VOAL

VOAL

Kryeministri italian Mario Draghi jep dorëheqjen, presidenti Mattarella e refuzon

RFE/RL

Presidenti i shtetit Italian, Sergio Mattarella refuzoi të enjten dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi dhe i kërkoi atij që t’i drejtohej parlamentit për të marrë një panoramë të qartë të situatës politike, sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Italisë.

Mario Draghi konfirmoi se do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Italisë të enjten, pasi një prej partive në koalicionin e tij qeverisës nuk mori pjesë në votëbesimin ndaj qeverisë së drejtuar nga ai.

Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e partisë “Lëvizja 5 Yjet”.

“Unë do t’i paraqes dorëheqjen time presidentit të republikës këtë mbrëmje,” i tha Draghi kabinetit, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

“Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më,” shtoi Draghi, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, i cili ka qenë kryeministër i një koalicioni të gjerë që nga shkurti 2021.

Votbesimi ishte bërë një pikë qendrore për tensionet brenda qeverisë së Draghit, ndërsa partitë e saj përgatiten të luftojnë njëra-tjetrën në zgjedhjet kombëtare që duhet të zhvillohen në fillim të vitit 2023.

Vendimi i partisë “5-Yjet” për të bojkotuar votbesimin të enjten e kishte zhytur Italinë në pasiguri politike dhe rrezikoi të minonte përpjekjet për të siguruar miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian, për të menaxhuar një thatësirë të dëmshme dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga gazi rus.

Draghi deklaroi se nuk do të dëshironte të drejtonte një qeveri pa partinë “5-Yjet”, të cilët u konfimuan si partia më e madhe në zgjedhjet e mëparshme në 2018-n, por që atëherë kanë pësuar dezertime dhe një humbje të mbështetjes publike.

Kjo mund të çojë në zgjedhje kombëtare që në shtator ose tetor pasi partitë e tjera të koalicionit thanë se duhet të ketë zgjedhje nëse “5-Yjet” nuk e mbështesin më qeverinë.

73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Pika përfundimtare e negociatave me Rusinë është sovraniteti i territoreve tona

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka përjashtuar mundësinë e dhënies së territorit Rusisë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje armëpushimi. Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme, Kuleba u shpreh po ashtu se mes Moskës dhe Kievit nuk po zhvillohen bisedime paqeje.

“Objektivi i Ukrainës në këtë luftë… është të çlirojë territoret tona, të rivendosë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin e plotë në lindje dhe jug të Ukrainës. Kjo është pika përfundimtare e pozicionit tonë negociues,” u shpreh ministri.

Ai shtoi po ashtu se bisedimet për paqen nuk po bëhen aktualisht “për shkak të pozicionit të Rusisë dhe agresionit të saj të vazhdueshëm ndaj vendit.”

Në një intervistë të botuar përpara bisedimeve në Stamboll ku përfshiheshin përfaqësues nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja, Ministri i Jashtëm ukrainas tha po ashtu se mund jenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të rifilluar eksportet e grurit të bllokuar nga Rusia. dita

Fati i luftës në Ukrainë do të vendoset në fushën e betejës, thotë zyrtari i NATO

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s hodhi dyshime mbi mundësinë se do të gjendej një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë, gjatë një interviste me Euronews Romania.

“Me siguri, fati dhe përfundimi i luftës do të vendoset në fushën e betejës,” tha Mircea Geoană.

“Situatat politike midis dy palëve janë shumë larg njëra-tjetrës sot që ne të shohim kushte politike për një zgjidhje diplomatike, për momentin. Pra, më shumë luftë, për fat të keq, më shumë shkatërrim.”

Geoană shtoi megjithatë se ata shpresojnë që në fund ” të plotësohen kushtet për të gjetur një zgjidhje politike.”

Vërejtjet e tij vijnë mes luftimeve intensive në Ukrainë, si në Donbas ashtu edhe në zonën jugore të Khersonit.

Shumica e luftës, megjithatë, ka të bëjë me kontrollin e detit të Zi, nënvizoi Geoană.

Deti është jetik për tregtinë e Ukrainës, ku qeveria e vendit akuzon Rusinë se i ka bllokuar hyrjen  për të penguar eksportin e drithërave drejt vendeve në zhvillim.

Ukraina e rimori Ishullin e Gjarpërinjve

Ukraina e rimori ishullin e njohur si “Ishulli i Gjarpërinjve” në fund të muajit qershor. Ishulli u pushtua nga Rusia në ditën e parë të pushtimit, në shkurt.

“Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme për gjithë detin e Zi. Është vetëm 40 kilometra jashtë portit të Konstancës dhe grykëderdhjes së Danubit. Ky është një territor strategjik,” tha Geoană.

Për Zv/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rusia “u detyrua ta braktisë ishullin për shkak të sulmeve masive dhe të fuqishme nga Ukraina” diçka që “është një shenjë shumë e mirë”.

Kurse Rusia ka argumentuar se e “përmbushi objektivat e saj” atje dhe u tërhoq si “shenjë vullneti të mirë”.

Por Geoană beson se ishte një “fitore taktike edhe për moralin e ukrainasve. Kjo është shumë. Dhe sigurisht, për lundrimin, për lirinë e lundrimit, në detin e Zi.”

syri.net

Ukraina: Që nga fillimi i luftës kemi vrarë rreth 38 mijë ushtarë rusë

Deri tani 37,400 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës. Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas la repubblica. Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, forcat ukrainase kanë shkatërruar 1,645 tanke, 3,828 automjete të blinduara, 838 sisteme artilerie, 247 raketahedhës të shumëfishtë, 109 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 217 avionë, 188 helikopterë, 2696 tanke dhe 676 dronë.

Rusia sulmon me raketë një shkollë dhe një objekt banimi në Kharkiv

VOA

Zyrtarët ukrainas njoftuan se forcat ajrore ruse shkatërruan një shkollë dhe një ndërtesë banimi në Kharkiv të hënën herët në mëngjes, duke vrarë të paktën tre persona e plagosur 28 të tjerë. Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i vendit.

Në një postim në rrjetin social “Telegram”, guvernatori i rajonit Oleh Syneihubov shkruante se sulmet me raketa, përfshirë gjithashtu dhe një raketë që ra pranë disa ndërtesave për magazinim, kishin në shënjestër civilë. Ai i quajti sulmet si “terrorizëm i pastër”.

Këto zhvillime vijnë ndërsa në qytetin lindor të Chasiv Yar-it vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar pas një sulmi me raketa të shtunën ndaj një ndërtesë pesëkatëshe banimi, ku si pasojë u vranë të paktën 15 persona.

Autoritetet thonë se mbi 20 persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe se ata kishin arritur t’i dëgjonin e kontaktonin me disa prej tyre.

Chasiv Yar-i shtrihet rreth 20 kilometra në juglindje të Kramatorsk-ut, një qytet që pritet të jetë një objektiv kryesor i forcave ruse, ndërsa ato po përpiqen të përparojnë më tej drejt perëndimit, në provincën Donetsk. Një një javë më parë Moska pretendoi se kishte marrë kontrollin e provincës fqinje të Luhansk-ut.

Sulmi në Chasiv Yar është më i fundit që ka shkaktuar një numër të madh viktimash mes popullatës civile, por Rusia vijon të pretendojë se po synon vetëm objektiva ushtarake.

Gjatë një sulmi në fund të muajit qershor, në një qendër tregtare në Kremenchuk, u vranë të paktën 19 persona ndërsa këtë muaj, në tjetër sulm ndaj një blloku apartamentesh dhe zone argëtimi në rajonin jugor të Odesës, u vranë 21 të tjerë.

Ish-modelja ushtare u vra në Kharkiv

VOAL- Ish-modelja braziliane Thalita do Valle, e cila luftoi me trupat ukrainase së bashku me vëllain e saj, u vra gjatë bombardimeve ruse në Kharkiv. Familja tha se 39-vjeçari^ja vdiq nga asfiksia pasi u bllokua në një bunker të djegur nga shpërthimet.

“Kishte sulme ruse dhe batalioni u nda. Thalita u strehua në bunker, vdiq më 30 qershor nga asfiksia, nuk u godit nga predha”, tha vëllai Theo Rodrigo Vieira, duke shtuar se motra e tij po dërgonte mesazhe nga fronti praktikisht. çdo ditë ajo punonte edhe si shpëtimtare edhe si vrapuese.

Do Valle kishte qenë modele përpara se të studionte drejtësi. Më pas ajo punoi me organizata bamirëse, më vonë iu bashkua forcave kurde Peshmerga në Irak, ku u trajnua si gjuajtëse dhe luftoi kundër IS.

Vieira tha se motra e saj kishte mbërritur në Ukrainë tri javë më parë përpara se të dërgohej në qytetin e Kharkiv, i cili nuk është më nën sulmin e drejtpërdrejtë rus, por ende bombardohet shpesh nga përtej kufirit. rsi-eb

Arrin në 9 numri i viktimave nga orteku në alpet e Italisë

VOA/Matt Hilburn

Numri i të vdekurve u rrit në nëntë të mërkurën nga shembja e një akullnaje të dielën në vargmalet italiane të Dolomitit, tha Maurizio Fugatti, president i provincës së Trentos, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan përpjekjet për gjetjen e viktimave të tjera.

Dy viktimat e fundit u zbuluan nga dronët të mërkurën në një cep të mbetjeve të ortekut, të shkaktuar nga shembja e akullnajës, thanë zyrtarët. Pesë alpinistë që besohet se kanë qenë pranë ortekut ende nuk janë gjetur. Kushtet e pasigurta në mal po pengojnë ekipet e kërkim-shpëtimit të punojnë pranë zonës ku ka rënë orteku.

Një ekip policie i specializuar në analizimin e ADN-së është thirrur gjithashtu për të ndihmuar në identifikimin e viktimave. Orteku ndodhi kur një pjesë e akullnajës me madhësinë e një ndërtese banimi u shkëput nga mali Marmolada, me një lartësi prej rreth 3300 metrash.

Një pjesë e madhe e Italisë po përballet me një valë të nxehti dhe shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po rrezikon shkrirjen dhe shkëputjen e më shumë akullnajave nga malet.

‘Ishte thjeshtë punë’/ Hodhi në erë gazetaren, autori tregon kush e porositi vrasjen: Mora 150 mijë €

Personi i akuzuar për shpërthimin e eksplozivëve të vendosur në makinën e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, në vrasjen e vitit 2017, ka rrëfyer krimin në një intervistë me një reporter të Reuters.

Teksa ka bërë me dije se së shpejti do të zbulojë të tjerët që u përfshinë në komplotin për ta vrarë gazetaren, George Degiorgio tha se nëse do të kishte ditur më shumë për Galizian atëherë ai do të kishte kërkuar më shumë para për të kryer vrasjen.

“Po ta dija, do të kisha kërkuar 10 milionë. Jo 150 mijë euro”, theksoi ai, duke iu referuar shumës që tha se është paguar për vrasjen e gazetares. “Për mua ishte vetëm një punë. Po. E njëjta gjë këtu!”, i tha ai gazetarit të Reuters. Dhe më pas shtoi: “Sigurisht që më vjen keq”.

Intervista me Degiorgio u krye gjatë hulumtimit për një podcast mbi rastin e Caruana Galizia, të titulluar “Kush e vrau Dafnen?”

Rrëfimi i tij erdhi pas disa përpjekjeve nga avokatët e Degiorgio që nga viti 2021 për të siguruar një falje në këmbim të dëshmisë për rolin e tij në vrasjen e Caruana Galizia dhe krime të tjera të supozuara që përfshijnë figura të shquara në Maltë.

Më 22 qershor, Gjykata e Apelit Malteze hodhi poshtë ankesat e mbetura ligjore të Degiorgio kundër akuzave për vrasje kundër tij dhe vëllait të tij Alfred, i cili është i bashkëakuzuar. Vendimi hap rrugën për vazhdimin e gjykimit.

Image

Vrasja me bombë në makinë e gazetares investigative tronditi Evropën. Autoritetet malteze akuzojnë Degiorgio dhe dy burra të tjerë, vëllain e tij Alfred dhe një bashkëpunëtor, të quajtur Vince Muscat për vrasjen e Caruana Galizia në tetor 2017 me urdhër të një biznesmeni shumë të njohur në vend.

Degiorgio i tha Reuters se do të deklarohej fajtor përpara çdo gjyqi të jurisë. “Unë do të flas me gjyqtarin,” tha ai. Ai la të kuptohej se do të dëshmonte për të implikuar të tjerë në vrasje dhe një komplot të mëparshëm për të vrarë gazetaren, i cili nuk u realizua. Motivi i tij, tha ai, është të kërkojë një ulje të dënimit për veten dhe Alfredin dhe të sigurojë që “ne të mos dalim fajtorët e vetëm!”

Deri më tani, të dy vëllezërit Degiorgio kishin mohuar përfshirjen në vrasje. Muscat u deklarua fajtor për akuzat për vrasje në vitin 2020 dhe mori një dënim të reduktuar me 15 vjet burg në këmbim të dëshmisë për atë rast dhe disa krime të tjera.

Image

Një nga biznesmenët më të pasur të ishullit, Jørgen Fenek, u akuzua gjithashtu në nëntor 2019 se kishte udhëzuar Degiorgio dhe dy bashkëpunëtorët e tij për të kryer ekzekutimin. Fenech i ka mohuar akuzat, por ende nuk ka paraqitur mbrojtjen e tij. Në një deklaratë, avokati i tij, Gianluca Caruana Curran, tha se Fenech ka në plan të provojë në gjykatë se ai “në asnjë mënyrë nuk donte, kërkoi ose financoi në mënyrë aktive” vrasjen e Caruana Galizia.

“Ndërsa deklarohet kategorikisht i pafajshëm, Fenech pohon se me provat e disponueshme, hetimet e pavarura dhe serioze mund të çojnë në arrestimin dhe ngritjen e aktakuzës së autorëve të vërtetë pas vrasjes”.

Fenech u identifikua si organizatori nga një ndërmjetës i dyshuar, shoferi i taksisë Melvin Teuma, i cili i shpëtoi ndjekjes penale për rolin e tij në këtë çështje në këmbim të dëshmisë. Teuma deklaroi se ai e organizoi vrasjen me vëllezërit Degiorgio në emër të Fenekut. Ai dëshmoi se nuk ia zbuloi kurrë identitetin e Fenech bandës Degiorgio.

Në intervistë, Degiorgio tha se ishte i gatshëm të dëshmonte se një figurë e lartë politike malteze ishte përpjekur të organizonte një goditje ndaj Caruana Galizia në një komplot të veçantë dy vjet më parë. Degiorgio theksoi gjithashtu se do të ofrohej të dëshmonte për përfshirjen e dy ish-ministrave të lartë në një grabitje të armatosur.

Reuters nuk po jep detaje të mëtejshme të akuzave në këtë fazë ose nuk po përmend personat e akuzuar nga Degiorgio, të cilët të gjithë mohojnë çdo përfshirje në ndonjë krim. Caruana Galizia u vra pasi ekspozoi një sërë akuzash për korrupsion kundër njerëzve të shquar, duke përfshirë ministra në qeverinë e Partisë Laburiste të ishullit. Vrasja e saj ngriti dyshime se disa nga njerëzit që ajo po hetonte mund të ishin të përfshirë në planet e saj të vrasjes.

Image

Fenech, i cili akuzohet për urdhrin e vrasjes së gazetares, u identifikua për herë të parë në lidhje me Caruana Galizia në artikujt e nëntorit 2018 nga Reuters dhe Times of Malta. Raportet e cilësonin atë si pronar të një kompanie të njohur si “17 Black” që Caruana Galizia pretendoi se, pa dhënë prova, ishte përdorur për të korruptuar politikanë. Fenech drejtoi gjithashtu një projekt të diskutueshëm termocentrali në Maltë.

Sipas provave të prokurorisë të paraqitura në gjykatë në disa seanca paraprake që nga viti 2018, George Degiorgio dhe banda e tij e ndoqën reporteren gjatë gjithë verës së vitit 2017. Në orët e para të 16 tetorit 2017, prokurorët pretendojnë se banda vendosi një bombë poshtë njërës prej sediljeve në makinën e saj.

Image

Atë pasdite, Degiorgio thuhet se ishte në një jaht në Grand Harbour të ishullit kur vëllai i tij Alfred, i cili po shikonte shtëpinë, i telefonoi për të thënë se gazetarja hipi në makinën e saj dhe u largua. Degiorgio më pas dërgoi një mesazh me tekst nga jahti në një pajisje celulare që aktivizoi bombën, thanë prokurorët në gjykatë.

Pasi makina shpërtheu, djali i Caruana Galizia, Matthew, dëgjoi shpërthimin, vrapoi nga shtëpia e familjes dhe gjeti trupin e nënës së tij. Që atëherë ai ka bërë fushatë për drejtësi për nënën e tij. I pyetur në lidhje me komentet e Degiorgio-s, ai i tha Reuters: “Vetë fjalët e George Degiorgio-s tregojnë se ai është një vrasës gjakftohtë që nuk meriton asnjë falje”./ Reuters

Trendafilova: Mbrojtja e dëshmitarëve shumë e rëndësishme për Gjykatën e Posaçme të Kosovës

Leonat Shehu

Kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Kosovës për krime lufte me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, tha të hënën se mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të mbetet përparësi e punës së kësaj gjykate dhe është një prej arsyeve kryesore të themelimit të saj.

Ajo i bëri këto komente gjatë një debati online duke theksuar rëndësinë e siç tha dënimit të dy ish drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për frikësim dëshmitarësh dhe pengim të drejtësisë.

“Rasti nuk ka të bëjë me krimet e luftës kundër njerëzimit por është një rast i rëndësishëm për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ky rast kishte të bënte me administrimin e duhur të drejtësisë, integritetin, sigurinë e mirëqenies dhe lirinë e dëshmitarëve nga frika. Mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi është një nga shtyllat kryesore për themelimin e Gjykatës së Posaçme”, tha ajo.

Zonja Trendafilova tha se Gjykata e Posaçme tashmë ka filluar hapat e parë të funksionimit duke nisur gjykimin e parë dhe është në pritje të rasteve tjera.

Puna e Gjykatës së Posaçme është kritikuar shpesh në Kosovë, ndërsa ditë më parë kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vizitoi disa nga ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare që po mbahen në paraburgim, akuzoi Gjykatën e Posaçme që nuk i jep llogari askujt dhe shtroi nevojën e krijimit të një mekanizmi të kontrollit dhe të llogaridhënies.

“E kam lexuar deklaratën e zotit Konjufca, kryetarit të Parlamentit dhe më duhet të shpreh pikëpamjen time. Ne jemi gjykatë. Asnjë gjykatë nuk mund të jetë nën mbikëqyrje që vjen nga legjislativi apo degë ekzekutive, kjo nuk është e mundur dhe kjo nuk ndodh askund në asnjë vend që promovon sundimin e ligjit”, tha zonja Trendafilova.

Aktualisht në Hagë ndodhen ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe dy ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Që të gjithë janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 15 shtator u hap procesi i parë gjyqësor për krime lufte, ndaj zotit Mustafa, i cili akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Turqia ndalon një anije ruse, heton pretendimet e Ukrainës për grurin e vjedhur

Anije ruse mallrash në brigjet e portit Karasu të Detit të Zi. Turqi, 3 korrik 2022.

RFE/RL

Një zyrtar turk dhe kompania operuese e portit konfirmuan më 4 korrik se autoritetet kanë ndaluar një anije ruse mallrash dhe po hetojnë pretendimet e Ukrainës se ajo po transportonte grurë të vjedhur.

“Sipas kërkesës, anija e quajtur Zhibek Zholy u ndalua në Karasu”, tha një zyrtar i lartë për Reuters.

“Akuzat janë duke u hetuar tërësisht. Nuk shkruhet se kujt i përket gruri”.

Më 3 korrik, Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Turqi, tha se Zhibek Zholy u ndalua nga autoritetet doganore turke.

Ukraina i kishte kërkuar Ankarasë ta ndalonte atë, duke akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë kapur që nga fillimi i pushtimit të tyre më 24 shkurt. Kiev tha se anija u nis nga Berdjansk, një port ukrainas i pushtuar nga forcat ruse.

Kremlini ka mohuar se Rusia ka vjedhur drith ukrainas.

Më 30 qershor, Evgeny Balitsky, kreu i administratës së emëruar nga Moska në rajonin Zaporizhzhja të Ukrainës, tha në Telegram se anija ishte larguar nga porti Berdjansk dhe ishte nisur për në “vendet mike”.

Ai tha se anija ishte e ngarkuar me 7,000 ton grurë, por ai nuk specifikoi se cilat vende konsideroheshin “miqësore” dhe as nuk dha ndonjë detaj mbi origjinën e grurit.
Bodnar tha se hetuesit do të takohen në Turqi më 4 korrik për të përcaktuar fatin e anijes dhe se Ukraina po kërkonte kthim e grurit.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit të saj gjatë pushtimit dhe bllokimin e porteve të saj për të parandaluar largimin e grurit nga vendi, gjë që ka ndihmuar në një mungesë globale të ushqimit.

Moska e ka mohuar marrjen e grurit ukrainas, por imazhet satelitore dhe të dhënat GPS janë përdorur për të mbështetur pretendimet se Rusia ka transportuar grurë nga Ukraina përmes portit të Krimesë të Sevastopolit. Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014.

Drithërat janë një nga industritë kryesore të Ukrainës. Eksportet arritën në 12.2 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe përbënin gati një të pestën e eksporteve të vendit. Portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke përfshirë Berdjansk, trajtonin rreth 6 milionë tonë drithëra dhe kultura të tjera çdo muaj përpara luftës.

1027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit, 2620 të tjerë nën pushtim

Përplasje të ashpra vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit në Donbass”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të cituar nga Ukrinform.

Lideri ukrainas ka shpjeguar se “epiqendra është, natyrisht, në qytetet e rajonit të Lugansk”. Zelensky shtoi se “aktiviteti i armikut në rajonin e Kharkiv është duke u intensifikuar.

“Ne kemi arritur të dëbojmë pushtuesit nga Ivanivka, në rajonin e Khersonit dhe vazhdojmë të ushtrojmë presion në jug të vendit tonë,” shtoi ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se 1027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë ndërsa  2620 të tjera ende nën pushtimin rus.

“Pas 24 shkurtit, territori i dhjetë rajoneve u prek nga pushtuesit. Gjatë kësaj periudhe, 1027 qytete dhe qyteza u çliruan dhe 2610 të tjera janë ende nën pushtimin rus.” /abcnews.al/

Autoritetet ruse kanë hequr një flamur polak nga një memorial në Pyllin Katyn

Autoritetet ruse kanë hequr flamurin polak nga memoriali në Pyllin Katyn që shënon zonën ku ndodhën vrasjet masive të oficerëve polakë nga forcat sovjetike në prill-maj 1940.

Zyrtarët lokalë më 25 qershor konfirmuan se flamuri ishte hequr kur kanë nisur tensionet midis Rusisë dhe Polonisë, e cila ka mbështetur zëshëm Kievin dhe ka ofruar ndihmë pas vendimit të Kremlinit për të pushtuar Ukrainën.

Andrei Borisov, kryebashkiaku i Smolensk, tha në rrjetet sociale se vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës.

“Unë do të shpreh mendimin tim të përgjithshëm: Nuk mund të ketë flamuj polakë në memorialet ruse! Dhe pas deklaratave të sinqerta anti-ruse të politikanëve polakë, aq më tepër”, postoi ai në platformën e mediave sociale VKontakte, së bashku me një foto.

“Ministria e Kulturës e Federatës Ruse mori vendimin e duhur duke hequr flamurin polak. Katyn është një memorial rus,” shtoi ai.

Pasi nazistët shkaktuan Luftën e Dytë Botërore duke pushtuar Poloninë më 1 shtator 1939, sovjetikët pushtuan pjesën lindore të vendit, duke masakruar përfundimisht më shumë se 20,000 oficerë polakë që kishin zënë rob në Katyn.

Bashkimi Sovjetik fillimisht fajësoi nazistët për vrasjet, por në vitin 1990 i dha fund dekadave të mohimeve dhe pranoi të vërtetën./REL/eng

Ka reaguar në Twitter Ian Brzezinski nga Këshilli Atlantik si më poshtë” Rusia heq flamurin polak nga Memoriali i Katinit ku gjatë Luftës së Dytë Botërore autoritetet sovjetike ekzekutuan mbi 20,000 oficerë dhe udhëheqës polakë të mbajtur si të burgosur. Kjo është një përpjekje tjetër e #Putin për të rishkruar historinë dhe fshehur mizoritë sovjetike.”

 

Bazuar në raportimin e AFP dhe The Telegraph

Rusia vjedh grurin ukrainas dhe e shet si grurin e saj

Daria Kaleniuk ka risjellë në Twitter një lajm rreth situatës në Ukrainë. Rusia vjedh grurin nga Ukraina dhe e transporton si grurin e saj.

🚨Anija që transportonte grurë të vjedhur nga Berdyansk i pushtuar në #Ukrainë ka mbërritur në një port në #Turqi.

Ambasadori ukrainas në Turqi Vasily Bodnar u kërkon autoriteteve turke të ndalojnë këtë çmenduri.”

Norvegjia premton 1 miliard euro mbështetje për Ukrainën, Zelensky: Pranë nesh ndodhen miq të mirë

Norvegjia ka premtuar 1 miliard euro për të mbështetur popullin e Ukrainës.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri i vendit Jonas Gahr Store. Në një komunikim me gazetarët në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, ai tha se Norvegjia solidarizohet me qytetarët ukrainas.

“Unë kam ardhur në Kiev për të thënë pas pesë muajsh lufte të tmerrshme, Norvegjia do të zotohet për solidaritet me popullin e Ukrainës. Ne do të mbështesim popullin e Ukrainës me një miliard euro në mbështetje”, tha kryeministri.

Financimi pritet të përdore për ndihmë humanitare si edhe për rindërtim të zonave të shkatërruara në Ukrainë.

Zelensky falënderoi homologun e tij norvegjez për paketën e mbështetjes, duke shtuar: Pranë Ukrainës ndodhen miq të vërtetë”.

Kryeministri spanjoll: Ambiciet e Putinit nuk do të ndalen në Ukrainë

“Ambiciet ekspansioniste të Putinit nuk do të ndalen në Ukrainë. Ato kanë të bëjnë gjithashtu me republikat baltike, Poloninë, Lituaninë dhe vendet e tjera që po trokasin në dyert e NATO-s”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një konferencë për shtyp, shkruan la repubblica.

“Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s nuk është për shkak të frymës ekspansioniste, por sepse duan të mbrohen nga një kërcënim real, domethënë Rusia e udhëhequr nga Putin”, vazhdoi Sanchez, “nëse nuk mbrojmë Ukrainën, kostoja dhe çmimi që do të paguanim në të tashmen dhe në të ardhmen do të ishte shumë më i madh”./abcnews.al

Dënim me burgim të përjetshëm për autorin e sulmit terrorist në Paris

VOA/Marrë nga Associated Press

I vetmi anëtar i mbijetuar i një grupi ekstremistësh të Shtetit Islamik u dënua të mërkurën për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm për sulmin e vitit 2015 në Paris, në të cilin u vranë 130 njerëz. Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në kohë paqeje në historinë e Francës.

Gjykata speciale dënoi gjithashtu 19 burra të tjerë të përfshirë në sulm pas një gjyqi nëntë-mujor. Ata humbën jetën gjatë sulmit pasi aktivizuan jelekët me eksploziv.

I dyshuari kryesor Salah Abdeslam u shpall fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje në lidhje me komplotin terrorist. Gjykata konstatoi se jeleku i tij me eksplozivë nuk funksionoi, duke hedhur poshtë argumentin e tij se ai hoqi jelekun sepse vendosi të mos bëhej pjesë e sulmit në natën e 13 nëntorit të vitit 2015.

32 vjeçari Abdeslam, shtetas belg me origjinë marokene, mori të dënimin më të rëndë të mundshëm në Francë.

Nga të pandehurit, përveç Abdeslamit, 18 morën dënime të ndryshme lidhur me terrorizmin dhe një tjetër u dënua për një akuzë më të lehtë mashtrimi.

Gjatë gjyqit, Abdeslam shprehu pikëpamjet e tij radikale, qau, u kërkoi falje viktimave dhe iu lut gjyqtarëve që t’ia falnin gabimet.

Për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e sulmit vdekjeprurës në Paris, gjyqi ka qenë i rëndë, por i rëndësishëm në përpjekjet e tyre për drejtësi dhe përmbyllje të një kapitulli të vështirë të jetës së tyre.

Strategjia e re e NATO-s: Rusia rreziku kryesor; Ftesë zyrtare Suedisë dhe Finlandës

Marrë nga Associated Press

Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të Spanjës, udhëheqësit e NATO-s miratuan konceptin e ri strategjik të aleancës, ku Rusia shpallet rreziku numër një për aleancën dhe u zotuan të rrisin mbështetjen për Ukrainën. Ndërsa aleanca miratoi gjithashtu kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep takimi i NATO-s. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e anijeve të reja luftarake në Spanjë, si dhe avionë F-35 në Britani.

Udhëheqësit e NATO-s miratuan sot konceptin e ri strategjik të aleancës, dokument që hartohet një herë në dhjetë vjet. Strategjia më e fundit e NATO-s e vitit 2010 e përcaktonte Rusinë një “partnere strategjike”. Tashmë, aleanca e konsideron Moskën një rrezik parësor.

“Sot, udhëheqësit e NATO-s morën vendimin historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë vende anëtare të NATO-s… Udhëheqësit miratuan konceptin e ri strategjik të NATO-s që po publikohet në këto momente. Ky është një koncept i ri strategjik… E bën të qartë se Rusia përbën rrezikun më domethënës dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Denoncimi i veprimeve të Rusisë nuk erdhi papritur. Shefi i aleancës ishte shprehur paraprakisht se lufta e Rusisë në Ukrainë kishte krijuar krizën më të madhe të sigurisë për Evropën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

E krijuar rreth 70 vite më parë për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik, NATO mbajti takimin e saj në Madrid në një botë të transformuar nga sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj, Ukrainës, që shtyu Suedinë dhe Finlandën të dëshirojnë sigurinë që ofron anëtarësimi në NATO. Ndërsa aleanca miratoi dërgimin e ftesës zyrtare për anëtarësimin e tyre, zoti Stoltenberg u shpreh se lufta solli “ndryshimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

Strategjia e re shpalos përqasjen e NATO-s edhe për çështje si siguria kibernetike, ndryshimi klimatik, apo rritja e ndikimit ekonomik dhe ushtarak të Kinës.

Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep NATO.

“Në këtë takim, aleanca mirëpret Finlandën dhe Suedinë. Aplikimi historik për anëtarësim, si dhe vendimi i tyre për ta lënë traditën e neutralitetit dhe për t’iu bashkuar aleancës së NATO-s, do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurtë. Po dërgojmë një mesazh të pagabueshëm se NATO është e fortë, e bashkuar, dhe se hapat që do të ndërmarrim në këtë takim do të rrisin më tej fuqinë tonë të përbashkët”, tha Presidenti Biden.

 

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e dy destrojerëve të tjerë në bazën Rota në Spanjë, si dhe të dy skuadriljeve të reja me avionë F35 në Britani.

Kryeministri britanik Boris Johnson e përshkroi takimin e NATO-s si një takim historik.

“Mendoj se mësimi i parë nga sot është se nëse Vladimir Putini po shpresonte se do të kishte prani më të vogël të NATO-s në frontin e tij perëndimor, si rezultat i sulmit të tij të paprovokuar dhe të paligjshëm në Ukrainë, ai ka rezultuar plotësisht i gabuar. Ai po merr në këmbim më shumë NATO. Ky është një takim historik në shumë mënyra; kemi tashmë dy vende të reja që po anëtarësohen, Finlandën dhe Suedinë. Një hap i jashtëzakonshëm përpara për aleancën tonë”, tha zoti Johnson.

 

Alenaca do të dërgojë ftesa zyrtare për anëtarësim për këto dy vende dhe vendimi për anëtarësimin e tyre do të duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare.

Sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj ka lëkundur paqen në Evropë dhe e ka shtyrë NATO-n të dislokojë forca dhe armatime në Evropën Lindore në përmasa të papara që nga Lufta e Ftohtë. Vendet anëtare kanë dërguar gjithashtu miliarda dollarë ndihma ushtarake dhe civile në Ukrainë.

NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtarë të Aleancës

NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, sipas një deklarate nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s të mërkurën.

“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë është e një rëndësie të drejtpërdrejtë për Aleancën, përfshirë edhe gjatë procesit të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pas ftesës, “ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente; kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por unë gjithashtu pres që të shkojë mjaft shpejt sepse aleatët janë të gatshëm të përpiqen të bëjnë atë proces ratifikimi. të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”. bw

Më shumë ushtri amerikane në Evropë

Joe Biden me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg

 

VOAL- “Putini donte modelin finlandez për Evropën, por ai mori më shumë NATO”: kështu tha Joe Biden të mërkurën në Madrid, ku mblidhet samiti i Aleancës Atlantike dhe ku presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi një forcimin e pranisë amerikane ushtarake në Evropë.

Ju duhet të jeni në gjendje t’u përgjigjeni kërcënimeve nga të gjitha drejtimet dhe në të gjitha zonat, në tokë, në det dhe në qiell, tha qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë. Samiti, sipas tij, do të mbetet në histori. Jo vetëm për hyrjen tashmë të pashmangshme të Suedisë dhe Finlandës, të cilat do të marrin ftesën për t’u anëtarësuar disa javë pasi e kanë kërkuar, tani që vetoja turke është hequr.

Hapet samiti i NATO-s në Madrid

“Ne kemi vërtetuar se NATO është më e nevojshme se kurrë,” shtoi Biden, duke folur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ai më pas kujtoi se këtë vit Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë “20,000 trupa shtesë në Evropë për të përforcuar linjat në përgjigje të nismave agresive të Rusisë”. Përmirësimi i ri do të ndikojë në aftësitë ajrore në Gjermani, Itali dhe MB. Dy kryqëzorë shtesë, gjithsej gjashtë, do të mbërrijnë në bazën detare spanjolle Rota, ndërsa korpusi i pestë i ushtrisë do të ketë një seli të përhershme në Poloni. Rumania – një brigadë prej 5,000 burrash – dhe tre republikat baltike u prekën gjithashtu.

Stoltenberg shpjegoi më parë se do të vihet bardh e zi se “Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë”. Tashmë të hënën, ai parashikoi që forca e reagimit të shpejtë, e cila tani ka 40,000 burra, do të rritet në më shumë se 300,000. Koncepti i ri strategjik është “rishikimi më i rëndësishëm që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

Ankaraja kërkon ekstradimin e 33 personave

Qëndrimi turk që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO ka një çmim: një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag njoftoi se Ankaraja do t’i kërkojë Helsinkit dhe Stokholmit ekstradimin e gjithsej 33 anëtarëve të PKK-së dhe të lëvizjes së kryesuar nga predikuesi Fethullah Gylen dhe që aktualisht jetojnë në dy vendet nordike. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është klasifikuar si terroriste nga Turqia dhe gjithashtu nga shtetet perëndimore, ndërsa lëvizja e Gylenit akuzohet për nxitjen e grushtit të shtetit të dështuar të korrikut 2016. rsi-eb

Venediktova: Sulmi në qytetin Kremençuk, krim kundër njerëzimit

VOA

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha sot se sulmi i djeshëm i Rusisë ndaj një qendre tregëtare, gjatë të cilit u vranë 18 vetë, mund të përbëjë krim kundër njerëzimit.

Prokurorja Venediktova, e cila kryeson hetimet për krime lufte, shkoi sot në kompleksin tregëtar në qytetin e Kremençukut, i cili u godit dje nga një raketë ruse.

Në kohën e goditjes, brenda qendrës kishte rreth 1 mijë vetë. Sipas shërbimit të urgjencës rreth 60 të tjerë janë plagosur.

Presidenti Volodymyr Zelensky e akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm kundër civilëve.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përmes një postimi në Twitter tha dje pas sulmit se, ky është akti i fundit i një sërë krimesh të kryera nga Rusia.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për krimet” theksoi zoti Blinken.

Presidenti francez Emanuel Macron tha sot në përfundim të takimit të Grupit të Shtatëshes se Rusia “nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë luftë”.

Bombardimet ruse, Franca dërgon automjete të blinduara luftarake në Ukrainë

Franca do të dërgojë sasi të mëdha automjete të blinduara luftarake në Ukrainë .

“Këto mjete do të dërgohen për të lëvizur sa më shpejt në zonat nën zjarrin e armikut. Ushtarët ukrainas kanë nevojë për automjete të blinduara,”, njoftuan autoritetet franceze.

Gjithashtu do të dërgohen gjashtë topa të tjerë me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë, përveç 12 topave të vendosur tashmë për të kundërshtuar pushtimin rus.

Këto sisteme 155 mm , të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.

Ata mund të godasin nga gjashtë deri në tetë herë në minutë.

Megjithatë, nuk është bërë me dije data se kur do të dorëzohen. Ndërkaq këto armaatime u premtuan nga presidenti francez Emanuel Macron më 16 qershor, kur ai vizitoi Kievin. bw

Daria Kaleniuk: NATO, ndalo gjenocidin e Rusisë në Ukrainë, Armatose Ukrainën Tani!

Daria Kaleniuk me një tweet sot në Twitter ku kërkon që NATO të ndalojë genocidin e Rusisë në Ukrainë dhe të armatosë Ukrainën.

Daria Kaleniuk është një aktiviste ukrainase e shoqërisë civile, e cila është drejtoreshë ekzekutive e Qendrës së Veprimit Kundër Korrupsionit, me seli në Kiev.Gjatë pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Kaleniuk u bë i njohur në mediat ndërkombëtare kur pyeti kryeministrin britanik Boris Johnson në një konferencë shtypi në Varshavë se pse disa oligarkë rusë me bazë në Londër nuk ishin shënjestruar me sanksione dhe pse ai nuk e mbështeti krijimin e një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Ja tweet-i i Daria Kaleniuk:

“NATO, ndalo gjenocidin e Rusisë në Ukrainë, #ArmUkraineTani,

Armatose Ukrainën Tani.

Bashkohuni me ne në një tubim në Madrid më 29 qershor në mesditë gjatë Samitit të NATO-s.

Shpërndaje, të lutem. Nëse je gazetar eja në miting!”

 

 

Eurodeputetja gjermane: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere, rrezikon procesin e anëtarësimit në BE

‘Euractiv’ bisedoi me eurodeputeten Viola Von Cramon-Taubadel pas samitit të BE-së të 23-24 qershorit në Bruksel, i cili u fokusua kryesisht tek çështja e zgjerimit, dhe ku pika kryesore ishte një takim kryesisht i pakënaqshëm me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe një ‘vendim historik’ për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë.

Por Von Cramon-Taubadel, e quajti vendimin ‘shumë të lirë’ dhe jo me ndonjë vlerë të madhe praktike. Ajo thotë se bisedimet me liderët e Ballkanit Perëndimor, ishin ‘një dështim i plotë’, dhe një rezultati i tillë vetëm sa e lumturon presidentin rus Vladimir Putin.

Eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel nga të Gjelbërit gjermanë, është nënkryetare e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Asociimit BE-Ukrainë, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian të Stabilizim Asociimit BE-Serbi.

Cili është mendimi juaj mbi atë që arriti ky samit ‘gjeopolitik’?

Më lejoni të shprehem hapur: Vendimi për Moldavinë dhe Ukrainën është shumë i lirë. Në një situatë gjeopolitikisht shumë të tensionuar, BE-së nuk i kushton asgjë t’i japë këtyre vendeve statusin e kandidatit. Por ato mund të mbeten përgjithmonë me këtë status në dhomën e pritjes, siç e kemi parë me Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Statusi kandidat është më e pakta që mund të bëjnë liderët e BE-së, pa pasur asnjë detyrim financiar. Sigurisht, është mirë që të kemi një unitetet të BE-së ndaj ukrainasve, ndërkohë që këta të fundit po përballen me këtë luftë të tmerrshme.

Ndërkohë, vendi tjetër aspirant Gjeorgjia, ka një problem. Dikur ajo ishte gjithmonë e para, kur bëhej fjalë për reformat, anti-korrupsionin, modernizimin e shoqërisë. Por tani gjeorgjianët kanë shkuar plotësisht në drejtimin e gabuar.

Dhe në vend se ta mbyllin hendekun, e kanë thelluar atë, duke e bërë të vështirë që Këshilli Evropian t’u japë atyre të njëjtin status si Ukraina dhe Moldavia. Është e drejtë që Tbilisit t’i  thuhet: kryej më parë detyrat e shtëpisë, dhe më pas do të të japim të njëjtin status kandidat siç kemi bërë për dy vendet e tjera.

Ndërkohë, le të hedhim një vështrim në Ballkanin Perëndimor. Çfarë arriti ky samit?

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ky samit ishte një dështim i plotë. Më duhet ta pranoj se jam shumë e zhgënjyer. Dhe kur Komisioni Evropian e quan veten ‘komision gjeopolitik’, gjykoj se kjo është një shaka e hidhur. Shikoni: I thirrën në Bruksel të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndim, dhe nuk u ofruan asgjë.

As Bosnje Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit. Më keq akoma: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk u lejuan të nisin negociatat e anëtarësimit, dhe as Kosova nuk përfitoi liberalizimin e vizave, një çështje që po zvarritet prej 4 vitesh tashmë. Ky është vërtet një sinjal katastrofik. Nga kjo situatë, unë shoh të lumturohet vetëm një njeri: shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

A janë të mira apo të këqija nisma rajonale sikurse është ‘Ballkani i Hapur’, i udhëhequr nga Beogradi?

Kjo është një iniciativë që nuk bazohet në parime, nuk bazohet as në standarde dhe kritere. Dhe nëse ecet përpara me këtë nismë, do të minohet procesi i anëtarësimit në BE i bazuar në merita. Ndaj unë nuk do e mbështes atë.

Nga ky samit mungoi mesazhi i qartë, se Serbia duhet të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së, dhe t’u bashkohet sanksioneve të saj kundër Rusisë. Pse?

Ndoshta, dhe këtë e kam dëgjuar kohët e fundit edhe nga shoqëria civile në Beograd, ata nuk duan që t’i shkëmbejnë sanksionet me parimet demokratike. Liderët e BE-së kishin shumë frikë se nëse ushtroni shumë presion për sanksionet, atëherë duhet të hiqnin dorë nga parimet demokratike, liria e medias, pluralizmi partiak e kështu me radhë.

Prandaj unë nuk jam shumë e befasuar që mungoi një mesazh i tillë. Argumenti i vërtetë ndaj Serbisë duhet të jetë: nëse ju nuk përputheni me politikën tonë të jashtme, atëherë ne do të pezullojmë fondet. Por unë nuk kam dëgjuar askënd që ta thotë këtë.

Po në lidhje me idenë e Macron për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian?

Nëse doni vërtet të krijoni diçka për një Evropë më të gjerë, kjo është pozitive. Por unë kam dëgjuar se ka shumë shqetësim se ky format i ri, mund të jetë si një ‘dhomë pritjeje’ e përhershme për të gjitha vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Dhe kjo ngre shqetësime serioze.

Më e pakta që mund të them, është se ky koncept ka nevojë për një ri-përcaktim më të qartë. /abcnews

Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, Borrell: Vendet e Ballkanit kanë të drejtë, të heqim veton në vendimmarrje

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherazi zëvendës president i Komisionit Evropian, mendon se vendimmarrja me unanimet në BE (vendosja e vetos) duhet ndryshuar. Kjo për shkak se sipas tij me vende unike që bllokojnë vendimmarrje të rëndësishme po cenohet rëndë besueshmëria e Bashkimit Evropian. Ky qëndrim i z. Borrell vjen disa ditë pasi dështoi Këshilli Evropian që të bënte Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që penalizoi edhe Shqipërinë. Menjëherë pas këtij vendimi ishte Kryeministri Rama që kërkoi të ndryshojë mënyra se si BE merrte vendimet.

Borrell në shkrimin e tij të sotëm, të botuar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, shprehet se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes.

“Gjatë viteve, ne kemi parë shumë raste kur shtetet anëtare ishin të ndara për çështje të politikës së jashtme. Dhe në parim është normale që ne kemi pikëpamje të ndryshme për të filluar, duke pasur parasysh dallimet tona në histori, gjeografi dhe kulturë strategjike politike. Por ajo që ka rëndësi në jetën politike nuk është se si nis një diskutim, por si përfundon ai. Fuqia e sistemit të BE-së ka qenë gjithmonë që disi t’i kthejë ndarjet në marrëveshje. Dhe këtu ka shumë rëndësi nëse një vendim merret me unanimitet apo me shumicë të cilësuar votash. Nëse vendet e dinë paraprakisht se vendimi përfundimtar mund të merret me shumicë votash të cilësuar, ato kanë një nxitje të fortë për të negociuar dhe për të formësuar konsensusin. Nëse ata e dinë se mund të bllokojnë gjithçka, nuk kanë një nxitje për të investuar në një kompromis të shëndetshëm”, shkruan përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

“Ne kemi parë dinamikë të ngjashme në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me një vend që bllokon atë që të gjithë të tjerët mund të bien dakord – përsëri me pasoja negative për besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së”, vijon shkrimi i tij.

Sipas komisionerit Borrell vendet e Ballkanit Perëndimor, me të drejtë, kanë kërkuar që procesi i anëtarësimit të tyre të gjykohet sipas meritave të tyre.

“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet më parë që BE-ja deklaroi në Selanik se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së”, kështu që një shkallë e caktuar padurimi nga ana e tyre, për të thënë të paktën, është e kuptueshme. Zgjerimi i BE-së me ato vende që janë të gatshme dhe të aftë për të përmbushur kushtet nuk është një “favor” apo një lëshim. Është në interesin tonë strategjik”, shkruan ndër të tjera Joseph Borrell./dita

Sulmet me raketa në Odessa

Qyteti jugor i Ukrainës u godit natën mes të dielës dhe të hënës: të paktën gjashtë persona u plagosën

 

VOAL- Vazhdojnë lëshimet e raketave ruse drejt territorit ukrainas. Pas bombardimeve të fundjavës në Kiev dhe zona të tjera përreth kryeqytetit ukrainas, forcat ruse filluan një sulm, në natën mes të dielës dhe sot, të hënën, në rajonin jugperëndimor të Odessa duke përdorur bombarduesit Tu-22M. Kështu raporton agjencia Ukrinform, duke cituar autoritetet lokale.

Gjithashtu sipas burimeve lokale të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, njoftoi këshilli i qytetit të Odessa në Telegram.

“Pas një sulmi me bomba në një zonë të banuar të një fshati, disa shtëpi dhe objekte të tjera janë shkatërruar dhe kanë marrë flakë, në një sipërfaqe prej rreth 500 metra katrorë”, thuhet në shënimin e marrë nga agjencitë e lajmeve.

Vladimir Putin në lëvizje

Ndërkohë, televizioni shtetëror rus raportoi se presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Taxhikistanin dhe Turkmenistanin këtë javë, udhëtimi i parë i kreut të Kremlinit jashtë shtetit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kanali 1 i Rossiya shpjegoi se Putin do të vizitojë dy shtetet e vogla të ish-Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore dhe më pas do të takohet me presidentin indonezian Joko Widodo në Moskë. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti shtoi se Putin gjithashtu planifikon të vizitojë qytetin bjellorus të Grodno më vonë këtë muaj dhe të marrë pjesë në një forum me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.
Kompanitë japoneze janë ende në Rusi

Më pak se 3% e kompanive japoneze në Rusi kanë vendosur të tërhiqen nga ai treg pas pushtimit të Ukrainës, përqindja më e ulët midis vendeve të G7. Kjo është dëshmi e një sondazhi të Teikoku Databank, i porositur nga Shkolla e Menaxhimit të Universitetit Yale, në SHBA, ku përfshiheshin 1300 kompani në mbarë botën. Nga 168 kompanitë japoneze që operojnë në Rusi, vetëm 4, ose 2.4%, dolën nga tregu, shumë më poshtë se 48% e kompanive britanike, 33% e kompanive kanadeze dhe 29% e kompanive amerikane. rsi-eb

Norvegjia kujton viktimat e sulmit terrorist

Banorët në Oslo duke përqafuar njëri-tjetrin, pas sulmit të 25 qershorit.

RFE/RL

Norvegjia mban të dielën një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e sulmit që ka ndodhur në Oslo, në orët e para të 25 qershorit.

Autoritetet dyshojnë që sulmi ka qenë akt “i terrorizimit islamik”.

Dy njerëz kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në tri lokacione në kryeqytetin norvegjez, Oslo, duke përfshirë një bar të homoseksualëve.

Princi norvegjez i kurorës, Haakon dhe princesha e kurorës, Mette-Marit, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e 26 qershorit në Katedralen e Oslos, bashkë me kryeministrin, Jonas Gahr Støre, kanë raportuar mediat norvegjeze.

“Kjo gjë ka shkundur gjithë shoqërinë tonë”, është cituar të ketë thënë përfaqësuesi i kishës, Kristin Gunleiksrud Raaum, kanë raportuar mediat në Norvegji.

Ky incident ka rezultuar me anulim të Paradës së Krenarisë, për të caktuar një ditë tjetër më vonë gjatë vitit.

I dyshuari, i cili është arrestuar pak pas sulmit, është përshkruar si një burrë norvegjez, 42-vjeçar, me prejardhje iraniane, i cili veçse ka qenë i njohur nga shërbimet kundër-terrorizmit.

Shërbimet e sigurisë në Norvegji kanë rritur alarmin në nivelin më të lartë, pas kryerjes së këtij sulmi.

Shefi i sigurisë, Roger Berg, e ka konsideruar sulmin “akt terrorist islamik” dhe ka thënë se i dyshuari ka pasur “histori të gjatë të dhunës dhe kërcënimeve” si dhe problemeve me shëndetin mendor.

John F. Kennedy, Presidenti i 35-të i SHBA : Ich bin ein Berliner 26 Qershor, 1963 Shqipëroi Elida Buçpapaj

“Ich bin ein Berliner”, është shprehja e famshme e shqiptuar në gjermanisht nga Presidenti i 35-të i SHBA John F. Kennedy më 26 Qershor 1963 në Rudolph Wilde Platz përpara Bashkisë së Schöneberg-ut, që asaj kohe ishte selia e bashkisë së Berlinit Perëndimor, përpara 450 mijë gjermanëve, 22 muaj pas ndërtimit nga sovjetikët të Murit të Berlinit për të ndaluar masat e emigracionit drejt Gjermanisë Perëndimore.

——-

Unë jam krenar që kam ardhur në këtë qytet si mik i kryetarit të nderuar të bashkisë suaj, që ka simbolizuar në gjithë botën shpirtin luftarak të Berlinit Perëndimor.

Unë jam krenar që po vizitoj Republikën Federale me Kancelarin tuaj të shquar i cili për shumë vite është duke udhëhequr Gjermaninë drejt demokracisë, lirisë dhe progresit.

Për të ardhur këtu jam në shoqërinë e miku tim Amerikan, Gjeneralit Clay, që ka qenë në këtë qytet gjatë momenteve të mëdha të krizës dhe do të vijë përsëri nëse është e nevojshme ndonjëherë.

Dy mijë vjet më parë mburrja më krenare do të qe të deklaroje se je qytetar romak (civis Romanus sum).

Sot, në botën e lirë, mburreja më kryelartë është të thuash: “Jam një Berlinas” –“Ich Bin Ein Berliner.”

E vlerësoj përkthyesin që është duke përkthyer gjermanishten time.

“Ka shumë njerëz në botë që me të vërtetë nuk e kuptojnë – ose të paktën ashtu thonë, se cili është ndryshimi midis botës së lirë dhe botës komuniste.

Le të vijnë ata në Berlin.

Ka disa që thonë se ‘komunizmi është e ardhmja’.

Le të vijnë ata në Berlin.

Janë disa në Europë e gjetiu që thonë se për ta është e mundur të bashkëpunosh me komunistët.

Le të vijnë ata në Berlin.

Dhe janë disa të tjerë që thonë se, po, është e vërtetë se komunizmi është system i djallit, por të lejon që të bësh progress ekonomik.

Lass’ sie nach Berlin kommen.

Le të vijnë ata në Berlin.

Liria ka shumë vështirësi dhe demokracia nuk është një sistem i perfekt, por ne kurrë nuk kemi ndërtuar mure që t’i mbajmë njerëzit tanë të rrethuar, të izoluar e të ndarë.

Ne nuk jemi të detyruar kurrë që të ndërtojmë mure per t’i penguar njerëzit tanë që të lëvizin lirisht.

Dua t’ju them, në emër të bashkatdhetarëve të mi, të cilët jetojnë shumë milje larg në anën tjetër të Atlantikut, që janë shumë larg nga ju, por ata janë krenarë, sepse ndajnë me ju, edhe në distancë, historinë e këtyre 18 viteve.

Unë nuk di asnjë vend, asnjë qytet, që paçka se është i rrethuar për 18 vitesh, jeton me vitalitetin, forcën, shpresën dhe vendosmërinë e qytetit të Berlinit Perëndimor.

Ndërsa ky mur është demonstrimi më i qartë dhe i gjallë i dështimeve të sistemit komunist, që e sheh e gjithë bota dhe që ne nuk e pranojmë me asnjë çmim, ashtu si tha edhe Kryetari juaj i bashkisë, ky mur është një shkelje dhe ofendim jo vetëm ndaj historisë, por edhe kundër njerëzimit, sepse ndan familjet, ndan burrat dhe gratë, vëllezërit dhe motrat, ndan një popull që dëshiron të jetë i bashkuar.

E vërteta e këtij qyteti është e verteta e Gjermanisë dhe paqja e vërtetë në Evropë nuk mund të jetë e sigurt kurrë, për deri sa njërit prej katër gjermanëve i mohohet e drejta elementare e njeriut të lirë, që është e drejta të ketë mundësi të vendosë vetë për fatin e tij.

Gjatë këtyre 18 viteve paqe dhe mirëbesim, ky brez dhe kjo gjeneratë e gjermanëve ka fituar të drejtën të jetë e lirë, ku përfshihet edhe e drejta e bashkimit të familjeve dhe kombit të tyre në një paqe afatgjatë e të qendrueshme, me vullnetin e mirë të të gjithë njerëzve.

Ju jetoni në një ishull të mbrojtur të lirisë, por jeta juaj është pjesë e së tërës. Atëhere lejomëni, si një miku juaj që jam, t’ju kërkoj t’i ngrini sytë e të shihni përtej rreziqeve të së sotmes, shpresat e së nesërmes, përtej lirisë të qytetit të Berlinit, dhe lirisë të Gjermanisë, për lirinë dhe progresin në të gjithë botën, përtej këtij muri ditën me paqe dhe drejtësi, përtej nesh, vetes sonë për të gjithë njerëzimin.

Liria është e pandashme.

Dhe kur një njeri i vetëm është i skllavëruar, asnjë nuk është i lirë. Kur të gjithë të jenë të lirë dhe ne shpresojmë që të vijë ajo ditë kur ky qytet të bashkohet në një, edhe ky vend, edhe i gjithë kontinenti i Europës në një botë me paqe dhe me shpresë. Kur më në fund ajo ditë do të vijë, dhe do të vijë patjetër, banorët e Berlinit Perendimor do të shfaqin në mënyrë të përmbajtur kënaqësinë se ishin në vijën e parë të frontit për gati dy dekada

Të gjithë njerëzit e lirë, kudo qofshin, ngado ku jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, dhe prandaj, edhe unë si një qytetar i lirë, ndihem krenar dhe e them me mburrje: “Ich bin ein Berliner”. – Se unë jam një Berlinas. /Shqipëroi Elida Buçpapaj

KN-C29248 26 June 1963 President Kennedy’s address to the people of Berlin. Rudolph Wilde Platz, West Berlin, Federal Republic of Germany. Photograph by Robert Knudsen, White House, in the John F. Kennedy Presidential Library and Museum, Boston.

Ukraina nuk gjen qetësi, Kievi sulmohet me një “lumë” raketash në nisje të së dielës

Disa shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Kiev. Sulmet ndodhën në orën 6:30 me orën lokale.

The Kiev Independent raporton për tre shpërthime dhe janë shkaktuar nga raketat ruse.

Paralajmërimi për sulmin ajror ka rënë disa herë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, vetëm pak kohë pasi dukej se Kievi ishte “zhdukur” nga shënjestra e Rusisë.

“Disa shpërthime ndodhën në lagjen Shevchenkivsky. Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat ndërhynë në vend,” shkroi kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në një telegram.

Ndërkohë, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko shkroi në Twitter: “Janë dëgjuar katër shpërthime, tani ka tym të zi mbi qytet. Raketat kanë goditur ndërtesat e banimit, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme”. bw

Në Kiev vendoset shtetrrethimi

Një shtëpi e bombarduar në Kiev

Ndalohet qëndrimi në rrugë qoftë me transport publik, qoftë në këmbë. Ndërkohë, sipas ukrainasve nga Bjellorusia, raketat po lëshohen kundër Chernihiv.

 

VOAL- Në rajonin e Kievit, shtetrrethimi është rivendosur, nga ora 23:00 deri në 5 të mëngjesit. Kjo u bë e ditur nga kreu i administratës ushtarake të rajonit të kryeqytetit Oleksiy Kuleba.

“Ju kujtojmë se shtetrrethimi ndalon qëndrimin në rrugë, vizitën në vende të tjera publike, lëvizjen nëpër qytet me transport publik ose në këmbë. Me përjashtim të autorizimeve specifike. U kërkoj banorëve të respektojnë kufizimet e përkohshme për sigurinë e tyre. qëllimi është që të lejohet kthimi sa më i shpejtë i banorëve “të cilët kanë ikur që nga fillimi i luftës”, shpjegoi ai.

Kiev, nga Bjellorusia raketat kundër Chernihiv

Disa raketa do të ishin lëshuar nga Bjellorusia në drejtim të rajonit kufitar Chernihiv. Këtë e ka bërë të ditur sot, të shtunë, ushtria ukrainase. Sipas një shënimi të inteligjencës ukrainase, sulmet e sotme janë një përpjekje e Moskës për të përfshirë ushtrinë e Lukashenkos në luftë.

Rusët raportuan shërbimet e Kievit, ata operuan drejtpërdrejt nga territori i Bjellorusisë: u përfshinë gjashtë avionë Tu-22M3 të cilët lëshuan 12 raketa lundrimi X-22.

Zona e nisjes është ajo e qytetit Petrykov, jo shumë larg Mozyr, rreth 50-60 kilometra nga kufiri shtetëror ukrainas. Avionët u ngritën nga aeroporti Shaykovka në rajonin Kaluga të Rusisë. Pastaj përmes Territorit Kaluga dhe Rajoneve Smolensk ata hynë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Pas lëshimit të raketave në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy, ata u kthyen në aeroportin Shaykovka në Rusi, shpjegoi inteligjenca. “Ky është rasti i parë i një sulmi ajror kundër Ukrainës drejtpërdrejt nga territori i Bjellorusisë. Bombardimi i sotëm lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet e autoriteteve të Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë në luftën në Ukrainë si një luftënxitëse të drejtpërdrejtë”, thuhet në deklaratë.

Një breshër raketash goditi Ukrainën gjatë natës. Një instalim ushtarak pranë Lviv në perëndim të vendit u vu sërish në shënjestër. rsi-eb

Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia

RFE/RL

Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë, por jo e përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Njëzet raketa kanë shënjestruar fshatin Desna në rajonin Çernihiv, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate, duke shtuar se infrastruktura është goditur, por ende nuk ka raportime për viktima.

Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Moskën prej kur kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Edhe Bjellorusia, sikurse Rusia, është përballur me sanksione të Perëndimit.

“Sulmet e sotme janë të lidhura drejtpërdrejt me përpjekjet e Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë si bashkëluftëtare në luftën në Ukrainë”, ka thënë shërbimi ukrainas i inteligjencës.

Sulmet kanë ndodhur para një takimi të planifikuar për të shtunën mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko në Shën Petersburg.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

‘Nëse i marrim këto armë, do e fitojmë luftën’- Flet kryediplomati ukrainas

Nga Paul Ronzheimer, BILD

Në funksion të sulmeve masive ruse në Ukrainën lindore, qeveria ukrainase po kërkon dërgesa më të shpejta të armëve të rënda.

Në një intervistë për BILD, ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitri Kuleba tha: “I bëj thirrje Gjermanisë dhe partnerëve të tjerë të përshpejtojnë dërgimin e armëve të rënda. Ju do bëni një ndryshim të vërtetë. Çdo armë na forcon dhe na mundëson t’i afrohemi ditës kur do të fitojmë paqen për veten dhe për të gjithë Europën”.

Më urgjentisht, vendi i tij ka nevojë për sisteme MLRS dhe artilerie 155 mm, thotë Kuleba për BILD. “Është e vërtetë që municionet e kalibrit sovjetik po mbarojnë, por rezervat tona të municioneve të kalibrit të NATO-s po rriten me shpejtësi. Ne kemi nevojë për më shumë sisteme për t’i përdorur ato”.

Por a po e humb aktualisht Ukraina betejën në Luhansk dhe në Donbas?

Kuleba: “Forcat ukrainase po përparojnë në disa vende në vijën e frontit, rusët në vende të tjera. Është një vijë e madhe fronti në luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe është e kuptueshme që terreni po ndryshon duart, ne po bëjmë përparime, por edhe po tërhiqemi”.

Dhe më tej: “Ka disa pjesë të vijës së frontit ku është tepër e vështirë për forcat e armatosura ukrainase të përballojnë terrorin e artilerisë ruse. Nuk mendoj se kjo është një arsye për të nxjerrë ndonjë përfundim. Lufta vazhdon dhe Ukraina është e vendosur ta fitojë atë. Dhe e vetmja arsye për problemet e fundit në rajonin e Luhanskut është se Rusia i është drejtuar terrorit barbar me artileri, ndërsa ne nuk kemi artileri të mjaftueshme për t’iu kundërvënë tyre”.

E thënë shkoqur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nëse Perëndimi i furnizon me armët që nevojiten, Ukraina do e fitojë këtë luftë!

Sepse në këtë mënyrë zhduket avantazhi aktual i terrorit të artilerisë ruse.

Kuleba shpjegon: “Ata kanë një avantazh në artileri dhe po e përdorin në maksimum. Por ky është avantazhi i tyre i vetëm. Nëse marrim një numër të mjaftueshëm armësh të rënda dhe sisteme moderne artilerie, do të jemi në gjendje ta kthejmë valën në favorin tonë”.

Bilanci i Kulebës pas katër muajsh luftë: “Ukraina ka dëshmuar se është e aftë të luftojë dhe të fitojë beteja. Pengesat aktuale në prokurimin e armëve të rënda nuk do ta dobësojnë vendosmërinë tonë. Ukraina do ta fitojë këtë luftë”.

syri.net

Shërbimi sekret ukrainas shkatërron një rrjet spiunazhi: Punonin për GRU, i përfshirë edhe një deputet ukrainas

Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkatërruar një rrjet agjentësh që punonin për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse të GRU, në të cilin ishte përfshirë edhe deputeti ukrainas Andrij Derkaç.

Ligjvënësi ukrainas u akuzua më parë nga Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit të kaluar si agjent rus dhe vendosi sanksione ndaj tij. Portali Ukrainian Truth shkroi për këtë.

Sipas Shërbimi sekret ukrainas, Derkach krijoi një rrjet të kompanive private të sigurisë për të ndihmuar forcat ruse të marrin kontrollin e Ukrainës pasi pushtimi filloi në shkurt të këtij viti.

SBU sqaroi se kishte arritur të shpërbënte rrjetin e inteligjencës ruse në fillim të luftës aktuale kur arrestoi këshilltarin e Derkach, Ihor Kolesnikov.

Sipas këshilltarit të SBU, kompanitë e Derkach duhej të siguronin kalimin e pajisjeve ushtarake ruse në qytetet e Ukrainës.

(BalkanWeb)

Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor “dështim i plotë”

RFE/RL

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) – Ballkani Perëndimor.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter, von Ceamon ka theksuar të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Bruksel, por atyre nuk u dhanë asgjë.

“Ky samit BE-Ballkani Perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.

Ajo ka shtuar se as Bosnjë e Hercegovina nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, aq më keq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i kanë filluar negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan në samitin e mbajtur në Bruksel, më 23 qershor.

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u ankuan për mungesën e progresit në ofertat e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Po atë ditë, Bashkimi Evropian njoftoi se u ka dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në këtë bllok.

Bullgaria votoi kundër vetos, Varhelyi: Tani i takon BE-së të hapë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për vendimin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se tani vendimi i takon BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.

olivervarhelyi

Parlamenti i Bullgarisë votoi të premten për heqjen e vetos që ka bllokuar prej kohësh bisedimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendimi u miratua me 170 vota për dhe 37 kundër në Parlamentin prej 240 anëtarësh, tha nënkryetari i këtij institucioni, Atanas Atanasov.

Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Twitter.

“Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shkroi Michel në Twitter.

Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe fqinji i ngushtë Moldavia kanë lobuar për muaj të tërë për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun 27-anëtarësh.

Aderimi në BE, një proces i ngarkuar politikisht dhe ligjërisht kompleks, mund të zvarritet për vite apo edhe dekada. rel

PE miraton raportin e KE-së për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin e KE-së në të cilin i kërkohet Këshillit Europian që t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.

Deputetët kanë pohuar se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”, por theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se kjo mbetet “një strukturuar e bazuar në meritë.”bw

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

RFE/RL

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se në BE ka një atmosferë gatishmërie për të ripërtërirë procesin me Ballkanin Perëndimor.

Michel konfirmoi se prioriteti kryesor i BE-së tani për tani është hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe vazhdimi i kontakteve intensive me Bullgarinë, për të dhënë dritën jeshile për fillimin e procesit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor është një mundësi për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit të rajonit në familjen evropiane.

“Këto vende kanë punuar shumë në këtë drejtim dhe ne do të mundësojmë që kjo (anëtarësimi në BE) të ndodhë”, theksoi kancelari gjerman.

Pritjet e Kosovës – liberalizimi i vizave

Nga Kosova në këtë takim po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani.

Para samitit, Osmani u tha gazetarëve se Kosova synon që në samit të theksojë që e ka vendin në Bashkimin Evropian.

“Ne e kemi vendin këtu, në mes të familjeve të kombeve evropiane, ku kemi kontribuar me shekuj. Ne kemi nevojë një mesazh të unifikuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë të lihet për keqdashësit, natyrisht që do ta përdorin”, tha Osmani.

Pritjet e opinionit kosovar nga samiti kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, pasi Kosova është i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Vërehet se ka rritje të mbështetjes që liberalizimi të bëhet sa më shpejt, por nuk ka pasur indikacione konkrete se kjo do të mund të përfshihej edhe në dokumentet e samitit.

Infografikë

Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

E pyetur nëse ka shpresa se në këtë samit do të ketë përparime në procesin e liberalizimit të vizave, Osmani tha se shpreson, por nuk dëshiron të nxisë pritje nga njerëzit.

Ndërkaq, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka paralajmëruar se do të ngritë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit, si dhe në takimin tradicional që ajo ka me Këshillin Evropian.

“U takova me presidenten e Kosovës. Ishte qëndrim i qartë për pozicionin që fuqishëm kemi miratuar nga ky Parlament për liberalizim e vizave që duhet t’i jepet Kosovës. Kemi qenë dhe do të mbetemi të zëshëm në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Edhe pse ka pasur paralajmërime se ky samit do të bojkotohet nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, edhe këto vende kanë konfirmuar se do të marrin pjesë.

Rama: Bullgaria ka kidnapuar dy vende të NATO-s

Para samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli lidhur me veton bullgare që ende po e pengon avancimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

 

“Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, kidnapon dy vende tjera të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në Evropë me 26 vende të tjera që rrinë pa lëvizur duke treguar një pafuqi të frikshme”, tha ai.

Rama foli edhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur të inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, duke e quajtur shumë të nevojshme.

“Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në këtë situatë derisa rruga e integrimit (për në BE) do të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër, por shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajonin tonë, sepse nuk duhet ta lëmë rajonin të mbetet prapa. Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”, tha Rama.

Vuçiq: Nuk pres asgjë

Para gazetarëve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që t’i nënshtrohet sërish presionit për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe deklaroi se ata që e ngrenë këtë çështje do të “marrin përgjigjen e tij”.

“Ne tashmë kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë në OKB dhe mbështesim Ukrainën territoriale, ashtu siç mbështesim integritetin territorial të Serbisë, gjë që nuk është rasti me shumë anëtarë të BE-së”, tha Vuçiq në fillim të samitit. I pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm, Vuçiq është përgjigjur shkurt: “Asgjë”.

Përpara takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviw tha se ai pret që BE-ja të përsërisë angazhimin e saj për të vazhduar procesin e Bashkimit Evropian dhe të krijojë parakushte për integrimin e parashikueshëm të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjithashtu, është paralajmëruar se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin. Krahas vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të garës do të jetë mundësia e dhënies së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën.

Në fund të samitit, sonte vonë, liderët do të miratojnë konkluzionet në të cilat, për herë të parë pas një kohe të gjatë, do të konfirmojnë “angazhimin e qartë për perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE” dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit i anëtarësimit.

“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e përgatitur për miratim në këtë samit.

Në këtë dokument, një paragraf i veçantë i është kushtuar edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zgjidhjes së mospajtimeve bilaterale mes vendeve të rajonit.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën për arritjen e progresit të dukshëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale dhe rajonale, në veçanti në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në këtë draft.

Vjena është qyteti më i pëlqyer në botë

 

VOAL- Vjena renditet e para në renditjen e qyteteve më të pëlqyera në botë, si në vitin 2018 dhe 2019, sipas renditjes së The Economist të publikuar të enjten ku përjashtohet Kievi i goditur nga sulmi rus, ndërsa Moska përjashtohet.

Ekspertët vlerësuan stabilitetin e Vjenës, ofertat e saj arsimore dhe mjekësore, si dhe cilësinë e infrastrukturës së saj me rezultatin maksimal prej 100 nga 100.

Evropa dominon kryesisht në top 10 me gjashtë qytete, duke përfshirë Kopenhagen (2) dhe Zyrih (3), Gjenevë (6), Frankfurt (7) dhe Amsterdam (9). Kanadaja është e përfaqësuar mirë me tre qytete: Calgary (vend i tretë, pikë të barabarta me Zyrihun), Vankuver (5) dhe Toronto (8).

Parisi është në vendin e 19-të, Londra në vendin e 33-të, Barcelona është vetëm e 35-ta, tetë vende përpara Madridit. Milani është në vendin e 49-të, Nju Jorku në vendin e 51-të dhe Pekini në vendin e 71-të. rsi-eb

Presidentja e PE-së: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

 

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e ka cilësuar si historike ditën e sotme kur po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Duke folur në emër të eurodeputetëve, Metsola tha se liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhin, raporton Gazeta Express.

“Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Europian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Europën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto janë pikat që do të fliten brenda samitit, sepse kjo është dita kur ne duhet të shikojmë drejt Ballkanit Perëndimor si vende që janë fqinj tonë dhe vende që duhet ta gjejnë veten në Bashkimin Europian, i cili është shtëpia e tyre”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Ajo tha se zgjerimi duhet parë edhe në hijen e luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe që BE-ja të për të vendosur siguri gjeopolitike.


Send this to a friend