kursime e rendiment, tradhtojnë misionin e tyre shoqëror në shërbim të bashkësisë”.

Por nuk mungojnë as shenjat e shpresës, të cilat, ashtu si pylli, rriten pa bërë zhurmë e na mësojnë dy virtyte: “T’u shërbesh njerëzve, që kanë nevojë” e “të formosh bashkësi, në të cilat bashkimi vlen më shumë se konkurenca”. Konkurenca: këtu është sëmundja e meritokracisë… Gjë e bukur të shikosh se inovacioni shoqëror lind edhe nga takimi e nga marrëdhëniet e se jo të gjitha pasuritë janë mall: për shembull, “besimi, nderimi, miqësia, dashuria”. “Në botën e punës – pohon Papa – bashkimi duhet të ketë epërsi mbi konkurencën”.

Kjo, thirrja e Françeskut: “Asgjë nuk duhet t’i kundërvihet së mirës së njeriut dhe kujdesit për shtëpinë e përbashkët, shpesh herë të përçudnuara nga modeli i zhvillimit, që prodhoi një borxh të rëndë ekologjik. Novacioni teknologjik duhet të udhëhiqet nga ndërgjegjja e nga parimet e ndihmës dhe të solidaritetit. Roboti duhet të mbetet mjet e jo të bëhet idhull i ekonomisë në duart e njerëzve të pushtetshëm: duhet t’i shërbejë njeriut dhe nevojave të tij njerëzore”.

Lideri i Katalonias nuk e njeh vendimin e Spanjës

Presidenti i qeverisë rajonale të Katalonias, Carles Puigdemont, i cili u shkarkua nga detyra pas shpalljes së pavarësisë, tha se nuk i njeh vendimet e marra të qeverisë qendrore në Spanjë dhe se do të vazhdojnë të punojnë për një shtet të lirë.

Puigdemont foli për herë të parë pas miratimit të vendimit që qeveria qendrore të marrë kontrollin e drejtpërdrejt të Katalonias.

Në deklaratën e tij të publikuar në televizionin katalonas TV3, Puigdemont tha se vendosja e kontrollit të drejtpërdrejt të qeverisë qendrore në rajon, në bazë të nenit të 155 të kushtetutës është një sulm ndaj vullnetit të katalonasve dhe në kundërshtim me demokracinë.

Ai tha se nuk i njohin vendimet e marra nga qeveria qendrore. Puigdemont kërkoi nga katalonasit që ta mbrojnë me përgjegjësi “republikën e tyre të re”.

Puigdemont u bërë thirrje katalonasve që të tregojnë reagimet e tyre nëpërmjet rrugëve demokratike, duke mos përdorur dhunë. “Do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar një shtet të lirë”, theksoi ai.

Në anën tjetër, gjatë fjalimit të Puigdemont-it prapa tij ishin vendosur flamuj katalonas dhe të Bashkimit Evropian (BE), kurse mungonte flamuri i Spanjës.

Të shtunën në mëngjes Spanja mori kontrollin e drejtpërdrejt të Katalonias dhe shpërndau qeverinë separatiste rajonale, pasi që deputetët separatistë katalonas të premten pasdite miratuan propozimin për pavarësinë nga Spanja. aa

Rajoy: Ka filluar procesi i shpërndarjes së Parlamentit të Katalonias

Mariano Rajoy duke folur para gazetarëve mbrëmë në Madrid

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se qeveria e tij e ka filluar procesin e marrjes së kontrollit direkt në rajonin e Katalonias, pastaj e ka shpallur të “pavlefshëm” votimin për pavarësi, i ka shkarkuar liderët e saj dhe formalisht e ka shpërndarë parlamentin rajonal.

Shpallja e zotit Rajoy u bë disa orë pasi Parlamenti i Katalonias e ka shpallur pavarësinë, ndërsa qeveria qendrore në Madrid, menjëherë i ka filluar hapat për imponim të sundimit direkt ndaj këtij rajoni autonom.

Kryeministri Rajoy në fjalimin e transmetuar direkt në televizion, pas një seance të jashtëzakonshme të mbrëmshme të Këshillit të ministrave, tha se zgjedhjet e reja në Katalonia do të mbahen më 21 dhjetor, me qëllim që të “kthehet legjitimiteti” i qeverisë rajonale atje.

Ai theksoi se deklarata e pavarësisë e Katalonias paraqet “rrëmbim” dhe është përpjekje për “vjedhje” të një pjese të territorit që i takon “ mbetjes të Spanjës”.

Zoti Rajoy ka vlerësuar, po ashtu, se dita e djeshme ishte “ditë pikëllimi” e shkaktuar nga “mungesa e arsyes”.

Katalonia shpalli pavarësinë

Parlamenti i Katalonias shpalli të premten pavarësinë nga Spanja në një votim që pritet të shpallet i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Pak më pas dhoma e lartë e parlamentit spanjoll votoi në favor të masave për pezullimin e autonomisë së Katalonias.

Mocioni për shpalljen e pavarësisë në parlamentin rajonal të Katalonias perej 135 vendesh mori 70 vota, ndërsa 10 ishin kundër.

Ligjvënësit nga Partia Socialiste, Partia Popullore dhe Ciudadanos, braktisën parlamentin në shenjë proteste para votimit.

Në Madrid, kryeministri Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi pas vendimit të parlamentit rajonal të Katalonias. “Sundimi i ligjit do të rivendoset në Katalonia”, shkroi ai.

Kryeministri Rajoy tash pritet të mbledhë kabinetin për të miratuar masat e para që mund të përfshijnë rrëzimin e qeverisë në Barcelonë dhe vënien nën kontroll të drejtpërdrejtë të forcave të policisë në Katalonja.

Departamenti amerikan i shtetit tha se Katalonja është pjesë integrale e Spanjës dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin masat kushtetuese të qeverisë spanjolle për të mbajtur Spanjën të bashkuar e të fuqishme.

Në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i bëri thirrje qeverisë spanjolle që “të përdorë forcën e argumentit në vend të argumentit e forcës”, duke e siguruar Madridin se Bashkimi Evropian do të flasë vetëm me Spanjën.

Më pak se gjysma e popullsisë prej 7.5 milionë banorësh të Katalonias morën pjesë në referendumin e 1 tetorit, megjithëse 90 për qind e pjesëmarrësve votuan në favor të pavarësisë.

Historia e lëvizjeve separatiste në Katalonia, që është një nga 17 zonat autonome të Spanjës shtrihet në disa shekuj, duke përfshirë një vendim në vitin 1640 për t’u lidhur me Francën fqinje.

Wolfgang Schäuble, kryetar i ri i Bundestagut gjerman

Për emërimin e aleatit 75 vjeçar të kancelares gjermane Angela Merkel votuan 501 deputetë prej gjithsej 709 aq sa numëron Dhoma e Poshtme e Parlamentit të Gjermanisë

BERLIN (AA) – Ministri i deriparadokohshëm i Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, sot në seancën e parë të përbërjes së re të Parlamentit është zgjedhur kryetar i Bundestagut.

Për emërimin e aleatit 75 vjeçar të kancelares gjermane Angela Merkel votuan 501 deputetë prej gjithsej 709 aq sa numëron Dhoma e Poshtme e Parlamentit të Gjermanisë.

Përplasja mes Madridit dhe Katalonias hyn në një fazë kritike

Qeveria spanjolle njoftoi se synon të shkarkojë zyrtarët e qeverisjes lokale të rajonit Katalonia dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve, në kuadrin e përpjekjeve për të bllokuar shkëputjen e rajonit. Megjithatë, separatistët katalonas thonë se nuk do të nënshtrohen dhe se do të kalojnë në mosbindje masive civile.

Aktivistët pro pavarësisë në rrugët e Barcelonës dolën dje në rrugë për të kërkuar lirimin e dy udhëheqësve të tyre që u burgosën disa ditë më parë nga Gjykata Kombëtare e Spanjës, të akuzuar për kryengritje.

Separatistët katalonas menduan se referendumi i zhvilluar do t’u jepte atyre më shumë liri nga Spanja, dhe jo më pak. Por, qeveria spanjolle filloi dje procesin ligjor për të kufizuar pushtetin vetëqeverisës të Katalonjës, si dhe njoftoi se synon të shkarkojë udhëheqësit lokalë dhe të marrë rajonin nën kontroll.

((JOSEPH COSTA, STUDIUES I SHKENCAVE POLITIKE))

“Mendoj se do të ketë mosbindje civile. Pala katalonase pro pavarësisë po përqëndrohet tek shmangia e dhunës”, thotë studiuesi i shkencave politike, Joseph Costa.

Qeveria rajonale e Katalonias thotë se referendumi i 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga Madridi, i ka dhënë mandatin për shkëputjen nga Spanja, por pezulloi shkëputjen e menjëhershme që të zhvilloheshin bisedime me Madridin.

Gjatë një mbledhjeje urgjente, qeveria në Madrid vendosi fillimin e procesit për zvogëlimin e pushtetit vetëqeverisës të Katalonjas. Ata synojnë të shkarkojnë zyrtarët rajonalë dhe të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve. Por, aktivistët e dalë në rrugë mbeten të vendosur.

Vetë katalonasit mbeten megjithatë të përçarë, siç demonstrohet nga flamujt e ndryshëm që valëviten në ballkonet e shtëpive.

“E di që jemi më të fortë së bashku dhe mendoj që prej problemeve ekonomike dhe krizës së një viti më parë, duhet të qëndrojmë së toku”, thotë Gitta, banore vendase.

“Tashmë është një çështje shumë e vështirë. Nuk e di”, thotë Lydia.

“Është çështje tepër e vështirë dhe nuk kam një qëndrim të qartë”, thotë Maria.

Senati në Madrid pritet të votojë këtë javë për planin e qeverisë spanjolle, duke shënuar kështu të parën herë që kufizohet vetëqeverisja e rajonit. Më pak se gjysma e popullsisë prej 7.5 milionë banorësh të Katalonias morën pjesë në referendum, megjithëse 90% e pjesëmarrësve votuan në favor të pavarësisë.

“Nëse partitë pro pavarësisë qëndrojnë të bashkuara, siç kanë premtuar, ka pak gjasa që qeveria spanjolle të zbatojë diçka”, thotë udhëheqësja separatiste, Tanya Verge.

Përplasja ndërmjet Katalonias dhe Madridit ka hyrë qartazi në një fazë tjetër kritike, me rreziqe më të mëdha për të dyja palët. Në përgjigje të Madridit, udhëheqësi separatist Carles Puigdemont akuzoi qeverinë spanjolle se kërkon të bëjë puç shteti në Barcelonë.

Në veri të Italisë sot mbahet referendumi për autonomi të gjerë

Referendumi i cili mbahet sot në dy provinca të pasura italiane, Lombardia dhe Veneto, mbahet me qëllim të një autonomie më të gjerë dhe jo për shkëputje

ROMË – Në dy rajone të pasura të Italisë, Lombardia dhe Veneto, sot mbahet referendumi për një autonomi më të gjerë në disa fusha e jo për pavarësi.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, të drejtën e votimit në Lombardia e kanë 7.9 milionë votues, kurse në Veneto rreth katër milionë. Votimi filloi në orën shtatë sipas kohës lokale dhe përfundon në ora 23.

Në qendrat e votimit në Lombardia, janë shpërndarë 24.400 tableta përmes të cilave do të zhvillohet votimi, ndërsa votuesit në Veneto do të kenë qasje më tradicionale.

Që referendumi të jetë i suksesshëm në Veneto, nevojitet pjesëmarrje prej 51 për qind, ndërsa një gjë e tillë nuk nevojitet në Lombardia.

Nëse shumica e votuesve mbështesin autonomi më të gjerë, priten negociata me qeverinë në Romë.

Disa qarqe në vend referendumin e konsiderojnë si të panevojshëm, pasi ai nuk i referohet shkëputjes.

Mediat italiane raportojnë se kostot e referendumit me qëllim të konsultimeve të cilat organizohen në dy rajonet arrijnë në rreth 65 milionë euro.

Raporti: NATO nuk është mjaft e përgatitur në rast të sulmit rus

NATO-ja nuk do të jetë e aftë për t’i rezistuar sulmit potencial të Rusisë në krahun e tij lindor, thuhet në një raport të brendshëm të cituar dje nga javorja gjermane, Der Spiegel.

Në këtë dokument, me titullin “Raporti i progresit në forcimin e zmbrapsjes dhe aftësinë mbrojtëse të Aleancës”, janë theksuar disa mangësi.

Në këtë kuadër, pos tjerash, theksohet se bile edhe forcimi i Forcës Përgjegjëse të NATO-s ka dështuar të sigurojë se mund të “reagojë shpejtë dhe – nëse është e domosdoshme – në mënyrë të qëndrueshme”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka refuzur ta komentojë raportin e publikuar në javoren gjermane, por tha se “forcat e aleancës janë më tepër të gatshme dhe të afta të vendosen se sa në çfarëdo kohe në disa dekada” të fundit.

Raportet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë dhe konfliktit në Ukrainë.

Pasi Rusia e ankesoi Krimenë në vitin 2014, NATO-ja e ka suspenduar bashkëpunimin e saj civil dhe ushtarak me Moskën, ndërsa Ukraina ka shpallur interesim për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.

Qeveria spanjolle mblidhet për të pezulluar autonominë e Katalonias

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, mblodhi kabinetin e tij në një takim emergjent të shtunën për të hapur që Madridi të vendos kontrollin mbi Katalonjën.

Qeveria spanjolle ka siguruar mbështetjen e opozitës për shpërndarjen e parlamentit të Katalonjës dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në muajin janar.

Takimi po mbahet gati tri javë pasi që rajoni gjysmë autonom mbajti referendumin kundërthënës për pavarësinë, i cili u shpall i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese spanjolle.

Udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, thotë se referendumi i ka dhënë mandatin që të çojë përpara pavarësinë e rajonit. Zoti Puidgemont, kishte shpallur simbolikisht pavarësinë, por duke e pezulluar atë në favor të bisedimeve me qeverinë ne Madrid.

Votuesit në Katalonja mbështetën pavarësinë në referendumin e një tetorit, por më pak se gjysma e votuesve të regjistruar morën pjesë në referendumin të cilin qeveria e kryeministrit Rajoy e shpalli ta paligjshëm.

Qeveria spanjolle paralajmëroi se të shtunën do të fillojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës, që i mundëson asaj pezullimin e autonomisë së Katalonjës.

Madridi do të pezullojë autonominë e Katalonias

Qeveria spanjolle paralajmëroi se të shtunën do të fillojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës, që i mundëson asaj pezullimin e autonomisë së Katalonias.

Zyra e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, tha se të shtunën do të mbahet mbledhja e posaçme e qeverisë për fillimin e zbatimit të këtij neni.

Paralajmërimi pasoi deklaratat e udhëheqësit të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili tha se parlamenti i rajonit do të votojë për shpalljen e pavarësisë nga Spanja nëse qeveria qendrore nuk pajtohet për të biseduar.

Kryeministri Rajoy i kishte dhënë zotit Puidgemont një afat deri të enjten për të qartësuar nëse ai në fakt e kishte shpallur pavarësinë pas referendumit që u mbajt më herët gjatë këtij muaji.

Zoti Puidgemont, kishte shpallur simbolikisht pavarësinë, por duke e pezulluar atë në favor të bisedimeve me qeverinë ne Madrid.

Votuesit në Katalonja mbështetën pavarësinë në referendumin e një tetorit, por më pak se gjysma e votuesve të regjistruar morën pjesë në referendumin të cilin qevria e kryeministrit Rajoy e shpalli ta paligjshëm.

Katalonia vendos sot për ndarje ose jo

Qeveria e Spanjës do të pezullojë autonominë e Katalonias, nëse rajoni nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, sot deri në orën 10:00.

Pas referendumit të 1 tetorit, udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën për pavarësi, por më pas ka hequr dorë, për t’i hapur rrugë dialogut.

Sipas disa raporteve, ai do të këmbëngulë në pavarësi, por ka frikë se një gjë e tillë mund të çojë në trazira në Katalonjë.

Neni 155 i Kushtetutës së Spanjës i lejon Madridit të vendosë sundim direkt në kohë krize.

Në prag të skadimit të afatit ka pasur protesta masive për ndalimin e dy udhëheqësve të lëvizjes separatiste.

“Në Evropë janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar për ISIS-in”

Kerchove: Sipas të dhënave të BE-së, në vendet Evropës janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar në radhët e ISIS-it, në Irak dhe Siri

TUNIS – Koordinatori i Bashkimit Evropian (BE) për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove, tha se në vendet Evropës janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar në radhët e DEASH-it (ISIS), në Irak dhe Siri.

Kerchove i cili ka vizituar Tunizinë në kuadër të takimeve zyrtare, në një takim me ministrat e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes dhe Drejtësisë të Tunizisë, ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në çështjen e luftës kundër terrorizmit.

Pas takimeve, në një konferencë për shtyp në zyrën e BE-së në Tunus, Kerchove tha se, “Sipas të dhënave të BE-së, në vendet Evropës janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar në radhët e DEASH-it, në Irak dhe Siri”.

“Me qëllim për tu përballur me problemet që rriten për shkak të kthimeve të luftëtarëve evropianë të lidhur me DEASH-in, Evropa duhet të mbrojë kufirin e saj dhe të marrë masat e duhura”, ka theksuar Kerchove, duke shtuar se marrëdhëniet mes BE-së dhe Tunizisë janë të forta.

Ai është shprehur se është i nevojshëm një bashkëpunim i fortë për shkak të problemeve si ekstremizmi dhe trafikimi. AA

Zbuloi skandalet e “Panama Papers”, shënimi i fundit i gazetares gjysmë ore para ekzekutimit

“Mashtrues e kriminele kudo ku hidhni syte, situata eshte e deshperuar”. Ky ishte shenimi i fundit qe gazetarja malteze Daphne Caruana Galicia, beri ne blogun e saj vetem gjysme ore para se te gjente vdekjen nga shperthimi i nje bombe qe i kishin vene ne makine.

Mediat vendase duke raportuar detajet e fundit nga ngjarja shkruajne se shenimi i saj ne blogun, qe ishte plot denoncime ndaj zyrtareve te larte, perfshire familjen kryeministrore eshte bere saktesisht gjysme ore, para se te ndodhte shperthimi qe i mori jeten.

 

 

Ekzekutohet me bombë në makinë gazetarja, zbuloi skandalet e “Panama Papers”

Një gazetare e shquar në Maltë, e cila zbuloi skandalet e “Panama Papers”, është vrarë në një sulm me bombë.

Bëhet fjalë për 53-vjeçaren Daphne Caruana Galicia, e cila u vra në makinë pranë shtëpisë së saj. Mediat lokale thonë se një nga fëmijët e saj dëgjoi shpërthimin dhe nxitoi jashtë.

Ndërsa lidhur me shkrimet që ajo publikonte kishte sulmuar disa herë dhe kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

_98334995_042415682-1

Ndërsa në një reagim për media vetë kryeministri është shprehur: “Dënoj pa rezerva këtë sulm barbar ndaj një personi e cila përdori lirinë e shprehjes në vendin tonë. Të gjithë e dinë se znj. Caruana Galicia ishte një kritike e ashpër e imja, politikisht dhe personalisht, ashtu siç ishte edhe për të tjerët”.

3020

Daphne Caruana Galicia thuhet se u vra sapo doli nga shtëpia e saj pasditen e së hënës.

Televizioni i Maltës raportoi se Caruana Galicia kishte paraqitur një ankesë në polici dy javë më parë për të thënë se ajo kishte marrë kërcënime, por nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

4088

Policia ka hapur hetimet për vrasje. Policia dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore theksojnë se ajo mund të jetë vrarë nga një bombë e fuqishme e vendosur në makinën e saj, shkruan BBC. 

Dy separatistë katalanas në paraburgim

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy pjesëtarë të rëndësishëm të lëvizjes për pavarësi të Katalonias.

Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Katalonias, dhe Jordi Cuixart, nga lëvizja Omnium, po hetohen për rebelim.

Ata shihen si figurat kryesore të organizimit të referendumit të 1 tetorit, për pavarësinë e Katalonias nga Spanja.

Qeveria në Madrid e ka shpallur këtë referendum të paligjshëm.

Pas referendumit, kreu rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por ka ndaluar zbatimin e saj për t’iu lënë mundësi negociatave.

Konservatori Sebastian Kurz shpall fitoren në zgjedhjet e Austrisë

Sebastian Kurz, udhëheqësi karizmatik 31 vjeçar i partisë konservatore dhe aktualisht ministër i jashtëm, shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Austri, që nëse konfirmohet do të bëhet udhëheqësi më i ri të Evropës.

Analistët thonë se ai ka arritur me sukses t’i ndryshojë fizionominë partisë konservatore dhe rigjallërojë të djathtën, përfshirë të djathtët e skajshëm, pas shpërbërjes së koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve.

Rezultatet e reja të anketave nga organizata e sondazheve SORA, tregojnë se social-demokratët që bënë fushatë me temën e nevojës për barazi sociale, dolën në vend të dytë, me një diferencë fare të vogël votash nga Partia e Lirisë e së djathtës së skajshme.

Fushata e zgjedhjeve u mbizotërua nga çështja e imigracionit. Austria, me një popullsi prej më pak se 9 milionësh, priti 90 mijë strehim-kërkues, shumica myslimanë gjatë krizës së migrimit të vitit 2015, duke nxitur mbështetje për politikanët e së djathtës së skajshme që janë në favor të ligjeve më të ashpra mbi emigracionin.

Konservatorët pësuan një goditje në dhjetor 2016 kur Norbert Hofer humbi me një diferencë të ngushtë votash në zgjedhjet e dominuara nga çështja e imigracionit, por në të cilën votuesit zgjodhën një kandidat të Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen.

Tani, analistët thonë se Partia Popullore Konservatore, e udhëhequr nga zoti Kurz, është e para ne anketa duke lënë pas Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë dhe socialistët.

Kundërshtohet ministri i Brendshëm gjerman rreth festave myslimane

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.

Anëtarët konservatorë të koalicionit qeverisës të kancelares gjermane Angela Merkel, hodhën poshtë deklarimet e Ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere, se ai ishte i gatshëm të diskutonte mundësinë e prezantimit të festave myslimane.

Gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Saksonisë së Poshtme, Maiziere tha se “aty ku ka shumë myslimanë, pse mos t’i konsiderojmë edhe festat myslimane?”

Partia me bazë në Bavari e Unionit Kristian Demokratik të Merkelit, (CDU), u tërhoq nga ku sugjerim.

“Trashëgimia e Gjermanisë së krishterë nuk është e negociueshme”, tha për gazetën Bild, politikani i lartë i CSU, Alexander Dobrindt.

“Prezantimi i festave myslimane për ne është i padiskutueshëm” tha ai.

Në gjermani jetojnë afro 4.4 milion myslimanë, shumica prej tyre janë të nacionalitetit turk, që jetojnë në mesin e 80.6 milion banorëve sa ka ky shtet.

“Turku i ndaluar në Durrës është Gylenist’” – Parlamentarja europiane dërgon letër kundër ekstradimit

Ai kishte një mandat ndërkombëtar arresti dhe u ndalua në portin e Durrësit tri ditë më parë, teksa përpiqej të largohej drejt Italisë më familjen. Është fjala për Muhammed Yasir Aydoğmuş, për të cilin mediat turke raportuan se ishte një ithar i Fetullah Gylenit, të cilin Shqipëria po bëhej gati t’ja dorëzonte Erdoganit.

 

Por gjykata e Durrësit, e ka lënë të lirë në sallën e gjyqit akademikun turk dhe duket se arsyeja e vërtetë e këtij vendimi, është qëndrimi i zyrtartes së lartë të parlamentit europian Monica Macoevi ne nje leter te derguar sot.

Në letrën e saj drejtuar autoriteteve shqiptare, që nga sa kuptohet i kanë kërkuar mendim, zyrtarja e lartë shprehet qartë kundër ekstradimit.

Opinion.al sjell eksluzivisht letrën që Macoevi ka dërguar sot.

Letra e plotë

Parlamenti Europian, Bruksel, 13 Tetor 2017

I dashur Zotëri

Faleminderit që e ndatë këtë situatë me ne. Kjo çështje është thuajse gjerësisht e njohur  dhe e trajtuar me seriozitet nga parlamenti europian.

Disa OJQ dhe gazetarë na kanë shkruar mbi rastin e akademikut turk, zotit Yasir Aydogmus, rezident në Shqipëri, i cili u ndalua në Shqipëri tri ditë më parë, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Itali së bashku me familjen.

E kuptoj që zoti Aydogmus është tashmë i arrestuar në qytetin e Durrësit në pritje të gjykimit, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në Tiranë dhe sipas avokatëve të tij ai do të përballet me ekstradimin e pashmangshëm.

Në autoritetin tim si Kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, do të doja të kujtoja si më poshtë:

  1. Ka një konventë europiane mbi çështjet e ekstradimit nga Këshilli i Europës e firmosur nga Shqipëria gjithashtu, në të cilën qartësisht në artikullin 3 thuhet se është e ndaluar të ekstradohen njerëz për arsye politike.

Artikulli 3

  1. Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut.

Artikulli 19, pika 1 dhe 2

Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim.

Është thelbësore për Shqipërinë të qëndrojë në pozicionin e saj europian dhe është një moment i rëndësishëm provojë se do të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave tehemelore, një praktikë e vendeve anëtare të BE dhe dispozitë e traktateve dhe konventave ndërkombëtare humanitare.

Sinqerisht e juaja

Monica Macoevi

   

Gjermani, ura hekurudhore në Këln shndërrohet në “Ura e të dashuruarve”

Çiftet që vijnë te ura, me dëshirën që dashuria e tyre të zgjasë pafundësisht, mbyllin një dry në të cilin janë shkruar emrat e tyre dhe pastaj çelësin e hedhin në lum

Vënia e një dryni në urë, si simbol i dashurisë së përjetshme, nuk është ndonjë raritet, dhe një nga këto ura është ajo mbi lumin Rajna në qytetin Këln të Gjermanisë.

Ura hekurudhore Hohenzollern që lidh brigjet e lumit Rajna për dhjetë vite është shndërruar në “Ura e të dashuruarve”.

Ky simbol i dashurisë, i gjatë 410 metra, ndodhet pranë katedrales në Këln, e cila është një nga ndërtesat më të rëndësishme në qytet.

Dhjetëra mijëra dryna janë vendosur në pjesën e caktuar për këmbësorët edhe atë në anën përballe binarëve.

Tradita e vënies së drynave filloi dhjetë vjet më parë kur, sipas besimit, çifti i dashuruar vë një dry me dëshirën që dashuria e tyre të zgjaste përjetësisht. Shumë çifte të dashuruara gjatë viteve kanë vendosur të ecin hapave të tyre duke “mbyllur” dashurinë e tyre pikërisht në Hohenzollern.

“Ura e të dashuruarve” është një nga vendet që vizitohet më së shumti nga turistët gjatë qëndrimit të tyre në Këln.

Çiftet që vijnë te ura, me dëshirën që dashuria e tyre të zgjasë pafundësisht, mbyllin një dry në të cilin janë shkruar emrat e tyre dhe pastaj çelësin e hedhin në lum. Ata besojnë se dashuria e tyre do të zgjasë derisa dryni të hapet me çelësin nga lumi.

Ndonëse autoritetet në vitet e para filluan të largonin drynat, pas interesimit të madh të vizitorëve, më vonë u lejua që drynat të mbeten aty.

Kjo urë viteve të fundit ka filluar të zë gjithnjë e më shumë hapësirë në disa broshura dhe udhëzues turistik. aa

BE thirrje liderit të Katalonias “që të tërhiqet nga shpallja e pavarësisë”

Tusk, duke iu drejtuar, Carles Puigdemont, tha se “dëshiroj që të respektoni rendin kushtetues dhe të mos shpallni ndonjë vendim i cili do të bëjë të pamundur dialogun.”

BRUKSEL – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i ka kërkuar liderit të Katalonias që të mos shpallë pavarësinë. Tusk, në një aktivitet të organizuar në Bruksel, ka bërë disa vlerësime në lidhje mbi debatet për mundësinë e shpalljes së pavarësinë në rajonin autonom të Katalonias në Spanjë.

Ai duke iu drejtuar presidentit të administratës rajonale autonome të Katalonias, Carles Puigdemont, tha se “dëshiroj që të respektoni rendin kushtetues dhe të mos shpallni ndonjë vendim i cili do të bëjë të pamundur dialogun.”

Ndër të tjera duke vënë në dukje se shumëllojshmëria nuk duhet të shkaktojë konflikte, Tusk ka theksuar se një situatë e tillë do të jetë e keqe për katalanasit, për Spanjën si dhe për të gjithë Evropën.

Duke theksuar se Evropa nuk duhet të kërkojë elementë vetë-ndarës, por unifikuese, Tusk u shpreh se “Pikërisht kjo është ajo që do të përcaktojë të ardhmen e kontinentit tonë.”

Puigdemont pas referendumit të mbajtur me 1 tetor pritet që ditën e sotme të shpallë pavarësinë. aa

Erdogani ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës

Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë takimit të djeshëm në Kiev

Gjatë vizitës në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne as që e kemi bërë e as që do ta njohim” aneksimin e Krimesë nga Rusia, tha mbrëmë Erdogan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Zoti Erdogan, po ashtu, tha se Ankaraja do të vazhdojë ta ndjekë situatën e tartarëve në Krime, që e flasin një gjuhë turke, dhe e ka falënderuar Ukrainën për mbojtjen e të drejtave të tyre.

Lideri i Katalonias flet sot në parlamentin rajonal

Lideri rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot pritet të flasë në parlamentin rajonal, në periudhën e shqetësimeve në qeverinë qendrore të Spanjës, se Parlamenti i Katalonjës mund të votojë për pavarësi nga Spanja.

Zyrtarët e Katalonjës thonë se njerëzit gjërësisht kanë votuar për pavarësi në referendum, i cili është mbajtur para 10 ditësh.

Por, gjatë funjavës së kaluar, në kryeqytetin rajonal, Barcelonë, qindra mijëra njerëz kanë protestuar kundër ndarjes nga Spanja.

Ata thanë se referendumi nuk e tregon vullnetin e vërtetë të rajonit, pasi ata që dëshirojnë të mbeten në Spanjë, kryesisht e kanë bojkotuar referendumin.

Sipas legjislacionit të Katalonjës, që konsiderohet jokushtetues nga qeveria në Madrid, votimi i sotëm eventual për pavarësi në Parlamentin e Katalonjës, do ta fillonte procesin gjashtëmujor të bisedimeve për ndarje me Spanjën, para zgjedhjeve rajonale dhe aktit final të shkëputjes.

Franca nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonias

“Nëse do të ketë një deklararim të pavarësisë, atëherë kjo do të jetë e njëanshme dhe nuk do të njihet”, tha ministrja Nathalie Loiseau

PARIS – Franca nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonias. Ministrja e Francës për Çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau tha se nuk do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, në qoftë se kjo bëhet në mënyrë të njëanshme.

Loiseau, duke iu përgjigjur pyetjes së televizionit CNews tha se “Nëse do të ketë një deklarim të pavarësisë, atëherë kjo do të jetë e njëanshme dhe nuk do të njihet”.

Duke u bërë thirrje palëve për vendosjen e dialogut, Loiseau tha se rezultati i parë i shpalljes së pavarësisë do të jetë dalja e Katalonias nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një takim me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy pas referendumit të 1 tetorit, tha se mbështesin unitetin kushtetues të Spanjës.

Në rajonin Pyrenees-Orientales të Francës e cila njihet si “Katalonja Veriore” jetojnë rreth 470 mijë persona të cilët kanë lidhje të ngushta me qytetarët e rajonit të Katalonias në Spanjë.

Pritet që nesër presidenti i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, t’i prezantojë Parlamentit rezultatet e referendumit të pavarësisë.

Presidenti i Katalonias nuk heq dorë nga “shpallja e pavarësisë”

“Ne nuk e emërojmë si shpallje të njëanshme të pavarësisë. Ne po shpallim pavarësinë. Kjo është në ligjin tonë dhe ne do ta zbatojmë atë çfarë thotë ligji”, tha Puigdemont

BARCELONË – Presidenti i Qeverisë Autonome të Katalonias në lindje të Spanjës, Carles Puigdemont, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga shpallja e njëanshme e pavarësisë.

“Ne nuk e emërojmë si shpallje të njëanshme të pavarësisë. Ne po shpallim pavarësinë. Kjo është në ligjin tonë dhe ne do ta zbatojmë atë çfarë thotë ligji”, tha Puigdemont në një reportazh për televizionin katalan TV3.

Duke cituar ligjin për referendum të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Puigdemont tha se do të zbatojnë nenin që “pavarësia të shpallet 48 orë pas rezultateve të referendumit, nëse fituese del vota pro”.

“Ju pëlqeftë apo jo, ato që po ndodhin në Katalonia janë të vërteta. Miliona persona shfrytëzuan votën në referendum. Këta njerëz duan të vendosin për të ardhmen e tyre”, tha Puigdemont, duke theksuar se prej një kohe të gjatë nuk ka dialog me qeverinë e Spanjës.

Ndërkaq, Puigdemont nuk dha ndonjë detaj nëse do të ketë votim për shpalljen e pavarësisë në seancën plenare të parlamentit lokal që do të zhvillohet më 10 tetor, ditë e martë.

Nga ana tjetër, Asambleja Kombëtare e Katalonjës (ANC), e cila u priu iniciativave civile për pavarësi, ka pohuar se të martën do të shpallet pavarësia.

“Më 1 tetor votuam dhe fituam referendimin. Rezultati ishte shumë i qartë. Jemi një popull. Më 10 tetor, ditën e martë, do ta shpallim pavarësinë”, ka thënë kryetari i ANC-së, Jordi Sanchez.

Spanjë: Demonstrata pro-unitetit spanjoll

Mijëra njerëz u bashkuan në një tubim në Barcelonë të dielën për të protestuar kundër shtytjes së qeverisë katalanase për shkëputje nga Spanja. Anketat kanë sugjeruar se më shumë katalanas favorizojnë të rrinë të bashkuar me Spanjën sesa të shpallin pavarësinë.

Tubimi vjen një javë pas një referendumi në të cilin katalonasit votuan me shumicë dërrmuese për pavarësinë. Në atë sondazh, që konsiderohej i jashtëligjshëm nga Madridi, 90 për qind votuan për t’u shkëputur nga Spanja, por pjesëmarrja ishte shumë më pak se gjysma e elektoratit.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Urquinaona të Barcelonës duke kënduar “Viva Espana”.

Presidenti katalanas Carles Puigdemont është zotuar të punojë për arritjen e pavarësisë.

Në një intervistë me gazetën El Pais, kryeministri Mariano Rajoy tha se nuk do të përjashtojë përdorimin e kompetencave kushtetuese për të hequr statusin autonom të Kataloniës në qoftë se rajoni deklaron pavarësinë.

“Të jeni të sigurt se qeveria do të parandalojë që çdo deklaratë e pavarësisë të kthehet në diçka konkrete. Spanja do të vazhdojë të jetë Spanja dhe do të vazhdojë të jetë e njëjta për një kohë të gjatë”.

Kryeministri Rajoy i tha gazetës El Pais se politika katalanase ishte rrëmbyer nga radikalët dhe duhej të kthehej në një pozitë të moderuar.

“Tani ata i janë futur një rruge që nuk të çon askund, ata kanë zgjedhur radikalizmin që pengon çdokënd për të patur ndikim dhe pengon ndërtimin e diçkaje që ndihmon bindjet e tuaja. Radikalizmi ka çuar në këtë proces ndarës që po ndodh tani, ka shkaktuar shqetësim të madh tek të gjithë, madje edhe largimin e kompanive. Është vërtet e pabesueshme sa shumë kompani të rëndësishme po braktisin Katalonian, që largohen sepse duhet të largohen,të mbrojnë bilancin e tyre, punëtorët e tyre dhe pagat e tyre. Duhet të kthehet katalanizmi i moderuar” shtoi Rajoy.

Më parë të shtunën, mijëra protestues u mblodhën në mitingje në Barcelonë, Madrid dhe në qytete të tjera spanjolle.

Organizatorët e mitingut pro-ndarjes në Katalonia i kishin kërkuar demonstruesve të visheshin me të bardha dhe të mos shfaqnin ndonjë flamur, qoftë spanjoll ose të Katalonias. Organizatorët e demonstratave kanë promovuar sloganin, “Le të flasim”.

Po ashtu në Madrid, kryeqytetin spanjoll, u mbajt një demonstratë për unitetin spanjoll, ku morën pjesë mijëra njerëz që valëvitnin flamuj kuq dhe verdhë të Spanjës.

Disa shtete të BE-së janë të shqetësuar se biseda për pavarësinë katalanase mund të ushqejë ndjenjat ndarëse në pjesë të tjera të Evropës.

Rajoy: Mund të pezullohet autonomia e Katalonjës

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se qeveria e tij mund t’i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonjës dhe ta parandaloj këtë rajon nga ndarja prej Spanjës.

“Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit”, tha Rajoy në intevistën për gazetën El Pais, të publikuar dje dhe ka shtuar se “do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë”.

Mëtutje, ai theksoi se “dëshiroj që kërcënimi për referendum të pavarësisë të tërhiqet sa më shpejtë që është e mundshme”.

Ai ka shprehur përkushtim se qeveria qendrore do të siguroj se kurrfarë deklarate e pavarësisë së Katalonjës nuk do të jetë fuqiplotë dhe se “nuk do të çonte askund”.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha se në rajon do të mbeten 4 mijë policë shtesë, që qeveria i ka dërguar për të siguruar paqe.

Autoritetet në Katalonjë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që kanë marrë pjesë në referendumin për pavarësi, kanë votuar në favor të ndarjes nga Spanja.

Zyrtarët thanë se dalja në referendum ishte 42%, prej 5.34 milionë votuesve të regjistruar në këtë rajon.

Bankat braktisin Katalonian nga shkaku i paqëndrueshmërisë politike

CaixaBank do të zhvendosë selinë e korporatës nga Barcelona në Valencia

BARCELONË – CaixaBank, që është banka e tretë për nga madhësia në Spanjë ka njoftuar së fundmi se do të zhvendosë selinë e korporatës nga Barcelona në Valencia, një njoftim që vjen një javë pas referendumit kontroverz të pavarësisë.

“Vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së interesit të klientëve, aksionarëve dhe të punësuarve tanë duke garantuar një qëndrueshmëri të bankës në Eurozonë nën mbikëqyrje të Bankës Qendrore Evropiane”, thuhet në njoftimin e CaixaBank e cila aktualisht shërben për 15.8 milionë klientë.

Megjithëse referendumi i pavarësisë konsiderohej i paligjshëm nga qeveria qendrore e Spanjës, pothuajse 2.3 milion katalanas votuan (43 për qind të elektoratit të përgjithshëm), nga të cilët 90 për qind votuan në favor të ndarjes nga Spanja dhe krijimit të një Republike Kataloneze.

Në javët e ardhshme pritet një deklaratë e njëanshme e pavarësisë. Megjithatë, Spanja këmbëngul se kjo është e pamundur dhe e paligjshme. Më parë të premten, Qeveria e Spanjës miratoi legjislacionin që e bëri më të lehtë për kompanitë të largoheshin nga Katalonia. Këtë siç duket e shfrytëzoi CaixaBank e cila njoftoi për zhvendosjen e selisë së saj.

Edhe një bankë tjetër e madhe në Spanjë, Sabadell, vendosi të zhvendoset në Alicante, ashtu siç vendosën edhe disa kompani të tjera gjigante, përfshirë kompaninë për gaz natyror “Gas Natural”, e cila tha se do të zhvendos selinë e saj në Madrid.

Të premten, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tërhoqi vërejtjen duke thënë se tensionet politike mund të ndikojnë mbi ekonominë e Spanjës.

“Parashikimet për ekonominë spanjolle aktualisht janë të forta. Megjithatë, tensionet dhe pasiguria nga ngjarjet në Katalonjë mund të ndikojë në vendimet e investitorëve”, tha shefi i misionit të FMN-së në Spanjë, Andrea Schaechter.

Dorëheqje e presidentit të AP të KE-së për shkak të vizitës në Siri me rusët

Politikani spanjoll, Pedro Agramunt, ka paraqitur dorëheqje në postin e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, vetëm tri ditë para votimit për shkarkimin e tij.

Kërkesa për shkarkimin e tij ishte bërë pasi Agramunt u ishte bashkuar ligjvënësve rusë gjatë vizitës së tyre në Siri dhe takimit me presidentin, Bashar al-Assad, më herët këtë vit.

“Sot, për shkaqe personale kam vendosur që të mos jem kryesues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Agramunt në rrjetin Twitter.

Ai ka pretenduar se në Siri kishte udhëtuar privatisht si senator spanjoll dhe tha se së pari kishte shkuar me aeroplan në Moskë, para se të fluturonte nga Moska për në Damask të Sirisë.

Agramunt, që gjërësisht konsiderohet si prorus, është angazhuar për kthimin e së drejtës së votimit të delegacionit rus në asamble, pasi atij i ishte marrë e drejta e votimit në vitin 2014.

Prej atëherë Rusia i ka bojkotuar mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe nuk e ka regjistruar delegacionin për seancën e ardhshme që fillon në janar të vitit të ardhshëm.

Pedro Agramunt mbetet anëtar i delegacionit të Spanjës në këtë asamble, ndërsa rolin e tij e merr zëvendëspresidenti aktual, Roger Gale, nga Britania.

Spanjë: Janë marrë në pyetje dy zyrtarë policorë të Katalonias

Policia e Spanjës përballet me protestuesit katalanas.

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka marrë në pyetje dy zyrtarë policorë katalanas dhe dy liderë të grupeve pro pavarësisë, nën hetimin se kishin organizuar kryengritjen për pavarësi.

Ky rast ka të bëjë me protestat e mbajtura me 20 deri më 21 shtator në Barcelonë, ku policia spanjolle kishte arrestuar disa zyrtarë të qeverisë së Katalonias.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se protestuesit kanë penguar operacionet e policisë spanjolle, dhe se policia katalanase nuk kishte vepruar mjaftueshëm për t’i zbrapsur protestuesit.

Marrja në pyetje e zyrtarëve erdhi pas krizës më të madhe politike në Spanjë kohëve të fundit.

Spanja ka dënuar referendumin për pavarësi, duke thënë se është ilegal dhe jokushtetues.

Parlamenti Evropian dënon persekutimet ruse në Krime

Parlamenti Evropian ka adoptuar një rezulutë ku dënon vendimin e Rusisë për dënimin e dhjetra personave nga Krimea që kundërshtojnë pushtimin e gadishullit.

Miratimi i kësaj rezolute, me 5 tetor, kritikon gjykimin e 50 tatarëve nga Krimea, si dhe marrjen e rajonit të Detit të Zi në vitin 2014.

Parlamenti Evropian, ka kundërshtuar edhe dënimet e fundit kundër liderëve të Krimesë, Ilmi Umerov dhe Akhtem Chiygoz, nga një gjykatë nën ndikimin rus në gadishull, dhe ka bërë thirrje për “lirimin e pakusht dhe të menjëhershëm” të tyre.

Akuzat ndaj gazetarit të Krimesë, Mykola Semena, duhet të “hidhen poshtë menjëherë”, bën thirrje rezoluta.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar persekutimet e Rusisë në Krime, të cilët po ashtu kanë kundërshtuar edhe pushtimin e këtij gadishulli.


Send this to a friend