VOAL

VOAL

Poeti boshnjak Izet Sarajlić i shkruante poetit gjerman Hans Magnus Enzensberger: Izeti juaj është tmerrësisht i lodhur nga humanizmi europian

Në vitin 1993, Izet Sarajlic, nga Sarajeva e rrethuar i shkruante poetit gjerman Hans Magnus Enzensberger: ”Izeti juaj është tmerrësisht i lodhur nga humanizmi evropian”.

Në këto dy prej poezive të tij të  shkruara gjatë asaj kohe, ndihen edhe klithmat e viktimave të Srebrenicës :

 

RRUGA E TIJ

Edhe ai ëndërronte për barin e shkelur,
për bluzën e femrës qe s’do ishte keq ta ç’kopsitje.

Ai ish i ri,
i ri, po të mos llogaritim jetën e tij
që do të vazhdojë pas vdekjes.

Ai ishte veç tetëmbëdhjetë vjeç.

Ju nuk e patë kurrë atë, nuk e patë
si ndryshoi në fytyrë.
Ju njihni vetëm këtë rrugicën e tij.

Por, unë e njihja,
kur me pjesët e një motori të vjetër sajonte një avion,
kur i thoshte të atit se në këtë luftë
dikush do të linte kokën,
kur midis dy arrestimeve ai pyeste nënën:
-he, nënoke, ti mua më do?-

Dhe humbte në mendime, me sy të mjegulluar,
duke vështruar rrugën larg…
atë rrugë qe sot mban emrin e tij.

 

TANGUA E FUNDIT NE SARAJEVË

8 mars i nëntëdhjetë e katrës.
Nuk dorëzohet Sarajeva e dashuruar.
Mbi tavolinë ftesa për pasdite vallëzimi në “Sloga”.
Natyrisht, do të shkojmë!
Pantallonat e mia janë shumë të fishkura,
teshat e tua nuk janë si të rrugës Veneto.
Por ne s’jemi në Romë,
jemi në luftë.
Vjen edhe Jovan Divjak-u. Nga çizmet dallohet
që sapo ka mbërritur nga vija e parë e frontit.
Kur të kërkon një kërcim, ti bëhesh pak konfuze.
E para herë që vallëzon me një gjeneral.
Ka kërcyer me zonjën më të famshme të Sarajevës.
Por kjo tango – është vetëm jona!
Nga lodhja na vjen pak rrotull koka.
E dashur, kaloi dhe jeta jonë e mrekullueshme.
Qaj, në do, qaj!, në rrugën Veneto ne jemi
dhe ky ndoshta është vallëzimi ynë i fundit.

 

PËRKTHEU: ANDI MEÇAJ

 

S&P konfirmon vlerësimin ‘AAA’ për Gjermaninë

VOAL – Agjencia Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin ‘AAA’ të Gjermanisë. Perspektiva është e qëndrueshme.

 

S&P nënvizon se ”ekonomia gjermane ka dëshmuar se kapaciteti i saj për t’i absorbuar tronditjet e mëdha ekonomike e financiare”. PBB gjerman do të rritet sivjet 2%, pohon S&P. Rritja e konsumit do të jetë vetëm modeste, pavarësisht të futjes së rrogës minimale në shkallë vendi më 2015.

 

Raporti borxh-PBB do të zbresë gradualisht në 63% më 2018 nga 71% sa ishte më 2014. ansa

Merkel në Beograd: B.E. mundëson paqen në Ballkanin Perëndimor

VOAL – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se gatishmëria për kompromis në bisedimet me Prishtinën do të merret parasysh kur të vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se gatishmëria për kompromis në bisedimet me Prishtinën do të merret parasysh kur të vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të mërkurën në mbrëmje në Beograd se gatishmëria e Serbisë për kompromise me Kosovën do të merret parasysh kur te vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të saj në Bashkimin Evropian.

Kanclerja Merkel, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mundëson paqen në Ballkanin perëndimor

“Ne në vitin 2003 u kemi hapur mundësinë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Kjo është në interesin e ndërsjellë si për Ballkanin Perëndimore si për BE-në që ka 28 vende anëtare. Në interesin tonë është paqja në Ballkanin Perëndimor dhe BE-ja e mundëson këtë. Dua të falënderoj kryeministrin e Serbisë që ka ndërmarrë nisma dhe ka nxitur qëndrueshmërinë në rajon. Me bisedimet me Prishtinën, Beogradi ka dëshmuar gatishmëri për kompromis dhe kjo do të merret parasysh kur të vendoset për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim”, tha ajo.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të përafrimit me BE-në. Ajo përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim, por diplomatët evropian thonë se hapja e kapitujve për këtë çështje varet nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura në atë proces.

Kancelarja Merkel e cila shkoi në Beograd nga Tirana, vlerësoi gatishmërinë për bisedime ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Cilësia e re e kontakteve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë shihet në vizitat e kryeministrave që ishte e pamundur para disa vjetësh. Kjo duhet të vazhdojë”, tha mes tjerash kancelaria Merkel, e cila tërhoqi vërejtjen se Serbia ka ende shumë punë për të bërë.

“Sfidë e re për Serbinë është edhe vala e migrimeve. Migruesit po hyjin nga Greqia dhe Serbia është bërë vend tranzit”, tha ajo duke nënvizuar gatishmërinë për të ndihmuar lehtësimin e barrës së migruesve dhe refugjatëve që po shfrytëzojnë Ballkanin si rrugë drejt Bashkimi Evropian./ZA

PORTRETI I GRUAS TË HEKURT QË SOT MBËRRIN NË TIRANË

VOAL – Ajo është një gjermano lindore. Ndoshta e vetmja udhëheqëse e Europës së sotme që e njeh mirë botën e ish vendeve komuniste. Ndoshta pikërisht për këtë, që prej dy vjetësh ajo po bëhet protektorja e Ballkanit perëndimor pranë homologëve të saj europianë. Ndoshta pikërisht për këtë ajo po ndërmer një turne këto ditë në këtë periferi të kontinentit.

Vetëm perspektiva e pranimit në BE mund të sjellë zgjidhjen e konflikteve mes vendeve të rajonit” tha Merkel në vigjilje të udhëtimit të saj dyditor për në Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë në një mesazh të shkurtër në video.

Ndërsa për Shqipërinë ku do të jetë nesër për katë orë ajo theksoi: “Shqipëria ka ende shumë për të bërë, por gjithsesi vendi ka statusin e vendit kandidat për BE. Në përgjithësi mund të thuhet se kemi bërë progres, por ka akoma shumë, shumë probleme të mëdha”.

Në fakt angazhimi i Angela Merkel për Ballkanin nuk daton sot. Eshtë i famshëm fjalimi i saj mbajtur në takimin e Partisë Kristian-demokrate, për zgjedhjet parlamentare evropiane, ku ajo iu referua takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Angela Merkel duke folur për luftërat në Ballkan në vitet 90-ta, tha se tashmë vendet e këtij rajoni i kanë tejkaluar kohërat e vështira.  “Para 25 vjetësh kur ra muri, dikush mendoi se ne nuk kemi nevojë të flasim më për paqen dhe lirinë në Evropë. Pastaj përjetuam në vitet 90-ta, luftërat e tmerrshme në Ballkan. Këtë javë ishte në takim me mua, kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH, në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri-tjetrin si kryeministra. Me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, çdo gjë është e drejtë. Ai më tha se, për herë të parë, mund të bisedonim me njëri-tjetrin për të ardhmen tonë, dhe nuk mendonim në mënyrë armiqësore për njëri-tjetrin”, ka përfunduar kancelarja Merkel.

Merkel tashmë ka marrë de facto kryesimin e politikave për vendet Ballkanike. Ashtu sic po mundohet të bëje në fakt për të gjithë Evropën, për vendet në krizë dhe për Greqinë. Përmes saj lidershipi gjerman po forcohet dhe kjo nuk ka qenë një sfidë e lehtë për Anxhelën.

 

“Nëna e kombit”

Kancelarja Angela Merkel ka kultivuar imazhin e nje lideri të kujdesshëm, pragmatik dhe me këmbë në tokë, duke fituar kështu pseudonimin “Mutti” – nëna e kombit. Udhëheqësja konservatore është në mandatin e saj të tretë drejtues, pas fitores në zgjedhjet e fundit të 2013-ës. Vetëm dy liderë gjermanë post-luftë kishin arritur të fitonin një mandat të tretë para saj –  Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl. Revista Forbes, e rendit 61 vjeçaren Merkel, si personin e dytë më të pushtetshëm në botë dhe ky është pozicioni më i lartë i arritur ndonjëherë nga një grua. Ajo është drejtuese e Partisë Kristian Demokrate, (CDU), e cila qeveris me simotrën e saj bavareze CSU. Mandatin e saj të parë e fitoi në vinitn 2005, pas një rezultati të ngushtë, i cili e detyroi të bënte një koalicion jo dhe aq të lehtë me social demokratët e qendrës së majtë (SPD).

Pavarësisht një farë rezistence brenda partisë së saj, vitet e fundit, ajo pranoi disa masa që anonin majtas, si për shembull vendosja e pagës minimale për disa sektorë dhe braktisja e planeve për fuqizim bërthamor, lëvizje këto që mendohet se kontribuan për ta lënë në opozitë qendrën e majtë që prej vitit 2009. Por është kriza në eurozonë, testi i vërtetë i kancelares që nuk resht së kujtuari europianëve se kriza është larg të qenit e kapërcyer.

Duke tërhequr fijet

Ajo është shndërruar në simbolin e shtrëngimit fiskal, duke imponuar shkurtime buxhetesh dhe mbikqyrje të ashpër nga BE si zgjidhje për borxhet kronike të Europës jugore.  Mesazhi i saj është se vende thellësisht të zhytur në borxhe si Greqia, Republika e Irlandës, Italia, Spanja dhe Portugalia, do të arrijnë të bëhen konkurruese globalisht vetëm duke vendosur rregull në buxhetet e tyre dhe duke kursyer paratë që ato shpenzojnë në shërbimet e tyre publike. Gjermania – ekonomia më e fuqishme në Europë – është financuesja më e madhe për shpëtimin e eurozonës dhe sigurisht që ka qenë Merkel, deri në një farë mase, ajo që ka udhëhequr axhendën e përpjekjeve të BE-së për të rivendosur besimin tek Euro.

Por roli i saj në vendosjen e kushteve shtrënguese për të shpëtuar vendet e periferisë së eurozonës të prekura më së shumti nga kriza, ka nxitur një valë armiqësie kundrejt saj në ato vende. Protestuesit në vende si Greqia dhe Spanja e kanë krahasuar atë me Hitlerin, duke u rebeluar ndaj idesë se Gjermania mund të jetë sërisht duke i imponuar axhendën e saj pjesës tjetër të Europës. Nga ana tjetër, qëndrueshmëria ekonomike e Gjermanisë, niveli i ulët i papunësisë dhe suksesi i eksporteve të shëndetshme, e ka forcuar shumë popullaritetin e saj në Gjermani, ku ajo shihet gjerësisht si një dorë e sigurtë për kohë të vështira. Ajo shihet më shumë si pragmatike se sa si karizmatike. Më herët në karrierën e saj politike, shumëkush e etiketonte te mërzitshme, provinciale dhe démodé – një imazh që ajo u përpoq ta shkundte larg vetes përmes veshjeve me ngjyra të ndezura dhe një prerje të re flokësh.

Tensione në Eurozonë

Kritikët thonë se ngurrimi i saj për një plan shpëtimi, në momentin e përshkallëzimit të krizës në vitin 2010 e dobësoi ndjeshëm besueshmërinë e eurozonës.  Investitorët shmangën borxhin sovran të Greqisë, Portugalisë dhe ekonomive të tjera të prekura të eurozonës, duke i çuar kostot e tyre të huamarrjes në nivele të papërballueshme. Shumë politikanë europianë besuan se insitimi i saj në masat shtrënguese po e shtynin Europën edhe më thellë në reçesion. Atëherë, zonja Merkel vendosi se shtrëngimi fiskal ishte vetëm një pjesë e zgjidhjes dhe se situata kërkonte reforma më themelore në BE. Ajo nxiti krijimin e unionit bankar europian dhe një transferim të pushtetit mbikqyrës në Bankën Qendrore Europiane dhe Komisionin Europian. Kjo lëvizje cënoi jo pak aleancën tradicionale të Gjermanisë me Francën, si motorri shtytës i BE-së. Presidenti socialist francez, Francois Hollande, ka tashmë një marrëdhënie të tensionuar me zonjën Merkel.

Në shtëpi, pavarësisht trumfeve të saj politike, Merkel u mbijetoi dhe disa disfatave të dhimbshme. Në janar të vitit 2013, partia e saj (CDU) humbi ngushtë zgjedhjet në shtetin e Saksonisë së poshtme. Kjo humbje e kthehu dhomën e lartë të parlamentit në favor të opozitës,  gjë që do të thotë se ajo tashmë është në gjendje të bllokojë legjislacionin nga qeveria dhe të inciojë ligje vetë. Në mandatin e saj të dytë, ajo humbi gjithashtu kontrollin e disa shteteve kyç si Baden-Ëuerttemberg (tradicionalisht bastione të CDU-së) dhe Rhine-Ëestphalia.

Si një grua protestante e Gjermanisë Lindore, Zonja Merkel, ndryshoi traditën e dominimit mashkullor në drejtimin e CDU-së. Gjithashtu, ndonëse udhëheqëse e “partisë së familjes”, ajo ka qenë më parë e divorcuar (pavarësisht se vazhdon të mbajë mbiemrin e bashkëshortit të parë) dhe nuk ka fëmijë. Analistët thonë se ajo intimidoi shumë në parti përmes rolit dhe vendosmërisë së saj për të nxjerrë “jashtë”një gjigand të partisë, ish kancelarin Helmut Kohl. Kur ai u pa i përfshirë në një skandal fondesh, ajo ishte e para mes ish aleatëve të Kohl-it, që u deklarua kundër njeriut që e kishte sjellë atë në kabinet, duke shkruar një artikull në faqe te parë të një gazetë të rëndësishme ku kërkonte dorëheqjen e tij. Kjo i siguroi asaj një pozicion të favorshëm kur partia ndjeu se kishte nevojë për një fillim të ri.

Datat

·    1954: Lindur në Hamburg

·    1978: Mbron doktoraturën në fizikë

·    1990: Bëhet pjesë e CDU

·    1994: Bëhet ministre e mjedisit

·    2000: Behet lidere e CDU

·    2005: Kancelare e Gjermanisë

·    2009: Rizgjidhet kancelare

·    2013: Fiton mandatin e tretë si kancelare

·    2017:  ?

 

Biografia

E lindur në Hamburg, Angela Merkel ishte vetëm, pak muajshe kur babai i saj, një pastor luterian, mori në administrim një kishë në një qytezë të vogël të Gjermanisë Lindore.

Ajo u rrit në një zonë rurale të Berlinit të lindjes komuniste dhe tregoi talent për matematikën, shkencat dhe gjuhët e huaja. Ajo kreu doktoraturën në fizikë, por më pas punoi si kimiste në një akademi shkencore në Berlinin lindor. Ajo nuk kishte qenë ndonjëherë e përfshirë në politikë kur, në moshën 36 vjeçare, u bë pjesë e lëvizjes demokratike të vitit 1989 dhe pas rrëzimit të murit të Berlinit, ajo filloi të punonte si zëdhënëse e qeverisë menjëherë pas zgjedhjeve të para demokratike. Ajo iu bashkua CDU-së dy muaj përpara ribashkimit të Gjermanisë dhe brenda tre muajsh u bë pjesë e kabinetit qeveritar të Kohl-it si ministre e rinisë dhe gruas. Gradualisht, Merkel përforcoi pozitat e saj brenda partisë derisa, në vitin 2000, u zgjodh në krye të partisë dhe më pas kancelarja e parë femër e Gjermanisë, në vitin 2005. Ajo është e martuar me një professor kimie nga Berlini, Joachim Sauer. Çifti nuk ka fëmijë./Bota

ZONJA MË E FUQISHME E BOTËS SOT 5 ORË NË TIRANË

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Tiranën.

Merkel do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 13:50 minuta ku do të mirëpritet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi.

Në 14:15 ajo do t’i drejtohet kryeministrisë, ku pas ceremonialit do të zhvillojë takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe në 15:30 zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Axhenda e kancelares do të vijojë në 16:00 më takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit.
Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik.

Në orën 17:00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek “Tirana Biznes Park”, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama.

Aktualisht, Gjermania është donator i parë europian në Shqipëri.
E gjtithë vizita e Merkel, do të shoqërohet me masa të forta sigurie.

Burimet thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri.

Kancelarja Gjermane do të lërë Shqipërinë në orën 18.00

Kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman, pas asaj të Gerhard Shrëdër në vitin 1999, që erdhi në Shqipëri për të takuar trupat gjermane të KFOR, që ishin stacionuar në vendin tonë, si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.

 

NË KULM TË KRIZËS, SKULPTURA E EUROS NË FRANKFURT PËRTËRIHET

VOAL – FRANKFURT – Euro mund të jetë duke përballur një krizë ekzistenciale por skulptura gjigante 14 metra e lartë e simbolit të euros që lartohet në qendër të Frankfurtit, ku ndodhet Banka Qendrore Evropiane, do të ketë përtëritjen e saj më të madhe në 13 vite.E konsideruar një nga pamjet që iu vret sytë nga shumë frankfurtas, struktura në blu dhe të florinjtë e ndodhur para ish selisë së BQE, u çmontua nga punëtorët e ndërtimit, të cilët do ta restaurojnë atë nga dëmtimet e ndryshme, përfshirë ato nga protestuesit.Në pronësi të Komitetit të Kulturës së Frankfurtit, institucion jofitimprurës, monedha e përbashkët do të marrë një shkëlqim dhe nur të ri, çka do të kushtojë 60000 euro, financuar nga donatorët, përfshirë BQE, Bundesbank dhe individë privatë.

Dizajnuar nga Ottmar Hörl, euroskulptura ka qenë një nga vendet më të fotografuara në Frankfurt, një nga punimet më të reklamuara të artit, si dhe një nga magnetët kryesorë për turistët, siç thekson Hörl. “Pavarësisht të gjithave, unë e konsideroj monedhën e përbashkët dhe përpjekjet për një Evropë të larmishme dhe të bashkuar fort si një nga arritjet më të mëdha të Shekullit të 21-të,” tha ai.

Workers dismantle Euro sign sculpture for maintenance in front of former headquarters of ECB in Frankfurt

FMN – PAS GREXIT, VJEN ITAXIT

VOAL – STRASBURG – “Dua të shmang Grexitin, jam kundër tij, do të kërkoj deri në fund ta shmang,” kështu thotë presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker. “Ka që fshehtas synojnë ikjen e Greqisë. Komisioni i BE-së do të bëjë çmos që të rifillojnë negociatat. Por nuk ekzistojnë përgjigje të lehta. Tani është koha që të rikthehet vullneti i mirë, të ndalim kaosin,” nënvizoi Juncker, duke shtuar se është e “paparanueshme për Komisionin të quhemi terroristë” nga qeveria greke.

Juncker: Greqia i tha ‘jo’ një teksti që nuk ekziston më

“Populli grek ‘e ka votuar JO një tekst që nuk ekziston më mbi tavolinë.” Kështu u shpreh Jean Claude Juncker në plenaren e Parlamentit Evropian në Strasburg, pasi pati pohuar se “natyrisht, e pranojmë” referendumin, por duke theksuar se “nuk e kam kuptuar” çfarë iu kërkua qytetarëve.

 

Juncker: Nuk lejoj të ma vënë frerin

“Roli i Komisionit Evropian ndaj Greqisë mbingarkohet së tepërmi nga disa shtete, sidomos ku flitet gjermanisht. Ose të kemi në Komision politik ose të kemi zyrtarë të lartë. Unë jam një politikan,” ka thënë Presidenti i Komisionit Jean Claude Juncker. “Është befasuese se për Greqinë mund të shprehen të gjithë, përveç meje. Nuk lejoj të ma vënë frerin, jam i zgjedhur. E njëjta gjë vlen për Presidentin e Parlamentit Evropian, i cili nuk është tigër letre dhe mund të shprehet.”

FMN: është i mundur ndikimi negativ ndaj Italisë

Alarm nga FMN për pasojat e mundshme të zhvillimeve greke në ekonominë italiane, e cila ka shënuar një rimëkëmbje të “brishtë dhe të ngadalshme”, ndonëse do përjashtuar rreziku i ngjitjes së sëmundjes greke. Në qoftë se nuk ekziston një vendosmëri e madhe politike nga ana e Evropës, zhvillimet negative të Greqisë mund të kenë pasoja thelbësore ndaj Italisë nëpërmjet ndikimit të faktorit të besimit, ndonëse ekspozimi direkt është i kufizuar, ashtu sikurse rreziqet ngjitëse në afat të shkurtër.” ansa

Gjermania refuzon ndihmë të re për Greqinë

Gjermania ka refuzuar kërkesën e Greqisë për të arritur një marrëveshje e cila do t’i mundësonte shtetit grek të marrë një borxh të ri. Ky veprim vjen pas votës “Jo” në referendumin grek, duke kundërshtuar kështu masat e kursimit.

Zëdhënësi i Kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert tha se nuk ka “bazë për të hyrë në bisedime për një program të ri të ndihmës”.

Ai tha se tashmë është në dorën e Greqisë që të vendosë nëse do të qëndrojë në eurozonë, duke shtuar se Berlini ka pritur të shoh se cilat propozime po i bën Athina.

Shefi i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem tha se rezultati i referendumit grek nuk e solli Evropën “më afër zgjidhjes” së situatës financiare të Athinës.

Përderisa Gjermania ka dhënë një kundërshtim të fortë, anëtaret tjera të BE-së, si Franca, Italia dhe Spanja janë shprehur me një ton më pajtues.

Ministri grek i Financave, Yannis Varoufakis dha dorëheqje nga posti vetëm disa orë pas votimit. Ai tha se dorëheqja e tij mund “të ndihmojë që të arrihet një marrëveshje”. rel

RUSIA E INDINJUAR PSE POLONIA E HOQI PËRMENDOREN SOVJETIKE TË LUFTËS

VOAL – MOSKË/VARSHAVË- Rusia tha të shtunën se ishte e indinjuar ngaqë Polonia shkatërroi një monument të luftës sovjetike, duke e paralajmëruar Varshavën për “pasojat tejet negative” pasi, tha ajo, ky është një dhunim flagrant i një marrëveshjeje midis dy vendeve për mbrojtjen e qendrave përkujtimore.Polonia ka qenë kritikja më e zëshme e aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusise më 2014. Rusia dhe Polonia kanë një histori konfliktesh dhe mospajtimesh lidhur me përmendoret e luftës, çka duket se do t’i shtojë tensionet.Autorittet në qytetin perëndimor të Polonisë, Nova Sol, e rrëzuan përmendoren e vëllezërisë së armëve të ushtarëve të ushtrive të kuqe polake dhe ruse në fund të qershorit, duke e shndërruar atë në një grumbull çakëlli.“Monumenti ishte i stërmadh (konrektsisht 12 tonë), i shëmtuar, gjithnjë i ndyrë me ndryshkun që i rridhte nga honi i zbratëzisë së tij si gjak ose si lotë,” tha Wadim Tyszkiewicz, kryetar i bashkisë së Nova Solit në faqen e tij në Facebook në fillim të kësaj jave. reuters

 

AXHENDA DISA ORËSHE E ZONJËS MERKEL NË TIRANË

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë në 8 korrik Tiranën.ma dhe kancelarja gjermane, Merkel

Përpara kësaj vizite kryeministria ka bërë publike axhendën zyrtare të kancelares, e cila nis në orën 13.50 kur avioni i saj do të ulet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Fillimisht ajo do të takohet me kryeministrin Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp dhe më pas do të pritet nga Presidenti Nishani.

Pjesë e axhendës është edhe pjesëmarrja e kancelares në konferencën ekonomike që do të zhvillohet në “Tirana Business Park”

Axhenda

13.50 Merkel mbërrin në Rinas

14.15 Ceremonia e pritjes dhe më pas takimi me Ramën

15.30 konferenca e përbashkët Rama- Merkel

16.10 Merkel pritet nga Nishani

17.00 Merkel merr pjesë në konfrencën ekonomike në ‘Tirana Business Park’

Arminka Heliq, Baronesha që po e tmerron Serbinë

Baronesha me prejardhje boshnjake dhe njëra nga shtatë baroneshat e vetme në Dhomën e Lordës , po konsiderohet si iniciatorja e rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës, e cila pritet të sillet për votim në KS të OKB-së, së shpejti. Nëse ajo miratohet, vaj halli për Serbinë. Heliq di shumë për Bosnjën dhe Ballkanin, ndërsa ka këshilluar William Haguen kur ku ka qenë minsitër i jashtëm dhe kur është marrë me rajonin tonë. Ajo i ka dhënë shumë leksione edhe Angelina Joelit kur kjo e bëri filmin e saj për luftën e Bosnjës. Për krejt këto, Heliq po llogaritet si gruaja e cila është duke e tmerruar Serbinë

arminka_heliq

 

Serbia është duke u dridhur nga frika këto ditë. Dhe nuk janë vetëm bisedimet e vështira me Prishtinën në Bruksel, që mbahen nesër, e ku Beogradit pritet t’i kërkohet të lëshojë pe në shumë gjëra, arsye për këtë.

Ndoshta më e rëndë se çështja e Kosovës, për Serbinë, është rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës, që pritet të sillet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga Britania e Madhe, së shpejti.

Nëse ajo kalon, atëherë Serbia dhe serbët do të identifikohen si shteti dhe kombi që kryen gjenocid, duke e bërë vetën epiqendër të imazhit më të keq të mundshëm ndërkombëtar, për shkak të autorësisë së krimeve më të rënda të mundshme të luftës, ndaj boshnjakëve myslimanë.

E kjo rezolutë, ka për iniciatore një autore të fshehtë, emri i të cilës nuk u bë i ditur deri dje.

Newsweek e Beogradit pretendon se e gjeti atë. Bëhet fjalë për Arminka Helicq një baroneshë misterioze me prejardhje boshnjake. Ajo është vetëm njëra nga gjithsej shtatë femrat në dhomën e lordëve të parlamentit britanik.

Ajo besohet se pati ndikim të madh pse Londra vendosi ta propozojë rezolutën për gjenocid të Srebrenicës.

Heliq ka njohuri të shumta për luftën e Bosnjës dhe masakrën e Srebrenicës, duke qenë se ka qenë e përfshirë në disa forma në këtë luftë.

Për shkak të njohurive  të saj, ajo, më 1998, u angazhua nga konservativët si eksperte e Ballkanit. Më vonë arriti të shndërrohet në “njërën nga ekspertët me impresivë të politikës së jashtme në qeveri”.

Për shkak të angazhimit të madh, por diskret, kryeministri David Cameron e nominoi atë për Dhomën e Lordëve. Më 2014 Heliq u emërua baroneshë (pa të drejtë trashëgimie familjare), nga mbretëresha Elizabetë, për shërbimet e shumta ndaj mbretërisë. Kjo i mundësoi asaj që me 24 nëntor 2014 të bëhet pjesë e Dhomës së Lordëve, si e treta femër myslimane që mbërrin këtu nga kampi konservativ.

Heliq aktualisht është duke e këshilluar liderin e Dhomës së Përfaqësuesve në parlamentin britanik, Willuam Hague. Për të, më herët ka punuar edhe si shefe e kabinetit, derisa ai ishte sekretar shteti.

Ajo njihet edhe si bashkëpunëtore e ngushtë e aktores Angelina Jolie. Kjo e fundit, që bëri edhe film për luftën e Bosnjës, e ka quajtur Heliqin si mentore të saj, duke qenë se i ndihmoi shumë për ta kuptuar situatën në Bosnjë. /Klan Kosova

Referendumi grek ngre shumë pyetje

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë më të re të Greqisë: brenda vetëm një jave duhet të organizohet dhe kryhet një votim në të gjithë vendin me pasoja afatgjata. Që fushata elektorale për këtë referendum nuk zgjat më shumë se tetë ditë, ky nuk është vetëm një fakt i çuditshëm, por edhe një shkelje e kushtetutës greke, beson juristi i së drejtës ndërkombëtare dhe politikani Evangelos Venizelos. Zgjedhësit nuk kishin thuajse fare kohë, që të informohen si duhet dhe të formonin mendimin e tyre, kritikon në Parlamentin grek ish-shefi i socialistëve. Kundërargumenti i Partisë së majtë: prej muajsh dhe vitesh debatohet në Parlament për këto tema, prandaj populli është i informuar mjaftueshëm.

“Ky referendum popullor nuk është i përgatitur në mënyrë serioze”, konstaton Lucas Tsoukalis, kryetar i Qendrës Kërkimore të Athinës ELIAMEP, në bisedë me DW. “Vetë fakti që fushata elektorale është kaq e shkurtër ngre çështje të rëndësishme për respektimin apo jo të kushtetutës.” Ministri i Brendshëm, Nikos Voutsis nga ana e tij nuk sheh probleme, por jep siguri: “Ky referendum do të zhvillohet në transparencë të plotë dhe do të organizohet në kohën e duhur”. Kjo nuk është detyrë e lehtë për shtetin grek: brenda pak ditësh duhet të shtypen rreth 10 milionë fletë votimi dhe të shpërndahen në 19.000 lokale zgjedhjesh në të gjithë vendin. Dërgimet e para të fletëve të votimit në lokale do të nisin të mërkurën, në mënyrë që fletët e votimit të mbërrijnë në kohën e duhur në ishuj e në rajone të largëta, tha Ministri.

Greichenland Premierminister Alexis Tsirpas Mos votoni PO, u kërkoi Tsipras grekëve në një fjalim televiziv

A është formuluar qëllimisht jo qartë pyetja e referendumit?

Krahas kohës së shkurtër të përgatitjes, i diskutueshëm është edhe pyetësori i referendumit: grekët pyeten nëse do të pranohen propozimet më të fundit të kredidhënësve. Këto bazohen kryesisht në dy studime, dhe bashkë numërojnë 34 faqe: “Reformat për përfundimin e programit në vazhdim dhe më tej” dhe “analiza e përkohshme për aftësinë për të përballuar borxhe” të Greqisë.

Juristi athinas Nikos Alivizatos supozon se pas formulimit të paqartë të pyetjes qëndron paramendim. “Qeveria e di: po të pyeste në mënyrë direkte, nëse vendi do të qendrojë apo jo në Eurozonë, ajo me siguri do ta humbiste referendumin. Por megjithë parashtrimin aktual të pyetjeve, e gjitha do të përfundojë në një votim për Euron”, shpjegon juristi në kanalin televiziv Skai.

Sa kushton referendumi ?

Në bazë të kushtetutës, një referendum që të konsiderohet i vlefshëm në të duhet të marrin pjesë të paktën 40 përqind të votuesve. Sa do të kushtojë në fund ky referendum, kjo është e diskutueshme. Gjykata greke e Llogarive beson se do të kushtojë 110 milionë euro, kurse Ministri i Brendshëm Voutsis mendon se do të kushtojë rreth 20 milionë euro. Vlerësimet për shpenzimet faktike janë të vështira, sepse në Greqi nuk ka pasur referendum që prej vitit 1974. Atëherë u votua për abrogimin e monarkisë pas rënies së diktaturës ushtarake (1967-1974).

Elementë të tjerë të çuditshëm të referendumit: në fletën e votimit Jo-ja është mbi Po-në – pra jo në rendin e duhur alfabetik. Veç kësaj, më shumë se dy milionë grekë që jetojnë jashtë vendit nuk kanë të drejtë të votojnë.

Greqia – një Qipro e re

“S’ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”, tha një zëdhënës i kancelares Angela Merkel të hënën. Bursat evropiane këtë fillimisht e panë ndryshe, kudo kurset ranë – me një deri në pesë përqind. Por gjatë ditës gjendja u shtensionua sërish.

Modeli Qipro

Pasi negociatat dështuan, Banka Qendrore Evropiane (BQE) refuzoi që ta zgjerojë kuadrin për kreditë e emergjencës për bankat greke. Kështu ajo i detyroi grekët që të fusin kontrolle të qarkullimit të kapitalit.

BQE nuk pati zgjidhje tjetër, i thotë Robert Halver, analist i Baader Bank DW. “BQE nuk duhet t’i dalë nami se thjesht nuk i respekton negociatat politike, duke thënë “ne po vazhdojmë financimin e Greqisë”. “Ky nuk është mandati i saj dhe madje është ilegal.”

Megjithatë, mënyra e veprimit të BQE është njëkohësisht edhe politikë e qartë. Sepse me mundësinë që ka për të mos e rritur shumën e kredive emergjente ose për të mos dhënë kredi të tjera emergjente, Banka Qendrore Evropiane mund të ushtrojë presion të madh, thotë Johannes Mayr, ekonomist në Bankën Bavareze.

“Rasti i Qipros ka treguar se BQE ka këtu në dorë një levë shumë të rëndësishme, për t’i detyruar qeveritë që të kthehen në tryezën e negociatave dhe për të vendosur masa reformuese”, tha Mayr në bisedë me DW. Paralelet me Qipron janë të dukshme. Edhe në Qipro negociatat me donatorët ndërkombëtarë u zgjatën mjaft, në mars 2013 Parlamenti më në fund i refuzoi masat e kursimit.

Pas kësaj, BQE kërcënoi se do t’i ndalojë të gjitha kreditë. Vetëm një ditë më vonë u thye rezistenca e përfaqësuesve të popullit. Ata e pranuan planin e kursimeve dhe e vunë atë në jetë. Deri këtu në Greqi nuk ka arritur puna. Por nuk përjashtohet, që BQE t’i ndalojë krejtësisht kreditë, po të votojnë me Jo grekët në fundjavë.

Pak para nga banka

Deri atëherë, në fuqi do të jenë kontrollet e qarkullimit të kapitalit, për ta penguar një dyndje në banka. Edhe këtu, modeli është Qiproja. Për dy vjet pati në Qipro kontrolle të kapitalit, vetëm para pak kohësh ato u hoqën krejtësisht. Grekët lejohet të tërheqin nga automatët e parave më e shumta 60 euro në ditë. Por më të rrepta janë kufizimet për përcjelljen bankare jashtë vendit dhe brenda Greqisë.

“Përcjelljet bankare midis sipërmarrjeve dhe bankave vështirësohen në këtë mënyrë”, thotë Johannes Mayr, ekonomist në Bayerische Landesbank. “Kjo është një barrë e rëndë për konjukturën edhe pa këtë të dobët”. Ky është edhe një mësim, për të mos i kundërshtuar kredidhënësit- të cilët, siç thonë- i lëshuan shumë pe Greqisë, për ta shpëtuar nga kolapsi.

Zëri i popullit

Nëse grekët votojnë vërtet me “jo”, falimentimi shtetëror dhe dalja nga Eurozona bëhen më të afërta. Kjo ndoshta do të ishte për të ardhur keq, por jo tragjike për pjesën tjetër të Evropës, beson Robert Halver. “Ne kemi ombrellat e shpëtimit, dhe BQE do të bënte me të vërtetë gjithçka, që virusi i krizës greke të mos kalojë në shtetet e tjera të Eurozonës.” Interesante është të shihet nëse nga këto zhvillime do të përfitojnë forca populiste në Evropë, si Front National në Francë dhe Podemos në Spanjë.

EUROZONA KONFERENCË URGJENTE TELEFONIKE PËR GREQINË

Ministrat e Financave të Eurozonës do të mbajnë një konferencë urgjente telefonike, për të diskutuar propozimet e reja të Greqisë për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Raportohet se Athina planifikon të kërkojë një paketë dyvjeçare të ndihmës nga Eurozona.

Bisedimet pritet të nisin në orën 19:00.

Greqia ka afat deri në mesnatë t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh; në të kundërtën, falimenton.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk do t’i zhbllokojnë fondet e ndihmës për Greqinë derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma. rel

Greqi: Rihapen bankat për pensionistët

Ministria e financave e Greqisë thotë se 1 mijë degë të bankave do të hapen nesër për tu kujdesur për pensionistët të cilët nuk i përdorin kartelat për t’i tërhequr pensionet e tyre nga automatet bankare.

Pritet që për qëllime të tjera, bankat do të mbesin të mbyllura deri më 6 korrik, si pjesë e masave të kontrollit të kapitalit të cilën e ka imponuar qeveria për parandalimin e shkatërrimit të sistemit bankar.

Greqia sot zyrtarisht hynë në falimentim për obligimet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), derisa po ashtu sot, kalon ndihma kreditore ekzistuese nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian.

Deri në mesantë, Greqia duhet ta paguaj borxhin prej 1.8 miliardë euro për FMN-në.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka kërkuar që në referendumin e 5 korrikut, votuesit t’i refuzojnë kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë.

Liderët evropianë kanë tërhequr vërejtjen se refuzimi i kërkesave të kreditorëve do të nënkuptoj se Greqia largohet nga eurozona.

Mbrëmë në Athinë dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar në mbështetje të qeverisë. Një protesë rivale është planifikuar për sot më vonë gjatë ditës. rel

TSIPRAS: BE E DO RRËZIMIN E QEVERISË DHE GREQINË NË ZONËN EURO

 

 Il premier greco Tsipras in tv  (Ap/Thanassis Stavrakis) 
(Ap/Thanassis Stavrakis)

Flet në televizion premieri Tsipras. Rreth 20 minuta, duke alternuar tonet e zemërimit me atë të qetësisë dhe vendosmërisë. Kërkon mbështetjen e popullit. A do të mundë Greqia që t’i paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 1,6 miliard Euro deri nesër. Vetëm nëse kemi një marrëveshje të mundëshme, thotë. Pastaj shton se nuk duam ta prishim Eurozonën, por do të bëjmë gjithçka që grekët të mbijetojnë.

Në lidhje me hapjen e sporteleve të bankave, Tsipras thotë se do të hapen sapo Banka Qendrore Europiane do të sigurojë likuiditetin. Kjo do të vijë pas një rezultati të qartë të referendumit.
Pyetjes për sensin e këtij referendumi, Tsipras përgjigjet se qëllimi është që të krijojë mundësi rifillimit të negociatave me kreditorët. Pastaj përsërit gati me rrokje se nuk do të mendojë se BE dhe Banka Qendrore Europiane ka ndër mend që ta nxjerrë Athinën jashtë zonës Euro, dhe nëse kostoja do të jetë e lartë. Ne nuk i pranojmë ultimatumet, shtoi pastaj Tsipras, prandaj e thirrëm në referendum popullin grek.

«Pyetjes nëse fiton “po”ja, Tsipras u përgjigji se nuk është një njeri për të gjitha stinët, kur gazetarët e ERT- e pyetën nëse të djelën fiton po-ja për akord me kreditorët, duke aluduar kështu një dorëheqje të mundëshme.

Nëse fiton “jo”-ja, «do të na duhet t’i themi adio Euros». «Qytetarët grekë mund të mbijetojnë edhe pa ndihma», tha lideri i Syriza-s.

Në lidhje me vendimin për referendum, Tsipras tha se ai nuk kishte marrë përgjigje negative as nga kancelarja Merkel dhe as nga François Holland.«Kërkova zgjatje afatesh dhe atë mbrëmje askush nuk më tha se nuk do të ketë zgjatje afatesh».

Dhe më tutje shtoi: «Të gjithë grekët mund të dëshmojnë se ne bëmë gjithçka për të arritur një akord» tha Tsipras. Dhe më tutje sqaron: kur ardhi përgjigjia që nuk do të kishte zgjatje afatesh për Greqinë, «ata nuk ishin të papërgatitur për këtë përgjigje, ndërsa unë nuk isha i përgatitur nga takimi që kisha patur në mbrëmje me Eurogrupin. Përpara se të vinte përgjigjja negative unë shihja ende dritë në fund të tunelit, besoja se do të kishte zgjatje të afateve, ashtu sikur edhe qeveria përpara qeverisë time i kishte patur”, nënvizoi Tsipras.

Cameron jep alarmin: IS po planifikon sulme të tmerrshme në Britani

VOAL – LONDËR – Kryeministri i Britanis David Cameron paralajmëroi sot se militantët e Shtetit Islamik, që veprojnë në Siri dhe Irak po planifikojnë sulme të veçanta kundër Britanisë, duke thënë se ata përbëjnë kërcënim ekzistencial për Perëndimin.

“Ka njerëz në Irak dhe Siri që janë duke planifikuar akte të tmerrshme në Britani dhe gjetiu dhe përderisa Shteti Islamik ekziston në këto dy shtete, ata janë kërcënim”, ka thënë Cameron radios BBC.

Këto deklarata të Cameron vijnë pasi një sulmues islamik ka vrarë rreth 30 turistë britanikë të premten, ngjarje të cilën, politikanët britanikë e kanë përshkruar si sulmin më të tmerrshëm ndaj qytetarëve të tyre, që prej bombardimeve në Londër më 2005. rel

ZBRAPSET BRUKSELI – BANKA EVROPIANE DO TË VAZHDOJË FINANCIMIN E BANKAVE GREKE

VOAL – BRUKSEL – Banka Qendrore Europiane ka vendosur të vijojë financimin e bankave greke, por kjo do të bëhet në mënyrë të kufizuar. Financimi do të bëhet sipas nivelit të financimit të bankave për të cilin është rënë dakord ditën e premte.

Më herët u fol për një rrezik të ndërprerjes së financimit të bankave greke nga BQE, gjë që mund të rrezikonte falimentin e Greqisë.

Pas mbledhjes së bordit për huatë emergjente, BQE ka vendosur të vijojë financimin.

Afati i Greqisë për të paguar këstin prej 1.6 miliardë eurosh ndaj FMN­së skadon ditën e martë dhe Greqia nuk ka asnjë kacidhe.

MREKULLI EUROPIANE QË TË PAKTËN NJË HERË NË JETË IA VLEN QË T’I SHOHIM

Europa është shtëpia e shumë qyteteve historike, e muzeumeve me famë botërore dhe restauranteve fantastikë. Një mrekulli e natyrës janë plazhet e mrekullushëm, fshatrat magjikë, pistat turistike të skijimit, kanionet, kaskatat e ujvarave…. Po ju sjellim një listë vendesh turistike që në jetën tonë të paktën një herë ia vlen t’i vizitosh. Në fund të fundit Europa është shtëpia jonë e madhe sepse ne shqiptarët a nuk jemi europianë doc ! Pa dyshim që jemi!

1.Ia vlen të shërtisësh përgjatë Promenade des Anglais në Nica, ju të Francës

Promenade des Anglais a Nizza in Francia - città europee da visitare

“. Të skijosh në Innsbruck, midis maleve të Austrisë

Villaggio montanto ad Innsbrug in Austria

Të kërcesh në një nga klubet nëntokësorë të Berlinit, si Tresor

Tresor Nightclub di Berlino

3.Të vizitosh qytetin italian Positano

Costa amalfitana tra Positano e Salerno

4.Të kalosh një ditë të paharrushme në kopështet  Tivoli në Kopenhagen, DanimarkëIl parco Tivoli a Copenhagen in Danimarca

5. Të kalosh mbi urën 612 Charles Bridge të Pragës

Charles Bridge a Praga in Republica Ceca

6. Të shkrepësh një foto dhe ta fotografosh  Finestra Azzurra, në ishullinMaltez të Gozo-s

Finestra azzurra nell'isola maltese di Gozo

7. Të mos flesh një natë të gjithë në Ibiza.

Festa nell'isola spagnola di Ibiza

8.Të ngasësh pa fund në  Autobahn-in e famshëm gjerman

Autobahn in Germania

9.Të mbetsh pa frymë në Detin Mesdhe përballe ishullit grek Santorini.

Il Mare Mediterraneo dall'isola Santorini

10. Ta provosh një herë fatin me një dorë blackjack në  Casinò di Monaco, në Montecarlo

Il casino di Monaco a Montecarlo

11.Të vizitosh kaskatat Jagala në Estoni,  njohur si “Kaskatat Niagara të Vendeve Balltike”

Cascate Niagara del Baltico in Estonia

12. Të admirosh me orë të tërë tavanin e Cappella Sistina, në Qytetin e Vatikanit

La cappella Sistina a Roma

14. Të shtrihesh në rërën magjike të Lagos, në Portogali

lLe spiagge di Lagos in Portogallo

15. Të bësh një xhiro me biçi në kanalet e Amsterdamit, Hollandë

I canali di Amsterdam in Olanda

16. Të mos rrish pa e vizituar qytetin historik të fortifikuar të Dubvrovnikut

Città fortificata di Dubrovnik in Croatia

17. Të mahnitesh përpara kryeveprave të Botticellit, “Lindja e Venerës” dhe “Pranvera”, në brëndësi të Galleria degli Uffizi.

Nascita di Venere e Primavera agli uffizi di Firenze in Italia

18. Të magjepsesh nga kjo fushë e paanë në Irlandë

Giocare a golf a ballybunion in Irlanda

19. Të befasohesh nga bukuria dhe arkitektura në kopështin e pallatit Alhambra në Granada, të Spanjës

Architettura moresca in Spagna a Granada

21. Të numërosh ngjyrat e pafundme të tulipanëve në Keukenhof, kopësht lulesh në Lisse, në Vendet e Ulta

Tulipani a Keukenhof nei paesi bassi

22. Të mos rrish pa ndjekur një shfaqje në Festivalin Fringe të Edimburgut

Il Fringe Festival il più grande festival di arte al mondo ad Edinburgo in Scozia

23. Ta shohësh nga shkëmbinjtë Moher të Irlandës se s’ka limite mes qiellit dhe detit

Scogliera Moher in Ireland

 

 

 

BRUKSEL – PËR ATHINËN RUBINETAT JANË MBYLLUR

 

Ministrat e Financave të Eurozonës vendosin të mos i japin ndihma përtej fundit të muajit

VOAL – BRUKSEL – Ministrat e Financave te zonës euro, mbledhur të shtunën (sot) në Bruksel me urgjencë, kanë refuzuar të zgjatin, edhe një herë tjetër, programin e mbëshetjes për Greqinë përtej 30 qershorit, siç kërkonte Athina.

Takimi i lartë, i pesti me radhë në dhjetë ditë, konsiderohej si shansi i fundit për të gjetur një pajtim rreth rimbursimit të një borxhi të cilin Greqia nuk është në gjendje ta paguajë pa një injeksion tjetër me të holla.

Hendeku mes Brukselit dhe Athinës u pa që në mëngjes, pasi kreu i qeverisë greke shpalli se do të mbajë një referendum lidhur me mënyrat e trajtimit të çështjes.

 

AFP

Evropë, nuk është ky momenti për të qeshur

 

Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë vazhdojnë të jenë në ngërç në lidhje me krizën e borxheve pavarësisht një serie takimesh të nivelit të lartë.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras nuk arriti një marrëveshje me kreditorët, ndërsa një takim i ministrave të Financës të Eurozonës u ndërpre pa progres.

Të martën, qeveria greke duhet të paguajë 1.6 miliard euro tek FMN ose rrezikon falimentimin.

Ndërsa liderët e BE takoheshin në Bruksel, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se bisedimet nuk po çojnë askund.

Ajo theksoi se Greqia nuk mund të shantazhojë Gjermaninë.

Megjithatë Tsipras u fotografua duke qeshur në krah të kryeministrit italian Matteo Renzi dhe kancelares Merkel.

qesh2

Mesazhi i Magna Carta-s për Shqipërinë e sotme Nga NICHOLAS CANNON, Ambasador i Mbretërisë të Bashkuar në Shqipëri

Saktësisht tetëqind vite më parë, më 15 qershor 1215 në një vend të quajtur Runnymede, pranë lumit Tamiz në të dalë të Londrës, një grup baronësh dhe kalorësish të rebeluar rrëmbyen mbretin John dhe e detyruan të nënshkruante një dokument, që quhej Magna Carta.

Ky dokument i lashtë ka sanksionuar parimet themelore të shtetit të së drejtës, integritetit e pavarësisë së Gjyqësorit dhe demokracisë parlamentare anembanë botës anglishtfolëse, por edhe më gjerë. Ai vazhdon të jetë edhe sot frymëzim i rëndësishëm politik dhe ligjor.

Po përse ky dokument është kaq domethënës dhe çfarë rëndësie ka për Shqipërinë sot? Më 1214-n, Mbreti John u mund nga francezët, duke humbur për rrjedhojë Dukatin e Normandisë. Për të financuar atë që do të ishte beteja e tij e fundit, ai pat rritur taksat dhe kishte sekuestruar tokë e pasuri të shumtë nga baronët dhe kalorësit e kohës.

Veç kësaj, sundimi i tij përshkruhet si veçanërisht i keq; ai vendoste tarifa për shtetasit në këmbim të aksesit në gjykata, e trajtonte ligjin si pronën e vet personale dhe sistemin gjyqësor si një biznes fitimprurës. Kësisoj, me humbjen e luftës, baronët e detyruan mbretin të bënte lëshime, të cilat çuditërisht nuk bazoheshin në kërkesa politike, por në disa parime.

Me nënshkrimin e Magna Carta-s, mbreti John u detyrua të pranonte se do të respektonte të drejtat e shtetasve të tij. Atij iu desh të pranonte se mbreti dhe qeveria nuk qëndronin mbi ligjin dhe se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur e të mos u nënshtrohet ndikimeve personale, politike dhe financiare. Ai u detyrua t’u garantonte akses në gjykata të gjithë njerëzve të lirë dhe të pranonte se do të këshillohej me baronët përpara se të ndryshonte ligjin. Thuajse pa e kuptuar, këta baronë mesjetarë krijuan konceptin e shtetit të së drejtës dhe hodhën bazat e demokracisë parlamentare.

Gjatë këtyre tetëqind viteve këto parime kanë evoluar në strukturat dhe konceptet që ndeshim sot në botën perëndimore. Magna Carta është përshkruar si dhurata më e madhe që Britania i ka bërë botës. Një javë më parë, ekspertë të lartë të Komisionit mbi Reformën në Drejtësi, pas një pune disamujore për analizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, paraqitën gjetjet e tyre kryesore.

Në dokumentin 400-faqësh, ku identifikohen hollësisht problemet e Gjyqësorit në vend, ndër të tjera listohen ryshfetet që paguajnë gjyqtarët, prokurorët apo oficerët e Policisë gjyqësore për t’u punësuar, transferuar në poste më fitimprurëse ose për të ndryshuar masat e arrestit. Sipas një sondazhi të cituar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, vetë gjyqtarët besojnë se sistemi është i korruptuar dhe nën ndikimin e partive politike. Raporte të tilla dëshmojnë pikërisht për domethënien e Magna Carta-s për Shqipërinë.

Me nene si 40, 41 dhe 45 Magna Carta sanksionon ekzistencën e një sistemi ligjor, të cilit njerëzit mund t’i drejtohen besimplotë se të drejtat e tyre nuk do të nëpërkëmben. Neni 41 ndalonte çdo ndërhyrje nga ana e mbretit në sistemin gjyqësor, duke shprehur bindjen se pa ndërhyrjen e tij, gjyqtarët e emëruar në bazë të nenit 45 do t’i administronin çështjet shpejt, në përputhje me ligjin dhe të pakorruptuar. Besimi i qytetarëve te gjykatat mund të vendoset vetëm nëse respektohet parimi themelor i pavarësisë së Gjyqësorit. Funksioni i gjykatave është të mbrojë interesat e të drejtat e qytetarëve dhe autoriteti i tyre bazohet pikërisht në besimin që qytetarët kanë në vendimet e tyre.

Koha gjatë së cilës mbretëroi John-i ishte koha e historive të Robin Hood-it, banditit që luftonte padrejtësitë dhe vidhte të pasurit për t’u dhënë të varfërve. Armiku më i madh i Robin Hood-it ishte sherifi i Nottinghamit, një gjykatës i korruptuar që shtypte të varfrit dhe njerëzit e ndershëm. Ai merrte ryshfete për të shtrembëruar dhe keqpërdorur ligjin. Sherifi i Nottingham-it është shembulli letrar dhe mitik i gjithë të këqijave ndaj të cilave baronët e Magna Carta-s po përpiqeshin të luftonin.

Në Shqipëri, ku beteja për drejtësi vazhdon ende, ka disa njerëz të klasës politike, që ashtu si mbreti John besojnë se janë mbi ligjin. Ka nga ata gjyqtarë që besojnë se ata vetë mund të mos e zbatojnë ligjin. Ka të tillë që blejnë ose shesin drejtësi dhe shtypin të varfrit, siç bënte sherifi i Nottingham-it. Prandaj, parimet dhe fryma e Magna Carta-s mbeten të rëndësishme për Shqipërinë, teksa vendi vazhdon në rrugën e tij drejt reformave demokratike dhe të sistemit të Drejtësisë.

*Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

PARLAMENTI FRANCEZ MIRATON $60 MILIONË DËMSHPËRBLIM VIKTIMAVE TË HOLOKAUSTIT

VOAL – PARIS – Ligjvënësit francezë miratuan mbrëmë një fond $60 milionë për t’i dëmshpërblyer viktimat e Hoalokaustit të deportuar nga kompania shtetërore e trenave SNCF për në kampet naziste të përqëndrimit, një veprim që synon ta mbrojë të ardhmen e kompanisë nga proceset gjyqësore të SHBA.

Rreth 76 000 hrebrej u arrestuan në Francë gjatë Luftzës së Dytë Botërore dhe u transportuan në vagonët qeli të trenave për në Aushvic, ku pothuaj të gjithë vdiqën.

Miratimi u bë pavarësisht bojkotimit masive nga opozita konservatore, e cila vuri në dyshim vlerën e garancisë ligjore të ofruar nga SHBA.

Fondi, i qeverisur nga SHBA, do të jetë për ata që u deportuan nga Franca, por nuk përdituan nga masat dëmshpërblyese të Francës.

Senati francez e shqyrton projektligjin më 9 korik. reuters

Korrupsioni? Luftohet përmes kulturës dixhitale dhe shiheni përse

VOAL – Korrupsioni, joefikasiteti, kultura e rekomandimit mund të luftohet edhe përmes shkencës të informatikës dhe përmes dixhitalizimi. Është një situatë stanjacioni, bllokimi (“deadlock”, si thonë anglo-saksonët që nuk dallohet vetëm nga sensi i përbashkët por edhe nga treguesi i korrelacionit midis Digital Economy dhe Social Index (DESI burime të BE-së) dhe sipas klasifikimit – vendet më pak të korruptuara sipas burimeve të Transparency International janë ato më të dixhitalizuarat. Dhe sot civilizimi i një vendi duhet të kuptohet edhe përmes matjes të gradës të dixhitalizimit. Kjo do të thotë shkalla e lartë e dixhitalizimit sjell ndryshime në nivelin e zhvillimit të shoqërisë në kahun e rritjes, e civilizon shoqërinë, e qytetarizon, pra dixhitalizimi është levë Arkimedi për ndryshime. Dhe kështu e pamundura bëhet e mundur. Më poshtë po ju sjellim një pasqyrë të vendeve të BE – ku niveli i korrupsionit është në përpjestim të zhdrejtë me nivelin e dixhitalizimit, dmth sa më i lartë korrupsioni aq më i ulët dixhitalitimi dhe sa më i lartë dixhitalizimi aq më i ulët niveli i korrupsionit.

Nëse flasim për Shqipërinë niveli i dixhitalizimit është i mjerë. Në Perëndim çdo anëtar i familjes ka PC ose lap top, në Shqipëri niveli i varfërisë krijon barriera të fuqishme që nuk e lejojnë dixhitalizimin dhe prandaj edhe korrupsioni është galopant. Ndërkohë përhapja e telefonia dixhitale ka ndikuar pozitivisht.25-06-2015 10-41-53 /EB

DAVOR BOZHINOVIC, ISH-MINISTRI I MBROJTJES I KROACISË: T’I INJOROSH PROBLEMET E BALLKANIT NUK DO TË THOTË T’I ZHDUKËSH ATO

Davor Božinovic ish Ministër i Mbrojtjes i Kroacisë, aktualisht deputet dhe PhD i të Drejtës Ndërkombëtare në një analizë botuar tek The European Leadership Network, del në konkluzionin se t’i injorosh problemet që ka Ballkani, nuk do të thotë t’i zhdukësh ato.

Në muajt e fundit, shkruan midis të tjerave Božinovic, Ballkani është rikthyer në axhendën e BE-së dhe NATO-s. Dhe rikthimet në Ballkan si zakonisht nuk janë optimiste. Bota sot përballet me shumë kriza. Greqia rrezikon të dale nga Eurozona, Mbretëria e Bashkuar nga BE, ndërkohë populizmi është në rritje dhe konfliktet në Ukrainë dhe Siri janë kërcënime për Ballkanin dhe më gjërë,nënvizon Božinovic .

Shumë analistë seriozë e kanë argumentuar se Ballkani Perëndimor është një punë e papërfunduar e Europës, vazhdon Božinovic. Dhe është e trishtushme të thuhet, por është bërë shumë pak në praktikë për të ndihmuar progresin e komuniteteve locale në zhvillimin e një liberal demokracie moderne, shton Božinovic.

Disa kanë mendimin se problemet me të cilat përballet sot Bosnia-Herzegovina, Serbia, Maqedonia dhe Kosova janë krijuar për fajin e tyre dhe jo të Europës. Ta shohësh si fakt, kjo është e vërtetë, por nuk na ndihmon ne që ta kthejmë rajonin në një pjesë integrale të zones Euro-Atlantike, thekson Božinovic. Marrëdhëniet midis BE dhe Ballkanit Perëndimor janë reciproke, Europa ka nevojë për BP dhe BP ka nevojë për Europën, Por mjerisht kjo kredo nuk është mbajtur prej politikanëve të Europës, vendet e të cilave nuk janë entuziastë me zgjerimin e BE apo NATO-s, nxjerr në pah Božinovic.

Božinovic mban një qendrim kritik ndaj indiferencës të disa politikanëve të Europës, të cilët sipas Božinovic nuk shohin më tepër se interesat e tyre të ngushta. Prandaj Božinovic shkruan se nëse Ballkani Perëndimor nuk do të integrohet shpejt dhe në mënyrë efektive në BE, prej kësaj do të lindin problem edhe më të mëdha. Kështu, nëse Maqedonia nuk është stabile, kjo përbën rrezik për fqinjët. Nëse Bosnje-Hercegovina do të vijojë të jetë nën Marrëveshjen e Deytonit, do të shohim rritje të nacionalizmit dhe radikalizmit islamik. Mungesa e pranisë të Europës, shton Božinovic, e lë hapur hapësirën për praninë e futjes dhe afrimit të Rusie hibride e cila fiton terren permes komuniteteve ortodokse. Lideri i Serbëve të Bosnjes, i llastuari i Rusisë Milorad Dodik i ka dërguar mesazhe të tilla refuzimi qeverisë të Sarajevës, që të kujtojnë ato të Karaxhiçit dhe Mlladiçit, që ideuan masakrën e Srebrenicës.

Maqedonia, vijon, Božinovic, dikur kampion rajonal i procesit të integrimit, po përballet me krizën më të rëndë që nga koha e shpalljes të pavarësisë.

Kosova nuk është njohur ende nga vende anëtare të BE dhe NATO-s, pasi ata barazojnë problemet e tyre të brëndëshme me ato të Kosovës. Dhe nëse Serbia dhe Kosova nuk do të gjejnë një zgjidhje afatgjatë, dhe e vetmja zgjidhje është perspektiva e qartë Evropiane për të dyja, kjo do të sjellë rritjen e tensioneve etnike dhe fetare me konseguenca të paparashikuara për fqinjët dhe më gjërë.

Kriteret për kandidatët nuk duhet të ndryshojnë, thotë Božinovic. Por ajo që mungon është fakti se BE dhe NATO duhet të insistojnë që vendet kandidate të implementojnë reformat. Forcimi i demokracisë është rruga më e mire për të parandaluar që këto vende ta gjejnë veten midis dilemës me Perëndimin ose me krahun e antivlerave Perëndimore, nënvizon midis të tjerave Božinovic../Përktheu dhe përgatiti për botim E.B.

 

KARTOLINA QË PICASSO I KA DËRGUAR JEAN COCTEAU, APOLLINAIRE DHE GERTRUDE STEIN

VOAL – Po ju sjellim disa kartolina që Picasso u ka dërguar miqve të tij, poetëve Jean Cocteau dhe Guillaume Apollinaire dhe shkrimtares amerikane Gertrude Stein.
1. Në kartolinën që i dërgon Jean Cocteau, Picasso vizaton ballkonin e apartamentit No. 10, të rrugës Rue d’Anjou, ku banonte nëna e Cocteau.

picasso postcard 1

Poshtë ju mund të shihni kartolinën që Picasso i ka dërguar liderit të lëvizjes Surrealiste, mikut dhe poetit Guillaume Apollinaire, ku shkruan “Nuk të kam parë më, a mos vallë ke vdekur?”

Picasso à Apollinaire

Edhe këtë kartolinë Picasso ia ka dërguar poetit Guillaume Apollinaire, e cila është shitur këtyre ditëve në një ankand në Gjermani me një çmim prej 166 mijë euro. “Asnjë kartolinë nuk e ka arritur një çmim kaq të lartë” komentojnë nga shtëpia Gerner në Shtutgart. Blerësi, një koleksionist amerikan emri i të cilit mbahet sekret e ka blerë kartolinën përmes telefonit. Kartolina ka një pamje nga qyteti francez Po, të cilën Picaso ia kishte dërguar mikut të tij më 5 shtator 1918, vetëm dy muaj përpara se poeti të vdiste nga gripi spanjoll në moshën 38 vjeçare. Vdekja e tij ishte një gjëmë për Francën. Ai sot prehet në varrezat e Père-Lachaise, pranë disa nga mendjeve më të shquara të kombit francez. Nëse e sheh kartolinën me vemendje do të shohësh se në cepin majtas lart, Picasso ka shkruar “Sainte Apollinaire” – Shejti Apollinaire. Nënkoshienca e Picassos duket e kishte ndjerë e para ikjen përfundimtare të poetit. Apollinaire e kishte fituar statusin e Shenjtorit që në gjallje nga elita e kulturës franceze e asaj kohe.

picaso

Në kartolinën që Picasso i dërgon Gertrude Stein, ndoshta ai përshkruan një ditë pushimi, kur ata kishin qenë bashkë, duke kujtuar një histori që i kishte bërë të qeshnin.“Jo, Gertrude, nuk janë miza, edhe një mosquito – moskito – të vetme që ishte, unë magjithatë e vrava. Më shkruaj nëse ta bën zemra, yti Picasso. picasso to stein

Përktheu dhe përgatiti: Elida Buçpapaj

Papa Françesku: Mos i trajtoni emigrantët si mallra

VOAL -Papa Françesku ka thënë sot se emigrantët nuk duhet të mbahen përgjegjës për problemet ekonomike dhe nuk duhet të trajtohen si “mallra”.

Kreu i Selisë së Shenjtë ka qëndruar sot në qytetin Torino të Italisë, ku i është drejtuar masës së njerëzve.

“Emigracioni rrit konkurrencën, por emigrantët nuk duhet të fajësohen, sepse ata vetë janë viktima të pabarazisë, të kësaj ekonomike dhe të luftërave.

Të vjen qash kur i sheh skenat e ditëve të fundit, ku qeniet njerëzore trajtohen si mallra”, ka thënë Papa Françesku.

Evropa po përballet me një numër të madh të migrantëve që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika, për shkak të konflikteve.

Paqe për të gjithë ka thënë papa Fran4esku, edhe për ata që ikin nga konfliktet/ La Stampa

GAZETA GJERMANE HANDELSBLATT: PA RYSHFET NË SHQIPËRI NUK KA LEJE PËR JETË

Papa: kërkojmë falje për ata që ia mbyllin portat emigrantëve

Europa po i le emigrantët rrugave. Në mëshirës të fatit duke ua mbyllur derën. Vetëm Papa Françesku e ka ngritur zërin ndaj kësaj indiference që nuk e njeh mëshirën,

Emigrantë në pritje të strehës – ANSA

 “Ju ftoj të gjithë të kërkojmë falje për ata individë e institucione, të cilët ua mbyllin portat këtyre njerëzve, që kërkojnë një familje, që kërkojnë pakëz kujdes”. Me këto fjalë, shqiptuar lirisht, jashtë tekstit zyrtar, e përfundoi Papa Françesku  thirrjen në favor të refugjatëve, për të cilët, të shtunën e ardhshme, do të kremtohet Dita botërore, themeluar nga Kombet e Bashkuara:“Të lutemi për shumë vëllezër e motra, tha Papa, që kërkojnë strehë larg trojeve të tyre, që kërkojnë shtëpi, ku të mund të jetojnë pa frikë e t’u respektohet gjithnjë dinjiteti. Inkurajoj veprimtarinë e të gjithë atyre, që i ndihmojnë e uroj që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me harmoni e fryt për t’i parandaluar shkaqet e emigrimit të detyruar”.

Stoltenberg: Rusia ka plane të rrezikshme

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se plani i Rusisë për të forcuar arsenalin e saj bërthamor me 40 raketa të reja baltistike, është model i rrezikshëm i sjelljes së Rusisë.

“Kjo shpatë e vrullshme bërthamore është e pajustifikueshme, destabilizuese dhe e rrezikshme”, ka thënë Stoltenberg, pas një takimi me kreun e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se Rusia do të shtojë edhe 40 raketa balistike interkontinentale në arsenalin e saj bërthamor, në vitin 2015.

Deklarata e Putinit ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kanë propozuar rritjen e pranisë së tyre ushtarake në shtetet e Evropës lindore.

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë të larta për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës. rel

Historiania serbe Dubravka Stojanoviç: Çështja e gjenocidit në Srebrenicë është çështje botërore

VOAL – Në prag të 20-vjetorit të gjenocidit të forcave serbe kundër popullsisë civile të Srebrenicës historiania e njohur serbe Dubravka Stojanoviç pat thënë se krimet masive në këtë qytet të Bosnjës lindore janë çështje botërore, përmes të cilës është definuar edhe më shumë e drejta ndërkombëtare nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ajo tha se gjenocidi në Srebrenicë nuk është çështje lokale dhe nuk varet nga ajo nëse e pranon apo jo Serbia. Parlamenti serb i ka dënuar krimet në Srebrenicë, por pa e përmendur në mënyrë eksplicite gjenocidin. Lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik në të kaluarën ka deklaruar se në Srebrenicë ka ndodhur një gjenocid i përmasave lokale dhe kështu ka nxitur reagimin e boshnjakëve.

Stojanoviq tha se në Serbi pas krimeve në Srebrenicë nuk është kuptuar se kjo është çështje botërore. «Ky është gjenocidi i parë i kryer në truallin europian (pas Luftës së Dytë Botërore) dhe goditje e rëndë kundër mbarë botës. Kjo është diçka që sërish ka ngjallur mendimet për dimensionet e së keqes», deklaroi ajo për agjencinë e lajmeve Beta.

Stojanoviq ka thënë se në Serbi ende nuk kuptohet se gjenocidi në Srebrenicë ka definuar të drejtën ndërkombëtare: «Ky aspekt te ne nuk shihet si shumë gjëra të tjera, sepse ne shohim vetëm veten tonë, rrëfimin tonë dhe kuzhinën tonë të vogël». Ajo shtoi: «Duke u kualifikuar si gjenocid Srebrenica është shndërruar në krim të veçantë dhe kjo është që e dallon atë krim nga të tjerët».

Qeveria e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar një rezolutë, e cila do të miratohet nga OKB-ja me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta do ta shpallë 11 korrikun ditë botërore të kujtimit të rreth 8 mijë viktimave në Srebrenicë. Forcat serbe të prira nga gjenerali Ratko Mladiq pushtuan enklavën boshnjake të Srebrenicës më 11 korrik 1995 dhe në javët në vijim vranë mijëra civilë boshnjakë. Sipas gazetës «Danas» të Beogradit rezoluta po mbështetet edhe nga Holanda dhe SHBA-të.

Paralajmërimi se do të miratohet një rezolutë për Srebrenicën ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi nga ana e politikanëve. Disa media në Beograd njoftojnë se rezoluta parasheh që në të ardhmen nxënësit të mësojnë në shkolla për gjenocidin në Srebrenicë. Në rast të tillë edhe Serbia dhe republika e serbëve të Bosnjës do të duhej të korrigjonin librat e historisë në mënyrë që nxënësit serbë të mësojnë për Srebrenicën dhe krimet e kryera atje. Dy të akuzuarit si fajtorë kryesorë për gjenocidin, gjenerali Ratko Mlladiq dhe politikani Radovan Karagjiq, gjendet para Tribunalit të Hagës./dia.plu.

Britania shënon 800 vjetorin e Magna Carta

VOAL – LONDËR – Mbretëresha Elizabetë II po udhëheq ceremoninë e shënimit të 800 vjetorit të Magna Cartas, dokumentit qenësor të të drejtave të njeriut në Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik, David Cameron, i është bashkuar mbretëreshës të hënën në Runnymede, afër Londrës, aty ku në vitin 1215, Mbreti John u takua me baronët e pakënaqur dhe nënshkroi një listë të të drejtave të njeriut.

Magna Carta – që në latinishte do të thotë Karta e Madhe – konsiderohet dokument themeltar i ligjeve angleze dhe lirive civile.

SERBIA KA MARRË TEKSTIN E PROJEKTREZOLUTËS PËR SREBRENICËN NGA BRITANIA

 VOAL – NJU JORK – Misioni i Britanisë në Kombet e Bashkuara ia ka dorëzuar Serbisë propozimin e rezolutës për Srebrenicën, e cila me gjasë do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 7 korrik, ka deklaruar sot ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Thuhet se qëllimi i rezolutës është pajtimi, por në atë tekst në 20 vende përmendet gjenocidi dhe vetëm një herë pajtimi”, tha Daçiq.

Ai mëtutje është shprehur se “Serbia tashnë ka treguar përkushtim për dënimin e krimeve të luftës, por qeveria e Serbisë do të udhëhiqet me interesat shtetërore e kombëtare kur kemi të bëjmë me këtë temë”, tha Daçiq në konferencën e rregullt me gazetarë në Beograd.

Sipas tij, ende nuk janë kryer konsultimet me shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe se pritet që ato të mbahen gjatë javës së ardhshme.

Ivica Daçiq tha se rezoluta për Srebrenicën, të cilën e përgatit Britania, përmbanë pjesë të përgjithshme, të cilat direkt kanë të bëjnë me krimet në Srebrenicë. rel

New York Times – SHBA E GATSHME PËR T’IU PËRGJIGJUR AGRESIONIT RUS NË EVROPËN LINDORE

 

VOAL – NJU JORK – E përditshmja New York Times shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dërgojnë tanke dhe armatim të rëndë në Evropën Lindore për të zmbrapsur një agresion të mundshëm rus në këto vende.

Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj një agresioni të mundshëm rus. Deri tani, gazeta amerikane thotë se do të vendosen më shumë se 5 mijë trupa në vendet baltike. Kjo është hera e parë që SHBA-­të po vendosin pajisje ushtarake në Europë në këtë masë, që pas përfundimit të luftës së ftohtë. SHBA-­të i druhen Rusisë dhe influencës së saj në vendet baltike (Estoni, Letoni, Lituani), që pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës. Vetë vendet baltike e kanë kërkuar prezencën ushtarake të NATO-­s dhe SHBA-­ve, pasi edhe ato i druhen shumë një agresioni rus.

Mbyllet hetimi i përgjimit të celularit të Merkelit

 

 Prokurorët gjermanë kanë mbyllur hetimet e përgjimeve të dyshuara të celularit të kancelares Angela Merkel nga Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkaura

Zyra e prokurorit federal, Harald Range, ka thënë se nuk ka mundur të gjejë prova të mjaftushme për t’i paraqitur në gjykatë.

Akuzat për përgjim kanë rrjedhur nga dokumentet sekrete të SHBA-së, që i ka bërë publike ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden, në vitin 2013.

Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë nuk i ka mohuar drejtpërdrejt akuzat, por ka thënë se telefoni i Merkelit nuk është duke u përgjuar aktualisht dhe se nuk do të përgjohet në të ardhmen.

Merkel, ndërkaq, ka thënë se “spiunimi midis miqve nuk bën të ndodhë”. rel

Turqi: Analizë mbi humbjen e AKP-së

VOAL – Bisedimet për krijimin e një koalicioni qeverisës do të dominojnë në Turqi në javët e ardhshme pasi votuesit prishën planet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të fituar shumicën prej dy të tretash, e mjaftueshme për të ndryshuar kushtetutën dhe për zgjeruar kontrollin e tij mbi pushtetin. Zgjedhjet parlamentare të së dielës i dhanë goditjen më të madhe partisë së zotit Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, që kur ajo mori pushtetin në vitin 2002. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Presidenti turk nuk ka folur publikisht mbi humbjen e partisë së tij, AKP, por, në një deklaratë me shkrim, ai deklaroi se opinioni i vendit qëndron mbi çdo gjë tjetër, dhe se të gjitha palët duhet të vlerësojnë gjendjen e tyre realisht. Toni pajtues i zotit Erdogan ishte në kontrast të fortë me atë të partive opozitare dhe udhëheqësve të tyre në ditët para zgjedhjeve.

Analisti politik, Cengiz Aktar i Universitetit Sulejman Shah të Stambollit thotë se denoncimi i presidentit si një autokrat nga kundërshtarët e tij, është një nga pengesat kryesore të formimit të një koalicioni qeverisës.

“Do të jetë shumë e vështirë të krijohet një qeveri koalicioni me AKP-në si partnere kryesore dhe me zotin Erdogan i cili do të kontrollonte dhe drejtonte atë. Dhe gjëja e dytë është se çdo partner i vogël qeveritar do të duhej t’i jepte llogari votuesve të tyre për një veprim të tillë. Në fund të fundit, këto parti ishin shumë të ashpra kundër pushtetit të zotit Erdogan-së”.

Partneri më i mundshëm i koalicionit është Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Veprimit Kombëtar ose MHP. Dy partitë besohet se kanë mbajtur bisedime joformale përpara zgjedhjeve. MHP konkurroi me një platformë që ka për synim përfundimin e procesit të paqes me grupin rebel kurd, PKK.

Studuesi politik Yuksel Taskin i Universitetit Marmara thotë se AKP mund të dëmtojë më tej popullaritetin e saj nëse hynë në koalicion me partinë MHP.

“AKP u godit rëndë në masë të madhe nga humbja e votuesve kurdë. Një koalicion ose qeverisje dy-partiake me partinë MHP, do të sillte vdekjen, ose të paktën ngrirjen e procesit të paqes. Kjo do të kontribuonte në humbjen e mëtejshme të votave të kurdëve për AKP-në”.

Analistët gjithashtu thonë se një koalicion i tillë nuk ka gjasa të jetë i qëndrueshëm. Sinan Ulgen, një analist i Institutit Karnegi në Bruksel, thotë se Turqia mund të hyjë në një epokë të re politike.

“Qendrueshmëria që ka gëzuar vendi në vitet e fundit do të mund të jetë pjesë e së kaluarës. Çfarëdo koalicioni që do të krijohet, ka shumë të ngjarë që të shtojë presionin për organizim të zgjedhjeve të parakohshme”.

Disa analistë parashikojnë se zgjedhje të reja parlamentare do të mund të organizoheshin në fillim të shtatorit. Por duke marrë parasysh rënien e madhe në tregjet financiare të Turqisë të hënën, udhëheqësit e partive mund të jenë të kujdesshëm ndaj një paqëndrueshmërie të gjatë politike.

Analisti politik Taskin përmend një çështje praktike që mund të pengojë organizimin e zgjedhjeve.

“Unë nuk besoj se shumica e deputetëve do të ishin në favor të organizimit të zgjedhjeve të reja, sepse për të fituar të drejtën e daljes në pension ata do duhet të qëndrojnë në parlament për dy vjet. Pra, ky është shqetësimi themelor i deputetëve të sapo zgjedhur. Secili deputet mendohet se mesatarsisht ka shpenzuar më shumë se 350,000 dollarë për t’u zgjedhur”.

Numan Kurtulmus, një anëtar i AKP-së me ndikim i cili thuhet se mund të jetë udhëheqës i partisë në të ardhmen, ka përjashtuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të paktën tani për tani, duke thënë se partia e tij është duke u përqëndruar në formimin e një qeverie. Analistët thonë se AKP është e vetëdijshme se zgjedhjet e parakohshme mund t’u shkaktojnë një humbje tjetër. Partia ka gjithashtu gjasa të jetë e zënë me analizimin e rezultateve të zgjedhjeve të së dielës, dhe ndoshta brenda partisë mund të ketë thirrje për një ndryshim në drejtimin politik dhe madje edhe ndryshim të udhëheqjes./za

Jeb Bush turne në Evropë

VOAL – Jeb Bush bëri thirrje për lidhje më të ngushta tregtare dhe sigurie me Evropën gjatë një fjalimi në Berlin, ndalesa e tij e parë e një turneu pesë ditor, për të testuar mbështetjen në politikën e jashtme, para se të shpallë kandidaturën për president të hënën në Majami.

Udhëtimi i zotit Bush në Evropë, që do të përfshijë ndalesa edhe në Poloni dhe Estoni, vjen disa ditë para se ai të fillojë fushatën për të siguruar emërimin e Partisë Republikane.

Duke iu drejtuar gati 2 mijë politikanëve dhe biznesmenëve në një konferencë për ekonominë të organizuar nga partia konservatore e kancelares Angela Merkel, zoti Bush u prit ngrohtësisht, por jo në të njëjtën mënyrë siç u prit në vitin 2008 senatori i atëhershëm Barack Obama në Tiergarten me më shumë se 200 mijë njerëz që e brohorisnin.

Zonja Merkel mori pjesë gjithashtu në konferencë, pak pasi zoti Bush përfundoi fjalimin e tij dhe i shtrëngoi dorën duke u duartrokitur nga audienca.

“BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë një interes të përbashkët për hapjen e qëndrueshme të tregjeve në mbarë botën”, tha zoti Bush në fjalimin e tij.

“Kjo është një arsye përse ne duhet të kemi një plan serioz për të përfunduar Parteneritetin e Investimeve dhe Tregëtisë Transatlantike”, tha ai duke iu referuar një marrëveshjeje tregëtare mes SHBA dhe BE-së që po negociohet.

Për sigurinë globale, zoti Bush theksoi rëndësinë e rolit të aleancës Natos, 70 vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe Evropa perëndimore filluan të ndërtojnë aleancën e pas-luftës.

Jeb Bush është përpjekur të  distancojë veten nga vëllai i tij George W. Bush, që mund të jetë presidenti amerikan më pak popullor në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, kryesisht për shkak të vendimit të tij për të ndërhyrë në Irak në vitin 2003.

PAPA NË SARAJEVË – PUNONI PËR PAQE DHE PAJTIM

Papa Françesku u ka bërë thirrje myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve të Bosnjës, që t’i lënë prapa “plagët e thella” të së kaluarës dhe të punojnë së bashku për një të ardhme paqësore.

Ati i Shenjtë po zhvillon një vizitë njëditore në Sarajevë dhe atje u mirëprit nga mijëra boshnjakë, të cilët kishin dalë ta përshëndesnin derisa po kalonte autokolona prej aeroportit nëpër qytetin e banuar nga rreth 300 mijë myslimanë.

Në fjalimin e tij në Presidencë e Bosnjës, Papa u bëri thirrje boshnjakëve që të kundërshtojnë “barbarinë” e atyre që vazhdojnë të mbjellin ndarjen “si një pretekst për dhunë të tmerrshme”.

Ati i Shenjtë u bëri thirrje boshnjakëve që të vazhdojnë të punojnë për paqe dhe respekt ndërfetar, përmes durimit dhe dialogut të besueshëm.

“Kjo do të lejojë që zërat e ndryshëm të bashkohen dhe të krijojnë një melodisublime të fisnikërisë dhe bukurisë, në vend të klithmave fanatike të urrejtjes”, tha ai.

Papa Françesku më pas ka shkuar në stadiumin e Sarajevës, ku edhe do të zhvillohet ngjarja kryresore e vizitës së tij. Aty do të marrin pjesë 65 mijë njerëz, shumica prej tyre katolikë

SINJAL SHPRESE – VIZITA E PAPËS NË SARAJEVË

Papa Françesku po viziton Sarajevën. Nga kjo vizitë presin impulse jo vetëm besimtarët katolikë. Bosnje-Hercegovina ende është një vend i pastabilizuar, 20 vjet pas luftës.

“Vizita e Papës (06.06) vjen në kohën e duhur, tensionet nacionaliste dhe fetare janë gjithnjë e më prezente, nganjëherë ke ndjesinë se asgjë nuk e ndal politikën nacionaliste. Ana-Marija Lasić tingëllon pesimiste. Ajo është 38 vjeç, e lindur dhe rritur në Sarajëvë, ajo e ka përjetuar luftën dhe pushtimin e qytetit nga serbët boshnjakë. Ana është besimtare katolike dhe banore krenare e këtij qyteti dhe Bosnje-Hercegovinës. Një qëndrim i tillë nuk gjendet lehtë mes kroatëve boshnjakë, shumica besimtarë katolikë, që. ankohen se nuk janë qytetarë të barabartë në një vend ku ata janë në minoritet.

Në Bosnje-Hercegovinë krahas pakicave të vogla të romëve dhe hebrenjve jetojnë tre etni: Boshnjakët – shumica myslimanë, serbët -shumica ortodoksë serbë, dhe kroatët – shumica katolikë. Në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 1991, 17% e banorëve në Bosnje-Hercegovinë janë katolikë, 44% myslimanë dhe 31% ortodoksë-serbë. Por këto shifra vijnë nga koha e viteve 1992-1995, vite të luftës në vend. Shumë boshnjakë kroatë ndërkohë kanë emigruar, në Kroaci ose vende të tjera. Për ata që jetojnë në vend, feja dhe komuniteti fetar janë referime të rëndësishme të jetës së përditshme. Prandaj vizita e Papës është një sinjal i rëndësishëm – ata ndjehen të respektuar në përpjekjet e tyre.

Sarajeva – multikulturalitet që jetohet përditë

Por Papa Françesku nuk e ka zgjedhur Sarajevën si destinacion të udhëtimit të tij të tetë jashtë vendit vetëm për arsyet e lartpërmendura. Sarajeva është simbol i bashkëjetesës së kulturave dhe feve. Kjo bashkëjetesë është ngjizur në shekuj, duke u ngritur një kulturë e respektit dhe tolerancës së ndërsjellë – shembull për Europën. Sarajeva vetë është dëshmi e gjallë e kësaj kulture – në një hapësirë të vogël gjendet një sinagogë, një xhami, dhe një katedrale katolike – pak më larg edhe kisha ortodokse serbe. Por më e rëndësishme se fetë që jetojnë krahas njëra-tjetrës, është bashkëjetesa e përditshme thotë Enes Karić, profesor në Fakultetin e Teologjisë në Sarajevë. Sipas tij feja është sot më prezente në jetën e përditshme: “Në shumë vende feja përdoret për luftë, dhunë dhe destabilizim.” Prandaj viziza e Papës është e rëndësishme; “Paqja qoftë me Ju” – dhe paqja është sot një fjalë e rëndësishme, shton Enes Karić. Kjo vizitë është e rëndësishme jo vetëm për katolikët, por edhe për ortodoksët, myslimanët dhe hebrenjtë, thekson ai.

Katolike dhe qytetare e Bosnje-Hercegovinës

Problemi më akut i Bosnje-Hercegovinës është papunësia tejet e lartë dhe varfëria e madhe. Sipas fondacionit Konrad Adenauer më shumë se 50% e njerëzve janë të papunë, ndër të rinjtë papunësia kap madje shifrat e 72%. Ana-Marija Lasić ia ka dalë të ketë një ndër punët e preferuara në administratë. Nuk kam rrogë shumë të lartë, por të paktën një punë të sigurtë, thotë ajo. Megjithë vështirësitë ajo nuk do ta ndërronte jetën në Sarajevë. Bosnje-Hercegovina është vendi e gëzimi i saj, miqtë e saj janë myslimanë, serbë-ortodoskë, kjo nuk luan ndonjë rol.

Katolikja besimtare është e gëzuar për vizitën e Papa Françeskut, por shton: “Për mua si katolike kjo vizitë nuk do do të thotë shumë. Më e rëndësishme kjo vizitë është për mua si qytetare e Bosnje-Hercegovinës. Ne katolikët mund të shkojmë në Vatikan dhe të shohim Papën. Por tani Papa vjen në vendin tim, një vend që ende nuk është shëruar plotësisht nga tragjedia e luftës dhe konfliktet ndëretnike, edhe 20 vjet pas saj.”

Kjo vizitë shihet si një rreze shprese për vendin: Kur politika nuk është në gjendje të bëjë diçka, atëherë të paktën të ndihmojnë gjeste simbolike, mendojnë shumë vetë në Bosnje-Hercegovinë. Shumë media raportojnë për vizitën e Papës, por edhe për poltronin ku do të ulet Papa gjatë meshës në Koshevë. Atë e kanë gdhendur Edin und Salem Hajderovac, dy mjeshtra myslimanë. Ndërsa porosia erdhi nga komuniteti katolik vendor. dw


Send this to a friend